• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

I PRANISHËM NË NJË NGUSHELLIM NDRYSHE, NË VATËR

October 3, 2018 by dgreca

2Ngushellimi

NGA   ASLLAN  BUSHATI/

Ndërsa po pinim  kafe tek gjakovari Dervish Jahjaga në Artur avenue Bronx NY,  me editorin e” Diellit “ Dalip Greca dhe Zef Balajn  një vatran i nderuar , Dalipi  i përgjigjet një thirrje telefonike dhe  na thotë se një grup antarësh të Legalitetit  (dhe vatranë njëkohësisht), do të vijnë në Vatër për një vizitë  ngushullimi. Me shaka e pyesim : kush ka vdekur në Vatër?  Ai sqaron se nesër mbushet një muaj nga largimi nga kjo jetë i babajt tim. Ata dëshirojnë që vizitën e ngushullimit të mos e bëjnë në shtëpine time ,por në vendin e punës  time  në Vatër.

E pëlqyem këtë zgjedhje të Legalistëve sepse shprehte edhe vlerësim për Diellin dhe Vatrën. Dalipi, për dy dekada(10 vite si editor i sek Shqip tek Illyria 21 Korrik 1999- 15 qershor 2009, dhe 9 vite ne Dielli si K/Redaktor, që nga 20 gushti 2009), ai nuk ka lënë ngjarje të komunitetit( vcanerisht te Legalistë) pa e ndjekur e shkruar, nuk ka lënë mort në komunitet pa marrë pjesë. Prandaj mendoj se vendimi i legalistëve ishte shumë i pëlqyer.

Njëherëshi i thamë Zefi dhe unë se: do të dëshironim të marrim pjesë edhe ne . Dalipi  me respektin dhe thjeshtësinë që e karakterizon na  tha  se është vetëm kënaqësi  pjesmarrja  juaj .  Ndërkohë unë ju tregova miqve të mi një histori nga Mati. “Një shtëpie të mirë  me disa djemtë rritur , të martua e me fëmijë   u kishte  vdekur  nëna e tyre nga pleqëria. Një mik i shtëpisë tyre për arsye të ngarkesave familjare dhe të puneve  stinorepambarim  në fshat shkoi për ngushullim një ditë para se të mbushej një vit. Dhe kokëulur matjani i tha të  zotit shtëpisë se kishte ardhur me shumë vonesë për ngushullim dhe po  kërkonte të falur . I zoti i shtëpisë i tha mikut” mos kërko të falur, se ti je miku më i mirë i kësaj dere se  edhe ne si familje  gati e kemi harruar dhimbjen për nanën , kurse ti  vazhdon ta ruash akoma”. Morali i kësaj ndodhije në Mat përmendet edhe sot se për ngushullimin nuk ka rënëdsi as koha e as vendi. Ai është me vend dhe i mirpritur në cdo kohë.

Kështu dje më 2 tetor 2018, miku dhe miku ynë i nderuar Dalip Greca i shoqëruar nga Zef Balaj, Lekë Përlleshi dhe unë , priti për ngushullim në Vatër: Ndrec Gjergji, Hakik Mena,  Lulzim Kupi, Zef Berisha ,  Ahmet Hoti dhe Sokol Kupi. Këto burra të nderuar me shumë respek e ngushullun Dalipin për babain dhe  duke  hequr paralele me dhimbjet e tyre familjare, i thanë Dalipit se dhimbja jote është dyfishe. E para se babai nuk harrohet kurrë dhe e dyta se për arsye të të qenit larg në emigracion nuk munde të shkosh në varrimin e tij.

Edhe unë nuk kam për ta harruar kurrë këtë ngushëllim ndryshe, sepse brenda tij ka shumë dhemshuri  për atë që u largu nga kjo jetë  , por ka  edhe shumë dashuri  e respekt njerëzor për ne që jemi gjallë. Ndrec Gjergji me shokë mund të shkonte fare mirë në Familjen Greca për ngushullim, por bëri zgjedhjen për në Vatër . Zgjidhje e qëlluar.

Ky ngushullim” ndryshe” duke qenë në emigracion,  na solli  më fort në fokus  idenë se kemi  nevojë për më shumë ndjenjë njerzore, dashuri, respekt e  ndenjë kolektiviteti. I nderuar qoftë kujtimi i babait të Dalipit që u largu nga kjo jetë një muaj më parë, por shumë respekte Ndrec Gjergjit, Hakik Menës, Zef Berishë, Ahmet Hotit dhe pinjollëve të të madhit Abas Kupi.

Ashtu sic ishim së bashku ne shkuam në Yonkers për të ngushëlluar familjen e vatranit veteran Mustafë Elezi.

Filed Under: ESSE Tagged With: asllan Bushati, dalip greca, ngushellim ndryshe

Një motër e paharruar

October 3, 2018 by dgreca

2 drita-pelingu-6Në pesëvjetorin e ndarjes nga jeta/

Nga Reshat KRIPA/
Drita Pelingu, një emër i paharruar për ne. U mbushën pesë vjet që ti je ndarë, motra ime. Ti ike, ike në mes të duartrokitjeve të qindra admiruesve të tu. Ike kur e kishe plotesuar detyrën tënde të një artisteje të madhe të skenës. Ti ike por unë, vëllai yt i vogël, (eh çfarë them edhe unë, vëllai yt i vogël që po arrin të tetëdhjetretat), dua të shkruaj dy fjalë për ty, për kujtimet e mia. Për ty unë isha gjithmonë një vëlla i vogël, sikur të isha ende një fëmijë dhe, me të vërtetë, unë mbeta një fëmijë përpara figurës tënde të ndritur.
Duartrokitjet që të përcollën për në banesën e fundit më sillinin para syve ato që ushtonin në skenat shqiptare kur interpretoje rolet e Irës, Klariçes, Luiza Milerit, Gertrudës, Kornelias, Budes, Mukadesit, Hallës dhe mbi të gjitha atë të Zojcikës rol që e kishe mbi gjithë të tjerët. Këto duartrokitje ishin shpërblimi që admiruesit e tu të shumtë të jepnin në çastin e përcjelljes tënde për në mbretërinë e përjetëshme.
Në çastin e duartrokitjeve të admiruesve para syve më dilte jeta ime. Më dilnin ato vite të fëminisë sime të herëshme kur ti, ende e re, deklamoje para nesh skena nga dramaturgjia botërore. Ati ynë, kur të dëgjonte, thoshte se ti do të bëheshe një njeri i madh dhe, me të vërtetë, ti u bëre e madhe.
U linde më 4 dhjetor 1926 në Vlorë. Shkollën fillores e kreve në shkollën italiane në qytetin e lindjes. Si të gjithë motrat dhe vëllezërit ishe një nxënëse e nivelit të lartë. Për këtë arsye, me mbarimin e shkollës fillore, Gagaj, siç i thërrisnim ne babait tonë, të dërgoi në shkollën normale “ Nana Mbretëreshë “ në Tiranë, të cilën e përfundove në vitin 1944. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, u aktivizove në mitingjet antifashiste që organizoheshin në Tiranë apo në demostratat që zhvilloheshin në qytet. Për njerën nga këto i shkruaje edhe Likës, motrës tonë të madhe, gjë që u bë shkak që ajo të arrestohej dhe të mbahej për tre ditë në burg. Ishte ndërhyrja e gjyshit tonë, një burrë me influencë në qytetin e Vlorës, që bëri të mundur lirimin e saj.
Me mbarimin e luftës fillove të aktivizoheshe fillimisht me grupet amatore të teatrit të kryeqytetit.. Kishe një pasion të veçantë për këtë art. Por këtu ndeshe në rezistencën e familjes. Gagaj, i shtyrë nga mentaliteti që sundonte në atë kohë për teatrin, nuk donte të të lejonte. Por këmbëngulja jote bëri që të mos hiqje dorë nga ky pasion. Në janarin e vitit 1945 fillove studimet në shkollën e dramës për aktrim dhe regjizurë, të cilën e mbarove me sukses. Në fillim të vitit 1946 emërohe aktore profesioniste e Teatrit Popullor në Tiranë
Para syve më del roli yt i parë, ai i Irës në dramën “ Portreti “ të një autori sovjetik. Ira ishte një piktore e re me shumë ëndrra për të ardhmen. Ajo pikturonte portretin e kunatës por, pasi e punonte, e griste dhe e ripunonte prapë, sepse nuk gjente frymëzimin e duhur për të paraqitur në pikturë karakterisrikat që kishte ajo femër. Pas këtij roli vazhduan edhe shumë të tjerë, shumica e të cilëve kryesorë si në dramat “Diku në Moskë“, “Gratë gazmore të Uindsorit“, “Mbreti Lir“, “Hamleti“, “Otello“, “Intrigë e dashuri“, “Qeni i kopshtarit“, “Një letër e humbur“, “Arturo Ui“, “Djali plangprishës“, “Rouz” e të tjera. Po ashtu edhe debutimi yt me sukses në shumë drama shqiptare që nga “Halili dhe Hajria“, “Kur hidheshin themelet“, “Profesioni më i vjetër“, “Streha e të harruarve“ dhe për të përfunduar me “Përjetësisht dashuria”, shkruar enkas për ty dhe vënë në skenë nga regjizori Mihal Luarasi.
Një kontribut të shquar ti ke dhënë edhe në fushën e regjizurës. Nuk mund të harrohen drama të njohura si “Kënga e mjellmës“, “Kush e solli Doruntinën“, “Hijet“, “Shumë zhurmë për asgjë“, “Korrupsion në pallatin e drejtësisë“. Po ashtu ke vënë në skenë edhe çfaqje teatrale në Shkup dhe në Vlorë. Nuk mund të harrohen interpretimet e tua në filmat “Kur hidheshin themelet“, “Njeriu me top“, “Vajzat me kordele të kuqe“, “Radiostacioni“, “Përtej mureve të gurta“, “Fjalë pa fund“, “Shpresa“ e të tjera. Gjatë karrierës tënde ke punuar me regjizorë të njohur si Pandi Stillu, Sokrat Miho, Esat Oktrova, Piro Mani, Mihal Luarasi apo regjizori i niohur sovjetik Kriçko. Prej më se 20 vjetësh ke qenë pedagoge në Akademinë të Lartë të Arteve. Nga duart e tua kanë dalë një sërë aktorësh të rinj që tashmë janë të afirmuar në skenën shqiptare. Të tillë janë Timo Flloko, Ema Andrea, Hervin Çuli e të tjerë. Të gjitha këto nuk janë pak për të treguar madhështinë e figurës tënde.
Por le të kthehemi tani në marëdhëniet tona familjare. Para syve më dalin ato vite të turbullta, kur unë zgjodha rrugën nëpër gërxhe e shkrepa dhe kur ti ishe gjithmonë pranë meje për te më kthyer përsëri në gjirin e familjes, për të më kthyer përsëri në jetë. Ti nuk kishe mundësi të vije të më takoje, pasi ashtu ishin konditat e kohës, por ti ishe gjithmonë pranë meje. Unë e ndieja praninë tënde. Ishin kohë të vështira. Familja jonë jetonte në kondita të një mbijetese të tmershme. Por mua nuk më mungonte asgjë dhe kjo në saj tënden. Nuk mund t’i harroj kurrë pakot që më dërgoje me prindërit tanë ku në secilën prej tyre do të gjeja shënimin: “vëllait tim të vogël që e dua shumë”.
Vitet rrodhën. Po afrohej koha që të kthehesha në gjirin e familjes. Në një pako që ti kishe dërguar ishte një kostum krejt i ri. Doje që unë të kthehesha si një dhëndër. Në xhepin e xhaketës një fotografi të një fëmije që nuk ishte më shumë se tre vjeç. Nga pas saj një shënim:

”Po të dërgoj fotografinë e Orës, si top llastiku, që sa herë të të marrë malli ta puthësh e përqafosh”.

Ishte fotografia e mbesës time të bukur. Kur e pashë, për herë të parë, më rrodhën disa pika lot nga sytë.
Erdhi, më në fund, dita që do të kthehesha në gjirin e familjes. Isha shumë larg qytetit të lindjes. Nuk mundesha të kthehesha brenda ditës atje. Ku të shkoja? Direkt nga skëtera erdha tek ti. Në hyrje të shtëpisë pashë të nderuarin doktor Kërçikun, në shtëpinë e të cilit banoje, që zbriste shkallët së bashku me zonjën e tij të nderuar. Më vështroi me habi dhe më pyeti:
– Ku shkoni?
– Te motra, Drita – iu përgjigja.
Një shkëndijë shkrepi në sytë e doktorit
– Drita, Drita. – thërriti dhe u kthye mbrapa – sihariq, sihariq.
Ti dole nga dhoma e habitur dhe më vështrove. Fillimisht nuk më njohe. Kishim
pesë vjet pa u parë. Por, kur më pe të veshur me kostumin që më kishe dërguar, lëshove një klithmë dhe më rrëmbeve në krahët e tu duke derdhur lot të nxehtë. Edhe mua më shpëtuan lotët. Atë çast nuk do ta harroj kurrë deri sa të mbyll sytë.
Po si munde t’i bëje gjithë këto për një vëlla rebel që ishte ngritur kundra sistemit në të cilin jetohej? Sepse në krah kishe një bashkëshort ideal, një luftëtar të vërtetë të lirisë që kurrë nuk i braktisi parimet fisnike për një Shqipëri demokratike. Ishte pikërisht ky fisnik i rrallë që, megjithë shtrëngesat e kohës së errët, gjente rrugët e duhura për të jetuar pa u përlyer nga intrigat e pështira të kohës. Ai i përkiste atyre burrave që nuk të ndërhyri kurrë në marrëdhëniet e tua familjare, sido që të ishin ato dhe që nuk druhesh të vinte në familjen tonë në një kohë kur atë sistemi e kishte mbuluar me njolla të errëta dhe shumëkush nuk guxonte.
Por ti vuaje, e dashur motër. Vuaje ti, por vuanim edhe ne, pasi ishim pikërisht ne shkaku i vuajtjeve të tua. Ti asnjëherë nuk e shfaqe këtë hidhërim. Duhesh të kalonin dyzet vjet, deri sa të vinte viti 1987 kur shteti shqiptar do të kujtohesh të të jepte titullin “Artiste e Merituar”. Megjithatë unë i falënderoj ata që u bënë shkak që ti të merrje atë titull. Nuk e di se kush janë por, sidoqoftë, i falënderoj. Falënderoj gjithashtu Shoqatën “Ismail Qemali” për titullin me të njejtin emër që të akordoj në vitin 1996, Presidentin Mejdani për titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”, Presidentin Topi për titullin “Nderi i Kombit” dhe Bashkinë e Vlorës për titullin “ Nderi i Qytetit”. Një falënderim të veçantë i drejtoj Bordit Drejtues të Institutit Amerikan të Biografive për zgjedhjen emrit tënd ndërmjet pesëqind personaliteteve më në zë të botës. Thellësisht faleminderit të gjithëve!
Ti motër, megjithë fatkeqësitë që të ranë përsipër vitet e fundit, nuk u theve asnjë herë. Kishe një ëndërr. Doje t’i jepje fund jetës në skenë dhe ashtu ndodhi. Ti i dhe fund duke interpretuar “Përjetësisht dashuria”, Ishte drama e fundit që interpretove, vetëm disa muaj para se të shuhesh jeta jote.
Ti ike motër, ike nëpërmjet duartrokitjeve. Në homazhet e tua morën pjesë gjithë qytetarët e vendit tënd, pa marrë parasysh nëse ishin të djathtë apo të majtë. Morën pjesë funksionarë të atyre që ishin në opozitë, por morën pjesë gjithashtu edhe të atyre që ishin në pushtet. Kjo sepse ti u përkisje të gjithëve. Sepse ti ëndërroje për një Shqipëri me të vërtetë demokratike ku njeriu të ishte mik me njeriun. A do të bëhet ndonjë herë Shqipëria e tillë? Sa do të dëshiroja! Por, a do të vijë ajo ditë? Nuk e di. Nuk jam në gjendje t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Kush të mundet le të përgjigjet
I paharruar do të mbetet në zemrat tona kujtimi yt!

Fotografia e Reshat Kripa

Fotografia e Reshat Kripa

Fotografia e Reshat Kripa

Filed Under: ESSE Tagged With: Një motër e paharruar, reshat kripa

VATRA WILL MISS HER ROSE

October 1, 2018 by dgreca

VATRA WILL MISS HER ROSE/1 ok Roze 1

By  Rafaela Prifti/

On the last Thursday in September, Rose Karagjozi was laid to rest at the Pine Lawn Cemetery, next to her husband, the late chairman of Varta, Agim Karagjozi. She combined the best values of the Albanian traditions and the fine qualities of the American feminism while always adhering to her own convictions. At an early age, she and her family joined a number of anti-communist dissidents who fled Albania at the end of World War II. They were all forced to live temporarily in refugee camps in Europe. During this impressionable period in Rose’s young life, her parents and family members were close to prominent figures such as Mithat Frasheri and others who campaigned for the national Albanian movement.

In 1949, Rose and the Peshkopia family had crossed the Atlantic Ocean to live permanently as free citizens in the United States. Her earlier experiences of fleeing the tight grip of communism, and then gaining awareness of the national ideals had already shaped her political outlook. The introduction to American culture must have provided the opportune conditions for her to become the woman she was meant to be. In her public schooling as well as the community life, she embraced the qualities that best describe an era that brought the fight for human rights and civil liberties on the forefront of US political and cultural life. Although still a young adult at the time of her union with Agim Karagjozi, she was a determined and out-spoken woman.

Soon after the marriage, the young couple joined the ranks of Vatra as an unaffiliated and apolitical organization founded on the ideals of the Albanian patriotic spirit. Their partnership with Vatra was a lifetime commitment. When Agim Karagjozi began the duties of the Chairman, it was Rose who took on the responsibilities of a growing family and hosted the meetings of Vatra at their house in Floral Park. The Pan-Albanian Federation had moved from Boston to New York where there was no office space available for a number of years. During that time, my father Naum Prifti, who was Vatra’s Secretary for over a decade, recalls that Rose graciously welcomed the members of Vatra and fellow countrymen who visited with the Karagjozis and spoke passionately about her roots and childhood years in Gjirokaster. In his notes, he writes, “It was remarkable to see her extend the same hospitality to her husband’s partners and Vatra’s colleagues, as she did to the friends of their children and even grandchildren.”

Rose Karagjozi was more than a supportive wife, and a reliable partner of Vatra’s Chairman for close to two decades. She was a valuable contributing member of the Pan-Albanian Federation with which she had aligned her personal mission of ending the reign of communism, and with which she shared her husband, her family and her life.

Vatra was Rose’s second family and Vatra will forever miss her ROSE!

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Rafaela Prifti, Vatra, WILL MISS HER ROSE

Lajm i prishur

September 30, 2018 by dgreca

3-Astrit-Lulushi-286x300-2-250x262-1Nga Astrit Lulushi/

“Furacak”, quhet personi që vete diku pa qenë i ftuar, që përzihet kot ose ndërhyn në punët e të tjerëve, pa lejen e tyre. Prandaj mos u frikësoni … thotë John Adams.., as mos lejoni veten që të hiqni dorë nga liritë tuaja për shkak se dikush paraqitet me ndonjë pretendim të mirësjelljes, delikatesës apo frikës. Këto, siç përdoren shpesh, janë tre emra të ndryshëm për hipokrizinë, mashtrimin dhe kërcënimin.

Qeverisja e vetes është zanafillë për qeverisjen e të tjerëve, duke reflektuar pikëpamjen se qeverisja është më shumë se politikë, është mbi politikë, është mbi partishmëri, jo mbi baza partiake. Shoqëria shqiptare duhet të mos i harrojë kohët, kur nën “frymën e partishmërisë” njerëzit paragjykonin ose paragjykoheshin, gjykoheshin, persekutoheshin e vriteshin.

Parti e politikë janë të lidhura, në mos një e vetme. Fjala ‘politikë’ rrjedh nga ‘poli’, që do të thotë ‘shumë’, dhe ‘tikë’, që do të thotë ‘degë, ose parazitë që thithin gjakun. Arsyeja që tradhtia nuk luftohet lidhet me faktin se në qoftë se ajo fiton, askush nuk guxon ta quajë tradhti. Nëse një milion njerëz thonë një gjë të marrë, ajo vazhdon të jetë e marrë, thotë Anatole France. Karakteristikat e një politikani të njohur janë; zëri ogurzi, mbarështimi i keq dhe mënyra vulgare e të folurit. Ato që oratorit i mungojnë në thellësi, gjenden në gjatësi, thotë Montesquieu…njësoj si me velinat e sotme, që përcjellin mesazhin tek folësi.

‘Velinë’ është fjalë që fillimisht i referohej lëkurës së butë të viçit, por me kalimin e kohës u shndërrua në ‘letër të hollë a të butë’, që fshijmë hundët a buzët. Në epokën e makinës së shkrimit, fillimi i shek. XX, fleta transparente prej karboni u quajt ‘veline’, letër kopjuese. Në vitet 1980, Silvio Berluskoni, manjat i mediave, revolucionarizoi televizionin italian duke krijuar rrjetin e parë privat Canale 5. Një nga programet më të njohura të tij, “Striscia la notizia”, filloi të  shfaqte kërcimtare seksi që bartnin kopje të lajmit tek spikeri në ekran. Ato u bënë të njohura si “foshnje të Berluskonit” ose ‘velina’, emër që tani përdoret për të gjitha vajzat e veshura në mënyrë të pamjaftueshme, të cilat shfaqen zakonisht në programe televizive për të prishur ose për të sjellë lajmin e prishur.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Lajm i prishur

Kujtime nga koha e errët

September 20, 2018 by dgreca

Pesoi,dhe – nuk akuzoi, (Insert nga ngarkesat jetësore dhe përsekutimet  në kazamatet serbe  të atdhetarit,  Xheladin Tahir Latifaj nga Prilepi i Deçanit)/

1 Mulliqi2

Nga Skënder MULLIQI/

Një burrë outodidakt, bujk dhe shpijanik në kohë të mykura, nën regjimin komunist dhe shovenist jugosllav, që dirigjohej nga okupuesit e Kosovës,serbët e malazezët (ndonëse ishin pakicë,ata dhe ato mbanin pushtetin dhe shtetin ,dënonin, përsekutonin, dhe I mundonin shqiptarët), doli së bëhet viktimë e kohës dhe fshatar I përvuajtur që nuk ja shkeli kujt këmbën, por, mbante familjën më nderë e djersë , do të akuzohet e pastaj hetohet, izolohet dhe gjykohet, me motivacionin së Ishte i  lidhur më grupe shqiptarësh të Kosovës që kishin migruar nga përsekutimet në Shqipëri ,dhe kishin kontakte më bashkëpuntorë shqiptarë të Kosovës , si dhe  kishin lidhje me “armiqët” e Jugosllavisë së atëhershme.

Baca Xhelë siq e quanin gëzonte autoritet të merituar jo vetëm në fshatin e tij por, edhe më gjerë.Ai përjetoi shumë krajata në jetën e tij, pa pikë faji, I përndjekur I vështirë rankoviqianë dhe I mbrumun me shovenizmin antishqiparë jugosllavë, të fillimit të gjysëm shekullit të kaluar, që shkreteronte, shkallmonte e shfrytëzonte Kosovën dhe etninë shqiptare  kudo  ndodhej  aso vitësh  dhe jashtë saj dhe kreaturës socialisite të quajtur Jugosllavi, të cilën dihej së kush e donte .Për më tëpër ky shpijanik , akuzohej së kishte pranuar  Grupet e Rrezikshme te Spiunazhit  nga Shqipëria  në shtëpinë e vet: ku ata takoheshin , informoheshin  dhe zgjeronin rrjetin kundër Jugosllavisë.Ne verën e vitit 1961 Xheladini në mënyrë tinzare merret natën nga UDB-ja , dhe për tre muaj  familja nuk do të dijë fare së ku ndodhej .

Për përjetimet  e pësimet ai do ti bartë në qelinë Nr 1(me gjarpën në qeli), të Qendrës Famëkeqe të Jetimeve të Burgut të Gjurakovcit. Ai do ti merrte me vehte në tokë pas disa vitësh lëngimesh të gjuthëfarshme . Goja e tij edhe pas dy vitesh burgimi të rëndë dhe antinjërëzor në Nish të Serbisë , nuk do të hapët për të ngarkuar kënd për pësimet e veta. Kështu baca Xhelë nuk do mund të vie as në varrimin e babit të tij-Tahirit , pasi që rregullat antishqiptare të regjimit nuk lejonin –largimin e tij nga burgu.Pshtjellësi i zi biografik i thurur nga regjimi i eger serbosllav do të përfundoi , kur zemra e lënduar e tij do të shuhej, pas disa decenjësh lëngate , dhe ai do të marr më vonë (pas vdekjës) statusin e të Burgosurit Politikë nga Republika e Kosovës, më ndërgjegje të pastër , duke përbi akuzat e pushtetit sllav në forma të vrazhda të abuzimit,(duke mos e pranuar veprën e ngarkuar): si kunder ju ngjanë shumë shqiptarëve të Kosovës dhe trojeve tjera .

Një ilustrim tragjik për pësimet sllave në Burgun Famëkeq të Gjurakovcit , është dëshmi e pësim për fatin e një bashkombasi  të Xheladinit, pikërisht një nga të akuzuarit të grupit  të akuzuar –fshatari dhe burri i burrave nga Rastavica e Deçanit, Bajram Kelmendi, i cili  nuk doli gjallë nga punkti i “ përpunimit antinjërëzor serbosllavë” të Gjurakovcit , për të cilin “Baca Xhelë” e përkujtonte më respekt  e dhembshuri edhe të vdekur.Xheladin Latifaj do të mbetet  fanar ndriques për gjeneratat e reja së si duhet dashur Atdheu dhe Kombi. Jeta dhe vepra e tij patriotike  është lavdia dhe  krenaria e familjës Latifaj nga Prilepi i Deçanit dhe është   krenaria e Kosovës..

Filed Under: ESSE Tagged With: Kujtime nga koha e erret, Skender Mulliqi, Xheladin Tahiri Latifaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 276
  • 277
  • 278
  • 279
  • 280
  • …
  • 606
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT