• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRANËT E USTERIT, TAKIM ME GAZETARIN FRANK SHKRELI

April 3, 2018 by dgreca

VATRANËT E USTERIT SJELLIN ZËRIN E AMERIKËS PËRMES  KRIJIMTARISË NË GAZETARI DHE KUJTIMET E FRANK SHKRELI/

1 Vatranet

Nga ARDIAN MURRAJ/4 frank GrupTakimi u organizua pasditen e 26 Marsit 2018. Zhani Lito (kryetari i degës së “Vatrës”-Uster), shprehu mirëseardhjen për z.Frank Shkreli dhe bashkëshorten e tij Viktoria dhe paraqiti një përmbledhje të jetës dhe veprimtarisë, ndërsa njohjen e rreth 30 pjesëmarrësve dhe mysafirëve e paraqiti Franklin Zdruli. Shtysë për këtë veprimtari u bë njohja dhe nënshkrimi për lexuesit i botimit para pak kohësh të librit “Demokracia nuk Pret” (përmbledhje shkrimesh për vitet 2014-2015), ku të pranishmit diskutuan anë të ndryshme të historisë dhe aktualitetin e zhvillimeve shqiptare.

2 frsh4a

Në fjalën e tij Frank Shkreli çmoi ftesën e bashkëatdhetareve të Usterit duke e cilësuar atë si një nga bashkësitë më të vjetra dhe ndër të mëdhatë në SHBA. Edhe pse larg nga Usteri (Uashingtoni dhe Nju Jorku ku ai ka jetuar dhe punuar), kjo shënon vizitën e parë tek ky vend që jetohet nga shqiptarë dhe që ka qenë tepër i njohur në lidhjet personale dhe profesionale me njërin prej kolegëve të hershëm të tij në Zërin e Amerikës, si Ilia Louis Prifti njëkohësisht pjesë e kësaj bashkësie shqiptarësh dhe Kishës së Shën Marisë. Shreli u ndal në njohjen me Zërin e Amerikës, pasi për 34 vjet ai punoi në të (madje rritur aty). Koha kur ai filloi si gazetar ishte se gjeti ish luftetarë të LIIB si Louis Prifti, epoka kundër komunizmit ndërkombëtar dhe ku llogorja mbrohej tashmë jo me plumba dhe bomba, por me fjalën e lirë dhe thënjen e së vërtetës. Frank Shkreli kujton se transmetimi i së vërtetës është kryefjala dhe misioni i Zërit të Amerikës. Presidenti J.F Kenedi, në 20 vjetorin e Zërit të Amerikës është shprehur se VOA mban mbi supe një përgjegjësi të madhe, barra e së vërtetës nuk është e lehtë për t’u mbajtur mbi shpatulla. E vërteta duhet t’i spjegohet një bote sa kurioze aq edhe të dyshimtë”.

1 franku fletKa qënë një nder i madh dhe privilegj për t’i shërbyer së vërtetës në një vend si SHBA, që u bë atdheu i dytë, na priti dhe na dha mundesinë për t’i shërbyer atdheut të të parëve tanë dhe forcimit të lidhjes mes dy vendeve tona mike. Në historitë e viteve të para, 1974 kur fillova punë tregon Shkreli, ishim vetëm pesë veta dhe ata me moshë nga 62-65 vjeçar, ndërsa unë, vetëm 24 vjeç. Zëri i Amerikës ka vuajtur për gazetarët profesionistë, por kjo nuk ishte me e keqja,…pas një dite të ngjeshur pune dhe dhënies së transmetimit, ne nuk dinim se sa ishim degjuar përshkak të izolimit dhe të largësisë.

Shembja e murit të Berlinit solli dhe fillimin e ndryshimit të gjerave në Shqipëri. Në Mars të 1991, Shqipëria dhe SHBA rivendosën marredheniet diplomatike ku unë isha pjesë e delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Elez Biberaj ishte në përbërje të Kongresit Amerikan, atëherë ne pamë për të parën herë jo vetem që kishim patur një dëgjueshmëri të madhe dhe të rregullt, por vumë re se Zëri i Amerikës në shqip mund të kishte patur edhe dëgjuesin më të madh në numër krahasuar me shërbimin në gjuhët e tjera. Perveç misionit për lajmin e balancuar dhe gjithëpërfshirës, si mision Zëri i Amerikës në një gjuhë si shqipja dhe një vend si Shqipëria i izoluar dhe i censuruar, ne ishim të vetëdijshëm se Liria duhej të mbrohej çdo ditë (citon presidentin Ronald Rregan), pasi po të mos mbrohej ajo do të zhdukej pas një gjenerate. “Për Lirinë, duhet të luftohet, Liria duhet të mbrohet çdo ditë dhe t’u dorëzohet brezave të ardhshëm për ta mbrojtur. Detyra e parë e çdo qeverie është mbrojtja e popullit dhe e qytetareve dhe jo të shkatërrojë jetën e tyre. Jemi ne populli që i diktojmë qeverisë se ç’duhet të bëjë dhe jo anasjelltas. Ne populli jemi shoferi dhe jo qeveria. Qeveria është vetura dhe ne vendosim në ç’drejtim duhet të shkojë ajo, cilën rrugë duhet të ndjekë dhe me çfarë shpejtësie”.

 

Veç lajmeve për lirinë dhe demokracinë në SHBA dhe ne bote Zëri i Amerikës, shërbente njëkohësisht edhe si një urë midis dy kombeve, si një ambasadë shqiptare ku shpesh njezit drejtoheshin për infomacion, pra që nga qeveria, kongresi, akademikët apo njerzit e thjeshtë. Prandaj të gjithë presidentët kishin një respekt shumë të madh për Zërin e Amerikës, e vizitonin rregullisht dhe sidomos gjatë luftës së ftohtë. Xhimi Karter thoshte se Zëri i Amerikës është burim inkurajimi për breza të tërë, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Xhorh Bush (43), thoshte se Zëri i Amerikës i është përgjigjur dëshirës së çdo zemre të njeriut për të jetuar në liri.

 

Në vitet e fundit ndryshimet kanë sjellur përmirësimin profesional dhe teknologjia ka diktuar horizonte të reja. (Fillimi i ZA në shqip ishte më 13 maj 1943, valët e shkurtëra në radio për disa dhjetëvjeçarë, pranvera e 90-të solli lidhjet e para telefonike dhe intervistat e para, viti 1999 shënon formatin e ri në video, “Ditari” dhe tani larmia e shpërndarjes në internet. Raporti i fundit tregon se Zëri i Amerikës është ndikimi më i madh në krahasim me çdo media tjetër në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi, dhe ku jetojnë shqiptarë.
Pra në 75 vjet është mirëinformimi i tyre, ndryshe nga media në Shqipëri dhe Kosovë ku entet ndërkombëtare si “Freedom House” e cilësojnë si gjysëm të lirë dhe të ndikuar nga subjektet politike dhe interesa të tjera.

Në lidhje me këto libri përmbledh shkrime me tema të larmishme si liria e shtypit, fjala e lirë, krimet e komunizmit, dështimi i Shqipërisë post komuniste, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, roli i diasporës, personalitetet e njohura por të harruara, politika e SHBA-së në përgjithësi dhe ajo e ndërkombëtarëve ndaj kombit shqiptar përfshirë vlerat e drejtësisë dhe lirisë.

 

Në vijim takimi u zgjerua në diskutime ku folën Thanas Gjika (mbi vlerat e librit kryesisht nën qartësinë e autorit kur shruan dhe analizon me frymë sa reale aq dhe ndërtuese duke u shprehur se” shpresa vdes e fundit!”), rrëfimet mbi dëgjimin në radio të Zërit të Amerikës në vitet e diktaturës, historitë e dhimbjes nga persekutimi i familjeve Mihallaq e Efi Qeleshi dhe Qemal e Mukades Biçoku.

Pyetjet u përqedruan kryesisht në mënyrën e qeverisjes dhe politikës shqiptare, ndikimin ndërkombëtar në rajon, çfarë i duhet tani opozitës, drejtuesve të brezit të ri, etj.

 

Në fund të takimit autori Frank Shkreli, nënshkroi për lexuesit dhe mësuam se vetëm 10% e shkrimeve të tij janë në ketë libër ku ndihmuan botuesit e gazetës “Telegraf” Engjëll Musai dhe Klaus Çiraku. Ato përbëjnë pjesën e parë të librit “Demokracia nuk Pret” me autor Frank Shkreli dhe të tjera përzgjedhje, besojmë se do të pasojnë në të ardhmen e afërt).

 

VOAL.CH

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ardian Murraj, Frank shkreli, Vatranet e Usterit

KA NDËRRUAR JETË PRESIDENTI I NDERIT I VATRËS Z. AGIM KARAGJOZI

March 31, 2018 by dgreca

-SHERBIMET FUNERALE TE MARTEN 4 e 30- 9.00 PM Thomas F. Dalton Funeral Homes, Inc 29 Atlantic Ave.
Floral Park, NY 11001/

-VARRIMI TE MERKUREN, ne Pinelawn Cemetery 2023 Wellwood Ave, Farmingdale, NY 11735/

1 ok karagjozi agim2.IMG

Presidenti i Nderit i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, ish Kryetar për dy dekada, Inxhinier Agim Karagjozi, ka ndërruar jetë në spital në Long Island, NY.I ndjeri la në dëshmpërim zonjën Rozi, djemtë Zyhdinë dhe Shpëtimin, vajzën Angel, motrën Bukuroshe, vëllanë Vesim, mbesën Miranda(Telegrafi) nipin Armand(Vincani), si dhe shumë nipa e mbesa, kushërinj e familjarë në SHBA dhe Shqipëri.Njoftojmë vatranët dhe Komunitetin se shërbimet funerale do të organizohen Ditën e Martë, 3 Prill 2018, nga ora 4 e 30 PM deri në 9.00 PM, në Shtëpinë Mortore:

Thomas F. Dalton Funeral Homes, Inc

29 Atlantic Ave.
Floral Park, NY 11001
Tel- 516-354-0634

Ceremonai e Varrimit do të kryhet ditën e Mërkurë, 4 Prill 2018, në orën 9 e 30.

Varrimi ne Pinelawn Cemetery
2023 Wellwood Ave, Farmingdale, NY 11735

Agim Karagjozi mbante dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”, Medaljen e Artë të Shqiponjës, Ishte qytetar Nderi i Gjirokastrës dhe ishte nderuar me cmime të tjera të akorduara nga Republika e Kosovës.

***

Para një jave Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, i shoqëruar nga zv. Kryetari Agim Rexhaj dhe arkëtari Marjan Cubi, e vizituan z. Karagjozi në spital. Gjatë të gjithë kohës që z. Karagjozi ishte i pamundur vatranët, kryesia e vjetër dhe e re, ish Kryetari Bucaj, Zef Perndocaj, Zef Balaj,Marjan Cubi, Asllan Bushati, editori i Diellit, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij e tij e kanë vizituar dhe i kanë qëndruar pranë .

  1. Agim Karagjozi lindi në Gjirokastër, me 1 shtator 1926. Arsimin fillor e nisi në qytetin e Lindjes, ku kreu katër klasat e para ndërsa klasën e pestë e vijoi në Vlorë. Në vitet 1938 – 1944 vazhdoi shkollimin në liceun e Korçës, në gjimnazin e Gjirokastrës dhe në gjimnazin e Tiranës. Edhe pse i ri u përfshi në Luftën e Dytë Botërore, ku u bë pjesë e Ballit Kombëtar, dhe u aktivizua me Rininë e Ballit, kryesisht në sektorin e propagandës, por mori pjesë në luftë edhe me armë në dorë, duke shkuar deri në Kosovë.

Tipari më i qenësishëm i tij ishte lidhja e thellë shpirtërore me identitetin kombëtar shqiptar dhe vullenti për të bërë detyrën ndaj atdheut, duke marrë pjesë në çdo veprimtari në shërbim të realizimit të aspiratave të drejta të popullit shqiptar, kudo që ka qenë – në Shqipëri, Itali, Turqi, Amerkë.

Në vitet 1943-44, ishte anëtar aktiv në rininë e Ballit Kombëtar në Gjirokastër, Vlorë e Tiranë. Në verë 1944, ishte vullnetar në batalionin “Besnik Çano” që shkoi në Kosovë për të luftuar kundër forcave të Mihajloviçit në Qafë të Morinës, ku ra dëshmor i riu Hamit Troplini.

Në nëntor 1944, u largua nga Shqipëria dhe pas afër katër vitesh në kampe refugjatësh në Itali, bashkë me babanë emigruan në Turqi.

Nga viti shkollor 1948–49 deri në qershor 1955, ndoqi studimet në kolegjin amerikan Robert College në Stamboll, Turqi, ku u diplomua në inxhinieri, dega elektrike.

Ne vitin 1956, erdhi në Amerikë. Që nga viti 1960, u bë pjesë e Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe nga viti 1992-2010, ishte kryetar i saj, ndërkohë që pat drejtuar edhe degën nr. 29 të Nju Jork-ut. Përjetoi më shumë se gjysëm shekulli jetën si vatran aktiv dhe udhëheqës i saj, njohu Imzot Nolin, ishte përfaqësues i vatarnëve të Nju Jork-ut dhe Nju Xhersit në ceremoninë zyrtare të varrimit të Imzot Nolit, udhëhoqi fondin për ndërtesën e Vatrës. Ishte mik i presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, mik i heroit të Demokracisë Shqiptare Azem Hajdari, i presidentit të parë demokrat të Shqiptarëve dr. Sali Berisha etj. Në kohën e luftës së Kosovës me bashkëpunëtorët e tij shkuan deri në Tropojë, ku u takuan me luftëtarët e plagoisur të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, dhuruan ndihma në medikamente dhe të holla për Luftën.Ishte një mbështetës i fuqishëm i proceseve demokratike në Shqipëri e Kosovë.

Familja humbi njeriun e saj të dashur, Vatra, udhëheqësin e saj.I pushoftë shpirti në Paqë!(dgreca)

Filed Under: Featured Tagged With: agim karagjozi, KA NDERRUAR JETE

Kukësi burra, Rama …ra

March 31, 2018 by dgreca

Nga Arben VATA/

Kuksianët rikthejnë me forcë lidhjen natyrale Kosovë – Shqipëri/

 

1 arben Vata

Ngjarje të tilla si ajo e Kukësit sot, normalisht që ngjallin emocione dhe debate të forta, kundërshtuese me njëra tjetrën. E para është dhuna. E vërteta është se dhuna nuk është mjeti normal për të zgjidhë problemet, por çfarë e zgjidh problemin me një qeveri të pa përgjegjshme, një qeveri anti kombëtare apo një diktaturë? Nëse nisemi me këtë logjikë, duhet të themi se protestat e dhjetorit 1990 në Shqipëri dhe ato të pranverës 1981, korrikut 1990 dhe kundërshtimi me armë kundër regjimit serb në Kosovë, ishin të dënueshme. Nëse kjo është logjika që funksionon për dikë, ta mbajë për vete. Kur thika shkon në palcë, nuk ka më vend për bisedime. Aq më tepër me një qeveri që nuk u konsultua aspak me qytetarët për këtë taksë të rëndë.

1 Kukes

Së dyti, (dhe kësaj po i bie shumë shkurt), taksë për rrugën mund të kishte por kjo duhet të jetë e shumta 1 euro ndërsa më përpara kësaj duhet të jetë rregulluar sipas standardeve rruga e vjetër. Këto çështje janë sqaruar shumë këto ditë dhe nuk ka nevojë për mendimin tim krejt modest nga aspekti teknik dhe ekonomik i rrugës.

Se treti, protesta ishte e drejtë sepse synoi veç të tjerash të ndante Kosovën me Shqipërinë me një kufi ekonomik jo më në Morinë të Kukësit, por në Thirrë të Mirditës. Super-taksa është një barrë edhe për shqiptarët e Kosovës, të cilët për arsye ekonomike kryesisht vijnë dhe frekuentojnë plazhet e Shqipërisë.

Rama që bën demagogji me Presidentin e përbashkët dhe me teatër në zyrat e Vucic, nuk mund ti bëjë shërbim më të mirë serbëve sesa të kufizojë lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë. Në këto kushte, ata do të detyrohen që tregtinë dhe çdo shkëmbim tjetër ta zhvendosin gjithnjë e më shumë drejt Serbisë. Kjo është arsyeja që shumë nga protestuesit ishin edhe nga Kosova (por edhe nga Hasi dhe Tropoja).

Së katërti, kjo është një protestë personalisht kundër Rames, i cili vetëm pak ditë më parë ofendoi publikisht gjithë shqiptarët, në një fjalim konteksti i të cilit vinte në dyshim burrërinë e tyre. Gabimi i Rames është që e bëri këtë ofendim pikërisht në kohën kur Kukësi kishte paralajmëruar protesta kundër taksës së ndarjes së kombit.

Kukësi (dhe jo vetëm) ka burra o zotëri dhe këtë e ka treguar ndaj çdo padrejtësie që i është bërë në demokraci. Për ata që u kujtohet po sjell në vëmendje vitin 1993 kur banorët e kësaj zone hodhën në liqen forcat speciale nga Tirana. Luma ka hedhur në lumë 12 mijë serb, por Rama nuk e njeh mirë historinë.

Aty ku ka dhimbje, ka protestë, ka burra,kudo në Shqipëri. Aty ku ka dhimbje e thika nuk mban më, burrat ngrihen dhe diktatorët bien.

Merre seriozisht sinjalin e burrave të Kukësit, Tropojës dhe Kosovës. Nuk është protesta e një partie, por e një populli të cilit nuk mund ti hipësh më mbi kurriz.(FB)

***

Pronincim i Ministrit te Brendshem Xhafaj: Precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe antikushtetues

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një deklaratë për median e quan protestën e sotme në Rrugën e Kombit: “Një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe antikushtetues.”

Xhafaj tha se policia shmangu realizimin e skenarëve më të rëndë kriminalë, për të cilën ishin të interesuar provokatorë të caktuar.Dhe nënvizon: Kush nxit dhunën e anarashinë do të marrë përgjigjen e merituar ligjore askush nuk mund të jetë mbi ligjin.Xhafaj tha se janë 12 efektivë të FNSh që janë lënduar lehtë ndërsa një efektiv është plagosur më rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ne përleshje individe me të shkuar kriminale

Ministri Xhafaj shtoi se mes protestuesve ka pasur dhe individe me të shkuar kriminale

Xhafaj: Manifestimi i presupozuar paqësor u kthye menjëherë në një sulm barbar kundër punonjësve të policisë së shtetit dhe kundër pasurisë publike e sasja private.  Grupe individësh të papërgjegjshëm në përbërje të të cilëve në numër jo të vogël gjendeshin elementë me të shkuar të rëndë kriminale dhe persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë shoqërore shfrytëzuan pabesisht të drejtën legjitime dhe paqësore të tubimit.

Shpreh gjithë mbështetjen dhe respektin për të gjithë ata qytetarë të një zone të dalluar për ndershëmëri, krenari e fisnikëri sikurse është zona e Kukësit të cilët u distancuan nga këta individë të papërgjegjshëm si edhe ndaj atyre që nxisin veç zjarrin dhe dhunën për interesa politike e nuk u bënë pjesë e atyre që pa asnjë shkak sulmuan egërsisht punonjësit e policisë së Shtetit dhe shkatërruan pasurinë publike e private.

12 efektive te lenduar, 1 rende 

Xhafaj: Asnjë e drejtë e pretenduar nuk mundet të justifikojë, në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë, sulmin kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe shkatërrimin e pronës. Janë lënduar 12 punonjës të FNSH-së nga gurët dhe sendet e forta të hedhura nga këta individë, ndërsa një punonjës policie është plagosur më rëndë dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.

U shmangen skenare te renda kriminale
Fatmir Xhafaj: Vlerësoj gjakftohtësinë dhe profesionalizmin e treguar nga punonjësit e Policisë së Shtetit në situatën e ndodhur pak orë më parë, duke shmangur kështu realizimin e skenarëve më të rëndë kriminalë, për të cilën ishin të interesuar provokatorë të caktuar.

Thirrja per distancim

Xhafaj: Publikisht jap mbështetjen e policisë së shtetit për çafrë ajo bën për të mbrojtur jetën dhe pronën e kujtdo. Jam i keqardhur dhe ju kërkoj qytetarëve, partive politike, medias dhe komunitetit të biznesit të distancohen ndaj të gjithë atyre përfaqësuesve të partive politike që i kanë inkurajuar me nëj gjuhë nxitëse protestuesit për ushtrim dhune ndaj policisë dhe shkatërrim të pronës duke sjellë në vëmendje që ky është një precendent jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe antikushtetues.
Ju bëj apel autoriteteve të qeverisjes vendore në Kukës të distancohen nga këto akte të dhunshme dhe të ushtrojnë ndikimin e tyre duke qenë bashkëpunues e në ndihmë të policisë së shtetit për të mundësuar normalitetin për levizjen e lirë të qindra qytetarëve dhe transportin e mallrave sot dhe në ditët në vijim . Në cilësinë e Ministrit të Brendshëm deklaroj se policia e shtetit në zbatim të ligjit do të ketë një përgjigje të ashpër.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Arben Vata, perleshje em policing, rruga e kombit

PËRFAQËSUES TË PUSHTETIT VENDOR MAT-KLOS VIZITUAN VATRËN

March 30, 2018 by dgreca

1 faqe 1 edison Frang

*Nën drejtimin e z. Edison Frangu, një grup përfaqësuesish të pushtetit vendor të Bashkive Mat dhe Klos, që kryen një vizitë përvoje në SHBA,të Djelën me 25 Mars 2018  vizituan Vatrën.Ata u pritën nga zv. Kryetari i Vatrës z. Agim Rexhaj me bashkëpunëtorët: Zef Balaj, Marjan Cubi, Asllan Bushati dhe editori i Diellit. Zoti Rexhaj u uroi mirëseardhjen dhe i informoi ata për veprimtaritë dhe qëndrimet e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”. Nënkryetari Rexhaj shfaqi brengosjen e Vatrës për gjendjen e vështirë ku ndodhen Shqipëria dhe Kosova, ku dy qeveritë shqiptare, si ajo në Tiranë edhe ajo në Prishtinë, po keqqeverisin, po rrisin varfërinë, dhe po i detyrojnë shqiptarët të marrin rrugët e botës.

Më pas z. Rexhaj u ndal në veprimtaritë e Vatrës dhe qëndrimet Kombëtare të saj për ngjarjet në Trojet Shqiptare.

Ish nënkryetari i Vatrës, z. Asllan Bushati, i ka përshëndetur vizitorët dhe u ka ofruar kontributin e tij si bashkëvendas për t’i lidhë me biznesmenë shqiptaro-amerikanë.

Edhe zotërinjtë Marjan Cubi dhe Zef Balaj i kanë përshëndetur mysafirët dhe i kanë informuar rreth Vatrës dhe veprimtarive të saj ndër vite.Një përshëndetje të vecantë u përcolli edhe avokati Hasan Metuku, i pranishëm në takim. Editori i Diellit i njohu vizitorët me Historinë e Vatrës dhe të Diellit.

Kryetari i bashkisë Mat, z. Nezir Rizvani, i bashkisë Klos z. Basir Cupa, drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në  Bashkinë Mat z. Arjan Lika, treguan për përshtypjet e tyre gjatë vizitë së përvojës në Washington si dhe informuan për gjendjen dhe problematikën në bashkitë e tyre.Edison Frangu,- i cili që nga shtatori i vitit 2017 ndodhet në Washington me një bursë nga Atlas Corps, financuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Dempartamenti i Shtetit Amerikan për “Liderat e rinj në Shqipëri”,- informoi rreth projekti që mundësoi vizitën e përvojës studimore për një qeverisje të hapur të të zgjedhurëve në pushtetin vendor.Ai tha se këtë vizitë të parë të studimit e mundësoi Qendra Open Gov Hub në bashkëpunim e bashkëplanifikim me Asociacionin e Bashkive Shqiptare, që përfaqëson 61 bashki.

Kjo vizitë u realizua nga 21-25 mars 2018 dhe përfshiu disa takime të rëndësishme që u dhanë mundësi trajnimi dhe fituan përvojë për qeverisje të hapur. Delegacioni pa dhe mësoi rreth përvojave më të mira të këtushme; me synim përmirësimin dhe angazhimin e tyre si qeverisës dhe qytetarë, për të mundësuar lidhjet mes qeverisjes lokale dhe biznesit, po ashtu edhe për rritur komunikimin dhe lidhjen me diasporën, me qëllim thithjen e investimeve të Diasporës në SHBA, dhe rritjen e partneritetit për të mbështetur projektet e tyre të zhvillimit ekonomik komunal.

Drejtuesit e pushtetit vendor morën përvojë në Washington D.C dhe bashkitë fqinje në Virxhinia dhe Maryland etj.

Takimet edhe trajnimi u mbyll me sukses ku të gjithë pjesëmarrësit premtuan të bëjnë reforma në qeverisjen e hapur dhe përfshirjen e qytetarëve në Vendimarrje.Të gjithë pjesëmarresit u pajisën me Certifikatën përkatëse.Frangu tha për Diellin se kjo vizitë u dha mundësi drejtuesëve të pushtetit vendor për të dialoguar dhe për të shkëmbyer mendime e ide me një sërë organizatash amerikane si dhe në Departamentin e Shtetit.Ata bënë vizita njohëse në Uashington,Bashkinë e Arlingtonit, Librarine e Kongresit si dhe u pritën edhe në ambasadën shqiptare dhe atë të Kosovës.

*Per me shume fotografi shihni ne Facebook

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Mat-Klos, Perfaqesues te pushtetit lokal, Vatra

ZNJ. MIMOZA HAJDARMATAJ NË VATËR

March 30, 2018 by dgreca

1 ne kembe

– Znj. Mimoza Hadarmataj,drejtuese e qendrës‘‘Gratë në Shërbim Publik’’, Vizitoi VATRËN-/*

Ish deputetja Mimoza Hajdarmataj, e “miqësuar” me Vatrën që në 100 vjetorin e themelimit, pjesmarrëse në darkën festive, ishte mysafire në selinë e Vatrës të Enjten pasdite me 29 mars 2018.

– Ndjehem mirë kur vijë në Vatrën e  Shqiptarëve të Amerikës. Zyrtarisht kjo është vizita e tretë në Vatër: Isha me ju në festimet madhështore të 100 vjetorit dhe mora pjesë në darkën madhështore me 29 prill 2012 në Chelsea Piers, kam ardhë këtu në Shtëpinë e Vatrës, kur isha deputete në Kuvendin e Shqipërisë, dhe ja tani erdha sërish.Mirë se Ju gjeta!, tha ajo tek u takua me mikpritësit vatranë.

Ish deputetja Hajdarmataj në cilësinë e derjtuses se qendrës”Gratë në Shërbimin Publik” u prit nga kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, dhe bashkëpunëtorët e tij. Z.Mishto duke i uruar mirëseardhjen, e informoi mysafiren për veprimtaritë dhe qëndrimet e Vatrës.Ai tha se Vatra ndjehet e shqetësua për gjendjen e mjerushme të shqiptarëve, për largimet masive të rinisë jashtë vendit, për korrupsionin e lartë, për kanabizimin e Shqipërisë, për riktimin e pinjollëve të komunizmit në pushtet etj. Ky nuk është qëndrim i sotshëm i Vatrës, por vazhdimësi e qëndrimeve të mëparshme.Vatrën e shqetëson mosreagimi i qytetarëve për të kundërshtuar keqqeverisjen dhe për sjellë ndryshimin, që shqiptarët meritojnë.

Pasi falenderoi për mikpritjen, në përshëndetjen e saj zonja Hajdarmataj tha se; e shoh se jeni të mirëinformuar për gjendjen e vështirë që po kalon Shqipëria. Duket se Vatra është e ndjeshme ndaj shqetësimeve në rritje të qytetarëve shqiptarë, të cilët po kalojnë çastet më të vështira të tranzicionit demokratik të tejzgjatur.Në fakt çmimin më të lartë të qeverisjes së keqe, të korrupsionit të lartë që ka hyrë në sistem, të shitblerjes së votës, të kanabizimit të vendit, të papunësisë, po i paguan rinia, e cila nuk sheh rrugë tjetër veç emigrimit.Takoj çdo ditë, tha ajo vajza e gra të përgatitura, të shkolluara, me CV të shkëlqyera, por të dëshpëruara se nuk gjejnë një vend pune.

Zonja Hajdarmataj informoi edhe për veprimtarinë intensive të qendrës”Gratë në Shërbimin Publik”, ku ajo është

Zonja Hajdarmataj u përshëndet nga zotërinjtë:Agim Rexhaj, Pashko Camaj, Marjan Cubi, Asllan Bushati, Zef Balaj, Astrit Gjonpalaj, Anton Raja, Dalip Greca.I pranishëm në takim ishte edhe z. Sejdi Hysenaj, anëtar i këshillit të Vatrës.

  • Per me shume fotografi shihni ne Facebook

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, ne Vater, zznj. Mimoza Hajdarmataj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 430
  • 431
  • 432
  • 433
  • 434
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT