• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fjalë…

May 15, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/ Arti të mahnit. Dhe fjala ‘art’, në çdo gjuhë është e njëjtë, ndoshta sepse vjen nga një “Aaa!’, që njeriu lëshon kur mahnitet sapo sheh një veprim ose shprehje ose lexon një shkrim që ‘e lënë gojë hapur’. Variantet e saj si ‘artem’ e ‘artistic’, mendohet se kanë ekzistuar që nga themelimi i Romës, rreth 800 vjet pes. Kjo nxit mendimin se ‘art’ nga përtej lashtësisë vashdon të jetojë e pandryshuar dhe në të gjitha gjuhët e botës. Fjala art rrjedh nga Latinishtja “ars”, e cila edhe pse përcaktohet si “aftësi”, përcjell edhe një kuptimin të bukurisë, e cila shprehet me ‘Aaa’.
‘Fjala’, nga një parashqipe ‘spala’, është prodhim i njerëzve të thjeshtë, por që prej 2-3 shekujve të fundit, studimi i saj është kthyer në profesion.
Kur fjala u krijua, duhej të ekzistonin edhe dy veshë për t’a dëgjuar – nga ‘vesh’ rrjedh edhe ‘veshje’ – sepse fjala kalon në filtrin e veshëve, që jo rrallë i japin asaj kuptim të dyfishtë dhe që njeriu e shpreh sipas dëshirës së vet. Pra, e para nuk ishte ‘fjala’, por veshët.
‘Fjala’, pastaj, u bë ‘morfë – morpheme’, që do të thotë ‘më fjalë’, a bashkim fjalësh, dhe prejardhja e saj u vendos t’i jepej arbitrarisht greqishtes së lashtë, duke ia mohuar shpjegimin shqipes së folur.
Por çdo fjalë meriton njē enciklopedi, sepse në formimin e saj përmblidhen jetë e kultura nga më të ndryshmet, si dhe gjurmët e të gjithëve që kanë pasur një kontakt me ‘të gjatë udhës së saj që nga koha-nuk-dihet-se-kur.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Fjale

Pengesë e mundësi

May 14, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
Si oksigjeni për zjarrin, pengesat janë lëndë djegëse për flakët – shpesh bëjnë të kundërtën e asaj për të cilën janë ngritur për të mbrojtur – shërbejnë që zjarri të digjet me egërsi më të madhe, ose si njeriu kur ndeshet me ato që nuk di, ulet e shkruan një libër. Në vitin 170, një natë në çadrën e tij në vijat e frontit të luftës në Gjermani, Marcus Aurelius, perandori i Perandorisë Romake, u ul për të shkruar. Koha mund të kishte qenë edhe para agimit, ose pak çaste të lira midis dy betejave. Vendndodhja e saktë nuk është e rëndësishme. Ajo që ka rëndësi është që ky njeri, i njohur sot si i fundit nga Pesë Perandorët e Mirë, u ul për të shkruar, jo për një audiencë, as për botim, por vetëm për veten. Dhe ajo që shkroi është padyshim një nga formulat më të efektshme të historisë për tejkalimin e çdo situate të vështirë që mund të haset në jetë; formulë jo vetëm për tejkalim të pengesës, por për shkak të saj.Në atë moment, Mark Aureli shkroi vetëm një paragraf, dhe vetëm pak nga ajo që shkroi ishte origjinale. Pothuajse çdo mendim, në një formë a një tjetër, mund të gjendej në shkrimet e mentorëve dhe idhujve të tij. Por me ato pak fjalë Marcus Aurelius përcaktoi dhe artikuloi mjaft qartë një ide të përjetshme, saqë eklipson edhe emrat e mëdhenj të atyre që kishin shkruar para tij: Zeno, Ariston, Apollonius, Epictetus, Seneca etj. “Veprimet tona mund të pengohen…. por nuk mund të ketë asnjë pengesë për qëllimet tona. Sepse ne mund të përshtatemi. Mendja përshtat dhe konverton qëllimet e pengesës ndaj veprimit.”Dhe përfundoi me fjalë të destinuara për maksim:“Pengesa për veprim përparon veprimin. Ajo që qëndron në rrugë bëhet rruga.”Ky është efekt i kundërt i pengesës, pengesë kthyer kokëposhtë; gjithmonë ka një rrugë tjetër për të arritur atje ku je nisur të shkosh. Pengesat ose problemet gjithmonë priten dhe kurrë nuk janë të përhershme. Ajo që e pengon njeriun mund t’a fuqizojë atë.Këto vinin nga një njeri i veçantë, dhe nuk ishin fjalë boshe. Në mbretërimin e tij prej 19 vjetësh, Mark Aureli përjetoi luftra gati të vazhdueshme, një pandemi me humbje të tmerrshme, pabesi intrigash të mundshme, përpjekje ndaj fronit, udhëtime nëpër perandorinë ‘pax romana’, një thesar në shterrje, dhe mbi të gjitha një paraardhës të paaftë si bashkë-perandor. Dhe nga ato që dihen, Mark Aureli e shihte secilën prej këtyre pengesave si mundësi për të praktikuar durim, kurajo, përulësi, shkathtësi, arsye, drejtësi dhe krijimtari. Vdiq 59 vjeç. Thuhet se u vra nga i biri sepse kishte caktuar një gjeneral si pasardhësin e tij (The Gladiator, 2000).

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

NË KUJTESË TË LIRAK BEJKOS- PROTESTË PARA UNITED NATIONS

May 14, 2020 by dgreca

United Nations NY në përkrahje të grevës së urisë të burgosurve politik në Shqipëri ku nga zhgënjimi e dëshpërimi u vetëflijua martiri Lirak Bejko.

NGA PELLUMB LAMAJ

Të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtor – Ky do të ishte skenari Ramiz Alisë dhe Katovicës, që u zbatua në Shqipëri nga hibridët sllavokomunistë, që vazhdojnë t’i dorëzojnë stafetën e pushtetit njeri tjetrit…

Të fituarit,të fituar;
Të mundurit, të mundur në përjetësi;me përjashtim të disa puthadorëve, që për hir të interesave të tyre të ulta, shkelën mbi gjakun dhe vuajtjet e bashkëvuajtësve të tyre.

Asnjë artist, shkrimtar,intelektual, nuk iu bashkangjit apo solidarizua këtij ngujimi të një grushti spartanësh, që duhet të ishte shndëruar në një përkrahje e solidaritet mbarë kombëtar e pse jo dhe rebelim. Mediat e shkruara dhe vizive uturak i oborrit heshtën apo u munduan ta tjetërsojnë këtë dramë kombëtare.
Shoqëria shqiptare ka pothuajse një shekull që nuk e njeh kauzën kombëtare dhe fatkeqësisht, pa një kauzë të till, nuk do të ketë as shtet të së drejtës e as dinjitet kombëtar.

MARTIRIT LIRAK BEJKO

Ti ike,ike, fluturove lart
Atje ku vec engjëjt jetojnë
Ushtar i Zotit ishe përjetë
Tani e ke mburojë

Ti ike bashkëvuajtësi ynë,ike,u ngjite lart
Atje ku hijenat e kuqe dot s’të rrethojnë
I le këtu poshtë padrejtësitë e kësaj bote
Dramat shqiptare që kurrë s’mbarojnë!

GREVA E URISË

Në Grevën e urisë 
U ngujuan ata
Ata që nuk jetuan kurrë
Ndërgjegja e kombit
Simbol i lirisë
Atdheun deshën më shumë

Në Grevën e urisë 
U rebeluan ata
Ata që buza s’u qeshi kurrë
Sheshuan male,thanë këneta
Të vetmen pasuri
Kanë një flamur

Në Grevën e Urisë 
U vetëflijuan ata
Ata që hakmarrje s’kërkuan kurrë
Jeta dhe vdekja jo s’bashkëqëndrojnë
Të zhdukësh të keqen
Ka vetëm një rrugë….!

Filed Under: ESSE Tagged With: Kujtese, Lirak Bejko, Pellumb Lamaj

Vuajtësi i Drejtë

May 13, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
‘Lart’ e ‘Poshtë’ tregojnë se të ngjitesh është mirë a gëzim; të zbresësh është keq ose vuajtje. Majat e maleve shënojnë kufijtë e tokës me qiellin, dhe ultësirat, kufijtë e tokës me nëntokën. Historia e njerëzimit është rrugë humbjesh e suksesesh, me të qara e të qeshura, që kalon nëpër vargmale. Sa herë që një gjë arrin kulmin, njeriu çlirohet dhe vazhdon udhën, poshtë dhe përsëri ngjitje. Nga një ankth i tillë lindi një ide e re.Njerëzit dolën me një koncept të tmerrshëm: mëkatin – shumë i ndryshëm nga mëkati i sotëm – nuk ishte koncept moral, pasi nuk merrej me sjelljen e një personi, por bëhej fjalë për ndonjë gabim që mund të kishe bërë gjatë një rituali, që e bënte Zotin të ndjehej i çnderuar dhe ky të ndëshkonte përmes forcës të tij – një lloj policie e shtetit. Njeriu as nuk mund t’a kuptonte që kishte gabuar, por ishte frika se mund të kishte gabuar që krijonte ankthin; se nëse goditesh nga fatkeqësia, kjo ndodh sepse kishe kryer shkelje kundër një Perëndie; nëse shtëpia përfshihej nga stuhia a shembej nga tërmeti, ishte faji yt. Dënimi ishte provë e fajit. Nëse dikush goditej nga fati i keq, shpresa e vetme ishte që me nështrim a servilizëm të fitonte mbrojtjen e zyrtarit që ky të ndërhynte pranë Perëndisë a kryetarit. Ishte si të japësh ryshfet për të thirrur policinë të hetojë krimet e tua.Poezia “Vuajtësi i Drejtë”, është shkruar rreth vitit 1500 pes, në Mesopotami nga Shubshi-meshre-Shakkan. Autori vuan, por ai nuk e di pse. Ai ka qenë besnik në të gjitha detyrat e tij ndaj perëndive, dhe spekulon se mbase ajo që është e mirë për njeriun është e keqe për perënditë dhe anasjelltas.Poema është gjetur e shkruar në katër pllaka guri dhe botuar për herë të parë më 1960. Emrat alternative për poezinë përfshijnë: Righteous Sufferer ose the Babylonian Job.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

Jetë, njeri e gjithësi


May 12, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Yjet kanë qëne dikur të rinj, të fuqishëm, madje më të ndritshëm se sot në qiell. Ishin më të ngjeshur, më pranë njëri tjetrit, sepse tani hapësira është bërë më e hapur, ndërsa universi zgjerohet. Por imagjinata nuk njeh kufij. Çfarë ka pasur në qiell, përpara se të lindnin yjet? Asgjë, nëse ka patur një fillim. Lavdia e yjeve është kalimtare. Natyre i ka dhënë zgjidhje problemit, sepse lavdia është problemi që njeriu lufton a përpiqet që kurrë të mos zgjidhet.
Yjet lindin, shkëlqejnë, shterrojnë e shuhen. Edhe në Tokë, në këtë pjesë të Gjithësisë, jo vetëm jeta merr fund, por çdo gjë është e vdekshme, nuk ka rëndësi se çfarë i parapriu, a se kush ishte i pari. Pa njeri të pranishëm çdo gjë shkretohet.
Ajo që erdhi pasi lindën yjet, ishte krijimi i kushteve që planetet të formoheshin, dhe pastaj jeta – pse evoluoi, si evoluoi, me ngulm, ngadalë, në epoka të paregjistruara, apo erdhi si një përhapje e papritur speciesh përmes rreshjesh a plasjesh kozmike? Njerëzimi, pa rivalë, që e quan veten më të rëndësishmin e vetes, i ngjan një vazhde përzierjesh të rastësishme bio-kimike që endet në qiell, pa i kaluar kurrë kufijtë e Tokës, planet gjysmë-natë në një qoshe po aq të errët të Universit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 236
  • 237
  • 238
  • 239
  • 240
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT