Beteja për reforma në politikat e imigracionit këtu në Shtetet e Bashkuara pritet të krijojë një përplasje të re politike në Uashington.
Pas fitores së qartë të republikanëve në zgjedhjet e së martës për Kongres, Presidenti Barak Obama është zotuar të gjejë gjuhën e përbashkët për disa akte ligjore me ligjvënësit e opozitës, të cilët do të fillojnë në janar mandatet e reja në Kongresin që për herë të parë që nga 2007 do të mbizotërohet nga republikanët në të dyja dhomat.
Por zoti Obama tha në një konferencë për shtyp këtë javë se para përfundimit të vitit do të marrë masa të njëanshme për të ndryshuar politikat e imigracionit, një hap që do të kundërshtohej me forcë nga pjesa më e madhe e ligjvënësve republikanë dhe atyre demokratë.
Masat që është zotuar të marrë zoti Obama, në varësi të përmasave të tyre, mund të lejonin miliona imigrantë që janë futur në mënyrë të paligjshme gjatë viteve, të lejohen të qëndrojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara. Senati që është kontrolluar deri tani nga demokratët, miratoi mbi një vit më parë ndryshime të gjithanshme në politikat e imigracionit për t’u dhënë mundësi imigrantëve pa dokumenta të bëheshin shtetas amerikanë.
Por shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve nuk ka hedhur në votë propozime për reforma, duke e bërë presidentin të thotë se do të veprojnë në mënyrë të njëanshme.
TA NDIHMOJME SE BASHKU BASHKATDHETAREN DONIDA KEMBORA
*Njoftim per bashkeatdhetaret tane shqiptare ne SHBA/
*Nje dhimbje qe vazhdon dhe nje shoqeri qe duhet ta lehtesoj kete dhimbje/
* Te nderuar bashkeatdhetare shqiptare te hershem e te rinj ne Token Amerikane/
Ka disa muaj qe nje vaize e re, Donida Kembora studente shqiptare ne Universitetin Amerikan ne Bullgari ndodhet ne nje gjendje te rende kritike shendetesore dhe ekonomike ne Boston ku po kerkon ndimen mjekesore. Shpenzimet per mjekimin e plote nuk mbulohen nga Siguracionet (inshurenca provisory) qe i takon si studente dhe vizitore nga vende te tjera.
Gjendja shendetesore e Donides ka shqetesuar me te drejte njerezit e families, prinderit dhe te afermit e saj. Prinderit, babai i studentes, Jashar Kembora (Baçi) vjen nga nje familje e vjeter dhe e njohur historikisht per tradita humanitare dhe kontribute patriotic te verdure nga shoqeria Shqiptare. Ai eshte sot nje nga intelektualet e nderuar te Lushnjes, nje mesues dhe trajner profesionist i njohur i basketbollit jo vetem ne Myzeqe por ne te gjithe vendin. Si prind mes shume andrallash e veshtiresis te jetes se sotme ekonomike ne Shqiperi ka disa muaj qe gjendet prane vajzes se tij te dashur.
Gjendja shendetesore e se bijes Donida Kembora, keshillat dhe kerkesat e mjekeve dhe veshtirsite ekonomike per te perballuar shpenzimet e larta per mjekimin e vajzes dhe te vet qendrimit te tij ne keto situata kane cuar edhe ne nje pozicion psikologjik te renduar per kete bashkeqytetar.
Shoqeria lushnjare ne Astoria te N. Yorkut ju ben thirrje gjithe bashkeqytetarve, shoqatave dhe grupimeve te tjera lushnjare dhe atyre mbare kombtare te njohura per vlerat dhe virtytet qe i karakterizojne qe te kontribojme ne forma te ndryshme humanizmi per lehtesimin e kesaj dhimbje qe ka mberthyer vajzen e re studente Doniden dhe families e saj shqiptare ne kete krize te rende.
Shume bashkeqytetare lushnjare qe jetojne ne SHBA kane mare inisjativa individuale dhe shoqerore humanitare per tju gjendur prane familjes se Donides qe gjendet ne veshtirsi. Respektojme perkushtimin dhe kontributin e bashkeqytetarve tane Pirro Shkoza, Sybi Kulla ne Boston, Mihal Jano e Luan Korreshi ne N. Jersey, Mira Sema Pukes, Vasil Seminit, Bardhyl Demit ne N Yorke si dhe dhjetra te tjereve per kete fatkeqesi te families se Donida Kembores.
Nga shoqeria lushnjare ne Astoria New York e N. Jersey, Kristaq Papa, Dalip Greca, Mihal Jano, Mira Puka, Bardhyl Demi, Vasil Semini, Adem Belliu, Kristaq Foto, Leonard Gallani, Luan Korreshi, Aleksander Tesho, Fredi Naco e tjere.
Po ju bejme me dijeni se shoqeria Lushnjare po kontribon ne numrin e llogarise te hapur ne Santander Bank-https://dmob.santanderbank.com/csdlv/ContentServer… me numer Account# Donida Kembora. Account # 39803883311 Routing# 011075150
JE MESAZHI NE ANGLISHT I DONIDES
“My name is Donida Kembora. I am 23 years old, born and raised in Albania. I was a student at the American University in Bulgaria studying Business Administration and Economics. The summer of 2013 was my third summer in the United States as a work and travel student. It was my third summer in Martha’s Vineyard. Unfortunately, in June 2013 i had a cramp on my right leg, which was not going away. Since the doctors in Martha’s were not giving me a solution to the problem, i came to Worcester and scheduled an appointment with an orthopedic. The same day, due to my situation, the orthopedic suggested me to do an MRI of my spinal cord. The same day, after the MRI, i was called in emergency at Saint Vincent Hospital in Worcester, where i was told that the MRI showed a large tumor inside my spinal cord. Therefore i was sent in emergency in Beth Israel Deaconess Medical Centre in Boston. The doctors told me that my situation was really complicated and new to them. I had to undergo surgery on the 5th of July, but i was left paralyzed from the waist down due to some complications. The doctor stopped the surgery and decided to do an angiogram to check if the blood vessels were pumping the tumor. Fortunately, this wasn’t the case. On the 10th of July i had the second surgery to remove the tumor. Now, i am tumor free and i am having physical therapy since i am still paralyzed from the waist down. I am living in Worcester, because i have to follow up with my doctor in Boston and i can not travel long distances. I am covering all the expenses by myself, since my insurance covers only the emergency visits. Currently I am on a B2 visa for medical reasons, therefore i can not have any type of assistance.
Lotaria DV- 2016- PËRFUNDON ME 3 NËNTOR 2014-NUK DUHET VETËM FAT, POR EDHE RESPEKTIM I RREGULLAVE
Që nga data 1 tetor kanë nisë aplikimet për vizë amerikane në Lotarinë DV- 2016. Regjistrimi në këtë program përfundon më 3 nëntor. Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një material shpjegues me përgjigjet e pyetjeve kryesore shpjeguese, që zakonisht bëjnë aplikantët e Lotarisë Amerikane. Pra nuk duhet vetëm fati, por edhe respektimi i rregullave.
1. Çfarë do të thonë fjalët “vendas” dhe “ngarkimi”?
Vendas në përgjithësi do të thotë dikush i lindur në një vend të caktuar, pavarësisht se në cilin shtet jeton aktualisht personi dhe pavarësisht shtetësisë. Vendas gjithashtu do të thotë dikush i cili gëzon të drejtën t’i ngarkohet një shteti të ndryshëm nga shteti ku ka lindur, sipas dispozitave të Nenit 202(b) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë.
Për shkak se ekziston një kufizim numerik ndaj emigrantëve që vijnë nga një shtet apo nga një rajon gjeografik, çdo individ i ngarkohet një shteti. Ngarkimi juaj i referohet shtetit ndaj kufizimit të të cilit ju llogariteni. Shteti juaj i ngarkimit do të jetë në përgjithësi i njëjtë me vendin tuaj të lindjes. Gjithsesi, ju mund të zgjidhni si vend të ngarkimit, shtetin e lindjes së bashkëshortit apo bashkëshortes suaj, ose shtetin e lindjes së njërit nga prindërit tuaj nëse ju keni lindur në një shtet të ndryshëm nga ai i prindërve dhe në të cilin prindërit tuaj nuk ishin rezidentë në kohën kur ju keni lindur. Këto janë tre mundësitë e vetme për të zgjedhur shtetin tuaj të ngarkimit.
Deklarimi i pasaktë i shtetit të ngarkimit (p.sh. një shtet ndaj të cilit ju nuk mund të siguroni një pretendim të vlefshëm) mund të skualifikojë regjistrimin tuaj.
2. A mund të aplikoj edhe nëse nuk kam lindur në një nga shtetet kualifikuese?
Ka dy rrethana në të cilat prapëseprapë ju mund të keni të drejtë për të aplikuar. E para, nëse bashkëshortja derivative ka lindur në një shtet të kualifikueshëm për lotarinë, ju mund të deklaroni ngarkimin ndaj atij shteti. Duke qenë se pranueshmëria juaj për aplikim bazohet tek bashkëshortja juaj, juve do ju lëshohet viza emigruese DV-1 vetëm nëse bashkëshortja juaj do të jetë gjithashtu e pranueshme për dhe t’i lëshohet viza DV-2. Të dy ju duhet të hyni në SHBA së bashku duke përdorur vizën tuaj të DV-së. Në mënyrë të ngjashme, fëmija juaj i mitur mund “t’i ngarkohet” shtetit të lindjes së prindit.
Së dyti, juve mund t’ju “ngarkohet” vendi i lindjes të njërit prej prindërve tuaj për sa kohë që asnjëri prej prindërve nuk ka lindur në vendin që nuk kualifikohet, ose nuk ka qenë banor i vendit që nuk kualifikohet në kohën e lindjes tuaj. Në përgjithësi, njerëzit nuk konsiderohen banorë të një vendi në të cilin ata nuk kanë lindur ose janë natyralizuar ligjërisht, nëse ata janë vetëm duke vizituar vendin, duke studiuar në vend përkohësisht, ose të vendosur përkohësisht në atë vend për biznes apo arsye profesionale në emër të një kompanie ose qeveri nga një vend tjetër dhe jo nga vendi ku aplikuesi ka lindur.
Nëse ju kërkoni ngarkim alternativ, ju duhet ta shënoni një informacion të tillë në Formularin elektronik të DV-së në internet, në pyetjen # 6.
Shënimi i një vendi që nuk kualifikohet ose ngarkohet (p.sh, një vend për të cilin nuk mund të vërtetoni një kërkesë të vlefshme) mund të përjashtojë aplikimin tuaj.
3. Përse vendasit e disa shteteve nuk kualifikohen për Programin e DV-së?
Programi i Lotarisë së Diversitetit (DV) ka për qëllim t’u ofrojë një mundësi emigrimi personave që nuk janë nga vende me “pranim të lartë emigrantësh”. Ligji përcakton “shtetet pranim të lartë emigrantësh” ato shtete nga të cilat një total prej 50.000 personash në kategoritë e vizave me Bazë Të Sponsorizuar nga Familjarë dhe me Bazë Punësimi kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara gjatë pesë viteve të kaluara. Çdo vit, Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësisë Amerikane (USCIS) bën përllogaritjen e shifrave të emigrantëve që janë pranuar në Amerikë me statusin e familjarit dhe të punësimit në pesë vitet e mëparshme për të identifikuar shtetet ku vendasit e tyre nuk do të jenë të kualifikueshëm (nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë) për lotarinë e atij viti. Meqenëse bëhet një përcaktim i veçantë para çdo periudhe vjetore të kohës kur aplikohet për E-DV-në (lotarinë elektronike), lista e vendeve ku vendasit e tyre nuk janë të ligjshëm mund të ndryshojë nga viti në vit.
4. Sa viza të DV-2016 do u kalojnë vendasve të secilit rajon dhe shteteve të kualifikueshme? Shërbimi i Shteteve të Bashkuara për Shtetësinë dhe Imigracionin (USCIS) përcaktojnë limitet rajonale për DV-të për çdo vit sipas një formule të përcaktuar në Seksionin 203(c) të INA-s. Numri i vizave që do t’u lëshohen vendasve të secilit shtet do të varen nga caqet rajonale të përcaktuara, nga sa të regjistruar vijnë nga secili shtet, dhe se sa të regjistruar kanë patur të drejtën për vizë. Jo më shumë se shtatë përqind e totalit të vizave në dispozicion mund t’i kalojnë vendasve të një shteti.
5. Cilat janë kerkesat për arsim ose eksperiencë pune?
Ligji dhe rregullat e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një “arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente” përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara OSE përfundimin e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi edukimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës ose çertifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë.
Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju lëshohet vizë.
6. Cilat profesione kualifikohen për programin e DV-së
Për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës, do të përdoren përkufizimet e publikuara në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database. O*Net OnLine Database grupon përvojën e punës në pesë “zona të punës.” Edhe pse shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL), vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së. Për t’u kualifikuar për një DV në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Vecantë Profesionale (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart.
Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju lëshohet vizë.
7. Si mund të gjej punët që të kualifikojnë për DV tek bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database?
Pasi të keni hyrë në O*Net OnLine, ndiqni këto hapa për të gjetur se cilat profesione kualifikohen:
1. Nën “Gjej Profesione”, zgjidh “Familja e Profesioneve” nga lista poshtë;
2. Kërko sipas “Famijes së Profesioneve”, kryeni zgjedhjen tuaj, dhe shtypni “Vazhdo”;
3. Zgjidhni lidhjen për profesionin tuaj specifik.
4. Zgjidhni butonin “Zona e Profesionit” për të gjetur numrin e përcaktuar të Zonës së Profesionit dhe gamën e vlerësimit të Përgatitjes Specifike Profesionale (SVP). Për shembull, zgjidhni Inxhinierët e Hapësirës. Në fund të Raportit Përmbledhës për Inxhinierët e Hapësirës, nën seksionin e Zonës së Profesionit, ju do të gjeni Zonën e përcaktuar të Profesionit 4, gama e SVP, 7.0 deri < 8.0. duke përdorur këtë shembull, Inxhinierët e Hapësirës është një profesion i kualifikueshëm.
Për më tepër informacion, shikoni faqen e internetit të Vizave të Shumëllojshmërisë – Lista e Profesioneve.
8. A ka një moshë minimale për të aplikuar për programin e E-DV-së?
Nuk ka moshë minimale për të aplikuar për programin, por kërkesa për shkollim nga një shkollë e mesme ose përvojë pune për secilin aplikant primar në kohën e aplikimit do të ndikojë në skualifikimin e shumë personave që janë nën 18 vjeç.
PLOTËSIMI I FORMULARIT TUAJ ELEKTRONIK PËR PROGRAMIN E DV-së
9. Kur mund ta dorëzoj aplikimin tim?
Periudha e regjistrimit për aplikimin elektronik për DV-2016 do të fillojë nga ora 12:00 në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4), e mërkurë, 1 tetor 2014, dhe do përfundojnë në orën 12:00 mesditë, Ora Standarte Lindore (GMT-5) e hënë, 3 nëntor 2014. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për programin e lotarisë gjatë periudhës së regjistrimit. Mbajtja e periudhës së regjistrimit në këto data siguron që të përzgjedhurit të njoftohen brenda afatit dhe u jep kohë për t’u përgatitur si aplikantëve të vizave ashtu dhe ambasadave e konsullatave tona që të plotësojë rastet për lëshimin e vizave.
Ju inkurajojmë që të aplikoni në fillim të periudhës së regjistrimit. Kërkesat e tepërta nga fundi i periudhës së regjistrimit mund të ngadalësojnë sistemin. Asnjë aplikim nuk do të pranohet pas mesditës (EST), e hënë, 3 nëntor 2014.
10. Unë jam në SHBA. A mundem unë të aplikoj për programin e DV-së?
Po, një aplikant mund të jetë në Shtetet e Bashkaura ose në një shtet tjetër dhe aplikimi mund të kryhet nga kudo ndodheni.
11. Më duhet të aplikoj vetëm njëherë gjatë periudhës së regjistrimit?
Po, ligji lejon vetëm një aplikim nga/ose për secilin person gjatë çdo periudhe të regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të identifikuar aplikime të shumëfishta. Individët që kanë dorëzuar më shumë se një aplikim do të skualifikohen.
12. A mundet secili nga bashkëshortët të dorëzojë aplikim veçmas?
Po, secili nga bashkëshortët mund të dorëzojë një aplikim veçmas, nëse secili përmbush kërkesat ligjore. Në qoftë se njëri prej tyre përzgjidhet, tjetri ka të drejtë të aplikojë për statusin e personit ndjekës (derivativ).
13. Cilët anëtarë të familjes duhet të përfshij unë në aplikimin tim elektronik për lotarinë?
Bashkëshortët: Ju duhet të përfshini bashkëshortin apo bashkëshorten pavarësisht faktit se ai/ajo jeton apo ka ndërmend ose jo të emigrojë në Shtetet e Bashkuara. Ju duhet të përfshini bashkëshortin/en tuaj edhe nëse ju jeni tashmë të ndarë prej tij/saj, përveç rasteve kur jeni ligjërisht të ndarë (p.sh. ka një marrëveshje të shkruar që njihet nga një gjykatë apo një vendim gjykate). Nëse jeni ligjërisht të ndarë, ju nuk keni nevojë për të përfshirë ish-bashkëshortin/en tuaj në aplikim, sidoqoftë ju nuk do të cënoheni nëse e përfshini atë. Nëse jeni divorcuar apo bashkëshorti/ja juaj nuk jeton më, mos e përfshini ish-bashkëshortin/en tuaj në aplikim.
Fëmijët: Ju duhet të përfshini të GJITHË fëmijët tuaj që janë të pamartuar dhe nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj fillestar E-DV, pavarësisht nëse janë fëmijët tuaj biologjikë, fëmijët e bashkëshortit/es tuaj (edhe pse tashmë mund të jeni i ndarë nga prindi i fëmijës), fëmijët e bashkëshortit/es suaj, apo fëmijët që ju keni birësuar zyrtarisht në përputhje me ligjet e vendit tuaj. Përfshini të gjithë fëmijët nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj elektronik, edhe nëse ata nuk banojnë me ju apo nuk mendoni që ata do të emigrojnë në kuadrin e programit DV. Nuk ju kërkohet të përfshini fëmijët të cilët tashmë janë shtetas Amerikanë apo Rezidentë të Përhershëm Ligjorë, sidoqoftë ju nuk do të cënoheni nëse i përfshini ata.
Prindërit apo motrat/vëllezërit e të regjistruarit janë të papërshtatshëm për të përftuar statusin e personave në ngarkim, dhe nuk duhet të përfshihen në formularin tuaj.
Nëse përfshini pjesëtarët e familjes në aplikimin tuaj, nuk është e domosdoshme për ta që të aplikojnë për vizë apo të udhëtojnë me ju. Megjithatë, në qoftë se ju përfshini më vonë në aplikimin tuaj për vizë një person i cili është në varësinë tuaj të ligjshme, dhe që nuk e keni përfshirë në aplikimin elektronik fillestar, rasti juaj do të skualifikohet në ditë e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju lëshohet vizë. Kjo vlen vetëm për ata që ishin anëtarë të familjes në kohën kur është dorëzuar aplikimi origjinal, jo ata të përftuar në një datë të mëvonshme nga aplikimi fillestar. Bashkëshorti/ja juaj, nëse i përmbush kushtet për aplikim, mund të dorëzojë gjithashtunjë formular më vete edhe pse ai/ajo është radhitur në aplikimin tuaj, për sa kohë që të dy aplikimet të përfshijnë detaje mbi të gjithë vartësit në familjen tuaj. (shikoni Pyetje të Bëra Shpesh #12 më sipër).
14. Duhet të aplikoj vetë, apo dikush tjetër mund të aplikojë për mua?
Ju inkurajojmë fuqimisht të përgatisni dhe dorëzoni aplikimin tuaj (aplikimin elektronik fillestar), por mund të keni edhe dikë tjetër që t’ju ndihmojë të aplikoni. Pavarësisht se nga kush është bërë aplikimi fillestar për lotarinë, pra nga vetë individi, apo nga një avokat, mik, i afërm, etj., vetëm një regjistrim mund të paraqitet në emrin tuaj. Ju si aplikant keni përgjegjësinë të siguroheni që informacioni i dërguar në formularin e regjistrimit është i saktë dhe i plotë; formularët që nuk janë të saktë dhe të plotë do të skualifikohen. Aplikantët duhet të ruajnë numrin personal të konfirmimit që të munden në mënyrë të pavarur të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entrant Status Check) në ëëë.dvlottery.state.gov. Të regjistruarit duhet të kenë akses tek adresa e postë elektronike që vendosën tek aplikimi elektronik për E-DV.
15. Unë tashmë jam regjistruar në një kategori tjetër për vizë emigrimi. A mundem ende të aplikoj për programin e DV-së?
Po.
16. Kur do të jetë në dispozicion E-DV-ja elektronikisht?
Ju mund të regjistroheni online gjatë periudhës së regjistrimit që fillon në 12:00 (mesditë) Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) e mërkurë, 1 tetor 2014; dhe që përfundon në 12:00 (mesditë), Ora Standarte Lindore (EDT) (GMT-5) e hënë, 3 nëntor 2014.
17. A do të mundem të shkarkoj dhe ruaj formularin elektronik E-DV si document dhe ta plotësoj më pas?
Jo, ju nuk do të jeni në gjendje që të ruani formularin e plotësuar në një program tjetër dhe ta dorëzoni atë më vonë. Formulari i regjistrimit për lotari E-DV është formular vetëm për internet. Ju duhet të plotësoni informacionin dhe ta dorëzoni ndërkohë që jeni online.
18. A mundem të ruaj formularin në internet dhe ta përfundoj atë më vonë?
Jo. Formulari i regjistrimit të E-DV-së (lotarisë elektronike) është projektuar që të plotësohet dhe dorëzohet njëherësh. Ju do të keni gjashtëdhjetë (60) minuta kohë që fillon me shkarkimin dhe plotësimin e formularit, deri në përfundimin dhe regjistrimin në adresën e internetit të E-DV-së. Nëse më shumë se gjashtëdhjetë minuta kalojnë dhe ju nuk e keni përfunduar dhe regjistruar formularin tuaj në mënyrë elektronike, informacioni i dhënë deri në atë moment do të fshihet. Sistemi fshin të gjitha regjistrimet e pjesshme që më vonë të mos përcaktohet aksidentalisht si dublikatë apo formular.
Lexoni deri në fund udhëzimet përpara se të filloni plotësimin e formularit, që të dini saktësisht çfarë informacioni do t’ju nevojitet.
19. Unë nuk kam skaner. A mundem të dërgoj fotografitë tek dikush në Shtetet e Bashkuara për t’i skanuar, ruajtur dhe postuar përsëri tek unë që t’i përdor në regjistrimin tim?
Po, kjo mund të bëhet për aq kohë sa fotografia plotëson kërkesat sipas udhëzimeve dhe dërgohet elektronikisht në të njëjtën kohë me regjistimin elektronik të lotarisë E-DV. Ju duhet të keni fotografinë e skanuar në formular kur të regjistroheni elektronikisht për programin; fotografia nuk mund të paraqitet veçmas formularit elektronik. Regjistrimi i plotë (fotografi dhe formular së bashku), mund të plotësohet në mënyrë elektronike nga Shtetet e Bashkuara apo nga jashtë.
20. Sipas procedurave, sistemi nuk do të pranojë formularin fillestar E-DV nëse fotografitë e mia nuk i plotësojnë të dhënat teknike. A mundem të ridërgoj formularin tim?
Po. Nëse fotografia/ (fotografitë) nuk i plotësojnë të dhënat teknike, regjistrimi juaj nuk do të pranohet nga interneti i E-DV-së, kështu që ju nuk do të merrni një njoftim konfirmues. Megjithatë, duke u nisur nga natyra e paparashikueshme e internetit, ju mund të mos e merrni menjëherë njoftimin për refuzim. Nëse ju mund të korrigjoni fotografinë /(fotografitë) dhe të ridërgoni Pjesën e Parë apo të Dytë të formularit brenda 60 (gjashtëdhjetë) minutave, ju mund të jeni në gjendje që të paraqisni regjistrimin tuaj me sukses. Përndryshe, do t’ju nevojitet të rifilloni procesin e regjistrimit. Ju duhet të mundoheni të paraqisni një formular aq herë sa të jetë e nevojshme deri në pranimin e plotë të formularit dhe deri në njoftimin për marrjen e konfirmimit. Njëherë që merrni njoftimin për konfirmim, regjistrimi juaj ka përfunduar dhe ju NUK duhet të plotësoni një regjistrim shtesë.
21. Sa shpejt pas regjistrimit të formularit do të marr njoftimin për konfirmimin elektronik?
Ju duhet të merrni njoftimin konfirmues menjëherë, sëbashku me numrin e konfirmimit i cili duhet ruajtur dhe mbajtur. Megjithatë, duke u nisur nga natyra e paparashikueshme e internetit, mund të njoftoheni me vonesë. Ju mund të shtypni butonin “Submit” sa herë të jetë e nevojshme deri në pranimin e plotë të formularit dhe deri në njoftimin për marrjen e konfirmimit. Megjithatë, sapo të merrni njoftimin konfirmues, mos e ridërgoni informacionin tuaj.
PËRZGJEDHJA
22. Si mund ta di nëse unë jam përzgjedhur?
Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit të E-DV-së ëëë.dvlottery.state.gov nga 5 maji 2015 deri të paktën në qershor 2016. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen, do t’ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, t’ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë. Faqja e vetme e internetit e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për regjistrimin e Vizës së Shumëllojshmërisë dhe për të Kontrolluar Statusin e të Regjistruarve (Entrant Status Check) është ëëë.dvlottery.state.gov.
Departamanti i Shtetit NUK do t’ju kontaktojë që t’ju njoftojë nëse jeni përzgjedhur (shikoni Pyetje të Bëra Shpesh #23).
23. Si do ta dalloj nëse nuk jam përzgjedhur? A do të njoftohem?
Ju mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj për DV-2016 nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) në faqen e internetit E-DV ëëë.dvlottery.state.gov duke filluar nga 5 maji 2015, deri më 30 qershor 2016. Ruajeni numrin tuaj të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2016. (Informacioni rreth statusit për lotarinë e vitit të kaluar, DV-2015, është në dispozicion në internet nga 1 maji 2013, deri në 30 qershor 2014.) Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjgedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë.
24. Po nëse humbas numrin tim të konfirmimit?
Ju duhet të keni numrin tuaj të konfirmimit që të hyni tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve. Një buton është tani në dispozicion në Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (ESC) në faqen e internetit E-DV që do t’ju lejojë të rifitoni numrin tuaj të konfirmimit përmes adresës së regjistruar të postës elektronike duke plotësuar informacione të caktuara personale për të konfirmuar identitetin tuaj.
Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së dhe Qendra Konsullore në Kentucky nuk janë në gjendje që të kontrollojnë statusin tuaj të regjistrimit për ju apo të sigurojnë numrin tuaj të konfirmimit tek ju direkt (përveç butonit gjetës nëpërmjet ESC). Departamenti i Shtetit NUK mundet të sigurojë një listë të atyre që përzgjidhen për të vazhduar procesin e vizave.
25. A do të marr unë informacion nga Departamenti i Shtetit me adresë elektronike (e-mail) apo me postë?
Departamenti i Shtetit nuk do t’ju dërgojë një letër njoftimi. Qeveria amerikane asnjëherë nuk ka dërguar e-mail për të njoftuar ata individë që kanë janë të përzgjedhur, dhe nuk ka planifikon që të përdorë e-mail për qëllimi të tilla si programin e DV-2016. Nëse ju jeni përzgjedhur, ju vetëm do të merrni e-mail komunikimi në lidhje me caktimin tuaj për vizë, pasi t’i jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit mbi Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve. Këto emaile nuk do të përmbajnë informacion mbi datën dhe kohën e takimit ekzistues, thjesht do t’ju tregojnë se detajet takimit janë në dispozicion dhe ju duhet pastaj të kontrolloni Statusin e të Regjistruarve. Vetëm faqet e internetit që përfundojnë me prapashtesën “.gov” janë faqet zyrtare të internetit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Shumë faqet e internetit të tjera (p.sh., me prapashtesat “. Com”, “. Org,” ose “. Net”) mund të sigurojnë informacione në lidhje me emigracionin dhe shërbimet e vizave. Departamenti i Shtetit nuk i vërteton, nuk i rekomandon, as sponsorizon informacionin ose materialin në këto faqet e tjera të internetit.
Ju mund të merrni email nga faqet interneti që përpiqen t’ju mashtrojnë t’u dërgoni para apo informacionin tuaj personal. Mund t’ju kërkohet që të paguani për formularët dhe informacionet në lidhje me procedurat e emigracionit, të cilat janë të gjitha në dispozicion falas në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit ose përmes Ambasadës Amerikane apo faqet e internetit të Konsullatës. Përveç kësaj, organizatat apo faqet e internetit mund të përpiqen të vjedhin paratë tuaja duke ju ngarkuar pagesa për shërbime të lidhura me llotarinë. Nëse ju i dërgoni të holla ndokujt prej këtyre mashtrimeve, mund të ketë të ngjarë që ju kurrë nuk ta shihni ata përsëri. Gjithashtu, mos dërgoni informacion personal në këto faqe e interneti, pasi mund të përdoret për mashtrim ose vjedhje të identitetit.
26. Sa individë do të përzgjidhen për DV-2016?
Për DV-2016 janë në dispozicion 50.000 viza DV. Për shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50.000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, më shumë se 50.000 regjistrime do të përzgjidhen për të siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për lotarinë të jenë lëshuar. Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë përzgjedhur fillimisht.
Ju mund të kontrolloni nëpërmjet Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) dhe në faqen e internetit të E-DV-së nëse jeni përzgjedhur për procesim të mëtejshëm, si dhe për radhitjen e tyre në listë. Intervistat për programin e DV-2016-s do të fillojnë në Tetor 2015 për ata të përzgjedhur të cilët kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar para intervistës dhe informacion tjetër siç mund t’u jetë kërkuar në udhëzimet e njoftimit. Të përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistës së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve në faqen e internetit të E-DV-së katër deri në gjashtë javë para intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të SHBA-së në vendet e huaja.
Çdo muaj, do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Pasi të gjitha 50.000 vizat për llotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojnë përpara shtatorit 2016. Aplikantët e përzgjedhur të cilët dëshirojnë të marrin vizë duhet të jenë të përgatitur që të dokumentojnë me përpikmëri dosjet e tyre. Të jesh thjesht i përzgjedhur rastësisht nuk garanton që ju do të merrni një vizë. Përzgjedhje do të thotë vetëm që ju jeni i ligjshëm të aplikoni për një Vizë Shumëllojshmërie (lotarie), dhe nëse numri i dosjes suaj bëhet aktual për shqyrtimin final, ekziston mundësia për lëshimin e vizës së lotarisë. Vetëm 50.000 viza do t’u lëshohen aplikantëve të tillë.
27. Si do të përzgjidhen të regjistruarit e suksesshëm?
Njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhet nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 5 maji 2015, deri së paku më 30 qershor 2016, në faqen e internetit E-DV ëëë.dvlottery.state.gov. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email. Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me email që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të dërgoni para me postë apo me shërbime të tilla si Ëestern Union.
Të gjitha regjistrimeve të marra nga secili rajon do u caktohet një numër individual dhe në përfundim të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i përzgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar, etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të ketë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check) që do të vihet në dispozicion nga 5 maji 2015 në faqen e internetit të E-DV-së ëëë.dvlottery.state.gov. Në qoftë se ju jeni përzgjedhur dhe ndiqni udhëzimet e dhëna online nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, Qendra Konsullore në Kentucky (KCC) e Departamentit të Shtetit do të shqyrtojë rastin derisa kandidatët e përzgjedhur për intervistë të marrin udhëzimet për t’u paraqitur në intervistë për vizë në një Ambasadë ose Konsullatë të SHBA, ose derisa ata që ndodhen në SHBA, të aplikojnë në një zyrë lokale të USCIS për të rregulluar statusin.
28. Unë ndodhem tashmë në Shtetet e Bashkuara. Nëse përzgjidhem, a mund të rregulloj statusin pranë USCIS?
Po, ju mund të aplikoni pranë USCIS për rregullim të statusit si banor i përhershëm me kusht që ju të jeni i pranueshëm për të rregulluar statusin sipas kushteve ligjore të nenit 245 të INA-s. Ju duhet të siguroheni që USCIS do të mbarojë veprimet në rastin tuaj, duke përfshirë shqyrtimin para 30 shtatorit 2016 edhe të ndonjë bashkëshorti/bashkëshorteje apo fëmije nën moshën 21 vjeç që ndodhen jashtë Amerikës, pasi në atë datë mbaron përzgjedhshmëria juaj për programin e DV-2016. Në asnjë rrethanë nuk do të aprovohen numra vizash të programit të DV-2016 apo rregullim i statusit pas mesnatës (EDT) më 30 shtator 2016.
HALLET E EMIGRACIONIT- SIKUR KY “NJOFTIM” TË VINTE NGA TIRANA…
Vëzhgim/
Abdurrahim Ashiku-Athine/
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza” me përvojë 10 vjeçare tashmë, kërkon mësues/e vullnetarë/e për mësimdhënien e Gjuhës Shqipe tek fëmijët e emigrantëve në Selanik.
Mësimi zhvillohet çdo të diele, 11.30-13.00, tetor – qershor, në ambientet e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit “Aristoteli” me bazë didaktike të siguruar nga shoqata.
Sikur një njoftim i tillë të kishte adresë përcjellëse nga Tirana, posaçërisht nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë, do të gëzonte një numër shqiptarësh që bërë listë do të konkurronte me banorët –listë emërore të Tiranës mbarë.
Sikur…
Por njoftimi nuk vjen nga Tirana por nga Selaniku, qyteti i dytë në Greqi pas Athinës me ngujimin më të madh të mërgimtarëve shqiptarë, qyteti me “urinë” e njohur për t’i mbledhur fëmijët në mjediset e Universitetit “Aristoteli” për tu mësuar atyre, tash më se një dhjetëvjeçar të shkruajnë, lexojnë, recitojnë, këndojnë dhe flasin shqip.
Pa hyrje të mëtejshme po përcjell njoftimin…
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza” me përvojë 10 vjeçare tashmë, kërkon mësues/e vullnetarë/e për mësimdhënien e Gjuhës Shqipe tek fëmijët e emigrantëve në Selanik.
Mësimi zhvillohet çdo të diele, 11.30-13.00, tetor – qershor, në ambientet e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit “Aristoteli” me bazë didaktike të siguruar nga shoqata.
Mësueset/it duhet të jenë të diplomuar në Universitetet shqiptare në degët CIKLI I ULËT dhe GJUHË – LETËRSI SHQIPE dhe të kenë dëshirë për të ushtruar profesionin e tyre duke u mësuar shqip fëmijëve tanë.
Personat e interesuar do të dorëzojnë pranë kryesisë së shoqatës një fotokopje të diplomës së tyre si dhe një CV. Ju lutemi kontaktoni në numrat e mëposhtëm:
Evri 6931401607 gjatë orëve 12.00-20.00
Keti 6949708166 gjatë orëve 8.00-15.00
Ju mirëpresim të ndajmë së bashku këtë përvojë të mrekullueshme!
Njoftimi, i përcjellë në facebook pasi tashmë në Greqi janë “dorëzuar” para lexuesit të gjithë gazetat në gjuhën shqipe, është një thirrje që nuk duhet të kalojë në heshtje.
Nuk duhet të kalojë në heshtje nga mërgata shqiptare në Greqi, nga shoqatat dhe tubimet e shoqatave, detyra e të cilave nuk është të gjejnë mësues por të hapin auditorë shkollash dhe t’i mbushin ato me nxënës.
Nuk duhet të kalojë në heshtje nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit e Republikës së Shqipërisë, detyrimi kushtetues i së cilës është t’u sigurojë…”shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare” (Neni 8).
Rrjedhë e këtij detyrimi kushtetues ku “Kushdo ka të drejtën për arsimim” (Neni 57) njoftimi i Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë “Nëna Tereza” duhet të kishte jo thjesht një përgjigje por një përkujdesje të menjëhershme.
Heshtja si në tablonë e njohur “Në Shipkë ka qetësi”, përjashtuar disa lexuesve që bënë like dhe disa të “çuditurve” e të “habiturve” që tash pas më shumë se një dekade mësuan se në Greqi gjuha shqipe jepet nga mësues të dashuruar pas saj vullnetarisht, pa asnjë pagesë, çdo të shtunë apo të diele, kaloi siç kalon zëri në efir.
Selaniku i më se njëzet mësuesve shqiptarë që tashmë kanë dhënë jo thjesht emrin por shpirtin e tyre për ti tubuar fëmijët dhe me një dashuri të jashtëzakonshme u mësojnë gjuhën e nënës, e ka ngritur zërin dhe vazhdon ta ngrejë. Nuk është i vetëm. Zëri është ngritur tashmë në të gjithë Greqinë, nga stereja në ishujt e Egjeut dhe Jonit.
Në Zakintho ka tashmë kohë që DanelCana në krye të shoqatës së shqiptarëve të ishullit kërkon një “gozhdë” ku të kapet për tu kërkuar zyrtarëve të ishullit lirimin e mjediseve shkollore të shtunën apo të dielën që fëmijët shqiptarë të ulen në banka dhe të mësojnë të shkruajnë gjuhën e nënës.
Në Rodos,, ishullin e njohur për bukurinë dhe për legjendat e moçme Njazi Zebi, mësues me përvojë të gjatë në Dibër, kërkon të njëjtën gjë “gozhdën” ku të kapet për tu mësuar fëmijëve të shkruajnë e lexojnë gjuhën e lashtë shqipe.
Në…
Mund të sjell edhe të tjerë zëra.
Mund të sjell edhe shumë lajmërime nga facebook-u ku me tekste e me fotografi jepen momente të bukura të fillimit të vitit të ri shkollor në hapësirën e gjerë të Greqisë.
Në shënimet e autorëve dhe komentuesve kërkohet që shkollat e mësimit plotësues në Greqi të njihen së pari nga shteti shqiptar në të gjithë detajet, siç njihen shkollat, mësuesit dhe nxënësit në Shqipëri.
Në një njoftim të Shoqatës të Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza” në Selanik kërkohen…
mësues/e vullnetarë/e për mësimdhënien e Gjuhës Shqipe tek fëmijët e emigrantëve në Selanik…
Në Selanik…
… Mësimi zhvillohet çdo të diele, 11.30-13.00, tetor – qershor, në ambientet e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit “Aristoteli” me bazë didaktike të siguruar nga shoqata.
Kërkesa më modeste 2014…Athinë, 8 t3tor 2014
SHBA, imigracioni – një çështje urgjente
Kongresi amerikan ka filluar një pushim pesë-javor, pa zgjidhur problemin e dhjetëra mijëra të rinjve pa dokumente nga Amerika Qendrore që përpiqen të hyjnë nga kufiri meksikan. Siç njofton Michael Bowman i Zërit të Amerikës, vëmendja tashmë është përqendruar në veprimet ekzekutive që mund të ndërmarrë Presidenti Barack Obama duke anashkaluar Kongresin.
Kriza në kufi vazhdon, por ligjvënësit po largohen për pushime pa miratuar një ligj për imigracionin që mund të nënshkruhet nga Presidenti.
“Pa burime shtesë dhe ndihmë nga Kongresi, ne nuk do të kemi burimet e nevojshme për të zgjidhur plotësisht problemin. Pra, ndërsa ata janë me pushime, mua do të më duhet të marr vendime të vështira për të përballuar sfidën me ose pa Kongresin,” tha Presidenti Obama.
Të premten, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projekt-ligj për të forcuar sigurinë dhe përshpejtuar deportimet në kufi. Por projekt-ligji nuk u pranua nga demokratët e Senatit dhe nga Presidentit. Ndërkaq, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan për të ngritur padi kundër Presidentit për veprimet ekzekutive të ndërmara prej tij në të kaluarën. Kryetari i Dhomës, John Boehner e paralajmëroi zotin Obama që të mos nxjerrë më urdhra ekzekutivë për imigracionin.
“Kriza në kufi është shkaktuar nga vetë Presidenti. Por ai ende nuk ka nxjerrë mësim. Tani ai ka kërcënuar se do të ndryshojë ligjin dhe do të marrë masa të tjera të njëanshme mbi emigracionin në muajt e ardhshëm. Një veprim i tillë do të nxiste kalimet e paligjshme të kufirit dhe do ta rëndonte krizën në kufi,” tha zoti Boehner.
Presidenti Obama i ka kërkuar rekomandime Prokurorit të Përgjithshëm Erik Holder. Sipas këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Pfeiffer, asgjë nuk është vendosur ende.
“Presidenti Obama do të bëjë sa mundet, por në bazë të asaj që lejon ligji,” tha zoti Pfeiffer.
Edhe pasi ligjvënësit të kthehen në shtator, nuk pritet që Kongresi të ndërmarrë ndonjë veprim të guximshëm për emigracionin apo çështje të tjera të ndjeshme, ndërkohë që në nënton do të zhvillohen zgjedhjet e mesit të mandatit.(VOA)
- « Previous Page
- 1
- …
- 179
- 180
- 181
- 182
- 183
- …
- 185
- Next Page »