• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TUZI NË KAPERCYEJT E SHEKUJVE

December 13, 2021 by s p

NGA  NDUE  BACAJ  

 Qyteti i Tuzit  që e shohim sot si qëndrën administrative të trojeve shqiptare  të Malesise Madhe  e më gjerë  të mbetura jashtë kufirit politik të  Shqiperisë  të vitit 1913, ka historinë e tij qindra -vjeçare. Kjo histori, ndonse disi e  “mbetur” në kapercyejt e shekujve ka lënë  gjurmet e saj në këtë truall shqiptarie , që “jeton” sot  nën  juridiksionin  e  Malit  të Zi , me statusin e Komunës. 

 TOPONIMI  TUZI …

Megjithse Tuzi në dokumente të shkruara gjindet vetem në vitin 1335 (pra disi i vonë)  , keto troje kanë pasur emer pasi kanë qënë të banuara nga banoret autokton ilir  qindra vite para toponimit Tuzi , Tussis apo ndonjeherë Tushena (Tuscena )… Madje  duke qënë në afersi të qytetit  historik të Diokles (Dukles), e më vonë pjesë e komunes së njohur të Zetës (Superiore), Tuzi ka qënë një qender urbane  mjaft e njohur për kohën. Në dokumentin e Deçanit të vitit 1335 permendet “Katuni Arbanas” kryetari i të cilit  ishte  Llesh Tuzi . Ky ishte fshati Tuz  i kadastres  së Shkodres të vitit 1416 mbi bregun lindor të liqenit të Shkodres me 16 shtepi të vetë tuzeve. Por krejt  fisi i Tuzit ,vendi i të cilit  shkonte prej lumzit të Rrjollit në bregun lindor e deri në Vir (..kullot dimerore), mbi bregun perendimore të liqenit kishte në vitin 1416 , 150 shtepi  e 500 luftëtarë…1.  Me 1485  vellazeria e tuzeve  gjendet e vendosur  në disa fshatra  që ruanin ende emrin e fisit nga rridhnin  si: Damniç-Tuz  , Bgur-Tuz , Kuqik-Tuz , Istulush-Tuz , Petroshan-Tuz  , Pistull-Tuz (i braktisur me 1485), Gjon -Tuz (truallisht) ,  Gradec -Tuz  ,  Shukovik -Tuz , dhe Podol -Tuz . Zgjerimi dhe shtimi i madh i kunoreve  në fisin e Tuzeve duhet të jetë  bërë me kohë  ,perderisa në vitin 1485 banoret e fshatrave  ku u ngulit vellazeria  mbanin kryesisht  mbiemra të ndryshem ,me perjashtim të shumë pakë familjeve që kishin ruajtur mbiemrin Tuz …2.  Në vitin 1582 Tuzi gjindet  në trajten e një emrit  të “shquar” Tuza , ku siç do ta shohim më poshtë popullsia e tij kishte filluar të perqafonte besimin e  pushtuesit  otoman…

BANORET  E  TUZIT …

Trojet e Tuzit ndër shekuj kanë qënë të banuara nga banoret autokton  të fiseve Ilire (kryesisht nga fisi  Labeat ) . Megjithse  gjurmet e ketyre banoreve të hershem  gjinden në trashigimi gojore , dhe ndër dokumente të ndryshme , e deri në libra të studiuesve të huaj e vendas, mjegullnajat e mesjetare  na kanë fshehur shume nga historia e banoreve të asaj kohe të Tuzit (qender urbane apo fshat..). Është pikrisht kjo  “arsye” që ne detyrohemi ta fillojme historinë  e banoreve të Tuzit  vetem në vitet 1416-1417 ,duke u bazuar në regjistrin e kadastres dhe  koncensioneve …të perpiluar ,kryesisht per qelllime taksash  nga (pushtuesit ) venedikas. Nga ky regjister në fleten 42/b  shkruhen emrat e ketyre kryefamiljareve:

Jurko  Tuzi  , krye

Leo      Tuzi

Nikolla  Tuzi , i madhi

Petro     Tuzi

Nikolla  Tuzi , i vogli

Pali       Tuzi , i madhi

Benko   Tuzi

Pali       Tuzi , i vogli

Pando    Tuzi

Tanush  Tuzi

Petan     Tuzi

Vigjec    Tuzi

Nika       Tuzi

Bogosklav  Tuzi , i madhi

Gjergj     Tuzi

Bogosklav   Tuzi , i vogli. 3.  

Siç shihet ketu kemi vetem 16 kryefamiljare e per rrjedhoje 16 shtepia , por në  ketë regjister rikonfirmohet siç shkruam më siper se  me “mbiemrin”e vendbanime  Tuzi  janë rreth 150 shtepi në fshatra të ndryshem të Malesisë  të asaje kohe…Duke ditur se shkruesi i  punsuar nga venediku ,ishte një sllav ,merret me mend edhe deformimi i disa emrave të kryefamiljareve  shqiptar , që  deformohen nga  Lekë në  Leo  , nga Pjeter në Petro ,nga Paulin në Pandi  apo perseri nga Pjeter në Petan e tjer ,gjë që  të bënë të “dyshosh” per emra sllav ,që në fakt janë  në shumicë emra katolik shqiptarë , ketë e verteton më së miri edhe mbiemri i perbashket TUZI. Natyrisht që  me fqinjet kemi marrë e dhënë ,duke perfsire edhe Homonime (emra njerzish)… Nga një deftere regjistrimi  i vitit 1485 (të  bërë kryesisht per grumbullimin e taksave nga pushtuesi i ri Otoman ) mesojmë se :  Fshati Tuz ,varej nga Zhabjaku dhe ishte timari i Hasan  Arnautit .Në  defter janë të shenuar emrat e kryefamiljareve si më poshtë:

1.Dimtri , i biri i Marinit

2.Leka  , i biri i Marinit

3.Leka  ,  i biri  Gjergjit                          

4.Ujku  ,  vellai i tij                                 

5.Gjoni   , i biri i Koles                           

6.Dedri  , i biri i Brankos                        

7.Ilia  ,  i vellai i tij                                 

8.Kola  , i  biri i Dimitrit                         

9.Dimitri  , i  biri i Petrit                         

10.Leka  , i biri i tij                                 

11.Jovani  , i biri i Bores (Bures)            

12.Bojkashi , i biri i Mirashit                  

13.Bardoshi  Siromah                             

14.Deda  , i biri i Palit                             

15.Nika  , i biri i Petrit                            

16.Vladi  , i biri i Tuzit 

17.Deda  , i biri i Maroshit

18.Tuzi  , i biri i Bjeles 

19.Andrija , i biri i Mihalit

20.Petri  , i biri Lazerit 

21.Nuna (Nona) , i biri i Nikes  

22.Deda  , i vellai i tij 

23.Marini  , i biri i Gjergjit

24.Marashi  , i biri i Lazerit 

25.Deda    , i biri i Bojkos 

26.Dosheri (Dusheri) , i biri i Bojkos

27.Tuzashi  , i biri i Nikes

28.Lazari , i biri i Andrijes

29.Pali  , i biri i Lleshit

30.Kola  , i biri i Nikes

Nga  30 kryefamiljarë ,që do të thotë  30 shtepia , gjashtë janë beqarë.4.  

Në defter janë  të shenuara  edhe të ardhurat që vilte shteti nga taksat, e prodhimeve  që  grumbulloheshin në Tuz edhe  nga katundet perreth.. Nga  Produktet  bujqesore  taksoheshin drithrat , perimet, rrushi etj.  Ndersa nga produktet blegtorale taksoheshin leshi ,lekuret ,mishi ,djathi e gjalpi. Gjithshtu ketu shenohen edhe taksat e prodhimeve të dyllit , mjaltes e alkolit…  Nga defteri  mesojmë se të  gjithë kryefamiljaret  ishin te besimit kristian ,me shumicë  të ritit katolik. Gjithashtu në defter shihet qarte se  otomanet nuk e vlersonin mbiemrin, ndaj  thuajse të gjithë kryefamiljaret nuk kane mbiemer real ,dhe per pasoje edhe mbiemri “TUZI” i trashiguar nga viti 1416 tashma nuk ekzistonte. Në regjistrimin e rreth njeqinde viteve më vonë  (1582) Tuzi  shkruhet nën juridiksionin e Potgorices.  Popullsia e Tuzit tregohet mjaft e madhe per kohen , dhe  kishte filluar të islamizohet. Konkretisht  shenohen  16 shtepia muslimane  kundrejt 138 shtepiave Kristiane …5. Mendojmë se  ky numer kaq i madh shtepiash nuk  i perket vetem  Tuzit  si fshat në vehte ,por është e mbartur nga viti 1485 ,ku perfshihen me “mbiemrin” Tuz  dhjetë fshatra të tjer të Malesisë dhe  kishin gjithseit 150 shtepia. Kjo vertetohet  nëse u referohemi  burimeve të tjera  të vitit 1614 ,ku per Tuzin shenohen vetem 30 shtepi me 70 burra të aftë per armë. Edhe në  kronikat e vitit 1671 dhe 1688 numri i shtepiave  është thuajse i njejtë (30 shtepia),por emri del disi i deformuar  nga Tuzi në Tushena ( Tuscena) dhe  shenohet si fshat që i mbeshtetej  Traboinit  të Hotit…6.  Duke qenë se Tuzi  ndodhej në fushe ,pa aleatet natyrore  (malet e kodrat),rezistenca  antiotomane ishte shumë më e veshtirë . Është edhe kjo një aresye qe ky vendbanim  nuk gjeti stabilitet zhvillimi per shumë dekada ,duke mbetur nje fshat i cili braktisej vazhdimisht nga banoret e tij. Një pjese leviznin pasi kishin  pranuar të hynin nën ombrellen joshese të pushtetit ,i cili i dergonte më në “gji” të hyqametit , duke kerkuar keshtu të joshte të tjeret. Ndersa qendrestaret  shpronsoheshin , vriteshin , ose u “qepeshin” maleve dhe kodrave per të shpetuar lekuren…  Deri në shekullin e XIX ,Tuzi  më shumë ishte thuajse  një qender  e ringritur kryesisht per  infrastrukturen shtetrore osmane ,ku binin në sy  vendkomanda , garnizoni  ushtarak , ndonjë vendbanim i administrates dhe hierarkeve ushtarak , magazina e pak shtepi të shqiptareve që kishin “guxuar” të afroheshin me  pushtuesit otoman. Në Tuz u afruan  tregtarë  të mallrave ushqimore dhe veshmbathjeve që furnizonin  strukturat e ushtrrise e administrates , por  krijuan edhe rrjetin e tregtise me zonat e fshatrave perreth…Ta themi hapur deri në fillimet e shekullit XX ,në Tuz nuk banonte thuajse asnjë familje katolike. Është interesant se perkunder ketij kontrolli “fanatik” otoman në Tuz  (sipas dokumenteve) kishin të ndertuar  objektin e kultit musliman vetem në vitin 1907, me emrin xhamia e “Qazim Beut” ,që pavaresisht nga rikonstruktimet e viteve ekziston edhe sot në fillimet e shekullit XXI.  Se si ishte katandisur  Tuzi per shekuj e pershkruan  në korrik te vitit 1918 fetari dhe filozofi  At Anton Harapi  kur shkruante : “ Tuzi qytet ! Po ,as katund  se ma qytet jo se jo ; një grumbull 15 – 20 shtepiash disi më të afrueme se ato ndër male. Shtatë –tetë dugajë, e shumë pijetore ,vetem dy-tri shtepi pak si kush, të ndertueme per zyre ,të tjerat shpernda mbarë e  mbrapshtë pa kurrfarë  lidhnije njera me tjetren. Perball tyre udha e madhe e gjanë për nji log a boulevard, por as ajo krejt e drejtë, veç disi e lakueme  duke ndjek vinë e mullirit ,uji i së ciles  dahet prej Cemit  e hupë që në Stanaj të Grudes  e vjen e del dhe perbri Tuzit ,ku perdoret per me blua ndër mullinjë  e per me ujitë toket. Aty nuk sheh  veç malsorë të Hotit ,Grudes , Trieshit  e të Kojes. Katundarë të fushes ,ndonjë malazez, kokrra kokrra ndonjë shkodranë a podgoriçan ardh aty per tregti,ata pakë zyrtare e mandej ushtarë . Vendi ka një gjysem jete…7.  Sipas trashigimise gojore vellazerite më të vjetra  të cilat u vendosen  në Tuz  janë; Axhoviq ,Kerniq  ,Tuzoviq ,Deceviq ,Dresheviq ,Koqiq ,Pepiq ,Lekiq ,Muleshkoviq ,Paleviq , Nikoviq dhe Peceviq…8.  Siç shihet mbiemrat e ketyre fiseve shqiptare  kanë marrë  prapashtesen sllave “IQ”.. Gjithsesi ne menduam që ketu ti paraqesim fiset  me mbiemrat e tyre shqiptarë , duke i “kthyer” në identitet..të cilet janë : Haxhaj , Dreshaj , Tuzaj , Decaj , Pepaj , Lekaj , Palaj , Nikaj , Pecaj e tj.. Një studiues tjeter malsore shkruan se derisa në Tuz nuk kishin filluar të zbresin  nga rrethi i ketyre aneve , kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë  edhe sot keto fise :

1.Palaj   ,bajraktar

2.Skorraq ,Tuzoviq

3.Haxhaj

4.Treshaj ,vojvod

5.Decaj

6.Dakaj

Perveç ketyre fiseve në Tuz jetojne edhe  Peceviqet ,që rrjedhin nga Lulgjurajt , Sukoviqet që rrjedhin nga Pikala–Kalaj ,Kerkanoviqet fis nga Lulgjurajt , Lekiqet nga vellazeria Nikaj të Ksheves, Qetkaj  (Qetkoviq); Puraj te Llaparit (Luhar) (Nga Gruda N.B.), Tuzoviqet janë një gjak me Gojçajt e Skorraqit. Ma të afermen  kanë shtepin e Pjeter Gjonit në Skorraq.  Deri vonë janë thirr Skorraq (Hot) , sipas vendit  prej të cilit janë ulur e pastaj që nga viti 1945 ,Tuzi ( Tuzoviq… Haxhajt jane prej Rapshes Hotit ..Decajt jane fis prej Gurit Zi (Shqiperi) , Dreshajt prej Temalit…Muleshkajt jane vellazen me Lejçajt e Bozhajve të Hotit , Fisi Koqiq janë nga fisi i Ulajve të Kojes ,por i Islamizuar  e tjer ,që janë  me origjinë të pakontestuar  shqiptare ,pavaresisht nga  gjurmet (herë të forta e herë të buta) të sllavizimit ndër mote…9.  Pas luftes Dyte  Botrore  individ  dhe familje nga Tuzi dhe nga lagjet e tij migruan në qytete të ndryshme të Malit Zi  si në  Potgoricë ,Nikshiq , Tivar e tjer…Popullsia e Tuzit  në vitin 1948 shenonte 244 banesa me 1118 banore , në vitin 1953 – 262 banesa  me 1286 banorë  , ne vitin 1961 – 326 banesa me 1609 banorë  , në vitin 1971 – 385 banesa  me 2059 banorë  , në vitin 1981 – 469 banesa me 2720 banorë , në vitin 1991 – 542 banesa me 2722 banorë . Në vitin 1998  Tuzi kishte gjithseit  676 banesa me 3237 banorë , nga të cilat  vete Tuzi (pa lagjet e veta) kishte 494 banesa me 2424 banorë  ,ndersa lagjet : Shipshaniku me  92 banesa dhe 403 banorë  ,  Rraxa e Vulajve me 7 banesa dhe 57 banorë  ,Karabushko Pole ( Fusha e Badrave) , si lagje e re me 69 banesa dhe 305 banorë…. Po në vitin 1998  sipas besimeve në Tuz numroheshin 1735 besimtarë musliman ,  1488 banorë katolik dhe veten 14 banorë ortodoks….10.  Qyteti i Tuzit  regjistron mbi gjashtë-mijë  banorë, ndersa  si komunë urbane ka gjithseit rreth dymbëdhjetë-mijë banorë, ku dhjetë-mijë nga këta janë shqiptare dhe vetëm rreth dymijë janë  jo shqiptare.. Qyteti i Tuzit tre dekadat e fundit ka pasur një zhvillim demografik mjaft të madh , ku kanë ardhur për të jetuar mjaft familje nga trevat  shqiptare të Malesisë së Madhe e më gjerë të mbetura nën Republiken e Malit Zi ..Tuzi është sot vendi ku mund të takosh pjesë të familjeve , fiseve apo të  Maleve të Malesisë ,të cilet janë edhe qytetarët e këtij qyteti të vjeter e të ri…

“SIMBOLE” TË TUZIT: 

-Xhamia e “Qazim Beut” e ndertuar  në vitin 1907…

–Kisha famulli e “Shen Antonit” (Shna Ndout) e ndertuar në vitet 1929- 1930 nga At Marjan Prela, por  edhe me ndihmen  financiare të  grudasve ; Tom Bishi Ivezaj  , Pjeter Pretashi Berishaj , Tom Baci  Prekoçaj e tjer.  Në ketë famulli mbledhen për të parë meshë e per tu lutur  perveç besimtareve katolik të qytetit edhe të fshatrave perreth ,ku të gjithë se bashku  janë  më shumë se 5000 besimtare katolik. Në oborrin e  kishes shendrisin edhe dy shtatore –shenjëtorësh shqiptarë (hyjnorë  e toksorë),ajo e shenjëtores hyjnore Nënë Tereza ,dhe  e shnjëtorit toksorë të shqiptarisë Dedë Gjon  Luli… 

-Mulliri i vjeter , një pjesë e të cilit ende “funksionon” .

-Prroni i Urreles që dikur  me rreshjet e shumta të dimrit  apo vjeshtes  permbyste  pjesë të Tuzit . Disiplinimi i prronit  ka filluar  që në vitin 1914 , ku sot Urrela ka shtratin e vet të sistemuar.

-Ndër shekuj  banoret e Tuzit edhe pse të pakt në numer ,kanë marrë pjesë në shumë ngjarje historike në mbrojtje të trojeve shqiptare.

Edhe në rezistencen ndaj pushtuesve Tuzi është shquar ndër shekuj ,ku si shembull po marrim Venedikun i cili nuk guxonte të merrte  masa të dhunshme ndaj 500 shtepiave të Tuzit (Tuzenit)…11.  

Por ne po veçojme vetem disa nga evenimentet më sinjifikative  që    lidhen me emrin e Tuzit në kohë më të vona si :

-Protesten e dates  2  maj 1880, kunder aneksimit të trojeve shqiptare nga Mali i Zi ,ku  perveç perfaqesuesve të Hotit ,Grudes, Kelmendit  me Bogen marrin pjesë edhe perfaqesuesit e Tuzit..

-Me daten 16 korrik 1880 në Tuz nenshkruhet  deklerata  e vendosmerisë të krerve të Malesisë së Madhe per mbrojtjen e trojeve të tyre  nga sulmet e Malazezeve , pavaresisht nga qendrimi i pushtuesit shekullore otoman  dhe fuqive  të medha të Europes së kohes.. Me 19 shtator 1880  në Tuz u mblodhen kreret e Hotit e tjer  të cilet i rikonfirmojne konsullit austrohungarez, Lipih, qendresen kunder Malit të Zi.12.  

–Çlirimi i perkohshëm i Tuzit nga pushtuesit turko-osman me daten 28 mars 1911, kur  kryengritësit malësorë të udhëhequr nga trimi i urtë i atdhetarisë Dedë Gjon Luli me shokë e tij të shqiptarisë arriten të çlirojnë  “kryeqendren” e Malësisë nga pushtuesit otoman , duke shkaterruar infrastrukturen  ushtarake e civile si ; dy kazermat  , furren e bukes per ushtrinë turke , magazinat dhe  ndertesen  e kajmekamit (nenprefektit) e tjer..

-Deçiqi “kunora” e Tuzit , ku trimat shqiptare ngriten flamurin e Gjergj  Kastriotit Skenderbe me 6 prill 1911. Sot simbolin e Deciqit e mban ekipi i futbollit të Tuzit.. 

-Në vitin 1941 ,Tuzi me dekretin  e  7 gushtit behet qendra e Nenprefektures së  Malesise së Madhe Etnike.Megjithse ky  dekret vinte nga pushtuesi fashist edhe  per qellime propogandistike , ”aroma” e  ribashkimit të trojeve të ndara  ne vitin 1913 , nuk u shua asnjeherë…

-15 dhjetori i vitit 1944 ,”njihet” edhe sot  si dita e çlirimit të Tuzit nga pushtuesit nazi-fashist, por për çdo shqiptarë të vertet ajo është njekohesisht edhe dita e ripushtimit sllavo-komunist…

-Tuzi  pas ripushtimit sllavo-komunist (nën Malin e Zi e ish Jugosllavi) ishte Komunë në vehte deri në vitin 1958… Më pas në çdo lloj organizimi (edhe komunë urbane) ishte e mvarur nga Potgorica deri në zgjedhjet lokale të vitit 2019, kur fitoi statusin e Komunës me të drejta të plota si të gjitha komunat e tjera në Mal të Zi…

-Shkolla e parë  që  është hapur në Tuz  i ka  “rrenjet” në vitet 1907-1912 , në mejtepin 4 vjeçarë ,ku mesohej vetem turqisht. Pas viteve 1913-1916 ketu u mesua vetem në gjuhen serbo-kroate. Në vitet 1916–1918 ,nën pushtimin austrohungarez  u mesua  në gjuhen shqipe. Pas vitit 1918 deri në vitin 1941 u rikthye  mesimi vetem në gjuhen sllave. Shkolla ka funksionuar gjithnjë me sistemin kater vjeçare. Mbas vitit 1945 në Tuze  filloi të ringrihet sistemi arsimore fillore , e deri tek ai 8 vjeçarë ,në dy gjuhë ; serbish dhe shqip. Në vitin 1979-1980 filloi të ndertohet godina e shkolles së mesme  në Tuz  po në dy gjuhë (shqip dhe Serbisht)…

-Në vitin 1978 u hap një sallë leximi e cila dalngadal u transformua në Bibliotekë.

-Pasi renies të regjimit komunist edhe në Tuz kanë “fryrë erërat” e pluralizmit politik, ku spikatë themelimi i disa partive politike shqiptare e më gjërë, nën siglen e të cilave konkurohet si në zgjedhjet parlamentare e ato lokale…Gjithashtu u krijuan disa shoqata  me karakter politik , kulturor, patriotik dhe etnik si shoqatat “Iliricum”,  “Don  Gjon  Buzuku”, “Dedë Gjon Luli”, “Rapsha”, “Gruda”, “Dinosha” e tjerë…

-Në vitin 1998 per herë të parë në historinë e Tuzit  themelohet Radiostacioni  “Mir”-Studio Teuta ..13.  

-Me një maj të vitit 2002 fotografi  profesionist nga Gruda , Shtjefen  Ivezaj (në shtepin e tij ) krijon Muzeun Etnografik (Lekaj-Tuz ). Me matrialin e  sistemuar në dhomat e muzeut  zotri Shtjefni  ka “ndertuar” një histori  autoktonie mbi  2500 vjeçare të ketyre  trojeve etnike shqiptare e më gjërë. 

-Me daten 28 nentor 2001 (në diten e 89 vjetorit  të shpalljes së pavaresisë) së Shqiperisë i paharruari Tom Bojaj  themelon Televizionin “BOIN”, dritaren e hapur për të gjithë shqiptaret e Malesisë e më gjërë, ”dritare” që  shperndan papushim rreze të drites e jetës europerendimore të ketyre trojeve. 

–Tuzi sot , është  qendra e komunes  me të njejtin emer , ku “administrohen” malet,  “fiset”, katundet apo fshatrat e  gjysmës së Malesisë së Madhe Etnike e më gjërë të mbetura nën shtetin e Malit të Zi.  Këtu “takohen” shumica e emrave dhe mbiemrave të trashigimtareve , të fiseve të Grudes, Trieshit, Traboinit, Kojes  e tjer…të cilët mbi të gjitha ruajnë  vlerat më sinjifikative të shqiptarisë, ndonse jo rrallë në një ambient politik – shtetror  të republikes së Malit të Zi, që megjithse jemi në shekullin e XXI  ai shpesh ngjason me shekujt që kemi lënë pas. Tuzi deri në vitin 2019 ka qënë në nivelin e një komune urbane (komunë rrence), me varësi nga Potgorica . gjë që shqiptarëve autokton u kishte ndaluar thuajse krejtesisht flamurin shqiptar , ndersa në vend të tij në Tuz mund të valonte edhe flamuri Kinez , gjë që ne shqiptarëve na kujton kohen e komunizmit tonë që  shqiptaret e Kosoves e viseve të tjera të Shqiperisë Etnike kishim të drejtë, maksimumi ti quanin miq , ndersa kinezet vëllezer… Por sot kohrat kanë ndryshuar edhe për Malit Zi i cili sado te mundohet nuk mundet ta bajnë mbas krahut kohën… Nga viti 2019 Tuzi është komunë me të drejta të plota ligjore si të gjitha komunat e tjera në Malin e Zi, ku ka fituar edhe disa të drejta të promovimit të simboleve të historisë e trashigimisë kombëtare shqiptare…

REFERENCAT: 

1.Milan Shuflaj, Serbet e Shqiptaret ,fq.152…Shtypyr në shtypshkronjën KUMI, Tiranë 2002. 

2. Defteri i Regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres  i vitit 1485 , fq.37. 

3.Regjistri i Kadastres dhe koncensioneve…fq.53.  

4.Defteri i  Regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres i vitit 1485,fq.397. 

5.Perparime  Huta , Fshati ne  Sanxhakun e Shkodres ne shek.XV-XVI , fq.155. 

6.Giuseppe  Valentini , Il Diritto delle Comunita ,fq.361. Citim nga F.Bolica dhe  Gaspri..Firence 1956.  

 7.Anton  Harapi ,Vale  mbi Vale ,fq.96- 97 .

 8.Zef Kalaj ,Levizja mekanike e popullsisë së Malesisë Madhe 1948-1998, fq.205.

9.Lulash N.Palushaj ,Malesia dhe Fiset e Saj ,fq.359 – 361 ,pjesa e I-re. 

10.Zef Kalaj , po aty , fq.204-206. 

11.Oliver Jens Schmitt ,Arberia Venedike-1392 – 1479 , fq.562.

12.Akte të Rilindjes Kombetare  Shqiptare…1878-1912 ,fq.100-114.

13.Zef  Kalaj ,po aty fq.200.

Filed Under: Histori

Duke kujtuar Asdrenin (11 prill 1872 – 11 DHJETOR 1947), autorin e tekstit te Himnit tone Kombetar, ne pervjetorin # 74 te vdekjes…

December 11, 2021 by s p

Saimir Z. Kadiu

Më 1937 u kthye në Shqipëri nga Bukureshti pas 48 vjetesh për t’u çmallur me atdheun. U prit me dashuri të jashtzakonshme. E paharruar qe vizita që bëri në Shkodër, së bashku me Lasgushin e ri, me këngëtaren Tefta Tashko dhe pianisten Lola Aleksi. Ditët kremtore, organizuar në Kinema Rozafat nga Ernest Koliqi, vunë në kontakt me intelektualët më të lartë të qytetit të Veriut, dy breza poetësh të mëdhenj: brezin e parë, përfaqësuar nga Atë Gjergj Fishta e Asdreni dhe brezin e dytë, nga Ernest Koliqi e Lasgush Poradeci. Ky takim u përjetësua përmes aparatit fotografik të Marubit. Fotografitë, të cilat sot na paraqiten si të rralla e të panjohura, qenë tepër të njohura për kohën, sepse u botuan në të gjitha organet kryesore të shtypit. Ishte ky një rast i jashtëzakonshëm për të dy poetët e mëdhenj të Toskërisë, që u njohën së afërmi me dy të mëdhenjtë e Gegënisë, e sidomos me Atë Gjergjin. Mbresat e jashtëzakonshme këtyre takimeve, ende të panjohura, do t’i shtonin faqe të reja jetëshkrimit të katër të mëdhenjve të letërsisë shqipe.Pas shtegtimeve plot mall nga Jugu në Veri, Asdreni u kthye rishtas në Bukuresht, ku vijoi jetën e tij prej murgu, kushtuar krejtësisht bashkësisë së shqiptarëve të Rumanisë, e jo më pak, gjithë shqiptarëve për të cilët, siç e tregojnë titujt e veprave të tij: ëndërroi, derdhi lote, dëshiroi rreze dielli e lirie. E mbylli sytë në një shtëpi që i ngjante më shumë kasolles, në rrethinat e Bukureshtit me 11 dhjetor 1947.

Filed Under: Histori

Mbi kolaboracionizmin gjate Luftes se Dyte Boterore ne territorin e shtetit shqiptar

December 10, 2021 by s p

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi

Patriotet “tradhetare” dhe Internacionalistet bashkepunetore ne shtypjen popullit te Kosoves.Kriteret politike të Europës Perëndimore të përcaktimit të kolaboracionizmit, për gjykimin politik të shqiptarëve, mund të përdorën vetëm me shumë rezerva. Kolaboracionizmi në rastin shqiptar, njëlloj si në vendet e tjera, ka qenë një kolaboracionizëm fluid, i paqëndrueshëm dhe i ndryshueshëm; ka pasur arsye të ndryshme, që nisin nga nevojat për mbijetesë dhe pragmatizmi, deri tek preferencat filo italiane, filo gjermane, por asnjëherë një prirje të mirëfilltë ideologjike fashiste dhe të mbarsur me nevojën e një mbështetjeje në realizimin e aspiratës kombëtare të një vendi të ndarë në pjesë në trungun e vet nacional.Studimin e Historise se Shqiperise nga 7 prilli 1939 deri me 11 janar 1946 e kam konceptuar te ndarë në tre pjesë, që korrespondojnë me tre regjime. Mes tre periudhave ka një vazhdimësi dhe ndërlidhje fenomenesh, që ndryshojnë kah dhe zhvillohen në mënyra të ndryshme në pjesët e ndryshme të “Shqipërisë së Vjetër” dhe të “Tokave të Lirueme”. Bëhet fjalë për tre regjime, që vinin përkundër prirjes normale të zhvillimit të Shqipërisë Tradicionale deri me datën 7 prill 1939, dhe për rrjedhojë në këto tre faza, shtresa të ndryshme të popullsisë, elitat, krahinat e vendit, reaguan, u sollën në mënyra të ndryshme, por gjithsesi brenda tre linjave kryesore: a.Akomodim me Ushtritë Pushtuese.b.Rezistencë që varion në kohë dhe në hapësirë brenda Shqipërisë.c.Bashkëpunim me pushtuesit.Bashkëpunimi shënon një marrëdhënie aktive me pushtuesin, ose me uzurpatorin e paligjshëm të pushtetit, ardhur jo përmes zgjedhjeve të lira, që prodhojnë pushtet sovran, në dëm të popullsive të pushtuara ose të shtypura; Akomodimi nënkupton një pajtim shumëfaqesh dhe të përshkallëzuar me pushtuesin, ose me uzurpatorin e pushtetit. Ky akomodim varet nga afërsia relative, si me bashkëpunëtorët, ashtu edhe me rezistencën. Me Rezistencë nënkuptojmë kundërshtimin aktiv ndaj pushtuesit fashist të vendit, ose uzurpatorit komunist të pushtetit.Koncepti i bashkëpunimit është njëkohësisht i kontestuar, por edhe një fenomen shumëdimensional. Në rrethanat e Shqipërisë së indoktrinuar për një përiudhë të gjatë nga pikëpamja politike dhe ideologjike në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, termi kolaboracionizëm ka fituar një konotacion pezhorativ dhe polemik, mbasi deri më tash, ky term ka nënkuptuar thjesht bashkëpunimin e forcave vendase politike me autoritetet ushtarake dhe politike të vendeve pushtuese të Boshtit Qendror, me Italinë Musoliniane, më pas me Gjermaninë Hitleriane, ndersa ne Tokat e Lirueme pas nentorit 1944, me UNCJ dhe autoritetin e ri shteteror Serb dhe Jugosllav.Në këtë mënyrë, termi është bërë sinonim i tradhtisë dhe adoptimit me pozicionet ideologjike të Fashizmit dhe Nazizmit, gjë që nuk është i saktë në rastin shqiptar.Kolaboracionizmin ne studimin tim “Shqiperia dhe Tokat e Lirueme, 1939-1946” eshte analizuar në këto dimensione: 1.përmasa e parë i referohet modaliteteve politike dhe legale të bashkëpunimit: A ka ndjekur kolaboracionizmi kornizat e një traktati formal ? Ato që nënshkruan këtë traktat bashkëpunimi, a përfaqësonin aktorët e ligjshëm politikë të vendit? Kjo është pyetja e parë, që duhet t’i jepet përgjigje kur të analizojmë vendimet e fshehta dhe ato të hapura, të ndërmarra nga aktorët politikë, të muajit prill të vitit 1939, të muajit shtator të vitit 1943 dhe të janarit të vitit 1946. 2. Përmasa e dytë i referohet hapësirave politike, në të cilat u praktikua bashkëpunimi: a ishte një bashkëpunim politik, ushtarak, kulturor, ideologjik ose ekonomik? Ku qëndron diferenca ndërmjet procesit të përuljes së Shqipërisë në periudhën prill-qershor të vitit 1939 me Italinë dhe Musolinin? në periudhën shtator-nëntor të vitit 1943 me Wehrmacht-in? dhe në fund, me procesin e lënies së lirë të largimit të “Tokave të Lirueme” dhe pjesëmarrjes ushtarake në kthimin me dhunë të kësaj hapësire në harkun kohor të periudhës nëntor i vitit 1944 deri në qershor të vitit 1945 nga ana e Divizioneve të UNÇSH dhe procesin e bashkëpunimit me Jugosllavinë në implementimin e një regjimi shkatërrimtar mbi Shqipërinë e Veriut dhe për Elitën në përgjithësi? 3. Dimensioni i tretë bën dallimin ndërmjet bashkëpunimit politik dhe mbështetjes sociale dhe kulturore. Këtë dimension duhet ta kemi parasysh posaçërisht për bashkëpunimin masiv të elitës dhe popullsisë së “Tokave të Lirueme”, për nevojat të procesit ri-integrues në Shqipërinë andërr të tyre, dhe procesin e arsimimit dhe mbrojtjes fizike të popullsisë, në periudhën e okupacionit, që kjo popullsi e konceptoi si liri nga sundimi serb dhe jugosllav. 4 Dimensioni i katërt përfshin studimin e arsyeve për shtysën themelore drejt kolaboracionizmit dhe bërjen e dallimeve ndërmjet bashkëpunimit të sforcuar, bashkëpunimit të detyruar nga nevoja për mbijetesë (attentisme) dhe bashkëpunimit të mirëfilltë, si tradhëti ndaj interesave të vendit. Ky kolaboracionizëm, që lidhet sidomos me rrethanat e fillimit të luftës civile nga komunistët shqiptarë, pas urdhërit të Enver Hoxhës për luftë kundër BK, së paku nga muaji nëntor 1943, është krejtësisht i dallueshëm nga përcaktimi i kolaboracionizmit bazuar mbi identifikimin ideologjik, ose ai i bazuar mbi arsyetimin e nevojave shtetërore. Kjo lloj ndarjeje është krejt e qartë në rastin e një vendi të varfër dhe një shoqërie fisnore në Veri të vendit, posaçërisht aty ku njerëzit prireshin të merrnin/përqafonin qëndrimin e prijësit krahinor dhe rreshtimit, që vendosnin familjet e mëdha ose bajraktarët (Mirditë, Dibër, Lumë, Has, Malësitë e Veriut etj.). Në rastin e Shqipërisë po ashtu, një çështje kyçe është kuptimi i ndasive politike para-ekzistuese, e lidhur me ekzistencën e një opozite të rëndësishme nga ana e elitës liberale dhe intelektuale të Shqipërisë, me regjimin e Zogut, dhe me ekzistencën e disa krahinave në Veri, ndaj të cilave në kohë, Zogu kishte ushtruar dhunë dhe shtypje me forcën e armëve (Mirditë, Dukagjin). Elita liberale dhe demokratike do ta përjetojë rënien e Zogut si shpëtim nga autokracia dhe heqje e pengesës politike për europianizim të përshpejtuar nën kujdestarinë e Italisë. Krahinat e shtypura nga Zogu, me ardhjen e italianëve, do të përjetojnë një lehtësim nga regjimi pararëndës dhe po ashtu shanse më të mira e më të përshtatshme zhvillimi dhe shërbimesh ndaj popullsisë së zonave malore shqiptare. Pastaj, në rastin e Shqipërisë pas nëntorit të vitit 1943, si bashkëpunimi ashtu edhe rezistenca, nuk mund të kuptohen pa pasur parasysh situatën e Luftës Civile në mes LNÇ dhe BK fillimisht, dhe pas 28 qershorit 1944, ndërmjet LNÇ dhe gjithë shqiptarëve të tjerë që kishin luftuar madje edhe kundër okupatorit fashist. Në qoftë se përpiqemi të vlerësojmë drejtë bashkëpunimin ushtarak, ne duhet të shohim edhe dhunën e ushtruar në fshatra dhe krahina të caktuara të Shqipërisë, nga forcat e LNÇ të komanduara nga PKSH (Kelmend, Shkrel, Kastrat, Mat, Dibër, Lumë, Dukagjin, Mirditë, Drenicë, por edhe në zona të caktuara të Jugut), si forca kolaboracioniste me shovinistët e PKJ. Në shtypjen e kryengritjes së Malësisë në shkurt 1945, trupat shqiptare bashkëpunuan me ushtrinë jugosllave, ndërkohë që për transportin e kosovarëve në muajt mars, prill, maj qershor të vitit 1945, ushtria jugosllave hyri në territorin e Shqipërisë në itinerarin Morinë, Kukës, Fushë Arrës, Shkodër, Muriqan. Bashkëpunimi nuk është vetëm fenomen shqiptar, por ka përfshirë shumë rajone në Gadishullin Ballkanik. Bashkëpunimi në dukje i forcave nacionaliste në Shqipërinë e Veriut dhe në “Tokat e Lirueme”, është i lidhur me një proces mbrojtjeje ndaj invadimit të Divizioneve I dhe II të UNÇSH në veri të Lumit Shkumbin, ose për shkak të invadimit të forcave nacionaliste partizane jugosllave dhe maqedonase në Kosovë, Dibër, Tetovë Gostivar, Malësi, në rrethanat e tërheqjes së forcave gjermane. Një shpjegim i kujdesshëm i duhet dhënë rezistencës së armatosur të popullsisë së Çamërisë përkundrejt forcave të EDES në rrethanat e zbrazëtirës së krijuar nga tërheqja gjermane. Rezistenca e popullsisë së Çamërisë ishte mbrojtje e popullsisë civile nga trupat e parregullta andarte. Po ashtu, faktorët ushtarakë krahinorë, nevoja e ruajtjes së krahinës së paprekur nga raprezaljet, si të forcave të ushtrive të huaja, ashtu edhe të forcave partizane që hynë në veri jo si çlirimtarë, por si uzurpatorë, ndikoi në keqpërdorimin e cilësimeve ndaj pjesëve të ndryshme të vendit.A mund të ndërtojmë një një tipologji të bashkëpunimit në rastin e Shqipërisë? Duke ndjekur modelin gjegjës të ofruar përgjithësisht nga studiuesi Davide Rodogno (Davide Rodogno, Il Nuovo Ordine Mediterraneo, Le politiche di occupazione dell’Italia fascista in Europa (1940-1943), Torino 2014) dhe në shqyrtimin e mundësive metodologjike që përfshihen në studimin e kolaboracionizmit (bashkëpunimit) jam perpjekur të përpiloj një skemë të adoptueshme në rastin shqiptar në tërësi.1. Kolaboracionistët profashistë: kanë qenë një grupim shumë i vogël dhe i papërfillshëm numerikisht, jo tërësisht i bindur në fashizmin e tyre, sa në nevojën e një ndërlidhjeje të së ardhmes së Shqipërisë me Italinë. Në këtë grupim bënin pjesë anëtarët më të lartë të Partisë Fashiste Shqiptare dhe një pjesë, por jo e gjitha, e anëtarëve të qeverive të para shqiptare nën Italinë. Dua të ndaj anëtarë të caktuar të qeverive kolaboracioniste, për faktin që një pjesë e tyre janë nisur nga ambicie personale, ose profesionale dhe kanë operuar jashtë linjave të tyre me një indipendencë në plotësimin e nevojave publike dhe nacionale shqiptare (hapja e shkollave në Kosovë, proceset e zhvillimit të reformave arsimore, botimet albanologjike, krijimi i institucioneve të mbrojtjes kombëtare, zhvillimi ekonomik i vendit nën sponsorizimin financiar italian, etj.). 2. Bashkëpunëtorët politikë nga “Tokat e Lirueme” dhe nacionalistët shqiptarë nga gegnia dhe toskëria, shërbimi i të cilëve ishte i lidhur me një endërr nacionale për bashkim kombëtar, më shumë se sa si pasojë e ndonjë ndjeshmërie te veçantë ndaj italianëve/gjermaneve.3. Grupet ndihmuese shqiptare të Milicisë Fashiste, të bashkëpunëtorëve shqiptarë në procesin e shtypjes së kryengritjeve të armatosura, të cilët kryen krime ndaj kundërshtarëve politikë, shërbyen me vendosmëri pushtuesit në arritjen e objektivave të veta pushtuese në Ballkan (Milicia Fashiste dhe Divizioni SS “Skanderbeg”, ky i fundit me kufiza, autoret e masakres se 4 shkurtit 1944);4. Grupimet që i dhanë pushtuesit një bashkëpunim taktik dhe ushtarak autonom, pa bashkëpunuar në operacionet ushtarake, por veç duke dhënë forca të gatshme për ruajtjen e rendit në krahinat gjegjëse (Mirdita, Mati, Dibra, etj.).5. Grupimi tjetër ka të bëjë me përfaqësuesit e Regjencës nën pushtimin gjerman, të cilët, sipas analistëve të SOE britanike, nuk ishin figura pro-naziste, por ata më së shumti qenë nisur nga deshira për të shpëtuar vendin nga anarkia dhe morën përsipër ta shpëtojnë atë, pa kuptuar grackën gjermane dhe rrjedhën ndërkombëtare të ngjarjeve, ku ishte vendosur vendi ynë. Gracka politike dhe ushtarake në të cilën u vendos ky grupim i nacionalistëve të pakompromentuar me fashistët italianë, ka qenë i lidhur me skemën gjermane, e cila ka qenë e përqendruar në nxitjen e nacionalizmit dhe patriotizimit tradicional, përmes njohjes së pavarësisë dhe neutralitetit të shtetit shqiptar në kufijtë entikë. Ata kanë qenë një grupim i gjërë, që nuk mund të pajtohej me politikën ekstremiste të PKSH dhe LNÇ kundër shtresave sociale të Shqipërisë tradicionale dhe me objektivat e tyre shkatërrimtare jugosllavë. Projektimi që bënë gjermanët për zgjedhjen e të tillë njërëzve të shquar si Lef Nosi, Patër Anton Harapi, Mehdi Frashëri, kishte si qellim shkatërrimin potencial të dobishmërisë të të tilla figurave, duke i bërë ata të papërdorshëm për politikat Aleate, sikurse ndodhi në të vertetë. Vetë përsoni i zgjedhur nga gjermanët (Majori SS Schajer) për të kryer rekrutimet ndër detyrat shtetërore të shtetasve shqiptarë, është provë e një veprimtarie të paramenduar kurthi nga ana e pushtuesit të ri, për ajkën e nacionalizmit reformator dhe intelektual shqiptar. Gjermanët operonin në terma të përkohshme. Atyre u duhej shërbimi i njërezve të ditur dhe të ndershëm të këtij vendi vetëm për pak muaj dhe nuk u interesonte se cili do ishte fati i tyre i ardhshëm në Shqipëri, pasi ky tranzicion i operacioneve gjermane do të përfundonte.Studimi qe kam realizu nuk ka synuar ne asnje rast diskualifikimin e fitores partizane ndaj nazifashizmit, por shkrimin e një historie të drejtë, që priret të shpjegojë realitetin shqiptar në tërësi, edhe kolaboracionizmin në përmasën reale, në tipologjitë, në thelbet e veta dhe variacionet; procesin e tejkalimit kriminal të objektivave të rezistencës, që në kohën e luftës nga ana e LNÇ dhe përdorimin e luftës kryesisht për objektiva të pushtetit, eliminimin e elitës së vjetër dhe shkatërrimin e plotë të shoqërisë drejtuese të Shqipërisë së Veriut dhe kryeqendrave të saj tradicionale. Problemi tjetër, që synojmë t›i japim zgjidhje është ai që lidhet me përfundimin e vërtetë të luftës në Shqipëri dhe rezultatet që ai solli për vendin. A shkatërroi Lufta e Dytë Botërore dhe marrja e pushtetit nga komunistët, Shqipërinë e Vjetër, qytetarinë tradicionale shqiptare, lëvizjen patriotike, që themeloi shtetin, institucionet që ajo përiudhë e Shqipërisë prozaike prodhoi dhe inteligjencën shqiptare themelvënëse politike dhe juridike? Nga ana tjetër, a ishte fitorja e partizanëve dhe humbja e Ballit Kombëtar dhe e Nacionalistëve Indipendentë dhe Legalistë, një rreshtim i Shqipërisë në radhët e forcave fitimtare në Luftën e Dytë Botërore? Cilat janë përmasat e vërteta të këtij rreshtimi?

Filed Under: Histori

Tirana kryeqytet

December 6, 2021 by s p

Mehdi Frashëri

Konspektoi Bardhyl Selimi 6 dhjetor 2021

Para një viti, po ndiqja një emision televiziv, ku shoku im, zoti Bedri Alimehmeti, shpjegonte si u bë Tirana kryeqytet. Aty mora vesh për ndikimin e madh që pat ish mbreti Zog i Parë që arriti t’ua mbushte mendjen krerëve të parisë së qytetit duke u premtuar shumë të mira, gjë që u bënë vërtet. 

Tani sapo lexova ca shënime të njërit nga politikanët e shquar të viteve 20, Mehdi Frashërit, pikërisht për këtë temë. Më intereson edhe mua pasi i kam kaluar 75 vjet jetë në këtë qytet bujar dhe mikpritës. Familja e nënës sime ka gjetur strehë aty që nga viti 1924.

Në këtë libërth Mehdi Frashëri zbërthen arsyet përse u zgjodh Tirana kryeqytet, menjëherë pas Kongresit të Lushnjës. Ndër të tjera ai vë në dukje jo vetëm pozitën e këtij qyteti, atëhere më i vogël se Elbasani, në mes të Shqipërisë Londineze, me qasje komunikimi tokësor me të gjitha krahinat e tjera, më pak i arritshëm nga sulmet e mundëshme nga jashtë, banuar nga një popull patriot që e kish treguar me vepra dashurinë e madhe për atdheun, si në rrethimin e Shkodrës, në  shuarjen e “kryengritjes së Mirditës” dhe përballjen me sulmet serbe në lindje, një popull më pak i ndikuar nga propaganda e fqinjëve armiqësore të veriut dhe jugut të Shqipërisë dhe me pasuri natyrore.

 Atëhere mëtonin për kryeqytet edhe qytete të tjera më të mëdha e më të lashta, si Shkodra, Vlora, Durrësi, Berati, Elbasani. Në shënimet e tij, Mehdi Frashëri argumenton përse këta qytete nuk janë të përshtatshëm për kryeqytet, për pozitën e tyre gjeografike, duke sjellë krahasime me vende si Italia, Gjermania apo Franca. 

Duke u përqendruar te Tirana, autori sqaron mundësitë e shumta që paraqet Tirana në të ardhmen, propozon disa projekte të mëdha zhvillimore për të, që tani, pas gati 100 vitesh, duken tepër largpamëse. Për shembull, rruga hekurudhore elektrike Tiranë- Durrës që do ta bashkonte kryeqytetin me portin më të madh të vendit brenda gjysëm ore dhe në të ardhmen Tirana me Durrësin do ngjanin me Athinën e Pireun; teleferikun në Malin e Dajtit, plantacionet që do mbilleshin në kurorën kodrinore dhe në fusha me ullinj, portokalle dhe bimë të tjera; fuqine elektrike nga ujërat që do ndriçonte qytetin dhe do vinte në punë shumë industri në të; punimet kanalizuese dhe kulluese që do zhduknin pellgjet moçalorë që shkaktonin malarjen dhe sëmundje të tjera, ngritjen e një infrastructure krejt të re për ndërtesat qeveritare dhe komunikacionin brenda qytetit. Të gjitha këto nisën të vihen në jetë shumë shpejt pas viteve 20 duke vërtetuar parashikimet vizionare të këtij politikani të shquar. 

Besoj se edhe shumëkujt do t’i interesonte pse Tirana u caktua kryeqytet, duke lexuar shënimet e Mehdi Frashërit nga të cilat shkëputa vetëm pak fragmente.

E ardhmja e Shkodrës është e lidhur jo me të qënurit kryeqytet, por si vend tregtie dhe industrie. Veprat hidraulike, ndërtimi i udhës së hekurt Shëngjin- Prizren- Danub, krijimi i limanit të Shëngjinit, marrëveshje ekonomike me kushte reciproke me Jugosllavinë, organizimi i punimit të duhanit, të peshkut e sidomos të konservës dhe haviarit, shfrytëzimi i bakrit në rreth të Pukës, përdorimi i fuqisë elektrikë në Bunë e Drin, shfrytëzim i pyjeve dhe punimi i djathnave në malet e saj- gjenisë tregtare të Shkodrës ka me i dhënë një zhvillim të mrekullueshëm dhe ka me pru begati dhe fatbardhësi me rrënjë e ka me qenë Hamburgu ose Milanoja e Shqipërisë së re. Po Vlora?  Një qytet në breg të detit është i destinum për me qenë qendër tregtie dhe zhvillimi detar, por jo kryeqytet. Kryeqyteti i Italisë nuk mund të jetë Gjenova apo Venecia, por Roma në mes të vendit. Ashtu edhe në Francë Parisi dhe jo Marseja, Bordoja apo Dunkerku. Në Gjermani Berlini e jo Hamburgu. Veç të tjerash, kryeqyteti në Vlorë mund të nxise përçarje veri-jug, Toskë- Gegë. (këtë zoti Mehdi e thotë lidhur me kryengritjen famëkeqe të Haxhi Qamilit)

Pse Tirana?

Tirana ka të gjitha mjetet e natyrta të begatisë, të zhvillimit bujqësor, industrial e tregtar, kodrat e bukur pa gur, me një naltësi të vogël, transformohen në vreshta rrushi, fiku e gropat e tyre, që i kanë kthyer krahët muranit, në kopshte portokallesh. Ujrat që e rrethojnë për së afërmi, si Lana e Lumi, Limuthi, Tërkuzi, pak më së largmi Erzeni formojnë landë fuqi elektriku, landa pjellore për me njomë tokat. Pyjet i ka afër, gjithë gropë e Tiranës është karbonifer, thëngjill-mbajtëse.

Një pjesë e malit të Dajtit në verilindje ka një livadh të madh në forme trapezi, me ujra të bulbërta sa me ushqye një qytet të madh, me dru prej ahu, me pamjen e detit, e të gjitha fushave, me erën e kulluar, me klimënë e fortë, po të lidhet me qytetin me një teleferik, prej 8 ose 10 kilometrash. Mbasi të bahet tramvaji i Durrësit do të bahet qyteti verës të Tiranës dhe vend i një senatoriumi.

…Tirana mund të zbukurohet shumë shpejt në se 10 % e buxhetit shpenzohet për këtë qëllim. ( e përmblodha unë- B.S.)

…Ka edhe shumë faktorë të tjerë strategjikë e moralë. Është më e mbrojtur gjeografisht nga sulmet e armiqve dhe populli i pandikuar nga progaganda sllavo-greke. (e përmblodha unë- B.S.)

Konspektoi Bardhyl Selimi 6 dhjetor 2021

Filed Under: Histori

“Skënderbeu” i Gentile Belinit është në tempera, ndër portretet më të hershme e më të arrira të piktorit venecian

December 6, 2021 by s p

Dy portretet origjinale te Skenderbeut Fiocco 1465 dhe Bellini 1467

Vijon nga numri i kaluar…

Nga Fotaq Andrea & Dritan Muka

Nisur nga një pasaktësi e prezantuesve të ankandit “Litchfield Auctions” të shtetit të New England për paraqitjen e portretit belinesk të Skënderbeut në dhjetor 2020, në pjesën e parë të studimit tonë për këtë portret, gabimisht ne përcaktuam se vepra është realizuar në vaj dhe në telajo druri, kur në fakt, ajo është punuar në tempera (përzierje pigmetesh mbi bazë uji, veze a qumësht fiku) dhe telajo druri si gjithë portretet e kohës dhe të vetë Belinëve. Sepse teknika e vajit, sjellë nga Flandra nga piktori italian Antonello da Messina, do të hynte në Venedik gradualisht pas vitit 1474, dhe do përhapej e zotërohej sidomos nga fundi i shekullit XV. Për këtë u bindëm kur ndoqëm imtësisht krejt historikun e udhëtimit të Messinës drejt qytetit Bryzh të Flandrës mesjetare, ku ndodhej artisti novator Jan van Eyck, mjeshtri fenomenal i pikturës në vaj, pranë të cilit Messina qëndroi rreth gjashtë muaj për të mësuar e sjellë në krejt Italinë e kohës teknikën e tij të vajit.29 

Por u bindëm edhe më shumë kur Dr. Përparim Çarçani, studiues, piktor e estet mjedisor, falë një programi të avancuar, arriti të “fshijë” perden mjegullore shekullore të tablosë duke pastruar plot dashuri, vullnet e këmbëngulje imazhin origjinal të Skënderbeut belinesk që ne kishim botuar. Gjë që na tregoi qartas se tekstura fluide e ngjyrës së kuqe të portretit kishte rrjedhur vende-vende nën efektin e vetë rrjedhës së kohës. Shenjat dallohen sidomos te e bardha e shamisë dhe e bardhëllemja e mjekrës dhe mustakut, si dhe te pjesa fundore e mjekrës përzier me të zezën. Po ashtu edhe e përhimta e mjekrës ka marrë një të përskuqur të lehtë (fig. 10).

Historiani i shquar i pikturës Luigi Lanzi, në veprën e tij “Histoire de la peinture en Italie”, më 1834 theksonte se në fundin e shekullit XV, “Ndërkohë që shkollat e shtetit të Venedikut njhnin rritje, vizatimi vazhdonte të përsosej në Venecie […] dhe ndonëse u fillua përdorimi i pëlhurës, ende vazhdohej të punohej në panele druri […] 

Fig. 10. Rrjedhje e bojës së kuqe. 

dhe nuk pikturohej tjetër veçse me tempera [nënvizimi ynë], metodë aq e përsosur për ruajtjen e ngjyrave, sa ende edhe sot shihen punime që e ruajnë krejt shkëlqimin e tyre; por që, prapëseprapë, tempera ishte e papajtueshme me përzierjen dhe bashkimin e ngjyrave”.30 Ky defekt i teknikës tempera bën që të harmonizohet me vështirësi loja e dritë-hijeve brenda një kolori të caktuar që zgjedh piktori (në rastin tonë ngjyra e kuqe); por nga ana tjetër, te Gentile Belini arrihet në mënyrë të përsosur, siç thekson piktori Taso, modelimi i formës prej vetë ngjyrës, për një qartësi të lexuari të së vërtetës portretuale.31 Natyralizmi i portretit në këtë rast arrihet vetëm nëpërmjet aftësisë fenomenale të Belinit për të portretuar brenda një ngjyre. Dhe me të drejtë Taso vëren po ashtu se “Vetëm mjeshtëria e jashtëzakonëshme e vëzhguesit [piktorit] për të arritur cilësitë e portretit në fjalë e krijon gjithë atë mister me shumë pak ngjyra.”32 Kemi në këtë rast vërtet një “mister” mahnitës për të ndërtuar një portret kryevepër të Heroit shqiptar me tre ngjyra bazë: të kuqe, të zezë e të bardhë. Por, nga ana tjetër, sa shumë nuanca e tone të buta dhe të forta brenda së kuqes përdorur me mjeshtëri të rrallë! Kur mjaft studiues, të djeshëm e të sotëm (Ch. Blanc, E.Müntz, Ch. Yriate, M. de Montrond, A.Alexandre, E. Cammaerts, A. Jolivet, etj.), nuk kanë munguar të vënë në dukje se para Giovani Belinit, për të cilin flitet sot më shumë, ishte i vëllai i tij i madh Gentile ai që “futi ngrohtësinë e kolorit oriental në Venedik dhe do të shfaqej si kreu i shkollës veneciane”33, ai që “e revolucionoi pikturën veneciane”34 dhe do të caktohej si portretisti më i mirë  nga Këshilli i lartë i të Dhjetëve për t’u dërguar në Konstandinopojë për realizimin e portretit të Mehmetit II Fatihu, duke u shndërruar në emisar i posaçëm për vendosjen e paqes midis Perandorisë osmane dhe Republikës së Sinjorisë.

Gentile, sipas studiuesit frëng Charles Blanc, është gjeniu i ngjyrës, krahas Pisanellos e Gentile da Fabianos. Dhe Historia e Rilindjes artistike fillon pikërisht me gjeninë e ngjyrës, futur në Venedik që në shekullin XIV, kur u realizua një nga evolucionet më të mëdha në pikturë. Në mënyrë të veçantë, Gentile – më shumë kolorist se vizatues – është mjeshtër në përkufizimin e toneve dhe nuancave, duke shkrirë talentin e tij për ngjyrën, për të natyrshmen dhe shkëlqimin koloristik.

Një lexim i vëmendshëm i portreteve të Gentiles nxjerr në pah se ashtu si te “Skënderbeu” i tij i vitit 1467, ku kemi ngjyrën alle si ngjyrë bazë të portretit, po ashtu edhe te portretet e tjera realizuar po nga Gentile kemi një ngjyrë të vetme bazë kombinuar me dy të tjera, kryesisht të zezën dhe të bardhën. Dhe domosdo të njëjtën teknikë pikturimi dhe të njëjtin ndriçim natyror nga lart. E përherë në tempera e në telajo druri. Ndodh kështu qoftë me portretin belinesk të patriarkut Shën Lorenzo Giustiniani (v.1465), qoftë me portretet  e tjera të Gentiles për dozhët Pasquale Malipiero (v.1465), Nicolo Marcello (v.1473) e Giovanni Moncenigo (v. 1478) (fig. 8). Po ashtu, edhe te portreti i parë i dozhit Leonardo Loredano nga Gentile vite më vonë (v. 1498-1501), bie dukshëm në sy ngjyra e kafenjtë me krejt nuancat e veta të kanellta (fig.7 dhe fig.12). Përjashtim këtu bën vetëm portreti i dytë i “Loredanos” së Gentiles (v.1501-1502). Por kuptohet, jemi tashmë në fillim të shekullit XVI, kur nis të lulëzojë përdorimi i një koloristike më të pasur, ashtu sikurse edhe te “Loredano” i Giovanni Belinit i së njëjtës periudhë (fig.11), që ndonjë studiues shqiptar ia vesh me këmbëngulje dhe gabimisht Gentiles. 

E ritheksojmë: jemi në kapërcyell të viteve 1500, kur vërehet një dalje nga korniza e tradicionales veneciane, si në kompozim, si në ngjyra, si në pozicionim të portreteve me pamje tre të katërtat apo ballore, një risi kjo për pikturën e Rilindjes italiane që do të karakterizonte fillimin e shekullit XVI nën ndikimin e fuqishëm të artit të Giovanni Belinit dhe të përdorimit me sukses të teknikës vaj në kanavacë. Sepse është Giovanni Belini, vëllai i   vogël i Gentiles, piktori që do të realizonte pikërisht “kalimin nga mënyra e vjetër e pikturimit në mënyrën e re, si një karakteristikë e pikturës italiane të shekullit XVI”35 dhe që shumë shpejt ai (Giovani) “do popullarizonte portretin në Venedik”, sipas shprehjes së Giorgio Vasarit.

Gentile, si portretisti më i mirë i kohës së tij gjatë shekullit XV, dallohej, me një fjalë, për realizim portretesh me ekspresivitet të lartë, me tipare të trajtuara në unitet e me vërtetësi mahnitëse. Me të filloi e natyrshmja, përngjashmëria tërësore e individit, me konture të pastra e saktësi të përsosur. E fisnikëroi portretin plot delikatesë e gjallëri, butësi e ngrohtësi, duke kryer punë të dorës së parë për personazhe të sërës së lartë dhe duke ruajtur stilin tradicional klasik të shkollës së Mantegna-s. Njihen deri më sot pesë a gjashtë portrete të tij ndër më të parat, kur pjesa më e madhe kanë humbur apo janë shkatërruar. Por kur koha përherë rezervon gjetje të reja, sikurse portreti ynë belinesk “SCANDER BECO”. 

Historiani Maxime de Montrand (1805-1879), duke folur për Shkollën veneciane të pikturës, dhe konkretisht për Gentile Belini-n, vë në dukje entuziazmin e këtij të fundit  për të realizuar në fillimet e karrierës portretin e dozhit 80 vjeçar e të verbër Enrico Dandolo të shek. XII, mbi bazën e një origjinali të vjetër, gati të rrënuar. Dhe këtë e bën vetëm e vetëm për të nderuar kujtimin e këtij Heroi venecian që luajti një rol të madh në kryqëzatën e Latinëve kundër Perandorisë greke.36

Për fat të keq, mungesa dokumentare nuk lejon të përcaktohet me saktësi kronologjike vijueshmëria e realizimit të portreteve të Gentiles që në fillimet e tij si piktor i shquar. Por, duke u mbështetur në studimin e prof. belg Emile Cammaerts “Les Bellini”, vërejmë se vepra e parë e datuar e Gentiles “është një tablo altari që përfaqëson patriarkun Lorenzo Giustiniani, ose më mirë “Shën Lorenzo Giustiniani”, (v.1465), aktualisht në Akademinë e Venecies”37 (fig.12). Është tempera në beze dhe shfaqet në të “profili i fuqishëm i shenjtit me ngurtësi hierarkike […] dhe stil përsosmërisht të zhvilluar”. Kësaj vepre i është referuar edhe Kenner, siç do shohim më poshtë kur flet për skicat e Belinit lidhur me portretin e Skënderbeut. 

Një vit më vonë, më 1466, dokumentohet se Gentile mori porosi për dy tablo në përmasa të mëdha për Scuola di San Marco, ku do të punonte përkrah t’et, Jakopit, plakut Francesco Squarcione dhe Bartelommeo Vivarinit38. Dhe pikërisht, më 1467, në moshën 38 vjeçare apo në kulmin e karrierës së tij artistike Gentile Belini portreton Heroin shqiptar të kohës Skënderbeun, që po sfidonte një superfuqi të tërë për vite me radhë. Kësisoj, portreti belinesk i Skënderbeut na shfaqet si një nga tablotë më të hershme të Gentiles në Rilindjen e parë italiane, kur ai arriti famën e tij në vitet 1460-1470. Dhe konkretisht, më 1469, Gentile do të realizonte edhe portretin e perandorit gjermanik Frederiku III po në Pallatin e Dozhëve në Venedik dhe perandori do ta shpallte po atë vit Eques E Comes Palatinus (Fisnik i lartë, në gradën e kontit apo të lordit). Mund të konkludojmë në këtë rast se me portretin e Skënderbeut belinesk filluan në Venecien superfuqi të shkëlqimit, të diplomacisë e të karnavaleve jo vetëm piktura e njerëzve të mëdhenj ardhur nga Italia e Europa, por edhe vizitat e shumta të sovranëve që do vizitonin Republikën kozmopolite të Sinjorisë.    

Në vitet 1465-1467, dokumentacioni i kohës nxjerr në pah se Gentile punonte për zbukurimin e Pallatit të Dozhëve dhe Sallës qendrore, gjë që do të thotë se “punishtja” e tij në këtë periudhë ishte pikërisht ky pallat ku do të pikturonte edhe Skënderbeun. Dekorimi i Pallatit dukal do të shënonte fillesën e artit venecian dhe, sipas Malipiero-s, më 1474 Gentile nis të restaurojë në sallën e Këshillit të Lartë pikturat e luftës detare midis flotës veneciane dhe asaj të perandorit Barberousse.39 Është koha kur Gentile shpallet piktori zyrtar i Sinjorisë me një preokupim të vetëm, artin, pa u merakosur fort për përfitime materiale. Temperamenti i tij fisnik, i çiltër, i pavarur në mendime, plot dinjitet – kur dallonte dukshëm nga temperamenti artistik i Giovanit –, e bënte atë të ishte një idealist në artin e tij, aq sa nuk i kërkoi tjetër Koncilit për punën që bënte përveçse të shpërblehej duke zënë vendin e parë që do të lirohej si courtier (sekser) në Magazinën e qytetit, për t’u vënë nën urdhra të mbikëqyrësve të kripës, të cilët do ta furnizonin me ngjyrat, apo me pigmentet dhe lëndët e nevojshme për pikturë. Dhe të shpërblehej vetëm sa herë kishte nevojë, në bazë të parimit çdo punëtor meriton një rrogë”,40 që do të thoshte 20-25 dukate ari për çdo vepër të realizuar. Dhe këtë Gentile e kërkoi vetëm e vetëm sepse pigmentet kushtonin shtrenjtë dhe për piktorët kishte varfëri të madhe në ngjyra. Andaj pra dhe kërkohej mjeshtëri e rrallë në përdorim minimal të tyre duke kursyer ngjyrat e duke luajtur fuqimisht me tonet, siç edhe e theksuam. 

Historiani dhe kritiku i Arteve të Bukura të shekullit XIX Charles Blanc do të shpjegonte në mënyrë shkencore se Venecia do të bëhej atdheu i kolorit pikërisht sepse, për shkak të lagështisë, lypsej doemos të kaliteshin fort ngjyrat, të harmonizoheshin e shkriheshin konturet gjë që e shndërroi Venecien në minierë kolori, ashtu si Holandën, Anglinë, Belgjikën e Rubensit, që ishin edhe ato vende me lagështirë të theksuar, ku piktorët ishin të detyruar të kërkonin më të mirën e mundshme në realizimin artistik, për ngjyra gjithë konsistencë e koherencë dhe kur kulmi do arrihej me Jan Van Euck (1390-1441) që realizoi formulën e tij gjeniale të mpleksjes së pigmenteve mbi bazë vaji sikativ (që thahet shpejt në ajër), formulë që ende edhe sot e kësaj dite ka mbetur mister dhe e pazbërthyer plotësisht.

Rrallë ndeshet një portret me bazë ngjyre të kuqen, sidomos në portreturën belineske. Tonet e ngrohta, deri në të roztën e lehtë mishtore si ngjyrë e qenies njerëzore e bëjnë portretin e Kastriotit të Madh të marrë forcë, gjallëri e freski, duke ngjallur emocion vizual prekës, tek trajtohen hollësisht krejt tiparet. Studiuesi Alban Julien nuk mungon të vëjë në dukje se ngjyrat e purpurta përdorura nga Gentile Belini “japin ndonjëherë përshtypje melankolike si në shumë tablo veneciane”.41 Melankolizëm që shpreh, në rastin e portretit tonë belinesk të Skënderbeut njëfarë trishtimi të përligjur. Po prapë, e themi me plot gojën se ka vitalitet e energji në këtë portret të Skënderbeut tonë. Dhe e kuqja e ngrohtë, me krejt tonet e veta, harmonizuar me të zezën, në një sfond të errët (të gjelbër e kadifenjtë – sipas përcaktimit të piktorit Taso) dëshmon këtu për një arritje të lartë teknike e artistike të gjeniut Gentile. 

E mahnitshme është këtu se e kuqja shfaqet e harmonizuar me të zezën. Të jetë vallë rastësi që këto dy ngjyra janë njëkohësisht edhe ngjyrat tona kombëtare? Ndoshta, dhe Taso sikur dëshiron të shohë në përdorimin e këtyre dy ngjyrave nga Gentile “simbolikën e flamurit arbëror.”42 Fundja, pse jo! Përderisa në thesarin e ngjyrave të shumta Belini vete e përzgjedh të kuqen si ngjyrë e parapëlqyer e Skënderbeut, kombinuar me të zezën, për të ndërtuar jo vetëm një simbolikë kastriotine, por edhe për t’i lënë ndoshta kujtim Heroit shqiptar të kuqen veneciane, siç do të shfaqet më vonë kjo e kuqe te Carpaccio në portretin “Burri me beretë të kuqe” (Venecie, Muzeu Correr)43. Në këtë mënyrë, në përzgjedhjen që i bën Belini ngjyrës së kuqe tek portreti i Skënderbeut kemi të bëjmë, mund të themi, me një simbolikë të veçantë, me një spiritualizëm të lartë, përderisa e kuqja njihet që simbolizon forcën, guximin, shpirtgjerësinë, dashurinë për Perëndinë dhe njeriun. Por, nga ana tjetër, e kuqja simbolizon edhe gjakun e derdhur të Krishtit dhe është në këtë mënyrë e kuqja e shenjtë. Asgjë nuk është e rastësishme në atë “Venecie kuqalashe” (Venise la Rouge), sipas shprehjes së Alfred de Mysset. Mjaft që gjithçka të qëmtohet seriozisht e shkencërisht, pa kurrfarë paragjykimi apo prapagjykimi denigrues e mohues. Por vetëm nëse duam të shohim objektivisht në këtë portret të Skënderbeut tonë një Gentile që shkrin gjeninë e tij për ngjyrën, natyralen, shkëlqimin dhe forcën shprehëse artistike me mjeshtëri të rrallë.                                                                                                                                     

Siç kemi nënvizuar edhe në pjesën e parë të studimit tonë, karakteristikat kryesore të portreturës së Gentiles dhe të bashkëkohësve të tij janë përmasat e vogla në formate rreth 60 cm, teknika tempera mbi telajo druri, profilatura, ngjyrat e kursyera dhe sfondet e errëta që kontrastojnë me imazhin, sipas teknikës së Artit Mesjetar dhe të fillimit të Rilindjes italiane, domethënë me përdorim të një shtrese bazike në tërë sfondet që shfaqen gati të zeza (me proplazëm apo sankir).

Në të vërtetë, profilatura në portreturën e Gentiles, ashtu si tek të gjithë bashkëkohësit e tij artistë, ishte shprehje e kohës, një profilaturë lineare që e konturon portretin nga një pikë e caktuar vështrimi, pa kërkuar aspak ndërtim volumetrik. Do të ishte absurde e qesharake të pretendohej se profilatura artistike na qenkësh një gjini e cunguar, ngaqë i mungoka pamja më bindëse (!). Kur edhe sot e kësaj dite profili është absolutisht shenjë identitare individuale dhe kur vetë identifikimi i një personi (sidomos në dosjet juridike) bëhet domosdoshmërisht si në ballor, si në profil. Fakti absolut është se të dhjetë portretet origjinale të Skënderbeut realizuar që në gjallje të tij, por edhe vetë ksilografia te vepra e Barletit e vitit 1510, por edhe vetë “Skënderbeu “ i Altissimo-s, i Jovit, i T. Stimmer, etj., etj., janë – as më shumë e as më pak – shfaqje me profil nga e majta e personazhit. Dhe, shumë më vonë (pas viteve 1550), do të ndodhte të kishim, si te “Skënderbeu” i André Thevet në botimin frëngjisht të “Historisë së Skënderbeut”, portrete të Heroit në pozicion pamor me tre të katërtat, derisa të arrihej në portrete të tij tërësisht ballore. Dhe prapë, në pjesën dërrmuese të ikonografisë kastriotine gjatë shekujve XVI-XVII sundon portreti i Skënderbeut në profil, qoftë nga e majta, qoftë nga e djathta. (Në parantezë, vëmë në dukje se portreti i parë ballor i Skënderbeut të André Thevet, historian i mbretit francez, është gjetur prej tij në Buthola = Bitola = Manastiri i sotëm, dhe portreti ruhej me dashuri nga familje shqiptare deri në vitin 1576).

Në fakt, tradita e portreturës profilizuese, siç e kemi theksuar tashmë, e ka zanafillën që nga koha e romakëve me medaljonet në profil të Jul Cezarit dhe, që në shekullin XIII do të kërkohej, me Simon Martinin e Gioton të shfaqej individi me krejt tiparet e tij, për t’u shkëputur nga portreti “fetar” apo nga pozicioni i ngrirë “fetar”. Prirja ishte drejt formës së vërtetë njerëzore me Gentilen në krye, gjë që do ta gjallëronte tërësisht Shkollën italiane të pikturës. Portreti është dega e dytë e artit piktorial pas kompozimit,  dhe portreti tre të katërtat apo ballori, siç kanë vënë në dukje tërë studiuesit, do të vinte në Venedik që nga Holanda bashkë me teknikën në vaj, teknikë që do të përsosej gradualisht nga Antonello da Messina në Oborrin napolitan të mbretit Alfons. Dhe vetëm më 1474-1475, Messina do të shfaqej në Republikën e Sinjorisë me tablotë e tij të suksesshme në vaj. Kjo teknikë do të zotërohej gradualisht e mjeshtërisht nga vetë vëllezërit Belini vetëm në kapërcyell të shekujve XV-XVI.44

Duke konkluduar edhe për këtë çështje, e ndjejmë të domosdoshme të tërheqim vëmendjen se është pikërisht ky profil i Skënderbeut të Gentiles, dhe vetëm ky profil në tërë ikonografinë kastriotine që na e shfaq portretin e Heroit pa kurrfarë ceni, deformimi a cungimi. Përkundrazi, që na e shfaq Skënderbeun tonë me një natyrshmëri e vërtetësi të kulluar, të pakrahasueshëm me askënd nga portretet e tij të ikonografisë kastriotine, një portret origjinal e autentik që përcjell afeksion e ngjall emocion. E më në fund, një portret në profil me peshë autoritare, si pikë-referencë madhore e ikonografisë kastriotine. 

4. “Skënderbeu” i Gentile Belinit është kryevepra e 

ikonografisë kastriotine, aureola e saj

Nuk ka dyshim se “Skënderbeu” ynë i Belinit, stoli e Rilindjes italiane, rrezaton si kryevepër e ikonografisë kastriotine dhe është aureola e saj, tek shkëlqen në të arti portretual i Gentiles me ndriçim të shenjtë qiellor. Mbi të gjitha, tek na shfaqet fuqishëm portreti i Heroit plot dinjitet e autoritet, burrë shteti me staturë të jashtëzakontë për nga karakteri, mençuria, kreshnikëria e paepuria, bëmat e të cilit përballë dy sulltanëve të mëdhenj të kohës, Muratit II e Mehmetit II, kishin marrë dhenë. Por, nga ana tjetër, një Hero që shquhej edhe për nga statura e fuqishme dhe e lartë fizike rreth 1,90 m, me pamje impresionuese e impozante, plot nur e hir.  

Kohët e fundit, gjithnjë në mbështetje të idesë së dhuratave të çmueshme që bëheshin ndër princër e mbretër në shenjë nderimi e respekti të thellë – vetë ky portret i Skënderbeut nga Gentile përfshihet në këtë kuadër – ramë në një dokument latin të Francesco (Cicco) Simonetta-s (1410-1480), politikan e këshilltar në Oborrin Sforza të Milanos, i cili kërkonte, në emër të Kancelarisë, të lejohej kalimi i dhuratave milaneze për Skënderbeun në tetor 1456 dhe konkretisht në versionin italisht:

« Fonti documentarie › La memoria degli Sforza › Registro  n.15, 1201. Cicco Simonetta al Regolatore e ai Maestri delle entrate1456 ottobre 15 Ex Cancelleria :

Cicco Simonetta fa sapere al Regolatore e ai Maestri delle entrate che devono consentire a Giorgio Patracio da Albania, familiare e inviato di Scanderbeg, di esportare liberamente da Milano i doni del duca al predetto Scanderberg, e cioè una pezza di drappo di seta cremisi dorato di 25 braccia e mezzo, 12 braccia di velluto alessandrino, 6 berretti de grana, due pancere, una celata, sei dozzine allutarum e 50 aghi »45.

  Kërkohej pra, në tetor 1456 dorëzimi i dhuratës së Dukës Sforza për Skënderbeun tek shqiptari Gjergj Patraqi [Petraqi ?], familjar i Skënderbeut, konkretisht 25,5 krahë (=14,5 m) cohë të kuqe e të praruar, 12 krahë kadife mëndafshi nga Aleksandria, gjashtë kapa kërmëz (të kuqe), dy pancire, një përkrenare, gjashtë duzina allutarum [ablutarum – purifikues?) dhe 50 gjilpëra për qepje. Kjo dhuratë, me këto të dhëna konkrete, është shumë e çmuar dhe çmueshme për kohën, jo vetëm ngaqë coha në vetvete kushtonte shtrenjtë, por edhe sepse gjendej me vështirësi, kur dimë nga ana tjetër që edhe vetë Skënderbeu ngarkonte diplomatët e tij për blerje cohe në Venedik.46 Të dhënat janë të rëndësishme jo thjesht për debatin sa i gjatë ka qenë Skënderbeu47, por edhe për faktin se edhe Duka i Milanit, në krye të Republikës më të distancuar italiane nga bregu lindor i Adriatikut, që nuk rrezikohej drejtpërdrejt të pushtohej nga otomanët, interesohej për fatin e betejave kastriotine, ashtu sikurse edhe Filipi i Mirë, Duka i Burgonjës, e më tej mbreti Mattias Corvin i Hungarisë, etj. Për më tepër që këto dhurata të vyera shpesh shoqëroheshin me mbështetje financiare, por në mjaft raste edhe me trupa, duke dëshmuar kësisoj për prestigjin e madh që gëzonte Skënderbeu në arenën europiane. 

Sikurse kemi nënvizuar, pamja tërheqëse e KryeHeroit shqiptar, hijeshia e tij, me “trup hyjnor e trimëri të pashterur” (Barleti, 1510)48, me “simetri të mrekullueshme të ndërtimit të trupit” (J. Fallmerayer, 1875), cilësuar “Gladiatori i fundit, me fuqi herkuliane” (C. Ripa e Edward A. Maser, 1758), “Atlet i Krishtit” (Papa Kaliksi III, 1457), “Mburojë e Krishtërimit” (Kalkondili, 1632), “Kapiten kreshnik përherë fitimtar” (Geuffroy, 1542), “Model i vërtetë i kreshnikërisë së krishterë” (Boissat, 1631), “Princ i kalorësve”, (Bajron, 1860), “Burri më i pashëm i Europës” (A. Surier, v. 1900), – të gjitha këto cilësime e vlerësime, si shumë e shumë të tjera që i hasim në antologjinë tonë Skënderbeu, Heroi Kombëtar kanë qenë temat qendrore të veprave të shumta të autorëve të huaj (përllograriten mbi 1000 vepra) përkushtuar Skënderbeut. Dhe të gjitha këto botime, në gati krejt gjuhët europiane e kanë një burim të vetëm ku mbështeten: veprën themelore bazë të Barletit në latinisht Histori e Skënderbeut (1508-1510), krahas traditës gojore për ruajtjen e kujtimit të Skënderbeut, siç vëren me të drejtë më 1853 albanologu i famshëm J.G. von Hahn, që thekson: « Sikur një prift franciskan të mos kish shkruar biografinë e heroit të tyre kombëtar Skënderbeut, sikur shqiptarët e emigruar në Kalabri të mos kishin ruajtur gojarisht kujtimin e Skënderbeut në një poemë regjistruar më vonë nga De Rada, bota dhe arnautët vetë nuk do të kishin ditur asgjë nga ai metor ndriçues dhe dramatik »49.

Pra, sipas të madhit Hahn, dy faktorët themelorë të ruajtjes së kujtimit të Skënderbeut janë vepra e Barletit dhe tradita gojore e përcjellë brez pas brezi nga shqiptarët. Për analogji, theksojmë po të njëjtën gjë edhe për portretin e Skënderbeut nga Gentile Belini : dy faktorët themelorë që mbajtën gjallë kujtimin e portretit të tij janë austriaku Friedrich Kenner dhe tradita gojore, të cilat u bënë baza themeltare e ndërtimit të ikonografisë të pasur kastriotine. Dhe, vijojmë: të zhdukësh me një të rënë të lapsit, – se kështu ia paska qejfi dikujt –  austriakun Kenner me shqiptarin Konica nga ky binom është si të zhdukësh vetë Barletin dhe krejt konceptin e Hahnit për Skënderbegologjinë. Sigurisht nuk përjashtojmë këtu si faktor të tretë themelor për Shkencën e Skënderbegologjisë burimet e shumta dokumentare, arkivore e bibliografike që çdo ditë e më tepër po shohin dritën e botimit.

Por çfarë thotë konkretisht Prof. Friedrich von Kenner në Vjetarët vjenezë të vitit 1898 (vëll. XIX) për Gentile Belinin, të cilin e citon katër herë me radhë duke komentuar mbi bazën e skicave të tij portretet më të hershme të Skënderbeut ? Thotë :

«Një nga dy ekzemplarët tanë (n°2), që e hasim të përdorur nga Schrenk, Capriolo et Totti i përket pjesës së portreteve tona orientale pikturuar në Firence nga kopisti F1. Modeli i drejtpërdrejtë i kësaj kopje gjendet pra me sa duket në Firence. Imazhi tjetër është një nga kopjet veneciane përshkruar sa më sipër. Harmonia, ngjyrat e thjeshta (diskrete) kujtojnë më së miri portretin e Lorenzo Giustiniani (shih fig. 12) nga Gentile Belini, një kopje e të cilit është gjithashtu në koleksionin tonë. Si edhe këtu tek e jona, kopja veneciane e tablosë së Kastriotit rishfaq në mënyrë të përkryer stilin e të pikturuarit të të njëjtit mjeshtër. Ka një përafri midis të dy portreteve që nuk kufizohet thjesht në paraqitjen e jashtme, por shkon më thellë, në mënyrën e të konceptuarit dhe të ndërtuarit të veprës. Fakti që Belini ka pikturuar gjithashtu origjinalin e tablosë sonë për Skënderbeun (n°1) mbështetet nga përputhshmëria e shumë elementëve përbërës të veprës. Shenjat e moshës së tij na japin arsye për të menduar se tabloja origjinale është e kohës kur ai realizoi vizitën e tij në Venedik më 1466, domethënë kur ishte 62 vjeç. Gentile ishte kthyer në Venedik nga Padova që para katër vjetësh. Në vitin 1465, domethënë një vit më parë, ai pikturoi Shën Lorenzon për Santa Marian e Venecies, gjë që ka lidhje edhe me portretin tonë të heroit. Më në fund, është tërësisht në përputhje  me praktikën e kohës që Gentile të ngarkohej për të pikturuar portretin e kampionit të famshëm të krishtërimit, i cili, në atë kohë mbante lidhje shumë të ngushta me Republikën, ndërkohë që ai vetë ishte i pranishëm në Venedik. Me skicat që mjeshtri realizoi për këtë qëllim, ka të ngjarë të jetë realizuar gravura e madhe në dru nga Bernardinus Venetus, portreti nga Giovio dhe nga kopisti ynë. Ky i fundit është pra sigurisht më afër origjinalit se kopja tjetër e jona e Firences, që nuk na ka treguar deformimet dhe shtrembërimet e shumta të elementëve sekondarë, në raport me origjinalet ku janë bazuar kopistë të ndryshëm në rrjedhë të kohës…»50 (fig.13- nënvizimet janë tonat). 

Në katër rastet e mësipërme të këtij pasazhi të gjatë të prof. Kenner që kemi përkthyer, ne kemi nënvizuar qëllimisht emrin e Gentile Belinit nën penën e tij, kur në fakt ai është i qartë në krejt analizën që parashtron, duke vënë mirë në dukje, ashtu sikurse Sanudo, se Skënderbeu ka qenë në Venedik më 1466, sipas kalendarit venecian, apo më 1467 sipas kalendarit të sotëm. Veçse, Kenner nuk i referohet sa më sipër origjinalit tonë të Skënderbeut të Belinit të vitit 1467, por vetëm skicave të tij. Dhe s’ka se si t’i referohej, përderisa nuk kishte si ta njihte këtë origjinal-thesar të humbur që në vitet 1500 pas vdekjes së Donikës dhe të shfaqur mrekullisht sot. Në fakt, humbja e këtij origjinali dhe mbështetja e portreteve të Skënderbeut, siç shprehet prof. Kenner, mbi « skicat » e Belinit (po vetë « skicat » ku janë ?! do pyesnim ne, përderisa ekzistojë fletoret me skica të Jacopo Belinit !), do të bëhej shkas për një larmi të madhe portretesh të Skënderbeut që pas portretit të tij të parë më 1508 te Histori e Skënderbeut të Barletit.

Vërejmë kalimthi se një vështrim i vëmendshëm i kësaj ksilografie dhe konteksti historik ku/kur u botua Barleti nga Vitalibus (Romë, 1508-1510), siç hamendësuam në pjesën e parë të këtij studimi, nxjerrin në pah, për mendimin tonë, piktorin Zoan Andrea si gravuristin realizues të këtij vizatimi, jo vetëm për faktin se ky piktor i mirënjohur ishte përqëndruar në Romë (1508-1510), por edhe sepse kemi këtu parasysh teknikën e tij gravuruese, duke bërë përqasje me portrete të tjera realizuar prej tij (fig.14). 

(Në parantezë, nuk po i hyjmë hëpërhë debatit se kur është botuar për herë të parë Histori e Skënderbeut nga Barleti, pas zbulimit të fundit të 

Prof. Musa Ahmetit lidhur me « ikonabulën e vitit 1493 » që ndodhet në Bibliotekën e Budapestit, si dhe pas zbulimit të L. Nadin e A. Plasari për dorëshkrimin e panjohur të Barletit që ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Francës. Lindin këtu shumë pikëpyetje që kërkojnë një debat të vërtetë shkencor.) 

Në fakt, gravura apo ksilografia e Skënderbeut të Barletit, sikurse vetë vepra e tij në latinisht për Heroin shqiptar do të bëhej shtysa dhe burimi kryesor i lindjes së ikonografisë kastriotine, krahas bibliografisë së tij të pasur që do fillonte të lulëzonte pas viteve 1510. Kenner e thekson këtë ide madhore – dhe ka meritë të padiskutueshme në këtë drejtim, – që edhe vetë ksilografinë e Barletit e mbështet në skicat e Belinit. Dhe vërejmë në këtë mes se kjo ikonografi kastriotine, pasuruar së tepërmi në rrjedhë të kohës që nga fillimi i shekullit XVI, në funksion kryesisht ilustrativ, do të shoqëronte krejt botimet kushtuar Skënderbeut në gjuhë të huaja. Sipas klasifikimit tonë, portretura kastriotine, si degë e ikonografisë skënderbegiane, përbëhet nga pesë kategori kryesore: 

Kategoria e parë përfshin 10 portrete origjinale të Skënderbeut realizuar që në gjallje të tij51 duke filluar me medaljonin e portretit të Skënderbeut të Pisanello-s 1448 për t’u pasuruar me medaljone të tjerë që do të bëheshin baza e portreteve të ardhshme të Skënderbeut gjatë shekullit XVI. Shquan këtu medalioni cameo nga autor anonim (v.1451) që duhet të jetë bërë dhuratë nga Venediku për martesën e Donikës me Heroin e saj dhe të Shqipërisë, si dhe miniatura « Skënderbeu » te kodiku Fiocco, 1465. Dhe domosdo « Skënderbeu » ynë i Gentile Belinit.

Kategoria e dytë, si më e pasura dhe më e lulëzuara, përfshin tërë portretet e Skënderbeut mbështetur në skicat e Belinit dhe te Barleti, me « përngjashmëri portretuale » ku, në bazë të një « inventarizimi » aproksimativ kemi përllogaritur rreth 130 portrete që kanë krijuar, të themi, « tipologjinë skëndergebiane » (por që koha rezervon përherë gjetje të reja), frymëzuar kryesisht nga literatura e bollshme e huaj kushtuar Heroit shqiptar, por edhe nga portrete të tij të serisë muzeore, kështjellore, apo me prejardhje koleksionesh. Bën pjesë këtu edhe portreti i Skënderbeut mbi portën e shtëpisë ku bujti në Romë, sot « Vicolo Scanderbeg », të cilin e komenton Faik Konica te « Albania » (prill 1901), duke konkluduar se « Gjithçka, domethënë shtëpia, pllaka, mbishkrimi dhe portreti duhet të jenë të vitit 1834, dhe vetë portreti nuk mund të ketë asnjë pretendim për të qenë i vërtetë ». 

Përgjithësisht, kemi në këtë kategori portrete nga autorë anonimë europianë, një praktikë e zakonshme e piktorëve për të mos firmosur veprat e tyre. Sundojnë në këtë mes portrete të Skënderbeut nga piktorë italianë. Por ka edhe autorë me emër të angazhuar për të ilustruar bollshëm « Skënderbeun » e Barletit në gjermanisht, si Jorg Breu (Ati dhe i Biri), Hans Leonhard Schaüffelein, si dhe mjaft frontispice të botimeve italisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, suedisht, polonisht, greqisht, etj. etj. Në këtë kategori Heroi shqiptar paraqitet përgjithësisht me veladon dhe kapën karamanjola dhe më shumë në profil. 

Kategoria e tretë përfshin piktorë që e paraqesin portretin e Heroit tonë në mënyrë krejt spontane, fantaziste e të lirë, pa asnjë lidhje me tipologjinë kastriotine. Janë portrete e ilustrime tepër interesante, frymëzuar kryesisht nga letërsi artistike kushtuar Skënderbeut gjatë dhe pas shekullit XVI, por sidomos frymëzuar nga figura e tij e lartë si « Gjeni ushtarak »52 në rangun e njerëzve të shquar në Historinë botërore, përkrah Aleksandrit të Madh, (emrin e të cilit Iskanderbej ia dhanë vetë osmanët), Pirros së Epirit, Judë Makabesë, Karlit XII, Kreshnikut Rolan, Zhishka Bohemianit, Gijomit, princ i Oranzhës, Eduardit, Shën Luisit, Bajardit, etj. Në këtë kategori portretesh të Skënderbeut « të fantazuara lirshëm » përfshihen piktorë të mëdhenj botërorë, Pallaiulo, Giorgione, Guercino, Rembrand, Seltener, L.Anisson, P.C. Balthasar, Santarelli, L. René Boquet, H. Fricke, etj.

Kategoria e katërt, përfshin krejt portreturën kastriotine ku Heroi paraqitet me përkrenaren e tij karakteristike me brirët e dhisë. Portretet e para të Skënderbeut me përkrenare mbi krye janë shfaqur në çerekun e fundit të shekullit XIX dhe do bëheshin shumë shpejt portretete simbol të lirisë e të atdhedashurisë, sidomos gjatë periudhës së Rilindjes shqiptare, kur do angazhoheshin piktorët e parë shqiptarë atdhetarë, frymëzuar edhe nga personazhet e famshëm historikë të Rilindjes europiane. Në këtë kategori vazhdojnë të shkëlqejnë piktorët dhe skulptorët shqiptarë, edhe sot e kësaj dite, dhe përkrenarja mbetet simbolika e njëfarë legjendarizimi romantik të figurës së Skënderbeut. Sot po bëhen përpjekje serioze për të dhënë një portreturë kastriotine më ndryshe, me interpretim më psikologjik të personazhit historik, duke u mbështetur kryesisht në tematikën historike të epokës së lavdishme skënderbegiane. 

Kategoria e pestë dhe e fundit, është më e kufizuara, që nuk ka të bëjë aspak me figurën historike të Kastriotit të Madh. As që do ta kishim zënë në gojë këtë « kategori » sikur të mos ndodhte njëfarë pështjellimi nga disa studiues, që përtej çdo konteksti historik gabimisht ia veshin figurës së Skënderbeut portrete apo gravura të « mashtruesve » kastriotas53 (numërohen deri më sot pesë  « Skënderbenj » të rremë, me në krye kryemashtruesin me origjinë shqiptaro-malazeze Stippe Annibal Zanovitch, i mbiquajturi « Princ Kastrioti ». Po ashtu, përfshihen në këtë kategori edhe personazhe të vërtetë historikë që mbajnë emrin « Kastrioti » në nderim të figurës së Skënderbeut, si për shembull fisniku portugez Joao Fernandes Viera, « Hero i Atdheut Brazilian », çliruesi i shtetit të Pernambukos në shek. XVII, i mbiquajturi « Kastrioti i Lusitanos ». Nuk mund të lëmë pa përmendur këtu as « Kokën e prerë të Scander-Beeg-ut » që u komentua gjatë në facebook dhe Dr. M. Ahmeti i kushtoi një shkrim : « Një Grafikë e Panjohur e Gjergj Kastriotit.»54 Në fakt, bëhet fjalë për beun turk të Bossega-s (Pozhekut – Kroaci) i mbiquajtur « Scander Beeg » (v. 1593), dhe koka e tij e prerë është një gravurë – e frikshme – e Rudolf Hoffhalter.55

Megjithatë, përtej klasifikimit të paraqitur sa më lart, del mëse e qartë se :

a) Mungesa e portretit origjinal të Skënderbeut nga Gentile Belini, por edhe mungesa e portretit të tij origjinal në miniaturë nga Cola Rapoicano, si portrete unikalë dhe mbetur në hije përgjatë shekujsh, do të bëheshin shkas jo vetëm për këtë lulëzim të gjithanshëm portretesh të tipologjisë kastriotine, të stileve e shkollave nga më të ndryshmet të pikturës në Europë, por edhe për një « shkarje » identitare me njëfarë veshje legjendarizuese të figurës së tij, duke e paraqitur Heroin shqiptar kryesisht të moçëm, si një Hero gati mitik, gjë që shfaqet jo vetëm tek ksilografia e Barletit, por sidomos në portretet që shoqërojnë botimet frëngjisht, gjermanisht, italisht, etj. të Barletit.

b) Arsyetimi i kundërt po ashtu qëndron: Tipologjia e larmishme kastriotine e shekullit XVI e në vijim, në mungesë të dy portreteve origjinale të Skënderbeut, nga Belini e nga Rapikano të shekullit XV, nuk bën gjë tjetër veçse shmanget nga këto origjinale, duke kontrastuar dukshëm me to për nga vërtetësia, gjë që po ashtu ngre edhe më lart vlerat reale të portreteve origjinale e autentike të Skënderbeut të vërtetë.

c) Nuk ka munguar nga ana tjetër, sidomos gjatë shekullit XVII, as prirja e kundërt për ta « rinuar » e për ta « freskuar » – të themi -, portretin e Skënderbeut, duke na e shfaqur, për shembull, me mjekër të kaçurrelur, pra më të shkurtër, prirje që do vijonte te francezi Antoine Teissier, për të dhënë më pas edhe një portret të Skënderbeut pa mjekër fare, por vetëm me mustak. Sikur kërkohet kësisoj e njëfarësoj të « çmitizohet » artificialisht portreti i Skënderbeut, por gjithnjë larg portretit të tij real. Në fakt, prirja për ta rinuar portretin e Skënderbeut e për ta dhënë atë sa më të pashëm e të natyrshëm, plot freski e psikologji do të kurorëzohej me sukses shumë kohë më pas tek arbëreshi Mikel Trota dhe shqiptari Theohar Gjini, ku Heroi do të na paraqitet me mjekër të bukur, me kryet zbuluar dhe vetëm një kurorë dafine në flokë, si simbol lavdie à la Cesar.

d) Dy portretet e Skënderbeut autentik, lavdi e penelit të Gentile Belinit e të Cola Rapicano-s, përfaqësojnë sot e tutje prirjen drejt së ardhmes, për një popullarizim të tyre në rritje, plot dashuri e atdhetari të pashtershme, tek na japin më në fund, pas shekujsh errësire e shtrembërimesh, pamjen e vërtetë të Heroit tonë Kombëtar. Këto portrete do jenë e do mbeten të vetmet portrete me simbolikë të fuqishme, për t’i hapur rrugën interpretimeve dhe zbërthimeve të reja të karakterit psikologjik e shoqëror të KryeHeroit të shqiptarëve, mbështetur përherë në dokumente të reja, larg çdo mitizimi. Portreti legjendar i Altissimo-s, edhe pse i dashur për shqiptarët mbi një shekull, do vijë e do zbehet gradualisht, tek përfaqëson prirjen drejt së shkuarës nostalgjike, tek e kreu misionin e vet, për aq kohë sa u bë simbol e objekt interpretimesh nga më të ndryshmet, me frymëzim romantik rilindës, pa një mbështetje portretuale reale, por duke përfituar tërthorazi, pa vërtetësi objektive, nga fama e Belinit dhe e skicave të tij. 

e) Baza e gjithë tipologjisë kastriotine të trashëguar ka qenë e do mbetet portreti i ksilografuar i « Skënderbeut » të Barletit i vitit 1510, mbështetur kryesisht në përshkrimin barletian të Heroit dhe tek portretet e tij në medaljonin e Pisanellos. Por mbështetur mbi të gjitha, siç pohon Kenner, në skicat e Belinit që duhet të kenë qarkulluar në atë kohë që para vdekjes së tij (v. 1507). Veçse, përtej këtyre skicave, shkëlqen e vetëtin vetë portreti i vërtetë i Skënderbeut nga Gentile. Dhe fama e Heroit të lavdishëm, Atletit të Krishtit do të arrinte një nga kulmet e veta artistike me Statujën e lartë të “Skënderbeut të Madh” në anijen e veshur me ar të dozhëve të Venedikut, quajtur “Bucintoro”, në fillim të shekullit XVI, dhe zbuluar nga e nderuara albanologe Lucia Nadin. Po e japim këtu për herë të parë me ngjyra këtë statujë për artdashësin shqiptar (fig.15), tablo e Vincenzo Maria Coronellit, v. 1690 (që u vu për shitje në ankandin Drouot), ku paraqitet çast inagurimi të kësaj anijeje gjatë Fèsta de ƚa Sènsa dhe kur priftërinjtë i luten e i thurin lavde statujës Molosso Scanderbeg, i cili, siç shkruan Prof. Nadin u duhej venecianëve kur « Fitoret e njëpasnjëshme të Skënderbeut kundër turqve u gjallëruan në tepërmi një shekull e gjysmë më pas, ndërkohë që propaganda e Lepantes dhe fitorja e Lidhjes së Shenjtë ishin ende të gjalla dhe forcat osmane po riorganizoheshin dhe skenarët e shekullit XV po riktheheshin […] ».56

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 207
  • 208
  • 209
  • 210
  • 211
  • …
  • 709
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel
  • Shtypi shqiptar në vitet e fundit të sundimit osman
  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT