• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Prof.Dr.Hasan Kaleshi,personalitet me famë botërore

July 10, 2016 by dgreca

IN MEMORIAM/

ME RASTIN E 40 VJETORIT TE NDERRIMIT TE JETES TE PROF. DR. HASAN KALESHIT,PERSONALITET ME FAME BOTERORE, POR I MARGJINALIZUAR NGA INSTITUCIONET SHKENCORE/

Shkruan: Prof. dr. Riza Sadiku, Prishtine/

Ne Foto:Prof.Dr.Hasan Kaleshi/

Hasan Kaleshi i takon  gjeneratës se pare te kuadrove te shkolluara ne mesin e shqiptareve pas  Luftës se Dyte  Botërore, personalitet qe la gjurme te thella ne shume fusha te  shkencës dhe dijes, la emër ne shume institucione te vendit me te cilat ka bashkepunuar ne ish Jugosllavi, ne Evrope dhe bote, përmes emrit te tije është identifikuar jo vetëm fshati i tij i lindjes, Serbica, Kërcova, Prishtina, Kosova, por mbare kombi shqiptare, andaj  me pas një personalitet te tille si qe është  Prof. Dr.Hasan Kaleshi, nuk është vetëm një mburrje e krenari, por edhe privilegj, jo vetëm për Kërcoven, por  për mbar popullin shqiptare.

Hasan Kaleshi lindi me 7 mars te vitit 1922, ne  fshatin Serbice te Kercoves. Mësimet e para ne gjuhen arabe i mori nga babai qysh ne moshën 6 vjeçare i cili ne atë kohe ka punuar si hoxhe ne  fashtine Serbice dhe ka gëzuar autoritet dhe respekt ne gjithë rrethin e Kercoves, kurse ne moshën 10 vjeçare  Hasani e ka dite përmendesh Kuranin. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje, gjashte klase ne Medresen e Madhe “Kral Aleksandër” ne Shkup, kurse dy vjet te shkollës se mesme  i kreu ne Gjimnazin “Sami Frasheri” ne Prishtine, ne gjuhen shqipe.

Gjate Luftës se Dyte Botërore, pas mbarimit te gjimnazit, Hasan Kaleshi punësohet si përkthyes, pasi ne atë kohe ka njeh disa gjuhe te huaja, sidomos gjermanishten dhe  italishten. Hasani si ri, ka qene përkrahës dhe simpatizant i  ideve te platformës  te çlirimit dhe bashkimit kombëtar, si i tille mbeti gjate tere jetës se tij, kur nuk pranoj te behet  anetar i Partisë Komuniste te Jugosllavisë, edhe pse ka pasur oferta te tilla me privilegje te veçanta.

Ne shtator te vitit 1946, regjistrohet ne Fakultetin Filologjik, ne degën e Orientalistikës dhe ne atë te Romanistikës, ndërsa do te diplomoje ne vitin 1951 Orientalistikën me sukses te shkëlqyeshëm me note mesatare 9 (nënte), kurse ne Romanistike i jep te gjitha provimet, por nuk diplomon.

Hasan Kaleshi, për shkak te kushteve te vështira ekonomike, gjate studimeve  ka qene i detyruar te punoje  pune te ndryshme fizike, kurse prej vitit 1947-1950, punoi si përkthyes e lektor ne redaksinë e gjuhës shqipe ne Radio Beograd, ne shkurt te vitit 1952, emerohet profesor i shkollës se mesme ne Katedrën e Filologjisë orientale ne Beograd, kurse ne vitin 1955 zgjidhet asistent. Me 26 shkurt te vitit 1960,  do te mbroje  disertacionin e doktoratës me titull: “Najtariji vakufski dokumenti iz Makedonije na arapskom jetiku” ( Dokumentat ma ta vjetra  te vakëfeve ne gjuhen arabe  ne Maqedoni), ne fakultetin  filozofik ne Beograd. Po atë vit Profesor Hasani,ne katedrën e Orientalistikës do te konkurroj për docent, edhe pse  për te  shkruhet referat pozitiv, zgjedhja e tije është pezulluar deri ne vitin 1965. Duke  qene i demoralizuar për ketë  zgjatje  te mos emërimit pa përgjigje, ai e lëshon punën ne fakultet. Gjate kësaj kohe ka qene disa here ne  Dedinje  si përkthyes  i disa delegacioneve zyrtare arabe, si dhe ka marre pjese  ne disa kongrese shkencore ndërkombëtare.

Punimet e publikuara te Dr. Hasan Kaleshit, deri ne ketë kohe, sidomos nga fusha e turkologjise do te ju bie ne sy dhe do te perciellet me simpati nga  shkencëtaret  eminent, për çka edhe do ti ndahet  bursa shtetërore gjermane përmes Shoqatës se studimeve Uralo-Altaike te Universitetit te Hamburgut për vitin 1965. Këtu do te qëndroj dy vite dhe do te specializoj turkologjine, te profesor te shquar me fame boterore, si qe ishte Dr. Annemarie von Gabain e tj.  Ka mesi i marsit i vitit 1967, me ftesën e qeverise se Egjiptit Dr. Hasan Kaleshi do te  qëndroj tre muaj si mysafir ne institucionet  shkencore te Kajros. Gjate kësaj kohe se bashku me Kamil El Buhajin do te përgatisin për shtyp fjalorin e madhe te vetmin te këtij lloji ne atë kohe ne Jugosllavi, serbo-kroatisht-arabisht, por, për shkak te shpërthimit  te luftës arabo-izraelite, ne qershor te vitit 1967, fjalori mbetet i pa përfunduar, pas ndërrimit te jetës se Prof. H. Kaleshit, ne vitet 1980 , fjalori ne fjale e sheh dritën e botimit.

Ne shtator te vitit 1967, Hasan Kaleshi, zgjidhet  Bashkëpunëtor i Larte Shkencor ne Institutin Albanologjik te Prishtinës, dhe është një nga themeluesit e ketij institucioni.  Tri vite me vone, Dr. Hasan Kaleshi, zgjidhet profesor i rregullt ne Fakultetin Filozofik te Prishtinës. Ne katedrën e Historisë ne fillim, Dr. H. Kaleshi do te ligjëroj dy lende, Gjuhen Osmane dhe Shkencat ndihmse te Historisë. Gjate vitit 1973/1974, me iniciativën e Dr. Hasan Kaleshit, hapet për here te pare ne Universitetin e Prishtinës, Katedra e Orientalistikës.

Dr. Hasan Kaleshi, me pune shkencore filloi te merret mjaft herët, punimet e tij te para i hasim prej vitit 1949. Dr. Kaleshin për tu marre me pune shkencore e shquante prirja, talenti dhe stili, sepse ai posedonte dituri te gjera enciklopedike, ishte një erudit i madhe  dhe poliglot i vërtet, sepse pos  gjuhës  amtare – shqipes, ai  shkëlqyeshëm e njihte serbo-kroatishten dhe maqedonishten, kurse nga gjuhet  orientale dhe boterore,  me te cilat komunikonte, i shkruante  dhe i lexonte për  mrekulli i njihte këto gjuhe :  Turqishten, Osmanishten, Aarabishten, Frëngjishten, Gjermanishten, Italishten,  Latinishten, kurse Anglishten  e ka shkruar dhe lexuar. Dr. Kaleshi, nuk ishte vetëm njohës i mire këtyre gjuhëve, por edhe njohës i shkëlqyer i atyre kulturave te gjuhefolesve te atyre popujve. Si tille ai i kishte te gjitha parakushtet te merrej me veprimtari  shkencore ne shume disiplina. Ceshtjet dhe problemet qe i shtronte Dr. Kaleshi, nuk i trajtonte ne mënyre sipërfaqësore, por ne mënyrë te dëshmuar dhe argumentuar shkencore, duke u ballafaquar me ceshtjet thelbësore, ne baze te te cilave  depërton thelle  ne ndriçimin  dhe studimin e tyre, jo vetëm për ceshtjet e pa studiuara,  e te pa zbuluara, por edhe për ceshtjet e kqeinterperetuara, si nga fusha e orientalistikës, turkologjise, alabanalogjise, etnologjisë, si dhe  historisë kombëtare gjate periudhës osmane. Prof. Hasan Kaleshi, me punën e tij shkencore, nuk shquhet vetëm si orientalist i njohur dhe i pranuar ne bote, por kontributi i tij shkencore, aspak nuk është i vogël as ne fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, por edhe ne historinë  tone kombëtare.

Opusi i bibliografisë te punimeve shkencore te Dr. Prof. Hasan Kaleshit, eshte shume dimensional, pasi ai ka njohur disa gjuhe te huaja, është marre edhe me disa fusha te ndryshme shkencore, si me : onomastike, arabistike,  albanologji, turkologji, filologji, historinë e popullit shqiptare gjate periudhës osmane e tjera fusha shkencore.  Dr. Hasan Kaleshi, kontribute te veçanta dha edhe  ne zbulimin e shkrimeve ma te vjetra arabe ne Maqedoni dhe Jugosllavi, përkthimin e librave te ndryshëm, botimin e artikujve te ndryshëm,  kritikave, recensioneve, përgatitjen e  fjalorit, tekstin universitar  për Katedrën e Orientalistikës, përgatitjen e studimeve te veçanta te veprimtarisë politike dhe kombëtare te Faik Konicës, ne atë kohe kur nuk përmendej ne asnjë nivel shkollor emeri i F. Konices as ne Shqiperi e as ne Kosove  ne kohen e regjimit komunist Dr. Kaleshi ne ate kohe publikonte artikuj te veçante, për personalitetet te tilla, si qe ishte F. Konica, Ibrahim Temo, Mid,hat Frashri (e kishte ne doreshkrim) e  shume personalitete te tjera. Dr. Kaleshi, edhe pse ndërroj jete ne kohen kur arriti zenitin e njohurive shkencore, si dhe  afirmimin e veprimtarisë se tije shkencore ne Ballkan, Evrope dhe Bote, ai ne moshën 54 vjeçare nderoj jete, pas veti la  afër 400 njësi bibliografike. Punimet e tija janë botuar ne shume revista shkencore te vendit dhe te huaja, përmes te cilave ka hapur vizione te reja shkencore te pa trajtuara e te pa ndriçuara, jo vetëm ne mesin tone, por edhe ne Ballkan, Evrope, por edhe me gjere. Dr. Kaleshi,  përmes veprimtarisë shkencore te hulumtuar, me fakte dhe argumente, është përpjekë te  zgjeroje  fushën e kërkimeve, te hapi horizonte dhe opsione te reja, te zbuloje  figura, personalitete dhe ngjarje te panjohura deri atëherë nga fusha te ndryshme shkencore.

Publikimet e Dr. Hasan Kaleshit, shquhen për ka rreptësia shkencore, objektiviteti, paanshmëria dhe pa luhatshmëria, virtyte te rralla  te cilat i posedojnë vetëm shkencëtaret me fame botërore,  pra i tille ka qene dhe ka mbete edhe Prof. Dr. Hasan Kaleshi.

Deri sa punoi ne Prishtine, Hasan Kaleshi u  angazhua ne përgatitjen  e disa revistave shkencore, te cilat ne atë kohe botoheshin ne Prishtine dhe  jashtë saj: Ishte anëtar  i redaksisë ne “Gjurmimet Albanologjike”,  anëtar dhe kryeredaktor i “Studimeve Historike dhe Filologjike”, anëtar i redaksisë te “Vjetarit” te Arkivit te Kosovës, anëtarë i revistës “Balkanica”, organi i Institutit  Ballkanologjik ne Beograd,  anëtar i redaksisë te revistës “Jugoslovenski Istoriski Casopis”, me seli ne Beograd, anëtar i redaksisë “Prilog za orijentalnu filologiju”, organ i institutit oriental te Sarajevës, kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i revistës “Studio Humanistika”, anëtar i redaksisë i revistës “Antikitetet e Kosovës”,e tjera revistave  shkencore.

Dr. Hasan Kaleshi i cili ne vitet e shate dhjeta, me publikimet e tija shkencore dhe pjesëmarrjen e tije ne kongrese te ndryshme ndërkombëtare, krijoj emër dhe  fame botërore, andaj si i tille është zgjedhur edhe anëtar i disa redaksive te revistave shkencore ndërkombëtare si ne: “Der Islam”e cila botohej ne Berlin, ne revistën “Uralo-Altaischen Jahrbuch”me seli ne Hamburg,  revistën Sudost Forschungen, me seli ne Munih,  anëtar nderi  i Institutit te Studimeve Shqiptare ne Minhen dhe anëtari i redaksisë te Edicionit “Albansche Forchungen”. Dr. Hasan Kaleshi, ka qene anëtar nderi, anëtar me korrespondence dhe bashkëpunëtor i disa shoqatave shkencore, institucioneve dhe akademive botërore:  Anëtar me korrespondence i Akademisë  se Gjuhës Arabe te Kajros    ( i vetmi anëtar nga ish Jugosllavia), anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare shkencore “Uralo-Altaike” me qendër ne Hamburg,  anëtar i konferencës Altaistike te Blomingtonit ne SHBA, bashkëpunëtor i Akademisë te Shkencave te Bullgarisë ne Sofje, bashkëpunëtor profesional i Institutit te Filmave Shkencore dhe Dokumentar, me seli ne Getyngen. Dr. Kaleshi, përmes këtij Instituti ka realizuar një seri filmash shkencore, te cilët kane te  bëjnë me folklorin shqiptare, turk, lidhur me etnologjinë,  zanatet te cilat vdesin, si dhe kane bere incizime lidhur me ritualet fetare nga territori i Kosovës dhe Maqedonisë Perendimore.

Dr. Hasan Kaleshi, ishte  bashkëpunëtor edhe i disa  enciklopedive me karakter botëror si: Enciklopedisë Islame me seli ne Stamboll,  Enciklopedisë Arabe,me  seli ne Frankfurt, Enciklopedisë Kinematografike per filma shkencor me seli ne Getyngen te Gjermanise,  Leksikonit Zyr Geshikte  Sudosteurapas me seli ne Minhen, ne te cilin Dr. H. Kaleshi ka botuar mbi 28 artikuj për personalitetet e lëvizjes kombëtare gjate periudhës osmane si për:  Sami Frasherin, Abdul Frasherin, Naim Frashrin, Pashko Vasen, Eqrem Beje Vloren, Syryja Beje Vloren, Ali Pash Gucin, Dervish Himen, Faik Konicën, Ismail Qemalin, Fan Nolin, Haxhi Zekën, Hasan Prishtinën, Shahin Kolonjen, Kristo Luarasin, Ibrahim Temon, Turhan Pash Permetin etj. personalitete.

Punimet e Dr. Hasan Kaleshit, për shkak se mbshteteshsin ne fakte dhe dokumente origjinale, me kohe krijuan besim  dhe interesim te lexuesit dhe koleget e tije, prandaj edhe si te tilla ishin te mirëseardhura  për publikim.  Punimet e dr. Kaleshit sot i hasim ne shume  revista shkencore dhe qendra te ndryshme universitare si ne : Prishtine, Shkup, Beograd, Sarajeve, Titograd, Zagreb, Stamboll, Athine, Ankara, Kajro, Kuvajt, Damask, Paris, Berlin, Napoli,  Strasburg, Grac, Munih, Visbaden,  Hamburg, Getyngen, Nju Jork etj. qytete.

Nga e gjithë kjo qe u theksua me larte, shihet se opusi i veprimtarise shkencore te Dr. Hasan Kaleshit është shume e gjere dhe shumë dimensional, ketë e dëshmon  edhe pjesëmarrja e tije ne me se 40 kongrese  e simpoziume ndërkombëtare dhe te vendit, gjithmonë me referate, te cilët  çdo here  kane zgjuar një interesim te veçante te koleget e tije, si për mënyrën e interpretimit te problemeve shkencore ashtu edhe për idetë origjinale. Për ketë arsye kudo qe merrte pjese krijonte  emër, autoritet dhe respekt, sidomos ne arenën ndërkombëtare, për këto arsye edhe  është ftuar ne shume  Kongrese dhe Konferenca ndërkombëtare si ne:  Munih,  Hamburg,  Paris, Athine, Sofje, Bukuresht, Stamboll,  Ankara, Berlin, Rome,  Grac,  Tirane, Kajro, Aleksandri, Çikago,  e tjera qytete.

Njohja e shkëlqyeshme e shume gjuhëve te huaja dhe  botërore, Dr. Hasan Kaleshit do te ia mundësoj hulumtimin ne arkivat  ma te pasura dhe me bashkëkohore te Evropës  dhe ma gjere, si ne: Vjene, Stamboll, Ankara, Berlin,  Munih, Rome,  Paris, Bukuresht, Kajro  e shume te tjera.

Dr. Hasan Kaleshi punoi pa ndërprerje dhe gjithmonë i preokupuar me shkence  dhe me fushën e paskajshme te dijes, duke  mos  u kujdesur sa duhet as për shëndetin e tij, e cila moskujdesje do ti kushtoj me jete. Vdes nga sulmi ne zemër ne moshën 54 vjeçare, me 19 korrik 1976,  ne shkallet e ndërtesës te Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve te Kosovës ne Prishtine. Vdekja e gjeti ne detyren e shefit te Katedrës te Orientalistikës. Dr. Hasan Kaleshi, ndërroi jete ne zenitin e  dijes,  ne kulmin e autoritetit  shkencore,  ne kohen kur mundeshte ma se shumti ti kontribuoj shkencës  dhe kombit shqiptare  ne ndriçimin e personalieve te anatemuara dhe te pa zbuluara kombëtare .

Vdekja e pa pritur e Prof. Dr. Hasan Kaleshit, nuk shqetësoj vetëm  familjen e tij, por edhe miqtë dhe dashamiret ne Prishtine e gjetiu, sidomos vendasit e tij ne Kërcove, te cilët bene përpjekje maksimale për varrosjen e Dr. Hasan Kaleshit ne  vendlindje,  por një gjë te tille nuk ua  mundësonte Ligji i kohës ne fuqi, andaj varrimi i tij u be me 23 korrik 1976 ne varrezat e myslimaneve ne Beograd.

Nga keto pak shenime te shkurta bigrafike te Prof. Dr.  Hasan Kaleshit, shihet se veprimtaria e tije shkencore eshte shume dimensionale, temat e ndryshme te cilat  i ka trajtuar Dr. Hasan Kaleshi sot citohen jo vetem te punonjsit shkencore  ne territoret etnike shqiptare, por edhe te punonjesit  tjere shkencore te Ballkanit dhe  Evropes , por edhe ma gjere. Nje personalitet  me nje daipazan te tille shkencore, lakmojne ta kene shume shtete te Ballkanit, apo Evropes, kurse kombi shqiptare qe e ka, deri e sot per 40 vite, asnji Institucion i larte shkencor nuk organizoje nje  simpozium, apo Akademi Perkujtimore, ne perjashtim te organizimit te dy manifestimeve me karakter lokal te financuar privatisht nga bashkevendasit e tije te Keercoves, njeni u organizua me rastin e 20 vjetorit te nderrimit te jetes se tije ( 1996) kurse tjetri manifestim u organizua me rastin e 90 vjetorit te lindjes te Prof. Dr. Hasan Kaleshit, ne vitin 2012,te dy te mbajtur ne Kercove.

Deri me sot, me emrin e ketije shkencetari te madhe, nuk eshte  pagezuar asnji institucion shkencor, shkolle apo rruge, qe do te ishte nje privilege i vecante pere  Institucion, shkollen apo rrugen sot ta  mbante emrine e Prof. Dr. Hasan Kaleshit.

Shpresoj, dhe jame thelle i bindun se gjeneratat e reja te cilet do te merren me veprimtari shkencore, do te dine ma mire se na, ta cmojne dhe vlersojne  veprimtarine shkencore dhe kombetare te Dr. Hsan Kaleshit, dhe se me emrin e tije, jo vetem qe do te stolisin shume institucione shkencore, shkolla dhe rruge, por edhe veprimtaria e tije shkencore, do te zeje vendin e merituar ne Historine e Popullit Shqiptar.

***

KONTRIBUTI SHKENCOR I PROF. DR. Hasan KALESHIT,  HISTORISE KOMBETARE SHQIPTARE

Prof. Dr. Hasan Kaleshi, si njohës i disa gjuhëve orientale dhe botërore, të cilat ia kanë mundësuar të merret me hulumtime dhe disa disiplina shkencore, në mesin e të cilave, pa dyshim gjurmë të thella ka lënë edhe në fushën e Historisë tonë Kombëtare. Duhet theksuar se çështjet të cilat shtrohen në publikimet shkencore të Prof. Dr. Hasan Kaleshit, nuk janë stolisje  shkencore, por ai depërton thellë në  problematikën dhe ndriçimin e tyre. Në publikimet e tija, shpesh objekt trajtimi do të jenë tema të pa prekura, dhenje e tezave të reja,  trajtimi i çështje deri atëherë të pa njohura, të pa definuara, të pa sqaruara ose gabimisht të interpretuara nga fusha e orientalistikës, turkologjisë, albanologjisë, etnologjisë dhe historisë tonë kombëtare, nga periudha osmane.

Dr. Hasan Kaleshi, në punimin e publikuar në Sarajevë  në vitin 1961, të titulluar “Vakefnamja më e vjetër në Jugosllavi”, përmes të cilit punimi, me fakte dhe  argumente e ka dëshmuar se vakefnamja më vjetër e shkruar në gjuhën arabe, është ajo e Sungur Çaush beut nga Manastiri, e cila daton nga pjesa e dytë e shek. XIV, në bazë të cilit dokumenti shihet se Sungur Çaush beu ka ndërtuar xhaminë e parë në Jugosllavi, që është njëra ndër më të vjetrat edhe në Ballkan, e cila është ndërtuar në Manastir në vitin 1435, e cila ka ekzistuar deri në vitin 1946 në rrugën “Ivan Milutinoviq”, në vendin e të cilës xhami tani është ngritur një kompleks banesash. Dr. Kaleshi, me këtë publikim e hedhë poshtë  tezën e Glisha Elezoviqit, se Allaxha Xhamia e Shkupit është xhamia më e vjetër në Jugosllavi, e cila daton  nga viti 1444.

Kontribut të veçantë në fushën e trashëgimisë të historisë të popullit shqiptarë,  Dr. Hasan Kaleshi ka dhënë në heqjen dilemave se kush e ka ndërtuar  xhamin e Sinan Pashës në Prizren dhe të Sinan Pashës në Kaçanik, përmes punimit, “Veziri i madhë Koxha Sinan Pasha dhe vakefnamja e tij.”  Në Kosovë ekzistojnë dy xhami të rëndësishme të cilat e mbajnë emrin e Sinan Pashës, njëra gjendet në Prizren, tjetra në Kaçanik. Për ndërtuesit e këtyre xhamive, është shkruar mjaft si përmes shtypit, ashtu edhe në historiografi, mirëpo këto shkrime kane krijuar shumë dilema dhe paqartësi për ndërtuesitë e  këtyre dy xhamive. Në shumë raste është thënë se këto dy xhami i ka ndërtuar Koxha Sinan Pasha, ose të kundërtën, atë në Prizren  Koxha Sinan Pasha, kurse atë tjetrën në Kaçanik Sofi Sinan Pasha. Përmes punimit të lartcekur, Dr. Kaleshi i heqë të gjitha dilemat dhe në mënyrë  faktografike  dëshmon  se xhamin e Sinan Pashës në Prizren e ka ndërtuar SOFI SINAN PASHA, Bejlerbe i Budimit, me prejardhje shqiptare, i lindur në katundin Vili të Lumës në Shqipëri, kurse xhamin në Kaçanik, e cila po ashtu e mbanë të njëjtin emër, e ka ndërtuar KOXHA SINAN PASHA, vezir i lartë në hierarkinë e Perandorisë Osmane, pushtues i Jemenit, Tunizit dhe Gjeorgjisë, si dhe udhëheqës  i shumë ekspeditave ushtarake, përndryshe me prejardhje shqiptare i lindur në Topojan të Lumës në Shqipëri.

Dr. Hasan Kaleshi, në bazë të dëshmive autentike, dilema të tilla ka hequr edhe me ndërtimin e Kurshumli Hanit në Shkup, për ndërtuesin e të cilit, kanë ekzistuar  disa mendime dhe teza të ndryshme. Disa kanë menduar se hanin e ka ndërtuar Perandori Konstantin, disa kanë menduar se e ka ndërtuar Perandori Justinijan, kurse disa shkencëtar serbë kanë përhapur tezën , se atë e ka ndërtuar Car Dushani. Të gjitha këto dilema dhe teza  i ka hedhë poshtë Dr. Hasan Kaleshi, në bazë të një dokumenti origjinal në arabisht, përmes të cilit vërteton se Kurshumli Hanin në Shkup e ka ndërtuar MUSLIHUDDIN al MADINI në vitin 1550, i cili përveç këtij hani, ka ndërtuar  një xhami në Trepçe dhe një në Novi Pazar.

Vlenë të theksohet se Dr. Hasan Kaleshi, kontribut të veçantë historisë kombëtare i ka dhënë përmes punimit: “Çfarë të dhënash na japin kronikat osmane mbi luftërat shqiptaro-turke në shek. e XV”.  Në këtë punim Dr. Kaleshi bënë fjalë për rëndësin e kronikave turke, për njohjen me të kaluarën e historisë të trevave shqiptare. Në punimin në fjalë, autori ka trajtuar tri kronika më të vjetra turke, te Shukurzllahut, ASHIK-PASHAZADES dhe HOXHA SADUDDINIT. Rëndësia e kronikës së parë qëndron në faktin se në të përmenden shqiptarët për herë të parë lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Betejën e Kosovës. Në kronikën e dytë ( te Ashikpashzades), përmenden për herë të parë tokat shqiptare, kurse në kronikën e tretë (te Hoxha Saduddinit) shqiptarët përmendën  lidhur me plaçkitjen e plotë të  territoreve shqiptare.

Dr. Hasan Kaleshi, kontribut të rëndësishëm për historinë tonë kombëtare ka dhënë edhe përmes punimit: “ Një burim turk mbi kryengritjen e shqiptarëve në vitin 1909-1912”.  Në punimin në fjalë, autori jep shënime interesante për situatën politike në territoret shqiptare gjatë periudhës së kryengritjeve shqiptare kundër  regjimit të osmanilive në vitet 1909-1912. Dr. Kaleshi, përmes këtij artikulli thekson, se nuk do të kemi vlerësim real për kryengritjet shqiptare në këtë periudhë, nëse  nuk shfrytëzohen burimet osmane dhe literatura e autorëve pjesëmarrës të kohës, udhëheqësve të ekspeditave turke për shuarjen e kryengritjeve shqiptare. Rëndësia historike e këtij burimi turk qëndron në faktin, se në të përveç shënimeve të detalizuara që jep për ngjarjet që janë zhvilluar në atë kohë, konstatohet se kryengritjen shqiptare kanë qenë shkaktarët kryesor që Perandoria Osmane  të humb Rumelinë. Punimi i lartcekur ka rëndësi të madhe jo vetëm  për historinë e popullit shqiptarë, por edhe për Historinë e Ballkanit në tërësi.

Njëra ndër tezat e reja të paraqitur për herë të parë nga Prof. Dr. Hasan Kaleshi, në vitin 1975 në gjuhën gjermane me titull: “Depërtimi turk në Ballkan dhe islamizimi-faktorë të ekzistencës etnike dhe kombëtare ëe popullit shqiptare” e cila tezë sot është standardizuar, edhe pse  pas rënies të sistemit monist, ka pasur shumë raste, që këtë tezë kanë dashur të  përvetsojnë disa shkencëtar shqiptarë sit e veten, duke tentuar të tregojnë se ato janë të parët të cilët përhapin një tezë të tillë.

Dr. Hasan Kaleshi, përmes punimit në fjalë, edhe pse bie në kundërshtim me historiografinë bashëkohore shqiptare të kohës, e cila në depërtimin e Perandorisë Osmane në Ballkan dhe në islamizimin e shqiptarëve, gjenë vetëm elemente negative, ai në këtë studim paraqitet me një tezë krejtësisht tjetër, duke  theksuar dhe argumentuar se në kohën kur shqiptarët ishin pa shtet, pa kishë të tyre, pa tradita kulturore, pa klerë, pa shkolla, të rrethuar nga Bizanti në njërën anë, nga shteti serb në anën tjetër, nga Venediku në anën  bregdetare, në këto rrethana nuk ka pasur kurfarë  gjasash të ekzistojnë si komb. Me depërtimin turk në Ballkan, me shkatërrimin e Bizantit dhe të shtetit serb, me deziorentimin e kishave të tyre i hapet rrugë ekspansionit shqiptarë nga veriu, në këtë mënyrë njëkohësisht  pengohet  asimilimi i shqiptarëve nga elementet e lartcekura.

Kontributi shkencor i Prof. Dr. Hasan Kaleshit, në fushën e historisë kombëtare, nuk është i vogël, ai në këtë drejtim ndriçoi një vargë personalitetesh të cilët vepruan në kohën e Perandorisë Osmane. Për disa prej tyre, për herë të parë shkroi  pikërisht Dr. Hasan Kaleshi siç është rasti për  Dr. Ibrahim Temon, disave personalitete do t’ua begatojë veprimtarinë  e tyre  kombëtare, kurse disa nga ato do t’i ngriti  në piedestalin më të lartë e shkencor, duke i rradhitur në mesin e enciklopedistëve dhe shkrimtarëve  më të mëdhenj shkencor të rangut botëror, siç është rasti me Sami Frashërin.

Dr. Kaleshi, jo vetëm që ka pas prirje dhe talent për me u marrë me punë shkencore, por ai ka pasur edhe  guxim, sepse ai ka  publikuar veprimtarin kombëtare të disa personaliteteve kombëtare, që kolegët e tij të kohës, nuk kanë guxuar as emrat me ua përmendë, siç është rasti me Mid’hat Bej Frashërin  , për të cilin më së miri na flet dorëshkrimi i cili është gjetur mbi tavolinën e punës, duke e përgatitë artikullin për leksikonin biografik cili botohej në Munih, por mjerisht, dorëshkrimi ka mbetur i pa përfunduar dhe pa botuar, jo vetëm për Mid’hatin Frashërin, por edhe për shumë personalitete tjera kombëtare të cilët kanë qenë  të paraparë të botohen në atë leksikon, për shkak të vdekjes së pa pritur të Dr. Hasan Kaleshit . Për të shkruar në atë kohë për Mid’hat Frashërin, themeluesin e Ballit Kombëtar, nuk është dashur me pas vetëm dituri, por edhe guxim, të cilat virtyte nuk i kanë munguar Prof. Dr. Hasan Kaleshit.  Në këtë kontekst duhet cekur se  Dr. Kaleshi shkroi në atë kohë artikuj edhe  për disa personalitete kombëtare, për të cilët në kohën e komunizmit nuk flitej as që shkruhej  në të dy anët e kufirit si për: Faik Konicën, Eqrem e Syreja Bej Vlorën, Ibrahim Temon  e shumë të tjerë. Kur është fjala për Faik Konicën Dr. Kaleshi me rastin e shënimit të 100 vjetorit të lindjes së Konicës, të cilin përvjetorë e shënon Federata  Panshqiptare “VATRA” në vitin 1976 në Nju Jork, paraqet temën: “Faik Konica dhe marrëdhëniet e tij me Austro-Hungarinë”, të cilin referat, për shkak të ndërrimit të pa pritur të jetës së tij, e ka lexuar në simpozium me lot në sy, Z. Edvard Liho. Profesorë Kaleshi, përmes punimit në fjalë, jep një kontribut të veçantë të lëvizjes kombëtare, politike dhe letrare të Faik Konicës. Po ashtu përmes këtij artikulli, Autori nxjerrë në pah aktivitetin politik dhe kombëtarë të Konicës, në përhapjen e ndjenjave kombëtare shqiptare dhe popullarizimin  e tyre te intelektualët e kolonive shqiptare në vende të ndryshme të botës, në ngritjen  dhe afirmimin e problemit shqiptarë në Evropë dhe Amerikë, luftën e tij diplomatike dhe intelektuale kundër copëtimit të territoreve shqiptare, si dhe pjesëmarrjen e tij në konferencat ndërkombëtare lidhur me caktimin e  kufijve të shtetit shqiptarë.

Vlenë të theksohet së në Biographische Lexikon zur Geschchte Sudosteuropas, (Leksikon për historinë e Evropës Juglindore) me qendër në Munih, Dr. Hasan Kaleshi ka botuar 28 artikuj të personaliteteve të lëvizjes kombëtare shqiptare gjatë periudhës osmane, si për : Abdyl Frashërin, Pashko Vasën, Eqrem Bej Vlorën, Syrija Bej Vlorën Ali Pashë Gucinë, Sami Frashërin,  Haxhi Zekën, Hasan Prishtinën, Abedin Pashë  Prevezën, Sami Frashërin, Dervish Himën, Shahinë Kolonjën, Faik Konicën, Kristo Luarasin, Turhan Pashë Përmetin, Ibrahim Temon, Fan Nolin, Ismail Qemalin e shumë të tjerë , veprimtaria kombëtare e të cilëve ka qenë kryesisht zgjedhja e çështjes shqiptare, krijimi i një shteti të natyrshëm shqiptarë. Artikujt e lartcekur për personalitetet në fjalë, për mendimin tim,  nuk janë botuar rastësisht  në atë kohë  në gjermanisht nga Dr. Hasan Kaleshi,  por, per qëllime të caktuara, duke dashur përmes tyre, ta njohi opinionin më të gjerë intelektual shkencor evropian, lidhur me kërkesat dhe angazhimet e rilindësve tanë, për zgjedhjen e çështjes kombëtare.

Siç kemi theksuar  më lartë, punimet shkencore të Prof .Dr. Hasan  Kaleshit, nga fusha e historisë, nuk janë të qëndisura me korniza romantike, por duke qenë të mbështetura në dokumentet autentike, kanë vlera të veçanta  për historinë tonë kombëtare, sepse  përmes tyre ai hap shtigje të reja historike, zbulon personalitete të mirëfillta kombëtare, jep teza të reja, heqë konfuzione dhe dilema  deri atëherë  të pa sqaruara. Dr. Hasan Kaleshi me veprimtarinë e tij parimore dhe principet shkencore, jo vetëm që ka mbetë i pa vdekshëm për botën shkencore, por ai i ka pasuruar të gjitha ato disiplina shkencore me të cilat është marrë në tërësi, në veçanti ka pasuruar edhe Historinë e tonë Kombëtare, andaj si i tillë do të zënë, edhe vendin meritor në Historinë e Popullit Shqiptarë.

Shenimi i autorit:E nderuara Redaksi e Diellit,

Po ju dergoj nje artikull per botim, kushtuar Prof. Dr. Hasan Kaleshit , me rastin e 40 vjetorit te nderrimit te jetes se tij .
Ju pershendes duke ju deshruar shendet  dhe suksese ne pune, Riza
Sadiku, Prishtine.

Filed Under: ESSE Tagged With: me famë botërore, Personalitet, Prof.Dr.Hasan Kaleshi, Riza Sadiku

NJË LETËR E RRALLË E APOLINERIT DREJTUAR FAIK KONICËS

July 9, 2016 by dgreca

Me rastin e VITIT FAIK KONICA shpallur nga Vatra/

Fletore koniciane nr. 21./

 Nga Fotaq Andrea/

Është faktikisht e vetmja letër, e zbuluar dhe e botuar gjer më sot, e shkrimtarit dhe poetit francez Gijom Apoliner drejtuar mikut të tij Faik Konica. Kur njihen tashmë shtatë shkrime apolineriane që portretizojnë Konicën dhe shqiptarët në përgjithësi. Është një dokument me vlerë të veçantë që vërteton lidhjet tejet miqësore Konica-Apoliner, që zgjatën një dekadë (1903-1913), me anë letërkëmbimi, por edhe me bashkëpunim të ngushtë në fushën e Letrave e, mbi të gjitha, me shkëmbim mendimesh dhe përvojash, deri në qarje hallesh e këmbim erudicioni.

Letra e Apolinerit për Konicën, të cilën po e japim më poshtë të përkthyer për herë të parë, është botuar në veprën “Guillaume Apollinaire, Correspondance générale”, vëllimi l, përgatitur nga Victor-Martin-Schmets, Paris, 2015. Mban numrin rendor 399; është letër autograf me firmë, zbuluar më 2007 dhe shitur në ankandin francez Drouot.

Ku qëndron konkretisht interesi i kësaj letre për publikun dhe studiuesin shqiptar të jetës dhe veprës së Konicës? Por më tej, edhe për vetë studiuesit francezë, që pak janë ndalur në marrëdhëniet Konica-Apoliner, gjë që do ta bënte për herë të parë me sukses akademiku Luan Starova në fund të shekullit të shkuar.

Në fakt, sa herë përmendet lidhja epistolare Konica-Apoliner, gati tërë studiuesit francezë, por edhe ata anglo-amerikanë e përqendrojnë vëmendjen te dy vizitat e Apolinerit në Londër (më 1903 dhe 1904) tek miku i tij shqiptar, në kërkim të Annie Playden, e dashura e zemrës e poetit të ri simbolist, që u bë për të burim frymëzimi për tre poema nga më të bukurat të modernitetit francez. Veçse, një analizë e hollësishme e marrëdhënieve Konica-Apoliner nxjerr në pah, para së gjithash e mbi të gjitha, lidhjet e tyre miqësore tepër të veçanta, mbi baza të fuqishme shpirtërore, talenti e erudicioni, interesi të ndërsjellë intelektual e konceptual, në kërkim gjithsecili – në mënyrën e vet dhe në kushte të caktuara -, të modernes së përparuar në krejt format e veta shprehëse, qoftë për Letrat shqipe, qoftë për Letrat frënge, në atë fillim të shekullit XX, kur përherë e më shumë po shpërtheheshin kufijtë e ngushtë të tradicionales retrograde, të dogmave dhe konservatizmit, në favor të lirisë së mendimit dhe të shprehjes, të Lirisë në kuptimin suprem të fjalës.

Edhe pse e shkurtër, kjo letër flet shumë në disa rrafshe:

Së pari, Apolineri i hap zemrën Konicës kur i thotë : “Jam njeriu më i lodhur i botës, i lodhur nga gjithçka, përveçse Letrave”. Një pohim i tillë i guximshëm, që shfaq një gjendje shpirtërore në rënie, një lodhje nga jeta, nga hallet, stërmundimet, i bëhet përgjithësisht një njeri tepër të afërt, i konsideruar si i familjes. Dhe jo rastësisht, vetë përshëndetja në mbyllje të letrës është: “Juaji vëllazërisht”, mjaft e veçantë nën penën e Apolinerit dhe kurrsesi jo një formulë formale. Sepse, Apolineri 23 vjeçar (1903), vërtet ka pasur një shoqëri tepër të gjerë dhe bashkëpunim të ngushtë me intelektualë të kohës që do bënin emër në fushën e modernitetit, por drejtori i revistës “Albania”, Faik Konica, me të cilin ai do korrespondonte që në shtator 1903 dhe do ta njihte nga afër dy muaj më vonë në Londër, do hante bukë veç në atë shoqëri të gjerë intelektuale të “La Plume” dhe “Le Festin d’Esope”. Fakti është që ndër miqtë e parë të Apolinerit, Konica do bëhej mik i rrallë e i veçantë, me intelektualitet të lartë e përvojë të pasur jete, studimi dhe botimi. E mbi të gjitha, me të ai do ndante të mirën e të ligën, siç thotë shprehja popullore.

Kur ndjek me hollësi letrat e Konicës për Apolinerin, nuk ka si të mos ndjesh që shqiptari do t’i bëhej frëngut “mik për kokë”. Vërtet Konica ishte vetë i ri në moshë (27 vjeç), por kishte pjekuri e thekuri në jetë, dinte ta nuhaste talentin e veçantë, atë dikush të penës, penelit apo notës muzikore, dinte ta piketonte kudo që të ndodhej, sidomos në Parisin kërthizë të kulturës europiane. Me një fjalë, Konica e “blinte” talentin e ri nga mënyra si shkruante, nga erudicioni që shpaloste e mbi të gjitha nga “e reja” letrare dhe artistike që sillte e përfaqësonte. Nga ky këndvështrim, lidhja miqësore e Konicës me Apolinerin do të shfaqej që herët, që në fillimet e para të krijimtarisë apolineriane, kur poeti modern frëng ende nuk ishte afirmuar si personalitet botëror i Letrave, si teoricien i Frymës së re, të artit të ri poetik në përmbajtje dhe formë, pararendës i surrealizmit. Sidomos, në këtë lidhje miqësore të tyre, do gjente kuptimin e vet të plotë shprehja e bukur shqipe “bukë e kripë e zemër” kur gjeniu i Letrave shqipe do t’i hapte derën e shtëpisë dy herë radhazi në Londër gjeniut të ardhshëm të Letrave frënge për të ngrënë bashkërisht shqiptarçe, në një çanak e konak, atë “thes me kripë” të miqësisë së pastër. Shkrimtari André Billy, te parathënia e “Veprave të Plota” të Apolinerit në koleksionin e famshëm “Pleiade” do të vinte në dukje: “Në shtator 1903, një rast i dhurohet atij [Apolinerit] për të bërë pa e zgjidhur qesen një udhëtim në Londër : një shqiptar, që ai nuk e njeh veçse me anë letrash, dhe që drejton atje një revistë, “Albania-n”, e fton për vizitë. Dhe ai shkon më se i vendosur për të takuar Anin[…]”. Pra, në ftesën dhe në pritjen që i bën mikut frëng në shtëpi të tij, me një njohje aq të shkurtër, Konica nuk bën gjë tjetër veçse shfaq cilësinë karakteristike shqiptare të mikpritjes, duke falur besim të plotë, me dorë në zemër.

Po ashtu, në kushte mjaft të veçanta emigracioni (dy herë i dënuar me vdekje nga Padishahu dhe i gjurmuar nga censura turke, belge, etj.), Konica do priste në Londër edhe Albert Kostrowitzki-n, vëllain e Apolinerit, një fakt më shumë që i jep miqësisë së tyre një kuptim edhe më familjar, duke e tejkaluar lidhjen e thjeshtë si dy miq europianë.

Së dyti, kjo letër nxjerr në pah edhe një element tepër domethënës në marrëdhëniet Konica-Apoliner: që lidhja e tyre shfaqet për të sajtën herë mbi baza intimiteti, konfidencialiteti dhe besueshmërie të plotë e të ndërsjellë. Konkretisht, më 1912, Apolineri i kërkon Konicës – as më shumë e as më pak – të bashkohet me të në Amerikë, dhe jo thjesht për vizitë apo për një kohë të caktuar, por për t’u vendosur përgjithnjë në Kontinentin e ri, për të punuar së bashku: “Unë nga ana ime, thotë frëngu, do të shkoja me dëshirë në Amerikë dhe, sikur të kuptonit që unë do mund të jetoja aty në mënyrë të kënaqshme, më jepni sinjal dhe unë do vija të bashkohesha me ju”. Nuk ka më qartë: Apolineri do që të shkëputet njëfarësoj nga Franca, nga rrethi i gjerë i miqve të tij, t’i shmanget e t’i largohet vetë famës së tij në rritje e sipër. Duket këtu, në sipërfaqe, një si diçka paradoksale nga ana e Apolinerit, por që fsheh shumë gjera në thellësi, e mbi të gjitha, një vuajtje të madhe shpirtërore të gjeniut frëng. Dhe jo pa arsye: një vit më parë, për shkak të një gabimi gjyqësor, në gusht 1911, Apolineri ishte akuzuar dhe mbajtur disa ditë në burg për vjedhjen nga Luvri të Xhokondës, vjedhje e bërë nga italiani Vincenzo Peruggia, ish xhampunues në Luvër që kishte vënë nën xham kryeveprën e pikturës botërore. Më pas, mbi bazë denoncimesh anonime, për ta poshtëruar e njollosur, Apolineri akuzohet për vjedhjen e tre statuetave fenikase po nga Luvri, kur këtë vjedhje e kishte bërë tanimë ish sekretari i tij belgu Gery (Henri) Pieret. Dyshohej për bashkëfajësi në këtë vjedhje edhe vetë Pikaso. E zbardhur juridikisht, çështja do mbyllej pas disa ditësh, pa asnjë pasojë për korifenjtë e letërsisë dhe artit avanguardist. Veçse tronditja për Apolinerin do të ishte e madhe. Dhe  lavdia e tij në rritje – kur propozohej në atë kohë për çmim “Goncourt”, kur organizohej peticion nga personalitete të shquara për ta mbrojtur dhe për të vënë në vend nderin e tij, kur Elemir Bourges dhe Remy de Gourmont e shpallnin publikisht Apolinerin “njeri të ndershëm, të pastër, fisnik nga shpirti dhe pena, mik bujar e të sigurt, që kishte për pasion vetëm artet dhe librat e tij” -, kjo lavdi pra, nuk do ta ngushëllonte aspak djaloshin Apoliner, plagosur dhe gati asgjësuar moralisht. Andaj dhe ai i kërkon me aq delikatesë e finesë sivëllait të tij shqiptar Konica një sinjal grishjeje për të jetuar e punuar në Amerikë të dy së bashku, të dy në kushte emigracioni!

Dhe nuk është hera e parë që ndodh kështu në marrëdhëniet e tyre. Sepse, siç kemi vënë tashmë në dukje (“Fletore konicane nr.2”), letërkëmbimi Konica-Apoliner shfaq shumë herë telashe financiare të të dy miqve të ngushtë, kufizime, nevoja për botim e jetesë normale. Kështu, në 20 nëntor 1903, Konica i shkruan Apolinerit: “Mësojeni mirë anglishten. Keni të drejtë. Sepse shpresoj që brenda pak muajsh t’ju shoh sërish në Londër. Nëse do hidhni spirancën në Angli, do të isha i lumtur, sepse kam besim në tregtinë tonë intelektuale” (nënvizimi i ynë). Po aty, pak më tej: “Do dëshiroja së tepërmi ta shihja veten të fuqizuar, mbi baza të shëndosha […]. Do dëshiroja madje të ndihmoja edhe unë vetë materialisht, sikur ata horra turqish […] nuk do më kishin kufizuar së tepërmi mjetet.” Është fjala këtu për një ndihmë financiare të Konicës për Apolinerin që ky të vazhdonte të botonte në Paris revistën e tij “Le Festin d’Esope”. Në fakt, siç vënë në dukje studiuesit e veprës apolineriane, Konica, jo vetëm që bënte pjesë që në fillim në Komitetin themelues të revistës së Apolinerit, por kishte ndihmuar edhe financiarisht mikun e tij. Në këtë drejtim, Pierre-Marcel Adema, specialist i veprës apolineriane, në librin “Guillaume Apollinaire, Jetë perpendikulare” thekson: “Udhëtimi i tij [në Londër 1903], ishte i shkurtër. Ndonëse kishte përfunduar me një dështim sentimental [me Annie Playden], të paktën kishte arritur të përfitonte një kompensim, bashkëpunimin dhe ndihmën e Faik beg Konitza-s për revistën e tij “Le Festin d’Esope” (nënvizimi ynë). Dhe Adema që shton se numri 2 i revistes apolineriane do kishte 20 faqe nga 16 (i pari), si dhe më shumë shkrime e autorë falë ndihmës konkrete materiale të Konicës!

Në mënyrë tepër domethënëse, lidhjet vëllazërore të shqiptarit me francezin shfaqen sidomos në letrën e 19 gushtit 1904, kur Konica i shkruan Apolinerit: “[…] jeta e një të larguari politik, drejtues i një lëvizje separatiste [si unë], s’ka si të mos përmbajë ndoca telashe, sidomos financiare. Shumë nga miqtë e mi janë arrestuar kohët e fundit dhe pronat e mija janë sekuestruar […]”. Dhe më tej po aty – në një kohë kur Apolineri njihte probleme të mëdha financiare dhe kreditorët i ishin qepur pas për të shlyer borxhet -, Konica e pyet mikun e tij: “Si po ja bëni me persekutuesit tuaj? Shpresoj se keni arritur t’ia dilni mbanë. Nëse e shihni veten të detyruar të largoheni nga Parisi, mendoj që Londra do të ishte për ju një strehë tërheqjeje më e mirë nga çdo vend tjetër. Madje mund të projektojmë së bashku themelimin [sic!] e një reviste po qe se mundësitë e mija financiare më lejojnë të kontribuoj në këtë mes”. Le ta përfytyrojmë një çast këtë bashkëpunim të ngushtë Konica-Apoliner më 1904, në krye të një reviste europiane, siç e propozon konkretisht drejtori i “Albania-s”! A nuk do kishim vërtet një skenar e regji nga më të denjat për një film hollivudian?!

Pra, nuk ka më qartë: të dy miqtë tanë komunikojnë ngushtë dhe flasin hapur e çiltër për projekte “që mund të kishin modifikuar plotësisht trajektoren e poetit”, siç thotë prof. Pierre Caizergues në studimin “Letra të marra nga Guillaume Apollinaire” (Revue d’Histoire Littéraire de la France, shtator-tetor 1905, f. 774). Veçse, në këshillën e urtë të “vëllait” të madh për  “vëllain” e vogël -, ashtu si edhe për çështje të dashurisë apo të zemrës -, Konica tregohet tepër i pjekur e i kujdesshëm kur i shkruan Apolinerit më 2 shkurt 1905: “Të shkosh në Amerikë me idenë për t’u vendosur aty dhe për t’u marrë me afarizëm, është, për mendimin tim, një aventurë që nuk ia vlen në gjendjen e sotme të atij vendi. Por të shkosh aty për të zënë një katedër të qetë si profesor, dhe për më tepër me 25.000 franga në vit, si ajo që ju kanë propozuar për në Salt Lake City, kjo, për besë, s’ka pse kundërshtohet. Përse u dashka ngurruar, po qe se propozimi është serioz?” (Letra 24). Nuk ka më qartë, më çiltër, më vëllazërisht – gjë që vërteton katërçipërisht thënien e specialistit më të mirë të veprës apolineriane Michel Décaudin kur shprehet për studimin madhor të Luan Starovës “Faik Konica dhe Gijom Apoliner, Një miqësi evropiane”: “Del nga ky libër se këmbimet midis Apolinerit dhe Konicës janë larg së qeni krejt të rastësishme apo anekdotike. Ato nxjerrin në pah, siç e thekson më së miri Luan Starova përafri të thella që nuk mund të anashkalohen”. (Que Vlo-Vle? korrik-shtator 1998).

Së treti, siç pasqyrohet edhe në këtë letër, lidhja Konica-Apoliner, sado e fuqishme që shfaqet, ka mbetur edhe sot e kësaj dite brenda një kuadri të ngushtë, aq sa nuk është bërë gjer më sot objekt i veçantë studimesh apolineriane. Dhe kjo, për mendimin tonë, ka arsyet e veta: në shoqërinë e tij të gjerë intelektuale, të zhurmshme e vluese në ide dhe reforma artistike, Apolineri nuk e përmend me emër Faik Konicën, nuk e “popullarizon”. Ndoshta ai e bën këtë për të ruajtur figurën e një “udhëheqësi politik e separatist” si Konica, kur Shqipëria vazhdonte të bënte pjesë në Turqinë europiane; ndoshta e bën për të mos e kompromentuar dhe dëmtuar kurrsesi mikun e tij fisnik, duke shmangur përgjimet e censurës dhe të hafijeve turke që asnjëherë nuk e kishin lënë rehat rilindësin shqiptar në emigracion. Veçse, në shkrimet e tij, ai nuk mungon ta paraqesë Konicën me pseudonimin “Spiroberg”, qoftë te revista e tij “Le Festin d’Esope”, qoftë te “Ditari i tij intim, 1898-1918”. Madje edhe dy shkrimet e Faik Konicës te “Le Festin d’Esope” (“Skicë metodë për t’u duartrokitur nga borgjezët – dhjetor 1903” dhe “Mashtrimi më kolosal në historinë e llojit njerëzor” – qershor 1904) janë botuar thjesht me pseudonimin “Thrank-Spiroberg”. Aq sa shumëkush në atë kohë ia njohu këto shkrime vetë Apolinerit, si krijime të tij letrare, sikurse personazhi i dyfishtë i Pablo Kanurit (Pikaso dhe Konica) që Apolineri krijoi me mjeshtëri te “Gruaja e ulur”. Madje, edhe kur Apolineri e shfaq mikun e tij me emrin e vërtetë, si te kronika “Bileta e një diplomati të vjetër” (janar 1906) dhe te portretizimi “Faik beg Konitza” (“Jetë anekdotike – 1912), përsëri, ka skeptikë që nuk e besojnë Apolinerin për çka shkruan me aq vërtetësi për mikun e tij të hershëm shqiptar (dëshmon këtu edhe letra që po botojmë). Në fund të fundit, fakti është se nën penën apolineriane, kemi sot një stoli-flori e thesar për gjeniun rilindës Konica, si figurë e lartë e intelektualitetit europian dhe si burrë shteti i vërtetë: “Nëse Shqipëria do të ishte shtet, ai do të ishte padyshim kryeministër i saj. Albanolog, sanskritist, bile edhe jamatolog, beu Konica njihet prej dijetarëve të krejt Europës”. Ja fjalë të arta të Apolinerit për Konicën tonë.

Nga ana tjetër, nuk mund të mos theksojmë rastet kur Apolineri është bërë, siç thotë studiuesi P. Caizergues, “zëdhënës i Konicës për mbrojtjen e kauzës shqiptare, [sic!] një preokupim më i përgjithshëm e me konstant i poetit: mbrojtja e minoriteteve të shtypura” (“Que Vlo-Vle?, prill-shtator 1983). Fakti është se Konica i besoi gjeniut frëng të Letrave jo vetëm misione të rëndësishme publicistike për demaskim figurash politike që i prishnin punë çështjes shqiptare, si princërit Albert Ghica (Gjika) dhe Aladro Kastrioti, pretendues për fronin e Shqipërisë, por edhe misione tepër “delikate” për veprimtari të mirëfilltë propagandistike. Përmendim rastin kur Konica i dërgon Apolinerit më 29 shtator 1909, me postë – dhe me shumë marifet për të shmangur censurën – 68 broshura me një “Thirrje drejtuar popullit shqiptar”. Në letrën shoqëruese të broshurave, Konica thekson : ” Një nga komitetet tona i drejton një thirrje popullit shqiptar. Për t’ua larguar turqve vëmendjen nga burimi i kësaj proklamate, u vendos të bëhet dërgimi i saj nga shumë anë të Europës. Tashmë kam bërë gati dhe kam vulosur 68 pakot që duhet të nisen nga Franca. A mund t’i besoj besnikërisë së një miku dhe heshtjes suaj prej fisniku për të më bërë këtë shërbim? Do t’jua dërgoj këto qarkore me një kolipostë, dhe juve s’ju mbetet veç t’i hidhni në kutitë shpërndarëse të shtypit. Por nuk duhet përmendur te askush kjo çështje. Duke qenë se qeveria franceze e urren lirinë dhe ka maninë të fusë hundët kudo, mund të qëllojë t’ju pyesin se nga vijnë këto letra dhe për çfarë arsye. Në këtë rast s’u mbetet veç të thoni të vërtetën, ose njëfarësoj.” (Letra 38).

Po ashtu, më 16 tetor 1913, Konica i dërgon Apolinerit nga Raguza një qarkore në frëngjisht në emër të “Senatit të Shqipërisë qendrore”, në kohën kur ai bëri pjesë përkohësisht në Qeverinë provizore të Durrësit. Në letrën shoqëruese të qarkores, ai thekson: “[…] Po përshkojmë një krizë tepër të mundimshme, por shpresoj se më në fund do t’ia dalim mbanë. Mbërritur dje në Raguzë për t’u telegrafuar Fuqive tekstin e një dokumenti të rëndësishëm, do rikthehem sot për në Durrës, ku banoj hëpërhë. Dokumenti në fjalë mund t’i interesojë mikut tuaj […]. Miku juaj është në dijeni të gjërave të Shqipërisë dhe e kupton fare mirë rëndësinë e ngjarjeve të fundit. Po prapë, ka një fakt të ri që ka ndodhur qëkurse ai është larguar dhe që duhet vënë në dukje: Austria dhe Italia, për të çelur një bankë në Shqipëri, kanë marrë privilegje të tepruara, dhe një koncesion i tillë i jep goditjen përfundimtare pushtimit ekonomik të Shqipërisë nga këto dy fuqi të Adriatikut. Lëvizja e Durrësit është një reagim i fuqishëm ndaj këtij pushtimi. Ja pse Franca duhet ta shohë atë me po aq simpati sa shihet me urrejtje në Austri e Itali”. (Letra 45). Në letër përmendet edhe emri i poetit ushtarak francez Paul Feuillatre (miku), i cili ishte takuar me Konicën në Shkodër në emër të Apolinerit, i kishte dhënë madje edhe një libër të këtij të fundit.

Së katërti dhe më në fund, si në shumë letra të tyret, të dy miqtë i qahen shoqi-shoqit për parregullsi korrespondence, për mos përgjigje a përgjigje të shkurtra, për epistolar me hope, por të pandërprerë dhe pa mbajtje mërie, duke e kuptuar mirë njëri-tjetrin në halle e mbingarkesa, në kohë e hapësira të ndryshme, e sidomos me gjendje shpirtërore shpesh të trazuar. Por çka bie dukshëm në sy në letrën e vetme të Apolinerit për Konicën zbuluar gjer më sot, (por edhe letra e tij e fundit për mikun shqiptar!) është ajo farsa apo lojnia e famshme e personazhit të dyfishtë Konica – De Casseres (“shkrimi juaj është amerikanizuar!”), të cilën e kemi trajtuar me hollësi në “Fletore koniciane nr. 15, Faik Konica, përçues i vlerave të letërsisë dhe artit avangardist europian në Amerikë”. Plot erudicion e i dëshpëruar, kur Letërsinë e sheh si shpëtim shpirtëror (“nuk heq dorë nga Letrat”, siç thotë), Apolineri i përgjigjet dyshes Konica-De Casseres (Preludit) me figura antike e letrare, i lidhur me Artin e Madh, me Xhokondën që i shkaktoi tërë ato telashe. E ndërsa fizikisht ai ndodhet në Europë, pesimist e i rënë moralisht, çuditërisht në letër, ai shfaqet shpirtërisht si të  ndodhej në Amerikë (“Po jetoj që prej dy vjetësh në Amerikë në shtëpinë time”!), i arratisur kësisoj në një botë tjetër, larg shoqërisë së gjerë dhe vetë famës së tij në rritje, por tepër afër mikut të ngushtë, shqiptarit Konica, i pakapshëm në kohë e hapësirë, në ide e mendim. A nuk e cilëson me të drejtë edhe vetë prof. Caizergues Konicën tonë “l’insaisissable ami albanais Faik beg Konitza” – “i pakapshmi mik”?!

Jemi në kohë të turbullt, të stihishme e stuhishme njëkohësisht, në prag të shpërbërjes së perandorisë osmane dhe të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kur nisin të ndahen kufijtë dhe zonat e interesit, të copëtohen me arrogancë trojet kombëtare në emër të “Fuqisë së madhe”; jemi në kohë të trazuar, të vetë absurdit të Luftës së parë botërore, kur edhe vetë Apolineri do merrte ashkël predhe në kokë dhe plagë të thellë që do t’i përshpejtonte vdekjen; jemi në kohë troshitëse, kur hallakateshin shpirtrat dhe Konica do linte Amerikën për t’u endur nëpër Europë në kërkim të Fatit të tij – Fatit shqiptar!

 

LETËR E GIJOM APOLINERIT PËR FAIK KONICËN

Për Faik Bég Konitza

[E hënë, 17 qershor 1912]

I dashur mik,

Më në fund, pata lajme nga ju, por sa shkurt! E megjithatë, nuk është se ju nuk keni pasur aspak prej meje dhe arti, po të mbetej lirik, rrezikonte të bëhej i dyshimtë. Jam njeriu më i lodhur i botës, i lodhur nga gjithçka, përveçse Letrave. Por askush nuk ua vë më veshin, dhe ja ju whitmanian, zhamist,1 ndoshta metodist, pa dyshim kuaker2, mormon3 do t’ju dëshiroja. Për sa më përket mua, kam lidhur një martesë à la mormonne4, të pazgjidhshme, me një zonjë të kohës së dikurshme. U martova me Xhokondën dhe besoj se jemi të lidhur së bashku përjetësisht. Kam njohur një Mormon që ishte martuar me nënën e Grakëve5, por këta nuk ishin aspak fëmijët e saj. Sa shumë herë kam menduar për ju! i dashur mik dhe me sa pasion kam shkruar për t’ju rizbuluar atë “Jetë anekdotike”6 që e dija që ju do ta lexonit; të gjithë në Paris pandehën se unë ju kisha sajuar fund e krye dhe një Perëndi e di që nuk ju kisha stolisur aspak, por vetëm ju kisha përforcuar me disa penelata disi të gjalla por që nuk ju ndryshojnë në asgjë. Më shkruani më gjatë nga sa e bëtë herën e fundit dhe pavarësisht nga preludi apokaliptik, mos hiqni dorë aspak nga miqtë tuaj të Europës. Unë, nga ana ime, do shkoja me dëshirë në Amerikë dhe sikur të kuptonit që unë do mund të jetoja aty në mënyrë të kënaqshme, më jepni një sinjal dhe unë do vija të bashkohesha me ju. Ja tashmë ju në kontinentin e sekojave gjigande. Ndoshta e keni parë liqenin e vogël mavi nga ku buron Misisipi7. Po jetoj që prej 2 vjetësh në Amerikë në shtëpinë time, duke shkruar një roman që shtjellohet aty dhe do desha të kisha pamje, portrete, libra për Mormonët rreth vitit 1853.8 Nëse bini në të tilla, m’i dërgoni dhe më shkruani, më thoni o poet, ç’po bëheni.

Shkrimi juaj është amerikanizuar dhe vetë ju jeni pushtuar nga harbimi i madh amerikan, ethe për gjithçka, trishtim për gjithçka, shkëlqim për gjithçka. Pres lajme, të gjata, të hollësishme, pasiononte, dhe unë do t’ju shkruaj gjithashtu.

Juaji vëllazërisht.

Guillaume Apollinaire

Paris

10 rue La Fontaine.

1 Adhurues i poetit dhe kritikut francez Francis Jammes (1868-1938).

2 Përkrahës i besimit fetar quaker, bazuar në heshtje dhe në kërkim të dritës, pa strukturë hierarkike, kur besimi fetar i përket thjesht sferës personale – kushdo është i lirë në bindjet e veta, nisur nga koncepti i “dritës së brendshme” (inner light), që ndriçon shumicën e anëtarëve të sektit.

3 Përkrahës i teologjisë së mormonizmit, i kishës së krishterë restoracioniste lindur në shtetin e New York-ut më 1830.

4 Martesë shumësie, e tipit të poligamisë apo poliginisë sipas doktrinës hormone.

5 Vëllezërit Grakë, Tiberi dhe Kaiusi, në Romën e lashtë,

6 “Faik Beg Konitza” – Jetë anekdotike, 1 maj 1912.

7 Përgjithësisht, sot pranohet se Misisipi buron nga liqeni i vogël Itaska.

8 Çështjen e mormonëve Apolineri e ka trajtuar te libri i tij “Gruaja e ulur”.

Filed Under: ESSE Tagged With: drejtuar, FAIK KONICËS, Fotaq Andrea, NJË LETËR E RRALLË E APOLINERIT

Për ty Elie Wiesel !

July 8, 2016 by dgreca

 Nga Elida Buçpapaj/

Askush nuk u kujtua ndër shqiptarët sa ti ishe në këtë botë, Elie Wiesel.

Politikanët shqiptarë vazhdojnë nëpër ahengje çingish.

Pseudoelita është duke u mbajtur dajret!

Gazetarët duke llogaritur paret që marrin si mercenarë.

Ndërsa populli rri në errësirë!….

Askush nuk ua ndriçon as mendjen dhe as shpirtin!

Politikanëve, pseudoelitës dhe gazetarëve populli u duhet sa më i çoroditur, që ata t’ia shplajnë sa më mirë në lavazh trurin ashtu si bëjnë lavazh makinat e tyre të markave të fundit.

Elie Wiesel, të përulem për atë që bëre për Kosovën!

Ishe njëri prej Zërave që the të vërtetën!

Që nuk u frikësove dhe as nuk u konformove me politikat e ditës apo koniunkturat e Perëndimit.

Ishe trim, Elie Wiesel.

Sepse të thuash të vërtetën duhet të jesh patjetër Elie Wiesel, një i Mbijetuar i Holokaustit, laureat i Nobelit të Paqes, autor librash dhe Vuajtës i madh!

Shpirti yt e ka mbajtur vuajtjen e 6 milionë hebrejve të shfarosur nga indiferenca e Perëndimit!

Se si e la Perëndimi Ana Frankun në kampet e shfarosjes!

Indiferenca, për Elie Wiesel, ishte mishërim i djallit dhe së keqes. Prandaj Elie Wiesel thosh se e kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, por indiferenca njerëzore, kur sytë të shohin dhe bën të verbërin, kur veshët të dëgjojnë dhe bën të shurdhin, kur goja të flet dhe bën memecin! Ose kur flet të kundërtën e asaj që të shohin sytë dhe të dëgjojnë veshët!

Koha jonë është e mbushur me shurdhanë, belbanë, verbanë, mjeranë, ndërsa Elie Wiesel bënte përjashtim! Ashtu si Bill Clinton, Tony Blair, Madeleine Albright e një grusht njerëzish që i bëri të fuqishëm kauza që mbronin dhe e shpëtuan Kosovën nga shfarosja dhe zhbërja!

Këtyre tanëve iu ka ikur kujtesa!

Historia e shpëtimit të Kosovës nga zhbërja nuk ka nodhur një mijë apo njëqind vjet të shkuara, por vetëm 17 vjet më parë!

Elie Wiesel kishte lindur në vitin 1928 në Rumani dhe gjithçka dukej normale deri kur nazistët hynë në 1944 në qytetin e tyre të vogël dhe për “fajin” se ishin hebrej, të gjithë familjen e deportuan në Auschwitz, duke e ndarë nga nëna dhe motra që nuk i pa më kurrë, ndërsa i jati nuk i mbijetoi dot dhimbjes dhe vdiq pak pas mbarimit të luftës.

“Mbaj mend majin e vitit 1944”, tregonte Elie Wiesel, “kur isha 15 vjeç e gjysëm dhe u gjenda i hedhur në një univers fantazmash, ku historia e aventurës njerëzore lëkundej në mënyrë të pakthyeshme midis tmerrit dhe mallkimit”.

Elie Wiesel iu shpëtoi kampeve të shfarosjes për të shpëtuar Kosovën nga shfarosja!

Elie Wiesel nga të paktat Figura ishte Ndërgjegjia e Njerëzimit!

Elie Wiesel ishte njëri nga ata Zëra të fuqishëm që i doli në krah Presidentit Clinton për të ndalur genocidin e makinerisë të Milosheviçit!

Elie Wiesel e quajti Milosheviçin kriminel dhe mbështeti ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë! ”Kur e keqja e tregon fytyrën e saj, ju mos prisni, mos e lejoni të forcohet, por ju duhet të ndërhyni menjëherë. ” Ky ishte konkluzioni i Elie Wiesel si e vetmja mënyrë që fëmijët shqiptarë, me të cilët ai u takua kur vizitoi kampet e refugjatëve në Maqedoni, të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

“Unë nuk jam i lirë plotësisht, thosh Elie Wiesel, kur të tjerët nuk janë të lirë!”

Në 12 prillin e vitit 1999, gazeta JewishPost do të raportonte për dialogun midis Presidentit Clinton dhe Elie Wiesel me rastin e “Millennium Evening” – “Mbrëmja e Milenarit” organizuar nga Shtëpia e Bardhë me temën: “Rreziku prej indiferencës: Mësimet që duhen nxjerrë nga një shekull i dhunshëm”, kur “e gjithë bota ishte dëshmitare e krimeve kundër njerëzimit që ndodhën në Kosovë nga një genocid i kryer në kohën tonë.” Në atë dialog, Clinton kujtoi se kur e kishte pyetur Nobelin e Paqes se çfarë kishte bërë me jetën e tij, Elie Wiesel  ishte përgjigjur se “gjithë jetën kishte ruajtur të gjallë kujtesën dhe ishte përpjekur të luftonte ndaj atyre që synonin të harronin.

Ashtu si e kemi harruar edhe ne Elie Wiesel, që na doli në krah në ato ditët e kjametit, kur po shuhej e po zhbëhej Kosova dhe kur duheshin Burra nga ata që Zoti i kish sjellë t’i shpëtonin fëmijët e Kosovës dhe t’u krijonin mundësi që të ktheheshin në shtëpi bashkë me prindërit e tyre, ashtu sikur nuk u kthye kurrë më Elie Wiesel!

“Duhet ta ruani kujtesën”, insistonte Elie Wiesel, sepse “ju duhet të jeni të ndershëm, ju duhet të jeni të vërtetë!”

Ne shqiptarët deri tash jemi  pa kujtesë, pa kujtesë për diktaturën në Shqipëri, pa kujtesë për atë që ngjau në Kosovë!

Sepse, po të kishim kujtesë, nuk do të të harronim kurrë ty Elie Wiesel!(Voal.ch)

Filed Under: ESSE Tagged With: Elida Buçpapaj, Elie Wiesel, PËR TY

MARTIRI I VOTES SE LIRE KUJTIM FRANGU JETOI PAK DHE DHA SHUME PER LIRINE!

July 7, 2016 by dgreca

Në 19 VJETORIN E VRASJES SË KOMISIONERIT KUJTIM TOFIK FRANGU/

Nga Besim Ndregjoni/

Ne këtë periudhë 25 vjeçare të ndrrimit të sistemit politikë kam organizuar dhe përkujtuar shumë figura të shquar antikomuniste të cilët kan lënë gjurmët e tyre në historine tonë kombëtare. Në mes këtyre martirve sot mbas 19 vitesh kujtojmë me respekt dhe venerim Martirin e votës së lire Kujtim Tofik Frangun. U mbushën 19 vite që çdo fillim të korrikut si vit shënues të kujtojmë ty Kujtim . Korrik 1977 vriten poetët e Librazhdit Vilson Blloshmi, dhe Genc Leka, për poezitë e tyre në mbrotje të lirisë. Diktatura i vrau në korrik se tronditej nga “Saharaja”shqiptare që kishte ndërtuar pushteti i tyre . Herojtë dhe martirët paskan të përbashkët jo vetëm idealet dhe lirinë por dhe vdekjen. 20 vite më pas në vitin e zi të 1997 falangat ideologjisë komuniste që nuk ju nënshtruan gjykimit për krimet e kryera të diktaturës vranë në qendrën e votimit mbrojtsin e votës së lire, idealistin e lirisë, birin e të burgosurit politikë Kujtim Frangun, vetëm se ai nuk pranoi të cenohet vota e lirë. Ai votën e quante të shejtë, të pa prekshme, kurse pala vrasëse donte pushtetin me tjetërsimin dhe cënimin e votës.

Ajo donte sundimin ideologjik dhe politik pa votë të lire. Historia përsëritet i njëti plumb që vrau poetët , i njëti plumb vrau mbrojtësin e votës së lire.Kujtim, të kujtova ty, se ti je nga ata emra që për lavdi s’do t’ia dish kur jeta mbillet nëpër zemra me bekim perëndish.

Sot të kujtova ty, si një emblemë e gjallë e histories së re , e kësaj historie që dhemb. Pikat e referimit nuk kan të sosur në këtë 19 vjetor të vrasjes tënde. Populli një armë ka në dorë, Votën e lire dhe verditkin e sajë të cilën ti e mbrrojte me jeten tënde.

Ti ishe i përndjekur politike , por me dinjitet , jetove 42 vite , por jeta jote nuk matet me vite që jetove por me kualitetet njerzore që e përballove atë jete.

Jeton pak pak dhe bën shumë , e tillë ishte jeta e martirit të votësë lire Kujtim Frangu. Ai përçonte “Mirësi” dhe kjo i buronte nga vuatjet që kishte kaluar në sistemin diktatorial. Motua e tij ishte “Të falim ne , që të pendohet të tjerët. Me urretje nuk shkohet larg…

I sakrifikicës për të tjerë deri në vetëflijim. Përjetuesi i viteve të burgut të babait të tijë Tofik Frangu që vuajti jo pak por dhjetra vite, vetëm se ishte fisnik dhe nacionalist dhe spranonte ditatin e krimit komuniste. Kujtim Frangu e kuptonte demokrcinë me thënjen e ish Presidentit Abraham Linkol, Aq sa nuk dua të jem skllav, po aq nuk dua të jem zotëri,. Gjithçka që nuk përputhet me këtë concept , bie në kundërshtim me demokracinë. Kjo shprehje kuptim plote përputhet me idealizmin dhe përkushtimin e kujtim Frangut dhe e karakterizon jo vetëm tërë veprimtrinë e jetës së tij por, dhe si komisioner i votes së lire për të cilën dha jetën I goditur me plumb nga një dorë gjakatare ditë e zgjedhjeve për deputetë e kuvendit të Shqipërisë në vitin 1997. Vdekja tregon se ç’njeri ke që qënë, thotë populli. Vdekjet më të bukura janë si ajo e

Kujtim Frangut, . Të biesh hero nga plumbi për nje ideal të lartë , për lirinë e njeriut , për të drejtën e vote së lire në demokraci. Zoti kur don , të shpërblen dhe me vdekjen.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Mosiu , me dekretin Nr. 4984 dt. 20.07.2005 e ka dekoruar Kujtim Frangun “Për merita të veçanta civile “me motivacionin “ Për kontributin e dhënë ,duke sakrifikuar dhe jetën në zhvillimet e demokratike në mbrotjem e votës së lire” Komisioni shtetëror I Këshillit të Ministrave me vendimin Nr. 19 dt. 12.07 1998 e ka shpallur Dëshmorë i Atdheut me motivacionin: Rënien në krye të detyrës si komisioner në Komisionin e Votimit”

Sot të kujtova ty në këtë korrik të verdhëremë, dhe u ndjeva i rëndësishëm duke marrë nga imazhi i yt. Sepse kujtesa për ty është një obligim për të dashur më shumë lirinë, të cilën ti na e mësove pak më shumë, duke vaditur rrënjët e saja me gjakun e rinisë tënde.

Filed Under: ESSE Tagged With: Besim Ndregjoni, deshmor i Votes se lire, Kujtim Frangu

Indiferenca si mëkat

July 6, 2016 by dgreca

Mbi një mendim të shprehur nga Eli Vizel (Elie Wiesel) në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, më 12 prill të vitit 1999/

Nga  Ilir Hashorva-Nju Jork/

 Më 2 korrik të vitit 2016, në moshën 87 vjeçare, në Nju Jork vdiq gazetari, eseisti, shkrimtari, profesori, lektori, moralisti, Laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Eli Vizel. Autori i më se 40 veprave të shquara letrare dhe dy memuareve me titull “Të gjithë lumenjtë derdhen në det” dhe “Dhe deti nuk mbushet kurrë”, ishte ndoshta një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës, por jo vetëm aq. Sipas Presidentit Obama ishte “Një nga zërat e mëdhenj moral të kohës sonë “. Si i mbijetuar i Holokaustit, e përdori të gjithë jetën e tij për mbajtjen gjallë të kujtesës së krimeve të kryera ndaj popullit hebre, me qëllimin kryesor mospërsëritjen më të ngjarjeve të tilla.

***

Në mbyllje të shekullit XX, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja, nisur kryesisht nga parime morale, kishin thyer indiferencën dhe kishin filluar prej disa ditësh bombardimet ajrore në Serbi, për ta detyruar atë t’i jepte fund agresionit dhe masakrave në Kosovë, në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, Presidenti Klinton dhe e shoqja e tij, Znj. Hilari Klinton, organizuan disa mbrëmje leksionesh për ngjarjet që ndodhën në shekullin që shkoi, për mësimet që duheshin nxjerrë prej tyre dhe për sfidat e shekullit apo mijëvjeçarit që po vinte. Në këto veprimtari, çdo mbrëmje ishte i ftuar një personalitet i kulturës apo politikës, i cili mbante një leksion mbi një temë të caktuar dhe pastaj pjesëmarrësit diskutonin rreth asaj teme. Në mbrëmjen e shtatë, më 12 prill të vitit 1999, ishte thirrur Eli Vizeli. Ai, nisur nga përvoja personale,  mbajti një leksion për indiferencën, si një dukuri që është shfaqur dendur dhe negativisht gjatë shekullit që shkoi, për pasojat e saj dhe për mundësitë e rishfaqjes në të ardhmen. Fjalimi i tij kishte për qëllim të tregonte se dhuna manifestohet, vepron dhe triumfon kur diktatorët dhe agresorët shohin se veprimet e tyre shoqërohen me indiferencë nga të tjerët, por dështojnë me siguri, kur në vend të indiferencës, në vend të heshtjes, vepron aktivisht solidariteti njerëzor kundër tyre.

Për Eli Vizelin, indiferenca, heshtja, është nëna  e shumë të këqijave. Ai ka folur dhe e ka trajtuar shpesh atë dukuri. Dikur pat thënë:  “E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca; e kundërta e artit nuk është shëmtimi, është indiferenca; e kundërta e besimit nuk është herezia, është indiferenca; e kundërta e jetës nuk është vdekja, është indiferenca”.  Dhe në një rast tjetër, për të vënë në dukje qëndrimin e tij mospajtues ndaj indiferencës dhe heshtjes, ka thënë: “Betohem se nuk do të hesht asnjëherë dhe kudo, kur dhe ku do të shoh që mundohen e poshtërohen qeniet njerëzore. Ne gjithnjë duhet të mbajmë anë. Neutraliteti ndihmon agresorin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon dëmtuesin, kurrë të dëmtuarin”.

Eli Vizeli mendon se është detyrë shumë e rëndësishme e gjeneratës së re të solidarizohet me të dobëtit, me të persekutuarit, me të braktisurit, me të vetmuarit, me të sëmurët, me të dëshpëruarit. Nga ana tjetër, për të luftuar të keqen, jo vetëm duhet të shmangim indiferencën, por edhe harresën. Ai thotë: “Mrekullohem me aftësinë e popullit hebre për t’i bërë ballë fatkeqësisë. Karakteristika më e mirë  e tij është dëshira për të kujtuar. Asnjë popull tjetër nuk e sheh kujtesën në mënyrë më obsesive se ai.”

Në fjalën e paraqitjes që Hilari Klinton i bëri atë natë Vizelit, tha: “Më se një vit më parë, pyeta  Elin nëse dëshironte të merrte pjesë në këto “Leksione të  Mijëvjeçarit”… Nuk mund të më shkonte kurrë ndërmend atëherë se, kur të vinte koha dhe ai të qëndronte në atë vend dhe të reflektonte për shekullin e shkuar dhe për atë të ardhshmin, do të shihnim fëmijët e Kosovës të ngjeshur në trena, të ndarë nga familjet, të larguar nga shtëpitë; me fëmijëri, me kujtesë e me humanizëm të grabitur. Është diçka që na bën të gjithëve të ndalemi dhe të reflektojmë, ashtu siç do të bëjmë  këtë  mbrëmje. Si mund të ndodhte edhe një herë kjo në fund të këtij shekulli?”.

Hilari tha se nga e shkuara nuk duhen parë dhe përmendur vetëm arritjet, por sidomos të metat, dështimet; se nuk duhen parë vetëm ato që na bëjnë krenarë, por edhe ato që na turpërojnë. Nga ai shekull duhet të nxirret mësimi se, kur kërcënohet dinjiteti i njërit, kërcënohet dinjiteti i të gjithëve.

Në fjalën e tij, Eli Vizel, ndërmjet të tjerave, tha:

“Z. President, Znj. Klinton, anëtarë të Kongresit, Ambasadori Holbruk, dinjitarë, miq:

“Dyzet e pesë vjet më parë, një djalë i ri hebre, nga një qytet i vogël  në Malet Karpate, jo larg Vaimarit të dashur të Gëtes, u zgjua në një vend të turpit të përjetshëm që quhej Buhenvald. Ai djalë, më në fund, u çlirua por, megjithatë, nuk ndjeu gëzim dhe mendoi se nuk do të ndiente kurrë. I çliruar… nga ushtarët amerikanë, ai kujton tronditjen që shfaqën ata për ato që panë. Ai…, do t’u ishte për jetë mirënjohës atyre ushtarëve… për dhembshurinë që treguan. Edhe pse nuk u kuptonte gjuhën, sytë e tyre i tregonin atij ato që duhet të dinte: se ata, po ashtu si ai, do të kujtonin dhe do të dëshmonin.

“Dhe tashti, unë qëndroj para jush, Z. President, Kryekomandant i Ushtrisë që më çliroi mua dhe dhjetëra mijëra të tjerëve, plot mirënjohje të thellë e të qëndrueshme për popullin amerikan. Mirënjohja është një fjalë që unë e kam për zemër, mirënjohja është ajo që përkufizon humanizmin tek qenia njerëzore. Dhe unë ju jam mirënjohës ju,… Znj. Klinton, për ato që thatë dhe për ato që po bëni për fëmijët në këtë botë, për të pastrehët, për viktimat e padrejtësisë, për viktimat e fatit dhe të shoqërisë. Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur sonte këtu.

“Jemi në prag të shekullit të ri, të mijëvjeçarit të ri. Çfarë trashëgimie po na le shekulli që po shkon? Si do të kujtohet ai në mijëvjeçarin e ri?  Sigurisht ai do të gjykohet dhe do të gjykohet rreptë, në terma morale dhe metafizike. Dështimet e tij kanë hedhur një hije të zezë mbi njerëzimin: dy luftëra botërore, luftëra civile pa fund, një varg i pakuptimtë vrasjesh: Gandi, dy vëllezërit Kenedi, Martin Luter Kingu, Sadati, Rabini, masakra në Kamboxhia dhe Algjeri, në Indi dhe Pakistan, në Irlandë dhe Ruanda, në Eritre dhe Etiopi, në Sarajevë dhe Kosovë, shtazëri në gulage dhe tragjedi në Hiroshima. Dhe, sigurisht, në një tjetër nivel, në Aushvic dhe në Treblinka. Kaq shumë dhunë, kaq shumë  indiferencë!

“Ç’është indiferenca? Etimologjikisht, fjala do të thotë ‘të mos jesh ndryshe, të mbetesh njëlloj apo, të qëndrosh mënjanë, të shohësh punën tënde.’ Një gjendje e çuditshme dhe e panatyrshme në të cilën zbehet linja ndarëse midis dritës dhe errësirës, midis perëndimit dhe lindjes, midis krimit dhe ndëshkimit, midis mizorisë dhe dhembshurisë, midis së mirës dhe së keqes. Si do të jetë e ardhmja e saj dhe cilat do të jenë pasojat e pashmangshme të saj?… A mund të shihet indiferenca si virtyt? A është i nevojshëm praktikimi i saj në disa raste: për të mos u dëmtuar, për të jetuar normalisht, për të shijuar një të ngrënë të mirë dhe një gotë verë, ndërkohë që bota provon kataklizëm?

“Sigurisht, indiferenca mund të jetë tunduese, më shumë se aq, tërheqëse. Është shumë e lehtë të largohemi nga viktima. Është shumë lehtë të shmangim ndërprerjet primitive të punës sonë, të ëndrrave tona, të shpresave tona. Është, në fund të fundit, e vështirë, e rrezikshme, të merremi me dhembjet dhe dëshpërimet e tjetrit…

“Në njëfarë mënyre, qenia indiferent ndaj dhembjes së tjetrit, të kthen nga qenie njerëzore në qenie jonjerëzore. Indiferenca, në fund të fundit, është më e rrezikshme se zemërimi dhe urrejtja. Zemërimi nganjëherë mund të jetë edhe krijues. Dikush, nga zemërimi, mund të shkruajë një poemë të bukur, një simfoni të madhe. Dikush bën diçka të veçantë për hir të njerëzimit, sepse është zemëruar për padrejtësitë që shikon. Por indiferenca nuk është kurrë krijuese…

“Indiferenca është miku i armikut, ajo i shërben agresorit – kurrë viktimës,  dhembja e së cilës zmadhohet kur ndjehet e braktisur. Të  burgosurit politik në qelinë e tij, fëmijës së uritur, refugjatit të pastrehë,  kur nuk ua lehtëson vetminë, kur nuk i përgjigje mjerimit të tyre, duke u ofruar një rreze shprese, i  ke degdisur nga kujtesa njerëzore. Dhe në mohimin e humanizmit për ta, ke tradhtuar humanizmin tënd.

“…Gjatë kohëve më të errëta, brenda getove dhe kampeve të vdekjes … ne u ndjemë të braktisur, të harruar. Kështu thamë të gjithë. I vetmi ngushëllim i mjerë ishte se besonim se Aushvici dhe Treblinka ishin sekrete të ruajtura me rreptësi; se udhëheqësit e botës së lirë nuk dinin se ç’ndodhte përtej atyre portave të zeza dhe telave me gjemba; se ata nuk kishin njohuri për luftën kundër hebrenjve që zhvillonin ushtritë e Hitlerit dhe ndihmësit e tyre… Në qoftë se do të dinin, mendonim ne, me siguri do të kthenin përmbys çdo gjë për të ndërhyrë. … Ata do të kishin bombarduar hekurudhat që të çonin në Birkenau, të paktën hekurudhat, të paktën një herë.

“Dhe tashti ne dimë, ne mësuam, ne zbuluam se Pentagoni e dinte, se Departamenti i Shtetit Amerikan e dinte. Dhe banori i shquar i Shtëpisë së Bardhë në atë kohë, Franklin Delano Ruzvelt, …mobilizoi popullin amerikan dhe botën, duke hyrë në luftë, duke sjellë qindra mijëra ushtarë të guximshëm e trima për të luftuar fashizmin, për të luftuar diktaturën, për të luftuar Hitlerin. Dhe sa shumë të rinj ranë në ato beteja! Dhe, megjithatë, imazhi i tij në historinë hebreje – duhet ta them këtë – imazhi i tij në historinë hebreje është i njollosur.

“Historia e trishtuar e anijes Shën Luis e tregon këtë. Gjashtëdhjetë vjet më parë, ngarkesa e saj njerëzore – afro një mijë hebrenj – u kthye mbrapsht nga Amerika për në Gjermaninë Naziste. Kjo ndodhi pas “Natës së Kristaleve”, pas pogromit të parë të sponsorizuar nga shteti që nisi me qindra dyqane të shkatërruara, me sinagoga të djegura, me mijëra njerëz të çuar në kampet e përqendrimit. Dhe ajo anije, që tashmë ndodhej në brigjet amerikane, u kthye mbrapsht. Nuk e kuptoj. Ruzvelti ishte njeri i mirë, njeri me zemër. Ai i kuptonte ata që kishin nevojë. Përse nuk i lejoi këta një mijë njerëz të zbarkonin në Amerikë, në shtetin e madh, në demokracinë më të madhe, në shtetin më bujar të të gjitha kombeve të reja në histori. Çfarë ndodhi? Nuk e kuptoj.

“Por atëherë u gjendën qenie të tjera njerëzore të ndjeshme ndaj tragjedisë sonë. Ata jo hebrenj, ata që ne i quajmë “Fisnikë midis Kombeve”, me akte të vetëmohimit heroik, mbrojtën nderin e fesë së tyre. Përse qenë aq pak ata? Përse pati më shumë përpjekje për të shpëtuar vrasësit SS pas luftës, sesa për të mbrojtur viktimat gjatë luftës? Përse disa nga korporatat më të mëdha amerikane vazhduan të kishin marrëdhënie  me Gjermaninë e Hitlerit deri në vitin 1942? Është menduar dhe dokumentuar se Vermahti nuk do të mund të kryente pushtimin e Francës, pa naftën e siguruar nga burimet amerikane.

“Dhe, megjithatë, miq të mi, edhe gjëra të mira ndodhën në këtë shekull traumatik: mundja e nazizmit, shembja e komunizmit, rilindja e Izraelit në tokat e të parëve, vdekja e aparteidit, traktati i paqes së Izraelit me Egjiptin, marrëveshja për paqe në Irlandë. Le të kujtojmë takimin, e mbushur me dramë dhe emocion, midis Rabinit dhe Arafatit që ju, Z. President, e bëtë pikërisht në këtë vend. Unë isha këtu dhe nuk do ta harroj kurrë.

“Dhe pastaj, sigurisht, vendimi i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për të ndërhyrë në Kosovë dhe për të shpëtuar ato viktima, ata refugjatë, ata që u shkulën nga një njeri, për të cilin besoj se për bëmat e tij duhet të përgjigjet për krime kundër njerëzimit.

“Po. Këtë herë, bota nuk heshti. Këtë herë ne u përgjigjëm. Këtë herë ne ndërhymë.

“A do të thotë kjo se kemi nxjerrë mësime nga e shkuara? A do të thotë kjo se shoqëria ka ndryshuar? A është bërë qenia njerëzore më pak indiferente dhe më shumë humane. A kemi nxjerrë mësime nga përvoja? A jemi më të ndjeshëm ndaj vuajtjes së viktimave të spastrimit etnik apo formave të tjera të padrejtësisë në vende të afërta e të largëta? A tregon sot ndërhyrja  e justifikuar në Kosovë, e udhëhequr prej jush, Z. President, një paralajmërim të përhershëm se kurrë më nuk do të lejohet asgjëkund në këtë botë shpërngulja, terrorizimi i fëmijëve dhe i prindërve të tyre? A do të shkurajojë kjo diktatorë të tjerë në vende të tjera për të bërë të njëjtën gjë?…

“Dhe, kështu, edhe një herë, mendoj për atë djalin e vogël hebre nga Malet Karpate që e shoqëroi këtë burrë të moshuar  gjatë gjithë këtyre viteve të hulumtimeve dhe të përpjekjeve me të cilin sot shkojmë drejt mijëvjeçarit të ri më një frikë të madhe, por edhe me një shpresë të jashtëzakonshme.”

A është i nevojshëm praktikimi i indiferencës në disa raste? – pyet Vizeli. Po, në disa raste praktikimi i indiferencës është i nevojshëm dhe përbën virtyt. Vizeli me të drejtë kritikon qëndrimin e atij që mund të veprojë kundër të keqes dhe, megjithatë nuk vepron. Por ka raste kur mosveprimi, indiferenca, është i vetmi mjet që mund t’i kundërvihet të keqes dhe, në këtë rast, ajo përbën një qëndrim pozitiv po aq me vlerë sa edhe kur është e mundshme kundërvënia aktive ndaj saj. Eli Vizeli, po të kishte jetuar brenda totalitarizmit tonë, do të kishte parë se edhe ai regjim e luftonte indiferencën, por e luftonte sepse në vend të saj kërkonte pjesëmarrje, entuziazëm, entuziazmin për të keqen, entuziazmin për krimin. Vizeli, me siguri, do të kishte kuptuar se e vetmja armë që mund të përdorje deri diku ndaj atij regjimi ishte indiferenca, pasi kundërvënia aktive ndaj tij ishte e pamundur, se ajo kishte për pasojë zhdukjen në çast të kundërvënësit. Në atë regjim kanë qenë fare të paktë ata që nuk u bashkuan në korrin kolosal të entuziastëve groteskë, të lajkatarëve dhe dallkaukëve. Në atë regjim pati fare pak prej atyre që mbetën larg joshjeve dhe favoreve të tij, të atyre që nuk bashkëpunuan me të dhe që përbënë gati të vetmit kundërshtarë të ndërgjegjshëm të tij. Po të ishin më të shumtë ata, indiferenca do të kishte ndihmuar në zbutjen e një të keqeje dhe do të paraqitej si një e mirë reale, njëlloj si mosindiferenca apo si solidariteti që ka parasysh Eli Vizeli për botën e lirë.

Pas leksionit të Eli Vizelit, Presidenti Klinton tha se e keqja mund të parandalohet duke qenë aktivë, duke qenë syhapur, duke mposhtur indiferencën. Përkrahja që i bëri bota veprimeve të NATO-s në Kosovë e dëshmoi këtë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës komuniteti hebre, komunitet që kishte provuar vetë persekucione të ngjashme, komunitet që ishte më i ndjeshmi ndaj historisë dhe që nuk harronte lehtë, u tregua më i zjarrti në përkrahjen e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Nju Jork , korrik, 2016

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Eli Vizel (Elie Wiesel), Ilir Hashorva, Indiferenca si mëkat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 359
  • 360
  • 361
  • 362
  • 363
  • …
  • 618
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT