
VATRA FTON SHQIPTARËT E AMERIKËS
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p

VATRA FTON SHQIPTARËT E AMERIKËS
by s p

*Fjala e Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale
Faleminderit për mundësinë që t’ju drejtohem shkurt,
Sot ne jemi duke nisur një rrugëtim së bashku, drejt së vërtetës dhe drejtësisë. E vërteta dhe drejtësia janë parime të çmuara për mua. Ato janë gur themel i të gjitha demokracive dhe themel i paqes. Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment, të them se ndiej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte të tmerrshme, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare a politike. Viktimat s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza.
Unë jam gati që të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen, popullin dhe vendin tim. Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë dhe shumë e vështirë. Isha student në Zvicër, i strehuar politik kur u masakrua familja Jashari në mars të vitit 1998. Si shumë shqiptarë nga diaspora, edhe unë u ktheva të ndihmoja vendin tim dhe u bashkova për rezistencë.
Kushdo që do të ishte në vendin tim, do të bënte të njëjtën gjë kur t’u hiqej liria. UÇK-ja përbëhej nga njerëz të thjeshtë, vullnetarë, që përpiqeshin të mbronin shtëpitë, familjet dhe vendbanimet e tyre. Ata luftuan e shumë vdiqën trima heronj. Ky ishte çmimi i lirisë. Mijëra familje i humbën të dashurit nga qindra masakra të forcave serbe.
Kundërshtarët tanë ishin ushtria, policia dhe paramilitarët serbë të kalitur në fushatat e tyre të vrasjeve në Bosnjë.
Të nderuar të pranishëm, trup gjykues,
Si rezistenca paqësore ashtu edhe ajo e armatosur kishin të njëjtin synim, lirinë, shtetësinë dhe rendin demokratik të Kosovës. Pa atë rezistencë gjithëpopullore sot Kosova s’do të ekzistonte fare. Qytetarët e Kosovës s’donin luftë, ata ishin të përcaktuar dhe kishin vullnetin për paqe. Lufta iu imponua. Ata bënë atë që do ta bënte çdo popull liridashës, për të mbrojtur familjet e tyre, fëmijët e tyre, vendin e tyre. Pra ne, Kosova, ishim në anën e drejtë të historisë.
Sot jam i lumtur që populli i Kosovës jeton në një vend të lirë, të pavarur e të bazuar në të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj ku sundon ligji. Kosova pra është rrëfim suksesi.
I nderuar trup gjykues,
Gjatë këtij procesi gjyqësor ne do të udhëtojmë prapa në kohë dhe ngjarje që kanë ndodhur 25 vjet më parë. Ua kujtoj të gjithëve që ta keni parasysh që mbamendja 25 vjet më vonë është e mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe agjenda të ndryshme. Spekulimet po shndërrohen në fakte.
Gjithashtu, emocionet, motivet apo mllefet politike të secilitdo akter politik nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Kjo vlen edhe për disa botime e opinione pas luftës të ekzagjeruara apo të përshtatura të akterëve të ndryshëm të luftës.
Si në çdo shoqëri demokratike, edhe tek ne jo çdo bashkëluftëtar i luftës ka qenë bashkudhëtar apo bashkëmendimtar në proceset politike të pasluftës. Në raste jo të pakta, ambicia, interesat politike e egoja personale tejkaluan të vërtetën dhe realitetin për rrëfimin e UÇK-së dhe vetë historisë së Kosovës. Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë se është e vërtetë, por ne kemi një dëshmi historike dhe faktike të regjistruar në atë kohë. Ne duhet të kthehemi tek ato dëshmi, sepse aty do të zbulohet e vërteta.
Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi t’i dëgjojmë në këtë gjykatë dëshmitë e sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, sekretarit të jashtëm, Robin Cook, senatorit Robert Dolle, ambasadorit Richard Holbrooke, shefit të parë të UNMIK-ut në Kosovë, të presidentit Ibrahim Rugova, të profesor Fehmi Aganit, të Adem Demaçit dhe të liderëve të tjerë. Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë çfarë kam thënë dhe bërë gjatë asaj kohe shumë të rëndësishme në historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Jam i lumtur që shumë të tjerë si ata, vendorë e ndërkombëtarë, janë të gatshëm të dëshmojnë për pafajësinë time.
Ne besuam në veten tonë, në vendosmërinë tonë, për të qenë të lirë. Të gjithë ne në Kosovë e dinim që gjatë gjithë kohës, se pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti të SHBA-së, nuk do të ishim kurrë të lirë dhe të pavarur. Ne në Kosovë gjithmonë kemi mbështetur drejtësinë, e drejtësinë ndërkombëtare në veçanti.
Kur raporti i Dick Martyt para 13 vjetësh mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafikim organesh nga UÇK-ja dhe nga unë, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare më tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafik organesh dhe se shtëpia e verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë, edhe UÇK-ja, edhe populli i Kosovës, gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Kjo sakrificë ia ka vlejtur.
Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër ndaj meje në përfundim të këtij procesi.
Unë besoj te Tribunali i Hagës, UNMIK-u, EULEX-i dhe Dhomat e Specializuara. Unë jam intervistuar nga këta mekanizma, qoftë në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit. Çdo bashkëpunim i imi me të gjithë këta akterë ndërkombëtarë ka qenë në interes të drejtësisë dhe plotësisht transparent, qoftë në Prishtinë, qoftë në Hagë. Gjithçka tjetër që thuhet është e paqëndrueshme. Prandaj, askush nuk duhet dhe nuk mund ta shkruajë historinë, ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqe, të vërtetën, pajtim dhe drejtësi. Unë besoj që ky proces do të jetë i drejtë, transparent dhe i shpejtë. Ju faleminderit!
by s p

Nga Frank Shkreli*
Ishte 2 Prilli i vitit 1991. Dy ditë më parë me 31 mars, ishin mbajtur zgjedhjet e para “pluraliste”, pas shembjes së Murit të Berlinit dhe fillimit të “ndryshimit” të sistemit komunist pothuaj gjysëm shekullor në Shqipëri. Megjithëse vet ato zgjedhje u mbajtën në një atmosferë pak a shumë të qetë — siç shkruante në atë kohë edhe gazeta Nju Jork Tajms, Shqipëria — “ky vend i pa fat i Ballkanit”, dhe “vendi më i varfër i Evropës”, edhe pas këtyre zgjedhjeve, “mbetet i ndarë dhe i përçarë”. Gazeta e njohur amerikane shkruante në atë kohë se në muajt fundit rreth 80-mijë të rinjë e të reja ishin larguar nga Shqipëria dhe se “fitorja e komunistëve” në ato zgjedhje, “do të bënte që edhe më shumë të rinjë të largoheshin nga vendi”, ndërsa citonte një nga studentët e Universitetit të Tiranës, i cili nuk dëshironte të identifikohej, se “nuk ka asnjë arsye që të qendrojë më këtu”. Sidomos ata shqiptarë, veçanërisht rinia, që prisnin që zgjedhjet e para post-komuniste në Shqipëri të 31 marsit, 1991 do të sillnin “ndryshimin e madh”, “lirinë e demokracinë” dhe “Shqipërinë si e gjithë Evropa”, u zhgënjyen për së tepërmi. Përveç mos kënaqësisë me manipulimet e atyre zgjedhjeve që çuan në fitoren e Partisë së Punës, përfundimi i atyre zgjedhjeve shkaktoi edhe shpërthimin e revoltave në disa qytete. Reagimet më revoltuese ndaj fitores së partisë (komuniste) të Punës erdhën nga Shkodra ku për fat të keq të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, pas zgjedhjeve “pluraliste”, në qytetin verior, me 2 Prill u vranë katër dëshmorë të lirisë e demokracisë: Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Kjo tragjedi e 30-viteve më parë ka lenë plagë të rënda në familjet e këtyre deshmorëve, për Shkodrën dhe Shqipërinë pasi 30-vjet më vonë mbetet gjithnjë një prej ngjarjeve më makabër të historisë moderne shqiptare, e cila pret gjithnjë zbardhje dhe drejtësi, përfshir identifikimin e individëve përgjegjës për këtë krim, në radhët e enteve të drejtësisë, të policisë dhe Sigurimit të Shtetit të asaj kohe. Fatkeqësisht, edhe sot në 30-vjetorin e vrasjeve të këtyre deshmorëve të lirisë, ashtu siç ka ndodhur me shumë vrasje e tragjedi të tjera në historinë komuniste të vendit, nuk janë identifikuar përgjegjësit as nuk është vendosur drejtësia për këto krime shtetërore. Nuk është zhvilluar asnjë proces i mirëfilltë drejtësie për ata që ishin, drejt për drejt, përgjegjës, ose për ata që dhanë urdhër për të shtënë me armë zjarri kundër njerëzve të pafajshëm dhe të pa armatosur, pjesëmarrës në një protestë paqësore. Ato të shtëna kundër protestuesve paqësorë — sipas dëshmitarve vendas — kishin ardhur nga ndërtesa e ish-Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër, ndërsa jehona e këtij krimi shtetëror kumbon edhe sot dhe thërret për drejtësi, përgjegjësi dhe ndëshkim – kumbon nepër koridoret e institucioneve qeveritare e shtetërore të Shqipërisë, 30-vjet vjetë pas zgjedhjeve të para “pluraliste”.Fatkeqësisht, shënjat nuk janë shpresëdhënse për hetime rreth këtij krimi, as sot në këtë 30-vjetor të vrasjes makabre të këtyre 4 heronjve. Sepse sipas raportit të posa botuar të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut për vitin 2020, në Shqipëri, “Mosndëshkimi mbetet një problem serioz”, thuhet në atë raport: “Ndjekja penale, dhe veçanërisht dënimi, i zyrtarëve që kryen abuzime ishin sporadike dhe jo të vazhdueshme. Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale.” Problemi është se kemi të bëjmë me krime shtetërore dhe jo thjeshtë me “abuzime” nga zyrtarë të lartë të asaj kohe, urdhër-dhënës për ekzekutimin e katër deshmorëve të demokracisë në Shkodër, disa prej të cilëve ende gëzojnë poste të larta në institucionet e qeverisë dhe të shtetit shqiptar, “post-komunist”. Megjithë problemet me zgjedhjet e para “pluraliste” të 31 marsit, 1991– më kujtohen shpresat e mëdha që kolegët e mi dhe unë kishim ato ditë në Tiranë — për një fillim të ri historik, për “ndryshimin e madh”, për varrosjen e diktaturës, për një shoqëri më të drejtë, më të lirë e demokratike dhe më tolerante në Shqipërinë post-komuniste. Por, vrasjet në Shkodër me 2 prill, 1991 u interpretuan në atë kohë, nga ne dhe nga delegacionet e tjera ndërkombëtare të pranishme në Tiranë, si një shënjë ogurzezë për të ardhmen e demokracisë shqiptare. Në këtë 30-vjetor, mos zbardhja dhe mos ndëshkimi i këtyre vrasjeve deri më sot, justifikon dyshimet tona sot e asaj dite – dhe në prak të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, se ky krim shtetëror si due krime të tjera të komunizmit, nuk do të zbardhen, as personat përgjegjës nuk do të ndiqen ligjërisht dhe as nuk do të ndëshkohen, ashtu siç ka ndodhur me të gjitha krimet e komunizmit në Shqipëri.Por ajo që mund të bëjmë ne njerëzit e thjeshtë kudo është që të kujtojmë, të kujtojmë që të mos harrojmë dhe të kujtojmë viktimat e pafajshme duke hedhur poshtë gënjeshtrat dhe duke mbrojtur të vërtetën. Kam zgjedhur që në këtë 30-vjetor të kujtoj katër heronjtë e lirisë e të demokracisë – këto 4 yje të lirisë,lule të demokracisë — që u vranë gjatë protestave anti-komuniste në Shkodër me 2 prill, 199, me fjalët e këngëtarit të njohur shqiptar, të ndjerit Sali Mani: Kengë kushtuar 4 Dëshmorëve të 2 prillit, 1991 në ShkodërSali Mani – Katër dëshmorët – YouTubeKur zbardhë drita ditë për ditëDalim heret me vaditëma të bukurat lule në botëpak me ujë e pak me lotë.Katër yje të lirisë,Lulet e demokracisë.Kush i vrau dora iu thaftëKush i preku zemra iu çaftë.A e dini kush i vrau, Dje i vrau e sot i qau.Dritë as diell me sy mos paftë, Diktaturë zemra t’u çaftë.Ndalo ti o dorë mizoreDorë e zezë konservatorePesë dekada na ke vraS’i le nanat as me kja.Arben Broci djal ku je?Shkodër locën gjallë e ke.Diktaturat po varrosen,Diktatorët po groposen.Po qet shkumbë burokraciaSe u shpalos demokraciaKush dha urdhër në atë shtërngatëMe vra njerëzit duar thatë.Ju thaftë goja kush e dha,fjalën vrisni kush e tha?Ti o vrasës urdhërdhanësHelm tu bafshin gjijtë e nanës!Nepër popull plumba ranë,Katër yje në gjak u lanë.Fshehu dorën tirania,derdhi lotë demokracia.Po renkojnë malet me gropa,Korbat sillen rreth e rrotull,Në katër rrugë ka mbetë ai popull.Diktatura na varfënoi,E si komb na përçudnoi,Na dhanë rrugat nepër botë.Diktatori vrau e preuPlot me plagë u mbush AtdheuJu tha zemra kësaj Shqipni,Për liri, demokraci.Kur zbardhë drita ditë për ditëDalim heret me vaditëMa të bukurat lule në botëPak me ujë e pak me lotë.Arben Doci ku të ra gjakuM’u te dora e Bujar BishanakutTe Besniku te Nazmia,Gjaku i juaj Demokracia.Hej, Arben Broci djal ku je,Shkodër locën gjallë e ke.Diktaturat po varrosen,Diktatorët po groposen.*Ribotim
by s p

Besim Ndregjoni/
Mbas 2 viteve që i ka mbaruar mandati Avokatit të Popullit, komisioni i ligjeve të parlamenti thirri në séance dëgjimore kanditatët për të paraqitur performacën e tyre për tu zgjedhur në at institucjon kushtetues. Në mes kanditatëve për dy vite rrjesht kanditoi dhe unë si përfaqësues i 100.000 familjeve të mbijetuarve të diktaturës dhe i mbështetur nga shoqëria civile dhe tre komuniteteve fetare në vend. Sigurish kanditonin ish Z/Kryeministra, ish titullarë të lartë të institucjoneve kushtetuese , ku fatkeqësisht mbahen mend nga shoqëria si dështak por që mbroheshin nga partia, sepse ishin me biografi të mire dhe i përkisnin regjimit totalitar që kishte dhunuar të drejtatat dhe liritë e njeriut, në regjimin e diktatorit Enver Hoxha. Për lexuesit po ju paraqes fjalën time që mbajta në komisionin e ligjeve për ti shërbyer sadopak të vertetës se si parlamenti shqiptar e përdor formalizmin për fuksionimin e kushtetutës, kurse vendimet i merr me vendime partie në kundërshtim me kushtetutën e vendit.
E para : I përkas një familje fisnike shqiptare që ka përballuar tre diktatura, fashiste, Naziste, dhe Komuniste, për CV time jua a kan ba presence Shoqëria civile , tre komunitetet fetare si dhe personalitete të larta të artit kulturës, por mbi të gjitha thirrja që ju ka drejtuar ish e burgosura politike bashkëshortja e poetit martir Havzi Nela, Lavdie Nela drejtuar Kryetares Kuvendit, dhe juve të gjithve Antarë të Komisionit të ligjeve. Thirrja e saj u ndesh me heshtjen dhe mospërgjigjen e antarve të kuvendit, zgjodhën heshtjen dhe vendimin e partisë për të ju përgjigjur një armike siç është heroina e burgjeve dhe bashkëshortja e poetit martir. Bazuar në ligjin për Avokatin e popullit neni 2 citohet se mbron të drejtat dhe liritë edhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet e mosveprimet e paligjshëm e të parregullta të organeve e administrates publike si dhe të tretëve që veprojnë për llogari të saj. Avokati i Popullit udhëhiqet nga parimet e pansisë, konfidecialitetit, profesionalizmit dhe pamvarsisë , ushtron veprimtarinë në mbrotje të drejtave dhe lirive të njeriut të parishikuar në dispozitat kushtetuese dhe në ligje. E kush më shumë se ne që na janë dhunuar të drejtat e liritë , me ndalimin e arsimit, me luftën e klasave për punën etj, e ka sensibilitetin ti mbrojë këto të drejta, e ta krye me nder atë detyrë kushtetuese. Neni 12 i këtij ligji përcakton të drejtat për tu ankuar në at institucjon , bazuar në kët nen ti përgjigjem qytetarit ashtu siç e përcakton ligji dhe në ruajtjen e sekretit të qytetarit. Gjithashtu neni 13, 17 18 19 19/1dhe 21 i japin të drejtën e fuksionimit dhe shqyrtimit të ankesave dhe të drejtave të qytetarve .Neni 22/1 i jep të drejtën avokatit për sanksione ndaj administrates që ka shkelur ligjet për qytetarin.
I përkas asaj pjese të popullsisë që e kan vadit tokën shqiptare me gjak martirësh nga jugu në veri dhe kam tridhjetedy që komunitei që përfaqësoi ka tre dekada që presim të mësojnë të verteten e asaj çfar ka ndodhur dhe si janë dhunuar të drejtat e shqiptarve gjatë periudhës komuniste dhe si jan krijuar dosjet e tyre.. Hetimi dhe denimi i krimeve të komunizmit janë të lidhura ngushtë me sigurinë kombëtare të shqiptarve në kontekstin strategjik. Dhe besoi më shumë se ky institucjon nuk mund të japin kontribut ndonjë institucjon tjetër që i shërben politikës partisë dhe jo shtetit të së drejtës që ka 32 vite që nuk po e ndërtojmë.
Kush ka frike nga e verteta, hetimi, zbulimi dhe denimi i krimeve komuniste në Shqiperi?
Përgjigja është e qartë nga e vërteta ka frikë politika shqiptare që për 32 vite jo që nuk kërkoi falje, por nderoi xhelatët e krimit dhe përbuzi viktimat dhe të mbijetuarit e diktaturës, duke përfituar nga paqja që përcollën ky komunitet fisnik ndaj politikës. Ndaj këtyre padrjtsive dhe shkelje të drejtave dhe lirive të njeriut që ka përdorun politika për 32 vite fatkeqësishtm dhe Avokati i Popullit heshti. Prandaj kanditoi që ta denojmë heshtjen ndaj krimit.ta denojmë pushtetin dhunues ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut. Njohja dhe demaskimi i krimeve te kryeme, dhe paralelisht me ata edhe respekti per viktimet e pafajshme te ketyne krimeve jane dy aspekte të së njëjtes monedhe: natyra dhe pesha e përgjegjsise sonë, si deshmitare të kesaj tragjedie thellesisht njerezore dhe rranjesisht kombetare, ashte nji problem ekzistencial per te gjithe njerezimin e ndershem, problem që ka karakter politik e personal- dhe fetar per ata qe besojne! Prandaj kanditoi që institucjoni i avokatit të popullit të jetë në shërbim të shoqërisë dhe jo politikës
Pavaresisht nga përpjekjet e “propagandisteve” të pakurueshem që nuk pranojne këte fakt të qarte si drita e diellit, e që nuk tregojnë asnji interesim me deshmue rrjedhimet shkatërruese të atij rregjimi gjakatar që perjetojme edhe sot, duhet pranue se shkalla e krimeve komuniste ka arritë në pikën ku mund të cilesohen si “krime kunder njerezimit” të denueshme nga legjislacioni ndërkombetar , dhe heshtet nga legjislacioni kombetar. Këto perpjekje të “propagandisteve”, nuk kane qellim tjeter veçse me largue vemendjen e popullsise shqiptare nga e kaluemja, sa ma gjate që të jete e mundun…. derisa t’i mbuloje harresa. Me nji zhvillim te këtill ndergjegjet tona do të mbeten të njollosuna; si rrjedhim, pamundesohet integrimi i jone ne Boten e Lire, si qytetare të lire, që na synojme.
Ky zhvillim duhet te sherbeje dhe per zbulimin e nji aspekti te vendit tone, ne nji kohe te caktueme…!Si ashte e mundun qe i kemi lejue vetes, si shoqeni shqiptare, me zbrite kaq poshte? Dhe kjo ndodh që institucjonet nuk veprojne por imitojne regullore e privilegje për drejtuesit e deputetët. Deputetët janë mandatuar për të dhanë ligje dhe barazi për qytarët jo për ti kthyer institucjonet në vende pune për miq partiak siç ndodhi në dhjetor ku mazhorance dhe opozita kacafyteshin në parlament për të zgjedhur Avokat Populli mikun , klientin, dhe aspak nuk mernin në konsideratë përfaqësuesuesin e shoqërisë civile, dhe të 100.000 familjeve shqiptare që i mbijetuan diktaturës, duke mos kursyer dhe jetën. Zotrinj deputet të ligjeve, Institucjonet në shtetin e të drejtës nuk janë krijuar për politikanë e familjare të tyre , por me kushtetutë janë prone e qytetarve shqiptarë që japin kontributete e tyre që të ndërtojmë shtetin e së drejtës, votohet dhe kundërshtari politik, kështu fuksionon demokracia zotrinj nuk fuksionn me vendime politike partie kundra kudërshtarve politike. Me lejoni të ju sjell ndermend thënjen e socialdemokrates disdidentes Musine Kokalari që ju drejtue xhelatve në sallë e gjygjit: Ju po më denoni se nuk jam komuniste , por Shqipërine e dua më shume se Ju. Atëhere shtrohet pyetja përse Ju ligjvënës luftoni që mos të zgjidhet një antikomunist por vetëm në qoftëse ka lidhje me diktaturën.
Kam 32 vite që kam kontribuar në rehabilitimin e qytetarve që kan kaluar trauma dhe tortura nga regjimi totalitar komunist, në bashkëpunim me shoqërinë civile, Qendrën e traumës dhe tortures dhe në bashkëpunim të plotë me Avokatin e Popullit të Danimarkës bazuar në konventat ndërkombëtare prej një periudhe 15 vjeçare, duke rehabilituar shum qytetar nga traumat që kishin pësuar. Si misionar i ngritjes së Parcelës Kombëtare të Kujtesës në nderim të mbi 6000 të pushkatuarve dhe të zhdukur kufomat nga ky institucjon do të i shërbej qetsimit shpirtëror të mbi 6000 familjeve që përballen me heshtjen e politikës dhe shtetit. A ju shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut këtyre 6000 shqiptarve që nuk kan një varr dhe një ditë kujtese për ti nderuar martirët që u vranë pa faj. Shoqëria shqiptare është e ndarë, në të privilugjumit e diktaturës dhë në të mbijetuarit e diktaturës, ku të parët, kan marrë të gjitha benifitet e sistemit, dhe pjesa tjetër e shqiptarve që e vaditi me gjak çdo pjese të Shqiprise duke e kundërshtuar diktaturën dhe u përball me murin klasor politik dhe përçmimin e pushtetit dhe politikës të ndërtuar gjatë këtyre tre dekadave. Ka 32 vite që asnjë innstitucjon të shtetit nuk lejohen të drejtojnë ata që kundërshtuan diktaturën, kush ashte ai ose ajo force politike që nuk turpërohet që në institucjonet e vendit nuk ka asnji personalitet drejtues që nuk kan lidhje me diktaturën.Gjatë këtyre 32 viteve politika sunduese ka krijuar disnivel në pjesët e shoqërisë shembull është të mbijetuarit e diktaturës, kan pensione qesharake, kurse xhelatët që kryen krime ndaj kësaj pjese popullsisë kan pensione marramendse, A nuk është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut zotrinj paralmentar. Shqipëria dhe shteti janë prone e shqiptarve dhe jo vetëm të priviligjuemeve të komunizmit siç ka ndodhur gjatë këtyre tre dekadave. Kanditoi për avokat populli që institucjonet kushtetuese të mos politizohen nga ushtarë të partisë apo të zgjedhurit e kryetarve të partis. Por ti drejtojnë ata që bahen ushtarë të ligjit dhe kushtetutes dhe aspak pazarve të drejtuesve të pozitës dhe opozitës. Kurre gjatë 32 viteve unë dhe shtresa që përfaqësoi nuk kemi urryer, ju zotrinj politikan si majtas dhe djathtas përse urreni ata që nuk janë ushtarë të partive tuaja. Pse urreni kanditaturat e të përndjekurve politikë zotrinj parlamentarë, përse nuk i kthyet pergjigje heroines Lavdie Nela sidomos ju gra deputete e cila jua cilsonte në emër të nenave që ngelen pa fëmijë nga torturat siç ka ngelur heroin Nela, a nuk ju vrau kjo thenje juve që jeni nëna gra.
Dhe kjo sjellje e juaj zonja dhe zotrinj deputetë mjafton qe vendi i jone te mos ngrihet kurre ne kambe me nji shoqeni civile të ndërgjegjshme për rolin e saj: nji shoqenie njerezishme, tolerante, e permbi të gjitha jo e dhuneshme: “qytetarin”pjesemarres e “qytetarine”! Koncepti i qytetarit përmban pjesemarrjen koshiente në jetën shoqënore e politike të vendit; pjesemarrja ashte pengesa kryesore në luften kunder diktatures dhe ideologjive totalitare. Pjesemarrja koshiente lufton sundimtaret e këqij dhe sherbetorët e tyne me pagese, lufton atmosferen ku ata mashtrojne veten Amundet të na mashtrojne dhe të mos shqetesohemi? Si do te dalim nga kjo gjendje?….Si do të zhdukim anormalitetitn e politikes? Si t’iu kthejme njerezve shpresen për të ardhmen Ky ashte ndergjegjsimi, hapi i pare i zgjidhjes. Njeriu duhet te jete koshient dhe i bindun per drejtesine e kauzes qe mbron para se te aktivizohet…qe ashte hapi i dyte.
Kthimi i institucjoneve në shërbim të qytetarve është primarrja e një sistemi demokratik. Dhe thirrja ime përpara jush zotrinj ligjëvënës është ta shembeni murin e urretjes që keni ndërtuar nga 32 vite me pushtet imitues më të pështirë të diktaturës, Lejoni dhe votoni kanditaturat e atyre qytetarve që kaluan e përballuan terrorin komunist, dhe u ndeshën për tre dekada me heshtjen dhe luftën e ftohtë politike të pushtetve postkomuniste në Shqipëri. Votoni që institucjonet të demokratizohen jo të politizohen. Demokratizimi i institucjoneve demokratizon shoqërine kombin.Sot keni në dorë ta shembnin murin e urretjes dhe të ndërtojmë murin e paqes të dashurisë dhe të shtetit të së drejtës. Nqs bani të kundërtën historia do të ju denoi. Bëhuni paqëdashës si ne ne të mbijetuarit e diktaturës që nuk urrejmë por përçojmë paqe duke ja lënë drejtsisë denimin e urretjes.
Kthejani institucjonet shqiptarve, dhe ndertoni shtetin e së drejtës, dhe jo shtetin politik siç eshte tani.
by s p

Idriz Lamaj*
*Fjala e mbajtur në emër të Federatës Vatra në mikpritjen e Prof.Dr. Zymer Ujkan Nezirit në Selinë e Vatrës.
Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, i shpreh mirëseardhjen Prof. Zymer Nezirit, i cili do të mbajë ligjeratën: “Eposi i kreshnikëve – thesar monumental i trashëgimisë kulturore shqiptare “. Prania e Prof. Nezirit, sonte në selinë e Vatrës, është një nderim i veçantë për vatranët, dhe shqiptarët e Amerikës, sepse ligjerata e tij shkencore, do të na kthejë edhe në kujtesë, studiuesit e njohur amerikan si Prof. Miliam Pary dhe Prof. Albert Lord, të cilët shekullin e kaluar bënë gjurmime serioze për epiken homerike në Ballkan dhe në studimet e tyre shkencore shkruan edhe për këngët tona kreshnike. Ligjerata juaj Profesor Neziri, do na rikujtojë sot edhe dy ikona të njohura të kulturës tonë kombëtare, Prof. Arshi Pipen dhe Prof. Stavro Skendin, të cilët studiuan me përkushtim epiken tonë kreshnike. Prof. Pipa dhe prof. Skendi për vite me radhë dhanë mësim në universitete të njohura amerikane. Më në fund, vdiqen në mërgim, dhe lanë shumë studime të tyre të përhapura në publicistikën shkencore amerikane. Profesor Neziri unë jam rrit me këngët e kreshnikëve dhe kam pas fatin të njoh në person dy prej rapsodëve më të njohur të këngëve tona kreshnike: Selman Shpendin e Vuthajve nga krahina e Plavës dhe Gucisë dhe Gjergj Pllumin e Shalës së Dukagjinit, për të cilët kanë shkruar dikur Anton Çetta në Prishtinë dhe Ernest Koliqi në Romë. Për këngët tona kreshnike kam pas fatin të bëj dy-tre intervista me Profesorin Albert Lord, natyrisht me ndërmjetësimin e Prof. Pipës. Intervistat janë transmetuar në emisionin e gjuhës shqipe në Zërin e Amerikës. Mirënjohje dhe mirë se keni ardhur Profesor Zymer Neziri.