• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DALLIMI MIDIS GAZETAREVE ESHTE AY, I KURRIZEVE TE DREJTA DHE ATYRE TE PERKULURA

September 17, 2015 by dgreca

Nga Marco Travaglio/*

« Faktet të ndara nga opinionet » Ishte motoja e « Panoramës » mitike të Lamberto Sechit,  krijues i gazetave të medha dhe gazetarëve të medhenj. Më vonë,  me kohë,  kjo moto ka rënë,  duke u zëvëndesuar nga një (moto)  tjetër me e sofistikuar : « asnjë fakt,  vetëm opinione ». Të parat nuk duhet të shqetësojne të dytat. Pa fakte,  mund të ngulish këmbë për gjithshka dhe kundër gjithshkaje. Me faktet,  jo.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse nuk i njeh,  është i paditur,  i pa pregatitur,  i shkujdesur dhe nuk ka dëshirë të studiojë,  të informohet,  të njihet me faktet e ditës.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse për të gjetur lajmet,  duhet të lodhesh dhe ka rezik të djersitesh.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse nuk do telashe dhe përpiqet të shpëtojë duke notuar,   duke manovruar,  rrëshqitur.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse ka frikë prej padive,  nga gjyqet,  nga kerkesa milionëshe për dëmshpërblim në redaksi,  që e rezikojnë rrogën dhe terheqin rrufetë e botuesit të lodhur me pagesat e avokatëve për ndonjë trazovaç në redaksi.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse është i bindur,  dhe bën tifozllëk për një parti apo koalicion,  dhe nuk do të shqetësojë drejtuesin.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse në të kundërt e sulmojnë,  ndërkohë që ai dësheron të jetojë në paqe

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse në të kundërt nuk e ftojnë në disa sallone,  ku gjithmonë takohen udhëheqes të së djathtës dhe të së majtës,  kontrollues dhe të kontrolluarit,  rojet dhe hajdutët,  prostitutat dhe kardinalët,  princët dhe revolucionarët,  fashistët dhe luftëtarët e përjetshëm,  ku të gjithë janë miq të të gjithëve,  dhe ku e mira është të mos bësh të pakënaqur askënd.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse ngatërron barazlargësinë me barazafërsinë.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse thonë të kundërtën e linjës së gazetës.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse botuesi e dëshëron këtë.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse pret ngritjen në detyrë.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse së shpejti janë zgjedhjet.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse ata që ua tregojnë e pësojnë keq.

–Ka nga ata që i fsheh faktet sepse disa gjëra nuk mund të thuhen.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse e ka parë se ç’fund pati Biagi dhe Santoro.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse politikisht është e gabuar të zhytish duart në llum,  sepse rrezikon të shprishësh flokët dhe të dëmtosh ngjyrën e përftuar nga dielli,  është shumë më mirë të qëndrosh politically correct.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse,  në të kundërt,  bëhet jo i besueshëm dhe i pakontrollueshëm dhe nuk e ftojnë në televizione.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse është më e këndshme kështu: paraqitet si antikonformist,  i referohen atij,  krijon „debatin“.

-Ka nga ata që i fsheh faktet edhe vetes sepse ka frikë se mos ndryshon mendimin.

-Ka nga ata që i fsheh faktet për solidaritet me Giuliano Ferraren,  i cili nga që është shumë inteligjent për rrjedhojë do të ndihet i vetmuar.

–Ka nga ata që i fsheh faktet sepse shërbimet sekrete e paguajnë për këtë qëllim.

-Ka nga ata që i fsheh faktet edhe pse nuk e paguajnë,  por ndoshta një ditë do ta paguajnë edhe atë.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse nuk ka kush t’i japë kurajo.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse asnjëri akoma nuk ja ka kërkuar e ndoshta ndonjë ditë do t’ia kërkojnë.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse në këtë mënyrë ndonjë do ta falenderojë.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse shpesh janë të trishtueshme,  të papëlqyeshme,  përvëluese,  dhe nuk është e nevojshme të trembim shumë njerëz që duan të qeshin dhe të zbaviten.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse në të kundërt i ndërpresin reklamat gazetës.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse përndryshe nuk e zgjedh (e merr)  më askush.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse në këtë mënyrë do të mund të fitojë ndonjë konsulencë me qeverinë apo RAI-in apo Këshillin Bashkiak apo të Rrethit apo Dhomën e Tregëtisë apo Shoqatën e Industrialistëve apo sindikatën apo Bankën pas qoshes se rrugicës.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse u detyrohet për gjithshka këtyre personave dhe nuk dëshiron t’i zhgenjej.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse në të kundërt do të jetë më e veshtirë të kthesh këmbanen,  kur fryn era.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse njerëzit do të kuptonin gjithshka.

-Ka nga ata që i fsheh faktet sepse ka lindur shërbëtor dhe siç thoshte Viktor Hugo „ka njerëz që janë gati të paguajnë,  që të shiten“. (f.9) …Gazetarët ndahen në dy kategori. Të djathtë e të majtë? As në ëndërr. Luanë e lepuj? Jo more. Të televizionit dhe të shtypit? E kotë. Të aftë dhe analfabetë? As na shkon ndër ment. Të guximshëm apo të mekët? Ik tutje. Objektivë apo fraksionistë? As kështu. Sot dallimi i vërtetë që i ndan kategoritë,  është ajo e kurrizeve të drejta dhe kurrizeve të përkulura apo të lakueshëm.

Pse shumë gazetarë i zhdukin faktet? Sepse nuk e duan mjaftueshëm profesionin e tyre,  dmth lexuesit apo shikuesit e tyre. Sepse kur shkruajnë apo flasin,  nuk mendojnë per atë që i lexon apo i dëgjon,  por për të tjerët e për gjëra të tjera: për të fuqishmit e politikës e të ekonomisë,  për botuesit e sotëm apo ndoshta të së nesërmes,  për kolegët dhe rivalët,  për rrogën e fund muajit,  për pensionin apo për ndokënd që mund t’i ver re dhe t’i angazhojë në një profesion tjetër më me përgjegjsi. Siç shprehej Montanelli,  ndryshimi midis atij që shkruan për lexuesit e tij dhe atij që shkruan për të tjerët,  diktohet menjehëre: i pari flet qartë dhe e kuptojnë të gjithë,  i dyti flet me kode dhe e kuptojnë vetëm ata që duhet ta kuptojnë.

Shpesh ngatërohet kuptimi midis objektivitetit,  paanësisë dhe asnjanesisë…Objektivizmi është i pamundur; sejcili prej nesh lind me interesa të caktuara dhe pasione të veta, rritet i edukuar me vlera të caktuara. Këndvështrimi i tij mbi botën është origjinal e që dikton mënyrën e tij të të parit të gjërave dhe rjedhimisht të të gjykuarit.

Kur tre deshimtarë të një ndodhie,  thirren në gjyq për të dëshmuar nën betim,  ata tregojnë në

t re mënyra të ndryshme. Kjo nuk do të thotë se dy prej tyre gënjejnë. Që të tre tregojnë të vërtetën,  të vërtetën e tyre.; të njejtën ndodhi (fakt)  i filtruar nga tre “kultura” të ndryshme. Nga e njejta ndodhi,  sejcili vëren ose kujton një pamje të veçantë,  një prekje,  një emocion që veshtirë të jetë i ngjashëm me ato të vërejtura apo të mbajtura mënd nga dy të tjerët

Asnjëri nuk mund të jetë objektiv dhe i paanshëm . Vetëm robotët janë objektiv dhe të vdekurit janë të paanshëm.

Nuk mund të pretendosh që të gjithë të shikojnë gjithshka në të njejtën mënyrë,  me të njejtën shkallë të vlerësimit apo prioritetit. As që mund të imagjinohet që një qenie e gjallë të mos marrë pjesë me pasionin e tij në tregimin e një ngjarjeje.

…Duke u kthyer tek shembulli ynë i tre deshimtareve në gjyq,  një gjë mund ose duhet që të  pretendojmë: të tre versionet e së njejtës ngjarje (fakti)  të respektojnë thelbin e tij.

Eshtë rregulli i vjetër i gazetarisë anglosaksone, e ashtuquajtura „ katër w“ : Kush ?,  Cfarë ?,  Kur? Ku ? Kush e ka bërë,  ç’farë,  kur dhe ku? Me shtesën e domosdoshme Përse?

Si të tre dëshimtarët gjatë procesit edhe tre gazetarët,  të zotë e të perkushtuar,  do t’a tregojnë të njejtën ndodhi,  në mënyra të ndryshme në gazetat e tyre.

Ndryshimi i paraqitjes në tre këndvështrime jo të njëjta, në rast se thelbi i ngjarjes (faktit)  është respektuar,  nuk përbën problem; kjo është një pasurim për lexuesin dhe vet ata,  gazetarët. Ja përse është e rëndësishme që të ekzistojnë shumë gazeta dhe shumë TV,  ku shumë gazetarë do të mundnin të përshkruajnë të njejtën ndodhi (fakt) . Kjo quhet PLURALIZEM.

Ai që i pershkruan faktet me ndërgjegjje nuk është llafollog,  por harmonik. Pastaj kemi edhe gazetarë të pa ndërgjegjshëm; ky është i bindur se të mirët janë të gjithë nga kjo anë dhe të gjithë të keqinjtë,  nga ana tjetër.

Këtij i vjen për mbarë,  për motive të interesit personal,  për miqësi apo përkatësi partiake,  për interesa biznesi,  apo kariere, nga servilizmi, frika apo oportunizmi,  apo urdhërat e shefave,  të japë gjithëmonë të drejtë njerës palë e të dënojë tjetrën. Në këto raste, në se gazetari i pasqyron gjërat në mënyrë të ndryshme nga kolegët e vet,  nuk është se ai i shikon ashtu,  por sepse DUHET ose DESHIRON t’i tregojë kështu,  megjithëse e di shumë mirë se po gënjen.

Ai duhet të heshtë mbi disa fakte të pakëndeshme (për veten apo për të tjerët)  duke arritur deri edhe në përmbysjen e thelbit të lajmit,  sepse e çensurojnë ose bën autoçensurën.

Në këto raste, kronikat e tij nuk tregojnë pluralizëm, por një grumbull pa form gënjeshtrash dhe gjysëm të vërtetash. Duke bashkuar dy gjysëm të vërteta, nuk arrihet një e vërtetë. Arrihet një dopio gënjeshtër,  e më keq akoma,  duke bashkuar gënjeshtra të ndryshme,  arrihet një gënjeshtër me fuqi të shumëfishuar.

Eshtë shumë më e mirë mungesa totale e informacionit,  se sa një shumicë e informacioneve gjysmake ose fallco. Në rast se një njeri nuk di asgjë,  do të kërkojë të dijë diçka. Por në rast se do të dijë diçka,  e kjo diçka është fallco, por ai nuk e di këtë,  do të mendojë se e njeh të vërtetën dhe do ta regjistrojë  atë ( informacionin fallco ) në mëndjen e tij, duke mospranuar informacione që dëshmojnë të kundërtën.

Të informosh për një ngjarje (fakt)  atë që nuk di asgjë,  është shumë më lehtë,  se sa të informosh atë që është njohur më parë,  me një lajm falls ose të manipuluar. Së pari duhet bindur se është mashtruar (rrethanë që është e vështirë të pranohet) , t’ia heqësh nga mëndja lajmin falls dhe pastaj t’ia zëvëndësosh me lajmin e vërtetë.

…Gazetari i mirë duhet së pari të njohë themelet e zanatit të tij,  për të ditur të dallojë burimet e besueshme nga ato të pabesueshme,  për të verifikuar në mënyrë korekte,  për të stërvitur syrin,  që të dallojë thelbin e çdo fakti e të dijë ta tregojë në mënyrën më të kuptueshme dhe të plotë.

Së fundmi,  ai është njerëzor,  bagazhi i tij kulturor do t’a drejtojë për t’i kushtuar rëndësinë më të madhe këtij apo atij aspekti të faktit që po tregon,  për të vërejtur njërën anë në vënd të tjetrës,  zgjedhjen e ngjarjes simbas ideve të tij, e të marrë pjesë me emocionet e tij në disa ngjarje dhe fate të personazheve.

E gjithe kjo është normale dhe pozitive, në rast se bagazhi kulturor, ideor dhe emocional është i tij dhe jo i të tjerëve.

…Nuk ka asgjë të keqe të jesh i së majtës apo i së djathtës. Përkundrazi është normale dhe e drejtë. Sejcili ka idetë e tij,  duhet të ketë idetë e tij,  do të qe fatkeqësi po të mos i kishte. Në një vend ku mbizoterojnë dy pole,  të paktën ditën e zgjedhjeve,  qytetarët; duke përfshirë këtu edhe gjyqtarët, gazetarët dhe juristët e kushtetutës,  hedhin votën e tyre në favor të të majtëve,  të djathtëve dhe një pakicë nuk voton për askënd.

Fatkeqsi është,  kur një ide politike ose fushatë elektorale,  ndot paanësinë e gjykatësit apo gazetarit në punën e tyre të përditshme profesionale.

Kundër gjyqtarëve të politizuar (shumë më të paktë se sa besohet)  për vepra apo vendime të ndikuara ideologjikisht,  ka mundësi të shumta për t’u ankuar në shkallë të tjera të gjykimit.

Kundër gazetarëve të politizuar ( shumë më të shpeshtë se sa mendohet )  në më të shumtën e rasteve nuk ka ilaç; nuk është e lehtë për lexuesin ta dallojë dhe akoma më e veshtirë është kjo për telespektatorët.

Lexuesi ka mundësi të nderojë gazetën (megjithëse nuk është e lehtë,  gazeta është një zakon)  Por teleshikuesi është i dënuar të vërdalloset ndërmjet kanaleve të ndryshëm vetëm në paraqitje e ku veprojnë pothuaj se vetëm gazetare të politizuar,  sepse në televizion komandon POLITIKA.

Për rrjedhojë na mbetet të mendojmë se të gjithë gazetarët kanë një mbështetës politik dhe nga njera anë quhet fallco lajmi i papëlqyeshëm d.m.th. si jo i vertetë,  nga ana tjetër diskretitohet dhe dilegjitimohet funksioni i kontrollit të lajmit . Pranohet që PUSHTETI të përdorë për qëllimet e veta,  gazetarët miq e në të njejtën kohë të neutralizojë ata që janë të lirë dhe të paanshëm,  të cilët për fat,  akoma ekzistojnë, megjithëse gjithmonë e më të rrallë. (f.20 „La scomparsa die fatti“ 2006)

Perktheu Fatbardha Demi  

*Marco Travaglio,  është një nga përfaqësuesit më me zë të gazetarisë hetuese të ditëve tona. Eshtë autor dhe bashkautor i shumë botimeve që kanë në qendër të tyre Mafien,  Korupsionin dhe gjendjen e Medias së sotme italiane si „Montanelli dhe Kavalieri“,  „Të paprekshmit“,  „Berluskomike“,  „Duart e pastra,  historia e vërtetë“, “Duart e pista“,  „Regjimi“etj. Për artikujt dhe librat e tij demaskues është bërë objekt sulmi nga gjyqësori. Per rolin e gazetarit M.Travaglio shprehet : ” Gazetari ka për detyrë të tregojë faktet, mundësisht ato më flagrante që pushteti përpiqet t`i fsheh, pikërisht për ato që zëdhënësi ka për detyrë të hesht ose t`i mbajë të fshehur. Zëdhënesi bashkejeton me pushtetin, zërin e së cilës përçon. Gazetari duhet të qëndrojë larg te fuqishmeve duke i shqetësuar dhe kontrolluar vazhdimisht” Duke folur për rolin aktiv të shtypit amerikan,  gazetari italian i quan gazetarine “qen roje i popullit kundrejt pushtetit”.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Fatbardha Demi, Marco Travaglio, ndryshimi mes gazetareve

ZAMIRA RUBJEKA, VATRANIA NE TAMPA QE SHQUHET EDHE SI VEPRIMTARE PER BAMIRESI

September 15, 2015 by dgreca

Zamira Rubjeka eshte nje aktiviste per ceshtje bamiresie dhe anetare e borded te deges se Vatra Tampa chapter ne Clearwater, Florida (FL)./

Nga Isuf SPAHIAJ/ Tampa-Florida/

Zamira eshte me prejardhje nga Tirana me gjenerata. Gjysherit e Zamires nga ana e babait kane jetuar ne  zonen e Medresese qe tiransit e vjeter e njohin si  Mehallja e Kukjve. Gjysherit nga ana e nenes jane nga zona e Ishmit te Durresit. Nje influence positive ka qene dhe mbetet gjyshi nga ana e nenes qe  ishte I njohur per patriotizem, pajtime gjakrash dhe si plaku I mencur is asaj zone. Gjyshi (Haxhi Karepi) ka qene pjesemarres ne mbledhjen e Mukjes per te cilin sapo Komunizmi mori pushtetin dhe e arrestoi dhe e torturoi per 180 dite ne dhomat e torturave per te spiunuar dhe per te dhene informacione te pjesemarrseve te asaj mbledhje si Abaz Kupi , Familja Keqi dhe te tjere. Pasi nuk bashkepunoi me sigurimin dhe ne pamundesi te fakteve konkrete ai u leshua nga burgu kur u la te vuante ne varferi dhe me pasoja shendetesore. Nderkohe oxhaku I kesaj shtepie kishte hapur dyert te cdo shpitari ne kohen e luftes dhe ndihmuar te pagrenit, te semuret e kohes se luftes e pa pasur parasysh se cilit krahe politik I takonin. 

Me gjithe veshtiresite qe kaloi dhe humbjen e pasurise, ai vazhdonte te edukonte niperit e mbesat e tij me dashurine per kombin dhe atdheun deri ditet e fundit te jestes se tij. Keto vepra ndihmuan me brumosjen e Zamires me nje edukate familjare dhe dashuri per  atdheun.  Kjo tradite  familjare eshte ndjekur dhe me pas nga prinderit e Zamires gjate luftes se Kosoves, ku ne shtepine e saj u strehuan 17 vellezer e motra kosovare me gjithe femijet e tyre.  

Kjo tradite familjare po ndiqet dhe nga Zamira, me kurajon, pasionin dhe deshiren per te kontribuar ne komunitetin e Clearwaterit ku ajo punon dhe jeton se bashku me familjen e saj.

Zamira jetoi ne Shqiperi deri ne vitin 1997. Ajo filloi karieren e saj ne Banken e Kursimeve te Tiranes duke ndjekur dhe studimet e finances ne Universitetin e Tiranes. Enderrat  e kesaj vajze te re per te ardhmen  dhe passionin per finance u nderprene  ne vitin 1997 kur cdo gje u mbyll dhe u erresua ne Shqiperi per shkak te luftes civile. Per te shpetuar jeten, prinderit e Zamires me ndihmen e Konsullates Polake ku punonte I jati u nisen me gjithe vellain e saj te madh ne rruget e mergimit pa ditur se cfare I priste ne Poloni dhe pastaj ne Gjermani. Zamira jetoi disa muaj  ne kampet e refugjateve dhe pastaj u punesua ne nje restorant prane Hanoverit ku punonte mbi 12 ore pune te rendomta per te kursyer te holla per endrren e saj te madhe, Ameriken. Fatmiresisht, po ne ate vit, Zamira u approvua per green card dhe emigroi serish ne SH.B.A. Ky ishte fillimi I nje jete te re por te paditur. Zamira kishte vetem vellain e shoqes se saj te ngushte qe e priti per here te pare ne aeroportin e Nju Jorkut.

Shkeputja nga Shqiperia per te dyten here ishte akoma me e dhimshme dhe renqethese. Kete radhe ishte matane oqeanit ne nje vend qe nuk e kishte shkelur kure, qe nuk fliste gjuhen angleze. Ajo e dinte qe nuk kishte kthim mbrapa dhe momenti me I veshiter shpjegon Zamira, ishte kur u tha lamtumiren te dy prindereve te saj te shtrenjte. E kujton si sot ate moment dramatic, kur vendosi mos t ekthente koken mbrapa dhe pertypte lotet e saj nga shkeputja familjare dhe vendi qe e lindi dhe I rriti. Edhe sot e kesja dite I mbushen syte me lot kur e kujton ate moment.

I tere udhetimi per ne Amerike ishte nje humbje e 25 vjeteve te jetes se saj dhe fillimi I nje etape te re me shume te panjohura. Zamira arriti ne Amerike vetem me $2000 qe kishte kursyer duke punuar ne Gjermani. Ajo jetoi disa muaj ne Cunnecticut dhe levizi perseri ne shtetin e Florides. Aty me ndihmen e disa shqiptareve u punesua  ne nje fabrike komputerash ne Saint Petersburg, ku punonte me ore te zgjatura dhe 7 ditet e javes pa pushim derisa ishte ne gjendje te blinte nje makine te perdorur dhe apartamentin e saj.

Veshtiresite ishin te natyrave te ndryshme, nga pengesa e gjuhes, paragjykimi ne komunitet sin je nga vajzat qe kishte emigruar vetem deri aty ku jetoi si endacake per disa dite. Me gjithe keto veshtiresi ajo ishte e kembengulur qe do tia dilte mbane dhe nuk nguronte te vinte ne prove njohurite qe kishte fitur ne Shqiperi ne fushen e finances. Tani ajo ka mbi 12 vjet qe punon ne nje nder bankat me te medhaja ne SH.B.A me nje experience extensive ne huat bankare dhe analiza financiare.

Ne vitin 2010, Zamira u trondit shume nga lajmi qe nena e saj u diagnostikua me kancer. Ajo beri te pamunduren, per te ndihmuar nenen e saj qe po vuante nga dhimbjet. Pasi arriti ta sillte ne Amerike dhe me vite me sakrifica duke luftuar me jete, nena e Zamires mbijetoi kancerin dhe gezon shendet te plote. Duke u hasur me kete lloj veshtiresie, Zamira u be me ndjeshme kundrejt njerzve me nevoja dhe te semure. Per here te pare me bashkupunin me z. Semsedin Yasar nga Shkupi, ajo punoi per te mbledhur fonde per djalin e vogel shqiptar, Andi Cali. Historia e ketij djali te vogel ia rrembeu zemren dhe nuk ngurroi te kerkonte fonde neper busineze dhe individe shqiptare. Me ndihmen e disa vullnetareve, Juliani nga Tropoja, Xhesi Memko nga Tirana dhe Aurela Mustali nga Malesia e Madhe organizoi mbremjen e bamirerise ku shume shqiptare vune doren ne zemer dhe kontribuan finaniciarisht me gjithe shpirt per Andin (Engjelli me Floke te Kuqe), qe fatekesisht humbi jeten e tij te pajetuar 3 muaj me mbrapa. Ndihmen per mbledhjen e ketyre fondeve e dhane dhe aktivistes qe kishin kohe qe punonin ne komunitet Z. Ismet Gjeloshi dhe Z. Isuf Spahiaj me informacionet dhe ekpertizen e tyre. Ky lloj sensibiliteti e preku Zamiren akoma me shume, ku nuk ngurroi te kontribonte ne ndihme te  nje vajze fatkeqe ne Shqiperi, Ela Mustali qe kishte nevoje per implant veshkash.

Gjate ketyre ngjarjeve, ajo me gjithe nene e saj kontribuan ne hapjen e shkolles se pare te gjuhes shqipe ne Clearwater , shkolla Iliria. Qe nga ajo kohe, ajo u lidh me bashkeatdhetaret qe kishin te njejtin pasion dhe dashuri per kombin si Z.Ismet Gjeloshi, Z, Isuf Spahiaj, Znj. Iva Nallbani, Z. Klejdi Poloska, Znj. Klodiana dhe Vjollca Hysenlika. Se bashku ato punuan ne menyre vullnetare per te organizuar Festen e Pavaresise se Shqiperise qe u krye me sukses.  

Filed Under: Featured Tagged With: bamiresi, Isuf Sphiaj, Tampa, vatrania, Zamira Rubjeka

Përfundon restaurimi i kalasë së Lezhës

September 15, 2015 by dgreca

 nga Megi Zonja 

Kalaja e Lezhes 1 Te marten, me 15 shtator, ora 11.00, ne kalanë e Lezhës do të organizohet konferenca për shtyp e Ministrisë së Kulturës, me rastin e përfundimit të restaurimeve në kalanë  e Lezhë, me pjesemarrjen e ministres se Kultures, Mirela Kumbaro.

Burime nga Ministria e Kultures bejne te ditur se restaurimet u kryen në kuader të projektit ADRIFORT, një rrjet i Adriatikut për trashëgiminë e fortifikimeve. ADRIFORT lind nga ndërgjegjësimi i vlerave të përfaqësuara nga trashëgimia historike kulturore arkitekturore e fortifikimeve në zonën bregdetare të Adriatikut, ne gjendje te jape përfitime edhe në aspektin social dhe ekonomik.

Filed Under: Featured Tagged With: Kalaja e Lezhes, restaurimi

Ambsadori Lu uron fëmijët shqiptar

September 14, 2015 by dgreca

“Jam i lumtur që i bashkohem përpjekjes për të pasur fëmijë shqiptarë të lumtur dhe tëshëndetshëm.”Ambasadori Donald Lu në garën për mbijetesë të fëmijëve Save the Children, 11 shtator, 2015“I am happy to join the fight for happy and healthy Albanian kids.”Ambassador Donald Lu at Save the Children Race for Survival, September 11, 2015

Filed Under: Featured Tagged With: Ambasadori Lu, femijet shqiptare

Organizata e Bashkëpunimit Islamik përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

September 13, 2015 by dgreca

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, është duke qëndruar në një vizitë njëditore pune në selinë e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Jeddah të Arabisë Saudite. I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, zëvendësministri Selimi ka pasur takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, shkëlqesinë e tij Iyad Ameen Madani, si dhe me ekipin e ekspertëve të OBI-së.

Zëvendësministri Selimi ka njoftuar shkëlqesinë e tij Madani për ecurinë e lobimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe për hapat që kanë mbetur deri në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv dhe konferencës së UNESCO-s, ku pritet të votohet për Kosovën. Dyzetë e katër shtete kanë bashkë-sponsoruar kërkesën e Kosovës për t’u futur në agjendën e Komitetit Ekzekutiv, përfshirë edhe shumë anëtarë të OBI-t.

Sekretari i Përgjithshëm i organizatës më të madhe që tubon shtetet islamike në botë, zëvendësministrit Selimi i ka premtuar angazhim të plotë të organizatës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Bashkëbiseduesit po ashtu janë pajtuar që në ditët e ardhshme Ministria e Jashtme e Kosovës dhe OBI të punojnë se bashku në informimin e saktë të anëtarëve të OBI-it dhe UNESCO-s për situatën në Kosovë dhe për nevojën e Kosovës që të integrohet në rrjedhat globale të arsimit, shkencës, kulturës dhe trashëgimisë.

Filed Under: Featured Tagged With: Bashkepunim Islamik, kosova, UNESCKO

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 626
  • 627
  • 628
  • 629
  • 630
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT