
VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS NË PROMOVIMIN E LIBRIT: “FËMIJËT SHQIPTARË NË KOSOVË-VIKTIMA TË GJENOCIDIT SHTETËROR TË SERBISË”
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p

VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS NË PROMOVIMIN E LIBRIT: “FËMIJËT SHQIPTARË NË KOSOVË-VIKTIMA TË GJENOCIDIT SHTETËROR TË SERBISË”
by s p

Ambasador Blerim Reka do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA ditën e mërkurë më 29 mars 2023 në orën 2 Pm.Ftohet komuniteti dhe mediat që të marrin pjesë.
by s p

Endrit Himaj/
Ramazani është një muaj i shenjtë në Islam, i cili përfshin agjërimin, lutjen dhe dhënien e solidaritetin. Në SHBA, ka një numër të konsiderueshëm të komuniteteve myslimane shqiptare, dhe kjo periudhë është e nje rëndësie të veçantë për kultivimin e vlerave tona dhe afrimin me Zotin e me njëri-tjetrin.Në këtë muaj, myslimanët shqiptarë në SHBA kryejnë agjërimin si adhurimi me unifikues i këtij muaji, dhe gjithashtu janë më të përkushtuar në aktivitete të ndryshme të fejes, si lutje dhe lexim i Kuranit. Gjithashtu, ata shfrytëzojnë këtë periudhë për të dhënë në mënyrë të larmishme dhe të ndihmuar ata që janë në nevojë.Komunitetet myslimane shqiptare në SHBA janë të njohur për organizimin e iftareve, dhe pjesëmarrës shpeshherë jane jo vetem agjerues shqiptar por edhe pjesetar nga shume komunitete tjera, e kjo si nje tregues i vlerave tona kombetare si bujaria e zemergjerësia. Nga kjo na vjen dhe shprehaj ‘shtepia e Shqiptarit e Zotit dhe e Mikut’. Këto iftare jenë edhe një mundësi e mire për të mbledhur fonde për qëllime humanitare dhe të ndihmuar qendrat fetare e kulturore.Përveç kësaj, shumë komunitete shqiptare organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore dhe fetare në këtë muaj, si festivale, konferenca dhe tryeza të diskutimit, për të festuar dhe perjeturar këtë muaj të shenjtë në mënyra të ndryshme.Për shumë myslimanë shqiptarë në SHBA, Ramazani është një periudhë e rëndësishme e bashkësisë dhe kultures, dhe ata e shfrytëzojnë atë për të rritur përkushtimin e tyre ndaj fejes dhe ndaj njëri-tjetrit.Ramazan të bereqetshëm e lutje të pranuara!
by s p

Aleksander Rena/
New York
Big Brother si në çdo cep të globit është një emision i sajuar nga elita dhe i trashëguar tek po ata televizione të cilët ndjekin vijën udhërëfyese të elitës në fjalë. “Top-Channel.tv” është një televizion që u hap në sensin Kombëtar dhe i kaloi përmasat e tij, duke dal në aspektin ndërkombëtar, pra elita, futi duart thellë tek ky televizion pasi ndrroi jetë i ndjeri Tani i Topit. Të vetmet emisione kulturore, historike dhe që i’a vlen t’i ndjekësh janë: “Gjurmë Shqiptare” e Marin Memës dhe “Inside Story” e skupeve denoncuese të gjithçkaje ndodh sot në Shqipëri. Ndërsa “Big Brother” është një emision degjenerues, i cili i mëson shqiptarët të çdo brezi, se si të luftojnë njëri tjetrin me kurthe dhe intriga. Asgjë më shumë se kaq, siç ka ndodhur ndër vite, dekada e shekuj tek shqiptarët, ku më i besuari është shitur apo është blerë vetëm për disa të holla apo lavdi shterpë të një titulli letre që thellë thellë, ka qenë për të fshirë menderen. Shikoni se çfarë ndodh, fenomeni Luiz sot tejkalon përmasat e shikueshmërisë me 4.4 miliard banorë në të gjithë planetin. Këtë shikueshmëri nuk e ka as Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga themelimi i Kushtetutës së parë Amerikane. E pse ndodh kjo? Sepse, shqiptarët gjejnë vetëveten kur shohin lojrat e Big Brother, të Luizit apo të kujtdo tjeter që thurrin plane dhe intriga për shoqi-shoqin. Kjo nuk sjell kulturë, as edukatë, as parime në shoqëri. Kjo sjell një sistem utopik antivlerash, që Faik Konica e ka thënë shumë bukur në një ndër citatet e tij: E keqja e shqiptarit, vjen po nga vetë shqiptari. Nuk dua të demoralizoj askënd me këtë që po shkruaj, por dreqi t’a haj, pse jemi kaq negativë për njëri tjetrin këtë nuk e kuptoj?! Pyetje e cila e gjen përgjigjen vetëvetiu brenda. Kur bën bashkë dy shqiptarë, duhet me therr një tufë me bagëti; thoshte Bismarku. E pra bota na njeh më mirë se e njohim ne veten tonë. Kjo e thënë ndryshe; dy shqiptarë nuk janë bërë kurrë bashkë, qoftë për luftë apo për paqe. E ndërsa për kurthe, intriga, pazare kafenesh dhe zili ndaj njëri tjetrit, jemi bërë tog të gjithë. Ne jemi një popull që respektojmë më shumë kafenet se sa kultet fetare. Ne jemi një popull që nuk falemi tek Zoti i gjithësisë por tek Imami, Prifti, kamarjeria e lokaleve apo shalët e sekretareve. Ne jemi një popull që nuk respektojmë babë dhe nënë, madje i vrasim ata nga pak e përditë, por që respektojmë çdo njeri tjetër që na del përpara jashtë shtëpisë. Ne nuk duam as motra dhe as vëllezër, madje kur bëjmë të flasim në telefon me Ta, duket sikur do japim e do marrim borxh tek njëri tjetri, e ndërsa një i jashtëm po të na kërkojë diçka, ne i falim shpirtin. Ne jemi po ata që në emigracion mundohemi t’a shklyejmë njëri tjetrin si ata qentë e rrugës dhe kur vijmë në Shqipëri apo kur dalim nëpër televizione flasim për “mirë” në emër të “Diasporës”, Diasporës së pjerdhur që nuk ka egzistuar kurrë! Ne jemi po prap ata që themi Greku, Serbi, Turku na i ka fajet, por kur vjen shqiptari nga Dardania, Ilirida apo gjetkë, i’a fusim sa krahu me çmimet dhe arrogancën tonë. U munduan e gjithë Perëndimi të na bëjnë njerëz të kulturuar, por ne ndoqëm rrugën e Anadollit, të Bolshevizmit dhe të gjithë kulisave të errëta që fillojnë nga Lindja e Mesme dhe përfundojnë në Ballkan. Ne jemi po ata që në gen, gjak dhe damar, mbjellim vrerë, cinizëm, arrogancë, zili, antivlerë dhe intriga pafund dhe harrojmë se jeta është një dhe e shkurtër. E pra, askush nuk i ka mbijetuar errësirës dhe aq më pak shqiptari. Por mesa duket shqiptari errësirën e ka të ngulitur thellë në shpirt dhe të shkruar në ballë. Prandaj ne e njohim njëri tjetrin shumë mirë që nga fytyra. Kjo tregon se jemi unik në llojin tonë dhe fenomene të tilla si loja e Big Brother apo e Luiz Ejllit, na ngjizin, na sjellin identitetin tonë racorë. Geni dhe gjaku jonë është vetëm një fenomen lojë larg dhe asgjë më shumë se kaq. Andaj ne si Komb nuk kemi as vizion për të ardhmen, sepse të shkuarën dhe të tashmen e mbajmë fort të lidhur në gërmadhat e së keqes!
by s p

Faton Bislimi/
Departamenti i Shtetit të SHBA-ve ka publikuar Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut 2022. Në Raportin për Serbinë, në seksionin me titull “Dhuna dhe Diskriminimi Sistemik Racor apo Etnik” (faqe 30-32), raporti godet ashpër Serbinë për diskriminimin e vazhdueshëm shtetnor e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi,” thuhet në Raport.
“Aplikimi i këtij ligji per të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative,” siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se “autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike,” përfshirë këtu edhe “gjuhën fyese e të urrejtjes,” kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serb si Vulini psh.
Ende s’keni parë gjë akoma!
Puna jonë për Luginën e Preshevës përmes kontributit të paçmuar e të pazëvendësueshëm të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane do vazhdojë deri në realizimin e plotë të të drejtave të vëllezërve e motrave tona në Luginë!