• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Reagime: Transkripti i 6 audio-pergjimeve ‘Avdylaj-Dako’

June 5, 2019 by dgreca

Nga Rafaela Prifti/

Sot gazeta gjermane Bild e cila ka shitjen më të madhe në Europë
publikoi transkriptin e 6 audio-përgjimeve në qendër të të cilave
është Astrit Avdylaj, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’.
Në bisedat telefonike të publikuara nga Bild, Avdylaj flet me Vangjush
Dakon, kryebashkiakun e Durrësit dhe zyrtarë të tjerë lokalë, për vota
dhe favore të tjera. Midis të tjerave, incizimet përgënjeshtrojnë pretendimet e Dakos se njohja me Avdylajn është rastësore si takime me qytetarë në fushata. Gjithashtu nga përgjimet kuptohet se i proceduari Astrit Avdylaj është i informuar edhe për takimin e Dakos me kryeministrin e vendit Edi Rama. Publikimet në mjetet e informimit vendor dhe europian kanë shkaktuar një furi me komente në rrjetin e mediave sociale nga zyrtarë e politikanë të opozitës, ish-deputë të partisë
demokratike dhe kandidatë socialistë për poste bashkiake.
Në këtë situatë ndërhyn ‘ligji’ i cili deri tani nuk është dëgjuar dhe synimi është “ruajtja e sekretit hetimor”. Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, qysh nga viti 2017, Arta Marku, i bëri thirrje prokurorisë kompetente që të hetojë me shpejtësi nxjerrjen në publik të akteve që përbëjnë sekret hetimor dhe të vihet para
përgjegjësisë penale kushdo, prokuror, oficer i policisë gjyqësore apo
dikush tjetër që ka poseduar për shkak të ligjit CD-të dhe në vend që
të ushtronte funksionet ligjore dhe të kryente hetimin objektiv, ka
bërë publikimin e tyre.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Rafaela Prifti- Vangjushi-Pergjimet

PLEASE JOIN US FOR THE BLESSING AND DEDICATION OF THE SHRINE OF SAINT TERESA OF ALBANIA

May 25, 2019 by dgreca

PLEASE JOIN US FOR

THE BLESSING AND DEDICATION

OF THE SHRINE OF

SAINT TERESA OF ALBANIA

BY ARCHBISHOP CHARLES BROWN, PAPAL NUNCIO TO ALBANIA

THURSDAY, JUNE 20, 2019

 5:3o PM

 THE CHURCH OF SAINTAUGUSTINE

OSSINING, NEW YORK 10562

Filed Under: Emigracion Tagged With: SAINT TERESA OF ALBANIA

NJOFTIM-TAKIMI i PLAVË-GUCISË

May 14, 2019 by dgreca

Më 1 gusht 2019, ora 10.00 deri 11.00, te Bar-Restorant “Krojet” në Vuthaj, do të organizohet “Takimi i Plavë- Gucisë”, që po vjen pas “Takimit të Tiranës” dhe “Takimit të Gjakovës”.

Në këtë event do të ketë: Fjalë Rasti. Përshendetje. Ndarje e Mirënjohjeve… Këngë e recitime. Etj. Përurimi i librit poetik “Për Ty, Plavë-Guci” (Nga Botimet Tropoja), etj. Do të dërgohen dhuratë libra shqiptarë për bibliotekat komunare të Gucisë e të Plavës.

Në Komisionin Organizator do të jenë: dr. Naim Dedushaj– antar i Bordit Botues të Gazetës së Alpeve; Hále Gjonbalaj– pronare e Bar-Restorant “Krojet” në Vuthaj; Alex Selimaj–fotoreporter i Gazetës së Alpeve në Malin e Zi e Amerikë; Azgan Haklaj–president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar; Shaban Prelvukaj– në Martinaj e Hollandë; Ali Daci në Rrozhajë – antar i Bordit Botues të Gazetës së Alpeve “Tropoja”; Naser Vuçetaj–në Plavë e Zvicër; Ibër Hoti– në Hotin e Vendit në Plavë; Ramiz Lushaj– një nga drejtuesit e Gazetës së Alpeve “Tropoja”, në Tiranë.

Të ftuar nga treva shqiptare në Malin e Zi, nga shtetet shqiptare të Shqipërisë e Kosovës, nga Diaspora Shqiptare në Europë e Amerikë, etj. 

Njoftim nga: Gazeta e Alpeve “Tropoja”

Filed Under: Emigracion Tagged With: Plave-Guci-Takimi 1 Gusht 2019

Autorë shqiptarë prezantohen në Javën e Integrimit në Vjenë

May 13, 2019 by dgreca

Shkruan: Hazir MEHMETI, Vjenë/

Vjenë, 10 maj 2019: Në një ambient të bukur të “Der Kunstraum”, në qendër të Vjenës, mes artit të pikturave të mrekullueshme bashkë me atë letrar dhe tingujt e harfës luajtur nga

Veronica Klavzor u mbajt orë letrare artistike. Ajo u organizua nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri në kuadër të  Javës së Integrimit në Vjenë, ku autorët prezantuan veprat e përkthyera në gjermanisht dhe  lexuan prej tyre. 

I pranishëm ishte gjithashtu Roland Bimo, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri. Tani e disa kohë në aktivitet letrare aq me vlerë mungojnë përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri. Në emër të nikoqirit, përshëndeti Hubert Thurnhoffer, pronari i  galerisë “Der Kunstraum’’, ai e falënderoi organizatorin për bashkëpunimin dhe tha se galeria e tij e artit ka qëllim ndërtimin e urave kulturore mes kombeve. Programi i drejtua me shije në të dy gjuhët nga Kaltrina Durmishi. 

Mbrëmjen e hapi Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri. Ai i përshëndeti të pranishmit dhe mes tjerash tha: “Qëllimi i Lidhjes sonë është që me aktivitet tona të sjellin më shumë vepra letrare të krijuesve nga diaspora të përkthyera për lexues, para se gjithash atij vendor.” Ai dha një historik të shkurtër rreth aktiviteteve të Lidhjes. 

Dr. Kurt Gostentschnigg, albanolog, foli rreth veprave të përkthyera prej tij të autorëve Hazir Mehmeti, Besim Xhelili dhe Mërgim Osmani. Rreth poezive të Besim Xhelilit mes tjerash shtoi: “Poezia e Besim Xhelilit mund të kuptohet sipas dy konteksteve: së pari sipas kontekstit të biografisë së autorit dhe shoqërisë dhe së dyti interpretimin e veprës sipas frymëzimit të dalë nga zemra. Tek poezia e Besimit kuptimi vjen nga muza e frymëzimit, gjegjësisht nga fuqia e shpirtit dhe zemrës“. Ai lexoi disa poezi në gjermanisht  nga libri “Sy të pafajshëm” (,,Unschuldige Augen’’) të përkthyer na ai, kurse në shqip nga ky libër lexoi Marsela Xhaferaj. 

Prof. Peter Paul Wiplinger, shkrimtar i njohur austriak shkroi parafjalën e veprës “Kohëthyerja” (,,Zertrümmerung der Zeit’’) të autorit Hazir Mehmeti, nga e cila mes tjerash tha:  “Është një art të shkruari në frymën e kohës dhe të letërsisë. E bazuar natyrisht në trashëgiminë e mënyrës së të rrëfyerit të traditës së letërsisë shqiptare, por arti i të shprehurit dhe kultura gjuhësore e Hazir Mehmetit janë shumë afër realitetit. Këtu rrëfen një autor, histori të thjeshta, në një gjuhë “të thjeshtë”, të qartë. Pikërisht për këtë, kjo mënyrë të rrëfyeri ka stil dhe kualitet. Prandaj libri është një urë letrare lidhëse ndërmjet dy botëve: botës së vjetrës dhe asaj të re si dhe të kulturave të tyre; por edhe ndërmjet së kaluarës dhe së sotmes; ndërmjet atdheut dhe mërgimit. Dhe para së gjithash një lidhje ndërmjet Autorit dhe lexuesit.” (përkthimi në shqip nga Shpresa Musaj). Elona Kamberi lexoi pjesë nga tregimi “E ftuara” në gjermanisht nga përmbledhja “Kohëthyerja” e autorit Hazir Mehmeti. Kjo vepër u botua nga P.E.N- Klubi Austriak i njohur, redaktor i librit është Dr. Helmut Niederle, kryetar i klubit. 

Poetja e njohur polake e cila jeton në Austri, Marzanna Danek, lexoi disa poezi nga përmbledhja e saj e fundit në gjuhën gjermane. Përndryshe, Marzanna ka fituar disa çmime të larta në vendlindjen e saj dhe në Austri. 

Ishte një mbrëmje e bukur arti e cila lidh shpirtërisht artdashësit nga kombe e gjuhë të ndryshme që jetojnë e krijojnë në Austri.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri ka bërë emër në afirmimin e krijuesve shqiptarë që jetojnë në Austri. Janë ndërtuar ura miqësie arti, e më shumë se aq, me klube e shoqata kulturore të shumta në Austri. Ka bërë miq të shumtë nga radhët e krijuesve vendor pa të cilët nuk do mund të kishte kaq shumë fryte puna e Lidhjes nën drejtimin e veprimtarëve drejtues të zellshëm.  Tani ka raporte të afërta bashkëpunimi me P.E.N –Klubin austriak rreth të cilit veprojnë mijëra krijues kombesh të ndryshme në Austri e më gjerë.  PEN- është edhe botues (për herë të parë) i disa veprave të autorëve shqiptarë në Austri.    

Vet Java e Integrimit në Vjenë flet mbi afirmimin e krijimtarisë letrare shqiptare në hapësirat e pa njohura deri tani gjermanofolëse. 

Shumë nga aktivitetet letrare u mbështetën nga donatorë artdashës dhe  konkursi letrar, vite më parë, nga Ministria e Diasporës. Ura me e fuqishme e njohjes dhe komunikimit me të tjerët është fjala e artit, kjo nuk na mungon, andaj kërkohet mbështetje akoma më e fuqishme e Lidhjes në botimin e veprave me vlera të mirëfillta. 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Hazir Mehmeti-Autore shqiptare-Vjene

Mergimtaret në Zvicër dhurojnë 23.730 për nënat dhe fëmijët në Kosovë

May 11, 2019 by dgreca

‘Shpëto Jetë’ në Cyrih 23,730 Franga zvicerane për nënat dhe fëmijët në Kosovë /

Eshtë përmbyllur me shumë sukses ngjarja bamirëse “Shpëto Jetë” e cila u mbajt për të tretën herë me rradhë më 10 Maj 2019 në Hotelin Marriott në Cyrih, Zvicër, me të cilin rast performoi sopranoja Learta Jakupi, dhe bendi nga Prishtina ‘String String’ .

Kjo mbrëmje bamirëse e organizuar nga Action for Mothers and Children dhe bashkë-organizatorët Dr.med. Agron Abrashi, Prof. Dr. med. Dr. h. c. Omer Dzemali, si dhe Sevdail Tahiri u mbajt me qëllimin e ngritjes së fondeve nga Diaspora për uljen e shkallës së vdekshmërisë të foshnjave në Kosovë.

Përfaqësuesja e Solidar Suisse, Zj. Syzane Baja, në një fjalë rasti tregoi për bashkpunimin e mirë mes organizatave dhe lavdoi punën e AMC-së duke bërë thirrje që sa më shumë të ndihmohet misioni dhe puna e fondacionit humanitar.  

Gjatë mbrëmjes shumë personalitete të shquara dhanë kontributin e tyre dhe dhuruan fonde në koktein tre-orësh. Pjesë e organizimit të ngjarjes ishte edhe një ankand i qetë, të cilit i kontribuan, kompania angleze e syzeve të punuara nga druri Campbell Marson, punime argjile nga “Dhe by Granita”, fotosesion nga Rromir Imami, fotografi nga Barbara Burri, si dhe Kosova Wine me prodhimet të verës.

“Ishte një privilegj i jashtzakonshëm që ishim në mesin e kaq shumë filantropëve të Diasporës sonë në Cyrih. Së bashku festuam sukseset dhe arritjet e viteve të kaluara, ndërsa ngritëm fonde të cilat do të mundësojnë furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zgjerimin e programit të skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës si dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas, ‘Klasat për Nëna‘ në Kosovë”, u shpreh Janine Mehmeti, Menaxhere në AMC. 

Ngjarja u bë e mundur falë mbështetjes së shumë partnerëve vendor si dhe ndërkombëtar si Albinfo.ch, Telegrafi, Vali Ranch, Refina Gmbh, Christine and Ulrich Sigwart, Georg and Dorothea Fankhauser, Neshat Ibrahimin, Familja Gjeloshi, Neosana AG, Fondacioni ‘Unë e Du Kosovën’, Leonora Pink – Permanent Make-up, Konsulata e Republikës së Kosovës në Cyrih, ProCredit Banka Kosova, Eurokoha, Dr. Normand Kiseri, Skender Nikoliqi, Kujtim Nikoliqi, Limani Immo, Natursteine Wüst AG Wallisellen, Arztpraxis Dr. med. Shemsi Bakiu, Flexiprint.ch, si dhe Trembelat.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Mergimtaret ne Zvicer-Shpeto nje jete

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 114
  • 115
  • 116
  • 117
  • 118
  • …
  • 183
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT