• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Skepticizmi është një mënyrë jetese që lejon demokracinë të lulëzojë

November 10, 2023 by s p

Artan Nati/

Në një përpjekje heroike për të shpëtuar botën, Prometeu u hodh në parajsë, vodhi zjarrin nga perënditë dhe u kthye në tokë. Dhurata e tij e zjarrit siguroi mbijetesën njerëzore dhe shënoi fillimin e qytetërimit. Si përgjigje, perënditë e lidhën Prometeun në një shkëmb, ku një shqiponjë gllabëronte çdo ditë mëlçinë e tij. Mëlçia e tij rigjenerohej çdo natë në mënyrë që dënimi të përsëritej përjetësisht. Prometeu (emri i të cilit do të thotë “ai që parashikon”) u ndodh në një paradoks. Ai e dinte se duke i dhënë zjarr botës do të shqetësonte bordin e tij qiellor të zotëve. Por vlera e zjarrit ishte e një rëndësie kaq të madhe, saqë ai u detyrua të vepronte, pavarësisht nga fakti se ai do të dënohej me vuajtje ekstreme dhe shkatërrim. Ai ishte një hero për disa, një keqbërës për të tjerët.
Ashtu si Prometeu, edhe SPAK-u në Shqipëri, u vodhi zjarrin që mbante gjallë korrupsionin dhe mashtrimin e “perëndive” të politikës dhe oligarkisë dhe po nxjerr në dritë vjedhjen, korrupsionin, dhe mashtrimin e tyre në kurriz të popullit të vuajtur, duke i dhënë shancin e madh vendit të futet në rrugën e qytetërimit perëndimor. SPAK-u ashtu si edhe Prometeu i duroi të gjitha torturat dhe talljet nga politikanët e të dyja anëve, duke e quajtur atë “SKAP”, ose duke e quajtur atë vegël në duart e disa politikanëve, ose vegël të komunitetit ndërkombëtar, por kohët e fundit duket se zjarri i SPAK-ut po u djeg tokën nën këmbë të gjithë krahëve të politikës në bashkëpunim me oligarkët e vendit.
Prometeu duroi torturat sepse ndjente përgjegjësi për të ardhmen. Në fund të fundit, ai triumfoi mbi vuajtjet sepse besonte në drejtësinë e kauzës së tij.
Duket se edhe në Shqipëri njerëzit kanë filluar të besojnë te drejtësia e re dhe të shikojnë vendin si pjesë të familjes europiane dhe civilizimit perëndimor. Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se të gjithë jemi individë dhe politikanët apo dikur të “paprekshmit” duket sikur kanë zbritur në tokë. Ashtu si Shekspiri thotë se ferri është bosh dhe gjithë djajtë e demonët janë këtu, edhe ne mund të themi se ata janë në parlament, në ministrira duke bërë tendera dhe kudo në politikën shqiptare. Nuk ka arësye pse t’i shikojmë politikanët si njerëz të vecantë, por të mendojmë se dikur edhe djalli ishte engjëll dhe sistemi egzistues në Shqipëri është i ndërtuar në mënyrë të tillë që të afrojë më shumë djajtë se engjëjt. Mjafton të kujtojmë se si “engjëjt” si Arben Ahmetaj apo Adriatik Llalla, si dhe shumë nga ministrat e funksionarët e lartë u kthyen brenda një nate nga engjëj në djajë dhe njerëz të përçmuar dhe indirekt janë pikërisht këta funksionarë të lartë shkaktarë të pensioneve e rrogave të ulëta në vend.
Kohët në të cilën jetojmë kërkojnë edhe një mentalitet të ri dhe ashtu si në gjithë perëndimin skepticizmi duhet parë si mënyrë jetese dhe se engjëjt e rënë nga qielli në të vërtetë janë djaj. Skepticizmi është një perspektivë filozofike që thekson rëndësinë e dyshimit, pyetjeve dhe të menduarit kritik në qasjen e dikujt ndaj dijes dhe besimit. Ai sugjeron që ndjekja e verbërt e liderëve politikë ose premtimet e tyre pompoze mund të jenë të gabuara dhe se skepticizmi mund të jetë një rrugë më e besueshme dhe intelektualisht e ndershme. E vërteta është se çdo herë që politikanët tanë flasin me siguri, pikërisht atëhere është mundësia më e madhe që ata mashtrojnë, në fakt kohët e fundit sa herë që ata flasin mundësia më e madhe është që na gënjejnë. “Një nga gjërat e dhimbshme në kohën tonë është se ata që ndiejnë siguri janë budallenj ose mashtrues, dhe ata me çdo imagjinatë, dije dhe mirëkuptim janë të mbushur me dyshim dhe pavendosmëri” thoshte filozofi anglez Bertrand Russell.
Kështu po ndodh me të gjitha aferat korruptive te kohëve të fundit të zbuluara nga SPAK, ku ministra, ish ministra dhe funksionarë të lartë betohen se kanë punuar me ndershmëri dhe më vonë arratisen ose përfundojnë në burg dhe për çudi bashkëshortet dhe të afërmit e tyre janë milionerë. Njerëzit joskeptikë janë kokëfortë dhe nuk gabojnë vetëm me faktet. Ata gjithashtu mund të jenë të poshtër, të dhunshëm dhe shpesh shkaktojnë fatkeqësi kombëtare. Historia e njerëzimit është e mbushur plot me shembuj të tillë. Mjafton të përmendim këtu Leninin, Stalinin, Enverin por edhe Hitlerin, Musolinin e duke vazhduar në ditët e sotme me Putinin, Kim Jong Un, që pë bindjet e tyre të verbëra shkaktuan humbje jetësh të panumërt dhe çuan kombet e tyre dhe gjithë njerëzimin në tragjedi. Gjithashtu në Shqipëri bindja e verbër dhe mungesa e skepticizmit ndaj politikanëve çoi vendin në tragjedinë e 97-ës. Po ashtu e njëjta gjë mund të thuhet për kryeministrin dhe pushtetarët e sotëm të cilët e kanë kthyer korrupsionin si normalitet në qeverisje.
Të jetosh në shoqëri do të thotë të bësh kompromise dhe të tolerosh njerëzit me të cilët nuk pajtohesh. Skeptik nuk është ai që vetëm dyshon, por ai që heton apo verifikon në krahasim me atë që pohon dhe mendon se ka gjetur. Kapaciteti për të kombinuar mobilizimin për të ardhmen me skepticizmin është thelbësor për demokracinë e brishtë dhe kostua që kemi paguar për mungesën e skepticizmit tashmë është shumë e lartë. Përvoja jonë si edhe eksperienca botërore na tregon se skepticizmi nuk është vetëm detyrim intelektual, por edhe moral. Nuk mund të themi se skeptikët gjithmonë favorizojnë demokracinë në krahasim me regjimet e tjera politike, megjithatë skepticizmi ka një impuls egalitar për aq sa nuk e mban asnjë sistem apo filozofi si filozofi-mbret. Shoqëritë demokratike kultivojnë një skepticizëm të shëndetshëm ndaj të vërtetave politike, shkencore ose kulturore. Kjo mënyrë të menduari e vepruari e lë gjithmonë derën e hapur për korrigjim dhe evolim të sistemit, por jo vetëm të tij, por edhe të secilit individ si qeliza bazë e sistemit demokratik. N.q.s ne do të ishim sado pak skeptik ndaj çekut të bardhe dhe emërimit të ish komunistëve në krye të lëvizjes demokratike të viteve 90, Shqipëria sot do të ishte më pranë civilizimit të filluar nga zjarri i Prometeut.

Filed Under: Ekonomi

PËRSE TË KRYQËZOHET LEZHA TURISTIKE ME REFUGJATË?

November 8, 2023 by s p

Prof.Gjok Vuksani/

Pse pikërisht Lezha “Pikë grumbullimi” i refugjatëve të botës ? Kush e njeh sadopak zonën e Lezhës e di se është zona më e rëndësishme nga pikpamja e pozicionit gjeografik për veriun e Shqipërisë.

Aty kryqëzohet rruga e kombit, rruga për Shkodër dhe Malin e Zi, madje edhe rruga për Dibër.

Ky vend i bekuar nga zoti ka nje vijë bregdetare të papërsëritshme nga “Rana e Hedhun” (mrekulli natyrore) plazhi i Shëngjinit, Vainit, Tales, Patokut dhe Gotullës. Në këto plazhe pushojnë me mijëra shqiptar nga Shqipëria ,nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare.

Nga pikpamja ekologjike është një nga sistemet më interesante të Shqipërisë duke filluar nga Lumi Drin që kalon përmes qytetit të Lezhës, malet dhe kodrinat që zbresin deri në detë, si dhe lumin Mat që ndan Lezhën me Kurbinin.

Lezha ka edhe dy fushat më pjellore të veriut “Bregun e Matës” dhe “Zadrimën “që kultivojnë dhe prodhojnë prodhime bujqësore nga më të larmishmet, nga Agrumet dhe Ulliri deri tek Perimet dhe Kivi.

Pasi thuhen të gjitha këto një mendje racionale pyet pse pikërisht ky vend i begatë është përzgjedhur nga Kryeministi si “Pikë grumbullimi e refugjatëve të Botës së tretë”.

Fakti që Lezhjanët janë njerëz të kulturuar, të paqtë dhe jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin nuk përbën argument për t’ju sjellë një të keqe të madhe që do të ndryshojë në menyrë përfundimtare cilësinë e jetesës së tyre.

Fakti se kjo zonë priti me dashamirësi “Afganët“e larguar nga lufta nuk është prapë një argument shtesë që gjithashtu atyre t’ju vëndoset një barrë tjetër në shpinë, pa i pyetur fare.

Fakti që Lezha ka patur nje kamp internimi në “Torovicë” gjatë regjimit komunist nuk është domethënës që ai të rikthehet.

Në kohën kur pritej nga qeveria që të zgjerohej rruga që të çon në Shëngjin apo Gjadër në menyrë që turistët nga gjithë Europa të shijonin mrekullitë e natyrës lezhjane.

Në kohën kur pritej me padurim rruga që do të lidhte Shëngjinin me Velipojën dhe tuneli lidhës Balldre-Shëngjin, qeveria sjell refugjatë me shumicë.

Ne nuk kemi asgjë kundër refugjatëve që për arsye të kushteve të vështira ekonomike apo politike tentojnë të shkojnë në Itali apo Gjermani, por shqiptaret nuk kanë asnjë arsye që të bëhen “vegël” në duart e të tjerëve për të cënuar lirinë dhe të drejtat e tyre dhe për të prishur përfundimisht jetesën e lezhjanëve që jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin dhe tokën e tyre.

Një mendje racionale nuk arrin te kuptojë që një zonë me potenciale të jashtezakonzhme në zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë të shndërrohët në “Kamp përqëndrimi “për njerëzit e dëshpëruar të botës që për hirë të vërtetës vëndi ynë nuk ka qënë destinacioni i tyre.

Prandaj unë ju bëj thirrje patriotëve të mi të reagojnë, mos të heshtin sepse kjo që po ndodh sot do të jete jo vetëm tek ata por per fëmijët dhe nipërit e tyre.

Edhe pushteti lokal duhet të jetë në krah të zgjedhësve të tyre jo të qeverisë, sepse vitet kalojnë shpejt dhe nuk do mbahet mend kush ka shtruar rrugën e Tales por kush lejoj që në Lezhë rë ngrihet “Pika e grumbullimit te refugjatave ta gjithe botes” .

E ne të gjthë këtë situatë, natyrshëm në mëndje më vijnë fjalet:

Mos i fal o zot, sepse ata se dinë çfarë bëjnë!

Filed Under: Ekonomi

S’Ka Ndal- Shqipëria, Ruanda e Italisë 

November 8, 2023 by s p

Analizë satirike nga Rafael Floqi

La Stampa: Mes Shëngjinit dhe Gjadrit, ju italianët do shpenzoni miliona, por ne do të humbim bumin e turizmit”

Zonja dhe zotërinj, është koha për të festuar heroin e padëgjuar të migracionit në BE, Kryeministrin e Shqipërisë! Ndërsa liderët e tjerë mund të humbin kohën dhe energjinë e tyre duke u përpjekur t’i pengojnë qytetarët e tyre të emigrojnë në vendet më të pasura të BE-së, Kryeministri ynë i dashur ka marrë një qasje revolucionare. Në vend që të pengojë përparimin, ai e ka përqafuar fluksin e emigrantëve që shkojnë në Itali me krahë hapur. 

Në një botë plot me politikë përçarëse dhe ksenofobi, Kryeministri ynë ka treguar një gatishmëri freskuese për t’i lënë njerëzit e tanë të eksplorojnë botën, ose të paktën një pjesë të vogël të saj, përkatësisht Italinë dhe nga tjetër ata që duan të explorojnë Italianë, le të explorojnë  Shqipërinë. Paçka se turizmin tonë do ta marrë lumi,

Le të marrim një moment për të vlerësuar politikat e zgjuara që e kanë bërë Shqipërinë pikën më të mirë para të nisjes për ëndrrat e emigrantëve për të pirë kapuçino në Romë dhe për të ngrënë pica në Napoli. Është një lëvizje e guximshme për të pranuar se italianët mund t’u mësojnë shqiptarëve një ose dy gjëra për makaronat. Kush ka nevojë për kufijtë gjithsesi?  Shëngjini , no mans land…

Kryeministri ka eksportuar me zgjuarsi barrën e mirëqenies sociale të Shqipërisë në Itali, duke lejuar taksapaguesit italianë të kujdesen për njerëzit e tyre në tokën tonë. Çfarë ka më mirë se të kesh qytetarët punëtorë të Italisë të sponsorizojnë ëndrrat shqiptare të la dolce vita? Kush ka nevojë për prosperitet dhe përparim kur mund të kesh joshjen e ëmbël të emigrimit të pafund në Itali? Grazie, Kryeministër, që na tregoi rrugën drejt madhështisë në mënyrat më të papritura.

Buono per Albania ka qenë një shprehje e para Luftës së Dyte Botërore, me karakter pexhorativ, dhe marrëveshja Meloni – Rama nuk është as më pak e as më shumë, po zhvendosje e problemeve italiane  në territorin shqiptar. 

Një marrëveshje për të pritur në Shëngjin emigrantë nga vendet e treta më shumë se për mungesën e transparencës ngre pyetje për procesin që na solli në situatën ku e pa imagjinueshmja bëhet e pashmangshme. A ka pasur një proces për këtë marrëveshje?

Është e rëndësishme të theksohet se transparenca dhe informacioni publik janë thelbësore për një proces të tillë. Është e zakonshme që marrëveshje të tilla të kërkojnë një gradë të caktuar konfidencialiteti, por një debat dhe transparencë e qartë duhet të jenë përbërës thelbësorë të një procesi demokratik dhe të mirëqeverisjes. Për këtë arsye, është e rëndësishme që opozita dhe opinioni publik të jenë të informuar më shumë rreth përmbajtjes dhe pasojave të kësaj marrëveshjeje.

Çfarë interesi ka Shqipëria në këtë marrëveshje është një pyetje e rëndësishme që duhet të shqyrtohet në mënyrë të hollësishme. Shqipëria mund të ketë interesa strategjike, ekonomike ose politike që lidhen me këtë marrëveshje, por duhet të ekzaminohen më thellë për të kuptuar se çfarë është në lojë. Kjo është një pyetje që mund të jetë objekt i debatit dhe analizës së mëtejshme.

Asnjë vend në kontinent nuk pranonte muxhahedinët, dhe me një turr si ai atleti që ka para vijën e finishit, i morëm të gjithë. Ja pamë sherrin në një mënyrë të pa imagjinueshme. Fatura për dëmin e krijuar për shkak të aktivitetit të tyre dhe përplasjes me Iranin është e pallogaritshme. Shteti digjital i ndërtuar me aq shumë mund e miliona përfundoi në xhepin e gardistëve iranianë.

Edhe për refugjatet afgane nxituam për të qenë të vetmit që i marrim të gjithë. Për fat ky operacion ka dalë më pozitiv, por nuk mund të quhet “mision i përfunduar”. U tha që do të jenë përkohësisht dhe një pjesë janë sot e kësaj dite dhe mund të qëndrojnë gjithë jetën. Asnjë problem, por… 

Pse ky ngut për të marrë një barrë që mund të mos na e mbajnë gjunjët?

Solo per un Baccio, Meloni t’i do la spiaggia. Boungiorno Italia bongiorno Giorgia …   

Shqipëria nuk është se shkëlqen në menaxhimin e flukseve migratore. Kapaciteti maksimal që mund të përballojmë është 450 shtretër. Shqipëria nuk është ende një shtet që sundon ligji dhe kapacitetet institucionale në rastin më të mirë lenë për të dëshiruar.

Më shumë se çështje kapacitetesh dhe evokimin e besës dhe mikpritjes tradicionale të shqiptari ne kemi një tjetër PPP -(problemin e protagonizmit personal) të Kryeministrit. Per un baccio …

Ajo që është e qartë këto 10 vite është se Kryeministri ngatërron ose mbivendos miqësitë personale me interesin shtetëror. Mjaft të kujtojmë mbivendosjen e interesit të vendit/kombit me miqësitë personale me Vuçiç, Erdogan dhe së fundmi me Melonin.

Pse Kryeministri merr vendime të tilla jo popullore dhe me kosto politike?

Në kushtet e shkatërrimit të opozitës, topitjes së medias me biseda hajgare nga mëngjesi në darkë dhe mpirjes se opinionit publik.

Nëse do të ketë protesta për këtë marrëveshje ato i presim nga Italia. “Bongiorno Italia , Bon Giorno Giorgia me occhi pieni di malinconia” 

Dhe duket se fundi politik i Kryeministrit nuk do të vijë nga përballja me opozitën, por nga tekat e tij personale si rasti i kthimit të Shëngjinit në parkim për emigrante nga Afrika dhe Azia!

Deri tani dimë që haleja do të mbajë flamurin italian; kapanonet do t’i ndërtojë Italia; dimë që do ketë vetëm burra që do të bëjnë shurrën në këmbë, të ndarë nga gratë dhe fëmijët më keq se në vitet e  Holokaustit ashtu sikurse ka rrezik që sapunërat, letrat dhe ujin ta paguajmë vetë. Apo do t’i futin në tunelet e Gjadrit. “ O sole mio!

Ngado që ta shikosh këtë marrëveshje, është e cenueshme.

Eshtë jo vetëm e paligjshme, por dhe kriminale t’i ndash burrat nga gratë dhe fëmijët në këtë mënyrë. 

Si ekspert i së drejtës ndërkombëtare, kjo marrëveshje është në kundërshtim me Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me Konventën e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.  Për disa juristë, dhënia madje e ekstra-territorialitetit mund të shkojë deri në tradhti kombëtare, që mund të dënohet dhe me burg. 

Për një ekspert të sigurisë kjo është një minë me sahat që nuk cenon thjesht turizmin te Mrrizi i Zanave.  Ndaj, automatikisht bie dhe teoria “Zero probleme me fqinjët” – sidomos për Greqinë si vend kufitar i BE-së.  Marëveshja e nënshkruar nga dy kryeministrat, ai shqiptar dhe ajo italiane, për të pritur në Shëngjin dhe në ish aeroportin e Gjadrit refugjatët që nuk do ti pranojë Italia, e zbret vendin tonë në kategorinë e një republike bananesh. Pavarësisht se gjatë konferencës së nënshkrimit të protokollit, Edi Rama foli për borxhet që i kemi Italisë dhe detyrimit që na lind nga aspirata për të aderuar në BE, të gjitha këto janë argumenta të dobët për të fshehur një të vërtetë të madhe. Po dhurohen territore shqiptare, për nderet personale të një kryeministri që nuk jep më llogari askund.

Faktet e tregojnë hapur se kjo është një “qokë” për Georgia Melonin. Shefja e ekzekutivit të gadishullit Apenin, që erdhi në pushtet me kartën anti emigracion, po dështonte në sy të publikut të saj përballë flukseve të pandalshme që zbarkonin në Lampeduza. Jo rrallë herë, vetë Meloni është shfaqur në media për të dhënë alarmin se valët emigrantëve të këtij viti janë të pa përballueshme dhe se Italia është e paaftë ti presë ato. 

Më pas ajo shtyu dhe shpresoi shumë në një marrëveshje mes BE dhe Tunizisë, që do ti jepte këtij shteti të Afrikës veriore, 127 milionë euro në këmbim të frenimit valëve me refugjatë. Kur edhe ky propozim nuk u pranua nga Tunizi, pozicioni i qeverisë së ekstremit të djathtë italian u përkeqësua. Meloni e vuri këtë shtator theksin e fjalimit të saj në OKB, te lufta ndaj trafiqeve klandestine dhe mendohet se nga ky moment ka filluar të hedhë sytë nga Shqipëria. 

Ai që njihet si “modeli ruandez”, i pranuar nga diktatori i fisit tuci, Kagame, u mendua fillimisht nga Meloni të zbatohej në ndonjë vend afrikan. Deri sa në lojë do jetë shfaqur Edi Rama, i cili pa pikë turpi deklaronte dy vite me parë se vendet e pasura nuk do ngrinin kurrë këtu, kampe refugjatësh. Gazeta konservatore britanike Telegraph njoftonte se gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian, në Granada, në 5 tetor, u zhvillua një sesion i paparashikuar i kryesuar nga kryeministri britanik Shunak dhe Meloni. Aty merrte pjesë dhe Edi Rama. Telegraf e quajti atë si mbledhjen më të frytshme të samitit pasi aty i’u hap rrugë modelit Ruanda. Pra Shqipëria pranoi të sillet si një vend i Afrikës dhe kryeministri ynë si Pol Kagame.

“Këtu në Itali ka një problem që kanë gjetur dy argumente, që për Shqipërinë është tmerr; kjo është “politikë deterrence”, që ti të kesh frikë, shkruan Fatos Lubonja. Shqipëria po përdoret si deterrencë. Këta emigrantë që do të marrin anijen, do të mendohen dy herë, dhe s’do të duan të vinë, se e dinë se s’do të shkojnë në Itali. Përdoret Shqipëria për t’i trembur emigrantët.

Thonë se e ka bërë Rama se e i ka premtuar Meloni që ta ndihmoj që të hyjë në BE. Por këtë se ka Meloni në dorë. Ky njeri ka një problem (Rama), kërkon që të legjitimohet. Ai ka bërë mbi të gjitha politika që të ketë legjitimitet nga ndërkombëtarët.” Ndaj, në këtë situatë nuk ka pikë rëndësie pse po e bën Rama këtë, çfarë do të mbulojë apo çfarë të zbulojë! 

Ka reagim në Itali, La Republica shkuante, Nëse e djathta duartroket marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, lind kundërshtimi. “Marrëveshja që ka arritur qeveria Meloni me qeverinë shqiptare duket të jetë një rrëmujë e rrezikshme, shumë e paqartë. Në fakt, nëse jemi, siç duket, përballë azilkërkuesve, duket absolutisht e paimagjinueshme ta kryejmë këtë detyrë me italianët. personelit dhe pa shpenzime burimesh, siç është paralajmëruar, procedurat për verifikimin e kërkesave për azil”, sulmon Pier Francesco Majorino, kreu i Politikave të Migracionit të Sekretariatit Kombëtar të Partisë Demokratike. “Po krijohet praktikisht një lloj Guantanamo italiane, jashtë çdo standardi ndërkombëtar, jashtë BE-së pa pasur mundësinë e kontrollit të gjendjes së ndalimit të personave të mbyllur në këto qendra”, proteston Riccardo Magi, sekretari i More Europe. Dhe Angelo Bonelli i Alleanza Verdi e Sinistra shton: Ajo që qeveria e ka përcaktuar si një “memorandum shumë të rëndësishëm mirëkuptimi” nuk është gjë tjetër veçse një politikë shtytjeje e maskuar si bashkëpunim ndërkombëtar. Qeveria italiane – vazhdon ai – po delegon menaxhimin. të migrantëve të parregullt, duke i transferuar në mënyrë efektive përgjegjësitë e tyre, me rrezikun e krijimit të kampeve të paraburgimit të cilat mund të mos sigurojnë standarde të përshtatshme të pritjes dhe respektimit të dinjitetit njerëzor”.

Për ty si shqiptar ka vetëm një pyetje që do urgjent përgjigje: A do pranosh të jesh një Guantanamo Italiane dhe ndoshta nesër, dhe më keq?!  Një hale, un bagno, buona per Albania.

Filed Under: Ekonomi

Abraham Linkoln, burrështetasi që konsiderohet si një nga presidentët më të mëdhenj në historinë e SHBA-ve

November 6, 2023 by s p

Më 6 nëntor të vitit 1860 – Abraham Linkoln zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara – i pari president i dalë nga Partia Republikane. Ai erdhi në detyrë, ndërsa Amerika ishte pushtuar nga fryma e ndarjes veri – jug. Linkolni e filloi mandatin me një apel për banorët e shteteve jugore; “Ne nuk jemi armiq, por miq. Ne nuk duhet të jemi armiq… Kordat mistike të kujtesës, që shtrihen nga çdo fushëbetejë e varr atdhetari, e deri në çdo zemër e vatër në mbarë vendin, do të vazhdojnë të fuqizojnë korin e Unionit, të përbërë nga engjëjt më të mirë të natyrës sonë “. Por… dështimi i bisedimeve veri – jug më1861, sinjalizoi se kompromisi për ruajtjen e bashkimit ishte i pamundur, ndërkohë që Linkolni këmbëngulte se shpërbërja nuk mund të tolerohet.

Abraham Lincoln, një avokat autodidakt, ligjvënës dhe kundërshtar i zëshëm i skllavërisë, u zgjodh presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara më 6 nëntor 1860, pak para shpërthimit të Luftës Civile. Lincoln u tregua një strateg i zgjuar ushtarak dhe një udhëheqës i zgjuar: Shpallja e tij e Emancipimit hapi rrugën për heqjen e skllavërisë, ndërsa fjalimi i tij në Gettysburg qëndron si një nga pjesët më të famshme të oratorisë në historinë amerikane.

Në prill të vitit 1865, me Unionin në prag të fitores, Abraham Lincoln u vra nga simpatizuesi i Konfederatës, John Wilkes Booth. Vrasja e Linkolnit e bëri atë një martir për kauzën e lirisë dhe ai konsiderohet gjerësisht si një nga presidentët më të mëdhenj në historinë e SHBA.

Lincoln u lind më 12 shkurt 1809, nga Nancy dhe Thomas Lincoln, në një kasolle druri me një dhomë në Hardin County, Kentucky. Familja e tij u shpërngul në Indianën jugore më 1816. Shkollimi zyrtar i Linkolnit ishte i kufizuar në tre periudha të shkurtra, në shkollat ​​lokale, pasi ai duhej të punonte vazhdimisht për të mbajtur familjen e tij.

Në vitin 1830, familja e tij u transferua në Macon County në Illinoisin jugor dhe Lincoln mori një angazhim, duke punuar në një varkë të sheshtë lumi që transportonte mallra poshtë lumit Misisipi, në New Orleans. Pasi u vendos në qytetin e New Salem, Illinois, ku punoi si tregtar dhe postier, Lincoln u përfshi në politikën lokale si mbështetës i Partisë Whig, duke fituar zgjedhjet për legjislaturën e shtetit të Illinois në 1834.

Ashtu si heronjtë e tij Whig Henry Clay dhe Daniel Webster, Lincoln kundërshtoi përhapjen e skllavërisë në territore dhe kishte një vizion të madh të Shteteve të Bashkuara në zgjerim, me fokus në tregti dhe qytete sesa në bujqësi.

Lincoln i mësoi vetes ligjin, duke kaluar provimin e jurisprudencës më 1836. Një vit më pas, ai u transferua në kryeqytetin e sapo emëruar të shtetit të Springfield. Për vitet e ardhshme, ai punoi atje si avokat dhe u shërbeu klientëve, duke filluar nga banorët individualë të qyteteve të vogla deri te linjat hekurudhore kombëtare.

Ai u takua me Mary Todd, një bukuroshe e pasur në Kentaki me shumë kërkues (përfshirë rivalin e ardhshëm politik të Linkolnit, Stephen Douglas ), dhe ata u martuan më 1842. Lincolns vazhduan të kishin katër fëmijë së bashku, megjithëse vetëm njëri do të jetonte në moshën madhore: Robert Todd Lincoln (1843–1926), Edward Baker Lincoln (1846–1850), William Wallace Lincoln (1850–1862) dhe Thomas “Tad” Lincoln (1853-1871).

Abraham Lincoln hyn në politikë

Lincoln fitoi zgjedhjet për në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA më 1846 dhe nisi të shërbente mandatin e tij vitin e ardhshëm. Si kongresmen, Lincoln ishte jopopullor me shumë votues të Illinois për qëndrimin e tij të fortë kundër Luftës Meksiko-Amerikane. Duke premtuar se nuk do të kërkonte rizgjedhje, ai u kthye në Springfield në vitin 1849.

Ngjarjet komplotuan për ta shtyrë atë përsëri në politikën kombëtare, megjithatë: Douglas, një demokrat kryesor në Kongres, kishte shtyrë miratimin e Aktit Kansas-Nebraska (1854), i cili deklaronte se votuesit e secilit territor, në vend të qeverisë federale, kishte të drejtë të vendoste nëse territori duhet të ishte skllav apo i lirë.

Më 16 tetor 1854, Lincoln shkoi përpara një turme të madhe në Peoria për të debatuar me Douglas, mbi meritat e Aktit Kansas-Nebraska, duke denoncuar skllavërinë dhe shtrirjen e saj dhe duke e quajtur institucionin një shkelje të parimeve më themelore të Deklaratës së Pavarësisë.

Me Partinë Whig në rrënoja, Lincoln iu bashkua Partisë së re Republikane – e formuar kryesisht në kundërshtim me shtrirjen e skllavërisë në territore – në 1856 dhe kandidoi përsëri për Senat atë vit (ai kishte bërë fushatë të pasuksesshme për vendin gjithashtu më 1855). Në qershor, Lincoln mbajti fjalimin e tij tashmë të famshëm “të ndarë në shtëpi”, në të cilin ai citoi nga Ungjijtë për të ilustruar besimin e tij se “kjo qeveri nuk mund të durojë, përgjithmonë, gjysmë skllav e gjysmë të lirë”.

Më pas, Lincoln u përball me Douglas në një seri debatesh të famshme; megjithëse humbi zgjedhjet për Senatin, performanca e Linkolnit e bëri reputacionin e tij të shumënjohur në shkallë kombëtare.

Fushata presidenciale e Abraham Lincoln në 1860

Profili i Linkolnit u ngrit edhe më i lartë në fillim të vitit 1860, pasi ai mbajti një fjalim tjetër emocionues në Cooper Union të Nju Jorkut. Atë maj, republikanët zgjodhën Linkolnin si kandidatin e tyre për president, duke kaluar senatorit William H. Seward të Nju Jorkut dhe pretendentëve të tjerë të fuqishëm në favor të avokatit të egër të Illinois me vetëm një mandat të padallueshëm kongres në brezin e tij.

Në zgjedhjet e përgjithshme, Lincoln u përball përsëri me Douglas, i cili përfaqësonte demokratët e veriut; Demokratët e jugut kishin emëruar John C. Breckenridge nga Kentaki, ndërsa John Bell kandidoi për Partinë e re të Bashkimit Kushtetues. Me Breckenridge dhe Bell që ndanë votën në Jug, Lincoln fitoi pjesën më të madhe të Veriut dhe mbajti Kolegjin Zgjedhor për të fituar Shtëpinë e Bardhë .

Ai ndërtoi një kabinet jashtëzakonisht të fortë të përbërë nga shumë prej rivalëve të tij politikë, duke përfshirë Seward, Salmon P. Chase, Edward Bates dhe Edwin M. Stanton .

Abraham Lincoln dhe Lufta Civile

Pas vitesh tensionesh sektoriale, zgjedhja e një veriori kundër skllavërisë si presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara i çoi shumë jugorë në prag. Në kohën kur Lincoln u inaugurua si presidenti i 16-të i SHBA-së në mars 1861, shtatë shtete jugore ishin shkëputur nga Bashkimi dhe formuan Shtetet Konfederate të Amerikës.

Lincoln urdhëroi një flotë anijesh të Unionit për të furnizuar Fort Sumter federal në Karolinën e Jugut në prill. Konfederatat qëlluan mbi fortesën dhe flotën e Unionit, duke filluar Luftën Civile. Shpresat për një fitore të shpejtë të Unionit u shuan nga disfata në Betejën e Bull Run (Manassas) dhe Lincoln bëri thirrje për 500,000 trupa të tjera ndërsa të dyja palët përgatiteshin për një konflikt të gjatë.

Ndërsa udhëheqësi i Konfederatës Jefferson Davis ishte një i diplomuar në West Point, hero i Luftës Meksikane dhe ish-sekretar i luftës, Lincoln pati vetëm një periudhë të shkurtër dhe të padallueshme shërbimi në Luftën e Black Hawk (1832). Ai befasoi shumë njerëz kur u tregua se ishte një udhëheqës i aftë i kohës së luftës, duke mësuar shpejt për strategjinë dhe taktikat në vitet e para të Luftës Civile dhe për zgjedhjen e komandantëve më të aftë.

Gjenerali George McClellan , megjithëse i dashur nga trupat e tij, vazhdimisht e frustronte Linkolnin me hezitimin e tij për të avancuar dhe kur McClellan nuk arriti të ndiqte Ushtrinë Konfederate të tërhequr të Robert E. Lee pas fitores së Bashkimit në Antietam në shtator 1862, Lincoln e largoi atë nga komanda. .

Gjatë luftës, Lincoln tërhoqi kritika për pezullimin e disa lirive civile, duke përfshirë të drejtën e habeas corpus , por ai i konsideroi masa të tilla të nevojshme për të fituar luftën.

Shpallja e Emancipimit dhe Adresa e Gettysburgut

Menjëherë pas betejës së Antietam (Sharpsburg), Lincoln lëshoi ​​një Proklamatë paraprake të Emancipimit, e cila hyri në fuqi më 1 janar 1863 dhe liroi të gjithë njerëzit e skllavëruar në shtetet rebele që nuk ishin nën kontrollin federal, por la ata në shtetet kufitare ( besnik ndaj Bashkimit) në robëri.

Megjithëse Lincoln dikur pohoi se “objekti i tij kryesor në këtë luftë është të shpëtojë Bashkimin dhe nuk është as të shpëtojë apo shkatërrojë skllavërinë”, ai megjithatë e konsideroi emancipimin si një nga arritjet e tij më të mëdha dhe do të argumentonte miratimin e një kushtetute. amendamenti që nxjerr jashtë ligjit skllavërinë (përfundimisht u miratua si Amendamenti i 13-të pas vdekjes së tij në 1865).

Dy fitore të rëndësishme të Bashkimit në korrik 1863 – në Vicksburg, Misisipi dhe në Betejën e Gettysburgut në Pensilvani – më në fund e kthyen valën e luftës. Gjenerali George Meade humbi mundësinë për të dhënë një goditje përfundimtare kundër ushtrisë së Lee në Gettysburg dhe Linkoln do të kthehej në fillim të 1864 nga fituesi në Vicksburg, Ulysses S. Grant , si komandant suprem i forcave të Unionit.

Në nëntor 1863, Lincoln mbajti një fjalim të shkurtër (vetëm 272 fjalë) në ceremoninë e përkushtimit për varrezat e reja kombëtare në Gettysburg. E botuar gjerësisht, Adresa e Getisburgut shprehu me elokuencë qëllimin e luftës, duke iu referuar Etërve Themelues, Deklaratës së Pavarësisë dhe ndjekjes së barazisë njerëzore. Ai u bë fjalimi më i famshëm i presidencës së Linkolnit dhe një nga fjalimet më të cituara në histori.

Abraham Lincoln fiton zgjedhjet presidenciale të 1864

Në 1864, Lincoln u përball me një betejë të ashpër rizgjedhjeje kundër kandidatit demokrat, ish gjeneralit të Unionit George McClellan, por fitoret e Unionit në betejë (veçanërisht kapja e Atlantës nga gjenerali William T. Sherman në shtator) ndryshuan shumë vota në rrugën e presidentit. Në fjalimin e tij të dytë inaugurues, mbajtur më 4 mars 1865, Lincoln trajtoi nevojën për të rindërtuar Jugun dhe për të rindërtuar Bashkimin: “Me keqdashje ndaj askujt; me bamirësi për të gjithë.”

Ndërsa Sherman marshoi triumfalisht drejt veriut përmes Karolinave pasi organizoi marshimin e tij drejt detit nga Atlanta, Lee iu dorëzua Grantit në Shtëpinë e Gjykatës Appomattox, Virxhinia, më 9 prill. Fitorja e Unionit ishte afër dhe Lincoln mbajti një fjalim në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë në prill 11, duke i kërkuar audiencës së tij që të mirëpresë shtetet jugore përsëri në grup. Tragjikisht, Lincoln nuk do të jetonte për të ndihmuar në realizimin e vizionit të tij të Rindërtimit.

Vrasja e Abraham Lincoln

Natën e 14 prillit 1865, aktori dhe simpatizuesi i Konfederatës John Wilkes Booth rrëshqiti në kutinë e presidentit në Teatrin Ford në Uashington, DC dhe e qëlloi atë me pikë në pjesën e pasme të kokës. Lincoln u dërgua në një konvikt përballë teatrit, por ai kurrë nuk rifitoi vetëdijen dhe vdiq në orët e hershme të mëngjesit të 15 prillit 1865.

Vrasja e Linkolnit e bëri atë një martir kombëtar. Më 21 prill 1865, një tren që mbante arkivolin e tij u largua nga Uashingtoni, DC në rrugën e tij për në Springfield, Illinois, ku do të varrosej më 4 maj. Treni i funeralit të Abraham Lincoln udhëtoi nëpër 180 qytete dhe shtatë shtete në mënyrë që vajtuesit të mund të bënin homazhe në president i rënë.

Përgatiti: Albert Vataj

Filed Under: Ekonomi

Kryeministri Kurti raportoi në Kuvendin e Kosovës mbi zhvillimet e dialogut Kosovë-Serbi

November 4, 2023 by s p

Kuvendi i Republikës së Kosovës, kryesuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, mbajti seancën e radhës.

Në këtë seancë raportoi kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, për takimin e fundit në Bruksel lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Fillimisht, kryeministri Kurti tha se më 26 tetor në margjina të Samitit të Këshillit Evropian në Bruksel zhvilloi takim me krerët e Bashkimit Evropian, me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian, Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij për rajonin e Ballkanit dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak.

Në këtë takim, Kurti shtoi se së pari dhe mbi të gjitha ka kërkuar më shumë siguri në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nga Serbia erdhi agresioni ndaj Kosovës me paramilitarët, të cilët e kryenin sulmin terrorist të sponsoruar nga Serbia. Kërkova po ashtu që të bëhet edhe ndëshkimi e sanksionimi i Serbisë për këtë sulm terrorist ndaj Kosovës, pasi mosndëshkimi bëhet inkurajim për përsëritje”, theksoi Kurti.

Ndër të tjera, Kurti tha se ka kërkuar që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për Bashkim Evropian dhe që pesë shtetet mos njohëse t’i bashkohen 22 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të cilat e njohin pavarësinë e Kosovës.

Më pas kryeministri Kurti dha detaje të tjera nga takimi i 26 tetorit në Bruksel.

“Para krerëve të Bashkimit Evropian si dëshmitarë dhe si garantues ne ofruam të nënshkruajmë Marrëveshjen Bazë të Brukseli të 27 shkurtit, me gjithë Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit, si dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes në lidhje me nenin 10, pra për idenë e vetëmenaxhimit të shndërruar në propozim. Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe zbatim. Mirëpo, pranimi do të thotë nënshkrim, e vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim. Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel ishte ngjarja, por edhe vendi, edhe kryeqyteti ku kjo do të duhej të ndodhte. Serbia refuzoi sërish nënshkrimin, duke refuzuar kështu edhe draftin për vetëmenaxhim apo zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes në lidhje me nenin 10 të marrëveshjes bazike”, tha Kurti.

Tutje, kryeministri Kurti tha se ka mirëpritur deklaratën e përbashkët nga krerët e Bashkimit Evropian dhe shteteve të Gjermanisë, Francës dhe të Italisë të 27 tetorit për thirrjen për njohjen de-fakto të Kosovës nga Serbia, si dhe deklaratën e Presidentes së Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen, e cila ishte për vizitë këtë të hënë në Kosovë.

Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është interes i dyanshëm, shtoi Kurti, duke shtuar se prandaj edhe kërkohet njohje-reciproke. “Njohja de-fakto reciproke që është arritur tashmë me Marrëveshjen e Brukselit, ajo duhet të zbatohet. E ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian dhe në aleancë, miqësi e partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën e Kosovës, Marrëveshja Bazike në Bruksel dhe Aneksi në Ohër janë ligjërisht të obligueshme”, tha kryeministri Kurti.

Kryetari i PDK-së, deputeti Memli Krasniqi kritikoi qasjen e kryeministrit Kurti përballë deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me takimin e 26 tetorit në Bruksel.

Ai tha se kryeministri Kurti nuk foli për draftin e marrëveshjes për të cilin është ftuar të flas në Kuvend.

“Një e vërtetë e madhe prej të cilës nuk mund të largohesh është se ke pranuar asociacionin pa njohjen e ndërsjellë. Po flet për disa njerëz të mençur të disa shteteve mike, por po harron se dy presidentët e fundit amerikanë kanë thënë se ‘angazhohemi për marrëveshje gjithëpërfshirëse, finale me njohje në qendër’. Sot nuk është njohja në qendër. Nën kujdesin tuaj është hequr njohja, është bërë një marrëveshje e përkohshmë, jo finale, jo gjithëpërfshirëse, por e pjesshme me asociacionin në qendër, e sipas atij nenit shtatë me autonomi politike për serbët në qendër”, theksoi Krasniqi, duke shtuar se kjo është arsyeja që PDK-ja ka thënë se kjo marrëveshje nuk është e mirë për Kosovën.

Edhe kryetari i LDK-së, deputeti Lumir Abdixhiku, ishte kritik ndaj kryeministrit Kurti.

Abdixhiku tha se ndonëse janë bërë dy javë pasi që kryeministri Kurti ka pranuar një dokument që për herë të parë definon statutin e asociacionit, deputetët vazhdojmë të jenë në terr informativ.

“Gjithsesi sot jemi para një gjendje të re. Kryeminstri ka bërë atë që kemi paralajmëruar se do ta bënte në fillim të këtij viti. Pra, do të pranonte asociacionin. Përkundër refuzimit të atëhershëm se ky pranim po ndodhte, statusi i asociacionit na vije çuditrisht një muaj pas sulmit terrorist në Banjskë. Them çuditrisht, sepse kur pritjet tona ishin se beteja kundër terrorizimit do të shfrytëzohet në përballje diplomatike, ne jo vetëm që mbetëm me sanksione, jo vetëm që Serbia nuk u sanksionua, por se ne së bashku me ta pranuam statusin e asociacionit dhe ende jemi në sansione”, tha Abdixhiku.

Në emrin e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari Besnik Tahiri, e cilësoi papërgjegjësi totale raportimin e vonuar të kryeministrit Kurti, duke mos shpalosur informacione.

“Konfidencialiteti i dokumentit për Serbinë dhe përfaqësuesit e saj mund të jetë taktizim, por për Kurtin mungesa e transparencës dhe përfshirjes së publikut, së Kuvendit dhe akterëve të tjerë është arrogancë dhe është vazhdimësi e mashtrimit të tij që nga dita e parë kur ka ardhë në Kuvend”, u shpreh Tahiri, duke shtuar se pasojë e taktizimeve të Kurtit ndaj Kosovës janë vendosur sanksione.

Në emër të Grupit Parlamentar të VV-së, kryetarja Mimoza Kusari-Lila, përmendi sfidat, por edhe progresin të cilin ka shënuar Qeveria e Kosovës, përfshirë edhe në veri të vendit.

“Shpresoj se nëse bëhemi bashkë dhe nuk përsërisim gabimet e të kaluarës natyrisht se e ardhmja jonë për integrim evropian dhe NATO është e sigurt. Situtata në terren ka ndryshuar rrënjësisht dhe si i tillë çdo diskutim i deritashëm për dialogun lehtësohet nga pesha e rëndë e gjendjes së mëhershme që ishte në veri dhe se avancimi i procesit të integrimit të të gjitha komuniteteve po vazhdon me një progres të cilin nuk e kishim deri më tani”, tha Kusari.

Në emër të Grupit Multietnik, Enis Kervan, tha se minoritet e kanë përkrahur dialogun nga fillimi, sigurisht duke shpresuar në një marrëveshje të mundshme me synim normalizimin e jetës politike dhe shoqrore në Kosovë.

“Duhet të theksohet edhe njëherë se Kosova është një shtet multietnik, ku jetojnë edhe komunitetet tjera joshumicë. Ne si komunitet kërkojmë që të jemi të informuar dhe të kontribuojmë në këtë proces, duke e mbështetur dialogun dhe duke e mbështetur qeverinë. Nuk duhet të harrojmë se çdo gjë është ndryshuar pas 24 shtatorit. Akti i 24 shtatorit është kryer me mjete terroriste dhe për qëllim Serbia kishte të pushtojë territor të Kosovës”, theksoi Kervan.

Në këtë debat morën pjesë edhe deputetët tjerë nga pozita dhe opozita, duke shprehur mendime të ndryshme për dialogun, përfshirë edhe për marrëveshjen e 26 tetorit në Bruksel.

Për vazhdimin e kësaj seance me pikat tjera, kryetari Konjufca tha se deputetët do të njoftohen me kohë.

May be an image of 6 people

See Insights and Ads

Create Ad

Like

Comment

Share

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 81
  • 82
  • 83
  • 84
  • 85
  • …
  • 226
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT