• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A RREZIKON DELTA RI-DIZENJIM TË VAKSINËS?

July 10, 2021 by dgreca

VARIANTI DELTA I SARS-COV-2, A RREZIKON RI-DIZENJIM TË VAKSINËS NDAJ CORONAVIRUSIT/

Xhoela Bame, kërkuese shkencore në një nga institutet Ivy Leage në SHBA, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, dëmtimet neurologjike te njerëzve të prekur nga covid, situatën aktuale të covid në SHBA dhe globalisht, rëndësinë e zbulimit të origjinës së virusit, mbrojtjën nga varianti delta dhe variante të tjera më problematike, sfidat e neuroshkencës dhe teknologjitë më të fundit të imazherisë intravitale. Me Xhoela Bame bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.

SFIDAT E NEUROSHKENCËS

Së pari, neuroshkenca ndan me shkencat e tjera sfidat e të kryerit punë kërkimore. T’i përgjigjesh një pyetjeje të cilës deri tani askush nuk i ka dhënë përgjigje është në vetvete tejet sfiduese. Për të arritur deri tek përgjigjja, një studiuesi/e shkencor/e i duhet të sjellë ide inovative, mësojë dhe dizenjojë teknika të reja, modelojë metoda për të testuar idetë e tij/saj dhe interpretojë korrektësisht rezultatet. E gjitha kjo kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe vullnet të fortë për të mos u dorëzuar gjatë përballjes me të panjohurën. Parë nga këndi i neuroshkencës, sfidat lindin nga misteret mbi bazat e veprimtarisë intelektuale, si ne mësojmë, si formojmë memorien, si marrim vendime apo si ndërveprojmë me të tjerët. Truri është një organ kompleks dhe ashtu si fizikani Emerson Pugh ka thënë, nëse truri ynë do ishte aq i thjeshtë për tu kuptuar, ne do të ishim aq të thjeshtë sa nuk do mund ta kuptonim atë. Ky kompleksitet shtrihet edhe tek sëmundjet neurodegjenerative. Janë të shumtë faktorët ndërveprues që i shkaktojnë ato për të cilat ne ende nuk kemi informacion të mjaftueshëm, dhe pa ditur të gjitha shkaqet, e kemi edhe më të vështirë t’i trajtojmë ato. 

 DËMTIMET NEUROLOGJIKE TE NJERËZVE TË PREKUR NGA COVID

Të dhënat studimore mbështesin idenë se me shumë gjasa ky virus nuk infekton trurin në mënyrë direkte, por si rezultat i inflamacionit, mungesës së oksigjenit dhe pasojave të tjera të infektimit, janë raportuar një sërë dëmtimesh neurologjike tek të infektuarit që variojnë nga stadet e lehta deri tek ato më të rëndat. Pasojat e hasura më shpesh janë dhimbja e kokës, humbja e shijes dhe e nuhatjes, lodhje, dobësim i muskujve, marrje mendsh dhe mungesa e vëmendjes. Të pranishme kanë qenë dhe gjendjet e delirit (çrregullim akut i aktivitetit mendor që rezulton në fragmente konfuzioni dhe çorientimi) veçanërisht në pacientët e infektuar rëndë. Në raste më të rralla, infektimi me SARS-CoV-2 ka qenë faktor risku për goditjen cerebrale, encefalitin (inflamacion i trurit ) apo sindromën Guillain-Barré.

 SITUATA E COVID NË USA DHE GLOBALISHT

Në SHBA duket të ketë një përpjekje për t’iu rikthyer normalitetit me 67% të popullsisë të vaksinuar edhe pse pritshmëritë e shifrave të vaksinimit kanë qenë më të larta. Shfaqja e variantit Delta, që është dhe varianti dominant në SHBA, ka bërë që shifrat e të infektuarve që deri tani kishin qenë në ulje, të fillojnë të rriten veçanërisht në komunitetet me shkallë vaksinimi më të ulët. Pabarazia në shpërndarjen e vaksinës e cila ka qenë e përqëndruar më së shumti në vendet perëndimore e ka rënduar situatën në vende të tjera në botë që vuajnë nga shifrat e larta të shtrimeve në spital dhe humbjeve të jetës. Kjo e rrit më shumë nevojën për të vazhduar të jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë ndaj këtij virusi derisa të kemi arritur synimet e vaksinimeve në botë.

MBROJTJA NGA VAKSINA DHE KOHËZGJATJA

Deri tani kemi parë se vaksina është efektive për të na mbrojtur nga hospitalizimet dhe mortalitetet por ende nuk dihet shkalla e mbrojtjes ndaj infektimeve të lehta ose asimptomatike. Ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për kohëzgjatjen e efektit mbrojtës të vaksinave, por sipas konstatimeve të Pfizer dhe Modernës dhe së fundmi të Johnson & Johnson, përgjigjja imunitare pas vaksinimit duket të zgjasë për të paktën 6-8 muaj. Kjo nuk përjashton faktin që mund të zgjasë edhe më shumë se kaq, madje pritet të zgjasë më shumë, por për këtë duhet të kemi prova klinike të grumbulluara në kohë, pra na duhet të presim. Për më tepër, kohëzgjatja e mbrojtjes nga vaksina mund të variojë nga një person tek tjetri.

 MBROJTJA NGA VARIANTI DELTA DHE VARIANTE TË TJERA MË PROBLEMATIKE

Varianti Delta ka patur një shkallë të lartë infektiviteti, por megjithatë vaksinat kanë rezultuar të kenë efekt mbrojtës ndaj tij edhe pse me një efektivitet pak më të ulët se ndaj varianteve të tjera. Antitrupat e prodhuar prej vaksinës Johnson&Johnson janë raportuar në një studim të lançuar së fundmi të kenë një aktivitet të fortë neutralizues ndaj variantit Delta. Ky studim i bashkangjitet studimeve të tjera që raportojnë efektin mbrojtës të vaksinës së Phizer-it and Modern-ës ndaj këtij varianti. Në varësi të ecurisë dhe rrezikshmërisë të varianteve, mund të lindë nevoja e ri-dizenjimit të vaksinës për ta bërë më specifike ndaj variantit më ”kërcënues”, proçes i cili është bërë më pak kompleks falë teknologjisë së re të ARN-së mesazhere. Megjithatë, për momentin, prioritet duhet të jetë rritja e numrit të të vaksinuarve me vaksinat që janë në qarkullim, të cilat kanë qenë të suksesshme për të na mbrojtur nga fatalitet e çdo lloj varianti të deritanishëm.

 RËNDËSIA E ZBULIMIT TË ORIGJINËS SË VIRUSIT

Raportet e OBSH-së favorizojnë faktin se ky virus është transmetuar në mënyrë zoogjenike, pra nga kafshët, që shërbejnë si gjallesa të ndërmjetmje, tek njerëzit. Duke ditur origjinën e virusit, arrijmë të njohim versionin origjinal të tij, pra cilat kanë qenë karakteristikat e tij para se të kalonte tek njerëzit. Gjithashtu, kuptojmë më shume mbi marrëdhënien evolucionare midis virusit dhe gjallesës së ndermjetmje, çfarë adaptimesh kanë fituar ndaj njëri-tjetrit. Ky informacion na ndihmon të kuptojmë se si ta trajtojmë dhe mbrohemi më mirë nga ky virus. Për më tepër, na përgatit më mirë për të parandaluar situata të tilla emergjente të shkaktuara nga koronavirusi ose viruse të tjera në të ardhmen.

TEKNOLOGJITË MË TË FUNDIT TË IMAZHERISË INTRAVITALE

Në laboratorin e Dr. Hill,ku po kryej doktoraturën, studiojmë bazat molekulare dhe qelizore të sistemit nervor qendror, me fokus rigjenerimin e trurit në situatat e vdekjes qelizore. Përmes një metode inovative, kemi arritur të replikojmë vdekjen qelizore që ndodh në sëmundjet neurodegjenerative si skleroza multiple ose gjatë proçesit të plakjes në një model para-klinik. Duke përdorur teknologjitë më të fundit të imazherisë intravitale për të vizualizuar trurin, kemi mundur të ndjekim në kohë proçesin e ndërveprimeve qelizore të sistemit nervor dhe jemi nga të paktët laboratorë në botë që kryejnë këto studime kronike. Kjo na ka bërë të kuptojmë më shumë mbi neuroplasticitetin dhe fuqinë regjeneruese të qelizave mbështetëse të njohura si qelizat gliale dhe momentalisht jemi duke testuar efektin e një medikamenti mbi aktivitetin e këtyre qelizave. 

KUSH ËSHTË XHOELA BAME

Unë e kam nisur rrugetimin tim në fushën e shkencës prej gjimnazit Preka në Shqipëri dhe më tej në Universitetin Teknik të Stambollit, Turqi, ku jam diplomuar në degën e Biologjisë Molekulare dhe Gjenetikë,me një minor në Ekonomik, si e para e fakultetit të shkencave dhe literaturës. Gjatë studimeve universitare më është akorduar Bursa e Ekselencës dhe Bursa e Suksesit respektivisht nga qeveria shqiptare dhe ajo turke si dhe dy bursa të njëpasnjëshme për praktikën profesionale nga programi Erasmus+. Në laboratorët e biologjisë molekulare në Stamboll kam investiguar mbi rolin mbrojtës të hormonit të estrogjenit në sëmundjet neurodegjenarative, vecanërisht në sindromën e rrallë të njohur si Kufor-Rakeb. Më tej, gjatë praktikës profesionale në departamentin e neuropsikofarmakologjisë në Spanjë kam studiuar mbi bazat molekulare të epilepsisë në modelet para-klinike që shfaqin kriza audiogjenike. Gjithashtu, gjatë një vizite kërkimore në një nga institutet prestigjoze Max Planck në Gjermani, jam marrë me studimin e mënyrave se si metabolizmi ndihmon në mbrojtjen nga infeksioni i toksoplasmozës. Këto eksperienca më shërbyen për të fituar bursën doktoratoriale në një nga institutet Ivy Leage në SHBA. Në Dartmouth, kam eksploruar departamentet e biokimisë dhe gjenetikës ku respektivisht jam marrë me studimin e ndarjes qelizore dhe trashëgiminë e sjelljeve biologjike dhe më tej ju bashkova laboratorit të neuroshkencës. 

Filed Under: Featured Tagged With: Delta, Ridizajnim, Sokol Paja, Vaksina, Xhoela Bame

Europa Conference League Partizani vendos rekord, Vllazninë e shkatëron arbitri rus

July 9, 2021 by dgreca

Pergatiti Albano Kolonjari
Partizani realizoi një super paraqitje në ndeshjen e parë të Europa Conference League, duke fituar me rezultatin e thellë 5-2 përballë fitueses së Kupës dhe Super Kupës së Moldavisë Sfitilul Ghoerghe. “Sambë Braziliane” në fushën e lojës, Lucas Cardozo, dhe Stenio Junior shënojnë nga 2 gola, dhe më pas kavajasi Tedi Cara një gol, i dhanë Partizanit fitoren e merituar. Ky është rezultati më i thellë që Partizani ka arritur në Kupat UEFA. Por kjo është njëkohësisht edhe fitorja më e thellë e një skuadre shqiptare në kompeticionet europiane. “Merita i shkon gjithë ekipit. Më vjen mirë që këta çunat realizua fitoren më të thellë në kompeticionet europiane”, u shpreh pas ndeshjes tranjeri i Partizanit Ilir Daja. Nga Partizani i sezonit të kaluar në fushën e lojës janë vetëm katër lojtarë, Kapiteni Alban Hoxha, Belica, Bradhi, Junior dhe Lucas.  Musta, Glogorov, Shehi, Marku bëjnë prezantimin zyrtar me të kuqtë. Ndërsa Murataj dhe Cara që sezonin e kaluar i fillonin ndeshjet nga stoli, zënë vend në formacionin e parë. Në të 17-tën minutë Lucas shënon golin e parë për Partizanin pas asist të Stenio Junior , ndërsa 10-të minuta më vonë është Stenio Junior ai që shënon golin e dytë për të kuqtë. Në minutën e fundit të pjesës së parë molavët fitojnë një 11-metërsh që shëndrohet në gol nga Vokov. Në pjesë e dytë Partizani shënon edhe 3 gola të tjerë me anë të Junior, Lucas dhe Cara. “Nuk vlejnë golat në fushën kundërshtare. Rezultati është me 3 gola diferencë. Në Moldavi nuk do të shkojmë për të festuar, do të shkojmë të bëjmë lojën tonë” tha Daja. Kjo ishte hera e parë që pas më shumë se  një viti tifozë rikthen në stadium. Qeveria ka lejuar që në ndeshjet e futbollit të jenë prezent tifozet por vetëm në 30% të kapacitetit të stadiumeve, një shifër shumë e vogël kjo në krahasim me prezencën e tifozëve gjatë EURO 2020 në stadiumet e ndryshme europiane. FT: PARTIZANI-SFINTUL 5-2
Lukas Kardozo 17′, 85′, Stenio Zhunior 26′, 61′, Cara 77′   / Volkov 44′ (p), Solodovniçov 80′PARTIZANI: Hoxha, Gligorov, Shehi, Belica, Musta, Marku, Murataj, Bardhi, Cara, Zhunior, Lukas Kardozo, Trajner: Ilir DajaSFINTUL: Kalansea, Ojg, Çarleston, Litivakov, Svinarenko, Stina, Sonja, Lungu, Gecev, Aliju Ju, Volkov, Trajner: Sergiu SebatoriŠiroki Brijeg (BIH)- Vllaznia3-1
Vllaznia u  rikthye të luajnë në Europë pas plot 10 vitesh mungesë. Po ndeshja e saj e parë përballë Široki Brijeg shkoi shumë keq. Arbitri rus Aleksei  Matyunin nxorri 11 kartona të verdhë dhe dy të kuq për shkodranët duke ndikuar direkt në rezultatin e ndeshjes. Gjyqtari i ndeshjes gjatë 90-të minutave  ndëshkon lojtarët e Vllaznisë me karton të verdhë për çdo faull që ata bëjnë në fushën e lojës. Qofshim të gabuar por ajo që ndodhi në fushën e lojës nuk ka të bëjë me futbollin korrekt. “Më vjen keq ta them, por lojtarët e mi luajtën kundër 12 vetave. Gjyqtari ishte kundër nesh, nuk e pranoj këtë ndeshje, ishte e paligjshme” tha tranjeri Bradric. Në minutën e 42-të ndeshjes gjyqtari rus Matyunin jep 11 metërsh në favor të vendasve. Nga pamjet televizive tregojnë që nuk kemi të bëjmë me penallti. Kapiteni boshnjak Staniç realizon nga pika e bardhë. 1-0 për Široki Brijeg. Pjesa e dytë është një dialog midis gjyqtarit rus dhe futbollistëve të Vllaznisë, që ndërshkohen për cdo dyluftim apo kundershtim të vendimeve të tij. Në të 53-tën minutë gjyqtari jep sërisht penallti për Široki Brijeg. Shkodranët protestojnë ashpër. Kapiteni boshnjak Staniç realizon edhe golin e dytë 2-0. Në të 77-tën minutë mbrojtja e Vllaznisë vendoset keq dhe vendasit shënojnë golin e tretë. Lojtarët e Vllaznisë kanë humbur qetësinë dhe për cdo kundërshtim të tyren fillojnë të zverdhen nga kartonët. Në fundin e takimit Krymi komunikon me gjyqtarin se vendasit po vonojnë lojën, por ky i fundit i tregon atij kartonin e kuq. Tranjeri Brdariç proteston ashpër, gjyqtari Matyunin e largon edhe ate nga fusha e lojës. Dy minuta përpara përfundimit të ndeshjes, Çoba shënon për Vllazninë duke hapur një dritare të vogël për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Shkodër.FT/ SHIROKI BRIJEG-VLLAZNIA 3-1
Staniç 43′ (p), 52′ (p), Lukiç 77′  / Çoba 90+2′ Shiroki Brijeg: Miskiç, Mediç, Obsivaç, Juriç, Culjak, Begiç, Vukoja, Staniç, Ikiç, Jurilj, Vujinoviç. Trajner: Toni Karaçiç
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Kaleziç, Kruja, A.Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Tomas Brdariç (në dispozicion: Qarri, Shima, Paloka, Latifi, Durdeviç, Smajli, Fangaj, Kalaja, Radovani, U.Hoxha, Da Silva, Çoba)
Gjyqtarë: A.Matjunin, V.Dançenko, D.Mosjakin (Rusi);

Filed Under: Featured Tagged With: Europa League, partizani

Kurti kërkon që Greqia t’i bashkohet vendeve që e kanë njohur Kosovën

July 9, 2021 by dgreca

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis/

ATHINË, 8 Korrik 2021-Gazeta DIELLI/

Kosova dëshiron të ndërtojë mbi lidhjet ekzistuese historike midis dy popujve dhe të ngritë raportet me Greqinë, si element i rëndësishëm për stabilitetit afatgjatë rajonal, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në Athinë.

Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura për shkak të historisë së gjatë të përbashkët, qëllimit të përbashkët të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe të ardhmes së gjatë të përbashkët, tha kryeministri Kurti.

Ai u falënderua për mbështetjen dhe për qëndrimin konstruktiv ndaj vendit tonë, që Greqia e ka dëshmuar sidomos në këta muajt e fundit, me mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe angazhimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti kërkoi që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Kryeministri Kurti njoftoi homologun e tij grek mbi të arriturat e qeverisjes së re në Kosovë në këto 100 ditë të para, përfshirë këtu menaxhimin e mirë të pandemisë. Në këtë takim, kryeministri Mitsotakis rikonfirmoi përkushtimin e Greqisë në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes dy vendeve në kuadër të promovimit të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për shtimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike Kosovë-Greqi.​

ATHINË, 8 KORRIK 2021- KRYEMINISTRI KURTI PO MERR PJESË NË TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ME QEVERINË E GREQISË

Me ftesë të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë, në Athinë.

Në këtë tryezë, të 25-tën me radhë, organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” po marrin pjesë kryeministra e ministra të vendeve të ndryshme, zyrtarë qeveritarë, vendimmarrës, drejtues të korporatave dhe akademikë.Me temën “Nga distancimi social te solidariteti social”, kjo tryezë është hapësirë për dialog mbi çështjet që përcaktojnë botën, bazuar në përvojat e shteteve në ballafaqim me pandeminë COVID-19 dhe përpjekjet e përbashkëta për shoqëri më të qëndrueshme e më të barabarta.

Filed Under: Featured Tagged With: Albin Kurti, Greqia, kosova, Mitsotakis

NGRITJA DHE RËNIA E SHTETIT ISLAMIK

July 8, 2021 by dgreca

Ph.D Dritan Demiraj, “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i Madh”, anëtar i Këshillit të Vatrës, sjell para lexuesit librin e tij më të ri “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik (ISIS)”. Në një rrëfim për ‟Dielli”-n e “Vatrës” New York, dhënë gazetarit Sokol Paja, Ph.D Dritan Demiraj deklaron se në dritën e zhvillimeve të sotme, në përfshirjen e drejtëpërdrejtë të SHBA-ve në teatrin e ri të krijuar post-ISIS, si dhe në rikthimin strategjik të Rusisë në Mesdhe, është krijuar një hartë tërësisht e re e përplasje mes fuqive të mëdha dhe e interesave të tyre politike, ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe gjeo-energjitike, për të cilën mund të themi se kjo situatë e krijuar nuk mund të ketë luftë të tërësishme pa SHBA-të dhe paqe të plotë pa Rusinë. 

ZHVILLIMET DRAMATIKE TË PRANVERËS ARABE DHE KRIJIMI I ISIS-IT

Librin “Ngritja dhe Rënia e Shtetit Islamik (ISIS)” kam filluar ta përgatis që në vitin 2014 dhe ka përfunduar në vitin 2017. Ky libër është një nga studimet më profesionale dhe nga të parat në Europë dhe vlen të theksohet se në mbi 700 faqet e tij flitet për të gjitha detajet e origjinës së Shtetit Islamik në Irak dhe jo vetëm. Në vitet 1960-70 në Lindjen e Mesme ishte krijuar bindja se nuk ka luftë pa Egjiptin dhe paqe pa Sirinë, duke nënkuptuar këtu Izraelin dhe atë korrelacion gjeopolitik që mbajti stabilitetin e militarizuar të Lindjes së Mesme, që nga viti 1973 deri në fillimin e të ashtuquajturës “Pranverë Arabe”. Në dritën e zhvillimeve të sotme, në përfshirjen e drejtëpërdrejtë të SHBA-ve në teatrin e ri të krijuar post-ISIS, si dhe në rikthimin strategjik të Rusisë në Mesdhe kryesisht në Siri por dhe planet për zgjerim strategjik në Libi dhe Egjipt, duke na çuar në përfundimin se si rrjedhojë e zhvillimeve dramatike të pranverës arabe e deri tek krijimi i ISIS-it, është krijuar një hartë tërësisht e re e përplasje mes fuqive të mëdha dhe e interesave të tyre politike, ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe gjeo-energjitike, për të cilën mund të themi se kjo situatë e krijuar nuk mund të ketë luftë të tërësishme pa SHBA-të dhe paqe të plotë pa Rusinë. 

KALIFATI ISLAMIK NË MOSUL

Gjatë kapitujve të këtij libri, jam ndalur për të analizuar me kujdes krijimin e të ashtuquajturit Kalifati Islamik në Mosul në vërin e vitit 2014, përshkrimit të figurës të të ashtuquajturit Kalifi Abu Bakr al-Bagdati, edukimin e tij fetar, femijërisë, kontekstin social dhe familjar në të cilin ai u rrit, mbështetja për studimet dhe familjen e tij pas rënies në luftë të vëllait të madh si ushtarak në përkrahje të regjimit të Sadamit dhe konsiderimit të tij si dëshmor i Irakut. Përshkrimi i jetës së tij të mëvonshme deri në momentin që ai i prezantohet botës si drejtuesi i Kalifatit të Ri është i vëmendshëm deri në detaje të shpjegimit të aftësive dhe të dobësive të këtij subjekti sa enigmatik aq edhe interesant. Më pas kam përshkruar me detaje strukturën e Kalifatit, institucionet e tij piramidale, komandat e tij qëndrore, rajonale dhe shtrirjen e tyre horizontale nga Siria në Irak, si dhe natyrisht ngarkesën dogmatike ideologjike të individëve që përbëjnë Kalifatin, të liderit të tyre kalifit Ibrahim dhe ideologjisë së tyre unike, e cila në fakt është edhe kërcënim për vetë vendet arabe dhe ato Islame.Më pas kam bërë një analizë të gjerë gjeopolitike të kushteve dhe të parakushteve ku zhvillohen këto ngjarje epokale, të aktorëve shtete të orës së parë, atyre që kanë një rol mbështetës dhe të kundërshtarëve reciprokë, si dhe aleatëve të lëvizshëm në bazë të interesave të tyre tipike për luftërat e pista dhe të bazuara në interesa. 

KUR SADAM HYSEIN PËRPLASEJ ME AMERIKËN 

Në këtë libër ka shumë informacion, i cili fillon me përgatitjet e Sadam Hysein-it kundër pushtimit amerikan, fillimin e konfliktit në muajin prill 2003 e deri sot në fund të vitit 2017. Gjatë përgatitjes së këtij libri nuk është përdorur asnjë informacion sekret. Prej më shumë se tetë vitesh këto informacione i kam grumbulluar nga mediat më prestigjioze të botës, nga eksperienca e drejtimit të misioneve luftarake në këto zona, leximi i qindra librave dhe artikujve online, literaturë që më është mundësuar në shumë biblioteka të NATOs, seminaret ndërkombëtare, konferencat shkencore, leksionet dhe takimet jashtë shtetit veçanërisht në SHBA, Qëndrën e Studimeve të Sigurisë “George Marshall” në Gjermani, Universitetin e Përbashkët të Forcave Speciale në Tampa, Florida në USA, Universitetet amerikane, “sitet” ndërkombëtare, kanalet televizive, lajmet e përditshme, nga shikimi dhe analiza e qindra orëve të filmave të publikuar në you tube, në televizionin Zaëra, Al-Jazzera, Turkish CNN, BBC, CNN, ABS Neës, etj rreth SHI, bashkëbisedimin dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe mësimeve të nxjera me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, me kolegë të forcave speciale që kanë marrë pjesë në misione në Afganistan, Irak, Libi dhe Siri, etj të cilëve ju shpreh mirënjohjen më të lartë. 

SHTET GANGSTERËSH, AVENTURIERËSH, TË ÇMENDUR DERI NË EKSTREM

Në këtë libër jepet një përshkrim i hollësishëm të natyrës së dhunës mbi të cilën bazohet Kalifati. Dhuna e cila ka ardhur si rrjedhojë e një sërë faktorësh që kanë çuar në ndryshime të pakthyeshme në jetët e qytetarëve të këtyre rajoneve, të luftrave që kanë prishur shtëpitë e pasuritë e tyre, të humbjes së pronave dhe të jetëve të qindra mijëra njerëzve, të fëmijëve që kanë lindur në luftë, të atyre që u rritën në luftë dhe atyre që humbën detrave apo rrugëve teksa përpiqeshin për t’u bërë refugjatë në Europë, aty ku i konsiderojnë për shkak të propagandës të gjithë terroristë sepse vinë nga territoret ku është krijuar i ashtuquajturi Shteti Islamik duke ngatërruar Islamin, një Besim të shtrirë në të gjithë njerëzimin, me një të ashtuquajtur shtet gangsterash, aventurierësh, të çmendur deri në ekstrem, me një ideologji tërësisht të çartur, e cila shkatërron gjithçka që gjen përpara.   

BURIME TË NATYRËS OPERATIVE DHE INTELIGJENCËS

Ky libër është pjesë e kolanës së çështjeve të sigurisë, mbrojtjes dhe terrorizmit në Lindjen e Mesme, të vetmet të botuara deri tani në gjuhën shqipe, e cila është vlerësuar si njëpërpjekje kurajoze dhe serioze me referenca akademike dhe burime të natyrës operative dhe inteligjencës të fituara nga autori drejtpërdrejt në terren, i cili ia vlen ta lexosh dhe studiosh. Ky libër vlen jo vetëm për ata që merren në përditshmërinë e tyre me çështje të natyrës politiko-ushtarake-diplomatike-inteligjencës dhe të sigurisë, por dhe të atyre që kanë dëshirë të informohen nga një këndvështrim ndryshe nga ai mediatiko-propagandistik për këto ngjarje epokale të kohës që ne jetojmë. Ky libër ka vlera analitike dhe krahasimore historike në të ardhmen, kur brezave të ardhshëm do t’i duhet të studiojnë nëpër shkolla apo universitete, pas disa vitesh apo dhe dekadash, kur njerëzit do të jenë më të ftohtë në raport me ndryshimet e kësaj kohe dhe pasojat që këto luftra do të kenë pasur mbi njerëzimin.

NJË STRATEGJI TË QARTË KUNDËR SË KEQES

Të gjitha burimet e informacioneve janë shënuar me “fusnota” në fund të çdo faqeje dhe nuk ka asnjë burim anonim informacioni. Kryengritësit e SHI, al-Qaedës, al-Nusras, etj nuk kanë asnjë mundësi që të mësojnë nga ky libër, me përjashtim të asaj që duhet ta kuptojnë se janë çdo ditë të monitoruar, TTP-të e tyre po analizohen çdo ditë, ata duhet ta kuptojnë se jemi të gatshëm të përballemi seriozisht dhe fuqimisht me ta për t’i shkatërruar dhe se kemi një strategji të qartë se si duhet t’i mposhtim përfundimisht.

Filed Under: Featured Tagged With: Dritan demiraj, Nderi i Kombit, Shteti Islamik

US Again Urges Serbia to Probe Albanian-Americans’ Killings

July 8, 2021 by dgreca

The US embassy in Belgrade repeated Washington’s call for a full investigation into the killings of three Bytyqi brothers, allegedly by Serbian police, ahead of the 22nd anniversary of their deaths.

By Milica Stojanovic-*/

Memorial service for the three Bytyqi brothers in Pristina in February 2002. Photo: EPA/VALDRIN XHEMAJ.

The US embassy in Belgrade on Thursday said that Washington “cannot and will not forget” the killings of Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi, three US citizens of Albanian origin, on July 9, 1999, and urged a “full investigation”.

“Delivering justice for the Bytyqi brothers and their family and holding accountable those who committed and covered up their murders remains a priority in our bilateral relationship with Serbia,” the US embassy said in a statement.

“The United States government again calls on Serbian authorities, who have promised to assist in this case over years, for a full investigation. This case, and many others, illustrate the urgent need for Serbia to resolve outstanding war crimes investigations and focus on strengthening the rule of law,” it added.

The Bytyqi brothers went to fight for the Kosovo Liberation Army against Belgrade’s forces in 1999.

After the war ended, they were arrested by Serbian police and jailed for illegal border crossing, but then re-arrested as they were leaving prison and detained in a warehouse at a police training centre in Petrovo Selo in southern Serbia.

They were then driven to a garbage disposal pit, where they were executed with shots to the back of the neck.

At the time of the murders, Goran Radosavljevic, alias Guri, was commander of a special police unit and of the Petrovo Selo training centre. The Bytyqi family believe he is the main suspect in the case and the US has imposed sanctions on him over the killings.

Radosavljevic, who now runs several security companies in Belgrade, was briefly investigated over the killings by the Serbian prosecution, but never indicted. He has denied any involvement.

On June 30, at a celebration of Gendarmerie Day, Dejan Lukovic, the commander of the Serbian Gendarmerie, awarded Radosavljevic an honour for being its first commander in 2001.

A picture containing person, outdoor, military uniform, people

Description automatically generatedRadosavljevic (left) receiving the Gendarmerie award on June 30 in Novi Sad, Serbia. Photo: mup.gov.rs

The UN Special Rapporteur on Extrajudicial Killings, Agnes Callamard, said in March 2020 that Serbia is obliged under international humanitarian law to investigate police officials over the killing of the Bytyqi brothers.

In October 2019, the US House of Representatives unanimously adopted a resolution calling on the Serbian authorities to investigate and prosecute as soon as possible “those current or former officials believed to be responsible” for the killings.

There has been one court case in Serbia related to the Bytyqi murders – special police unit members Sreten Popovic and Milos Stojanovic were accused of killing them, but were acquitted in January 2013.*Kortezi-BIRN

Filed Under: Featured Tagged With: Albanian-Americans’ Killings, BYTYQI, to Probe, Urges Sebia, US Again

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 106
  • 107
  • 108
  • 109
  • 110
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin
  • Tre vllazen, tre jetima…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT