• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

URAN BUTKA, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

January 16, 2017 by dgreca

Beti butka

Presidenti Bujar Nishani, dekoron Uran Butkën, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Motivacioni: “Për veprimtarinë e paçmueshme kushtuar studimit, hulumtimit dhe trajtimit skrupuloz të çështjes kombëtare shqiptare” Dekorimi i z. Uran Butka, drejtor i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo” nga Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin:”Për veprimtarinë e paçmueshme kushtuar studimit, hulumtimit dhe trajtimit skrupuloz të çështjes kombëtare shqiptare, shpalosur përmes botimit të veprave madhore, të cilat pasqyruan, ndriçuan dhe rehabilituan shumë figura kombëtare, si dhe për kontributin e vyer profesional e njerëzor dhënë në zhvillimet demokratike në Shqipëri pas shembjes së diktaturës”.

1-ok-uran-butkaBeti butka1 Dekorohet Uran butka

URAN SAFET BUTKA

Lindur në Tiranë, 2 dhjetor 1938. Nga një familje atdhetare dhe intelektuale e shquar, nipi i patriotit Sali Butka dhe i biri i martirit Safet Butka. I internuar me gjithë familje nga regjimi komunist në vitin 1945 në kampin e përqendrimit të Krujës, rrethuar me tela me gjemba. Mësues, në disa rrethe të vendit, kur kishin nevojë për arsimtarë. Në vitin 1961 kreu studimet me korespondencë në Universitetin e Tiranës, fakulteti Histori-Filologji. U pushua nga puna si mësues për motive politike dhe provoi punët më të vështira fizike. Në vitin 1976 u internua sërish nga Tirana me gjithë familje në Shoqëria Kulturore “Jehona e Shkodrës”, shtron sofren tradicionale shkodrane Sofra e një qyteti bujar “Shoqëria Kulturore “Jehona e Shkodrës” në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar dhe Star Plus Televizion, organizoi spektaklin tradicional të fundvitit “Sofra Shkodrane”, me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe humoristëve më të shquar shkodranë” Tropojë dhe mandej në Martanesh për njëmbëdhjetë vjet (1976-1987). U kthye në prag të ndryshimit. Mori pjesë aktive në Lëvizjen Demokratike të viteve ’90 dhe në rrëzimin e diktaturës. Drejtues i Shoqatës Kombëtare të të përndjekurve politikë të Shqipërisë. Kryeredaktor i gazetës “Liria”, duke filluar nga viti 1991 e në vazhdim. Nëndrejtor i gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, 1991-1992. Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe i Këshillit të saj Kombëtar. Deputet aktiv i PD në Parlamentin Shqiptar në dy legjislatura: 1992-1996 dhe 1996-1997. Kryetar i Komisionit parlamentar të Mediave dhe të Kulturës në të dy legjislacionet. Kryetar i Komitetit për vlerësimin e figurave kombëtare, 1992-1997. Gjatë kësaj periudhe ka promovuar në studime më vete personalitete të rëndësishme të historisë dhe të kulturës shqiptare si Faik Konica, Mid’hat Frashëri, Hasan Prishtina, Hysni Lepenica, Skender Muço, Mustafa Gjinishi, Llazar Fundo, Sejfulla Maleshova, Gani Kryeziu, Muharrem Bajraktari,,Musine Kokalari, Sabiha Kasimati, Bilal Xhaferri, Marie Shllaku, Selman Riza, Shefqet Beja, Mirash Ivanaj, Shaban Polluzha, Drita Kosturi, Xhelal Koprencka, Avzi Nela e dhjetra të tjerë, si edhe ka zberthyer historikisht figura kriminale si Haxhi Qamili, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Shefqet Peçi, Dushan Mugosha, Miladin Popoviç, Milosheviç etj. Prej vitit 1997 e në vazhdim është marrë kryesisht me punë studimore-shkencore kryesisht në fushë të historisë kombëtare, publicistikës, letërsisë, dhe kinematografisë. Ka botuar në organet e shtypit shqiptar dhe revista shkencore me qindra artikuj studimorë për ngjarje historike madhore kombëtare të tjetërsuara nga regjimi komunist dhe historiografia komuniste. Po ashtu ka botuar një varg veprash historike si “Ringjallje”, “Mukja-shans i bashkimit”,, “Gjeniu i Kombit”, “Kthimi i Mid’hat Frashërit”,“Elita shqiptare”, “Lufta civile 1943-1945”, “Bombë në Ambasadën Sovjetike”, “Masakra e Tivarit”, “”Lufta e Drenicës”, “Kryengritja e Malësisë së Madhe”, “Kryengritja e Postribës”, “Krimet e komunizmit në Shqipëri”, “Kristo Kirka”, “Dritëhije të historisë”, “E djathta dhe e Majta në luftë” etj, si edhe polemika historike me studiues e historianë në shtyp dhe TV. Në fushë te letersisë ka botuar: Permbledhjet me tregime e novela:“Vdekja e bardhë”, “Humbja nuk është mbarimi”, “Në shtëpinë tonë”. “Dora e shtetit”, “Më në fund të lirë” dhe romani “Miti i Haxhi Qamilit”. Mbi 25 botime. Po ashtu, skenarë filmash dokumentarë: “Kryengritja e Postribës”, “Kryengritja e Malësisë së Madhe”, “Dy poetët martirë, Genc Leka e Vilson Blloshmi””, Lëvizja Kryeziu”, “Ventotene”, Mid’hat Frashëri”, “Martirët”, “Mallakastra siç ka qenë, “Kryengritja e Dibrës, 1913”,“Baba Kamber Prishta- martir i kombit”, etj. Aktualisht: Drejtor i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skendo”, Tiranë. Tituj shtetërorë vlerësimi: “Mësues i Merituar” 1993, “Mjeshtër i Madh” 2011, “Penda e Argjendtë” 2013 dhe “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” 2016.

Filed Under: Featured Tagged With: “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, dekoron, presidenti Nishani, Uran Butka

Në kërkim të formulës për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

January 16, 2017 by dgreca

1 ushtria e Kosoves

Nga Arton Konushevci/Përfaqësuesit politik në Kosovë dhe njohësit e rrethanave të sigurisë, thanë të hënën se zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe në rajon tregojnë se Kosova ka nevojë për ushtrinë e saj.Deputeti Daut Haradinaj, kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se mungesa e ushtrisë së Kosovës, është evidente jo vetëm në rastin e ‘trenit’.

“Ne duhet të veprojmë, sepse zhvillimet në rajon po e kërkojnë ose është bërë urgjencë themelimi i forcave të rregullta ose ushtrisë”, tha Haradinaj.

Edhe zëvendëskryetarja e parë e Komisionit Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se institucionet janë duke punuar që në një të ardhme të afërt të merret një vendim i drejtë për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

“Ne e dimë se një shtet pa ushtri nuk mund të quhet shtet i kompletuar. Ne do të jemi në krye të detyrës në çdo moment pa dallime partiake. Thjesht do të jemi bashkë pozitë dhe opozitë në çështje të ndjeshme siç është Forca e Armatosur e Kosovës”, tha Musliu.

Një tren me ikonografi nacionaliste u nis të shtunën nga Beogradi për në Mitrovicën e veriut, duke shkaktuar reagime të fuqishme në Kosovë.

Qeveria në Prishtinë mori vendim që të mos e lejojë hyrjen e tij në Kosovë, ndërkohë që autoritetet serbe thanë se e kthyen trenin prapa për të “shmangur” siç thanë “gjakderdhjen”.

Por, presidenti serb Tomisllav Nikoliq, tha se Serbia është “e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë për të mbrojtur shtetasit serbë, nëse kjo është e nevojshme”.

Ndërkohë, njohës të çështjeve të sigurisë në Kosovë mendojnë se , duhet të gjenden mundësi që Kosova brenda vitit ta ketë ushtrinë e saj.

Ramadan Qehaja, thotë se nuk duhet të ketë vonesa të tjera meqë, siç tha, mungesa e ushtrisë së Kosovës është e dukshme.

“Mungesa është e dukshme, nuk e kemi ushtrinë si të tillë me Forcën e Armatosur të Kosovës. Domosdo duhet bërë ndryshime, nëse jo ato esenciale, që kanë të bëjnë me ndryshimet Kushtetuese, por me ndryshimet e ligjeve. Unë ashtu mendoj me planin ‘B’ fuqizohen ligjet që kanë të bëjnë më FSK-në, e cila si e tillë do të mbetet me emrin, por do të bëhej një avancim i detyrave ushtarake”, tha Qehaja.

Për me tepër, përfaqësuesit politik dhe analistët në Kosovë, thonë se tendenca e Rusisë përmes Serbisë që të ketë ndikim në Kosovë, duhet t’i përshpejtojë procedurat për formimin e ushtrisë, tha deputeti Haradinaj.

“Tendencat nuk janë të sotme ato janë edhe të më hershme edhe sidomos me këtë rastin e trenit rus siç po quhet. Por, populli i Kosovës është pro perëndimor dhe si i tillë ka një aleancë të shkëlqyeshme me Shtete e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian”, tha Haradinaj.

Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është paraparë që prej më shumë se dy vjetësh, por ajo nuk mund të krijohet pa ndryshimet Kushtetuese që kërkojnë mbështetjen e dy të tretave të deputetëve të bashkësive pakicë. Deputetët serbë ndërkaq kanë më shumë se katër muaj që po i bojkotojnë institucionet e vendit.

Ndëkohë, formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës pritet të prezantohet në Kuvend nga Qeveria, nëpërmjet projektligjit që përcakton ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat do të diktojnë edhe nevojën e ndryshimeve Kushtetuese.

Forcat e Armatosura, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, mund të themelohen nën mbikëqyrjen e NATO-s, me numër të caktuar ushtarësh dhe me armatim dhe pajisje të përcaktuara në marrëveshje me NATO-n. (REL)

Filed Under: Featured Tagged With: e Formimit, Formula, te Kosoves

Masakra e Reçakut dëshmi e mizorisë dhe gjenocidit serb

January 15, 2017 by dgreca

Kryeministri Mustafa: Masakra e Reçakut dëshmi e mizorisë dhe gjenocidit të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë/2 recak3 recak

-I pyetur lidhur me aksionin në veri të vendit një ditë më parë, kryeministri Mustafa theksoi se ai ka qenë aksion i bazuar krejtësisht në ligj dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës/1 recakReçak, 15 janar 2017-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bëri sot homazhe te Kompleksi Përkujtimor në Reçak, në shënim të 18 vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë fshat. Kryeministri Mustafa shprehu nderimet më të larta institucionale dhe personale për martirët e kësaj masakre. “Sot, jemi këtu për të bërë nderime për viktimat e Reçakut. Është fjala për një masakër ndër më të mëdhatë që është kryer në Kosovë nga ushtria dhe paramilitarët serbë në vitin 1999. Është një rast që ne të përkujtojmë dhe të zgjojmë vetëdijen e qytetarëve, por edhe të komunitetit ndërkombëtar, për veprat mizore që Serbia i ka bërë në Kosovë, për gjenocidin dhe për masakrat e krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhur këtu, që megjithatë duhet të përgjigjen për të gjitha ato që i kanë bërë në Kosovë dhe që në asnjë rast nuk do t’i japin të drejtë vetes që të zgjojnë ndjenjat e atëhershme edhe njëherë, qoftë në Kosovë qoftë në Ballkan”, tha kryeministri Mustafa.

1 recak 3 (1)I pyetur lidhur me aksionin në veri të vendit një ditë më parë, kryeministri Mustafa, theksoi se ai ka qenë aksion i bazuar krejtësisht në ligj dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.“Është bërë në bazë të drejtave dhe përgjegjësive të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe institucionet do të ndërmarrin gjithmonë veprime të tilla për ta mbrojtur sovranitetin e vendit dhe për të mos lejuar që mjetet e tilla të cilat provokojnë dhe të cilat kanë porosi okupatore dhe porosi tjera të futen në Kosovë. Edhe muri do të rrënohet. Është detyrë e Komunës që ta rrënoj murin, sepse është objekt që është në përgjegjësinë komunale, por në qoftë se Komuna nuk e bënë, është përgjegjësi e organeve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës që ajo të ndodh, sepse nuk ka të drejtë askush që Kosovën ta ndaj me mure, apo që të getoizoj një pjesë të Kosovës përmes mureve, sepse qëllimi ynë është që ne të anëtarësohemi në BE dhe jo të ndërtojmë mure brenda BE-së”, tha kryeministri Mustafa.Në pyetjen lidhur me vendimmarrjen për këtë aksion, kryeministri Mustafa tha se vendimet janë marrë në kuadër të përgjegjësisë së institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Vendimet janë vendime të Policisë dhe të përgjegjësisë së institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse në raste të tilla nuk merr vendime individuale askush, por institucionet e Republikës së Kosovës e kryejnë punën e vet. Do të thotë ka qenë një aksion i koordinuar, mbi bazat ligjore, ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: dëshmi e mizorisë, dhe gjenocidit serb, Masakra e Reçakut

Lajmi i fundit- Kosova nuk lejon trenin e provokimeve të Serbisë

January 14, 2017 by dgreca

-Lajmi i fundit: Pas orës 20.30, nga Rashka treni niset të kthehet në Beograd pa arritur të hynte në Kosovë/AAK: Rasti Haradinaj dhe treni, janë pjesë e të njejtit skenar/

-Policia e Kosovës: Informacion lidhur me veprimet policore në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinje të Mitrovicës/

2 bllok1 bok1 Mustafa-Fjala e plotë e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa sonte në konferencën për shtyp në Prishtinë/

PRISHTINË, 14 Janar 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kosova nuk e lejoi hyrjen e trenit të provokimeve të Serbisë. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa zhvilloi sonte konferencë për shtyp pas zhvillimeve rreth nisjes së një treni serb nga Beogradi për në Mitrovicën veriore, për të kaluar kufirin pa lejen e autoriteteve të Prishtinës, i cili u ndal në qytetin e Rashkës në Serbi pa vazhduar më tej.1 KFOR

“Kthimi prapa i atij treni është veprim i duhur dhe hyrja e tij nuk do të lejohet. Nëse do të hynte do të trajtohej në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës”, tha ai.1 makina bore

Për këtë, “dje në Këshillin për Siguri kemi marrë vendim që të veprojmë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, theksoi kryeministri Mustafa.Ndërsa, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi sonte se Prishtina “ka tentuar të provokojë konflikte, përasash të gjera”, me rastin e “hapjes së serishme të linjes hekurudhore Beograd-Mitrovicë”.“Prishtina pergatiti ‘lojë lufte’, tentoi të provokojë konflikt”, është titull në median serbe.Kryeministri serb Vuçiç kishte ftur për në orën 18:00 mbledhje urgjente të Byrosë për koordinim të shërbimeve të sigurisë pas së cilës paralajmërohej konferenmcë shtypi sonte në orën 18:30 “me rastin e situatës në Kosovë”.

Kështu bëjnë të ditur mediat e Beogradit, sipas të cilave njësitë special të Policisë së Kosovës ROSU ndodhen sonte në veri të Kosovës, ndërsa treni i nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës Veriore që nga ora 16:30 është ndalur në Rashkë, qytet në Serbi afër kufirit verior të Kosovës.  “Pas orës 20.30, nga Rashka treni niset të kthehet në Beograd pa arritur të hynte në Kosovë”, është lajmi i fundit.

FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT MUSTAFA NË KONFERENCËN PËR SHTYP

Prishtinë, 14 janar 2017/ Fjala e plotë e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa sonte në konferencën për shtyp në Prishtinë:Fillimisht më lejoni që të theksoj shqetësimin që kemi pasur dhe kemi përjetuar sot të gjithë duke u përballur me një situatë tërësisht të panevojshme të krijuar nga Serbia në kuadër të lojërave të saj të pandershme.Andaj bashkëndjej me ju këtë shqetësim real dhe ju falënderoj shumë për përkrahjen e jashtëzakonshme që të gjithë qytetarët e Kosovës, institucionet dhe miqtë tanë ndërkombëtarë e kanë dhënë për përballimin e saj.Më lejoni të theksoj se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe gjitha dikasteret e saj, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Infrastrukturës, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe autoritetet tjera përgjegjëse janë angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve, jo vetëm sot, që në mënyrë intensive të adresojnë të gjitha aspektet ligjore, procedurale, teknike dhe operative për të trajtuar në mënyrë institucionale, me maturi dhe vendosmëri këtë çështje.

Dua të theksoj se së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe në konsultime me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Thaçi pas kthimit të tij në vend, kemi marrë të gjitha masat që të informojmë faktorin ndërkombëtar për këtë situatë, kemi mobilizuar të gjitha institucionet shtetërore për t’u përballur me situatën dhe po ashtu janë ndërmarrë masat adekuate që na takojnë në përputhje me ligjet, në përputhje me Kushtetutën që të adresohet ky problem.

Gjatë kësaj kohe kemi zhvilluar takime me institucionet kompetente shtetërore, me përfaqësues të misioneve diplomatike dhe misioneve tjera në Kosovë, në mënyrë që të sensibilizojmë synimet e mbrapshta të Serbisë për të destabilizuar situatën në Kosovë.

Dje kemi mbajtur Këshillin e Sigurisë së Kosovës ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit dhe gjitha institucionet që i takojnë këtij Këshilli dhe kemi marrë vendim që institucionet e Republikës së Kosovës në përputhje me situatën të ndërmarrin gjitha veprimet ligjore dhe veprimet kushtetuese.

Unë mendoj se kthimi mbrapa i këtij treni është veprim i duhur, dhe se hyrja e tij në Republikën e Pavarur dhe Sovrane të Kosovës nuk do të lejohej, ose në rast se do të hynte do të trajtohej në përputhje të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës është jetësisht e përkushtuar që të kontribuoj në lëvizjen e lirë të qytetarëve, realizimin e  marrëveshjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve, por, nuk do të lejoj provokime të tilla të cilat kanë për synim final kthimin e Kosovës dhe të rajonit në vitet e errëta të konflikteve të paparashikueshme.

Me këtë rast, më lejoni të theksoj vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që në bashkëpunim të plotë me Presidentin e Republikës së Kosovës dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës, të angazhohemi për të adresuar të gjitha çështjet që lidhen me mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Një falënderim të posaçëm e kam edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian për përkrahjen e tyre për Republikën e Kosovës në të gjithë hapat e saj, sepse kjo përkrahje është shumë e rëndësishme për ne, që të zgjidhim problemet që i kemi tani por poashtu, të zgjidhim edhe problemet me të cilat do të ballafaqohemi edhe në të ardhmen në ndërtimin e institucioneve tona dhe në rrugën tonë evropiane dhe euroatlantike.Faleminderit!

AAK: Rasti Haradinaj dhe treni, janë pjesë e të njejtit skenar

PRISHTINË, 14 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dërgoi sot këtë deklaratë:Ngjarja me Trenin, është provokim i radhës dhe përpjekje për destabilizim të situatës në Kosovë! Provokimet e njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës, janë rezultat i politikës nënshtruese të Qeverisë së Kosovës dhe qasjes së gabuar në bisedimet me Beogradin! Reagimi i Qeverisë për këtë ngjarje ka qenë tepër i vonuar. Dy sulme të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës,brenda një kohe të shkurtër, fletarresti ndaj Haradinajt dhe “show me Trenin”, janë pjesë e të njejtit skenar që për qëllim ka destabilizimin e Kosovës dhe cënimin e lirisë së saj!Kjo fushatë incidentesh e provokimesh të hapura të Serbisë ndaj Kosovës, duhet të marrë fund menjëherë dhe hapi i parë i Qeverisë së Kosovës, duhet të jetë ndalja e menjëhershme e bisedimeve me Serbinë dhe krijimi i strategjisë së përballjes me sulmet, tashmë të hapura të Serbisë kundër Kosovës!

Policia e Kosovës: Informacion lidhur me veprimet policore në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinje të Mitrovicës/

Prishtinë,  14 janar 2017/

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit lidhur me paralajmërimet e qarkullimit të trenit nga Serbia për në Republikën e Kosovës (RKS), ka ndërmarr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit operacional, për të garantuar rendin kushtetues, sigurinë e përgjithshme, në rastin konkret për parandalimin e qarkullimit të trenit ilegal për në territorin e Republikës së Kosovës.

 

Referuar situatës së krijuar rreth qarkullimit të trenit, ka pasur deklarime dhe publikime të informacioneve të ndryshme në portalet dhe mediumet serbe, se është vendosur mjet shpërthyes (është minuar hekurudha) në territorin e RKS-se, ku për këtë Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saja relevante policore duke përfshirë edhe mjetet dhe pajisjet logjistike, ka ndërmarrë veprimet e saja me qëllim të identifikimit dhe sqarimit të rrethanave të krijuara, mirëpo nuk ka hasur në asnjë mjet shpërthyes në dhe përgjatë hekurudhës në territorin e RKS-së.

 

Policia e Kosovës demanton fuqishëm të gjitha deklarimet e zyrtarëve politik serb dhe mediumet serbe, të cilat kanë deklaruar dhe publikuar informacione se kinse qytetarët e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë vendosur mjet shpërthyes me qëllim të parandalimit të futjes së trenit në Kosovë

 

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve të saja ligjore dhe kushtetuese.

 

PK-ja falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës, që nuk kanë rënë pre e dezinformacioneve të ndryshme lidhur me këtë rast, duke treguar pjekuri dhe maturi qytetare.

 

Me respekt,

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë -Prishtinë

Filed Under: Featured Tagged With: e provokimeve të Serbisë, Lajmi i fundit- Kosova, nuk lejon trenin

Treni nga Beogradi drejt Mitrovicës Veriore, i axhendave të rrezikshme

January 14, 2017 by dgreca

Kosova: Treni nga Beogradi drejt Mitrovicës Veriore, i axhendave të rrezikshme të Serbisë/treni-11

– Nga qeveria e Kosovës, nga ministrja e Dialogut Edita Tahiri, brenda tre ditëve të kaluara u bënë dy deklarata ku tërhiqet vërejtja edhe për axhendat e rrezikshme të Serbisë, e para deklaratë pas hedhjes së një bombe natën drejt zyrave qeveritare kosovare në veri dhe e dyta për “trenin ilegal” me nisje nga Beogradi që pa lejen e autoriteve kosovare të kalojë kufirin për të arritur sot në Mitrovicën Veriore, atje ku serbët kanë ndërtuar te ura një mur ndarje, rrënimi i të cilit brenda këtij muaji janar kërkohet në rezolurën e nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës në fundvitin 2016/

treni-10

PRISHTINË, 14 Janar 2017-Behlul Jashari/ Nga Beogradi për në Mitrovicën veriore, sot në ditën e parë të vitit të ri serb, është nisur një tren, që, sipas Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, është qarkullimi i parë hekurudhor në këtë relacion që nga 1999-ta.

Viti 1999 ishte viti i përfundimit të luftës dhe i lirisë së Kosovës.treni-12

Media raporton se, treni nga Beogradi drejt Mitrovicës Veriore nga brenda është “dekoruar” me afreska të monumenteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës, ndërsa nga jashtë me flamurin e Serbisë dhe etiketën “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë të botës, përfshirë edhe atë shqipe.tren-Beograd-Mitrovice

Nga qeveria e Kosovës, nga ministrja e Dialogut Edita Tahiri, brenda tre ditëve të kaluara u bënë dy deklarata ku tërhiqet vërejtja edhe për axhendat e rrezikshme të Serbisë, e para deklaratë pas hedhjes së një bombe natën drejt zyrave qeveritare kosovare në veri dhe e dyta për “trenin ilegal” me nisje nga Beogradi që pa lejen e autoriteve kosovare të kalojë kufirin për të arritur sot në Mitrovicën Veriore, atje ku serbët kanë ndërtuar te ura një mur ndarje, rrënimi i të cilit brenda këtij muaji janar kërkohet në rezolurën e nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës në fundvitin 2016.

Në deklaratën e djeshme ministrja Tahiri theksonte se, “Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve”, se, “Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndal Serbinë” dhe se, “Serbia ka axhenda të rrezikshme, që duhet të na shqetësojnë të gjithëve, edhe Kosovën edhe partnerët ndërkombëtarë”.

Ministrja kosovare bënte të ditur se ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës, si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë.

Ndërsa në deklaratën e 11 janarit, pas sulmit në mbrëmjen e një dite më parë me bombë ndaj objektit të zyrave të qeverisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore të inauguruara në 28 dhjetor 2016 nga ana e ministres për Dialog, Tahiri, në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit të dialogut Prishtinë-Beograd, ministrja bënte të ditur se iu ka drejtuar menjëherë Bashkimit Evropian me një letër për të kërkuar që të ndërhyjë për ndaljen e destruksioneve të Serbisë ndaj Kosovës.

“Së fundi, madje edhe diskursi politik i Serbisë ka eskaluar nga niveli më i lartë, ndërkohë që Milorad Dodik është bërë një zëdhënës për skenarët e ndryshimit të kufijve”, theksonte Tahiri. Dodik, president i Republikës Serbe në Bosnjë-Hercegovinë, sipas medias, ditë më parë ka deklaruar edhe për bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë.

Pas dërgimit letrës tek BE-ja, menjëherë në mbrëmjen pas sulmit me bombë ndaj zyrave të qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ministrja kosovare Edita Tahiri deklaroi edhe se, “përgjigja e Bashkimit Evropian ka qenë e menjëhershme dhe në të cilën ata kanë theksuar se BE-ja është e përqendruar seriozisht në këtë çështje dhe se zhvillimet negative duhet të ndalen”.

Filed Under: Featured Tagged With: axhendave, te rrezikshme, Treni nga Beogradi drejt Mitrovicës Veriore

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 544
  • 545
  • 546
  • 547
  • 548
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT