• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AMBASADORË TË DENJË TË KULTURËS SHQIPTARE

August 5, 2017 by dgreca

MERITA HALILI DHE RAIF HYSENI:AMBASADORË TË DENJË TË MUZIKËS DHE TË KULTURËS SHQIPTARE/

2 raifi1 Raif Merita

Nga Frank Shkreli/Pikërisht pas ditën e së djelës me 6 gusht në Qendrën e famshme të Arteve Lincoln, të shfaqjeve dhe të koncerteve mu në qëndër të lagjës Manhattan të Nju Jorkut, zhvillohet koncerti, “E djela e Trashëgimisë – Nga Tirana në Tashkent”, dmth me një pjesëmarrje të grupeve muzikore dhe vallëzuese nga disa vende, duke filluar nga Shqipëria e deri në Tashknet të Uzbekistanit.  Shqipëria dhe Kosova përfaqësohen në këtë koncert ndërkombëtar grupesh  evropiano lindore dhe ish-republikave sovjetike, nga ylli i muzikës popullore shqiptare e mirënjohura në Shqipëri, Kosovë e në diasporë, Merita Halili dhe bashkshorti i saj Raif Hyseni dhe Orkestra e tij,  të cilët me performancën e tyre “live” do të sjellin këngët dhe muzikën tradicionale shqiptare në qëndër të Nju Jorkut.  Organizuesit e këtij festivali ndërkombëtar muzikor në Nju Jork edhe po të kishin dashur, nuk mund të gjenin përfaqsues më të mirë dhe as ambasadorë më të denjë të muzikës dhe të kulturës shqiptare, për një përfaqësim të tillë të muzikës dhe kulturës shqiptare në këtë vend, siç është koncerti ndërkombëtar i organizuar në Qendrën Linkoln të Arteve këtë fund jave.Ashtu siç dihet, çifti Merita Halili dhe Raif Hyseni kanë emigruar në Amerikë në mesin e 1990-ave nga Shqipëria ku Merita ka zhvilluar një karierë të gjatë dhe të pasur në fushën e muzikës popullore të këngëve dhe valleve të Shqipërisë së Mesme, ndërsa Raifi nga Mitrovica edhe ai i njohur në Kosovë dhe më gjërë si ekspert i dalluar i fizarmonikës dhe si kompozitor i shumë këngëve dhe melodive.   Puna dhe vepra e këtij çifti vlerësohet aq shumë jo vetëm këtu në Shtetet e Bashkuara– si në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan ashtu edhe në në radhët e amerikanëve dhe jo vetëm.   Megjithse në mërgim për më shumë se 20-vjetë – ata nuk janë harruar në trojet shqiptare ashtu siç u vu në dukje nga pritja entuziaste që iu bë atyre gjatë vizitës në Shqipëri muajin që kaloi.Në të vërtetë, Merita Halili dhe Raif Hyseni u rikëthyen në Tiranë, ku dhanë një koncert të hapur në Sheshin Skënderbej me një repertor të pasur të këngëve të Shqipërisë së Mesme dhe më gjërë.  Natyrisht, se ky ishte një rikthim emocionues   në Tiranë për Meritën dhe Hysenin,gjë që u pasqyrua gjërësisht nga media shqiptare, përfshirë edhe intervistat e shumta në televizion, por deshta që me këtë rast të performancës së tyre në Qendrën Linkoln në Nju Jork të theksoj aktivitetin, muzikor, kulturor dhe artistik të këtij çifti të njohur këtu në Shtetet e Bashkuara, aktivitet i cili ndoshta nuk njihet aq mirë nga disa, por që është tepër i rëndësishëm dhe që po bëhet shumë më i njohur tani – jo vetëm nga komuniteti shqiptar por edhe nga amerikanët.  Kjo për hir të pjesmarrjes së tyre në shfaqje të shumëta, në festivale shumë etnike dhe ndërkombëtare në Amerikë, por edhe falë pjesmarrjes së tyre në raste festimesh dhe dasmash të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Këtu në Shtetet e Bashkuara, në komunitetin shqiptaro-amerikan veprojnë shumë këngëtarë, përfshirë edhe ata që vinë për raste të posaçme nga Shqipëria, Kosova dhe viset tjera shqiptare, të ftuar ose të angazhuar për raste të tilla të veçanta, kryesisht familjare.  Por Raif Hyseni dhe Merita Halili, së bashku, qëndrojnë mbi të gjithë të tjerët, sidomos kur kemi të bëjmë – për të përdorur në fjalë nga politika – me ndërkombëtarizimin ose me përhapjen dhe me njohjen më mirë të muzikës dhe kulturës shqiptare jashtë trojeve të kombit – e nepërmjet tyre, të huajt njohin   më mirë vetë shqiptarët, kulturën, vetitë dhe identitetin e tyre kombëtar. Në këtë rast, njohje më të mire të shqitarëve nga amerikanët dhe të tjerë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vepron e jeton për më shumë se dy dekada, çifti Merita Halili e Raif Hyseni.

Natyrisht, se si të gjithë artistët dhe muzikantët e tjerë shqiptarë, me profesionin e tyre dhe me punën e palodhur, duhet të sigurojnë jetesën si gjithkush, për veten dhe familjen, por çifti Raif Hyseni dhe Merita Halili duket se përveç këtij detyrimi që e kemi të gjithë, kanë vendosur që talentet e tyre t’i përdorin për diçka edhe më të madhe se sa thhjeshtë sigurimin e nevojave bazë materiale të jetës. Duket se I kanë caktuar vetes një thirrje më të madhe.   Ç’prej ardhjes së tyre në Shtetet e Bashkuara ata e kanë bërë të qartë, nepërmjet punës së tyre, se janë të interesuar për diçka më tepër, për diçka më sublime: se nuk është mjaft të këndonin dhe të merrnin pjesë në raste të organizuara nga komuniteti shqiptaro-amerikan, megjithse edhe këtë e bëjnë me shumë dashuri e kënaqësi dhe janë shumë të kërkuar, në fakt.  Por, si asnjë artist ose grup tjetër shqiptar, çifti Hyseni-Halili i ka caktuar vetes misionin e shenjtë që talentin e tyre ta përdorin edhe për promovimin me entuziazëm të muzikës dhe kulturës shqiptare para amerikanëve dhe të huajve në këtë vend – të cilët dinë pak ose aspak për kulturën dhe muzikën shqiptare, duke shërbyer  njëkohsisht edhe si promovues të vërtetë të një imazhi më të mire për shqiptarët kudo!

Këtë promovim Merita dhe Hyseni e kanë bërë në vazhdimësi, pa lodhje dhe me entuziazëm, ndërsa vazhdojnë të marrin pjesë në festivale si ky i të djelës më 6 gusht në Qendrën Linkoln në Manhattan “Nga Tirana në Tashkent”, ndërkohë që kanë njoftuar edhe pjesmarrjen e tyre në një koncert tjetër që do të mbahet në tetor në, “Symphony Space në Broadway” të Manhatan-it.  Këto dy koncerte janë vetëm ndër më të fundit në të cilët janë ftuar të marrin pjesë. Çifti Merita Halili dhe Raif Hyseni janë paraqitur para publikut amerikanë shumë më heret, pothuaj me të ardhur rishtas në Amerikë më 1995.   Më kujtohet gjatë punës time në Washington, kur papritmas por me kënaqsinë më të madhe zbuluam — me bashkshorten time ndërsa po vizitonim festivalin veror të Washingtonit të organizuar nga Instituti Smithsonian që organizohet çdo verë — pjesëmarrjen e Hysenit dhe Meritës në “Smithsonian Folklife Festival”, mu në qëndër të kryeqytetit amerikan, festival i cili frekventohet nga qindra mijëra vizitorë të huaj dhe vendas.  Duke ecur, papritmas dëgjuam muzikë shqiptare dhe i drejtohem bashkshortes time, more a më bëjnë veshët a po është me të vërtetë muzikë e trojeve tona.  Ishte hera e parë që në Festivalin Smithsonian merrte pjesë një grup muzikor nga trojet shqiptare:   pikërisht Merita dhe Hyseni me ç’rast patëm nderin dhe kënaqësinë të takoheshim  dhe të përshëndeteshim me ta, për herë të parë.

Përveç Festivalit Smithsonian dhe raste të tjera, ata kanë interpretuar gjithashtu edhe në qëndrën prestigjoze Kennedy në Washington si edhe në sallat e Kongresit amerikan.  Përveç muzikës nga të gjitha trojet shqiptare, ata promovojnë gjithashtu edhe veshjet dhe kostumet shqiptare, pasi në shumë prej shfaqjeve të tyre si Merita ashtu edhe Hyseni veshin rroba kombëtare.  Dihet tashmë, se Merita nepër festivale të tilla, shpesh vishet me një kostum tiranas 100 vjeçar, i qëndisur me ar dhe argjend, ndërsa Hyseni paraqitet me kostume kombëtare gjithashtu.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo veprimtari për promovimin e kulturës dhe muzikës shqiptare para botës amerikane dhe ndërkombëtare, Hyseni dhe Merita, për disa vite tani, kanë themeluar në universitetin, “Montclair State University” Katedrën e Parë të Muzikës Shqipe për studentët e shtetit Nju Xherzi, të cilët kanë mundësi tani të mësojnë muzikën dhe zë thellojnë njohurinë e tyre mbi kulturën shqiptare në përgjithsi.  Ndonëse studentët amerikanë nuk kanë dijeni as njohuri për kulturën apo muzikën shqiptare, Raif Hyseni është shprehur për media të ndryshme se këtë boshllëk të nxënsëve amerikanë në njohurinë e kulturës dhe të historisë së shqiptarëve, ai e plotëson duke u folur atyre për historinë e kombit shqiptar në përgjithësi. “Unë nuk u jap vetëm muzikën shqiptare, por u jap informacione edhe mbi kombësinë tonë shqiptare, si gjuha, historia, kultura, traditat, gjeografia, etj”, është shprehur ai në një prej intervistave të tija. 

 Merita Halili, është një prej emërave më të njohur të muzikës popullore shqiptare, sidomos muzikës së Shqipërisë së Mesme dhe Raif Hyseni është i mirënjohur gjithashtu në këtë fushë, falë punës së përkushtuar dhe sukseseve të arritura të tyre në Shqipëri dhe në Kosovë, respektivisht, por sidomos për realizimet e konsiderueshme këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ata janë shpërblyer edhe me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për sukseset e tyre.  Mirëpo, për shqiptarët, me veprimtarinë e tyre të palodhur, Merita dhe Hyseni zenë vendin e parë si ambasadorët më të mirë e më të denjë të muzikës dhe të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si të tillë – në kapacitetin e tyre — janë njëkohësisht edhe përfaqësues të vlerave shekullore të kombit shqiptar dhe identitetit të tij arbëror ndër shekuj, në një botë që nuk i njihte më parë, por që është në njohje e sipër të këtyre vlerave — falë pjesërisht edhe punës së palodhur të Merita Halilit dhe Raif Hysenit — qoftë në skenat e folkloreve amerikane dhe ndërkombëtare siç është koncerti këtë të djelë në Qendrën e Arteve Linkoln në Nju Jork, qoftë në univeristet ku edukohet brezi i ardhëshëm i amerikanëve, siç është angazhimi tyre akademik në universitetin , “Montclair State University”, të shtetit Nju Xherzi.

 Çifti Merita Halili dhe Raif Hyseni meritojnë respektin dhe falënderimet tona sepse me punën e tyre në promovim të muzikës dhe kulturës shqiptare, ata jo vetëm na nderojnë para botës amerikane si përfaqsues të denjë të komunitetit shqiptaro-amerikan këtu në Shtetet e Bashkuara dhe të kombit shqiptar në përgjithësi, por si askush tjetër po bëjnë atë që munden për përmirësimin e imazhit në botë, të Shqipërisë, të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.

Filed Under: Featured Tagged With: AMBASADORË TË DENJË TË, Frank Shkreli Merita Halili & Raif Hysen, Kultures shqiptare

Çmim Ndërkombëtar pullës postare dedikuar Himnit të Nënës Terezë

August 5, 2017 by dgreca

-Nga Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë “San Gabriello”/
Pulla-Postare-Nena-Tereze-1-Pulla postare me Nënën Terezë, më përmbajtësorja me karakter fetar/
Pulla-Postare-Nena-Tereze-Në 16 gusht 2016, në ceremoninë e promovimit të emisionit të jashtëzakonshëm të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë” ishte edhe delagacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”/Promovimi i Pullës Postare 'Shenjtërimi i Nënës Terezë'

PRISHTINË, 5 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë “San Gabriello” e ka përzgjedhur pullën postare dedikuar, Himnit të N pullën postare dedikuar, Himnit të Nënës Terezë ënës Terezë,si pullën më përmbajtësore me karakter fetar.

Vatra3

Ne Foto-Dielli-arkiv: Nje grup vatranesh ne Katedralen”Nene Tereza” ne Prishtine me Ipeshkevin Dode Gjergji/

Autore e pullës postare është Dijana Toska, ndërsa është dizajnuar nga organizata “Little People of Kosova”, Hilmnijeta Apuk dhe emetuar nga Posta e Kosovës me datë 15 gusht 2016 me rastin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.Siç merret vesh ndarja e çmimit do të bëhet më 24 shtator 2017 në Legnano të Veronës në Itali. Si shpërblim Postës së Kosovës do t’i akordohet një certifikatë dhe plaketa e lajmërimit “L’Annunciazione” e punuar nga mjeshtri Enrico Manfrini, njofton Koha.net.Në 16 gusht 2016, në Prishtinë është zhvilluar ceremona e promovimit të emisionit të jashtëzakonshëm të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”. Pas një takimi në Ipeshkëvinë e Kosovës dhe vizitës Katedralës “Nëna Terezë” në Prishtinë, të pritur nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me ftesën e tij, në ceremoni mori pjesë edhe delagacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Agim Rexhaj – zv/kryetar i “Vatrës” dhe Nderi i Kombit – i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë, Marjan Cubi – kryetar i Komisionit për mbledhjen e  fondeve për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, si dhe Laura Rexhaj, Dila Cubi, Fran Shala, Mhill Gjuraj, Mëhill Velaj, Pashk Maksuti. Delegacionin e “Vatrës”, gjatë pjesëmarrijes në cerëmoni, e takoi kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, si dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.

Në 15 Korrik 2017, Ipeshkvia e Kosovë shpalli Programin e Shugurimit të Katedrales Nënë Tereza, që do të jetë në 5 shtator 2017, ditën e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare. Kremtimi solemn i Meshës së Shugurimit do bëhet në mesditë, nga ora 11:00./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Nene Tereza, Pulla Postare

PAN: TERHEQIM VESELIN, PRANONI HARADINAJ KRYEMINISTER

August 4, 2017 by dgreca

Kosova, drejt krizës paszgjedhore?/Kuvendi-Kosove-2017_08_03_Seanca_konstituive_1

-Nuk vijon nga ora e paraparë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit dhe 5 nënkryetarëve/Kuvendi-Kosove-2017_08_03_Seanca_konstituive_3
 -Paralajmërohet nga kryesuesi thirrja e një takimi konsultativ me kryetarët e grupeve parlamentare për të biseduar rreth vijimit të seancës konstituive/
 1 Behlul ne kUvend
Gazetari Behlul Jashari ne sallen e Kuvendit te Kosoves(Dielli-arkiv)
 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/
 PRISHTINË, 4 Gusht 2017/ Kosova duket se po shkon drejt një krize paszgjedhore të moskrijimit me kohë të institucioneve të zgjedhjeve të 11 qershorit 2017. Nuk vijon sot nga ora e paraparë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, në mungesë të deputetëve nga koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-Nisma e të tjerë. Ndërkohë njoftohet se Kryesia e PDK-së është mbledhur në selinë e saj në orën kur ishte e paraparë vijimi i seancës së Kuvendit.
Deputeti më i vjetër, kryesuesi i seancës Adem Mikullovci, konstatoi se “janë 60 deputetë në sallë”, që është vetëm gjysma, po edhe në këtë përbërje u bënë disa deklarata në foltoren e sallës plenare. Kryesuesi ndërpreu këto deklarime dhe paralajmëroi thirrjen e një takimi konsultativ me kryetarët e grupeve parlamentare për sot në orën 12:00 për të biseduar rreth vijimit të seancës konstituive.
Me axhendë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës ishte paralajmëruar për sot në orën 10:00 vazhdimi i seancës konstituive, e nisur dje paradite me vonesë, e zhvilluar me tre pushime dhe e ndërprerë në mesditë, pastaj e ftuar për në orën 15:00 për vazhdimin që u bë i pamundur nga mosardhja e deputetëve të koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma.
Vetëm ky koalicion, si fitues i zgjedhjeve, sipas një vendimi të para tre viteve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit, por për ta zgjedhur me 39 mandatet që i ka dhe përkrahjen e siguruar nga deputetë e subjekte tjera parlamentare duket nuk ka numrin e duhur të votave, së paku 61 nga 120 anëtarët e parlamentit.
Mungesa, të paktën edhe e një vote, u pa gjatë zhvillimeve të djeshme të seancës konstituive. Pas betimit të deputetëve, koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma, i cili erdhi me vonesë në seancë, kërkoi 2 orë shtyrje të pikës së tretë të axhendës që është zgjedhja e kryetarit  dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Ky propozim u rrëzua me barazim votash, pro 60 edhe kundër 60. “Kur është rezutati i barabartë propozimi bie poshtë dhe nuk aprovohet”, tha kryesuesi i seancës, deputeti më i vijetër, Adem Mikullovci, nga Lëvizja Vetëvendosje që po ndihmohej nga deputetja më e re, Teuta Rugova e LDK-së, e cila votoi pro propozimit të koalicionit PDK-AAK-Nisma, e vetmja nga 61 deputetët e VV-së (32) dhe koalicionit LDK-AKR-Alternativa (29).
Pas kësaj, deputetët e PDK-AAK-Nisma lëshuan sallën e seancës, më pas edhe të tjerët dhe mbeti e paqartë se kur do vijonte seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e papërfunduar.
Gjatë punimeve të djeshme, në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila nisi me vetëm 73 deputetë të pranishëm, pas pushimit të tretë u konstatua se janë të gjithë 120 deputetët në sallë, e më pas u paraqit raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, i cili u miratua unanimisht. Seanca vijoi me dhënin e betimit të deputetëve, që ishte pikë e dytë e axhendës trepikëshe.
Pika e tretë është “zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit” dhe me këtë përmbyllet konstituimi i  legjislaturës së gjashtë në Kosovën e lirë nga qershori 1999, të tretë pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008.
Kushtetua përcakton se, “Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh kryetarin dhe pesë (5) nënkryetarë” dhe se, “kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”, sikurse edhe nënkryetarët, 3 të propozuar nga tre grupet më të mëdha parlamentare dhe 2 nga pakicat, 1 nga serbët e 1 nga komunitetet tjera që mbajnë vende të garantuara.
Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në 10 maj, Kuvendi i Kosovës u vetëshpërnda me kalimin me shumicë votash, të opozitës e edhe të partisë më të madhe të maxhorancës – PDK, të mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga LDK, të zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë me vonesë gjashtë muaj pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Kosova dreht, krizes paszgjedhore

Kosova ndanë çmimet vjetore për diasporën

August 3, 2017 by dgreca

-Ky aktivitet u organizua në kuadër të Ditës së Diasporës/

Diaspora-cmime-foto-Gazeta-DIELLI-Behlul-Jashari-Grupi muzikor nga Sllovenia “Kvali” këndoi shqip/
Diaspora_cmimePRISHTINË, 3 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ministria e Diasporës e Qeverisë së Kosovës organizoi mbrëmë ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për diasporën “Mërgimtari i vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.  Ky aktivitet u organizua në kuadër të Ditës së Diasporës.
1 diaspora-cmime2
Çmimi “Mërgimtari i vitit” u jepet mërgimtarëve për sukseset e arritura në fushën e arsimit, kulturë, sport, biznes, veprimtari humanitare, si dhe për kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës ose për diasporën.
Çmimi në fushën e arsimit dhe  shkencës iu dha binjakeve  Detina Zalli & Argita Zalli për të arriturat në mjekësi.
Çmimi në fushën e kulturës iu dha regjisorit  Eki Rrahmani për kontributin dhe sukseset e tij në fushën e kinematografisë.
Çmimi në fushën e sportit iu dha futbollistit Etrit Berisha për sukseset e arritura në sport.
Çmimi në fushën e biznesit iu dha zonjës Miranda Ademaj, një udhëheqëse e suksesshme e një kompanie në Zvicër.
Çmimi post mortem iu dha ish-kryetarit të Parlamentit Zviceran, Victor Ruffy, për kontributin dhënë në sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe avancimin e integrimin e shqiptarëve në Zvicër.
 Çmimi i nderit iu dha  prof. dr. Basil Schader, për kontribut të veçantë dhe përkrahje të jashtëzakonshme në fuqizimin e mësimit të gjuhës shqipe në botë.
Çmimi “Mërgimtari i vitit” iu dha fotografit të njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë, Fadil Berisha, për punën dhe sukseset e arritura në fushën e fotografisë.
Po në këtë ceremoni u nda edhe çmimi “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.
Çmimi për emisionin më të mirë televiziv iu dha Adnan Alitit nga Radiotelevizioni “Zëri i Kosovës” në Danimarkë, për dokumentarin “Me arbneshët e Zarës”. Është ky një dokumentar për arbneshët e Zarës,  që nga vendosja e tyre në këtë vend, ruajtja e traditave dhe  e gjuhës, kontributi i tyre etj.
Çmimi për shkrimin më të mirë në medie/portale iu dha dy gazetarëve: Migjen Kajtazit për reportazhin  “Unë dhe Samiti i Diasporës” dhe  Arif Ejupit për shkrimin “FC Kosova e Gjenevës, 20 vjet  futboll dhe integrim”.
Gjithashtu, çmimi për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare iu dha dy gazetarëve  Bahtir Cakollit nga RTV-21 dhe Agron Krasniqit nga RTK-ja, të cilët përmes emisioneve të ndryshme për bashkatdhetarët kanë kontribuuar për diasporën.
Pas ndarjes së çmimeve, mbrëmja vazhdoi me grupin muzikor nga Sllovenia “Kvali”, si dhe me këngëtaren Nezafete Shala, të cilët kënduan këngë të bukura shqipe.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, kosova, nadle cmimet vjetore, per diasporen

GAZETA”VULLNETARI” NE BOSTON DHE TRUPAT VULLNETARE TË VATRËS

August 2, 2017 by dgreca

Aqif Përmeti, komandanti i 200 Trupave të Vatrës, që shkuan në Shqipëri për të zmbrapsur Vorioepiriotet të mbështetur nga ushtria greke në Jug, u shpërblye nga Enver Hoxha, …me pushkatim!/

IMG_2872 (2)

Nga Dalip Greca/

Gazeta”Vullnetari” e Kol Rodhes, që botohej në Boston në vitet 1916-1918, ka përcjellë stërvitjen e Trupave Vullnetare të Vatrës, që nga momenti fillestar e deri në nisjen e tyre për në Shqipëri, shkurt 1920. Është fakt historik se këto trupa u stërvitën në SHBA dhe së bashku me Komandantin e tyre, Kolonel Aqif Përmeti, shkuan në Shqipëri dhe kontribuan për forcimin e sigurisë të kufijëve jugor të Shqipërisë, madje së bashku me Bandën Muzikore të Vatrës,e drejtuar nga Thoma Nasi) arritën deri në Luftën e Vlorës. Muzika e Himnit të Luftës së Vlorës ka për autor kompozitorin vatran Thoma Nasi.

Thoma Nasi u kthye ën SHBA, ndërsa Aqif Përmeti, u “shpërblye” për luftën kundër  trupave greke dhe për kontributin e ngritjes së Gardës Kombëtare Shqiptare, duke u pushkatuar nga diktatuar e Enver Hoxhës.

Trupat Vullnetare të Vatrës u bënë më pas themeli i Gardës Kombëtare, ndërsa Banda Muzikore “VATRA”, u bë Banda Kombëtare e Shtetit Shqiptar.

Fotografia shoqëruese është marrë nga Gazeta “Vullnetari”, numër 12, e datës 20 Gusht 1916(kopje të koleksionit të kësaj gazeta e kam siguruar nga nipi i Kol Rodhes Emil Nace, që jeton në Chikago).

Personat që shihni në fotografi janë vatranë që nisën aso kohe stërvitjen pas pune për t’u përgatitur si oficerë me qëllim për t’i shërbyer Shqipërisë. Në qendër, personi me uniformë të zezë, me mustaqe, është komandanti amerikan i Trupave vullnetare në Natick, z. Charles Green. Ushtarët e identifikuar janë: Rako Katundi, Zaharia Chekani, Koli Kuqali(që më pas u kthye në Shqipëri dhe shërbeu si përkthyes në ambasadën amerikane në Tiranë), Koli Bodi, Rako Panariti, Lambi Jorganxhi, Toli Prifti, G. John, Sotir Andrea, Filip Thodor, Koli Nochka,  Nake Treska, Ilo Burgaleci, Kocho Sterio, Rako S. Treska, Aleks Frashëri, Mihal Gërmenji,Gjimi Katundi, Kristo Lara, Vani Grechko, Nasi Dishnica, Naum Pojani, Kristo Trebicka, Idemene Bratko, Pando Kondili dhe Gjimi Panariti.(Për më shumë do të lexoni në Diellin e printuar specialen e përgatitur me rastin e përvjetorit të Lindjes së Kol Rodhes, i nderuar nga Presidenti i Shqipërisë me Urdhërin e Artë të Shqiponjës.)

Filed Under: Featured Tagged With: AQIF PËRMETI, dalip greca, Gazeta Vullnetari, Kol Rodhja, Trupat e Vatres

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 492
  • 493
  • 494
  • 495
  • 496
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT