• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Basha: Vendin nuk po e qeveris Edi Rama

August 8, 2016 by dgreca

* Dyshohet se u vodhën 20 milionë lekë/

“Dy grabitje biznesesh sot ne zemer te vendit, dhe bastisja e nje banke ne qender te Tiranes, jane kembanat e alarmit qe bien papushim, e cdo dite, per pasigurine totale dhe braktisjen qe Edi Rama i ka bere me kohe detyres kryesore qe eshte ofrimi i rendit dhe sigurise. Nderkohe pa kaluar gjate raportohet nje skandal tjeter i rende ne Rinas, ku sipas informacioneve eshte arratisur faqe policise nje shtetas turk te cilit i ishte ndaluar hyrja ne territorin tone”, është shprehur lideri i opozitës, Lulzim Basha ne nje dalje per shtyp.

“Lajm trondites vrasja e nje 17 vjecari e perdhosja e trupit te tij. Te plagosur rende nga aksidenti ne Librazhd, e nje i vdekur ne Shkoder nga perplasja me makine, cka e con mbi 20 numrin e jeteve te humbura ne rruge per dy javet e fundit. Ky eshte shpartallim total i cdo standardi sigurie. Sepse e shpartalluar eshte qeveria. I dorehequr de fakto eshte kryeministri. Ai prej kohesh nuk ka me prioritet qytetaret, por ruajtjen e arave me droge. Madje ruajtja e parcelave me kanabis dhe vjelja e takses 30 perqind per cdo rrenje, eshte detyra e vetme qe i ka lene kryeqehajait te tij narkoman. Shqiptaret nuk e meritojne kete fatkeqesi. Shqiperia meriton rend e siguri. Dhe ne do tja japim. Krimi do te shtypet. Politikanet e lidhur me te do te kene te njejtin fat. ‪#‎Shqiperia me mire pa Edi Ramen”, – ka qenë komenti i Bashës.

Dyshohet se u morën 20 mln lekë/

Bankat vijojnë të jenë në shënjestër të grabitësve. Preh e vjedhjes këtë herë u bë një bankë e nivelit te dyte në zemër te kryeqytetit pikërisht në zonën e ish bllokut. Persona ende të paidenfikuar  kanë mundur të depërtojnë në kasaforten e bankës,  duke grabitur nje shumë të konsiderueshme parash, që deri tani  dyshohet të jetë rreth 20 milionë lekë.

Grabitësit këtë herë nuk kanë përdorur armë por  kanë çare murin e bankës me leva e daltë nepërmjet një bodrumi, nga pjesa e prapme e Bankës, i cili më parë  ka shërbyer si një pub.

Dyshohet se grabitësit kanë punuar disa dite ndoshta javë  për të arritur në finale  duke shfrytëzuar edhe dy  ditët e fundjavës kur  punonjësit  e bankës  kanë qënë pushim.  Grabitja është konstatuar mëngjezin e së hënës, 8 gusht 2016, ku menjëhere është njoftuar policia . Administratori i pallatit thote për Ora News se ky objekt ishte kishte tre muaj që ishte marrë me qera nga nje biznesmen por që nuk e kishte vënë në punë. Ndërsa më parë kishte sherbyer si pub.

Ekspertët  kanë kërkuar  për gjurmë të gishtave që do të mundesojnë ndoshta për të shkuar tek autorët,  por   deri tani nuk ka ndonjë emër të dyshuari . Paraprakisht u fol për një tentativë grabitje pasi u konstatua një çarje në murin e bankës në një masë 50 me 30 centimetra . Por më pas u konstatua se kasaforta ishte dëmtuar dhe grabitësit kishin mundur të merrnin paratë

Policia sekuestroi kamerat e sigurisë së bankës si dhe te zonës përreth vendit ku  ndodhi grabitja . Ndërkohë  janë shoqëruar  për tu marrë  në pyetje disa punonjës të kompanisë private qe siguronin ruajtjen e bankës si dhe biznesmeni që kishte marrë me qera këtë objekt.   Ndërsa dyshohet se për këtë ngjarje kriminale autorët kanë bashkëpunuar me punonjës të bankës.

Filed Under: Featured Tagged With: Basha: Vendin, Edi Rama, nuk po e qeveris

MAJLINDA KELMENDI FITON MEDALJEN E PARE TE ARTE PER KOSOVEN NE RIO 2016

August 7, 2016 by dgreca

Xhudistja pejane është treguar dominuese ndaj konkurrenteve, duke i fituar ndeshjet një nga një. Majlinda Kelmendi mposhti edhe Japonezen Misato Nagamura dhe doli në finalen e madhe olimpike.Ajo mposhti ne finale edhe italianen Odette Giuffrida.

Majlinda e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti zviceranen Evelyne Tschopp me lehtësi, pas vetëm 25 sekondash.

Filed Under: Featured Tagged With: fiton medaljen e Arte, Majlinda Kelmendi

MREKULLITE E NATYRES SHQIPTARE

August 7, 2016 by dgreca

20 vendet më të bukura në Shqipëri, që duhet t’i vizitoni të paktën një herë në jetë


20 vendet më të bukura në Shqipëri, që duhet t’i vizitoni të paktën një herë në jetë

Shqipëria është një tokë e mbushur plot me peisazhe shumëngjyrëshe, liqene, male të larta, lumenj, lugina, dete që mahnisin edhe turistin më skeptik. Më poshtë janë 20 vendet më të bukura që duhet t’i vizitoni të paktën njëherë në jetë.

Gjiri i Gramës në Dhërmi

ImageFOTO GALERI

Gjiri i Gramës në Gadishulli i Karaburunit i njohur si Gjiri i Grammatas, ndodhet në rrëzë te shpatit perëndimor, shumë të thiktë të tij në Orikumin e afërt. Gjiri i Graeës ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë këtij bregdeti të rrezikshëm në vështirësitë e motit.

Ky gji ka shërbyer fillimisht si zonë e shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të mëdha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet.

Emri i Gramës është i lidhur në mënyrë të qartë me mbishkrimet e gdhendura që në antikitet, mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në gjirin e Gramës, aty numërohen me shumë se 1500 mbishkrime.

Gryka e Valbones

ImageFOTO GALERI

Në veri të vendit nuk duhet lënë pa vizituar Lugina e Valbonës në Tropojë.

Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr për t’u ngrohur.

Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete. Lundrimi me tragetin Fierzë-Koman paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën

Kullat e Thethit

ImageFOTO GALERI

Kulla e Ngujimit ndërtuar në Theth, Dukagjin është tipike e kësaj zone. Një fortesë e ndërtuar në fund të fshatit dhe që përdorej nga i gjithë fshati për ngujimin nga gjaksi. Ishte banesa e atyre familjeve që për arsye gjakmarrje detyroheshin të mbylleshin aty (gjithë meshkujt mbi moshën 14 vjeç).

Vetëm gratë e shtëpisë ishin të lira të dilnin e të punonin pak tokë para kullës. Sot kulla është e vizitueshme dhe ndodhet në një zonë me vlera të mëdha turistike. Gjendet në jug të fshatit Theth dhe shumë pranë të lumit të Shalës. Për shkak të rrugëve të këqija e të pa depërtueshme në dimër, ajo kthehet në objekt vizitash e kurioziteti vetëm në stinën e verës.

Liqeni i Pogradecit

ImageFOTO GALERI

Korani, mjellmat dhe lulet….e pastaj vargjet lasgushiane! Mjafton të përmendësh këto fjalë kyçe dhe kuptohet se fjala është për një nga mrekullitë e natyrës në vendin tonë, liqeni i Ohrit, syri shpirti dhe jeta e Pogradecit. Liqeni i Ohrit është tepër i famshëm në Europë për nga vjetërsia, thellësia dhe specien e rrallë, peshkun koran që rritet në ujërat ngjyrë smeraldi. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës.

Gadishulli i Karaburunit

ImageFOTO GALERI

Gadishulli i Karaburunit është ajo pjesë e bregdetit vlonjat, ku turizmi mund të gjejë terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar. 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore, Gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo stinë për këdo që e viziton atë.

FOTO GALERI

Agjenci turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në plazhet që ndodhen aty. Udhëtime të tilla organizohen kryesisht gjatë stinës së verës, ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë vitit.

Ujëvara e Grunasit, Theth

ImageFOTO GALERI

Një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në Alpet Shqiptare është dhe ujëvara e Grunasit e cila është shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin.

Ujëvara e Thethit ka si karakteristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Për alpinistët që mund të vizitojnë burimin është një mrekulli e veçantë që nuk gjendet në asnjë ujëvarë të Europës.

Apolonia, “Qyteti i Diellit”

ImageFOTO GALERI

Dikur këtu niste një nga rrugët më të rëndësishme që lidhte Perëndimin me Lindjen, apo Romën me Kostandinopolisin. Apolonia është qyteti antik në Shqipëri ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike. Apollonia është një nga qendrat më të mëdha arkeologjike të Shqipërisë. Dëshmitë e shkruara dëshmojnë se qyteti antik Ilir është ndërtuar në vitet e para të shekullit të VI-te p.k viti 588 nga kolonistë të ardhur nga Korinthi dhe Korkyra, pas themelimit të Epidamit – Dyrrahut. Më parë në këtë zonë ishte një vendbanim Ilir, me ardhjen e kolonive qyteti mori emrin Apolloni për nder të të perëndisë Apollon. Pozicioni gjeografik i qytetit ka luajtur një rol të rëndësishëm, kështu Apollonia ishte ngritur jo shumë larg detit, komunikonte nëpërmjet lumit Vjosa (Aoos) në një zonë mjaft të pasur të Ilirisë së jugut të banuar nga fiset ilirë të Taulantëve.

Plazhi i Ksamilit

ImageFOTO GALERI

Ksamili përfaqëson një prej vendpushimeve bregdetare më të frekuentuara gjatë verës. Qyteza e vendosur në skajin jugor të vendit ofron plazhe të vogla e të pastra, ndër më të bukurat e bregdetit Jonian. Shumë vizitorë e përzgjedhin Ksamilin për magjinë e ishujve dhe qetësinë. Plazhet e vendosura vetëm pak km në jug të qytetit të Sarandës dhe shumë pranë Parkut Kombëtar të Butrintit i lejojnë pushuesve akses të lehtë për këto dy destinacione të jetës së mbrëmjes dhe turizmit kulturor.

Lugina e Valbonës

ImageFOTO GALERI

Të apasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore. Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë, të ngopur me detin e të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore. Parku kombëtar “Lugina e Valbonës” ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e Tropojës, 25-30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura. Ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare.

Hyjnesha e Butrintit

ImageFOTO GALERI

Vështrimi ëndërrimtar, balli i qetë dhe pamja dinjitoze dëshmojnë për paraqitjen e perëndisë Apolon me krehjen tipike të flokëve. Njihet me emrin Dea e Butrintit. Zbuluar në Butrint nga arkeologu italian Ugolini në vitin 1928. Është koka prej mermeri e një burri i cili ndodhet në trupin e një gruaje. Statuja është 2,5 m e lartë, dhe është zbuluar në vitin 1928, gjatë gërmimeve arkeologjike të misionit italian në Butrint. Dëshmohet se objekti ka vlera të rralla kulturore dhe historike.

Qyteti historik i Krujës

ImageFOTO GALERI

Kruja është një nga qytetet më me histori nga të gjitha ato shqiptare. Ajo karakterizohet jo vetëm për gjeografinë e veçantë, kalanë mbresëlënëse por dhe shumë tradita të përcjella brez pas brezi. Historia që u thurr në qytetin e lashtë na bën të ndihemi krenar sa herë që e vizitojmë. Duke mos harruar betejat e Skënderbeut, folklorin e shumë tradita krutane. Kruja njihet ndryshe edhe si “qyteti i bardhë” dhe ka një lartësi gjeografike prej mbi 600 metrash mbi nivelin e detit dhe kur koha është e kthjellët e pa re prej maleve të këtij qyteti mund të shihet bregdeti Adriatik i Durrësit.

Mrizi i Zanave, Fishtë

ImageFOTO GALERI

Për të provuar kuzhinën tradicionale shqiptare duhet të vizitoni restorantin Mrizi i Zanave, në jug të Shkodrës. Të gjitha gatimet ofrohen me prodhime vendi. Mishi me salca të ndryshme është specialitet.

Shpellat, Shqipëria e jugut

ImageFOTO GALERI

Një tjetër shpellë e Karaburunit është edhe ajo e quajtur e Inglizit. Gjatë viteve të Luftës së II-të Botërore kur SOE, Drejtoria e Operacioneve të Posaçme me qendër në Kajro, krijoi një bazë detare për misionet e saj që vepronin në Shqipëri për të mbështetur rezistencën antifashiste. “Inglez” është shqiptimi që dukatasit e asaj kohe i bënë fjalës “Anglez”, dhe prej asaj kohe shpella mban këtë emër. Ato kohë, burrat e krahinës, afroheshin tek kjo guvë e zezë për të rrëmbyer ndonjë rrobë, apo ushqim. Më shumë merrnin plasmas, që e bënin çobanët pelerinë për shi, apo një lloj sheqeri të verdhë, shumë të shijshëm, që tek ne nuk njihej deri në atë kohë.

Shpella e piratëve

ImageFOTO GALERI

Shpella ujore ka një thellës prej 40 metrash, dhe nëpër muret e lagështa vihen re shenja bloze dhe gjurmë zjarresh. Ky objekt natyror, sipas gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj. Për eksploruesit e natyrës, në Gadishullin e Karaburunit, ndodhet Shpella e Haxhi Alisë, detarit të njohur të Mesjetës së Vonë, i cili kishte ngritur në këtë shpellë portin për flotën e tij. Ndodhet në Karaburun, midis kepave të Gjuhëzës dhe Golovecit.Sipas legjendës, Shpella dikur është përdorur nga Pirati i njohur i shekullit të XVII-të Haxhi Aliu. Këtu ai strehohej së bashku me anijen dhe njerëzit e tij. Pozicioni i favorshëm i Karaburunit i ofronte këtij pirati mundësinë e plaçkitjes së anijeve napolitane, turke, veneciane, dalmate, etj. Pasi u vra nga venecianët Haxhi Aliu u varros së bashku me të birin në Sazan. Por varret e tyre nuk janë gjendur asnjëherë. Pleqtë tregojnë se Haxhi Aliu ishte një hero deti, ujk i gjallë, që nuk i trembej as kohës së keqe, as përleshjeve me piratët e shumtë, çfarë kishte në kohën e tij nëpër Mesdhe. Thanasi, një prej burrave më të moshuar të zonës, tregon se legjenda e kishe zmadhuar çdo veprim dhe trimëri të tij.

Pika turistike e Dardhës

ImageFOTO GALERI

20 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300m, që vetvetiu e çon përfytyrimin te dimri i gjatë me borë te pranverat e ndezura nga blerimi. Shtëpitë prej guri me çati me rasa janë tipari dallues i fshatit. Dhe shtëpitë shpesh janë vila dykatëshe të ndërtuara më së miri me kopshte të mrekullueshme të mbushura me lule. Tradita e ndërtimit me gur është respektuar në maksimum në këtë fshat. Dardha ofron mundësi për ecje në mal, ndonëse aktualisht njihet veçanërisht për turizmin malor dimëror. Është një nga të paktat vende në Shqipëri ku kanë mbetur pyje të larta.

Kalaja e Petrelës

ImageFOTO GALERI

Kjo kala ndodhet në rrugën nacionale Tiranë – Elbasan, 18 km larg nga kryeqyteti. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit me të njëjtin emër. Ajo ka trajtë trekëndore me dy kulla vrojtuese. Ndërtimi i parë i saj i përket periudhës së antikitetit, ndërsa forma e sotme i daton shekullit të XV. Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Sot në ambientet e saj ka shërbim restoranti. Prej andej hapet një pamje mjaft e bukur drejt luginës së Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve përreth.

Berati

ImageFOTO GALERI

Njihet si “qyteti i një mbi një dritareve” dhe është shpallur një qytet muze. Ndodhet në shpatin e malit të Tomorrit ku ngrihet kalaja. Brenda mureve të kalasë ndodhen shtëpitë e banimit dhe “Muzeu i Onufrit”. Pikturat dhe ikonat e piktorit të madh shqiptar janë të ekspozuara atje. Pjesa e vjetër e qytetit ka disa ndërtesa fetare si kisha dhe xhamia. Qyteti i Beratit përbën rastin më unikal të një qyteti turistik, që pret e përcjell turistë gjatë gjithë stinës së vitit, kjo për faktin se Berati promovon turizmin kulturor. Berati vërtet nuk është qytet bregdetar, por ka një numër të madh monumentesh kulturore që janë pjesë e Trashëgiminë Kulturore Botërore. Ai është një qytet 2400-vjeçar si dhe është anëtar i Trashëgimisë Kulturore Botërore (UNESKO). Këto dhe pamja piktoreske e bëjnë Beratin një qytet me histori, vlera dhe kulturë të pasur.

Syri i Kaltër, Sarandë

ImageFOTO GALERI

Nga thellësia e tunelit, përmes të cilit uji del në sipërfaqe, burimi merr ngjyrën blu, që i ngjan bebes së syrit. Po sa fillon rrjedhën, ngjyra fillon e çelet drejt së kaltrës. Bimësia që rrethon Syrin në pjesën e lartme të tij i ngjan më shumë qerpikëve, ndaj me të drejtë është quajtur “Syri i Kaltër”. Ai është burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të Gjerë. Sot gëzon statusin e monumentit të natyrës. Thellësia e tij është tepër e madhe, arrin deri në 45 metra. Ai ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 metra nën nivelin e luginës së Drinos. Syri i Kaltër është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.

Kanionet e Osumit, Skrapar

ImageFOTO GALERI

[kanionet-osum] Skrapari mund të quhet edhe rrethi i kanioneve madhështore. Në të gjenden dy kanione të mëdha, të dy monumente natyre, midis tyre kanioni i Osumit, më i madhi në gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është quajtur “Koloradoja e Shqipërisë”. Ai gjendet në sektorin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit, është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale, përfund të cilëve rrjedh “lozonjar” Osumi, duke u “mburrur” me krijesën e vetë.

Parku Kombëtar i Llogarasë

ImageFOTO GALERI

Parku Llogorasë gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapësinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve. Pisha Flamur, Llogora gjendet në parkun Kombëtar të Llogarasë, pak më në veri të qafës me të njëjtin emër, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë.(bota.al)

Filed Under: Featured Tagged With: 20 mrekullite, e natyres shqiptare

Rio 2016: Programi i garave dhe ndeshjeve për të shtunën, 6 Gusht

August 6, 2016 by dgreca

-Shqipëria perfaqesohet me Luiza Gegën (atletikë), Nikol Merizaj (not), Izmir Smajlaj (atletikë), Sidni Hoxha (not), Briken Caljes peshëngritje) dhe peshëngritësen Evagjeli Veli./

* Kosova perfaqesohet: Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova (xhudiste), Urata Rama (shenjtare), Vijona Kryeziu (atlete), Lum Zhaveli (notar), Rita Zeqiri (notare), Musa Hajdari (atlet), Qëndrim Guri (çiklist)./

Lojrat Olimpike “Rio 2016, nisen dje me 5 gusht në Brazil, me ceremoninë e hapjes që ka perfunduar të premten duke gdhirë e shtuna e sotme, në orën 01:00 pas mesnate në Stadiumin “Marakana”.

Atletë nga 206 vende të botës si dhe një ekip refugjatësh kanë ardhur në Brazil për të konkurruar në 28 sporte.

Shqipëria përfaqësohet nga 6 sportisë në Lojërat Olimpike të Rios. Shqipëria do të konkurrojë me Luiza Gegën (atletikë), Nikol Merizaj (not), Izmir Smajlaj (atletikë), Sidni Hoxha (not), Briken Caljes peshëngritje) dhe peshëngritësen Evagjeli Veli.

Ky është edicioni i 31-të i Lojërave Olimpike, por në fakt janë zhvilluar vetëm 28 të tillë, pasi ai i vitit 1916, 1940 dhe 1944 nuk u zhvilluan për shkak të luftërave botërore.13901412_1183275715049111_7891017782223398042_n

Do të jenë mbi 10,500 sportistë nga 207 delegacione, një shifër rekord kjo, që do të konkurrojnë në Rio, përfshi Ekipin Olimpik të Refugjatëve, ndërsa merr pjesë për herë të parë edhe Kosova dhe Sudani i Jugut.

Në Lojërat Olimpike, që nisin me datën 5 gusht, dhe mbarojnë me 21 gusht, Kosovën do ta përfaqësojnë sportistët: Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova (xhudiste), Urata Rama (shenjtare), Vijona Kryeziu (atlete), Lum Zhaveli (notar), Rita Zeqiri (notare), Musa Hajdari (atlet), Qëndrim Guri (çiklist).

1152595-KOSOVOAFP-1469943707-799-640x480Ekipi Olimpik të Refugjatëve do të konkurrojë nën flamurin olimpik dhe ka 10 anëtarë, 5 nga Sudani i Jugut, dy nga Siria, dy nga Republika Demokratike e Kongos dhe një nga Etiopia.

Me 554 sportistë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë delegacionin më të madh në këtë Olimpiadë, ndërsa atleti i 100 metrave, Etimoni Timuani, është i vetmi sportit i delegacionit të kombit ishullor të Paqësorit, Tuvalu.

Lojërat Olimpike “Rio 2016” do të jenë të parat në të cilat do të marrin pjesë sportistë që kanë lindur pas vitit 2000, përfshi edhe sportisten më të re, notaren 13-vjeçare nga Nepali, Gaurika Singh.

Ceremonia e hapjes përllogaritet  eshte ndjekur nga afro 3 miliardë njerëz anembanë planetit. Për këtë ceremoni janë dashur 5 vjet që të përgatitet dhe ku do të angazhohen mbi 6,000 interpretues, të cilët do të përdorin afro 12,000 kostume.13902706_1186305194746163_7830518755923787496_n

Ajo që është theksuar, është se Brazili do të shpalosë thesaret natyrore dhe kulturore të njërit prej kombeve më shumëngjyrëshe. Samba, karnavalet dhe shpirti i famshëm i festës në Brazil do të spikatin në ceremoninë 3-orëshe, që do të bëjë thirrje edhe për shpëtimin e planetit nga ndryshimet klimaterike.

Luiza Gega ngre flamurin shqiptar, Kelmendi të Kosovës

 

epa05457968 The delegation of Kosovo enter the stadium during the Opening Ceremony of the Rio 2016 Olympic Games at the Maracana Stadium in Rio de Janeiro, Brazil, 05 August 2016.  EPA/VALDRIN XHEMAJ
epa05457968 The delegation of Kosovo enter the stadium during the Opening Ceremony of the Rio 2016 Olympic Games at the Maracana Stadium in Rio de Janeiro, Brazil, 05 August 2016. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Ceremonia e hapjes u zhvillua në stadiumin e famshëm të Marakanas. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 206 shtete me rreth 12 mijë atletë, prej të cilave 6200 meshkuj dhe 5100 sportiste femra. Mes tyre janë 13 shqiptarë që përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën.

Në ketë eveniment marrin pjesë edhe atletja shqiptare Luiza Gega, e cila me flamurin kuqezi në dorë i ka prirë Shqipërisë në parakalimin e shteteve gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike. Shqipëria në këto Lojëra Olimpike do të marrë pjesë me gjashtë garues.

Delegacioni i cili parakaloi në ceremoninë e hapjes së Lojerave Olimpike dhe përfaqeson Shqipërinë janë:

Luiza Gega
Izmir Smajlaj
Nikol Merizaj
Sidni Hoxha
Briken Calja

Zyrtaret:
Gjergj Ruli
Taulant Stermasi
Vildan Tufi
Sadik Mema
Elez Gjoza
Leonard Toska

Edhe Kosova do të përfaqësohet për herë të parë. Në ceremoninë e parakalimit, kampionia e botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi ngriti flamurin e Kosovës. Kosova që merr pjesë për here të pare, në “Rio 2016” do të përfaqësohet nga tetë sportistë.

Sportistet 

Ne xhudo

Majlinda Kelmendi
Nora Gjakova.

Atletike
Musa Hajdari
Vijona Kryeziu

Not
Lum Zhavelli
Rita Zeqiri

Çiklizëm
Qëndrim Guri në

Shenjëtar
Urata Rama

Gara për sportistët e Shqipërisë

Shqipëria përfaqësohet me 6 atletë në Rio, gara nis më 7 gusht

Peshëngritësja Evangjeli Veli e para që garon për Shqipërinë  në kategorinë deri 53 kg

Më 9 gusht garon peshëngritësi Briken Calja në kategorinë deri 69 kg

Më 9 gusht garon në not Sidni Hoxha në kategorinë 50 m stil i lirë

Më 10 gusht garon Nikol Merizajt në kategorinë 100 m stil i lirë

Më 12 gusht garon Luiza Gega në garën 1500 m, më 13 gusht në 3000 m me pengesa

Më 12 gusht garon Izmair Smajlaj në kategorinë kërcim së gjati

Programi i garave dhe ndeshjeve per diten e shtune ne Lojerat Olimpike Rio 2016 eshte:

Basketboll:

Meshkuj (turi i pare):

(17.15) Australi – France (grupi A)

(22.00) Kine – SHBA (grupi A)

(01.30) Venezuele – Serbi (grupi A)

Femra:

(15.00) Turqi – France (grupi A)

(17.15) Kine – Kanada (grupi B)

(20.30) Brazil – Australi (grupi A)

(22.45) Bjellorusi – Japoni (grupi A)

Beach-volley

Faza e grupeve M e D

Boks

(14.00) 16-tat e finaleve 46-49 kg meshkuj, 60 kg messhkuj, 81 kg meshkuj

(20.00) 16-tat e finaleve 46-49 kg meshkuj, 60 kg meshkuj, 81 kg meshkuj, 1/8e e finaleve 91 kg meshkuj

Ciklizem

(12.30) Meshkuj

Futboll

Femra, grupe

(18.00) Kanada – Zimbabwe

(20.00) SHBA – France

(21.00) Gjermani – Australi

(22.00) Afrika e Jugut – Kine

(23.00) Kolumbi – Zelanda e Re

(01.00) Brazil  – Suedi

Gjimnastike artistike

(13.00) Kualifikuese meshkuj

Peshengritje

(22.00) 48 kg femra

Hendboll – Femra

(12.30- 00.50)

Hokey ne akull – Meshkuj

(13.00-22.30)

 

Judo – meshkuj- femra

(13.00 -21.10)

Not – meshkuj – femra

(15.30-18.30)

Rugby VII

Femra- grupe

(11.00- 21.30)

Tenis – meshkuj – femra

(10.45, 13.45)

Pingpong – meshkuj- femra

(09.00, 12.00)

Volejboll – femra

(09.30 – 01.35)

Water-polo – meshkuj

(09.00 -23.50)

Filed Under: Featured Tagged With: kosova, lojerat olimpike, shqiperia

Kosovë-Takim i liderëve me ambasadorët e “Quintit”

August 5, 2016 by dgreca

-Temë kryesore e diskutimit ka qenë demarkacioni me Malin e Zi/

Takimi sot me ambasadorët e vendeve të “Qunitit”, ku temë kryesore e diskutimit ka qenë demarkacioni me Malin e Zi, ka bashkuar në një tryezë për herë të parë në dy vjet, liderët e 5 partive kryesore në vend.

Pas takimit, i cili ka qenë i mbyllur për media, liderët e partive kanë thënë se është diskutuar rreth mundësisë së arritjes së një konsensusi të përbashkët për demarkacionin, raporton KTV.

Por, megjithatë, në takimin ku u tha se ambasadorët më shumë dëgjuan, të dyja palët kanë thënë se nuk ka pasur lëvizje pozicionesh.

Përfaqësuesit e partive opozitare kanë njoftuar se kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër kësaj marrëveshjeje, përderisa kanë kërkuar rinegocimin e saj, pa përjashtuar as mundësinë e dërgimit të saj në arbitrazh.

“Mbase do të ketë takime edhe në javën e ardhshme, të tilla për ta diskutuar cështjen e demarkacionit, ne mendojmë që kjo cështje duhet hetuar, pra puna e komisionit duhet të zbardhet, lëshimet, gabimet, por edhe shkelja e interesit të Kosoves duhet të zbardhet dhe marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi të rinegocohet në menëyrë që të mos shkelen interesat e asnjërës pale”, ka thënë Ymeri.

Ndërkaq Ardian Gjini i AAK-së ka thënë se Kosova jo vetëm që humb territor por shkaktohen edhe ndarje të mëtutjeshme.
“Vetëm një rrugë ekziston, që ky demarkacion duhet të rrëzohet në Kuvend të Kosovës, dhe të shohim çka mund të bëjmë me fqinjin tonë me Malin e Zi, me të cilin duam të kemi marrëdhënie të mira, fundi i fundit, mund të shkohet”, ka thënë Gjini.

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se duhet të provohet të ndërtohet një konsensus për çështjen e demarkacionit, të merren parasysh konkluzionet nga debati, të trajtohen seriozisht argumentet pro dhe kundër, dhe ndërtimi i një komisioni që do ta rishikonte komplet kudo që është gabuar.

Ndërsa, nënkryetari Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë takim, e ka cilësuar shumë të rëndësishme.

Ai ka thënë se megjithëse nuk ka ndryshim pozicionesh, ky takim lë për të shpresuar se partitë politike do të arrijnë një konsensus në të mirë të vendit.

“Më mirë është që të gjendet një konsensus sesa të kalojë ligji me shumicë vota, siç është e paraparë me 2/3, dhe të mbesim në një përplasje politike që nuk na çon askund, vetëm me akuza të cilat nuk janë profitabile për Kosovën”, ka thënë Haliti.

Ndërkohë, Arban Abrashi, ka thënë se Qeveria e ka kryer punën e saj, duke i lënë radhën Kuvendit, por nuk e ka përjashtuar mundësinë edhe për diskutim të mëtutjeshëm.

“Ne jemi duke diskutuar edhe forma tjera derisa të miratohet në Kuvend, si të arrihet ky konsensus, dhe kjo që është bërë sot është në funksion të saj. Secili nga liderët ka shprehur idetë e veta. Ndoshta do të takohemi javën tjetër në nivel teknik që të diskutohet më thellësisht, por mbetet të shihet”, ka thënë zëdhënësi Abrashi.

Paralajmërimi se mund të ketë edhe takime të tjera për demarkacionin javën tjetër, lë të hapur mundësinë që Marrëveshja për Demarkacionin të mos shkojë menjëherë në Kuvend.

Ndryshe, në këtë takim, për të cilin u tha se ishte planifikuar para disa ditësh, temë diskutimi ishin edhe sulmi i mbrëmshëm në objektin e Kuvendit të Kosovës, çështja e shndërrimit të FSK-së në ushtri, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, si dhe bisedimet me Serbinë.(koha.net)

Filed Under: Featured Tagged With: i liderëve, Kosovë-Takim, me ambasadorët e “Quintit”

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 584
  • 585
  • 586
  • 587
  • 588
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT