• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KAS lançon klipin e ri “Piano”

November 3, 2013 by dgreca

Nga: Ermira Babamusta/

 Artisti i sukseshëm Kastriot Preteni, që njihet me pseudonimin KAS ka publikuar videoklipin e tij të ri me titull “Piano”, dedikuar Kosovës dhe popullit të saj. Kënga bën fjalë për luftën e Kosovës, vuajtjet e popullit shqiptar dhe historinë e familjes së Kastriotit gjatë luftës.

“Mua nuk më kujtohet shumë prej vitit 1997, sepse kam qenë shumë i vogël kur filloi lufta dhe kam jetuar në Norvegji në atë kohë. Më kujtohen shumë mirë ngjarjet që më ka rrëfyer familja ime dhe si e kanë plagosur gjyshin tim, Mursel Preteni,” tha Kastriot Preteni.

Artisti zgjodhi titullin e këngës “Piano” si një metaforë për paqe ose qetësi. Kënga “Piano” me lirikë shkruar nga vetë KAS, mban një minutë heshtje për viktimat e luftës. Videoklipi u xhirua në verë 2013 në Mitrovicë dhe Shalë. Piano është një homazh kushtuar të gjithë viktimave të pafajshme shqiptare të Kosovës, që dëshmuan krimet e luftës. Videoklipi u lançua online me 2 nëntor 2013 dhe mund të shikohet në këtë link: http://www.youtube.com/watch?v=nbhbx9-v_sY. Singli është në dispozicion në iTunes, Spotify dhe Amazon.

“Nuk duhet harruar historia dhe e kaluara e popullit tonë. Kam xhiruar pesë videoklipe deri tani dhe Piano është i pari xhiruar në vendin tim, Kosovë, dhe nuk do kisha zgjedhur temë më të përshtatshme se historia e këngës. Dua t’i tregoj botës për identitetin tim shqiptar, me të cilin krenohem,” u shpreh KAS.

“Xhirimi i spotit është bërë në Kosovë për së pari herë me një kompani daneze udhëhequr nga një artist kosovar mjaft i talentuar Dardan Jashari”, shtoi KAS.

Kastriot Preteni ka lindur në Suedi në 1992 dhe me muzikën hip hop merret që në moshën 11-vjeçare. Ka performuar koncerte në Norvegji, Kosovë, Shqipëri, Suedi, Danimarkë dhe Gjermani. Në festivalin e famshëm “Top Fest” u prezantua me këngën  “Ndjehem Mirë”, vlerësuar si një nga performancat më të mira dhe fuqishme të festivalit. Me mbi 100,000 klikime në youtube, superhitet e tij janë: “Imma Get My Piece”, “Till Death Do Us Part” dhe “Product of Society”. Për më shumë rreth artistit vizitoni www.facebook.com/KASMUSIC1.

Filed Under: Featured Tagged With: Ermira Babamusta, KAS lancon, Klipine ri"Piano"

JA PËRSE KRERËT E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE PËRKRAHËN LËVIZJEN XHON TURKE

November 3, 2013 by dgreca

KRERËT E LËVIZJES  KOMBËTARE SHQIPTARE PËR TË MBROJTUR SHQIPRINË ETNIKE NGA PROPAGANDA BULLGARO-SLLAVE NË FILLIM PËRKRAHËN LËVIZJEN XHON-TURKE/

Nga Prof. Dr. Vebi XHEMAILI/ Universiteti Shteteror i Tetoves/

Figurat kryesore të shqiptarizmit të dhjetëvjeçarit  që parapriu revolucionin xhonturk  të vitit 1908, ishin pothuajse  të tëra figura shqiptare, qoftë edhe për një kohë të caktuar në bashkëpunim me opozitën xhonturke. Shumë prej myslimanëve shqipfolës, si Nijazi Resnja, “heroi i Revolucionit”,  para së gjithash ndienin veten si xhonturk dhe jo veprimtarë të nacionalizmit shqiptar. Ndonëse disa veprimtarë të shqiptarizmit më vonë u bënë kundërshtarë të rreptë të xhonturqve, marrëdhëniet midis shqiptarizmit dhe xhonturqve  ishin shumë të ngushta, siç mund të vërejmë  nëpërmjet rasteve vepruese të Ismail Qemalit, Ibrahim Temos, Dervish Himës, Shahin Kolonjës, Nexhib Dragës dhe shumë të tjerëve.  Siç dihet, Dr. I. Temo shpalli krijimin e “Shoqërisë së Fshehtë” që shumë shpejt u njoh si shoqëria “Bashkim dhe Përparim”. Vetë Dr. Ibrahim Temo futi në këtë shoqatë deputetët e Kosovës, Ibrahim Efendiun, Nexhip bej Dragën dhe deputetin e Korçës, Shahin bej Kolonjën. Shokët u ngarkuan të ngrinin degë edhe në qytetet  më të mëdha të  Shqipërisë Lindore nga Shkupi deri në Ohër.[1]

Në vitin 1907-1908 shumë oficerë ishin bashkuar me Komitetin “Bashkim e Progres”, midis tyre ishin disa oficerë shqiptarë që flisnin si shqipen ashtu edhe turqishten, si Enver Beu i  Manastirit,  Beqir Grebeneja në Grevenë, Nijazi beu në Resnje dhe Ejup Sabriu në Ohër. Këta, si oficerë, gëzonin shumë autoritet në mesin e popullatës.  Degë të ndryshme të Komitetit ishin themeluar në Selanik,  Manastir dhe Shkup.  Dega e Shkupit në mënyrë të veçantë ishte themeluar nga vetë Nexhip Draga, ish- nxënës  i shkollës së administratës, që u bë me kërkesën e Komitetit Osman për liri, përpara se të shkrihej dhe të hynte në KPB. Në vitin 1908, në Shkup, Nexhip Draga, ish-nxënësi i mylkies u bë një nga njerëzit e fortë të KBP. Në Mitrovicë, Suljeman Kylçe, një oficer i ri nga Tetova, iu bashkua celulës lokale.[2]

Nijazi Resnja ushtarak me origjinë shqiptare, më vonë, në revolucionin e vitit 1908, u bë një nga heronjtë më të shquar shqiptar. I lindur në vitin 1873 në rajonin e Resnjës, në jugperëndim të Manastirit, ai kishte studiuar në idadijen ushtarake të Manastirit, por profesorët i kishin futur ndjenjën e patriotizmit osman. Më vonë, në vitet 1894-1897, kishte ndjekur shkollën ushtarake të kryeqytetit. Më  1897 kishte marrë pjesë në luftën greko-turke. Më tej ishte emëruar në Ohër dhe që prej 1904, bënte pjesë në batalionin e tretë të ndjekësve të çetave. Ai u ndikua nga reformat e bëra nën presionin e Fuqive të Mëdha, pas revoltës së Ilindenit. Për të Evropa i shtynte të krishterët të ngriheshin dhe me ta ajo dëshironte humbjen e Turqisë. Turqit nuk mund t’i linin më kështu rusët dhe austriakët që të zhvillonin propagandën e tyre në Shqipërinë Lindore, me qendrat e saj në Manastir dhe Shkup. Bullgarët, njëlloj si edhe armenët, kishin arritur ta bindnin opinionin evropian dhe të fitonin simpati nga ana e tyre. Pra, Fuqitë Mëdha ishin ato që dëshironin të gjymtonin Shqipërinë. Projektet e tyre ishin që  ta ndanin në dy pjesë. Ata kërkonin me çdo kusht ta fshinin pjesën e Shqipërisë Verilindore. Ata i bindën satelitët e tyre në Ballkan, Serbinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë, që sa më parë të fshihet Shqipëria Verilindore e banuar me shumicë me shqiptarë myslimanë. (V.Xh).

Po ashtu, një oficer tjetër shqiptar që i ka bërë shumë dëm Lëvizjes Kombëtare Shqiptare ishte edhe Beqir  Grebeneja, i lindur në vitin 1882, në fshatin Çorhlu afër Grevenës, i cili kishte ndjekur të njëjtin arsimim ushtarak si Nijazi Resnja, fillimisht në Manastir, ku ishte ndikuar nga propaganda kundër absolutizmit hamidian, dhe më vonë në shkollën ushtarake  të Stambollit, ku ishte diplomuar në vitin 1903. Merr pjesë për tre vite në luftën e Jemenit. Më 1907 ishte emëruar udhëheqës në vendlindjen e tij,  në batalionin që ishte i ngarkuar të luftonte çetat. Në dhjetor 1907 iu bashkua Komitetit “Bashkim e Progres”. Pak pas transformimit, në vendlindje, më 1908, mësoi se Nijazi Resnja kishte dezertuar,  Ai bëri të njëjtën gjë dhe vendosi të formonte çetën e tij  në anën  e Grevenës, për të “shpëtuar atdheun Osman”. Ky ka denoncuar çetat greke të organizuara nga kisha greke dhe të mbështetura nga qeveria greke, si dhe mos veprimin e administratës osmane përballë tyre. Mbi të gjitha gjykonte se myslimanët gjendeshin në një situatë shumë më të vështirë se sa të krishterët. Këta të fundit kishin pasur fuqishëm edhe patrikanën e tyre. Ky ishte me shpirt turkoman, prandaj deri në fund luftoi për Perandorinë turke, kur nuk u pajtua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, në fund i përgatiti edhe atentat Ismail Qemalit. Dhuna ushtarake mbi shqiptarët u denoncua botërisht nga shqiptarët e Stambollit. Në fund të tetorit u formua një Komitet nismëtar Kombëtar, i përbërë nga doktor Zenel Abedini, doktor Ibrahim Temoja dhe Mehmet pashë Deralla (Tetova), i cili organizoi në Aksaraj të Stambollit dy tubime të rëndësishme, njërin më 27 tetor dhe një tjetër më 5 e 8 nëntor 1909.

 

SHKUPI DHE MANASTIRI DY QENDRA KRYESORE TË LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE

 

Në këto kondita të reja, në Shqipërinë Lindore (Maqedoninë e sotme), rrethanat e veprimit të lëvizjes xhonturke ishin të favorshme. Ajo tani mundohej ta vënte nën kontrollin e saj lëvizjen shqiptare që kishte marrë hov të madh në Manastir dhe Shkup. Por edhe krerëve shqiptarë u konvenonte lëvizja xhonturke, pasi ishin të bindur se nëpërmes xhon-turqizmit do të frenonin lëvizjen për autonominë  Maqedonisë, që shkonte në dëm të bashkimit kombëtar shqiptar. Siç dihet lëvizjen maqeonase me të madhe e mbështetnin Bullgaria dhe Rusia me të gjitha mjetet financiare. Prandaj ajo për shqiptarët mund të quhet vetëm si kryengritje e imponuar. V.Xh).

Xhonturqit   u përpoqën qysh në fillim t’i vinin klubet shqiptare nën ndikimin e tyre dhe t’i shkrinin ato në klubet xhonturke. Me anën e elementëve të moderuar, ku ndër përkrahës të parë të bashkëpunimit në fillim me  xhonturqit ishin:  Midhat Frashëri, Mehdi Frashëri dhe Abdyl Ypi.[3] Komiteti “Bashkim e Progres” ushtronte ndikimin e vet  mbi udhëheqjen  e dy klubeve të Selanikut dhe atë të Stambollit, të cilët donin të ruanin  rolin udhëheqës mbi klubet e tjera shqiptare. Por patriotët shqiptarë e demaskuan veprimtarinë e veglave të xhonturqve  në klubet shqiptare, siç ishte rasti me klubin e Selanikut dhe me qëndrimin e mbajtur nga  Mehdi Frashëri dhe Mid’hat Frashëri.[4]

 

 

KRERËT E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE NË KRYE ME ISMAIL QEMALIN U VUNË NË MBROJTJE TË INTERESIT KOMBËTAR

 

Në rrethanat e paraqitura në mbrojtje të interesit kombëtar, krerët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e përkrahën  Komitetin  “Bashkim dhe Progres”,  pasi ky Komitet në fillim i plotësonte  kërkesat e shqiptarëve duke u dhënë atyre të njejta të drejta  me kombësitë tjera të Perandorisë, që nënkuptonte edhe mbrojtjen e shqiptarëve. Kjo e shtyu Ismail Qemalin që në Kongresin e Parisit të turqve të rijë, që në atë kohë i mërguar politik, të deklarojë  se ishte në favor të gjithëve një regjim konstitucional. Prandaj më 1908 shumë shqiptarë ishin bërë  anëtarë të këtij  Komiteti, i njohur si Komitet  “Bashkim dhe Progres”. Pasi ishin të bindur se xhonturqit me ardhjen e tyre në pushtet do të mbronin tërësinë territoriale të Perandorisë që nënkupton edhe të shqiptarëve dhe do të stoponin reformat e filluara në vilajetin e Manastirit dhe Kosovës, si zona më të rrezikuara të Shqipërisë, pas reformave të Myrstagut.

 

Edhe  Mit’had Frashëri ndante mendimin e krerëve shqiptarë ku do të deklaroj: ”Një autonomi sllavomaqedonse do të rrezikonte bashkimin kombëtar shqiptar, mbasi do të përmblidhte nën autonominë  e saj  toka shqiptare”.[5] Pasi në këtë kohë Bullgaria haptazi kërkonte zgjerimin e saj territorial, mbi tokat shqiptare në emër të Maqedonisë së Madhe e cila shkonte në drejtim të Manastirit, Shkupit dhe disa pjesë të Kosovës.[6]

Shqiptarët në fillim të shek. XX nuk e lanë fatin e tyre në duar të Fuqive të Mëdha, por vendosën të veprojnë në të gjitha fushat për homogjenozimin kombit.

Një ndër pikat kryesore në prag të Kongresit të Manastiri është vendimi i marrë në vitin 1908 në një mbledhje e shqiptarëve të krishterë  ortodoksë  në Shtet e Bashkuara të Amerikës, ku  vendos që të hiqet dorë nga kisha greke dhe të krijohet kisha e pavarur shqiptare në krye me Fan. S. Nolin. Kjo ndarje ishte një shtytje e fuqishme për të zhvilluar  ndjenjat kombëtare shqiptare drejt bashkimit kombëtar.

Ndërsa në trevat lindore Dervish Hima është më meritori në formësimin e nacionalizmit shqiptarë deri në shpalljen e Pavarësisë nga dora e Ismail Qemalit në Vlorë 1912. Në këtë kohë Dervish Hima kishte rreth vete mbi 10 mijë simpatizantë që luftonin për lirinë e Shqipërisë Etnike dhe alfabetin latin.[7]



[1] Në Selanik, në vitin 1906-1907 u shpërngul qendra e Komitetit Qendror të Partisë “Bashkim dhe Progres”,  Ky  Komitet, ka patur bërthama ose degë të kësaj shoqërie. Në Shqipëri vepronin Dervish Hima dhe Hamdi Ohri, etj, përmes të cilëve Dega e Kostancës e drejtuar nga Temoja, mbante lidhje me Manastirin, Strugën, Elbasanin, Dibrën, Shkodrën, Tiranën, Durrësin, Ohrin, Korçën, Starovën, Beratin, Janinën dhe me qendra të tjera. Pavarësisht peripecive që hoqi Dr. Temo në Strugë në verën e vitit 1889, duke u arrestuar nga agjentët e Stambollit. Ky deri në vitin 1895 në Stamboll u arrestua edhe katër herë të tjera. Në Rumani, agjentët e Stambollit tentuan disa herë ta helmonin, të dënuarin me burgim të përjetshëm nga Porta e Lartë e Stambollit. Vetëm gjatë vitit 1908 tentuan dy herë t’a eliminonin fizikisht.

[2] Nathalie Clear, vep e cit. f. 514.

[3] Historia e popullit shqiptar II, f. 284.

[4] Po aty.

[5] Stavro Skendi, Mendimi politik dhe veprimtaria kryengritëse shqiptare 1881-1912, New Jork 1958,  f. 17.

[6] Stavro Skendi, Mendimi politik dhe veprimtaria kryengritëse shqiptare…, f.  8.

[7] Raport e konsullit Luba Mihajlloviç nga Shkupi, dërguar Ministrit të punëve të Jashtme të Serbisë, më 18 janar 1910.

