SIMFEROPOL– Deputetët e parlamentit prorus të Krimesë deklaruan sot gadishullin të pavarur nga Ukraina, një etapë e paralajmëruar përpara mbajtjes së referendumit të dielën për të mundësuar bashkimin e saj me Rusinë.
“Një deklaratë pavarësie e Republikës Autonome të Krimesë dhe të qytetit të Sevastopolit u miratua nga 78 deputetë nga 81 të pranishëm”, sipas një komunikimi për shtyp të këtij parlamenti të konsideruar si ilegal nga autoritetet e Kievit.