• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rama – ERTV  vs. RAI 3

June 6, 2024 by s p

Satirë nga Rafael Floqi/

Në një skenë të nxehtë dhe të pikëlluar, kryeministri Edi Rama është përballur me kërkesën e tij me një gazetar italian të RAI 3 duke besuar më shumë në të vërtetat e tija sesa në faktet. Në një monolog të ndërlikuar, të ngjashëm me një skërmitje si midis dy kafshëve të egra Rama u përpoq të lajë imazhin e tij të rrënuar të zbukuruar me shprehje “ Unë e dua Giorgion e jo Giorgian” kur u përpoq të bëjë humor nga zori me të cilin qeshin vetëm servilët e tij . Por, intervista që nisi si një debat për racizmin italian dhe cektësinë profesionale të shtypit, u shndërrua në një komedi të vërtetë në sytë e gjithë shqiptarëve që panë kryeministrin e tyre të sikletosur dhe aspak të relaksuar, siç kur bën ndonjë një podkast të ERTV.

Kryeministri, i veshur me një kostum të ngushtë dhe një veshje tërheqëse, u përpoq të mbrojë Shqipërinë nga sulmet e RAI 3. Ai akuzoi emisionin italian për racizëm, duke thënë se “italianët janë shqiptarë të veshur me Versaçe.”  Ndoshta ai mendonte se kjo do të mahniste Italinë, por duket se Italia nuk është aq lehtë të mahnitet. 

Si akuzojnë shqiptarët e veshur me Versaçe

Ndërkohë, gazetari italian, i veshur me një këmishë të hapur dhe një nënqeshje e pyeti Ramën për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Kryeministri u përgjigj me një monolog të gjatë, duke përdorur fjalë të forta të diskursit të tij të sallatosur me një “nacionalizëm naiv” ku mbizotëronte sarkazma e “ujërave të zeza të politikës Non Grata.” 

Por, gazetari nuk u ndal së paraqituri faktet. Atij si bënin jehonë shprehjet e stërkonsumuara të propagandës të Rilindjes në Shqipëri pasi nuk ishte rrëgjuar nga propaganda e mediave shqiptare. Giorgio vazhdoi të pyeste për ministrat e Brendshëm të Ramës, dhe për ata të cilët, sipas tij, janë bërë deputetë e kryetarë bashkish në Shqipëri me miratimin e Edit. Kjo duket sikur të gjithë janë të lidhur gazetari Giorgio Motola, e nxori papritur asin si një personazhi kontravers i qarkut meksikan të Sinaloas. Një mafioz i grupit më të rrezikshëm meksikan Luftar Hysa.  Por kur gazetari italian përmendi biznesmenin e lojërave të fatit, Luftar Hysa dhe takimin që patën bashkë në zyrën e tij në kryeministri, Edi Rama fillimisht bëri një përpjekje për ta shmangur këtë temë në intervistën që e pat kërkuar vetë si ballafaqim në Report, duke thënë se po i përmendnin “emra, që nuk di as çfarë duan të thonë, apo kush janë”.

Por kur Motola vazhdoi, duke cituar mediat kanadeze që kanë shkruar se Hysa dyshohet se pastronte paratë e kartelit meksikan të Sinaloas përmes kazinove dhe se ai ka hapur një të tillë në Vlorë, Rama u shtrëngua të japë versionin e tij për takimin me të. Kryeministri zbuloi se në zyrën e tij ishte folur për kazinonë që do të hapej në Vlorë dhe se për këtë kishin ndërmjetësuar pronarët e Marina Bay. 

Kullat e Imazhit të Kriminelëve

 Në fund, kryeministri u përpoq të shpëlahej nga llumi që kishte mbledhur mbi veten. Ai tha se akuzat ndaj qeverisë së tij janë të pavërteta dhe se ata që i bëjnë këto akuzat janë “një grusht shqiptarësh që ju i njihni shumë mirë, s’kanë atdhe, s’kanë fe, s’kanë din e as iman.” Gazetari italian e shikoi me habi dhe tha: “Duke folur kështu, kryeministri po e cënonte  veten dhe po i bënte si mos më keq se shqiptarët.”

Ndërsa debati vazhdonte, të gjithë pyetën veten: A është kjo betejë e vërtetë apo thjesht një telenovelë politike? Ndoshta kryeministri duhet të kërkojë një rol në një serial televiziv. Ndoshta atje do të ketë më shumë shanse për të fituar. Por, kryeministri nuk ndalej…” Dhe për të kuptuar se sa “trim e krenar” është Rama para të huajve, mjafton një orë në RAI 3. Ai pasi i ofroi kafe, me një servilizëm tamam prej “të menderosuri para të huajve,” akuzat e tij i quajti mjaltë, para llumit të mediave të vendit ku është kryeministër.

Patriotizëm idiot

Dhe kështu, kryeministri vazhdon të mbrojë Shqipërinë me patriotizmin idiot. Ai veten e barazon me flamurin dhe nderin e hajdutëve e banditëve ndërtuesve të kullave. E paradoksalisht siç” shkruante Uilliam Folkner: “Artisti nuk ka kohë t’i dëgjojë kritikët. Ai që dëshiron të shkruajë nuk ka kohë të lexojë kritikat.” për të ndaj dhe shpërthen: “Akuza nga kush, mbi çfarë baze faktike, mbështetur mbi cilat të vërteta të provuara, tha Rama .Një shfaqje televizive si një version demokratik i hetimeve famëkëqija të Sigurimit të Shtetit, “ky tha, ai tha, ata thonë”, “ai takoi atë”, “ky u takua me atë”, “ti takove ata”, “thuhet se këtu bëhet kjo”, “thonë se në Shqipëri ndodhin këto”, “janë arrestuar, jo s’janë arrestuar”, “janë të lidhur, jo s’janë të lidhur”, “thanë dy kriminelë që njohin atë”, “ka akuza për vëllain e atij”, “ata atje pastrojnë paratë e atyre andej”, bla-bla-bla…,” tha Rama. Shfaqja e Llumit Politik: Kur Kriminelët Bëhen Superheronj”.  Por për habi këta heronj kanë qenë anëtarë të qeverisë së tij dhe madje zëvendës të tij.

Kur kriminelët bëhen superheronj  

Ky sjellje e tij prej narcizmi që realitetin e kupton vetëm brenda flluskës së tij, në fakt nuk kufizohet në një ideologji të caktuar. Pavarësisht se janë të majtë ose të djathtë, politikanët ndonjëherë shfaqin hipokrizi personale të një shkalle të tillë. Problemi qëndron në besimin e tyre se rregullat aplikohen ndryshe për ta—shpesh duke injoruar rregulloret që vetë kanë vendosur për të tjerët. Ndërsa pasojat ndryshojnë, problemi themelor vazhdon tek ndarja e elitave politike me qytetarët që ata shërbejnë. 

Por siç duket arroganca politike në demokracinë liberale është në thelb shprehje e politikanit kompleksiv, që me anë të saj përpiqet të mbulojë paaftësitë, dobësitë dhe dështimet e veta. Siç duket Ramës nuk i ka pëlqyer rezultati i debatit dhe si ai që ka humbur qetësinë pas “ndeshjes “ që nxjerr një mijë justifikime, në rrjedhën e tij të ligjërimit të tij të çartur që duket si letërsi e përroit psikik.  “Por në fund shfaqja që dukej si një çorbë tik-toku, qep, shqep e bashko fjalë e imazhe sipas skenarit, nuk tha asgjë të re përveç jashtë nxjerrjeve të ujërave të zeza të politikës Non Grata e të kanaleve mediatike këtu në Shqipëri, që i shërbejnë asaj llum politike. Asgjë pakontestueshme logjikisht, nuk kishte aty e lëre pastaj të vlefshme juridikisht, nga ky pseudo investigim italo-shqiptar, po vetëm u mbars mali dhe polli një mi”, duke u justifikuar në fund se prova s’ka , po ka akuza”! 

Deliri i sociopathit

I pari, që nuk duhet përjashtuar, është se Rama ka kaluar në delir. Ai tani e identifikon veten me Shqipërinë. Ky nuk do të ishte hera e parë që një autokrat hyn në këtë fazë (a)logjike. Rama po bën 24 vjet që mban një post shtetëror. Rrethi i servilëve dikur e krahasonte me Ismail Qemalin, ndërsa në mandatin e tretë, e krahasojnë me Skënderbeun.

Por Rama harron qëllimisht se ky është një emision televiziv, që nuk e ka për detyrë të hetojë të gjitha themelet e kullave të Tiranës. Nëse ishte kështu pse do të nevojitej një monolog të ndërlikuar, ku ai u përpoq të shpëlahej nga llumi që kishte mbledhur mbi vete më kundërmues se ujërat e Lanës. 

Post reagimi i Edi Ramës kundër RAI 3 ka një problem edhe më të madh, pasi ai duket si betejë ERTV vs. RAI 3, ku Rama kërkonte të merrte përfaqësimin e të gjithë shqiptarëve, por aty nuk po sulmohej Shqipëria, por po paraqiteshin fakte që Rama bën sikur s’i dinte për e tij qeverisjen e korruptuar. 

Francis Bacon, një filozof anglez, e krahasonte  qenien e një politikani të vërtetë me atë të një personi me moral të vërtetë: “Është një gjë aq e vështirë dhe e rëndë që të jesh një politikan i vërtetë sa të jesh një njeri i vërtetë moral. Të dyja rrugët kërkojnë përkushtim të pandryshuar.  Rama nuk e ka problemin me gjuhën e huaj, por me të vërtetat që thuhen në gjuhë të huaj. Sepse ato as i kontrollon dhe as i manipulon dot, dhe kjo ja ka shtuar përkushtimin. Cënimi i Shqipërisë…, sidomos nga vendet fqinje… është një sulm mbi emrin, mbi nderin, mbi flamurin tonë kombëtar, mbi çdo shqiptar”, thotë Rama. Por njehsimi i nderit të shqiptarit me nderin e Ramës, vështirë ta lidhi edhe nacionalizmi naiv i kryeministrit.

Mbreti lakuriq 

Rama është një sociopath ndaj e ftoi vetë në pyetje gazetarin italian. Sociopatët janë shumë të ndryshëm. Ata nuk kanë nevojë të ushqehen me admirimin e të tjerëve. Ata nuk kanë ego të brishtë që kërkojnë mbrojtje maniake. Ata janë individë të sigurt me një ndjenjë të lartë superioriteti. Ata i shohin të tjerët si pre inferiore dhe të lehtë për t’u manipuluar. Ata japin pak ‘mallkim’ për shqetësimet ose ndjenjat e dikujt tjetër. Ata jetojnë në flluskën e tyre të vogël pa dhimbje. Sociopatët e plotë janë zombie pa emocione që jetojnë vetëm për veten e tyre me pak kontakte intime (pa folur për seksin) me dikë tjetër. Për ironi, ata kanë evoluar në këtë mënyrë për shkak të frikës së tyre nga dhimbja emocionale. 

Ndërkohë, që bota merret me Ramën si e keqja që ka kapur vendin. Kjo nuk e ndal atë. Si narcisizmi ashtu edhe sociopatia janë varësi të personalitetit. Ato zhvillohen si një zgjidhje e dëshpëruar për të qetësuar ose mbushur një zbrazëti iluzionare të plagosur thellë.  Këtë shkaktoi edhe dokumentari i RAI 3 që e tregoi mbretin gafil lakuriq.

 Në një mesazh të përçarës se kurrë, Kryeministri Edi Rama vendosi të hakmerrej me të vërtetën që e mundi në zyrën e tij. Me argumente qesharake, si ai që reportazhin e ka përgatitur dhe sponsorizuar opozita, kjo që ka vetëm një dritare në vend, por edhe me argumente të rrezikshme si ai i një sulmi nga grupime të huaja politike. Sado butaforik dhe qesharak të duket, Kryeministri u kap gafil përpara qytetarëve shqiptarë dhe italianë, dhe pa asnjë përgjegjësi, tentoi pa rezultat të rindërtojë alibinë e rrëzuar të Shqipërisë evropiane.

Ai u mundua të bindte se fajin nuk e ka ai që e bëri Shqipërinë narkoshtet, por ata që po e ekspozojnë kështu. Për Kryeministrin, fajtor nuk është hajduti, por ata që e kapin. Kështu ai vazhdon ta shpëlajë veten me monologje të çartura që plotësojnë këtë boshllëk,  ndërsa vendi vazhdon të presë për ndryshime të vërteta kur qeverisjes së Rilindjes po i vjen era.

Filed Under: Fejton

Volunteer Call for Shoqata Besi and Muriqi Picnic on June 9th!

June 5, 2024 by s p

Hello Everyone!

We are excited to announce our upcoming picnic organized by Shoqata Besi and Muriqi on June 9th. To make this event a memorable success, we are in need of enthusiastic volunteers like you!

Whether you have a knack for grilling delicious food, organizing fun games, setting up decorations, or simply lending a helping hand wherever needed, your contribution will be highly valued and appreciated.

Join us in creating a fantastic experience for all attendees and fostering a sense of community spirit. Together, we can make this picnic an unforgettable gathering filled with joy, laughter, and great memories.

If you’re interested in volunteering or have any specific skills you’d like to contribute, please fill out the form below or reach out to us by the end of May.

Let’s come together and make this picnic a day to remember!

Looking forward to your participation!

Warm regards,

Shoqata Besi and Shoqata Muriqi

SIGN UP FORM URL: https://bit.ly/besimuriqipicnic

Contact us via social media or e-mail at

@shoqatabesi | @shoqatamuriqi

info@shoqatabesi.com | muriqiorganization@gmail.com

Filed Under: Fejton

Pse gjyqi i Manhatanit po e ndihmon Trumpin?

May 24, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi/

Gjatë gjithë fushatës paraprake republikane (siç ishte), ishte krejtësisht e qartë se paditë e shumta të Donald Trump e ndihmuan atë të konsolidonte mbështetjen. Ky ishte një burim acarimi moral për liberalët, por hutimi i tyre bashkëjetoi me shpresën se ajo që luajti mirë me besimtarët e MAGA-s do të kishte efektin e kundërt në zgjedhjet e përgjithshme. Thirrjet e Trumpit për persekutim mund t’i mbledhin konservatorët në zgjedhjet paraprake, por vetë gjyqet do ta ndihmonin Joe Biden të shkonte drejt rizgjedhjes.

Gjyqi që po marrim në fakt, ndjekja penale e Trump për të dhëna biznesi të falsifikuara në lidhje me pagesat e parave të heshtura në lidhje me caktimin e tij me yllin porno Stormy Daniels, teorikisht mund të ketë ende atë efekt; një vendim fajësie mund të lëkundë disa pikë nga epërsia modeste, por e qëndrueshme e Trumpit në votime.

Por, duke parë se si zhvillohet gjyqi deri më tani, duket po aq e mundshme që si në zgjedhjet paraprake, ashtu edhe tani në zgjedhjet e përgjithshme: çdo efekt politik nga akuzimi dhe gjykimi ka të ngjarë të funksionojë paksa në favor të Trump.

Së pari, merrni parasysh se si luan ky gjykim nëse nuk po i kushtoni vëmendje detajeve ligjore. Ndiqni rastësisht mbulimin, veçanërisht titujt për dëshminë e Daniels, dhe duket se Trump është në gjyq për tradhti ndaj gruas së tij në një mënyrë të turpshme dhe më pas duke u përpjekur ta fshehë atë – për të qenë një figurë politike, një kandidat për poste të larta dhe duke gënjyer për seksin.

Siç ndodh, Amerika shpenzoi një periudhë mjaft të rëndësishme kohore duke diskutuar çështjen nëse është një vepër serioze për një politikan të çuditshëm (një të cilit aparati i fushatës së të cilit punoi shumë për të parandaluar “shpërthimet bimbo”) për të fshehur një lidhje të papërshtatshme seksuale. Në të vërtetë, ne madje ngritëm çështjen nëse kryerja e dëshmisë së rreme të pacipë gjatë përpjekjes për të fshehur një lidhje seksuale është një shkelje e rëndë. Dhe vendi iu përgjigj kësaj pyetjeje duke përqafuar qëndrimin konsensus të liberalizmit amerikan në atë kohë dhe duke i ofruar Bill Clinton-it tolerancë, falje, falje.

Pa dyshim, disa amerikanë të angazhuar politikisht janë shumë të rinj për të kujtuar drejtpërdrejt presidencën e Clinton. Por çështja Lewinsky ende hedh një hije kuptimplote kulturore dhe shumë nga titujt e gjyqit të Trumpit i hedhin prokurorët në një pjesë të ngjashme me Kenneth Starr. Asgjë vërtet e re nuk po zbulohet në lidhje me sjelljen e Trump këtu; vendi tashmë e di se ai është një mashtrues dhe i poshtër. Në vend të kësaj, zbulimet kanë të bëjnë me hipokrizinë në dukje të armiqve të tij politikë, dhe sa lehtësisht indiferenca e ish-demokratëve ndaj gënjeshtrave për seksin i la vendin maturisë kur ofroi një rrugë për të marrë Trump.

Tani supozoni se e ndiqni gjyqin më nga afër dhe gërmoni vërtet në argumentet ligjore. Në atë rast ju e kuptoni që Trump nuk po gjykohet për tentativë për të fshehur aferën, sepse pa marrë parasysh se sa theks i vë prokuroria në hijeshinë e tij personale, pagesat e parave të heshtura nuk janë në fakt të paligjshme. Në vend të kësaj, ai po gjykohet për një mbulim të mbulimit, një mashtrim që supozohet se është kryer brenda sistemit të tij të kontabilitetit.

Ju gjithashtu e kuptoni se ky mbulim i supozuar është në vetvete vetëm një kundërvajtje që normalisht nuk do të jepte një ndjekje penale për krime. Ajo është ngritur në një akuzë për krime vetëm sepse prokuroria, duke përdorur një dispozitë specifike të ligjit të Nju Jorkut, argumenton se është e lidhur me “qëllimin për të kryer një krim tjetër dhe ndihmën dhe fshehjen e kryerjes së tij”.

Pastaj ju e dini më tej se prokuroria ka kandidatë të shumtë për “një krim tjetër” të saj që Trump dyshohet se synonte të kryente, duke i detyruar analistët ligjorë të krijojnë grafikët e rrjedhës për të shpjeguar se si akuza për kundërvajtje mund të lidhet me vepra të tjera të mundshme. Ndoshta për një shkelje federale të financimit të fushatës. Ndoshta në një formë mashtrimi tatimor (një lloj kurioz që përfundoi disi me një pagesë të tepërt ndaj qeverisë federale). Ose ndoshta për një komplot “për të promovuar ose parandaluar zgjedhjen e çdo personi në një post publik me mjete të paligjshme”.

Së fundi, ju e dini se sipas analizës më të mirë ligjore, prokuroria nuk duhet të provojë përtej një dyshimi të arsyeshëm se ndonjë nga këto krime të lidhura është kryer në të vërtetë.

Cohen ka dëshmuar se nuk i besonte Costellos sepse ishte i afërt me Rudy Giuliani, duke ofruar një kanal prapa Shtëpisë së Bardhë, por edhe rrezikun që çdo gjë që thoshte Cohen të përsëritej atje.

Costello dëshmoi se ai i tha Cohen se problemet e tij ligjore mund të zgjidheshin “nëse ai do të kishte informacion të vërtetë për Donald Trump dhe do të bashkëpunonte me Distriktin Jugor të Nju Jorkut”.

Përgjigja e Cohen, sipas Costello, u përsërit 10 ose 12 herë: “Betohem në Zot, Bob. Nuk kam asgjë për Donald Trump”. Kjo ishte padyshim një gënjeshtër e madhe.

Costello gjithashtu pretendoi se Cohen i kishte thënë atij se Trump nuk dinte për pagesat e parave të heshtura, gjë që shkon në thelbin e çështjes.

Ligjërata ishte e ashpër. “Dhe pastaj, nëse nuk ju pëlqen vendimi im, ju nuk më shihni shtrembër dhe nuk i rrotulloni sytë. A e kuptoni këtë?”

Costello i hodhi një vështrim të gjatë gjyqtarit. “A po më shikon poshtë tani?” Në atë moment, ai deklaroi: “Pastroni sallën e gjyqit”. Të gjithë të kthehen më vonë.

“Në 60 vitet e mia si jurist dhe profesor juridik, nuk kam parë kurrë një spektakël si ai që pashë dje ulur në rreshtin e parë të gjykatës. Gjykatësi në gjyqin e Donald Trumpit ishte një tiran absolut, megjithëse ai dukej para jurisë si një despot dashamirës. Ai dukej se automatikisht po vendoste kundër të pandehurit në çdo hap, tha avokati dhe profesori  Alan Dershowitz , i cili u lejua të qëndronte në sallën e gjyqit gjatë gjyqit të ish-presidentit Donald Trump për paratë e heshtura, ndërsa gjykatësi Merchan qortoi dëshmitarin Robert Costello. 

Shumë avokatë me përvojë ngritën vetullat e tyre kur gjyqtari përjashtoi provat e dukshme të rëndësishme kur ofroheshin nga mbrojtja, ndërsa përfshinte prova të parëndësishme të ofruara nga prokuroria duke përfshirë provat e parëndësishme të ofruara nga prokuroria.

Kërcënimi i gjyqtarit ishte absolutisht i egër, joetik, i paligjshëm dhe i vogël.

I rikthyer në qëndrimin e dëshmitarit për të katërtën ditë, Cohen u tha juristëve të hënën se ai vodhi nga Organizata Trump pasi bonusi i tij i pushimeve në vitin 2016 u ul në 50,000 dollarë nga 150,000 dollarë që merrte zakonisht.

Cohen pretendoi se i kishte paguar 50,000 dollarë një firme teknologjike për punën e saj duke rritur artificialisht pozitën e Trump në një sondazh në internet të CNBC për biznesmenë të famshëm. Cohen tha se i dha firmës vetëm 20,000 dollarë para në dorë në një qese letre kafe, por ai kërkoi rimbursim nga Trump për shumën e plotë, duke futur në xhep diferencën.

Cohen tha se ai kurrë nuk e ktheu Organizatën Trump. Cohen nuk është akuzuar kurrë për vjedhje nga kompania e Trump.

Cohen është një dëshmitar kyç, por edhe i ndërlikuar. Ai pranoi në qëndrimin e dëshmitarit një numër gënjeshtrash të së kaluarës, shumë prej të cilave ai pretendon se kishin për qëllim të mbronin Trump. Cohen kreu gjithashtu burg pasi u deklarua fajtor për akuza të ndryshme federale, duke përfshirë gënjeshtrën ndaj Kongresit dhe një banke dhe përfshirjen në shkelje të financimit të fushatës në lidhje me skemën e parave të heshtura.

Por kur u shty nga Blanche, Cohen qëndroi pranë kujtimeve të bisedave me Trump për pagesën e parave të heshtura për Daniels. Cohen dëshmoi se ai foli me Trump më shumë se 20 herë për këtë çështje në tetor 2016.

“Nuk ka dyshim në mendjen tuaj?” Blanche pyeti nëse Cohen kujtonte në mënyrë specifike që kishte biseduar me Trump për çështjen e Daniels. Pa dyshim, tha Cohen.

Pas më shumë se katër javësh dëshmi, anëtarët e jurisë mund të fillojnë të diskutojnë javën e ardhshme për të vendosur nëse Trump është fajtor për 34 akuza të krimit për falsifikimin e të dhënave të biznesit në gjyqin e parë penal të një ish-presidenti të SHBA.

Akuzat rrjedhin nga të dhënat e brendshme të Organizatës Trump, ku pagesat ndaj Cohen ishin shënuar si shpenzime ligjore. Prokurorët thonë se ata ishin me të vërtetë rimbursime për pagesën ndaj Daniels për ta mbajtur atë që të mos dilte publike përpara zgjedhjeve të 2016 me pretendimet për një takim seksual me Trump. Trump thotë se nuk ka ndodhur asgjë seksuale mes tyre.

Trump është deklaruar i pafajshëm. Avokatët e tij thonë se nuk kishte asgjë kriminale në lidhje me marrëveshjen e Daniels apo mënyrën se si u pagua Cohen.

“Nuk ka asnjë krim”, u tha Trump gazetarëve pasi mbërriti në gjykatë të hënën. “Ne kemi paguar një shpenzim ligjor. E dini si është shënuar? Një shpenzim ligjor.”

Prokurorët do të kenë mundësinë të thërrasin dëshmitarë përgënjeshtrimi pasi të kenë përfunduar dëshmitarët e Trump. Gjykatësi, duke përmendur çështjet e orarit, tha se pret që argumentet përfundimtare të ndodhin më 28 maj, të martën pas Ditës së Përkujtimit.

Unë ua lë atyre analistëve atë që sugjeron precedenti ligjor i shtetit të Nju Jorkut. Por unë do të sfidoja këdo për të përmbledhur situatën themelore, në të cilën një kandidat presidencial mund të dërgohej në burg për një vepër kundërvajtjeje të ngritur nga një krim i dytë për të cilin as që akuzohet, pa përshkrimin që duket disi kafkian.

Për një vëzhgues normal, atëherë, nëse versioni i nën-shpjeguar i gjyqit duket si afera Lewinsky përsëri, versioni i shpjeguar në mënyrë të përgjithshme mund të duket thjesht si një tejkalim i një prokurori partizan. Dhe e gjithë kjo është para se të arrini në faktin se e gjithë çështja e prokurorisë varet nga dëshmia e dëshmitarit të rrejshëm dhe urrejtshëm të Trumpit, Michael Cohen.

Filed Under: Fejton

MASHTRIMET E KISHËS ORTODOKSE SERBE ME AUTOQEFALINË DHE PASOJAT PËR SHTETIN E KOSOVËS

May 24, 2024 by s p

Nga Jusuf BUXHOVI/

Ngritja e shtetit hegjemon serb nga autonomia në vitin 1830 (në përmasat e pashallëkut të Beogradit) dhe pranimi shtet në Kongresin e Berlinit 1878 e deri te zgjerimi me tokat shqiptare gjatë luftërave Ballkanike 1912-1913, me ç’rast Kosova dhe Maqedonia do t’i njihen Serbisë, u bë mbi “tapitë shpirtërore” të kishës ortodokse serbe dhe mashtrimeve të saj si “pjesë e identitet shpirtëror dhe kulturor serb nga mesjeta e këndej”. Ky mashtrim që ishte pjesë e konceptit sllavo-rus që në pjesën europiane të Perandorisë Osmane të krijojë shtete vasale (Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë), duhej të përcillej me faktorin Kishë Ortodokse Serbe si dhe autoqefalinë e saj nga shekulli XIII e këndej, që si do të shihet, ishte vetëm një autonomi e përkohshme nga Peshkopata e Ohrit (nga viti 1219-1274).

Diskursi i këtij mashtrimi do të vazhdojë për tetë shekuj me radhë, meqë autoqefalia e Kishës Ortodokse Serbe do të fitohet në vitin 1922, pasi që të jetë formuar Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene. Meqë autoqefalia kishtare përherë lidhej me shtetësinë, Kisha Ortodokse serbe, këtë “të drejtë” e fitoi vetëm pas vendimeve të Konferencës së Parisit më 1919 kur u pranua Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene. Këshut, në gusht të vitit 1920, me anën e një delegacioni shtetëror do t’i drejtohet Sinodit të Shenjtë të Patrikanës së Kostandinopojës për unifikimin e tri kishave (të Karllovcit, të Malit të Zi dhe të Mitropolisë së Beogradit) në një kishë të përbashkët, e cila nën ndikimin e Karagjogjëviqëve do të quhej Kisha Ortodokse Serbe. Sinodi i Shenjtë, në përputhje me realitetet shtetërore të cilave u nënshtroheshin edhe ato kishtare (autoqefalitë), vendosi të miratojë kërkesën e shtetit SKS me kusht që të paguajë 1,5 milionë franka francezë për lejimin e kishave të Kosovës dhe të Maqedonisë (deri më atëherë nën juridiksionin e Patrikanës së Kostandinopojës) që të përfshihen në kuadër të hierarkisë së Kishës së bashkuar ortodokse serbe. Akti përfundimtarë i kësaj marrëveshjeje do të nënshkruhet në vitin 1922 nga Patriku i Kostandinopojës.

Pra, sipas kësaj marrëveshjej të dokumentuar, nuk ishte fjala për vazhdimësi të “autqefalisë kishtare serbe” nga mesjeta, por që pushtimi ushtaraka i Kosovës dhe Maqedonisë , i pranuar ndërkombëtarisht, së pari të legjitomojë asimilimin e popullatës ortodokse (shqiptare dhe maqedone) në serbë, dhe së dyti, të legjitimojë përvetësimin e krishtërimit ortodoks nga mesjeta e këndej bashkë me objektet e kultit (manastiret dhe kishat) që ishin objekte kulti të përbashkëta.

Meqë ky mashtrim prej tetë shekujsh po vazhdon të prodhojë pasoja politike për shtetin e Kosovës, ngaqë me pakon e Ahtisarit krishterimi ortodoks dhe objektet e kultit kishtar trajtohen si pronësi e Kishës Ortodokse Serbe, me ç’rast shqiptarët, që i kanë takuar krishterimit nga zyrtarizimi i tij në shekullin IV, kur në Ilirik nuk ka pasë sllav, privohen nga një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së tyre shpirtërore dhe asaj historike, është e udhës që të sqarohet historia e këtij mashtrimi, në mënyrë që edhe shteti I Kosovës të ruajë të drejtën mbi trashëgimin shpirtërore, kulturore dhe objektet e kultit, si të përbashkëta në rrethanat kur kjo çështje po ndërkombëtarizohet gjithnjë e më shumë, ndërkohë që shteti serb dhe kisha ortodokse vazhdojnë propagandën e tyre të njohur rreth “të drejtës historike

dhe kulturore në Kosovë prej tetë shekujsh”!

Natyrisht se ky mashtrim, me çka synohet që shqiptarët të përjashtohen nga pjesa më e rëndësishme e identitetit të tyre historik-kulturor – nga mesjeta, si qendër e saj në Ilirik, hap edhe çështjen tjetër, atë të Dinastisë së Rashës Nemanjane (nga shumë burime antike me prejardhje tribale) si pjesë e kësaj dihomie kulturore-politike ne të cilën lidhet edhe formula e mashtruese e “shtetit mesjetar serb”, pra të një faktori tjetër, që me kyçjën e këtij despotati nga bërthama historike dardane në kryqëzatat katolike evropiane si dhe shfrytëzimit të tyre për ngritje të fuqishme në Ilirik me pretendimin të kthehet në një fuqi të kohës që ta zëvendësojë perandorinë e Bizantit në shembje, gjë që jo rastësisht, Rasha gjatë kohë së zhupanit të madh Stefan Dushani, nga shumë burime meritore të kohës quhej Rasa, Rasien, rex Rasien ose edhe “Iliricum Magna” dhe askund “Mbretëri serbe”. Kështu, kur në Kostandinopojë kryqtarët katolikë do të rrënojnë kulturalisht dhe politikisht Bizantin, duke shpallur Perandorinë Katolike në vitin 1204, ndërsa qendra e Bizantit bashkë me kishën ortodokse do të kalojë në Nike, kisha e Rashës në qendrën e saj në Zhiçë, me ndihmën e drejtpërdrejtë të Selisë së Shenjtë, do të ndihmohet, që me veprime në kundërshtim me kanonet kishtare, për t’u shkëputur njëanshëm nga Peshkopata e Ohrit, në të cilën gjendej nga koha e Simeonit bashkë me të tjerat në pjesën perëndimore të Ilirikut. Kjo gjendje ishte konfirmuar edhe nga perandori i Bizantit Vasili II në vitin 1018. Nga dokumentet e rishkruara dhe të përpunuara të Kishës Ortodokse Serbe nga punëtoria e manastirit të Hilandarit veçmas me anën e “zhitive”(jetëshkrimeve të monahëve kishtarë) që nuk paraqesin tjetër pos një formë të haxhio-grafisë (jetëshkrime fetare), shumë prej tyre të përpunuar dhe të rishkruara në shekujt XVII-XIX në Hilandar, Odesë, Karlovc, Vjenë e gjetiu, në përputhje me qëllimet e caktuara politike, fitohet bindja se e ashtuquajtura Kishë Ortodokse Serbe “pranohet e pavarur” nga Patrikana e Kostandinopojës, pra fiton autoqefalin, ndonëse ajo që kishte ndodhur në Nike, në bazë të dokumenteve meritore, paraqet vetëm një pavarësim të Peshkopatës së Zhiçës nga Kryepeshkopata e Ohrit dhe assesi autoqefali. Pra, në Nike, në rrethanat kur në Kostandinopojë asokohe sundonte Perandoria Latine, kishte ndodhur vetëm një riorganizim i përkohshëm kishtar në pjesën qendrore të Bizantit, si kundërpërgjigje realiteteve të reja të krijuara kur kisha katolike kishte fituar hapësirë të dukshme në këto pjesë dhe kërkonte që të faktorizojë aleatët dhe vasalët perëndimorë: Nemanjajt e Rashës dhe bullgarët. Në këtë drejtim Vatikani punoi me të madhe qe Kisha e Rashës me seli në Zhiçë dhe ajo bullgare të shkëputen nga Kostandinopoja. Ndërsa Rasha të kthehet në një dinasti të fuqishme në Ilirik (Iliricum Magnum) që ta merrte kurorën e Bizantit të shkërmoqur. Kisha ortodokse e Kostadinopojës e dëbuar nga kryeqendra e vet në Nike, asokohe nuk e kishte kundërshtuar “mëvetësimin” e kishës së Rashës me seli në Zhiçë nga ajo e Ohrit, meqë ishte e interesuar, që ajo të mos bëhej pre e Vatikanit, veçmas pas kurorëzimit kishtar të Stefan Nemanjës në vitin 1217 nga Papati. Përkundrazi, si shihet, edhe Patriku i Nikesë, Manojllo, do ta kurorëzojë “mbre rasien” Nemanjën duke e toleruar formalisht krijimin e Peshkopatës së Zhiçës, si të shkëputur nga ajo e Ohrit, por kjo me asnjë dokument nuk u vërtetua se fitoi edhe autoqefali kishtare. Rreth kësaj kemi edhe dëshminë meritore të Dr. Dimitrije Ruvarac, arkimandrit, menaxher i shtypshkronjës së kishave dhe Bibliotekës Patriarkale të Karlovcit të Sremit dhe redaktor i “Srpski Zion”. Ruvarac pohon se “nuk ka dyshim se Sava mori disa privilegje për hierarkinë kishtare rasiene në Nikea, por është e pamundur të identifikohen të gjitha ato me bekimin për një ngjarje kaq të madhe kanonike, siç është krijimi i kishës autoqefale. Me fjalë të tjera, Sava mund të merrte një vetëqeverisje të caktuar nga Kostandinopoja për hierarkinë kishtare, me një listë të përcaktuar qartë të privilegjeve – por jo autoqefali.

Por, pas rrëzimit të Perandorisë Latine më 1261 dhe të rikthimit të Bizantit në Kostandinopojë, vendimet e Nikesë rreth shkëputjes së Peshkopatës së Rashës nga Peshkopata e Ohrit anulohen dhe ajo prapë do t’i kthehet gjendjes që ishte në vitin 1219. Madje, me rastin e rikthimit nën administrimin e Peshkopatës së Ohrit, bashkë me atë bullgare, në Koncilin e Lionit, më 1274, kërkohet falje për këtë “sjelle të pamirë të kishës së Rashës”.

Lajmet më të hershme të suksesit të Savës në fitimin e autonomisë – jo autoqefalisë – erdhën nga biografët e tij (higjiografët). Dhe me një vonesë të madhe. Domentian shkruan për këtë (rreth 1253, kështu që shkrimet e tij u “ripunuan” nga një autor tjetër pas vitit 1290); dhe më pas, të paktën një shekull më vonë (midis 1320 dhe 1330) dhe Teodosi.

Domentian dhe Teodosi lan një konfuzion në takimin në shkrimet e tyre. Njëri prej tyre shkruan për 14 vitet që Sava kaloi si kryepeshkop; kjo do të thoshte, me kushtin që në vitin 1233 (ose 1234) për disa arsye Sava dha dorëheqje nga froni i Kryepeshkopatës së Zhiçës, se ai mund të ishte shuguruar më 1219, dhe pastaj Patriarku Manojlo Sarantin (νοανουήλ Α΄ Σαραντητός ή Χαριτόπουλος).

Sidoqoftë, Domentiani dhe Teodosi janë të aftë për çështjet kishtare, kështu që, megjithëse ata zbukurojnë dukshëm gjëra – për shembull, thuhet gabimisht që Sava erdhi në Kostandinopojë me perandorin bizantin, megjithëse është e verifikueshme që Theodore I Lascaris mbretëroi në Nikea – ata nuk pretendojnë se bëhej fjalë për autoqefali të kishës.

Edhe te kjo çështje, ndërhyrja e dr. Ruvarac, heq mjegullimin e krijuar nga biografët e tij dhe të tjerët që i përpunuan ato. “Deri më tani, asnjë letër nuk është shtypur askund, e cila do të konfirmonte kush dhe kur Shën Savën e shuguroi kryepeshkop dhe mbi çfarë baze. Sepse, po të ishte kështu, atëherë duhej të lëshohej një letër e tillë dhe një akt i tillë i rëndësishëm nuk mund të humbiste. Prandaj, nuk dihet saktësisht se cilin vit, për të mos përmendur muajin dhe ditën, është shuguruar Sava kryepeshkop, siç mungon edhe emri i patriarkut që e bëri atë”.

Ato që thotë dr. Ruvarac, mbështetet nga qëndrimet e Dr. Janko Shafarik, i cili u mor shumë me këtë çështje. Shafariku paraqiti një raport mbi rezultatet e hulumtimit të tij në arkivat e Kostandinopojës, botuar më 1855 në Beograd. Për atë që gjeti në Kostandinopojë, Shafarik shkruan:

“Ne nuk mund të dokumentojmë asnjë veprim me anë të të cilit Shën Sava u bë një kryepeshkop i pavarur. Madje, asnjë veprim tjetër i ngjashëm, nuk është gjetur deri më sot!”.

Edhe historiani i kishës serbe, Svetozar Niketiq, qysh më 1870 vlerëson se “Megjithëse kisha serbe ka qenë ajo që e konsideroi Sava si të pavarur, përsëri kryepeshkopët e saj, të zgjedhur nga asambleja e hierarkëve, u përcaktuan në atë titull nga patriarku i Kostandinopojës”. Por Niketiq, thotë se, falë Savës, u fitua e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre vetë në të ardhmen, por ata mbetën nën ohforionin e Kostandinopojës, praktikë kjo që përkohësisht do të ndërpritet nga Stefan Dushani. S’do mend, se e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre në të ardhmen, që si përvojë u shfrytëzua gjatë dy shekujve të ardhshëm në hapësirat kah Nemanjajt shtrinë pushtetin, u shfrytëzuar për t’u “promovua” autoqefalia. Kisha Ortodokse Serbe retushoi në këtë frymë thuajse të gjitha dokumentet kishtare që erdhën nga punëtoritë e Hilandarit. Ky fakt i dokumentueshëm, ka rëndësi, meqë e liron historiografinë shqiptare nga diktati i këtyre mashtrimeve dhe falsifikimeve, që vazhdojnë të citohen prej saj.

Në të vërtetës, ky veprim, nuk anashkalohet as nga disa autorë objektivë serbë (ndër të cilët duhet dalluar Ilarion Ruvarac). Aty, me të drejtë, shihen edhe prapaskenat e Vatikanit, që asokohe luheshin në kurriz të Patrikanës së Kostandinopojës me rastin e pushtimit të kryeqytetit të Bizantit nga katolikët, në vitin 1204 që zgjati deri në vitin 1261, kur aty u kthye Perandori bashkë me suitën e klerikëve nga Nikea. Në këtë vënerim, gjithsesi, rolin kryesor kishte veprimi i Peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian (Demetros Chomateros), që sapo të përhapet lajmi nga Nikea, nxori mallkimin drejtuar Arhimandrit Sava të Rashës. Në letrën drejtuar Patrikut ortodoks në Nike thotë se Sava nuk e ka të drejtën të shkëputet nga Peshkopata e Ohrit, meqë kjo nuk lejohet nga kanoni i rregullit apostolik.

Letrat e peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian, do të mbesin një zë i shurdhër për mbi gjysmë shekulli, deri sa do të bjerë Perandoria latine e Kostandinopojës në vitin 1261. Bizanti sapo u kthye në kryeqytet e me të edhe qendër e Patrikanës Ortodokse, u kthye edhe rregulli i dikurshëm kishtar. Ky veprim ishte përcjellë me “miratim” edhe nga Vatikani, ngaqë ishte kthyer “normaliteti” midis dy qendrave botërore që thirreshin në të njëjtën perandori, e cila asokohe ndodhej përballë kërcënimeve osmane. Në kuadër të këtyre raporteve, për Patrikanën e Kostandinopojës me interes të madh shfaqej edhe rikthimi i fuqisë së humbur kishtare të Peshkopatës së Ohrit, me rastin e shkëputjes së njëanshme prej saj të Ipeshkvisë së Rashës dhe asaj bullgare, të cilat aktronin autoqefalin. Në këtë aspekt letrave të Homatianit do t’u hiqet pluhuri i kohës dhe madje, do t’u jepet përgjigje e drejtë, me atë që në Koncilin e Lionit do të thuhet se në Nikea ishte shkelë kanoni apostolik dhe se Peshkopatës së Ohrit i ktheheshin Ipeshkvia e Rashës dhe ajo bullgare. Natyrisht se këtij vendimi i parapriu dekreti i Perandorit Mihali VIII, me të cilin Peshkopatës së Ohrit i kthehej juridiksioni mbi Ipeshkvinë e Rashës dhe atë bullgare në përputhje me dekretin që kishte shpallur në fillim të shekullit XI Perandori Bazili II. Anulimi i pavarësisë së peshkopatës së Rashës, qendra e së cilës kishte kaluar në manastirin e Zhiqes, që në historinë kishtare të Kishës Ortodokse Serbe quhej autoqefali, kërkonte edhe largimin e peshkopit Danilo nga ajo pozitë. Kjo do të bëhet në vitin 1272.

Filed Under: Fejton

Takimi i shtatë poetik në Sharr

May 23, 2024 by s p

Hamdi Hysuka/

Shoqata “Art Menada” Tetovë, drejtuar nga prof. dr. Ejup Ajdini, organizoi në kompleksin historik “Harabati Baba Teqe”, edicionin e shtatë tradicional të orës letrare “Takimet Poetike në Sharr”.

-Krijimtaria popullore dhe ajo letrare në malësinë e Tetovës, -tha në fjalën përshëndetëse kryetari Ajdini, -ka qenë dhe tenton të mbetet farkëtari më i mirë dhe më i veçantë i vlerave tona shpirtërore në përgjithësi. Dëshmi më e mirë janë traditat kulturore të festave, dokeve e zakoneve të shumta, të krijuara përmes një talenti të veçantë krijues nga malësorët e Sharrit, i cili 150 vite më parë u reflektua te shkrimtari i Rilindjes Kombëtare, Rexhep Voka, nga ku lindi ideja për manifestimin tonë tradicional. Rexhep Voka që para një shekulli shkroi librin e parë shqip “Mendime”, i cili dhe sot ruan vlerat e mirëfillta letrare-filozofike. Ai shkroi dhe alfatetaren, vepra fetare etj, por kryesori është libri “Mendime”, nga i cili veçojmë:

“Ku jeni o krerët e Shqipërisë? Ná pa këndim e pa mësim, kemi mbetur si të egër në mal e në errësinë. Sot bota është bë tjetër, vetëm me pushkë e me thikë nuk po fitohet. Lypet shkrim e lexim, fjalë e mendim”.

Pas Rexhep Vokës, trashëgimtarë i letrave shqipe në këto anë, erdhi Sadudin Gjura, i cili shkroi pesë drama. Ishte njeriu më i shkolluar i asaj kohe, prandaj pushteti e vrau dhe e masakroi, duke i fshehure e shkatërruar veprat e tij të shkruara. Ai shkroi mjaft poezi, ku në njërën thotë:

Armët tona janë libri e pena,

n’luftë përballë injorancës shkojmë,

errësira, padija s’na kánda,

si ithtarë nëpër ‘to ne marshojmë.

Arti letrar i këtyre anëve pasoi me Murat Isakun dhe Abdzlayis Islamin, të cilët letërsinë bashkëkohore shqipe e ngritën në nivel kombëtar dhe më gjerë.

Librat poetikë të këtyre autorëve, Murat Isakut me mbi 20 romane e disa vëllime poetike, si dhe Abdylazis Islamit me 40 vepra letrare të zhanreve të ndryshme: romane, drama, përmbledhje poetike me sonete dhe krijimtari për të rinj, vijnë si pjesë e veçantë e letërsisë sonë kombëtare, si amaneti më i fuqishëm i dijes dhe forcës sonë kombëtare, e cila në vetvete mbart e flet për simbolikën e shijes e të përjetimit estetik. Për këtë ndjenjë Murat Isaku shkruante:

Një ditë u zhduk duke puthur hijen e popullit të vet,

dhe s’arriti ta ndezë edhe një dritë në sytë e tij,

në varr mos e mbuloni, kështu më mirë ju sheh

se vetëm nëpër sytë e juaj qumështin e nënës e njeh.

Këta poetë kanë qenë dhe mbeten qenia më sublime e shoqërisë sonë, që me shpirtin e dëlirë dhe talentin e tyre krijues, ndërthurën harmoni estetike me fenomenet jetësore, dramat dhe tragjeditë e jetës së njeriut tonë, që dhanë nga vetja sublimen më të mundshme, duke dhënë shfaqjet më të bukura e më të madhërishme, gjithmonë duke kërkuar vizion dhe zgjidhje të përhershme, siç shkruante Abdylazis Islami:

Me vdekje të ftohtë jetën ti e mat,

dhe dielli të ngroh e të bën dritë,

dhe hëna n’shtëpi të kthen përnatë,

dhe agu n’varre të gjallë, s’t’gëlltit…

As Rexhep Vokës nuk i dihet varri, pasi detyrohet të vdesë në Stamboll, kurse profesorin e parë të Sharrit e të Pollogut, poetin e dramaturgun, Sadudin Gjura, pushteti sllavo-komunist e mori nga klasa ku ishte duke ligjëruar para studentëve të Normales së Tetovës dhe e burgosën duke ushtruar torturat më çnjerëzore, deri te dhuna me karrige elektrike. Edhe të dëmtuar psiqikisht, pushteti barbar i viteve ‘50 nuk kishte durim ta shikonte të gjallë, deri sa e hodhën në mes të dimrit, në majë të bjeshkëve të Sharit, të cilin në pranverë barinjtë i gjetën trupin e shformuar. Këto vlera dhe jo vetëm, na e arsyetojnë punën dhe mundin tonë për manifestimin “Takimet Poetike në Sharr”.

Në orën e madhe letrare-poetike konkuruan poete e poetë nga Tetova, Vushtria, Mitrovica, Prishtina, Gjakova, Gostivari, Shkupi, Podujeva, Kumanova, Mati etj. Në këtë manifestim poetik, para artdashësve dhe pjesëmarrësve të shumtë, lexuan krijimet e tyre: Migena Arllati, Adelina Xhaferi, Bajramali Selimi, Kaltrinë Uka, Shefqete Gosalci, Remzije Zekolli, Merita Abazi, Valdeta Dulahu, Emrah Bilalli, Sunaj Raimi, Adem Abdullahu, Hamdi Hysuka, Fadil Abazi, Ilirida Ismaili, Merjeme Kajolli (Tusha), Lame Ameti, Sadije Aliti, Fatos Rushiti, Behare Neziri.

Pjesëmarrësve iu ndanë mirënjohje dhe çmime letrare kushtuar veprimtarëve të kombit, rilindësit Rexhep Voka, poetit martir Sadudin Gjura, dëshmorit Xhemil Abdurahmani dhe shkrimtarit Murat Isaku, emër i madh i kulturës shqiptare. Klubi Letrar “Pjetër Budi” Mat konkuroi me poezinë “Kali i Trojës” e autorit Hamdi Hysuka:

Kali i Trojës, kalë i zi

si nata e triumfit të tij.

S’u plak një herë, nuk ngordhi

shtat të ri larg Trojës hodhi.

Mbeti udhëve, në revan

nga paraleli në meridian.

Gjithnjë i ngopur, me barkun plot

në vend të njerëzve zinxhirë, barot.

Përveç rrotave me dru sharruar,

mori dhe krah për të fluturuar.

Frelëshuar ikën, nuk trokon

vjen nga një kohë, te tjetra shkon.

Në ardhtë këtej, mendjendarë

do t’i ngjajë ç’nuk i ka ngjarë.

Do ta presin skifterë e pëllumba,

do t’ia zbathin patkoj e thumba.

Në ardhtë ai kalë me kalorës,

kapistrën e ka sipas kokës!

Me dhënien e mirënjohjeve, ndarjen e çmimeve letrare dhe drekë speciale në Restorant “Ballaj” përfundoi edicioni i shtatë i manifestimit tadicional “Takimet poetike në Sharr” 2024.

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 115
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT