God Bless America!/
Me 21 Gusht 2015 , u arrestua Pal Rakaj, dhe me pas u nxor nga arresti per ta vazhduar gjykimin ne gjendje te lire . Vetem nje tingellim gjuhesor si i njejte (ne fakt) u tjerr dhe u degjenerua si nje fjale (Fuck-fak) , qe vete Amerikanet nuk e kane per asgje qe ta perdorin si buke e djathe…Kjo fjale kur pretendohet se i eshte thene nje femije 15 vjeçare eshte shume problem. Keqkuptimi i kesaj fjalie ‘ne fakt’ qe u mor si (fuck-fak) i kushtoi Palit , rreth dy vjet ne Gjykaten e Macom County Michigan. Amerikanet e mesuar me keto problene e shikuan ne forma te ndryshme arrestimin e tij. Kurse shqiptaret, te indokrinuar deri ne palce me propagandat e genjeshtra te Partise se Punes, qe besonin çdo shpifje te regjimit e barten semundjen e shpifjeve me vete deri ne Amerike. Disa prej tyre u ingranuan ne sharje e fyerje kunder Palit , mirepo shqiptaret nuk e kuptojne akoma se ketu i thone emrit: Amerike, dhe se askush nuk mund te gjykohet dhe denigrohet pa vendimin e trupes gjyqesore.
Pali , as nuk e kish menduar kurre nje gje te tille. dhe jo me ta bente, se kjo nuk eshte ne traditen e shqiptareve. Megjithat, Pali , duke pare se disa shemtira po e atakonin ate dhe nepermjet tij dhe Vatren, ai kerkoi largimin nga Vatra , deri ne verdiktin e Gjykates Amerikane.Ky akt, u pershendet nga ish Kryetari i Deges Michigan Alfons Grishaj dhe ish Kryetari i Federates Panshqiptare te Amerikes”VATRA” dr. Gjon Buçaj , duke e kuptuar largimin e tij te perkoheshem nga Vatra , si nje akt pergjegjesie dhe ndershmerie nga ana e tij.
Gjykata Amerikane , i dha pafajsine Pale Rakaj , me , 25 Korrik 2107. Z.Rakaj nuk dha asnje shenje gezimi. Barra e rende qe i kishin vene mediat dhe gojet e liga e kishin çuar para nje betimi : Ata dhe ato qe u munduan ta perbaltosnin figuren e tij, do te perballen para Gjykates Amerikane, ne baze te ligjeve, duke perfshire dhe disa media qe nuk kerkuan ndjese per gabimin e paragjykimeve, te cilat i shkaktuan Palit , probleme serioze shendetesore …Lista eshte bere gati , dhe pritet nje Kase zhdemtimi moral dhe financiare. Avokat i ketij rasti do te jete nje avokat shume i shquar ne Shtetet e Bashkura te Amerikes…
Urime Z.Rakaj dhe familjes se tij !
Zoti e Bekofte Ameriken !
Korespondent I Diellit







NJU JORK, 31 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Rektori i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi ka qëndruar në Nju Jork. Ai në kuadër të agjendës për vendosjen e partneritetit akademik me universitete dhe institucione amerikane ka takuar udhëheqësit e shumë fakulteteve atje. Rektori Hajrizi, gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka zhvilluar takime të ndara me krerët e fakulteteve të st.Johns University, respektivisht udhëheqësit e katedrës juridike, biznesit dhe atij të komunikimit masiv. Universiteti St. Johns, është përzgjedhur së fundi (2017) si një ndër kolegjet më të mira Kombëtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Qëllimi i vizitës, sipas rektorit Hajrizi, ishte konsolidimi i bisedimeve në fushat e përbashkëta prioritare, që do të finalizohet së shpejti përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit. Duke u bazuar në përshkrimet analitike të arsimit në Kosovë, z.Hajrizi në bashkëbisedim me krerët e këtij institucioni, ka ofruar një gamë të gjerë të mundësive të shkëmbimit ndërinstitucional.Me theks të veçantë, biseda është zhvilluar rreth politikave programore, rritjes së performancës dhe përmirësimit të kurrikulave akademike, shkëmbimit të stafit dhe studentëve gjithnjë në kuptim të ngritjes dhe përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies, ngritjes së strukturave dhe nivelit të kërkimit shkencor, në përputhje me standardet e aplikuara amerikane.Qëllimi i vizitës në Nju Jork kishte të bënte gjithashtu, edhe me një pikë tjetër strategjike për UBT-në me institucione amerikane, respektivisht ngritjes dhe forcimit të Qendrës Euro-Atlantike, si dhe implementimi i një sërë projektesh të përbashkëta, të cilat do të iniciohen me konsolidimin e qendrës.Rektori Hajrizi ka zhvilluar gjithashtu një vizitë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku është njohur nga afër me programet e saja socio-ekonomike dhe zhvillimore, me ç’rast ka vizituar edhe zyrën e Radio-Televizionit 21 ku u prit nga korrespondenti Halil Mula, si i vetmi medium/gazetar nga Kosova me akreditim në Kombe të Bashkuara.Rektori Hajrizi u shpreh i nderuar edhe nga pritja e rezervuar në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës nga diplomatët dhe ambasadorja Teuta Sahatqija, e cila vlerësoi lart kontributin e UBT-së në promovimin e arsimit të Kosovës në planin ndërkombëtar. Ajo iu referua një sërë storieve të suksesit që UBT ka arritur në kompeticione ndërkombëtare, ndërsa e ka vlerësuar si një zhvillim të natyrshëm. Nga ana e tij, Rektori Hajrizi u shpreh se u ndje mjaft i kënaqur dhe i nderuar nga vizita në Nju Jork dhe theksoi, edhe një here, angazhimin e tij personal në realizimin e projekteve me institucione amerikane të arsimit të lartë.



