• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shën Patrik

March 18, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Patriku ishte anglez, por dashurinë për Irlandën e gjeti ndërsa mbahej i burgosur nga një grup rrëmbyesish irlandezë. Shën Patriku, mbrojtës i Irlandës, është një nga figurat më të njohura të krishterimit. Por, me gjithë përhapjen e tij në kulturë – domethënë festën e mbajtur në ditën e vdekjes së tij – jeta e tij mbetet mister.Shumë nga historitë e lidhura tradicionalisht me Shën Patrikun, duke përfshirë rrëfimin mbi dëbimin e të gjithë gjarpërinjve nga Irlanda, janë të rreme, produkte të qindra viteve të tregimeve të ekzagjeruara.Patriku lindi nga prindër të pasur afër fundit të shekullit të katërt. Besohet të ketë vdekur më 17 mars, rreth vitit 460.Megjithëse babai i tij ishte prift, sugjerohet se ai ndoshta e mori këtë rol për shkak të stimujve tatimorë dhe nuk ka asnjë provë që Patriku vinte nga një familje fetare.Në moshën 16-vjeçare, Patriku u kap rob nga një grup irlandezësh që sulmuan pronën e familjes së tij. Ata e transportuan në Irlandë ku kaloi gjashtë vjet në robëri.Gjatë kësaj kohe, Patriku punonte si bari, jashtë dhe larg njerëzve. I vetmuar dhe i frikësuar, ai iu drejtua fesë për ngushëllim, duke u bërë një i krishterë i devotshëm.Pas më shumë se gjashtë vjetësh si i burgosur, Patrik u arratis. Një zë – për të cilin ai besonte se ishte i Zotit – i foli në ëndërr, duke i thënë se ishte koha për t’u larguar nga Irlanda.Për ta bërë këtë, Patrik eci gati 300 km për në bregdetin irlandez, derisa mbërriti në Angli. Atje, thuhet se ai përjetoi një zbulesë të dytë – një engjëll në ëndërr i tha të kthehej në Irlandë si misioner. Menjëherë pas kësaj, Patrik filloi trajnimin fetar, një kurs studimi që zgjati më shumë se 15 vjet.Pas shugurimit si prift, ai u dërgua në Irlandë me mision të dyfishtë: t’u shërbente të krishterëve që tashmë jetonin në Irlandë dhe të fillonte të konvertonte irlandezët.I njohur me gjuhën dhe kulturën irlandeze, Patrick zgjodhi të përfshijë ritualin tradicional në mësimet e tij të krishterimit në vend që të përpiqej të zhdukte besimet pagane. Për shembull, ai përdori zjarre për të festuar Pashkët pasi irlandezët ishin mësuar të nderonin perënditë e tyre me zjarr. Ai gjithashtu mbivendosi një diell, simbol i fuqishëm irlandez, mbi kryqin e krishterë për të krijuar atë që tani quhet kryqi kelt, në mënyrë që nderimi i simbolit të dukej më i natyrshëm për irlandezët.Edhe pse kishte një numër të vogël të krishterësh në ishull, kur Patrik mbërriti, shumica e irlandezëve praktikonin një fe pagane të bazuar në natyrë. Nuk është çudi që historia e jetës së Patrikut u ekzagjerua me kalimin e shekujve – përrallat dhe tregimet emocionuese për të kujtuar historinë kanë qenë gjithmonë pjesë e mënyrës së jetesës së popujve.Patrik mund të njihet si shenjt mbrojtës i Irlandës, por ai nuk u kanonizua kurrë nga Kisha Katolike. Kjo thjesht për shkak të epokës në të cilën jetoi. Gjatë mijëvjeçarit të parë, nuk kishte asnjë proces formal të kanonizimit në Kishën Katolike. Pasi u bë prift dhe ndihmoi në përhapjen e krishterimit në të gjithë Irlandën, Patriku ka të ngjarë se u shpall shenjtor nga vlerësimi popullor.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar

March 17, 2023 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, ka pritur sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëherësh Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që shoqërohej nga Alyson Grunden, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-së në Kosovë, Paul Pfeuffer, këshilltar për Çështje Ballkanike në Departamentin Amerikan dhe Greg Viola, zyrtar politik në Ambasadën Amerikane.Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë, procesin e dialogut dhe hapat e mëtejmë, me fokus të veçantë propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.Kryetari Konjufca theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon. Gjithashtu, për dallim nga Serbia si palë minuese, Republika e Kosovës ka luajtur rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit të dialogut, përfshirë edhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel.Tutje, ai nënvizoi se asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë, dhe se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e dialogut me Serbinë duhet të respektojë në plotni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.Kryetari i Kuvendit e falënderoi emisarin amerikan Gabriel Escobar për angazhimin dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në procesin e dialogut, teksa i vlerësoi të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehu gatishmërinë për fuqizimin dhe avancimin e partneritetit të ndërsjellë.

Filed Under: Fejton

Tradita e vajtimit të të vdekurit në Irlandë

March 16, 2023 by s p

NGA NDREK GJINI/

Praktika e vajtimit – ku gratë mblidheshin dhe vajtonin të pikëlluara në një funeral është praktikuar në Irlandë deri rreth mesit të shekullit të kaluar.

Në Arkivin e Muzikës Tradicionale Irlandeze në Dublin ka regjistrime të drejtpërdrejta të vajtueseve Irlandeze nga vitet 1950. Ka kaseta të cilat Marie-Louise Muir i ka regjistruar si pjesë e eksplorimit të traditës në dokumentarin e BBC Radio 4, “Songs for the Dead”. Ato janë tronditse dhe shumë emocionale t’i dëgjosh.

Vajtimi në funeral (irlandisht: Caointeoireacht) është një formë tradicionale e vajtimit me fjalë, për të vdekurit në traditën irlandeze, e praktikuar në Irlandë dhe Skoci deri në mesin e shekullit të 20-të. Vajtimi i të vdekurve, i cili mund të shihet si një formë e të kënduarit ‘sean-nós’, kryhej në gjuhën irlandeze.

Vajtimi i të vdekurve dikur ishte një pjesë integrale e ritualit zyrtar të funeralit irlandez, por u zbeh nga shekulli i 18-të dhe u zhduk pothuajse plotësisht nga mesi i shekullit të 20-të. Vetëm një pjesë e vogël e vajtimeve autentike u regjistruan për t’u ruajtur.

Keening – “Vaji apo vajtoj” si emër apo folje vjen nga fjala irlandeze dhe skoceze “caoineadh” (“të qash”). Ndoshta në origjinë kjo fjalë vjen nga “couiner” në frëngjisht.

Melodia dhe teksti

Toni i vajtimit dhe teksti mbështeten në përsëritjen e disa motiveve bazë të cilat mund të zgjerohen ose shkurtohen në mënyra të ndryshme. Duket se nuk ka pasur kurrë një “tekst” të parashkruar. Vajtuesja priret të improvizojë siç e dikton ndjenja dhe rrethanat e momentit. Fjalët apo “vargjet” përgjithësisht janë me rimë dhe disa prej këtyre fjalëve përsëriten si refren.

Fjalët e vajtimit përbëhen nga elemente poetike të gatshëm (përmendin emra që i përkasin gjenealogjisë së të ndjerit, lavdërim për të ndjerin, theksim i gjendjes së dëshpruar të atyre që ka lënë pas, etj.) Të gjitha të vendosura në vajtim vokal. Fjalët e vajtimit gjithnjë ndërthureshin me vokale jo leksikore.

Historia dhe mitologjia

Në shekullin e 12-të, historiani Giraldus Cambrensis (Gerald i Uellsit) i përshkruan  hollësisht në shkrimet e tij vajtimet me fjalë dhe format e të vajtimeve në Irlandë. Ai thotë se vajtueset ndaheshin në dy grupe, secili grup duke vajtuar në mënyrë të tillë që përsërisin fjalët apo vargjet e njeri-tjetrit.  Dhe në fund ato bashkohen në një kor të plotë. Burime të tjera arkivore i përshkruajnë me imtësi stilet e të vajtuarit në Irlandë që nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë.

Në kohët e lashta, gratë nga familja e kryetarit të fisit e kryenin vetë ritualin e vajtimit të të vdekurit. Më vone filluan, të gjenin dhe paguanin gra vajtuese. Vajtuese të tjera e shoqëronin gruan e mprehtë (bean chaointe), me lëvizje fizike që përfshinin lëkundje dhe gjunjëzim. 

Tradita irlandeze e kujdesit për trupin të vdekurit përmbante dhe praktikimin e natës së rojes për të vdekurin, që ndodh një natë para varrimit dhe mund të zgjasë në disa raste edhe më shumë se një natë.

Praktika e vajtimit të të vdekurit zbatohej përgjithësisht për shtresën e mesme dhe atë të lartë të popullsisë deri ne mesin e shekullit të 18-të.

Rreth vitit 1791, historiani William Beauford (1735–1819) përshkruante me detaje praktikën e vajtimit të të vdekurit në një ceremoni funerali tradicional irlandez.  Ai shkruante: ‘Fjalët thuheshin me melodi të  mprehta që ngjanin sikur këndoheshin’. Ai jep informacionin e mëposhtëm:

‘Disa përsona të zgjedhur nga kryetari i fisit i parapërgatisin paraprakisht me kujdes fjalët që vajtoret duhet të thonë.

Trupi i të vdekurit, i zbukuruar me lule, vendosej në skaj të një dhomë të madhe ose në ndonjë vend të ngritur.

Njerezit ndaheshin në dy grupe, njëri grup qëndronte tek koka e të vdekurit, tjetri tek këmbët.’

Vajtueset përmes vargjeve me rime që thuheshin gati si këngë në kor flisnin për fisnikërine, trimërinë, virtytet e larta të te vdekurit, punët e mira që ai kishte bërë, familjen, etj. Shpesh u bëheshin edhe një sërë pyetjesh; ‘i drejtoheshin të ndjerit: si, dhe pse vdiqe? A nuk të erdhi keq që le gruan besnike, përmendeshin djemtë e tij të mirë, vajzat e tij të ndershme dhe të dëlira, etj.

Samuel Carter Hall përshkruan traditat e funeralit irlandez dhe vajtimet e mprehta në librin e tij të vitit 1841, ‘Ireland: Its Scenery, Character and History’. Ai shkruan se vajtueset shpesh lëviznin trupin përpara dhe mbrapa dhe shtrëngonin duart së bashku gjatë vajtimit që ngjante si një këngë piskamë.

Paralele me vënde dhe kohëra të tjera

Vajtimet apo të kënduarit në vajtime, janë të vjetra sa vetë funeralet, ato vijnë që nga kohërat homerike, estruskane dhe biblike. Vajtimi i të vdekurve ka lidhje  të forta me traditat e vjetra në Lindjen e Mesme dhe më gjërë. Sir Walter Scott i krahason në shkrimet e tij zakonet Irlandeze të vajtimit të të vdekurit me vajtimet e kohërave romake.

Mbijetesa në shekullin e njëzetë

Vajtimet autentike mbi trupin e të vdekurit u zhdukën në mënyrë pothujase të plotë në Irlandë në fillim të shekullit të njëzetë.

Në fillim të viteve 1950, Cití Ní Ghallchóir (Kitty Gallagher) nga Gaoth Dobhair në County Donegal, Irlandë i vajtoj me fjalë Alan Lomax-it një vaji të dhimbshëm që ajo kishte mësuar nga një grua e vjetër.

Një regjistrim i këtij vajtimi magjepsës të Gallagher u shfaq në albumin Traditional Songs of Ireland (1995). Ky është rasti i fundit i  regjistruar në Irlandë i kësaj tradite.

Filed Under: Fejton

Kryeministri Kurti u mirëprit nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Metsola

March 15, 2023 by s p

Strasburg, 15 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Strasburg u mirëprit nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm i Parlamentit Evropian, Alessandro Chiocchetti dhe stafi i saj. Bashkë me kryeministrin Kurti, në këtë takim ishin Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, deputetja e Kuvendit të Republikës, njëherish drejtuesja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Mimoza Kusari Lila dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.Me Presidenten Metsola, u diskutua kryesisht për raportin dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, konkludimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin. Ai e falënderoi Parlamentin Evropian për mbështetjen e aplikimit të Kosovës në BE dhe në Këshillin e Evropës, krahas asaj për liberalizimin e vizave.Duke qenë në prag të dyvjetorit të Qeverisë, kryeministri Kurti e njoftoi Presidenten Metsola për arritjet e sukseset e deritanishme dhe planet për gjysmën e dytë të mandatit. Theks iu dha përmirësimeve në sundimin e ligjit, luftimit të korrupsionit dhe indikatorëve demokratikë, por edhe trendit pozitiv të indikatorëve ekonomikë të dy viteve të fundit. Ndër të tjera, këtu kryeministri Kurti përmendi edhe Raportin e Vendit të BE-së për vitin 2022, më i miri për Kosovën ndonjëherë, në të cilin evidentohet progresi i Kosovës në shumë fusha.Në takim u folë edhe për Strategjinë e Energjisë 2022-2031, e miratuar javën e kaluar në Kuvend, dhe për qasjen e planet e Qeverisë për investime në energji të ripërtritshme. Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës mbështetje të vazhdueshme në këtë sektor, përfshirë këtu pakon mbështetëse në përballje me krizën energjetike në vlerë prej 75 milionë euro, të shkaktuar nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë. Gjithashtu, u diskutua edhe për propozimin Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë politik që do të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Filed Under: Fejton

Pse u braktis qyteti Ur?

March 12, 2023 by s p


Astrit Lulushi/

Qyteti antik i Urit (Mesopotami) është i mbuluar me mister, intriga dhe legjenda që kanë rrëmbyer imagjinatën e historianëve dhe arkeologëve për shekuj me radhë. Nga zigurët e tij të lartë deri te rrugicat e tij labirintike, Uri ishte një qytet me fuqi dhe madhështi të madhe, rënia dhe braktisja e të cilit kanë mbetur një enigmë për mijëvjeçarë.
Disa besojnë se Ur ishte vendlindja e Abrahamit, figurë e rëndësishme në judaizëm, krishterim dhe islam. Para kësaj qyteti drejtohej nga Ananakët, që edhe e krijuan) të cilët kishin ardhur nga larg, nga AneAnës, nga hapësira, për të krijuar njerëzit dhe qytetërim në Tokë. Thuhet se ata ishin bijtë e perëndisë.
Rëndësia biblike e qytetit ka shtuar një shtresë intrigash në historinë e tij, duke frymëzuar eksplorues dhe aventurierë të panumërt për të kërkuar sekretet e tij.
Rrënojat e Urit zbulojnë një vështrim në të kaluarën e qytetit, duke shfaqur arkitekturën e tij mbresëlënëse dhe artin mahnitës të popullit sumerian. Ziguri i saj, një piramidë masive me shkallë kushtuar perëndisë së hënës, Nanna, i cili qëndron si një testament për aftësitë inxhinierike dhe artistike të qytetërimit të lashtë.
Pavarësisht madhështisë së tij, Uri nuk ishte imun ndaj sfidave me të cilat përballeshin të gjitha qytetet e lashta. Vendndodhja strategjike e qytetit e bëri atë një objektiv kryesor për pushtim, dhe u grabit dhe u dogj disa herë gjatë historisë së tij. Populli i saj u përball me thatësira, zi buke dhe paqëndrueshmëri politike, të cilat mund të kenë kontribuar në rënien dhe shpërndarjen e tij përfundimtare në Europë, ku popujt e parë prej tyre ishin pellazgët.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT