• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NEW YORK-QENDRA E PANDEMISE SE CORONOVIRUSIT PER SHBA

March 21, 2020 by dgreca

GUVERNATORI I NEW YORK-ut, CUOMO, U TËRHEQ VËMENDJEN TË RINJËVE: JU NUK JENI SUPERMAN & SUPERWOMAN!/

NGA DALIP GRECA/

Coronovirusi ka vazhduar ofensivën në shtetin e New York-ut duke shënuar deri të shtunën në mëngjes 45 të vdekur, ndërkohë që numri i të infektuarëve po i drejtohet shifrës së 11 mijëve. Guvernatori Cuomo u tërhoqi vëmendjen të rinjëve sepse ata kanë vazhduar të dalin në parqe dhe mjediset e qyteteve dhe se janë të shumta rastet e infektimeve edhe në moshat 18-49 vjeç, rreth 54 % : “Ju nuk jeni Supermen & Superumen”-u tha ai të rinjëve./

-Harta e Infeksionit me COVID-19: Rreth 2,000 raste të raportuara në Queens, mbi 1,790 në Manhattan, mbi 2,270 raste në Brooklyn, mbi 1.000 në Bronx dhe më shumë se 370 në Staten Island/

Ndërsa Amerika renditet e katërta në Botë për shkallën e infektimit me Coronovirusin me 24 mijë të infektuar e 285 të vdekur, mbi 7.500 qytetarë në NYC  kanë rezultuar pozitiv me virusin, ndërkoh që në shkallë shteti shifra ka shkuar rreth 11 mijë, dhe shteti me 20.06 milion banorë shumë shpejt është bërë epiqendra globale e pandemisë dhe nga dita e nesërme fillon kufizimi i daljes nga shtëpitë.

New York City është qytet i dendur,shumë i populluar dhe mjedisi me shumë njerëz favorizon përhapjen me shpejtësi të virusit.

U raportua se gjatë ditës së sotme se 285 amerikanë kanë vdekur në shkallë vendi nga sëmundja e Coronovirusit që nga mëngjesi i së Shtunës, pallogaritur të dhënat e fundit, dhe 48 të kësaj shume i përket Nju Jorkut.

Guvernatori kritikoi të rinjtë për mosrespektimin e paralajmërimit për të shmangur kontaktet e panevojshme me të tjerët. Parqet e qytetit ishin të mbushura ditën e Premte, pasi temperaturat tejet të ngrohta, rreth 72’(Frn) i nxorën njujorkezët në rrugët e parqet për të vrapuar, për shëtitje, për ecje me biçikleta dhe për të luajtur me fëmijët e tyre. Qytetarët në fakt ishin të shkujdesur, nuk respektonin distancat, veçanërisht të rinjtë, ndaj guvernatori i akuzoi ata se po bënin “të fortët” duke shpërfill urdhërat dhe udhëzimet.

Më pak njerëz dolën jashtë të Shtunën edhe për shkak të ftohjes së motit, ku tempereturat zbritën me 20 gradë, krahasuar me të premten, por Cuomo paraljmëroi se veprimet e qytetarëve nuk duhet të diktohen nga rrezet e Diellit.

Ai paralajmëroi të rinjtë e të rejat: “Ju nuk jeni Superman….nuk jeni superwoman”, tha Cuomo. “Ju, komentoi ai, mund ta merrni lehtsisht këtë virus nga pakujdesia, dhe mund ta trasferoni po nga pakujdesia, duke dëmtuar dikë që e doni, ose mund të dëmtoni dikë, fare padashje.

Guvernatori kërkoi distancim social, veçanërisht në parqe, ku dendësia e qytetarëve është e dukshme.Ai kërkoi me forcë ndaljen e grumbullimeve të qytetarëve.

Përsa i përket shpejtësisë së përhapjes së virusit në NYC, Guvernatori bëri thirrje se nuk ka vend për frikë, as panik.

Coronavirusi- “Ky nuk është një film fiction,” tha Cuomo.Nëse keni simptoma të virusit, paraqituni për mjekim dhe shëroheni,” tha ai.

KËSHILLTARI I SHTYPIT I GUVERNATORIT, POZITIV

Për veten e tij guvernatori Cuomo tha se nuk është testuar për koronavirus sepse beson se nuk ka qenë i ekspozuar dhe nuk po ndjen simptoma, ndërkohë që një mga anëtarët e ekipit të tij të shtypit, pas testimit rezultoi pozitivisht për virusin të Premten në mëngjes dhe të gjithë ata që punuan pranë personit u vunë nën karantinën paraprake,- tha sekretarja e guvernatorit Melissa DeRosa.

Cuomo konfirmoi që dyqanet ushqimore dhe ilaçet në New York do të qëndronin të hapura dhe u zotua të mos bllokojë transportin, siç janë bllokimet e rrugëve ose mbylljet e aeroportit.

Të gjitha bizneset që nuk janë jetike për jetën e qytetarëve, janë urdhëruar të mbyllen deri të dielën në mbrëmje,ndërkohë që sonte duhet të mbyllin qepenat dyqanet e berberëve, sallonet e bukurisë dhe sallat e tatuazheve.

MANHATTANI, QYTETI MË I PREKUR NGA CORONAVIRUSI

Harta e përhapjes së Coronovirusit paraqitej e tillë deri të shtunën në mëngjes: Kishte më shumë se 2,000 raste të raportuara në Queens, mbi 1,790 në Manhattan, mbi 2,270 raste në Brooklyn, mbi 1.000 në Bronx dhe më shumë se 370 në Staten Island, njoftoi zyra e kryetarit.

Zyrtarët e shtetit planifikojnë të dërgojnë 1 milion maska ​​N95 në New York City dhe 500,000 në Long Island, si dhe 6,000 ventilatorë, që do të sigurohen në javët e ardhshme.

Guvernatori dha lajmin e mirë se virusi po ngadalësohej në disa pika të nxehta, siç është Qarku Westchester, ku u shfaq fillimisht pika e nxehtë.

New York-u ka testuar më shumë se 40,000 njerëz – rreth dy herë më shumë se Kalifornia dhe shteti Washington, që janë shtetet e dyta dhe të tretat me infeksion më të lartë. 

Filed Under: Featured Tagged With: Cuomo, dalip greca

Presidenti Trump aktivizon ligj të veçantë për të luftuar koronavirusin

March 19, 2020 by dgreca

– SHBA, mbi 11,200 të prekur me koronavirus, të paktën 156 të vdekur/

Presidenti amerikan, Donald Trump po aktivizon Ligjin për Prodhimin e Mbrojtjes, që do t’i jepte mundësinë administratës së tij që të detyrojë industrinë amerikane të prodhojë artikuj mjekësorë që janë në sasi të pamjaftueshme, në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara sjell më shumë hollësi.

Mungesa e paisjeve mbrojtëse dhe mjekësore, ndërsa Shtetet e Bashkuara i përgjigjen pandemisë së koronavirusit. 

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave është aktivizuar në nivelin më të lartë në gjithë vendin.

Të mërkurën, Presidenti Donald Trump shkoi edhe një hap më tej.

“Do të aktivizojmë Ligjin për Prodhimit e Mbrojtjes, në rast se na duhet”, tha ai. 

Ligji parashikon autoritet presidencial për të përshpejtuar dhe zgjeruar sasinë e burimeve nga baza industriale e vendit për të mbështetur mbrojtjen kombëtare.

“I jepet përparësi atyre materialeve që janë të nevojshme për të luftuar virusin. Maskat për shembull janë shqetësim. Dhe nëse ka një prodhues maskash mjekësore, qeveria mund të shkojë tek prodhuesi dhe t’i thotë se i duhet dhënë përparësi prodhimit të këtyre maskave”, thotë Mark Cancian, i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. 

Presidenti Trump njoftoi gjithashtu për dislokimin e dy anijeve të marinës amerikane, Comfort and Mercy. Anijet janë si spitale dhe shpesh dislokohen për ndihmë humanitare për katastrofa natyrore.

“Ka rreth 1 mijë dhoma. Ka salla operacioni. Dhe presidenti do ta dërgojë anijen Comfort në portin e Nju Jorkut. Sigurisht, ky do të jetë një hap i jashtëzakonshëm”, tha givernatori i Njo Jorkut, Andrew Cuomo.

Comfort po i nënshtrohet mirëmbajtjes dhe do të dislokohet në Nju Jork në javët e ardhshme. Mercy do të dislokohet, diku në Bregun Perëndimor në ditët në vazhdim.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper njoftoi se spitalet ambulante të ushtrisë amerikane, po përgatiten për dislokim … dhe se departamenti i tij do të vërë në dispozicion deri në 5 milionë maska N95 dhe paisje të tjera personale mbrojtëse.

“Një milion maska do të vihen në dispozicion menjëherë. Më pas, jemi gato t’i dorëzojmë Departamentit të Shëndetësisë deri në 2 mijë ventilatorë, sipas nevojave”, tha ai.

Administrata ka në plan të mobilizojë Korpusin e Inxhinierëve të Ushtrisë për të krijuar objekte të reja mjekësore në përgjigje të epidemisë, një plan që ka nevojë për mbështetjen e sektorit privat. 

“Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë mund të ndihmojë me rritjen e numrit të oficerëve me aftësi të veçanta për të ndihmuar në ekonominë civile, por ata vetë nuk sjellin ndonjë aftësi ndërtimi”, thotë eksperti Cancian.

Ndërkohë në kryeqytetin amerikan, stacionet e metrosë janë pothuajse të zbrazëta, ndërsa autoritetet i nxisin banorët të rrinë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.

SHBA, mbi 11,200 të prekur me koronavirus, të paktën 156 të vdekur

Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 11,200 njerëz kanë testuar pozitivë për koronavirusin nga mëse 7,000 një ditë më parë. Të paktën 156 kanë vdekur, një rritje prej rreth 40 për qind nga shifrat e publikuara të mërkurën. Sipas të dhënave, 106 janë personat e shëruar.

Disa ekspertë thonë se shifra e të infektuarve mund të jetë shumë më e lartë, pasi testimet që bëhen janë shumë pak.

Shteti i Nju Jorkut testoi gjatë natës 8,000 njerëz për koronavirus, grupi më i madh i të ekzaminuarve deri tani në Shtetet e Bashkuara. Guvernatori Andrew Cuomo tha të enjten se ka të ngjarë që ky testim masiv të çojë në një rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus, pasi të jenë marrë rezultatet.

Më shumë se 3,000 nga numri i përgjithshëm i të konfirmuarve me koronavirus në SHBA janë në shtetin e Nju Jorkut. Numri i vërtetë mund të jetë 10 herë më i lartë se kaq, tha guvernatori.

Ekspertët amerikanë të shëndetësisë druhen se SHBA janë në një trajektore të ngjashme si Italia, vendi më i goditur në Evropë, ku qeveria raportoi një rekord prej 475 vdekjesh vetëm të Mërkurën.

Shefi i emergjencave në një nga spitalet më të mëdha të Nju Jorkut, Dr. Robert Femia, thotë se njerëzit nuk duhet t’i drejtohen menjëherë dhomës së emergjencës me dyshimin e parë se mund të kenë koronavirus:

“Nuk duhet të mendojmë se nëse paraqitemi në dhomën e emergjencës do të testohemi. Ne nuk duam që njerëzit të infektojnë të tjerët, sidomos ata më të ekspozuarit”.

Ai i këshillon njerëzit që së pari të bisedojnë me mjekun me mjete telemjeksore, përmes videos, për të mos i mbingarkuar spitalet, të cilat kanë mungesa të ndjeshme pajisjesh, si respiratorë, për të përballuar koronavirusin. Disa spitale thonë se pajisjet u mjaftojnë vetëm për disa ditë në rast të një mbingarkese. 

Qeveria amerikane po përgatitet për një pandemi që mund të zgjasë deri në 18 muaj ose më shumë dhe “të përfshijë disa valë përhapjeje”, tha rrjeti CNN, i cili citonte një raport të ri.

Ndërkohë, dy anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, Mario Diaz-Balart nga Florida dhe Ben McAdams i shtetit Utah janë ligjvënësit e parë që testuan pozitivisht për koronavirusin.

Mjekët janë në kontakt me ligjvënësit për të gjetur se me cilët njerëz të tjerë brenda selisë së Kongresit kanë kontaktuar ata dhe që mund të jenë ekspozuar ndaj virusit.

Deborah Birx, koordinatore për koronavirusin pranë Shtëpisë së Bardhë, thotë se çështja më e rëndësishme në këtë fazë është marrja e të dhënave të sakta duke kryer testime sa më të gjera.

“Mendoj se duhet të ekzaminojmë 100 për qind të rasteve … Ne po kërkojmë nga çdo spital, çdo klinikë të raportojë rezultatet e testimit”, tha Dr Birx për programin “CBS This Morning”.

KËSHILLA TË REJA PËR UDHËTIMET JASHTË

Departamenti amerikan i Shtetit do të nxjerrë një njoftim të ri, ku i këshillon amerikanët të mos udhëtojnë jashtë vendit, një paralajmërim i paprecedent. Në udhëzimin e ri, amerikanëve u bëhet thirrje të kthehen në SHBA, ose të qëndrojnë brenda, kudo që të ndodhen jashtë vendit.

Me më shumë se 9.300 vdekje në të gjithë botën, epidemia e koronavirusit e përhapur me shpejtësi të madhe ka trondituir botën dhe u ka dhënë shkas krahasimeve me periudha të tilla traumatike si Lufta e Dytë Botërore, kriza financiare e 2008-ës dhe pandemia e gripit spanjoll të vitit 1918.

Ekspertët amerikanë kanë frikë se Shtetet e Bashkuara janë në një trajektore të ngjashme si Italia, tani epiqendra e pandemisë, ku qeveria raportoi një rekord prej 475 vdekjesh vetëm të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fataliteteve në vend në 2,978.

Qyteti i Nju Jorkut po shqyrton mundësinë për të shndërruar disa nga hotelet më të mëdhenj të tij në spitale të përkohshme për të trajtuar pacientët jo me koronavirus si dhe për liruar shtretër, tha për CNN Deanne Criswell, komisionere e Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave të qytetit.

“Nëse ne mund t’i marrim dhe transferojmë disa pacientë jo të sëmurë rëndë nëpër hotele ose objekte të tjera, kjo do të lehtësonte presionin mbi sistemet tona spitalore,” tha Criswell.

Një objekt tjetër që po shqyrtohet është Qendra Jacob Javits në Manhattan, një nga qendrat më të mëdha të kongreseve në botë, tha Criswell.

KONGRESI NË LËVIZJE

Ndërkohë, numri i amerikanëve që kërkojnë pagesë papunësie u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2012, pasi kompanitë në sektorët e shërbimeve pushuan punëtorë që punojnë për biznese të cilat tashmë po mbyllen për shkak të pandemisë.

Guvernatorët e shteteve amerikane po i kërkojnë Presidentit Trump që të rritet prodhimi dhe furnizimi i kompleteve të testimit, ventilatorëve dhe pajisjeve të tjera mjekësore tepër të nevojshme.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin i kërkoi të enjten Kongresit të miratojë një projektligj prej 1 trilion dollarësh ndihmë ekonomike deri në fillim të javës tjetër, duke thënë se ai pret mbështetje dypartiake, në mënyrë që amerikanët të mund të marrin pagesa në para gjatë krizës.

Mnuchin tha se qeveria federale është e përqendruar te mundësia për të siguruar likuiditet për kompanitë dhe nuk ka asnjë problem të lëshojë më shumë borxhe, por se pret që kreditë për bizneset të shlyhen.

Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar tashmë një plan prej 105 miliardë dollarësh për të kufizuar dëmin financiar ndaj amerikanëve, përmes testimit falas, pushimit të paguar për sëmundje dhe shpenzimeve të tjera. Një tjetër plan prej 8.3 miliardësh synon për të luftuar përhapjen e sëmundjes dhe zhvillimin e vaksinave. Presidenti Trump i ka nënshkruar të dy projektligjet.

“Ne do ta kapërcejmë këtë,” tha Mnuchin. “Kjo nuk është një krizë financiare që do të vazhdojë me vite.”

Jerome Adams, zyrtari më i lartë i shëndetit publik të Shteteve të Bashkuara, tha se amerikanët duhet të vazhdojnë të vetizolohen dhe të ndjekin udhëzimet.

Megjithatë, shumë amerikanë nuk po i përfillin këshillat e ekspertëve.

“Ikni nga plazhet,” tha të enjten senatori amerikan Rick Scott i Floridës, ndërsa televizionet tregonin skena studentësh që po përmbytnin plazhet për pushimet e tyre të pranverës.

Nëse njerëzit nuk dëgjojnë paralajmërimet për izolim social, zyrtarët mund të duhet të ndërmarrin veprime më ekstreme, i tha Scott rrjetit CNN në një intervistë.

“Duhet menduar se si të largohen këta njerëz nga plazhi,” tha ai.(Sipas VOA)

Filed Under: Featured Tagged With: Ligi i ri, Presidenti Trump

Presidenti Trump: Kemi miratuar mjekime të reja

March 19, 2020 by dgreca

– CORONAVIRUSI- Shkon ne 152 numri i të vdekurve në SHBA, mbi 10 mijë të infektuar/

COVID-19 vazhdon të përhapet me shpejtesi ne SHBA dhe sot ne mengjes u raportua se numri i të vdekurve arriti shifrën 152, sipas njoftimeve të sotme të autoriteteve, Ndërsa numri i të infektuarve ka arrit në 10 mijë. Numri i të prekurve me koronavirus në SHBA ka arritur mbi 10 mijë të infektuar. Zyrtarët thanë se administrata do të bëjë ç’është e mundur për të frenuar pandeminë. “Për një vend kaq të madh, ne po ecim mirë,” tha Presidenti Trump. COVID-19 ka prekur të gjitha shtetet e SHBA-së.

Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo tha të martën se nuk kishte në plan të impononte karantinë në asnjë prej qyteteve në shtetin e tij.

“Nuk kam asnjë interes dhe asnjë plan të çfarëdo lloji, që të vendos karantinën në ndonjë qytet,” tha Cuomo në një konferencë shtypi.

Sidoqoftë, ai tha se ekziston mundësia që të ketë mbyllje më dramatike, përveç mbylljes së restoranteve, bareve dhe shkollave, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Presidenti Trump: Kemi miratuar mjekime të reja, do të ndryshojmë gjithcka

Presidenti amerikan Donald Trump me anë të një deklarate për mediat nga Shtëpia e Bardhë deklaroi se koronavirusi është një luftë mjekësore.

Trump u shpreh se janë miratuar mjekime të reja dhe se ky është një sukses

Kemi disa opsione kërkimesh për koronavirusin. Kemi miratuar mjekime të reja dhe ky është një sukses. E drejta për të provuar barna të reja është sukses i ri. Do të bëjmë të pamudurën për të gjetur mjekimin për Covid 19.

Duam t’i tregojmë publikut amerikan se ne punojmë që Agjencia e Miratimit të Barnave të funksionojë sa më shpejt. Me vaksinat e reja, mendoj se do të ndryshojë gjithcka. Ajo që do të bëjmë, është mjaft inkurajuese. Publiku amerikan ka qenë i jashtëzakonshëm, duhet të rrini në shtëpi. Kjo është luftë mjekësore dhe duhet ta fitojmë. Një mjekim ndaj malaries tregoi rezultate”, tha Trump.

Filed Under: Featured Tagged With: Coronavirusi

KURTI: KOSOVA, ALEANCË TË FUQISHME ME AMERIKËN

March 19, 2020 by dgreca

-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti: Ne kemi, duam dhe do të kemi marrëdhënie të mira, partneritet të gjerë dhe aleancë të fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës… Lidhja trans-atlantike është jetike për Kosovën si Republikë e për shqiptarët si komb/

PRISHTINË, 18 Mars 2020-Gazeta DIELLI/ “Ne kemi, duam dhe do të kemi marrëdhënie të mira, partneritet të gjerë dhe aleancë të fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë shtypi në orët e mbrëmjes së sotme.

 SHBA-të dhe BE-ja, Amerika edhe Evropa na nevojiten që të dyja. Ne nuk kemi zëvendësim për to dhe ato nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën. Është gabim jo vetëm i politikës së jashtme, por edhe kombëtarë e historik, të thuash PO Evropa e JO Amerika, apo PO Amerika e JO Evropa. PO Amerika edhe PO Evropa, që të dyja. Lidhja trans-atlantike është jetike për Kosovën si Republikë e për shqiptarët si komb”, u shpreh kryeministri Kurti.

Kreu i Qeverisë ka folur edhe për qëndrimin e tij për zëvendësimin gradual të tarifës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë me reciprocitetin karshi Serbisë, me ç’rast, tha ai, ne do të bënim hapin e parë si gjest të vullnetin të mirë e të vazhdojmë më pas me të tjerët duke parë edhe reagimin e palës tjetër.
“Serbia duhet të ndalë fushatën kundër Pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, por gjithashtu edhe duhet t’i ulë të gjitha barrierat jotarifore që i mbanë lartë ndaj nesh, duke krijuar një dosje të trashë të shkeljeve të marrëveshjes CEFTA.
Madje, edhe ambasadori amerikan në Berlin, z. Grenell e ka vlerësuar propozimin tim si gjysmë masë, ‘half measure’, gjysmë masë, pra nuk është ‘zero measure’, është ‘half measure’, është gjysmë masë. Më mirë gjysmën, se fare, edhe gjysmën drejt krejt, por në ndërtim të mirëbesimit në proces e sipër. Ky është qëndrimi dhe kjo është qasje më racionale në kontestin aktual ku ndodhemi”, tha kryeministri Kurti.

Ai në konferencën për shtyp fillimisht ka folur për masat që ka ndërmarrë  Qeveria e Kosovës në parandalimin e Virusit Corona COVID-19, duke u shprehur se “shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, është e paarsyeshme, e palogjikshme, e panevojshme, e padobishme”.

Kryeministri Kurti  ka folur edhe për shkarkimin nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, për bisedën telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Borell dhe për zhvillime të tjera politike në vend, me theks raportet me partnerin e koalicionit qeverisës.

Më parë, po në mbrëmjen e sotme, mocion mosbesimi për Qeverinë  e Kryeministrit Albin Kurti paralajmëroi partneri i koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, pas një mbledhje të Kryesisë së partisë.

Ky zhvillim vjen pasi kryeministri Kurti njoftoi sot se ka vendosur ta shkarkojë Agim Veliun nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Isa Mustafa, në një konferencë shtypi deklaroi se partneri i koalicionit, Lëvizja Vetëvndosje, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje, me të cilën u krijua Qeveria e re e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 6 Tetorit 2019.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës pasditen e 3 Shkurt 2020 u votua me 66 vota pro e 10 abstenime Qeveria e Republikës së Kosovës e Kryeministrit  Albin Kurti –  liderit të Lëvizjes Vetëvendosje në bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa opozita kishte braktisur sallën./b.j/

Filed Under: Analiza, Featured Tagged With: alliance e fuqishme, SHBA

In the war on coronavirus…

March 18, 2020 by dgreca

…In the war on coronavirus, N.Y. Gov. Cuomo reiterates no ‘shelter in place’ plan for NYC, acknowledges shutting down businesses/

By LARRY MCSHANE/

NEW YORK DAILY NEWS/

Gov. Cuomo, joined by officials in New Jersey, Connecticut and Pennsylvania, announced a four-state shutdown Wednesday of retail shopping malls, amusement parks and bowling alleys in the ongoing war against the coronavirus.

“Together we will reduce density (of people) and slow the spread of coronavirus,” Cuomo tweeted shortly after a news conference where he imposed a mandatory statewide order to cap staffing at 50% of the workforce for all but essential businesses. The governor also announced a 1,000-bed U.S. Navy hospital ship was headed to New York City for possible assistance in handling non-virus medical issues if local hospitals are overrun by victims of COVID-19.

Cuomo brushed aside questions about the economic impact of workforce restriction.

“We’re past that point,” he said. “There’s going to be an impact on the economy, and we’re going to have to deal with that crisis. But let’s deal with one crisis at a time.”

The governor added that certain crucial services, including pharmacies and health care outlets, will remains immune to the restriction.

The USNS Comfort was headed to New York Harbor as a possible answer to the anticipated crunch for hospital beds if the virus infects as many New Yorkers as projected. The ship contains its own operating rooms and other medical services, and would treat non-coronavirus patients while city facilities focused on those infected by the virus.

“It’s an extraordinary step, obviously,” said Cuomo. “It is literally a floating hospital.”

The latest numbers indicate 2,383 coronavirus cases in New York state, with 549 people hospitalized and 20 fatalities, said Cuomo. There was some good news: 108 New Yorkers who tested positive had since recovered and returned home.

Coronavirus hits New York: See how the outbreak affected the state

The governor again shot down the plan to restrict movement inside the five boroughs, with the city’s 8.5 million residents barred from leaving home unless they are in need of essentials like food, prescriptions or medical care. Mayor de Blasio had suggested such a plan could be in place by Thursday, but the governor dismissed it as a non-starter.

“This is a health issue, a public health crisis,” said Cuomo in his daily update. “Worse than the virus is the fear we’re dealing with (and) the rumors, how they spread: ‘I’m going to be quarantined. They’re not going to let me leave my house.’”

Filed Under: Featured Tagged With: In the war on coronavirus

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 266
  • 267
  • 268
  • 269
  • 270
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT