• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hillary Clinton, një grua me potencial të jashtëzakonshëm

August 3, 2016 by dgreca

Nga Kozeta Turishta/ SHBA/*

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përjetojnë një histori jo shumë të zakonshme.Bëhet  fjalë për  kandidimin e Hillary Clinton , kandidates zyrtare të nominuar nga një  prej partive  më të mëdha në vend, e pikërisht të Partisë Demokratike. Sa herë emri i saj përmendet, kemi thënë gjithshka, duke      qenë se ajo është  e vetmja femer e cila jo vetëm bëri histori në këto zgjedhje të sivjetshme , por  pa frikë mund të quhet një grua me potencial të jashtëzakonshëm.

Sa herë ajo n’a drejtohet nga foltorja e saj e politikës, aq herë  me forcën e saj të fjalës na bind për një mijë e një qind arsye pse duhet t’a votojmë.

Hillary Clinton, është një bekim i padiskutueshëm për vetë Amerikën, por dhe për të gjithë botën. Ajo është  modeli më i mirë, më i denjë dhe  një përfaqësuese dinjitoze nga gjitha pikëpamjet  për të përfaqësuar  Amerikën, por dhe botën, me sharmin e saj dhe mendjen e ndritur që e karakterizon.
Unë sot do shkruaj më shumë si femër dhe për femrat, për të drejtat e tyre, për mbrojtën dhe barazisë gjinore. Të gjithë e dimë , dhe kemi  dëgjuar në çdo deklaratë që është pikërisht  Hillary ajo e cila ngre  zërin për mbrojtën e gruas, për hartimin e politikave pro tyre, që asgjë mos t’i cenojë.

Hilari, kjo grua  sa e fortë  aq edhe e  sinqertë është e  vendosur të punojë  në dobi të gruas, kundra diskriminimit të femrave dhe të gjitha nënave kudo që ato janë. Ajo është e vendosur  të bëjë të mundur që të gjitha pa dallime mes tyre, të gëzojnë të drejta, mundësi të barabarta, pagesa dhe respekt. Ky është thelbi kryesor dhe kyç të cilin  Hillary e quan një punë që do shumë dashuri, vullnet dhe vendosmëri për t’u realizuar, dhe pse znj. Clinton, e ka treguar bujarinë, e fisnikërinë e saj ndër vite me mbeshtetjen që I ka dhënë fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke i shkolluar, e duke i dhënë mundësi të madhe për t’i përmbushur dhe për të bërë ata që të gëzonin jetën si të barabartë me fëmijet e tjerë, e për mos harruar pajisjen me sigurimet mjekësore për të gjithë, duke i kthyer buzëqeshjen dhe shpresën për një të ardhme dhe jetë më të bukur seç mund t’a kishin.
Të luftosh për të drejtat e njeriut, kryesisht atë të grave e fëmijëve, mbetet një ideal më vete, që shumë pak politikanë mund t’a kenë të përfshirë në programet e tyre të qeverisjes.
Hillary Clinton, vjen me një kauzë të qartë, e të  ndershme në atë që thotë, kërkon dhe  premton, pasi ajo e ka treguar ndër vite zgjuarsinë që e karakterizon vetëm për punë të mira që kur ishte Senatore e Shtetit të Nju-Jorkut, apo Sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me rolin e saj ajo ka shkëlqyer duke përfaqësuar me vlera të mëdha jo vetëm vendin e saj, dhe popullin amerikan, por dhe vet politikën duke u kthyer në modelin dhe ikonën më të dëshiruar të femrës e cila aspiron për arenën politike të së nesërmes.
Nëse do që të bësh një krahasim se me kë mund të përafrohet Hillary, është tepër e veshtirë, për të mos thënë e pamundur, t’i ngjajë dikush për nga dominanca dhe intelekti i saj. Kur e mendon thellë, e vetmja femër në botë është Margaret Thatcher, ish kryeministre e Britanisë së Madhe, me të cilën ajo ka  një ngjashmëri shumë të përafërt në shumë dimensione, që nga personaliteti, forca e saj si grua, dhe aspirimi i saj në hartimin e qeverisjes me të ardhur në pushtet.
Margaret Thatcher, njihej për modelin e saj dhe natyrën e hekurt duke e pagëzuar si ‘Iron Lady’, një grua e hekurt. Ky epitet do ti shkonte më së miri dhe figurës së Hillary Clinton, jo vetëm si një grua fisnike, plotë klas e sharm, si një nënë model për vajzën e saj Chelsea, si një bashkëshorte që bën të ndihet aq krenar të shoqin, familjen, shoqërinë, por dhe për të njohur e të panjohur, të gjithë amerikanët, e shumë qytetarë të shteteve të tjera të botës e të  europës.
Jam shumë koherente me simpatizantët e të dyja partive, asaj Republikane, dhe Demokratike. Siç e kërkon dhe rregulli, dikush ka më shumë ose më pak dashamirësi ndaj kandidatit të tyre të dëshiruar, dhe me sinqeritetin më të madh, kudo jam, e kudo shkoj me miq, apo dhe thjesht kalimtarë , dëgjoj me një ndjenjë shprese që Amerika  më në fund po ndjen bekim . Për të  po fryen era e së ardhmes, e së drejtës, e lirisë, e sigurisë.  Sa shumë optimizëm ndjehet për  kandidaturën  që do mbetet një histori përjetë, sepse me Hillary Clinton Amerika është më e sigurt  dhe  bota më e qetë nën kujdesin e veçantë të Zonjës së madhe. Është pikërisht programi I saj I cili ka objektiva të qarta  dhe të verteta, I  cili  pritet të bëhet  realitet në funksion të së mirës së vendit, për një ekonomi më solide, për mundësi më të mëdha punësimi. Puna e vazhdueshme e Znj.Clniton ka qenë kolosale  përsa i përket të drejtave të grave, pasi  asnjë kandidate tjetër femër në botë nuk ka arritur të bëë  sa Hillary Clinton. Vetëm gjatë periudhës kur ajo mbante postin  si Sekretare Shteti, ajo  ka investuar në shifra marramendëse për t’i ardhur në ndihmë shteteve të tjera në realizimin e sistemit shëndetësor, ashtu sikurse ka investuar miliona dollarë për edukimin e grave dhe vajzave të reja kudo nepër botë.
Gratë, mbesin problemi më i madh kudo nëpër botë, Ato gëzojnë shumë pak të drejta , e shumë pak prej tyre përfaqësuese të politikës së jashtme kanë arritur të ngrenë zërin apo të bëjnë diçka konkrete për mirëqenien e tyre.

Do të dëshiroja të ndaloja  tek ‘Konferenca e Katërt Botërore për Gratë’ para disa vitesh, ku besoj gjithsecili e kujton mjaft mirë fjalimin e famshëm të Hillary për “Gratë” – ‘Women’s rights, are human’s right’ – “Të drejtat e grave, janë të drejtat njerëzore”,  fjalim I cili  na bën të reflektojmë e t’a mendojmë mirë që vota jonë është e shenjtë, e duhet të dimë sesi t’a hedhim për të ndryshuar jo vetëm fatin e vendit, por fatin tone dhe të fëmijëve tanë.
Shqipëria  ka një marrëdhënie të lidhur ngushtë përjetësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si në rolin e demokracisë së sotme, ashtu dhe në  shumë reforma të ndërmarra për të mirën e vendit dhe popullit shqiptar, duke mos lënë pa përmendur për asnjë çast  luftën e Kosovës. Roli I çiftit Clinton, veçanërisht i Presidentit Bill Clinton, mbetet i pashlyer, për atë cfarë ai ka bërë në ato vite të vështira për Kosovën, me nje rebel të pa etur për pushtet siç ishte Milosheviç, i cili me pahir donte të mbante peng vendin dhe popullin e Kosovës.
“Ju keni vuajtur mjaft. Unë nuk dua që dikush tjetër të humbë një krah ose një këmbë ose një fëmijë për shkak të një mine tokësore.” — kjo është një nga shprehjet e vet Bill Clinton përgjatë rolit të tij diplomatik në Kosovë, në periudhën e luftës, ku ai ka parë njerez të dëbohen nga shtëpitë, familjet e tyre, të vriten, e të prehen nga regjimi shtypës i tiranit serb Sllobodan Milloshevic.
Ndaj Kosova  dhe Shqipëria, kurrë nuk mund të fshijnë nga kujtimet e tyre kohën më të vështirë të luftës më të ashpër ku kanë vdekur gra e burra,  madje dhe nëna me  fëmijë në krahë.
Shqiptarët, i janë mirënjohës përjetë Bill Clinton-it, sa të gjithë e njohim për mikun më të madh, më të dashur, e më besnik të Shqipërisë e Kosovës. Në nderim të tij, në Bulevardin që mban dhe emrin e tij në Prishtinë, qëndron Statuja e z. Clinton 3 metra e gjatë. Kjo statujë është punuar me shumë  dashuri, përkushtim, e mirënjohje  dhe do të mbesë përgjithmonë në historinë e këtij shteti. Si shenjë të dashurisë dhe mirënjohjes së përjetëshme shumë familjarë kanë dëshiruar që fëmijëve  , kryesisht djemve t’i vënë emrin  Bill, apo Clinton.
Një gjë është e sigurtë “Pas një mashkulli të suksesshëm qëndron një grua e fortë”  ndaj dhe  Billi ka qënë i bekuar të kishte përkrah një Grua si Hillary, ku dashuria e njerëzve për të është e pakufi . Kjo gjë u shpërfaq më së miri dhe nga  shqiptarët. Vetëm  pak muaj më parë në qytetin e bukur të Shqipërisë -Sarandës, fansa, dashamirës, e simpatizantë të znj. Clinton, kanë vendosur  bustin e saj, pasi me  përulësi i janë mirënjohës për rolin e saj dhe të shoqit, duke I konsideruar si  miqtë e vertetë në të mirë e në të keq të vendit tonë.
Unë padiskutim kam ndjekur Konventën Kombëtare Demokratike, para disa ditësh, të gjitha fjalimet, e të gjithë folësit, si dhe artistë, këngëtarë, aktorë, muzikantë, etj…
Ajo çfarë më bëri më shumë përshtypje dhe më tingëlloi më bukur ishtë thënia e së vertetës, ” Strong ëomen, get things done” nga Gabrielle Giffords.
Sepse vetëm gratë e forta, të zonjat, dinë të kryejnë punë, e për këtë ka nevojë bota.

Ajo  çfarë i duhet pikërisht  Amerikës, janë  gra  dhe femra si Hillary, që dinë ku i dhëmb e ku i djeg vendit, popullit, ekonomisë, të cilat hartojnë politika  për mirëqenien sa më të mirë të njerëzve, por dhe të shtresave në nevojë.

Ndërsa Hillary në Konventën e saj, hapësirë me shumë meritë e respekt, i kish lënë të gjitha shtresave  shoqërore  deri tek ata me aftësi të kufizuara që meritojnë po aq të drejta sa ne.  Nga  ana tjetër pamë kandidatin  Republikan Donald Trump I cili  tallej, dhe  i imitonte me doza humori prej karagjozi, këta njerez të vuajtur e të dënuar nga fati e pak nga sëmundja.Çfarë besimi, çfarë të ardhme, çfarë të mire mund të ketë  Amerika me një njeri që të tjerët i trajton si skllevër, kur nuk di gjuhën dhe etikën e komunikimit, nuk njeh respektin ndaj femrave, e ndaj vet popullit të tij.

Të gjithë sëbashku jemi më të fortë , si një shpërblim ndaj miqve tanë familjes Clinton, pasi për Shqipërinë janë të shenjtë, të shtrenjtë, e të dashur pafund. Ndaj j sot më shumë se kurrë kemi kohën në favorin tone. Më 6 Nëntor, kemi mundësinë që  me votën tonë, të tregojmë dhe  dëshmojmë mirënjohjen e  pafundme për të çka  Clintons  kanë bërë për ne. Shqiptarët e kanë në gjak besën, mirënjohjen. Jam besimplotë  se në  ditën e votimeve, ata do j’a shperblejnë mundin dhe  gjithë dashurinë që kanë dhënë për ne. Ndaj një votë është një falënderim e shumë vota tregojnë dinjitetin tonë, që nuk jemi bukëshkalë, e nuk i harrojmë lehtë veprat e mira.
Dëshiroj  që këtë shkrim t’a mbyll me një thënie të Margaret Thatcher “She’s wasn’t lucky, but she deserved it” – pra as Hillary nuk është me fat, thjesht ajo e meriton dhe askush tjetër.
Albania for Hillary !!

* Autorja e shkrimit me presidentin Bill Klinton gjatë fushatës elektorale te kandidates Hillary Clinton

Filed Under: Featured Tagged With: Hillary Clinton, Kozeta Turishta, një grua me potencial, të jashtëzakonshëm

Vendlindja per Diasporen-hapet shkolla verore për nxënësit shqiptarë nga diaspora

August 2, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: Muzeu Etnologjik i Kosovës në Prishtinë/

Prishtinë,  hapet shkolla verore për nxënësit shqiptarë nga diaspora/

– Organizuar nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) dhe institutin Ed Guard/

-Ka nsiur dje dhe vazhdon sot manifestimi tradicional Dita e Diasporës/

PRISHTINË, 2 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në Prishtinë sot  hapet shkolla verore për nxënësit shqiptarë nga diaspora, organizuar nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) dhe institutin Ed Guard. Hapjen zyrtare  të shkollës verore  e bëjnë ministri i Diasporës i qeverisë së Kosovës, Valon Murati, dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë i qeverisë së Shqipërisë, Blendi Klosi, bën të ditur njoftimi dërguar nga Ministria kosovare.

Në Kosovë, organizuar nga Ministria e Diasporës, ka nsiur dje dhe vazhdon sot manifestimi tradicional Dita e Diasporës.

Axhenda nisi pasditën e 1 gushtit me “Një lule për Jasharët”, homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”  në Prekaz, ku në mbrëmjen e ditës së pare ishte edhe koncerti nga orkestra “Spartiti per Scutari” arbëresh nga Italia, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova.

Në mbrëmjen e 2 gushtit, sonte, në Prishtinë, bëhet ndarja e çmimeve “Mërgimtari i Vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve ishte paraparë të mbahej në Muzeun Etnologjik të Kosovës “Emin Gjiku”, por sapo njoftohet nga Ministria e Diasporës se për shkak të motit ndërrohet lokacioni dhe  ceremonia do mbahet në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë (prapa Ministrisë së Arsimit).

Të pranishëm do të jenë personalitete të jetës politike, kulturore dhe sportive nga Kosova, Shqipëria dhe Diaspora, ndërsa do të performojnë bendi i Radio Televizionit të Kosovës – RTK, Bardh Jakova & Spartiti per Scutari dhe grupi nga Kroacia, “Zoria”.

Filed Under: Featured Tagged With: -hapet shkolla verore për nxënësit shqiptarë, Behlul Jashari, nga diaspora, Vendlindja per Diasporen

Limone Gjoni,një zonjë e integruar në Jetën amerikane

July 31, 2016 by dgreca

Bisedë me zonjën shqiptare-amerikane Limone Gjoni, e integruar intelektualisht dhe familjarisht në New York/

Burri im sot ndaj meje është shumë mirënjohës dhe thotë: se “ po të mos të ishit ju Limone me guximin tënd, me këshillat tuaja, me përkushtimin tënd, unë kurrë nuk do bëhesha avokat”. –(Sabri Gjoni avokat, New York/

Bisedoi Keze Kozeta Zylo*

Zonja Limone, cila është fëmijëria juaj dhe kur keni ardhur në Amerikë?

Unë kam lindur në një familje me tradita atdhedashëse , e cila edukimin e kishte prioritet në familje, duke e vlerësuar e çmuar shumë si një gjë të shenjtë në vazhdimësinë e jetës.  Gjëja e parë që na  mësonin prindërit ne fëmijëve  ishte të nderonim vendin ku kishim lindur, të mbronim tokën e vet, zakonet,traditat dhe vlerat e të parëve tanë.. Babai im ishte një ndër mësuesit e parë në trevën tonë,i cili pasi kreu shkollën e lartë pedagogjike në Prishtinë punoi me përkushtim e frymë të lartë patriotike në arsimimin e edukimin e  nxënësve. Ishte shumë i rregullt në procesin e mësimdhënjes, ku krahas mësimit  nxiste te nxënësit e tij ide patriotike, për ta njohur sa më mirë historinë kombëtare Shqiptare.

Me performancën e tij të admirueshme ,me zërin e tij të ëmbël edukoi e frymëzoi nxënësit me idealet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare,me ndjenjën e dashurisë për vendlindjen. Vendlindjen babai im e quante Hyjnore, të shenjtë. Në veprimtarinë e tij si misionar i diturisë, babai im ,kishte depërtuar në mendjet dhe në zemrat e nxënësve.  Me punën e tij atdhetare kishte  sintetizuar karkaterin e personalitetin,motivin e jetës së një intelektuali me zemër të zjarrtë atdhedashurie,duke  ndikuar fuqimisht në rritjen e ndërgjegjes Kombëtare të nxënësve.

Kjo veprimtari atdhetare tregonte dashurinë që kishte babai im për vendlindjen e Atdheun dhe guximin për të mbrojtur idealet kombëtare shqiptare në shtetin federative jugosllav, që kufizonte e mohonte të drejtat kombëtare shqiptare.

Sigurisht kjo veprimtari patriotike do të shqetësonte e frikësonte autoritet shtetërore,të cilat filluan përndjekjen për ta ndëshkuar mësuesin dritëdhënës atdhetar.  Regjimi i atëhershëm i Rankoviçit kishte survejuar,e gjurmuar veprimtarinë patriotike të babait tim, i cili në kushtet e terrorizmit shtetëror rankoviç, u detyrua së bashku me kushërinë e tij mësuses, të largohen me shumë dhimbje nga vendlindja e shtrenjtë dhe u strehuan në Shqipëri për disa vite.Me sa më kujtohet,sepse isha e vogël , babai im e vlerësonte dhe çmonte shumë edukimin e arsimimin. Ai, bisedonte me nënën time, që unë dhe motra duhet të dalloheshim në shkollë, me synimin që të  kryenim  edhe shkollimin  në arsimin universitar. Ndjehem krenare që kisha një baba atdhetar,misionar të diturisë dhe idealeve kombëtare shqiptare. Edhe sot, kur takohem me disa persona, që ishin  dikur nxënësit  e tij , më thonë me respekt  se : “ Mësues Elezi është i paharruar në mendjet e zemrat tona,sepse ndihmonte çdo nxënës me dashuri për dijen, diturinë. Na këshillonte si prind i dashur që të mësonim sa më shumë, që një ditë të kontribonim për popullin tonë”.

Por, befasisht babait tim, iu shuan endërat, kur tragjikisht humbi jetën. Nëna ime, edhe pse ishte shumë e re,kur akoma nuk i kishte mbushur 30 vjet, përballoi me përkushtim e sakrifica drejtimin e menaxhimin  e jetës familjare,duke u kujdesur për mirërritjen e edukimin e fëmijve. Na përkushtoi, krejt jetën e saj. Të rritësh fëmijë me mungesën e babait, ishte shumë vështirë. Unë, e ndjeja shumë çdo ditë mungesën e babës, e sidomos  kur isha në bangat e shkollës, kur mësuesi na pyeste për prindërit.

Kisha dëshirë të dëgjoja nga nëna për çdo gjë që babi kishte thënë apo punuar.Jam shumë mirënjohëse nënës sime,që ma ka mbajtur të gjallë  kujtesën për babin tim. Një nga arsyet,që unë, ju përvesha mësimit këtu në SHBA ishte edhe fakti, se kisha dëshirë ta çoj endrrën e babit në vend.. Imazhi mbresëlënës i babait tim jeton i gjallë në mendjen e  zemrën time e më shoqëron edhe në gjumë kujtimi i tij i ndritur.

Ju jeni me origjinë nga Mali i Zi. sa jeni të lidhur ju dhe fëmijët tuaj me vendlindjen atje?

 Unë e dua shumë vendlindjen time,ajo është djep i frymëzimit, arkiv i kujtesës, peng i shpresës. Vendlindja apo vendlermi, si thoshin rilindësit tanë, është vendi me të cilën na lidhin fije të shumta, të dukshme e të padukshme dhe mbi të gjitha kujtimet e fëmijërisë, stinës më të bukur të jetës. Edhe pse jetojmë larg vendlindjes, jemi munduar që pushimet me fëmijët tanë, t’i kalojmë në vendlindje me qëllim që ata, të dijnë nga ku vijnë, të lidhen me të afërmit tanë dhe mos ta harrojnë kulturën dhe gjuhën tonë të ëmbël shqipe.

Ndjej keqëardhje që atëhere kur ata ishin të vegjël, neve, nuk patëm mundësi të shkonim në vendlindje më shpesh, sepse ishim të detyruar si prindër të punonim dhe njëkohësisht  të studjonim për t’u arsimuar në shkollën e lartë. Tani, që kemi mundësi më të shumta,shkojmë familjarisht në vendljindje. Fëmijët, tani janë shumë të angazhuar në profesionin e tyre që kanë zgjedhur. Megjithatë fëmijët e duan vendin e vet Ulqinin. Ata, shpesh flasin për vendin tonë edhe  gjithmonë shprehen  se  do të kishte qenë më mirë të kishim qendruar në vendlindje. Vazhdimishit, ne, si prindër flasim me fëmijët se është shumë e rendësishme të njohin të afërmit e tyre në atdhe. Më gëzon fakti, që fëmijët e mi janë shumë të lidhur me  kushurinjtë e tyre. Në  Ulqin, ka një shoqëri të veçantë edhe me gjeneratat e atyre që ende jetojnë në trojet tona.

 Cilat janë përshtypjet e para në Amerikë dhe çfarë ju detyroi që keni lënë vendlindjen dhe erdhët këtu?.

Ishte një vendim shumë i vështirë për mua, që ta lëshoja Ulqinin dhe të  vijë këtu në SHBA, por rethanat në vedndlindje na imponuan largimin nga vendlindja. Ishte acaruar situata politike dhe kishin filluar trazirat në ish Jugosllavi. Bashkëshorti im ishte i angazhuar në çështjen kombëtare shqiptare, sidomos fliste kundër mohimit të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në ish republikën Jugosllave. Denonconte padrejtësitë që shovinizmi i bënte popullsisë shqiptare në trojet e veta amtare në Jugosllavi. Autoritetet shtetërore ishin munduar ta kompremetonin burrin tim duke i oforuar detyra, pozita, privilegje, sepse,ai. kishte afësi të larta intelektuale. Ishin raste të rralla që nga komuna e Ulqinit të diplomoheshin në universitetin e Zagrebit,ku bashkëshorti im shkëlqeu në kualifikimet shkencore universitare.

Në të vërtetë, burri im,ishte i vetmi shqiptar nga Komuna e Ulqinin, që u diplpomua në fakultetin  juridik në Zagreb. Në të njëtën kohë dy djem të xhaxhait të burrit u diplomuan gjithashtu në Zagreb. Njëri u diplomua në mjekësi dhe tjetri në inxhinjeri. Në atë kohë, Zagrebi gëzonte një reputacion europian, prandaj pushteti i atëhershëm jugosllav e vëzhgonte me shqetësim  bashkëshortin tim për përgatitjen e lartë profesionale dhe qëndrimin pakompromis në çështjen e interesave kombëtare shqiptare. Në kohën kur sapo kishte kryer studimet universitare dhe ëndërronte të punonte me dashuri e përkushtim në vendlindje përkrahu lëvizjen studentore dhe shprehu publikisht idetë për liri e demokraci të trevave shqiptare në ish jugosllavi. Pushteti shovenist serbosllav ushtroi dhunë e terror mbi intelektualët shqiptarë.

Autoritetet shtetërore jugoasllave duke e vlerësuar burrin tim, si rrezik potencial të pushtetit të tyre,kishin filluar survejimin e burrit tim, e ndoshta kishin planifikuar edhe asgjësimin e jetës së tij. Në këto kushte terrori ,ai, u detyrua të largohej nga Mali i Zi,  sepse pushteti kishte vendosuar ta burgosin. Në kushte të vështira për mbijetesë  bashkëshorti im nisi rrugën e mundimshme të emigracionit duke kapërxyer oqeanin për një jetë më të mirë e të sigurtë

Kur, unë, mbrrita në Amerikë me dy fëmijët, Genci dhe Leonarda, të cilët kishin lindur në atdhe, u përballëm me shumë vështirësi që nuk përshkruhen saktë me fjalë. Ndoshta mendimet mund të shkruhen saktësisht në letër,por emocionet që përjetova në ditët e vështira,kur isha e pa punë dhe me mungesë komunikimi të gjuhës amerikane nuk përshkruhen dot. Vështirësitë e para të them të vërtetën më stresuan,por ama nuk e humba shpresën,sepse ajo është gjëja më e rendësishme në jetë. U detyruam t’i përvishemi punës dhe studimeve. Njëkohësisht u angazhuam me shumë përkushtim për arsimimin e fëmijëve në shkollën amerikane,me qëllim që të fitonin dituri dhe kualifikim  shkencor për tu integruar sa më mirë me tregun e punës e konkurencën  amerikane. Megjithëse ishte shumë vështirë, sepse ne si prindër nuk kishim kohë të rrinim me fëmijët tanë,ata ,na mirëkuptuan duke ndjerë përgjgjësinë e shkollimit,të cilët edhe pse ishin adoleshentë treguan zell për të mësuar. Shpesh herë,unë, me besim i lutesha Zotit të Madh  të na ndihmonte.

Ju aktivizoheni vazhdimisht me shoqatën e mirënjohur “Ana e Malit”, cilat janë disa nga projektet që ju keni ndihmuar konkretisht në këtë shoqatë?

Kjo shoqatë është themeluar në dhjetor të vitit 1993 dhe është promvuar në janar të vitit 1994. Burri im është ndër themeluesit e kësaj shoqate dhe në të njëtën kohë dhe kryetar i parë. Qëllimi i kësaj shoqate ishte që ta ruajmë traditën dhe kulturën tonë shqiptare, gjuhën si dhe kontaket me vendlindjen. Qysh në fillim kur u themelua kjo shoqatë, burri im së bashku me të tjerët ishte inisiatori në organizimin e një aksioni shumë të rendësishëm për të ndihmuar bashkatdhetarët tanë, studentët e komunës së Ulqinit. Në këtë kohë,duhet të kemi parasysh se lufta në Jugosllavinë  ishte në kulmin e vet. Me guxim e shpirt atdhedashurie u mblodhen një sasi  e mirë të hollash dhe u dërguan te studentët në vedlindje. Studentët nga komuna e Ulqinit që  ndodheshin në Tiranë,burrit tim, i bënë një pritje madhështore dhe në shenjë mirënjohje i dhuruan skulpturën – truporen e Butrinit. Kjo ishte një simbolikë me shumë domethënje; sepse shpëtimi i studentave Ulqinas ishte pothuajse sikurse shpëtimi i qytetit të Butrintit.

Unë e kam ndihmuar shumë burrin tim duke përgatitur thirrjet për tubime, duke i postuar thirrjet, duke iu përgjejgjur telefonatave edhe kur burri nuk ishte në shtëpi. Në atë kohë duhet ta keni parasysh se nuk kishte internet, facebook apo e-mail. Madje nuk kishte as celuar. Komunikimet ishin shumë të vështira. Mbi të gjitha e kam përkrahë në angazhmin e tij si dhe ndihmën financiare që i dhamë kësaj shoqate. Ne vetë ishim studenta, por megjithatë ndamë një  shumë prej $1,000.00 për tua dërguar studentëve. Në vitin 1994 shuma prej $1,000.00 ishte shumë e madhe. I thashë burrit që do ta heqim edhe kafshatën nga goja për të ndihmuar studentat  tanë Ulqinas. Ne, edhe kësaj dite vazhdojmë ti ndihmojmë. Këtë vit morëm inisijativën që ta shkollojmë një studenete nga Ulqini. Ajo ishte inisijativa ime, por bashkëshorti im më përkrahu  menjherë me shumë ndjenjë atdhedashurie.

Bashkëshorti juaj z.Sabri Gjoni është një avokat i mirënjohur në Amerikë, ka ndihmuar jashtëzakonisht shqiptarët. Sa e vështirë është të jesh bashkëshortja e një avokati, pasi vetë intensiteti i punës seë tij sjellë shumë shqetësime të ndryshme?  Cili është opinion juaj?

Bashkëshorti im,si intelektual shqiptar nga Ulqini, ka ecur mes vështirësive të shumta në SHBA  për tu integruar denjësisht në jetën konkuruese të vlerave njerëzore të shoqërisë e shtetit ligjor amerikan.Ishte shumë vështirë që ai,të angazhohej në fushën e shkencës juridike, ku gjuha angleze ishte mjeti më i rëndësishëm që të bëhej avokat. Fillimisht burri mori akantin dhe të diplomohej në “Lehman College”. Por dëshira pasionate e tij ishte avokatura. Duke e parë  dëshirën e tij, unë i thashë : se nëse është nevoja, unë do ti ndërpres studimet, që ai ta realizonte  endrrën e tij. Por, ai, nuk kishte dëshirë që unë të ndërprisja studimet. Ai vazhdoi univerisitetin në Fordham dhe u diplomua. Kaloj dhe provimin profesional Bar exame. Në të njëjtën kohë unë u  diplomova nga Lehmen dhe u punësova në profesionin tim. Gjendja financiare filloi duke u përmirësuar. Unë i mora të gjithat obligimet si nënë, grua, çështjen financiare.

Bashkëshorti im,me inisiativën e vet, me këmbëngulje e vullnet të hekurt filloi punën në profesionin e avokaturës në New York. Me talentin e tij konkuroi midis intelektualëve më të mirë duke realizuar objektivin e tij ,integrimin si intelektual i aftë në elitën e inteligjencës juridike amerikane. Ai ka shumë vite që drejton me suksese zyrën e tij të avokatisë në qëndrën e madhe botërore Manhattan, duke konkuruar  me zotësi në tregun juridik  amerikan  dhe me aftësi  e intuitën e arsyetimit  analizon e  argumenton  në proçeset gjyqësore   të drejtën  e paisjes së emigrantëve  me dokumenta të ligjshme amerikane, duke zbuluar  me fakte, atje ku e drejta  mund të jetë gjykuar gabim nga gjyqtari . Ai është shumë i vemendshëm  në bashkëpunim me emigrantët për të siguruar  prej tyre dokumentacionin  më të hollësishëm të çështjeve që paraqiten në organet gjyqësore apo prokurorisë. Me këmbëngulje qartëson çdo emigrantë që  paraqet  kërkesën për ndihmë juridike në zyrën e tij. Ai zbaton me korrektësi filozofinë : “ Mate shtatë herë e pri një herë “ !

Në një intervistë  mediatike televizive këtu në New York,bashkëshortim im shprehet se :

“   -Të punosh si avokat në SHBA është një punë jashtëzakonisht e vështirë për arsye se konkurenca është shumë e madhe. Duhet të bësh “luftë” të vërtetë që të mund të bësh emër. Doktori -mjeku po gaboi me pacientin e tij në përcaktimin e  sëmundjes edhe mund ti ndërroj ilaçet dhe e korigjon gabimin e tij, por avokati duhet të përcaktoi qartë fjalën argumentuese  sepse  e humbet të drejtën e emigrantit për tu pasiur me dokumente, apo edhe çështje të tjera. Jeta e intelektualit shqiptar në SHBA është shumë e vështirë sepse duhet të integrohesh si në jetën ekonomike, ashtu edhe në jetën politike. Gjithashtu duhet t’i përshtatesh edhe shkollimit sepse ai ka një dallim të madh me shkollimin tonë.”

Burri im sot ,ndaj meje, është shumë mirënjohës dhe thotë: se “ po të mos të ishit ju Limone me guximin tënd, me këshillat tuaja, me përkushtimin tënd, unë kurrë nuk do bëhesha avokat”.     

Ju keni marrë edukimin e lartë në Universitetin amerikan. cilat janë dallimet midis edukimit këtu dhe në Mal të Zi?

      Unë kam ardhë me shkollë të mesme nga Mali i Zi. Por, sa kam filluar studimin këtu në  Amerikë, vura re, se këtu mësohet krejt ndryshe nga shkollimi në Malin e Zi. Studimet në Amerikë janë shumë praktike; që do të thotë atë që çka e mëson në teori, menjëherë mundesh ta zbatosh në praktikë. Nuk ka shabllone. Pastaj profesorët janë shume të dedikuar. Ata të inkurajojnë  e të frymëzojnë të mësosh. Nuk munden ta keqëpërdorin pozitën e tyre si mësimdhënës. Nuk kanë,xhelozi,cmirë apo inate personale. Më kujtohen shumë raste në  universitetin e Prishtinës, ku profesori ju ka shkatërruar karrierën studentëve duke i ngelë  vazhdimisht në provim për inate personale. Ka pasur disa raste që me 5 apo 6 vjet kanë ngelur studentin në të njëtin provim. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhi këtu, sepse ekzistojnë organe të  posaçme mbikqyrëse që nuk e lejojn profesorin të bëjnë një veprim të tillë. Tek ne, në Malin e Zi vlerësohet si aftësi e profesorit kur ngelin nxënësit në provim,ndërsa këtu në SHBA ajo çmohet si paaftësi.

Ju punoni në spital me pacientë nga më të ndryshmet cilat janë disa nga përparësitë që ju jepni pacientëve dhe konkretisht si i ndihmoni ata?

Puna ime përfshinë shërbimin mjekësor në shërimin e disa sëmundjeve akute edhe kronike për shëmbull : sëmundjet e diabetit (sheqerit), të tensionit të gjakut, cardio-vasculare, mendore, sëmundjet e lëkurës etj. Gjithashtu merremi me edukimin e pacientëve që të dinë të mbrohen nga sëmundjet. Merremi edhe me preventimin e sëmudjeve duke  bërë skanerin e pacientëve, si për shembull mamogramet, colonoscopit, analizat e kontrollit të gjakut, yndyrnës në gjak, sinjalet e  para që ndikojnë në sëmundjet e zemrës sidomos në bllokimin e venave të gjakut.

Ju jeni një bashkëshorte dhe nënë shembullore, mund të na flisni për fëmijët tuaj veçanërisht për Gencin, i cili po ushtron detyrën e avokatit duke ecur në gjurmët e të atit. Sa e vështirë është të rrisësh fëmijë në Amerikë dhe disa nga përpjekjet tuaja si nënë dhe intelektuale?

Ne jemi prindër,që kemi katër fëmijë: Gencin, Leonardën, Ilirin, Randi. Genci është fëmija më i madh, siç e thatë edhe ju më lartë avokat në degën e lëndimeve personale. Me kënaqësi e krenari ,ne si prindër jemi shumë të gëzuar me suksesin e fëmijve në arsimimin e tyre cilësor, siç  e dini, Genci e mbarojë avukaturën. Ai pati sukses të madh  në mbrojten e një atdhetarit tonë në një çështje që kushtoj mbi $1,000,0000. Leonarda u diplomua në Universitetrin e Fordhamit me një sukses shembullor. Gjatë asaj kohe Leonarda e fitoj bursën për 4 vite. Sot, ajo ,jep mësim edhe përgatit studentat  për të hyrë në shkollën e avokaturës. Kurse fëmija i tretë është Iliri, i cili  është diplomuar nga “Pace Univeristy” në specialist drejtimi i financës. Punon si financier edhe është shumë i sukseshëm në këtë degë. Ndërsa Randi, që është fëmija më i vogël po vazhdon studimet ditore në vitin e dytë të shkollës së mesme. Ai është një ndër studentët më të dalluar.

  • Keni dëshirë të ktheheni një ditë në Montenegro për të dhënë ndihmesën tuaj si një zonjë e integruar intelektualisht në Amerikë?

Kur nisëm rrugën e mërgimit të gjithë kemi ikur me shpresën se një ditë do të kthehemi. Ëndrra e vendlindjes nuk shuhet kurrë në jetën e çdo mërgimtari. S’ka më të dashur dhe më të  dhimbshme se vendlindja. Ajo është foleja e parë dhe më e ngrohtë e njeriut.  Vendlindja nuk matet me sy, por ajo matet me zemër.Zemra e njeriut gjithmonë flë në vendlindje. S’ka gjë më të  ëmbël se vendi ku ke lindur! Ajo është ngrohtësia, gëzimi, hareja, kënga, loti, lodra, dashuria dhe gjumi i ëmbël i jetës

Kthimi në vendlindje  është ëndrra ime,sepse këtu në SHBA kam fituar ekperiencë të pasur të shërbimit mjeksor si intelektuale e mirëkualifikuar në shumë specialitete mjeksore. Jam me  një përvojë pozitive të larmishme e të rëndësishme, që në këtë fushë dua të jap edhe unë kontributin tim për vendlindjen.Sigurisht përvoja ime, nuk ka dyshim që do të ishte një ndihmesë e madhe në Komunën e Ulqinit. Amerika është  një ndër shtetet më të zhvilluara në botë në shërbimin modern mjeksor. Ne, që punojmë në këtë shërbim mjeksor duhet që vazhdimisht të ndjekim seminaret që të pasurojmë dijet tona me informacionet e zbulimet e reja shkencore në fushën e shërbimit mjeksor. Për çdo ditë bëhen zbulime të ilaçeve të reja,për të cilat ne duhet të dimë efektin e tyre, por edhe pasojat sepse mjekimi në mënyrën e duhur është po aq i rëndësishëm,

sa terapia e duhur për një sëmundje të caktuar. Por nganjëherë nga mos njohja e efekteve të ilaçeve apo pasojave të tyre bëhen gabime që pengojnë shërimin sa më të shpejtë të pacientëve spitalor,apo në mjekimin ambulator familjar. Prandaj duhet të jemi gjithnjë të vemendshëm në njohjen e zbulimeve të reja shkencore, që të jemi sa më preçiz në shërbimin mjeksor ndaj pacientit. Sigurisht kjo varet nga eksperienca personale dhe nga kultura e sejcilit punonjës specialist të mjekësisë që pacientin ta kurojnë sa më mire me shërim të shpejtë.

Cili është opinioni juaj për Diasporën, punën e saj dhe a ka vend për më shumë  bashkëpunim midis Diasporës dhe të rinjve në Mëmëdheun tonë?.

Dispora jonë ka bërë edhe gjëra të mrekullueshme. Shumë interesohen për vendlindjen. Organizohen kontakte në mes të Diasporës dhe vendlindjes. Diaspora jonë është treguar shumë  entusiaztike për ta ndihmuar Kosovën gjatë luftës. Kanë dhanë shumë para për refugjatët, për armatim, për ilaçe dhe nevoja të tjera. Ishte me të vërtetë një gjest jo vetëm humanitar, por më  tepër atdhetar. Gjatë asaj kohe në Diasporë vazhdimisht përsëritej shpesh  shprehja e Nolit të Madh: –  “Mbaju nënë, mos ke frikë se ke djemtë në Amerikë”.

Siç e dini edhe juve, Diaspora ka lujtur rol vendimtar në Pavarësinë e Kosovës. Mendoj se Diaspora  duhet të vazhdoi me atë entusiazëm që pati gjatë luftës edhe në paqe. Duhet  të kontaktojmë vazhdimisht me vendlindjen. Duhet t’i ndihmojmë studentët dhe nxënësit që nuk kanë mundësi të shkollohen. Duhet të marrim shembull në komunitetin e Izraelit në SHBA se sa të dedikuar janë ata për Izraelin.

Për t’ia arritur këtij qëllimi Diaspora duhet të organizohet shumë më mirë. Nuk ka kurfarë arsye që Disapora e New Yorkut të mos ta ketë një qendër të vetën këtu në New York. Besohet se në New York, New Jersey dhe Connecicut jetojnë afërsisht gjysmë milioni shqiptarë, pothuajse sa popullsia e Malit të Zi. Në të vërtet shteti i Malit të Zi ka kohë që e ka nisur inisiativën e ndërtimit të një qendre të tyre, e ashtuqujtura “Shtëpia Malazeze në New York” , megjithëse edhe dihet që ka shumë pak malazez në New York. Është për t’u çuditur që një numër i shqiptarëve kanë dhënë kontribute për këtë inisiativë. Shqipëria dhe Kosova, para disa viteve dolën publikisht në një tubim në Mahattan se kanë marr vendim në bashkëpunim me Diasporën për ta krijuar një qendër shqiptare në New York, por ende nuk ka asgjë nga ai premtim.

  • Cili është mendimi juaj për librin që do të botohet së shpejti me titullin: “Zonjat shqiptare në Nju Jork” nën drejtimin e “Albanian Excellence“?

Mendoj se e meriton një përgëzim inisiativa e “Albanian Excellence“, për botimin e këtij libri, kushtuar zonjave shqiptare të Nju Jorkut, ku midis të cilave jam përzgjedhur edhe unë si intelektuale e sukseshme në punë dhe si veprimtare atdhetare. Sigurisht,kjo është një ide shumë e mirë, sepse  dihet që librat janë këshilltarët më të këndshëm e bujarë, që na mësojnë pa na mërzitur, na kritikojnë pa na fyer, na ndreqin pa na bërë dëm. Libri duhet vlerësuar dhe përdorur si kyç që hap çdo derë të diturisë. Nëse çdo send kur vjetërohet e humb vlerën, libri, përkundrazi, sa më i vjetër të jetë, aq më shumë i rriten vlerat. Ndryshe nga të gjitha sendet dhe gjallesat kur vjetërohen, kafshët nuk riprodhohen më, bimët thahen, rrëzohen, s’prodhojnë, ndërsa librat nuk e humbasin vlerën, por e shtojnë me kalimin e kohës.

E vlerësoj botimin e këtij libri si  një nxitje për gruan shqiptare në SHBA që të shkollohet dhe të bëhet profesionaliste sa më e mire.

*Personazh në librin “Zonjat Shqiptare në New York”

Korrik, 2016, New York

Filed Under: Featured Tagged With: Keze Zylo, Limone Gjoni, në Jetën amerikane, një zonjë e integruar

Faslli Haliti sjell ne Sofren Poetike te dIellit Stefano Benni

July 31, 2016 by dgreca

  1. Stefano Benni/ 1947/

 Stefano Benni (Bolonjë, 12 gusht 1947) është  shkrimtar, gazetar, skenarist, poet, dramaturg e humorist italian.

Benni është autor romanesh të ndryshme e antologjish  me tregime të suksesshme; ka bashkëpunuar me gazetat javore L’espresso e Panorama, etj.

 Dy liderët

Kaçiari: fashizmi është larg
Oketo: Fashizmi afër
Kaçiari, po ku e sheh ti?
Oketo: atje, mbi terrenin e disniveltë
Kaçiari, por është vetëm një pikë e vogël
Oketo: por është e madhe, budalla
Kaçiari: është një re e ulët
Oketo: është një skuadër fashiste
Më falni nëse po ju ndërpres bisedën
tha shefi i skuadër së pushkatimit

 Mos e përçmo të paktin/

Mos e përçmo pakicën, të paktën, jo të mjaftueshmen,
Të përulurin, jo të dukshmin, të zbehtin, të heshturin
Sepse kur do të kenë kaluar dashuritë dhe betejat
Në të ecurin e fundit, në dhomën e zhveshur
Nuk do të mbeten zjarri dhe madhështorja, triumfi dhe fanfara
Por thëngjinj, një gllënjkë uji, një fjalë e pëshpëritur, një shënim
E pakta  më e pakta e pa mjaftueshmja.

Ekzitpolli i ardhshëm

Në rastin e luftës civile
sipas një sondazhi të kohëve të fundit
qeveria dhe ushtria
kanë një avantazh të lehtë.
Bokassa Rap

Gjyqtarët nëse duan të gjykojnë duhet të  zgjidhen
gazetarët nëse duan të shkruajnë nuk duhet të kritikojnë
sindikalistët duhet të ngrihen në këmbë kur më shohin të hyj
opozita nuk duhet të kundërvihet përndryshe vlen
shkurt më lini një herë të paktën të punoj
kam gjashtë vila në Sardenjë dhe faturat për të paguar
dhe mbase do të më duhej të shtrohesha në spital
Më lejoni më lejoni dëgjoni
ka shumë anomali në këtë shoqëri të dhunshme

Gjyqtarët në duan të qëndrojnë s’duhet të na arrestojnë
shtypi i huaj s’duhet ta mbikëqyrë Italinë
dhe unë ha në shtëpinë time me atë që më  pëlqen
dhe më në fund ti Betino pusho së telefonuari
më shumë se ajo që kam bërë pikërisht nuk mund ta bëj
kam gjashtë televizione për t’i mbajtur mbi supe

dhe ndoshta do më duhej të shtrohesha në spital
më lejoni më lejoni, më dëgjoni
ka tepër financë në këtë shoqëri të dhunshme

Dhe tre të urtët nëse janë të urtë nuk duhet të ngatërrohen
dhe Rai duhet të jetë plotësuese komplementare
për Perëndi shpjegomëni se ç’do të thotë komplementare
dhe mos thoni se unë nuk di italisht se  më  bëni të  zemërohem
dhe gjyqtarët duhet t’i regjistrojnë proceset gjyqesore
dhe gazetarët nuk duhet ta teprojnë me acarimin
dhe ndoshta do më duhet të shtrohem në spital
më lejoni më lejoni, dëgjoni
ka shumë pak Fininvest në këtë shoqëri të dhunshme

Dhe gjykatësit të ngrihen në këmb para se të gjykojnë
po nëse mafia voton për mua ç’ mund të bëj unë
dhe milionin e vendeve të punës, e kam thënë me shaka
dhe dua tre mijë truproje që duhet të më ruajnë
dhe një portret gjashtë metra veshur si perandor
dhe që jam fashist s’duhet të ma ma thoni
dhe gazetarët para se të shkruajnë duhet të zgjidhen
dhe penalltitë kundër Milanit nuk duhet t’i jepni
dhe agjit-propët të shkojnë në Rusi për të propaganduar
dhe mos më quani Bokassa  ose ju pushkatova
dhe gjykatësit nuk mund t’i nxjerrin vendit rropullitë
dhe mua lajmërimet e garancisë nuk duhet  të m’i dërgoni
dhe mbase do të më duhej të qetësoj pak veten
por nëse unë jam Perëndi ç’mund të bëj
më lejoni më lejoni më dëgjoni
nuk ka më fe në këtë shoqëri të dhunshme.
Udhëheqja e madhe e majtë (Një ëndërr)


Gjysmë sekretari
sovjet ose komiteti qenve të zgjidhur,

vullnetarëve
të qendrave sociale të punëtorëve
atij që kurrë nuk dallohet
atij që kundërshton
edhe nëse nuk është inkuadruar
nga direktivat e marra,
nga telekamerat e ndezura.
Ku janë sytë e tu të zinj,

Ai – Ku janë sytë e tu të zesë,
dhe profilin yt si hyjneshë,
konsumohem në mendimin
si mund t’i shoh përsëri.

Ajo – janë të kaltër tani sytë e mi,
sepse
kam lente kontakti,
dhe hundën e kam ribërë,
njihmë pra i dashuri im.

Ai – Nuk e shoh më buzën tënde,
gonxhen e vogël rozë

që e puthja me epsh.
Dhe gjoksi yt i paprekur
që e mbaja në një dorë
tani më duket mjaft më i madh
katër herë së paku u rrit.

Ajo – Oh më shqetëson ky kujtim
por unë jam përherë po ajo
goja ime është pak më e madhe
dhe gjoksi im i derdhur.
Më
ndryshoi silikoni
por s’ndryshoi aspak pasioni im.

[këndojnë] Oh, dashuria jonë s’do të plaket [aspak]
së bashku me të s’do të plakemi dhe ne
edhe sepse unë s’e di më se kush jam
dhe as s’e di më kush je ti.

Ajo – zemra jote rreh në gjoks,
ndiej zërin dhe ngrohtësinë tënde

por nuk njoh prekjen
e dorës tënde burrërore .

Ai – Zemra ime plakë dhe e lodhur
pësoi një transplant të shkathët
dhe dora s’është imja
është sintetike, është protezë.
U pre në duel
në kopshtin e Fontemblisë
një kirurg e ngjiti atë.

Ajo – Oh fat i mjerë
kaq shumë na ka ndryshuar.
Duke pritur me shpresë dhe vajtim

edhe unë pësova një transplantim
dhe këmbeva seksin tre herë,
por dashuria ime për ty është po ajo.

Ai – Oh fat i mjerë
kaq tepër na ka ndryshuar.
Nuk mundem më aa fsheh

do të të them të vërtetën.
I dashuri yt, jo, nuk jam
I dashuri yt ndiq ushtar

por një pikë e gjakut të tij
u klonua dhe u linda unë
kopje e saktë dhe e përsëritur
e të dashurit tënd të ëmbël antik.

Dhe dashuria mbeti njëlloj
mos më largo edhe nëse
unë nuk jam origjinali.

Ajo – Kjo e vërtetë e fshehtë
praron dhe  gëzon zemrën time

As unë s’jam dashnorja jote.
por një kopje mjaft e arritur.

Atë e hëngri tuberkulozi
unë mushkëritë nuk i kam.
O i dashuri im bëj ç’të duash
me materialet e mia.
Zemra ime jotja do të jetë
dëshirave të tua u jepem
unë të betohem për besnikëri
ja telekomanda ime .

[së bashku] dashuria jonë s’do të plaket kurrë
dhe së bashku me të nuk do të plakemi ne
].

[ajo fillon të humbasë zërin e saj, sikur të shkarkonte baterinë

si një disk me tridhjetë e tre xhiro]

Ai – Mimi … Violeta [publikut] bateria nuk i lë  … vese

pak orë …

Ajo – I dashur … po vdes … shkarkohem … të mallkuarit !
E shkreta jeta ime,

isha ende nën garanci.

nga libri «Beatriçet»

 Kartolinë

Jo më kambanat
do t’i zbulojnë të dashuruarit
por telekamerat
ose Gijomi
Dëgjoj kuartetet
pikturoj vogëlushe

të dërgoj kartolinë
nga ëndrrat,

të shkruaj nga deti
një ishull për tavolinë

si pullë i vë një lulekuqe.

 

Dyshime

Çfarë thua çfarë them
Çfarë thonë për ne
Çfarë mendon çfarë mendoj
Çfarë mendoj për ty
Çfarë thua për mua
Çfarë thonë ata

që kthehen nga deti
brenda autove në rresht
çfarë dreqin dua
çfarë dreqin do
çfarë duan nga ne
çfarë besojnë se bëjnë
ato që nuk besojnë

çfarë do të dish
çfarë do ti që të thotë

çfarë është një shtëpi bosh         
ku askush më nuk thotë
çfarë nuk
shkon më
ku je ku je
çfarë them o zot
çfarë ke bërë zot
çfarë do të bëj vallë
çfarë të ka ngjarë
çfarë ka ndryshuar
çfarë do të ketë qenë
mbase
të ngrënit e tepërt
në kthimin nga deti
çfarë do të ketë menduar
kur plasi

çfarë do të bëjë tani
çfarë do jetë  më pas
më pas çfarë pastaj
çfarë thua çfarë them
çfarë do të dish
çfarë do të doje ti të bëje

çfarë është sonte
që nuk ishte dje?

Luftë yjore
lapidar për një lojtar të videogamës

Vrau tre mijë anije kozmike
pastaj u vra nga një motoçikletë në rrugë


Përngjasim

Ajo vallëzonte mbi çati
ai flinte në shtrat
ai shkonte për peshkim
ajo qëndronte për të hekurosur
ajo kishte një dashnor permanent
ai një papagall të kuq
ajo ëndërronte shpesh
ai jo

Ajo u nis për në Lindje
ai qëndroi të peshkonte
ajo u kthye të hekuroste
ai u hoq sikurur s’kuptoi gjë
ai zuri një dashnore
ajo një qetësues

ai shkonte në stadium
ajo e ndiqte në radio
ai tymoste cigaret zinxhir
ajo
vetëm pas darke
një ditë vdiq
ajo jo…

Perktheu :Faslli Haliti

Filed Under: Featured, LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Faslli Haliti, poezi nga Stefano Benni

Papa në Aushvic: “O Zot, na fal për kaq mizori”

July 30, 2016 by dgreca

Dita e tretë e shtegtimit të Papës Françesku në Poloni filloi në heshtje. Ati i Shenjtë hyri ngadalë e vetëm në kampin e Aushvicit, në orën 9.15, duke kaluar nën parrullën famëkeqe “Arbeit macht frei” (Puna ju bën të lirë). Pastaj, me një makinë të vogël elektrike u drejtua për në qendrën e kampit nazist të shfarosjes. Pasi zbriti, bëri pak hapa dhe u ul në karrigen e vendosur para “sheshit të apelit”, ku nazistët varnin të burgosurit. Françesku ndenji në heshtje e në lutje për më se 15 minuta. Pastaj, iu afrua strukturës së përdorur për varjet dhe preku e puthi njërin prej trarëve. Sërish, me makinën elektrike shkoi në hyrjen e Bllokut 11, ku u prit nga kryeministrja polake, Beata Maria Szydlo.

Françesku në lutje para sheshit ku vareshin të burgosurit

Këtu, Françesku iu afrua sheshit ku bëheshin pushkatimet e hebrenjve dhe të të burgosurve të tjerë. Papa takoi e përqafoi një e nga një, 10 të mbijetuar, ndër të cilët një zonjë 101-vjeçare; shkëmbeu disa fjalë me secilin prej tyre. I fundit, që takoi, i dha një qiri, të cilin Ati i Shenjtë e la para murit, ku rreshtoheshin të burgosurit për t’u pushkatuar. Papa Françesku e preku atë mur, ku gjetën vdekjen mijëra të pafajshëm. Pastaj shkoi në “qelinë e urisë”, ku nazistët i linin të burgosurit pa ushqim derisa të vdisnin me mundime.

Lutja në qelinë e Shën Maksimilian Kolbes

Pak pas orës 9.45, Papa shkoi të nderonte Shën Maksimilian Kolben, në qelinë ku u martirizua, si sot, pikërisht më 29 korrikun e 75 vjetëve më parë. Pati ofruar jetën e vet në këmbim të një babai me familje, që ishte dënuar me vdekje. Ati i Shenjtë ndenji vetëm, në lutje, në qelinë n.18, nën dhe, aty ku edhe sot është një pllakë përkujtimore dhe një qiri, lënë nga Gjon Pali II: një shenjt, që kujtonte flijimin e një shenjti tjetër. Papa Françesku u ndal gjatë, në gjunjë, duke u lutur. Pasi shkroi diçka në Librin e Nderit të Aushvicit, Ati i Shenjtë la një letër e një llambë, për t’u mbajtur gjithnjë e ndezur, në nderim të 1,5 milion viktimave, që këtu, e borën jetën. E mbeten, për këdo shkel në Aushvic, edhe fjalët e Papës në Libër: “O Zot, ki mëshirë për popullin tënd, o Hyj na fal për kaq mizori”.

Papa në Birkenau

Papa Françesku arriti me makinë, rreth orës 10.30, nga Auschwitz-i, në kampin e shfarosjes të Birkenaut, që formon një kompleks të vetëm me të parin. Një zonë prej 175 hektarësh, ku nazistët ngritën 4 furra krematore me dhomat e tmerrshme të gazit, në të cilat humbën jetën mijëra njerëz të pafajshëm, posaçërisht hebrenj. Në vitin 1944 në kamp ishin të pranishëm më se 100 mijë të burgosur, të mbyllur në 300 baraka, ndërtuar me dru e me tulla. Në hyrje të kampit, Papa u ndalua për të folur me drejtorin e Muzeut të Auschwitz-Birkenau-t.

Përshkoi, pastaj, ngadalë, në veturë, udhën pranë binarëve të hekurudhës, mbi të cilët udhëtonin trenat, që sillnin këtu njerëz të dënuar me vdekje, pas vuajtjeve të tmerrshme.

Papa lutet para monumentit të viktimave të nazistëve

Rreth orës 10.40 Papa zbriti nga makina dhe shkoi, në këmbë, tek monumenti ndërkombëtar, ngritur për kujtim të viktimave të Auschwitz-Birkenau-t, ndërtuar më 1967 ndërmjet dhomave me gaz 2 e 3 të kampit. Para monumentit janë lapidaret përkujtimore, me një shkrim në 23 gjuhë, gjuhët e folura nga të burgosurit: “Lerëni që ky vend, ku nazistët vranë më se 1,5 milionë burra, gra e fëmijë, shumica hebrenj, ardhur nga të katër anët e Evropës, të jetë përgjithmonë britmë dëshpërimi e paralajmërim për mbarë njerëzimin!”. Të pranishëm rreth monumentit, në këtë çast, ishin më se njëmijë të ftuar, që e pritën Papën me duartrokitje. Françesku kaloi ngadalë, në këmbë, anës lapidareve përkujtimore, duke u ndaluar para secilit prej tyre. Pastaj vendosi një llambë kushtore mbi lapidarin e  fundit, së bashku me një biletë.

Françesku takon 25 të Drejtë të Kombeve

Papa ndenji në meditim para monumentit, ndërsa një rabin intonoi, në hebraisht Psalmin 130, “De profundis”, i cili nis me  thirrjen tronditëse, që përshkon hapësirë e kohë: “Prej humnerës çoj zërin kah ti, o Zot, o Zot, dëgjoje britmën time!…”. Më pas Psalmi u lexua në polonisht nga famullitari i një vendi në Poloni, ku jetonte një familje katolike, e shfarosur  me gjithë fëmijë, vetëm pse kishte strehuar e shpëtuar hebrenj.

Në përfundim të Psalmit, Papa u takua me 25 të Drejtë të Kombeve, me të cilët bisedoi disa çaste. Pastaj përshëndeti kryeministrin dhe drejtorin e muzeut e, rreth orës 11.00, u largua nga Birkenau, drejt heliportit.

Filed Under: Featured Tagged With: O Zot na fal, Papa ne Aushvic

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 585
  • 586
  • 587
  • 588
  • 589
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT