• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Weekend”, filmi më i vleresuar ne “ Young Albanian Fimmakers Festival”

December 2, 2013 by dgreca

Juria e  përbër nga Arta Kallaba, Ermira Babamusta dhe Violeta Mirakaj , vleresoi me çmimin “The best Short” filmin shqiptar “Weekend” me regji të Ergys Lubonja; me çmimin “The best Script” filmit “Vdekja e Gjysh Trifonit”, me skenar e regji të Xhoslin Rama, me çmimin “The best Director” regjisorin Blerdi Malushi për filmin “Acropolis”….

Nga Beqir SINA/*

NEW YORK CITY : – Jo shumë larg Brodueit – (Broadway) të famshëm të kinematorgrafisë botërore, në metropolin amerikan – New York, për tre ditë me rradhë – gjatë fund-muajit të pavarësisë së Shqipërisë, Nëntorit të flamurit tonë kombëtar,  bota shqiptare e artistëve ka përjetuar dhe njohur nga më afër kulturën shqiptare, me dy festivale madhështore të filmit shqiptar në Amerikë.

“Albanian Film Week” me themelues Mrika Krasniqi dhe Ariot Myrtaj ku u shfaqën filma të shkurtër, të gjatë dhe dokumentarë nga regjizorë shqiptarë nëpër botë; si dhe  festivalin që u mbyll mbrëmë “Young Albanian Filmmakers Festival” i themeluar nga Bujar Alimani, me prezantim të filmave me metrazh të shkurtër të regjizorëve të rinj studentorë nga akademitë përkatëse të Artit dhe Filmit në Shqipëri dhe Kosovë.

Festivali i Filmëbërsve të Rinjë Shqiptarë – Young Albanian Fimmakers Festival”  një festival i zhandrreve të ndryshme që përmban më të mirat në kinema së bashku me programe dhe ngjarje emocionuese , me më shumë se 19 filma të shfaqur më parë në Shqipëri, u zhvillua nga data 29 Nëntor deri më 1 dhjetor.

YAFF, për treditë me radhë në The Producers Club në Nju Jork, ka përfshirë karakteristikat më të mira të kinematografisë shqiptare, mbas rënjës së komunizmit. Në këtë Festivali u shfaqen 19 filma të metrazhit të shkurtër , artistikë dhe dokumentare, të regjisorëve më të rinj e më të vegjel në moshë. Nga artistët shqiptarë, që vijnë nga Akademitë përkatëse në Tiranë dhe Prishtinë , Universiteti i Arteve , Departamenti i Filmit Tiranë, Akademia e Filmit dhe Multimedias MARUBI në Tiranë , Akademia e Arteve Dega e Filmit Prishtinë si dhe kurse Kinematografike siç është kursi Kinematografik dy mujor CINEFIER që organizohet çdo pranverë në qytetin e Fierit dhe që dotë vihen në garë për Çmimet që dotë akordohen prej një Jurie të përzgjedhur nga intelektualë dhe artistë kompetentë natën e fundit të Festivalit

Në natën e parë të festivalit  – ceremoninë e hapjes artistja shqiptare Lola Luma, tha se ne ekipi organizator ishte krenar për të sjellë filmat më të mirë të producentëve të rinjë shqiptarë. Ajo shtoi se “Qëllimi ynë: është për të promovuar artin e filmave dhe kontributit të filmave, të realizuar nga një brezi i ri në moshë në Shqipëri, duke  shpresuar që në të ardhmen t’a bëjmë një festival tradicional të filmit, për të gjallëruar jetën kulturore dhe artistike të komunitetit tonë “.

Ky është një Festival tre ditor që organizohet me idenë e regjisorit shqiptar tashmë i vendosur në Shtetet e Bahkuara të Amerikës në Nju Jork , Bujar Alimani dhe me mbështetjen e Producers Club Theaters . “Tematika e filmave është vërtet një mozaik ngjyrash, subjektesh, idesh dhe ëndrrash të cilat këta të rinj i derdhin me sinqeritetin e shpirtit në ekranin e kinemasë,” tha organizatori i këtij festivali Bujar Alimani. Oragnizatori, thotë në dekleratën për shtyp, se;” qëllimi është totalisht jokomercial dhe synon në destinacionin e vetëm , patriotik, human dhe civil të përcjelljes së asaj që krijohet si Rijësi, në mendjet dhe zemrat e kineastëve më të rinj shqiptarë e që për shkak të rrethanave nuk i kalojn shpesh kufijtë e vendeve tona dhe sjelljes së kësaj fryme , të transmetimit të formës artistike dhe shqetësimeve të tyre, për botën që i rrethon në kryeqytetin e asaj që ëndërrojmë të gjithë.”

Kështuqë,  vendit të industrisë më moderne të Filmit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe metropolit të botës  moderne , Nju Jorkut, në mënyrë të veçantë me atë përqasjen e gjithçkaje të re që krijohet prej studenteve shqiptarë të regjisë së Filmit me Komunitetin Shqiptar që jeton në Nju Jork dhe krahasimeve të kemi një pozicioni të ri që merr kjo kinema e re, në raport me Kinematografinë Amerikane.
Ashtu si ka pohuar edhe drejtori i këtij festivali regjisori i njohur Bujar Alimani, tematika e filmave, sipas YAFF,  është vërtet një mozaik ngjyrash, subjektesh, idesh dhe ëndrrash të cilat këta të rinj i derdhin me sinqeritetin e shpirtit ne ekranin e kinemasë.
Ata për të përzgjedhur filmat të cilët ishin rreth 50të, krijuan një grup përzgjedhësish me artistë të rinj dhe me eksperiencë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Nju Jork, si : Dhimitër Ismailaj, Luan Bexheti, Roland Uruçi, Anisa Dëma, Lola Luma , Gentjan Basha, Alfred Tollja, Entela Barçi dhe Bujar Alimani të cilët përzgjodhën me kujdes dhe me përgjegjësi filmat që u projektuan për këto tre netët e Festivalit.
Me këtë rast ata ngritën edhe një  Juri profesionale e përbërë nga Arta Kallaba(regjisore) Ermira Babamusta (autore humanitare dhe themeluese e org Peace Action Foundation) dhe Violeta Mirakaj (publiciste/ libretiste), të cilët natën e fundit akorduan edhe  4 Çmimet inukrajuase për të shpallur filmat më të mira të festivalit të parë që u mbajtë në Nju Jork nga 29 Nëntor deri më 1 dhjetor:

Në natën e fundit, Juria e Festivalit të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës:” Festivali i Filmëbërsve të Rinjë Shqiptarë – Young Albanian Fimmakers Festival” me drejtor Bujar Alimanin dhe producent i PC Club Alfred Tollja, e  përbër nga Arta Kallaba, Ermira Babamusta dhe Violeta Mirakaj , vendosi t’i jap çmimin “The best Short” filmit shqiptar “Weekend” me regji të Ergys Lubonja. Dhe, çmimin “The best Script” filmit “Vdekja e Gjysh Trifonit”, me skenar e regji të Xhoslin Rama. Kurse çmimin “The best Director” iu dha regjisorit Blerdi Malushi për filmin “Acropolis”.

Juria vendosi që të jap 3 çmime speciale, atë “Best Lead Actor “- Bislim Muçaj në filimin “Heshtja” me regji të Bekim Gurit, kurse çmimin “Best Lead Actress” aktores Lyra Gjoci në filimin “Shpresa” me regji të Valon Jakupaj dhe çmimin “Best Dokumentary” filmit “Jetë e Ricikliueshme” me regji të Blerian Gjoce.

Në fund u dha një çmim tjetër – ai që akordohet nga publiku, pra çmimi “The Public Award” i cili iu dha filmit “Weekend” me regji të Ergys Lubonja, i cili, ishte dhe filmi më i vlersuar mbasi mori dy çmime.

Ermira Babamusta nga Juria e këtij festivali tha se : “Nëpërmjet festivalit YAFF (Young Albanian Filmmakers Festival) publiku shqiptar dhe ai amerikan në New York ka mundësinë të njihet me krijimtarinë, imagjinatën dhe botën artistike të regjizorëve më të rinj studentorë nga Shqipëria dhe Kosova. Ky festival i vecantë nga natyra inkurajon dhe mbështet brezin më të ri artistik shqiptar dhe krijon një platformë ndërkombëtare për të shfaqur filmat e tyre,”

Babamusta, e cila është edhe anëtare e jurisë së Festivalit YAFF theksojë se: “Falenderoj organizatorin z. Bujar Alimani që na solli këtë mundësi shumë të mirë dhe të nevojshme si për të mbështetur talentet shqiptare në vend por edhe për ne diasporën emigrante që frymëzohet me vepra kaq profesionale dhe të një niveli kaq të lartë dhe na nxjerr mallin për vendlindjen tonë. I jam mirënjohëse pronarëve të Producers Club Theatres, Alfred dhe Ernest Tollja për mundësimin e shfaqjes se festivalit, jurisë dhe ekipit artistik të përzgjedhjeve të filmave për punën dhe përkrahjen e tyre,” shtoi Ermira Babamusta.

* Pamje nga salla e shfaqjeve, ku u organizua festivali

Filed Under: Featured

KUSH E PENGON NJË BASHKËKUVENDIM TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS?

December 2, 2013 by dgreca

NGA  ARTUR VREKAJ/

Iku edhe një vit nga shekulli i dytë i Pavarësisë së Shqipërisë.Dhe prapë jemi atje ku ishim. Të parcelizuar me organizimin e veprimtarive festive të 28 Nëntorit në qytetet amerikane ku banojmë. Përshëndetje të shumta, dolli lloj-lloj dhe fotografi që bëjnë xhiron e botës.

Ka gjallëri, por është më shumë e inicuar në muajin Nëntor për të festuar e bërë para nga darkat si për shoqatat, individët që bëjnë biznes apo dhe këngëtarët që vijnë e mbushin kuletat për 3 a 4 koncerte.

Pak shoqata ndihmojnë financiarisht projekte për vëndlindjen. Sepse nuk e ndjejnë shumë të tjerat.

Edhe kur i drejtohemi Kongresistëve Amerikanë për hallet që ka kombi herë-herë i drejtohemi në emër personal, në emër të një organizate a të organizatave shqiptare vetëm të një shteti. Pra, nuk kemi një letër zyrtare që të tregojë unifikim të të gjithë Shqiptarëve të Amerikës. Sepse kemi mbi 200 shoqata aktive dhe jo aktive, atdhetare, humanitare e fetare.

Nuk kemi programe të unifikuara të Gjuhës Shqipe në çdo qytet ku ka shqiptarë me shumicë. Nuk kemi një program vjetor kombëtar të unifikuar për gjithë Shqiptarët e Amerikës. Nuk kemi regjistër të Diasporës.

E shikoni edhe vetë. Pak flitet për festimin e përvjetorëve të plotë të plotë të ngjarjeve dhe figurave kombëtare. U la në harresë festimi mbarëkombëtar i 135-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, sepse përkoi edhe me fushatën zgjedhore në Shqipëri. Dhe më në hall ishte Diaspora se çfarë do të ndodhte në Shqipëri më 23 Qershor se sa përkujtimi i ngjarjes më madhore përbashkuese të kombit më 10 Qershor 1878.

Edhe kontaktet me Shqipërinë i kemi sipas klientelës qeveritare, presidenciale apo institucionale.  Shqipëria  i bie daulles kombëtare në Vlorë, por nuk ka ndihmuar as me strategji, as me ngritjen institucionale të përfaqësimit të Shqiptarëve emigrantë jashtë Shqipërisë.

Nuk ka asnjë komunikim periodik nga Tirana zyrtare me shoqatat aktive në qytete.

Kambana e asimilimit ka vite që bie. Dhe po ha breza me radhë që natyralizohen më shpejt edhe për arsyen e integrimit më të shpejtë në Amerikë.

Amerika është vendi më parajsë për fuqizimin e një pune më të bashkërenduar kombëtare për edukimin e brezave me historinë dhe Gjuhën Shqipe ! Por nuk ka reagim të gjithanshëm nga shoqatat aktive. Nuk ka vërtet një ndjeshmëri, sepse u duket mirë dhe gjendja që jemi.

Ka një Institut të Diasporës në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, por nuk kemi parë një kontakt, një udhëzim, një projekt për Shqiptarët e Amerikës.

Erdhën shtetarët më të lartë të shqipërisë në Shtator 2013, u kënaqën të ndarë në Amerikë, u bashkuan nga halli në një darkë lobiste dhe kaq.

Nuk thanë ju Shqiptarët e Amerikës duhet të bashkoheni se boll jemi ndarë ne në Shqipëri edhe pse kemi bërë zullume për të fituar më shumë për vete.

Nuk thanë, e dimë ju kemi lënë pas dore edhe për programe bashkëkohore të Gjuhës Shqipe në Amerikë! Nuk thanë shumë gjëra!

Po edhe ne që i takuam, nuk ua thamë se ka shoqata që nuk janë të kthjellëta për bashkim të të gjitha organizatave. Se ka edhe në Amerikë qejfmbetje radikale kur dikush hipën në karrike në Shqipëri a Kosovë. Se bëjmë protagonizëm edhe shoqata me shoqatë këtu në Amerikë. Se nuk jemi shumë të hapur me komunitetin për çfarë duhet të ndryshojë për mirë.

Që Kosova e ka më të pozicionuar e programuar punën me Diasporën tashmë kjo është prezente me  Draft-Strategjinë e prezantuar këtë vit kudo, me ndihmat konkrete me tekste e materiale, me komunikimin për verifikimin e gjëndjes por edhe për inkurajimin për hapjen e më shumë shkollave Shqipe edhe në Amerikë.

U jemi borxhlinj! Pak tu thuash faleminderit si Ministrisë së Diasporës dhe Shrëbimit Diplomatik të Kosovës në Amerikë.

Vijmë tek plaga e madhe e bashkimit me bashkëkuvendim. Nuk jemi të vendosur për ta bërë të gjithë. Ca flasin në mbështetje të shoqatës që kanë, ca hiqen si heronj se çfarë shoqate kanë themeluar, ca  mbajnë fjalime me citate të Konicës dhe Nolit, por harrojnë se çalon diçka në bashkëkuvendim.

Ca thonë nuk janë pjekur kushtet, ca të tjerë është shumë e  vështirë. Të tjerë kush do ta bëjë a kush do marrë nismën e thirrjes etj.

A do të ndodhë një bashkëkuvendim i të gjithë Shqiptarëve të Amerikës? Po. Do të ndodhë, por nuk i kapërcejnë dot barrierat që kanë ngritur vetë drejtuesit e organizatave shqiptare të Amerikës. Sepse tek e fundit kush e pengon?

Nuk na e ka fajin as Shqipëria dhe as Kosova zyrtare që ne Shqiptarët e Amerikës që jemi të parcelizuar sipas qyteteve dhe krahinave nga vijmë të bashkëkuvendojmë për ardhmërinë e Identitetit kombëtar. E kemi fajin ne që merremi me drejtimin e shoqatave. Pak rëndësi kanë emrat e përveçëm, ata tashmë njihen në komunitetet ku banojnë. Sepse edhe kanë vite si kryetarë a anëtarë edhe të disa bordeve drejtuese. Dhe kanë rënë rehat me këtë lloj veprimtarie. Ka organizata që nuk zgjedhin kryetar por zgjedhin vetëm këshill?! Ka organizata që e mbajnë kryetarin përmbi 10 vjet ose zgjedhin vetëm kryetar dhe kryetari zgjedh vetë këshillin?! Pra, nuk kemi norma demokratike që në zgjedhje të drejtuesve. Dhe këta vegjetojnë….

Pse nuk e  duan një bashkëkuvendim të të gjitha shoqatave nuk e kanë thënë hapur. Por dihet që e vuajnë, sepse shqiptarët sot janë të shkolluar dhe e dinë mirë se vetëm me bashkëkuvendim mund të çahet më tej. Ose do bjemë më shpejt në folklorizëm.

A nuk janë frymëzuese Bashkimi i katër shoqatave të Bukureshtit me emrin BASHKIMI nga u frymëzua edhe BASHKIMI i shoqatave të shqiptarëve në Boston me emrin VATRA që përndollën Pavarësinë e Shqipërisë?

Pse të mos bashkëkuvendojmë siç bëri Noli, Konica, Kirka,Peci, Çekrezi, Tromara, Dako e sa e sa dhjetëra të tjerë? Përse? Duhet dhe është domosdoshmëri. Shiheni vetë. Sepse gazetat dhe televizionet sot nuk ua thonë hapur. Asfare!

Me keqardhje shoh shumë emra profesorësh me origjinë Shqiptare që janë të sukseshëm në punën e tyre, që janë integruar mirë në Amerikë, por nuk u është dëgjuar zëri kur bie fjala për një gjithëpërfshirje të brezit më të ri edhe për një mënyrë drejtimi më bashkëhore më integruese me komunitetet ku jetojmë.

Unë besoj se të rinjtë Shqiptarë të New York që sot për sot janë radha e parë e përfaqësimit të Shqiptarëve të Amerikës në veprimtaritë përfaqësuese dhe humanitare do të bëhen palë me bashkëkuvendimin dhe do të përmbysin këtë situatë vendnumëro të Diasporës. Nuk ka rrugë tjetër. Vetëm rinia sjell energji dhe vizion të pastër. I kemi parë drejtpërdrejtë.

 

 

Filed Under: Featured

BLLOSHMI: Z. KRYEMINISTER, MOS LUANI ME DHIMBJEN TONE TE PERGJAKUR!

December 1, 2013 by dgreca

*Dënoje atë përbindësh dhe do të mbetesh në histori në jetë të jetëve…/

*Deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm te Institutit te Perndjekureve Politik/

Zoti.Kryeminstër!/

Të tronditur pa masë kur mësuam se ishte vendosur në protokollin e ditës së shtunë emri i diktatorit, aq më keq shoqëruar me fotografi.
Unë ju drejtohem Ju,  personalisht si Kryeministër: Mos luani me ndnjenjat dhe dhimbjen tonë të përgjakur dhe kurrë të shërueshme.
Disa herë kemi kërkuar, si në media televizive po ashtu dhe të shkruar që të dënohet ai përbindësh që krijoj lumenj gjaku me Shqipëtarët ,po ashtu ti hiqen dhe dekoratat. Partia Debatikase, për 8 vjet rrjesht jo që se përmëndi fare këtë mostër, por na u kundërvu ne, duke forcuar luftën e klasave, duke na detyruar e lënë në mjerim deri në vetëflijim.
Ju në program të partisë suaj, në draftin që keni hatuar për të burgosurit politik keni shkuar se do të dënoni figurën e dikatatorit. Ju duhet ta kërkoni me forcë dhe ta zbatoni Rezoluten e KE për dënimin e krimeve të fatkeqit komunizëm. Parlamenti i shkuar e ratifikoj si Rezolutë dhe e fshehu në sirtarët e krimit për të mos e gjetur kurrë më.

Në emër të atdhetarëve shqiptarë, në emër të të rënëve për Shqipërine e copëtuar, e gjakosur nga komunizmi, në emër të nënave shamizeza, në emër të çupave që se përdorën djepin kurrë, në emër të lotëve të derdhura vazhdimisht, në emër të të zhdukurve, të varreve të hapura, në emër të dhumbjes së përjetshme, të plagëve të pashërueshme bëj atë që duhet bërë.

Dënoje atë përbindësh dhe do të mbetesh në histori në jetë të jetëve, duke qënë i bundur se do prishesh përfundimisht me paraardhësin tënd Sali Berisha.

Ju faleminderit

Drejtori i Përgjithshëm

Bedri BLLOSHMI

 

Filed Under: Featured Tagged With: Bedri Blloshmi, deklarate, denojeni ate perbindesh

PO RINGJALLEN HIJET E DIKTATURES

December 1, 2013 by dgreca

*Deklaratë për shtyp e Shoqates Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë/

 Hijet e errëta të së kaluarës së hidhur po ringjallen. Në tokën shqiptare kanë filluar të shfaqen përsëri fantazmat që vullneti i këtij populli i rrëzoi nga piedestalet e tyre  më 20 shkurt 1991. Këto fantazma po i ringjallin pikërisht ata që premtuan për një “Rilindje” të  vendit por që, në të vërtetë, po e shpien drejt vdekjes së tij. Këta janë Kryeministri i vendit Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta. A nuk ishin këta që, me ndërgjegje të plotë,  lejuan prapa krahëve të tyre të shfaqeshin portretet e përbindëshit Enver Hoxha në ceremoninë e zhvilluar në varrezat e dëshmorëve?

Një gjë e tillë ishte edhe një fyerje që u bëhej të rënëve në luftën për liri dhe demokraci, pasi ata nuk ranë as për Enver Hoxhën dhe as për Partinë Komuniste. Ata ranë për lirinë e atdheut të tyre. Kjo është një fyerje që u bëhet mbi 6.000 të pushkatuarve me ose pa gjyq, mbi 1.000 të vdekurve në burgjet komuniste, mbi 20.000 të burgosurve politikë, mbi 30.000 familjeve të internuara dhe dëbuara politike që përfaqësojnë në vetvete mbi 400.000 të përndjekur politikë. Kjo është një fyerje që u bëhet edhe atyre që kontribuan në vendosjen e sistemit komunist por që Neroni shqiptar i kaloi edhe ata në satër.

Një gjë e tillë është një fyerje për të gjithë popullin shqiptar. Duke kremtuar me një solemnitet të paparë ditën e zisë, 29 nëntorin, e ndajnë popullsinë e vendit në dy pjesë, pasi hymnizimi i atyre që e çuan vendin në buzë të greminës është një vijë ndarëse ndërmjet atyre që e duan atdheun dhe mohuesve të tij.  Kombi shqiptar ka vetëm një ditë të shënuar. Kjo ditë përfshin shqiptarët kudo që jetojnë, në Shqipëri apo Kosovë, Në Maqedoni apo Mal të Zi dhe kudo në botë. Kjo ditë është dita e Flamurit, dita e 28 nëntorit. Ditë tjetër nuk mund të ketë.

Turp për juve drejtues të sotëm të shtetit shqiptar. Turp për këtë veprim të pashembullt. Me këtë veprim ju nuk meritoni të futeni në Europë. Europa e hodhi poshtë nazizmin dhe nuk u përpoq kurrë ta ringjallte. Europa hodhi poshtë komunizmin dhe nuk do të kërkojë kurrë ta ringjallë. Ndërsa ju kërkoni të merreni me kufoma. Ky do të jetë fundi i juaj. Populli që i rrëzoi ato nga piedestali do të dijë t’u tregojë edhe juve vendin. Këtë mos e harroni!

Ju bëjmë thirrje të gjithë të përndjekurve politikë të Shqipërisë të bashkohen me këtë thirrje!

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve

Politikë të Shqipërisë

Tiranë, më 1 dhjetor 2013

 

Filed Under: Featured Tagged With: hijet e komunizmit, Po ringjallen

SIMBOLIKA E FESTËS SË VRANISHTIT TË VLORËS:takim vëllazëror, dashuri dhe respekt për vendlindjen

December 1, 2013 by dgreca

Reportazh nga Albert HABAZAJ*/

              Ka vite e vite që, në kujtesën time, ka ngelur e dallueshme simbolika e festës, sa e traditës krenare, aq dhe e bashkëkohësisë korrekte, apo modernitetit, nëse do të përdornim terminologjinë e enciklopedistëve (gjithologëve, thënë edhe shqip). Çdo fshat, të paktën në Labërinë e Brendshme, po aplikon një pasuri shpirtërore, një traditë të bukur, takimin e përvitshëm të brezave, festën e fshatit. Gjë e bukur, shumë e bukur, e pranueshme, e pritshme, argëtuese, me mesazhe, kuptimplote dhe e njohur universalisht. Vranishti i Vlorës, si i veçantë me profilin e tij, ndër njësitë bazë të krahinëzave apo dhe krahinave etnografike shqiptare, e ka një specifikë, në këtë urë takimi, për tre apo katër breza njëhershi.

25 gusht 2013.

Vranishti pret bijtë e bijat e tij, vëllezër e motra, nipër e mbesa, miq e dashamirës, nuse e dhëndurrë. Vranishti ka festë. Këtë vit, fatmirësisht ashtu rastisi, që të ketë dy gëzime në një ditë. U jonizua pozitivisht atmosfera për takimin e brezave, qysh mbrëmjen e shtunës së datës 24. Tisi mistik i të shtunës së zjarrtë e bardhoshe paratakimore, si gati në çdo fshat me doke labërore, edhe në Vranisht, mund të quhet Nata e Rinisë. Një mrekulli, një ëndërr e bukur, që realizohet me shpirt të freskët e me zemër rinore, që rezonon bukur me festat simotra të bashkësive bazë njerëzore edhe në Europë, ndoshta dhe në Amerikë, Azi, Afrikë, Australi (s’flasim dot më shumë, kur s’ua njohim drejtpërdrejtë traditat). Në vijim, të dielën e datës 25 gusht, bashkë me festimin popullor, të takimit e përmallimit të përvitshëm vëllazëror, u krijua dhe u plotësua atmosfera epiko – historike, për të kujtuar 70 vjetorin e çetës partizane “Sali Murati”, aktivitet, që në Vranisht, organizohet çdo pesë vjet. Vranishti, për natyrën e mrekullueshme, me diell e me freski kujtese e gjithësore, me ujë të kulluar e me hije të shëndetshme, është i bekuar edhe nga Perëndia. Për historinë, për arsimin dhe për gjeoetnokluturën e këtij fshati të stërralltë në histori e kulturë, më duket se, Dafina e Letërsisë Shqiptare, dritëruesi i paharruar Ali Podrimja, ka vënë një piketë orientuese për studiuesit, për të interesuarit dhe vizitorët, se kur erdhi në Vranisht, u mahnit dhe fisnikërisht u shpreh: “…Kur vizitova fshatin Vranisht të Labërisë, aty takova njerëz të mrekullueshëm, me tradita e kulturë, që Zoti i kishte vënë me dorë në ato male kreshnike…”.

Për takimin e Vranishtit, të kësaj fundvere 2013 kam mbajtur 15 faqe A4 me shkrim dore. Çdo gjë që redaktoj e heq, nga shënimet e asaj dite, më pikon dhembshëm nga mirësia, por tek libri im “Vranishti si Amazonë”, kur tabotoj, ndoshta për korrekturë mund të ketë nevojë, se redaktim nuk besoj. “Ku ta zë e ku ta lë”, thotë një këngë e vjetër. Kanë ikur 3 muaj gati dhe festën e kam të fiksuar në kujtesë, sikur të isha një kamerë televizive për emission special. Gjithshka qe e shkëlqyeshme, tipike, e madhërishme, me kontraste, made in Vranisht. Për Vranishtin dhe 70 vjetorin e Çetës Partizane “Sali Murati” ka shkruar fundgushtin që lamë pas, studiuesi Arben Saliu, djali i komandantit të Çetës Partizane “Sali Murati”, Maman Saliut të  paharruar, nipi i Kapedan Sali Vranishtit. Poeti Avni Varfi, ndërkohë kryetar i Fshatit, hapi veprimtarinë festive, duke u uruar mirëseardhjen vëllezërve, motrave, miqve dhe dashamirësve, ashtu siç di Avniu. Kryetari i  Përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare – Kulturore, Prof. Dr. Bilal Shkurtaj, në fjalën e rastit foli për kontributin e banorëve të këtij fshati në funksion të LANÇ, të heroizmit masiv të vranishtjotëve, të partizanëve dhe të mbi 60 dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Atdheut. Nga fjala e tij na tërhoqën vëmendjen mesazhet që përcolli tek njerëzit, pjesëmarrës në festë: “Është dita e Vranishtit, dita e dashurisë për vëndlindjen, e dashurisë për njëri tjetrin, e respektit për traditat më të mira të të parëve tanë. Simbolika e kësaj dite është krenaria për historinë dhe vlerat e mrekullueshme të bijve të këtij fshati në vite. Është ditë feste popullore, bashkimi, vëllazërimi, miqësie, dashurie, malli, nostalgjie”. Më tej ai theksoi, se sot kohët kanë ndryshuar pozitivisht, e se nuk na kërkohet të vemi më në luftë, por që vlerat e mëdha të fshatit t’i ruajmë, t’i mbajmë, t’i transmetojmë tek të gjithë e të ruajmë sa më të pastër emrin e nderuar të vendlindjes a vendorigjinës tonë. Sot janë kohë të tjera, – theksoi Profesor Bilali – kohë e demokracisë dhe integrimit. Sot nuk na kërkohet të vemi në luftë dhe të biem dëshmorë. Ajo që kërkohet nga ne është që t’i manifestojmë vlerat më të mira duke qënë qytetarë , demokratë, të kemi harmoni, dashuri, mirëkuptim me njëri – tjetrin të gjithë, duke lënë mënjanë disa veprime të rëndomta, të fshehta, jo burrërore, që hedhin sadopak baltë mbi emrin e me nam të fshatit tonë. Është një mesazh që më ka ngarkuar kryesia e shoqatës për të përcjellë në këtë takim”. Ky mesazh nuk vlen vetëm për vranishtjotët horianë, por të për të gjithë rrëziotët, mesaplikasit lumasit, labët, shqiptarët, kudo që janë.

Shoqata Kulturore Atdhetare “Vranishti i Vlorës”, si simbol vëllazërimi, ka ditur, di dhe do të dijë ta shprehë nderimin dhe respektin e madh për dëshmorët e çetës, për ish partizanët që nuk jetojnë më, sepse ata  e bënë detyrën e tyre, ndërsa ne, sot kemi të tjera detyra, në kontestualitet. Nderimi dhe respekti për të vetmin ish – partizan të çetës “Sali Vranishti”, që jeton, për ish partizanin më i ri të çetës dhe flamurmbajtësin e saj, atëhere 15 vjeç, më i vogli i çetës dhe sot 85 vjeç, Seftedin Jonuzin flokëborë e shpirtluleborë, u shpreh konkretisht, duke i dhënë fjalën direkt pas Profesorit dhe mbi të gjitha me vëmendjen ndaj fjalës së tij dhe duartrokitjeve për çka tha, sidomos me urimet për rininë dhe mesazhet shumë vëllazërore të unitetit, të bashkimit dhe të përparimit. Vranishti bëri dy festa: ceremonialin protokollar dhe pasceremoninë, nderimin për Çetën dhe festën e Takimit. Kjo ditë, që ka në vetvete luftën patriotike të partizanëve tanë, që ka patjetër  Sali Muratin me trimat e tij e bijtë e gjakut e të idealit për pushkën e lirisë, qe festa e përkujtimit të njerëzve, të partizanëve që dhanë jetën për liri dhe që kjo festë të bëhet sot me rastin e 70 vjetorit, që të bëhet dhe me rastin e 700 vjetorit e për jetë. Sikur më kumbojnë në vesh dhe sot e kësaj dite fjala e partizanit 15 vjeçar, veteranit 85 vjeçar, xha Seftedin Jonuzit: “Të dashur vëllezër të zemrës time, të shpirtit tim! Mirësi për Besnik Reshat Hasanin, që sponsporizon bujarisht shtypin tonë. Edhe për Duro Mustafain që trurin dhe zemrën e tij mbarëshqiptare po ia fal Vranishtit. Festa sot është përkujtimore për lavdinë e partizanëve dhe dëshmorëve. Trimat u kthyen me lirinë, porn a kushtoi shtrenjtë. Pikërisht në Vranisht u bë masakra më e madhe e Luftës. Vlerësojmë e na dhemb Borova. Vranishti nuk është Borovë e Dytë, është më shumë për ne, është Vranishti Martir”. Foli në vijim intelektuali Habil Shkurti, si përfaqësues i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, apo i ngarkuari nga Tirana, siç thonë banorët e zonës. I takonte Habilit të fliste me ballin lart, sepse erdhi familjarisht i ndritur me gjakun e lavdishëm të dëshmorëve, (vetë vëlla dëshmori, i yllit të pashuar Nuredin Shkurti, po ashtu nga gruaja korçare, familje dëëshmori). Habili botoi dhe një shkrim informativ në gazetën “Kushtrim Brezash”. Në festë përshëndeti dhe kryetari i Komitetit të Veteranëve të rrethit të Vlorës, ish partizani dhe poligloti Seit Jonuzaj, me origjinë nga Kallarati. U dhanë tituj nderi nga këshilli i Qarkut dhe komuna Horë; më tej – një koncert i bukur me këngë e valle labe, përgatitur nga Mjeshtri i Madh Muhamet Tartari, si dhe një montazh muziko – letrar, ku qenë të ftuar dhe Parua e Bënçs me Rovenën, që e ndezën atmosferën festive. Njerëzit donin të më jepnin të gjithë përshtypjet e tyre më të mira për revistën tonë të dashur “Hora”. Shumë fjalë të gëzueshme që më thanë i shkrova, por për botim, kësaj radhe, përzgjodha këta bashkëfestues: Eqerem Shakaj: “Jam i kënaqur me festën.pasrdhësit e partizanëve që janë në tribunën e nderimit të kësaj feste, nabëjnë që të ndihemi krenarë. Mos më pyet për njerëzit e mi, vranishjotët, se ndihem shumë mirë me ta dhe për ta, japim mesazhe për brezat në ditë të tilla, krenari për ta ”.

Arben Saliu: “Ne, brezi pasardhës i atyre idealistëve kombëtarë, do të na mallkojë historia, nëqoftëse nuk do të dimë të jemi krenarë dhe të përçjmë brezave këtë krenari të ligjshme. Në luftë, edhe në demokraci ka fitimtarë dhe humbës. Ata ishin fitimtarë të përjetshëm. Me gjakun e derdhur, me luftën e bërë, ata u gdhendën me shkronja të arta në histori, se i dhanë dërmën barbarisë nazifashiste. Ndërkohë, nuk duhet ngatërruar LANÇ me regjimin komunist.

Muhamet Tartari: “Festa është bërë një ngjarje e duhur, e domosdoshme, traditë e bukur. Grupi, si gjithmonë, kapeshë mbi supoe, por sot na mungon bedeni i pazvendësueshëm i kështjellës artistike vranishtjote, Arap Çelolesko Bilblili”. Nxënësja e klasës së katërt të shkollës “Hysen Çino”, Vranisht, Urana Gëzim Begaj, sikur fluturon si flutur mes shoqeve të saj, lulëzuar si lulet: “festa sot është shumë e bukur, po nale mbresa të shkëlqyeshme. Mësojmë shumë. Më pëlqejnë shumë edhe Rovena zëëmbël me Paron e paparë”. U çmalla me zërin brilant e të pandryshkur kurrw tw Leonora Shkurtit (Ahmetaj), sinonimin e gjallw tw  kwngws labe tw Vranishtit. Edhe me Hetem Shkurtin – labin epik tw valles sw vetwtimave vranishtjote u çmallova dhe kwndova me ta.

Alem Çino, nip i heroit Hysen Çino: “Festa u bë e natyrshme, nderim për dëshmorët, për partizanët, për njerëzit tanë. Më mirë kështu, thjeshtë, vëllazërisht, pa ngyrime politike”.

Simbol Pazaj, kryetari i komunës Horë, ose Bokja, si i flasin njerëzit e tij dhe  miqtë, tregoi fisnikëri, duke ftuar në takimin e brezave z. Ridvan Mersini, sekretarin e Këshillit të Qarkut Vlorë, që në bindje është i djathtë, por ndërkohë është një lab i mirë si gjithë atdhetarët e Labërisë sonë të dashur.

Sinan Ferruni jep shembullin personal për pjesërmarrjen në festë, si përherë e kësaj radhe shumë më i plotësuar. Ka ardhur me gruan, Razien, me vajzën, Elvirën, me nipin dhe mbesën. Mbesa e Sinanit dhe e Razos, Eneida, vajza e Arben Beshos nga Kanina dhe Elvira Besho (Ferrunit) ëshët 16 vjeçe. Jeton në Luksemburg me prindërit e saj dhe vëllain. Vij për herë të parë në Vranisht – thotë ajo. Seç ndjej diçka të madhe në shpirt. Bukur, shumë bukur. Njerëzit në çdo vend janë njësoj, por këtu, në vendlindjen e mamit tim, më duken si malet këta njerëz. Do t’u them fjalët më të bukura për ta shoqeve dhe shokëve kur të shkoj në Luksemburg. Edhe vëllai i saj, Marjeli, 18 vjeçar, u shpreh shumë i emocionuar dhe krenar: ky vend është shumë i paraqitshëm. Rrepet e gurët sikur i bëjnë epikë këta njerëz, por, si duket lirizmin e shpirtit ua dhënka lumi dhe hapësirat e luginës. Ndihem mirë që shoh shqiptarë, që jam me origjinë nga Shqipëria, aq më tepër me prindër nga Vlora, aq më bukur babi nga Kanina, mami nga Vranishti. Festa dalka shumë e bukur këtu. Dhe atje, në Luksemburg bëhen festa të tilla, është traditë e hershme. Sikur të kishte stola për t’u ulur njerëzit do të qe më mirë, na fshikullon ledhatueshëm e pafajshëmrisht djaloshi. Po ku i kupton ai “hallet” tona”. Veçse ditë më të mira paskëtaj do të vinë, o Marjel djali.

Tani filloi festa- thotë rinia- kur podium, sheshi, rrepet mbushen me këngë, me vallëzime e kërcime, me muzikë, me rini, me cicërima zogjsh.

*) Master Shkencor për Etnologji dhe Folklor, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”,Universiteti i “Ismail Qemali”, Vlorë, 

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 803
  • 804
  • 805
  • 806
  • 807
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin
  • Tre vllazen, tre jetima…
  • Goditja ndaj objekteve të kultit fetar, pjesë e propagandës ateiste përgjatë diktaturës në Shqipëri

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT