• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gërrhamat e fundit të …

August 28, 2013 by dgreca

(Reagim në opinionin e Astrit Nixhes…”Edhe unë jam fajtor” të datës 26 Gusht 2013)/

Kush polemizon me hipokritë/kurrë nuk do të korr fitore të madhe-Mikelalangjello/

Shkruan: Ylber VOKSHI/ Prishtine/*

Qëndrimet e mija rreth ndasive në mes të arkitektëve në Kosovë i kam shprehur me një shkrim-vështrim kritik që është publikuar në media kosovare dhe shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri me 05 dhe 09 gusht 2013. Aty në mënyrë kritike dhe reale kamë shpjeguar situatën e krijuar në komunitetin e arkitektëve pas ndasive të mëdha dhe ndarjes në dy grupe, thuaj se jemi shumë ! Nga reagimet dhe komentet jo parimore shumë kujt i ka penguar ku shkrim vetëm se e tregonte realisht situatën konfuze të krijuar.

Iu nevojitën Astrit Nixhës mbi tri javë që me një shkrim të botuar në “Zëri” dhe “Tribuna shqiptare” të më etiketon me epitete ma të çoroditura, që nuk duhej të ishin në fjalorin e një arkitekti, ashtu kërkohet me Kodin etik të arkitektëve. Kjo tregon se sa është i sinqertë kur na tregon për familjen e vet të kulturuar dhe dashurin ndaj arkitekturës. Mos të llafosemi për familje se me siguri ma të madhe do të dëshpëroheni se kush jeni nëse krahasoheni me familjen time e cila edhe sot ka respekt të madh në Kosovë dhe Shqipëri. Por kjo nuk ndërlidhet me opinionin tënd të ulët dhe reagimin tim.

Që në fillim më duhet të theksoi se me ketë shkrim e ke humbur rrugën në “oborr tëndin”,në fund ti dhe bashkëmendimtarët e juaj  do të jeni humbës të mëdhenj në ketë proces të LICENCIMIT. E ke merituar pasi me disa njerëz tjerë ke tentuar të përmbysësh një proces tepër të rëndësishëm,të vonuar paksa nga ana e MMPH,për të shpëtuar të ardhmen e gjeneratave të reja që duhet të jetojnë në Kosovë,ata e meritojnë një jetë ma të mirë urbane dhe rurale. Çka keni bërë ju,që 14 vite jeni të mbyllur në qarqe të dyshimta të ndërtimeve e në anën tjetër tentoni ti frikësoni njerëzit me “interesat e përbashkëta të mafisë së ndërtimit dhe politikës” e cila e ka krijuar ketë gjendje kaotike urbane në tërë Kosovën.

Më quani “arkitekt i pavarur”,nocion që kurrë nuk do ta kuptoni në karrierën tënde profesionale të varfër shpirtërisht. Të me quash me pa turpëri, pa argumente të cilat kurrë nuk mundesh ti gjesh,se unë jam “i pa  painformuar dhe i palexuar”, është një “non sens” për mua dhe të tjerët që më njohin. Në të gjitha detyrat profesionale që i ushtroi (Kryetar i Këshillit të Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve të Planifikimit të K.K. të Prishtinës),dhe që i kamë ushtruar,gjithnjë kamë qen konsekuent dhe nuk kamë bërë kompromise në dëm të arkitektëve dhe të tjerëve. E kam respektuar Kodin Etik të profesionit të cilit është vështirë të iu përmbahesh në kushtet tona. Nuk i kamë lejuar vetes të bie nën presione jo parimore dhe për atë jam i vetëdijshëm së kamë pësuar shumë.

Që nga prilli i vitit 2004 kam sakrifikuar të gjitha të mirat materiale që i bien projektimi dhe ndërtimi vetëm e vetëm që të fillon një proces i ndërtimit si në tërë botën e civilizuar. Unë që kamë shkruar mbi150 shkrime kritike profesionale të publikuara,po e përsërisë profesionale e jo gazetareske,në Kosovë dhe Shqipëri për fushën e Planifikimit Hapësinor dhe Urban quhem nga një injorant,“i pa  painformuar dhe i palexuar”. Pjesëmarrës aktiv me kumtesa dhe punime profesionale të fushës së Planifikimit  dhe arkitekturës ku gjithnjë kamë kërkuar,që arkitektët të kenë vendin që iu takon në piedestalin e shoqërisë shqiptare e jo të  nëpërkëmbën, nënçmohen e shantazhohen së pari nga koleget e sojit tënd e pastaj edhe nga të tjerët, kjo me të vërtetë nuk ka shpjegim logjik pos shfrenimit nga njerëzit me instinkte çmendërues.

Le të vlerëson opinioni publik se kush është “i pa  painformuar dhe i palexuar” unë apo ti që këto vitet e pas luftës i ke keqpërdorur beneficionet e atyre që të kanë përkrahur.

Ka shumë çështje që,në opinionin tendë lehtë munden të kontestohen pasi janë të pa baza,po ia nisi nga fillimi:

Nuk ka as udhëzues administrativ,as veprime çoroditëse të disave në kohën e fundit,as sundues të ndryshëm me shekuj në këto territore,që munden me “e fshi historinë dhe traditën arkitektonike të Kosovës.”  E vërtetë vet ne për disa qëllime të ulëta të ndërlidhura me interes materiale, të ndikimit,të influencës së sferave të ndryshme të interesit,qëndrime inatqore, personale …,me një propagandë të pa ndershme dhe të pa nevojshme në media,po tentojmë të paralizojmë disa procese pozitive që po ndodhin në shoqërinë tonë. Duhesh bërë dallimin në mes të interesit të përgjithshëm dhe ati individual.

Ku po e vëren ti “zhbërjen e traditës e arkitekturës kosovare” dhe “fshirjen e një historie profesionale 50 e më shumë vjeçare,me UA 06/2011”,mos e dezinformoni opinionin, lexoni edhe disa herë udhëzimin, pa emocione për ta kuptuar drejtë !

Për identitetin urban tonin kamë shkruar shumë herë,kjo për mua është esenca e ekzistimit dhe zhvillimit të një shoqërie,e ti e shef rrezikun në një udhëzim administrativ që aspak nuk është e vërtetë.

Ku ishe ti dhe shokët tu që asnjëherë nuk reaguat për rastet e shumta të zhdukjes së identitetit tonë urban në tërë Kosovën në vitet e pasluftës. Po ti përmendi vetëm dy tre raste në Prishtinë,së aty vepron. Para syve tu është rrënuar Xhamia “Hatunije”, fasada e “Hotelit Grand” është ndërruar nga mermeri në llamarinë alumini, tërësisht është ndërrua  fasada e “Rilindjes” apo hotelit “Iliria”,ka raste të pa numërta në tërë Kosovën,asnjëherë nuk keni reaguar publikisht.

Mos e dezinformoni opinionin publik se ju jeni ata që keni “ndikuar” që të hyn “Paragrafi 3.3 i nenit 2 të UA 06/05, (Departamenti i ndërtimit)”, as që e keni ditur që ekziston ai paragraf që ishte kërkesë legjitime e imja që të përfshihet në atë UA.

Një shpjegim i vogël, ky udhëzim administrativ së pari është aprovuar në Departamentin e  Planifikimit Hapësinor (nr 42, me nr.protokololi 03/2005 të vitit 2005) e UA 06/05 të cilit i referoheni është kopje komplete e UA 03/2005,dhe është punuar dhe shfuqizuar ma vonë. Atë kohë isha i punësuar në MMPH,isha anëtar I grupeve punuese në të dy Departamentet dhe insistoja që çështja e licencimit të ketë rrjedha normale. Për fat të keq ky paragraf është larguar në vitin 2010 me UA  2016/10 I datës 03.09.2010,e në vitin 2011 edhe ai i ndërtimit. Kamë kërkuar arsyet e një veprimi të tillë ne Departamentin e Planifikimit ku kamë punuar disa vite në MMPH por kurrë nuk kamë marr përgjigje.

Në atë kohë para tetë vite kamë kërkuar përkrahjen dhe ndihmën e të gjithë profesionistëve,ajo ka munguar. Ti ishe në “klanin” që “vronte e këfillte” në Prishtinë, këto çështje as që të kanë interesuar. Sot kinse je për një rend e rregull urban e vetë je një nga ata që ke pas krijuar “monopoll” në fushën e projektimit dhe ndërtimit. Je një nga kontribuuesit ma të mëdhenj me klanin tënde për gjendjen e krijuar në Prishtinë dhe Kosovë në vitet e pas luftës.

Nëse UA 6/2011 “nuk përmban asnjë dispozitë të vetme që anulon ato”atëherë përse e problematizoni ketë çështje dhe thirreni në diçka sugjestive,që nuk është !. Si thua ti “Rrjedhimisht, sipas kësaj logjike, ato vlejnë dhe nuk janë të shfuqizuara legalisht.”. Synimi yt dhe i shokëve tu është tjetërkund !

Nuk është e ndershme së pari nga ju dhe kolegët vlerësues që ju i përmendni me e çorientuar tërë procesin e Licencimit me thash e thëne provinciale. Nëse keni pasur vërejtje për Kryetarin e vlerësuesve,ato keni mundur t’i adresoni para një viti në fillim të punës,e jo tani !

Përse asnjëherë nuk reagove si anëtar i kryesisë së asociacionit individualisht ose së bashku me anëtarët e tjerë të kryesisë së AsAK, nuk kamë informata se keni reaguar në opinion ndonjëherë në vitet 2004-2008.

E theksoni se ”Procesi më i rëndësishëm në historinë e Arkitekturës Kosovare ishte lënë në duart e atyre që kishin më shumë kohë të lirë (referencë për ata që janë të papunë).” Ku kishe mundësi me pasur punë të pavarur në rrethanat kur ju I kishit uzurpuar funksionet dhe nuk lejonit të merr punë dikush tjetër, nëse nuk ishte nga klani i juaj, kjo është mjerimi i juaj që ndieni kënaqësi në fatkeqësinë e të  tjerëve,                             “mizerable” si thënë francezët.

A ke menduar ndonjë herë përse unë nuk paskam pas punë, edhe se kisha një bagazh të madh profesional në fushën e projektimit dhe ndërtimit që aq shumë i mungonte Kosovës.

Për fillimin e procesit të licencimit ishin plotësuar kushtet optimale,natyrisht se ka vend për korrigjime dhe plotësime në të ardhmen pasi ku duhet të jetë proces i vazhdueshëm. Nuk kishte pengesa apo mangësi të mëdha që ky proces të filloi. Vetëm puna e vlerësuesve në përgatitjen e pyetësorëve ka zgjatur mbi një vit,pyeti se si është punuar shokët tu anëtar të ekipit vlerësues. Se ka pasur edhe jo korrektësi me trajtimin tonë ketë fakt askush nuk e mohon,ne vet  jemi pajtuar me kushtet jo adekuate në të cilat punonim,vetëm për hir të fillimit të Licencimit.

Se je injorant i pa përmirësueshëm,pa edukatë elementare profesionale e tregon vetën ma së miri në pasusin kur deklaroni për mua se “si është e mundur dhe marrin guxim të shkruajnë dhe të MENDOJNË, duke qenë krejtësisht injorantë të painformuar dhe të palexuar”,kjo qasje e juaja është dëshpëruese dhe tregon karakterin e ulët tëndin. Ti thuash dikujt ”I pa informuar”,”I pa lexuar” dhe” të marr guxim të shkruaj dhe të MENDOJ”,është ma zi se fashizëm apo stalinizëm modern I shekullit të kaluar,që si duket e ke ende nostalgji.

Ai “arkitekti i pavarur“ është arkitekt I gjeneratave të vjetra I cili që nga formësimi I tij si arkitekt dhe si projektant i shumë objekteve arkitektonike,ka punuar dhe zhvilluar aktivitetet e veta konform rregullave dhe standardeve qe po I vërteton koha se kishin qenë shumë te avancuara.

Duke pa se çka po ngjet me hapësirën e Kosovës u përqendrua në dhënien e kontributit në vuarjen e rregullit dhe rendit në fushën e Planifikimit Hapësinor,urban dhe arkitektonik në Kosovën e pas luftës. Për atë vullnetarisht fillova të punoi në vitin 2002 në MMPH. Falë juve dhe shumë të tjerëve situata urbane në të gjitha qytetet e Kosovës është në gjendje alarmante, e ju bllokoni procesin.

Licencimi duhej të ishte një nga masat për parandalimin e situatës së keqe në të gjitha vendbanimet tona.

Problem janë ato 14 vite e jo vetëm një muaj,si e dezinformoni opinionin që nga fillimi i rebelimit të juaj të pa arsyeshëm. Ç’far absurditeti, tërë procesin e mundimshëm të licencimit e reduktoni në vetëm një muaj kërkesa për shtyrje.

Për një kohë të shkurtë arritët të bllokoni procesin e Licencimit të Arkitektëve por duhet të kuptoni të gjithë ju  se pos vijës institucionale nuk mundet me pasur zgjidhje tjetër.

Urojmë që edhe në Kosovë do të fillon trajtimi dinjitoz i profesionit të arkitektit,si në tërë botën e civilizuar, pasi tek ne ka kapacitete si profesionale ashtu edhe intelektuale në mes të arkitektëve të shumtë në Kosove të cilëve iu nevojitët një rend normal për të ushtruar profesionin e tyre natyrisht me përkrahjen e shtetit në të ardhmen e afërt të premtuar. Kjo mundet të arrihet me kontrollin e rreptë (LICENCIMI) të tyre nga ana e MMPH. Besoj se Ministria e planifikimit ma në fund do të qëron hesapet me këta individ që aspak nuk ia donë të mirën Kosovës dhe do ta ndaj “shapin nga sheqeri” njëherë e për gjithmonë.

Prishtinë

arch. Ylber Vokshi-Ylli

28.08.2013                                                                             arkitekt i pavarur

ylberv1@yahoo.com

*Autori është Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK), qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale.

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: grahmat e fundit, Ylber Vokshi

Tahir Prençi, radisti qe sakrifikoi jetën për të çliruar atdheun nga pushtimi komunist

August 28, 2013 by dgreca

Nga Mexhit Prençi/

Nëntë Malet e Dibrës kanë hyrë në histori si simbol i mençurisë, qëndresës, trimërisë dhe atdhetarisë. Rapsodi këndon: “Nëntë Malet e Dibrës/ male përmbi male,/ nëntë këngë lirie/ derteve dhe halleve./ Nëntë të mprehta shpata,/ nëntë vetëtima,/ nëntë fole shqiponjash,/ nëntë djepe për trima”
Reçi dhe Dardha ishin Mal i Parë i Nëntë Maleve të Dibrës. Krahina më e varfër, por e pasur në bujari, besë dhe krenari. Shtëpia e Trocit, Dodës, Markut, Prençit ishin ndër më të nderuarat, me burra trima e urtakë popullorë, në Reçin e pjerrët e të thyer me këmbët në Drinin e Zi dhe trupin që ngrihej përpjetë rrëpirave e shpateve drejt maleve të larta, dhe majatve të mprehta që dukej sikur preknin qiellin. Troci, i pari i fisit, thotë legjenda kishte prerë kokën e Arapit të Zi të Shkodrës dnë dyluftim dhebash për këtë nderohej dhe respektohej nga të  Nëntë Malet e Dibrës. Në çdo mjedis ku ndodhej Troci, i rezervohej kryet e vendit dhe koka e qengjit në gosti, gëzime a hidhërime. Para Trocit, nuk guxonte kush ta hante kokën. Kështu thoshte legjenda. Realiteti dibran e dëshmon. Nga këto male që ua shkel syrin dielli i mëngjesit nga maja e Korabit, kanë dalë trima idealistë të cilët mbi  gjithçka kanë vënë atdheun dhe lirinë, besën dhe nderin, për të cilat japin edhe jetën. Njëri prej tyre ëshë edhe Tahir Prençi. Fyelli i bariut nga kodrat me lajthi të Çakbardhës, shpati i Mllezës, Malet e Kaptinës dhe Maja e Rrasës, bie edhe sot duke përcjellë melodinë e këngës: “Tahir Prenç nuk ban ma nana/ N’dash për bes’, n’dash për trimni/…Sigurims t’shitoft-o, zana!/ “Pranoj vdekje, jo tradhëti”. Super-radisti sfidoi trysnitë për ta detyruar të bënte lojë të dyfishtë që të vihej në shërbim të komunistëve, për të shtënë në grackë shokët e tij nacionaliste, dhe idealet e tij, për ta poshtëruar dhe zhveshur nga morali i lartë i atdhetarit dhe luftëtarit të lirisë. Tahir Prençi lindi më 1921. Fëmija i tretë i Sulejmanit që njihej si trim i çartur në këto anë. U rrit me këngët e trimërisë dhe vallet burrërore, me ajrin e pastër të bjeshkëve dhe maleve, me ujët e ftohtë të krojeve, me legjendat e lashta dhe me historitë e bëmat e luftëtarëve reçianë në luftrat e përgjakura kundër shkjaut, të udhëhequra nga Prijsi legjendar Elez Isufi. Pas masakrës genocidiste të Serbisë në Bardhaj, trimat e Reçedardhës me babanë e Tahirit, Sulejmanin që u printe, zbritën nga foletë e thyre nëpër malet dhe u turrën si stihi mbi serbët, të cilët të tmerruar ia mbathën në panik, e, kur pushka u ngecte nëpër shkurre duke ikur, ata pa e kthyer kokën pas thërisnin: “Aman, ore aman, se është dërzhavës”! Dhe të çatratosur u hodhën në Drinin i Zi, gjysmmën e të cilëve i përpinë dallgët me ulurima. Që në moshën 16 vjeçare e martoi i iati. Tahiri lindi dy fëmijë: Rifatin dhe Hiken. Dy fëmijë fatzinj, që provuan që në rini dhunën, burgun interneimin dhe persekutimin komunist. Tridhjetë vjet nën diktaturë. Rifati, 22 vjet burg, burg politik si ai i Burreli që ua kalonte dhe burgjeve naziste.  Gjer më 1939, kur Shqipërinë e pushtoi Italia fashiste, Tahiri punonte në bujqësi. Ishte i zoti i punës. S’ia hante qeni shkopin, thoshin për te. Trup madh si i ati, i bëshëm, i forte e i shëndetshëm. Por edhe i fjalës dhe i besës. Me shokë e miq të mirë.
Pas ditës së Zezë të Shtatë Prillit kur fashistët pushtues rekrutonin të rinjt për t’i shkolluar e vënë në shërbim të tyre, që në kontigjentin e parë u thirr edhe Tahiri. Oficeri italian sapo e pa, seç foli në gjuhën e tij pastaj tundi kokën, përkthyesi e shqipëroi: “Do shkosh në Itali”. Kështu malësori i Reçit u nis për studime ushtarake trevjeçare për në Romë. Atje u specializua për radio-ndërlidhje. Ishte ndër studentët më të shkëlqyer. I rrallë. Rekordmen në alfabetin mors. Mjeshtër si mundës. Me vullnet dhe guxim të paparë. Kthehet në Shqipëri si oficer. Shërben në Maqedoni për pak kohë…Fashizmin e urrente aq sa donte atdheun dhe lirinë. Urrejtja dhe dashuria ushqenin  njera tjetrën.Urrejtja për pushtuesit italianë, rriste dashurinë për atdheun. Dashuria për atdheun dhe lirinë, rriste urrejtje për pushtuesit fashistë. Ziente përbrenda…. lidhet me forcat antifashiste. Fillimisht me Ramadan Kaloshin. Radhitet në brigadat partizane duke menduar se ato luftonin për liri e për atdhe. U tmerrua kur pa sesi eleminoheshin djemt e rinj të familjeve të ballistëve, zogistëve dhe të klasave të pasura. Komandantët partizanë injorant bënin ligjin. Shkonte pika e djalit për dhjam qeni. Shpirti i Tahirit u lëndua. Brenda tij ngriti krye ndjenja e drejtësisë, idealit, lirisë dhe demokracisë. Para syve të tij u pushkatua 15 vjeçari Salë Bodi. U arrestuan heronjt e luftës Hasan e Halit Prifti. Në këto rrethana tragjike dhe fatale,Tahiri takoi dhe kuvendoi me burrat e mendjes dhe të shpatës Hasan Spata dhe Ymer Doda, burra të nderuar të Çidhnës dhe Reçit… Në një moment ai u drejtohet atyre: “Vëllezër, kjo nuk është Shqipëri e lirë. Prushin e shpupurit serbi. Ejani, të largohemi nga Shqipëria që të luftojmë për për çlirimin e saj nga pushtimi komunist.”… Nesër do të jetë vonë!”. …Më 1945 arratiset me një grup zogistësh për në Greqi. Prej andej në Gjermani. Në Mynih. U njoh me gjeneral Abaz Kupin, kolonel  Xhemal Laçin etj. Laçi ka dëshmuar se Tahiri shërbeu në Gjermaninë perëndimorë gjer më 1950. Ai thotë se ishte i guximshëm, i rrallë, i zgjuar, profesionist i klasit të parë si radist. Aftësia e tij si radist vlerësohej e jashtëzakonshme. Maturia e gjakftohtësia, si virtyte të dibranit, bënin që mos t’i fliste kurrë goja para mendjes. Emri i tij do hynte në faqet e shtypit në vitet e Luftës së Ftohtë. Dhe në zyrat sekrete. Kundërshtarët do ta thërrisnin “Tigri dibran”. Tashmë Tahiri ishte pjekur dhe përgaditur për t’u hedhur në luftë kundër komunistëve-terriristë të Enver Hoxhës. Me thirrjen që bëri Abaz Kupi më 1950, bëhet më aktiv, punon më shumë, merr zemër e guxim më të madh, për të nisur betejën për mobilizimin e popullit në luftën më të vështirë për çlirim nga pushtimi komunist. Më 1952 vjen në Shqipëri bashkë me një grup nacionalistësh antikomunistë. Vendosen në zonën e Bulqizës. Ishte bashkë me Zenel Shehun. Në këtë zonë kryenin vepremtarinë e tyre patriotike. Në bisedë me Zenelin, në shtëpinë ku ishin strehuar shpesh Tahiti i tregonte disa parandjenja të këqija. Në mendje i faniteshin skena të tmerrshmë të kurdisura nga dora e tradhëtisë. Ai i besonte ato, se besonte te Zoti. Dhe në të vërtetë ashtu ndodhi. Me sinjalet e KGB, Sigurimi famëkeq i Shtetit të tiranit Enver Hoxha, kishte ngritur kurthe për t’i kapur nacionalistët që vepronin në këtë zonë…. Koloneli anglez Kim Filbi i kishte tradhëtuar. Ishte lidhur edhe me Moskën. Bënte lojë të dyfishtë… I vënë në shërbim të zbulimit sovjetik jepte informacine për të gjitha vendet e Lindjes për të neutralizuar, kapur dhe asgjësuar, nacionalistët që përpiqeshin të organizoheshin në forma të ndryshme në luftë kundër komunizmit dhe pushtetit të tyre. Nga libri “Fronti i heshtur” shkëpusim: “Sipas planit Kim Filbi , ky kolonel anglez në shërbim të sovjetikëve, u dha atyre me saktësi  vendndodhjen e nacionalistëve shqiptarë të cilët filluan të binin një nga një në grackat e Sigurimit të Shtetit”. Në duart e zeza gjakatare dhe të pista të tyre ra edhe super-radisti Tahir Prençi. Në dokumentin e Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Rendit nr. 93/1, dt. 24.09.1992, midis të tjerash thuhet: “Në çastin e kapjes Tahir Prençit i janë gjetur: një sasi floriri, dollarë amerikanë dhe materiale propagandistike nga ato të Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”. Gjatë qëndrimit në burg mbi të janë përdorur tortura nga më të rëndat dhe forma të ndryshme dhune për ta detyruar ta bënin për vete, që me tërë aftësitë e tij si profesionist si super-radist i paimitueshëm, ta vinin në shërbim të Sigurimit të Shtetit që të bënte lojën e tyre; por Tahiri nuk  tradhëtoi kurrë, as shokët, as veten, as atdheun, as idealet. Përballoi të gjitha llojet e dhunës. Nuk u ligështua. Nuk u nënshtrua. Nuk u dorëzua. Perkundrazi gjithnjë mendonte si të delte nga kjo skëterrë e zezë dhe të fluturonte drejt lirisë. Askush s’e di mirëfilli si u arratis prej dhomave të izolimit të Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, por dihet  se më 26 tetor 1952 ai nuk ishte më në atë Ferr. Thuhet që pas disa ditësh vritet nga Forcat e Ndjekjes. Po enigma mbetet enigmë. Edhe sot e kësaj dite, askush nuk përgjigjet.  Askush nuk flet se ku gjendet varri i tij. I biri, Rifati, bëri çmos të mësojë të vërtetën. S’la gur pa lëvizur, s’la zyrë pa trokitur për të gjetur varrin e babait të dashur. Edhe nëpër Evropë ka shkuar. Edhe në Amerikë… për të marrë një sinjal, një fjalë, për enigmën e zhdukjes së të jatit. Por siç thotë kënga, dëgjohet veç fishkëllima e erës dhe zëri i qyqes ku-ku, ku-ku….
Ka dhimbje i biri që kërko të dijë varrin e të jatit!…Ka dhimbje dhe trishtim e bija…E shkreta grua vdiç me brengë në shpirt pa e mësuar të vërtetën. Është një e drejtë njerëzore që të birit t’ia tregojnë vendin ku e kanë masakruar dhe groposur, që t’i zhvarrosë eshtrat e të jatit, për t’i rivarrosur me ndere siç e meriton çdo prindër, e jo më prindri i nderuar siç ishte Tahir Prenci. Ndoshta një ditë do të gjendet varri dhe eshtrat e birit të Reçit të Dibrës dhe Shqipërisë Tahir Prençi; super-radistit të shkëlqyer, nacionalistit të vërtetë, shqiptarit të kulluar dhe trim, që sakrifikoi jetën në luftë për çlirimin e Shqipërisë nga komunistë …
Shteti demokratik e ka për detyrë të zbulojë se ku janë eshtrat e tij, dhe t’ia rivarrosë me ndere ashtu siç nderohen figurat e shquara të kombit.

 

Filed Under: Featured Tagged With: radisti, tahir Prenci

NJE BARONESHE GJERMANE NE VLORE ME 28 NENROR 1912

August 28, 2013 by dgreca

KUSH ISHTE BARONESHA GJERMANE QË NDIHMOI PAVARËSINË E SHQIPËRISË/

Marie Amelie von Godin Baronesha Gjermane që ndihmoi pavarësinë e Shqipërisë dhe mori pjesë në shpalljen e saj, me 28 Nëntor 1912/

Ne Foto:    Marie Amelie von Godin/

Shkruan:Mr.sc.Nue Oroshi

Baronesha Gjermane Marie Amelie von Godin deri më tani nuk është e njohur fare në  botimet në gjuhën shqipe. Derisa shumë studius tanë shqiptarë  janë marrë me një shkrimtare tjetër atë Angleze Mary Edith Durham, nën hijen e harresës është mbetur baronesha gjermane Marie Amelie Von Godin. E ndjejë veten vërtet të priviligjuar që jam studiuesi i parë shqiptar që po e bëj një studim për miken e madhe të popullit shqiptar, për miken tonë, e cila nga sirtarët e shtëpisë së Ekrem bey Vlorës e mori Flamurin Shqiptar dhe jua dha Atdhetarëve Shqiptarë që pikërisht në këtë ditë, me datën 28 Nëntor 1912, të valojë në Vlorë. Baronesha Gjermane asnjëherë deri në vdekje nuk u ndal së punuari për kulturën, gjuhën dhe historinë e popullit shqiptar. Ajo për rreth tri dekada rresht 1908-1938 e vizitoi Shqipërinë dhe qëndroi për çdo vit rreth gjashtë muaj në Shqipëri. Albanologu Robert Elsie për Baroneshën Godin do të deklaronte: ka qenë njëra ndër autorët më të  rëndësishëm në fushën e Albanologjisë, edhe pse shkrimet e saja pjesërisht kanë mbetur të pazbuluara. Është turp që asnjë studiues ende nuk është marrë me biografinë e saj. Fjalori nuk ishte i pari,  por fjalori i parë që ia ka kaluar fjalorëve të tjerë që ishin dalur deri me tani.

Baronesha Marie Amelie Julie Anna Freiin von Godin ka lindur me 7 Mars 1882 në Munih dhe ka vdekur në vitin 1956 ku nganjëherë është quajtur edhe Amalia Maria. Ajo ka qenë një shkrimtare nga Bavaria, veprimtare për të drejtat e grave, përkthyese si dhe studiuese e kultures  shqiptare.

Marie Amelie Freiin von Godin  si vajzë e mbretërorit të Bavarisë dhe Këshilltarit për Drejtësi Bernhard Freiherr von Godin, si dhe gruas së tij Julie e lindur Eichethal nga Munihu. Me dashuri të madhe ajo e filloi jetën në vendlindjen e saj në Bavari. Ajo ka qen një tip shumë interesante, dhe, nuk ka treguar shumë interese për vyrtytet femërore, ajo gjithashtu ka pasur dëshirë që të studion në Zürich, ku në atë kohë kanë studiuar femrat. Por prindërit e saj Julie e lindur Eichthal si dhe babai sekretar i Drejtësisë Bernhard Karl Gottfried Freiherr Godin, nuk ja lejuan një gjë të tillë. Godin e vazhdoi jetën në shtëpi ku filloi edhe të shkruaj shkrimet e para. Qysh në vitin 1902 filloi ajo të shkruaj për gazetat Kölnische Volkszeitung dhe Tägliche Runschau.

Përkundër lëvizjeve dhe qëndrimeve të shpeshta jashtë vendit ajo kishte një vendbanim të përhershëm në Rindermarkt 3 në Munih. Së bashku me tre vëllezërit dhe motrat e saj ka marrur fillimisht mësimet  në shtëpinë e prindërve të saj,  si dhe ka vizituar një shkollë fetare Sacre Coeur në Riedenberg si dhe në Austri në qytetin e quajtur Vorarlberg ka vazhduar në shkollime ku ka studiuar për gjuhë të huaja dhe Art. Pas shumë vizitave që ka bërë janë parë edhe shumë vizatime dhe skica të saj.

Në rininë e saj ajo kishte vendosur që të udhëtonte së bashku me vëllain e saj Reinhard, ku dhe ata të dy kanë udhëtuar në Triestë, dhe me anije kanë shkuar në Athinë, Stamboll dhe Jeruzalem. Në vitin 1906 në bordin e një anije që udhëtonte për Konstantinopol ajo për herë të parë takon një shqiptar, Avdi Bej Delvinën, i cili e ftoi atë të vizitonte Shqipërinë. Në vitin 1908 ajo më në fundi erdhi në Shqipëri ku edhe u takua me Ekrem bej Vlorën.

Nga të gjitha vendet që i ka vizituar ajo në atë moshë të re,  më së shumti është fascionuar nga Shqipëria,  që në këtë periudhë ende ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Ku ajo në vazhdimësi në një periudhë kohore prej tridhjetë vitesh do të udhëtonte dhe qëndronte në Shqipëri  meçrast gjatë ardhjes së Princit Gjerman Wilhelm Von Wied ajo sherbeu si këshilltare, përkthyese dhe shoqëruse e tij.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore ajo në Durrës ndimoi shumë të sëmurë dhe të varfër të cilët ishin prekur nga sëmundjet e ndryshme.

Por më von ajo ishte e impresionuar nga një politikan i mëvonshëm i Shqipërisë me emrin Ekrem Bey Vlora 1885-1964, që më heret ka qenë luftëtar për mbrojtjen e Shqipërisë. Për shkaqe religjioze  që të dy që në fillim ishin tërhequr nga martesa. Por deri në vdekjen e saj ata kanë qenë shumë ngushtë të lidhur dhe në kontakt të afërt, ku kanë punuar në një projekt të përbashkët për Historinë e Shqiperisë (Projekt i pakompletuar), si dhe në një projekt tjetër të Fjalorit Gjermanisht-Shqip, ku pjesa e parë e këtij fjalori është shtypur nga shtëpia botuese Harrassowitz në Leipzig në vitin 1930.

Kujtimet e Marie Amelie von Godin me rastin e Shpalljes së Pavarësisë se Shqipërisë më 28 nëntor 1912

Marie Amelie von Godin pati fatin që të ishte aty në Vlorë me 28 Nëntor 1912,  kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Madje në kujtimet e saja ajo sqaron shumë mirë, se si flamurin që  e mbante Ekrem Bey Vlora ja kishte dhënë politikanëve shqiptarë, dhe ky flamur valoi me 28 Nëntor 1912 në Vlorë.  Në disa shënime të ndryshme që janë botuar në Gjermani thuhej, se Marie Amelie von Godin ka ndihmuar shumë edhe luftëtarët shqiptarë që luftonin kundër Përendorisë Osmane. Vlora një fole e vogël që mezi ka 5000 banorë, brënda natës popullsia e saj është dyfishuar. Gjatë kësaj kohe Ekrem Bey Vlora katër javë para se të mbërrinte xhaxhai i tij,  e udhëhiqte një grup ushtarësh për mbrojtjen e Labërisë për të mos ra nën pushtimet Greke. Dhe pas thirrjes për Pavarësinë e Shqipërisë ai vetë nuk ishte prezent -shkrun Amelie von Godin, e cila kishte disa javë që qëndronte si mysafire në shtëpinë e tij në Vlorë, e cila i kishte ndjekur ngjarjet me vëmendje dhe në mënyrë direkte nga syri i saj. Dy ditë të tëra e kemi pritur mbërritjen e tij, ka shkruar ajo në kujtimet e saj: Për një Shqipëri të Pavarur, ka ardhur ai natën kur të gjithë flinin. Mëngjesin tjetër, me 28 Nëntor, unë nuk do ta harroj. Unë jam quar normal në mëngjes, kur një burrë më thërret me zë nga koridori: Aty e takoj Hudei Effendi nga Vlora. I cili më tha, e dijmë zonja Baroneshë, që Ekrem Bey e ka një flamur Shqiptar ma jepni mua ju lutem, që ai flamur sonte do të valoi, dhe ne do të jemi të pavarur, ku do ta shpallim Pavarësinë e Shqipërisë. Unë e solla flamurin, flamurin e parë shqiptar që Ekrem Bey Vlora që prej tetë vitesh, edhe gjatë udhëtimeve që bënte nëpër Shqipëri e mbante afër vetes, persëri në një kohë kur kjo ishte rrebtesisht e ndaluar mbajtja e flamurit, si dhe përdorimi i gjuhës shqipe, ku kjo përbënte rrezik për t’u burgosur ose internuar.

Dhe më pas vazhdonte ajo:

Në atë ditë unë kam qenë e mbushur me plotë gëzim, sepse isha e bindur që Ismail Qemal Beu këtë hap nuk e ka marrë pa e ditur dhe peshuar mirë humbjen e Turqisë nga Evropa, që në bazë të përshkrimeve të mia del, se ky burrë nuk ka mundur atë ta bëj vetëm për çështje avantureske, që ta shkatërroi vendin e tij, por kjo gjë të prodhoi diçka të mirë për Shqipërinë.

Në të njëjtën ditë në hyrjen  e shtëpisë së Xhemil Bej Vlorës flamuri shqiptar vërtet valonte. Në ballkon ku dritaret ishin të hapura ka qenë Ismail Qemali, së bashku me deputetët e Shqipërisë që kanë ardhur së bashku me ta, Avdi dhe Murat Bey Toptani, Sali Efendi Gjuka, Mithat Bey Frashëri, Dom Nikollë Kaqorri, Riza bey Gjakova dhe shumë të tjerë.

Në kopsht kanë qenë krye për krye, shqiptarët që ishin mbledhur, ku në mes të Toskëve aty ishin edhe Gegët më plisat e tyre tradicionalë, që rrinin aty të qetë. Të gjithë plisbardhët aty mbanin armët në krahë. Kur flamuri u ngrit aty, ishin të lumtura edhe gratë që ishin brënda. Një burrë i vjetër afër derës së shtëpisë më ka thirurr me një zë të lart dhe të plotë “Pasiqë unë këtë ditë e pashë, unë dua që tani të vdes”. Sepse kjo ngjarje e cila ndodhi vetëm para disa qastesh është paguar shumë shtrejt me gjakun e shumë gjeneratave, dhe ka pasur shumë viktima. Kur flamuri valonte, të gjithë së bashku e kanë kënduar këngën, Për mëmedheun, dhe për flamurin Shqiptar, dhe më pas kanë folur më radhë Ismail Qemali, Dom Nikollë Kaqorri dhe Murat Bey Toptani.

Baronesha Marie Amelie von Godin për Dom Nikollë Kaqorrin dhe Pater Anton Harapin

Baronesha Godin në shkrimet e saj jep vlerësime edhe për atdhetarët shqiptarë. Në një shkrim për don Nikollë Kaqorrin ajo do të shkruante “Nikollë Kaqorri ishte një burrrë që nuk tërhiqej nga rruga e tij, vetëm ai kishte gjithmonë karakterin e fortë e kurajon për të kundërshtuar Ismail Qemalin dhe mund të themi me plot gojën se në përbërjen e Qeverisë Provizore, ai ishte përfaqësuesi i së Drejtës.  Jam i sigurt se ky burrë megjithëse në fushën fetare është besimtar, pranon tolerancë për hirë të Shqipërisë  sepse ndryshe nuk do të mendohesh për një përparim të kënaqshëm të atdheut të vet. Çdo veprim i tij është i logjikshëm dhe asnjëherë nuk shkelë në derrasë të kalbur, e nuk i ikën balta nga këmbët”.

Është shumë interesant vlerësimi që bën Baronesha Godin për Patër Anton Harapin, ku fjalët e patër Anton Harapit të thëna para Gjykatës Komuniste ajo do ti boton në Kopertinën e Romanit Historik që kryekput do t’ja kushton Patër Anaton Harapit. “Pushteti dhe forca janë të shkurtëra dhe kalimtare -thoshte Pater Anton Harapi kundërshtar i Enver Hoxhës. Unë kam qenë dhe jam kundërshtari i juaj.

Me qenë i lirë, gjithnjë isha angazhuar përsëri kundër jush, i kisha tubuar të tjerët që tju dëbojmë juve. Çka ju nevoiten dëshmitarët. Çka unë e kam bërë nuk e mohoj dhe nuk kam nevojë për mbrojtës.Unë e di se si ky proces do të përfundoi. Unë nuk kam frikë vdekjën dhe nuk pres ndonjë gjë tjetër nga ju. Turp dhe turp për mua do ishte mëshira e juaj, ç’nderim dhe turp është për mua hiri juaj. Unë nuk do të mbijetojë shëmbjen e Shqipërisë.  Shqipërinë time të dashur, siq unë e kam planifikuar, siq unë e kam mbjellë dashurinë për atdheun. Ju jeni të korruptuar dhe të mashtruar përmes një mësimi të qmendur, që sot jeni  plotësisht në shërbim të botës Sllave, që po ja bëni varrin atdheut tuaj. Për këtë qmenduri tuajën që jeni duke e bërë në shërbim të sllavizmit unë jam duke lotuar me lotë të përgjakur. (Pjesë nga procesi Gjygjësor kundër Pater Anton Harapit)

Këto ishin fjalët përfundimtare të një njeriu dhe burri që jetën e tij ia kishte falur Shqipërisë, që si  moto e kishte ta drejton Shqipërinë në një ardhmëri  të lumtur, përfundon Baronesha Godin.Ajo gjithashtu në  romanin  historik për veprën dhe jetën e Patër Anton Harapit,  që në fillim thotë, se Patër Anton Harapi është pasardhësi i shkrimtarit të madh shqiptar Atë Gjergj Fishta. Ajo shkruan, se të gjithë e njohin Patër Anton Harapin  prej Sarandës e deri në Shëngjin, prej Durrësit e deri në Pejë,  ai ishte dy vite qeveritar Shtetëror i Qeverisë Shqiptare, derisa dha dorëheqje me ardhjen e komunistëve në pushtet. Ky Roman është botuar në vitin 1963 nga shtëpia botuse Steyer Verlag, shtatë vite pasiqë kishte ndërruar jetë Baronesha Marie Amelie von Godin, dhe ka gjithsejt 207 faqe.

Veprat e Botuara dhe studimet e Baroneshës Godin për Shqiptarët

Baronesha Marie Amelie  von Godin përveç shkrimeve e studimeve që shkruante dhe botonte në Gjermani mbi qështjen shqiptare ajo mirrej edhe  me mbrojtjen dhe të drejtat e grave në Gjermani si dhe njekosisht ishte edhe Antare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Bavarisë. Ndër veprat e saja mbi Shqipërinë janë edhe këto botime të saj:1. Aus dem Land der Knechtschaft. Albanische Novellen. Wien:Josef Roller 1913.- 465 s,2.

2. Aus dem neuen Albanien. Politische und Kulturhistorische Skizzen. Wien: Josef  Roller, 1914.-126 s.,

3. Befreiung Roman aus dem modernen Albanien Regensburg Habel 1920.- 544 s,

4.Die Bessa der Jakub Schara. Albanische Erzählung. Jena W. Gensch, 1921.-17 s. 5.

5.Wörterbuch der albanischen und deutschen Sprache., Teil I. Leipzig: Harrassowitz 1930-IV und 419mS. (Deutsch-Albanisch).,

6.Auf Apostelfpfaden durch das schöne Albanien, Werl.Franziskus Druck, 1936 (Franziskanische Weltmission. Berichte und Erzählungen 5). -48 s.,

7.Der Tolle Nureddin. Roman aus Albanien. Köln: Bachern, 1936 167 s.,

8. Das Opfer- Roman aus Albanien. Paderbon Verlag der Bonifacius Druckere, 1937.- 188 s.,

9.Gjoka und die Rebellen., Geschichtlicher Roman aus dem Albanien,

10.Der Überfall. Ein Roman aus Albanien. Rothenburg a.N: Pfeiler Verlag, 1955.- 143 s,

11.Di Drei Kolaj Gefährliche Wege im aufstandischen Albanien Würzburg: Arena Verlag 1961.- 140 s. ( 2. Aufl.),

12.Vergessen, Roman aus der jüngsten Geschichte Albaniens. St. Augustin über Siegburg Verlag, 1963. – 207 s.

Në Prill të vitit 1930, Marie Amelie von Godin viziton Franqeskanët në Shkodër. Franqekanët e Shkodrës kërkuan nga Baronesha Godin që të përkthehet në Gjuhën Gjermane Kanuni i Lekë Dukagjinit. Së bashku me Franqeskanët dhe Ekrem Bey Vlorën me muaj të tërë në Shkodër kanë punuar për përkthimin e të Drejtës Zakonore Shqiptare Kanunin e Lek Dukagjinit. Këto pjesë të përkthyera të Kanunit të Lek Dukagjinit në Gjuhën Gjermane do të botohen në Revista Shkencore që botoheshin në Gjermani për qështje të Drejtësisë, siç ishte revista “Zeitschrift für Vergleichende Rechtswissenschaft”  që botohej në Shtutgart.

Me datën 22 Shkurt 1956 Baronesha Gjermane Marie Amalie von Godin është gjetur e vdekur në banesën e saj në Munih të Gjermanis. Baronesha Marie Amelie von Godin përveç kontributit që dha në përgaditjen e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ajo një jetë të tërë ia kushtoi kulturës shqiptare. Deri më tani janë zbuluar 12 vepra të shkruara për Shqipërinë, dhe njëkosisht të botuara nëpër Shtëpitë Botuse Prestigjioze të Kohës në Gjermani, Austri dhe Suedi. Ka botuar gjithashtu me qindra artikuj shkencorë dhe informativë për Shqipërinë dhe shqiptarët, për traditat, doket e zakonet, dhe mikpritjen bujare shqiptare. Vërtet a ishte rastësi shkuarja e Marie Amelie von Godin apo ajo ishte e dërguara e Politikës Gjermane, për të përgaditur Pavarësinë e Shqipërisë, pasiqë që nga viti 1908-1912 plotë katër vite qëndroi dhe punoi me luftëtarët shqiptarë, si dhe me udhëheqësit politikë Shqiptarë, e pikërisht këto vite ishin vitet e Kryengritjeve të mëdha Shqiptare për Pavarësinë e Shqipërisë,  kësaj pyetje nuk mundemi t’i përgjigjemi momentalisht derisa të kemi te kompletuar të gjitha librat, studimet por edhe shumë gjëra tjera interesante që ende kanë mbetur në dorshkrim të Baroneshës Gjermane Marie Amelie von Godin, e cila një jetë të tërë ia kushtoi përkrahjes së Kombit Shqiptar. Por koha është që me emrin e saj të emërohet një rrugë në Vlorë apo Tiranë, ndërsa Institucionet Shkencore Shqiptare të mbledhin, veprën e saj ta përkthejnë dhe ta botojnë edhe në gjuhën Shqipe, në mënyrë që të kemi mundësinë ta njohim të plotë veprën e baroneshës Gjermane Marie Amelie von Godin që ndimoi Pavarësinë e Shqipërisë, dhe ishte zëri më i devotshëm në Evropë për mbrojtjen e qështjes Shqiptare.

 

Filed Under: Featured, Histori Tagged With: Baronesha, Marie Amelie von Godm Vlore 1912, Nue Oroshi

Kelmendi makes history for Kosovo.

August 28, 2013 by Administrator

Majlinda Kelmendi gave Kosovo their first ever judo world title on Tuesday as she beat Brazil’s Erika Miranda in the -52 kilogrammes gold medal match in Rio de Janeiro.

The 22-year-old – the first Kosovan judoka to win a medal at the championships since it became a state in its’ own right in 2008 – was not a shock winner as she came to Rio de Janeiro ranked number one in her category having won the prestigious Masters event.

For Miranda it was also her first medal at either world or Olympic level, the 26-year-old having lost the bronze medal match in the 2007 and 2010 world championships.

It is the first time that Brazil have won a medal in this category.

Bronze medals went to Germany’s Mareen Kraeh and Yuki Hashimoto of Japan – the latter Japan’s third medal in as many events.

Photo>

Kosovo’s Majlinda Kelmendi celebrates after defeating Brazil’s Erika Miranda in the Women’s 52kg category final of the IJF World Judo Championship in Rio de Janeiro, Brazil, on August 27, 2013. Kelmendi gave Kosovo their first ever judo world title on Tuesday as she beat Miranda in the -52 kilogrammes gold medal match in Rio de Janeiro.

Filed Under: Featured

Plug-Pullers Take Note: Science Finds That Some “Vegetative State” Patients are Aware

August 27, 2013 by dgreca

In pictures:Lorina Naci/

by Michael Cook/

Canadian neuroscientists have detected conscious activity in a patient who has been in a “vegetative state” for 12 years using functional magnetic resonance imaging (fMRI). Writing in the latest issue of JAMA Neurology, they claim that “in this study we establish for the first time that some entirely behaviorally nonresponsive patients can use selective attention to communicate”.

Lorina Naci and Adrian M. Owen of Western University, in Ontario, examined three patients who were believed to be completely unresponsive after severe brain injuries, two of them in a minimally conscious state and one in a vegetative state. They were able to “respond” by focusing their attention in a way which could be picked up with the fMRI scanner. Two of them communicated repeatedly and accurately. Many bedside assessments had completely missed their capacity for willed behaviour. (See video of Lorina Naci explaining the findings.)

“These results suggest,” they write, “that some patients who are presumed to mostly or entirely lack cognitive abilities can have coherent thoughts about the environment that surrounds them.”

The plight of patients in so-called vegetative state can be awful. Research has shown that up to 40% are misdiagnosed and actually have some degree of awareness.

In a commentary on Naci and Owen’s study, one of America’s leading neurologists, James L. Bernat, says that the data is quite convincing and “that it underscores the duty to treat them as sentient persons, to optimize their ability to communicate, and to reduce their suffering”. He writes:

“We can justifiably assume that as the level of awareness increases in a patient with a brain injury, so does his or her capacity to suffer. The patients in [minimally conscious state] discovered by fMRI studies to have been wrongly diagnosed as being in [a vegetative state] deserve our efforts to reassure them that we know they are aware, to establish a reliable communication system to the fullest extent possible, and to adequately address their medical, emotional, and palliative care needs just as we currently do with our awake and aware but profoundly paralyzed patients with [locked-in syndrome].”

 

Filed Under: Featured Tagged With: Lorina Naci, Vegetative State

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 859
  • 860
  • 861
  • 862
  • 863
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT