NGA ASLLAN BUSHATI/
Ndërsa po pinim kafe tek gjakovari Dervish Jahjaga në Artur avenue Bronx NY, me editorin e” Diellit “ Dalip Greca dhe Zef Balajn një vatran i nderuar , Dalipi i përgjigjet një thirrje telefonike dhe na thotë se një grup antarësh të Legalitetit (dhe vatranë njëkohësisht), do të vijnë në Vatër për një vizitë ngushullimi. Me shaka e pyesim : kush ka vdekur në Vatër? Ai sqaron se nesër mbushet një muaj nga largimi nga kjo jetë i babajt tim. Ata dëshirojnë që vizitën e ngushullimit të mos e bëjnë në shtëpine time ,por në vendin e punës time në Vatër.
E pëlqyem këtë zgjedhje të Legalistëve sepse shprehte edhe vlerësim për Diellin dhe Vatrën. Dalipi, për dy dekada(10 vite si editor i sek Shqip tek Illyria 21 Korrik 1999- 15 qershor 2009, dhe 9 vite ne Dielli si K/Redaktor, që nga 20 gushti 2009), ai nuk ka lënë ngjarje të komunitetit( vcanerisht te Legalistë) pa e ndjekur e shkruar, nuk ka lënë mort në komunitet pa marrë pjesë. Prandaj mendoj se vendimi i legalistëve ishte shumë i pëlqyer.
Njëherëshi i thamë Zefi dhe unë se: do të dëshironim të marrim pjesë edhe ne . Dalipi me respektin dhe thjeshtësinë që e karakterizon na tha se është vetëm kënaqësi pjesmarrja juaj . Ndërkohë unë ju tregova miqve të mi një histori nga Mati. “Një shtëpie të mirë me disa djemtë rritur , të martua e me fëmijë u kishte vdekur nëna e tyre nga pleqëria. Një mik i shtëpisë tyre për arsye të ngarkesave familjare dhe të puneve stinorepambarim në fshat shkoi për ngushullim një ditë para se të mbushej një vit. Dhe kokëulur matjani i tha të zotit shtëpisë se kishte ardhur me shumë vonesë për ngushullim dhe po kërkonte të falur . I zoti i shtëpisë i tha mikut” mos kërko të falur, se ti je miku më i mirë i kësaj dere se edhe ne si familje gati e kemi harruar dhimbjen për nanën , kurse ti vazhdon ta ruash akoma”. Morali i kësaj ndodhije në Mat përmendet edhe sot se për ngushullimin nuk ka rënëdsi as koha e as vendi. Ai është me vend dhe i mirpritur në cdo kohë.
Kështu dje më 2 tetor 2018, miku dhe miku ynë i nderuar Dalip Greca i shoqëruar nga Zef Balaj, Lekë Përlleshi dhe unë , priti për ngushullim në Vatër: Ndrec Gjergji, Hakik Mena, Lulzim Kupi, Zef Berisha , Ahmet Hoti dhe Sokol Kupi. Këto burra të nderuar me shumë respek e ngushullun Dalipin për babain dhe duke hequr paralele me dhimbjet e tyre familjare, i thanë Dalipit se dhimbja jote është dyfishe. E para se babai nuk harrohet kurrë dhe e dyta se për arsye të të qenit larg në emigracion nuk munde të shkosh në varrimin e tij.
Edhe unë nuk kam për ta harruar kurrë këtë ngushëllim ndryshe, sepse brenda tij ka shumë dhemshuri për atë që u largu nga kjo jetë , por ka edhe shumë dashuri e respekt njerëzor për ne që jemi gjallë. Ndrec Gjergji me shokë mund të shkonte fare mirë në Familjen Greca për ngushullim, por bëri zgjedhjen për në Vatër . Zgjidhje e qëlluar.
Ky ngushullim” ndryshe” duke qenë në emigracion, na solli më fort në fokus idenë se kemi nevojë për më shumë ndjenjë njerzore, dashuri, respekt e ndenjë kolektiviteti. I nderuar qoftë kujtimi i babait të Dalipit që u largu nga kjo jetë një muaj më parë, por shumë respekte Ndrec Gjergjit, Hakik Menës, Zef Berishë, Ahmet Hotit dhe pinjollëve të të madhit Abas Kupi.
Ashtu sic ishim së bashku ne shkuam në Yonkers për të ngushëlluar familjen e vatranit veteran Mustafë Elezi.