Filed Under: Featured

ÇUN LAJÇI SOLLI RUGOVËN E KOSOVËN NË NEW YORK

November 2, 2013 by dgreca

Në  5-Vjetorin e Shoqatës Rugova, u shpalos historia, jehoi kënga dhe vallja rugovase nën ritmin e tupanave , fyejve, dhe tingëllimit të shpatave…/

 Në mjediset e restorantit Maestro’s në Bronx, NY, është festuar 5-vjetori i themelimit të shoqatës. Në festë kishte një pjesmarrje massive, me qindra rugovas. I ftuar nderi ishte Konsulli i Kosovës, z. Bekim Sejdiu, ansambëlmeni i shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, kryetari i Vatrës z. Gjon Buçaj etj.. Emocionet ia shtoi festës ardhja e artistit të njohur të skenës, aktorit kosovar Çun Lajçi. Ishte drejtuesja Vjosa Nikqi Mujaj, që hapi siparin e festës duke u uruar mireseardhjen pjesmarërsve dhe të ftuarëve.

Për veprimtarinë 5 vjeçare të Shoqatës Kulturore artistike Rugova, foli kryetari  Adem Muriqi. Ai bëri bilancin e veprimtarive të shoqatës. Z. Muriqi tha se kanë kaluar pesë vite që kur themeluam shoqatën Rugova këtu në Nju Jork dhe gjatë kësaj kohe shoqata është rritur përmes veprimtarive të shumta. Synimi, tha ai, është, që të japim kontribut dhe të tregojmë përkujdesje edhe për përcjelljen tek brezi i ri të traditave kulturore e historike rugovase. Gjeneratat e reja duhet të ndjehen krenare për kulturën e trevës nga vijnë prindërit e tyre, të bëhen bartës të traditave kulturore dhe artistike të Rugovës, një krahinë e njohur për trashëgimi të pasur kulturore. Ai shfaqi shpresën se fëmijët, duke parë prindërit e tyre, duke u veshur hijshëm me kostumet karakteristike të Rugovës, duke kërcyer vallet rugovase, duke kënduar këngët e Rugovës, do të ndërgjegjësohen për ta çuar më tej këtë trashëgimi të pasur dhe të bukur.(Te plote lexojeni ne numrin special te Diellit te printuar te 28 Nentorit)

Filed Under: Featured

CHAMERIA – A brief description

November 2, 2013 by dgreca

By Prof. Sami REPISHTI/

“ Chameria is the region stretching over the southernmost part of the area inhabited by Albanians. It comprises the land all along the Ionian Sea, and extends to the east up to the mountain chains separating it from the Janina (Ioannina) Valley. To the North, it borders on the river Pavel ; to the South on the Bay of Preveza. Only the northern stretch, around the town of Konispoli is part of the territory of the Republic of Albania; the rest is part of Greece, as was decided by the London Conference of Ambassadors, in 1913. The main inhabited centers of Chameria are Filati, Igumenitsa, Paramithia, Margellichi, and Parga, all located outside the state borders of the Republic of Albania. Seven villages are included within the borders of the Republic of Albania, and centered around the town of Konispoli. The name Chameria (pronounced: Cham-ree-yah) is associated with the ancient river Thyamis (now Kalamas) running through the region. In ancient times, Chameria was inhabited by the Illyrian tribes of Thesprotes; its history is part of the ancient Epirus. Later on, the region fell to Romans, and successively to the Byzantine Empire. At the beginning of the 13th century, it was part of the Despotate of Epirus, while in the second half of the 14th century, was part of the Albanian Despotate of Arta. In the 15th century Chameria was a battlefield in the struggle against the Ottoman invasion, in a movement led by the feudal family of Zenevisi. One of these leaders, Simon Zenevisi, was a military ally of Skenderbeu (the Albanian national hero, 1412-1468,SR). Under the Ottoman occupation, Chameria was part of the provinces (Sandjak) of Delvina, as well as of Janina; again, it became the battlefield of several anti-Ottoman insurrections during the 16th century, and the beginning of the 17th c. During the 18th century, a process of islamization involved a good part of the region. Parts of the populations of Souli and Parga emigrated to the islands of Greece to escape their conversion to Islam. In Chameria, the economic development brought the regime of local landowners, who became an important factor in the wars for local domination of the area, until Chameria fell under the rule of Ali Pasha Tepelena (1740-1822), the ruler of the “pashallek” (county) of Janina. Between the years 1820-1850, Chameria was involved with the huge insurrections against the Ottoman rule. In 1854 and 1877 incursions of irregular Greek bands were repelled with force by the local Albanian population. During 1978-81, branches of the Albanian League of Prizren in the region of Chameria participated in the general struggle of the Albanian people for the defense of territorial integrity of their ancestral lands. But, in the insurrections of the Albanians during the first decades of the 20th century, Chameria became the battlefield of Albanian patriotic insurrectionists, and members of various Albanian committees. During the Balkan Wars (1912-1913) regular Greek armies invaded the region of Chameria. The call for help was answered by the newly formed Albanian Government of Vlora, by sending military units to their defense. The decision of the London Conference of Ambassadors (July,1913) left Chameria to Greece. After World War One (1914-1918), several Greek governments forcefully expelled thousands of Chamerian Moslems to Turkey, under the pretext of their being Turkish citizens due to their Moslem religion. At the end of World War Two, (1939-1945), the terror exercised and the repressive policies of the various Greek Governments against the local Moslem Chamerian population forced over 25.000 Moslem Chamerians to abandon their ancestral homes, and ask for asylum within the borders of territory of the Republic of Albania, where they live as of this day.” (Source: “The Encyclopedic Dictionnary” , The Academy of Sciences and Arts of Albania, Tirana, 1985, pp.149-150) *** (Translator’s note: Another wave of crimes hit the unprotected Moslem population of Chameria in 1943 and especially in the summer of 1944, when Greek paramilitary units massacred over 30.000 Chamerian Moslems, mostly the elderly, women and children unable to escape the massacres. There are now app. 250.000 to 300.000 Chamerians living in Albania as “Albanian citizens” whose citizenship was arbitrarily changed by the Communist Government in 1953. They have their own political party , and since 2013, five representatives in the Albanian Parliament. They insist on the right to return, on the repossession of their expropriated properties, as well as on having their Greek citizenship reinstated. Sami Repishti)

Filed Under: Featured

KRIME TE KOMUNISTEVE TE VLORES ENDE TE PA NDËSHKUARA

November 2, 2013 by dgreca

Nga ing. ARSHI RAMOSAÇO/

Kohet e fundit inxhinjeri dhe intelektuali njohur i vlonjat Arshi Ramosaço (1933), ka botur librin “Radhima 2013”, në të cilin ka përmbledhur kujtimet e jetës dhe të dhëna enciklopedike për vendlindjen e tij, Radhimën dhe Vlorën.

Arshiu është sot në moshën 80 vjeçare dhe ka vendosur që kujtimet të mos i marrë me vete por t`ua lerë të gjallëve këtu në tokë.

Nga ky libër shkëputim dhe botojmë shkrimin “Pushkatimi”, f. 193-197, sipas tregimit të komunistëve Myslym Cane dhe Ismail Xhelili.

Në këtë tregim pasqyrohet krimi kundër njerzimit i pushkatimit të 22 robërve italianë, nga komunistët e Vloës, ende i pa ndëshkuar nga drejtësia.

Në tregim, del e qartë se ndërsa fshatrët me bujari i ndihmojnë dhe ushqejnë robërit, komunistët që s`kanë lidhje me traditat shqiptare tregohen të pa mëshirshëm, barbarë.

Pushkatimi i robërve të luftës është krim kundër njerzimit, akt çnjerzor që e kanë venë re dhe e kanë denoncuar edhe misionarët anglez në Shqipëri gjatë viteve 1943 – 1944. Shih për më shumë: Reginald Hibbert “Fitorja e hidhur”, Tiranë 1993.

E urojme Arshi Ramosaçon te jetojë sa të dojë vetë.

1943. PUSHKATIMI ÇNJERZOR  I  22  ROBËRVE ITALIANE

 U ndodhëm diku afër Majës së Zezë në malin e Tragjasit, tek shoku im, Bego Meçua, në stanin e kooperativës. Begua na mbajti për drekë dhe sipas zakonit na theri një qengj, shpenzimet u rregjistruan mbi atë dhe ai i pagoi.

Ishim tre miq: Unë, bashkfshatari Begos, Myslym Cane, kunati shokut Hysni Kapo, më i largëti dhe miku kryesor mbetej Ismail Xhelili nga Gumenica.

Myslymi dhe Ismaili, kishin dalë malit për gjah, ndërsa unë si inxhinjer kishja dalë për të parë pyjet dhe bimët, por më shumë doja të takoja shokun tim Begon dhe barinjtë e tjerë që i kam dashur dhe i dua dhe kështu u takuam të tre së bashku.

Duke ditur se Myslyli dhe Ismaili kishin qënë të dy partizanë të orëve të para, si rastësisht unë hapa muhabetin dhe thash se diku këtu afër, në Lug të Gorrit, janë pushkatuar 40 italianë. Myslymi u murzit dhe më pyeti:

–          Nga e di ti?

–          Ishte një mëngjez vere, i thash unë, atëhere ishja 9 vjeç dhe  po kullosja shelegët aty afër

Lugut të Gorrit, ndwrkohw dwgjova  krismwn e mitrolozit dhe të pushkëve, sepse ishja afër. Robërit italianë në darkë kishin qënë në stanet tona dhe u dhamë për të ngrënë nga një copë bukë dhe nga dy thela mish të pjekur. Robrit u pushkatuan në një mëngjez vere në Lug të Gorrit, aty ku dy lajthi të mëdha bëjnë kokra të hidhura.

Myslym Cania, kishte mbaruar shkollën ushtarake në Bashkimin Socjetik, shkruante libra dhe artikuj por gjithmonë me një kod: sipas porososë nga lart! Ai kishte shokollë dhe arsye por biografitë i nxinte dhe kishte zakon të raportonte.

Pasi mbarova unë ndërhyri Ismail Xhelili duke thënë: Inxhinjeri ka të drejtë.

Ismail Xhelili, që kishte qënë anëtar i njësiteve guerile komuniste, u bë më i zymtë në fytyrë nga Myslymi, por më i çliruar në shpirt dhe në mëndime dhe ai me gojën e tij na tregoi këtë histori:

*     *     *

„ Italianët u zunë robër në Luftën e Selenicës. I hodhëm në Vjosë dhe u shpumë në Shtabin Operativ , që atëhere ndodhej në Mallakastër, në fshatin Çorrush. Nuk ishin 40, por 22 ushtarë italianë, robër lufte.

Aty takuam shokun Hysni Kapo, i cili më foli me inat:

–          Keni bërë gabim që i prutë robërit këtu – dhe më dha urdhër të prerë:

–          Të pushkatohen në një vend të thellë dhe të paditur. Në qoftë se do të shpëtojë edhe një i vetëm ai do të na denoncoi.

I kthyem robërit nga kishim ardhur, kaluam përsëri Vjosën, dolëm në Sevaster, udhëtuam të lodhur deri në Gumenicë dhe prej andej në malin e Tragjasit. Ne ishim tre partizanë të armatosur dhe 22 robër lufte italianë. Robrit kuptohet nuk kishin armë dhe nuk ishin të lidhur, kurse ne tre partizanët ishm të armatosur mirë. Dy vetë ishin roje prapa dhe unë Ismal Xhelili udhëhiqja udhën përpara.

Robërit gjatë udhëtimit nuk bënë asnjë lëvizje, ne u rrinim larg se mos na rrëmbenin armët. Urdhërin e pushkatimit e dija vetëm unë Islam Xhelili. Robërve sipas rregullave të luftës botërisht të njohura, as që u vinte në mënd se do të pushkatoheshin, madje edhe njerzit tanë nuk e dinin dhe nuk e besonin se çdo të ndodhte.

Tragjasi ishta rrafshuar dy herë nga lufta. Shumë djem të fshatit kishin rënë dëshmorë. Italianët e kishin rrethuat fshatin me këmbsori, nga kodrat e qëllonin me murtajë dhe nga deti me artileri. Nga ajëri aeroplanët, kaçiatorë mitralonin njerëzit që lëviznin dhe fëmijët që iknin këmba doras për t`u fshahur në pyje, në shpella dhe në male.

Lugu i Gorrit ishte një vend i thellë. Duke vajtur te ky vend fshatarët fisnikë tragjasiote të staneve u dhanë buke robërve dhe ç`ju ndodhej. Unë mendoja se njeriu nuk ngopet me jetë por kur të vdesë duhet të iki i ngopur, prandaj i lashë robërit të merrnin bukën nga fshatarët. Atë natë fjetëm atje. Dërguam në Gumenicë të na vinin disa partizanë të çetës territoriale dhe me dy mushka për dore.

Në mëngjez herët sapo doli dielli robërit italianë i rreshtuam dhe i xhveshëm, duke i lënë vetëm në të mbathura, sepse rrobat na duheshin për partizanët, që ishin zbathur  dhe flinin në majë të maleve me borë. Në këtë kohë kishin mbritur edhe fshatarët nga Gumenica me dy mushkat e porositura. Në këtë kohë filluam të pushkatonim robrit italianë.

Ata ulërinin dhe kërkonin falje, por neve s`na e bënte tërr syri! I qëllonim pa mëshirë me një mitroloz “Breda”, ndërsa anash me me dyfekë të shkurtër dhe të gjatë italianë.

Robërit nuk na ikën dot, ata u ngjeshën me njeri tjetrin, ndoshta për tu mbrojtur, ose për t`utakuar me njeri tjetrin për herë të fundit.

Ngarkuam me gëzim dy mushkat me rroba dhe kaluam më atë anë të malit.Nga pushkatimi kishte mbetur një rob i gjallë nën trupat e të vrarëve. Ai paska ikur  dhe në këmbët e malit e kishin zënë komunistët e Gumenicës dhe e prunë tek unë Ismail Xhelili. Ishte i xhveshur, vetëm me mbathje, ishte bërë tërë gjak nga gjaku shokëve të vrarë. U lut shumë të mos e vrisnin edhe fshatarët e mi sapo morën vesh mu lutënë që të mos e vrisnim sepse ishte ligj i shenjtë që kur shpëton nga pushkatimi njeriu e aq më keq robërit nuk vriten. Por urdhëri i shokut Hysni Kapo ishte i prerë. E pushkatova edhe atë dhe u mundova ta mbuloj me dhe. Kufomat e robërve të tjera mbetën pa u varrosur, se nuk kishim kohë dhe kazma e lopata.

Unë kam bindjen se edhe vendimi edhe pushkatimi robërve kanë qënë të drejta”.

*     *     *

    Kanë kaluar shumë vite. Myslymi dhe Ismaili kanë vdekur, ndërsa unë jam plakur dhe jam në moshën 80 vjeç.

Kur ishja i vogël kishja frikë dhe nuk iu afrova Lugut të Gorrit. Natën lëshonim qente nga zinxhiri. Në mëngjez gjenim këmbë dhe duar njeriu që i binin natën qentë. Ishte një mish i zi, i klabur.

Ditën fluturonin korbat, gaba  dhe zhgabonja në drejtim të Lugut të Gorrit edhe ato si komunistët, vinin për të ngrënë mish njeriu. Kur u rrita vajta në Lug të Gorrit. Aty pashë togun me kalamidhe, gëzhoja, dhe kocka e kafka njeriu, disa tok dhe disa të shpërndara.

Më vonë kam dëgjuar se aty erdhi një gjeneral italian për të mbledhur eshtrat e ushtarëve të pushkatuar dhe për t`ua shpurë nënave të tyre. Kam bindjen se jo të gjitha eshtrat e atyre të mjerëve që u pushkatuan në mënyrë barbare, janë gjetur.

*     *    *Tani në sheshin e vogël të Lugut të Gorrit ka birë barë i njomë  dhe shkuret për rreth çelin lule. Kurse aty afër, dy lajthi të mëdha dhe gjysëm të prera bëjnë kokra të hidhura, pra edhe bimët janë helmuar nga ajo që ndodhi, ndërsa komunistët nuk ndiejnë hidhërim e pendim për krimet e tyre.

 

 

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 820
  • 821
  • 822
  • 823
  • 824
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT