• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Ndiq Paranë, dhe gjen ustanë”…

January 29, 2024 by s p

Fejton nga Rafael Floqi/

Në rrugën e ngjarjeve plot humor dhe ngjarje që mahnitin opinionin publik, nga SPAK një shprehje vjen natyrshëm në mendje: “Ndiq paranë” ose, në anglisht, “Follow the money”. Kjo shprehje bëhet edhe më thelbësore kur hedhim një vështrim në detajet e çështjes së Agron Nezaj dhe Charles McGonigal, duke u fokusuar tek lidhjet e dëshmuara dhe rrugën e parave.

Në këtë rreth, Agron Nezaj u bë burim konfidencial i FBI-së, megjithatë një pyetje po del në sipërfaqe: Pse?

Duke “ndjekur paratë”, shqetësimet dhe lidhjet fillojnë të dalin në dritë. McGonigal pranon se ka marrë 225,000 dollarë nga Nezaj dhe justifikon këtë me presionin financiar dhe shpenzimet e universitetit për fëmijët e tij. Po ku shkojmë, në një sitcom apo një dramë teatri? Pse dhe të kujt ishin paratë?

Kryeministri Rama dëshmon se nuk ka njohur Nezaj-n dhe ka qenë i pranishëm vetëm me McGonigalin. Pyetja e natyrshme që lind: Përse Nezaj bëhet burim konfidencial dhe pse McGonigal përfshihet në këtë grumbullim ngjarjesh? Ndoshta ky është momenti kur shprehja “Ndiq paranë” merr një kuptim të plotë.

Në një ngjarje të papritur që po forcon besimin tek drejtësia shqiptare, Agron Nezaj, një shqiptaro-amerikan i cili u bë burim konfidencial i FBI-së, po përballet me sfidën e Prokurorisë së Posaçme për lidhjet e tij me ish-zv. drejtorin e FBI-së, Charles McGonigal. Ngjarjet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe medias shqiptare, por në një atmosferë të pasigurt, një fakt mbetet i qartë: Nezaj u thirr për 6 orë në Prokurorinë e Posaçme dhe refuzoi të jepte deklarata. Kaq mjafton për të filluar të krijojmë një skenar satirik për këtë “komedi të re shqiptare”.

Çështja filloi kur deputeti demokrat Gazmend Bardhi vendosi të hedhë në arenë një paditë për hetime ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv. drejtorit të FBI-së, McGonigal. Këtu nisi loja e shqiptaro-amerikanit Nezaj, që u bë burim konfidencial i FBI-së për të hedhur dritë mbi lobistin amerikan. Megjithatë, kur u thirr për të dalë në skenë, Nezaj e mbuloi tërë ngjarjen me heshtjen e tij që solli nostalgji për ditët e kinematografisë klasike shqiptaretw socializmit, po që përhapi si thashetheme pyetjen . ”A është bërë Neza burim konfidencial edhe për SPAK-un?

Ndërkohë, McGonigal pranoi më vonë fajësinë për të pasuruar veten me 225,000 dollarë nga Nezaj. Shpërthimi i tij komik i justifikimeve për pagesën është po aq absurd sa një sitcom i Hollywood-it.

Dokumentat e Drejtësisë amerikane sjellin detaje të hetimeve, ku paratë duket se kanë një rol kyç. Nezaj, si burim konfidencial, tregon për lidhjet e McGonigal me kryeministrin dhe sponsorizon udhëtimet e dëshmitarëve për takimet me FBI-në.

Zoti McGonigal ka pranuar të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin Rama dhe zotin Duçka.

I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, se ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”. Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. “Rregulli i artë është që nuk ka rregulla të arta.” shkruante George Bernard Shaw.

Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së. Ish zyrtari i FBI-së informoi Departamentin amerikan të Drejtësisë për këtë rast, më 25 nëntor, “pasi një ditë më parë ai kishte marrë informacion mbi lobistin amerikan nga personi B”, i identifikuar si Dorian Duçka. Në atë kohë, pikërisht dy ditë më parë, më 22 nëntor, BIRN, kishte bërë publik faktin se Muzin kishte deklaruar se kishte marrë 500 mijë dollarë nga Partia Demokratike. Ndërsa në janar 2018, ish zyrtari i FBI-së, merr sërish informacion, këtë herë nga shqiptaro-amerikani Nezaj. Ky i fundit, sipas aktakuzës, e ka marrë informacionin nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë.

Nëse dëshironi të kuptoni çdo problem në Amerikë, duhet të përqendroheni te ai që fiton nga ky problem, jo tek ai që vuajti nga ky problem.”, thoshte Dr. Amos Wilson për këto soj çështjesh.

Vitin e kaluar kur foli në parlament për këtë çështje zoti Rama tha se “koha së cilës i referohet ky moment, përkon me ditët pasi skandali kishte dalë në media këtu dhe unë apo zyra ime, nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë, përveç informacioneve të dala në media se po t’i kishim, si do i mbanim, të fshehura?”, duke shtuar se “po të kisha patur çfarëdo informacioni, më shumë se ato që dolën në media, për faktin e tmerrshëm që rusët financonin opozitën më të madhe të këtij vendi për të rrëzuar qeverinë, do t’ia kisha përcjellë kujtdo që të mundja, pa asnjë diskutim, nga organizatat partnerë të ndjeshme për këto çështje dhe FBI-së patjetër, të parës fare”.

Tani pyetja shtrohet: Kush po ndjek paratë, kush i dha dhe për çfarë qëllimi?

“Ndiqni paratë. Gjithmonë ndiqni paratë.” dëshmoi Deep Throat (informatori i Watergate). Kur bëhet fjalë për korrupsion, nuk bëhet fjalë për njerëzit që mund t’u besosh; është për njerëzit që nuk mund t’u besosh. Ndaj pastaj, koha e McGonigal të dalë në skenë duke pranuar fajësinë për fshehjen e parave dhe gënjeshtrën ndaj FBI-së. Për shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë, shprehja “Ndiq paranë” duket se ka arritur një pikë kulmore. A mund të jetë ky një moment që do të shfaqet në komedinë shqiptare të tij?

Si përfundim, në një ngjarje që përshkon lidhjet diplomatike, paratë, dhe marrëdhëniet e dyshimta, shprehja “Ndiq paranë” bëhet një farë thirrjeje për të hedhur dritë mbi ngjarje dhe për të ndjekur rrugën e parave. Ndoshta, në fund të kësaj telenovele, do të shohim se kush ka ndjekur paratë me sukses dhe kush ka pasur një humor ta fshehur në gjithë këtë skenar, mund të pyesë me humor :

-Pse dollari shkoi tek terapisti?

-Sepse kishte shumë probleme me “ndjekjen e parave”

Filed Under: Ekonomi

Në Ditën e Kujtesës Shqipëria qëndron krenare

January 27, 2024 by s p

Dr. Bledar Kurti/

Sot më 27 janar, në përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit, ne kujtojmë – e gjithë bota kujton – miliona jetë hebrenjsh të humbur gjatë Holokaustit. Kjo ditë nuk i kushtohet vetëm 6 milionë hebrenjve të vrarë nga regjimi çnjerëzor nazist por edhe miliona jetëve të tjera hebreje të shuara nga një regjim tjetër po aq makabër si ai komunist nën diktatin e Jozef Stalinit.

Ne jemi krenarë që Shqipëria ishte kombi i vetëm në të cilin numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se para luftës, sepse familjet shqiptare, të të gjitha feve, të krishterë dhe myslimanë, mbrojtën popullin hebre në Shqipëri gjatë atyre viteve të errëta.

Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve dhe asnjë jetë hebreje nuk humbi në Shqipëri. Sepse shqiptarët e vlerësojnë jetën dhe mbrojnë dinjitetin njerëzor pavarësisht fesë dhe prejardhjes.

Shqiptarët e të gjitha feve kanë jetuar ndër shekuj në paqe, harmoni dhe tolerancë. Prandaj të gjithë ne jemi krenarë që vendi ynë është shembull për mbarë botën, me një harmoni unike ndërfetare.

Zemra e madhe shqiptare jo vetëm që u mishërua te Nënë Tereza e cila i tregoi botës dashurinë e madhe që buron nga kombi ynë, por edhe nga akte reale vetëmohimi siç ishte mbrojtja e hebrenjve në kushtet e rrezikimit të jetës së familjeve shqiptare.

Nuk ka sakrificë më të madhe se të rrezikosh jetën për tjetrin. Kësisoj, Shqipëria jonë e vogël, e munduar, e varfër dhe periferike në vëmendjen botërore, ka arsye të qenësishme historike të krenohet e të jetë ballëlart për zemrën e madhe që ka, për guximin dhe qëndresën, e mbi të gjitha për respektin ndaj dinjitetit njerëzor, pa asnjë dallim feje e kombësie.

Filed Under: Ekonomi

Presidentja Osmani emëron Vehbi Miftarin ambasador në Vatikan

January 27, 2024 by s p

F.S / RTKlive/

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Vehbi Miftarin ambasador në Misionin e Posaçëm në Vatikan.

Nga 1 shkurti, Miftari do të udhëheqë misionin e sapothemeluar të Kosovës në Vatikan, duke lënë pozitën e këshilltarit politik të presidentes Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

“Sot, pas tri vjetësh angazhimi si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angazhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës”.

“E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan”, ka shkruar Miftari në Facebook.

Ndryshe, Osmani dy javë më parë ka dekretuar hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Ajo ka thënë se dekretimi formal i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë vjen pas dy vite përpjekjesh intensive së bashku me lidershipin e Vatikanit.

Filed Under: Ekonomi

Qeveria e Kosovës miraton Programin Legjislativ për vitin 2024, të drejta pronësore për shqiptarët e Luginës së Preshevës

January 25, 2024 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 25 Janar 2024/ Shqiptarët e Luginës së Preshevës, rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, do fitojnë të drejta pronësore në Kosovë, duke përjashtuar në këtë rast parimin e reciprocitetit. Qeveria e Republikës së Kosovës në një mbledhje ku ka miratruar Programin Legjislativ të saj për vitin 2024 ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës. “Me propozimin e ri nga Ministria e Drejtësisë, qytetarët shqiptarë, pra personat fizik dhe juridik nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do të mund të fitojnë të drejta pronësore në Kosovë, sipas kushteve të parapara me ligj, duke përjashtuar në këtë rast parimin e reciprocitetit”, bën të ditur komunikata e dërguar nga Kryeministria.

Komunikata thekson edhe se, Qeveria e Kosovës ka “aprovuar pagesën për 375 specializantë me vetëfinancim, si dhe 21 specializantë me vetëfinancim nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, dhe Mali i Zi”.

Kabineti qeveritar, mes tjerash, ka miratuar edhe nismën për negocimin e Marrëveshjes Financiare të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI) për Projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale”.

“Ky projekt ka për qëllim ngritjen e kapacitetit gjenerues të energjisë elektrike përmes burimeve të ripërtëritshme në Kosovë. Kostoja totale e projektit është vlerësuar 107 milionë e 200 mijë euro”, vijon komunikata nga mbledhja e 186-të e Qeverisë e Republikës së Kosovës.

Filed Under: Ekonomi

Donald Trump fiton përsëri, Nikki Haley zotohet të qëndrojë në garë

January 24, 2024 by s p

Përgatiti Rafael Floqi/

UASHINGTON – Ish-Presidenti Donald Trump po shkon drejt nominimit presidencial republikan për vitin 2024, duke mposhtur rivalen e tij kryesore që ka mbetur, Nikki Haley, në shtetin e parë në shtetin me zgjedhje primare, New Hampshire.

Fitorja e shpejtë e Trump, e cila u thirr në favor të tij vetëm pak minuta pasi u mbyllën qendrat e fundit të votimit në shtet, nënvizon se si ish-presidenti mbetet lideri de fakto i GOP. Triumfi i tij në New Hampshire, ku Haley ishte më e gatshme për të rrëzuar ish-presidentin, do të nxisë republikanët të konsolidojnë mbështetjen e tyre pas tij përpara një ndeshjeje kokë më kokë me Presidentin Joe Biden. Pavarësisht, se ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut premtoi të qëndrojë në garë, duke vënë në dukje se New Hampshire mund të jetë shteti i parë në vend, por jo “i fundit në komb”.

Trump po lundron drejt nominimit të GOP për vitin 2024

Fitorja e Trump siguron nominimin për ish-presidentin, i cili ka qenë prej kohësh kryesuesi dominues në garë. Në ditët përpara në New Hampshire, Trump kishte atë që dukej të ishte një rrugë e sigurt drejt nominimit si rivalë të tij në këtë fushë, si guvernatori i Floridës Ron DeSantis, senatori Tim Scott, R-S.C. dhe sipërmarrësi Vivek Ramaswamy, u larguan nga gara dhe e mbështetën atë.

Shteti i Granitit u konsiderua gjerësisht nga Haley si parësor për goditjen më të mirë për të arritur një fitore të lodhur kundër ish-presidentit; Demografia e saj e votuesve anon drejt qendrës politike në krahasim me shtetet e tjera të votimit të hershëm, si Iowa dhe Karolina e Jugut, që së bashku me zgjedhjet paraprake që janë të hapura për votuesit e padeklaruar.

Pavarësisht premtimit të Haley për të qëndruar në garë, fitorja e ish-presidentit do t’i nxisë aleatët e tij që të bëjnë thirrje që GOP të konsolidojë mbështetjen e tyre pas tij si kandidat, një e ardhme që ata kanë argumentuar se është e pashmangshme.

“Për hir të Republikës, ka kaluar koha që ajo të pezullojë fushatën e saj të dështuar dhe të bashkohet pas Presidentit Trump,” tha në një deklaratë të martën në mbrëmje Përf. Elise Stefanik, R-N.Y., një nga mbështetëset më të vendosura të Trumpit në Kongres dhe anëtare e Dhomës GOP.. “Çdo përpjekje për të përçarë në mënyrë të dëshpëruar republikanët në vazhdim do të mbahet mend dhe do të shihet si një ndihmë e drejtpërdrejtë për fushatën e dështuar të Joe Biden. Kjo duhet të marrë fund tani.”

Dhe pavarësisht se sa afër distancës goditëse erdhi Haley afër Trump, rezultatet e New Hampshire pothuajse me siguri do të zhgënjejnë krahun anti-Trump të GOP, të cilët kanë dëshiruar një alternativë ndaj ish-presidentit që po shkon në zgjedhjet e përgjithshme të 2024-ës.

Ndërkohë, fushata e rizgjedhjes së Biden-it tha se priste një rimeç të Trump në një deklaratë të lëshuar pas fitores së Trump në New Hampshire.

“Rezultatet e sonte konfirmojnë se Donald Trump ka mbyllur vetëm nominimin e GOP dhe lëvizja kundër lirisë MAGA, mohuese e zgjedhjeve, ka marrë kontrollin e Partisë Republikane”, tha menaxherja e fushatës së Biden, Julie Chavez Rodriguez.

Haley zotohet të qëndrojë në garë : “Kjo garë është larg përfundimit”

Haley e bëri të qartë se nuk ka plane të largohet nga gara, por rruga e saj drejt nominimit republikan po zbehet me rritjen e vrullit të Trump.

“Tani ju të gjithë i keni dëgjuar muhabetet mes klasës politike. Ata po bien mbi vete, duke thënë se kjo garë ka mbaruar, “tha Haley në fjalimin e saj koncesionar. “Kam lajme për të gjithë ata. New Hampshire është i pari në vend. Por nuk është i fundit.”

Ajo shtoi: “Kjo garë është larg përfundimit. Kanë mbetur dhjetëra shtete për të shkuar.”

Trump, në komentet pas fitores së tij, dukej i zemëruar që Haley nuk u largua, duke e akuzuar atë për një “xhiro fitoreje” kur ajo në fakt kishte “një natë shumë të keqe”.

Trump tha se Haley përfitoi nga demokratët e New Hampshire, të cilët votuan në zgjedhjet paraprake republikane dhe e tallën atë për vendin e tretë në grupin e javës së kaluar në Iowa. “Roni doli i dyti dhe u largua”, tha Trump, duke iu referuar DeSantis. “Ajo doli në vendin e tretë dhe ajo është ende aty”.

Duke ecur përpara, harta kryesore nuk bëhet më e lehtë për Haley. Gara zhvendoset në Nevada dhe Ishujt e Virgjër, të cilët votojnë më 8 shkurt, dhe shteti i Haley-t në Karolinën e Jugut, i cili voton më 24 shkurt.

“Shteti im i ëmbël i Karolinës së Jugut,” tha Haley. “Sa herë që kam kandiduar për postin në Karolinën e Jugut, kam mposhtur establishmentin politik. Ata janë rreshtuar sërish kundër meje”.

Por Karolina e Jugut mund të jetë një rrugëdalje për Haley, pavarësisht historisë së saj si guvernatore e shtetit. Sipas sondazheve të fundit, Haley pason dukshëm Trumpin në Karolinën e Jugut, dhe dy republikanët kryesorë të Karolinës së Jugut, Tim Scott dhe guvernatori Henry McMaster, të dy e kanë mbështetur Trumpin.

Në një memo të fushatës të lëshuar të martën, menaxherja e fushatës së Haley, Betsy Ankney, tha: “Ne nuk do të shkojmë askund”, duke argumentuar se “afërsisht gjysma e votuesve republikanë duan një alternativë ndaj Donald Trump”.

Duke përshkruar rrugën përpara, Ankey vuri në dukje shtetet e ardhshme me zgjedhje të hapura paraprake që lejojnë të pavarurit dhe demokratët të votojnë në zgjedhjet paraprake republikane dhe mund ta favorizojnë Haley. Kjo përfshin 11 nga 16 shtetet që votojnë “Super të Martën” më 5 Mars.

“Pas Super të Martës, do të kemi një pamje shumë të mirë se ku qëndron kjo garë”, shkroi Ankey. “Deri atëherë, të gjithë duhet të marrin frymë thellë.”

Haley shkon në ofensivë kundër Trump

Në atë që ishte larg nga një fjalim koncesioni, Haley, duke u zotuar të qëndronte në garë, shkoi në një ofensivë të plotë kundër Trump, duke argumentuar se ish-presidenti përjetëson “kaosin”. Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut përsëriti gjithashtu zgjidhshmërinë e Trump në krye të biletës dhe se udhëheqja e tij i ka kushtuar GOP-së “çdo zgjedhje konkurruese”, duke treguar për performancën e dobët të partisë në zgjedhjet e fundit.

“Sekreti më i keq i mbajtur në politikë është se sa keq duan demokratët të kandidojnë kundër Donald Trump,” tha Haley. “Një emërim i Trump është një fitore e Bidenit dhe një presidencë e Kamala Harris.”

Haley gjithashtu sulmoi moshën e Trump, duke vënë në dukje përzierjen e fundit të Trump, ku ai vazhdimisht e ngatërroi atë me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, D-Kalifornisë, në një fjalim në një tubim.

“Partia e parë që do të tërhiqet nga kandidati i saj 80-vjeçar është partia e parë që do të fitojë këto zgjedhje”, tha Haley, duke marrë një tjetër sulm edhe ndaj Biden.

Oh, dhe Joe Biden fitoi gjithashtu

Presidenti Joe Biden nuk ishte në fletën e votimit në New Hampshire, por ai fitoi gjithsesi.

Dhe rezultati nuk ishte i afërt. Kandidatura me shkrim e Biden-it në zgjedhjet paraprake demokratike në New Hampshire fitoi me shumicë dërrmuese – duke marrë rreth 70% të votave – duke kaluar lehtësisht dy sfiduesit e tij, Rep. Dean Phillips, D-Minn., dhe autoren Marianne Williamson. Phillips përfundoi me rreth 20% të votave dhe Williamson rreth 4%. Për Biden-in, nuk ka asnjë avantazh të vërtetë nga fitorja. Por ai shmangu atë që do të kishte qenë një humbje e turpshme.

Demokratët e New Hampshire nuk ishin të kënaqur me Bidenin kur ai mbështeti një kalendar parësor – të miratuar më vonë nga Komiteti Kombëtar Demokrat – për të njohur Karolinën e Jugut si shtetin e parë primar, duke zëvendësuar New Hampshire. Biden e kaloi fushatën në New Hampshire mbi vendimin e tij për të injoruar DNC-në.

Megjithë zhurmën, demokratët e New Hampshire dolën në favor të Biden. Rezultati vendimtar e la Phillips, një kongresmen nga Minesota, një nga humbësit më të mëdhenj të natës. Phillips, i cili u përpoq të fitonte në New Hampshire me Biden jashtë votimit, mërziti shumë veta në parti kur ai nisi një sfidë të vonë paraprake në tetor.

Kathy Sullivan, ish-kryetarja e Partisë Demokratike të New Hampshire, i tha CNN të martën se mbështetja e saj për Biden ishte “e palëkundur”. Sa i përket Phillps-it, Sullivan tha: “Në fakt e pashë atë të si të bezdisshëm”.

Pavarësisht përfundimit të dobët, Phillips tha se fushata e tij do të vazhdojë.

“Ne do të shkojmë në Karolinën e Jugut, më pas do të shkojmë në Michigan dhe më pas do të shkojmë në 47 shtete të tjera,” tha Phillips.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 74
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • …
  • 229
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kosova mes diplomacisë pasive dhe rrezikut të izolimit të heshtur: a po humbet momenti historik i ingranimit në organizma ndërkombëtar?
  • LE SOIR ILLUSTRÉ (1934) / KUSH ËSHTË EKREM LIBOHOVA, AMBASADORI I RI I SHQIPËRISË NË BELGJIKË ?
  • Dr. VLORA MEHMETI – TËRSHANI, NJË FENOMEN I BOTËS SË SHKENCËS
  • Shqiptarët dhe Maqedonia e Veriut midis reformimit dhe stagnimit të procesit eurointegrues
  • Mes poezisë, këngës dhe mirënjohjes : Komuniteti shqiptar në Montreal feston 7 dhe 8 Marsin
  • Arnautët e Damaskut zotohen për riaktivizimin e Shoqërisë së parë shqiptare të themeluar më 1947
  • Shoqata “Malësia e Madhe” në Nju Jork shfaqi dokumentarin “Narhelmi” të autorit Mark Lucgjonaj
  • “Thinking of You”
  • “Thinking of You” , thirrje për dinjitet dhe drejtësi
  • KLASA POLITIKE NË SHQIPËRI DHE NË KOSOVË PO TRADHTON SHPRESËN DHE BESIMIN E SHQIPTARËVE PËR TË ARDHMEN
  • KANDIDATE PËR KËSHILLIN BASHKIAK NË KELLER, TEXAS, ELDA RATA: “SUKSESI I ÇDO SHQIPTARI ËSHTË SUKSES PËR KOMUNITETIN TONË NË AMERIKË”
  • NËNAT SHQIPTARE — DRITË E PASHUAR
  • “Shqiptarja”, botim shoqëror, kulturor dhe ekonomik, organ i Shoqërisë Gruaja Shqiptare
  • Roli i gruas në shoqërinë e sotme
  • Dita Ndërkombëtare e Gruas: Top 100 Femrat Shqiptare të Vitit 2026

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT