• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

𝐃𝐚𝐯𝐢𝐝𝐢 𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐆𝐨𝐥𝐢𝐚𝐭𝐡𝐢𝐭

November 14, 2024 by s p

𝐃𝐫. 𝐁𝐥𝐞𝐝𝐚𝐫 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢/

Vepra “Davidi me Kokën e Goliathit” e Caravaggio u pikturua si një dhuratë për Kardinalin Scipione Borghese, në mënyrë që ai të ndërmjetësonte te xhaxhai i tij, Papë Pali V, që të tregonte mëshirë ndaj Caravaggio-s, dhe të dekretonte faljen ndaj tij për vrasjen që kishte bërë ndaj një njeriu, teksa ishin grindur për një lojë. I rrethuar nga dëshpërimi Caravaggio pikturoi veten e tij në kokën e Goliathit, e madje edhe djaloshi David është po vetë ai në moshë të re. Caravaggio i ri që vështron me dhembshuri dhe trishtim Caravaggio-n e rritur trazovaç dhe artistin vrasës.

Në shpatë vërehet një mbishkrim: H-AS OS; ky është një shkurtim i frazës latine humilitas occidit superbiam («përulësia e mposht krenarinë”). Davidi shpalos një dëshpërimin të plotë dhe ai nuk vështron si triumfator por me përulësi. Pamja e tij plot dhembshuri është shenjë e një shprese të vetmuar, e cila bashkon ekzekutuesin dhe viktimën, në një dëshirë të përbashkët për shpagim. Nuk gjendet asnjë pikturë në traditën perëndimore që përçon një ndjenjë kaq të madhe tmerri porsi kjo tablo e Davidit dhe Goliathit. Tërësisht i dorëzuar, Davidi adoleshent mban kokën e përgjakur të gjigandit, duke e parë atë me një përzierje magjepsje dhe mëshire. Ky portretizim e bën pikturën të paharrueshme, e cila përforcohet nga mimika e fytyrës së Goliathit, pra vetë portreti i Caravaggio-s, i cili edhe pse i vdekur në këtë skenë, duket se transmeton mesazhin e dëshpërimit, pendimit, dhe klithmës së mëshirës dhe shpëtimit.

Kjo vepër është një dramë psikologjike. Dhe përmes përdorimit të dritës dhe hijes, figurat duket se burojnë nga terri, porsi aktorë që shfaqen papritur në skenë nga një qoshe e errët teatrale.

Duke e portretizuar veten si Goliathi, Caravaggio shpalosi pendimin e përzemërt e të thellë të një vrasësi të dënuar. Tabloja ishte një lutje mëshire ndaj vetë njeriut për të cilin u pikturua kjo vepër. Të njëjtën pendesë Caravaggio e shpalosi edhe tek vepra Prerja e Kokës së Gjon Pagëzorit në të cilën, për të vetmen herë në të gjithë krijimtarinë e tij, artisti vendos firmën e vet në një nga veprat e tij, dhe me të kuqe ai e nënshkruan atë në fund të spërkatjes së gjakut që derdhet nga qafa e sapo prerë e Gjon Pagëzorit, porsi një shprehi e gjendjes së pendesës së ndërgjegjes së artistit.

Caravaggio ishte piktori më i arrestuar evropian i viteve 1600-të. Edhe pse vdiq në vitin 1610-të, në moshën tridhjetë e nëntë vjeçare ai konsiderohet si piktori më i rëndësishëm italian i të gjithë shekullit të shtatëmbëdhjetë. Por, gjithashtu ai njihet edhe si piktori vrasës. Përveç krimit që kreu në vitin 1606, mendohet se ai kishte kryer dhe një krim të ngjashëm në rininë e tij. Ai ishte një njeri rebel, shoqërohej me prostituta, përleshej vazhdimisht nëpër rrugë, hynte e dilte rregullisht nga burgu, me raste mbetej i pastrehë, u dënua me vdekje për shkak të vrasjes, u zgjodh si kalorës në urdhrin Kalorësit e Maltës, por katër muaj e gjysmë pas marrjes së kryqit, ai u përjashtua nga ai urdhër.

Caravaggio ishte një artist i arratisur e një njeri kokëshkretë.

Të njëjtin rebelizëm që kishte në jetë, ai e shpalosi edhe në të gjitha veprat e tij artistike, duke revolucionarizuar pikturën evropiane. Përdorimi i femrave dhe meshkujve të zakonshëm si modele të tablove me tematika të shenjta fetare të përshkruara plot dritë teatrale, tronditën kritikët dhe artistët në të gjithë Italinë dhe Evropën.

Megjithëse ai vdiq në vitin 1610, ndikimi i Caravaggio-s zgjati për dekada të tërë dhe u shtri përtej Italisë në Holandë, si dhe Francë. Ai pikturonte me shpejtësi dhe drejtpërdrejt nga natyra, pa përdorur vizatime paraprake përgatitore. Tablotë e tij fetare përçojnë një ndjenjë të aktualitetit dramatik duke e shkëputur nga qëllimi dekorativ që kishte arti në atë periudhë.

Ndonëse shumë prej veprave të tij nuk pranoheshin dhe nuk arritën të magjepsin patronazhin papnor, skandalizonin kolegët artistë dhe artdashësit e kohës, askush nuk e hodhi poshtë talentin dhe gjenialitetin e Caravaggio-s. Dhe, jeta e tij e errët, si një milanez që jetoi në Romë, Napoli, Sicili dhe Maltë, e një i arratisur si vrasës me një çmim mbi kokën e tij, gjatë fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Caravaggio u ngjit në statusin e gjeniut romantik. Seksualiteti i tij i devijuar, ateizmi i dukshëm dhe shkeljet shoqërore përputheshin me imazhin romantik të artistit rebel. Ndaj, veprat e tij nisën të tërhiqnin një vëmendje më të gjerë gjatë dy shekujve të fundit, dhe gjenialiteti dhe revolucioni artistik që vërehen e përçohen në veprat e tij i dhanë Caravaggio-s vlerësimin e merituar anembanë botës si një nga artistët më të shquar të gjithë kohërave.

Caravaggio vdiq teksa kthehej nga Napoli në Romë, i vetëm, në errësirë dhe mjerim. Atij nuk iu dha nderi i një funerali publik, nuk iu lexua asnjë elegji, ose një ceremoni mortore e veçantë, siç ishte zakon në rastet kur ndaheshin nga jeta artistët e famshëm. As në Romë nuk u krye ndonjë shërbim përkujtimor. Ai vdiq po aq keq sikurse edhe jetoi. Ai ishte prototipi i “artistit të mallkuar,” por i cili e tronditi botën e artit dhe madje të gjithë botëkuptimin e kohës në të cilën jetoi, duke e vrarë artin, por duke e ringjallur atë përsëri, gjatë tri dekadave të jetës së tij, duke shërbyer kështu si një shpëtimtar për gjendjen statike në të cilën gjendej arti i kohës, duke e rishfaqur atë me një fytyrë të re, plot nuanca teatrale, natyralizëm, dhe dramë njerëzore.

Filed Under: Fejton

Nëna është kompasi shpirtëror, nga lindja e deri në perëndim të jetës së njeriut

November 13, 2024 by s p

Marsel Fregjaj/



Ndikimi i nënës farkëton karakterin dhe konceptin mes të drejtës dhe të padrejtës, të mirës dhe të keqes, të bukurës dhe shëmtuarës, besimit dhe dyshimit, deri te ëndrrat dhe aspiratat, pra pothuajse gjithë atë që me një fjalë do ta quanim botëkuptimin e njeriut.
Ky proces funksionon si programimi fillestar që i bëjmë një kompjuteri, për herë të parë kur është vetëm një metal “i pajetë”, si shkrimi në një letër, sipërfaqen e së cilës asnjë maje lapsi nuk e ka prekur më përpara. Që nga lashtësia e deri te psikologjia moderne, ky aspekt i njerëzimit është trajtuar si një proces që ndodh te të gjithë. Por çështja fillon e bëhet interesante kur marrim në konsideratë personalitete apo liderë, të cilët për një arsye apo tjetër kanë ndikuar në fatet e shoqërive.

Nga shenjtëroret shpirtërore deri te majat e fuqisë politike, duart udhëzuese të nënave kanë lënë gjurmë të thella në faqet e historisë. Do të ishte mjaft interesante të kishim më shumë informacion për nënat e liderëve shqiptarë, të paktën të figurave pas viteve ’80. Kjo mund të hidhte dritë verbuese, mbi të vërtetat e dhimbshme të kombit shqiptar përgjatë asaj periudhe e deri sot.
Si shqiptarë, ne i dhuruam botës një shenjtore, të cilën i gjithë njerëzimi e quajti nënë. Jeta e Nënë Terezës përfaqësonte fuqinë e empatisë, një virtyt thellësisht i rrënjosur në dashurinë amësore.
Besimi i saj se lidershipi i vërtetë lulëzon nga përulësia dhe dhembshuria rezonon universalisht, duke theksuar rëndësinë e vlerave të ngulitura nga nënat tek fëmijët, të cilët më vonë janë vetë shoqëria. Një tjetër shembull është nderimi i thellë i Mahatma Gandhit për nënën e tij, Putlibai, që është i dokumentuar mirë. Besimi i saj i palëkundur dhe përkushtimi ndaj paqes dhe vetëdisiplinës formuan bazën e dimensionit të tij moral dhe filozofik. Kujtimet e Gandhit për ndikimin e nënës së tij shpalosin përkushtimin amësor i cili ushqeu misionin e tij të fuqishëm për drejtësi.

Në anën tjetër të globit, në historinë amerikane, trashëgimitë presidenciale gjithashtu pasqyrojnë urtësinë e udhëzimit amësor.
Rezistenca e Franklin D. Roosevelt pasqyroi mbështetjen mbrojtëse të nënës së tij, Sara Delano Roosevelt. Ndërsa busulla morale e John F. Kennedy, e krijuar me kujdes nga parimet e Rose Kennedy për detyrë dhe shërbim, ishte ajo që ndikoi në lidershipin e tij transformues. Vizioni gjithëpërfshirës i Barack Obamës ishte një dëshmi e shpirtit aventurier dhe përkushtimit të palëkundur të Ann Dunham ndaj drejtësisë sociale. Empatia dhe vendosmëria e Bill Clinton u formuan në qëndrueshmërinë dhe sensin e ndjeshmërisë të Virginia Kelley.

Analet e lashta të historisë gjithashtu janë dëshmi e ndikimit amësor. Olimpia, nëna e fuqishme e Aleksandrit të Madh, i nguliti atij një ndjenjë të fatit hyjnor. Ambicia dhe intelekti i saj, të kombinuara me mësimet e Aristotelit, vendosën themelin për ndryshimin që Aleksandri solli në botë.

Thelbi i lidershipit të vërtetë kultivohet në përqafimin udhëzimeve, e të dashurisë së një nëne. Fjalët e saj të inkurajimit, urtësia, zgjuarsia, virtytet e vlerat e saj të qëndrueshme dhe besimi i saj, formojnë busullën morale që udhëheq liderët drejt madhështisë, dhe deri te shkëlqimi i një shoqërie. Prandaj, urimi më i mirë për Shqipërinë është që asaj t’i vijnë bij dhe bija, nga nënat e vërteta shqiptare, ruajtëse të gjakut dhe shpirtit të kombit!

Imazhi: “Miss Grand Albania takes the stage in the “Xhubleta,” a UNESCO-recognized symbol of Albanian heritage. This modernized costume, with its bell shape and vivid embroidery, reflects Albania’s history of endurance and beauty. Embodying cultural pride, Miss Grand Albania showcases unity and tradition, celebrating the nation’s enduring spirit.”

Filed Under: Fejton

Mitingu i Poezisë në Gjakovë të bëhet me adresë ndërkombëtare

November 11, 2024 by s p

Skender Karaqica/

Në shenjë nderimi të 60-vjetorit të themelimit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë nga një grup shkrimtarësh të trevës shqiptare të Dukagjinit, ky manifestim i poezisë në këtë jubile të bëhet me adresë ndërkombëtare.

Për nismën do të ishte mirë që në kuadër të këtij jubileu të 60 pranverave të rrugëtimit të artit të poezisë bashkëkohore të brezave të poetëve e shkrimtarëve, në përkrahje të Shoqatës së Shkrimtarëve e të Ministrisë për Kulturë e Kosovës, të bëhet pjesë e ardhjes së poetëve nga rrafshet evropiane,amerikane dhe nga bota.

Arti i poezisë shqiptare tashmë e ka krijuar hisën e vet poetike dhe përmes participimit të vlerave të artit shqiptar në hapësirën e botës, ka ardhur koha që të hapën të gjitha portat e bashkëpunimit me poetë, shkrimtarë e artistë të fushave të rrafsheve ndërkombëtare.

Kjo nismë të bëhet pjesë e tërë krijuesve tanë në Shqipërinë tjetër në Kosovë (term i Dritëro Agolli-nënvizimi im) dhe në Shqipërinë zyrtare ,që Manifestimi Kulturor MITINGU I POEZISË në Gjakovë të bëhet fryma e përbashkët e poetëve nga Evropa, Amerika dhe kontinentët tjera.

E paçim me fat artin e poezisë shqiptare në dritën e arenës ndërkombëtare!

Filed Under: Fejton

Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha u takua me drejtorin e AKI-së z.Petrit Ajeti

November 8, 2024 by s p

Takim i frytshëm me drejtorin e Agjencisë së Intelegjencës së Kosovës z. Petrit Ajeti. Kryetari i Federatës Panshqiptare “VATRA” Dr. Elmi Berisha e siguroj drejtorin Ajeti që VATRA do jetë mbështetëse e fuqishme e institucioneve më të besueshme të sigurisë në vend AKI -së dhe Policisë së Kosovës.

Kryetari Berisha i shprehi mirënjohje të thellë drejtorit Ajeti për përkushtimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet relevante të sigurisë në SHBA në funksion të paqes, stabiliteit dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Filed Under: Fejton

Kur René Descartes ishte mësues i mbretëreshës Christina të Suedisë

November 2, 2024 by s p

Saimir Kadiu/

Në vitin 1649, filozofi dhe matematikani i njohur francez René Descartes u ftua në oborrin e mbretëreshës Christina të Suedisë. Christina, e njohur për kuriozitetin e saj intelektual dhe dëshirën për ta shndërruar Stokholmin në një qendër kulturore, kërkoi ekspertizën e Dekartit në filozofi.

Megjithë hezitimin e tij fillestar, Dekarti e pranoi pozicionin, duke kaluar në klimën e ftohtë dhe të panjohur të Suedisë. Mbretëresha Christina, një studiuese e përkushtuar, këmbënguli për mësimet heret në mëngjes në orën 5, një kohë që ajo besonte se ishte më e dobishme për të mësuar.

Ky orar rigoroz kërkonte që Dekarti të përshkonte mëngjeset e ashpra të dimrit suedez për të arritur në pallat, një rutinë që dëmtoi shëndetin e tij.

Brenda pak muajsh shëndeti i Dekartit filloi të përkeqësohej.

Kombinimi i orëve të para, të ftohtit të rëndë dhe tendosjes fizike të shëtitjeve të përditshme e çuan atë në pneumoni.

Pavarësisht se mori kujdes mjekësor, gjendja e Dekartit u përkeqësua dhe ai vdiq më 11 shkurt 1650, vetëm disa muaj pas mbërritjes së tij në Suedi, kur nuk kishte mbushur akoma 54 vjec…

Vdekja e tij shënoi një fund tragjik të mandatit të tij të shkurtër si mësues i mbretëreshës, duke nxjerrë në pah realitetet e ashpra të jetës në shekullin e 17-të dhe përkushtimin ekstrem të mësuesit dhe studentit për kërkimin e dijes.

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 121
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GURËT E KULTIT QË QAJNË, PLAGOSJA E SHKUPIT SHQIPTAR
  • UNESCO duhet ta njohë edhe Malin e Tomorit
  • KUR SHKRIMTARIA I NGJAN NJË LUTJEJE PËR LIRI
  • “IDENTITETI PA MBROJTJE INSTITUCIONALE”
  • Heshtja e elitës intelektuale shqiptare: krizë e guximit, e institucioneve apo e besimit?
  • Dialogu Strategjik me SHBA-në dhe bllokada institucionale, Kosova nuk guxon ta humbë momentin strategjik
  • Tezat e kryeministrit…
  • Portreti politik e diplomatik i Skënderbeut
  • 𝐎𝐒𝐁𝐄-𝐣𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐥𝐞𝐣𝐞̈ 𝐚𝐦𝐛𝐢𝐠𝐮𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞𝐠𝐣𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐬𝐞̈
  • Kandidate për Këshillin Bashkiak në Oshawa, Ontario, Kanada, Danjeza Danglli: ” Shqiptarët janë të suksesshëm dhe me kontribute të çmuara në jetën publike, ekonomike dhe shoqërore”
  • Teoria Hegemonike e stabilitetit shoqëror dhe iluzioni i diversitetit social
  • Jeta e Shumëfishtë e Odisesë
  • DARDANUS ULPIANUS VËSHTRON ME KEQARDHJE NË BRUKSEL
  • Ultimatumi austro-hungarez dhe tërheqja serbe nga territoret e shtetit shqiptar në vitin 1913
  • Dëshmitë e Agimit Gjeografik: Iliria dhe Hapësira Shqiptare në hartografinë mitike të Antikitetit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT