• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Albumi “Këngët e Atdheut” u dhurohet Fëmijëve shqiptarë në Britaninë e Madhe

June 2, 2015 by dgreca

LONDER, 2 Qershor/- Në natën e tretë të Javës së Kulturës shqiptaro – britanike që është duke u mbajtur në Londër u organizua ceremonia e dorëzimit të albumit muzikor “Këngët e Atdheut”.
Ky album muzikor është një dhuratë e muzikantëve, Adelina Hoxha dhe Robert Radoja të përkrahur nga botuesi Flamur Hudhri, enkas për fëmijët e shqiptarëve në Britaninë e Madhe.
“Një sipërmarrje kaq bujare tërhoqi interesin e një audience të gjerë në Ambasadën Shqiptare në Londër.
Dhjetëra mësues dhe nxënës morën pjesë në këtë aktivitet të bukur”, është shprehur ambasadori i Shqipërisë në Britani të Madhe, Mal Berisha.
-Promovohet libri i Enver Bytycit në Londër-
Dita e Dytë e Javës së Kulturës Shqiptaro Britanike u mbyll me promovimin e librit të Dr Enver Bytyci, “Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo”, botuar nga Cambridge Scholars Press në gjuhën angleze.
Veprimtaria u zhvillua në selinë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër.
Në këtë event morën pjesë diplomatet e dy ambasadave, studjues britanikë, lexues, shkrimtarë, dashamirës të historisë, miq të ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, bashkatdhetarë me banim në Britaninë e Madhe, drejtues shoqatash shqiptare, etj.
Në promovimin e librit ishte i pranishëm edhe antari Parlamentit Britanik, Mark Prichard. Moderator ishte diplomati Arjon Krasniqi i cili e prezantoi autorin e librit dhe pjesëmarrësit.
Dr Enver Bytyci e mori audiencën në një udhëtim historik të shkurtër që nga periudha otomane e deri në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur.
Në takim fjalën e mori edhe z Mark Prichard i cili foli për çështjen e Kosovës dhe politikën britanike ndaj saj.
Më pas vijuan pyetjet nga audienca dhe një recepsion në mjediset e ambasadës.(Almarina Gegvataj)

Filed Under: Featured Tagged With: femijeve, Kenget Atdheut, Londer, Mal Berisha, shqiptare

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve u festua edhe në Guci

June 2, 2015 by dgreca

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve u festua edhe në Guci.Fillimisht fëmijët shqiptar janë tubuar te shkolla ,pastaj kanë defiluar ne qytet duke shëtitur nga shkolla gjer tek Shtëpia e Kulturës se Gucisë Fëmija kane qenë te veshur me rroba te ndryshme disa me veshje kombëtare, ndërkaq disa fëmijë me ne rroba moderne. Gjate mbajtjes se këtij aktiviteti salla e shtëpisë se kulturës ishte e mbushur përplot me prindër dhe fëmijë.
Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive. Një kontribut te shkëlqyer për organizimin e sotëm ne Guci dhanë mësuesit e shkollës ne gjuhen shqipe Arbenita Vukaj , Afërdita Lecaj, Arbnore Rugova, Shkresa Hasangjekaj ,Veton Prelvukaj dh edukatorja e çerdhes Gjyke Novaj.
Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kinë. Në vitin 1925, konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të festonin në festivalin e Anijes se Dragoit. Kjo gjë koincidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë.
Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies se tyre.(E dergoi per DIELLIN Esad Gjonbalaj)

Filed Under: Featured Tagged With: Dita nderkombetare, e femijeve, Guci

E KALUARA E VËRTETË E ARQIPESHKVISË SË TIVARIT

June 1, 2015 by dgreca

BOTIM KRITIK ME VLERA SHUMËDIMENSIONALE/*
Nga Dr.Nail Draga/
Nga viti 2004 kur botoi studimin dy vëllimësh SHESTANI-studim filologjik gjithëpërfshirës, Gjokë Dabaj deri më tash ka botuar një numër të konsidruar librash, kryesisht nga fusha e letërsisë por edhe të zhanrëve tjera. Kohë më parë opinionit iu prezantua më një botim i cili mban titullin E kaluara e vërtetë e Arqipeshkvisë së Tivarit, botuar nga Art Clubi në vitin 2014.
Është ky një botim i veçantë qe dallohet për nga përmbajtja dhe qasja e tij, sepse kemi të bëjmë me një kritikë, ndaj një libri me autor Ivan Jovoviq me titull IZ PROSLOSTI DUKLJANSKO-BARSKE NADBISKUPIJE(Nga e kaluara e Arqipeshkvisë Dokleato-tivarase), botuar në Tivar në vitin 2004..
Ndonëse një botim i tillë kishte dhjetë vite qe kishte dalur në qarkullim, jemi dëshmitar se ka munguar reagimi kritik, qoftë në formë vështrimi apo recensioni nga autor të ndryshëm shqiptarë, qofshin ata historianë, klerikë apo publicist. Por, po qese ky libër do të ishte botuar në kohën e monizmit, diçka e tillë ka munddur edhe të arsyetohet, sepse pak kush ka pasur guxim të merret më çështje të tillë, sepse pasojat kanë qenë evidente për autoret përkatës. Por, një qendrim i tillë nihilist tash në pluralizëm nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse ekziston liria e të shprehurit dhe e të shkruarit, ku nuk bejnë përjashtim as çështjet konfesionale, apo të institucioneve përkatëse sikurse është Arqipeshkvia e Tivarit.
Pikërisht, duke e parë këtë çështje me vështrim kritik e cila meritonte një përgjigje dhe qasje profesionale, ishte Gjokë Dabaj, i cili u angazhua profesionalisht dhe opinionit i dhuroi një botim të veçantë me titull E KALUARA E VËRTETË E ARQIPESHKVISË SË TIVARIT.
Duke lexuar këtë libër nuk ka dilemë se është për admirim angazhimi i autorit, në lidhje me një temë interesaante për të kaluarën e një institucioni të klerit katolik që ka luajtur një rol të rëndësishëm në ketë mjedis. Por, them pa hezitim se autori kishte guxim intelektual të merrej me një temë të tillë e cila kryesisht iu takon klerikëve apo historianëve sepse janë më kompetent për çështje të tilla. Por Gjokë Dabaj, duke qenë intelektual i guximshëm bëri një avancim personal dhe moral duke trajtuar një temë të veçantë e cila nuk është trajtuar në diakroni dhe sinkroni deri më tash nga asnjë autor shqiptar. Ky botim më vlerë paraqet një polemikë, apo më mirë të themi një përgjigje ndaj autorit I.Jovoviq, i cili e ka botuar në gjuhën serbe në vitin 2004.
Në përgatitjen e këtij botimi autori e ka trajtuar këtë çështje duke u bazuar në literaturë profesionale, botimet publicistike por edhe kujtesen popullore, duke qenë autokton nga ky mjedis i cili është në kuadër të Arqipeshkvisë së Tivarit. Pra, autori me ketë mjedis është i lidhur në mënyrë emocionale, sepse është pjesë e botës shiprtërore katolike e cila i ka sfiduar rrethanat e kohës, duke mbetur i vetmi institucion katolik në këtë mjedis.
Në sajë të përvojës profesionale autori nuk ka mbetur rob i referencave dhe burimeve të ndryshme shkencore të cilat i ka përdorur në këtë libër por ai i analizon dhe komenton ato në mënyrë analitike, duke sjellë përfundime logjike dhe të argumentuara. Eshtë pikërisht analiza e autorit e cila demaskon autorin Jovoviq, duke ndriçuar pa paragjykime të kaluarën e Arqipeshkvisë së Tivarit, dhe rolin qe ajo ka pasur në te kaluarën e deri në ditet tona për popullatën vendore shqiptare të konfesionit katolik, në të kaluarën e deri në ditët tona.
Gjokë Dabaj cekën qartë se dekompozimi i Siujdhesës Ilirike meqe më vonë quhet më emrin e që e mban edhe sot-Ballkan, fillon me pushtimin nga ana e Perandoriës romake, por moment kritik paraqet shek . VII, kur perandori i Bizantit Irakliu, me dekret perandorak lejoj vendosjen e sllaveve në Iliri. Autori jep të dhëna me interes për periudhën njëmijëvjeçare të Arqipeshkvisë së Tivarit nga koha e themelimit të saj 1089 e deri në ditët tona, madje duke paraqitur edhe regjistrin e arqipeshkve të cilët kanë shërbyer këtu. Ndërsa dekompozimi i fundit dhe më tragjik është bërë në vitin 1878, ku në sajë të vendimeve të Kongresit të Berlin it, Tivari dhe rrethina i jepen Malit të Zi, dhe nga ajo kohë kemi shkeputjen e Arqipeshkvisë së Tivarit nga Shkodra. Ishte ky një veprim politik i kohës, duke anashkaluar faktin se kisha katolike është ekumenike, e cila nuk mund të parcializohet në sajë të kufijve politik të shteteve të ndryshme. Por, një veprim i tillë u legjitimua me 13.3.1886, në sajë të nënshkrimit të Konkordatit të Vatikanit me Malin e Zi, qe paraqet një akt të turpshëm diplomatik, nga del në mënyrë transparente politizimi i fesë për qellime politike. Autori, është kritik, për këto veprime absurde të kohës, të cilat kanë pasur pasoja në vitet në[ vijim për arqipeskvinë dhe popullatën e konfesionit katolik në ketë mjedis.
E dhëna se nuk është lejuar mbajtja e meshës në gjuhën shqipe, si pjesë dërmuese e popullsisë së pjesëtarëve të konfesionit katolik në ketë arqipeshkvi e dëshmon më së miri një konstatim të tillë. Një gjendje vazhdon edhe sot në sistemin pluralist, gjoja të barazisë qytetare dhe nacionale, nga del qartë, politika asimiluese dhe sllavizuese ndaj shqiptarëve të përkatësisë katolike në kuadër të këtij institucioni edhe në ditët tona. Andaj, me të drejtë konstaton autori, se një politikë e tillë ka ndikuar qe një numër i konsideruar i shqiptarëve katolikë të deklarohen në aspektin kombëtar në malazez apo kroat, duke mohuar ate shqiptare qe janë rreth 90% të pjesëtarëve të kësaj aeqipeshkvie, qe është rast për hulumtim dhe apsurd i për kohën tonë.
Gjokë Dabaj, këtë libër nuk e shkruan më subjektivizëm apo me qellim për të fyer autorin Jovoviq, por e kundërta, ai është i matur dhe me kujdes prezanton pikëpamjet e tia me argumente, duke hjedhur poshtë tezat e Jovoviqit të cilat nuk përkojnë me realitetin etnik e demografik në të kaluarën dhe në ditët tona të hapësirës gravituese të Arqipeshkvisë së Tivarit. Madje autori Dabaj cekën qartë se duhet ndarë qartas së ç është historikisht e pranueshme dhe ç është prodhimi i fantazisë krijuese apo letrare. Dabaj po ashtu është i qartë dhe kategorik kur ceken se ilirët pasi ranë nën sundimin romak, mbeten ata qe ishin por nën pushtetin e një perandorie. Pra, popullsia romane ishin ilirët edhe pse ka pasur administrator, zejtarë, tregtarë e qeveritarë të ndryshëm, sidomos në qytetet bregdetare të Ilirisë, por popullsia dominuese ishte ilire, ndërsa sllavet janë vendosur vonë si ardhacak në krahinat e ndryshme të Ilirisë, ku është bërë një simbiozë me popullsinë autokone-ilire, që më së miri dëshohet pikërisht në Mal të Zi. Pra e meta parësore e botimit të I.Jovoviqit cekën me të drejt Dabaj së është mungesa e trajtimit dhe injorimi i popullsisë iliro-arbërore në këtë mjedis gjeografik.
Si më parë edhe tash për libra të ndryshëm kemi pasur rast të lexojmë, vështrime apo recensione nga disa faqe, por jo sikurse kemi ketë rast ku ndaj një libri shkruhet një libër tjetër. Është ky një rast i veçantë për kohën tonë dhe ky libër polemizues është unikat dhe si e tillë do të jetë edhe për një kohë të gjatë.
Por, me duhet të them edhe një faktor tjetër qe ka qenë motiv i reagimit të tillë polimezues.Është pikërisht largimi i tij nga vendlindja në moshë të re pa e parë ate për rreth tridhjet vite(1962-1991). Ndonëse ka jetuar larg saj në Shqipëri, vendlindjen e kishte në zemër. Madje nuk thuhet kot se vendlindjen më së shumti e duan ata qe janë larg saj.
Autori Gjokë Dabaj, meriton respekt të veçantë, ku them me bindje të plotë se pas monografisë kushtuar Shestanit, kjo është vepra e tij jetësore, e cila nderon autorin dhe botimet albanologjike.
Ulqin , 23.5.2015
*Gjokë Dabaj, E KALUARA E VËRTETË E ARQIPESHKVISË SË TIVARIT, Botoi: ART CLUB, Ulqin 2014

Filed Under: Featured Tagged With: E KALUARA E VËRTETË E ARQIPESHKVISË SË TIVARIT, Nail Draga, Ulqin 2014

Pi helmin i kohës!

May 30, 2015 by dgreca

Shkruan: Avdi Ibrahimi/
Pi raki rrushi të Rahovecit… Nuk më zënka rakia… Nuk e di pse e pi, ani pse nuk ndjej asfarë shije, e nuk jamë asfarë pijaneci. Mbase e di pse pi? Mbase po e pi helmin e kohës… Pi të huajin bashkë me servilin vendorë që na rrin mbi kokë…dhe atdheu mbase padashje në hekura mban çlirimtarin.
Po gërmoj e gërmova me mendje dhe në shpirt.
I huaji e vendori servil i korruptuar, po i mbyllin mbrenda hekurave njerëzit çlirimtar, e po i linçojnë njerëzit progresist, kështu po u ipet krah njerëzve të këqij, të korruptuar e kriminel.
Ky helm i kohës , disi po më kujton atë veprën letrare “Krimi dhe dënimi” të Fjoderit.
– Varfëria si kontekst social i kësaj vepre paraqet vlerën kryesore të romanit. Vuajtja e njerëzve në këtë vepër është vrazhdësi konkrete. Me dredhi me mashtrim Svidrigajllovi ky njeri i pasur i detyron shërbëtorët të bëjnë vetëvrasje, ai në pronën e vet të fituar nëpërmjet korrupcionit, shfrytëzon, dhunon, çupën katërmbdhjetëvjeçare e cila nga vuajtja dhe dëshprimi mbytet në lumë, e helmon gruan e tij që t’i rrëmbej pasurinë, e shqetëson Dunjën një femër tjetër për ta skandalizuar.
– Në anën tjetër Luzhini, poashtu një njeri i pushtetshëm e i pasur, kërkon një vajzë të varfër, e cila përjetë do të jetë mirënjohëse këtij njeriu përshkak se kjo martesë e shpëton nga mjerimi, kështu i jep të drejtë burrit të saj që ta tiranizoj vullnetarisht.
– Sonja bëhet prostitute, që të mos qajnë fëmijët nga uria. – Njeriu vret njerinë për para, e po këto para mbetën të pashfrytëzuara, krimineli përvidhet nga banesa e të vrarës i padiktuar, i ka të gjitha kushtet që ta ruaj fshetësinë, por megjithatë zbulohet, dhe i dorëzohet gjyqit, por ai nuk heq dorë nga teoria e krimit. – Enigmën e parave të pashfrytëzuara personazhi e ndjen se as nëna, as motra, askush nga njerëzit e ndershëm, nuk do të pajtohej që problemet e veta jetësore ti zgjedhë më paratë e plaçkitura nga e vrara.
– Sonja pyet e tmerruar: “Ato të holla që ia dhatë Katerini Ivanovnës, mos janë nga ato të holla të fituara me anë të krimit. ”Jo Sonja, këto të holla nuk ishin prej atyre parave, qetësohu”. – Njeriu i ndershëm ka nevoj për një bindje dhe ndjenjë se çdo gjë është realizuar pastër.
Nga kjo vepër letrare kuptova se skllavëria nuk gjendet vetëm në raftet e pluhërosura të historisë, kjo po ndodh edhe sot në këtë kohë, servili në cilin do kontekst kohor qoftë ai, është një lloj skllavi, ndoshta ky njeri i kthyer në kukull, i ka borxh liderit të tij, se e ka punësuar në ndonjë nga ministrit, se i ka dhënë mbase ndonjë tender, se i ka dhënë ndonjë diplom a mirnjohje false, a kushedi çfarë?!
Për ta shprehur më ndryshe, këta janë skllevërit e vërtetë. Këta janë njerëz të skllavëruar e të shantazhuar, kjo skllavëri atyre u rëndon në kurriz, kjo skllavëri e pëlqyer nga ana e tyre , e këta skllevër nuk marrin veshë çka do me thënë liri, por përkundrazi ndjejnë një fare urrejtje për mbrojtësit dhe kërkuesit e lirisë, kështu këta skllevër budallenjë ushqejnë njëfarë respekti për liderin e tyre oligarkë që tashmë është bërë ekspert i përdorimit të dhunës dhe prangave zingjirore.
Ky është një zakon i pëlqyer prej tyre dhe këtë skllavërim e mbajnë në kurriz e durojnë me gëzim. Veçanërisht ata që janë lindur skllav!

Filed Under: Featured Tagged With: Avdi Ibrahimi, Pi helmin i kohës!

Kryeministri Serb:Rasti i vëllezërve Bytyçi,rëndon marrëdhëniet amerikano-serbe

May 29, 2015 by dgreca

Sipas kryeministrit serb, rasti i vëllezërve Bytyçi është një nga “çështjet e hapura që vazhdon të rëndojë marrëdhëniet amerikano-serbe”./
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se ka kërkuar nga shefi i Komisionit për hetimin e vrasjes së gazetarëve, Veran Matiq, të përfshihet në hetimet që kanë të bëjnë me vrasjen e vëllezërve Bytyçi në vitin 1999.
Agron,Yll dhe Mehmet Bytyçi, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova, ne qershor të vitit 1999 kishin kaluar kufirin ende të pashënuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe qenë vrarë me plumb në pjesën e prapme të kokës.
Trupat e tyre të pajetë janë gjetur në vitin 2001, në varrezën masive në Petrovo Sello, në Serbi.
Në arsyetimin e tij, Vuçiq thotë ta ketë angazhuar zotin Matiq, për shkak të “rezultateve që ai ka treguar në rastin e gazetarit ë vrarë, Slavko Çuruvija”.
Sipas kryeministrit serb, rasti i vëllezërve Bytyçi është një nga “çështjet e hapura që vazhdon të rëndojë marrëdhëniet amerikano-serbe”.
Për vrasjen e vëllezërve Bytyçi kanë qenë të akuzuar policët Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, të cilët pas dy gjykimeve janë liruar.
Për këtë rast, më 22 tetor të vitit 2013, edhe Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, kishte inicuar një rezolutë, përmes së cilës kërkoheshin hapa të mëtejmë nga autoritetet në Serbi për të vënë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi para drejtësisë.(Bota Sot)

Filed Under: Featured Tagged With: amerikano-serbe, Bytyci, Rasti i vëllezërve, rëndon marrëdhëniet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 650
  • 651
  • 652
  • 653
  • 654
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT