• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DREJTËSIA, GUR I VARUR NË QAFËN E KRYEMINISTRIT

June 9, 2021 by dgreca

Nga PIRRO LOLI/Edi Ramës i është prishur qetësia. Në fillim nga dehja e fitores pastaj nga frika; Ka filluar të trembet nga  fitorja e zgjedhjeve. Dhe sikur i ka ikur zëri; nuk  flet më duke u çjerrë, e bërtitur me duar e këmbë e me ato gjeste aktoreske provuar në pasqyrë. Edhe ata të dashurit e tij, banditë, ishër, drogaxhinj, oligartësh e simpatizatësh që i serviloseshin më parë po i duken të frikshëm, “harroje Skëndërbeun e asaj zonjëzës, që i falej me temena; (Dikush i tha, laj gojën, “Skendërbeu nuk ishte hajdut); frikë i vjen dhe nga Lali Eri dhe nga Tao Tao-ja që imitojnë atë  dhe në lëvizjet dhe në tonet e fjalorit të tij. Nuk e donte me kaq muzikë këtë fitore që akoma pa dhënë rezultatet e mori vesh bota mbarë si masakër zgjedhore. Propaganda mashtruese i ka këputur frenat dhe nuk ngjit më. Ajo drejtësia e tij po katandiset si thes i shpuar e sherri kërkon sherr

***

Pika më strategjike e programit të tij (pa program) është reforma në drejtësi. Dhe, ua tha shqip me sinqeritet, “ Doni drejtësi të pavarur, votoni mua, votoni numurin 12., 12 , mos harroni”. Doni të shpëtoni nga virusi pandemik, votoni mua, numurin 12, mos harroni…Ja, ata votuan e ne fituam, po tani? Me sa duket drejtësia është thembra e Akilit për qeverisjen oligarkike të  Rilindjes  dhe nuk e kupton  i ngrati se “sukseset” e qeverisjes së tij tetë vjeçare, varur në qafë si varëse zbukurimesh, po bëhet gjithnjë e më tepër gur i rëndë…Ndryshimet me pikatore , në drejtësi, një sot e një mot,  më përziejnë zorrët..

***

Nuk harrohet. Sapo mori pushtetin, që në vjeshtën e vitit 2013, Edi Rama nisi sulmet ndaj pushtetit gjyqësor dhe sidomos ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që , për hir të së vërtetës. ishte i tej mbushur me  gjykatës e prokurorë të korruptuar. Duhet të pranojmë që drejtësia drejtohej nga politika dhe se politikanët ( peshqit e mëdhenj)mbeteshin gjithmonë të pa prekur. Të gjitha rotacionet, hiq e mos këput, synonin ta kishin drejtësinë me vete, ose nën vete. Kjo bënte që sistemi demokratik të mbetej i plagosur, i pa balancuar mbërthyer në një tranzicion të gjatë. Degradimi i drejtësisë kishte ardhur galopant në të gjithë strukturën sidomos pas vitit 1997, ku rrugaçëria e shoqërisë shqiptare me shumicë majtist-o-komuniste, nën stimulimin serbo grek, dhunshëm diktonte ligjin dhe veprimin. Rrëmbehej kirurgu nga operacioni, mësuesja nga klasa, kasaforta nga banka; kujtojmë shembullin më ekstrem e aq të  rrezikshëm kur, kryetari i gjykatës kushtetuese R. Gjata u nxorr forcërisht nga zyra dhe në vend të tij u emërua Fehmi Abdiu, xhelati i fundit i komunizmit që dënoi me varje poetin Havzi Nela.. 

Rama na dolli “më i suksesshmi”. Ky synonte që të bënte gjithçka me drejtësinë por, rreptësisht, djallëzisht e kategorikisht të mos prekej ai dhe rrethi tij i ngushtë, rilindasit, soristët, ministrat  dhe oligartët e zgjedhur të tij, që arritën deri në Parlament, e me luftën e ashpër të opozitës dhe të opinionit ndërkombëtar, u arrit të aprovohej ligji anti korrupsion, që rrëzoi rreth 20 deputetë të tij hajdutë.  Nën sqetullat e forumeve të drejtësisë ai arriti të aprovonte disa ligje sipas qejfit dhe interesit gjoja në emër të reformës dhe arriti ta lërë Republikën  pa drejtësi funksionale. Djalli i dinte të tëra djallëzitë. Por koha po bënte të vetën. Dhe djalli nuk qëndronte dot u pazbuluar.  Pas gërr-gameve të  vazhdueshme të një propagande mashtruese, ai shkarkoi dy anëtarë të Këshillit të Lartë, (L. Lelczajn Dhe të riun E . Çefa) dhe i zëvendësoi me dy dy socialistë ( V. Kosta dhe S. Çomo).  Me këtë zëvendësim që duket kaq i thjeshtë,  E. Rama mori ( votën pro tij), kontrollin mbi KLD-në. Kjo manovër do të bënte të pa mundur akuzat ndaj oligartëve dhe të gjitha akteve korruptive të Rilindjes me në krye kryerilindasin ose kryeministrin sorist. KLD-a e korruptuar do  emëronte  dhe do shkarkonte  çdo gjyqtar që mund të rrezikojë dikë nga administrata e lartë shtetërore. Milionerët punonin të qetë për të ngritur kulla dhe paraja pastrohet lirisht. Akti arbitrar “ala Ramë”, goditi thelbin e çdo vendimi të gjykatave me anë të votës,  akt që flet  qartë për një uzurpim pushteti me diktat shtetëror. Ky kurth që iu  ngrit drejtësisë,  tërhoqi mendimin  Gjykatës Kushtetuese, që e quajti vendim anti kushtetues, megjithatë ndryshimi i anëtarëve nuk u bë. Pikësynimi i Ramës në drejtësi synonte dhe synon djallëzisht të bëhej diçka, sa me i dëgjue paksa ndërkombëtarët, aqë, ashtu sa me ly buzët me buzkuq por,  në asnjë mënyrë kjo drejtësi të mos i drejtonte sytë lart nga oligarkia qeveritare. Pas këtij akti u kuptua manovra trashanike e kryeministrit; u fol hapur për dështim të tij por  ai po përgatiste një kurth tjetër më djallëzor. ( Edhe nën hijen e ndihmës vllazërore të ndërkombëtarëve). Diçka të bëhet, mishi të piqet e helli të mos digjet; le të kapej ndonjë cironkë, t’u zihej ndonjë sy të huajve dhe ndonjë fakiri më tej, që nuk mbrohej dot e me këtë funksiononte  dhe propaganda e, do s’do,  të kënaqte dhe aleatët e jashtëm sidomos ata amerikanë me promotor Ambasadën Amerikane. Duke pasur një shumicë votash në Kuvend, mendja  e tij fabrikoi një ligj ku do ngrihej një Byro Kombëtare (një farë “FBI” shqiptare) me kompetenca hetimore  mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin që po bëheshin dukuri të frikshme. Djalli po vepronte hapur. Në sy të të gjithë të huajve.  Çudia do vazhdonte më tej. E pabesueshme: Kjo farë FBI-je “made in Ramë”, do drejtohej nga Ministria e Brendshme,  nga ministri i brendshëm Sajmir Tahiri, më i suksesshmi i të gjitha pushtetarëve që s’mbahen mend,  Kjo, jo vetëm që ngjante më tepër si gestapo ligjore ku, më i suksesshmi i qeverisë sipas Ramës,  Sajmir Tahiri, me dhjetëra e qindra oficerë policie në shërbim të tij dhe të korrupsionit  e mbushën dhe e mbrojtën Shqipërinë me drogë. (Dhe çudia nuk përmendet më, emri i tij i bllokon fytin kryeministrit. Në sukseset e Ramës, S. Tahiri, që në atë kohë kishte marrë superxhiro, gjoja në ballë të luftës së qeverisë kundër krimit dhe korrupsionit, aktualisht po gjykohet nga  gjykatësit dhe policisë së tij të dashur. FB-në shqiptare  e zuri covidi 19, që ka një të keqe që nuk e njeh atë që sulmon.) Ligji u miratua nga kufomat e PS-së, nën duartrokitjet e “Rilindjes” – ala tao-la-ntësh  e  spiro-palësh- Por dhe ky “sukses” kaq flagrant,  nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese. Dështimi i dytë me emra të mëdhenj si në Amerikë e bëri Ramën të hidhte sytë më lart…Pse jo, ai kishte arrën dhe gurin, dhe paranë dhe kartonët e Kuvendit dhe deputetët e ardhur nga ferrat, ata që kishin mbetur nga mbetjet e mbetjeve, por vlera e kartonëve ishte e njëjtë. Sipas tij “duhej bërë” Reforma në Drejtësi, që kish kohë që kërkohej edhe nga faktori ndërkombëtar. Dhe menjëherë do ngrihej një grup me emrin “ekspertë të nivelit të lartë” U emëruan në të elementë , që kishin qenë hetues, gjyqtarë apo prokurorë, që vinin nga regjimi komunist dhe nga Sigurimi i Shtetit. Këta “ekspertë” do të hartonin një projekt për të reformuar  tërë sistemin shqiptar të drejtësisë. Nuk u mor vesh pse u quajtën ekspertë, por të gjithë u zgjodhën nga  fidanishtja e plakur e PS-së. Kokërr më kokërr.   Për çudi, ndoshta dhe nga mos njohja, kjo reformë mori mbështetjen morale  edhe financiare me fonde të mëdha nga SHBA. Faktori ndërkombëtar kish kohë që kish kërkuar të merrte fund krimi, korrupsioni sidomos pa ndëshkueshmëria ndaj administratës së  lartë shtetërore, në veçanti  për peshqit e mëdhenj. Por peshqit e mëdhenj notojnë në ujra të thella dhe nuk bien në rjeta. Krijohej përshtypja se Edi Rama ishte aktori dhe autori që po realizonte reformën në drejtësi.  Dhe medaljet i vareshin atij në qafë. Atij vetë i dukej se çdo hap ( lexo çdo kurth) drejt reformës ishte si një meritë personale.  Për këtë flisnin veçanërisht televizorët e uzurpuar nga ai. Siç dihet , propaganda artificiale tek ne është ushqim i përditshëm sepse të gjitha valët televizive kryeministri ia ka dhënë bandave që lëvizin paranë e madhe. ( Ai reciton vazhdimisht nga TV e tij personale (ER-TV) Dhe iso i mbajnë gazetat e analistët servilë e pseudo intelektualë interesaxhinj duke krijuar një  situatë kundërshtish thelbësore midis opozitës dhe pushtetit. Domosdoshmërinë për një reformë të vërtetë në drejtësi e shfrytëzoi edhe fondacioni Soros, duke hedhur gurë e duke fshehur dorën. Sorosi e kish gjetur drejtësinë shqiptare  në krizë  dhe kish kohë që kish rrëmbyer të gjithë mbeturinat e sistemit komunist, ish oficerë të sigurimit,  intelektualë të ndryshëm të çdo sektori me prirje të majta  dhe me ndërhyrje në organika të shumta kuadri, një për një, me premtime e me para, pro komunistë e enveristë, duke u  ofruar punë e roga qyli  kudo në shoqërinë tonë që, gjithsesi influenconte në një njëanshmëri aspak demokratike. Të gjitha mund të ndryshojnë  Shqipërinë mono partiake tani, por çdo veprim në drejtësi do bëhej nën ndikimin e mikut të Sorosit, E. Ramës,  për ta ruajtur atë dhe oligartët rreth tij, brenda dhe jashtë vendit.  Dua të besoj se ndërhyrjet tinëzare të fondacionit Soros, nuk janë të njëjta me ato të SHBA. Po kështu duket se këto ndërhyrje nga jashtë janë të ndryshme nga dëshirat dhe ndërhyrjet e  kryeministrit  Rama për  reformën në drejtësi. Opinioni shqiptar ka besim të patundur në mbështetjen amerikane e financiare pavarësisht se, aty këtu, ka mos përkime e qëndrime të ndryshme aspak në përputhje me mendimet parimore të opozitës, që u detyrua të braktiste Kuvendin më mirë, se sa të katandisej në bishtin e të ashtuquajturës Rilindje.  Kujtojmë rastin e emërimit të kryeprokurores A. Marku në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe, jo vetëm që nuk lëvizi kundër krimit dhe korrupsionit,  por u bë mburojë për mos dënimin e krimeve qeveritare. Askush nga miqtë ndërkombëtarë nuk nxorri zë; po kështu absurde tingëlloi së fundi dekorimi i   A. Dovranit nga departamenti i shtetit – që ishte pushuar me motivacione bindëse nga organet e drejtësisë, mbeten të pa shpjegueshme as nga ambasada amerikane.(!) Në sy të opinionit vendas , por dhe të huaj, kur direkt e kur indirekt, po përkëdhelej Edi Rama që , siç thamë më lart, po siguronte kontrollin  mbi sistemin e drejtësisë dhe arriti gati për tre vjet, ta zeroi e ta nxjerrë plotësisht jashtë sistemit krejt Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, akt ky i pa precedentë në çdo shtet dhe në organet e drejtësisë. Ritmet e reformës në drejtësi po ecin me hapat e breshkës dhe sigurisht që nuk mund të jetë nën  kontroll të plotë të Ramës; me ne po eksperimentohet një drejtësi e  njollosur që nuk mund të luftojë krimin dhe korrupsionin me oligartë e drogaxhinj që kanë  uzurpuar krejt rrethin e Kryeministrit. Por, nuk mban më ujë pilafi.  Edi Rama, sidoqë të vërtitet nuk i shmanget dot përgjegjësisë së tij në çdo pseudo reformë që ka ndërmarrë në këto tetë vjet të drejtimit të tij. Vetingu , vërtet selektiv e tmerrësisht i zvarritur nuk godet  kokat e korruptuara të politikës dhe të korrupsionit galopant. Reformat ala Ramë, mbulohen me mjegull, kot kërkohet transparencë , gjarpri nuk i tregon këmbët…por thuhet se shpresa vdes e fundit…  Skenat nuk mund t’i mbulojë gjithmonë mjegulla… Dikush , brenda apo jashtë vendit, që dëshiron të bëjë dhe rolin e guvernatorit në Tiranë  edhe mund të krekoset se diçka po lëviz, por me sa duket dilemat nuk do na ndahen;  e pranuam nusen e virgjër në dasmë, ngritëm dhe dolli,  edhe pse e dimë se, e mirë dhe e virgjër është nusja, por është pak shtatzënë. Reformat në Vendin tonë janë përmbytur nga oligarkët Rilindjes. Shqipëria po lëngon pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë funksionale. Kemi arritur në këtë pikë,  kur kryeministri ynë,  edhe po të dojë të dorëhiqet, nuk e lënë milionerët e kriminelët. Se vjen një kohë që mafja ha vetveten, e ata zinxhirrët “e meritave”  të varura në qafën e Ramës po kthehen në gurë të rëndë. 

***

Zgjedhjet mbaruan u manipuluan dhe u fituan nga Rama,  por masakra zgjedhore nuk mund të fshihet. Sherri vërtitet në të gjitha instancat e (pa)drejtësisë dhe tani radhën e ka opozita idealiste që, keq t’i njohë e keq të mos i njohë zgjedhjet pa zgjidhje. Drejtësia dhe ligjshmëria e zgjedhjeve mbetet përgjegjëse e  masakrës zgjedhore e demokracia jonë përsëri po zhytet në një tranzicion më problematik. Dielli nuk mbulohet me shoshë. I gjithë sistemi i drejtësisë është mbuluar me një propagandë të dendur mashtruese.  Faktet janë kokëforta e flasin vetë. Shqipëria ka pesë vjet që në të gjitha nivelet  sistemi i drejtësisë nuk funksionon. Unë po shpreh mendimin tim se faktori ndërkombëtar ose nuk e njeh gjendjen, ose bën sikur, a më keq akoma, i mban iso një kryeministri që ju duhet atyre dhe që rrënjët i ka te istikamet e Sorosit. Shembujt janë alarmante: Gjykata e Posaçme Apelit Kundër Krimit Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar aktualisht ka 4 anëtarë nga 11, Gjykata e Posaçme e Shkallës se Parë Kundër Krimit, Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, aktualisht ka 6 anëtar nga 16, Gjykata Kushtetuese ka vetëm 6 anëtarë të zgjedhur nga 9 që duhet te kishte. Gjykata e Lartë sot ka 7 gjyqtarë nga 19 që duhet të kishte. Në këtë gjykatë çështjet e mbartura vijojnë të jenë mbi 30 000 mijë dhe që datojnë prej vitit 2016.. Gjykata e Apelit Administrativ sot ka 8 gjyqtarë, nga 13 që duhet të kishte sipas organikës. Sipas ligjit, shqyrtimi në Gjykatën Administrative duhet të përfundojë 30 ditë pas administrimit të ankimit.. Gjykata e Apelit Tiranë sot ka vetëm 9 gjyqtarë, nga 31 që duhet të kishte. Edhe në këtë Gjykatë shqyrtohen çështje me vite vonesë (2016) dhe ka shumë probleme me formimin e trupave gjyqësore. Ka 14 000 dosje që presin gjykimin. Gjykatat e Apeleve në Rrethe funksionojnë me numër gjyqtarësh më shumë se të përgjysmuar. Ka Gjykata që nuk formojnë as një trup gjyqësore me 3 anëtarë, ndërkohë që në Gjykatat e Rretheve përditë reduktohet numri i gjyqtarëve për shkak të procesit veting. Edhe në Gjykatat e rretheve ka vonesa masive, me vite, në shqyrtimin e çështjeve. E kur kryeministri duhet të vinte kujën për këtë gjendje, guxon e thotë …”Reforma në drejtësi në Shqipëri është e pashembullt…” Kjo gjendje të kujton atë djalin nga fshati gjysmë budalla që nuk e pranonin në fshat dhe ai kërkonte vajzën e priftit për nuse…

 Asnjë analize objektive nuk ka për këtë situate kritike. Asnjë kritikë brenda sistemit. Parlamenti hesht i kënaqur. Ndërkohë, deformimi është shumë i rëndë vonesat janë skandaloze dhe askush nuk mban përgjegjësi. Këto mangësi strukturore dhe funksionale askush nuk mund t’i mohojë. As shqip. As anglisht…

Filed Under: Opinion Tagged With: Dguri ne qafen e Rames, Drejtesia, Pirro Loli

HIJET E DIELLIT GREK

December 11, 2020 by dgreca

ESSE NGA PIRRO LOLI/

…” Ne nga Homeri rrjedhim të gjithë”… Poshtë leshit të deshve që kullufiste Polifemi, do të dilnin nga shpella shkrimtarët e të gjithë botës…

…” Në këtë botë që gjithnjë ngushtohet, secili prej nesh ka nevojë për të gjithë të tjerët. Duhet ta kërkojmë njeriun, gjithkund ku mund të jetë “…Faleminderit , Jorgo Seferis, faleminderit, poet !…Edhe unë s’e kapërcej dot ngërçin që më mbetet në fyt, kur ma vënë në dyshim origjinën, kulturën, universitetin, akademinë, këngën e madhe të popullit tim, letërsinë, historinë, kombin…Por unë e kam frikë edhe ksenofobinë time. Më duhet ta kapërdij vetveten si ngërç se shpërfillja e, aq më tepër, urrejtja ndaj të tjerëve janë më të dukshme tek i vogli dhe tek i varfëri…

…”Njeriu që kalon masën, duhet të ndëshkohet nga erimitë- thotë Seferi- ka thënë dhe Herakliti- As dielli nuk e kapërcen masën, ndryshe ndërhyjnë erinitë, zbatuese të së drejtës “…

… E, nëse kërkoni një model, ndiqeni dramën deri në fund se vetëm letërsia dhe arti grek, na ndriçojnë rrugët për të gjetur njeriun e bukur…

                               MREKULLIA E ATHINËS

       Do t’ia vlente që të gjitha bibliotekat të mbanin në ballor fytyrën e Pisistratit të lashtë të Athinës. 600 vjet (p.e re) ky sundimtar i mençur dha urdhër që të mblidheshin e të shkruheshin veprat e Homerit, që deri atëherë qarkullonin vetëm gojarisht. Këtu nis “Mrekullia e Athines”,(term i përdorur nga eseisti i famshëm austriak Karl Poperi, cituar nga A. Plasari te “letersia dhe muret, f.13). Mrekullia i kish dhënë shenjat që me Solonin, që drejtoi Athinën me dorë të butë, që e ngriti artin e udhëheqjes mbi bazën e drejtpeshimit të interesave. Ai ishte dhe poeti i parë i Athinës dhe e nxiti poezinë duke e mbrojtur me ligje të veçanta… Pisistrati në fronin e tij, do vinte të gjithë pasurinë (edhe një minierë argjendi) për zhvillimin e kulturës. Ky e endi fillin e mrekullisë duke organizuar festivalet, panairet, konkurset, shfaqjet e tragjedive si vatra edukimi. “Iliada dhe Odiseja”- siç dëshmon dhe Ciceroni – prej Pisistratit –  do të qarkullonin si libra të veçantë, duke e bërë kështu redaktorin dhe botuesin e parë në botë.. Këto akte , filluar 2600 vjet më parë, do ta cilësonin Athinën si kryeqytetin e kulturës që në fillesa e do të kishin pasoja shkëlqimtare në historinë e qytetërimit botëror. Nuk është e rastit që në Athinën e asaj kohe do të “shpikeshin” arti dhe letërsia, estetika, tragjedia,. filozofia e do vendosnin gurë themeli të gjitha disiplinat shkencore si matematika, gjeometria, astronomia, mjekësia, fizika, poezia, arkitektura etj. Nuk është e rastit që çdo degë e dijes njerëzore ka në themele emrat e grtëkëve te mëdhenj si Homeri, Platoni, Aristoteli,Thalesi, Herodoti, Pitagora, për të mos përmendur një dorë poetësh të mëdhenj të tragjedive të pavdekshme. Nuk është e rastit që, gjenia greke, zbulimet e mëdha të njerëzimit i pagëzoi me gjuhën e vet, greqishten, një nga gjuhët më të vjetra e më të pasura në botë, që dhe sot mbetet bazë e etimologjisë për shumë gjuhë të cilat kanë preferuar të mbajnë terminologjinë e zbulimeve fillestare. Nuk është e rastit që, falë gjuhës së shkruar greke, kudo që shkelte elementi grek, do linte monumentet e veta, arkitekturën, stilin, gjuhën në krejt bregun perëndimor të Adriatikut, në shumë qytete të Ilirisë, Epirit deri lart në brigjet dalmate e domosdo në Azinë e Vogël, Egjipt, Persi, Irak, Siri, Indi etj, fakt, që edhe sot, mendësia aventureske e politikanëve dritëshkurtër grekë, apo historianëve miopë,, pretendon vulën e një qenësie të lashtë.

     Unë nuk e di nëse keto mrekulli rezultuan në kryemrekullinë greke, demokracinë, apo kjo shtroi shtratin e një zhvillimi të paparë të dijeve njerëzore. Karl Poperi, në shpjegimet  e Plasarit, shkakun e mrekullise athiniote, e kërkon te takimi  kulturave të ndryshme, te qarkullimi universal i vlerave. (Platoni dëshmon se që në vitin 399(p.e) në Athinë kish lulëzuar tregu i librit. Dhe nuk ka dyshin se kjo tregëti dijesh kish filluar me Pisistratin). Dëshira e grekëve për librin, fillimisht një grup i vogël, që u quajtën  helenë, nxiti shkrim leximin masiv. Libri i vjetër si ata të Anaksagorës, Heraklitit etj, nuk do të qarkullonte më në pak kopje nën mbikqyrjen e disa priftërinjve, por si të Homerit, do qarkullonin masivisht në treg. Kjo zgjidhje gjeniale në qarkullimin e vlerave, lindi konceptin për shkrimtarin dhe lexuesin e mirëfilltë. Ky shtrat i ngritur kulturor u bë shkas që helenet(greket e mësuar) të ngrinin godinën e parë të demokracisë, që edhe sot, pas 2500 vjetësh mbetet aspiratë e mbarë njerëzimit. Plasari te “Muret”(dhe jo vetëm), ka të drejtë që këmbëngul  në qarkullimin e vlerave dhe rëndësinë e përkthimeve. “Ky fill të shpie lehtësisht nga Homeri te Dantja, nga Bibla te Karpentieri, nga Gilgameshi te Fausti…nga Eskili te O`Nili..”(f.16)…

Ne nga Homeri rrjedhin që të gjithë…

BIZANTI, MREKULLIA E DYTE

     Mendësia shqiptare në lidhje me Bizantin është e paplotë, në mos e gabuar. Ajo nuk e ka parë këtë si një nga kulturat madhështore në dijet njerëzore. Reduktimi i këtij qytetërimi vetëm në lidhje me ikonat kishtare, mozaikët e famshëm anë e kënd Evropës, luftat e brendshme, përçarjet fetare, obskurantizmin etj, është vetëm një pjesë e pamjes, rrjedhimisht, këndvështrim i porovincës së tejme të tij, nga ku drita vinte e përthyer e nga ku , në fakt raca shqiptare, fitoi shumë me pak se të tjerat.

    Sipas Ougust Bajit, 1000 vjetet e Bizantit(395-1453) me kulturën greke në epiqendër, janë epoka e një qytetërimi të paparë. Në thelb, gjithë këta shekuj u bënë edukatoret e botës perëndimore, zbuluan krejt botën shpirtërore të Lindjes, ndihmuan jo vetëm në mbarë Evropën, por edhe në Azi e Afrikë. Në kuptimin figurativ, Bizanti u bë pushtues i botës si Aleksandri i Madh dhe elementi grek, duke rilindur mrekullinë e parë athiniote e romake, njëkohësisht, ndërtoi një supermaci fantaziste aristokrate me vezullime mbresëlënëse, pa i shpëtuar hegjemonizmit dhe diktatit lindor. Roli i perandorit u shndërrua në idhull me sovranitet absolut. Ai trashëgoi, jo vetëm imperiumin romak, por dhe despotizmin skajor të Lindjes. Kjo bëri dukshëm të pranueshëm luftën dhe intrigat për pushtet, atë luftë të hipjes e të zbritjes së dhjetëra perandorëve, që nga shkëlqimi marramendës, falë aftësive të një Kostandini(me origjinë shqiptare), të një Justiniani (edhe ky me origjinë shqiptare), a të një Theodhosi, deri në greminat e dhjetëra të tjerëve që përfundonin me prerje kokash. Për dhjetë shekuj perandoria romake e Lindjes mbeti vatra kryesore e qytetërimit, që nuk e arriti askush. Njohja e kristjanizmit ligjërisht dhe braktisja graduale e Romës, faktikisht e zëvendësuan qytetin  e Remit e të Romulit me Kostandinopojën, fillimisht, pa e prishur ekuilibrin e botes kristjane. Kostandinopoja u bë qyteti më madhor, një qytet kështjellë rrethuar me tri shtresa muri (10 m. të lartë)e përbrenda me arkitekturën dhe urbanistikën më moderne të kohës. Atje u grumbullua e u përpunua ari i tre kontinenteve, aq sa shpesh me flori blihej paqja e kjo nxiti xhelozi të panumërta të grup popujve të fuqishëm e barbarë, njeri prej të cilëve, turku, do ta kthente në gërmadha. 

Bizanti ishte një qytetërim , produkt i kryqëzimit të kulturave, ndërtuar edhe mbi bazën e parimeve të asgjësimit të vetvetes, por ndikimet evropiane të Bizantit, kryesisht u dukën në fushën e artit. Nga shek.V deri XII, ai u bë jo vetëm kështjellë e kristianizmit, por edhe udhërrëfyes estetik i perëndimit. Pasojat më të ndritshme të Kostandinopojës do të ndiheshin në Itali e Francë, sidomos në Romë, Ravenë, Napoli, Venetik e Firencë. Mozaikët e famshëm të Ravenës, Shën Vitalit, Apolonit, ansamblet e paarritshme dekorative të mjeshtërve të Lindjes, frymëzimi tronditës i këtij arti që ndërtoi mauzoleumin e Gala Plaçidios, zbukurimi mahnitës i qindra kishve, Toriçeli me kryeveprat e bazileut, Venetiku me flakadanin aq misterioz të Shën Markut, monumentet e shumta në Romë, Palermo, Monreal, Cefalu, Grata Ferrata…etj. janë vetëm disa nga mrekullitë  artit bizantin. Pararilindasit e mëdhenj Cimabu, Ducio, Xhoto etj, kanë pirë në burimet e asaj kulture. Në parim, Perëndimi i detyrohet shumë mësuesit të vet dhe jo vetëm në art, por dhe si frymëzues i mendimit, kulturës unike, jurispopdencës justiniane. Ishte ky prioritet në shumë fusha që sollën edhe dominimin helen në krahina e popuj të shumtë mesdhetarë. Rilindja e më vonshme evropiane gjeti mbështetje të gjithanshme në humanizmin dhe erudicionin lindor. Filozofë, gjuhëtarë, profesorë të helenizmit, do kontribuonin në universitetin e Kostandinopojës, nga më të famshmit në fushën e dijes e të kulturës, që do ta ruante traditën e shkollave lindore, nga më të fuqishmet në botë, edhe në kohët e vona. Prej këtyre jehonave do të lindte mrekullia tjetër, në Firencen latine këtë herë, që do të bëhej nderi i kontinentit evropian. Shkëlqimi i ri me “il dolçe stil nuova”, do të niste me Kavalkantin e do pasohej me gjenialitetet e Dantes e Petrarkës në poezi, me Bokaçion në prozë, me Xhoton në pikturë e Makiavelin në politikë…

* * * 

      Rënia e Bizantit(1453), sipas Dukasit, është një nga katastrofat e njerëzimit. E çuditshme nuk është barbarizmi i katërqind mijë trupave osmane që e rrethuan dhe e shkatërruan metropolin e artë të Bizantit, por (?!) divergjencat me kishën perëndimore të Romës. Mbi këtë përçarje, të pabesët , të komanduar nga Muhameti i dytë , kryen mbi qytet masakra kanibaleske. Drama nuk është vetëm te shembja e pashmangshme, por edhe më e madhe, ajo e mos bashkimit me Romën. Pikërisht kjo solli ngadhnjimin turk dhe rrukullisjen pa kthim të perandorisë… Perandori Kostandini XI u vra si ushtar dhe koka e tij u ngul në një shtyllë. Perla e botës, Shën Sofia, u mbush me kufoma e u kthye në kasaphanë,(vini re: dhe sot nw 2020, sullani i ri i turqisw e ktheu Shwn Sofinw nw xhami) të gjithë funksionarët e lartë u masakruan, grekët e të gjitha moshave të lidhur me zinxhirë u dërguan si skllevër në Adrianopojë, kishat u zaptuan nga hoxhwt, Krishti ra  e thirrjet “allah, allah” si dallgë deti përmbytën brigjet e dy kontinenteve. Evropa shtangu nga tmerri dhe ashtu e ndarë diametralisht me të kundërta lindje-perëndim, nuk ishte e aftë të luante as gishtin ndaj krimit të përbindshëm që bënë barbarët ndaj vlerave të saj mijra vjeçare. Disfata e kristjanizmit qe e llahtarshme e autori i shquar i saj, Dukasi, rënkon e drithërohet kur shkruan : “O Zot, përse na braktise kështu?! Dridhu diell, dhe ti ,o tokë.!. Dhe vajto rrënimin e kombit tonë, që Zoti ,me drejtësinë e tij, ka urdhëruar si ndëshkim për mëkatet tona.” [(O.Bajl, “Perandoria e Bizantit”,f.270)]

                                          HIJET

     Sa më të larta të jenë pallatet aq më të larta janë dhe hijet. Mrekullitw e dritws shkwlqimtare u  pasohen nga hije tw terrta.  Qytetërimet e mëdha ngërthehen në kontradita të pashmangshme deri sa vjen një kohë e rrëzohen. Shumica bien nga vetvetja. Roma ra kur u bë më provinciale se provincat dhe Athina, gjithashtu. Të dyja mrekullitë greke, e Athinës dhe e Kostandinopojës, ndërsa nuk mohohet influenca e trashëgimitë pozitive  të së parës ndaj Bizantit, përbëjnë dhe një kundërshti të egër, papajtueshmërinë e demokracisë së lashtë e paganizmit pagan me Krishtwrimin ortodoks. Këtë kundërshti do ta ruante të pakëputur vetëdija mijëvjeçare greke, duke u munduar, artificialisht, ta mbajë të parën si dekor, duke montuar monoteizmin kristian me politeizmin.

Që në kohën e mbretërimit të Teodosit të Madh(395), kur mbretwria e Romës u nda midis dy djemve të tij, Arkadit për të sunduar në Lindje dhe Honorit në Perëndim, në fakt, nisi të hendeksohej Lindja me Perëndimin, hendek që do të vinte gjithmonë duke u thelluar dhe duke mohuar dhe urat lidhëse që kishin përbërë shtyllat e perandorisë. Uniteti fetar i këtij qytetërimi ishte vetëm një iluzion e, me kryqwzatat,  do përfundonte deri në shfaqje gjakatare të Perëndimit ndaj Lindjes. Dukuria e grindjeve fetare, përçarjet, do të percipitonin deri në luftra civile. Stërhollimet e sofizmit grek, obskurantizmi, fondamentalizmi ortodoks i dogmave fetare, (një nga stonaturat e Greqisë së sotme në BE), do ta gërryenin perandorinë sistematikisht, do ulnin fuqinë mbrojtëse ndaj fiseve barbare aq të shumtë e të fuqishëm si gotët, ostrogotët hunët, visigotët deri tek sllavët dhe turqit. Bizanti , i ngopur me lavdi të tepruar, me hundën të florinjtë gjithnjë e më tepër i shkëputi lidhjet bazale me papatin duke u bërë një perandori e pavarur greko-lindore. Në fakt perëndimi i shkajti nga dora Bizantit. Nëpër shekuj kjo do ravijëzonte në horizontin lindor rritjen e Rusisë bizantine si shtet i fuqishëm, problem ky, që edhe pse perandoria otomane do ishte i vetmi pushtues potencial,, Rusia , në sfondin e tejmë lindor, do ishte frikë dhe kërcënim i vazhdueshëm. Flirtimet e vazhdueshme  të Rusisë me vende të veçanta evropiano lindore, do shtonin përçarjet e do bënin që asnjëherë vendet evropiane të mos  ishin në një mendje edhe ndaj armiqve të përbashkët. Bazileu II i dha motrën(Anën) princit rus Vladimir, me kusht që populli rus të pranonte krishtërimin ortodoks. Rusia e pranoi këtë. Kjo përbën ngjarjen më të madhe të hegjemonizmit bizantin, por nxiti dhe xhelozitë ruse për të zënë vend qendror në Lindje.

    Perandoria lindore do të regjistronte në historinë e saj edhe krime  përçudnime të racës njerëzore, si prerje kokash, varje, tortura, gjymtime, të shoqëruara me dinakëri, tradhti të tipit bizantin. Tipike në kohën e Justinianit II(dhe ky përfundoi kokëprerë) është urdhri i bazileut të II, (1014), që pesëmbëdhjet mijë bullgarëve t’u nxirreshin sytë.(vetëm 150 prej tyre shpëtuan me një sy). Nga ky fakt lindi termi bullgarokton e kjo na kujton një farë Thanasi, tiran në Janinë, që para se t’i vriste shqiptarët, mbushte shporta me sy e me veshë të tyre e për meritë, u quajt shqiptarokton. Bizanti ra nw rrafshinw nga kundërshtitë e brendshme. Në sintezë , historia e tij u trondit nga 65 revolucione, nga 107 perandorë, abdiguan 65, të cilët u mbytën, u qorruan, u gjymtuan, u torturuan me tredhje, çarje barku e koka të prera.

     Pa dyshim një luftë e paskrupullt në jetën e tij ishte e ashtuquajtura ikonoklazma(shembja e ikonave). Kulti i ikonave kish pushtuar krejt botën greke si mendësi dhe veprim për “afrimin”e Zotit me njeriun. Kjo ra ndesh me Perëndimin që nuk pajtohej me imazhet konkrete të Krishtit. Kjo luftë e egër mori shumë viktima dhe vazhdoi 150 vjet. Ikonoklazma që u dekretua dhe me ligj, u përhap brenda Bizantit si një akt tepër i përgjakshëm. Në fakt kulti i virgjëreshës ishte ngopur me paganizmin grek dhe me mistiçizmin oriental, problem dhe dukuri, që vjen deri në ditët tona, si një njollë e mbetur, duke e veçuar kishën greke si dishepullin më fanatik të ikonave çudibërëse. E, sidoqoftë, zëvendësimi i ikonave nga ikonoklistët, do të sillte më vonë frymëzimet e Rilindjes me humanistët dhe artistët e mëdhenj italianë, ku në epiqendër të artit, nuk vunë ikonat e mistershme , por bukurinë e njeriut, të natyrës e të kafshëve.

 Gremina e Bizantit nisi tatwpjetwn pwrfundimtare kur turqit selxhukë pushtuan Azinë e Vogël (1010) e kur më 1076 depërtuan në Jeruzalem dhe përdhosën vendet e shenjta. Perandoria nuk ishte e zonja ta mbronte krishtërimin kundër islamizmit sepse ishte e përçarë pikpamjesh diametrlisht të kundërta, aq sa, si dhe turku, perëndimi u lëshua kundër Lindjes, me preteksin e pushtimit të vendeve të shenjta, duke shfryrë të gjithë urrejtjen e mbledhur  kundër Bizantit, me thirrjet emocionale “Zoti na kërkon”. Nga 1100-a, dallgë dallgë deri më 1450, me katër kryqëzata gjakatare , në fakt, Evropa ndëshkoi barbarisht Azinë. Gremina kish nisur më parë brenda vetvetes me gabime trashanike në unitetin Lindje –Perëndim, deri në aktin final(kryqëzata e tretë, prill, 1204), kur forcat e perëndimit pushtuan Bizantin, duke e bastisur e përdhunuar forcërisht, aq sa, me të drejtë shumë analistë thonë se, dita e vdekjes së Perandorisë, nuk është 1453-i nga turqit, por rrënimi I Kostandinopojës nga latinët. 

* * *

  …E sidoqoftë, maja e çdo qytetërimi, përcaktohet nga majat ku e lartëson artin dhe poezinë. Poetët dhe artistët bëhen ndërgjegje njerëzore, ndaj e kemi lehtë të themi se Homeri, Eskili, Sofokliu…Ricosi, Seferi, Eliti e dhjetëra të tjerë, janë tejpërtej e gjithë Greqia. Ndërgjegje e trazuar dhe përgjegjësi, krenari për rrezet e diellit dhe dallgët e detit(kulturor) të kombit të tyre, por dhe dhimbje, dhimbje e thellë që shoqëron tatëpjetat e qytetërimeve e brezat e rinj janë të detyruar të thonë “Na ishte njëherë……

Ne nga Homeri rrjedhim që të gjithë…                                   

                                    DOMINIMI KULTUROR

     Dominimi kulturor, në veçanti ai gjuhësor,  është kështjella më solide e një race, fisi, kombi apo shteti, në veçanti dominimi gjuhësor, vetëm kur sundon si qytetërim,  i ri edhe në pozitën e të pushtuarit si viktimë. Qytetërimi nuk është vetëm zhvillim ekonomik, që edhe mund të rrënohet nga pushtuesi, por është dhe mendësi, kulturë, gjuhë e kultivuar, letërsi, art, arkitekturë, libra, teatwr, këngë, valle. E këto nuk i rrëzon dot as shpata e plumbi e zjarri. Këtu grekët kanë qenë prioritarë e jo më kot ,romakët thanë se kur pushtuan Athinën(në kuptimin kulturor), njëkohësisht ishin të pushtuar prej saj. Grekët dominuan në mendimin filozofik, shkencor dhe artistik, dhe jo babilonasit e lashtë që, gjithashtu, kishin arritje dhe vëzhgime me interes, sepse ,mbi të gjitha atje mungonte regjimi politik demokratik, si dukuria më progresiste e prodhimit dhe e shpërndarjes. Metafora greke në sferën e kulturës e mundi metaforën mesopotame. Partenoni grek, simboli i kësaj kulture, është plot dritë dhe me atë arkitekturë fantastike, çliron ndjenjën qiellore të lirisë. Kjo e bën të pakrahasueshëm me piramidat e Lindjes, që, megjithëse, arkitekturë e çuditshme dhe enigmatike, e ngushtojnë shpirtin e njeriut, sepse arti i tyre simbolizon tiraninë e keopsëve dhe shehlerëve të botës arabe. Liria athiniote pranonte kudo diskutimin dhe kundërshtimin alternativ, si burim zhvillimi në të gjitha fushat. Sidoqoftë, kjo temë meriton trajtim të veçantë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Dielli Grek, esse, Pirro Loli

“ZANAT KANË ME TË ZANUE…”

November 11, 2020 by dgreca

Ese nga PIRRO LOLI/

Nuk mbaj mend në ç’ përrallë a mësim shkolle i kam ndeshur për herë të parë, por që në fillim,  më ka shoqëruar enigma e çuditshme se pse këto bukuroshe kanë qenë  edhe të rrezikshme nëse kontakton me to, ose nëse kërkon të këndosh si ato. Nga klasa në klasë e nga libri në libër, unë do t’i plotësoja njohuritë për to, do pyesja e do debatoja edhe me profesorët e mi Eqrem Çabej, Shaban Demiraj,  Zihni Sako etj. e gjithmonë me vështirësi, do t’i kuptoja herë si hyjni, herë si xhinde, herë zana, herë muza, herë sirena, shtojzavalle(shtoju , o Zot vallet) etj, të gjitha të njohura në mitologjinë ballkanike në Iliadën homerike dhe në eposet tona, balada, këngë, përralla etj. Në thelb shprehin dëshirën e shumimit, të zërit, valles, bukurisë së madhe e të vazhdueshme. Të gjitha janë të gjinisë femërore, vasha të bukura, “Miss-nudo”, prej drite, tingulli e aromash që këndojnë e vallëzojnë deri në magjepsje.                                                            

Zanat jetojnë, këndojnë e vallëzojnë larg syrit të njeriut, lartësive olimpike që në fillesa, pranë burimeve të Hipekronit, në Helikonin e pyllëzuar, në pllajat e malit të Pindit dhe gjithandej bjeshkëve të malësive tona, atje ku bari dhe gjethja prekin majëmalet e dëborta, atje ku hëna ulet e i lan pllajat e burimet me lëngun e saj të argjendtë…

Norbert Jokli thotë se: “Zana” rrjedh prej latinishtes “Diana”, por mua më bind më tepër prof. Çabej, që te “Zana” shikon burimin za – zë- zëri, prej nga merr edhe emrin. Kuptimi pagan i tyre  si zë, është shumë i lashtë. (Kujto se tempulli i muzave [Zanave] “Museioni”, është ndërtuar në vitin 200 para Krishtit dhe, para se të shkatërrohej nga arabët, u bë fidanishtja më e madhe artistike e botës antike).

Ato pa dyshim janë produkte shpirtërore çastesh të rralla, gjendje të veçanta, ku shpirti i njeriut dëshiron të dëgjojë zërat magjikë të natyrës e, befas, duke dashur t’i ketë  brenda rrethit të njohurive të veta, i ka krijuar (përfytyruar) si vasha hyjnore, orë e zana ogurmira… U ka bërë edhe statuja e muzeume atyre të bukurave, por edhe me huqe të rënda e me ligjet e çuditshme të mosprekjes së Bukurisë  (me B të madhe); atje, caktuar pranë hyjnisë, por gjithsesi zëra të natyrës, reflekse jehonash, zëra mistike të paimitueshëm, melodi ere, shushurimë krojesh e dallgësh, këngët e shiut e të gjethes, drithërimat e barit, zilet dhe këmborët; krejt këngët e tokës e të detit që prej paganizmit të lashtë, erdhën deri te njeriu modern i cili filloi të imitojë sadopak nëpër vegla, kallama, bilbila, fyej curle, çifteli, lira e deri te  veglat e sotme elektronike e orkestra moderne së bashku me shenjat e tyre (grafinë) në pentagram, imazhi i parë i të cilit ka qenë hedhja e “yllit” në pentagram (një pikë në vijë apo fushë). Sepse çdo yll nga pozicioni që ka, jep edhe  tinguj të ndryshëm. Grekët e lashtë ngriheshin nga gjumi dhe dëgjonin muzikë yjesh). Pentagrami me notat dhe kodet e veta me kombinacionet e pafundme, është shenja më e kompletuar simbolike në të gjithë artet, që e bën muzikën mbretëreshën e padiskutueshme të çdo krijimtarie artistike.

  *   *   * 

Zanat, fillimisht i ka lindur natyra, më pas i ka shpirtëzuar njeriu  duke i perceptuar si qenie çudibërëse.

Njeriu rron nga natyra e që në foshnjërinë e vet e ka thirrur atë për ndihmë për  ushqim e veshje, mbrojtje, por dhe si burim bukurie. Njeriu artist, me shpirtin e tij është magjepsur me hapat e erës, puhizat e plepit, ngjyrën e luleve, këngën e bletës, shushurimën e shiut, këngën e zogut, simfoninë e flogjeve të borës, jehonat…E , ndoshta artisti dëshironte t’i sintetizonte këto bukuri të shpërndara në qenie të veçanta. Njeriu artist i ngriti bukuritë e natyrës në lartësi  të pa prekshme, të pakapshme. Ky krijim misterioz flet për praninë e  një ndjenje hyjnore, të një zëri mistik. Sepse dhe piktori më i talentuar shtanget përpara gurgullimës shkumëbardhë të lumit a përroit që zbret nga mali, sepse , kur pranverat shtojnë qilimat në bjeshkë  a në livadh, pamjet janë më të bukura se qilimat më të bukur persianë….Sepse dhe muzikanti më i talentuar nuk e hedh dot në pentagram gëzimin e bletës kur puth lulen dhe i thith polenin e ëmbël. E natyra këtu trupëzohet, këtu lëviz e ndryshon pa pushim pamjesh e zërash e gjithnjë me një harmoni e simetri të përsosur. “ Natyra arrin tek e përsosura – thotë Emerson – pa asnjë tronditje e kërcënim dhe shton me ironi – se panjat dhe bredhat janë ende të pakomprometuar… e kur të ndërgjegjesohen si njeriu edhe ato do shajnë, do grinden dhe do mashtrojnë.”

Këtyre krijesave njeriu dhe natyra u japin formën sipas përfytyrimeve të veçanta. (Homeri i përfytyron sirenat si qenie me fytyrë, qafë e gjoks të brishtë femre, me këmbë zogu dhe bisht peshku, duke e perceptuar thelbin e tyre edhe më mistiko-magjik se aedët paganë pararendës). Me formën e përlindjes ato largohen, animizohen e tentojnë të bëhen pjesë e thellësive të detit dhe lartësive të qiellit.

Ngurosja ose tjetërsimi i  njeriut në shpend, kafshë, gur, pemë etj, është dëshirë fantastike e lashtë thellësive pagane, e njohur krejt në folklorin e gadishullit. Epika iliro greke është e mbushur me shembuj të tillë.( Dionisi i ktheu në shpendë të tria vajzat e mbretit Mineos, Erosi e shndërroi Peristerin në  Pëllumb, bashkëshortja e mbretit të Tebës u kthye në pllakë mermeri, se Hyu Apolon i shigjetoi të dymbëdhjetë fëmijët, Circia i ktheu shokët e Odisesë në derra, vetë Zeusi u tjetërsua në mjellmë që të zotëronte bukuroshen Lida etj… 

  *   *   * 

Zanat shpesh zbrezin lartësive  dhe  motërzohen edhe në imazhet e femrave të zakonëshme si  vajtojsa, që qajnë bukur, (“sirena vajtore”, “muzat e vajit”). Tek ne njihen këto si vajtosa të Durrësit, Antigonesë, Apolonisë, Vlorës, Shkodrës, Ulqinit dhe quhen edhe “vajzat e virgjëra të natës”, apo stihitë e vdekjes. 

(… I kam takuar një herë “stihitë e vdekjes”; ti mund t’i quash ç’të duash, orë a vajtojca, muza a sirena. I pashë ballë për ballë. Me Sadik Bejkon, isha në Gjirokastër, te “Sheshi i Çerçizit”. Gjirokastrën e kish pllakosur zia. Para tri ditësh kish vdekur Ai. Në shtëpinë e tij “muze”, përballë një fotografie të zmadhuar të udhëheqësit, grahën mijëra njerëz. Te “sheshi” merrnin kthesën autobusët e njerëzit, sapo zbrisnin, fillonin të qarat me lot e bot e ofshama. Nga kalaja trembeshin sorra e pëllumba të egër e fluturonin të çakërdisur nëpër çati.  Ulërima erdhi në këmbë e u fut në shesh, si një projektor i llahtarshëm kobi. Ishin dymbëdhjetë gra në ballë të turmës. . Veshur krejt në zi. Ishin rreshtuar poshtë te “postblloku” i qytetit. Dikush, ndonjë regjisor dërguar nga Homeri,  u kishte folur dy fjalë për atë vdekje “të madhe”  dhe i kishte nisur për në qendër të skenës, ku luhej tragjedia. Rreshtimi u bë te sheshi në fund, te shtëpia e Sokratit. Njëra, kryeulur, leshralëshuar, do rrinte në krye, pas saj tri të tjera mbërthyer krah për krah. Ecnin me një hap dhe lëviznin vetëm kokat majtas e djathtas, leshralëshuar dhe  qanin me zë, me lot e me bot dhe sytë i kishin të përgjakur nga dhimbja. Pas tyre vinte një treshe tjetër, treshja e isos; ato kumbonin me një “uu..” dhe “o…” të stërzgjatur sipas fjalëve që thoshte treshja e parë. O Zot, çfarë zëri, çfarë ulërime, çfarë dhembje që nxirrnin ato nga gjoksi duke e shpërndarë atë “Uu” e atë “Oo” nëpër rrugë! Treshja e fundit kthente gjëmën e dukej se trashte zërin ose gjakun e zi që përsëritej si jehonë e derdhej ritmikisht. Nga Dunavati e Palortoja dridheshin rrasat e gurta të shtëpive e  kadërdhëmët rënkonin nën këmbët e gjëmës… Tri të tjerat më pas artikulonin fjalë e rrokje të ndryshme, ritmikisht përsëritnin fjalët e fundit të marrëses së fillimit, por ato nën atë ritëm të çuditshëm qëllonin me këmbë tokën e gurtë, me krahë, bënin lëvizje kaotike, kapnin gishtat, i mbërthenin, bënin sikur i thyenin e, aty-këtu gërricnin faqet e gushën me thonj. Kjo ishte treshja e përgjakshme. Vilarë të hollë gjaku kishin nëpër faqe e në nofull. Ulërima çau rrugët përmes, dritaret ngrinë e qyteti dridhej e zemra i tundej  në bark brenda. Korbat mbi kala si copa shamish të zeza sa ngriheshin në ajër binin krahëkëputur,  ogurzeza e pafrymë.

– Skenë antike – tha Sadiku.

– Nga  ç’tragjedi  janë këputur?- thashë unë

– Kështu ishin edhe ato që qanë Akilin, – tha Sadiku.

– Ata qanë mbi të shtatëmbëdhjetë ditë e net, – thashë unë, – pa shpallur zi kombëtare…Këto janë kooperativiste nga Labëria…, atë të parën e njoh, ia merrte këngës në festival, është një mjelëse  e rendimenteve të larta në “Bulo”. 

Sadiku bëri buzën ne gaz, por unë vura re se ai qe zverdhur, sikur i dridhej buza e orë e çast thithte cigaren… Kishim frikë se diçka do ndodhte.

Dhe me hapin e gjëmës u nisëm pas tyre, për ta parë tragjedinë e lashtë sa më afër të vdekurit. Vajtojcat tona na u përgjasuan me Erinitë, me ato zanat e zeza të Hadit, të bukurat e vdekjes, me flokë gjarpërinjsh e sy të zjarrtë, që hakmerren ndaj atyre që dëmtojnë seksin femër..)

  *   *   *

Folklori ynë i ka ulur zanat e muzat më në tokë, i ka anthopozuar  si femra për të kënduar e për të qarë (Vajtimi i Ajkunës), ose aq të njohurat, këngë e vaje në Labëri e në Malësitë e Veriut.) Vdekja është dhembje me ndjeshmëri të lartë dhe njeriu ndien nevojën të shprehet me zë, këngë, ofshama, britma, gjeste e lot; në disa zona, në vajet tona “këndojnë” vajtojcat, por diku, qajnë edhe burrat. Sidoqoftë, në këto raste kemi uljen e Zanës nga trojet mistike të së bukurës së padukshme në trajtat tokës dhe të  njeriut. 

Unë e kam fjalën për të bukurat lart, ato enigmat e mbuluara me mister, zanat me zërin së sipërmi, ku hyjnia ka pjesën e vet. Për zanat, zana. 

Pushteti i tyre është zëri melodioz dhe, si çdo pushtet, ato imponohen edhe në “sanksione” apeluese për ata që i shohin e i dëgjojnë. Ato nuk pranojnë asnjë sfidë. Diku thashë që janë të gjitha të gjinisë femërore ndoshta, prandaj pushteti i tyre është kaq zemërak; ndoshta kjo lidhet me shpërbërjen e matriarkatit e ajo, femra që humbi pushtetin,  mbajti vetëm dy elemente bazale, atë të lindjes dhe atë të bukurisë. Dy pushtete këto që nuk kapërcejnë dot te mashkulli; është ofshama shpirtërore, shpërthimet e ndjenjave të skajshme, që japin lot e kënaqësi të veçantë, por edhe të rrezikshme në profecinë e tyre fataliste e vrastare për atë që guxon t’i sfidojë. (kujto sa vrastare qenë sirenat tek “Odiseja” e Homerit). Ishulli i tyre i luleve (“Anthemoezes”në greqisht) ku jetonin ato, ishte mbushur me varre, lule dhe kocka. Zanat a sirenat ato këngë e melodi që çmendën Odisenë me atë kënaqësi magjike, por edhe mashtrim e kurth për ta çuar në Had. Të vret bukuria, të vrasin vajet e sirenat me këngë; të vret poezia, e panjohura, e padëgjuara, misteriozja. Edhe shpellat e guvat e gjelbëruara, ku jetojnë zanat në bjeshkët tona, “krejt rrethuar janë  me bregore kockash e kafkash”.

Dhe dihet: Gjeto Muji, kreshniku i eposit tonë, e dinte rrezikun: ato kthenin në gur ose kallkan të gjithë kalimtarët që i shohin ose kalojnë pranë tyre duke kënduar. U tha dasmorëve Muji: “Kur në bjeshkë keni me dalë,/ mos bani as za e as piskamë,/ se zanat kanë me u zanue…”. (Kujto porosinë e Circes tek Odiseja). Dasmorët e kreshnikët e harruan porosinë dhe Zanat i zanuan të pabindurit (Vini re foljen “zanoj”,nga “Zanw”,  “me zanue”– rrënja është zë, za; veprim ndëshkimor me zë). Krushqit i gurëzuan dhe nusen e Mujit e morën robinjë. Më vonë Muji dhëndër, mbetur pa nuse, mësoi se forca e orëve qëndronte te një pëllumb, e vetëm pasi e kapi dhe e vrau atë, çliroi krushqit dhe nusen e tij. E ajo lwnga e madhe “Vajtimi i Ajkunws…Wshtw vrarw djali i Mujit, Omeri e/Drita a dale e drite s’po ban,/ka le dielli e nuk po nxeh :.. ça ka ba Gjeto Basho Muji ;Djalin n’dhe Muji e ka shti…/…nana e djalit po e pyet ;- Mujo, djalin ç’ma ka gjete ?N’Lugjet t’Verdha, a thue ka mbete ?/Qyqe vetëm rrugën paska marre,kane zane vend yjt’ vajin me e ndie !…Kur ka dale nder Lugjet t’Verdha,atëherë nana hanen ka mallkue :

– T’u shkimte (shoftë) drita ty, o mori hane,qe s’ma çove atë natë nji fjalë,n’Lugje t’Verdha, shpejt më dalë/bashkë me hy n’nji varr me djalë ! Kur ka shkue te varri i djalit,/ka pa ahin treqind vjeç,ahi ishte rrema-rrema,/nji ma t’bukrin mbi varr po e shtin/Mire po pshtetet për degë t’ahit…pikon loti mbi varr te djalit/Kane lanë kangen zogjtë e malit,kane lanë kangen me veshtrue !…more i miri i nanes-o ?/Amanet, o more bir,/dil nji here ksi burgut t’erret, /fol me nanen që t’ka rrite/s’m’ke lanë kurrë kaq shume me prite !

More Omer i nanes-o ;/A thue gjokun me ta prue ?/Dil nji here për me lodrue/bjer nder gurra me u freskue/kërko majat bashke me zana/se ty varrin ta ruen nana,mori i miri i nanes-o !

***

Por, ndërsa meloditë afroheshin gjithnjë e më shumë te veshi i njeriut, ai, përfytyrimi fillestar i tyre, zana, si vashë, shtyhej tutje pranë lartësive misterioze, diku në të fshehtat e natyrës, më afër qiellit, deri te perëndesha e tyre, Artemida, ajo virgjëresha bukuroshe e pyjeve, krojeve, gjahut të sorkadheve, këngëve e valleve, por, gjithsesi,  e paparë nga syri i njeriut, sepse… 

Sepse imazhet nuk flasin dhe asnjë i gjallë nuk e ka parë fytyrën e tyre,  me përjashtim të fantazisë së  poetëve. 

(Ju kujtohet Aktioni, gjahtari i mitologjisë, i sorkadheve, i privilegjuari i Apolonit, që, mjerani ai, pa dashur, pa me sy Artemidën me zanat e veta përreth, që po lahej lakuriq në buzë të lumit, e ajo, virgjëresha bukuroshe, e ktheu Aktionin në sorkadhe e qentë e tij të gjahut sa ndjenë erën e sorkadhes, e copëtuan të zotin e tyre.)

***

Një natë në ëndërr, kur isha shtruar në spital pas një operacioni të vështirë në zë, takova poetin e madh,  Gjergj Fishtën. I kisha dërguar unë  një e-mail dhe i kërkoja takim urgjent për… Ai erdhi. S’e kisha takuar ndonjëherë kaq afër. Ishte burrë i bardhë, vetullshkruar dhe i qeshur, me sytw mbushur me dritw, ekzemplar i një race të bukur e të lashtë iliriane. I putha dorën me ndrojtje e ai u fut menjëherë në bisedë.

-Ju keni pasë do vrejtje për muzat e mia?

-Po, Atë, më tepër për zanat tona.

-Rrnofsh, o bir! Po të nij, pa hë!

-Më ndje Atë, – fillova unë, por ju në poemat e tuaja u keni dhënë zanave funksione që nuk i kanë; zanat ose muzat si frymëzim poetik i të gjithë poetëve të Ballkanit që nga Homeri, te ju, zhvendosen nga sferat qiellore të së bukurës në tokë dhe thirren për armë, duele, therori e ato, nga fluide siç janë nëpër këngët e vallet tona,  bëhen luftëtare “e luftojnë gryk për gryk e flak për flak”.

-S’i kam thirrë unë, o bir, – tha poeti,  – por kombi, atdheu im.

-… Më falni Atë, por ky kombi ynë kaq i mallkuar paska qenë sa as ato, zanat e qiellit nuk e bënë  dot ..(!)

Pashë që poeti u ngrys dhe nuk i pëlqeu mendimi im, por ashtu siç qe, poet, prift e filozof, ma liroi litarin e fjalës.

-Po ti fol, o bir! E kombi ynë ka nevojë me na nigju…

-Poeti nuk mund të identifikohet me zanat e aq më pak me zanat luftëtare… me emra e mbiemra, nga ik-x fshat a y-psylon zonë  me  vajzat dhe gratë e malësive tona; zanat janë produkte qiellore. Ju thoni vetw:“Gruaja grua e Zana zanë”.

-Të qiellës jemi të tanë, o bir. Pse `a keq me kenë dhe ushtar dhe kangtar?! Dhe më iku krahëbardhë si zanë…e m’u duk se u bashkua me një kor bilbilash a simfoni bjeshkësh.

-Këto zana luftëtare, – vazhdoja unë në vetmi, – s’na kanë dhënë fitore. Kombi ynë i copëtuar…

-…

-Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, – vazhdova monologun, – këto zana na u bënë partizane, vëlla e motër me shqaun… e u bënë luftëtare, dashnore  dhe spiune, e pse jo,  vrastare dhe shoq me shoq…

-…

-E më vonë zanat u katandisën kooperativiste, zetoriste e zboriste…

-…

Vonë e kuptova që po flisja me vete. Kishte akoma natë dhe ëndrra vazhdonte. Nata qe e thellë dhe një hënë  e plotë e përndriste dheun me një dritë të argjendë. Gjergj Fishta, ai poeti e personaliteti i madh i shqiptarizmës,  po fliste para një  grupi varzash të bukura e u thosh ca vargje melodike. Ngrita veshët e dëgjova: “… u prijnë valleve tue ndritë hana” e “jehojnë male e zalle n’ato kangë e n’ato valle”… “tue m’u la, tue m’u flladitë, herë n’për hanë e herë n’për dritë”.

Dhe për çudinë time fillova të bëja portretin e tyre me fjalët e Fishtës. Them për çudinë time, se unë që nuk shquhem për përmendësh, në ëndërr m’u kujtuan të tëra vargjet e mësuara që para tridhjetë vjetësh për portretin e Zanave (!)

“Ardhë shtatit si breshana/Rreze dielli dora e llana/Ftyra shtru n’flet t’drandofillit/Shartue zanin n’za t’bilbilit/Diçka borë e diçka brymë/

Si ai qielli më fërfëllimë…”.

… E befas m’u fundos poeti. Nuk e pashë e mbështolli një re e bardhë a diku e rrëmbeu një dallgë lumi…Pastaj, andej nga qe zhdukur ai, m’u bë një vajzë bjonde. Lakuriq. Zanë. E bukura e dheut. Një fjollë e trashë flokësh i nisej në ballë, palosej pas koke, bëhej komb në qafë e si një gërshet i trashë gjysmë i shpërbërë, i kalonte mbi gjinj, i varej poshtë e i arrinte deri te seksi. Këmbët e holla i kishin në një guaskë deti e  lart, trupi i bardhë me kokën pak anash…M’u shfaq portreti i Afërditës së Milosit (varianti grek i perëndeshës)… M’u afrua. Priste fjalën time. Ose këngën. Ose zërin. E tha një çast:

 -Ç’do prej meje, o vëlla? 

– Atë që humba, – desha t’i thosha. (Kisha një javë  që isha operuar nga laringu dhe dergjesha në një krevat spitali)….

 Në çast u tremba nga një hije që m’u hodh me shpejtësi e më pllakosi trupin krahëhapur për të më mbrojtur.

 –Mos!, – bërtiti, – mos! – Ishte nëna, ajo në-në-za ime. – Mos i hap sytë, mos i fol – bërtiste, – mos dëgjo! Ajo kërkon të të marrë…Ajo është zanë, zanë e do me të zanue.. 

 Desha të flisja, t’i thosha se kjo bukuroshe s’ka ç’do  vdekjen time, por s’kisha zë e, kur  po përmendesha, Ylli i mëngjesit më ra në sy e më zgjoi,

E njihja atë yll.. Ishte ajo zana përmbi zana, Afër –dita jonë…Ose Ylli i mëngjesit…

  *   *   *

Mesazhi kalon brezash i pashkruar, si erë e si jehonë: 

 O njeri, mos e prek botën e misterit, mos e sfido shpirtin suprem të bukurisë; në katin e sipërm të artit, ku banon ajo, nuk shkohet me opinga me baltë; nëse të takon diçka nga festa në altar, mos harro të ulësh kokën e të veshësh sandale të mëndafshta.., 

se “zanat kanë me të zanue…”.

                                                                                           lolipiro1945@gmail.com     

Filed Under: ESSE Tagged With: Pirro Loli, ZANAT

AFTËSIA E PA AFTËSISË

October 25, 2020 by dgreca

AFTËSIA E PA AFTËSISË OSE UNË JAM UNË/

(“rebel që fati i ka buzëqeshur kurvërisht” e ku,  ”zbardh e zeza dhe e bardha nxin; er’endyr” e mjegull na përpin”…(Nga Makbethi)/

ESE NGA PIRRO LOLI/

   Akoma nuk e kuptojmë mirë as ne shqiptarët, as disa nga miqtë tanë perëndimorë se aspirata jonë  evropiane( BE) pengohet vetëm nga kreu i qeverisë sonë, me emrin Edi Rama. Ai e di shumë mirë se ai shteg ta merr dyfekun e katundit  dhe nuk të lë të livadhisësh e të lëpish nëpër kusira e tepsira.  Në BE nuk e ka  kaq të lehtë të vjedhë e të mashtrojë, as nuk e lë njëri të uzurpojë të gjitha pushtetet e të sillet si pashallarët e qëmotit me popullin e vet. Kështu, hiq e mos e këput,  pa fre e me ca miq burokratë andej e përkëtej,  me para të pista andej e përkëtej, në krahun e djathtë të oligarkëve dhe nën skeletin e një partie kufomë,  e ka të lehtë të mashtrojë e  përsëri e përsëri nuk shqitet nga pushteti. Sepse ai, është ai. Dhe historia e ka thirrur në skenë për të qenë ai, ose kryeministri triumfator që historia do ta mbajë mend si barsaletë.

UNË JAM “BABAI I KOMBIT”…      

 Nuk e mban kot në sfond IsmailQemalin e së fundi dhe Skëndërbeun. Nuk duhet t’i harrojmë aftësitë e tij. Nuk e bën kushdo punën e tij. Në krye të pushtetit ai e ka sofistikuar  mashtrimin. Aftësia e paaftësisë së Edi Ramës rrezikon ta lërë vendin jashtë BE. Mos i besoni kurtheve te tij! As për Këshillin politik, as për kodin zgjedhor, as për ndryshime nenesh në Kushtetutë pa konsensum.Çdo mirëkuptim me të është një kurth i ri.Ai erdhi kryetar i PS pa qenë anëtar. Kur u bë kryeministër(2013), BE kishte vetëm tri kushte pranimi, tani pas shtatë vjet në krye  të pashallëkut, Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushte të rënda. Ai, uzurpues i  katër pushteteve, me këtë shtet të dhunshëm partiak, me polici thellësisht ishsigurimse, “PS-iste e rilindase”, përplot  oligarkë e hajdutë në krah, me një grup çapaçulësh gjoja opozitarë që nuk përfaqësojnë asgjë brenda  Kuvendit,  nuk e  njeh dot vetveten jashtë pazareve të xhepit dhe pushtetit. Narcizmi i tij i tejskajshëm dhe urrejtja për Tjetrin (jo vetëm për opozitën, por dhe për median, drejtësinë, aleatët, pse jo, për popullin opozitar) e pengojnë atë të kryej çdo lloj dialogu për mirëkuptim.  Ky është thelbi dramës së  politikës shqiptare që drejtohet nga ky kryeministër, që e heq veten si lider i shquar i rajonit dhe si babai i kombit. Duke pasur në dorë dhe nën dorë të qeverisë-shtet të gjitha qelizat, në bazë e në qendër, me babëzinë e vet, synon fitore të tretë, të katërt e pse jo të përhershme …Dhe, si kloun, kapërcen nga suksesi në sukses duke shpalosur tablonë më hipokrite në statusin e Shqipërisë, që është bërë si pashallëku i tij.

..Në këtë sprovë do mundohem ta trajtoj jo vetëm si thotë ai “baba i kombit”, por dhe si personazh që u bë aksidentalisht kryeministër. Tanimë, pas dy dekada e ca në pushtet,  ai është i bindur se ai është ai, “i zgjedhuri”, triumfatori, qenie e vetësajuar me epsh, me ndërgjegje të plotë, i qëllimshëm për t’u dukur i përveçëm;  vetë ai, me të gjithë kompleksitetin e një qenie pa thelb, pa substancë, është personazh i gatshëm. Pse jo, personazh i plotë dhe i dashur romanesk për çdo shkrimtar.

UNË JAM I VEÇANTI…

Ai dallon jo vetëm midis shqiptarëve, por dhe në krye të tyre; atij ia thotë mendja se  duhet të përveçohet  edhe midis kolegëve evropianë, ku e shpie puna, në formë e në përmbajtje, në gjuhë e në mendime. Synimi: të paktën lider i Ballkanit. E fillon me Minishegen “madein serbo, Vuçiç” për të arritur në BE në hiç. S’ka rëndësi, mjafton të pëlqehet ca ditë, të tregohet me gisht –  nga gjatësia natyrore po se po, por sidomos nga veshja. Që nga refugjati në Paris deri te kryeministri këtu, nuk besoj se ndonjë tjetër koleg i tij, të spikati nga forma si ky yni. Nuk besoj të ketë garderobë më të madhe  më fantastike më të pabesueshme, më dis`harmonke, ( lexo moderne) që nga veshi me një vath, nga një çorape e kuqe tjetra e zezë, nga kostumet më të shtrenjta në botë, te kanatjeret,  nga poturet turke, gravata, distiktivat, atletike deri te oshkuret…. E domosdo më i veçanti në fjalorin kaq të pasur të shqipes, gallata, banalitete, për të sharë e ofenduar tjetrin me batutat, qyfyre, humor bajat, “ Që jashtëqit” nga goja  ( fjalë e  tij kjo që e përdor “pa teklif” për opozitën) te kokëkruarja, ngërdheshja, gjestomania e pakontrolluar… Ky personazh grotesk, që kur doli në pjacën e politikës si ministër i kulturës, e kryebashkiak, e ka parë veten se dikush është, madje, shpëtimtar i kulturës i qytetit i Shqipërisë, (tani lexo,  shkatërrues) dhe, si çdo diktator që fillon nga zërua, përqafuar me fatin e tij, dekorin mavi të PS-së, u ngrit vertikalisht,  e, sipas tij, çdo gjë duhet të fillojë nga emri i tij. Tjetri përballë, veçanërisht kundërshtarin politik e pa si armik, primitiv, mjeran, idiot, debil, katundar, malok, servil, prapanik, prepotent, diktator, konservator, tenxhere, jashtëqitje,  qenef… ( a ka tjetër fjalë sharëse kjo shqipja jonë?!) Nuk është vendi këtu për fakte e tjerrime. Ai i përkëdheluri i bllokut,  është veçuar si nxënës, si student, si pedagog, si piktor, si sportist, si i sëmurë… Pastaj si refugjat, si ministër i katapultuar, krye bashkiak, e kryeministër, pra, personazh krejtësisht i gatshëm për roman, deri në “ i pa besueshëm” në absurd, jashtë defterit që çdo fantazi krijuesi do ta kish zili.Në fjalën e tij të pamenduar që e hedh kundër kundërshtarit, ( si pështymë, gëlbazë a shuplakë), është i pabesueshëm, i pa krahasueshëm, ka shok vetëm veten.  Ndjenja e të qenit person i veçantë, fatkeqësisht e ka yshtur  që të gjithë të tjerët veçanërisht opozitarët, t’i duken të huaj, të këqij, të paaftë, llum, jashtëqitje, kundërshtarë që duhen eliminuar. Por kjo nuk i mjafton. Të tillët psikoanaliza i sheh si tipa me smirë, sepse nuk i arrijnë dot; i urren ata se nuk është si ata. Por dhe i “do”  ata sepse nuk rri dot pa objekt urrejtjeje. Në këtë pikë qytetari ER, me egocentrizmin e tij, nuk e përballon dot   kryeministrin të ushtrojë funksionet e tij të rëndësishme;  kudo e kurdo, ai ballafaqohet  me vetveten, i trishtuar, i lodhur, i thinjur, i plakur para kohe, artificial, i çakërdisur, cinik, sfidues banal, xheloz, kokëngjeshur duke u distancuar edhe nga rrethi i ngushtë  i familjes, farefisit, shokëve e miqve deri në mohim. Të gjitha këto, të thëna  e të stërthëna, me gojë e me shkrim, atij nuk i bëjnë përshtypje, mjafton të përflitet, të duket i veçanti, se ai është ai. Lideri i madh nuk mban inat.  Le të përpiqemi t’i futemi sadopak në psikozën e përveçimit të tij, duke e “dëgjuar e përfytyruar” në vetën e tij primare, që përbën thelbin e kompleksit të tij.

UNË JAM UNË ..

Kjo urrejtje e bën më të veçantë, kështu faktikisht, del një qenie e ndarë vetëm me vetveten. Unë jam Edi.  Këtë gjendje Hegeli e përcakton  me barazimin , unë = unë. Ai karakterizohet nga një super egoizëm,  krenari që, duke qenë varur në boshllëk, duke e parë veten jashtë tij te kundërshtarët e tij, ndjen ankth dhe dhimbje, që e brejnë si një tumor, pa pranuar asnjë kimioterapi. Ai luan vetveten, përkulet mbi vetveten  si narcist tragjik.  Veten e sheh në kamera dhe në ndjesinë hipotetike se si u duken të tjerëve,  i suvejuar prandaj i duhet të kruajë kokën, të aktrojë me një plasticitet maskash. A thua se dikush e zmadhon duke i bërë qejfin në dylbi, apo e shpërfill duke e parë me neveri. Është vetëdija e tij pa thelb, pa substancë. Është foto pa qenë objekt e kjo  reflektohet dhe në pikturat e tij surealiste dhe në dekoret e përgatitura, ku dominon gjaku i partisë mëmë tashmë, është bërë mavi. Ai dështimin e quan arritje, madje kënaqësi. Kjo veti, objekt psikoanalize,  e vetëndan të zotin si një personazh shkëputur nga “lulet e së keqes”; enthusiazmohet veçanërisht kur e gjen pasionin në shembje pallatesh e  shtëpish për të ndërtuar kulla me fitime milionash, ngjyer nga jashtë me shijen e piktorit të madh.. E pabesueshme që një artist të shkatërrojë kulturën e vendit të vet në në këto përmasa. Të kesh pasion shkatërrimin. Pastaj betonizimin. Pastaj dekoret. Pastaj ngjyrat, bojatizmin, thelbin që mungon. Që për të shërben si arterje vitale. Fotot, kamerat, aktrimi sukses i një karjere në krye të shtetit –  .. A thua dhe këtu i duket vetja se është ai, i përveçmi, skandalozi? A thua është natyra e tij, karakteri i një qenie komplekse e pakontrolluar? Nuk mund të thuash që nuk është inteligjent, veçse inteligjenca e tij ka kufij vetveten, ajo mbetet e pa krahasuar, varur në boshllëk e kjo përbën një nga kurthet e pakalueshme të dijes, ndaj i thonë ”i gjithëdituri”, antipodi i Sokratit të madh që dinte një gjë që “nuk dinte asgjë”. Unë (baras)(=)unë është përmbushje me vetveten, i pamjaftueshëm, njëkohësisht i përmbytur. Sepse pa thelb, pa substancë, pa lëndë, pa moral,  pa humanizëm. Një tejngopje e tillë me vetveten, e bën të vjellë, dhe i duhet të vjellë dhe nga poltroni i parlamentit për t’iu përgjigjur kritikave dhe broçkullave të dikujt, pa u frenuar gjëkund, pa u distancuar,  për të heshtur e për t’u menduar. Problemi është se ai, po nuk foli, veçanërisht kundër opozitës, por dhe kundër kujtdo që guxon ta kundërshtojë e ta kritikojë,  nuk ekziston. Diku e thashë – opozita është shfaqje e ekzistencës së tij, është ndjenjë kalorsiake,  “opozita e rrugës “, ( cinizëm kryeministror) dhe i duhet të recitojë për t’u dukur si pasha turk bashkë me poture.  Është shkak dhe pasojë, oligark, gjykatës, prokuror dhe viktimë…E gjitha kjo – luftë për të mbajtur pushtetin, por përballë tij, si një qenie të dyzuar me vetveten, segment ekzistencial, që fillon e zgjatet nga ai, e ravijëzon një tjetër qenie identike me fytyrën dhe rrezikun e tij. Por  (“ unë jam unë”) të mos ia hamë hakun, ai është mjeshtër i propagandës, mashtruese, personazh komik o tragjik, shqiptar e rajonal, “minishegist” dhelparak e qesharak që Shekspiri do ta etikonte: “rebel që fati i ka buzëqeshur kurvërisht” e ku,  ”zbardh e zeza dhe e bardha nxin; er’endyr” e mjegull na përpin”…  Po më shumë frikë ka pasur ata të fortët që kanë dalë nga tenxherja e së majtës. Grupin e Fatosit të dikurshëm apo president Ilirin e tanishëm.  Me Saliun e me Lulin e ka mirë se i ka në barrikadën e armikut përballë. E gojët e liga  thonë se “është kaq i malluar për ta”, sa nuk bën dot pa ta. Te kundërshtarët gjen vetveten, i vjen ajo energjia djallëzore për t’i anatemuar, për t’u paraqitur, pa e pasur problem sepse lejfenët që e rrethojnë, e quajnë “Skëndërbej” me shpatë në dorë; ndërsa ata që lë rrugës, “i pa besë’, dhe Hamza apo Ballaban me thikë në brez…  Po ç’ mund të thuash për vetveten e tij, kur ajo nuk ekziston?; Duke qenë një konglomerat vesesh e tiparesh, talente dhe mediokritete, vlerash dhe antivlerash,  cilësish eklektike,  papërgjegjësish, fytyrash e maskash, i pa imitueshëm në role pervese;  kudo pa bosht, mungesë vertebrash të rrëshqitshme deri në  mosqenie; burim force i bëhet urrejtja, dhe ia mjegullon shikimin për të parë realitetin dhe gropat që po i përgatit vetvetes. Ndoshta këta tipa kish parasysh Bodleri  kur tha “ Unë jam plaga  dhe thika, viktima dhe xhelati..”

AFTËSIA E PA AFTËSISË …

Analistë, gazetarë a shkrimtarë ( Oh, sa pak, sa pak shkrimtarë…), gënjejnë veten  që thonë se kryeministri ynë është i paaftë. Madje, kam vënë re se kur e pyesin për dështimet, kur fjalia e tyre fillon me “Pse” ai bëhet më agresiv, më i fuqishëm.  Të luash pa aftësinë të duhet talenti.  Mbajtja me thonj e me dhëmbë  e mbajtjes së pushtetit me çdo kusht  mbi 22 vjet në krye të pushtetit, është argument aftësie, jo paaftësie. Ju lutem , mos ma ofendioni personazhin tim! Si personazh, them, jo si person. Si qenie subjektive, them, jo si kryeministër.  Personazhi im është portret i pa mbaruar. Ai po kërkon kryeministrin për herë të tretë, ai po ndryshon kushtetutën si me qenë një fletushkë paçavure.Kjo nuk duhet të na çudisë. Etja shkretinore për pushtet është aftësi psikopatie, furi seksuale do ta quante nobelisti(S. Rushdie), verbëri  kozmike, epsh, drogë, marrëveshje me Orfeun dhe me djallin …  Ky “i pa afti”, që thoni ju zotërinj analistë e politikanë, (ti moj blablaiste ordinereZonjëzaSpiropali e quan Skëndërbej. Mirë bën, s’është e lehtë të jesh ngrohtë pranë tij, të kesh të bësh me para të madje tatime a dogana, të bëhesh ministre…)Ai ka siguruar një kontroll vertikal, qelizor në raportin padron klient  ku, që në hapat e parë të pushtetit, nuk ka qenë vetëm i përkëdhelur, por dhe me fat, dhe i talentuar nga natyra. Ai mundohet të jetë vetvetja por duke mos qenë në maja si sportist, piktor modernist, pedagog; pak ashtu e pak kështu, orator i lindur, cinik dhe ironik herë me muzat e artit e të sportit, herë me demonët e pushtetit, përjeton psikologjikisht ankthet e dështimit. Ai i do muzat e krijimtarisë artistike, por e kanë mbytur sirenat e egoizmit. Përpjekjet për të aplikuar të bukurën bashkë me antivlerat artistike  edhe në politikë, madje,  dhe në rolin e kryeminmistrit, përbëjnë ADN-në dështimit së tij, ankthin patologjik dhe thelbin e një mosqenie, në art dhe në politikë. Ose të një mosqenie masive që e zuri ledhi dhe preu rrugën.. Ai u kënaq që opozita doli nga parlamenti, njëkohësisht e kritikon atë, pse doli. Ai harron vetveten që për arsye të mosarsyes, braktisi parlamentin gjashtë muaj rresht që Shqipëria të mos pranohej si kandidate në BE.  Shkaku kish të bënte me mustaqet e Çelos, … “Këto mustaqe” e lanë Shqipërinë rrugë prerë shtatë vjet pas duke e rrukullisur në fundin e fundit.  Dhe pse? Vetëm e vetëm që të mos i numërohej të djathtës si meritë. Kujtesa e qytetarit shqiptar dhëmb. Ai u mundua me të gjitha mundësitë në çdo hap që  qeveria e PD-së hidhte para që Shqipëria të futej në NATO, që qytetarit shqiptar t’i  liberalizohej e drejta e udhëtimit pa viza, të aplikonte pasaportat  diçitale, të modernizonte kufijtë etj, etj.,  Ai është regjisori dhe aktori në këtë dramën tonë që me aftësinë e pa përgjegjësinë e tij virusale, na u bë epidemi shoqërore. Për të,  nuk ka ilaç e vaksinë e, kështu, brutal e agresiv, po bën dëme dhe po kapërcen lumin mes për mes pa u lagur?! Të mos bëjmë sikur nuk e dimë, të majtë e të djathtë. Kushdo që do analizojë përmbajtjen e dramës shqiptare me këtë regjisor e aktor, mbi 22 vjet nga skena në skenë, kujtesa  sadopak do na kujtojë uzurpatorin jo vetëm të  PS, diktatorin e rafinuar që [U1]  rrëmbeu të gjithë pushtetet; që shkatërroi Republikën, demokracinë parlamentarizmin; që e katandisi shtetin e brishtë pluralist, në një shtet policor duke inkuadruar në poste të policisë e gardës, të gjitha mbeturinat e ish sigurimit, enveristë të inkriminuar, drogamanë, banditë,  hajdutë, e, ai, talent i lindur,  që nuk qe as anëtar i PS, u bë kryetar i saj brenda një nate dhe arriti ta katandisë PS-në ngjeshur pas trupit të tij si poture turke që e vesh dhe e zhvesh kur të dojë;  e po të flasim me gjuhën e Makbethit,  siç e ka qejf ai në fjalimet e fundit, kur e shpon ndonjë gjemb murrizi  (deputet i klonuar), ai manifeston vetveten; – pozantin që dridhet e përdridhet, piktorin dhe në zyrën e  kryeministrit, liderin  e oratorin në ER-tv – aktorin mjeshtëror, princ e mbret pa kurorë, i pari në rajon, dukshëm perandor, krah për  krah me mefistofelin e ndershëm, Erion.. . Dhe vetë citon Shekspirin … ; Ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë këtu…”…Gëzuash , Makbeth, që nesër bëhesh mbret...Megjithatë, të mos gënjejmë veten, duhet të pranojmë  se cinizmiitij, babëzia, patologjia a drogamania, janëmëpaktëdëmshme se servilizmidhememecllëku socialistmasivshartuar me hibritinvirusal me emrin “Rilindja”. Shkatërrimiitëmajtëssonë, katandisursi parti e hajdutëvedheoligartëve, më e djathtë se e djathta,  ështëmeritëpersonale e tij, njëkohësishtmjerimkombëtaripolitikësdhekulturëssonë. Këtëgjendjemjeranee vështirëson më tepër edhe niveli shumë i ulët intelektual i deputetëve në parlamentin aktual që, më së miri i përgjigjen mediokritetit kryeministror. Pra si tenxherja dhe kapaku. Të aftë vetëm për të zhvatur. Deputetë vetëm për të ngritur e ulurkartonat sa herë u fishkëllen binomi enigmatik “Rama-Ruçi”.


 [U1]Mit

Filed Under: ESSE Tagged With: AFTËSIA E PA AFTËSISË, Pirro Loli

“UNË JAM UNË”… OSE PORTRET I PAMBARUAR

July 3, 2020 by dgreca

ESE NGA PIRRO LOLI/

Akoma nuk e kuptojmë mirëas ne shqiptarët, as miqtë tanë perëndimorë se aspirata jonë  evropiane( BE) pengohet vetëm nga kreu i qeverisë sonë, me emrin Edi Rama. Ai e di shumë mirë se ai shteg ta merr dyfekun e katundit  dhe nuk të lë të livadhisësh. Në BE nuk e ka  kaq të lehtë të vjedhë e të mashtrojë, as nuk e lë njëri të uzurpojë të gjitha pushtetet e të sillet si pasha turk me popullin e vet. Kështu pa fre e me ca miq burokratë andej e përkëtej,  me para andej e përkëtej, në krahun e djathtë të oligarkëve dhe të një partie kufomë,  e ka të lehtëtë mashtrojëe  përsëri e përsëri nuk shqitet nga pushteti.

KRYEMINISTRI

Nuk duhet të harrojmë: Ai erdhi kryetar i PS pa qenë anëtar. Kur u bë kryeministër(2013), BE kishte vetëm tri kushte pranimi,tani pas shtatë vjet në krye tëpashallëkut, Shqipëriaduhet të plotësojë15 kushte të rënda. E ka sofistikuar  mashtrimin në përvojën e tij si uzurpator.  Ai rrezikon vendin ta lërëjashtë BE. Mos i besoni kurtheve te tij! As për kodin zgjedhor. Çdo mirëkuptim me tëështë një kurth i ri. Ai në krye të katër pushteteve me këtë shtet të dhunshëm, me polici partiake, përplot oligartë e hajdutë në krah, me një grup çapaçulësh gjoja opozitarëqë nuk përfaqësojnë asgjë brenda  Kuvendit,  nuk e  njeh dot vetveten jashtë pazareve të xhepit dhe pushtetit. Narcizmi i tij i tejskajshëm dhe urrejtja për Tjetrin(jo vetëm për opozitën, por dhe për median, drejtësinë, aleatët, pse jo, për popullin opozitar) e pengojnë atëtë kryej çdo lloj dialogu për mirëkuptim.  Ky është thelbi dramës së  politikës shqiptare që drejtohet nga kryeministri. Duke pasur në dorë dhe nën dorë të qeverisë shtet të gjitha qelizat, në bazë e në qendër, me babëzinë e vet, synon fitore të tretë, të katërt e…Dhe si kloun kapërcen nga suksesi në sukses duke shpalosur tablonë më hipokrite në statusin e Shqipërisë, qëështë bërë si pashallëku i tij. Po unë në këtë sprovë do mundohem ta trajtoj jo vetëm si kryeministër, por dhe si personazh. Tanimë, pas dy dekada e ca në pushtet,  ai është i bindur se ai është ai, “i zgjedhuri”, qenie e vetsajuar me ndërgjegje të plotë, i qëllimshëm për t’u dukur i përveçëm;  vetë ai, me të gjithëkompleksitetin e një qenie pa thelb, pa substancë,është personazh i gatshëm. Pse jo, personazh i dashur romanesk për çdo shkrimtar.

UNË JAM UNË

Ai dallon jo vetëm midis shqiptarëve, por dhe në krye të tyre; ai duhet të dallohet edhe midis kolegëve evropianë ku e shpie puna, në formë e në përmbajtje, në gjuhë e në mendime. Synimi: të paktën lider i Ballkanit. E kudo i pëlqen të tregohet me gisht, nga gjatësia natyrorepo se po, por sidomos nga veshja. Që nga refugjati në Paris deri te kryeministri këtu, nuk besoj se ndonjë tjetër koleg i tij, të ketëgarderobën më të madhe  më fantastike më të pabesueshme, më tëdis`harmonke, që nga veshi me një vath, nga një çorape e kuqe tjetra e zezë, nga kostumet më të shtrenjta në botë, te kanatjeret,  nga poturet turke, gravata, atletiket… E domosdo më i veçanti në fjalorin kaq të pasur të shqipes, për të sharë e ofenduar tjetrin deri në banalitete me batutat, qyfyre, humor bajat, “ Qësjastëqit” ( fjalor i tij për opozitën) te gjestomania, etj, etj,. Nuk është vendi këtu për fakte e tjerrime. Ai i përkëdheluri i bllokut është veçuar si nxënës, si student, si pedagog,…Pastaj si refugjat si ministër i katapultuar, kryebashkiak, e kryeministër,pra, personazh krejtësisht i gatshëm për roman, deri në“ i pa besueshëm” nëabsurd që çdo fantazi do ta kish zili.  Veçanërishtsiironik, thumbaxhi, tërë sharje  e tërë urrejtje, sfidues e cinik, deri në sarkazëm e sadizëm…Ai ofendon me fjalën e ndyrë, pa të keq plakun, studentin, vajzën, gazetarin, sidomos (femrat),  dukuri shqisore kjo që qartësisht e bën të përveçëm e të urrejtshëm, objekt humori me zhargon të pistët, plot sfidë dhe urrejtjeje. Në këtë drejtim është i pa krahasueshëm, ka shok vetëm veten. Ndjenja e të qenit person i veçantë, fatkeqësisht e ka yshtur  që të gjithë të tjerët veçanërisht opozitarët, t’i duken të huaj, të këqij,kundërshtarë që duhen eliminuar. Por kjo nuk i mjafton. Ai i do dhe i urren ata se nuk është si ata. Ai nuk rri dot pa këtëobjekt urrejtjeje.Ky pathos negativ e pllakos të tërin nëpër honet e errëta të vetvetes. Atje ku fluturojnë në kaos dhe lakuriqë nate të neveritshëm për atë vetë.  Kjo urrejtje e bën më të veçantë, kështu faktikisht, del një qenie e ndarë vetëm me vetveten. Këtë gjendje Hegeli e përcakton  me barazimin , unë=unë. Në këtë pikë qytetariER, me egocentrizmin e tij nuk e përballon dot kryeministrin të ushtrojë funksionet e tij të rëndësishme;  kudo e kurdo, ai ballafaqohet  me vetveten, i trishtuar, i lodhur, i thinjur, i plakur para kohe, artificial,cinik, xheloz, kokëngjeshur duke u distancuar edhe nga rrethi i ngushtë  i familjes, farefisit, shokëve e miqve deri në mohim. Me këtë kundërshti që ka ndaj tjetritparësi virus,  ai nuk mund të ballafaqohet dot me  vetveten e mbushur vesesh, gafash, gabimesh, fajesh, vlerash, veprimesh e mosveprimesh, objekt edhe i reformës nëdrejtësi që, me thonj e me dhëmbë,  po mundohet ta ketë të tijën si të gjitha pushtetet që i ka uzurpuar në sy e në faqe dhe me ndihmën e ca të huajve që, ( larg qoftë)të blerë e të emëruar prej tij, sillen si guvernatorë të Tiranës. Akti mbrojtës  e detyron të kthehet në akt hakmarrës, në dëshpërim të thellë që e detyron të ushqejë  një krenari false, verbëri për të mos parë dështimet dhe rolin e tij përçarës dhe destruktiv. Ai karakterizohet nga njëhiperkrenariqë, duke qenëvarur në boshllëk, duke e parë veten jashtë tij te kundërshshtarët e tij, ndjen ankth dhe dhimbje, qëe brejnë si një tumor, pa pranuar asnjë kimioterapi. Ai luan vetveten, përkulet mbi vetveten  si narcist tragjik. Veten e sheh në kamera dhe në ndjesinë hipotetike se si u duken të tjerëve,  i suvejuar prandaj i duhet tëkruajë kokën, tëaktrojë me një plasticitet maskash.A thua se dikush e zmadhon duke i bërë qejfin në dylbi, apo e shpërfill duke e parë me neveri. Është vetëdija e tij pa thelb, pa substancë. Është foto pa qenë objekt e kjo  reflektohet dhe në pikturat e tij surealiste dhe në dekoret e përgatitura ku dominon gjaku i partisë mëmëtashmë, ështëbërë mavi. Ai dështimin e quan arritje, madje kënaqësi. Kjo veti, objekt psikoanalize,  e vetëndantë zotin si njëpersonazh shkëputur nga “lulet e së keqes”; entusiazmohet veçanërisht kur e gjen pasionin në shembje pallatesh e  shtëpish për të ndërtuar kulla me fitime milionash, ngjyer nga jashtë me shijen e piktorit të madh.. E pabesueshme që një artist të shkatërrojë kulturën e vendit të vet nënë këto përmasa. Të kesh pasion shkatërrimin. Pastaj betonizimin. Pastaj dekoret.Pastaj ngjyrat, bojatizmin, e domosdoshmërishtsi arterje vitale, fotot, kamerat, aktrimin.. A thua dhe këtu i duket vetja se është ai, i përveçmi, skandalozi? A thua është natyra e tij, karakteri i një qenie komplekse e pakontrolluar?Nuk mund të thuash që nuk është inteligjent, veçse inteligjenca e tij ka kufij vetveten, ajo mbetet e pakrahasuar e kjo përbën një nga kurthet e pakalueshme të dijes, ndaj i thonë ”i gjithëdituri”, antipodi i Sokratittë madh që dinte një gjë që “nuk dinte asgjë”.Unë(baras)(=)unëështë përmbushje me vetveten, ipamjaftueshëm, njëkohësisht i përmbytur. Sepse pa thelb, pa substancë, pa lëndë, pa moral,  pa humanizëm. Një tejngopje e tillë me vetveten, e bën të vjellë, dhe i duhet të vjellë dhe nga poltroni i parlamentit për t’iu përgjigjur kritikave dhe broçkullave të dikujt, pa u frenuar gjëkund, pa u distancuar,  për të heshtur e për t’u menduar. Problemi është se ai, po nuk foli, veçanërisht kundër opozitës, por dhe kundër kujtdo që guxon ta kundërshtojë e ta kritikojë,  nuk ekziston. Diku e thashë- opozita është shfaqje e ekzistencës së tij, është ndjenjëkalorsiake,  “opozita e rrugës “, ( cinizëm kryeministror) dhe i duhet tërecitojë për t’u dukur si pasha. Ështëshkak dhe pasojë, oligarg, gjykatës, prokuror dhe viktimë…E gjitha kjo – lufte për të mbajtur pushtetin, por përballë tij, si një qenie të dyzuar me vetveten, segment ekzistencial, që fillon e zgjatet nga ai, e ravijëzon një tjetër qenie identike me fytyrën dhe rrezikun e tij.Por të mos ia hamë hakun, ai është mjeshtër i propagandës, mashtruese, personazhkomikotragjik, shqiptar e rajonal, “minisshegist qesharak” që Shekspiri do ta etikonte: “rebel që fati i kabuzëqeshur kurvërisht” e ku,  ”zbardh e zeza dhe e bardha nxin; er’endyr” e mjegull na përpin”…Po më shumë frikë ka pasur ata të fortët që kanë dalë nga tenxherja e së majtës. Grupin e Fatosit tëdikurshëm apo Ilirin e tanishëm.  Me Saliun e me Lulin( tani dhe me presidentin) e ka mirë se i ka në barrikadën e armikut përballë. E gojët e liga  thonë se “është kaq i malluar për ta”, sa nuk bën dot pa ta. Te kundërshtarët gjen vetveten, i vjen ajo energjia djallëzore për t’i anatemuar, për t’u paraqitur, pa e pasur problem sepse lejfenët që e rrethojnë, e quajnë “Skëndërbej” me shpatë në dorë; ndërsa ata që lë rrugës, i pa besë, dhe Hamza apo Ballaban me thikë në brez…  Po ç’ mund të thuash për vetveten e tij, kur ajo nuk ekziston?; Duke qenë një konglomerat vesesh e tiparesh, talente dhe mediokritete, vlerash dhe antivlerash,  cilësish eklektike,  papërgjegjësish, fytyrash e maskash, i pa imitueshëm në role pervese;  kudo pa bosht, mungesë vertebrash të rrëshqitshme deri në  mosqenie; burim force i bëhet urrejtja, dhe ia mjegullon shikimin për të parë realitetin dhe gropat që po i përgatit vetvetes. Ndoshta këta tipa kish parasysh Bodleri  kur tha “ Unë jam plaga  dhe thika, viktima dhe xhelati..”

MUNDËSIA E PAMUNDUR

Ky personazh grotesk, që kur doli në pjacën e politikës si ministër i kulturës, e ka parë veten se dikush është , madje shpëtimtar i kulturës  (lexo shkatërrues) si çdo diktatorqë fillon nga zërua e , fati i tij, duke u ngritur vertikalisht,  çdo gjë duhet të fillojë nga emri i tij. Tjetri përballë, veçanërisht kundërshtarin politik u pa si armik, primitiv, mjeran, idiot, debil, katundar, malok, servil, prapanik, prepotent, diktator, konservator, tenxhere, jashtëqitje, qenef… ( a ka tjetër fjalësharëse kjo shqipja jonë?!)Me përvojën që fitoi në ministri të kulturës duke e shkatërruar kulturën materiale e shpirtërore, me despotizmin turko komunist si pasha i Tiranës,  aleancat me oligarkë e kriminelë ordinerë e, që nga 2013-a e 2017-a me vota të vjedhura,  si pasha i pashallëkut shqiptar –e katandisën politikën shqiptare( si godinën e teatrit)në një gërmadhëqë nuk arrin dot as  nivelet minimale të demokracisë.Ajo është e destinuar të ngërthehet gjithmonë në konflikte, përçarje, duke u shprehur në boshllëk si mundësi e pamundur. Mania e tij patologjike për të shembur e shkatërruar gjithçka e për të ndërtuar siç do ai, të kujton dhunuesit e mëdhenj tëmjediseve tradicionale dhe jetës njerëzore. Pozicioniedvinistnë krye të shtetit, ka rrëzuar partinë e tij dhe opozitën; ai  ka bërë të mundur që, e majta jonëjo vetëm të mos njohë energjitë transformuese brendësitë e vetvetes, jo vetëm duke zeruar një sërë jo të vogël specialistësh e personalitete të fushës, por të katandiset në një turmë të heshtur, kufomë e gjallëpa pikëpersonaliteti.Opozita për tëështë dhe domosdoshmëri sharjesh dhe mallkim ekuacion i pa zgjidhur për çdo konsensusi! Gati si një mallkim. Mallkim të mos afrohet , të shqiptohet ditën dhe të sabotohet natën, të mos gjallojë, dhe kur futet midis nesh t’ia përdredhim kokën, t’i vëmë kushte, anipse është detyrim qytetërimi, koncept, marrëveshje, mirëkuptim i domosdoshëm reciprok…Ky fenomen( konsensusi) vërtet  nuk është vetëm shqiptar. (“ Lufta ka inaguruar historinë”, thoshte Hegeli,) por, në këtë të bekuarin dhe tëmallkuarin vendin tonë, marrëdhënia me tjetrin, shoqërizimi për zgjidhje të përbashkëta, përçarja,sherret, akuzat,paskan qenë  mallkim i zi si  një mundësi e pamundur. Për kryeministrin( personazh) , armiku i brendshëm, opozita qenka dhe dhe forcë shtytëse në mbrojtje të statusit të tij prej  diktatori. Kur me vota të vjedhura dominoi parlamentin duke poshtëruar banalisht opozitën, largimin e detyruar tësaj mbetur vetëm si farsë, ai e quajti fitore të tij, paçka se rendit iu hap plaga më e madhe. Kështu, duke uzurpuar të gjitha indet vitale të shtetit,  ai rezultoi në një person me rrezikshmëri të lartë. Ndërsa tregohet i talentuar për të sajuar kurthe e manipulime, ai ështënul dhe nuk e honeps dot, nuk e kupton se në drejtimin e shtetit konsensusi, marrëveshja është arti i drejtimittë shtetit.

AFTËSIA E PA AFTËSISË…

Analistë, gazetarë a shkrimtarë ( Oh, sa pak, sa pak shkrimtarë…), gënjejnë veten  që thonë se kryeministri ynë është i paaftë. Madje, kam vënë re se kur e pyesin për dështimet, kur fjalia e tyre fillon me “Pse” ai bëhet mëagresiv, më i fuqishëm. Të luash pa aftësinë të duhet talenti.  Mbajtja me thonj e me dhëmbë  e mbajtjes së pushtetit me çdo kusht  mbi 22 vjet në krye të pushtetit, është argument aftësie, jo paaftësie. Ju lutem , mos ma ofendioni personazhin tim! Si personazh, them, jo si person. Si qenie subjektive, them, jo si kryeministër.  Personazhi im është portret i pa mbaruar. Ai po kërkon kryeministrin për herë të tretë. E kjo nuk duhet të na çudisë. Etja shkretinore për pushtet është aftësi psikopatie, furi seksuale (S. Rushdie), verbëri  kozmike, epsh, drogë, marrëveshje me Orfeun dhe me djallin …  Ky “i pa afti”, që thoni ju, ka siguruar një kontroll vertikal, qelizor në raportin padron klient  ku, që në hapat e parë të pushtetit nuk ka qenë vetëm i përkëdhelur, por dhe me fat, dhe i talentuar nga natyra. Ai mundohet të jetë vetvetja por duke mos qenë në maja si sportist, piktor modernist, orator i lindur, cinik dhe ironik herë me muzat e artit herë me demonët e pushtetit përjeton psikologjikisht ankthet e dështimit. Ai i do muzat e krijimtarisë artistike por e kanë mbytur sirenat e egoizmit. Përpjekjet për të aplikuar të bukurën bashkë me antivlerat artistike  edhe në politikë, madje,  dhe në rolin e kryeminmistrit, përbëjnë ADN-në dështimit së tij, ankthin patologjik dhe thelbin e një mosqenie, në art dhe në politikë. Ose të një mosqenie masive që e zuri ledhi dhe preu rrugën.. Ai u kënaq që opozita doli nga parlamenti, njëkohësisht e kritikon atë, pse doli. Ai harron vetveten që për arsye të mosarsyes, braktisi parlamentin gjashtë muaj rresht që Shqipëria të mos pranohej si kandidate në BE.  Shkaku kish të bënte me mustaqet e Çelos, …për një këshilltar të vogël në Fier, Edi Rama jashtë parlamentit, ndaloi grupin e deputetëve për të mos votuar tre ligjet që na kërkonte BE me urgjencë. “Këto mustaqe” e lanë Shqipërinë rrugëprerë shtatë vjet pas duke e rrukullisur në fundin e fundit. Dhe pse?Vetëm e vetëm që të mos i numërohej të djathtës si meritë. Kujtesa e qytetarit shqiptar dhëmb. Ai u mundua me të gjitha mundësitë në çdo hap që  qeveria Berisha hidhte para që Shqipëria të futej në NATO, që qytetarit shqiptar t’i  liberalizohej e drejta e udhëtimit pa viza, të aplikonte pasaportat  diçitale, të modernizonte kufijtë etj, etj.,  Ai është regjisori dhe aktori në këtë dramën tonë që me pa përgjegjësinë e tij virusale, na u bë epidemi shoqërore. Për të,  nuk ka ilaç e vaksinë e,kështu, brutal e agresiv po bën dëme dhe po kapërcen lumin mes për mes pa u lagur?! Të mos bëjmë sikur nuk e dimë, të majtë e të djathtë. Kushdo që do analizojë përmbajtjen e dramës shqiptare me këtë regjisor e aktor, mbi 22 vjet nga skena në skenë, kujtesa  sadopak do na kujtojë uzurpatorin jo vetëm të  PS, diktatorin e rafinuar që [U1]  rrëmbeu të gjithë pushtetet; që  shkatërroi Republikën, demokracinë,  parlamentarizmin; që e katandisi shtetin e brishtë pluralist, në një shtet policor duke inkuadruar në poste të policisë e gardës, të gjitha mbeturinat e ish sigurimit, enveristë të inkriminuar, drogamanë, banditë,  hajdutë, e, ai, talent i lindur,  që nuk qe as anëtar i PS, u bë kryetar i saj brenda një nate dhe arriti ta kastandisë PS-në ngjeshur pas trupit të tij si poture turke që e vesh dhe e zhvesh kur të dojë;  e po të flasim me gjuhën e Makbethit,  siç e ka qejf ai në fjalimet e fundit, kur e shpon ndonjë gjemb murrizi  (deputet i klonuar), ai manifeston vetveten; – pozaxhiun që dridhet e përdridhet, piktorindhe në zyrën e  kryeministrit, liderin  e oratorin nëERTV – aktorin mjeshtëror, princ e mbret pa kurorë, i pari në rajon, dukshëm perandor, krah për  krah me mefistofelin e ndershëm, Erion.. . Dhe vetëciton Shekspirin … ; Ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë këtu…”…Gëzuash , Makbeth, që nesër bëhesh mbret…Megjithatë, duhet të pranojmë  se cinizmiitij, babëzia, patologjia a drogamania, janëmëpaktëdëmshme se servilizmidhememecllëku socialist shartuar me hibritinvirusal me emrin “Rilindja”. Shkatërrimiitëmajtëssonë, katandisursiparti e hajdutëvedheoligartëve, më e djathtë se e djathta,  ështëmeritëpersonalee tij,njëkohësishtmjerimkombëtaripolitikësdhekulturëssonë. Këtëgjendjemjeranee vështirëson më tepër edhe niveli shumë i ulët intelektual i deputetëve në parlamentin aktual që, më së miri i përgjigjen mediokritetit kryeministror. Të aftë vetëm për të marrë rogat apo të ngrenë e të ulin kartonat sa herë u fishkëllen binomi enigmatik “Rama-Ruçi”.

TJETRI SI ARMIK

Edhe nga tribuna e Kongresit të fundit të PS, Kryeministri e etikoi opozitën si armike.E ndoshta, prandaj media, për kundërpeshë,  e quajti atëvetë“Ramavirusi”. Një ish ministër i qeverisë së tij, madje i drejtësisë, kish gjetur Fatos Nanon,  personin përgjegjës  që e “solli koronavirusin” nga Franca në Shqipëri. (!) Një tjetër ish ministër i tij ( i jashtëm ), në portretizimin e kryeministrit përdor të gjithëepitetomaninë “e zezë” tëshqipespër t’i bërë portretin, që dhe njënjeri i zakonshëm do rrëzohej në baltë. E  sa e sa të tjerë,  brenda parlamentit dhe jashtë tij, e kanë denigruar me monedhat e pista reciproke të fjalorit të tij arrogant… Ai është i vetëm, solist, në pozitë e në opozitë. Qeverinëe ka dekor,  krijesë si  pikturësurealiste , parlamenti aktual, u katandis kasollja tij mjerane, njëkohësisht triumf dhe fatkeqësi e shtetit tonë.Ai, me vetëdije është përveçuar dhe e gjithë bota me opozitën, gazetarët, analistët, studentët, prokurorët, gjykatësit, minatorët, katundarët,… përballen me të dhe i duken të gjithë si kundërshtarë. Dhe fatziu ndjehet mirë. Kësisoj, ai nuk mund të bëjë asnjë marrëveshje me tjetrin, (lexo me vetveten), sepse ai urren,  sepse  ai pozon disa vetvete para pasqyrave e para kamerave me besë-a-besë, por, i pa besë, me maska e pa maska, me poture e pa poture… Pavarësisht nga metafora, kjo urrejtje in ekstremis( krahasimi me viruesinCovid 19), tregon se  ku kemi arritur. Ky personazh vital qëmerret me politikë,  nuk është as i majtë as i djathtë; por  ka trashëguar nga e majta biologjike dhe ideologjike urrejtjen dhe kuadrin. Kjo është një përvojë tradicionale “histerike”në luftën kundër tjetrit si armik, (brenda vetes e jashtë saj).  Kjo histori sa dramatike aq dhe mashtruese e përçarëse , me komunistë, ballistë e zogistë ka qenë akti më tragjik i Shqipërisë. … Modeli po na shoqëron besnikërisht. Pasojat qenë ( janë )tej çdo katastrofe që mund të luhej në skenë, por ne, ndërsa kemi pasur aktorë të nivelit botëror dhe diktatorë të mëdhenj, na kanë  munguar dramaturgët e vërtetë për  ta ngritur tragjedinë  në skenë dhe të vërtetën në pasqyrë.

JU FLET ER-TV

Mund të jetë i vetmi kryeministër që, pasi ka bërë për vete kanale TV,AMA,  gazeta e gazetarë të huaj dhe të vendit,  ka çelur dhe Kanalin personal ER-TV. Prej andej dhe nga FB,bilbilon, urdhëron, shan dhe drejton Shqipërinë.  Propagandë histerike bajate me efektet e drogës për mashtrime qe nuk i beson as vetë. Dhe nuk gjen dot karar – (në pandemi provoi dhe murgun e përvuajtur nga bunkeri i  Surrelit, ERTV, i trishtuar, gjynahqar, i plakur para kohe me shumë fytyra dhe si prift dhe si profet;i pa zëvendësueshëm(dhe me statut, aprovuar unanimisht nga tufa e deleve të PS-së rilindur ), reciton dhe si mbret dhe si fakir fukara që i dhimbet ky popull. Ai është mjeshtër në gjithçka dhe  e di këngën e gjelkokoshit përmendësh e nuhat se, po nuk foli, vend e pavend, kohë e pa kohë,  kotnasikoti kundër opozitës e humbet davanë….. Çuditërisht,  te qenia e tij,  ai ka konstatuar  një inferioritet që e ka  bërë paranojak. Kjo i ka diktuar gjithandej kundërshtarë dhe armiq që të mbulojë dështimet e tij. Ai ka nevojë për duartrokitje.  Kjo dukuri fatkeqe ka pjellë vetëm urrejtje dhe përçarje mbarëpopullore ( dhe në Kosovë) ndaj palëve, opozitës ( armiqve) por dhe  ndaj PS e pseudo Rilindjes. Realisht dështaku më i madh, ama më i njohuri, mëfotoxhiniku që ka lënë nam. Se ai “me talentin”e tij paraqet imazhin, foton, me kamerat para qenies dhe realizimit. Pasqyrat e ti janë të errëta,. Dhe thotë, “ne  themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”.Paranoja e gjithanshme e këtij personazhi ka prodhuar një Shqipëri diktatoriale, më  të varfër, aspak demokratike, tepër problematike për popullin dhe miqtë tanë perëndimorë.Ai e dredh dhe e përdredh fjalën nga vrima e betonuar e Surrelitnë pasiguri të plotë, pa e vrarë mendjen se po mashtron se po vret lirinë te vetja dhe te populli i vet. Rëndësi ka që tufa e zgjedhur  që e dëgjon,  qesh, brohoret dhe duartroket; s’ka rëndësi që, gazetari apo analisti përballë, po e pyet dhe e kritikon,- ai kurrë nuk e kap dot thelbin e pyetjes( ose bën sikur nuk e kupton) – dhe mbush hapësirat me tjetër  gjë, a me tjetër maskë… Mjafton që ai, të thirret ai, ai tjetri brenda tij: Dëgjoni! Unë jam Edi. Unë jam (ERTV).


 [U1]Mit

Filed Under: ESSE Tagged With: Pirro Loli, Portret i pambaruar, Une Jam une

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS
  • Vatra Chicago, shans historik në përpjekjet për çështjen kombëtare
  • U THEMELUA DEGA MË E RE E VATRËS NË CHICAGO
  • Xhevat Kallajxhiu, kontributi patriotik e publicistik nga “Zëri i Amerikës” te gazeta “Dielli”  
  • Në veriun e Mitrovicës para 23 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët
  • Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave
  • Maya Angelou mbretëresha e poezizë zezake 
  • SHQIPTARO-AMERIKANËT SHËNOJNË 1-VJETORIN E VARRIMIT TË SENATORIT BOB DOLE
  • New Proposal on School Meals Includes First Limits on Added Sugars
  • Nga Dante Aligieri dhe piktori i famshëm italian Mariotto Albertinelli tek djali i Drenicës përndjekur nga genocidi serb
  • SHQIP NË ASPROPIRGO – ATHINË
  • 15 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NEW YORK
  • Emri im nuk është Marjuana!
  • PIKËPYETJE…
  • William McKinley, Presidenti i 25-të i ShBA

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT