• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MBRETI ZOG-APEL SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË LIDHJES SË KOMBEVE

November 22, 2017 by dgreca

LE TEMPS (MAJ, 1939) : APELI I MBRETIT ZOG DREJTUAR SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË LIDHJES SË KOMBEVE/

1 Mbreti Zog

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Nëntor 2017

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar të enjten e 18 majit 1939, në ballinë, apelin e mbretit Zog në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.Mbreti i shqiptarëve i është drejtuar asokohe Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve me qëllim për të mbrojtur interesat tona kombëtare.Në vijim, do të gjeni dokumentin e plotë të liderit shqiptar, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

1 Le Temps

Apeli i mbretit Zog

Ja teksti i apelit të Mbretit Zog drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve :Konferenca e Londrës në 1912-1913 dhe më pas Konferenca e Ambasadorëve në Paris më 1921 e patën njohur pavarësinë e Shqipërisë. Shqipëria u pranua zyrtarisht si anëtare e Lidhjes së Kombeve dhe kufijtë e saj u vendosën përfundimisht. Që atëherë, dhe për tetëmbëdhjetë vjet, Shqipëria ka mbajtur marrëdhënie korrekte dhe të përzemërta me të gjitha shtetet dhe sidomos me fqinjët e saj, duke u dalluar kështu si një faktor i vërtetë paqeje.Me të njëjtën frymë dhe si një shtet i pavarur, Shqipëria ka nënshkruar një traktat aleance mbrojtëse me Italinë. Ky traktat u regjistrua rregullisht në Lidhjen e Kombeve, në përputhje me Nenin 18 të tij. Italia, në mënyrë të padyshimtë në kundërshtim me këtë traktat, si dhe me të gjitha normat drejtuese të marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe më veçanërisht me paktin e Lidhjes së Kombeve dhe paktin Briand-Kellogg, dhe pa ndonjë provokim nga ana e Shqipërisë së Pavarur, ka dhunuar ushtarakisht territorin shqiptar për herë të parë më 6 prill 1939 nga ajri, dhe, pastaj me 7 prill nga bombardimet e porteve dhe qyteteve bregdetare, si dhe me zbarkimin e trupave në bregdetin shqiptar.

Ushtria shqiptare, pavarësisht numrit të vogël të trupave të saj dhe pamjaftueshmërisë së pajisjeve të luftës, i bëri ballë pushtuesit ashtu si çdo shtet i lirë duhet të bëjë për të mbrojtur pavarësinë e tij. Një milion shqiptarë bënë sakrificat më të mëdha për të shmangur dhunën italiane. Por, me kohën, rezistenca nuk ishte e mundur, duke pasur parasysh sulmin e papritur, të bërë me të gjitha mjetet moderne, që një shtet prej 44 milionë banorësh mund të ketë në dispozicion kur ka paramenduar një akt dhune.

Duke protestuar fuqishëm dhe zyrtarisht kundër dhunës së Italisë dhe kundër zhdukjes së pavarësisë së Shqipërisë, e cila është anëtare e Lidhjes së Kombeve, i lutem Shkëlqesisë tuaj të sjellë në vëmendjen e anëtarëve të Lidhjes së Kombeve këto fakte, duke kërkuar që pushtimi nëpërmjet gjakut dhe hekurit (dhunës) nga Italia të mos njihet dhe të merren masa për restaurimin e të drejtave të mëparshme të popullit shqiptar.

 

Zogu I, mbreti i Shqiptarëve.

Filed Under: Histori Tagged With: Apel i mbretit Zog, Aurenc Bebja, LE TEMPS, Lidhjes se Kombeve

-KU E KA SHKODRA LAHUTARIN?

November 19, 2017 by dgreca

……….(OSE, „PLAKU“ SHKODRAN I MIÇIGENIT!)/

u1_Zef-Palok-Gjerkaj (1)

-Me Zef Paloken (e Gjerkajve) të Rapsh-Stares së Hotit, shtetas amerikan në Miçigen të USA-/

Nga Zeqir Lushaj/

Unë, sekretari i Klintonit!/

Isha aq i merzitur sidomos at ditë sa me fjalë nuk tregohet. Nuk kisha as dy muaj në Usa dhe kishe marr një dhome provizore në pritje sa të na vijnë numrat e punes. Sillesha aty në lagjen Kllifsaj Park të NJ, si i thone fjales „si kali në lamë“.

-Ç’ka i bana veti, ç’ka mu desh kjo pune, -flisja me mendet e mia e nuk guxoja fort as gruas ti shfaqem se e shihja edhe atë të merzitur po aq. Silleshim nga një orë e kthenin prap në hijen e atij lisi në oborrin e asaj shtëpie ku më dukej se më shumë se fresku me binin mbi kokë deget e tija me qortimin „Po ti nga na dole. Ç’ka don ketu…?“.

Ne Palisade Avenue, mes shkolles se lagjes e kishes se vjeter shoh nga larg një të moshuar me dy vajza të vogla per dore. Me njeherë e bleva se ishte shqiptar dhe i thirra pak në distancë:

-A je o burrë!

Ai ngriti koken i befasuar dhe foli prerë:

-Eeej, pa edhe ju shqiptarë a?

U ulem në barin para kishes dhe iu rrefyem njeri tjetrit. Zefi, aso koha 64 vjeçarë bashke me bashkshorten Marien kishin ardhur te djali Luli i cili ishte i martuar me Driten, shtetase amerikane. Kishin bere kerkese te merrnin status politik si te goditur te regjimit dhe po prisnin dita dites në akth vendimin. Mbasi shkembyem merzitë tona reciproke, kur Zefi mori vesh se une e Sabrieja jemi me grin karta qe i kemi fituar me Lloto, (pra me qendrim te perhershem në Amerikë) kerceu si i befasuar dhe me bertiti:

-E po çka kie pra? Per çka po merzitesh? Ini te dy me grin karta në xhep?!

-Heee, po ti je sekretari i Klintonit more Zeqir Lushaj, -foli Zefi e i ndriti fytyra.

… Aty, ne oborrin e asaj kishe te bekuar ne Maj te vitit 1998 me biseden e mesiperme lidha nje miqesi me burrin e Rapsh-Stares se Hotit Zef Paloken e familjen e tij, qe edhe sot mbas 20 vjetesh ndonese jetojme ne te dy anet e globit ndjehem sikur jemi ne nje familje e shihemi perditë. Per Zefin mund te shkruaj nje liber por sot mbas kaq vite mall, per lexuesit e nderuar te internetit po sjell vetem pak gjera te shkurtera, te thjeshta e te paharruara per mua ashtu si vet Zefi, Maria, Luli djali i tyre shembullor, Drita (ashtu siç e ka emrin  Dritë) dhe te 7 femijte e Lulit e te Drites te cilet jetojne te lumtur ne shtetin e klarget te Miçigenit ne USA.

64 vjeç por me vullnet të jashtezakonshem per punë.

Qe ne bisedat e para e terë kohen ne Amerike gjeja qe me beri me teper pershtypje tek ky njeri ishte vullneti per pune. Ndonese ishte 15 vjet me i madh se unë në moshë, dhe unë po frigesha qe s’do gjeje punë, Zefi ishte plot optimizem dhe thoshte me krenari: -Nuk dua të më mbajë djali as Amerika. Dua te jetoj me punen time.

Dhe vullneti iu permbush. Gjeti pune ne supermarketin Pathmark, nder me te medhenjt e vendit aty breg lumit Hudson… Ishte shembullor ne pune dhe mbas nje viti kur Luli vendosi te zhvendosen familjarisht ne Miçigen, ndermarrja i garantoj Zefit pune menjehere edhe atje ku shkonte. Pak dite shkuan atje ne Miçigen dhe ja moren ne pune edhe te shoqen Marien…

E permendi shpesh Zef Paloken edhe ketu ne Shqiperi ne biseda me shoke. Punoi Zefi plot 10 vjet me taksa, plotsoi piket e SS (sigurimeve shoqrore) dhe mori pensionin qe e po gezon gati tash 8 vjet. E permendi Zefin si shembull sidomos kur shoh te rinj dembel qe nje e dy, thote “s’ka pune”. E le ma ata jo pak emigrantë qe jetojne me dekada me ndihmat e Socialit!

Sot Zefi e Maria, pasaportat amerikane në xhep, ne xhepin tjeter pensionet dhe njerez te lire ku te dojne te jetojne ne Amerike a Shqiperi e ku tua kete qefi. Dhe e kane merituar me djerse e mund jo te vogel.

Zef Paloka, perball Xhorxh Uashingtonit

Kam shume kujtime Zefin. Sidomos vitin e pare qe eshte dhe me i veshtire per emigrantin…

Po shkonim një ditë në Nju Jork. Zbritem autobuzit në terminalin e Ures në NY dhe po dilnin në linjen tjeter të qytetit, ne Broduej BLVD. Brenda atij stacioni madheshtor ishte nje monument (bust) i XH Washingtonit. Zefi u ndal ball tij dhe po shikon… Prit prit, s’po zhgulej Zefi!

Dikur erdhi dhe une si me nerva  thash: -Pash zotin pse na vonove kaq shumë Zef? Çka po shikoje aq gjate more burrë.

…!

Heshti pak. U ndal. Mi nguli syte mire e mire . Me shterngoi per krahu dhe filloi:

-E more Zeqir Lushaj, itash po të kallxoj se çka po shikoja? Presidentin e Amerikes per pare nuk e kish lanë kush me vdek. Edhe per njat Zot, as per doktorr sak nuk e kish lanë kush me vdek! Pare boll, doktorrat e tan botes ma t’miret tu kryet, e paska pa dekë plot 67 vjeç!!

E luejti koken si ne rrrotullim. Qeshi pak si fallco dhe mu drejtue prap ngultazi e si sert:

-A e din ti more i dashtun, se edhe baba im Palok Gjerkaj, dritë pastë, ka vdek në moshen 67 vjeçare dhe ka qa‘ tan katundi se na vdiq i ri! Qe‘ pra, i ri  a’i vjeter, sa presidenti i Amerikes.

Tash fol ti Zeqir se ju gazetaret e tjerrni disi ma hollë…, e, me fal se të vonova pak…

Njeriu që len emer, ose Guri i Zefit

Eshte një…gur, aty perball NY, mbi lumin Hudson ku qytetaret dalin e sodisin balle per ballë kullat gjigande e bukurite e tjera te shehrit te madh. Aty, te ata gur disi te medhenj, eshte fituar nje toponim i ri tash afer 20 vjet.

-Te Guri i Zefit – i thonë. Sidomos shqiptaret masivisht kete emer perdorin per at’ rruge, per at’ zonë.

…Se aty dalke Zef Palok Gjerkaj, vitin e parë me dy mbesat e vogla, Kucin dhe Dagadushin siç i thrrisnim ne me dashuri, i shetiste dhe kundronte NY. (Kam pas botue nje skice per dy motrat Gjerkaj ne ate vit ne gazeten Bota Sot në Zvicerr). Edhe per supermarketin e madh breg lumit, shume e shume shqiptar thone edhe sot;  –po shkoj te supermarket i Zefit…!

Eshte njeriu, njeriu i mire që len emer kahdo që shkon e vjen.

Telefonata e parë e vitit 2013 (Fletë ditari)

Po. Kjo ishte per mua telefonata e pare e Atij viti te Ri 2013. Dhe nuk mund ta harroj jo veç si e para por edhe nga autori i saj. Në receptorin e telefonit më vjen zeri i dashur i mikut tim te paharruar, shkodranit të mirë, edhe amerikanit të mirë e shumë korrekt, “plakut” të Miçigenit, Zef Palokës së Gjerkajve (të Rapsh-Stares se Malsisë së Madhe por të ramë kahmot ne ulsinen shkodrane, andej kah Mali i Jushit). Kishim jo pak kohë pa u ndigjue, e permbi 13 vjet pa u pa! Çdo telefonatë ka simboliken e vet por kjo e Vitit te Ri ka emocion krejt ndryshe te tjerave.

Uruam reciprokisht dhe u shmallem nje cope here si emigrant disi te vonuar te ketij shekulli.

Zëri dhe urimi i tij me permalloi e me preku ndaj nuk mund u ndala pa ju kallxue edhe juve lexues te nderuar jo vetem per Zefin si mik i imi por edhe si personazh në disa shkrime publiçistike e poezi, si pjesë e shpirtit tim, pra edhe si pjesë e librave të mi.

Ku e ka Shkodra lahutarin?

Zef Palok Gjerkaj eshte nje artist i vertete. Mendja e tij eshte qelibar, shpirti i tij eshte Kristal-poetik. Ka marrë pjese ne shume veprimtari lokale e kombetare si recitues, kengetar e lahutar.

Po sot, ku e ka Shkodra lahutarin?

Ndaj sot ne kete shkrim po e permalloi pak mikun tim Zefin me nje foto te Kalasë së Shkodres ku ai aq shume here i ka ra lahutes e ja ka marrë kanges…

…!

Dikur, të paret e Zefit, nga fukaralleku e leshuan Rapshen e Stares e u vendosen ne fushë, diku kah Mali i Jushit afer Bushatit. Keshtu erdhi jeta, e prap nga skamja e hallet (politike)  të kohes, edhe vet Zefi kur ishte në moshen që kish nevoje per pak qetesi e pushim i mori rruget e kurbetit deri në Ameriken e largët…

-Zeqir, -thoshte shpesh Zefi. Ti je në moshen e djalit tim të madhit Rrokut. Pra flas me ty si me djalin tim. Gjithçka po i fali atij regjimi gjakatar. More edhe vrasjen e nipit 20 vjeçarë në kufi, qe’, po ja fali. Aamaaa, të terhekmen zhak per se dekuni te kufomes se nipit tim neper rruget e katundit kurr nuk mund t‘ia fali… dhe i rreshqisnin lotet neper faqe atij burri shumë fisnik.

…!

Dhe punoi si burrat e vertetë Zef Paloka ne NJ e ne Miçigen, plotesoi 10 vjet pune, pra plotesoi kreditet e pensionit dhe ka tash disa vjet qe e gezon atë. E bani realitet at‘ qe me ka thane diten e pare qe jemi njohur: -nuk kam ardhur ketu per te me mbajt as djali dhe as Amerika!

Edhe sot, 83 vjecar Zef Palokes i ka fort hije fjala, miqesia, telefonata, kartolina, letrat e shumta me shok e miq në Shkoder, që, nuk eshte mirë ta themi kaq hapur e “shqeto”, por me sa duket me shume prej tyre nuk do shihen më per të gjallë!! Se kerkush nuk e pret pa limit tjetrin. Shpirti nuk ka orar.

Ç’fardo që të shkruaj per mikun time të paharruar Zefin, prap me duket se nuk kam thene ndonje gje më shume se sa në një vjershe timen të thjeshte të para ketu e sa vjeteve e te botuar ne librin tim “Vdekja e varreve” në faqen 79 me titull Shkodrani.

Ndiqeni me poshte edhe si mbylllje te ketij portreti modest te shkodranit-Miçigenas Zef Palok Gjerkaj:

SHKODRANI

– Fletë ditari, Nju Xhersi, 17 Mars 2000 –

 

Zef Palok Gjerkaj,

prej Malit të Jushit,

Ka datëlindjen e djalit,

përvjetorin 27-të,

 

Sonte jam i thirrur te Zefi,

Jam mik i thirrur për darkë!

…!

Tek ky burr shkodran,

po shkoj si shpesh,

Se për drekë

se për darkë,

nuk ka rëndësi,

 

Aty,

e ndjej veten të shpenguar,

Aty,

E gjej një copë Shqipëri!

./.

(Nga libri „Vdekja e varreve“,  fq 79)

————–

DJALI I PALOK GJERKËS, (siç e therras une gjithmonë), ËSHTË NJË LIBER…

 

Po,po. Nje liber është Zef Paloka i Palok Gjerkes. Pse liber, mund te më pyeti lexuesi? Eshte nje liber se çdo kujtim me Zefin eshte nje skicë letrare, eshte një portret, eshte nje reportazh interesant, eshte nje humor aq i kendeshem, është një …. Nje çka te duesh me e shkrue.

Një libër pra, e çka me thene me shumë.

…!

…Me telefonoi kur i kish marr e lexuar 6 librat e mi të parë botuar në 60 vjetorin e lindjes sime në vitin 2009. Nuk mund ta harroj kurrë. Me dhjetra e dhjetra urime e telefonata kam patur per librat e mi modest, por Zefi flet ndryshe te tjereve. E dini si me tha ne telefon;

-Jam ba 75 vjeç o miku im i mire dhe per here te pare ne jeten time i lexova 6 libra rradhazi… dhe vazhdoi komplimentet shpirterore… sa me emocionoi jo pak.

…!

Une e di se, ato që thote Zefi, nuk jane bash krejt vlerat e librave te mi, por eshte me shume dashuria e Zefit per mua dhe miqesine e atyre diteve e viteve të para në Amerikë. Miqesi që nuk mund te harrohet kurrë.

BATALIONI GJERKAJ

E bani Zoti katund Zef Paloken e Gjerkajve. Luli me nusen Driten kane 7 feminj, 4 djem e tri varza si molla në gem. Ata po rriten e shkollohen në Amerikë por shoh me kenaqesi që kanë marrë e po marrin perdite jo pak edhe nga shkolla e Zefit,(e Zefit dhe e Maries), nga shkolla e gjysherva pra, aq e nevojshme per te gjithe e ne menyre te veçantë per ata femij qe po rriten në mergim, në të kater anet e botes. Se eshte edukim bio, patriotik e atdhetarë shqiptar. I pa-tjetersueshem.

PS: Botohet me kerkesen e autorit. Faleminderit-Dielli

Filed Under: Histori Tagged With: Lahutari, Zef Paloka, Zeqir lushaj

“Perpjekja”, shoqata e studenteve shqiptare ne Universitetin e Beogradit

November 18, 2017 by dgreca

60 Vite me pare u themelua “Perpjekja”, shoqata e studenteve shqiptare qe studionin ne Universitetin e Beogradit/

1 pastedImagepastedImage ok2 pastedImage (2)4 pastedImage (4)3 pastedImage (3)5 pastedImage (5)

Mbresa e kujtime/

NGA SADIK ELSHANI/

 Me 15 nentor te vitit 1957 ne Beograd u themelua Shoqata Letraro – Muzikore “Perpjekja” e studenteve shqiptare qe studionin ne Universitetin e Beogradit. Eshte kjo nje ngjarje e rendesishme historike ne jeten kulturore te shqiptareve ne ish Jugosllavi, sepse kjo ishte shoqata e pare serioze studentore qe kishte nje veprimtari te hovshme, te begate e te vazhdueshme gjate tere ekzistences se saj. Aty nga fundi i viteve te 40-ta dhe ne fillim te viteve te 50-ta te shekullit te kaluar numri i studenteve shqiptare qe studionin ne fakultete te ndryshme te Universitetit te Beogradit ishte shtuar dukshem. Te rinjte shqiptare te etshem per dituri, me çdo kusht u munduan t’i shfrytezonin ato pak mundesi qe u ishin dhene per te ndjekur studimet e larta. Te mos harrojme se Kosova atehere kishte nevoje per kuadro te çdo lemie. Ne fillim studentet shqiptare zgjidhnin Beogradin per shkak te afersise me Kosoven dhe per shkakun se aty ndodhej e vetmja kateder e gjuhes shqipe ne ish Jugosllavi. Me shtimin e numrit te studenteve lindi edhe nevoja per t’u organizuar, per te zhvilluar nje veprimtari te organizuar, me cilesi e vlera artistike e kombetare. Kjo edhe nuk ishte aq e lehte, sepse rrethanat historike te ashpra per shqiptaret. Shqiparet ishin te shtypur, ishte “Koha e Rankoviqit” (Aleksander Rankoviq, minister i Puneve te Brendshne te Jugosllavise dhe antishqiptar i perbetuar) dhe çdo levizje shqiptare per perparim e emancipim shihej me dyshim nga autoritetet antishqiptare te Jugosllavise se atehershme. (Vite me vone (1977), ne nje takim qe patem ne “Perpjekje” me trupen e Teatrit Krahinor (tani Kombetar) te Prishtines, skenografi i njohur, Nuredin Loxha (1935 – 1992) na tregoi se ne fillim te viteve te 60-ta kishte qene kryetar i “Perpjekjes” dhe gati çdo dite e kishin thirrur ne UDB per ta pyetyr se çka po ndodhte ne “Perpjekje”, me çka po merreshin, etj).

Megjithate, me ndihmen e profesoreve te tyre, Anton Çetta, Idriz Ajeti, qe atehere ishin te angazhuar ne Katedren e Ghuhes Shqipe ne Beograd, ate dite mesnentori u themelua “Perpjekja”.  Meqenese ishte student me i vjeter dhe ate vit kishte botuar nje permbledhje me poezi (“Tufa”), kryetar u zgjodh Latif Berisha (1931 – 1999,  masakruar nga paramilitaret serbe), sekretar, Zekeria Cana (1934 – 2009), dhe kryetar i Keshillit Artistik, Muhamed Kerveshi (1935).Sesi u vendos per kete emer, vite me vone, me 1977 me rastin e festimit te 20 Vjetorit te Themelimit te “Perpjekjes”, profesor Anton Çetta do te tregonte: “Me erdhen nje grup studentesh per t’u keshilluar per themelimin e nje shoqate studentore dhe se çfare emri duhet t’i venin. Atehere, vazhdoi profesori, une u thashe se ata kishin ardhur per te studiuar, per t’u perpjekur per t’i mbaruar studimet, per te dhene ndihmesen e tyre per zhvillimin e Kosoves dhe viseve tjera shqiptare ne ish Jugosllavi, prandaj shoqata le ta marre emrin, “Perpjekja””. Dhe ashtu u vendos. Ky emer gjithmone me kujton emrin e revistes “Perpjekja shqiptare”, botuar ne Tirane, nga Branko Merxhani ne vitet e 30-ta te shekullit te kaluar. Me siguri edhe profesor Antoni kete e ka patur ne mendje, duke e lene te nenkuptohet vete ate pjesen tjeter, “shqiptare”.

Shoqatat krijohen per te zhvilluar veprimtari te organizuara, per te ruajtur dhe per te krijuar vlera kulturore, artistike e kombetare. Pikerisht  kete e beri “Perpjekja” qe nga dita e themelimit e deri ne mbyllje me dhune nga autoritetet serbe ne fund te viteve te 80-ta te shekullit te kaluar. Themeluesit dhe anetaret e “Perpjkjes” ishin te rinj entuziaste me plot enderrime, plot plane per te ardhmen, energji te pashterrshme krijuese. Keta ishin nder studentet e pare qe po studionin ne lemite e tyre perkatese dhe kur perfunduan studimet u kthyen ne Kosove dhe zhvilluan veprimtarite e tyre kulturore, arsimore, shkencore. U ben themelues e drejtues te institucioneve arsimore, kulturore e shkencore. Anetare dhe veprimtare te “ Perpjekjes” ishin ata qe me vone do te beheshin shkrimtaret dhe poetet e njohur te Kosoves: Muhamed Kerveshi, Fafredin Gunga, Din Mehmeti, Agim Gjakova, historiani, Zekeria Cana, piktoret: Muslim Mulliqi, Xhelosh e Mikel Gjokaj, shkencetari i njohur, Dervish Rozhaja, i cili me vone do te behej rektori i pare i Universitetit te Prishtines, aktoret e njohur ne tere hapesiren e ish Jugosllavise: Bekim Fehmiu, Faruk Begolli, Enver Petrovci e shume e shume te tjere: kompozitore, mjeke, inxhiniere, farmaciste, kimiste, fiziciste te njohur kosovare. Çdo shoqate, çdo institucion do te krenohej me anetare, me veprimtare te nje kalibri te tille. Ishte ky ai brezi i arte i intelektualeve shqiptare ne ish Jugosllavi. “Perpjekja” u be edhe nxitese, udherrefyese edhe per shoqatat tjera qe u themeluan me vone nga studentet shqiptare qe studionin ne universitetet tjera ne ish Jugosllavi: Zagreb (“Shkendija”, 1960), Sarajeve (“Lulezimi”), Lubjane (“Shkendija”), etj.

Per “Perpjekjen” dhe veprimtarine e saj kam degjuar qysh kur kam qene femi,sepse babai im ishte i parapaguar per disa vite ne gazeten e perditshme te Prishtines, “Rilindja”, dhe aty here pas here kishte edhe shkrime per veprimtarite e “Perpjekjes”. Ndersa me vone edhe vete u bera anetar e veprimtar i “Perpjkjes”. Ne vitin 1975 i regjistrova studimet e farmacise ne Universitetin e Beogradit dhe qysh ne ditet e para e vizitova Katedren e Gjuhes Shqipe. Ne nje dhome te madhe te mbushura plot me libra, qe ishte biblioteka e katedres, takova dr. Halit Ternavcin, i cili atehere ishte shef i katedres, dhe biseduam per studimet e gjuhes shqipe ne Beograd, per katedren, per studentet shqiptare ne Beograd, etj. Pas pak kohe pasi u stabilizova dhe deri diku u pershtata me mjedisin e ri, e vizitova edhe “Perpjekjen”. “Perpjekja” lokalet i kishte ne bllokun e dyte ne Qytetin e Studenteve ne Beogradin e Ri. Kishte nje dhome qe sherbente si zyre dhe nje dhome me te madhe ku ishte i vendosur televizori dhe e perdornim edhe per takime, mbledhje te ndryshme. Kuptohet,ata  studente te dikurshem emrat e te cileve permenda me lart, nuk ishin me, por ndihej ajo fryme, ato gjurme qe ata kishin lene dikur. Dhe kur te vinte ne mend, kur permendje emrin “Perpjkeje” te dilte para sysh ajo pune e madhe, ato perpjekje te paraardhesve tane. Tani radha na kishte ardhur neve, brezave pak me te rinj. Me hapjen e fakulteteve ne Prishtine ne fillim te viteve te 60-ta te shekullit te kaluar dhe me vone me themelimin e Universitetit te Prishtines me 1970, numri i studenteve qe studionin ne Beograd ishte pakesuar dukshem. Megjithate, kishte mjaft studente qe studionin ne fakultetet qe nuk ekzistonin ne Universitetin e Prishtines, ndersa disa studionin ne Beograd e Zagreb e qytete te tjera, sepse keto universitete ishin me te njohura dhe qytete e medha ofronin edhe diçka me teper qe Prishtina atehere nuk i ofronte.

“Perpjekja” per ne studentet shqiptare, sidomos per at ate vitit te pare te studimeve, ishte nje oaze e qete, qe na ofronte ngrohtesi, ishte nje cope vendlindje. Aty mblidheshin si rreth vatres studentet nga te gjitha trevat shqiptare.  Aty çmalleshim me vendlindjen tone, takonim njeri – tjetrin, miqesoheshim me njeri – tjetrin, i ndihmonim njeri- tjetrit, lexonim gazetat shqiptare: “Rilindja”, “Zeri i rinise”, “Flaka e vellazerimit” dhe publikimrt tjera ne gjuhen shqipe. “Perpjkja” ishte vendtakimi yne me i dashur. Kur takonim njeri – tjetrin ne qytet, pyetjet e para ishin: “A ishe ne “Perpjekje”?”, “Çka ka te re ne “Perpjekje”?”. Shpesh, sidomos ne fundjave mblidheshim dhe kendonim kenget tona te bukura. Dallohej studentja gjakovre, Myzafere Rizvanolli (Myza), me zerin e saj te bukur, interpretimin artistik e repertoarin e saj te pasur, ku spikasnin kenget gjakovare e serenatat korçare. Edhe tani pas 40 vjeteve, ende me kumbon ne koke zeri i Myzes: “O moj korçare sa e bukur je/me ato naze porsi nuse e re/dhe kur me shkoje ti ne bulevard/zemrat tona digjeshin flake e zjarr….”

Qellimi dhe detyrimi yne kryesor ishte ndjekja dhe perfundimi i studimeve, por ne kohen tone te lire mundoheshim te zhvillonim edhe ndonje veprimtari kulturore, letrare, muzikore,sportive. Te paraqisnim vlerate tona kulturore para publikut te Beogradit e me gjere.“Perpjekja” i ka patur mjaft aktiv seksionin  letrar dhe ate muzikor. Vete emri i “Perpjekjes” ishte: “Shoqata Letraro – Muzikore”. Ndoshat nuk ishim edhe aq aktiv sa edhe brezi i arte i “Perpjkes”, por edhe ne mundoheshim te benim diçka brenda mundesive tona. Grupi muzikor udhehiqej me mjeshteri nga studenti i Akademise se Muzikes, Hajdar Elezkurtaj dhe ne gjirin e tij kishte instrumentiste e soliste te talentuar: Hajdar Elezkurtaj, Myzafere Rizvanolli, Indira Kordiqi, Selajdin Doli e me vone ketij grupi iu bashkangjit edhe kengetari i njohur, Fehmi Xharra. Ne ate periudhe ne Beograd qendronte edhe kengetari i njohur, Esat Bicurri, i cili ndiqte nje specializim per doganat dhe shpesh vinte ne “Perpjkje”.

Ne vitin 1977 “Perpjkeja” organizoi nje turne te sukseshme ne qytetet shqiptare te Lugines se Presheves: Presheve e Bujanoc, ku u paraqit me nje koncert te pasur me kenge e valle shqiptare. Ne pranvere te vitit 1977 grupi letrar organizoi nje mbremje letrare mjaft te suksesshme ne bashkepunim me Lidhjen e Shkrimtareve te Kosoves, ku merrnin pjese shkrimtaret e njohur: Ali Podrimja, Anton Pashku, Vlladeta Vukoviq e Nazmi Rrahmani. Punimet e tyre ne poezi e proze i lexuan edhe anetaret e “Perpjekjes”: Nezir Sefaj, Sadik Elshani dhe disa te tjere, qe tani emrat e te cileve nuk me kujtohen. Numri i pjesemarresve ishte i madh, ndersa mbremjen e udhehoqi me plot profesionalizem aktori i njohur, Enver Petrovci, atehere student i Aklademise se Arteve Dramatike. Pas paraqitjes se punimeve artistike u organizua nje koktej i pasur, i cili kaloi ne nje atmosfere te ngrohte vellazerore, duke biseduar me shkrimtaret e njohur gjer ne oret e vona te nates. Ne muajin maj te vitit 1977 ne Beograd, ne organizimin e “Perpjekjes” u mbajten “Takimet e majit”. Ishin keto takimet e studenteve shqiptare qe studionin ne universitetet e Jugosllavise se atehershme ku kishte shoqata te studenteve shqiptare: Zagreb, Beograd, Sarajeve e Lubjane. Ishte ky nje rast i mire per t’u njohur studentet shqiptare ne mes vete, zhvilloheshin gara sportive, shfaqeshin programe artistike me kenge e valle shqiptare, recitime, dramatizime, etj. E çka eshte edhe me e rendesishme, ne keto takime lidheshin edhe miqesi te reja.

Viti 1977 ishte edhe viti i 20 Vjetorit te Themelimit te “Perpjkejes”, prandaj edhe veprimtarite ishin me te dendura. Ate vit ne Beograd po qendronte edhe historian i njohur, Zekeria Cana, qe siç u permend me lart ne kete shkrim, ai ishte nder themeluesit e “Perpjekjes” dhe sekretari i saj i pare. Ai kishte nje qendrim shkencor ne Beograd per te bere kerkime ne arkivat e atij qyteti per marredhenjet shqiptaro – serbe, qe ishte tema e magjistratures se tij. Profesor Cana shpesh vinte ne “Perpjkje” dhe personalisht, kuptohet edhe me ndihmen tone, u mor intensivisht me organizimin e festimit te 20 Vjetorit te “Perpjkjes”. Takimet me profesor Canen mbeten te paharrueshme, sepse haptas bisedonim per shume çeshtje shqiptare, gjendjen ne Kosove dhe perpjekjet tona per t’i dale zot Kosoves, kombit tone. Na tregonte edhe per historine e “Perpjekjes” sfidat me te cilat ishin ballafaquar ne ditet e tyre studentore, qe kishin qene shume me te pavolitshme se koha jone. Na porosiste vazhdimisht qe kurre te mos binim ne ndikimin, ne grackat, kthetrat e qarqeve antishqiptare te Beogradit, te cilet nuk e shihnin me sy te mire “Perpjekjen”, apo thene me mire, e kishin hale ne sy. 20 Vjetori u festua ne menyre madheshtore me nje program te pasur artistik te mbajtur ne Qendren Kulturore te Qytetit te Studenteve dhe pastaj vazhdoi me nje darke solemne ne hotelin me te njohur te Beogradit, “Hotel Jugosllavija”. Ne kete manifestim merrnin pjese shume anetare te hershem te “Perpjkjes”, profesor Anton Cetta, Zekeria Cana e shume figura te tjera te jetes politike, kulturore. shkencore te Kosoves. Merrnin pjese edhe perfaqesues te shoqatave simotra nga Zagrebi, Sarajeva, Lubjana, Subotica, Prishtina. Anetaret e dalluar u nderuan me mirenjohje per punen e tyre me plot perkushtim ne periudha te ndryshme te ekzistences 20 vjecare te “Perpjekjes”.

Ne vjeshten e vitit 1977 kalova ne Universitetin e Zagrebit, por lidhjet me “Perpjekjen” nuk i nderpreva kurre. Sa here qe kaloja neper Beograd, gjithmone shkoja ne “Perpjekje” per t’i vizituar miqte e mi. Ne vitin 1984 ndodhi qe shumicen e sherbimit te detyruar ushtarak ta kryeja ne Beograd dhe kazerma ndodhej ne Zemun, jo shume larg selise se “Perpjekjes”, prandaj shpesh shkoja aty dhe kaloja shume çaste te hareshme me studentet shqiptare. Nje dite po rrinim ne nje dhome studentesh dhe hyri nje student, qe per te mos na trazuar, me ze te ulet po e kerkonte nje fletore nga nje studente. Ajo e nxori dhe poi a zgjat nje fletore me permasa pak te medha, por me mbulesa te hequra (shqyera). E njoha menjehere, ishte fletorja ime. Ne vitin e pare te studimeve ne kuader te lendes se kimise inorganike kishim nje liberth me probleme e ushtrime nga stokiometria (angl. stoichiometry), qe eshte llogaritja relative e sasive te reaktanteve dhe produkteve ne reakcionet kimike. Une i mora dhe i zgjodha te gjitha problemet ne menyre sistematike e shume te hollesishme. Keto detyra, probleme, ishin pjese e provimit me shkrim nga kimia inorganike. Une pasi e kisha dhene provimin, kete fletore ua dhashe shokeve te mi dhe ja qe ajo fletore paska shkuar dore pas dore e brez pas brezi per gati 10 vite te tera. U thashe atyre se ajo ishte fletorja ime dhe nuk e mora prape, por e lashe qe ta vazhdonte “misionin” e saj.Ja, keshtu ndihmonim njeri – tjetrin. Ajo fletore e kishte mbajtur gjalle pranine time ne mes te studenteve shqiptare ne Beograd.

Autoritetet serbe e mbyllen me dhune “Perpjekjen” ne fund te viteve te 80-ta apo ne fillim te viteve te 90-ta te shekullit te kaluar, por ata kurre nuk mund ta shlyejne ate nga kujtesa jone! Mund te shkruaj edhe me shume faqe per “Perpjkjen”, por dua ta mbyll kete shkrim duke e vleresuar lart veprimtarine e gjithanshme, kulturore e atdhetare te “Perpjekjes”, si njeren nga shoqatat me aktive studentore shqiptare te te gjitha koherave. Roli dhe rendesia e saj me plot te drejte mund te matet e te krahasohet me shoqatat e tjera shqiptare te krijuara gjate Periudhes se Rilindjes sone Kombetare.

Anetare te “Perpjkjes” kudo qe jeni: Gezuar 60 Vjetorin e Themelimit te shoqates sone!

Philadelphia, 17 nentor 2017

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtari i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Histori Tagged With: “Perpjekja”, Sadik Elshani, shoqata e studenteve shqiptare qe studionin ne, Universitetin e Beogradit

Promovimi i 5 vëllimeve të “Kuvend letrash me miqtë”

November 14, 2017 by dgreca

Promovimi i 5 vëllimeve të “Kuvend letrash me miqtë” përshëndetet dhe nga Shoqata  “Trojet e Arbrit ’’ /

1 Mustafa Kruja

Nëntor 2017/

E nderuara familja Merlika,/

I nderuar bashkëpunëtor i ngushtë  i shoqatës studiuesi  Eugjen Merlika! /

Të nderuar organizatorë të këtij evenimenti kulturor dhe kombëtar, Instituti i Integrimit të ish- Të përndjekurve politik me z. Bilal Kola!/

Sjellja e këtyre veprave janë të një rëndësie të veçante jo vetëm për njohjen e veprimtarisë së Mustafa Krujës por përmes letërkëmbimeve zbulojmë mjaft fakte interesante dhe të pakontestueshme për veprimtarinë e mërgatës politike. Këto letërkëmbime kanë në fokus qoftë aktivitetin politik të emigracionit,  të cilat ndërthuren me çështje mbi gjuhën, letërsinë e historinë. Ata që kuvendojnë me Mustafa Krujen janë; Dera e Gjomarkut, Mbreti Zog, P.Paulin Margjokaj OFM, Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Martin Camaj, Namik Resuli, Atë Zef Valentini, Stavro Skendi, Zef V.Nekaj, etj. Këta letërkëmbime nuk i pengon distanca hapësinore por as divergjencat politike përkundrazi pasurohen më tepër.

Mesazhet e këtyre vëllimeve janë të qarta si kristali ku fjala “bashkëpunim” është jo vetëm mesazh por dhe kumtim që Shqipëria vihet mbi interesat personale dhe politike. Mesazhet në libra janë të qarta dhe për politikën e sotme dhe janë udhëzuese sesi duhet të sillen politikbërësit e sotëm të cilët shumë prej tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me këta që përmenda, as vizionin as dëshirën dhe as vullnetin e mirë për kombin tonë.

Intelektualët shqiptar që lanë Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore janë shembuj që duhen ndjekur pasi ata lanë vendet e Evropës nga ku studiuan dhe u formuan vetëm për ideale që ti shërbenin kombit. Ndërsa sot ndodh e kundërt jo vetëm që emigrojnë të rinjtë që kanë humbur shpresën por emigron dhe truri i këtij kombi që fuqinë mendore po e vënë në dobi të vendeve të tjera pasi Shqipëria e Kosova s’po i ofron asgjë dhe kanë humbur besimin tek politika e politikbërësit, megjithatë shprehja “mos pyet çfarë bën kombi për ty por çfarë bën ti për kombin” duket si motoja e mërgatës shqiptare e mes shekullit XX.

Promovimi i veprave të Mustafa Krujës në pesë vëllime kuvend letrash me miq është një ditë e madhe për rikthimin e identitetit kombëtar shqiptar.Ky rikthim po vjen me forcën e argumentit shkencor, ku dalëngadalë por të sigurt është duke dal në dritë figura brilante dhe atdhetare e Mustafa Krujës.

Pak histori se kush ishte Mustafa Kruja?!

Ai ishte diplomuar në shkenca politike dhe sociale në moshën njëzet e tre vjeçare, nuk e lakmoj asnjëherë jetën nëpër qytetet e Perandorisë Osmane por iu kthye maleve dhe kreshtave shqiptare duke marrë pjesë në Kryengritjet shqiptare. Ai më 28 nëntor 1912 në moshën njëzet e pesë vjeçare ishte njëri ndër delegatët më të rinjë i cili e nënshkroi Pavarësinë e Shqipërisë. Pastaj vazhdoi aktivitetin e tij politik duke e përkrahur krahun perëndimor të orientimit të Shqipërisë që udhëhiqej nga Princ Wihelm Von Vidi. Në vitin 1921-1924 ishte deputet i Parlamentit të Shqipërisë ku dha një kontribut të çmuar. Rrethanat politike bënë që gjatë viteve 1925-1939 të migroj në Itali por duke punuar në çdo moment për Shqipërinë.

Mustafa Kruja kur atdheu ishte mbetur pa drejtim politik pranoj që ta udhëhiqte qeverinë e Shqipërisë etnike në rrethana mjaft të vështira por ku me plotë sukses për një kohë shumë të shkurtë pati rezultate shumë të mëdha. Kjo qeveri duke bashkuar në një kufi të gjitha trojet etnike shqiptare dhe duke filluar reformat në arsim, në të gjitha viset e Shqipërisë Etnike. Mustafa Kruja edhe pse u plagos nga forcat pansllaviste komuniste nuk e pranoj propozimin e Kapidanit të Mirditës që t’iu bëj një pastrim gjeneral në atë periudhë kohore komunistave, dhe gjeti shërim disa mujor në kullën e kapidanit në Shkodër. Mustafa Kruja edhe kur Shqipëria ra në duart e komunistëve pansllavist ai me zemër të thyer u deshtë që ta linte Shqipërinë dhe pjesën e fundit të jetës ta kaloj në Itali, Egjipt dhe më pas në Amerikë ku edhe vdiq në tokën e shenjtë amerikane me mallin e pashuar për Shqipërinë që ia kushtoj gjithë jetën.

Mustafa Kruja vdiq më, 27.11.1958 në spitalin e qytetit Nioagara Falls në SHBA. Ai la pas vetës një veprimtari të gjatë mbi pesë dekada, qoftë në aspektin kombëtar, politik, kulturor dhe shkencor.

Të nderuar organizatorë, kjo që po bëni ju sot është një vazhdimësi që vite të tëra e ka bërë dhe po e bën Shoqata e Intelektualëve Mbarëshqiptarë ’’Trojet e Arbrit’’, e cila tash e trembëdhjetë vjet me radhë është duke e bërë ndriçimin e figurave tona historike dhe kombëtare të cilët gjithë jetën u angazhuan për bërjen e Shqipërisë Etnike në kufijtë e saj etnik dhe historik. Në panteonin e këtyre heronjve kombëtarë hynë padyshim edhe Mustafa Merlika Kruja apo Kryeministri i Shqipërisë Etnike.

Ju priftë e mbara! 

Në emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit ’’

Mr.sc.Nue Oroshi, Kryetar 

Mr.sc.Leonora Laçi, Sekretare e Përgjithshme

Filed Under: Histori Tagged With: “Kuvend letrash me miqtë”, Mustafa Merlika Kruja, Promovimi i 5 vëllimeve të

“FLAMURTARI” TE VARRI I ISMAIL QEMALIT

November 14, 2017 by dgreca

DIGITAL CAMERA

–“FLAMURTARI” TE VARRI I ISMAIL QEMALIT U  REALIZUA,  ME HONORARIN E “MONUMENTIT TË LUFTËTARIT KOMBËTAR TË KORÇËS”/

1-Gezim-Llojdia-240x300Nga Gëzim Llojdia/Ai ishte mjeshtri i pa arritshëm i skulpturës shqiptare. Quhej Odise Paskali. Janë thinjur monumentet nga pesha e kohës nëpër rrugë dhe shesh qytetesh .Ai ka mërguar në mërgimin e madh dhe të pafundmë, për tu mbyllur,për tu ngurosur në fundin e fundmë,por jo të dëshiruar. Mërgoi si fillesë shpirti. Rri në këtë copë tokë, shiu rrëke derdhet përmbi bronzin  tënd. Është Flamurtari me kostum kombëtar që përfaqëson popullin e vetëdijshëm, që bën roje pranë varrit të atdhetarit të madh i pikëlluar për vdekjen e tij, duke mbajtur në një dore flamurin historik dhe në tjetrën pushkën me të cilën do ta mbrojë për jete . Ky është kuptimi, që skulptori i madh shqiptar Odise Paskal, ka  realizuar 80 vjet më parë në Vlorë,flamurtarin. Mirëpo e gjeta këtë libër, ku mjeshtri i madh O.Paskali flet në kujtimet e tij në një botim, që është bërë para viteve ’90,titullohet: “Gjurmë jete”. Skulptori i shquar ka shkruar  për ndërtimin  e varrit monumental të Ismail Qemalit.Nga  zhbirimi i  kujtimeve mësojnë faktin se artisti O.Paskali:Statujën e Flamurtarit e realizova, shprehet  me honorarin e Monumentit të Luftëtarit Kombëtar të Korçës, të cilin po e punoja ne të njëjtën kohë.

ODISE PASKALI:. VARRI I ISMAIL QEMALIT

Libri:”Gjurmë jete”shb”8 nëntori’,faqe 70,indeks51.Mew 1929 kisha botuar nw revistën Studenti shqiptar të Torinos një projekt për varr monumental Ismail Qemalit.Nga mesi i vitit 1930 në një udhëtim në Tirane, më thirri Eqrem Libohova, ministër i pallatit dhe më tha se mbreti Zog dëshironte të ndërtonte me shpenzimet  veta (por që në fakt nuk shpenzoi vetë asnjë grosh) një varr madhështor për Ismail Qemalin dhe më ngarkoi të përgatitja një projekt të r,i si e gjykoja më të përshtatshëm. Paraqita një vizatim dhe çmimin 40 mijë franga ari. Më tha, ta reduktoja e me kosto më të  vogël. Paraqita një të dytë, për 25 mije franga. Më tha, se: nuk duhej abuzuar nga mirësia e lartmadhërisë së tij, prandaj mos të kushtonte më shumë se” 10 mijë franga. Ndërkaq, për ngatërresë  dhe mbase për interes, ndërhyri skulptori Italian De Markis, që ,jetonte në Tiranë, si organizator sportiv dhe mu kërkua prej ministrit të oborrit ,një maket plastik dhe një fragment në madhësi natyrore.

Në Ekspozitën e Miqve të Artit të 1931 kisha dhe maketin e Varrit  të Ismail Qemalit dhe fragmentin portret të “Flamurtarit” në  allci në madhësi të  monumentit. Lidha kontratë për 10 mijë franga ari. Në parlamentin e  kohës, zëdhënësi i Zogut, Lalë Krosi, deklaroi botërisht se: «Naltmadhënia kishte dhënë 20 mijë (siç) franga ari një skulptori për ndërtimin e varrit madhështor të Ismail Qemalit».Nuk u  caktua se ku do to ngrihej monumenti, po nga një vizite në Kaninë ku gjendej varri vjetër, në një vend të ngushtë në oborrin e  xhamisë, mendova se duhej ndërtuar në Vlorë, në vendin ku u ngrit flamuri më 1912. Studiova vendin dhe e  bëra fakt të kryer, pa pyetur njeri. Ngarkova korçarët, Kristaq dhe Kilo për punimin e gurëve. Ata punuan vetë i katërt më se shtatë muaj dhe e përfunduan, siç është me gur të nxjerrë në pllajën e Ujit të Ftohtë. Vetëm nderimi i gurëve, blerja e pllakës dhe udhëtimet e  mia e harxhuan të  gjithë fondin prej 10 mijë frangash.Statujën e  Flamurtarit e realizova me honorarin e Monumentit të Luftëtarit Kombëtar të Korçës, të cilin po e punoja në të njëjtën kohë. Varri i Ismail Qemalit u  përurua me 28 Nëntor 1932 nga ministri i Arsimit, poeti Hil Mosi, i cili e  shpalli monument nacional. Flamurtari me kostum kombëtar përfaqëson popullin të vetëdijshëm që bën roje pranë varrit të atdhetarit të madh i pikëlluar për vdekjen e tij, duke mbajtur në një dorë flamurin historik dhe në tjetrën pushkën me të cilën do ta mbrojë për jetë.Kokën e Flamurtarit e punova njëkohësisht me statujën dhe dëshira ime ishte, që të realizoja një tip labi. Një ditë,mbas vendosjes së statujës pashë në pazarin e Vlorës një fshatar ,që i përngjiste krejt Flamurtarit dhe më erdhi mirë. Të gjitha punimet ishin të kryera në fillim të marsit 1932, po u vendos, që përurimi të bëhej me 28 Nëntor.

VARRI MONUMENTAL I I. QEMALIT.

Varri monumental i I.Qemalit u ndërtua rreth 80 vjet më parë nga skulptori O.Paskali. Ka të dhëna të cilat zbulojnë vitin për ndërtimin e varrit monumental. Këtë e zbulon së pari vet autori, skulptori Odise Paskali. Një të dhënë tjetër kemi  dhe lulishtja e tij u ndërtua prej kryebashkiakut të asaj kohe Ali Asllanit rreth viteve 1932. Sipas shtypit të asaj kohe gjejmë se eshtrat  plakut të  Vlorës janë vendosur në këtë varr  në 20 vjetorin e pavarësisë. Këtë kohë përcakton edhe skulptori O.Paskali duke qartësuar datën 28 nëntor. Përurimet kryheshin në festën e flamurit dhe në datën 28 .Simbolika në vetvete është e qartë . Ja shkurtazi çfarë citon shtypi i kohës: Ministri i Arsimit, Hilë Mosi u tha të pranishmëve: “Vëllezër shqiptarë.Sot mbushen plot njëzet vjet që kur se Ismail Qemali, një nga bijtë më të çmuar të kësaj Vlore trime, mu këtu në këtë shesh shpalli vetësundimin e Shqipërisë edhe valëviti në ajrin e lirë flamurin tonë të shenjtë kombëtar. Me këtë vepër, Shqipëria, e cila për më shumë se katër shekuj kishte lënguar nën zgjedhën e huaj, në mes të zjarrit të luftës ballkanike, nën udhëheqjen e një plaku, i cili për së afërmi i kishte ndjekur lëvizjet kombëtare të rilindjes, qysh më 28 Nëntor 1912 u shpall si shtet i lirë e i pavarur.””Këtë shtatore, që hijeshon varrin e Ismail Qemalit e që simbolizon flamurin kombëtar, si edhe ata luftëtarë që ranë theror për nder të tij, e deklarojmë monument kombëtar, edhe mirëmbajtjen e ruajtjen e saj ia ngarkojmë prefektit të Vlorës si kryetar i këshillit arsimor. Shqiptarë! Për një çast t‘i mbledhim zemrat tona rreth këtij veterani dhe t‘i betohemi se atë flamur që dora e tij shkundi nga pluhuri i robërisë, ne do të jemi gjithnjë gati ta mbrojmë e ta lartësojmë me mendjen, me zemrën edhe me gjakun tonë.”Kryetari i Parlamentit, Eshref Frashëri mbajti një fjalë të shkurtër. Prefekti i Vlorës, Abedin Nepravishta, lexoi dhe mesazhin e mbretit .

Filed Under: Histori Tagged With: “FLAMURTARI” TE, Gezim Llojdia, VARRI I ISMAIL QEMALIT

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 324
  • 325
  • 326
  • 327
  • 328
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT