-Periudha e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës 16 korrik – 23 gusht 2017/
RISHTINË, 18 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Asamble Komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.
Në kuadër të këtyre përgatitjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë votuesit që jetojnë jashtë Kosovës se ka filluar periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Kjo periudhë do të zgjasë deri më 23 gusht 2017.
Formularin e plotësuar, së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të arrijnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më 23 gusht 2017.
Për më shumë informacione vizitojeni ueb faqen e KQZ-së:


Ishte shumë mbresëlënës për të gjithë takimi me kryetarin e bashkisë Berat Petrit Sinaj, takim aq i mrekullueshëm me kembim mendimesh e idesh rreth bashkëpunimit mes poeteve dhe shkrimtareve shqiptar dhe atyre suedez. Ide kjo e paraqitur nga përfaqësus të QKSH Migjeni nga qyteti Borås i Suedisë dhe anëtareve të Lidhjes se shkrimtarëve të Suedise Qendra në perendim me seli në qytetin Göteborg. Nga Suedia kishin ardhurë dy shkrimtarë shqiptar me punë dhe vendbanim të përhershëm atje Hamit Gurguri dhe Sokol Demaku, pastaj poetja islandeze me vendbanim dhe punë në Suedi njëheresh edhe kryetare e Qendres së Shkrimatëve Perendimi me seli ne Göteborg Kristin Bjarnadottir dhe shkrimtarja dhe përkthyesja suedeze Anna Mattsson, në përcjellje të tyre ishte edhe poetja shqiptare me vendbanim në Norvegji Emine Hoti dhe të shoqëruar nga shkrimtari publicisti dhe gazetari Nuri Dragoi miku ynë nga Tirana.







