• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

APOLOGJETËT E KRIMIT DHE KORRUPSIONIT, PËRCUDNUES TË VLERAVE DEMOKRATRIKE

December 6, 2021 by s p

KASTRIOT  ALIAJ/

Nuk ka nevojë të jesh politolog, analist, studiues, për të bërë anatomië e politikës dhe drejtësisë së epokës tranzitive në Shqipëri, që u bënë bartëse të krimit dhe korrupsionit. Strategjia e tyre nuk u përshkrua nga lufta kundër kësaj epidemie, por nga demagogjia pragmatiste e premtimeve në formë kredie,për të fituar mbështetjen e popullit të mashtruar dhe manipuluar. Janë po këta “ujqërit” e politikës që së bashku me mbetjet e dala nga vetingu i drejtësisë, u bënë barrikadë për mos përfundimin e reformës me plotësimin e strukturave të saj. Kjo etimologji që ka hasur në një konotacion negativ, ka bërë që krimi dhe korrupsioni, të ulen brënda shoqërisë shqiptare këmbëkryq, sikur të jenë qytetar “nderi” dhe jo “pandemia” e shkatërrimit të vlerave demokratike. Demagogjia e premtimeve me përralla dhe gënjeshtra, që dëgjojmë nga oligarkët kundër anatagonizmave politikë, janë vazhdim i praktikës 30 vjecare, që definoj në formën më të keqe të korrupsionit qeverisës, ku brënda kornizës demokraci u instaluan autokracia dhe oligarkia. Kjo demagogji e kësaj politike u bë shtrati i kriminalizimit të shoqërisë, që konsakroj format më negative të qeverisjes, duke i quajtur njerzit të barabartë sipas idesë së Aristotelit, kur ata janë të barabartë vetëm nga natyra. Por qytetarëve që u janë vrarë sytë dhe shurdhuar veshët nga demagogjia profetike e politikës së “djallit dhe temjanit” që prodhoj krim dhe korrupsion, ndihen të fyer, por më shumë se ata inteligjenca, e cila në vetvete është ndërgjegja e cdo shoqërie demokratike. Qytetarët kërkojnë ndëshkim ndaj protagonistëve të krimit dhe korrupsionit, nga që shohin se lufta ndaj tyre është trajtuar si dicka efemere ose e thënë ndryshe; “një mesash në shkretëtirë”.Kjo qytetari revoltohet me të drejtë, kur shikon se përfaqësuesit e saj në parlament, hodhën poshtë fillimisht ilustracionin, u tallën me ligjin e dekriminalizmit duke mos bërë pastrimin e politikës nga të inkriminuarit dhe nostaligjikë e diktaturës,të cilët dalin me potretet e diktatorit në manifestime. Të gjitha këto shfaqje negative tregojnë se politika në Shqipëri ka si filozofi të saj, praktikën e ndërtimit të jetës jashtë ligjeve të përgjithëshme të demokracisë. Kjo filozofi të kujton thënien e ideologut tonë të madh të Rilindjes sonë Kombëtare Sami Frashëri, por edhe të kulturës botërore që njihej me emrin Shemseddin Sami,  i cili thoshte; “Kalben njerzit e thjeshtë atje ku lartësohen kriminelët”. Aq shumë jemi traumatizuar nga fenomeni krim dhe korrupsion, sa që askush nuk mund ta quajë turp për një që ka vrarë,ka vjedhur,ka lobuar kundër Shqipërisë,ka gënjyer,ka mashtruar,ka manipuluar veprimet e tij në emër të demokracisë. Janë po këta apologjetë që shtetin e së drejtës e kthyen në shtet personal, për pasurim familjar e të sojit të tyre, që të transformuar në ithtarë të së keqes, i bëjnë karshillëk shoqërisë që kërkon ndëshkim. Të turpëruar dhe të pa përfillshëm kemi mbetur ne qytetarët e thjeshtë, që nuk kemi vrarë,vjedhur por shkojmë nëpër mitingje e duartrokasim demagogët e shkatërrimit të dimensionit njerëzor. Jemi ne më të “pavlefshëmit” e kësaj shoqërie, të “paaaftit”, “frikacakët”që duartrokasim protagonistët e krimit shtetëror,politik dhe ekonomik, sikur ata të jenë heronjtë e demokracisë dhe jo shkatërruesit e vlerave të saj. Duartrokasim ata që monopolizimin e krimit dhe të korrupsionit e kthyen në standart poltik,në ndërtimin e praktikave qeverisëse larg natyrës së sistemit demokratik. Kjo etimologji 3o vjecare e mungesës së luftës ndaj krimit dhe korrupsionit,nuk na ka cuditur vetëm ne por edhe aleatët stratregjik,SHBA-BE, që direktivat e tyre për luftën ndaj kësaj epidemije kanë rënë në vesh të shurdhët. Kjo politikë që ka shkelur në vijimësi parimet demokratike, e ka gjetur veten në thirrjet pragamatiste;”shënjtëria e votës”, “shënjtëria e pronës”,toleranca zero ndaj krimit”, etj. profka të kësaj natyre. Kjo demagogji pragmatiste ka bërë që lufta ndaj këtij fenomeni të marrë trajtat e një fasade, që sa vjen dhe bëhet jo vetëm e pabesueshme por edhe qesharake përpara qytetarëve. Kështu në Shqipëri ndryshe nga vëndet e tjera që dolën nga izolimi monist, politika nuk ju fut transformimeve por në bashkëpunim me drejtësinë si autoritet  i zbatimit të ligjeve dhe shpërndarjes së vlerave, u lidhën në mënyrë të pazgjidhëshme me krimin. Praktikat e vëndeve të tjera në kushte të përafërta me Shqipërinë, që sot janë antare të BE, kanë sygjeruar se në strukturat e drejtësisë penale ka edhe zëra të politikës, të cilët ndihmojnë që ky sistem të funksionojë mbi bazën e autoritetit të ligjit dhe jo të maliqit sic ka ndodhur në Shqipëri. Këto agjensi kanë një monopol të përafërt në përdorimin e ligjshëm të dhunës, ndaj kujdo dhe cilitdo që abuzon me detyrën,ashtu sic ka ndodhur në Kroaci, në Rumani dhe së fundi edhe në Korenë e Jugut,ku ish,kryeministrat u ndëshkuan për afera korruptive.Në se ligjet penale që reflektojnë dhe bëhen autoritet i goditjes së krimit, do të ishin bërë efektive edhe në Shqipëri, do ta forconin dimensionin dhe moralin e kësaj shoqërie, që është hallakatur nga demagogjia e gozhdës dhe potkojit. Po për cilin moral dhe dimension njerëzor munt të flitet sot në Shqipëri?Për atë të politikës dhe dretësisë së inkriminuar?Për mos respektimin e ligjeve universale me vlera konsensuale të shtetit të së drejtës,që nuk u zbatuan asnjëhetë?Për pasuritë marramëndëse të oligarkëve të të gjithë ngjyrave, që kanë fshehur parat në bankat e huaja dhe kompanitë ofshore?Për diferencimin në ekstrem të shoqërisë, duke eleminuar shtresen e mesme si katalizatore e saj, që shumicës së shqiptarëve u kanë lënë në dorë varfërinë? Për filozofinë e oligarkëve që krimin e shndërruan në moral të forcës, për drejtim, post, karier, tender e koncesion?Të gjitha këto profeci amoraliteti që kanë karakterizuar hoistorinë e kësaj epoke, flasin qartë për fokusimin e kësaj klase apologjetësh, në dilemat moralizuese që nuk i shërbeu demokracisë por vetvetes. E vetmja gjë që i ka mbetur kësaj klase politike të degraduar, është të pranojë me ndërgjegje përgjegjësinë e fajit,për gjithcka që nuk ka qënë në sinkron me parimet e demokracisë. Në se në ndërgjegjen e tyre të përdhunuar nga krimi dhe korrupsioni, ka mbetur sadopak dinjitet,moral apo patriotizëm, të përulen para shqiptarëve dhe të puthin me respekt këtë tokë, që e kanë ndotuir aq shumë me zullumet e tyre.

Filed Under: Emigracion

KAPITËT E DURRËSIT DHE LIRIA E KOSOVËS

December 4, 2021 by s p

http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2021/04/Vaso-Papaj.jpg

Nga Vaso Papaj

http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2021/04/Pronari-i-Drenices-se-Durresit.jpg

Pronari i “Drenicës” së Durrësit, e cila,  shërbeu si Qëndër e Rekrutimit të UÇK-së, dhe njëkohësisht pritësi dhe mobilizuesi,Gani KAPITI, në krye të vullnetarëve të UÇK-së të cilët mbërritën te QR “Drenica” Durrës  me  13 Prill 1999   

http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2021/04/Pronari-i-Drenices-se-Durresit-2.jpg
http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2021/04/Pronari-i-Drenices-se-Durresit-3.jpg

Çaste kur mbërrijnë luftëtarët e UÇK te ” Drenica” Durrës Prill 1999
Shkrim me rastin e pervjetorit të mobilizimit të Përgjithshëm për përballimin e ofensives serbe për Çlirimin e Kosovës sipas Urdhërit nr. 151 dt. 31 03 1999 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së : … 1) Mobilizimi e përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të fillojë me datën 01.04.1999  (https://www.epokaere.com/urdhri-per-mobilizim-te-pergjithshem-i-bere-20-vjet-me-pare-nga-shtabi-i-pergjithshem-i-uck-se/)

Dhe pikërisht po me 01  04  1999 u ngrit dhe filloi nga funksionimi Qendra Kryesore  e Mobilizimit te UÇK-së te  “Drenica” e Gani KAPITIT, e cila së bashku me Ganiun dhe gjithë familja e patriotit Sadri KAPITI  kanë  hyrë në historinë tonë gjithkombëtare për atë punë dhe vepër të vyer dhe shumë të rëndësishme  kombëtare që është bërë prej tyre  në vitet e Lavdisë sonë Kombëtare, të Luftës dhe të Qëndresës së madhe të popullit shqiptar kundër makinerisë shtetërore kriminale, terroriste dhe genocidiste të Serbisë.
Jemi të gjithë dëshmitarë se si  te “Drenica” e Durrësit buzë detit,  pronë e Gani KAPITIT  arritën  me mijra luftëtarë shqiptare nga diaspora  dhe trojet shqiptare dhe iu bashkangjitën UÇK-së për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Qëndra e mobilizimit “Drenica” e Gani Kapitit  u bë edhe epiqendra mediatike ndërkombëtare pasi aty mbërrinin çdo ditë reporterë e gazetarë nga e gjithë Europa, SHBA, Kanada etj., dhe që nga aty ndërkombëtarizohej si kurrë më parë çështja kombëtare shqiptare, sidomos ajo e Kosovës shqiptare dhe lufta e drejtë dhe heroike e popullit martir të Kosovës për liri e të drejtat kombëtare ,  për liri, pavarësi e bashkim kombëtar.

Në një kohë rekord aty u grumbulluan dhe mobilizuan me qindra e mijra luftëtarë të lirisë.Së bashku me “Drenicën” vëllezërit e tjerë të Gani KAPITIT iu bashkangjitënUCK-së duke vënë në dispozicin të mobilizmit edhe dy lokalet e tjera në Plazhin e Durrësit afër Drenicës, Lokalin “KOSOVA “ të Naimit dhe atë “KAPITI” të Fatmir KAPITIT

http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2021/04/Momente-nga-mobilizimi.jpg

 Foto: Momente nga mobilizimi, plotësimi i formularëve të rekrutimit të luftëtarëve të UÇK-së në ambjentet e Qëndrës “Drenica”. Prill-Qershor  1999

Kjo ngjarje të sjellë në kujtesë atë zbarkim të ushtarëvë amerikanë e britanikë në Normandi në Qershor të vitit 1944 për çlirimin e popujve të Europës nga nazizmi. 

Kështu me 24 Mars 1999 aleanca euroatlantike e NATO-s e udhehequr nga SHBA, pas 57 vitesh të atij zbarkimi qe çoi në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Perendimi me 24 Mars 1999 ndërmori një veprim, një ndërhyrje vendimtare  çlirimtare për popullin shqiptar të Kosovës kundër krimeve barbare, pastrimit etnik dhe kundër genocidit serb mbi popullsine shqiptare të Kosovës, ndëhyrje ushtarake e cila çoi ne kapitullimin dhe dorëzimin e Serbisë dhe Çlirimin e Kosovës me 12 Qershor 1999.

Një javë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi ishJugosllavi “Drenica” e Durrësit u bë qëndra e pritjes dhe mobilizimit të vullnetarëve shqiptarë por edhe të huaj që iu bashkangjitën UÇK-së, këmbësorisë së NATO-s, për çlirimin e Kosovës
Ushtria  vrastare serbe dhe bandat  gjithfarëshe kriminale paramilitare kriminelësh, plaçkitësish e hajdutësh të mbështetura nga shteti kriminal serb  dëbuan mbi 900 mijë shqiptarë të Kosovës nga Atdheu i tyre, mbi 500 mijë të tjerë ndiqeshin e vriteshin nëpër male e pyje, mbi qindra e mijra fshatra e qytete u dogjën dhe u shkatërruan ashtu sikurse kishte bërë edhe më parë dhe gjithmonë harbutëria, verbëria, shovinizmi dhe genocidi serb në Toplicë dhe në Kosovë edhe më parë.Pa ndërhyrjen e NATO-s barbaria kriminale serbe do ta kishte pastruar etnikisht  Kosovën me djegie e shkatërrim, me dëbim, me krime , me vrasje e me shfarosje të shqiptarëve.
Kundër shtetit, ushtrisë dhe kundër makinerisë çnjerëzore, kriminale dhe genocidiste serbe luftonte heroikisht populli shqiptar dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2021/04/UCK-Drenica-Durres-5.jpg

Por me fillimin e bombardimeve të NATO-s, shpresa për lirinë e Kosovës ishte dhe u bë më madhe dhe më e sigurtë si kurrë më parë. Në këto rrethana të reja historike që për herë të parë në histori ishin në favor të shqiptarëve pasi kësaj radhe përkrah shqiptarëve ishte bota demokratike perendimore dhe aleanca më e madhe ushtarake botërore, NATO e udhëhequr nga SHBA.  Kjo ishte garanci dhe që u dha shqiptarëve guximin, shpresën dhe sigurinë se më në fund do të shpartallohej Serbia , dhe se do të merrte fund kolonializmi kriminal e çnjerëzor serb mbi Kosovën.

Në këto rrethana të reja  u bë e mundur që mijra e mijra shqiptarë nga diaspora dhe perendimi të linin rehatinë e perëndimit dhe të ktheheshin në Kosovë, në atdheun e tyre dhe të të parëve të tyre për të luftuar për lirinë e atdheut, për çlirimin kombëtar dhe me qëllimin e madh për ndarjen përfundimtare me Serbinë dhe për Bashkimin Kombëtar të shqiptarëve.

Këta  mijra luftëtarë të lirisë mbërritën te “Drenica”e Durrësit.

Te “Drenica” në Durrës 22 vite më parë,në Prill 1999 mbërriti edhe Batalioni “Atllantiku”nga SHBA
l

http://www.kosovalindore.com/wp-content/uploads/2021/04/Fatmir-Fejzullahu-Mjaku.jpg

Fatmir Fejzullahu-Mjaku: “Po, që nga aeroporti Rinas e deri në fund të qëndrimit në malin Pashtrik. Prej Rinasit ikëm për në Durrës, ku tek restoranti “Drenica”, aktivistët e logjistikës së UÇK-së na e shtruan një drekë. Menjëherë vluan gazetarët nga mbarë bota, ndër to edhe më prestigjiozet amerikane, angleze, franceze, spanjolle, turke dhe shumë të tjerë, të cilët nëpërmjet të pyetjeve të tyre, e regjistruan entuziazmin dhe vendosmërinë e fuqishme të vullnetarëve të Amerikës, për t’u dalë zot trojeve të tyre etnike.”http://prizrenpress.com/besa-e-pashtrikut-paska-qene-genjeshter/

Kjo ngjarje e madhe historike gjithshqiptare, Lufta e drejtë, patriotike dhe heroike e luftëtarëve të UÇK-së si  dhe ndërhyrja e NATO-s e ndërkombëtarizuan  botërisht si asnjëherë tjetër në Historinë e shqiptarëve Çështjen Kombëtare shqiptare. Luftëtarët e lirisë së Kosovës para 22 vitesh zbarkuan në Durrës, te “Drenica”e Durrësit që vinin  nga perendimi i lirisë dhe i demokracisë për t’i sjellë lirinë, pavarësinë, shtetësinë dhe demokracinë Kosovës dhe popullit shqiptar të saj, ku si aleat tashmë shqiptarët kishin edhe shtetet më të fuqishme të botës demokratike dhe aleancën më të madhe ushtarake të botës, NATO-n.

Tashmë bota, opinioni botëror  po njihej  për tragjeditë dhe padrejtësitë që Europa kishte bërë mbi shqiptarët dhe mbi trojet shqiptare, për intrigat dhe për pazaret e fuqive të Europës mbi trojet shqiptare bërë në të kaluarën. Bota dhe civilizimi perendimor tashmë po shikonte me sy masakrat dhe barbaritë çnjerëzore të ushtrisë serbe mbi popullin shqiptar, që deri atëhere prej 100 vitesh perendimi kishte heshtur dhe kishte qëndruar indiferent ndaj Serbisë dhe aleates së saj Rusisë për ato tmerre që kishin shkaktuar mbi 100 vite mbi popullin martir të Kosovës.

Në Prill të Vitit 1999 “Drenica” e Durrësit e Kapitëve ishte “vatra më e madhe gjithshqiptare”, si një “Besëlidhje e Madhe” shqiptare në vitin 1999 në fundin e mijëvjeçarit te dyte, si një ngjarje bashkimi gjithshqiptar  në shërbim të UÇK-së, Ushtrisë më të re në Europë dhe të luftës për lirinë, çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës , krijimin e shtetit të ri shqiptar të Kosovës.

Këtë vit  mbushen 22 vite që kur  te “Drenica”e Durrësit u bë pritja dhe mobilizimi i madh i luftëtarëve të lirisë të cilën shumë personalitete të mëdha të historisë, letërsisë, akademisë dhe shoqata shkrimtarësh, poetesh, invalidë e veteranë të luftës, opinionistë e gazetarë shqiptarë dhe të huaj, politikanë e mediatikë e kanë quajtur, “tempull atdhedashurie dhe lirie”, “kështjellë e fortesë”, “monument historie”, “muze përjetësie” etj.

Bedri Tahiri: Z. Xhevahir, pse DRENICA e Durrësit dhe luftëtarët e lirisë, madje edhe vetë dëshmorët dhe familjet e tyre, as sot e kësaj dite, sidomos këtu në Shqipëri,  nuk trajtohen si duhet dhe nuk e kanë vendin e merituar?
     

Akademik Xhevahir Spahiu : Kjo qendër mobilizimi , e propozuar për muze nga poeti Moikom Zeqo, mund të themi se vetvetiu është kthyer në një lloj Tempulli. Këtu vazhdimisht vijnë poetë dhe shkrimtarë nga Tirana, nga Prishtina, nga Shkupi, nga diaspora, shpesh edhe të huaj, intelektualë që i bashkon qenësia shqiptare, gjuha, gjaku, kultura, mbijetesa, ardhmëria. Me sa kam marrë vesh këtu më së paku, për të mos thënë fare, vijnë politikanët.

Për këtë kontribut të madh e të jashtëzakonshëm për cështjen kombëtare, për lirinë e Kosovës, Kapitët e Durrësit, familja e Sadri KAPITIT, meritojnë respekt e mirënjohje nga të dy shtetet shqiptare

Autori V.Papaj – ishKryetar i Qarkut Durrës, ishPrefekt i Dibrës dhe ishDrejtor i Drejtorisë Arsimore Rajonale Qarkut Durrës; publicist dhe shkrimtar.

Filed Under: Emigracion

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë nderohet me Çmimin e Mirënjohjes nga Ministria Federale e Jashtme e Austrisë

December 3, 2021 by s p

Ministria Federale Austriake për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare i ka akorduar Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Çmimin e Mirënjohjes për ndihmën ndaj familjeve në nevojë në zonën e tërmetit, projekt i implementuar vitin e kaluar nga Departamenti i Rinisë në KNFSH dhe realizuar me mbështetjen e “Religions for Peace”. Çmimi iu dorëzua Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Dr. Genti Kruja dhe Departamentit të Rinisë në KNFSH nga Ambasadori i Austrisë në Tiranë, SHTZ. Christian Steiner në një ceremoni të zhvilluar ditën e enjte me dt. 2 dhjetor 2021 në rezidencën e Ambasadës Austriake në Tiranë. Ambasadori Z. Steiner ka falënderuar punën e Këshillit Ndërfetar dhe veçanërisht angazhimin vullnetar të rinisë në aktivitete humanitare dhe sociale zhvilluar në situata kritike siç ishte periudha pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe ajo gjatë pandemisë së Covid 19.Në emër të KNFSH-së z. Kruja shprehu gjithashtu falënderimet ndaj ambasadës austriake për mbështetjen e vazhdueshme në promovimin e dialogut ndërfetar nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme dhe konferencave të zhvilluara midis universiteteve të themeluara nga komunitetet e ndryshme fetare në vendin tonë, si dhe ambasadorin z. Steiner për bashkëpunimin dhe organizimin e ceremonisë së dorëzimit të çmimit, firmosur nga Ministri i Jashtëm i Austrisë Dr. Michael Linhart.

Filed Under: Emigracion

Trajnimi dhe shkëmbimi i përvojave të mësimdhënësve

November 29, 2021 by s p

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Një imazh që përmban tabelë, person, mjedis i brendshëm, grup

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Më 27 nëntor 2021, në restorantin “Tra Di Noi Ristaurante” në Brunnthal të Bavarisë afër Mynihut në Gjermani, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH-i) mbajti seminarin e radhës, me temën “Trajnimi dhe shkëmbimi i përvojave të mësimdhënësve”. 

Në këtë takim, të pranishëm ishin  përfaqësuesit e dy konsullatave shqiptare në Mynih, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Afrim Nura dhe Konsulli i Republikës së Shqipërisë, Dr. Dashnor Ibra, që në emër të LAPSH-it seminarin e  përshëndeti kryetari Milazim Ukaj, i cili foli për angazhimin e LAPSH-it dhe peripecitë që po përballemi me Covid 19. Ai na njoftoi se në seminarin e sotëm ishin të ftuar dhe mësimdhënësit e shkollës shqipe nga Austria, por për shkak të pandemisë nuk u lejuan që të jenë pjesë e seminarit, sikurse nuk u lejua që ta shfaqnit përgatitjen e programit, për 28 Nëntor  as nxënësve të shkollës shqipe të Freisingut. Aty u fol edhe për  futjen e gjuhës shqipe në listën e gjuhëve të huaja! Aty u fol edhe në lidhje me takimin e përbashkët me kolegët tanë nga Austria dhe vizitën në Muzeun “Belwedere” të Vjenës, te përkrenarja e heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu etj. Shkëmbimi i përvojave tona, sjell nevojën e njohjes mes vete, si një A dhe O e një bashkëpunimi te sinqertë dhe te ndërsjellët. Ne, së bashku bëjmë një pune kolosale për ta mbajtur sadopak gjallë frymën atdhetare, identifikimin kombëtar dhe ruajtjen e gjuhës se bukur amtare, gjuhën e ëmbël shqipe. Te shpresojmë që ky fenomen do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në të mirë të çështjes së ruajtjes së identitetit kombëtar, në të mirë të shqiptarisë, tha Ukaj. 

Seminarin e hapi Koordinatori i LAPSH-it, Mustafë Krasniqi, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, i njoftoi se disa herë ishte i detyruar  ta  ndërronin agjendën, për shkak të pandemisë! Por, mbi të gjitha ia arritëm qëllimin ta mbajmë seminarin, me mungesën e pjesës programore, për “28 Nëntorin”- Ditën e Flamurit, të përgatitur nga nxënësit e Freisingut, me mësuese, Nife Arifi dhe mospjesëmarrja e kolegëve nga Austria, pa fajin e tyre na la një vakum, tha Mustafë Krasniqi. Moderimi e bëri Xhevahire Sylejmani, kurse komisioni i seminarit ishin: Isuf Bytgyçi, Selim Hoti, Valbona Roqi dhe Mustafë Krasniqi. Seminarin e përcolli gazetari i gazetës “Gazeta e Alpeve”, Maxhun Smajli.Një imazh që përmban tekst, monitor, ekran, elektronikë

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Seminari filloi me ligjëruesin;  Dr. Vaxhid Sejdiu, veteran i  mësimit shqip në Zvicër dhe Koordinator i rrjetit të shkollave shqipe në Zvicër, me temën: “Si ta organizojmë një orë mësimore me mësimdhënës”, për të vazhduar tutje me  ligjëruesen; Lume Daci – Hoti, mësimdhënëse në shkollën shqipe në Bavari të Gjermanisë, me temën “Metodat, teknikat, objektiva dhe kriteret në orën mësimore – model i orës mësimore, në klasat homogjene”. Ndërsa, me temën “Mësimi kooperues në klasat heterogjene” , ligjëratën e mbajti veterani i arsimit ish-mësimdhënës i shkollës shqipe në Zvicër, Hamëz Morina.

 Seminari vazhdoi me diskutime, rreth temave të mbajtura nga ligjëruesit; z. Sejdiu, z. Morina dhe znj. Daci – Hoti. Kjo pjesë ishte më atraktive, ngaqë interesimi i parashtrimit të pyetjeve ishte e madhe nga mësimdhënësit! Dhe në fund  për të vijuar më pas me një orë praktike në grupe me mësimdhënës-it/et e shkollës shqipe në Bavari, në formë loje, të punuar nga Mustafë Krasniqi dhe Selim Hoti, me temën “28 Nëntori”. 

Seminarin e përmbylli koordinatori Mustafë Krasniqi dhe u ndanë Certifikata për të gjithë mësimdhënësit pjesëmarrës, nga Milazim Ukaj dhe për seminaristët u shtrua një darkë solemne.

                                                                                                      Shkruan: Mustafë Krasniqi

Ist möglicherweise ein Bild von 7 Personen und Innenbereich

Filed Under: Emigracion

Kur festonim 28 Nëntorin udhëve të botës

November 28, 2021 by s p

Bajram Mjeku/

Burrat në këtë foto, në mesin e të cilëve ka edhe gra, fëmijë e të rinj, janë refugjatë shqiptarë kryesisht nga Shqipëria e Veriut, të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore i përkisnin Rezistencës antikomuniste.Sapo përfundoi lufta, ata u detyruan ta braktisin Shqipërinë dhe shumë nga këta i ndoqi fati i keq për të mos u kthyer kurrë.Për ata që nuk e dinë, mbas Luftës së Dytë Botërore, regjimi komunist jugosllav i pat krijuar në Kosovë dy kampe për refugjatët shqiptarë; njërin në komunën e Vitisë dhe tjetrin në komunën e Vushtrrisë. Shumë nga refugjatët në këtë fotografi, kanë jetuar në këto dy kampe dhe gjatë kohës sa kanë qëndruar në Kosovë, banorët vendas i quanin “Albanezi!”.Kjo fotografi është shkrepur më 28 Nëntor të vitit 1955 në kampin italian San Antonio Di Pentecagnano, derisa refugjatët shqiptarë festonin Ditën e Flamurit. Një vit më vonë, shumica nga këta refugjatë janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara, për të mos u kthyer kurrë. Midis refugjatëve në këtë fotografi është edhe miku im Gani Perolli, i lindur në Perollaj të Krumës, i cili tash ka kaluar të tetëdhjetat dhe së bashku me familjen e tij jeton në New Jersey të Shteteve të Bashkuara.

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 86
  • 87
  • 88
  • 89
  • 90
  • …
  • 178
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT