Femijet e çiftit Gjon dhe Nikoleta Buçaj, kishin organizuar te Dielen ne mbremje, ne qendren Kulturore”Nene Tereza” prane kishes Shqiptare’Zoja e Shkodres”, nje feste “surprize”. Teuta, vajza, ishte bere inisiatore e festimit te Ditelindjes se Nikoletes. Te ftuarit nisen te vinin rreth ores 5 e 30 pm. Ishte nje mbremje e gezuar, natyrisht pa fjalime, me perjashtim te bashkeshortit te Nikoletes, dr. Gjon Bucaj, i cili permes humorit, beri urimet e rastit dhe uroi nenen e femijeve per rrugetimin deri ne cakun e kesaj ditelindjeje. Kenge, fotografi dhe pije. Mbesa, do te fitonte duartrokitje tek do te interpretonte enkas per Gjyshen ne diten e Lindjes. Nje nate qe do te kujtohet jo vetem nga Nikoleta dhe Familja Bucaj, por edhe nga ne pjesmarresit. Gezuar Ditelindjen zonja Nikolete!
Dorëhiqet Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço
* Naço i dorëzon dorëheqjen Ramës, nisin spekulimet për pasuesin/
*Berisha: Nje doreheqje si deshmi e shkermoqjes se kabinetit te “aleances se qelbesirave”!/
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka dorëzuar dorëheqjen e tij kryeministrit Edi Rama.
deputeti dhe ministri i LSI-së e ka paraqitur dorëheqjen pas një takimi që është zhvilluar në selinë e qeverisë.
Takimi mes kryeministri Rama dhe ministrit Naço, ka përfunduar para pak minutash.
Nuk dihet nëse Rama e ka pranuar dorëheqjen.
Ka raportime se dorëheqja e tij ka ardhur për arsye personale.
Ndërkohë në kryeministri ka qenë edhe kreu i Kuvendit.
News24 thekson se disa nga kandidatët më të mundshëm për zëvendësimin e tij janë deputetja Vasilika Hysi ose ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.JavaNews raporton se ai mund të zëvendësohet nga Ylli Manjani.Lajmin e bën të ditur News24.
Berisha: Nje doreheqje si deshmi e shkermoqjes se kabinetit te “aleances se qelbesirave”!
Ish kryeministri Berisha ka percjelle menjehere komentin e tij ne facebook:
Te dashur miq, Naço dha doreheqjen, si deshmi e shkerrmoqjes se “aleances se qelbesirave”. Ai nuk mund te pajtohej me Edi Ramen dhe perjashtimin e ministrise se drejtesise nga reforma e sistemit te drejtesise dhe zevendesimin e tij dhe ministrise qe ai drejtonte, nga Fatmir Xhafa, perfaqesuesi i klaneve te droges dhe krimit dhe suita e tij, qe ka hartuar, ne perputhje me urdherat e Rames, projektin e asgjesimit te pushtetit gjyqesor dhe zevendesimit te tij me vullnetin e Edi Rames! sb
Rumani ëndërr lajmëtare
Nga Ilir Levonja/
Një lëvizje qytetare në dhjetorin e vitit 1989, për ndryshimin e sistemit, e sollën Rumaninë beftësisht në qëndrën e vëmendjes botërore. Gjermano lindorët sapo kishin rrëzuar murin e Berlinit. Kampi socialist po shpërbëhej. Megjithatë shumë vende të tjera, përfshi këtu edhe ne, mbanin sy e veshë nga përtej. Por prapë nuk guxuam. Megjithatë Rumania u bë frymëzim. Një frymëzim që reflektonte me shkëlqim sysh. Sidomos për ne njëzetvjeçarët. Akoma nuk e kishim të qartë pluralizmin. Aq sa me naivitet mund të besonim se ndryshimi mund të vi edhe prej të akuzuarit. Prej sunduesit vet. Dukej sikur ishte koha për një paqje shpirtërore midis njerëzve.
Megjithatë rumunët e ekzekutuan publikisht këtë sundues. Pamjet ishin brutale. Ndërkohë u pa edhe zhgënjimi I pare. Minatorët e Karpateve, zbritën dhe pushtun sheshet. Në emrin e ruajtjes së shtetit post diktaturë, rrihnin protestuesit. (Pikërisht për këtë mobilizim të një armate me pajime prej nëntoke, e akuzuan këto ditë ish presidentin Iliesku. Pasardhësin e diktatorit Nikolae
Çauçesku.) Duket si një vëllavrasje. Sërish pamjet ishin dëshpëruese. Çfarë po ndodhte aty? Kush fitoi dhe për çfarë fitoi? Megjithatë, ne mësuam se shenja me dy gishta, u bë simboli i njerëzve që duan demokracinë.
Po cilën demokraci?
Edhe sot e kësaj dite, ka një dëshpërim social. Aq sa rumunët ndihen të lodhur. Por midis tyre heraherës dalin zëra që përpiqen të ringjallin shpresën për ndryshim . Për vazhdimësinë. Ashtu siç po ndodh tani, kur deklarojnë se më 1989 luftuam për ndryshim, liri dhe demokraci. Sot duhet të
luftojmë për drejtësi.
Çfarë lidhje mund të gjejnë shqiptarët sot. Në raport me protestat e Bukureshtit.?
Ka të tilla plot. Ashtu sikur ka edhe gjëndje që i mbyt këto argumenta. Lidhja e pare është korrupsioni, drejtësia dhe politikat dëshpëruese, me tendenca të qarta stanjative. Në vend numëro, për hir të transformit të idealeve sociale në ato personale. Lidhja e dytë, ajo që buron nga këto të parat.Eshtë domosdoshmëria, dalja në skenë e shoqërisë civile. Ose e një avanguarde të re politike. Kjo edhe përmes forcave ekzistuese. Gjë që duket e pamundur në Shqipëri. Për shkak të kapjes së partive nga grupet klanore. Kthimin e tyre në prona kryetarësh dhe liderësh. Dhe jo të statutit të partisë.
Ricklim pervers i xhaketave, i humbësve, me tu lutur. Kompaktësia bajate me figura të përjetshme.
Aq sa kemi një ekip me element të 90tës. Thua se vuajmë shterpësinë dhe sterilitetin klasërisht?
Ose ose, e ndonjë force të re. Të pa konsumuar. Gjë që prapë e themi, se në Shqipëri duket e vështirë. Ashtu sikur nuk mund ta quajmë dot lëvizje grupimin e vezëve të këtyre ditëve.E shumta dërrmuese e të rinjëlve tanë, bëjnë tifozllëk për të vjetrit. Vet u pëlqen të mbeten radhorë.Të rrinë në rresht.
Pra të gjitha këto, jo se nuk janë, jo se nuk ekzistojnë aty. Pasi dihet se 95% e lejeve të dhëna për biznese nate apo dite. Nuk i kanë të parashikuara emergjencat. Janë firma të dhëna me qejf.
Kjo edhe për shkak të kulturës sonë në raport me ligjin dhe miqësinë. Firma që vrasin. Për këtë u arrestua kryetari i Bashkisë në Bukurusht. Për këtë po proteston Rumania. Pra janë komponentët.
Pasi edhe ne indinjohemi. Edhe ne revoltohemi. Edhe ne trishtohemi. Por ne na ka mbytur gjëndja e tifozllëkut pas liderëve partiakë. Ndaj nuk është e rastësishme që Rumania proteston për drejtësi.
Pa përkrahje dhe suport opozitar.
Megjithatë është një ëndërr lajmëtare. Si ajo e njëzet e kusur viteve të shkuara.
Kosovë- Opozita, pankarta në seancë para Komisionerit Hahn
PRISHTINË, 6 Nëntor 2015/ “Prania juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës është dëshmi e përkushtimit të Bashkimit Evropian për të përkrah Kosovën në proceset e integrimit”, tha kryeparlamentari Veseli duke iu drejtur Komisonerit Hahn në seancën sot.
Ndërsa, në vazhdimësi të “aksioneve simbolike” opozita – deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë shpalosur në sallën e seancave plenare te ulëset e tyre, para Komisonerit Hahn, pankartat “A është segregacioni etnik vlerë e BE-së?!” dhe “Marrëveshjet e padrejta nuk do të kalojnë!”
Sipas opozitës, synimet pro-perendimore dhe integruese të popullit të Kosovës po dëmtohen nga disa marrëveshje që janë në shpërputhje të plotë me vlerat e Bashkimit Evropian.
“Segregacioni dhe ndarja etnike janë projekte tashmë të tejkaluara dhe të luftuara ashpër nga shtetet perendimore. Reciprociteti dhe barazia në mes të shteteve janë disa nga vlerat fundamentale të BE-së nga të cilat Kosova nuk guxon të heq dorë”, theksohet në deklaratë.
“Opozita e bashkuar e Kosovës beson që vetëm duke mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të Republikës, jemi duke i mbrojtur edhe vlerat perendimore”, shtohet më tej.
“Marrëveshjet për Asociacionin dhe për demarkacionin janë të padrejta. E para ndan etnikisht dhe e defunksionalizon vendin kurse e dyta ia fal territoret e Kosovës Malit të Zi. Ne nuk mund të heqim dorë nga subjektiviteti shtetëror dhe nga funksionaliteti i shtetit tonë. Evropa nuk do të pranojë në gjirin e saj një shtet jofunksional dhe të pazhvilluar dhe i cili për shkak të marrëveshjeve që e ndajnë etnikisht do të jetë burim i përhershëm i konflikteve”, deklaron LVV në një njoftim.
Prandaj, vijon deklarata, subjektet opozitare, duke e mbrojtur Republikën e Kosovës nga këto marrëveshje të padrejta, po e mbrojnë dhe lehtësojnë edhe rrugën e saj drejt integrimit evropian.
“Shteti, liria, barazia, drejtësia dhe zhvillimi, janë çështje për të cilat nuk mund të bëjmë kompromise”, thuhet në deklaratën e opozitës./b.j/
Dërgonin shqiptarë në SHBA, 74 vite burg për 5 persona
Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar dënimin me 74 vjet burg në total për 5 persona, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kalonte shtetas shqiptarë në mënyrë klandestine nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prokuroria ka kërkuar 16 vjet burg për Nertil Privizin, 16 vjet për Fatos Faskon, 15 vjet për Enver Karajn, 14 vjet për Fatmir Bakallin dhe 13 vjet për Nikoll Kolajn. Veprimtaria e këtyre personave shtrihet që në muajin dhjetor të vitit 2013 dhe konsiston në organizimin e emigracionit të paligjshëm me destinacion SHBA-në. Personat që nisen me drejtim ShBA-në janë nga zona të ndryshme të Shqipërisë, por kryesisht nga zona e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe. E gjithë lëvizja e personave kryhej nëpërmjet dhënies së një pagese prej 25 mijë dollarësh.
- « Previous Page
- 1
- …
- 616
- 617
- 618
- 619
- 620
- …
- 900
- Next Page »