• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gallatë e madhe kjo Joleza…quan Francën shtet fqinj dhe Ramën koleg

February 29, 2016 by dgreca

…Nuk ka asgjë Joleza. I ka ai që është pranë Jolezës. Që flet më përçart se Joleza. Kur i kujton pjeshkën Korçës. Ai qeveriu që citon Fishtën dhe pi kafe tek vila e Enverit./

Shkruan: Ilir Levonja-Florida/

E kemi kapur me këtë Jolezën dhe po kënaqemi. Gallatë e madhe.Joleza gjithë andej. Me tituj bombastik, Joleza godet. Quan Francën shtet fqinj. Ramën homologun e saj. Madje disa webe publikojnë edhe statutet e saja nga Fb apo Twitteri dhe i ndreqin drejtshkrimin.

Në fakt ky Fb na ka dhënë kaq mundësi sa nuk e di pse ngjiti qejfgallata shqiptare tek Joleza. Kjo është e çuditshme më shumë se sa enigmatike. Por me që po përmendim këtë, se si shkruhet shqipja. Përpara se t’ia kujtoni dhe ndreqni gabimet Jolezës. Ndreqjani qeveritarëve. Madje i shkruajnë statutet gjithë qejf, duke ia bërë shqipes në kokë nga mëngjesi në darkë.Ose Vipave. I kemi me shumicë. Nuk e njohin ë-n fundore fare. Mos t’i futemi të tjerave. Sidomos në drejtim të huazimeve dhe përdorimit të tyre. Shikoni televizionet kombëtare. Rubrikat e profesionistëve.

Pastaj shikoni tabelat rrugore që adresohen dhe publikohen nga shteti. Me përgjegjës rrogtarë.

Fjalori i përçart i Jolezës.? Joleza ngryset këtu e gdhihet atje.?! Gallatë e madhe …? Megjithëmend?

Këta bura shtetas tanë, duke filluar nga shefi i Jolezës, ndyejnë e shqyejnë gjithë ditën. Me gjuhë shqipe, me prag shtëpie. Gjithkënd që kanë përpara. Dhe ua mbushin plot xhepat rrogtarëve të papunë nga armata e anëtarëve. Të cilët besojnë në begatinë.

Flasin jo përçart, por absurdisht. Dhe rezultati, hiç gallatë nuk ka me ta. Kurse me Jolezën, ngjiti…, gallatë e madhe.

Godet sërish Joleza.

Joleza nuk gjuan me plumba. Nuk dëmton me përçartjen e saj. Nuk ka busulla orientuese, instrumente të shtetit, të lëvizjes së ekonomisë. Të sigurisë në vend.

Nuk cakton dhe bën kuvendarë njerëz që kërkohen nga drejtësia e vendeve në Europë. E tha ai, Blushi… do mbahemi mend se i ofruam Kuvendit të Shqipërisë njerëz me dosje krimi. Po ne jo që nuk u shqetësuam fare. Por kësaj here furinë e gallatës ia ngjeshëm Blushit.

Nuk ka asgjë Joleza. I ka ai që është pranë Jolezës. Që flet më përçart se Joleza. Kur i kujton pjeshkën Korçës. Ai qeveriu që citon Fishtën dhe pi kafe tek vila e Enverit.

Ai qeveriu që sot lavdëroi gjimnazisten, Ministren e Arsimit. Sepse atje në fshatin e Burrelit. Bënin mësim shembulllor në një haur nevojtoresh, fëmijët matjanë.

Ai qeveriu që siç pohonte sot një intelektuale, i kërkon një artisteje të popullit deklaratën e vejushës. Taksën e të ndenjurave, për stolin që po vendosnin poshtë pallatit të saj.

E përgojojmë, shkulemi së qeshuri me Jolezën…, që veç bjondillëkun ka truprojë.

 

Filed Under: Featured

BASHKIMI KOMBËTAR, MUNGESA E ELITËS DHE KLASA POLITIKE E AMORTIZUAR

February 29, 2016 by dgreca

BASHKIMI KOMBËTAR DUHET TË JETË UDHËRRËFYES I TË GJITHË SHQIPTARËVE ATDHETAR/

Opinion nga Mr.sc.Nue Oroshi / Gjermani/

Kohëve të fundit jemi dëshmitarë së në të gjitha viset Etnike Shqiptare politikanët tanë janë amortizuar. Shumica prej tyre kanë mbetur pa ide dhe pa koncepte praktike se si duhet udhëhequr shteti. Një pjesë e madhe e politikanëve tanë shtetin e shohin si një firmë të madhe ku ka një buxhet të madh dhe atë buxhet duhet shfrytzuar për nevojat e tyre, bashkëpuntorve të tyre si dhe vartësve të tyre,- të cilët janë gjithmonë me politikanët pavarësisht se si ndërrohen ata. Për momentin në të gjitha trojet etnike shqiptare kemi një elitë shumë të dobët të politikanëve tanë. Shumica nga ata janë harxhuar. Dhe nuk dinë asgjë tjetër përveç luftës për të zënë një karrige, pa shikuar mjetët dhe metodat se si me arritë deri tek ajo karrige.Madje disa prej tyre janë në gjendje që ti dëmtojnë shumë rënd interesat e shtetit, në kompensim të marrjes së pushtetit. Fatkeqsisht kemi një klimë të njëjtë politike në të gjitha viset etnike shqiptare. Si fryt i këtyre veprimeve partitë tona politike në viset shqiptare nuk kanë orjentim politik. Ato deklarohen si të djathta e punojë për të majtën, thonë jemi të djathtë e në anën tjetër e mbrojnë murtajën komuniste si një veprim normal politik e jo si një pushtim kriminal. Kemi një lloj politikanësh po ashtu që mendojnë se janë të pazëvëndësueshëm në partitë e tyre politike, ata mendojnë se janë të lindur për parti , për qeveri, për parlament, për diplomat e në fakt në fjalimet e tyre politike kemi shumë pak fjalë që kanë të bëjnë me koncepte politike,qeverisëse dhe diplomatike. Këtyre politikanëve do t’iu kujtoj një ngjarje nga një fshat i Komunës së Prizrenit.

Në atë fshat kishte qenë një kryetar fshati që kishte udhëhequr me fshatin dekada me radhë. Kur u plak dhe kishte ardhur në prag të vdekjës të rinjet për rreth e kishin pyetur: Mixha Shaban a po frigsohesh se je duke vdekë?- e ai ishte përgjigjur. Jo me migjën nuk po kam frigë se po vdes por po frigona se kanë me mbetë katuni në terr, dhe nuk ka kush të më zëvëndësoj.Të rinjët për momentin kishin ndje një dhimbje, për faktin se çka e gjeti fshatin.

Pas vdekjës se migjës Shaban, fshati kishte bërë një mbledhje dhe kishte zgjedhur ca te rinjë në kryesi të fshatit së bashku me kryetarin. Dhe këta të rinjë kishin përpilu një shkresë në qytet, dhe mbrenda një viti në atë fshat kishte ardhë rryma. Gjatë pesëdhjetë viteve që kishte qeverisur migja Shaban fshati nuk kishte pasur rrymë. Pas ardhjës së rrymës fshatarët u gëzuan dhe thanë: Po ne për pesëdhjet vjet paskemi pas qenë në terr dhe pikërisht tashë me ardhjen në krye të fshatit të këtyre të rinjëve na erdhi drita. Me këtë dua t’iu them politikanëve tanë nëpër viset shqiptare se nuk jeni të pazëvëndësueshëm.

Dhe është ardhur koha që dalngadalë të lëshoni rrugë që në trojet shqiptare të vjen një elitë e re politike e pakompleksuar , të vijë një elitë e re politike që nuk është e dashuruar në vetvetën por që punojnë për vendin dhe kombin. Është fatkeqësi se shumica e politikanëve tanë nuk kanë koncept demokratik në qeverisjet e tyre, por edhe nëpër partitë që ata udhëheqin. Ata mendojnë se ende është koha e komunizmit dhe si mendon kryetari duhet të mendoj e terë partia. Shpesh e kam thënë dhe po e përsëris se në viset etnike shqiptare duhet të mbizotroj një politikë me tri cështje kryesore :

  1. Udhëheqësit e rinj politikë duhet ta dinë se ata po hynë në politikë apo po e marrin një post politik jo për perfitime personale, por që me qeverisjën e ati apo asaj, duhet pasë kujdes që të punon për qytetarët pa dallime partiake apo regjionale, por që t’iu dalë në ndihmë qytetarve, jo vetëm t’i vizitoj ata njëherë në katër vite kur iu nevoiten për t’iu marr votat.
  2. Politikanët e rinj shqiptarë që do të vijnë , ata duhet të din se politika shqiptare duhet të jetë gjithmonë e orjentuar kah Perendimi, dhe me një miqësi të perjetshme me Amerikën. Çdo përson që ka bindje komuniste, stalinsite, titiste dhe enveriste, si dhe përsonat politik me bindje talibaniste dhe erdoganiste ata duhët të izolohen politikisht dhe t’iu ndalohet veprimi politik.
  3. Partitë politike shqiptare pozitë dhe opozitë duhet bërë ndryshimin e programeve të tyre dhe secila parti në programet e tyre ta vendos Bashkimin Kombëtar, për faktin se antarët dhe votuesit e këtyre partive 95 % janë për bashkim kombëtar. Vetëm me Bashkimin e Trojeve Etnike Shqiptare, do të kemi një qetësi në Evropën Juglindore apo ne viset e Ilirsë së lashtë. Jam plotësisht i vetdishëm se kjo elitë e harxjuar e politikanëve shqiptarë në Trojet Etnike Shqiptare në periudhën kohore 2016-2020, do të dalin nga skena politike gjithshqiptare. Ndarja e trojeve Etnike ka sjellë edhe dobësimin politik shqiptar.Prandaj politikanët e rinj shqiptar duhet marrin mësim nga shtetet e forta perëndimore të cilët kanë qenë të ndara dhe e kanë bërë bashkimin e tyre.

Rast i veçantë është Gjermania. Ndërsa të gjithë ata që flasin e trumbetojnë kundër bashkimit kombtar janë vëtëm kalimtar të rastit të cilët pushtetin e shohin si mjet përfitimi, dhe po të tillët kur të ofrojmë qështjen e Bashkimit Kombëtar, të parët do të trumbetojnë për Bashkim, saqë do të thosha athua po më bëjnë veshët apo janë këta persona. Shqiptarët e vërtetë janë për bashkimin e Trojeve Shqiptare, vetëm duhet ditur se si t’i bëjmë artikulimin e kërkesave për Bashkimin e Trojeve Shqiptare. Miqtë tanë i kemi në përkrahje,sepse edhe ata do të ndihen më të fortë kur e kanë një mburoj të fortë të përkrahjes, që do të jetë një bazë e fort politike dhe strategjike për mbrojtjen e Evropës së qytetruar.

Filed Under: Featured

Edhe pse nuk fitoi Oscar, Filmi “Shok”, promovoi Kosovën

February 29, 2016 by dgreca

-Ministri Shala: Suksesi i filmit “Shok” duke u nominuar dhe garuar deri në fund për çmimin e Akademisë së Arteve Filmike dhe Shkencave “Oscars”, përbën lajmin e jashtëzakonshëm për kulturën dhe në tërësi vendin tonë, shënon arritjen më të madhe të kinematografisë së Kosovës/PRISHTINË, 29 Shkurt  2016/ Ministri kosova i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron aktorët, producentët, skenaristin njëherësh edhe regjisor dhe tërë ekipin e filmit “Shok” për suksesin e arritur duke garuar në ceremoninë më të rëndësishme të artit filmik “Oscars”, ku pjesëmarrja e një projekti nga Kosova është një ngjarje historike për kinematografinë e Kosovës. Suksesi i filmit “Shok” duke u nominuar dhe garuar deri në fund për çmimin e Akademisë së Arteve Filmike dhe Shkencave “Oscars”, përbën lajmin e jashtëzakonshëm për kulturën dhe në tërësi vendin tonë, ngase shënon arritjen më të madhe të kinematografisë së Kosovës dhe dëshmon për cilësinë dhe talentin që posedojmë si vend, u shpreh ministri Shala. Kësaj arritjeje i gëzohet tërë populli i Kosovës për shkak të depërtimit të filmit kosovar në arenën ndërkombëtare dhe i bën nder artit dhe kulturës së Kosovës, tha ndër të tjera Shala, duke i falënderuar me këtë rast, gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e filmit.Filmi “Shok” vizualizon për mrekulli një copëz të tragjedisë që kemi përjetuar si popull në ndërrimin e mijëvjeçarit, dhe vlerësimi i tij e bën filmin por edhe vendin tonë të jetë prezent përballë popujve të tjerë të botës dhe paraqet një mundësi që vendi ynë të promovohet edhe më shumë. Ministri tha se suksesi i filmit “Shok” është një inkurajim që si MKRS të punojmë edhe më me përkushtim për krijimin e kushteve më të volitshme për zhvillimin e kinematografisë përmes lehtësirave normative që nxisin krijimtarinë dhe mbrojnë filmin dhe duke rritur përkrahjen financiare në këtë fushë. Përpos përkrahjes së MKRS-së për kinematografinë, Qeveria e Kosovës për këtë projekt që na ka bërë krenar të gjithëve ka ndarë një fond prej 70 mijë eurosh i cili ka shërbyer për promovimin e mëtejmë të filmit “Shok”./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: FILMI "SHOK", minsitri Shala, nominimi, promovimi i kosoves

Reagime pas zgjedhjes së Thaçit: Duhet mençuri për të bashkuar kosovarët

February 27, 2016 by dgreca

Ambasadorët e QUINT-it, urojnë zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ata kërkojnë nga presidenti i ri i Kosovës të ketë fuqinë dhe mençurinë për të bashkuar kosovarët.

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka uruar zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke besuar që Presidenti Thaçi, do ta ketë fuqinë për të bërë bashkë qytetarët e Kosovës. “Kuvendi i Kosovës zgjodhi Presidentin e ri të Republikës së Kosovës. Zgjedhja e Presidentit është një procedurë qendrore në demokraci. Ishte inkurajuese të shohësh të gjitha partitë që përfaqësohen në Parlamentin e demokracisë më të re në Evropë që të debatojnë. Për fat të keq, debati nuk ishte i qetë. Sërish, kishte përpjekje për të bllokuar Kuvendin me dhunë. Do të doja t’i përsëris thirrjet e mia të mëhershme dhe të kërkoj nga të gjithë përfaqësuesit e popullit që të përkrahin procedurat demokratike në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Urojmë që Presidenti i ri të ketë mençurinë dhe fuqinë për të bashkuar të gjithë kosovarët”, thotë në deklaratën e saj ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets.

E vetë Hashim Thaçi, me t’u zgjedhur në postin e presidentit të Kosovës, u zotua se do të punojë në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. “Të jeni të sigurt se do të punoj edhe më fuqishëm për dialogun institucional. Në këtë moment madhështor dhe të veçantë edhe për mua dëshiroj të përkujtoj herozimin e Adem Jasharit dhe të gjithë dëshmorëve dhe presidentin historik Ibrahim Rugova dhe të gjithë njerëzit që kontribuan për shtetin e Kosovës”, tha Hashim Thaçi.

Kosovo Präsidentenwahl Proteste in PristinaProtestat shoqërojnë zgjedhjen e presidentit

Ambasadori i SHBA: Urime dhe paralajmërime

Edhe ambasadori i SHBA-së Kosovë Greg Delawi, e ka përshendetur zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke thënë se marrëdhëniet e mira ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës do të vazhdojnë. “Uroj kuvendin e Kosovës për përfundimin me sukses të zgjedhjes së presidentit të ardhshëm. Ata që kanë hedhur koktej molotovi jashtë në rrugë dhe gaz lotsjellës në Kuvend nuk i kanë bërë asnjë të mirë Kosovës. Marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe popullit të Kosovës do të vazhdojnë”, tha ambasadori Delawie.

Në fundin e mandatit të saj, Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga e ka uruar Hashim Thaçin për zgjedhjen President, duke i ofruar bashkëpunim të plotë për një tranzicion të sukseshëm të presidentëve. “Presidentja Jahjaga i ofroi z. Thaçi bashkëpunimin e plotë për një tranzicion të suksesshëm mes dy presidentëve, në përputhje me Kushtetutën dhe normat demokratike të cilat do të forcojnë institucionet demokratike të Kosovës dhe do të kontribuojnë në konsolidimin demokratik të vendit”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e Jahjagës.

Opozita: Kriza me zgjedhjen e Thaçit thellohet

Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, në postin e Presidentit betohet me 7 prill, në ditën kur e përfundon mandatin e saj, Presidentja Atifete Jahjaga. Partitë politike opozitare Vetëvendosja, AAK dhe Nisma, të cilat gjatë gjithë ditës së 26 shkurtit edhe në parlament edhe jashtë saj, kundërshtuan zgjedhjen e Hashim Thaçit President, thonë se “tashmë kriza politike në Kosovë është thelluar edhe më shumë”, për faktin që sipas tyre, Thaçi erdhi në krye të shtetit me votat e listës “Serpska”, që e ka mbështetjen e kryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuciq. “Është konstatim i të gjithëve se regjimi Mustafa-Thaçi ka dështuar në politikën e jashtme dhe në anëtarësimin në UNESCO. Shkelësit e Kushtetutës do të ndëshkohen nga qytetarët. Kjo nuk është ngritje për Thaçin e Mustafën, por barrikadim i tyre. Jemi të vendosur të vazhdojmë deri në zmbrapsjen e këtyre që kanë kapur shtetin e Kosovës”, tha lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili ditë më parë dha dorëheqje nga posti i deputetit në kuvendin e Kosovës.

Edhe disa analistë politik thonë se zgjedhja e Hashim Thaçit President nën tensione politike dhe protesta të dhunshme në rrugë, vështirë që mund të cilësohet një proces i sukseshëm, por sipas tyre kjo vetëm mund ta thellojë krizën politike. Sidoqoftë, tri partitë politike opozitare, thonë se ato do të vazhdojnë protestat në rrugë për të “rrëzuar”, qeverinë e kryeministrit Isa Mustafa, sepse ata qeverinë e Kosovës e cilësojnë një ekzekutiv që ka shkelur Kushtetutën me nënshkrimin e dy marrëveshjeve, atë për bashkësinë e komunave serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Filed Under: Featured Tagged With: reagimet pas, zgjedhjes

HARADINAJ:Ata gabuan, ju i shkarkuat. Ata shkelën Kushetutën, Ju e mbrojtët.

February 26, 2016 by dgreca

Fjalimi i Haradinajt sot ne Proteste/
Të nderuar qytetarë, faleminderit për këtë ardhje kaq të madhe, kaq madhështore, të pa parë ndonjëherë më parë.Faleminderit që po qendroni në këtë shesh këto ditë.Në këto rrethana, nuk vendosë askush tjetër, por Ju, dhe vetëm Ju.

Kur pushtetarët e korruptuar gabojnë, Ju e keni të drejtën dhe fuqinë mos me jetu me gabimet e tyre. Ata gabuan, ju i shkarkuat.Por, pse e shkarkuat qeverinë Mustafa-Thaçi? Pse Thaçi nuk bën për president?

 ·       Sepse e thelloi kapjen e shtetit, politizimin e turpshëm të çdo institucioni. E rriti korrupsionin, klientelizmin në vend dhe i bëri të korruptuarit të paprekshëm;·

E mbyti ekonominë e Kosovës, e mbyti prodhimin, s’ka investime nga brenda e as nga jashtë. E la Kosovën dhe kosovarët treg për të tjerët. E rriti numrin e papunësisë, nxiti oligarkinë dhe legalizoi korrupsionin në ekonomi, ashtu siç e shkatërroi arsimin, shëndetësinë dhe sektorët tjerë.

·       Dobësoi rendin dhe ligjin në vend. Në veri të Kosovës vazhdohet me improvizime, ndërsa anë e kënd Kosovës ndikimi politik në sistemin e drejtësisë është  prezent.

·       Nuk e votoi mandatimin e ushtrisë së Kosovës. Rreziqet nga jasht po rriten, ushtarët islamistë po kërcënojnë, e këta nuk e mandatuan ushtrinë.

·       Në politikën e jashtme, ka dështim total. Dështuan në UNESCO, e treguesi më i mirë është dështimi në njohje për Kosovën dhe mos liberalizimi i vizave.

·       E sulmuan Kosovën me marrëveshjet antikushtetuese: sulmuan tërësinë territoriale të Kosovës me marrëveshjen për demarkacion, dhe sulmuan sovranitetin e Kosovës, me marrëveshjen për “Asociacion”. Po të mos ishit Ju për të mbrojtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin, nga sulmet e kësaj qeverie, dëmet do të ishin të përhershme dhe të pariparueshme. Por, ju e keni fuqinë dhe të drejtën mos me jetu me gabimet e tyre dhe sot, Ju me të drejt e shkarkuat qeverinë Mustafa-Thaçi.

Filed Under: Featured Tagged With: 26 shkurt, Fjalimi i Haradinajt, proteste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 602
  • 603
  • 604
  • 605
  • 606
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT