• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ZEMRA JOTE: MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE!

February 13, 2014 by dgreca

Proze poetike nga Xhemail Peci/

Po afron nata. Hëna po ndrinë e yjet i bëjnë shoqëri në qiellin e kthjellët. Konstelacioni i yjeve si medaloni i varur në gjoksin tënd. Shkëlqimi i tyre shpërndahet si dritë farfuritëse në të kaltërtën që si aureolë e rrethon hënën. Hëna e soditë portretin tënd, e gjumi i butë bie tani bie mbi qepallat. Gjumi i butë sytë i puthë – tek dehur ka gjithçka në ëmbëlsinë dhe butësinë e tij. E më butësisht se rënia e qerpikëve përmbi sytë, hije e engjëjve bie mbi një pamje pafajësie: që si puhi ledhatare perkëdhelë ballin si një bardhësi bermeri! Hija e hënës zbret me ngadalë nëpër sfondet e bardha – shket ngadalë përmbi ballin, e yjet përmbi qerpikët e shuajnë mallin. Engjëjt i gëzohen pamjes që përkundet në pafajësinë e ëmbëlsisë së gjumit. Mbi sfondet e ballit kanë rënë fijet e flokëve ngjyrë gështenjë, e në shkëlqimin e tyre, flokët si kallinjtë e grurit! Të buta si vetmi e thellë e natës që përshpëritë: emrin tënd të bardhë…Magjepsur nga pamja që kanë përpara, engjëjt sodisin harkun e hijes që qepallat lëshuar kanë përmbi mollëzat e njoma të faqeve. Duart e bardha, duart më të buta, pëllëmbët ua kanë falur pushtetit të gjumit. Gishtërinjtë e hollë me thonjtë si thelpinjtë e lajthive, ngjajnë me butësinë e agimeve të trëndafilta. E qerpikët e hollë me harkun e lakuar si shtigje të pafundme rrijnë sogjetarë mshimi mbi sytë që aq shumë u ngjajnë kopshteve të planeteve. Prekur nga një pamje e tillë, engjëjt ulin fletët përunjësisht. Pastaj si ca hije të shenjta drite, qetë – qetë e sikur druajnë se mos zgjojnë nga gjumi, fare ngadalë dhe duke e shtruar rrugën me lutje dhe me lule, ashtu siç bëjnë kur hapin portat e parajsës: hyjnë ngadalë dhe qetë në stendat e muzeut krahanor, aty ku Zemra Jote është:

MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE!

 

Aty ku bota ngjanë me një llampë magjike! Pamja përrallore i ka magjepsur edhe engjëjt: një botë e bardhë ku lumenjtë rrjedhin si ar, ku lulet janë më të buta se në të gjitha pranverat, ku trëndafilat e marrin ngjyrën e tyre, ku ylberi e shuanë etjen, ku lotët e fluturave e gjejnë prehjen, ku jeta e gjenë paqen, ku gjumi e puthë ëndrrën, ku zogjtë falin gjithë cicëprimat e tyre, ku kanarinat këndojnë më ëmbël se kudo tjetër, ku pranverat vijnë më herët, ku krojet e fjalës rrjedhin si hojet e mjaltës, ku takohen horizontet e hapësirave dhe horizontet e detërave, ku shiu u falet lutjeve, ku tik – taku i jetës ngjanë aq shumë me tik – takun e zemrës sate, ku bien të gjitha lulet, të gjitha lutjet, të gjitha përgjërimet, të gjitha pafajësitë, të gjitha përjetësitë!…

 

Aty-ku zë fill amshimi e ku shiu i lutet qiellit, sa herë që mëshira hyjnore ia njeh lutjet.

Aty-ku engjëjt e bardhë shtrijnë krahët e hija e krahëve të tyre, mbulon gjithë parajsën e zemrës: pafundësisht! Engjëjt flejnë në parajsën e zemrës sate! Aty – ku kanë çerdhen e tyre. Aty prej ku zemra ia ka falur zërit tënd tingujt e vet më hyjnor! E gëzimi i engjëjve u ngjanë gëzimit të luleve, e butësia e fletëve si fletët e trëndafilave. Ditën i falen parajsës, e natën? Natën i falen zemrës sate. Rrugën e kanë të shtruar me lutje, e hija e butë e tyre zgjatet, siç zgjatet dhe hija e qepallave: si kurora dafinash përmbi sytë. Mesnatë e thellë. Qetësi që përpinë çdo gjë. Mbretëri e qiellit hënën e ka për emblemë. E thellësi e zemrës sate parajsën e mbështjellë!

Si në një paqe të përjetshme, e si në një marëveshje mes zemrës dhe parajsës: gjumi mbi qepallat dhe gjumi i engjëjve!

Çdo natë, engjëjt zbresin në zemrën tënde!

E kur aurora afrohet ngadalë me hapin tënd të butë, kur agimi zë ta mund vetminë e natës, e kur rrezja e dritës sytë i hapë përmbi universin, drita e shenjtë si drita e syve blu, i thërret të ngjiten sërish lartësive…

 

Magjepsur nga magjia e zemrës, engjëjt e dinë se duhet të ngjiten po të njëjtës rrugë, po të njëjtit shteg prej ku kanë zbritur: pikat e shiut janë litarët e lotëve që u shërbejnë engjëjve për të zbritur nga qielli dhe për t’u ngjitur sërish lart!

Magjepsur nga pamja magjike, e gjumit dhe e zemrës që aq shumë shëmbëllen me parajsën; me zërin e zemrës zate, në thellësinë e kësaj nate, engjëjt i luten mëshirës hyjnore:Na lerë të flejmë: veç edhe pak!

E në utjen e tyre zemra jote: MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE!

A I THUA ZEMRËS SATE, T’I NGJAJË NJË ÇOKOLLATE?!

Në thellësinë e një nate, kur shkëlqimi i hënës ka tretur e kur prapa ka lënë veç dritën që në tingujt e shkëlqimit pre ari  i shëmbëllen një sonate, kur pikat e shiut bien me ritmin e zemrës sate, e ritmi i pikave si ritmi i tik – takut të një ore, kur faniten përpara pamjet e asaj dore gjithë butësi e bardhësi e magji; kur këmisha e kaltërt të rri veshur si një qiell i qeshur, e kur rimti i pikave të shiut ende nuk ka tretur, kur gjumi rri për t’u rrekur qepallave, kur të gjithë lumenjtë, të gjitha krojet, të gjitha burimet rrjedhin në pafajësinë e fjalëve që përshpërisin, kur erërat e zefirit ballin ta flladisin e kur gishtërinjtë e hollë të agimeve të trëndafilta perkëdhelin ato flokët e tua të buta e që ngjajnë si arat me grurë: herë shpleksur supeve e herë lidhur mbrapa; kur shpalosen sfondet e fytyrës si sfondet më të bukura të natyrës, kur të bien mbi supet e tua: zogj e pëllumba, e lulet me dafina; kur yjet të bien mbi qepalla e kur përtej sfondeve blu të syve tu shfaqet Atlantida, kur mbi harkun e lëmuar të vetullave të bie harku i hënës; kur në gishtërinjtë e hollë të bien fletët e luleve, e kur në pëllëmbët e duarve të bien shkëndijat e diellit si përmbi manushqet, kur mbi mollëzat e faqeve të bie hija e trëndafilave, e kur buzëve pikojnë qershitë, e kur nga fjala pikon mjalta, kur nga majat e qerpikëve pikojnë kristale, e kur engjëjt ulin fletët tek përshpërisin emrin të të bardhë, në thellësinë e kësaj mesnate, kur çdo gjë i ngjanë një sonate:

A I THUA ZEMRËS SATE, T’I NGJAJË NJË ÇOKOLLATE?!…

 

Filed Under: Featured

Gregori Lima – (1925 – 2014) u perkujtua ne Nju Jork

February 13, 2014 by dgreca

 ” Një veprimtar i madh dhe hulumtues i palodhur për zgjidhjen e çështjes shqiptare, i cili ka luajtur një rol dhe ka dhënë kontribut në fushën e gazetarisë hulumtuese gjatë luftës në Kosovë, duke lënë përshtypje të thellë dhe ka mbetur në kujtesën e shumë  shqiptarëve të cilët patën rastin t’a njohën nga afër”/

 BEQIR SINA, Bronx – New York/

BRONX NY: Tre javë pas vdekjes së tij në Bronx New York, është mbajtë një veprimtari përkujtimore për të kujtuar jetën dhe veprën dhe nderuar, shkrimtarin, gazetarin, politikanin dhe veprimtarin, Gregori Lima, autor i disa librave por i njohur tek shqiptarët për dy librat e tij – për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-ën, me poemë të Xhevat Limanit, me tituj: “Journey to Macedonia – Udhëtim në Maqedoni” dhe  “The Americani – Poema – Agron Mirdita”
Me këtë rast, në qendrën kulturore Bronx House në Pelham Pkwy – Bronx, New York  u organizua veprimtaria përkujtimore, nën kujdesin e mikut të tij të ngushtë, aktorit dhe producentit të njohur shqiptaro – amerikan Xhevat Limani, së bashku me Televizioni AAvision dhe Akademin e shkencave të shqiptarëve të Amerikës.Në këtë veprimtari ishin të i pranishëm gruaja e tij prej 52 vjetëve martesë Karina Arzooian një anëtare e një pakice të armenëve në Amerikë edhe dy djemtë Vincent dhe Eric,”zbuluesi” i tij miku familjar Nua (Tony) Shala, si edhe veprimtari i dalluar nga Las Vegasi Fatmir Hamza, ri-kandidati shqiptar për në kongresin amerikan Emin Eddie Egriu, protogonisti kryesor i librit “Amerikani” – Agron Mirdita, zoti Gazmend Lleshi, professor Prend Qetta, skulptori Kristaq Kapedani, veprimtarët Rrape Ruci, Destan Aliu, Ylli Alizoti, dhe nënkryetari i ASHASH, doktor Adem Harxhi, shkrimtari Mëhill Velaj e të tjerë .

Gregori Lima, vdiq më 22 Janar 2014,  në moshën 88 vjeç në mënyrë paqësore – një ditë pasi kishte përjetuar një “goditje” në tru – në shtëpinë e tij në Danbury , Connecticut , në shoqërinë e gruas së tij – , i rrethuar nga dy bijtë e tij dhe e bija – nipër e mbesa!

Duke kujtuar jetën dhe veprën e zotit Lima, folësit thanë se ai ishte një veprimtar i madh dhe hulumtues i palodhur për zgjidhjen e çështjes shqiptare, sipas tyre, i cili ka luajtur një rol dhe ka dhënë kontribut në fushën e gazetarisë hulumtuese gjatë luftës në Kosovë, duke lënë përshtypje të thellë dhe ka mbetur në kujtesën e shumë  shqiptarëve të cilët patën rastin t’a njohën nga afër.

Disa nga folësit e kësaj veprimtarie thanë se ai ishte padyshim figura më faqendritur që mori pjesë dhe ishte suportues i luftës së drejtë të UÇK-së prej frontit të luftës, në Rambuje dhe deri në Pavarësinë e Kosovës, hulumtues i denjë i çështjes shqiptare nën Maqedoni, nën Mal të Zi, Preshevë Medvegjë e Bujanoc si dhe një suportues i drejtë i çështjes çame.

Në këtë veprimtari folën kreu u Akademisë së Shkencave Shqiptaro- Amerikane, professor Skënder Kodra,  gazetari Qazim Doda, veprimtari Gazmend Lleshi, miku i tij, familjar Nue Toma,- dhe djali i Gregori Limas – professor Eric Lima.

Protogonisti i librit  “The Americani” Agron Mirdita, pos një keqardhje të thellë që shprehu ndaj familjes së Gregori Limas, nënvizojë gjatë fjalës së tij : “Ndjehem i privilegjuar që publicisti Gregory Lima më zgjodhi mua si protagonist per Librin e tij “The Americani”. Kjo nuk më bëri nder vetëm mua por mendojë terë UÇK-së” u shpreh Mirdita.

Miku i tij i ngushtë aktori dhe producenti Xhevat Limani, i cili edhe udhëhoqi këtë veprimtari përkujtiomore  lexoi disa telegrame ngushëllim të dërguara nga : Ardian Hoxha nga American School of Kosova dhe Albafon-Fol shqip, prof.Sabahudin Zhuta Shkup, Resul Shabani shkrimtar, Muhamet Halimi veprimtar , Abdullah Zeneli botues i Buzukut Prishtinë etj. Si dhe shkrimet post-morte, duke u ndalur tek një shkrim për Gregori Lima, i shkruar nga professor Agron Fico.

Limani më pasë ai lexoi premeorien “Misionari Gregori Lima”:

Ne u gjendëmi sot këtu për t’i shprehur respekt njeriut me personalitet më   dinjitoz që pa fije rezerve intelektuale, diplomatike, politike dhe ushtarake mbështeti kuzën e drejtë kombëtare shqiptare pa kursyer as qelizën më të imtë përballë interesit dhe çështjes madhore shqiptare, u shpreh Limani
Sipas Limanit, Gregory Lima, nuk u ndal edhe kur mbaroi lufta e UÇK-së, sepse ai përcillte me vëmendje dridhjet e reja ballkanike që do të pesonin ne territoret e okupuara shqiptare nën Maqedoni, Mal të Zi, PMB dhe Çamëri. “Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, tha Limani,  eruditi i çështjes shqiptare Gregory Lima nuk e ndali veprimtarinë e tij, se e dinte fort mirë që një pjesë e madhe e territoreve shqiptare gjenden nën okupim. Bëri disa udhëtime pa e respektuar moshën e tij, duke hulumtuar kodrinave ballkanike fatin shqiptar, me të vetmen kredo sintagmë: Shtetet e bashkuara të Shqipërisë.”

Artisti shqiptar në Amerikë, Xhevat Limani e quajti z. Gregory Lima, të ishte më tepër se një misionar në vizionin e tij.

“Ai shpesh e përsëriste qëndrimin e tij se paqa do të mbizotërojë në Ballkan vetëm atëherë kur kombi shqiptar do ta reslizojë të drejtën e ëndërrimit shekullor të jetojë në një shtet nën flamurin kuq e zi, theksoi gjatë fjalës së til Limani duke shtuar se ai hulumtoi shkeljet eklatante të shqiptarëve të Malësisë së Mbishkodrës, të genocidit serb në Luginën e Preshevës dhe u doli në mbrojtje vëllezërve çam të përzënë me dhunë nga vatrat e tyre shekullore nga diktatura neofanariote e vestfalise greke. Veçmas bëri hulumtime në Maqedoni, duke përsëritur publikisht dhe institucionalisht se shqiptarët e pushtuar nën Maqedoni janë realisht çelësi i zgjidhjes së mbarë çështjes kombëtare.”

Më tej njeriu më i afërt i tij nga shqiptarët e Amerikës, aktori dhe producenti Xhavat Limani tha se :”Prej 22 dhjetorit kur Zoti Gregory Lima ndërroi jetë, më duket sikur marathona jonë kombëtare është ndalur. Unë e di dhe besoj në platformën e z. Greg : “Shtetet e bashkuara të Shqipërisë” ndaj shpirti i tij më ringjall ndjenjën e Feniksit për një zjarr të Ri, se vetëm duke e mbajtur të ndezur flakën e Atdhedashurisë kemi paguar tagrin e rëndë të Lirisë së popullit tim të nëpërkëmbur nga politikat e ndyta neobizantine evropjane. Tani kur shpirti i zotit Lima fluturon qiejve parajsor, dua të tingëllojë shqipërisht:O misionari im i dashur Greg, ti që njihje shpirtin tim prej Aktori dhe bindjet e mia profetike, të betohem O shpirthyjnori im, se unë Xhevat Limani dhe gjaku im që ëndërron shqip, nuk do të ndalemi, pa pushtuar dritën përtej Tunelit terr sllavo-bizantin.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Grigor Lima, Nju Jorku, u perkujtua

OPEROHET SKIATORI ERJON TOLA

February 13, 2014 by dgreca

Skiatori Erjon Tola do te merrte pjese ne dy gara ne dishezen per meshkuj: ne daten 19 do te garonte ne slalomin gjigand ndersa ne daten 22 ne slalom./

Skiatori i kombetares shqiptare, Erjon Tola eshte demtuar gjate dites se djeshme ne stërvitje, duke i thene para kohe lamtumire lojerave olimpike dimerore. Tola pesoi nje frakture te dyfishte ne parakrahun e majte gjate stervijtes. Skiatori shqiptar u dergua ne spitalin rajonal te Krasnaja Poljanes, ndersa diten e sotme ju nenshtrua nje nderhyrje kirurgjikale. Sipas te dhenave nga komiteti olimpik shqiptar, operacioni perfundoi me sukses. Skiatori Erjon Tola do te merrte pjese ne dy gara ne dishezen per meshkuj: ne daten 19 do te garonte ne slalomin gjigand ndersa ne daten 22 ne slalom. Nderkohe, e vetmja sportiste qe garon mbetet Suela Mehilli, e cila garon ne te njejten kategori si Erjon Tola ne daten 18 shkurt

Filed Under: Featured Tagged With: Operohet skiatori, Tole

Transporti urban në grevë 24 orëshe

February 13, 2014 by dgreca

Me diell apo shi, te premten e 14 shkurtit, merrni masa per te shkuar ne kohe ne pune, ne shkolle ose per te kryer sherbime te tjera. Transporti urban ne Tirane do te jete i paralizuar per 24 ore. Punonjesit e te gjitha linjave brenda kryeqytetit do te jene ne greve pasi sipas tyre nuk kane marre pagen prej disa muajsh. Lajmerimi eshte bere nga sindikata e Transportit, nje dite me pare. Nderkohe, greva 24 oreshe pritet te shkaktoje kaos ne transportin publik.  Por jashte kameres, punonjes te linjave urbane deklarojne se pezullimi i punes, nuk eshte nisme e tyre, por vendim i pronareve ne bashkepunim me sindikaten, si forme presioni per rritjen e çmimit te biletes. Nje dite para greves 24 oreshe, qytetaret kane protestuar para ministrise se Transportit per mosrritjen e çmimit. Ndersa numri dy i bashkise, Eno Bozdo, ka perseritur qendrimin  ndaj qeverise per plotesimin e kerkesave operatoreve te transportit publik per subvencionim dhe jo rritje te çmimit. Ministria e Transportit po harton nje draft, ne te cilin thuhet se  çmimin e biletes per linjat urbane nuk e percakton qeveria, por pushteti vendor.

Filed Under: Featured

Ekstradohet nga SHBA 40-vjeçari shqiptari vrases i dyfishte

February 13, 2014 by dgreca

Ekstradohet nga SHBA-ja një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë. Marjan Rroku, 40 vjeç nga Shkodra u ekstradua sot rreth orës 14:15 nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendim të datës 02.05.2002, e ka dënuar shtetasin Marjan Rroku, me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje në rrethana cilësuese”, parashikuar nga Kodi Penal.

I ekstraduari Marjan Rroku, më datë 29.03.2001, rreth ores 13:30, në Tiranë, para pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ka vrare me arme zjarri shtetasen Alda C. dhe nënën e saj Mbarime C.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin, më datën 08.09.2010, në SHBA, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Marjan Rroku.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: ekstradohet shqiptari, nga SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 740
  • 741
  • 742
  • 743
  • 744
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT