• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” filluan mbarë vitin mësimor akademik 2016-2017

October 10, 2016 by dgreca

 

1-alba-life-ok

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në tri shkollat shqipe në Staten Island, Brooklyn dhe në Manhattan nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” u ulën në bangat e tyre për të mësuar GJUHËN SHQIPE.Me çanta mbushur me libra shqip ata vinin grupe-grupe të  gëzuar dhe të shoqëruar nga prindërit e tyre për të vazhduar vitin akademik 2016-2017.  Disa nxënës që kanë vite që e vazhdojnë  shkollën takoheshin me një  mall të papërshkruar me njeri tjetrin, ata tregonin me dashuri dhe plot gëzim se ku i kishin kaluar pushimet verore.  Disa krenoheshin me Tiranën, Ulqinin, Kosovën, Dibrën, Shkodrën, Sarandën, ndërsa disa të tjerë me vende pushuese rreth Amerikës.

Ajo që më bente me shumë përshtypje në bisedat e tyre ishte gëzimi që u ndrinte në sytë e tyre për t’u takuar me shokët më të vjetër dhe për t’u prezantuar me të rinjtë.Themeluesi i Shkollës Shqipe z.Qemal Zylo pasi iu ka uruar mirëseardhjen ka ndarë me gjithë prindërit dhe mësuesit të dhëna rreth programit të mësimit të Gjuhës Shqipe per vitin akademik 2016-2017.

Prindërit e rinj ishin shumë të interesuar që fëmijët e tyre të mësonin sa më shumë Gjuhën Shqipe.  Me vjen keq tha një mama që nuk e kam ditur më parë, kam humbur gati dy vjet kohë, ndërkohë fëmija e saj ishte 6 vjeçe.  Dukej që ishte shumë e etur për të mësuar shqip, e kam tmerr vazhdoi ajo kur vajza ime nuk më flet me prindërit e mi në skype në shqip, ngase ata nuk kuptojnë qoftë dhe një fjalë anglisht.  E vendosa së bashku me burrin që do ta çonim në shkollë shqipe për këtë vit mësimor dhe pasi përfundoi filloi një ngashërim me lot…  U ndjeva shumë keq, e di mire se çdo të thotë largësia  dhe moskomunikimi me gjyshërit nuk e kam për herë të parë që shoh ngashërime të tilla…

Të gjitha mësueset si Entela në Staten Island, Liza ne Manhattan, Raimonda, Adelina dhe Entela në Brooklyn i mblodhen si zogjtë plot cicërima pranë vatrës së shkollës Shqipe dhe filluan t’ju mësonin Abetaren, librin që është si kurani dhe bibla, libri i shenjtë i shqiptarëve.

Në Staten Island Arsi një nxënës i talentuar i përshëndeti të gjithë prindërit dhe nxënësit me poezi nga Nënë Tereza shenjtoren e botës me origjinë shqiptare.  Poezia e Nënës Terezë si : “Gjej kohë” u mirëprit me duartrokitje dhe vargjet e saja janë: Gjej kohë të mendosh/ Gjej kohë të lutesh/ Gjej kohë të qeshesh/ Është burimi i fuqisë/ Është fuqia më e madhe mbi tokë/Është muzika e shpirtit. Gjej kohë për të luajtur/ Gjej kohë të duash dhe të duhesh/Gjej kohë të japësh/ Është sekreti i rinisë së përjetshme/Është privilegj i dhënë prej Zotit/ Dita është shumë e shkurtër për të qenë egoistë. Gjej kohë të lexosh/ Gjej kohë të jesh mik/Gjej kohë të punosh/Është burim mençurie/Është rruga e lumturisë/Është çmimi i suksesit. Gjej kohë të bësh mirësi/ Ështe çelësi i parajsës.

Nuk ka më kënaqësi kur fëmijët shqiptarë mblidhen së bashku dhe kanë dëshirën e madhe për të mësuar shqip.  Prindërit që i kanë sjellë dhe po i sjellin e dinë mirë se ata i dorëzojnë në duar mësuesesh plot përvojë dhe të zonjat në profesion.  Shkolla Shqipe “Alba Life” është një shkollë serioze, me autoritet qe jo vetëm ju mëson nxënësve Gjuhën Shqipe, por dhe i përfshin në mjaft aktivitete kulturore dhe artistike.  Nxënësit tanë kanë marrë pjesë në tre festivale të Shkollave Shqipe duke interpretuar valle nga krahina të ndryshme të vendit me veshjet kombëtare.  Mësueset e talentuara i kanë përgatitur me shumë nivel, ngase pranë nesh kemi mësuese që kanë njohuri të shumta në programin muzikor dhe një prej tyre sivjet eshtë dhe Adelina e cila ka mbaruar Liceun Artistik.

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” jane vlerësuar me çmime nga personalitete amerikane si senatori veteran Martyn Golden, ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut Mark Gjonaj, kongresistë, si dhe nga personalitete shqiptare dhe shoqata të ndryshme.   Kënga për mësuesen interpretuar nga Kristina Melo me kompozim nga pianisti i talentuar prof.Petrika Melo dhe tekst të K.Zylos ka fituar çmimin e parë në festivalin e zërave të rinj në New York.

Aktivitetet të shoqeruara me koncerte si për festën e Flamurit, të fundvitit, 7 Marsit dhe të mbarimit të shkollës janë nga më mbresëlënëset dhe më kuptimplotet pasi nxënësit njihen më shumë me historinë e Kombit dhe ndihen më pranë vendit të të parëve të tyre.

Fillimi i vitit akademik 2016-2017 është një sukses për Shkollat Shqipe çka të kujton thënien e popullit se fillimi i mbarë është gjysma e punës.

Dyertë e shkollës Shqipe “Alba Life” jane te hapura dhe ne i mirëpresim krah hapur cilindo që dëshiron të gjej kohë dhe të mesojë SHQIP!

Tetor, 2016

Staten Island, New Yor

Filed Under: Emigracion Tagged With: Alba-Life, Keze Kozeta Zylo, nxenesit

Kauza njerëzore e shqiptares Shkreli

October 9, 2016 by dgreca

1-suzana-shkreli-3

NGA MARJANA BULKU/

Ajo është 29 vjec.Shkollimi dhe edukimi familjar janë shtylla të forta që përforcojnë cilësitë njerëzore,por tek Suzanna Shkreli,shqiptarja e parë që kandidon për në Kongresin amerikan duket se maturimi i ka rrënjët përtej edukimit apo ambicies politike.Është profesionalizmi që udhëheq kauzat cka bën të mundur që të shohësh përtej caqeve apo flamujve të politikës.Kauza Shkreli ka në themelet e veta jetën,sigurinë e fëmijëve në këtë botë globale ku jo cdo liri është LIRI.Kauza Shkreli është kauza e gruas, e familjes,është kauza anti -dhunë dhe pro-jetë.Të ketë lidhje kjo kauzë me rrënjët e saj shqiptare, me ato zana t’bukura bjeshkësh që ushqejnë jetën me forcë e nder?! Padyshim që po. Teksa pohon origjinën e saj shqiptare me anglishten e rrjedhshme e me shqipen dëshmi e gjallë origjine ,ia përforcon identitetin vetvetes duke nxitur krenarinë e natyrshme ndër ne.Është historik akti i kandidimit të saj për në Kongres, është e pandalshme mbështetja e saj jo vetëm prej shqiptarësh, por edhe prej konservatorëve, fisnikëve,institucioneve amerikane që sigurinë njerëzore dhe mbrojtjen nga dhuna e cdo lloji e konsiderojnë themel demokracije.Fitorja e Suzanna Shkrelit nuk do të jetë thjesht një demokrate më shumë në Kongres, por një kauzë më shumë, një siguri më shumë, një e drejtë më shumë,një shpresë më shumë,një shqiptare që edhe pse e lindur në këtë vend lirish ku jo doemos origjina përcakton progresin personal,është kjo e fundit pra progresi personal që i bën nder origjinës.Ne ndjehemi më të fortë kur amerikanët përmendin Shqipërinë, faktojnë historinë e saj kaotike, ndërkohë që po përjetojmë ditët kur historia amerikane do të shkruajë për ne, për Ulqinin e Tuzin, Tiranën e Prishtinën, Suzannën dhe ato mijëra shqiptarë që duke mbështetur Suzanna Shkrelin për në Kongres bëhen aktivë në një politikë dinamike e gjithpërfshirëse sic është ajo amerikane,braktisin indiferencën dhe tulatjen për të mos ushtruar votën në këtë vend që Shqipërisë ia cmon cdo cilësi.Ky është rasti për të kuptuar se ndër shqiptarë nuk ka kufinj kohor apo gjeografikë, se ne e konsiderojmë shqiptar Malin e zi a Preshevën,Gostivarin e Dibrën e Madhe, se ata që erdhën prej dekadash këtu janë po aq shqiptarë sa ata që vijnë rishtaz,është rasti për të kuptuar se kauzat që na bashkojnë janë përmbi qëllimet e ligta që na ndajnë, është momenti për të shpresuar se brezat që rriten këtu e që kanë provuar sakrificat e prindërve kanë të drejtë të ëndërrojnë e të realizojnë ëndrrat e pajetuara të tyre. Suzanna Shkreli,jo vetëm një Zanë shqiptare por edhe simijëra të tjera që u lindën në USA,emigruan këtu, Suzanna e kauzës së jetës,bija jonë që bashkon brezat dhe andrrat e tyre,shpresat dhe mallin e shqiptarëve këtu ,atje, kudondodhen është rasti jonë që nuk do ta humbasim.

http://suzannaforcongress.com/

Filed Under: Emigracion Tagged With: e shqiptares Shkreli, Kauza njerëzore, Marjana Bulku

Ministrja e Drejtësisë e Kosvës në Londër

October 5, 2016 by dgreca

2-ministrja-e-drejtesiseIntensifikim i bashkëpunimit dhe angazhimi i juristëve kosovar brenda dhe jashtë vendit, mesazh i qartë per fuqizim te sundimit te ligjit/  

Londër, 05 Tetor 2016 – Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Juristëve Shqiptarë në Britaninë e Madhe.Gjatë takimit, Ministrja Hoxha u shpreh se është kënaqësi të shihen të arriturat e juristëve nga Kosova, të cilët kanë arritur të bëhen pjesë e njërit nga sistemet e drejtësisë më të qëndrueshme dhe më efikase në Evropë dhe në Botë.

Përfaqësuesit e Shoqatës njoftuan Ministren Hoxha për aktivitetet e tyre, ndërkohë që kërkuan edhe përkrahjen nga Ministrja, ashtu që të bashkëpunohet edhe më shumë me Ministrinë e Drejtësisë dhe juristët kosovarë.Ministrja Hoxha, po ashtu ofroi përkrahje për Shoqatën e Juristëve Shqiptarë dhe vlerësoi lart angazhimin e tyre ne sistemin e drejtësisë në Britani. “Bashkëpunimi mes juristëve në Kosovë dhe atyre që

punojnë në vendet tjera duhet të intensifikohet edhe më tej, në mënyrë që të gjithë së bashku të ja1-ministrja-e-drejtesisepim mesazhin se sundimi i ligjit duhet fuqizuar” shtoi më tej Ministrja.Ministrja Hoxha po qëndron në Londër me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Dhurata Hoxha, Kosove, Ministrja e Drejtesise, ne Londer

AMBASADORI MUÇAJ NË UNIVERSITETIN SHTETËROR TË ARIZONËS

October 5, 2016 by dgreca

1-ambasadori

Nga Hajro Hajra/Arizona/

2-ambasadori

Organizuar nga Shkolla e Letërsive dhe e Gjuhëve Ndërkombëtare e Universitetit Shtetëror të Arizonës, më 4 tetor 2016 u mbajt një takim me zotin Genci Muçaj, ish-ambasador rezident i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë dhe ish-ambasador jorezident në Azerbeixhan, në Gjeorgji, në Iran, në Pakistan e në Kirghizstan, aktualisht drejtor i Marrëdhënieve Dypalëshe e Shumëpalëshe në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë.

Temat e ligjëratës që ambasadori Muçaj mbajti para profesorëve, studentëve e ish-studentëve shqiptarë e amerikanë të Universitetit Shtetëror të Arizonës si dhe disa qytetarëve shqiptarë e amerikanë ishin: konfliktet aktuale në Lindjen e Mesme, Turqia dhe Irani si fuqi rajonale dhe roli i tyre në Siri e në Irak, përvoja e ambasadorit gjatë shërbimit diplomatik në Turqi dhe terrorizmi si çështje globale.

Si gjatë ligjëratës, po ashtu edhe gjatë bashkëbisedimit në formë pyetjesh e përgjigjesh me të pranishmit në njërën nga sallat e universitetit, ambasadori Muçaj zgjoi kureshtjen e auditorit me njohuritë e thella që kishte për çëshjet për të cilat u fol aty.

Të pranishëm në këtë ligjëratë ishin edhe ambasadori i nderit Theodore Rooswelt Britton Jr., i cili në vitin 2006 ka qenë konsull i përgjithshëm nderi i SHBA-ve në Shqipëri, zonja Kathleen Evans-Romaine, drejtoreshë e Institutit të Gjuhëve të Rrezikuara në The Melikian Center të Universitetit Shtetëror të Arizonës, ndihmësdrejtori i Qendrës Melikian, zoti David Brokaw e të tjerë.

Filed Under: Emigracion Tagged With: ambasadori, Genci Mucaj, Universiteti Arizona

Qeveria e Kosovës miraton koncept-dokumentin për diasporën

October 1, 2016 by dgreca

-Ndryshim dhe plotësim i Programit Legjislativ për vitin 2016/

PRISHTINË, 30 Shtator 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi koncept-dokumentin për diasporën, i cili ofron opsione për zgjidhje praktike lidhur me promovimin e të drejtave politike dhe sociale të diasporës, ruajtjen e identitetit dhe fuqizimin e lidhjeve me diasporën, integrimin e diasporës në shtetet në të cilat jeton dhe përfshirja e diasporës në zhvillimin ekonomik.

Qeveria miratoi edhe dy koncept-dokumente tjera – për bujqësi e zhvillim rural dhe për sigurimet shëndetësore, si dhe dy projektligje.

Fillimisht u miratua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Republikën e Kosovës. Qëllimi i këtij Projektligji është rregullimi i statusit juridik të bashkësive fetare në Republikën e Kosovës dhe Ligjin për Lirinë Fetare në Republikën e Kosovës ta bëjë më të zbatueshëm dhe më funksional në fushëveprimin e tij.

Projektligji i dytë cili ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar është ai për kontrollin e brendshëm të financave publike. Qëllimi i këtij Projektligji është sistemimi i kontrollit të brendshëm financiar, menaxhimin e financave, auditimin e brendshëm dhe harmonizimin e këtyre veprimeve me standardet ndërkombëtare.

Me vendimin e aprovuar në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës është bërë ndryshimi dhe plotësimi i Programit Legjislativ për vitin 2016.

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, e koalicionit të dy partive më të mëdha PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, zhvilloi sot mbledhjen e 110-të, të 42-tën në 2016-tën, në vazhdim të punës në vitin e saj të dytë që nga zgjedhja në 9 dhjetor 2014, në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

Filed Under: Emigracion Tagged With: -dokumenti per diasporen, koncept, miratohet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 180
  • 181
  • 182
  • 183
  • 184
  • …
  • 194
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJOFTIM NGA VATRA: HAPET GARA PËR KANDIDATËT PËR KRYETAR TË FEDERATËS VATRA
  • Kthesë historike për Kosovën: 19 Qershori 1998 – Legjitimimi politik i UÇK-së nga SHBA-ja
  • Join the Albanian Roots Parade & Festival
  • Kontributi shkencor i Ukshin Hotit në interpretimin e Lidhjes së Prizrenit
  • Francesco Chetta – Schirò “Kastriotët, princa të Shqipërisë në Urdhrin Sovran dhe Ushtarak të Maltës – Zanafilla e derës së Kastriotëve” – Francesco Chetta – Schirò
  • Rruga Lissus–Naissus: Arteria strategjike e Ballkanit Romak dhe roli i Mirditës në lidhjen Adriatik–Danub
  • Revolucioni i Flamingove dhe frika nga perëndimi
  • BABALLARËT E KOMBIT DHE LINDJA E AMERIKËS
  • KOSOVA NË PERSPEKTIVËN EVROPIANE: DOMOSDOSHËMËRIA JURIDIKE DHE LEGJITIMITETI SIPAS SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË DREJTËS EVROPIANE
  • Nga Judge John Ingram Monitor i Zgjedhjeve : Lidhur me Konventën dhe zgjedhjet e VATRËS
  • Kujtojmë Karlo Taljavinin, albanologun italian që studioi rrënjët indoeuropiane dhe pasurinë e dialekteve të shqipes
  • BREZI QË SFIDOI STATUS-QUO-në, TRIUMFI STUDENTOR PËR GJUHËN NË STRAZBURG
  • KUR NDËRGJEGJA VLEN MË SHUMË SE DISIPLINA PARTIAKE
  • GEORGE W. BUSH, PRESIDENTI QË E ÇOI AMERIKËN NËPËR STUHINË E 11 SHTATORIT DHE MBËSHTETI SHQIPTARËT NË MOMENTET VENDIMTARE
  • Mësimi hungarez për Shqipërinë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT