• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

UKRAINË – Aeroporti i Simferopolit në duart e milicive proruse

March 11, 2014 by dgreca

SIMFEROPOL (Ukrainë),– Milicitë proruse morën nën kontroll aeroportin e Simferopolit, që është edhe më i madhi në Gadishullin e Krimesë, duke anuluar të gjitha fluturimet me përjashtim të atyre me destinacion ose që vjinë nga Moska.

Milicët nuk i lejojnë gazetarët të flasin me punonjësit e aeroportit. Njëri prej milicëve, që thotë se e thërrasin thjesht Ivan, deklaroi se ata po mbajnë të bllokuar kullën e kontrollit dhe pistën ku ulen avionët dhe lejojnë që të ngrihen në flutrim ose të ulen vetëm avionët që vijnë nga Moska

Filed Under: Featured Tagged With: Aeroporti i Krimese

Ministrja Kumbaro anulon koncesionin e Kalasë së Lezhës

March 11, 2014 by dgreca

Nga Nikolla Lena/ Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, në mbledhjen e radhës, të zhvilluar një ditë më parë ka vendosur anulimin e koncesionit për Rijetezimin e Kalasë së Lezhës.

Në një konferencë për shtyp, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se  procedura ka qënë që në fillim zgjidhet konkurrenti dhe pastaj vlerësohet projekti i tij.

Por ministrja theksoi se “ka ndodhur e kundërta: në vend që të fillohej procedura e përzgjedhjes së konkurentit dhe të paraqitej një projekt për t’u zhvilluar është miratuar projekti dhe më pas është filluar procedura për përzgjedhjen e subjektit”.

Ajo sqaroi se gjithë praktika, e zhvilluar ne dy faza te ndara secila nga njëra – tjetra, kishte te bënte me procedurën e miratimit te projektit teknik te rijetezimit te Kalasë Lezhe dhe me procedurën e ndjekur nga ish Ministria Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, për përzgjedhjen e konkurrentëve, me qëllim rijetëzimin e kësaj zone.

”Procedura e dhënies me qira të Kalasë Lezhë në vetvete përmban një sërë shkeljesh të cilat konsistojnë në: mos legjitimimin e ish MK për të zhvilluar këtë procedurë, pasi MK nuk ishte administratore e Kalase se Lezhes kur KKR aprovoi projektin, dhe vetem pasi i kishte kryer keto procedura, Del VKM per kalimin e administrimit nga bashkia te MK; që nga koha që është zhvilluar procedura për përzgjedhjen e konkurrenteve për zhvillimin e rijetëzimit, nuk ka asnjë vendimmarrje të kësaj të fundit për miratim procedure, pra edhe kur u hap procedura e konkurrences ku u paraqit vetëm një kandidat, natyrisht subjekti i projektit  të aprovuar tashmë më pare, nuk u mbyll e nuk kemi asnjë akt që të deklarojë fituesin; ky projekt nuk është hartuar në kuadër të  procedurës së rijetëzimit parashikuar nga Legjislacioni në fuqi dhe Karta Restaurimit, ndërkohë që territori i brendshem cilësohet si një nëntokë me potencial të madh arkeologjik”, sqaroi ministrja.

Kumbaro deklaroi se KKR vendosi shpalljen absolutisht të pavlefshëm të aktit administrativ Urdhër të Ministrit nr. 27 date 1.2.2011 “Për rijetezimin e kalasë Lezhe”, si dhe Anulimin e procedurës se Rijetëzimit si një procedurë në hartuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për sa argumentuar me lart.

Gjithashtu Ministrja Kumbaro bëri të ditur vendimet e marra për mbrojtjen e disa monumenteve, si më poshtë”

-Mbrojtje të parkut Gerladina të Burrelit, kërkesë që vjen nga vetë Bashkia

-Propozim për shpallje monument kulture, “Fortifikimin e një banese feudale” në rrugën Thoma Kalefi, Elbasan

-Propozim për shpallje ansambël historik parku Geraldinë në qytetin e Burrelit

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur rrënojat e kishës së Çiflikut, Sarandë.

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Dorëzit.

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Këlcyrës.

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Qyteti në Triport, (Aulonë), Vlorë.

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Kaninës, Vlorë.

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Porto Palermo, Himarë, Vlorë.

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kisha e Ipapandisë, Dhërmi, Vlorë.

-Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kisha e Shën Stefanit, Dhërmi, Vlorë.

 

Filed Under: Featured Tagged With: e Kalasë, Ministrja Kumbaro anulon koncesionin, së Lezhës

PRESIDENTI MBLEDH KESHILLIN E SIGURISE KOMBETARE

March 11, 2014 by dgreca

‘Siguria Kombëtare’, Nishani: Si anëtarë të NATO-s, të dëshmojmë mirëkuptim dhe bashkëpunim/

Nga Anila Struga/.- Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh të martën në Presidencë, nën drejtimin e kryetarit të tij, Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Në takim ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, anëtarë të kabitetit qeveritar, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, etj.

Në fjalën e tij, Presidenti tha sqaroi se mbledhja e sotme e Këshillit nuk ka lidhje me ndonjë rrezik akut, por me procesin e hartimit të një dokumenti që do të shtrihet për dekadat e ardhshme dhe që do të orientojë reformat më të rëndësishme të vendit.
“Si President i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i FA-së do të jem gjithë kohës i vendosur për të ushtruar me përkushtimin maksimal  autoritetin që më jep Kushtetuta dhe ligji në fushën e sigurisë kombëtare. Në vazhdim të kësaj vendosmërie si kryetar i këtij Këshilli, duke lutur mirëkuptimin dhe angazhimin tuaj, për ta shndërruar këtë Këshill  në një mekanizëm aktiv, po përgatis një program vjetor të punës së tij”, iu drejtua Presidenti të pranishmëve.
Kreu i Shtetit theksoi se siguria kombëtare është një koncept i gjerë, që kontribuon pozitivisht ‘në mbrothësinë e kombit’. Si e tillë, tha ai, siguri kombëtare janë dhe elementë të jetës shoqërore, politike, kulturore si mirëedukimi, mirëshkollimi, sjellja qytetare, ndërgjegja komunitare, zbatimi me korrektësi i ligjit, marrëdhëniet normale shumicë-opozitë, mirëfunksionimi dhe bashkërendimi i punëve ndërinstitucionale etj”, theksoi Nishani.

“Siguria kombëtare, e përcaktuar dhe e institucionalizuar si e tillë, përfshin elementë të përcaktuar qartë, siç janë mirëfunksionimi i FA-së, ruajtja e rendit, Shërbimi Informativ, masat për ruajtjen nga terrorizmi, lufta kundër trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar, ruajtja e kufijve të vendit, paprekshmëria tokësore dhe detare, kujdesi për ekonominë në  përgjithësi, si dhe kujdesi për ruajtjen e burimeve energjitike apo bizneseve strategjike, monedha, shëndeti i shtetasve etj”, tha Presidenti Nishani.

Ai falenderoi për praninë në takim, kreun e opozitës, Lulzim Basha, duke u shprehur se ”mirëpret kontributin e tij në çështjet e sigurisë”.
Duke u ndalur tek çështjet që do diskutohen në këtë takim, Presidenti ftoi pjesëmarrësit që të bëjnë ç’është e mundur ”për të ndarë këndvështrime sa më të përafërta lidhur me gjendjen aktuale, arritjen e problematikave, sfidat dhe më kryesorja përafrimin e sistemit tonë të sigurisë me atë të vendeve të tjera të NATO-s dhe  BE-s”.

“Përgatitja e paketës ligjore të sigurisë dhe dokumenteve strategjik, deri në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Uells, në shtator të këtj viti, do të jetë një rast i mirë që të provojmë se jemi anëtarë seriozë të Aleancës, që dimë të bashkëpunojmë dhe të mirëkuptohemi”, e mbylli fjalën e tij para Këshillit të Sigurisë, Presidenti Nishani.

Mbledhja ka vijuar me dyer të mbyllura, për të diskutuar çështje që lidhen me zhvillimin e reformës së bazuar në rishikimin e mbrojtjes 2013; plani i zbatimit, paketa ligjore, çështja e ristrukturimit të Forcave të Armatosura, etj

 

Filed Under: Featured Tagged With: E SIGURISE. KOMBETARE, PRESIDENTI MBLEDH KESHILLIN

UKRAINË – Parlamenti i Krimesë shpall pavarësinë e gadishullit

March 11, 2014 by dgreca

SIMFEROPOL– Deputetët e parlamentit prorus të Krimesë deklaruan sot gadishullin të pavarur nga Ukraina, një etapë e paralajmëruar përpara mbajtjes së referendumit të dielën për të mundësuar bashkimin e saj me Rusinë.

“Një deklaratë pavarësie e Republikës Autonome të Krimesë dhe të qytetit të Sevastopolit u miratua nga 78 deputetë nga 81 të pranishëm”, sipas një komunikimi për shtyp të këtij parlamenti të konsideruar si ilegal nga autoritetet e Kievit.

Filed Under: Featured Tagged With: Parlamenti i Krimese

Prokuroria: 7 të arrestuar, rekrutonin shqiptarë për të luftuar në Siri

March 11, 2014 by dgreca

Në kuadër të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, me mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit, gjatë ditës së sotme janë arrestuar shtatë persona, të  dyshuar si të përfshirë në rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri.

Në një deklaratë për mediat, Drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Eugen Beci, dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi bën të ditur se të arrestuarit akuzohen për veprat penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”; të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, dhe të “Nxitjes së urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”.Kështu, Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë për personat e mëposhtëm: Genci Balla, nga Librazhdi, i vetëshpallur Imam i Xhamise te Unaza e Re, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, (organizator) si dhe Bujar Asllan Hysa, nga fshati Bastar, Tiranë e banues ne Mëzez, Tiranë, me arsim te mesem, i vëtëshpallur Imam i Xhamise se Mezezit, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, (organizator).

Beci bëri të ditur se në banesën e të arrestuarit Hyka u gjetën dhe u sekuestruan, dy aparate telefoni celular, disa karta memorie telefoni celular dhe aparat fotografik, kartë identiteti në gjuhën arabe si dhe një sërë kontrata depozitash bankare në emër të shtetasit Bujar Hysa dhe në emër të disa shtetasve të tjerë, disa libra fetarë, mes të cilëve Libri”Asgjësimi i teorisë së  përzierjes së fesë Islame me fetë e tjera”.

Gjithashtu, ai tha se në objektin ku ushtron veprimtarinë fetare, u gjetën tre njësi kompjuteri, çantë ushtarake kamoflazhi, dy telefona celularë, 15 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Prokuroria tha se të arrestuarit e tjerë janë Edmond Balla, nga Elbasani, (organizator), Zeqir Imeri nga Dibra dhe banues Yrshek, Tirane, (organizator dhe pjesëmarrës).   Në banesën e të ndaluarit Imeri u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës material, 8 telefona celularë, 2 karta telefoni, një granadë  ofensive e pa montuar, një armë automatike e tipit kallashnikov, katër krehëra automatiku, 320 (treqind e njezete) fisheke te kalibrit 7.62, një thikë, dy radio dhënëse-marrëse, një xhup kamuflazhi.

Ndërsa tre të arrestuarit e tjetër gjatë këtij operacioni janë Verdi Morava, nga Tirana financues i grupit, Fadil Muslimani (Dervishi), nga Elbasani dhe Astrit Tola, nga Dibra, të dy ndihmësa.

Në banesën e këtij të fundit u gjet një çifte 12 fishekë, 11CD, broshura fetare, fletore me shënime në gjuhën arabe, një sasi kartash SIM dhe disa numra celularë dhe një unfiformë ushtarake.

Prokuroria sqaron se shtetasit Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët ushtrojnë aktivitet fetar ilegal, të palegalizuar në zonën e Unazës së Re dhe në fshatin Mëzez, Tiranë, dyshohet se kanë kryer veprime aktive për indoktrinuar persona të ndryshëm me ideologji radikale, për t’u angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve terroriste ekstremiste që janë nën sanksione nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Shtetasit Edmond Balla dhe Vervi Morava dyshohet se kanë kryer veprime konkrete për dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri.

Ndërsa shtetasit Fadil Musulmani, Zeqir Imeri dhe Astrit Tola dyshohet se kanë kryer veprime aktive për të ndihmuar organizatorët në rekrutimin dhe më pas dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri.

Gjithashtu, nga forcat e Policisë së Shtetit, në bazë të autorizimit të gjykatës, u ushtrua kontroll në disa ambjente në Tiranë dhe Pogradec, ku ushtronin veprimtarinë e tyre këta persona.

Ndërkohë, në kuadër të këtij hetimi, janë caktuar masat e sigurimit edhe për gjashtë persona të tjerë, të përfshirë në të njëjtën veprimtari kriminale, si edhe po vijojnë hetimet nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe oficerët e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit.

 

Filed Under: Featured Tagged With: 7 terroriste, Arrestohen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 708
  • 709
  • 710
  • 711
  • 712
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT