• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Arben Llalla: Pronat çame do të rikthehen, Shqipëria t’i kërkojë sqarime NATO-s për Ligjin e Luftës me Greqinë

April 14, 2022 by s p

Intervistoi: Eneida Jaçaj

“Pas vitit 1975 e deri më sot, shtetit shqiptar kontrrollohet nga njerëz që i shërbejnë Greqisë”.

Fuqitë e mëdha dhe shtetet fqinje e kanë parë Shqipërinë një shtet të dobët dhe të varfër ekonomikisht, për ta shfrytëzuar për qëllimet e tyre të luftës dhe zgjerimin territorial. Sa i takon çështjes më të ndjeshme në Jug të vendit, me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës në vitin 1913, pjesa më e madhe e Çamërisë iu dha Greqisë; brenda kufijve të shtetit shqiptar mbetën disa fshatra me popullsi muslimane dhe ortodokse. Interesi i Greqisë ishte të aneksonte gjithë Çamërinë, dhe kjo bëri që të kryej masakra më e egër ndaj shqiptarëve, më 27 qershor 1944, nga ushtarët grekë në zonën e Paramithise, ku forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë, burra, gra dhe femijë. Forcat më të errëta të nacionalizmit grek bënë spastrimin etnik të Çamërisë, ku këtu ka luajtur rol edhe kisha greke bizantine. Historiani i njohur, Arben Llalla, në një intervistë ekskluzive për Gazetën “Dielli”, New York, flet për pronat dhe pasuritë çame, si dhe Ligjin e Luftës me Greqinë. Llalla shprehet se Greqia e përdor ligjin si hanxhar ndaj fqinjësisë shqiptaro-greke, ndërsa thekson se pala shqiptare duhet t’i kërkojë sqarime NATO-s, pasi nuk ka kuptim që një vend anëtar i NATO-s t’i shpallë luftë një vendi tjetër po anëtar. Ai thotë se, që pas vitit 1975 e deri më sot, çdo qelizë e shtetit shqiptar kontrrollohet nga njerëzit që i shërbejnë Greqisë, pra antishqiptar, megjithatë beson se pronat çame një ditë do të rikthehen te i zoti.-Genocidi grek ndaj popullsisë çame arriti kulmin me masakrën e 27 qershorit 1944, ku forcat e Napolon Zervës vranë dhe torturuan qindra burra, gra dhe fëmijë. Forcat më të errëta të nacionalizmit grek bënë spastrimin etnik të Çamërisë, ku këtu ka luajtur rol edhe kisha greke bizantine. Kanë kaluar 78 vite nga një nga masakrat më të egra mbi njerëzimin. Unë doja t’ju pyesja për Ligjin e Luftës me Greqinë. Politika zyrtare greke është shprehur se ligji është rrëzuar që në vitin 1987. A ekziston ende një ligj lufte mes dy vendeve? Nëse Greqia e mban të fshehtë, çfarë e pengon të heqë Ligjin e Luftës me Greqinë?Greqia zyrtarisht është në gjendje Lufte me Shqipërinë, sepse që kur ajo i shpalli luftë Shqipërisë në 9 nëntor 1940 (fletorja zyrtare e mbretërisë së Greqisë 10.11.1940) sekuestroi dhe konservoi të gjitha pronat e shqiptarëve me shtetësi shqiptare dhe shtetësi greke. Ligji i Luftës, i shpallur njëanshëm nga Greqia me Shqipërinë, u rishpall edhe në vitin 1966. Janë bërë tentativa herë pas herë nga të dy vendet për heqjen e këtij ligji, por Kuvendi i Greqisë që nga vitet 1980 e në vazhdim ka votuar që Ligji i Luftës të ekzistojë.Qeveria greke me Kryeministër Andrea Papandreu dhe Ministër i Jashtëm, Karolos Papulias, në vitin 1987, qeveria e tyre majtiste e hoqi Ligjin, por shumica e deputetëve që i përkisnin partisë se tyre në Kuvendin e Greqisë e rrëzoi duke mashtruar Ramiz Alinë dhe Shqipërinë moniste. Pra mund të themi se rreth 27 herë qeveritë greke e kanë hequr Ligjin e Luftës dhe po kaq Kuvendi i Greqisë e ka rivotuar. Është një lojë e fëlliqur e politikës greke.Unë nuk besoj se Greqia do ta heqë Ligjin e Luftës, ky Ligj qëndron si hanxhar mbi kryet e fqinjësisë greko-shqiptare edhe pse ne jemi anëtarë të NATO-s, ky Ligj ekziston i njëanshëm. Ligji i Luftës hiqet brenda 24 orëve nëse Shqipëria i kërkon sqarime komandos së NATO-s se si është e mundur të jemi në një ushtri dhe një vend anëtar i NATO-s i ka shpallur luftë një vendi tjetër anëtar i NATO-s.-Ligji i Luftës e ka zanafillën, më 28 tetor 1940, kur Italia i shpalli luftë Greqisë, dhe, menjëherë pas fillimit të luftës, në Greqi u shpall gjendja e luftës me Italinë dhe Shqipërinë. Pse Greqia vendosi Ligjin e Luftës me Shqipërinë, kur kjo e fundit nuk e sulmoi? Konti Ciano, në Tetor 1940 përgatiti një ultimatum që do t’i paraqitej Ministrit të Jashtëm të Greqisë z.Metaksa. Ultimatumi i ngjante atij që kishte përgatitur dhe ia kishte paraqitur mbretit Zogu i I, të Shqipërisë, ku përmblidhej “ose pushtimi, ose Lufta”. Në këtë ultimatum, Greqisë i kërkohej të pranonte menjëherë pushtimin italian të disa bazave strategjike. Ambasadori italian në Greqi z.Grazzi, që ia paraqiti ultimatumin në orët e vona të mesnatës z.Metaksa, nuk qe në gjendje t’i përgjigjej pyetjes së Metaksasë, se për ç’baza strategjike bëhej fjalë. I nervozuar nga kjo heshtje, Metaksai iu përgjigj me një “Oqi” “Jo “ ultimatumit. Më 28 tetor 1940 –tetë divizione të përbërë nga 140000 ushtarë – nën një shi të furishëm, italianët filluan sulmin në një front prej 200 km. Duke u nisur nga ky fakt, mbreti i Greqisë, Konstandin, nxjerr Dekretin Mbretëror nr. 2636 i vitit 1940, sipas të cilit shpallte “ Shqipërinë shtet armik dhe pasuritë e shqiptarëve, pasuri armike”. Njëkohësisht, të gjitha pasuritë e shqiptarëve i vendosi në “sekuestro konservative”. Në deklaratën e saj zyrtare të sulmit nga Italia, Greqia rendiste si aleate të Italisë në këtë agresion edhe Shqipërinë. Sipas kësaj logjike, Shqipëria shfaqej “de jure” si pjesëtare e këtij agresioni. Për këtë dekret u morën për bazë, ekzistenca e qeverisë kuislinge shqiptare, dhe se në këtë luftë Italia kishte organizuar dy batalione mercenarësh shqiptarë, të rreshtuar bri armatave italiane, por të cilat dezertuan nga fronti përpara se të fillonte lufta. Duke u bazuar në këto fakte absurde, Greqia monarkiste e konsideroi Shqipërinë “ shtet armik” dhe shpalli ndaj saj “ gjendjen e luftës”. Por këto “ fakte” absurde bien vetiu sepse;1- Shqipëria në atë kohë nuk ishte një vend i lirë dhe sovran ku të ushtronte në mënyrë të pavarur vullnetin e saj politik.2- Shqipëria nuk gëzonte zotësinë juridike dhe aftësitë politike për të deklaruar lëvizjet e saj të pavarura në hartën politike të Evropës.3- Shqipëria nuk gëzonte me të vërtetë autoritetin e vërtetë dhe të plotë vetëveprues si një subjekt aktiv i së Drejtësë Ndërkombëtare.Ironike është fakti se Greqia e ka hequr Ligjin e Luftës me Italinë, ndërsa e mban me Shqipërinë që në vitin 1940, që ishte e pushtuar nga Italia fashiste.-Çfarë qëndrimi duhet të ndjekë politika e jashtme shqiptare sa i takon çështjes çame në pergjjithesi, tokave çame, varrezave çame? Sa serioze dhe e gatshme është treguar pala shqiptare lidhur me çështjet më të ndjeshme me Greqinë?Pas vitit 1975 e deri më sot, çdo qelizë e shtetit shqiptar kontrrollohet nga njerëzit që i shërbejnë Greqisë, pra antishqiptar. Fjala është nga kryetari i shtetit, kryeministra, ministra, deputet, drejtues fetar, etj. Kjo është e dhimbshme por e vërtetë, sepse, përndryshe nuk ka se si të shpjegohet që për çështjen çame Tirana zyrtare nuk flet fare, përveç zërave individualë të pavarur. Shikoni se si partinë PDIU, që ka në program çështjen çame, si e sulmojnë PS e PD të koordinuar. Në vitin 2017, Edi Rama vodhi mandantin e deputetit të Shpëtim Idrizit dhe përçau PDIU, kjo ishte porosia e Athinës, por nuk ia arritën qëllimit dashakeqës, sepse çështja çame ekziston ashtu siç ekziston dhe partia e këtij zëri është PDIU.Mos doni emra? Ato emra janë midis nesh, miq, shok të njohurit tanë.A e dini ju se sa ministra e deputetë me kombësi shqiptare kanë mohuar se janë shqiptarë vetëm e vetëm për të përfituar privilegje familjare? Dosja është e rëndë me të vërteta të politikës shqiptare si vasale e Greqisë. Politika shqiptare lejoi që ushtria e vdekur e Greqisë e vitit 1940-41 të ndërtojë rreth 8.000 vare bosh. Kujt ideologjie i shërbejnë këto varre bosh? Greqia në librat e saj shkollor edukon brezat se ato 8 mijë varre janë ushtarët grekë që u vranë për motrën e vogël Vorio Epiri, për ta çliruar nga shqiptarët. E kuptoni çfarë bëhet e çfarë mësojnë grekët në librat e tyre?Për çështjen çame jo vetëm grekët dridhen e kanë frikë, por kanë filluar dhe politikanët e Tiranës të tremben se mos kjo çështje fillon të hyjë në rrjedhjen e zgjidhjes ndërkombëtare. Për fatin e keq unë disa drejtues të Shqipërisë i shikojë në një linjë me Athinën për zgjidhjen e çështjes çame dhe më gjerë në Greqi që lidhet me pakicën kombëtare shqiptare, pronat dhe të drejtat e emigrantëve ekonomikë shqiptar.-Greqia vazhdon të shkelë sot “Konventën mbi Mosparashkrimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit”, hyrë në fuqi më 11 nëntor 1970, që konfirmon parimet e së Drejtës Ndërkombëtare, të njohura nga Statuti i Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut. Çfarë vlerësimi keni? Greqia duke qenë një shtet i themeluar nën kujdesin e Rusisë, Britanisë, Francës e Gjermanisë gëzon privilegje duke u anëtarësuar në BE pa plotësuar asnjë kusht, duke gënjyer për ekonominë e saj prej vitesh. Kështu, kjo Greqi nuk njeh asnjë Konventë. Greqia kishte fat pas vitit 1944 që Britania dhe SHBA nuk e lanë nën kthetrat e Rusisë komuniste. 50 vite, Shqipëria komuniste shkoi pas, ndërsa Greqia duke qenë bazë e fortë e Britanisë dhe SHBA për 50 vite përfitoi privilegje në arenën ndërkombëtare. Por unë jam optimist, besoj se një ditë prona do shkojë tek i Zoti, e çdo gjë do zgjidhet me punë dhe diplomaci. Në Greqi, të gjithë bashkëpunëtorët e nazistëve gjermanë nuk u dënuan, por u bënë presidentë, kryeministra, ministra dhe deputetë, duke filluar nga Rallis, Zervas, Micotaqi, Karamalis, Meimaraqis, etj. Pa folur që pjesëmarrësit udhëheqës në gjenocidin në Çamëri u bënë kryepeshkopë e peshkopë. Këto akuza të mia bazohen në fakte shkencore të pamohueshme ende nga grekët.-Besoni se do të vijë dita që Greqia të kërkojë falje publike për 2900 viktimat, për 40.000 vetat e dëbuar me dhunë, për 68 fshatrat e qytetet e grabitura e të djegura, për grabitjen dhe shfrytëzimin e pasurive të tyre? Greqia është një shtet me racizëm të theksuar që nuk njeh asnjë pakicë kombëtare; shumica e besimit ortodoks ushtron dhunë dhe presion ndaj grekëve që kanë besim jo ortodoksë si ndaj myslimanëve, hebrenjëve, katolikëve, jehovah, etj. Prandaj, unë ende besoj se Greqia nuk e ka guximin të mundë vetveten raciste e të kërkojë falje ndaj shqiptarëve nga Çamëria për gjenocidin dhe përzënia me dhunë nga trojet e tyre. Ne po flasim sot vetëm për gjenocidin në Çamëri të ndodhur më 1944-1945, por nuk po flasim për gjenocidin dhe përzënien me dhunë që në vitin 1913, 1918, 1924, 1936. Pra që pas vitit 1912, Greqia sistematikisht ka përzënë shqiptarët nga Çamëria, nga Greqia e Veriut, etj. Greqia mohon njohjen e pakicës kombëtare shqiptare dalë nga Marrëveshja e Lozanës 1923-1924. Vetëm në Greqinë e Veriut, nga studimet e mia në vitin 1913, ka patur rreth 100 fshatra që flitej gjuha shqipe, ndërsa sot kemi rreth 40 fshatra që ende flitet shqip. Fjalën e kam për Kosturin, Follorinën, Edesën, Selanikun e deri në Evros në kufirin greko-turk të Trakës. -Së fundmi doja të ndalesha te identiteit i shqiptarëve dhe grekëve. Cila është prejardhja e tyre, gjuha, çfarë kanë të përbashkët, dhe kur nisi të ekzistojë kombi grek?Ne shqiptarët bëjmë gabim kur themi se me grekët jemi vëllezër, as kushërinj, por jemi fqinjë. Greqia e pas vitit 1827 e deri më sot banohet nga shqiptarët me emrin arvanitas, sllavë (ku hyjnë serbët, sllavë të Azisë së Vogël, bullgarët dhe maqedonasit), vllah, pomak, hebrenj, etj., të cilët pranuan emrin polik grekë. E thënë drejtë në Greqi ka rreth 4 milionë shtetas grekë me rrënjë shqiptare. Gjuhën shqipe mund ta flasin rreth 1.5 milionë grekë. E kam fjalën për gjuhë dialekte, arkaike. Grekët morën këngët tona dhe i përshtatën në gjuhën greke, morën fustanellën tonë dhe e bënë veshje kombëtare, etj. Të përbashkët shqiptarët, grekët dhe popujt e tjerë të Ballkanit kanë kulturën, zakonet, gatimet, muzikën që vjen e trashëguar që nga periudha e Perandorisë Osmane. Të flasim se grekët e sotëm janë ata grekët e lashtë është një mashtrim klasik sepse është vërtetuar shkencërisht se grekët e sotëm s’kanë asnjë lidhje me grekët e lashtë. Dhe gjuha e sotme greke, nuk është ajo gjuha e lashtë greke.

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, Eneida Jacaj

Presidentja Osmani: Beteja e Koshares, vula e lirisë së munguar

April 10, 2022 by s p



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të Betejës së Koshares me titull “Ditët e shqipes”, i cili është mbajtur nën patronatin e saj.

Duke e vlerësuar lart kontributin e të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së për lirinë e vendit, Presidentja Osmani ka theksuar se 9 prilli është ditë e veçantë në historinë e re të Kosovës.

“Kjo ishte ndër betejat më të lavdishme të kryera nga Ushtria  Çlirimtare e Kosovës, më saktësisht nga Grupi i Tretë Operativ, në përbërjen e të cilit gjendeshin Brigadat 131 dhe 134 dhe batalioni Diversant-Vëzhgues, të cilat më vonë u shkrinë në Brigadën 138”, ka theksuar Presidentja Osmani. Sipas saj, kjo betejë përkon edhe me ditën e Kushtetutës së Kosovës, e cila simbolizon synimin për të cilin u flijuan në Kosharen e lavdishme heronjtë Salih Çekaj, Agim Ramadani e shumë dëshmorë të tjerë, të cilët iu bashkuan përjetësisë.

“Beteja e Koshares tregoi po kështu se pabarazia në armatim nuk është çelësi përcaktues i luftërave. Shpirti luftarak, vendosmëria për ta parë vendin të lirë dhe gatishmëria për të sakrifikuar gjithçka për të janë më të fuqishme se çfarëdo arsenali ushtarak. Prandaj, sot, ne e përkujtojmë këtë betejë si njërën ndër momentet më krenare të historisë sonë të re. Ajo dëshmoi se liria nuk ka çmim dhe se çmimi i lirisë është i lartë. Por, po kështu tregoi se vendosmëria për ta arritur atë dhe shpirti i një populli janë të pathyeshme”, theksoi Presidentja Osmani.

Më tej, në fjalimin e saj, Presidentja Osmani tha se Kosharja ngjalli shpresën për liri dhe e plotësoi simbolikën e heqjes përfundimtare të barrierave të hekurta në Evropën e shekullit XX.

“Kosharja qe vula e lirisë së munguar në tokat shqiptare. Sakrifica e bijve e bijave shqiptare nga të gjitha trojet dëshmoi për papajtueshmërinë dhe gatishmërinë e shqiptarëve për t’i luftuar padrejtësitë që u ishin bërë atyre përgjatë një shekulli. Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Ndërkohë, ajo e rriti shpresën e mijëra të dëbuarve që vija e hekurt ishte thyer dhe kthim në tokën e të parëve ishte jo vetëm i mundur, por edhe i pashmangshëm”, tha Presidentja Osmani.

Ajo tha se bashkërendimi me ekspertët e NATO-s për të saktësuar vendndodhjen e forcave serbe në territorin e Kosovës qe hap i parë i përbashkët për realizmin e ëndrrës për liri.

“Vizioni euroatlantik i Presidentit Rugova dhe sakrifica e bijve e bijave të UÇK-së po jetësohen në Kosovën e lirë, institucionet e së cilës po punojnë fort që vendi të konsolidohet fuqishëm në bashkësinë e vlerave perëndimore. Ky përcaktim yni strategjik dhe ky vizion yni do të ishte i pamundur pa sakrificën e mijëra bijve e bijave, prandaj kujtimi për ta do të jetë i përhershëm. Ai do të përtërihet jo vetëm në përvjetorë si ky, por në të gjithë ecjen tonë. Ne u falemi atyre, sakrificës së Agim Ramadanit, Sali Çekajt, Xhemajl Fetahut dhe qindra dëshmorëve të tjerë që ranë për lirinë e Kosovës. Ata qëndrojnë në themele të lirisë dhe të shtetësisë sonë”, ka përfunduar Presidentja Osmani.

Filed Under: Histori

ILIADA, ODISEJA, ENEADA, PRRALLA TË KLONUARA KEQ

April 9, 2022 by s p

Saimir Lolja/

Dielli është drita e jetës mbi Tokë dhe prandaj arbërit nderonin diellin. Shekulli V e.s. qe shekulli kur perandorinë e ndritur romake, e cila nderonte diellin, e mbuloi përfundimisht cipa fetare e krishterë. Caku i Errësimit, domethënë i mos nderimit të diellit, qe Marrëveshja e Milanos më 313 e shpallur prej perandorit romak ilirit Flavius Valerius Constantinus. Pjesa perëndimore e saj u fik në vitin 476 kurse ajo lindore vazhdoi e mugët deri më 1453. Me zhdukjen dhe djegien e tërë shkollave, universiteteve e bibliotekave Europës i ra një errësirë që do t’i mbahej të paktën 1000 vite. Si me magji, nuk pati më qytete e pastërti por vetëm kasolle me kashtë e baltë. Të vetmit që lexonin e shkruanin me porosi ishin murgjërit. Qëllimi ishte të harrohej qytetërimi dhe zhvillimi i mëhershëm i njerëzimit dhe të mbushej boshllëku për të shkuarën me një përfytyrim të gënjeshtërt për të. 

Në shekullin V murgu Fabius Planciades Fulgentius botoi në latinisht për murgjërit e tjerë librin Mythologiæ, që fjalë për fjalë domethënë Shkenca e të Pavërtetës. Meqenëse ay libër nuk do të anonte peshoren po të ishte vetëm, në të njëjtën kohë u krijuan edhe vjershat Iliada, Odiseja dhe Eneada. Për dy të parat caktuan si autor emrin Homer dhe shekullin VIII p.e.s. Tjetrën ia caktuan vjershëtarit romak Publius Vergilius Maro (70 – 19 p.e.s.) ndërkohë që prej tij ishte vjersha blegtore ILLYRUS dhe ajo bujqësore ARBANUS. Jetëshkrimi i tij mbetet i mjegullt. Vjershat e tij janë ndryshe nga Eneada edhe si lloj edhe si përmbajtje. Titullin e vjershës blegtore e kaluan në Eclogae kurse atë bujqësore në Georgica. Që të shtohej vërtetësia e dëshiruar me kalimin e shekujve, vjershat Eclogae, Georgica dhe Eneada u lidhën si dorëshkrime me vizatime në fashikujt Vergilius Vaticanus në shekullin IV dhe Vergilius Romanus në shekullin V. Të dy tituj e urdhëruar Eclogae e Georgica as nuk janë latinisht as nuk gjenden në këto fashikuj në Bibliotekën e Vatikanit (https://digi.vatlib.it). Një gjë bën përshtypje në ato vizatime me ngjyra se niveli i tyre barazohet me çka prodhojnë nxënësit e shkollës fillore tani.  

Njihen mbi 2000 krijime apo kopjime prej murgjëve në copëza fletësh ose fashikuj dhe përkthime për autorin Homer. “Perënditë” në ata fashikuj u krijuan qëllimisht që t’i jepnin lashtësisë përfytyrim fetar (me jo nderim të diellit), në ngjashmëri me atë që përhapin dhiatat simotra jahudite, kishtare e moslemane. Të gjithë fashikujt e dorëshkrimet që lidhen me trekëndëshin Iliada-Odiseja-Eneada që kur u ngjizën kanë qenë nën kujdesin dhe mbrojtjen e kishës si qëllim dhe mjete të saj. Përkthimet krijuese në anglisht të trekëndëshit Iliada-Odiseja-Eneada morën udhë në shekullin XVI. Në vitin 1685, vjershëtari anglez Matthew Prior shkrojti një “Përqeshje për përkthyesit bashkëkohorë” kur edhe vjershëtari anglez John Dryden, i cili do të botonte përkthimin e tij të Eneadës më 1697, merrej si shembull për t’u përqeshur. Vetëm për Eneadën, 30 përkthime të ndryshme nga përkthyes mbretnorë ishin në qarkullim në Angli në fund të shekullit XVII. Vjershëtari anglez William Cowper shkruante në parathënien e përkthimit të tij të Iliadës më 1791: “Nuk kam lënë gjë. Nuk kam shpikur gjë”. 

Ndërsa murgjërit kryenin detyra çbotimi e botimi, priftërinjtë ngurtësonin turmat popullore me fenë e krishterë. Inkuizicioni i shekujve XII – XIX dënonte çdo njeri që dyshohej se i kishte lindur një shkëndijë e të menduarit ndryshe. Në vitin 1567, autori venecian Natalis Comes botoi në latinisht për freskim rradhorin me dhjetë vëllime të titulluar Mythologiae. Që atëherë, Rilindja Europiane e madhështisë së lashtë e pati atë rradhor si një dorë mendore për të pikturuar fytyrën e lashtësisë. Ndikimi i tij vazhdon dhe sot botohen shkrime, libra e vulosen doktorata “shkencore” në fushën e Mitologjisë (alb.), domethënë në Shkencën e të Pavërtetës. 

Thuhet se murgu Proclus Lychus i shekullit V përmendi gjashtë vjersha prrallore pa autorë, të cilat tani i quajnë Cikli i Vjershave Epike. Ato qëndrojnë dorë për dore me vjershat Iliada dhe Odisea për të cilat thanë e thuhet se kanë qenë shkrojtur prej autorit të hamendësuar Homer. Hutimi shtohet kur thuhet e thonë se vjershëtari Homer ka qenë edhe i verbër. Ndërsa e qeshura rrjedh me udhëtimin në kohë të historianit krijues gjerman A. H. L. Heeren i cili në librin e tij “Greqia e lashtë” më 1866 rrëfente se Homeri kishte edhe një vegël muzikore, harpën. Dhe se ai e përdorte atë për frymëzim, para dhe gjatë recitimeve. Pa shaka, libri i tij përdoret që atëherë si dokumentar i vërtetë për “Greqinë e lashtë”. Si rradhitje ato vjersha prrallore i rendisin kështu: 

1) Cypria me ngjarjet deri tek adhnimi i Akilit në Trojë. Thuhet se i mbijetuan 50 rreshta. 

2) Iliada me vetëm 57 ditë shtrirje në kohë. Nuk ka Kalë Troje apo vrasje të Akilit aty.

3) Aethiopis me çfar ndodhi pas vdekjes së trojanit Hektor. Thuhet se i ngelën 5 rreshta.

4) Iliada e Vogël me Odisenë që sulmon Helenin, djalin e mbretit trojan Priam. Thonë se i tepruan 30 rreshta.

5) Iliou persis me djegien dhe plaçkitjen e Trojës. Thuhet se mbeti me 10 rreshta. 

6) Nopstoi me kthimin e luftëtarëve pas Luftës së Trojës. Thuhet se ngeli me 5.5 rreshta.

7) Odiseja me varavitjet detare të Odisesë derisa ndaloi gjatë në ishullin e tij. 

8) Telegonia, e thënë se i mbetën 2 rreshta. Pastaj klonimit, prralla rrëfen Odisenë që shkon më vonë në Thesproti (Çamëri) e rimartohet atje. Pastaj kthehet në Itakë ku i vjen djali jashtëmartesor Telegoni që pat patur me perëndeshën Circe. Në luftim Telegoni vret Odisenë. Telegoni martohet me gruan e të atit Penelopën dhe Telemaku me Circen, gruan tjetër të të atit (incests, ang.).

Ata vjershëtarë që hodhën farën dhe e klonuan atë seri epike kanë përdorur pa dashje fjalë apo shprehje fjalorë të Shqipes. Letrarët e sotëm që krijojnë rradhorë me romane ose vjersha e kuptojnë mirë atë seri epike. Treshja artistike Iliada, Odiseja, Eneada formojnë një trekëndësh për nga përmbajtja, ndërtimi, vjershimi e qëllimi. Atyre nuk u dihet saktë fillimi i dukjes dhe cilët i shkruan, edhe pse emërtohen autorë për to. Klonimet e tyre dallojnë me pështjellimet, zhvendosjet, riqarkullimet, pa përputhshmëritë, pikëpyetjet dhe palosjet kohore e vendore. Qëkur u ngjizën, ato vjersha artistike janë qethun, ngjitur, ndryshuar, klonuar, arnuar e shtuar pa pushim. 

Vulgatum u quajt përkthimi në latinisht i dhiatës së krishterë i përgatitur nga murgu ilir Shën Jeronimi në vitin 382  dhe që u bë dhiata zyrtare e kishës perëndimore. Meqenëse vjershërimet Iliada, Odiseja dhe Eneada kanë qenë në furriqet e kishës perëndimore qëkur u ngjizën, ato tani quhen si veprat letrare më të vjetra perëndimore. Rri shtrembër në Lindje e fol drejt në Perëndim, kjo domethënë se e drejta dhe pronësia e autorëve ruhet. Kur furriqet e tyre nisën të ngroheshin prej perandorisë britanike, klonimet e tyre arritën në shekullin XIX një optimum dhe morën vulën “Vulgate”. Çdo përkthim, botim, copëz flete papirusi me gërma lindore të bërë nga murgjërit e shkuar apo copëz dërrase e gërvishtur nga piktorët bashkëkohor krahasohej me Iliadën vulgate. Nëse qoftë edhe një fjalë e rëndomtë përputhej atëherë ai apo ata rreshta quheshin të Iliadës dhe dokumentit i caktohej një shekull origjine. Po ashtu, një skulpturë e gjetur edhe me copa apo e bërë i caktohej apo caktohet një emër nga këto prralla ose Mitologjia (alb.).

Që të mbulohet klonimi qindra vjeçar, veçanërisht tek Iliada, thonë e thuhet se është e shkrojtur si amalgamë e të folurave vendore të ndryshme. Domethënë i verbi Homer si ecejak ndër vise të largëta e të laguna mblidhte me magji copëzat e Iliadës që i kishte pat shpërndarë era e tërbuar; shaka serioze kjo. (Për kujtesë, amalgam quhej dikur përzierja e mërkurit me oksidin e zinkut për të mbushur dhëmbët e prishur.) Çdo libër ose botim sado i vjetër nuk është botim shkencor, domethënë i rimatshëm, sepse nuk i zbulohet qëllimi i botimit dhe as nuk i vërtetohet vërtetësia e përmbajtjes, e autorit dhe zanafilla. Kurse romanet dhe vjershat më e shumta janë thjesht vepra krijimtarie vetjake në letërsi. Bie fjala, libri “20’000 lega nën det” i Zhyl Vernit më 1871 nuk domethënë se atëherë kishte nëndetëse dhe çfar ndeshën detarët nën det janë të vërteta.

Edhe prrallat e sotme janë po prralla. Ato nuk përcaktojnë ndonjë komb apo popullatë, nuk kanë vërtetësi jete e natyre, dhe nuk mund të përdoren për të vërtetuar jetën e sotme. Ato nuk kanë histori, kohë e vendndodhje, dhe nuk mund të jenë busull për njeriun. Nëse thuhet e thonë se “Iliada formoi kombin grek” (pse-si-qysh-kur-ku?), atëherë i bie që seriali i librave Harry Potter, fatmirësisht vërtetohet se autorja është J. K. Rowling, është shkencor dhe formoi kombin anglez në vitet 1997-2007.   

Në jugun e Gadishullit Ilirik ndodhet Gadishulli Dorik. Ky mbart këtë emër natyror sepse po të shihet nga shumë lart, ose tani mbi hartë, ka formën e dorës. Prandaj në latinisht ndeshet edhe me emrin Manus (lat.). Pjesa e poshtme e tij quhet rajoni i Manit i cili përkon me rajonin e spartanëve, pasardhësit e dorëve në shekujt XI – II p.e.s. U bënë disa shekuj që historianët vulgatë e shpjegojnë historinë vetëm më lëvizje popullatash pushtuese nga Lindja në Perëndim dhe nga Veriu në Jug. Ata të shekullit XIX, me dashje dhe pamundësi, shpikën idenë e “pushtimit dorik” për të sqaruar “Greqinë e lashtë”. E megjithatë, edhe sot e kësaj dite, nuk kanë arritur të zbulojnë origjinën e dorëve. As nuk kanë për ta zbuluar sepse dorët ishin vendas dhe jo ardhacakë.

Gadishulli Dorik u quajt Morea në shekujt X – XIX dhe më pas Peleponez. Akaia është rajoni që ndodhet në pjesën më veriore te Gadishullit Dorik. Emri shkruhet Akhaia në gjuhën dhimotiqi të shtetit të sotëm Greqi dhe Achaea në anglisht. Përkundrejt shtrirjes së madhe të drurit të ahut (beech, ang.) në Europë, pikërisht vetëm në rajonin Akhaia ka tani pak pemë të ahut. Prandaj vendasit e atij rajoni janë thërritur ahej, emërtim i cili për t’u theksuar si tingull në Shqip kalon në Akej. Emri Akil dhe Ahil nënkuptojnë njëri-tjetrin. Me gjuhët e tjera origjina e këtij emri as ka për t’u marrun vesh. 

Thonë e thuhet se qe një i quajtur Eratosthenes (276 – 194 p.e.s.) në Bibliotekën e Aleksandrisë i cili e caktoi fundin e Luftës së Trojës në vitin 1183 p.e.s. Deri tani nuk i kanë gjetur ndonjë mbiemër emrit Eratosthenes, të cilin e quajnë edhe “grek” ndonëse Greqia u krijua për herë të parë më 1830 dhe nuk është në Afrikë; apo jo? Që të mbulohet vjedhja dhe tjetërsimi i shkencës pellazge-arbërore edhe në Etruria dhe Romën e shquar emrit Eratosthenes i mveshin matematikë të gjithanshme, algoritëm për numrat primarë, gjeografi, vjershëri, astronomi dhe muzikë. Sipas prrallës vulgate, bie fjala, ai llogariti me saktësi të mahnitshme vijën rrethore, meridianët, paralelet dhe pjerrsinë e boshtit të Tokës.

Në shekullin XII p.e.s. spikaste qyteza e Mikenës pellazge në Gadishullin Dorik kurse lindjen e “helenëve” historia vulgate që rishkruhet edhe sot e fillon vetëm në shekullin VIII p.e.s. Një Errësirë 400 vjeçare dallohet në shekujt XII – VIII p.e.s., të cilën historianët vulgatë edhe sot nuk guxojnë as ta kapërcejnë. Në Iliadë, “helenët” nuk përmenden, sepse as më dëshirë nuk ka patur. Ndërkohë që aty lexohet se Helena e rrëmbyer ishte emri i gruas së Menelaut nga Sparta dhe Helen ishte emri i njërit prej djemve të mbretit Priam dhe i një parashikuesi në kështjellën e Yllit, Illit, Illionit, në Trojë.  

Tek Iliada, Odiseja dhe Eneada nuk ka qëndrueshmëri në formimin e emrave, nuk ka ditë e data. Iliada është një vjershim tmerri e skenash të llahtarshme ku vërshojnë vetëm dhunë e vrasje të cilat përshkruhen imtësisht. Aty nuk ka citate, fjalë të urta e mirësi për jetën. Aty ka vetëm luftë, barbari, kafshëri, dhimbje, qarje, urrejtje, hakmarrje, pabesi, skllavëri, armiqsi, përbuzje, pirateri, hareme dhe gjaktrazime (incests, ang.). Në këto vjersha të zymta nuk ka ndonjë gjë të bukur, as nga ana letrare.

Iliada fillon me Akilin që u adhnua e u tërhoq nga lufta sepse Agamemnoni i mori një nga vajzat e haremit të tij. Sulmuesit quhen Akej ose Danaj ose Argej kurse mbrojtësit thirren Trojanë-Trojsë ose Dardanë ose Teukër. (Një fshat i quajtur Trojsi ndodhet pranë qytezës së Belshit afër Elbasanit.) Të gjithë palët e palat flasin të njëjtën gjuhë. Iliada mbyllet me ritet e nderimit të Hektorit, djalë i Priamit, të vdekur dhe djegien e trupit të tij në kështjellën e Yllit. Kaq dhe fund. NUK KA VRASJE TË AKILIT në themrën (zemrën) e tij me shigjetë nga Parisi ose Paridi ose Leka, djalë tjetër i Priamit. NUK KA KALË TROJE dhe djegie të saj. 

Kali i Trojës u shtua pak tek vjersha Odiseja. Kënga IV rrëfen për Helenën që i vinte rrotull Kalit të Drunjtë dhe pëshpëriste. Në Këngën VIII flitet me 33 rreshta për Kalin e Drunjtë, trojsit që zgjodhën ç’të bënin me të dhe akejtë që sulmuan. Shtesa është e gjatë tek vjersha Eneada ku Kënga II është vetëm për Kalin e Trojës, shkatërrimin e kalasë trojane të Illit dhe arratinë e Eneas me të atin dhe të birin.  

Vdekja e Akilit u shtua nga vjershëtari anglez Alexandre Pope kur ai botoi përkthimin e tij të Iliadës në vitin 1720. Në shekullin XVIII, ai qe vjershëtar mbretnor me famë. Tani, sipas Fjalorit të Oksfordit për Citatet (The Oxford Dictionary of Quotations), ai është shkrimtari më i cituar pas vjershëtarëve anglezë  William Shakespeare (1564-1616) dhe Alfred Tennyson (1809-1892). Në Këngën XXII ose faqe 657, në skenën ku Hektori i plagosur për vdekje dhe Akili bisedonin, Alexandre Pope krijon një shënim në fund të faqes ku përshkruan gjatë vrasjen e Akilit në thembrën e tij me shigjetë nga Parisi dhe ç’bëhet më tej me trupin e tij. Dhe pastaj me një faqe mbyllëse në fund të Iliadës së tij ai vulos shtesat: Troja ra pas vdekjes së Hektorit. Akili u vra para rënies së Trojës prej Parisit. Priami u vra nga Pirro, djali i Akilit. Helena pas vdekjes së Parisit u martua me të vëllain e tij Deifobus. Përbri, Helena paraqitet po kështu tek Odiseja (VIII) dhe Eneada (II).  

Që atëherë vërtetësia e pavërtetë u spërkat kudo dhe mbeti. Shembulli më i dallueshëm është filmi me ngjyra “Made in Hollywood” i vitit 2004 i titulluar “Troy”. Pra, edhe sikur Iliada dhe Odiseja të kenë qenë ngjizur e dukur në shekullin VIII p.e.s. dhe Eneada të ketë mbirë vërtetas në shekullin I p.e.s., matematika nuk gabon. Ajo tregon se filmi i plotë për Kalin e Trojës është shtuar 700 vite më pas dhe ai për vdekjen e Akilit bashkë me seriale të tjerë u prodhuan 2450 vite më vonë. 

Kohëzgjatja e Luftës së Trojës është një tjetër varg qesharak thashethemesh. Është e pamundur që sulmuesit e mbrojtësit të rronin e të luftonin me vite ashtu si përshkruhet në më pak se dy muaj tek vjersha Iliada. Thëniet jo vërtetuese kohore janë: “Plot nandë vjet të Zeusit kaluen…” (II, rr. 169);  “…të dhetin vjet Ilioni u katandis…” (XII, rr. 16); “…e për dhjetë vjet rrotull kalasë…” (XXIV, rr. 648); Helena duke qarë për Hektorin “Plot 20 vjet që kur braktisa atmen…” (XXIV, rr. 911). Kurse një tjetër kohë (XXI, rr. 45-64) duket më pranueshëm: Duke luftuar, Akili ndeshet me Lykaonin, një djalë i Priamit. Akili e kishte kapur atë më shumë se 12 ditë më parë duke prerë dru fshehtas natën në pronat e të atit. Pastaj e kishte shitur si skllav në ishullin Lemni, nga ku ishte shitur si skllav edhe dy herë të tjera. Por para 11 ditëve mundi të arratisej e të vinte në Illion dhe ditën e dymbëdhjetë u përball me Akilin përsëri. Pra Akili e akejtë ishin të pa nisur para 12 ditëve për në Luftën e Trojës.

Për ta bërë “grek” një vend apo emër është shpikur një prrallë, qesharake, e cila botohet me seriozitet edhe në enciklopeditë famëmëdha. Pra, vërtetimi i pavërtetë se një vend apo emën ka qenë apo mbetet “grek” është se për të ka prralla “greke”. Kështu ndodh edhe me Lugun e ngushtë të Dardaneleve që lidh Detin Egje me atë Marmara të cilin e quajnë Hellespont (Pika Helle) në Iliadë. Sipas njërës nga prrallat që ndodhet në Enciklopedinë Britanike, Dardanus ishte bir i Zeusit sipas gojëdhanës greke (?!) dhe themeloi Dardaninë (Çanakkale, sot) në Hellespont. Dhe se ai qe babi i Dardanëve të Trojës dhe përmes Eneas edhe i Romakëve. (?!?!?!) 

Edhe si vend Kështjella e Yllit ose Troja nuk vërtetohet me Iliadën të jetë në hyrje të Lugut të Dardaneleve. Sepse Iliada e jep atë mbi kodër të lartë me mure me gurë të mëdhenj, me malin pranë të lartë të Idës nga ku Zeusi vërente betejat, me një fushë të gjanë përpara, e rrethuar nga male pyjorë, hone e humbnera, dhe të paktën dy lumenj të rrëmbyeshëm malorë. Bregdeti ishte një gji ranor midis dy kurrizve malorë kurse deti i pa matë. Këto nuk janë veti që lidhen me vendin dhe rrethinat e rrënojave të quajtura të Trojës (Hissarlik, sot) që gjoja i zbuloi gjuetari i thesareve Heinrich Schliemann në vitin 1873. Duke përdorur dinamit dhe zbuluar asgjë lidhur me prrallën e Luftës së Trojës, ai preku nëntë shtresa jetese që cekin 3600 vite. Simbas Iliadës, vendi përputhet me fushën, lumejt, malet, pyjet, minierat dhe kalanë e Lezhës me malin pranë të Velës.   

Tek Iliada, djali i Akilit quhet Neoptolem ose Pirro dhe ishte tutje larg në shtëpi (XIX). Kurse tek Odiseja Ullisi hyn në Mbretërinë e Vdekjes, takon Akilin dhe i tregon se djali i tij luftoi deri në fund në Illion (XI). Tek Iliada, Odiseja, Eneada dhe librat e Mitologjisë (Shkencës së të Pavërtetës) imtësitë e historive gjenealogjike të çdo emri njerëzor dhe perëndie ia kalojnë edhe gjendjeve civile të sotme. Libri “Lufta dhe Paqja” më 1869 i Leon Tolstoit me afërsisht 1500 faqe duket çikërrimë kundrejt pemëve gjenealogjike mitologjike “greke”. Këto prralla bëhen më qesharake kur në to lexohen ëndrrat apo bisedat e njerëzve dhe hyjnive.

Odiseja e Odisesë-Ullisit ose Udhësia e Udhësit është e pakuptimtë fillim e mbarim. Ithaka aty nuk është ishulli i thatë i Ithakës tek Deti Jonë. Ullisi quhet mbret i Ithakës por besnik të tij në Ithakë ka vetëm një bari derrash. Lufta e Trojës është një thënie “9 vite” (III, XXII) ose “9 vite e ca muaj” (XIV). Në Këngën XIV rrëfehet se Ullisi qëndroi një muaj i kthyer në shtëpi me plaçkë lufte, më pas 7.5 vite në Egjypt dhe 0.5 vite në Fenicia. Pastaj deti e hedh në breg të Thesprotisë. Nga aty ai shkon në Ithakë ku bashkë me bariun dhe të birin Telemakun vrasin bandillët që donin t’i martonin gruan Pendelopën. Janë dy thënie “20 vite larg” (XVII, XIX) dhe kur i ati Laerti i thotë ke 5 vite që je larguar Ullisi i përgjigjet kam 20 vite (XXIV). Gjaktrazimi (incest, ang.) duket përsëri: princi Alcinus martohet me vajzën e të vëllait (VII) dhe mbreti Aeolus marton 6 vajzat me 6 djemtë e tij (X).  

Prralla e Eneadës pati qëllim madhor gënjeshtrën se Roma magjepse nuk kishte origjinë vendase. Trashëgiminë e Arbrit që urtësia e atit mbahet mbi supe kurse fëmija drejtohet për dore e tjetërsuan me prrallën e Eneas. Udhëtimi i Eneas ngjan me një udhëtim turistik të sotëm me Cruise Ship nëpër Detin Mesdhe. Ai niset andej nga Troja e hamendësuar me shumë anije, arrin në Kretë, pastaj merr përpjetë tek Deti Jonë, shkon në Butrint ku zbulon Helenin djalin e Priamit që sundonte pjesë të mbretërisë së Pirros. Pastaj lundron përreth Siçilisë, i mbyten shumë anije e zbresin në Kartagjenë ku vozit një dashuni tragjike me mbretëreshën aty. Pastaj ata nisen përqark Siçilisë e ndalojnë përfundimisht në Latium. Aty ay hyn në luftimet ndërmjet vendasve, del fitues e i pari i vendit. Kudo ku shkonte, të gjithë i kujtonin se sipas fletushkës turistike ndalesa e fundit do ishte Latiumi. Gjysma e parë e Eneadës është film i ngjashëm me atë të Odisesë, kurse gjysma e dytë ngjason me Iliadën. 

Tek Iliada-Odiseja-Eneada, perënditë e krijuara paraqiten si tifozë mizorë, gjakpirës ndaj njerëzve dhe kafshëve. Bie fjala, Zeusi ishte tifoz me trojanët kurse Poseidoni me akejtë. Hyjnitë i shohin nga lozhat e tyre betejat ndërmjet njerëzve që i nxisin po vetë. Ata duan t’u behët fli me njerëz ose kafshë sepse përndryshe toksorët e pësojnë. Hyjnitë martohen mes vedi dhe me njerëz. Zeusi atë që e kishte motër e kishte edhe grua (incest, ang.). Hyjnitë duan të quhen të fortë apo të bukur prej njerëzve, sepse përndryshe fyen keq dhe njerëzit lëngojnë. Ato luftojnë mes vedi, marrin pjesë në betejat e njerëzve dhe si alienë lëvizin me mjetet e tyre në ajër, mbi tokë e nën ujë. Perënditë aliene “greke” apo “romake” janë kopjim i Qiellorëve në tekstet Sumere, i të Fuqishmëve (Elohim, hebr.) në dhiatën jahudite apo i Vëzhguesve (Watchers, ang.) në dhiatën e krishterë dhe moslemane. 

Shpikja e Mitologjisë të zotave, që përfshinte trekëndëshin Iliada-Odiseja-Eneada, afër shekullit V ushqente të pavërtetën për lashtësinë e të Romës arbërore në veçanti. Atë detyrë e mori Perandoria Romake Lindore e Krishterë, për të cilën u gatuan gërma e gjuhë ndryshe nga ato perëndimore. Lugu ndërlidhës Lindje-Perëndim ishte Patriarkana Latine e Kostandinopojës, ku spikati kardinali Bessarion (1403-1472). Dhe sajuan një bosht qesharak kulturor “heleno-romak” kurse perënditë “greke” i bënë “romake” duke ua ndryshuar emrat pa i pyetur perënditë. Romakët nuk morën dhe nuk kishin nevojë të merrnin qoftë edhe një gjilpërë të vetme nga “helenët apo grekët”. Helenë nuk ka patur ndonjëherë dhe Greqinë me 1/6 e sipërfaqes së sotme e polli Lidhja Britani-Francë-Rusi vetëm në vitin 1830. Qytetërimi romak mbiu e lulëzoi në shekullin VI p.e.s. si vazhdim i qytetërimit të përsosur në E-tru-ria dhe Latium (Albanum-Arbanum). Pas vitit 146 p.e.s., romakët nuk krijuan ndonjë rajon të quajtur “Greqi”, kurse Prefektura Ilirike shtrihej nga Austria e sotme në Kretë.

Pas 1000 vite Errësirë europiane, drita e lëshuar afër shekullit XV kaloi përmes prizmit fetar. Ashtu, përthyerja e dritës që jepte ai prizëm paracaktoi se si do ndërtohej të menduarit dhe si do vizatohej fytyra e dëshiruar e lashtësisë. Dhe kur Europës po i binte ai spektër drite, me porosi, Gadishullin Ilirik e mbuloi Errësira mongole-arabe-osmane për 500 vjet. Në shekullin XIX, krijimi nga hiçi i një “Greqie” e “Servie” qe jetik për majat evropiane fetare sepse përndryshe ëndërrimet dhe fantazitë e tyre po treteshin shpejt në eter me rënien e dritës.

Filed Under: Histori Tagged With: Saimir Lolja

#Kujto 7 Prillin

April 7, 2022 by s p

Erald Kapri/


Ky është mesazhi i fundit që lëshoi Mbreti Zog mëngjesin e 7 Prillit. Thirrja nuk arriti dot të shpërndahet në të gjithë vendin. Për më shumë, detajet në librin; Mbreti Zog, pas dyerve të mbyllura. “Njoftohet Populli Shqiptar se Qeveria Italiane, me disa kërkesa të reja që nuk pajtohen me traktatet me marrëveshjet miqësore që kemi pasur, ka kërkuar cënimin e indipendecncës dhe sovranitetit të Mbretërisë Shqiptare. Unë dhe qeveria mbretërore nuk e pranojmë kurrë këtë cënim që konsiston në bjerrjen e lirisë së këtij populli të fituar me gjak. Në rast se kërcënimi bëhet me anën e forcës, ftoj mbarë popullin shqiptar me kenë sot të bashkuem me zemër e shpirt për mbrojtjen e Atdheut dhe të indipendencës së tij deri në të mbramen pikë të gjakut të vetë. Jam i bindur se populli shqiptar, i vogël në numër, por i madh në kurajo dhe në shpirt, ka për me diftë që në këto raste me e tregue veten se ushqen në shpirtin e tij atdhedashurinë më të flakët që është gjithmonë karakteri i stërgjyshërve të tij. Jam i bindur se një popull i bashkuar në këtë mënyrë do të ketë padyshim edhe mbrojtjen hyjnore prandaj i bëj sot apel popullit tem mos me bjerrë kurajon dhe dashurinë për Atdheun se pas çdo here a vonë do t’i siguroj përsëri kësaj toke të drejtën që i ka falur natyra. Rroftë Shqipëria. Rroftë Populli Shqiptar. Zogu i I”.

Filed Under: Histori Tagged With: Erald Kapri

NEW YORK HERALD TRIBUNE (1938) / FESTIMET PARA DASMËS MBRETËRORE DHE DEKLARATA E GERALDINËS : “POPULLI IM ËSHTË MË I SJELLSHMI DHE MIKPRITËSI NË BOTË…”

April 2, 2022 by s p


Geraldina, mbretëresha e shqiptarëve (1915 – 2002)
Geraldina, mbretëresha e shqiptarëve (1915 – 2002)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Prill 2022

“New York Herald Tribune” ka botuar, të hënën 25 prillit 1938, në ballinë, një shkrim në lidhje me nisjen zyrtare të festimeve të dasmës mbretërore në Tiranë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Zogu, kontesha Geraldinë vallëzojnë tango dhe festojnë deri në orën 3 të mëngjesit

 Pallati (mbretëror) fillon festat e dasmës 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë, 24 Prill — Elita e kryeqytetit të Shqipërisë pa Mbretin Zog dhe nusen e tij të ardhshme, konteshën Geraldinë Apponyi, duke kërcyer tango në dyshemenë e lëmuar të sallës së vallëzimit të pallatit mbrëmë deri në orën tre, në një pritje që nisi zyrtarisht festimet për të kulmuar me martesën e tyre të mërkurën.

Kontesha Geraldinë kishte veshur një fustan blu-perlë nga Parisi dhe një diademë diamanti që ia kishte dhuruar mbreti. Tri motrat e Zogut kërcyen dhe biseduan në frëngjisht me gazetarë të huaj. Ata e quajtën Amerikën, ku së fundmi blenë dhuratat e dasmës, si një vend të “ekzagjerimit”.

Kontesha Geraldinë fliste rrjedhshëm në italisht, frëngjisht dhe gjermanisht dhe i konsideronte shqiptarët tashmë si popullin e saj.

“Populli im është më i sjellshmi dhe mikpritësi në botë, pavarësisht primitivitetit të tij,” u tha ajo gazetarëve.

Mikpritja tradicionale e Shqipërisë e bëri pritjen më madhështoren në historinë e kombit. Salloni i pritjes ishte zbukuruar me qëndismat më të rralla shqiptare. Të gjitha femrat shqiptare të pranishme kishin veshur fustane nga Londra dhe Parisi.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 178
  • 179
  • 180
  • 181
  • 182
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT