• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“MEDITIM” DHE HISTORI MBI RRËNOJAT E QYTEZËS-HOT, TË LAME ME GJAK E LOT

December 26, 2021 by s p

Në kujtesë të 102 vjetorit të masakrës serbo-malazeze në Hot, (1919-26 dhjetor-2021).  

NGA NDUE  BACAJ 

26 Dhjetori i vitit 1919 na kujton masakren serbo-malazeze mbi banorët e Hotit. Rrënojat e Qytezës janë të vetmet dëshmitare okulare të “mbijetuara” tash 102 vite… Po ti vizitosh edhe sot rrënojat e Qytezës, edhe pse nuk kanë gojë me folë, sapo të ulësh në mes tyre, të mbyllësh sytë dhe ta imagjinosh këtë krim apo masakër të mbi një shekulli më parë, të duket se çdo gur i këtyre rrenojave të lëshon një za, një za të thekshëm, që vjen nga thellësia e kujtesës të lame me gjakë e lotë, të tregon një histori trimërie, qendrese e paperkulshmerie, të atyre hotjanëve që u vranë  trupin, por kurr zemren e shpirtin e patriotizmit të këtyre trojeve nga më shqiptaret e Shqiperisë Etnike… Ushtria serbo-malazez, edhe duke “shfrytëzuar” ditën e festës të Krishtlindjes me “armën” e tyre “diplomatike”, pabesinë, mashtrimin e tradhtinë arritën që me daten 25 dhjetor 1919 të hynte në Hot, dhe nga familjet hotjane që i konsideronin si pengesat kryesore në arritjen e qellimeve të tyre shovene, të marrin peng qindra hotjanë. Dhjetra nga këta do ti ekzekutonin me 26 dhjetor 1919 në Qytezen e Hotit (në Drume të Borës), ndërsa qindra të tjerët, të lidhur duarsh do t’i dergonte në hapsanën e Podgoricës, ku shkjau u kishte “menduar” një vdekje më të ngadaltë, por më të mundimshme. Kam dëgjuar nga trashigimia gojore (por edhe e shkruar…) se numri i të vrarëve hotjanë në këtë masakër serbo-malazeze “varion” nga 64 deri në 74 hotjanë, (në mesin e tyre nga ndonjë trashigimi gojore thuhet se ishin edhe dy kastratas që kishin ndodhur në Hot si miq), ndërsa mendohet se u burgosen rreth 200 vetë… Hotjanët e ekzekutuar “akuzoheshin” për të vetmin “faj” pa faj se ishin shqiptar autokton që donin pa hile trojet e veta etnike, të cilat i kishin banuar të parët, që me krijimin e jetës njerzore në këtë cep të Europës e Ballkanit, kur siç shkruan në “Iliaden shqiptare” (Lahuten e Malcisë), patrioti i madh i pendë-artë i kombit shqiptar, At Gjergj Fishta, shkjetë serbo-malazezë në ato kohë endeshin: 

“… Atje larg, po kah Urali ,   

nëpër ato breshta  t’larta,

sillej shkjau si shkerbe mali , 

tuj kerkue per molla t’tharta , 

kur  n’këto  vise të Ballkanit , 

të parë tonë Pellazgët  motit,

 ………………………………

Kishin ligje e frone të  mbara,

 e gjatë shtegut  t’qytetnimit ,

ishin shty ata larg përpara …1.  

MASAKRA SERBO-MALAZEZE..:

Pak para masakres, nga fundi i muajit dhjetor (1919) kryeministri jugosllav Davidoviç, do të kerkonte që të pushtohej zona e Bogës dhe e Shkrelit, në mënyrë që të krijohej një pykzim mjaft në thellësi, prej disa kilometrash, i cili duhej të ndikonte sa më shumë në dobësimin e lidhjeve të qytetit (Shkodrës N.B.) me Malësinë…2.  Por për realizimin e synimeve të tyre shovene, serbo-malazezët kishin si piksynim të nënshtronin Hotin, me anën e një ekspedite ndëshkimore ushtarake, me qellim masakrimin e të gjithë atyre burrave (mashkujve të aftë për pushkë)… Realizimi i këtij qellimi ogurzi nuk ishte i lehtë pasi pjesa më e madhe e hotjanëve (trojeve nën Malin e Zi)  të aftë për armë ishin larguar nga shtepiat e tyre dhe ishin strehuar në trojet e Hotit në Shqipëri… Ushtria serbo-malazeze nuk kishte tager ta kalojnë kufirin, prandaj vendosën t’i  çojnë njerzit e vetë për të bisedua me hotën, dhe për t’i  bindin të kthehen në shtëpitë e veta duke u thënë: “Kthehuni në shtepiat tuaja në besë të Zotit e Savo Pjetrit.”.3. Ky“ndërmjetësim”me “besë”, në mes malazezëve e malësorëve ka pasur nevojë për “bashkëpuntorë” hotjanë apo malësorë. Siç thuhet në një “fjalë” popullore ”çdo fis e ka një pis”, dhe ky pis apo më shumë se një pis, serbo-malazezët duket se e kishin gjetur…U perhapë  fjala se ushtria serbo-malazeze nuk ka asnjë plan të sulmoi Hotin (me popullsi  katoliko-kristiane), edhe pse Hoti e kishte refuzuar dorën “bujare” të Malit të Zi dhe federates ku bënin pjesë ti bashkohen vullnetarisht, mbasi Mali i Zi dhe Serbia kishin shumicën e popullsisë (ortodokse) kristiane-si dhe Hoti … Gjithashtu “lajmësit” nuk harruan që hotjanëve tu urojnë festën e Krishtlindjes, duke u dhënë garancin e besën e mos-sulmimi nga ushtria serbo-malazeze… Por kjo “besë” kishte qenë fatale për Hotin. Siç e cilësuam edhe më sipër Ditën e Krishtlindjes, me 25 dhjetor, ushtria serbo-malazeze (në të vertet shumica ishin malazez), sulmuan në pabesi shtëpitë e Hotit, (madje në të dy anët e kufirit të 1913), dhe burrat (mashkujt) që gjeten në shtepi, i lidhen duarsh dhe i grumbulluan në rrënojat e Qytezez, (Drume të Borës)-Hot. Aty pasi u bënë “gjyqin”, u thonë të venë gisht apo nënshkruajnë një letër (peticion), sikur hotnit kerkojnë vullnetarisht ti bashkohen Malit të Zi, dhe letrën me nëshkrime t’ia dergojnë Konferencës së Paqës në Paris… Asnjë nga të arresturit nuk pranojë të nënshkruaj apo të vënë gisht, ndaj ushtarakët serbo-malazez u irrituan e terbuan, dhe ata që i menduan më qendrestarët, filluan ti vrisnin me plumb apo t’i shponin me bajonetë). 73 Hotën,  (diku thuhet 72  e diku tjetër 74), në Drume të Borës  i pushkatuan dhe i qitën në një grope kllashnice (gelqereje N.B.),  dhe rreth 200 të tjerë i çuan dhe i burgosën në burg të Podgoricës. Shtëpitë u plaçkitën dhe u dogjën. Hotnit e burgosur  dhe të  lidhur i lënë pa bukë dhe ujë, që të vdisnin “ngadalë”. Thonë se nga vdekja prej urie i shpetoi një malësor bamirës nga Gruda që jetonte në Podgoricë, Pjetër Pretashi Berishaj. Pjetri mori vesh për këtë vuajtje të hotjanëve dhe ndërmori një aksion të paharrueshëm humanist, duke iu çuar bukë dhe ujë çdo ditë hotjanëve  të burgosur. Dhe kështu Pjetër Pretashi u shpëton jetën hotjanëve në burgun e Podgoricës.  Pasi që situata politike kishte ndryshuar pak në Mal të Zi, vjen një delegacion nga Franca për të pa situatën ekzistuese…. Delegacioni kërkon që t’ia bëjnë një vizitë burgut. Delegacioni francez shkon në burg, dhe ç’të shohin 200 hotjanë të  burgosur të lidhur me zinxhirë të rëndë. Duke i parë në këtë gjendje të rëndë delegacioni francez pyeti: “ Këta njerëz të burgosur e të lidhur me zinxhirë të rëndë  çfarë faji kanë bërë, a janë farë terroristash  a çfarë të keqe kanë bërë në jetë ?”. Komandanti i burgut iu pergjigj pyetje të tyre duke u thënë: “Këta janë hotjanë, të cilët nuk pajtohen politikisht me ndryshimet që janë bërë, me bashkimin e Malit të Zi me Serbinë, se tjetër gabim as  krim nuk kanë bërë.”. Delegacioni francez u kerkon që t’i lirojnë momentalisht nga zinxhirët dhe nga burgu, se kështu njerzit  nuk persekutohen për këso rastesh…Kështu hotjanët i liruan nga burgu i Podgoricës…4.   Ndersa historiani i njohur nga Gruda Pjetër Ivezaj për këtë masaker serbe  shkruan: “Duke ju referuar të dhënave historike malazeze, dhe të botuara në gazetën “Vjesti” me 24.02.1998, serbët  nga nata e 23/24 deri 26 dhjetor 1919 vranë dhe pushkatuan 84 vetë (74 nga Hoti dhe 10 nga Gruda), kurse 217 të tjerë  eleminohen dhe zhduken  pas burgosjes  dhe hedhjes në burgun “Jesovaca” në Podgoricë…5.    Një intelektual e studiues nga Hoti (Mr.Lukë Junçaj), në një kumtesë të vitit 2011, për këtë masaker serbo-malazeze ndër të tjera shkruan: “…Ka fundi i viti 1919 Hotit do ti bëhej edhe nji pabesi tjetër të cilën unë do ta quaj Masakra e Hotit. Aty për nji ditë kapen e ekzekutohen pabesisht 74 Hotjan kryesisht nga Drumja, Kushja e Hotit, e Rapsha në pergjithesi. Disa ditë para kësaj masakre nëpër Drume kishin ardhur disa Malazez që njifeshin me vendasit per ti informuar ata, por edhe për ti tradhetua ata që mos ta lëshonin vendin sikurse këta kishin bërë me parë kur digjej Hoti. Mesazhi i tyre ishte se nëpër Hot do të kaloj ushtria Jugosllave e cila donë të shkoj për të parë dhe bërë demarkimin e kufirit dhe s’është nevoja të trazoheni, mbasi kjo ekspeditë do të bëjë  punen e vet shumë shpejt dhe do të largohet. Ky ishte nji kurth tjetër që i bëhej Hotit për ta zhdukur atë nga faqja e dheut. Serbo-Malazezet të pa provokuar dhe në befasi u futen nëpër shtepijat e Hotianeve ditën e Krishtlindjes. Ata grumbullojn të gjithë burrat që munden ti kapin.  Ushtaret kishin ardhë në disa drejtime dhe futen në disa fshatra në të njejten kohe për të kapur sa më shumë nga banorët e tyre.  Ushtaret Serbo-Malazeze lidhen shumë burra malësor të cilët i muaren me vehte në drejtim të Shqiperisë. Të lidhurit nga Drumja i çojnë në afersi të kufirit në vendin e quajtur Hamall. Aty kolaboracinisti e shishakziu nga Drumja, Ujkë Gjoka i binte mustakut për të aprovuar ekzekutimin e të kapurve. Forcat sllave nuk ndalojnë në Drume por vazhdojë në territorin mbrenda kufirit të Shqiperisë në Kushe të Hotit, ku po ashtu kapin kë munden dhe aty afër lagjes së Prek-Aliajve ndertuan nji kamp të perkohshem të rrethuar me tela. Aty u mbajten Hotjanet të cilet nji ditë më vonë do të eleminoheshin. Gjatë asaj nate disa nga të kapurit iken mbasi që njeri nga rojet ishte dejur me raki që kishin marrë gjatë bastisjeve. Ndër të ikurit ishin Gjeto Gjeka Junçaj e Dodë Preci Junçaj nga Drumja, që shpëtojnë nga kthetrat Serbo-Malazeze dhe jetuan në vendin e tyre për dekada të tëra, duke lënë famijle të gjëra që sot jetojnë në atëdhe dhe në Amerikë. Shumica e të kidnapurëve s’munden të iknin dhe të nesermen eskortohen nga ushtaret sllav në afërsi të vendit të quajtur Gjytetzë afër Kushes së Hotit ku i priste skuadra vrastare Serbo-Malazeze. Aty u ekzekutuan 74 veta. Të masakruarit ishin të gjithë nga Hoti, kryesisht nga Drumja dhe nga Kushja e Hotit me perjashtim të dy Kastratesve që kishin ndodhur musafirë në Hot. Trupat e të gjithë të vrarëve perfundojn në nji gropë gelqereje e cila u bë vendpushimi i perjetshem për viktimat e Masakres së Hotit”.6.   

EMRAT E TË VRARËVE ME 26 DHJETOR 1919 TË “SHKRUAR” NË MEMORIALIN E NDËRTUAR NË KUSHE-HOT:  

Zef  Vuji  Junçaj,  

Zef  Vaseli  Junçaj,  

Gjeto  Luka  Junçaj,  

Bac  Elezi  Junçaj,    

Maç  Çuni Junçaj, 

Tomë  Kola Junçaj, 

Zog Alia  Junçaj,  

Zef  Marku Lajçaj, 7.   

Gjon  Preka Lakaj, 8.   

 Gjeto  Preka Lakaj, 9.   

 Zef  Gjetja  Lakaj, 10.   

Nikollë Gjetja  Lakaj, 11.   

Gjon Mark Bori, 12.   

Mark Haxhija,  

Lukë  Nikë  Anaj, 13.   

Pretash Preka  Deçkaj, 14.   

Gjon  Lulashi Deçkaj, 15.   

Zef  Marku Deçkaj, 16.   

Zef Mark Drekaj, 17.   

Gjon  Preçi  Gjonaj, 18.   

Pjetër Preçi Gjonaj, 19.   

Lulash Zefi  Gjonaj,  

Gjeto Zefi Gjonaj,  

Martin  Keqi  Gjonaj, 20.   

Gjon Nika  Pepaj, 21.   

Prekë Gjoni Pepaj, 22.   

Nikë  Gjoni Pepaj, 23.   

Nikollë  Gjoni  Pepaj,  

Pjetër Gjekë Ujkvukaj, 

Marash  Gjekë Ujkvukaj, 24.   

Dodë  Prekë  Drekaj, 25.  

(Vo: Keta 31 emra janë të shkruar në memorialin Kushe-Hot. Ata që nuk kanë përbri numrin e references janë gjetje të ndërtuesve dhe promovuesve të memorialit në Kushe-Hot. Por ka edhe të tjerë të cilët do t’i cilësoi sipas referencave…). Po në ketë kohë vriten mizorisht; Prekë Zeka Dedvukaj dhe gruaja e tij Lenë Dedja Dedvukaj e cila ishte edhe shtatzanë.26. (Prekë Zeka ishte një nga nënshkruesit e memorandumit të 14 nëntorit 1918 si dhe disa tjerë të vrarë, ndërsa Lenë Dedja ishte motra e firmetarit të këtij memorandumi, patriotit Prekë Dedë Gjolaj).  Nga dy autorë malësorë; Lulash Palushaj (i dekoruar me urdhërin “Kalorës i Skenderbeut”) dhe Llesh Preç Smajlaj, në librat e tyre kanë shkruar edhe  për këtë masakër serbo-malazeze mbi hotjanët. Nga këta dy autorë malësor  perveç cilësimit të disa nga emrat e “shkruar” në memorial (shih referencat),  në librat e tyre janë shënuar si të vrarë të kësaj kohe  edhe këta hotjanë: 

Zef  Martin Prela, 27.   

Martin  Gjeka, 28.   

Nikë Martin  Prela, 29.   

Omer  Haku, 30.  

Kolë Gjeka,31.   

Gjergj  Keri, 32.   

Gjergj Luku, 33.   

 Prekë  Luca, 34.   

Mark Pjetri , 35.   

Pjetër Pretashi, 36.   

Lucë   Keqi , 37.   

Fran  Marku- Gojçaj, 38.   

Zef   Preçi , 39.   

Mark Shkodra (nga Shkodra), 40.   

Nikë Gjetja, 41.   

Kolë  Gjetja, 42.   

 Pretash  Prekë  Martini, 43. 

Kolë Nikë Gjeloshi, 44.   

Pjetër Kolë Ujka, 45.   

Prekë  Dash  Pllumi, 46.   

Gjekë  Martini, 47.   

(Emrat e të vrarëve të shenuar nga librat e dy autorëve malësorë, nuk mund ti konsideroj pa ndonjë gabim emri, atësie, mbiemri apo reference, gjë që ka sjellur persëritje të emrit të të vrarit,  gabimi per kohën apo vendin e vrasjes nga serbo-malazezët…). 

Është me vlera të shenohet se i revoltuar nga masakra e kryer Gjon Lucë Nika Gjonaj nga Prek Aliajt e Hotit i zënë pritë ushtrisë okupatore dhe vret tre shkije. Kjo ngjarje ishte kthye edhe në këngë. Kënga e tij fillonte me fjalët:

“Aferim o Gjon Luc Nika

Vret tre serb për pesë dekika” . 48.   

Që kur kam qenë i vogël kam pas dëgjuar prindërit e mi (nëna bij Grudet e baba nip Hotit), që ndonjë rast flitshin për masakren serbo-malazeze në Qytezen e Hotit. Kjo masaker ishte e bame në pabesi për Kshnella, siç i thonin ata Krishtlindjes. Flitshin edhe me emra të vrarësh, por edhe të vdekurish në burgun e shkjaut në Podgoricë… Unë atëherë isha adoleshent dhe nuk kisha këtë angazhim që kam sot, per historinë tonë sa tragjike e aq krenare. Kur unë u rrita për të “regjistruar”  këto trashigimi gojore, isha tepër i vonuar, pasi ata kishin vdekur… Mua sot mu kujtuan fjalët e tyre që tregonin edhe për të vdekur në burgun e Podgoricës, pa m’u  kujtua emra apo koha. Mirpo kësaj kujtese më duket se m’i vjenë në “ndihmë” shkrimtari e studiuesi trieshjanë Lulash Palushaj i cili, shenon emrat e dhjetë hotjanëve që (sipas tij…) kanë vdekur në burgun e Podgoricës, të cilët janë:  

Prek Gjon Gilaj, 49.   

Luc Gjon Gila, 50.   

Mirash Prek Lula, 51.   

Gjon Nikë Shabi, 52.   

Lucë (Gjeka) Gjoku, 53.   

Kolë Pretash Dashi, 54.   

Maç   Deda, 55.   

Hut   Kola, 56.   

Gjekë Rush Haxhi, 57.   

Vlenë të cilësohet se sipas një autori librash nga Gruda, pushteti serbo-malazez edhe perpara dhjetorit (1919) , në nëntor 1919 kishte arrestuar dhe burgosë në burgun e Podgoricës edhe bajraktarin e Grudës  Zef  Martinin Ivezaj  dhe gjashtë Berishë nga Gruda, të cilët ishin: Marash Zefi, Prekë Smajli, Smakë Ujka, Kolë Leka, Ujkë Lulashi dhe Zef Preçi. Por për këta të burgosur  njerzit bamirës  ndërmjetësuan dhe pas disa javësh i liruan nga burgu.58.  Ndërsa në kumtesën e  sipërcituar të Mr. Lukë Junçajt, të burgosurit hotjanë dhe “fati” i tyre shënohet në një kohë më të hershme, ku nga kjo kumtesë citojmë: “Në bazë të rrefimeve të disa Hotjaneve që mbijetuan këtë pabesi siç ishin: Lekë Zef Tarri Dushaj, Prelë Kola Gojçaj, Dedë Doka Junçaj, Lucë Gjoni Gojçaj, Marash Doka Gojçaj etj. aty ishte si nji kasaphane ku coptoheshin trupa njerzish. Rradhë mund të kalonte ndonji ditë pa patur të vdekur. Ju vritnin vllezerit apo kusherinjët para syve e s’mundeshin të ju delnin zot. Të vetmen gjë që mund të benin ishte të ju luteshin ushtareve me mbytë mue e jo vëllan, siç kishte bë në nji rast Dedë Doka nga Ploça e Drumes. Hotjanet kalojnë disa muaj në burg ku numri i tyre zvogelohej vazhdimisht. Nga afro njiqindë malesorë, të gjallë dolen vetem 13 veta. Të vdekurit hidheshin në nji varrezë masive eshtrat e të cilëve janë humbur më vonë në kohen e komunizmit kur vendi ku preheshin trupat e të burgosurve u eskavua me bulldozderë per ndertimin e disa pallateve shtetërore. Ndër të tjerë në burg vdiqen nga torturat apo semundjet: Zef  Mati  Nicaj,  Lekë Tomë Keri Camaj,  Lekë Preli Camaj,  Dy vëllezër të Dedë Dokes Junçaj,  Tomë Prëku Camaj  e dhjetra të tjerë.59. Ata 13 Hotjan shpëtuan falë ankeses së At Gjergj Fishtes, priftit të Hotit që i kishte bërë Evropes”.60.  At Gjergj Fishta ka qenë dergue zv/famulltar në veren e vitit 1902, gjatë lirimeve shkollore në Rapshë të Hotit, për të zevendësuar  famulltarin e këtij fshati, Pater Leonard Gojanin.61. Por ekziston mundësia që edhe pse nuk ishte më famulltar në Hot, At Gjergj Fishta me reputacionin e tij që e gëzonte kombtarisht e ndërkombëtarisht, të kishte nderhyrë për të shpëtuar 13 hotjanët. Gjithsesi, ngritja e memorialit në Kushe-Hot, me emrat e të pushkatuarve nga serbo-malazezët me 26 dhjetor 1919, edhe pse jo e plotë me emra, na kujton atë çfarë thoshte mbi një shekull më parë patrioti i madh Luigj  Gurakuqi: “Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekson kujtimin e tyre, jo vetëm ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e monumete, ai popull tregon se ka ndergjegje, ka ndjesi të holla, se e njeh mirësjelljen e ka dëshirë me u sjellë simbas shembullit të të mëdhenjëve dhe heronjëve të vet”.62. Duke dashur t’a mbyllë këtë kujtesë më erdhen në mendje  disa vargje nga “Lahuta e Malcisë”, vargje të cilët nuk po mundem pa i cituar: 

“…E njaj gjak që kanë dikue, 

bane Zot që t’jesë tue vlue
per m’i nxe zemren shqiptarit, 

për kah vendi e gjuha e t’parit…”.63.

REFERENCAT:

1.At Gjergj Fishta Lahuta e Malcisë, fq.104, Romë 1991. 

2.Xhevat  Repishti, po aty, fq.120.  

3.Gjon Toma Berishaj, po aty, fq.254.  

4.Gjon Toma Berishaj, po aty, fq.254-256.  

5.Pjetër Ivezaj, Lufta e Koplikut 1920, kumtesa e referate, fq.33-34, Botime Camaj-Pipa, Shkodër 2010.  

6.Mr. Lukë Junçaj, “Hoti përballë pabesive Serbo-Malazeze në dekadën mbas Kryengritjes së vitit 1911”, Albdreams.net 25 janar 2011.  

7.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.  

8.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.101, Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.  

9.Llesh Preç  Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.84, Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.  

10.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.101. Hot 2012.  

11.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.101.

12.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.101, Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60. 

13.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.

14.Llesh Preç  Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.85,  Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.304.  

15.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.101.  

16.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.304.  

17.Llesh Preç  Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.85.  

18.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.102,  Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60 dhe fq.304.  

19.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.102.  

20.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.102.  

21.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.101.  

22.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.101.  

23.Llesh P. Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.101.  

24.Llesh Preç  Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.86,  Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.  

25.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.  

26.Ref.  Bisedë e imja (N.B.) me Zef Paloken Gojçaj, e zhvilluar në Michigan SHBA, gusht 2014.  

27 .Llesh Preç Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.84-85. Hot 2008.  

28.Llesh Preç Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.86, Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.  

29.Llesh Preç  Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.86-91, ref. Llesh Preç  Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.101.  

30.Llesh Preç  Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.86-91.  

31.Llesh Preç  Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.86-91. 

32.Llesh Preç  Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.86-91.  

33.Llesh Preç  Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.86-91.  

34.Llesh Preç  Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.101,  Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.  

35.Llesh Preç  Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.102.  

36.Llesh Preç  Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.102.  

37.Llesh Preç  Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.102.  

38.Llesh Preç  Smajlaj, Maratone Kujtimesh, koha larg, e afër, tregime  dhe vargje, fq.105, Llesh Preç  Smajlaj, Hoti, gjurmë të pashlyera në Shekuj, fq.93.

39.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.  

40.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60,  po aty edhe në fq.304.  

41.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60,  dhe po aty,fq.304.  

42.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60, dhe po aty,fq.304.  

43.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.60.

100 44.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.304.  

45.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.304.  

46.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.304.

47.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë, fq.304.

48.Mr. Lukë Junçaj, po aty,Albdreams.net 25 janar 2011.

49. Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60, po aty fq.304.  

50. Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60, po aty fq.304.  

51.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60, po aty fq.304.  

52.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60,  po aty fq.304.    

53.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60,  po aty fq.304.  

54.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.304.  

55.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60, po aty edhe fq.304.

56.Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60, po aty edhe fq.304.  

57. Lulash N. Palushaj, Malësia e fiset e saj, pjesa e dytë fq.60, po aty edhe fq.304.  

58.Gjon Toma Berishaj, po aty, fq.256-257.

59.Mr. Lukë Junçaj, po aty,Albdreams.net 25 janar 2011.

60.Mr. Lukë Junçaj, po aty,Albdreams.net 25 janar 2011.  

61.At Daniel  Gjeçaj, Gjergj Fishta, jeta dhe vepra, fq.41, Botime Franceskane , Shkodër 2007.  

62.Histori e Popullit Shqiptar, fq.343, Prishtinë 1969.

63.At jergj Fishta, Lahuta e Malcisë, fq.60, Romë 1991

Filed Under: Histori

Miq në foto

December 25, 2021 by s p

Astrit Lulushi/


Librat e Qerim Vrionit përbëjnë risi në këtë epokë të mbushur me lloj lloj zhgarravitjesh sa ç’edukues aq edhe pa vlerë, me të kaluar pa bazë. Temat që Vrioni zgjedh janë të lëmit jo shumë të shkelur, siç është fotografia. Por Libri i tij më i ri “Miq në 50 foto”ndyshon paksa; autori ia kushton figurave të njohura të historisë, kulturës, artit, jo domosdoshmërisht të fografisë; miq që i ka njohur personalisht, i ka takuar, është shoqëruar me ‘ta dhe tani i ngre në piedestal.Sa më shumë koha kalon aq më vlera merr ky libër. Brezat e ardhshëm do të njihen me figura të tilla, dhe në mendje për ‘ta do t’u krijohen legjenda, sepse pa libra si ky i Vrionit, rreth tyre pak do të dihet.Libri “Miq në 50 foto” është si një antitezë e periudhës së errët të luftës dhe diktaturës që nuk njihet siç ishte në të vërtetë, pasi nuk pasqyrohet si duhet në librat e historisë; gjërat ndryshe janë e ndryshe shkruhen, si mozaiku i sotëm i demokracisë që i ngjan një lloj realizmi socialist; njësoj si lista e rrogave që kohët e fundit ka dalë në www; atyre u vjen turp për pagat super të larta që marrin, duan t’i fshehin, të dënojnë ata që nxorrën sekretin, dhe të lënë në mjerim e varfëri shumicën e të tjerëve.

Filed Under: Histori

GJARPNIA E THAQIT

December 23, 2021 by s p


Elidon Lekë Nika

New York

GJARPNIN, S’E NGUCE – NUK TË NGUC!
Gjarprin, po nuk e ngacmove – nuk të ngacmon.
Gjarpni, pavarsisht se është një krijesë e frikshme dhe se sjell ndjenjë frike tek njerëzit në përgjithësi, tek ne shqiptarët, kurrë përgjatë gjithë historisë, nuk është cilësuar si një gjallesë negative, dredharake apo e pabesë.

Çdo shtëpi në malësi ka gjarpnin e vet. Gjarpni është roja e shtëpisë, e trollit. Gjarpni i shtëpisë nuk ngucet (ngacmohet).
Ai lihet i qetë dhe mund te gjendet edhe nën jastekë, çarçafë, e edhe në djepin e fëmijëve.
Prindërit dhe gjyshërit tanë tregojnë se madje gjarpnit të shtëpisë, tek hyrja e tij tek ndonje vrimë muri, i lihet edhe qumësht, që gjarpni të pijë e ushqehet me të.
Nuk është dëgjuar ndonjëherë që gjarpni i shtëpisë të ketë sulmuar dikë të shtëpisë pa arsye, nëse dikush nuk është munduar ta vrasë më parë atë.

Ilirët besonin në forcën e magjive dhe syrit të keq, në fuqinë magjike të amuleteve mbrojtëse dhe të dobishme që mund të shmangnin syrin e keq ose qëllimet e këqija të armiqve.

Asnjë kafshë në simbolikën e besimit dhe kultit tek ilirët (shqiptaret e sotëm) nuk ka luajtur një rol më të rëndësishëm sesa gjarpri. Kjo kafshë misterioze, me formë të jashtëzakonshme e cila pa zhurme zvarritet dhe del nga thellësia e tokës aty ku jetojnë demonët por dhe zotat e nëntokës, si edhe shpirtrat e të ndjerëve, i cili me kafshimin e vet mundet aty për aty ta mbysë jo vetëm kafshën, por edhe vetë njeriun, ka nxitur respekt nga frika. – Insider: “Çfarë simbolizonte gjarpri tek ilirët.”

Ndër librat e historisë, revistat historiko-kulturore, etj., kur përmendet fisi i lashtë e i madh i Thaqit, vëmë re të përmendet edhe kjo frazë e shkurtër, interesante dhe intriguese njikohësisht.

Psh. Kemi: Gjarpnia e Thaqit; Inati i Berishës; Syni i Krasniqes, etj.

Përderisa deri më sot, nuk i ka dhënë dikush shpjegim kësaj fraze, do mundohem të sjell disa shpjegime, nga njohuritë e mia që kam rreth historisë, mitologjisë, etj.

Nëse dikush mendon se “Gjarpnia” mund të njehsohet me “Dredhine” apo aq me teper “Pabesine”, është tej mase gabim, pasi në rrjedhën e këtyre epiteteve që fiset kanë marrë që nga lashtësia, dredhia dhe pabesia u janë “veshur” disa fiseve a vllaznive të tjera dhe jo fisit të Thaqit, por kjo nuk është tema, thjesht si sqarim paraprak!


Po pse kjo frazë?! Sa vjetërsi ka lidhja e kësaj fraze me Thaqin?

Si lidhet fisi i Thaqit me Gjarpnin? Cili është Kulti i Gjarpnit tek ne, Thrako-Ilirët (shqiptarët e sotshëm)?

Më shumë sesa një thënje e thjeshtë e marrë nëpër gojë e komentuar pa shpjegim apo me shaka, pa i kushtuar kurrë vëmendje apo analizuar askush, më duket si një status. Status që vjen nga vjetërsitë e kohërave.

Pse pikërisht fisi i Thaqit lidhet me Gjarpnin, e pse fisi i vetëm që lidhet me një kafshë, krahas gjithë fiseve të tjera. (?!)

Më ngjan me një status, pasi vetë gjarpni ka një status… apo më shumë se një status.

Statusi kryesor është: Ruajtës i Trollit.
Gjarpnia, ruajtësia, autoktonia, vjetërsia e Thaqit.


THRAKO-ILIRËT = SHQIPTARËT.

Që shqiptarët e sotshëm, janë mbetëza të thrakëve dhe ilirëve, kjo nuk konsumon shumë debat për ato që dinë histori dhe merren me histori.

Ata që e pohojnë këtë lidhje e trashëgimi, janë autorë të shumtë, shqiptarë e të huaj.

“Të drejtat mâ të hershme u përkasin, pa dyshim, shqiptarëvet, tue qenë se ata janë pasardhësit e drejtpërdrejtshëm të Trakëve e t’Ilirëvet. – Kur ilirët erdhen prej veriu, ata, në Shqipninë e sotme gjeten fise e popullsi trake.”1

“…Bashkëzânimi pra i auktorëve të çdo kombi përkah xânâfillja ilire a trako-ilire e shqiptarëve âsht i plotë, e s’mund të ndryshej. Pse? Në njen’ anë shqiptarët na dalin para si nji popull në vehte, me shenja fisnike të veçanta, me gjuhë të veten, me dokë, me tradita të ndryshme nga fëqinjt e në luftë gjithmonë me ta. N’anë tjetër, historija qi na kallxon ardhjen e kalimin e sa e sa popujve ndër këto skajé të Ballkanit, nuk na thotë gjâ për ardhjen e popullit shqiptar. Pranija e tij pra s’ka spjegim tjetër veçse tue thânë se ky komb ishte ndër këto vende qysh herët, qysh para se historija të fillojë me regjistrue dyndjet barbare, dmth. qysh në kohën e romano-ilire. E mbasi historjakët e popullsitë e atëhershme të këtyne vendeve i qujshin ilirë kah perendimi e trakë kah lindja, nuk mbetet veçse të thomi se shqiptarët janë pasardhësit e Iliro-Trakëve. Gjuha shqipe paraqet me aq përkime me ilirishten e trakishten, sidomos ndër vokalizma e ndër mbrapashtesa, sa me i a mbushë menden edhe dijetarëve si Mayer, Pederson, Holger, Kretschmer, Jokl, Ribezzo, Tagliavini, etj., se shqipja âsht vjanimi i trako-ilirishtes.2


Lidhja mes thrakëve dhe ilirëve e për më tepër që shqiptarët janë pasardhës të tyre, provohet sidomos nga ana gjuhësore, por, edhe me analizat gjenetike të bëra vitet e fundit ndër shqiptarë.
Ajo çka kontribuon edhe më shumë në këto lidhje e trashëgimi kulturore, janë edhe dokët, zakonet, kultet, etj.

Kulti i Gjarpnit gjendet tek të dy popujt e lashtë: Thrakë dhe Ilirë.
Kështu e gjejmë edhe tek shqiptarët e sotshëm nga Kosova e deri në Çamëri, nga brigjet e Adriatikut e deri ne thellësitë e popullsisë shqiptare në Maqedoni.
Ky kult, haset përpos librave të shumtë historik, gjithashtu edhe në veshje, në artin e ndërtimit të kullave (në pragjet e kullave, rreth dyerve, portikeve), në zbukurimet e nuseve si psh. varëse me krye gjarpni që zakonisht mbahet mes gjinjve, në gatime (kulinari), etj.

Historiani, bibliografi, arkeologu, albanologu, ilirologu i madh, Aleksandër Stipçeviq, i cili vinte nga nji familje arbëreshe, i lindur në Arbnesh (Arbanas) afër Zarës (Zadar) në Kroaci, i cili ishte specializuar në studimet ndaj Ilirëve, na sjell disa pohime tepër interesante dhe me vlerë rreth kulturës së ilirëve dhe Kultit të Gjarpnit tek ata.
Krahas Stipceviq, janë edhe shumë autorë të tjerë, te cilet do i citoj, që sjellin pohime mjaft interesante rreth këtij kulti.

“Kulti i gjarprit ishte i përhapur gjërë te ilirët”3

“Imazhi i gjarpnit ishte simbol i potencës,  fertilitetit, riprodhimit, zgjuarsisë, vdekjes dhe ringjalljes”4 si dhe “mbrojtës i vatrës shtëpiake”.5

“Kjo kafshë mistike ishte e lidhur me kultin e të parëve dhe me kompleksin magjiko-fetar të pjellorisë së tokës dhe të gruas”.6

“Kulti ilir i gjarpnit është i dokumentuar në burimet antike. Një shembull është legjenda mitologjike e Kadmit dhe gruas së tij Harmonisë, të cilët, pasi erdhën te ilirët dhe vdiqën në atdheun e tyre, vazhduan të jetonin pas vdekjes së tyre në formën e gjarpërinjve. Djali i tyre Iliri, heroi me të njëjtin emër i prejardhjes ilire, kishte gjithashtu formën e gjarprit (u mbeshtoll nga gjarpnijte kur lindi) dhe si i tillë gjarpri mund të konsiderohet si totemi suprem i ilirëve.”7, 8

Janë disa autorë që gjarpnin e sjellin si kafshën supreme dhe parësore të ilirëve.
Nuk sjellin lopën, kalin apo qenin… madje as shqiponjën, pavarsisht se sot është simboli ynë kombëtar.

Këtu po dëftoj edhe një legjendë nga folklori kroat, popull me shumicë origjinë ilire e cila thotë se, në kohën e kolonizimit grek, grekët ishin të kërcënuar nga ilirët. Grekët thirrën për ndihmë flotën romake. Mbretëresha Teutë u arratis dhe u fsheh në Lastovë – një nga bastionet më të rëndësishme ilire. Hyjnia kryesore e Teutës ishte pikërisht Gjarpni-Kulti i Gjarprit dhe thuhet se udhëtonte me to. Ndërsa Mbretëresha Teutë ndodhej në ishull ajo kishte të gjithë fuqinë e tyre (gjarpnijve), dhe dihet mirë se gjarpërinjtë përfaqësojnë pjellorinë dhe mbrojtjen, ata ia kaluan mbrojtjen pikërisht ishullit Lastovë. Gjarpërinjtë ishin aq mirënjohës ndaj ishullit që u bë streha e tyre, saqë thuhet se nuk janë më helmues.

Gjithashtu nga folklori, thuhet se Mbretëresha Teutë ishte më e zgjuar sesa gjarpni, më trimëreshë sesa një luaneshë dhe më e bukur se zana.

Pra, kudo flitet për paraardhësit e shqiptarëve, thrako-ilirët, Kultin e Gjarpnit e gjejmë mes tyre.

Fisi shqiptar i Thaqit si pasardhës i mirëfilltë  rracës thrako-ilire e njëkohësisht edhe pasues i traditave, zakoneve dhe besimeve të lashta thrako-ilire.
Lidhjet dhe paralelizmat të cilat do shihen më poshtë:

“Fisi i Thaqit në Iballe, ruen nji gojëdhânë qi tregon se janë të bijtë e GJÍBALES.

Janë pasardhës të Murr Detit, sipas brezave e gjithashtu gojëdhânave, por tëtân janë të bijtë e Gjíbales. Populli që adhuronte këtë Hyjneshë? …E tue e lidhë me hyjnin pagane: Kybéle nderue në Frygi (nga Frigjët) … me kaq fisi i Thaqit më lidhet me makedon.”

“Kabashët lidhen me thrakë njashtû sikursé edhe Berishë.”

“Êmëni THAQ âsht në veri i vetëmi êmën fisi e i kurrnji katundit 

a lagjes, a nierit.”9

**Këtu, Cybele/Kybele/Sibalea/Iballeja… Kulti i Nanëmadhes bashkë me atë të Gjarpnit, lidhen se bashku, por është teme shumë e thellë dhe e komplikuar për t’i hyrë, prandaj nuk do i futem.
CYBELE = MAGNA MATER = MOTHER GODDESS = NANEMADHJA. (Për diçka më shumë rreth kësaj teme, mund të lexoni shkrimin tim: “Iballja dhe Fisi i Thaqit.”)

..”Kallxojnë se kur hînë Turqit së pari në Shkodër, pos armësh e mishit, lypshin edhe çikat mâ të mirat. I erdh rradha Thaqit. Këta ishin shumë vllazen e kishin edhe nji motër. Njâni vëllazënish, i hijshëm fëtyret (Thaqi janë në zâ për pashí t’burrnimît) … u vesh si çikë, mshefi në gjî nji thikë të mprehtë, hîn te komandari turk, e ther, e vret e kthehet megjith fisin në Dukagjin (Pukë). Në kët gojëdhânë përsëritet shka na kallxon Herodoti në libër të vet Terzikore: Aleksandri, i biri i Amyntës, Mbretit të Makedonisë, ther të dërguemit e generalit persjan Megabizit, pse këta deshten me u dhunue gratë.”10

Pak më poshtë do sjell edhe atë çka na rrëfen Herodoti në librin e tij të pestë (Book Five The Conquests of Megabazus-Pushtimet e Megabazusit), histori të cilën na e përmend më lart edhe gjuhëtari, leksikografi dhe eksperti më i madh i toponimisë, dom Nikoll Gazulli.


Por pak detaje si fillim:

Amynta III, ishte Mbret i Maqedonisë së Lashtë që udhëhoq prej 393 para Krishtit – 370 para Krishtit.

Kishte 3 djem dhe 1 vajzë.

Djemtë e Amyntas quheshin:

1. Aleksandri II, ky i cili trashëgoi fronin dhe luftoi kundër persëve.

2. Perdiki III I cili erdhi në fron mbas vdekjes së Aleksandrit II, pra vëllait të tij.

3. Filipi II, i cili është edhe i ati i Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Filipi erdhi në pushtet pasi rrëzoi nipin e tij, Amyntën e IV.

Pra, Aleksandri i Madh i Maqedonisë kishte gjysh Amyntën III dhe axhë Aleksandrin II, i cili luftoi kundër persëve, ngjarje për të cilën po bëjmë fjalë.

Le t’i kthehemi rrëfimit të Herodotit: Pasi Perandoria Perse në këtë kohë nën udhëheqjen e Darit I të Madh të Persisë, mësyn perëndimin, ajo merr Thrakinë dhe i pushton të gjithë, duke arritur Maqedoninë.

Rreth vitit 507 para Krishtit Megabazus dërgoi disa të dërguar në Maqedoni për të kërkuar Tokë dhe Ujë, shenjat e traditës së nënshtrimit. Amyntas pranoi menjëherë të nënshtrohej, duke e ditur mirë se mbretëria e tij, më e vogël, do të ishte shtypur nëse persët do të kishin sulmuar. Më pas ai organizoi një banket për të festuar marrëveshjen e re, por kjo shkoi në mënyrë katastrofike. Të dërguarit persianë u treguan të vrazhdë me zonjat e oborrit, dhe si përgjigje i biri i Amyntas, Aleksandri, vret të gjithë ushtrinë perse.

Kjo është historia për të cilën dom Nikoll Gazulli na tregon se përsëritet me ardhjen e osmanëve, teksa përmend fisin e Thaqit, pasi ai ka bërë lidhjet e ketij fisi me maqedonët e vjetër si fillim.
Sipas shumë historianëve e të dhënave historike, fisi i Thaqit kishte dhe ka një shtrirje të gjërë, nga Drini e deri në Kosovë e gjithashtu deri në Malet e Sharrit në Maqeodoni.

Duhet pasur parasysh se kur flitet për Maqedoninë, nuk bëhet fjalë për këtë Maqedoni që pjesërisht kemi sot dhe popullsine sllave që ka aty sot, por, për Maqedonine e lashte, të madhe dhe të famshme që ekzistonte dikur, me popullsi e gjak thrako-ilir, me një gjuhë paraardhëse të shqipes së sotme, e që princat, princeshat, mbretërit dhe perandorët e kohës nuk identifikoheshin si grekë apo sllavë, por si maqedonë, ilirë, molosë, albanë, etj. Fise të ndryshme, të së njëjtit gen.

Duke qënë se jemi tek Molosët, pamfletisti i antikitetit, Luciani i Samosatës, na sjell një rrëfim interesant të marrë nga Plutarku për Princeshën molose, Olimpian, pikërisht nënen e Lekës së Madh të Maqedonisë.

“Nëna e Aleksandrit të Madh dhe një princeshë e tokës së Epirit, kishte reputacionin e një mbajtësje gjarpërinjsh dhe ishte pikërisht në formën e gjarprit që Zeusi i ishte afruar Olimpias duke e lënë shtatzënë dhe me pas lindi Aleksandrin nga ajo”.11
Kjo është edhe arsyeja se pse Leka i Madh konsiderohej si gjysëm Zot.

Plutarku shton se Olimpia ishte anëtare e një kulti mistik të Dionisit, që adhuronte gjarpërinjtë.
Besohet gjithashtu se ajo flinte me gjarpërinjtë.
Pra, sërish kemi Kultin e Gjarpnit të lidhur me rracën shqiptare dhe paraardhësit tanë.
Olimpia ishte nje princeshë epirjote dhe Aleksandri i Madh, një mbret maqedon që nuk flisnin as greqisht dhe as sllavisht, por trako-ilirisht (shqip).

Ka një përputhje rracore, gjeografike, përputhje besimi, traditash e ngjarjesh mes fisit të Thaqit dhe Kultit te Gjarpnit, aty ku është praktikuar, tek të paret tanë, në trojet tona.


…Thaqjanët kurrë përgjatë historisë nuk cënuan kënd padrejtësisht, por kur atyre iu bë një padrejtësi, ata si viganë malesh u ngritën, shkatërruan çfarëdo lloj force dhe ushtrie që u doli përballë dhe ruajten nderin, gjakun, gjuhën; dokë, zakone, tradita e trollin e tyre. Qendruan besnike te trollit, ashtu si gjarpni – roje i shtëpisë, pa marre parasysh pasojat që mund të kishin, qoftë edhe shuarjen përfudimtare të tyre. Duhet kujtuar se Iballja e Thaqjanëve u shkrumua 3 herë nga ushtritë e Perandorisë Osmane vetëm prej mos nënshtrimit ndaj tyre. Kjo ka sjellur edhe atë çka me shaka fiset dhe krahinat tjera rreth nesh, thonë se Iballja e ka mendjen e madhe apo se është djegë 3 herë prej mendjes së madhe. Apo se “Për 1 plesht, djegin jarganin”.

Kronikat flasin vetë…

“Fisi i panënshtruem i Thaqit dëshmoi se sa vështirë ishte të nânshtrohej ky fis në periudhën osmane. Herë mbas here, pushteti turk i mbyllun në kalanë e Pukës, dërgonte ekspedita ndëshkuese kundër tyne, me 8000-10.000 ushtarë. Më 1744 u rrafshuan me tokë 105 shpi të familjeve të Iballes, e fisi u sistemua në rajonin e Gjakovës. Mirëpo, s’shpejti, Thaqët u kthyen në vendlindjen e të parëve (Iballe).

Rivendosjet e këtilla të ekspeditave ndëshkuese (ushtrive) turke rrallë paten sukses.” – Robert Elsie (albanolog).

Pra, shkretimi, nuk ndodhi për arsye se toka ishte e shkrete, apo nuk u punua, siç kanë dëshirë të lazdrohen disa me komente qesharake fëminore, sepse kush e njeh Iballen, e din se sa pjellore toka e Saj është, e kush gjithashtu njeh dhe njerëzit e Saj, e din mjaft mirë se sa punëtorë e të ndershëm Iballsit kanë qënë e janë ndër shekuj.
Iballja, po mos te ishte aq ORËMADHE sa është, nuk do kishte dhjetra kala nëpër gjithë krahinën e Saj, pasi për të ngritur këto kala ndër shekuj, duhen njerëz punëtorë.
Nuk do ishte krahina qëndrore dhe më e madhe ku përpunoheshin metale të ndryshme dhe madje ari qysh në antikitet, pasi ishte zemra e fisit të lashtë të Pirustëve, dhe Iballja me rrethinat e saj përbën hartën më të pasur gjeologjike mbase në mbarë Shqiptari.

…Nuk do kishte marrëdhënje me Shkodrën, Lezhën, Prizrenin, Gjakovën e mbarë Dardaninë qysh në kohërat e hershme.
Iballja dhe Iballsit, po të ishte përtacia dhe dembelizmi dobësi e tyre, nuk do të kishin qindra kisha nëpër lagjet e tyre qysh në fillesat e Krishtërimit, e nuk do ishte fshati i parë në veri ku zyrtarisht u hap shkolla e parë shqipe.
E për të mos u zgjatur, nuk do kishte sot disa nga biznesmenet më të fuqishëm në Shqipëri..

Iballja qysh në shek. XVII-XVIII numëronte rreth 700 shpi, me mbi 3000 banorë, dhe po të ish një vend i shkretë e një popullsi jo vitale, nuk do mund të jetonin apo mbijetonin të gjithë ata banorë në atë vend.

Nuk do të flisnin as relacionet e shumta të udhëtarëve që shkelën këtë tokë, e këtu gjetën besë, bukë kryp e zemër.
Frang Bardhi, më 1637, gjatë vizitës së tij në malet tona, thotë se: “Keta gjind (njerëz) epirotë të Pukës janë sa s’thuhet mundqarë, të dhanun mas armësh e luftarakë…”.

Pra, cdo goditje qe i erdhi Iballes, i erdhi nga armiqtë ndër-shekullorë e më vonë nga sistemi komunist, por që kurrë nuk e gjunjëzoi vendin, fisin e rracën tonë, e kush erdhi për arsye djallëzore, gjeti grykën e pushkës, në mbrojtje të trollit, Lirisë e parimeve të të parëve tonë, si zotë të vetëm e autoktonë të tokës sonë, në tokën e lashtë të Pirustëve, në tokën e Dukagjinit të vjetër!
E kjo, nuk na e rrit mendjen, POR NA BËN KRENARË E TË VETËDIJSHËM!!!

“Në tetor 1610, Ahmet Beg Cucca [Ahmet bej Kuka] mblodhi 1500 njerëz për të kryer nji sulm të befasishëm në Iballe, por meqenëse këta mësuen paraprakisht për sulmin, ata mblodhën thjesht 500 nga njerëzit e tyne dhe e detyruen anmikun të futet në nji grykë të ngushtë të vështirë, ku ata as nuk mund të iknin e as të luftonin. Ata ishin mbërthye atje të rrethuem nga burra që ose donin t’i vrisnin ose t’i zinin rob për të tregue fitoren e tyne. Këta burra të guximshëm të Iballes vranë kaq shumë ushtarë të hutuem dhe të mundur, duke i plagosur fillimisht nga larg me shigjetat e tyne dhe më pas duke i sulmue në luftime trup me trup, sa që edhe sanxhak beu u vra. Pak prej ushtarëve osmanë mbijetuen. Do të mbahet mend përgjithmonë se me atë rast, një kalë turk u ishte shitë fitimtarëve për dy bajoki [monedha papale] dhe një shpatë tejet me vlerë u shit për një bajok. Burrat e Dukagjinit (Pukës) kanë fitore të tjera të shumta të tilla, të mjaftueshme për të mbushë nji libër me aventurat e tyne të lavdishme.”– Pjetër Mazreku, viti 1633.

“Iballja âsht e përmendun në Shqipni jo vetëm për shkak të pozitës ndaj Shkodrës, Prizrenit dhe Gjakovës, por edhe për shkak të banorëve, të fuqishëm dhe guximtar. Iballja âsht “oaz” rrafshnaltë në bjeshkët shqiptare. Banorët, janë njerëz të vlefshëm dhe guximtarë, dashamirë të paqës, mirëkuptimit vëllazëror dhe arësimit.”– P. Lovro Mihacevic, “Po Albaniji – dojmovi s puta”, Zagreb, Kroaci, 1911.

Gjithcka çka u përfol këtu, jep një farë përmbledhje të karakteristikave, traditave e ngjarjeve që mund të afrojnë dhe barazojnë pra fisin e Thaqit, me totemin e tij suprem, Gjarpnin,  lidhje me të cilin, e trashëgon nga kohërat e thella të të parëve tanë e për këto arsye mund të ketë ardhur krahasimi me të deri në ditët tona.

  1. Ferdinand Adolph Theophil Hueppe (albanolog).
  2. At Shtjefën Gjeçovi: “Xânâfilla e Shqiptarëvet”. Fq. 33.
  3. Aleksander Stipceviq: “Simbolika ilire dhe simbolika shqiptare: shënime hyrëse. Iliria”. Fq. 235
  4. John Wilkes: “Ilirët”. Fq. 245.
  5. Aleksander Stipceviq: “Simbolika ilire dhe simbolika shqiptare: shënime hyrëse. Iliria”. Fq. 235
  6. Po aty. ^
  7. Po aty. ^
  8. Marjeta Sasel Kos: “Kadmus dhe Harmonia ne Iliri”. Fq. 113.
  9. Nikollë Gazulli: “Hylli i Dritës/Mars-Prill 1941”. Fq. 178.
  10. Nikolle Gazulli: “Hylli i Dritës/Marc -Máj 1941”. Fq. 186.
  11. Luciani: “Aleksandri, profeti i rremë”.

Filed Under: Histori

UDHËHEQËSIT E KRYENGRITËSVE NË LUFTËN E DIBRËS

December 21, 2021 by s p

Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI

(Pjesë nga kumtesa e mbajtur në Konferencën Shkencore “100 vjet nga Lufta e Dibrës” organizuar nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me institutin e Studimeve të Historisë Ushtarake të sallën “Aleks Buda” të ASH, ditën e hënë më 20 dhjetor 2021, në të cilën u prezantuan 19 kumtesa)

Qëndres luftarake 9- vjeçare kundër serbve për mbrojtjen e territoreve shqiptare është epope e pavdekësisë së kombit tonë. Prijësat dibranë, të mençur nga natyra nuk u pajtuan me vendimet e Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë dhe të Dibrës së tyredhe tonës. Prijësat dhe luftëtarët u kundërpërgjigjigjën me forcat e veta, me armët e veta, derisa ja arriti që t’i detyronte ushtritë serbe të tërhiqeshin jashtë  kufijve të vitit 1913. Populli dibran mençurisht këtë qëndresë luftarake 9 -vjeçare nga nëntori i 1912 deri në dhjetor 1920 e ka gdhendur në këngë: “Në tan’ Evropën ka shkue fjala/ Qe nandë vjet luftojmë me krajla”. Viti 1920, e gjeti gjithë Shqipërinë ishte në luftë, vit që filloi me Kongresin e Lushnjës dhe pasoi me luftrat në Vlorë, Shkodër, Kukës (Lumë), Dibër. Nga pranvera në dimër shqiptarët ishin në luftë. Në Vlorë luftohej kundër italianëve, në Koplik e Shkodër luftohej kundër malazezëve, në Dibër e Lumë luftohej kundër serbëve. Dibra dhe dibranët, prijësat dhe luftëtarët parë në unitet kanë meritë të veçantë historike. Fakt është se Dibra nuk e pati përkrahjen qeveritare të Tiranës, të qeverisë së Sulejman Delvinës, ashtu siç e pati Lufta e Vlorës dhe ajo e Koplikut, për vetë vështirësitë e saj dhe zhvillimin e tyre në në të njëjtën kohë.Të dhëna të mbledhura nga të pathënat e kësaj lufte i gjejmë tek botimi i vitit 1931 të Ismail Strazimirit, një publikim me vlerë historiografike. Kur flasësh për komandantë e prijësa në Dibër lista është mjaft e gjatë do të duhet të bësh apelin e “Nëntë maleve të Dibrës”, por fakt është se komandant i përgjithshëm i kryengritjes luftarake të Dibrës ishte robin hudin shqiptar Elez Isuf Nderu, edhe pse apeli nuk do të ishte i plotë pa përmendur: Dine Hoxhën, Ramiz Dacin, Dine Maqellarën, Dene Dema, Suf Xhelili, Ismail Strazimiri, Murat Kaloshi, Selim Noka, Mustafa Kurtishi, Serdar Feta Beu, Cen Leka, Liman Leka, nga Çeta e Lurës Selman Mena, Ibrahim Gjoçi, Gjon Doçi, Hakik Mena… etj. Të gjithë këta burra prijësa dibranë kanë shkruar një faqe të ndritur të kombit në rojë të “Shqipërisë londineze të 1913-tës”. Këta trima dhe qindar të tjerë shkruan faqe lavdie në Ohër, Strugë, Zhupë, Rekë, Zavoj, Istok, Bakovë më 1913, që na kujtojnë hyrjen e forcave shqiptare në Strugë më 1913; lufta e Sllovës e 1915-tës ku Elez Isufi ishte embelema politike, diplomatike dhe sidomos luftarake si kryeprijësi dhe për këtë ju bë edhe pritje protokollare dhe në Vjenë; lufta e përgjakshme në Lurë më 1916-të, lufta e bulqizakëve kundër serbëve më 1919; lufta triumfale pas Kuvendi i Arrasit të 13 gusht 1920 e deri tek lufta finale e dibranëve kundër serbëve e vitit 1921, që përkon këtë vit me 100 vjetorin e ribërjes së pavarësisë reale të dytë të shqiptarëve në kufijtë e Shqipërisë londineze të 1913-tës. 

Disa përfundime për Luftën nëntë vjeçare të Dibrës dhe dibranëve

  • Prijësat e Dibrës e gjetën truallin atipushtues të ngritur, sepse dibranët nuk ishin përkulur kurrë përpara asnjë pushtuesi; kështu tradita luftarake të paktën mjaft e njohur në pesë shekuj, flet qartë: Dibranët janë përballur dhe kanë fituar me osmanët. Nga 24 beteja të mëdha të Gjergj Kastriotit 19 u zhvilluan në Dibër me mbështetjen e prijësave dibranë. 
  • Prijësat dibranë e njihnin dhe zbatonin zakonin burëror të odave dibrane, që ka qënë protokolli i fjalës e besës si dhe veprimin burrëror, ku burrat flasin dhe me heshtje, kanë ditur të shkruajnë historinë e suksesit me një fjalë, me një lëvizje, me pozicionin e mbajtjes së cigares së duhanit, me pozicionin e mbajtjes së  pushkës, të lëvizjes së qeleshes, me formën e dhënies së kutisë së duhanit njësoj “si me dhënë besën”, por dhe formën e mirëseardhjes, të përcjelljes, përgjigje të mençura, që shprehen edhe në këngë. 
  • Tradita dibrane fjala-fjalë e besa-besë ka sjellë mbijetesën e kombit në pjesën verilindore të tij, ka ditur të vetorganizohet shekujve; nëntë vjet luftë e dibranëve kundër serbeve (1912-1921), është një faqe lavdie në historikun e Dibrës, Shqipërisë, Kombit.
  • Lufta e Dibrës është vijimësi e luftrave të shqiptarëve për liri, pavarësi e sovranitet kombëtar. Shqiptarët me luftën e Dibrës vërtetuan se dinë të luftojnë, të fitojnë dhe të ndërtojnë shtetin e tyre të pavarur, që për nga rëndësia historike çlirimi i trojeve shqiptare kudo ku lakmohej Shqipëria konsiderohet si: pavarësia e dytë e Shqipërisë.
  • Lufta  e  Dibrës e vitit 1920-1921 edhe pse konsiderohet luftë lokale, pati karakter thellësisht kombëtar, sepse lidhej me pavarësinë dhe sovranitetin, ndërsa për nga drejtimi organizimi dhe fuqia ishte mbarë popullore. Lufta tregoi ndërgjegjësim e pjekuri mbarëpopullore dhe identitet të qartë kombëtar, duke u evidentuar si luftë me rëndësi të jashtëzakonshme historike për shqiptarët, ku mund të themi se, Kongresi i Lushnjës, Lufta e Vlorës, Lufta e Dibrës dhe Lufta e Koplikut janë ngjarje madhore në historinë e kombit që plotësojnë fuqishëm njera-tjetrën. Ato janë aksione politiko-ushtarake që risollën pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të munguar.
  • Drejtuesit e Luftës së Dibrës ditën të shfrytëzonin me mjeshtëri Kanunin e “Nënt malet e Dibrës”(Dibra kishte shtatë “Male”, të cilat qenë Reç e Dardhë, Çidhën, Luzni, Muhurr, Katër-Grykët, Gryka e Madhe dhe Gryka e Vogël. Më pas u nda Mali i Reçit e Dardhës dhe u krijua Mali e Reçit dhe Mali i Dardhës, si dhe Gryka u Madhe u nda në dy Male të tjera Gryka e Madhe dhe Bulqiza. Malet u materializuan në Kanun, që formësuan “Kanunin e Dibrës”), për të përbashkuar në një front antipushtues gjithë popullsinë e aftë për luftë duke eliminuar çështjet e gjakmarrjës/hakmarrjes, pasi liria dhe Atdheu ishin në rrezik. 
  • Lufta i Dibrës sikurse të gjithë luftrat e vitit ’20-të në Shqipëri kishin objektiv strategjik rivendosjen e shtetit shqiptar në të drejtën e vet territoriale dhe integritetit të plotë, por me qëllim vendosjen e marrëveshjeve miqësore fqinjësore, “…tue i dhanë fund armiqësisë” me fqinjët. “Në qoftë se malësorët…do të shtyhen për kalimin e kufijve, atëhere qeveria lypset të ndalojë rreptësisht,…të mos marrin pjesë në këtë lëvizje tradhëtie e marrëzie…”.
  • Prijësat e vullnetarëve dibranë kanë qenë pjesë e elitës së krahut të armatosur të lëvizjes së shtetndërtimit dhe kombformimit në Dibër dhe më gjerë që kanë përfaqësuar veçanërisht shtresa të mesme por edhe agallarët duke prirë personalisht në luftime.
  • Fitoret luftarake në fushëbetejë në Dibër, Vlorë e Koplik bënë që Shqipëria të regjistrohej në “librin e gjendjes civile ndërkombëtare” të Lidhjes së Kombeve, për arsye se deri në këtë kohë shqiptarët nuk njiheshin nga Evropa as si popull, as si komb me të drejtat juridike, dhe as si njësi politiko-shtetërore të ndonjë formati të caktuar. Historia dhe politika e shtetit shqiptar hyri seriozisht në axhendën e kancelarive të mëdha të kohës.
  • Lidershipi i luftës së Dibrës nuk kishte studiuar në akademitë ushtarake, por ishin rritur në shkollën tradicionale popullore të eksperiencës së luftrave të shqiptarëve nëpër shekuj. Udhëheqësia e luftës në Dibër është e njohur në historinë shqiptare që në fakt u dha shqiptarëve personalitetin e munguar dhe rivuri në vend legjitimitetin e shkelur nga rreth 250 mijë ushtarë të tetë ushtrive që shkelën tokën shqiptare përgjatë LIB. Elez Isufi dhe prijësa të tjerë dibranë kishin ecur në gjurmët e prijësave si Mahmut Daci Kalisi etj.
  • Prijësat e Luftës së Dibrës eleminuan elementët përçarës, realizuan bashkimin dhe unitetin luftarak të të gjithë prijësve, ku për të parën herë u mundësua krijimi i një shtabi luftarak unik, i cili drejtoi me zotësi luftarake por edhe mençuri krejt luftën.
  • Prijësat e Luftës së Dibrës mundësuan një kombinim të përpiktë të luftimeve të vullnetarëve popullorë në pozicionet e para luftarake, me veprimet e çetave që ndodheshin në pozicionet e dyta ndihmëse duke bindur fqinjët tanë, por krejt Europën se kur bëhet fjala për lirinë, shqiptarët vështirë t’i dallosh nga mosha, krahina, feja e gjinia.
  • Prijësat dhe atdhetarët dibranë Elez Isufi, Sufë Xhelili, Ramiz Dibra, Jashar Erebara, Ramiz Daci etj, përveçse ishin drejtues të mirënjohur të gjithë trevës dibrane krijuan lidhje të ngushtë edhe me qeverinë shqiptare të kohës Sulejman Delvina. 
  • Prijësat e luftës në Dibër shfrytëzuan besën si institut procedurial juridik tradicional shqiptar përpara fillimit të luftimeve, që ishin betime përpara betejave sipas së drejtës zakonore të odës dibrane që materializoheshin në shprehjet: “Për këtë besë”, “pasha besën”, “besa-besë”, ndërkohë që Barleti historiani i parë ushtarak shqiptar i shekullit të XV, thoshte: “Besa është gjëja më e shtrenjtë që ka shqiptari”.
  • Lufta  e  Dibrës e vitit 1920-1921, ka hyrë në historinë e shqiptarëve si lufta që bëri finalizimin e qëndresës luftarake nëntë vjeçare të popullit dibran, gjakun e derdhur, dëshmorët në beteja, vërtetuar kjo nga statistika e krijuar nga Ministria e Mbrojtjes në 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Edhe me rezerva ta marrësh thënien proverbiale se, “Mendja dhe urtësia ka lerë në Dibër” mbart të vërtetat luftarake dhe kontributet legjitime të mbrojtjes së trojeve me atdhetari dhe mençuri. Nga ana tjetër edhe personaliteti anglez Xhulian Ameri që ishte në veri të vendit në LIIB, thotë: “në Dibër unë bëra Universitetin e dytë se të parin e kisha bërë në Oksford”.
  • Epopeja e Luftës së Dibrës pati rëndësi principiale në planin kombëtar, por ishte një dëshmi e identitetit tradicional shqiptar edhe për sfondin e politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare, duke u dhënë mësim fqinjëve dhe Fuqive të Mëdha se trualli shqiptar nuk mund të tjetërsohej. Elez Isufi dhe prijësat e tjerë dibranë shpëtuan përfundimisht kufijtë e Shqipërisë, duke vërtetuar shenjtërinë e sovranitetit, integritetit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

*

Histori e skalitur me emra madhështorë në historigrafinë kombëtare

Axhenda luftarake e Dibranëve ka ngelur sinjifikative, veçanërisht për kushtrimin e datës 15 gushtit 1920: “O burra mbi shkja!”, që për kryengritësit e mençur dibranë, nga 15 deri 70 vjeç, bëri që të derdhën në sulm të paparë ndaj forcave pushtuese serbe. Fakt është se orteku i sulmit dibran i zuri në befasi trupat serbe që nuk besonin të sulmoheshin frontalisht nga të gjitha krahët. Në ndihmë të Elez Isufit dhe në përgjigje të thirrjes së tij me kushtrim kishin ardhur qindra e mijëra malsorë me pushkët e municionin e vet që e kishin ruajtur si sytë e ballit për një ditë të ligë, kur hasmi vjen në prag të shtëpisë. Lufta e Dibrës ishte luftë kundër pushtuesve serbo sllavë, për të çliruar tokat e krahinës së Dibrës. Veprimet e armatosura të filluara nga mesi i gushtit 1920 bënë që gjithë kryengritësit në unitet të çlironin Peshkopinë dhe të detyruan pushtuesit të tërhiqeshin në kufirin e 1913-ës. Qeveria jugosllave nuk besonte në humbjen prandaj sërish me forca të shumta nisi sulmin për ripushtimin e tokave shqiptare. Përballë epërsisë së madhe në numër e armatime, forcat çlirimtare u detyruan të tërhiqen mjeshtërisht me idenë e kundërsulmit dhe kundërgoditjeve. Marshimi i agresorëve u shoqërua me terrorin më të egër kundër popullsisë vendase dhe sulmi dhe terrori për të hyrë thellë në tokat shqiptare deri afër kryeqytetit kishte synime të qarta të mbështetura nga disa Fuqi të Mëdha. Luftime të ashpra u zhvilluan në Martanesh dhe kudo por pushtuesit po i rrëshqiste “toka nën këmbë”. Toka shqiptare u shndrua në përvëluese dhe armiqësore ndaj pushtuesit serb të mbretërisë jugosllave. Lufta vendimtarëve e prijësave dhe luftëtarëve dibranë bënë që trualli shqiptar në muajt nëntor dhjetor 1921 të pastrohej plotësisht dhe ushtria pushtuese të tërhiqej plotësisht në kufijtë e 1913-ës të Shqipërisë Londineze. Drejtuesit, prijësat dhe luftëtarët nuk kanë “sinor” të ndarë në fushëbetejë sepse ata luftuan për “Komb e Atdhe”. Prandaj dibranët kapedanë drejtues të mençur në beteja, që organizonin, drejtonin dhe luftonin kanë qenë në një front në një llogore në funksion të fitores në nivel taktik, operativ dhe strategjik. Në hierarkinë e personaliteteve prijësa luftarakë të shquar të kombit shqiptar dhe në radhët e më të shquarve janë çlirimtarët nga robëria, shtetçliruesit dhe shtetformuese, mbrojtësit e kufirit shqiptar të larë me gjak, janë kryeheronjtë, ndërkohë që liria, mëvetësia, flamuri, kombi dhe burrat e kombit janë themeli i themeleve për progresin dhe shqiptarizmën. Vitaliteti i shqiptarëve, i elitës intelektuale, i prijësave, i luftëtarëve i pavarësisë së dytë shqiptare ka një barometër matës me treguesit, rrezultatet e arritura. Prandaj historia nuk mund të lërë në harrezë burrat që e shkruan me gjak e sakrifica. Personalitete të botës në të gjitha kohtat kanë çmuar rezistencën e popujve të vegjël, kurajën e pashoqe për t’u përballur me makina luftarake nga më shkatërrueset e njerëzimit. Dhe shqiptarët këto makina luftë i kanë pasur pranë, i kanë njohur dhe përballuar, por edhe pushtuesit i kanë njohur nga afër shqiptarët, sikurse dibranët që përballuan sulme të përgjakshme, por guximi dhe atdhedashuria e burrave të Dibrës shkruan një epope të madhe që gjithë shqiptarët nuk mund ta harrojnë kurrë. Në luftën e Dibrës që u luftua në mënyrë energjike nga gjithë prijësat, luftëtarët dhe populli. Prandaj dhe lavdia i takon mbarë popullit, ndërkohë që edhe prijësit kanë vendin e tyre në historinë e triumfit ndaj gjithë pushtuesve. Për këtë kemi sjellë disa nga prijësat më të spikatur të trevës dibrane, si pjesë  të emrave që historia ka skalitur me madhështi në historigrafinë kombëtare shqiptare:

1.Elez Isufi shqipja e Korabit ishte dhe mbeti një flakadan lirie në breza

Elez Isufi prijës i parisë dibrane, plaku i randë i maleve, shqipja e Korabit, plaku i famshëm, filozofi me kësulë të bardhë, mendimtari i madh, diplomati i pashkollë, gjenerali me shajak, kreshniku i maleve të Dibrës, ballina e kombit, atdhetari i flaktë, njeri me cilësi të mbinatyrshme, patriot e atdhetar i flaktë, “flakadan lirie që frymëzoi breza të tërë luftëtarësh për çështjen e madhe të kombit shqiptar, burrë dibran me karakterin e shqiptarëve të hershëm e më atdhedashuri të fortë që nuk i’u përul as forcës brutale dhe as arit të huaj”. Elez Isufi u bë korifeu i qëndresës popullore në epopenë e luftrave 9-vjeçare kundër një armiku nga më të tërbuarit e më mizorët i shqiptarëve. Shkriu gjithë pasurinë e tij për interesat kombëtare. U dogjën tri herë kullat e tij, në 1913-ën, në 1918-ën dhe në 1921-in, u internua dhe u burgos familja e tij, u përgjakën burrat e konakut të tij, por ai nuk u thye, as u gunjëzua, as u përkul. Elez Isufi nga fillimi i vitit 1916 e deri në tetor 1918, me përjashtim të një vizite në Vjenë, ku u dekorua nga Kajzeri, kohën tjetër qëndroi në Sllovë. Me dekret të 28.1.1916, Franc Jozefi, perandori i Austro-Hungarisë dekoroi Elez Isuf Ndreun me Kryqin e Konturës të Oficerëve të Urdhërit të lartë “Franc Jozef-Orden”, me dekoracion lufte. Arkivat dhe historia do flaës me fletë të ndritura për ngjarjet e mëdha, ku 4 muaj Elez Isufi në dimrin e egër të 1921 qëndroi në shi e në borë në malet e Lurës me malësorët besnikë të Reçit e Dardhës dhe të mbarë Dibrës duke treguar një trimëri të jashtëzakonshme në mbrojtje të vatanit dhe nuk i lejuan sërbët të kalojnë kufirin. Elez Isufi u dekorua për merita të veçanta lufte nga perandori i Austro-Hungarisë Franc Jozefi me titullin e lartë. Fakt është se në pallatin perandorak kishte vënë këmbët me baltë mbi qilimat persianë të salloneve aristokrate një malësor me rroba shajaku, me opinga lëkure. Pa I dridhur qerpiku ai i drejtohet Perandorit, duke iu drejtuar përkthyesit që mos t’ia ndryshojë fjalët në komunikim, se shqiptarët janë vrarë me osmanët, se ai u kishte kërkuar nizamë e taksa; ishte vrarë me ushtrinë sërbe se kishte kërkuar të bëhej zot shtëpie e të mblidhte taksa e ushtarë e se kështu do të vritej me të gjithë ata që janë të këtij soji. Elez Isufin e plagosën më 16.12.1924 bashkë me nipin e tij trim Sufë Xhelilin. Elez Isufi 63 vjeçar vdiq nga plagët e luftës më 30.12.1924. Edhe pse pa shkollë, Oda Dibrane, u bë auditor i “Universitetit të Dibrës” dhe fusha e luftës e pajisi me dijet e një akademie universitare për trimëri si dhe e armatosi me strategjinë e një gjenerali. Historia gdhendi në kujtesën e popullit fjalën e tij të urtë që ndante kanune, shëronte plagë e afronte njerëz.

2.Ramiz Daci prijës i luftës së përbashkuar të “nëntë maleve” të Dibrës

Ramiz Daci ishte lindur në një truall atdhetar në vitin 1883 në Dibër të Madhe. Pinjoll i shquar i Fisit dhe familjes Daci të fshatit Zogje dhe qytetit të Dibrës. Shkollën fillore dhe atë gjysëm të mesme i bëri në Dibër, ndërsa maturën dhe Shkollën e oficerëve e mbaroi në Stamboll. Gjuhën shqipe e mësoi nga atdhetari Said Najdeni. Oxhaku i tyre shquhej për pushkë, sofër e besë. Studimet i vijoi në Stamboll në shkollën ushtarake që ishte krijuar që më 1834. Revolucioni xhonturk i 1908-ës e gjen me shërbim në Rekë. Në këtë periudhë filloi edhe aktivitetin e tij publicistik në interes të kombit shqiptar. Ishte ndër të parët që u vu në shërbim të Qeverisë së Vlorës. Ramiz Daci ka qenë shoqërues i Vehbi Dibrës në shpalljen e pavarësisë në Vlorë më 28.11.1912. Më 1913 u rreshtua në llogoret e popullit kundër pushtuesit të ri serb. Ka qenë kurdoherë kudo ku luftohej kundër serbit për nëntë vjet rresht. Ai ka qenë pjesë e ideatorëve për kuvendin e gushtit 1920 të Arrasit. Ramiz Daci senator i Senatit të dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27.3.1920 deri më 20.12.1920, njëherësh edhe prijës në Luftën e Dibrës. Ai ishte një nga organizatorët kryesorë të kuvendeve dhe luftrave edhe si një prej prijësave të luftës së përbashkuar të “nëntë maleve” të Dibrës. Ramiz Daci u zgjodh jo thjesht anëtar parlamenti por anëtar i senatit, dhomës së lartë të Parlamentit Shqiptar në Kongresin e Lushnjës. Ai ka qenë senator i Senatit të Parlamentit Shqiptar nga 27.3.1920–20.12.1920. Ramiz Daci, më 7.8.1920, ishte në Arras ndër organizatorët e një kuvendi me pjesëmarrjen e 3000 vetëve, ku shprehën krenarinë e Luftës së Vlorës kundër italianëve dhe shprehën gatishmërinë për të mbrojtur me të gjitha mjetet tokat dhe atdheun e tyre. Nën drejtimin e prijësave si Ramiz Daci dhe të tjerë drejtues luftarakë dibranë, bazuar edhe në gazetën “Ushtima e maleve”, nr 28, datë 12.7.1990, “..në luftimet e datës 15.8.1920, kishte 1000 të vrarë nga serbët dhe 2000 të plagosur..” dhe episode luftarake ku spikat drejtimi i prijësave dibranë janë me dhjetra në luftën nëntë vjeçare për sovranitet kombëtar. Ramiz Daci në kuvende dhe në beteja ishte krahas prijësave të tjerë si: Ramiz Bej Dibra, Dine Bej Maqellara, Izet bej Maqellara, Selman Alia, Jashar Erebara, Ismail Strazimiri, Selë Bajraktari, Shaqir Dema, Dine Dema, Riza Lusha, Dervish Lusha, Dine Hoxha, Selim Noka etj. Ramiz Daci ka qenë ndër inisiatorët për të shkuar në Tiranë më 1922 për të përmbysur qeverinë e Tiranës por forcat qeveritare sipas urdhërit të marrë nga Shefqet Korça e pushkatuan pa gjyq në Bulqizë tek ura e qytetit, ndërkohë që më 1924 u nxorrën eshtrat e tij nga rinia dibrane dhe i bënë një varrim madhështor në Maqellarë.

3.Dine Bej Maqellara (Nasufi), prijës në luftën nëntë vjeçare antiserbe

Dine Nasufi ishte lindur më vitin 1875 në Maqellarë në një ambjent patriotik e luftarak. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Dibër. Një oxhak i shquar për të fisëm, anëtar i klubit “Bashkimi” më 1912 të Dibrës. Pjesëmarrës në luftime më 21 qershor 1912 duke drejtuar çetën e Fushës. U shqua në kryengritjet kundër serbëve dhe për këtë serbët ja internuan familjen e tij në shtator 1920 në Manastir. Në maj të vitit 1912 është anëtar i Komitetit Nacional të Dibrës, organ ushtarak kundër pushtuesit turk së bashku me Elez Isufin, Izet Maqellarën, Shaqir Jegenin, Ismail Strazimirin, Sherif Langun, Eqerem Camin etj. Dine dhe Izet Maqellara kanë organizuar rezistencën kundër serbve, bullgarëve, nemces etj, sidomos në luftimet 9 vjeçare kundër serbve 1912-1920. Dine Bej Maqellara dhe paria e Dibrës i dërguan qeverisë së Durrësit një notë për delegacionin që do të merrte pjesë në Konferencën e Paqes të Parisit më 17.3.1919 në të cilën u kujtojnë se Dibranët janë në trojet e tyre që prej 6000 vjetësh. Në Kongresin e Lushnjës zgjidhet senator. Dine Bej Maqellara ka qenë deputet i Parlamentit Shqiptar nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. Ka vdekur në vitin 1928. Në vitin 1992 është dekoruar me urdhërin e Lirisë të klasit II-të.

4.Dine Dema i lindur për komb e atdhe, senator e parlamentar

Dine Dema është lindur në fshatin Homesh të Dibrës në familjen e shquar të Demajve. Paraardhësit e tij Mete Dema, komandant i dibranëve në ndihnë të Ali Pashë Tepelenes dhe Hazis Dema, komandant i Fisit dhe Malit të Grykës së Vogël ishin frymëzimi patriotik i Dine Demës. Në fillim të Shekullit XX në kryengritjet antiosmane 1908-1912 dhe më vonë në kryengritjet antiserbe 1912–1920. Fisi “Dema” kishte tre çeta nga shtatë çeta që vepronin në territorin e Dibrës, Çeta e Mersim Demës, Çeta e Shaqir Demës dhe Çeta e Dine Demës. Në Parlamentin e Parë pas Kongresit të Lushnjës Dine Dema zgjidhet senator, ndërsa nga nga 27 mars deri më 20 dhjetor 1920, Dine Dema, zgjidhet deputet i Parlamentit Shqiptar. Dine Dema dhe gjithë prijësat dibranë të shquar për mençuri e kuptuan më së miri se kryengritja dhe lufta ishte zgjidhja më e drejtë prandaj dhe Xhulian Ameri, tek “Bijtë e Shqipes”, shprehet “Në kryengritjet shqiptare, dallimi midis palëve kundërshtare kishte karakter gjeografik dhe grupazhi, më tepër se një karakter opinioni apo rendi shoqëror”. Kujtesa historike dibrane e ka rregjistruar si një ndër prijësit më të spikatur luftarakë në luftën kundër ushtrive serbe, por dhe si një politikan i mençur që punoi fuqishëm për çështjen kombëtare shqiptare.

5.Ismail Strazimiri luftëtar, prijës, patriot, por edhe histograf dibran i spikatur

Ismail Strazimiri ishte lindur më 1868 dhe u burrërua shumë shpejt duke u kthyer në një patriot, influencues dhe veprimtar i spikatur i lëvizjeve kombëtare në zonën dibrane. Emri i tij lidhet me disa nga ngjarjet kryesore të kësaj periudhe si aktivist i lëvizjes “Përparim dhe Bashkim”, kontribues në Kongresin e Dibrës të vitit 1908, ose kongresi i hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Ai mbështeti fuqishëm idenë e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë dhe luajti rol deciziv në administratat e paqëndrueshme deri në fundin e Luftës I Botërore. I tërhequr më pas nga jeta politike ai shkroi një nga dëshmitë më origjinale të kësaj periudhe mbi rolin e dibranëve në historinë shqiptare. Jeta e tij do të mbyllej në moshën 75 vjeçare më 1943, duke përkrahur partizanët, përkrahje që i kushtoi atij dhe jetën duke vdekur me pushkë në dorë në mbrojtjen e Dibrës. Ismail Strazimiri do të mbetej me arritjet dhe kontradiktat e tij, si një provë e proçesit të gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt krijimit të një shteti shqiptar. Ai në kujtimet e tij, shkruan për rolin e dibranëve për liri dhe pavarësi si bejlerët e Maqellarës, Dine Bej Maqellara, Izet Bej Maqellara, Fiqiri Dine; Ramiz Daci, Jashar Erebara, Ismail Strazimiri (Dibër), sheherlinjtë e Dibrës së Madhe grumbulluar në Tiranë, Elbasan e Peshkopi: Myftiu i Dibrës Vehbi Dibra (Agolli) e Hafiz Sherif Langu, Abdurrahman Dibra e Shefki Shatku, Izet Dibra (Shatku) e Faik Shatku, vëllezërit Selim e Riza Rusi, Zenepe Çoku (e shoqja e Dervish Himës) e Aziz Menzelxhiu, Hasan Ballanca e Sheh Latifi, e patriotë të tjerë dibranë: Kadri Fishta e Eqrem Cami, Ibrahim Xhidri e Abdullah Tërshana, Ibrahim Jegeni e shehlerët e Peshkopisë, etj. Dibra e cila ndodhet në “kërthizë” të trojeve shqiptare dhe tepër e vrullshme në historinë kombëtare ka lënë gjurmë historiografike në të gjitha ngjarjet madhore të kombit, sikurse prijësat si Strazimirët dhe oxhaqet e mëdha prijësa kanë shkruar epokë historie të triumfit ndaj pushtuesve. Ismail Strazimiri shkruajti më 1931 një libër kujtimesh për periudhën 1910-1931, ku prezanton në mënyre kronologjike faktet historike nga këndvështrimi i një dëshmitari të kohës, që titullohej “Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë”. Akademiku Shaban Sinani thotë se, “..në këtë libër gjenden shumë të vërteta të rezervuara prej studimeve historiografike deri më sot, nga droja se mos historia kombëtare mos po bëhet jo aq kombëtare, nga vetë karakteri monumentalizues i historiografisë tradicionale, nga presionet që ushtrohen mbi historishkrimin për shkak të protagonizmit të zgjatur nga koha në kohë. Në këtë kontekst, le të çmojmë kurajën e një njeriu që e deshi shumë Shqipërinë, e deshi deri në dhimbje, nuk arriti “ta shohë zonjë” si shumë e shumë idealistë të tjerë dhe u përpoq që edhe me fjalën të shërojë dhe të mos përsëritet pjesa e keqe e së shkuarës”. Në këtë punim nuk mund të lëmë pa përmendur vlerësimin e Profesor Kristo Frashërit: “..Tjetër figurë e respektuar dibrane që jetonte në vitet e monarkisë ishte Ismail Strazimiri(1868–1943). Ai ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike. Mori pjesë në mënyrë aktive në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare në vitet e fundit të sundimit osman. Mori pjesë gjithashtu në Lëvizjen Kombëtare për çlirimin e vendit nga zgjedha turke dhe më pas kundër synimeve të shovinistëve serbë. Përkrahës i Revolucionit të Qershorit. Më 1931 botoi librin e tij “Kujtime historike mbi lëvizjen kombëtare në Qarkun e Dibrës”. Qëllimi i botimit ishte të shpaloste kontributin e popullit dibran në luftën për liri, pavarësi e zhvillim.

6.Dine Hoxha – plaku i zgjuar i Dibrës, i mbiquajtur “Sokrati pa shkollë”

Dine Hoxha ose Hajredin Hazis Hoxha është lindur në një familje me tradita të thella patriotike dhe luftarake. Dine Hoxha ka qenë një ndër udhëheqësit kryesorë të forcave vullnetare dibrane, një drejtues i spikatur luftarak në luftën në Shkodër dhe për Shkodrën, që zgjati 6 muaj, ku edhe dhanë jetën 114 luftëtarë të paepur dibranë. Dine Hoxha ka vijuar më tej të përballet me pushtuesit serbë në përballjen e gjatë nëntë vjeçare veçanërisht në krye të forcave të Muhurit për t’i dalë zot vatanit. Ai është udhëheqës i luftës së Skërtecit, i betejës në Shkallët e Deshëve, në betejën e famshme të Lumës, në Qafën e Kolesianit, në rezistencën e Arrasit. Dine Hoxha protestoi energjikisht bashkë me 112 burra me peticion në Shkodër kundër veprimeve të Fuqive të Mëdha. Në 1925 hapi shkollën në Muhurr e në Luzni. Edhe në rrugën e Kavajës ka ndërtuar Xhami që edhe sot e kësaj dite thirret “Xhamija e Dine Hoxhës”.  Dine Hoxha  shpesh është bërë edhe objekt i shtypit të kohës, për rolin që Dine Hoxha (Hajredini) kishte në Oborrin Mbretëror shqiptar. Nëse gjatë regjimit të Ahmet Zogut, mjaft nga gazetat e pavarura shkruanin për njerëzit që i qëndronin pranë si “dallkaukët e kombit”, “sahanlëpirësit”, “servilët”, “mjeranët e politikës”, për Dine Hoxhën shkruanin me shumë rezerva dhe me vlerësime të tilla të kujdesshme si: “Dibrani mendjendritur”, “Sokrati pa shkollë”, “Mbreti këshillohet nga plaku i zgjuar i Dibrës”, etj. Janë të njpohura debatet dhe përgjigjet në debate që Dine Hoxha dinte të bënte me çdo kategori mbretërore, ministrore apo mbretërore, si me Kontin Çiano, që la mbresa jo vetëm tek të pranishmit, por zgjoi kureshtjen edhe tek të huajt, si më 14.8.1920, me gjeneralin serb, por edhe me nënën e mbretit Zog si dhe me vetë A. Zogun. Për veprimtari të shquara është dekoruar me urdhëra e medalje të shumtë si “patriot i shquar i çështjes kombëtare, udhëheqës i malësorëve kundër pushtuesve osmanë dhe serbë”. Kjo është vetëm një përmbledhje e shkurtër për prijësat e Dibrës, si një trevë e “gatuar” me mençuri, trimëri dhe atdhetari, prandaj edhe është përjetësuar në vargje: “Djemtë e Dibrës djemtë e malit, të luajnë kapakun e ballit!”. Prandaj përshkrimi i disa figurave do të lërë një boshllëk për shumë të tjera. E megjithatë gjykuam për kohën, vendin Dibrën, pse jo të dy Dibrat, jo vetëm në kuptimin e qyteteve, por gjithë trevën  e “Maleve” e më tej për kontributin në lëvizjen kombëtare shqiptare në shekuj, ku me Dibër, kuptojmë një copëz Shqipëri, një copëz e truallit kombëtar, një vend ku zemereku dhe busulla kombëtare ka qenë gjithmonë e orientuar nga atdhetaria.

*

Filed Under: Histori

L’ÉCONOMISTE FRANÇAIS (1917) / ITALIA SHPALL PAVARËSINË E SHQIPËRISË NË GJIROKASTËR

December 19, 2021 by s p

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Dhjetor 2021


“L’Économiste français” ka botuar, të shtunën e 9 qershorit 1917, në faqen n°16, një shkrim në lidhje me shpalljen asokohe të pavarësisë së Shqipërisë në Gjirokastër nga qeveria italiane, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Romë, 6 qershor. — Qeveria italiane sapo ka shpallur pavarësinë e Shqipërisë me aktin e mëposhtëm të datës 3 qershor në Gjirokastër :
“Të gjithë popullatës shqiptare.
Sot 3 qershor 1917, në përvjetorin e lumtur të lirive statutore italiane, ne, lejtënant-gjeneral Giacinto Ferrero, komandant i organit të pushtimit (sundimit) italian në Shqipëri, me urdhër të qeverisë së mbretit Viktor Emanuel II shpallim solemnisht unitetin dhe pavarësinë e gjithë Shqipërisë nën kujdesin dhe mbrojtjen e Mbretërisë së Italisë.Me këtë akt, ju, shqiptarët, do të keni institucione, milici, gjykata dhe shkolla të lira të drejtuara nga qytetarët shqiptarë. Ju do të jeni në gjendje të administroni pronat tuaja dhe produktin e punës suaj, për përfitimin tuaj dhe për mirëqenien gjithnjë e më të madhe të vendit tuaj.Shqiptarë, kudo që jeni, ose tashmë të lirë në trojet tuaja, ose të arratisur në botë, ose ende të nënshtruar ndaj sundimit të huaj plot premtime, por në të vërtetë të dhunshëm dhe grabitës, ju që, nga një racë shumë e lashtë dhe fisnike, keni kujtime dhe traditat shekullore qe ju lidhin me qyteterimin romak e venecian, ju qe njihni bashkësinë e interesave italo-shqiptare mbi detin që njëkohësisht na ndan dhe bashkon, bashkohuni të gjithë, ju njerëz të vullnetit të mirë që keni besim në fatet e atdheut tuaj të dashur. Vraponi të gjithë nën hijen e flamurit italian dhe atij shqiptar, të betoheni për besim të përjetshëm në atë që sapo është shpallur sot në emër të qeverisë italiane për Shqipërinë e pavarur me miqësinë dhe nën mbrojtjen e Italisë.”

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 205
  • 206
  • 207
  • 208
  • 209
  • …
  • 709
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT