• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ballkani Perëndimor nuk do të shndërrohet në Hotspot

March 5, 2016 by dgreca

Vendet në itinerarin ballkanik deri tani i kanë lejuar refugjatët të kalojnë tranzit. Por tani frikësohen, se shumë refugjatë mund të mbeten në këto vende – dhe shpresojnë, që Gjermania të gjejë një zgjidhje për krizën./

Nga Zoran Arbutina/

Kur të hënën (07.03) kryetarët e qeverive dhe të shteteve të BE-së dhe Turqisë do të konsultohen lidhur me zgjidhjet për krizën e refugjatëve, kjo do të ndiqet me shumë vëmendje prej të ftuarve nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Dy vende të rëndësishme përgjatë itinerarit ballkanik – Maqedonia dhe Serbia – ndonëse nuk do të jenë të pranishëm në tryezën e bisedimeve, do të ndjekin me vëmendje atë që do të diksutohet në Bruksel. Sepse jo vetëm ajo për çfarë do të bihet dakord atje, por edhe shumë çështje vetëm të menduara i kanë pasojat thuajse të drejtpërdrejta përgjatë itinerarit ballkanik.

Në intervistë për DW lidhur me ashpërsimin e politikës së mbrojtjes së kufirit të vendit të tij, komisari serb për refugjatët Vladimir Cucic e shmangu të gjithë përgjegjësinë nga vetja: “Unë ju siguroj, që vendime të tilla varen nga vendet e destinacionit të refugjatëve – Gjermania, Austria apo Suedia.” Ndërsa presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov bën të qartë: “Sapo një vend në veri të kufijve tanë i mbyll kufijtë, edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë.”

Një sinjal nga Perëndimi

Ky qëndrim i vendeve të Ballkanit nuk është i ri. Kështu ndodhi edhe pas samitit BE-Ballkan në tetor 2015 në Bruksel. Në këtë takim u fol për masat kundër kaosit në itinerarin ballkanik. Ende pa ardhur pjesëmarrësit sërish në shtëpi, erdhën e-maila nga Sllovenia përmes Kroacisë në Serbi e më në fund edhe në Maqedoni. Pasoja: ndnonëse në dokumentat zyrtarë ende nuk ishte përcaktuar, menjëherë u lejuan të kalojnë nga Greqia drejt veriut vetëm refugjatët nga Siria, Iraku dhe Afganistani, shpjegon Ksenija Milenkovic, drejtore e Zyrës serbe të Integrimit Europian, SEIO, në Beograd. Të gjithë të tjerëve iu ndalua udhëtimi i mëtejshëm. Pra mesazhi u kuptua qartë, thekson Milenkovic.

Griechenland Flüchtlinge an der Grenze zu Mazedonien bei IdomeniRefugjatë në kufirin me Maqedoninë

Kur Gjermania nisi diskutimin, nëse refugjatët nga Afganistani janë vërtetë refugjatë lufte, vendet e itinerarit ballkanik nuk ngurruan aspak, por menjëherë i shpallën afganët si refugjatë ekonomikë dhe i penguan të vazhdojnë udhëtimin. “Ne jemi të gatshëm t’u ndihmojmë të gjithë njerëzve gjatë tranzitit, nëse vendet ku ata synojnë të shkojnë janë të gatshëm t’i pranojnë”, thotë komisari serb për refugjatët Cucic – dhe heq çdo përgjegjësi nga vetja: “Prej kohësh flitet, që afganët të mos lejohen më të udhëtojnë më tej. Ky nuk ishte vendimi ynë.”

Harmoni e pazakontë

Rrallëherë vendet e Ballkanit kanë qenë kaq në unanimitet dhe rrallëherë ka pasur kaq shumë harmoni mes elitave politike dhe popujve përgjatë itinerarit ballkanik, sa aktualisht lidhur me temën e refugjatëve. Pothuajse njëzëri përsërisin Greqia, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Sllovenia, se ne nuk jemi destinacioni. Refugjatët vetëm duan të vazhdojnë udhëtimin dhe ne vetëm ofrojmë ndihmë logjistike. Në harmoni të pazakontë Shkupi, Beogradi dhe Zagrebi theksojnë vazhdimisht: “ne me siguri që nuk do të shndërrohemi në Hotspot.”

“Thuhet se ne jemi vetëmnjë vend tranziti, refugjatët duan te vazhdojnë udhëtimin për në Gjermani, ai është për ta vendi i ëndërruar, ne s’kemi të bëjmë me këtë.” Kështu e shpjegon qendrimin e vendeve të rajonit Andjelko Milardovic nga instituti për migracionin në Zagreb. Edhe shifrat e konfirmojnë këtë: vitin e kaluar sipas vlerësimeve të vendeve ballkanike kanë kaluar përmes këtij itinerari mbi 800.000 refugjatë, por në Maqedoni janë parashtruar vetëm 1578 kërkesa për azil, në Serbi tetë dhe në Kroaci, një vend anëtar i BE-së vetëm 211.

Për muaj me radhë qindra mijëra refugjatë janë përcjellë në kufijtë e tjerë deri në “vendet pritëse”, siç i quajnë në itinerarin Ballkanik Austrinë, Gjermaninë apo Suedinë.

Tani mbizotëron frika

Ndërkohë situata ka ndryshuar: qëkurse Austria në fillim të shkurtit deklaroi, se do të pranojë çdo ditë vetëm 80 kërkesa për azil dhe ka përcaktuar një kuotë maksimale vjetore prej 37.500, vendet e tranzitit janë alarmuar. Askush nuk do, që refugjatët të mbeten në vendin e vet. Në Maqedoni kufiri me Greqinë po bllokohet, ndërsa Kroacia po mendon të dërgojë ushtrinë për mbrojtjen e kufijve. E madje edhe vendet, që deri tani kanë qenë të paprekur nga vala e refugjatëve, po shqetësohen nga mundësia e gjetjes së rrugëve alternativë. Ministrja shqiptare e Integrimit Klajda Gjosha tërheq vëmendjen, për një “numër të madh” refugjatësh, që presin të lejohen të kalojnë në Shqipëri, ndërsa kryeministri bullgar Boiko Borissow ka udhëzuar stërvitje të përbashkëta të policisë dhe ushtrisë në rajonet kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë.

Tani qeveritë e vendeve përgjatë itinerarit ballkanik presin me interes rezultatet e samitit BE – Turqi. Të gjithë e kanë përqendruar vëmendjen tek Gjermania. “Gjermania është shteti më me influencë në BE dhe destinacioni i shumicës së refugjatëve. Në vend që të llogarisë me kuota dhe të përpiqet t’i bllokojë refugjatët, Gjermania ka tani shansin, të gjejë një zgjidhje parimore dhe gjithëpërfshirëse për krizën e refugjatëve”, thekson sociologu beogradas dhe blogger-i Dario Hajric duke përmbledhur kështu pritshmëritë e Serbisë. Nëse nuk arrihet, kjo, do të vazhdojë izolimi i Europës, thotë Hajric. Ai paralajmëron: “Nëse Europa vendos të ndjekë Hungarinë dhe të vazhdojë të ndërtojë mure, atëherë do të mbetet një shoqëri e shëmtuar: vetëm me ksenofobinë e saj.”

Filed Under: Featured Tagged With: Ballkani Perendimor, në Hotspot, nuk do të shndërrohet

Bashkëpunim Google – UNICEF për Zikën

March 4, 2016 by dgreca

Gjiganti i teknologjisë “Google” tha se po bashkëpunon me UNICEF-in për të ndihmuar në “skicimin e hartave dhe parashikimin” e përhapjes së virusit Zika, që është e lidhur me defektet në lindje. Një ekip vullnetar inxhinierësh, projektuesish dhe shkencëtarësh të dhënash po ndihmon UNICEF-in për të ndërtuar një platform e për të përpunuar të dhëna nga burime të ndryshme, në mënyrë që të krijohet një hartë e epidemive të mundshme. Google deklaroi gjithashtu se po dhuron 1 milionë dollarë për të mbështetur përpjekjet e UNICEF-it për të luftuar sëmundjen.

 

Filed Under: Featured Tagged With: - UNICEF për Zikën, Bashkëpunim Google

572 vjetori i Beslidhjes në Lezhë, thirrje për bashkim e bashkëpunim

March 3, 2016 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/

Lezha ka përkujtuar 572-vjetorin e Besëlidhjes së princave shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut. Autoritete vendore, pëfaqsues të besimeve fetare dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi iu bashkuan aktivitete të organizuara me këtë rast nga Bashkia e Lezhës. Ngritja e flamurit nga kryebashkiku Fran Frrokaj në memorialin kushtuar 2 marsit të vitit 1444 ka hapur edhe siparin e aktiviteteve. Ndërsa kanë patur mundësinë e fjales së tyre, politikanet e pranishem në Lezhë apelojne për unifikim të qendrimeve në shërbim të kombit Shqiptar. “Jemi pas 572 vitesh dhe ne duhet ti thërrasim të gjithë politikes Shqiptare dhe njëri tjterit kudo që jemi. Duhet të bashkëpunojmë dhe të bashkëqëversim Lezhën dhe Shqipërinë, pasi ky është vendi. Duhet të jemi larg politikes dhe të punojmë të gjithë për të miren e vendit tonë, pasi shqipëria është e të gjithëve” u shpreh Fran Frrokaj Kryetar i Bashkisë Lezhë Në të njejten linjë me kryebashkiakun e Lezhës ka qenë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi i cili ka përsëritur thirrjen për bashkim në të mirë të vendit tonë. “Kjo ditë është një ngjarje politike mjaft e rëndësihme që ka një mesazh edhe në ditet e sotme. Mesazhi është i qartë që për çështje me rëndësi kombëtare shqiptarët duhet të bashkohen pa dallim feje, krahine dhe ideje. Shembulli Skëndërbejan duhet të na ndjeke dhe të na udhëheqe edhe sot sidomos në lidërshipin politik por edhe në të tjerë faktor që kanë impakt në shoqërinë tonë” tha Petro Koçi Zvendësminister i Mbrojtjes. Aktivitet në nderim të kësaj ditë të shënuar për mbarë kombin shqiptar kanë vijuar me veprimtari artistike nga nxënësit e shkolles “Besëlidhja” dhe qendra kulturore e fëmijëve në këtë qytet. I pranishëm edhe deputeti “kauboji”.

Filed Under: Featured Tagged With: 572 Vjetori, Ahmet Zani, Kuvendit te Lezhes

Policia Kufitare Durrës godet trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike

March 3, 2016 by dgreca

Kronikë Kundër Krimit/

Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të goditjes së rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, më datë 02.03.2016, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Saimir D.,  44 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë, pasi më datë 02.03.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, vijën e dytë, në mjetin tip Citroen, me drejtues dhe pronar shtetasin e mësipërm, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: rreth 21 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë”parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/

Arrestohet një doganier në Degën Doganore Kakavijë për ‘’Korrupsion pasiv’’/

Arrestohet një doganier në Degën Doganore Kakavijë për  ‘’Korrupsion pasiv’’. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy kartmonedha të prerjes 50 Euro.            kakavij
Nga Shërbimet e Sektorit  Ekonomiko-Financiar në  Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër  është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Mehmet Sh., 48vjeç, me detyrë doganier i parkimit në Degën Doganore Kakavijë.
Ky shtetas u arrestua,  pasi shtetasi P.H , 52 vjeç ka bërë kallzim se në parkimin e doganës  ky doganier i ka kërkuar dhe i ka marrë nëpërmjet presionit një shumë prej 100 Eurosh për të mos kryër procedurat  doganore të 225 fidanëve hardhi dhe 62 fidanëve limon, portokalle dhe manderina, të cilat i kishte ngarkuar në mjetin e tij.
Doganieri pasi i ka marrë Eurot nuk i ka dhënë asnjë dokument doganor shtetasit  P.H..
Nga vetifikimet e kryera nga ana e Policisë rezultoi se doganieri nuk kishte kryer asnje veprim, duke përvetësuar shumën e Eurove.(mallrat nuk plotësonin vlerën për t’ju nënshtruar procedurave doganore).
Në cilësinë e provës materiale i’u gjetën dhe sekuestruan dy kartmonedha të prerjes 50 Euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’’ parashikuar  nga neni  259 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër/

Tiranë, Arrestohet një shtetase për ndërtim pa leje, Raportim i ardhur në aplikacionin Komisariati Dixhital/

Tiranë, Arrestohet një shtetase për ndërtim pa leje, Raportim i ardhur në aplikacionin Komisariati Dixhital03tirane
Me datë 02.03.2016, rreth orës 12:40, në aplikacionin e Komisariatit Dixhital, ka ardhur një raportim për një ndërtim pa leje, në Paskuqan.
Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ku kanë konstatuar se në një banesë private po bëhej një ndërtim shtesë.
Pas verifikimit të dokumentacionit, ka rezultuar që ky ndërtimi që po kryhej në banesën e shtetases Z.H., nuk kishte leje përkatëse.
Arrestohet në flagrancë shtetësja Z.H., 62 vjeçe, banuese në Tiranë
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndërtim pa leje”, parashikuar nga Neni 199/a i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Filed Under: Featured Tagged With: Kronike kunder krimit

“RILINDJA” E QYTETI I LUSHNJES

March 2, 2016 by dgreca

“Rilindja” transformon edhe Lushnjën (FOTOT)/


“Rilindja” transformon edhe Lushnjën (FOTOT)

Qyteti i Lushnjës ka tashmë bulevardin dhe shëtitoren e tij të rikonstruktuar. Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook një set fotografik, ndërsa në të duket transformimi i qytetit ku veç pedonales, nuk mungon as korsia e biçikletave. “Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane po i jep Lushnjës një frymëmarrje të re, hapësira komunitare cilësore e gjithëpërfshirëse, mundësi të reja për ekonominë vendore”,- shkruan Rama.

2

3

4

5

6

7

8

9

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Rilindja e Lushnjes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 601
  • 602
  • 603
  • 604
  • 605
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT