• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“ZANAT KANË ME TË ZANUE…”

November 11, 2020 by dgreca

Ese nga PIRRO LOLI/

Nuk mbaj mend në ç’ përrallë a mësim shkolle i kam ndeshur për herë të parë, por që në fillim,  më ka shoqëruar enigma e çuditshme se pse këto bukuroshe kanë qenë  edhe të rrezikshme nëse kontakton me to, ose nëse kërkon të këndosh si ato. Nga klasa në klasë e nga libri në libër, unë do t’i plotësoja njohuritë për to, do pyesja e do debatoja edhe me profesorët e mi Eqrem Çabej, Shaban Demiraj,  Zihni Sako etj. e gjithmonë me vështirësi, do t’i kuptoja herë si hyjni, herë si xhinde, herë zana, herë muza, herë sirena, shtojzavalle(shtoju , o Zot vallet) etj, të gjitha të njohura në mitologjinë ballkanike në Iliadën homerike dhe në eposet tona, balada, këngë, përralla etj. Në thelb shprehin dëshirën e shumimit, të zërit, valles, bukurisë së madhe e të vazhdueshme. Të gjitha janë të gjinisë femërore, vasha të bukura, “Miss-nudo”, prej drite, tingulli e aromash që këndojnë e vallëzojnë deri në magjepsje.                                                            

Zanat jetojnë, këndojnë e vallëzojnë larg syrit të njeriut, lartësive olimpike që në fillesa, pranë burimeve të Hipekronit, në Helikonin e pyllëzuar, në pllajat e malit të Pindit dhe gjithandej bjeshkëve të malësive tona, atje ku bari dhe gjethja prekin majëmalet e dëborta, atje ku hëna ulet e i lan pllajat e burimet me lëngun e saj të argjendtë…

Norbert Jokli thotë se: “Zana” rrjedh prej latinishtes “Diana”, por mua më bind më tepër prof. Çabej, që te “Zana” shikon burimin za – zë- zëri, prej nga merr edhe emrin. Kuptimi pagan i tyre  si zë, është shumë i lashtë. (Kujto se tempulli i muzave [Zanave] “Museioni”, është ndërtuar në vitin 200 para Krishtit dhe, para se të shkatërrohej nga arabët, u bë fidanishtja më e madhe artistike e botës antike).

Ato pa dyshim janë produkte shpirtërore çastesh të rralla, gjendje të veçanta, ku shpirti i njeriut dëshiron të dëgjojë zërat magjikë të natyrës e, befas, duke dashur t’i ketë  brenda rrethit të njohurive të veta, i ka krijuar (përfytyruar) si vasha hyjnore, orë e zana ogurmira… U ka bërë edhe statuja e muzeume atyre të bukurave, por edhe me huqe të rënda e me ligjet e çuditshme të mosprekjes së Bukurisë  (me B të madhe); atje, caktuar pranë hyjnisë, por gjithsesi zëra të natyrës, reflekse jehonash, zëra mistike të paimitueshëm, melodi ere, shushurimë krojesh e dallgësh, këngët e shiut e të gjethes, drithërimat e barit, zilet dhe këmborët; krejt këngët e tokës e të detit që prej paganizmit të lashtë, erdhën deri te njeriu modern i cili filloi të imitojë sadopak nëpër vegla, kallama, bilbila, fyej curle, çifteli, lira e deri te  veglat e sotme elektronike e orkestra moderne së bashku me shenjat e tyre (grafinë) në pentagram, imazhi i parë i të cilit ka qenë hedhja e “yllit” në pentagram (një pikë në vijë apo fushë). Sepse çdo yll nga pozicioni që ka, jep edhe  tinguj të ndryshëm. Grekët e lashtë ngriheshin nga gjumi dhe dëgjonin muzikë yjesh). Pentagrami me notat dhe kodet e veta me kombinacionet e pafundme, është shenja më e kompletuar simbolike në të gjithë artet, që e bën muzikën mbretëreshën e padiskutueshme të çdo krijimtarie artistike.

  *   *   * 

Zanat, fillimisht i ka lindur natyra, më pas i ka shpirtëzuar njeriu  duke i perceptuar si qenie çudibërëse.

Njeriu rron nga natyra e që në foshnjërinë e vet e ka thirrur atë për ndihmë për  ushqim e veshje, mbrojtje, por dhe si burim bukurie. Njeriu artist, me shpirtin e tij është magjepsur me hapat e erës, puhizat e plepit, ngjyrën e luleve, këngën e bletës, shushurimën e shiut, këngën e zogut, simfoninë e flogjeve të borës, jehonat…E , ndoshta artisti dëshironte t’i sintetizonte këto bukuri të shpërndara në qenie të veçanta. Njeriu artist i ngriti bukuritë e natyrës në lartësi  të pa prekshme, të pakapshme. Ky krijim misterioz flet për praninë e  një ndjenje hyjnore, të një zëri mistik. Sepse dhe piktori më i talentuar shtanget përpara gurgullimës shkumëbardhë të lumit a përroit që zbret nga mali, sepse , kur pranverat shtojnë qilimat në bjeshkë  a në livadh, pamjet janë më të bukura se qilimat më të bukur persianë….Sepse dhe muzikanti më i talentuar nuk e hedh dot në pentagram gëzimin e bletës kur puth lulen dhe i thith polenin e ëmbël. E natyra këtu trupëzohet, këtu lëviz e ndryshon pa pushim pamjesh e zërash e gjithnjë me një harmoni e simetri të përsosur. “ Natyra arrin tek e përsosura – thotë Emerson – pa asnjë tronditje e kërcënim dhe shton me ironi – se panjat dhe bredhat janë ende të pakomprometuar… e kur të ndërgjegjesohen si njeriu edhe ato do shajnë, do grinden dhe do mashtrojnë.”

Këtyre krijesave njeriu dhe natyra u japin formën sipas përfytyrimeve të veçanta. (Homeri i përfytyron sirenat si qenie me fytyrë, qafë e gjoks të brishtë femre, me këmbë zogu dhe bisht peshku, duke e perceptuar thelbin e tyre edhe më mistiko-magjik se aedët paganë pararendës). Me formën e përlindjes ato largohen, animizohen e tentojnë të bëhen pjesë e thellësive të detit dhe lartësive të qiellit.

Ngurosja ose tjetërsimi i  njeriut në shpend, kafshë, gur, pemë etj, është dëshirë fantastike e lashtë thellësive pagane, e njohur krejt në folklorin e gadishullit. Epika iliro greke është e mbushur me shembuj të tillë.( Dionisi i ktheu në shpendë të tria vajzat e mbretit Mineos, Erosi e shndërroi Peristerin në  Pëllumb, bashkëshortja e mbretit të Tebës u kthye në pllakë mermeri, se Hyu Apolon i shigjetoi të dymbëdhjetë fëmijët, Circia i ktheu shokët e Odisesë në derra, vetë Zeusi u tjetërsua në mjellmë që të zotëronte bukuroshen Lida etj… 

  *   *   * 

Zanat shpesh zbrezin lartësive  dhe  motërzohen edhe në imazhet e femrave të zakonëshme si  vajtojsa, që qajnë bukur, (“sirena vajtore”, “muzat e vajit”). Tek ne njihen këto si vajtosa të Durrësit, Antigonesë, Apolonisë, Vlorës, Shkodrës, Ulqinit dhe quhen edhe “vajzat e virgjëra të natës”, apo stihitë e vdekjes. 

(… I kam takuar një herë “stihitë e vdekjes”; ti mund t’i quash ç’të duash, orë a vajtojca, muza a sirena. I pashë ballë për ballë. Me Sadik Bejkon, isha në Gjirokastër, te “Sheshi i Çerçizit”. Gjirokastrën e kish pllakosur zia. Para tri ditësh kish vdekur Ai. Në shtëpinë e tij “muze”, përballë një fotografie të zmadhuar të udhëheqësit, grahën mijëra njerëz. Te “sheshi” merrnin kthesën autobusët e njerëzit, sapo zbrisnin, fillonin të qarat me lot e bot e ofshama. Nga kalaja trembeshin sorra e pëllumba të egër e fluturonin të çakërdisur nëpër çati.  Ulërima erdhi në këmbë e u fut në shesh, si një projektor i llahtarshëm kobi. Ishin dymbëdhjetë gra në ballë të turmës. . Veshur krejt në zi. Ishin rreshtuar poshtë te “postblloku” i qytetit. Dikush, ndonjë regjisor dërguar nga Homeri,  u kishte folur dy fjalë për atë vdekje “të madhe”  dhe i kishte nisur për në qendër të skenës, ku luhej tragjedia. Rreshtimi u bë te sheshi në fund, te shtëpia e Sokratit. Njëra, kryeulur, leshralëshuar, do rrinte në krye, pas saj tri të tjera mbërthyer krah për krah. Ecnin me një hap dhe lëviznin vetëm kokat majtas e djathtas, leshralëshuar dhe  qanin me zë, me lot e me bot dhe sytë i kishin të përgjakur nga dhimbja. Pas tyre vinte një treshe tjetër, treshja e isos; ato kumbonin me një “uu..” dhe “o…” të stërzgjatur sipas fjalëve që thoshte treshja e parë. O Zot, çfarë zëri, çfarë ulërime, çfarë dhembje që nxirrnin ato nga gjoksi duke e shpërndarë atë “Uu” e atë “Oo” nëpër rrugë! Treshja e fundit kthente gjëmën e dukej se trashte zërin ose gjakun e zi që përsëritej si jehonë e derdhej ritmikisht. Nga Dunavati e Palortoja dridheshin rrasat e gurta të shtëpive e  kadërdhëmët rënkonin nën këmbët e gjëmës… Tri të tjerat më pas artikulonin fjalë e rrokje të ndryshme, ritmikisht përsëritnin fjalët e fundit të marrëses së fillimit, por ato nën atë ritëm të çuditshëm qëllonin me këmbë tokën e gurtë, me krahë, bënin lëvizje kaotike, kapnin gishtat, i mbërthenin, bënin sikur i thyenin e, aty-këtu gërricnin faqet e gushën me thonj. Kjo ishte treshja e përgjakshme. Vilarë të hollë gjaku kishin nëpër faqe e në nofull. Ulërima çau rrugët përmes, dritaret ngrinë e qyteti dridhej e zemra i tundej  në bark brenda. Korbat mbi kala si copa shamish të zeza sa ngriheshin në ajër binin krahëkëputur,  ogurzeza e pafrymë.

– Skenë antike – tha Sadiku.

– Nga  ç’tragjedi  janë këputur?- thashë unë

– Kështu ishin edhe ato që qanë Akilin, – tha Sadiku.

– Ata qanë mbi të shtatëmbëdhjetë ditë e net, – thashë unë, – pa shpallur zi kombëtare…Këto janë kooperativiste nga Labëria…, atë të parën e njoh, ia merrte këngës në festival, është një mjelëse  e rendimenteve të larta në “Bulo”. 

Sadiku bëri buzën ne gaz, por unë vura re se ai qe zverdhur, sikur i dridhej buza e orë e çast thithte cigaren… Kishim frikë se diçka do ndodhte.

Dhe me hapin e gjëmës u nisëm pas tyre, për ta parë tragjedinë e lashtë sa më afër të vdekurit. Vajtojcat tona na u përgjasuan me Erinitë, me ato zanat e zeza të Hadit, të bukurat e vdekjes, me flokë gjarpërinjsh e sy të zjarrtë, që hakmerren ndaj atyre që dëmtojnë seksin femër..)

  *   *   *

Folklori ynë i ka ulur zanat e muzat më në tokë, i ka anthopozuar  si femra për të kënduar e për të qarë (Vajtimi i Ajkunës), ose aq të njohurat, këngë e vaje në Labëri e në Malësitë e Veriut.) Vdekja është dhembje me ndjeshmëri të lartë dhe njeriu ndien nevojën të shprehet me zë, këngë, ofshama, britma, gjeste e lot; në disa zona, në vajet tona “këndojnë” vajtojcat, por diku, qajnë edhe burrat. Sidoqoftë, në këto raste kemi uljen e Zanës nga trojet mistike të së bukurës së padukshme në trajtat tokës dhe të  njeriut. 

Unë e kam fjalën për të bukurat lart, ato enigmat e mbuluara me mister, zanat me zërin së sipërmi, ku hyjnia ka pjesën e vet. Për zanat, zana. 

Pushteti i tyre është zëri melodioz dhe, si çdo pushtet, ato imponohen edhe në “sanksione” apeluese për ata që i shohin e i dëgjojnë. Ato nuk pranojnë asnjë sfidë. Diku thashë që janë të gjitha të gjinisë femërore ndoshta, prandaj pushteti i tyre është kaq zemërak; ndoshta kjo lidhet me shpërbërjen e matriarkatit e ajo, femra që humbi pushtetin,  mbajti vetëm dy elemente bazale, atë të lindjes dhe atë të bukurisë. Dy pushtete këto që nuk kapërcejnë dot te mashkulli; është ofshama shpirtërore, shpërthimet e ndjenjave të skajshme, që japin lot e kënaqësi të veçantë, por edhe të rrezikshme në profecinë e tyre fataliste e vrastare për atë që guxon t’i sfidojë. (kujto sa vrastare qenë sirenat tek “Odiseja” e Homerit). Ishulli i tyre i luleve (“Anthemoezes”në greqisht) ku jetonin ato, ishte mbushur me varre, lule dhe kocka. Zanat a sirenat ato këngë e melodi që çmendën Odisenë me atë kënaqësi magjike, por edhe mashtrim e kurth për ta çuar në Had. Të vret bukuria, të vrasin vajet e sirenat me këngë; të vret poezia, e panjohura, e padëgjuara, misteriozja. Edhe shpellat e guvat e gjelbëruara, ku jetojnë zanat në bjeshkët tona, “krejt rrethuar janë  me bregore kockash e kafkash”.

Dhe dihet: Gjeto Muji, kreshniku i eposit tonë, e dinte rrezikun: ato kthenin në gur ose kallkan të gjithë kalimtarët që i shohin ose kalojnë pranë tyre duke kënduar. U tha dasmorëve Muji: “Kur në bjeshkë keni me dalë,/ mos bani as za e as piskamë,/ se zanat kanë me u zanue…”. (Kujto porosinë e Circes tek Odiseja). Dasmorët e kreshnikët e harruan porosinë dhe Zanat i zanuan të pabindurit (Vini re foljen “zanoj”,nga “Zanw”,  “me zanue”– rrënja është zë, za; veprim ndëshkimor me zë). Krushqit i gurëzuan dhe nusen e Mujit e morën robinjë. Më vonë Muji dhëndër, mbetur pa nuse, mësoi se forca e orëve qëndronte te një pëllumb, e vetëm pasi e kapi dhe e vrau atë, çliroi krushqit dhe nusen e tij. E ajo lwnga e madhe “Vajtimi i Ajkunws…Wshtw vrarw djali i Mujit, Omeri e/Drita a dale e drite s’po ban,/ka le dielli e nuk po nxeh :.. ça ka ba Gjeto Basho Muji ;Djalin n’dhe Muji e ka shti…/…nana e djalit po e pyet ;- Mujo, djalin ç’ma ka gjete ?N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete ?/Qyqe vetëm rrugën paska marre,kane zane vend yjt’ vajin me e ndie !…Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha,atëherë nana hanen ka mallkue :

– T’u shkimte (shoftë) drita ty, o mori hane,qe s’ma çove atë natë nji fjalë,n’Lugje t’Verdha, shpejt më dalë/bashkë me hy n’nji varr me djalë ! Kur ka shkue te varri i djalit,/ka pa ahin treqind vjeç,ahi ishte rrema-rrema,/nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin/Mire po pshtetet për degë t’ahit…pikon loti mbi varr te djalit/Kane lanë kangen zogjtë e malit,kane lanë kangen me veshtrue !…more i miri i nanes-o ?/Amanet, o more bir,/dil nji here ksi burgut t’erret, /fol me nanen që t’ka rrite/s’m’ke lanë kurrë kaq shume me prite !

More Omer i nanes-o ;/A thue gjokun me ta prue ?/Dil nji here për me lodrue/bjer nder gurra me u freskue/kërko majat bashke me zana/se ty varrin ta ruen nana,mori i miri i nanes-o !

***

Por, ndërsa meloditë afroheshin gjithnjë e më shumë te veshi i njeriut, ai, përfytyrimi fillestar i tyre, zana, si vashë, shtyhej tutje pranë lartësive misterioze, diku në të fshehtat e natyrës, më afër qiellit, deri te perëndesha e tyre, Artemida, ajo virgjëresha bukuroshe e pyjeve, krojeve, gjahut të sorkadheve, këngëve e valleve, por, gjithsesi,  e paparë nga syri i njeriut, sepse… 

Sepse imazhet nuk flasin dhe asnjë i gjallë nuk e ka parë fytyrën e tyre,  me përjashtim të fantazisë së  poetëve. 

(Ju kujtohet Aktioni, gjahtari i mitologjisë, i sorkadheve, i privilegjuari i Apolonit, që, mjerani ai, pa dashur, pa me sy Artemidën me zanat e veta përreth, që po lahej lakuriq në buzë të lumit, e ajo, virgjëresha bukuroshe, e ktheu Aktionin në sorkadhe e qentë e tij të gjahut sa ndjenë erën e sorkadhes, e copëtuan të zotin e tyre.)

***

Një natë në ëndërr, kur isha shtruar në spital pas një operacioni të vështirë në zë, takova poetin e madh,  Gjergj Fishtën. I kisha dërguar unë  një e-mail dhe i kërkoja takim urgjent për… Ai erdhi. S’e kisha takuar ndonjëherë kaq afër. Ishte burrë i bardhë, vetullshkruar dhe i qeshur, me sytw mbushur me dritw, ekzemplar i një race të bukur e të lashtë iliriane. I putha dorën me ndrojtje e ai u fut menjëherë në bisedë.

-Ju keni pasë do vrejtje për muzat e mia?

-Po, Atë, më tepër për zanat tona.

-Rrnofsh, o bir! Po të nij, pa hë!

-Më ndje Atë, – fillova unë, por ju në poemat e tuaja u keni dhënë zanave funksione që nuk i kanë; zanat ose muzat si frymëzim poetik i të gjithë poetëve të Ballkanit që nga Homeri, te ju, zhvendosen nga sferat qiellore të së bukurës në tokë dhe thirren për armë, duele, therori e ato, nga fluide siç janë nëpër këngët e vallet tona,  bëhen luftëtare “e luftojnë gryk për gryk e flak për flak”.

-S’i kam thirrë unë, o bir, – tha poeti,  – por kombi, atdheu im.

-… Më falni Atë, por ky kombi ynë kaq i mallkuar paska qenë sa as ato, zanat e qiellit nuk e bënë  dot ..(!)

Pashë që poeti u ngrys dhe nuk i pëlqeu mendimi im, por ashtu siç qe, poet, prift e filozof, ma liroi litarin e fjalës.

-Po ti fol, o bir! E kombi ynë ka nevojë me na nigju…

-Poeti nuk mund të identifikohet me zanat e aq më pak me zanat luftëtare… me emra e mbiemra, nga ik-x fshat a y-psylon zonë  me  vajzat dhe gratë e malësive tona; zanat janë produkte qiellore. Ju thoni vetw:“Gruaja grua e Zana zanë”.

-Të qiellës jemi të tanë, o bir. Pse `a keq me kenë dhe ushtar dhe kangtar?! Dhe më iku krahëbardhë si zanë…e m’u duk se u bashkua me një kor bilbilash a simfoni bjeshkësh.

-Këto zana luftëtare, – vazhdoja unë në vetmi, – s’na kanë dhënë fitore. Kombi ynë i copëtuar…

-…

-Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, – vazhdova monologun, – këto zana na u bënë partizane, vëlla e motër me shqaun… e u bënë luftëtare, dashnore  dhe spiune, e pse jo,  vrastare dhe shoq me shoq…

-…

-E më vonë zanat u katandisën kooperativiste, zetoriste e zboriste…

-…

Vonë e kuptova që po flisja me vete. Kishte akoma natë dhe ëndrra vazhdonte. Nata qe e thellë dhe një hënë  e plotë e përndriste dheun me një dritë të argjendë. Gjergj Fishta, ai poeti e personaliteti i madh i shqiptarizmës,  po fliste para një  grupi varzash të bukura e u thosh ca vargje melodike. Ngrita veshët e dëgjova: “… u prijnë valleve tue ndritë hana” e “jehojnë male e zalle n’ato kangë e n’ato valle”… “tue m’u la, tue m’u flladitë, herë n’për hanë e herë n’për dritë”.

Dhe për çudinë time fillova të bëja portretin e tyre me fjalët e Fishtës. Them për çudinë time, se unë që nuk shquhem për përmendësh, në ëndërr m’u kujtuan të tëra vargjet e mësuara që para tridhjetë vjetësh për portretin e Zanave (!)

“Ardhë shtatit si breshana/Rreze dielli dora e llana/Ftyra shtru n’flet t’drandofillit/Shartue zanin n’za t’bilbilit/Diçka borë e diçka brymë/

Si ai qielli më fërfëllimë…”.

… E befas m’u fundos poeti. Nuk e pashë e mbështolli një re e bardhë a diku e rrëmbeu një dallgë lumi…Pastaj, andej nga qe zhdukur ai, m’u bë një vajzë bjonde. Lakuriq. Zanë. E bukura e dheut. Një fjollë e trashë flokësh i nisej në ballë, palosej pas koke, bëhej komb në qafë e si një gërshet i trashë gjysmë i shpërbërë, i kalonte mbi gjinj, i varej poshtë e i arrinte deri te seksi. Këmbët e holla i kishin në një guaskë deti e  lart, trupi i bardhë me kokën pak anash…M’u shfaq portreti i Afërditës së Milosit (varianti grek i perëndeshës)… M’u afrua. Priste fjalën time. Ose këngën. Ose zërin. E tha një çast:

 -Ç’do prej meje, o vëlla? 

– Atë që humba, – desha t’i thosha. (Kisha një javë  që isha operuar nga laringu dhe dergjesha në një krevat spitali)….

 Në çast u tremba nga një hije që m’u hodh me shpejtësi e më pllakosi trupin krahëhapur për të më mbrojtur.

 –Mos!, – bërtiti, – mos! – Ishte nëna, ajo në-në-za ime. – Mos i hap sytë, mos i fol – bërtiste, – mos dëgjo! Ajo kërkon të të marrë…Ajo është zanë, zanë e do me të zanue.. 

 Desha të flisja, t’i thosha se kjo bukuroshe s’ka ç’do  vdekjen time, por s’kisha zë e, kur  po përmendesha, Ylli i mëngjesit më ra në sy e më zgjoi,

E njihja atë yll.. Ishte ajo zana përmbi zana, Afër –dita jonë…Ose Ylli i mëngjesit…

  *   *   *

Mesazhi kalon brezash i pashkruar, si erë e si jehonë: 

 O njeri, mos e prek botën e misterit, mos e sfido shpirtin suprem të bukurisë; në katin e sipërm të artit, ku banon ajo, nuk shkohet me opinga me baltë; nëse të takon diçka nga festa në altar, mos harro të ulësh kokën e të veshësh sandale të mëndafshta.., 

se “zanat kanë me të zanue…”.

                                                                                           lolipiro1945@gmail.com     

Filed Under: ESSE Tagged With: Pirro Loli, ZANAT

ZGJEDHJE

November 3, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/ Themeluesit e Amerikës ishin të kujdesshëm për të shmangur krijimin një demokracie të drejtpërdrejtë, pasi shqetësoheshin se demokracia e drejtpërdrejtë do të ishte e barabartë me sundimin e turmës. Kështu u vendos që qytetarët e secilit shtet të votojnë për zgjedhësit (kolegj zgjedhor), të cilët nga ana tyre zgjedhin presidentin. Senatorët u zgjodhën nga legjislaturat e shtetit – jo nga populli. Vetëm anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve u zgjodhën drejtpërdrejt.
Etërit themelues shikuan të kaluarën për udhëzime se si të ndërtonin një qeveri të ekuilibruar – me kufizime të kujdesshme, kontroll e balancë – dhe askush nuk ndikoi në mendimin e tyre më shumë sesa burri i shtetit Romak Ciceroni (106-43 pes) Gati dy mijë vjet pas kohës së tij, Ciceroni u bë arkitekt i kushtetutave që ende drejtojnë jetën tonë. Për themeluesit e Shteteve të Bashkuara dhe homologët e tyre politikë në Britaninë e Madhe, shkrimet e Ciceronit ishin baza e edukimit të tyre. Ciceroni shkroi se si një shtet duhet të organizohet më së miri, dhe vendimmarrësit e shekullit XVIII prej tij kuptuan atë që thoshte.
Libri i parë dhe zotërimi më krenar i John Adams ishte Ciceroni përkthyer në anglisht nga William Blake (1757-1827). Bazuar në këtë libër, Adams paraqiti idenë e tij për një kushtetute të përzier ose të ekuilibruar. Ai nuk favorizoi as monarkinë as oligarkinë dhe as demokracinë, por një kombinim të tyre. Modeli ishte vetë Roma, por e përmirësuar. Drejtuesit e Romës kishin patur fuqi pothuajse mbretërore. Ajo u përmbajt pjesërisht nga përdorimi i gjerë i vetove, dhe nga një Senat, i dominuar kryesisht nga familje të mëdha politike. Politikanët zgjidheshin në detyrë nga populli.
Ky model nuk është aq shumë i largët nga kushtetuta e Shteteve të Bashkuara me balancën midis ekzekutivit dhe legjislativit, si dhe kufizimet, që u hoqën, të cilat e bënin demokracinë e pastër të paplotësuar. Kur George Washington, duke medituar mbi vështirësinë e sigurimit të një qeverie të qëndrueshme, tha, “Çfarë triumfi për mbrojtësit e despotizmit të zbulojnë se ne jemi të paaftë për të qeverisur veten, dhe se sistemet në bazë të lirisë së barabartë janë thjesht ideale dhe të gabuara”, ai mund të ishte duke cituar Marcus Tullius Cicero.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, zgjedhje

Nderim e mirënjohje në kujtim të shkencëtarit elitar Aristidh Kola!

November 1, 2020 by dgreca

Shkruan:Vilhelme Haxhiraj*-

  Aristidh Kola, 1944- 2000, Shqiptari i Madh, studiuesi më i ndritur,Elitë & Nder i Kombit, i cili,  edhe pse lindi e jetoi larg tokës mëmë, e tregoi me vepra se, ishte krenar për kombësinë shqiptare, i mbrujtur  me gjak pellazgo-iliro-arbër.

Aristidhi, shqiptari me shtetësi greke, një Elitar i kombit u bë shembull frymëzimi për historianët e shitur tek shovinizmi greko-serb. Ai kurrë nuk i harroi e mohoi gjenet e tij Pellazgo-iliro-shqiptare. Ishte krenar që në vena i rridhte gjak iliro-shqiptar, një gjak të pastëre të pandotur, ia helmuan egërsirat shoviniste.

.

“Gjuha Shqipe është gjuha që flisnin Perënditë…”, Aristidh Kola

“Gjuha shqipe është mëma e gjuhës greke”. A.Kola

  Aristidh Kola të shpallet Nderi i Kombit - About | Facebook      Aristidhi, lindi më, 8 korrik, 1944, në Kaskaveli të Thivës ( Tebës) në Greqinë Qëndrore, zonë e cila banohet kryesisht nga arvanitas.

Aristidh Kola ishte jurist, historian, shkrimtar, publicist dhe studiues. Ishte kryetar i Lidhjes së Arvanitëve.  Aristidhi  ishte me shtetësi greke dhe me kombësi shqiptare, që punoi për lashtësinë e Ilirëve, si dhe origjinën e grekëve. I udhëhequr nga ndjenjat amëtare të të parëve, i mbrujtur me dashurinë për kombin e tij, të cilit ia kushtoi jetën studimore dhe atë fizike.  Vdiq në Athinë më, 11 tetor, 2000. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat e të parëve, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme, një shtet i sajuar duke rrëmbyer dhe huajtur gjenezën dhe gjuhën e popullit që gjeti në gad. Ilirik( Pellazgëve hyjnor).  Sot ajo mburret me një histori të vjedhur që ka përvetësuar gjatë shekujve.

   Gjuha e perëndive: Aristidh Kola: 9789992792476: Amazon.com: Books  Aristidh Kola, studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi. Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në botën arvanitase dhe tronditi sferat studimore të antikitetit grek , që kanë hiperbolizur dhe mashtruar historinë  e vërtetë të banorëve autoktonë në Ballkan, që ishin pellazgo-ilirët. Bota akademike i njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën “Besa”, si dhe revistën tjetër “Arvanon”. Këto revista pasqyronin jetën dhe traditat e botës arvanitase.

     Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me arbëreshët e Italisë, me shqiptarët e Amerikës, me intelektualë të Kosovës, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës. A. Kola, u bë i njohur në Greqi, sidomos për përkrahjen morale që i dha luftës së UÇK-së, duke u shfaqur në disa emisione televizive. Kjo shkaktoi reagimin e disa grupeve proserbe, me të cilat u ndesh në rrugë gjyqësore.

     Aristidh Kola, ishte miku i madh i të gjithë shqiptarëve dhe besnik i së vërtetës historiko shkencore për origjinën e shqiptarëve dhe të grekëve. I qeshur dhe i dashur, Aristidhi  ishte mik i të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në zyrat e shoqatës arvanitase “Marko Boçari”, organizoheshin aktivitete politiko-kulturore për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme arvanitase të Greqisë.

A. Kola ka bërë një punë këmbëngulëse për afirmimin e identitetit arvanitas në Greqi. Ai nisi hartimin e fjalorit arvanitas, vepër të cilën nuk arriti ta përfundonte. A. Kola, vdiq në vitin 2000, pas një sëmundjeje të rëndë (leucemi në gjak).

Veprat studimore të Kolës:

–Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, 1983.

–Gjuha e Perëndive, 1989.

-Deklarata e Bashkimit Arvanitas. 

-Fjalori Korrigjues i Fjalëve arvanite

-Fjalori Krahasues i Gjuhës Shqipe

-Greqia në Kurthin e Serbëve të Milosheviçit

-Kënga e Mercenarëve, prejardhja e grekëve

-Mithi dhe e Vërteta

-Varrimi i Tretë i Marko Boçarit

*vo:Gaz:Dita-December 28, 2015 –Ariatidh Kola : “Shqiptarët që bënë Greqinë”:revista “Besa”, nisi botimin e saj si organ i Shoqatës së Arvanitasve të Greqisë, në vitin 1983 si revistë e përtremuajshme. Artikulli i Aristidh Kolës shfaqet në numrin 5 të “Besës” (qershor-korrik-gusht 1984), në kohën kur autori ishte edhe sekretar i Lidhjes ndërsa kryetar ishte Jorgo Jeru. Revista e cila vijon të dalë edhe sot, trajtonte çështje të historisë, folklorit, letërsisë dhe temave aktuale, ashtu si dhe revista tjetër, e përdymuajshmja “Arvanon”.

     Përveç artikujve të shumtë dhe kontakteve të përditshme  me diasporën arbëreshe kudo nëpër Mesdhe e botë, vepra e Aristidh Kolës, i lindur në vitin 1944, në fshatin arvanitas Kaskaveli të Tebës (Thivës) në Greqinë qëndrore, është përjetësuar në dy librat e tij të famshëm, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, 1983, dhe “Gjuha e perëndive”, 1989. Ai në këtë libër studimor tregon se gjuha shqipe është gjuhë e Perëndive. Sipas tij dhe shumë autorëve qysh nga antikiteti e në vazhdim thuhet se, Gjuha Shqipe është gjuha që flisnin Perënditë…

 *Arben Llalla: Muzika: Albasoul prezanton thesarin e këngëve Arbëreshe

Vo:Alba Soul( shpirti i Arbëreshit): Studiuesi A. Kola, ishte nismëtari për krijimin e disqeve me këngë të vjetra arvanite dhe një me këngë arbëreshe. Deri sa u arrit në botimin e librit me këngë arvanite  “Arvanitasit, këta krijues të Greqisë së Re”, përbëjnë popullin që mbajti barrën kryesore të luftës çlirimtare të 1821.  

     Të fuqishëm, të pamposhtur dhe liridashës, me gjakun e tyre lanë tokën greke dhe paguan me flijimet e tyre lirinë e Greqisë së Re. Një popull i tillë, me shpirtin luftarak, është e natyrshme të shprehej përmes këngës epiko-lirike dhe vajeve. Por këngë folklorike arvanitase në antologjinë greke të shekullit XIX nuk ka. Dy këngë suliote gjenden tek ’Bleta shqiptare’ e Thimo Mitkos që u botua më, 1878, në Aleksandri të Egjiptit. Më 1891, historiani dhe gjuhëtari Artur Mikloferi botoi veprën ‘Atika und seine Heutigeu’ ku, midis të tjerash thotë : “Mesa di unë, këngët popullore bashkëkohore greke i janë përshtatur këngëve të vjetra të dashurisë, lirisë dhe kaçake të arvanitasve.” Konkluzionin e jep Aristidh Kola, i cili thotë: “Kështu u bë greqizimi gjuhësor ku u flijua në këtë mënyrë kënga e vjetër epiko-lirike arvanitase, e cila kaloi tek brezat e rinj në variantin grek dhe kështu u njoh më vonë si greke.” 

   Këto 15 vitet e fundit, falë kërkimeve të studiuesit arvanitas Aristidh Kola, muzikantit arvanitas Dhimitër Leka dhe këngëtarit të njohur arvanitas Thanas Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët e vjetra arvanitase me titull ’Këngët Arvanitase’ dhe ‘Trëndafilat e Shkëmbit’ që janë përmbledhje e disa këngëve të arvanitëve të Greqisë dhe të arbëreshëve të Italisë së Jugut. 
    Pas 17 vite studimesh nëpër Çamëri, në fund të vitit 2002, doli ne qarkullim “Antologjia e Këngëve Arvanite të Greqisë”, me autor, muzikologun e shquar arvanitas Thanas Moraiti.  Kërkimet për Antologjinë e këngës arvanite Thanas Moraiti, në bashkëpunim me studiuesin dhe historianin arvanitas Aristidh Kola, i filloi në vitin 1985, atëherë kur ai dha para publikut koncertin e tij të parë në teatrin ‘’Orfeas’’ me këngët arvanitase bashkë me kompozitorin arvanitas Dhimitër Leka. Në këtë Antologji, nëpërmjet këngëve arvanite, lexuesi do të mësojë ngjarjet e rëndësishme historike të luftrave, të dashurisë e vajeve të kombit Arbër që nuk mundi t’i shkruante me penë dhe bojë në ato vite të vështira lufte për ekzistencë kombëtare, por i trashëgoi me anën zërit të fuqishëm popullor.

   Aristidhi thotë: “… gjyshja jonë fliste arvanitika, këtë gjuhë që nuk është greqisht me ca fjalë të tjera, por është Shqip, shqipja e pastër e shekullit XIV… këtë e vërtetojnë  emigrantët e sotëm shqiptarë që ndodhen në Mesologji, të cilët na thonë; ’Ju flisni shqipen e vjetër’. Dhe kjo është shumë e llogjikshme, pasi gjuha e shqiptarëve që u vendosën këtu në shekullin XIV, evoluoi në greqishten dhe ajo që erdhi deri në ditët tona ishte idioma e vjetër e shqipes. Për ne, humbja e gjuhës arvanitase është si të kemi humbur atdheun…sepse arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi, ngaqë ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit. Por vetë ata e ‘gëlltitën’ të shkuarën e tyre, sepse me fanatizëm besonin se ishin grekë. Me ndihmën e mësuesëve arritën ta zhdukin gjuhën arvanitase, të cilën sot nuk e  flet  askush.”

“Vritmëni, po gjakun ma mblidhni… se do t’u duhet nipave e mbesave për të shkruar gjuhën shqipe”- kjo thënie e Petro Nini Luarasit, i përshtatet shumë vdekjes së Aristidh Kolës, i cili vdiq nga një ”sëmundje” e përgatitur në laborator, për të mos u dëgjuar zëri i së vërtetës së mbyllur me shekuj në thellësitë e harresës. Bota duhej të harronte se: “Ka pak njerëz në Greqi që nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas” dhe duhej që të mos përmendej se “Greqia sot i ka 695 fshatra shqiptare ku jetohet shqip, frymohet shqip”, duhet për të mos përmendur kurrë që:”Çamët dhe arvanitasit që jetojnë në Greqi përbëjnë një komunitet prej afro 3 milionë banorësh, ndonëse sot jo të gjithë flasin shqip”. Aristidh Kola dhe Luka Çiçipi, Profesor i Antropologjisë dhe i Gjuhësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut (Greqi)  , duhej që të vdisnin, sepse e kthjellonin ujin e turbullt të historisë, që bota të mos e njoh të vërtetën historike të Arbërisë. 

       Më, 24 maj 2000, një ditë përpara prezantimit të librit të tij, kushtuar arbëreshit të njohur uratë Antonio Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore”, Aristidh Kola shtrohet urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë rëndë. Më 11 tetor të vitit 2000, në spitalin Evangjelizmos në Athinë, vdiq arvanitasi i shquar Aristidh Kola, i cili rënkonte prej një muaj.

       Mos-heshtja ndaj së vërtetës i çoi drejt vdekjes dy dijetarët arvanitas në Greqi, Aristidhin dhe Lukën. 

    Aristidh Kola, gjatë viteve 1995-2000, ishte njëri nga zërat më të fuqishëm në Greqi që mbronte çështjen e Kosovës duke denoncuar masakrat serbe në shtypin grek. Për këtë ngjarje skandaloze në median greke, Aristidhi shkruante:

“Shumë miq më telefonuan për të shprehur indinjatën për baltën që hodhi mbi mua zonja Liana Kaneli gjatë emisionit televiziv në “Skaj”, 5 maj 1999, dhe më pyetën përse e përballova me qetësi, kur duhej të kundërsulmoja… Miqtë e mi, mos u mërzisni e mos u hidhëroni për këtë, sepse “e drejta del, vjen kur t`i vijë ora …(Nga rrënjët tona janë në Arbëri).

Aristidh_Kola456

   Të dy studiuesit ecnin kundër rrymës, sepse nuk lejohej që; “Arvanitët të këndomi/ Gluhënë të mos harromi”. Këdo si ata i pret vdekja.

Vo: K.Traboini:“Pse ia sharrojmë vetes degët që kemi nën këmbë. Me fustanellën tonë krenohen fqinjët, duke e quajtur pjesë të etnografisë së tyre kombëtare. Pasi na zvogëluan gjeografikisht të tjerët, pse për fajin tonë, vazhdojmë të zvogëlohemi shpirtërisht.” E kryepseja: “pse pra ne e kemi humbur shansin historik për t`u bërë qendra e mbarë botës arbërore-arvanite-shqiptare?” – pyetTraboini dhe vazhdon: ”Parë në këtë sy, mund të them se diku përtej gardhit tonë, në Greqi, patëm fatin të njohim Aristidh Kolën, personalitetin më të madh arvanitas të shekullit XX dhe një nga njerëzit më të ndritur të kombit tonë.”

Aristidh Kola me krenari, me guxim dhe me vetëdije të plotë thoshte:“Kam preferuar gjithmonë të shkoj kundra rrymës e jo të shkoj nga shkon rryma dhe fryjnë erërat. Nuk jam lëpirë e nuk kam puthur kurrë këmbët e përmjerra dhe për këtë e paguaj shtrenjtë dhe në mënyrë të përditshme me nderin, dinjitetin dhe lirinë time…”

Studiuesi arbëresh, Antonio Belushi, në një akademi, u shpreh: “I madhi Aristidh Kola është i pavdekshëm. Ai ndodhet shumë lart në pavdekësi.

*Vo:Fragment i shkëputur nga libri im “Elitat e mohuara, krenari Kombëtare”, f.77-82

Filed Under: ESSE Tagged With: nderim, Vilhelme Haxhiraj

Frika, maskat e Halloween-it dhe maskat e Covidit

October 30, 2020 by dgreca

Ese nga Rafael Floqi-

Është Halloween, por Kukudhi  nuk e di se çfarë figure do të bëhet këtë vit. Ai provon një maskë vajze, por i duket shumë e frikshme. Ai provon një maskë djali, por ajo është gjithashtu shumë e frikshme. Më në fund, pas shumë përpjekjesh, Mostra ka idenë e përsosur! Ai zgjedh një maskë vdekjejeme Covid-19. A nuk kanë frikë të gjithë njerëzit nga ajo? Dhe të vetmin tmerr që ai ka është se gëzimi i njerëzve nuk është shuar.

Bota ka nevojë për energji të madhe pozitive për të luftuar kundër forcave negative. Ka nevojë për gëzim. Shkoni në brendësi thellë brenda qenies suaj dhe krijoni atë energji pozitive për mirëqenien e njerëzimit.

Ky Halloween do të jetë si një provë për të hequr dorë nga disa forma festimeshtë zakonshme për shkak të COVID-19 . Por gjithnjë ne duhet të ruajmë energjinë pozitive brenda vetes, pasi ky Halloween mund të jetë një përvojë se si ne mund t’i bëjmë më  të sigurta më  të bukura dhe më të ëmbla festat e tjera të këtij viti, apo të vitit të ardhshëm.

Halloween-i pothuajse ka mbërritur. Fëmijët e veshur siSupermanose BlackPanther dhe me një shportë plastiketëmbushur plot me karamele, janë ato që ne jemi mësuar të presim si zakonisht. Impulsi ynë natyror na shtyn të pretendojmë, sikur gjithçka është normale, edhe nëse është vetëm për një tubim tëvogël,apo vetëm një festëe vogël familjare. Ky Halloween nuk duhet të bëhet siç thonë amerikanët “ doomandgloom”. (dënim dhe errësirë) ashtu si e paraqet politika për shkak të kësaj pandemie. Siç do ai shtrigani, kukudhi, apo mostra e këtyre ditëve “ Paniku”. Ndaj sot shtrohet pyetja se kujt i druhemi më shumë Covidi-t apo mungesës së lirisë? Më 2020, fantazma e COVID-19 po na ndjek kudo. Ne shohim lajmet. Tregohemi të kujdesshëm dhe të frikësuar. Kemi kaluar orë të pafundme në biseda në video me bashkëpunëtorët tanë, miqtë dhe familjen. Jemi të lodhurtë gjithë nga kjo. Me deklarata “ekspertësh “ që kundërshtojnë njeri tjetrin  dhe veten, “me maska pa maska”. Kujt ti besosh?

Pasiguria ka edhe ajo mostrat e saj. Politika është një nga këta mostra.  Gjithkush dëshiron të kthehet në “normalitet” dhe t’i shohë fëmijët e vettë shkojnë në shkollë dhe të përjetojnë gëzimet e një fëmijërie më të lumtur dhe mësociale. Por dhe prindërit janë në hall por dhe mësuesit janë në hall. Një kakofoni opinionesh, që ngjan e gjitha si një refren shtrigash Halloween-i.  Nga anatjetër vigjilenca është e vështirë të mbahet në çdo kohepavarësisht rrezikut.

Halloween nuk është festa më e rrezikshme për kujdesin shëndetësor dhe shëndetin publik që ta shohim si me rrezik të lartë. Pasi shpesh mbahet në ambiente të jashtme, dhe mund të bëhetlehtësisht në edhe më i sigurt në mënyrë mëtë kujdesshme, duke shmangur turmat e mëdha të njerëzve, me maskat, me larjen e duarve dhe kufizimin e takimeve brenda në vende të mbyllura. Madje dhe inventiva  nuk mungon.  Në një shfaqje në TV, dikush që tregonte sesi të krijonim lanternjack me kunguj me trapano elektrike ne 5 minuta, si të krijonim një imitim Frakenstajni me një kungull jeshil me vidha dhe gozhda,  kishte bërë një shpikje të re si të jepnim karamele me një krah të vogël druri, me gjatësi  6 këmbë ( 2m).

Por çfarë është me të vërtetë e frikshme tani ? Në këto ditë përpara 31 Tetorit, kur Shtetet e Bashkuara kanë raportuar numrat më të lartë të rasteve të koronavirusit qysh nga fillimi i pandemisë. Rastet përreth nesh po rriten gjithashtu për ditë. Është koha të rishikojmë se si do duhet festojmë.

Pandemia e AIDS-it i detyroi njerëzit të mbulojnë organet gjenitale të tyre me prezervativë. Pandemia COVID-19 po i detyron ata të vendosin maska. Është sikur shumë njerëz nuk po e çonin jetën e tyre  duke vënë një milion maska dhe duke i ndryshuar ato sipas leverdisë dhe interesin vetjak. Është sikur njerëz të panumërt në këtë planet të mos këtë qenë të detyruar tashmë ta mbajnë gojën mbyllur dhe të durojnë fatkeqësitë e imponuara atyre nga ata pak më ‘fatlumët’. Pyes veten se cilën pjesë të trupit do të detyrohemi ta mbulojmë më tej. Pyes veten nëse, në radhë të parë, e gjithë kjo po ndodh sepse sytë tanë kanë qenë të mbuluar gjatë gjithë kohës. A po shkojmë drejt një kohe kur qëndrimi i sigurt bëhet i ngjashëm atë të dënuarin me vdekje në që pret t’i ndalet të ekzekutimit? “

Ndaj ne rekomandojmë fuqimisht të shmangni zakonin tradicional të trickandtreats. Është e rëndësishme të kuptohet se kjo përvojë, megjithëse emocionuese për fëmijët dhe të rriturit, mund të jetë shqetësuese për ata që përpiqen të shmangin ekspozimet, veçanërisht, pasi Halloween shpesh shoqërohet megrupime spontane me maska. Ndaj këtë vit shmangni atë festë kostumesh në shtëpinë tuaj, sepse shumica e njerëzve nuk do t’i mbajnë maskat e tyre.

Festat shpesh na shtyjnë të zhvendosim të menduarit. Ato na bëjnë të hamë shumë, dhe të rrimë zgjuar deri vonë. Festat na bëjnë të ndihemi të veçantë, të sigurt, të mbrojtur dhe madje të pathyeshëm. Ato na inkurajojnë që të shmangim edhe vetë kujdesin tonë.Këto gabime janë pikërisht ato që virusi i Coviditpret dhe përdor për të infektuar fëmijët tanë me një stomak plot karamele. Virusi godetaty kur ne nuk jemi të kujdesshëm dhe injorojmë masat e sigurisë. Është një mashtrim i COVID-19 apo i Halloween-itajo që na bën të mendojmë se është vetëm një ditë,e nuk do të sjellë një ndryshimtë beftë për keq nëjetëntonë. Megjithatë si dihet.

Po sikur ta përdorim Halloweenin për të zhvilluar tradita të reja? Duke nderuar si frymën e Halloweenduke marrëmasa paraprake. Duke u treguar më  proaktiv dhe krijues. Duke përdorur dokumentet udhëzuese të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Por maskat e tmerrit nuk janë kurrë vetëm për përbindësha. Edhe para se Covid t’i bënte maskat një bezdi të përditshme për ne, atokanë zënë një hapësirë ​​të fuqishme në imagjinatën tonë kulturorenë filmat e horrorit. Maskat kanëqenënjë mjet kryesor i tmerrit, të nxitura nga filmat me të panjohur misteriozë dhe me vrasës serialëqë terrorizojnë të pafajshmit. Maskat të tilla klasike të tmerrit si ato që i përkisnin Leatherface, JasonVoorhees dhe Michael Myersqë paraqesin kufoma – fytyra të zhveshura nga tiparet dhe individualiteti i tyre.

Këto maska ​​gjithashtu mishërojnë të panjohurën: misterin i personit që qëndron pas maskës dhe shkëputja midis asaj që mund të duket ndryshe nga e zakonshmja (një maskë kafshësh, një maskë hokej) dhe frikësimi nga maska kur vendoset në një kontekst të ri. Por ka diçka më të thellë në psikologjinë e frikës sonë rreth maskave, që lidhet me frikën tonë më të keqe për veten, apo në ndjekjet e frikës të njohura gjatë një kohe të pandemisë.

Leatherface mban tre maska ​​të ndryshme gjatë gjithë filmit, të cilat ai i ndërron  bazuar me situatën, si një mënyrë për të treguar emocione. Sigurisht, maskat e fytyrave mbulojnë  fytyrën e tij, kështu që në krye të tmerrit të maskës, ekziston pamja e çuditshme e tipareve të vërteta të vrasësit prej mishi, që dalin qëposhtë maskës.

Me figurat me  maska, nuk bëhet fjalë kurrë për përbindëshin, por për njeriun, të cilin maska embulon dhe e zbulon.Por kjo nuk është vetëm një deficit i emocionesh që mund të shtojë tmerrin e maskës; por është një prezantim i rremë i një personi. Një nga mënyrat si njerëzit shoqërohen me njeri tjetrin është përmes pasqyrimit, imitimit të gjuhës së trupit dhe shprehjeve të fytyrës të atyre të cilët na rrethojnë. Neuronet pasqyruese shkaktojnë ndjenjën tonë të ndjeshmërisë. Maskimi e prish këtë lidhje, duke e bërë personin të maskuar të duket si i panjohur, mbase edhe, në raste më të këqija, çnjerëzor. E megjithatë të gjithë janë tepër njerëzorë. Në fakt, disa modele të maskave të filmave horrorna tregojnë me vëmendje faktin se të gjithë kemi aftësinë për të bërë gjëra të tmerrshme.

Maskat groteske të Smileyp.sh nga filmi horror 2012 “Smiley” –me pamje pa mish me tipare të çara të syve dhe me një të çarë buzëqeshëse të gojës të prerë dhe të qepur – kujtojnë emocionin e buzëqeshjes. Çka është e përputhur mirë me temën e filmit.

 Por maska nuk është vetëm një simbol frike që u ngjall në Evropë pas murtajës  bubonike. Maska: misteri, enigma, joshja ka qenë pjesë e Venecias dhe rimishëron thelbin e saj, pak e dinë nga vjen dhe është një histori e trazuar që ndjekur përdorimin e saj në Republikën e Serenissimas.

Maska (nga arabishtja “mascharà”, tallja, satira) ( shihni kuptimin në shqip të një fjale arabe që na ka ardhur nga turqishtja R.F), ka qenë gjithmonë, qysh nga agimi i kohës, një nga elementët karakteristikë dhe të domosdoshëm në kostumin e aktorëve.  Ajo e ka origjinën nga teatri klasik grek Fillimisht ajo përbëhej nga një fytyrë e zbrazët me tipare monstruoze ose groteske, të veshura për të fshehur tiparet njerëzore dhe, gjatë ceremonive fetare, për të larguar shpirtrat e këqij.Me Karnavalet, maska ​​bëhet simbol i nevojës për t’u kënaqur me lojë, shaka dhe iluzioni i veshjes së rrobave të dikujt tjetër, duke shprehur kështu kuptime të ndryshme: festim dhe shkelje, liri dhe imoralitet.

“Mirëmëngjesi Signora Maska”, përgjatë rrugëve, përgjatë kanaleve dhe në dërrasa, kjo ishte përshëndetja. Identiteti personal, seksi, klasa shoqërore nuk ekzistonin më dhe njëra u bë pjesë e Iluzionit të Madh të Karnavalit në një vend, unik në botë, ku gjithçka mund të ndodhë, ku çdo paraqitje e shkurtër nuk pushon së magjepsuri. Në kulturën veneciane, termi “maskë” tregon aktivitetin e “vendosjes së mjekrës dhe mustaqeve të rreme” dhe “maskë” ishte gjithashtu nofka që u jepej grave që maskuan veten si burra dhe burrave që maskuan veten si gra. Së shpejti maska ​​u bë një simbol i lirisë dhe shkeljes së të gjitha rregullave shoqërore të imponuara nga Republika Serenissima në Venecia …

Historia e maskës veneciane fillon që në 1268, vit në të cilin ligji më i lashtë që kufizon përdorimin e pahijshëm të maskës Artizanët që bënin maska ​​quheshin maska ​​që nga koha e Doge Foscari dhe kishin statutin e tyre të datës Prill 1436.

Por çfarë maske përputhet më mirë për këtë Halloween?

Por pavarësisht se nuk mund të dilni nënjëpartiHalloween këtë vit nuk do të thotë që nuk mund të visheni. Pavarësisht nëse do të shkoni në një natë filmi në natyrë me miqtë, nënjë aktivitet vjeshte në qytet apo thjesht të përshëndesni trickandtritersnga larg, të vishni kostume Halloweeni. Këtë vit, përfitoni nga maskat e domosdoshme të nevojshme për COVID-19 për të ngjallur emocione pozitive për të krijuar një ngritje shpirtërore nga mërzitja e zymtësia e pandemisë.

Halloween është gjithashtu një sprovë. Si do të veprojmë në këtë festë , do të vendosë edhe për festat e tjera që do të pasojnë. Është një kohë e përshtatshme për të rishikuar planet e udhëtimit, për të anuluar tubimet e mëdha personalet dhe për të rimenduar festat dhe ftesat për miqtë. Është gjithashtu koha për të vendosur edhe për pritjet me familjen, veçanërisht me gjyshërit dhe fëmijët më të vegjël. Maskimi, distancimi fizik dhe përpjekjet për të ndaluar përhapjen e virusit, do të duhet të vazhdojnë gjatë këtyre festave të përqendruara në familje, edhe nëse vihet në dispozicion një vaksinë.

Maska kirurgjikale, Superheronjtë janë gjithmonë një zgjedhje popullore kostume Halloween-i, kështu që pse të mos visheni si një hero i jetës reale? Nëse keni një maskë kirurgjikale, bashkojeni atë me një fustan të bardhë mjeku ose të kuq, pastrues, një bluzë të bardhë laboratorike ose ndonjë gjë tjetër që mund të ngjajë me veshjen e një punonjësi të kujdesit shëndetësor. Do të keni pikë mëshumënëse mbani një stetoskop dhe një bllok!

Mund të vendosni  një bandana në pjesën e poshtme të fytyrës tuaj për të marrë një pamje misterioze por të ashpër. Mund ta shoqëroni me xhinse, lëkurë dhe të fshihnime pëlhura të mbuluara me një kapelë kaubojsi. Ose bëhuni një sharrëxhi me një sëpatë të rreme dhe një këmishë fanellate. Nëse po përpiqeni të dukeni pak më të mprehtë, provoni të vishni një xhaketë lëkure të zezë dhe syze dielli  për një kostum dhe kaskomotoçiklistësh.

Por mund të bësh shumë me një maskë të thjeshtë dhe pak me bojë pëlhure. Meqenëse rroba mbulon zonën e gojës, është një vend i shkëlqyeshëm për të vendosur një buzëqeshje të frikshme, por ekspresive. Ju mund të bëni një gojë të madhe me shumë dhëmbë të mprehtë, një buzëqeshje të skeletit, një buzëqeshje si jacklantern ose një grup të përgjakur dhëmbësh. Përdorni fytyrën si pikë qendrore e kostumit tuaj çka ju ofron mundësinë për të luajtur me përbërjen dhe bojërat e fytyrës, kështu që mund të jenimë krijues me të! Thjesht sigurohuni që e keni lënë maskën të thahet në një zonë të ajrosur mirë para se ta përdorni.

Doni një maskë të bardhë të thjeshtë për t’u bërë disa mostëra klasike Halloween-i. Nëse keni dëgjuar për sfidën e fotosesionitme fantazmë që ndizet në TikTok, ju mund të jeni të njohur me këtë tip kostumi. Vishni një çarçaf të bardhë të thjeshtë me sytë e prerë dhe bërtisni “Boo!” ndaj çdo vëzhguesi. Përndryshe, mbështillni fytyrën me garzë (për të ruajtur letrën e tualetit) dhe bëhuni një mumie.

Nëse këto mundësi nuk ju tërheqin, merrni parasysh të vishni një maskë me fytyrë të plotë karakteri. Është e lehtë të veshësh një maskë mbrojtëse personale poshtë dhe të mbash ende atë pamje prejHalloweeni. Argëtohuni edhe në këtë sezon drithërues, por sigurohuni që të qëndroni të sigurt.

Festat Halloweeni, Dita e Falënderimeve dhe Festat e tjera të dimrit janë sinonim i familjes. Ato janë ndërtuar mbi faktin e mbledhjes së bashku të familjes të kultivuar nga tradita – dhe trajtime festive .

Por pandemia, nuk do të thotë që ne nuk mund të festojmë së bashku këtë vit, thjesht do të thotë se duhet ta bëjmë këtë duke qëndruar larg fizikisht. Është kritike që të kujtojmë se të dashurit, miqtë dhe fqinjët tanë janë më të rëndësishëm se çdo ditë e vetme feste. Nuk është karamele apo gjel deti ose xhingël Krishtlindje çka i bën festat të shkëlqejnë, por janë lidhjet me miqtë dhe me familjen tonë që kanë rëndësi.

Duke iu kthyer mostrës të fillimit, ekspertët thonë se filmi King Kong (1933) paraqiste tërbimin e ndrydhjes pas Depresionit të Madh. Epo, ky përbindësh Halloweeni me COVID-19, mund të bëjnë të njëjtën gjë për ndjenjat tona, në lidhje rrezikun e kthimit të bllokimeve dhe mbylljes tëkarantinëstë vitit 2020 “. Sa dhe debatet politike të zgjedhjeve presidenciale janë të ndara  në pro  dhe kundra maskës.

Sot me gjithë këto grumbullime, alarme, mashtrime, mungese informacioni, bollëk dezinformimi, paqartësie dhe konfuzioni, pyes veten nëse është koha që ne të fillojmë të hartojmë një manifest post-koronavirus? Ndoshta duhet të përmbajë të gjitha gjërat që ne nuk duam që bota të bëhet kur kjo pandemi të ketë mbaruar. Ka shumë ligësi tjetërsuese që lulëzoimes nesh duke na mbajtur në karantinë, në distancë dhe mosbesim ndaj njëri-tjetrit,si mënyrë mbrojtje para COVID-19. Pasi ka sisteme që lulëzojnë nga vetmia dhe frika jonë. Ka institucione të dedikuara për t’u siguruar që ne nuk do ta ndihmojmë njëri-tjetrin në mënyrë që t’u drejtohemi atyre për ndihmë … Le të mos i lejojmë ata marrin udhë edhe pasi kjo pandemi të ketë mbaruar!

Dhe ky vit se ka ndryshuar festimin e Halloween nëTillsonStreet ku isha para një jave me fëmijët e mi. Aty është një grup i përkushtuar i pronarëve të shtëpive që e çojnë Halloween-in në nivelin tjetër, ndërsa sigurojnë një mjedis të sigurt për fëmijët, si dhe një mundësi për t’ia kthyer komunitetit. Romeo,Michigan është një fshat i vogël, i çuditshëm, i përbërë nga shtëpi historike që datojnë që nga vitet 1850. Rruga Tillson është bërë destinacioni i Halloween për të gjithë banorët e Romeos, si dhe mijëra vizitorë të tjerë nga zona nga e gjithë Michigan, Ohio dhe deri në Misisipi që vijnë aty për të vizituar gjatë Halloween. Çdo vit, turmat bëhen gjithnjë e më të mëdha. Edhe këtë vit kishte shumë njerëz. Vitin e kaluar, secili pronar i shtëpisë shpërndau mbi 2,000 copë karamele për trickandtreatnë Halloween. Rreth 30 shtëpi marrin pjesë me zbukurimet , dhe shpërndajnë mbi 60,000 copë karamele në vetëm disa orë. Dhe kjo është vetëm fëmijët në Halloween. Vizitorët fillojnë të vijnë disa javë para Halloween, ose për të ecur poshtë dhe për të na parë se si vendosen figurat e tmerrit me tematika të ndryshme. Dhe aty maskat e Covidit sikur mplekseshin e molepseshin me maskat e tmerrshme të Halloween-it.

Halloween-i dhe festat e tjera ndodhin çdo vit, por këtë vit, ato na japin një mundësi për të demonstruar se sa ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe komunitetin tonë duke shijuar festat në mënyrë të sigurt. Duke vepruar kështu, ne mund t’i bëjmë festat e vitit të ardhshëm edhe më të ëmbla, duke ndihmuar për të siguruar që njerëzit e rëndësishëm për ne të jenë gjithnjë të shëndetshëm dhe të aftë për të festuar.

Përsa i përket zgjedhjeve këtë vit në SHBA  “COVID-19 e ka zgjedhur veten President .”

Filed Under: ESSE Tagged With: Frika, maskat e Halloween-it, Rafael Floqi

“VAJET E PRANVERËS MASHTRUESE” …

October 28, 2020 by dgreca

–ROMAN I SHKRIMTARES SE NJOHUR BAJAME HOXHA – ÇELIKU–

Pergatiti Fritz RADOVANI–

Një vajzë 11 vjeçare Arixhofka, ka fillue “Universitetin” në disa fakultete të njohuna… 

Nder dokumenta Ajo ruen emnin Bajame Hoxha-Çeliku, emen që atëherë njihej nga pak kush.., ose, ma mirë me thanë vetem nga shoqnia e Saj në barakat e atjeshme…

Gjithkah e rrethueme nder tela me ferra… Një ferr’ i vertetë – Shqipnia komuniste!

Mija e mija metra tel me ferra nder sa e sa qytete e fshatra që rrethonin Shqiptarët! 

Të vjetrit kanë thanë dikur: “Vetë jeta asht shkollë !”, këte verteton Arixhofka sot!

Nen rrezet e Gazetës “Dielli” lexova nga poetja Bajame një poezi per At Fishten… 

Nuk ishte aspak emen i panjoftun! Portreti i Bajames kur e perfundova së lexuemi poezinë mu duk sikur shkelqente ma fort! Mbas një jete të mnershme,  buzqeshte!.. 

Mu kujtue një roman me 580 faqe që ka shkrue e nderuemja Bajame e që titullohet “VAJET E PRANVERES MASHTRUESE”, që miqësisht ia kerkova e, Ajo ma dergoi. Më tregoi se romani ka karakter historik dhe se Emnat besoj ke me i njohë… Ishte pikrisht ato ditë kur unë botova një artikull dhe ku shenova në fund: “Me 15 Maji 1945 (EH) ka nenshkrue interrnimin e këtyne fëmijve nen moshen 14 vjeç: Klorja, Lajdja, Katrina, Zefi, Mojsi, Leka, Elena, Bibjani, Nikolla, Klara,  Isabella, Tonini… Vetem të familjes Mirakaj… Po në gjithë Shqipninë sa bahen?!..” Dhe, pikrisht kjo Arixhofka më shkruen: “Të gjithë ato emna i njoh!”… Me të vertetë u topita randë!  

Shumë shpejtë më dergoi edhe romanin e Saj, me një parathanje të z. Qazim Shehu. 

Kujtoj vite perpara kur pata lexue romanin “Rrethimi i Shkodres 1913” nga Don Ndoc Nikaj, pra, romanin e parë në letersinë shqipe, aty shkruhej: “…nji nder lagjet ma të shkatrrueme nga gjylet e malazezëve asht kenë ajo e Badrave në Shkoder…”, dhe, me vite të tana s’ më hiqej nga mendja shkatrrimi i rrugës ku jetojshe unë në Shkoder. 

Po Arixhofka e vogel që as nuk besoj se e din “pse?”, e filloi e vazhdoi gjithë jeten per ma shumë se 32 vjetë nder kampet e mnershme komuniste t’ interrnimit, tue fillue si fëmijë, vajzë e re, nuse e nanë e nderueme, vetëm pse i kishin zhdukë baben…  

Kam lexue edhe ndigjue shumë ngjarje të trishtueshme, madje edhe të mnershme të atyne kampeve shfarosëse, kam pa edhe kampe pune të detyrueshme të Kavajës dhe të Rinasit, kur po ndertohej aeroporti, kam lexue kuriozitete dhe kam pasë rasen me njoftë një Nanë, që më ka tregue sesi në kampin e interrnimit të Vlonës, “nga ora 10 e natës, policët i merrnin vajzën.., dhe ia kthenin nga ora 3 ose 4 e mengjezit…”. një nga tmerret ma të mëdhaja që kanë kalue disa Nana të Nderueme Shqiptare… E kjo ma e mnershmja ngjarje per një Nanë.., i rrezikonte rrezikzezat per çdo minut! Kudo ku Ato venin kamben kercnoheshin nga barbarët vrastarë dhe antinjerzorë, deri aty sa shumë nga ata fatzeza shifnin me sy edhe shfarosjet e burrave dhe trashigimtarve të tyne, pa ma të voglin faj ose të pakten një fyemje, që ndryhej në zemrat e tyne…

Romani fillon me pershkrimet fëminore dhe dalngadalë Arixhofka tue u rritë dhe, në mbrendinë e rrethinave të atyne kampeve interrnimi tue ndryshue gjithshka… Pa e kuptue fillon me ndryshue edhe jeta, gja që të duket krejt normale nga pershkrimet aq me mjeshtri të Autores, që e pasunon shkrimin me aq shumë epitete dhe figura letrare sa lexuesi harron se asht tue vazhdue me ecë i rrethuem në tela me ferra. 

Shkrimtaria e njeh aq mirë gjuhen shqipe dhe pasuninë e saj në letersi, sa asnjëherë nuk mërrinë me u ndalue dhe me u kujtue si asht e mujtun me e perdorë dialektin e Jugut aq korrekt një vajzë e re e rrethueme me mirditore, tepelenase, gjinokastrite apo kelmendase e tropojane… Të sjellun me polici nga të gjitha viset e Shqipnisë. 

Po deshte me njoh aftësinë e Arixhofkës në zhvillimin psikologjik nder rrethanat ku po rritej Ajo, lexo me kujdes dialogun e bisedave të saja në shoqni, në punë dhe me polic të cilët, janë të kudondodhun dhe si rriçnat gjakpise nder ata vende torture. 

Autoria e romanit, asht e paisun me një kujtesë të mbinatyrshme, e ruejtun aq shumë nder ato vuejtje me një freski emnash, mbiemnash, ngjarjesh, vendesh e skutash, me aq kujdes sa njeriu tue lexue fillon e dyshon per mbajtje ditari sekret… E shpesh, rri e mendon, si mundet me u rikujtue ajo jetë e mbytun në vuejtje edhe me data e stinë? 

Në liber gjithshka lidhet me psikologjinë e krahinave, ku nepermjet bisedave të bame  me shoqe Autoria, nxjerrë në dritë inteligjencen dhe karakterin e paster të shoqeve të veta dhe e zberthen ate të lidhun me edukaten familjare e traditen krahinore. 

Atyperaty, përballet me policin ose agjentin e sigurimit të shtetit, ku nepermjet gojës së flliqtë të tij, zbulon mbrendinë e shpirtit barbar që mendon e punon gjithshka si e si me dermue dhe me shnderue karakterin e Atyne viktimave të pafajshme. Dialogu i tyne me t’ interrnuemit ka vetem një qellim: “Në se gabon dishka, e presin prangat!” 

Në dukje e pabesueshme, po me djallzinë e tyne, gjithshka i sherben diktaturës… 

Me shumë mjeshtri Autoria ka realizue bisedat provokuese të atyne agjentave me të gjitha moshat e vuejtësve, per qellimin e tyne djallzor: “Me rekrutue moshat e reja e deri tek pleqtë që po mbyllnin vitet e fundit të jetës në dishprim të plotë, pa as ma të voglen shpresë me pa para vdekjes vetem një ditë veten të Lirë!” E, perballë barbarve në rrugen perpjetë kodres Kalvarit, asht Nana… Mbretnesha e vuejtjeve të jetës… Ajo, edhe pse me shkarpa e zhele të veshuna per trup, ecë e ecë tue i rrigue lotja… Rri e mendon per burrin e arratisun, djalin e burgosun, vllaun në hetuesi dhe vajzen që e mundon me vajzninë e saj pa asnjë shpresë me krijue Familjen e Shpresës e t’ Besës! 

Lodhet e shpesh rrzohet si Krishti nën Kryq, po  moralin e ka të hekurt, asht Bijë Fisit dhe nuk ia turpnon kush Asaj prakun e Derës, as Sofren e Atyne Stajanicave që nder shekuj kanë nderue kullat e të Parve të tyne, kur me besë lidhne Kunoren Shejte! 

Shkrimtarja jonë njeh traditat e zakonet e krahinave, po mbi të gjitha në moralin e Saj nuk gjindet një shkendi sado e errtë fanatizmi. Bajamja e vogel e derisa u martue kje modeli i Vajzës.., e i Grues ma të Nderueme prej të gjitha Besimeve n’ ata kampe.  Ndersa në romanin e Saj shperthen dashnija e brumosun me sinqeritet dhe pasterti shembullore, kryesisht per brezat e reja, ku mungesat janë të mëdhaja. Sot asht pak e vështirë me gjetë një roman të këtij modeli ku, gjithshka thuret me moral brilant! 

Po, fatmirsisht Bajame Hoxha-Çeliku e ka realizue një Kryeveper të tillë, me guxim të pakrahasueshem, me pasterti mendimi e Shpirti të brumosun nder vuejtje, po mbi të gjitha romanin e ngriti dëshira e madhe për Lirinë e Atdheut dhe morali i paster i Shqiptarve që vuejtën, po asnjëherë nuk kerkuene me u njollosë as shkarpash me gjakun e tiranve dhe barbarve komunistë, që i nxine jeten Prindve të tyne, Këtyne vetë dhe pasuesve trashigimtarë që janë shpernda nepër Botë per një kafshatë bukë!

E, nëse ndokush kerkon me dijtë Historinë e Kampeve t’ Interrnimit nga komunistët barbar dhe të pabesë po, mbi të gjitha vrastarë e gjakbasa plaçkitës, merrni e lexoni romanin e Bajame Hoxhës, Aty asht Historia e plotë e vuejtjeve të Shqiptarve! Romani “VAJET E PRANVERËS MASHTRUESE” asht Kryeveper e Letersisë Shqipe  moderne të Shekullit XXI. Aty n’ se e keni harrue asht edhe komunizmi gjakatar me tiparet e veta të pabesa dhe vrastare! Historia shkruhet vetem si e ka shkrue Bajamja. 

E tue shikue foton e Saj gjithnjë tue buzqeshë, njeriu shikon një zemer të hapun, që shperthen edhe në vargje plot knaqësi e pasterti Shpirtnore. Vargu i Saj asht një nga shperthimet poetike plot ambelsi, i kandshem, i qetë e plot nektar të mbledhun nder livadhe.., aty ku kosa e barbarit merrte jetë njerzish të pafaj e të paster si biluri, t’ asaj Rinije aq të dashtun e të paster Shpirtnisht, bash si ata prroje e lumej që nder ata tmerre vetem i shperlanin Shpirtin asaj rinije plot vuejtje, vorfni dhe etje t’ pashueme nga urrejtja e vllavrasja e pashoqe, por sot.., asht Ai brez që vetem di me falë! Vargu i Bajames asht një Himn i vertetë i Atij Flamuri, ku Gjaku i Rinisë Shqiptare ka shlye pergjithmonë yllin pesë cepash të vrasjeve terroriste të bolshevizmit skllavnues…

Jo m’ kot Bajamja i këndon sot “Hyllit të Dritës”, popullit të Saj… Shqiptarisë!   

Një cilësi e Burrneshave tona, kur tek portaria i shkonte gjaksi…Po, edhe nuk harron!

Tek libri i Arixhofkës, sejcili ka me kerkue vetveten.., “bash ashtu si e ka falë Zoti!”

Shqiptarët tue kalue nder duer librat e Saj, do t’a kuptojnë mbrendinë e tyne, faktet e ngjarjet që koha do ti vendosin shpejtë me thesaret tjera në fjalorin enciklopedik! 

Arixhofkës, i uroj jetë të gjatë dhe prodhimtari të shkelqyeshme, per edukimin e një Rinije Atdhetare Shqiptare ashtu si asht edhe Ajo vetë, trashiguesit dhe romani i Saj! 

                                                                                    Me shumë respekt per Arixhofken:

         Melbourne, 25 Tetor 2020.                                            Fritz RADOVANI

Filed Under: ESSE Tagged With: BAJAME HOXHA - ÇELIKU, Fritz Radovanai, Vajet e Pranveres Mashtruse

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 221
  • 222
  • 223
  • 224
  • 225
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT