• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ministri i Brendshёm gjerman synon ashpёrsimin e ligjit tё azilit-Dorёhiqet shefi i Zyrёs Federale tё Migracionit

September 18, 2015 by dgreca

Ministri i Brendshёm i Gjermanisё do ta lehtёsojё dёbimin e refugjatёve. Projektligji ka hasur nё kritika – po ashtu si edhe dorёheqja e presidentit tё Zyrёs Federale pёr Migracionin dhe Refugjatёt, Manfred Schmidt.

“Konceptim i ri i politikёs sё refugjatёve”, thuhet nё projektligjin e Ministrisё sё Brendshme. E ky ligj parashikon vёrtetё ndryshime. Janё planifikuar ndryshime nё ligjin e procedurёs sё azilit dhe atё tё azilkёrkuesve. Kёto ndryshime janё tё nevojshme, sepse Gjermania „prej muajsh ёshtё destinacion i njё numri tё paprecedent tё azilkёrkuesve”, citon emisioni i ARD-sё “Monitor” nga drafti.

Ministri i Brendshёm Thomas de Maizière prej kohёsh pati njoftuar kufizimin e ndihmave sociale pёr azilkёrkuesit. Tani ai me sa duket po vepron vёrtetё. Projektligji ndёrkohё po shqyrtohet nё ministri dhe nё tetor do tё vendoset pёr tё nё Bundestag (parlament) dhe nё Bundesrat (Kёshillin Federal).

Biletё pa kthim

Refugjatёt, tё cilёt kanё ardhur nga vende tё tjera tё BE-sё, sipas projektligjit nuk duhet tё kenё pretendime pёr tё pёrfituar mbi bazёn e ligjit tё ndihmave pёr azilkёrkuesit. Pёr procesin e tyre mbi bazёn e rregullores sё Dublinit ёshtё pёrgjegjёs vendi anёtar, ku kanё hyrё fillimisht refugjatёt nё BE. Mbi kёtё bazё atyre duhet t’u jepet ndihmё pёr udhёtimin nё formёn e njё bilete dhe ushqimit pёr udhёtimin.

Sipas agjencisё sё lajmeve AFP projektligji parashikon gjithashtu, qё kёrkesat pёr azil tё njerёzve qё nuk kanё nevojё pёr ndihmё tё pёrshpejtohen dhe po ashtu edhe Shqipёria, Kosova dhe Mali i Zi tё klasifikohen vende tё sigurta origjine.

Me kёtё ligj synohet tё ashpёrsohet dukshёm e drejta e qendrimit. Refugjatёve, qё krijojnё vet pengesa pёr tё mos u dёbuar, do t’u ndalohet tё punojnё dhe humbasin tё drejtёn e ndihmёs sociale. Nёnshtetasve nga tё ashtuquajturit vende tё treta tё sigurta krahas punёs do t’u ndalohet edhe pjesёmarrja nё kurse kualifikimi. Sipas projektligjit koha e qendrimit nё vendstrehimet e pranimit fillestar tё refugjatёve synohet tё dyfishohet nё gjashtё muaj. Nё kёto qendra azilkёrkuesit nё vend tё parave nё dorё do tё marrin vetёm ndihma nё natyrё. Nё tё ardhmen edhe procedura e dёbimit do tё lehtёsohet. Njё vendim i tillё nuk do tё komunikohet si deri mё tani paraprarakisht, pёr tё vёshtirёsuar mundёsinё e daljes sё azilkёrkuesve nё ilegalitet, thuhet nё draft. Krahas vёshtirёsimit tё procedurave projektligji parashikon edhe lehtёsime pёr refugjatёt, qё qendrojnё nё Gjermani.

Pro Asyl: “Izolim dhe frikёsim”

Kryetarja e partisё ekologjiste „Tё Gjelbёrit” Simone Peter theksoi, se drafti e ashpёrson situatёn e azilkёrkuesve „nё mёnyrё tё papranueshme” dhe mban vulёn e njё politike azili tё dёshtuar prej kohёsh. “Me projektligjin e qeverisё izolimi, frika dhe tё qenit tё pastrehё janё programuar”, krititikoi projektligjin e Ministrisё sё Brendshme organizata e tё drejtave tё njeriut Pro Asyl. “Ministria e Brendshme refugjatёt, qё mё parё i pranoi qeveria nё Gjermani, po i kthen nё tё pastrehё dhe po i zhvesh nga tё drejtat sociale”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Pro-Asyl Günter Burkhardt.

Dorёhiqet shefi i Zyrёs Federale tё Migracionit

Ministri i Brendshёm nё krizёn e refugjatёve ka hasur nё kritika masive. I besuari i kancelares Angela Merkel kritikohet, se e ka kuptuar dhe ka reaguar shumё vonё ndaj dyndjes sё refugjatёve.

Dorёheqjen e Manfred Schmidt, president i Zyrёs Federale pёr Migraconin dhe Refugjatёt qё ёshtё pёrgjegjёse pёr procedurёn e azilit, opozita e vlerёson si „kurban” pёr ministrin e Brendshёm tё zёnё ngushtё nga kritikat. Ministria e Brendshme deklaroi, se Schmidt kёrkoi dorёheqjen pёr “arsye personale”.

Institucioni i tij ndodhej sё fundi nёn presion, sepse nuk mund ta pёrballonte nё kohё shqyrtimin e numrit tё lartё tё kёrkesave pёr azil. Depozitimi i kёrkesave gjatё vitit ёshtё ka arritur nё mbi 250.000 raste tё pashqyrtuara.

Kritika ndaj Schmidt prek edhe ministrin e Brendshёm nё kompetencat e tё cilit ndodhet Zyra e Migracionit. De Maizière as qё e ҁon ndёrmend dorёheqjen. “Jo, unё punoj”, u tha gazetarёve politikani kritiandemokrat gjatё njё vizite nё Policinё Federale nё Rosenheim. Ministri i Brendshёm pёrsёriti deklaratёn e tij, se prej Gjermanisё pritet dhe ajo „nuk ёshtё e mbingarkuar” nё krizёn e refugjatёve. “Prej Gjermanisё pritet shumё”, precizoi de Maizière.

Filed Under: Emigracion Tagged With: ashpersim ligji i azilit, Ministri i brendshem gjerman

Mes emigrantëve sirianë, luftëtarë të ISIS”

September 15, 2015 by dgreca

Ndërkohë që Bashkimi Europian ra dakord në parim për shpërndarjen e 160 mijë refugjatëve në shtetet e unionit, një tjetër deklaratë e fortë ka ardhur mbi emigrantët sirianë që çdo ditë e më shumë po zbarkojnë në brigjet italiane e në ishujt e Greqisë.

“Dy në 100 emigrantë sirianë janë mbështetës të Shtetit Islamik”. Ky është paralajmërimi që ministri libanez i arsimit i ka dhënë Kryeministrit britanik, David Cameron.

Ministri libanez, Elias Bousaab, i cili u takua me Cameron gjatë një vizite të papritur në Britani, tha se grupi ekstremist po dërgon xhihadistë të trajnuar për të goditur objektivat në Perëndim.  Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Europës do t’i duhet të përballet me mbi 3000 xhihadistët, të cilët sipas ministrit libanez, janë mes 160 mijë refugjatëve që do të shpërndahen në shtetet e BE- së. Bousaab tha se duhet një bashkëpunim më i madh në luftën ndaj Shtetit Islamik, pasi sipas tij ISIS është në një rritje të vazhdueshme dhe më e frikshmja është se ata kanë rekrutuar edhe një numër të madh fëmijësh. “Bota duhet të zgjohet e të bëjë diçka për këtë”, tha Elias Bousaab në takimin që pati me Cameron. {Sh.K}

Filed Under: Emigracion Tagged With: luftëtarë të ISIS”, Mes emigrantëve sirianë, Shefqet Kercelli

VENDET E BE NDAJNE REFUGJATET

September 8, 2015 by dgreca

Më në fund Bashkimi Europian  vendosi të tregojë unitet për çështjen e refugjatëve. Krerët e unionit vunë në zbatim planin e Presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, për të strehuar 120 mijë refugjatë nëpërmjet kuotave. Pas shumë kontestimesh, Britania e Madhe do të hapë dyert e saj në katër vitet e ardhshme për 20 mijë refugjatë sirianë. Kryeministri David Cameron deklaroi se Qeveria britanike ka vendosur të ndihmojë ata refugjatë të cilët kanë më shumë nevojë. Cameron ka përzgjedhur të pranojë në Britani, refugjatët që ndodhen të strehuar nëpër kampe aty pranë, dhe jo ata që kanë kaluar Mesdheun për të arritur Europën. Ndërsa Franca dhe Gjermania do të mirëpresin 55 mijë refugjatë në vetëm 2 vitet e ardhshme, Qeveria e Parisit dhe Bundestagu gjerman kanë marrë edhe peshën më të madhe të këtij eksodi. Nga ana tjetër, Australia dhe Zelanda e Re, kanë ofruar ndihmën e tyre për të lehtësuar sadopak barrën e unionit për të strehuar refugjatë. Angela Merkel bëri thirrje të tjera qeverive që te bëhen pjesë e zgjidhjes, pasi rreth 45 mijë refugjatë kanë ngelur në pritje të një përgjigje se çdo të bëhet me fatin e tyre. Merkel tha se ndihej krenare për mënyrën sesi gjermanët mikpritën popullin sirian. Por, përpos vendosjes së kuotave për shpërndarjen e refugjatëve, shtetet anëtare të unionit po rishqyrtojnë politikat e antiterrorizmit, për të shuar konfliktin në Lindjen e Mesme. I pari që mori iniciativën ishte Presidenti francez, Francois Hollande, i cili urdhëroi përgatitjet për fillimin e sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri. Nga sa pohoi vetë shefi i Elizesë, Franca do t’i nisë të martën fluturimit e zbulimit, që do të pasohen nga sulme kundër grupit të dhunshëm ekstremist. Por, ashtu si edhe kreu i Shtëpisë së Bardhë përpara tij, Hollande e përjashtoi mundësinë e dislokimit të trupave tokësore.

Filed Under: Emigracion Tagged With: NDAJNE, Refugjatet, VENDET E BE

Grafik avionësh për kthimin e azilkërkuesve nga Gjermania

September 2, 2015 by dgreca

Mbi 380 shtetas shqiptarë pritet të riatdhesohen në dhjetë ditët e para të shtatorit nga Gjermania. Sipas njoftimit të Ambasadës Gjermane, vetëm ditën e sotme janë riatdhesuar 340 persona.Sot data 2 shtator, rreth orës 14.10 jane kthyer 200 persona nga aeroporti “Nënë Tereza”, dhe 30 minuta më vonë erdhen edhe 140 azilkërkues të tjerë. Ditën e enjte do të kthehen 40 persona, ndërsa më 4 dhe 10 shtator do të mbërrijnë dhe një numër ende i pacaktuar shtetasish të tjerë. Këta janë shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Gjermani, por që u është refuzuar.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Grafike avionesh, nga Gjermania, per kthim

Ka hyrë në fuqi Ligji i Nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve në Greqi

August 31, 2015 by dgreca

Pas botimit në Fletoren Zyrtare, në Greqi ka hyrë në fuqi Ligji për Nënshtetësinë për fëmijët e brezit të dytë të emigrantëve shqiptarë. Ndonëse vendi fqinj ndodhet sërish në një fushatë zgjedhore, autoritetet greke kanë siguruar mbështetjen e ligjit edhe me qarkoren përkatëse për zbatimin e tij. Qarkorja e sapo dalë nga Ministria e Brendshme ishte kërkuar nga organizatat e emigrantëve shqiptarë për funksionimin normal të procesit të zbatimit të dispozitave të reja për emigracionin, që u miratuan muajin e kaluar nga Parlamenti grek. Ligji i ri, përveçse i hap rrugën dhënies së nështetësisë fëmijëve të brezit të dytë, vlerësohet nga analistët në Athinë, pasi jep mundësinë e legalizmit edhe të shumë kategorive të tjera të emigrantëve. Në kriteret e njoftuara nga Ministria e Brendshme greke në Qarkoren e fundit përcaktohet se të drejtën për përfitimin e nënshtetësisë e ka çdo fëmijë i lindur në Greqi, kur një nga prindërit e tij provon se ka patur një status të ligjshëm qëndrimi prej 5 vitesh në Greqi. Po kështu prindi aplikues duhet të jetë mbajtës i lejes afatgjatë të qëndrimit lejes 10-vjeçare, apo lejes pa afat. Sipas autoriteteve greke, taksa për aplikimin për nënshtetësinë nga brezi i dytë i emigrantëve kushton 100 euro. Vendimi i autoriteteve greke i hap rrugën, sipas analistëve nga Athina, lehtësive për fëmijët shqiptarë .Shumë prej fëmijëve te emigranteve gjenin probleme si në integrimin në sistemin arsimor grek, edhe në lëvizjen në kufi, sidomos prej problemeve që u krijuan me shkrimin në gjuhën shqipe të emrit të vendlindjes në Greqi, në pasaportat e tyre shqiptare. Por dhënia e nështetësisë greke fëmijëve shqiptarë shton vështirësitë për mijëra familje shqiptare që duan të kthehen në Shqipëri, të detyrura nga kriza e thellë ekonomike dhe financiare që ka mbërthyer Greqine. Një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Greqi thonë se vetem fëmijët i mbajnë ata të detyruar të qëndrojnë në Greqi, megjithëse kanë humbur vendet e punës dhe e kanë të vështirë të mbijetojnë ekonomikisht. Fëmijët, sipas emigrantëve, janë të integruar në jetën greke dhe e kanë të vështirë të përshtaten, nëse kthehen në Shqipëri. Fëmijët kanë probleme jo vetëm të përshtatjes ne jetën shoqërore shqiptare, por sidomos me sistemin arsimor shqiptar, pasi nuk njohin gjuhën shqipe. Organizatat e emigrantëve shqiptarrë në Greqi u kanë bërë thrirje autoriteteve shqiptare të ndihmojnë në çeljen e kurseve të mësimit të shqipes në Greqi dhe të ndihmojnë me tekste dhe materiale mësimore që fëmijët të ruajnë gjuhën amë.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Ka hyrë në fuqi, Ligji i Nënshtetësisë, ne Greqi, për fëmijët e emigrantëve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 176
  • 177
  • 178
  • 179
  • 180
  • …
  • 185
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT