Juria e përbër nga Arta Kallaba, Ermira Babamusta dhe Violeta Mirakaj , vleresoi me çmimin “The best Short” filmin shqiptar “Weekend” me regji të Ergys Lubonja; me çmimin “The best Script” filmit “Vdekja e Gjysh Trifonit”, me skenar e regji të Xhoslin Rama, me çmimin “The best Director” regjisorin Blerdi Malushi për filmin “Acropolis”….
Nga Beqir SINA/*
NEW YORK CITY : – Jo shumë larg Brodueit – (Broadway) të famshëm të kinematorgrafisë botërore, në metropolin amerikan – New York, për tre ditë me rradhë – gjatë fund-muajit të pavarësisë së Shqipërisë, Nëntorit të flamurit tonë kombëtar, bota shqiptare e artistëve ka përjetuar dhe njohur nga më afër kulturën shqiptare, me dy festivale madhështore të filmit shqiptar në Amerikë.
“Albanian Film Week” me themelues Mrika Krasniqi dhe Ariot Myrtaj ku u shfaqën filma të shkurtër, të gjatë dhe dokumentarë nga regjizorë shqiptarë nëpër botë; si dhe festivalin që u mbyll mbrëmë “Young Albanian Filmmakers Festival” i themeluar nga Bujar Alimani, me prezantim të filmave me metrazh të shkurtër të regjizorëve të rinj studentorë nga akademitë përkatëse të Artit dhe Filmit në Shqipëri dhe Kosovë.
Festivali i Filmëbërsve të Rinjë Shqiptarë – Young Albanian Fimmakers Festival” një festival i zhandrreve të ndryshme që përmban më të mirat në kinema së bashku me programe dhe ngjarje emocionuese , me më shumë se 19 filma të shfaqur më parë në Shqipëri, u zhvillua nga data 29 Nëntor deri më 1 dhjetor.
YAFF, për treditë me radhë në The Producers Club në Nju Jork, ka përfshirë karakteristikat më të mira të kinematografisë shqiptare, mbas rënjës së komunizmit. Në këtë Festivali u shfaqen 19 filma të metrazhit të shkurtër , artistikë dhe dokumentare, të regjisorëve më të rinj e më të vegjel në moshë. Nga artistët shqiptarë, që vijnë nga Akademitë përkatëse në Tiranë dhe Prishtinë , Universiteti i Arteve , Departamenti i Filmit Tiranë, Akademia e Filmit dhe Multimedias MARUBI në Tiranë , Akademia e Arteve Dega e Filmit Prishtinë si dhe kurse Kinematografike siç është kursi Kinematografik dy mujor CINEFIER që organizohet çdo pranverë në qytetin e Fierit dhe që dotë vihen në garë për Çmimet që dotë akordohen prej një Jurie të përzgjedhur nga intelektualë dhe artistë kompetentë natën e fundit të Festivalit
Në natën e parë të festivalit – ceremoninë e hapjes artistja shqiptare Lola Luma, tha se ne ekipi organizator ishte krenar për të sjellë filmat më të mirë të producentëve të rinjë shqiptarë. Ajo shtoi se “Qëllimi ynë: është për të promovuar artin e filmave dhe kontributit të filmave, të realizuar nga një brezi i ri në moshë në Shqipëri, duke shpresuar që në të ardhmen t’a bëjmë një festival tradicional të filmit, për të gjallëruar jetën kulturore dhe artistike të komunitetit tonë “.
Ky është një Festival tre ditor që organizohet me idenë e regjisorit shqiptar tashmë i vendosur në Shtetet e Bahkuara të Amerikës në Nju Jork , Bujar Alimani dhe me mbështetjen e Producers Club Theaters . “Tematika e filmave është vërtet një mozaik ngjyrash, subjektesh, idesh dhe ëndrrash të cilat këta të rinj i derdhin me sinqeritetin e shpirtit në ekranin e kinemasë,” tha organizatori i këtij festivali Bujar Alimani. Oragnizatori, thotë në dekleratën për shtyp, se;” qëllimi është totalisht jokomercial dhe synon në destinacionin e vetëm , patriotik, human dhe civil të përcjelljes së asaj që krijohet si Rijësi, në mendjet dhe zemrat e kineastëve më të rinj shqiptarë e që për shkak të rrethanave nuk i kalojn shpesh kufijtë e vendeve tona dhe sjelljes së kësaj fryme , të transmetimit të formës artistike dhe shqetësimeve të tyre, për botën që i rrethon në kryeqytetin e asaj që ëndërrojmë të gjithë.”
Kështuqë, vendit të industrisë më moderne të Filmit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe metropolit të botës moderne , Nju Jorkut, në mënyrë të veçantë me atë përqasjen e gjithçkaje të re që krijohet prej studenteve shqiptarë të regjisë së Filmit me Komunitetin Shqiptar që jeton në Nju Jork dhe krahasimeve të kemi një pozicioni të ri që merr kjo kinema e re, në raport me Kinematografinë Amerikane.
Ashtu si ka pohuar edhe drejtori i këtij festivali regjisori i njohur Bujar Alimani, tematika e filmave, sipas YAFF, është vërtet një mozaik ngjyrash, subjektesh, idesh dhe ëndrrash të cilat këta të rinj i derdhin me sinqeritetin e shpirtit ne ekranin e kinemasë.
Ata për të përzgjedhur filmat të cilët ishin rreth 50të, krijuan një grup përzgjedhësish me artistë të rinj dhe me eksperiencë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Nju Jork, si : Dhimitër Ismailaj, Luan Bexheti, Roland Uruçi, Anisa Dëma, Lola Luma , Gentjan Basha, Alfred Tollja, Entela Barçi dhe Bujar Alimani të cilët përzgjodhën me kujdes dhe me përgjegjësi filmat që u projektuan për këto tre netët e Festivalit.
Me këtë rast ata ngritën edhe një Juri profesionale e përbërë nga Arta Kallaba(regjisore) Ermira Babamusta (autore humanitare dhe themeluese e org Peace Action Foundation) dhe Violeta Mirakaj (publiciste/ libretiste), të cilët natën e fundit akorduan edhe 4 Çmimet inukrajuase për të shpallur filmat më të mira të festivalit të parë që u mbajtë në Nju Jork nga 29 Nëntor deri më 1 dhjetor:
Në natën e fundit, Juria e Festivalit të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës:” Festivali i Filmëbërsve të Rinjë Shqiptarë – Young Albanian Fimmakers Festival” me drejtor Bujar Alimanin dhe producent i PC Club Alfred Tollja, e përbër nga Arta Kallaba, Ermira Babamusta dhe Violeta Mirakaj , vendosi t’i jap çmimin “The best Short” filmit shqiptar “Weekend” me regji të Ergys Lubonja. Dhe, çmimin “The best Script” filmit “Vdekja e Gjysh Trifonit”, me skenar e regji të Xhoslin Rama. Kurse çmimin “The best Director” iu dha regjisorit Blerdi Malushi për filmin “Acropolis”.
Juria vendosi që të jap 3 çmime speciale, atë “Best Lead Actor “- Bislim Muçaj në filimin “Heshtja” me regji të Bekim Gurit, kurse çmimin “Best Lead Actress” aktores Lyra Gjoci në filimin “Shpresa” me regji të Valon Jakupaj dhe çmimin “Best Dokumentary” filmit “Jetë e Ricikliueshme” me regji të Blerian Gjoce.
Në fund u dha një çmim tjetër – ai që akordohet nga publiku, pra çmimi “The Public Award” i cili iu dha filmit “Weekend” me regji të Ergys Lubonja, i cili, ishte dhe filmi më i vlersuar mbasi mori dy çmime.
Ermira Babamusta nga Juria e këtij festivali tha se : “Nëpërmjet festivalit YAFF (Young Albanian Filmmakers Festival) publiku shqiptar dhe ai amerikan në New York ka mundësinë të njihet me krijimtarinë, imagjinatën dhe botën artistike të regjizorëve më të rinj studentorë nga Shqipëria dhe Kosova. Ky festival i vecantë nga natyra inkurajon dhe mbështet brezin më të ri artistik shqiptar dhe krijon një platformë ndërkombëtare për të shfaqur filmat e tyre,”
Babamusta, e cila është edhe anëtare e jurisë së Festivalit YAFF theksojë se: “Falenderoj organizatorin z. Bujar Alimani që na solli këtë mundësi shumë të mirë dhe të nevojshme si për të mbështetur talentet shqiptare në vend por edhe për ne diasporën emigrante që frymëzohet me vepra kaq profesionale dhe të një niveli kaq të lartë dhe na nxjerr mallin për vendlindjen tonë. I jam mirënjohëse pronarëve të Producers Club Theatres, Alfred dhe Ernest Tollja për mundësimin e shfaqjes se festivalit, jurisë dhe ekipit artistik të përzgjedhjeve të filmave për punën dhe përkrahjen e tyre,” shtoi Ermira Babamusta.
* Pamje nga salla e shfaqjeve, ku u organizua festivali