• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një humbje në heshtje

February 20, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Vdiq përfaqësuesi i fundit i një brezi të shquar albanologësh. Ai ishte 89 vjeç. Quhej Eric Pratt Hamp. Vdiq më 17 shkurt 2019. Shtypi shqip heshti, jo në shenjë nderimi por sepse ndoshta nuk kishte kohë të kujtohej. Shqiptarët sot kanë probleme krimin, korrupsionin e varfërinē, pasoja të politikave, këto i bëjnë të harrojnë kulturën, kulturologët e albanologët, veçanërisht ata të huaj.
Eric P. Hamp ishte mes të gjithash indo-europianist, keltolog, sllavist i shquar. Idea për studimet mbi prejardhjen e shqipes i lindi rreth viteve 1950 gjatë një vizite në Italinë jugore ku ra në kontakt me arbëreshë, të cilët që prej shekullit XV pas vdekjes së prijësit të tyre, Gjergj Kastrioti -Skenderbej, kishin emigruar në gadishullin italik, për të jetuar por edhe për të përhapur a mbajtur gjallë gjuhën dhe zakonet të pranishme sot. Pastaj Hamp shkoi në Greqi për të njohur nga afër edhe arbëreshët (arvanitas) dhe dialektin e tyre.
Ndryshe nga linguistët e tjerë, veçanërisht ata evropianë, të cilët punojnë tërësisht në bazë të materialeve të shkruara, Hamp kreu punë të gjerë kërkimore mbështetur në kontakte të drejtpërdrejta me gjuhët dhe dialektet indo-evropiane si shqipja, arbërishtja dhe arvanitika; breton; welsh; irlandisht; skoceze dhe gaelike.
Hamp lindi në Londër me 1920. Ishtë fëmijë 5 vjeç kur së bashku me familjen emigroi në SHBA ku u vendosën përfundimisht ne Çikago të shtetit Illinois.
Hamp studioi në Kolegjin Amherst ku u diplomua në vitin 1942. Ai shërbeu në Ushtrinë Amerikane dhe pasi u lirua në vitin 1947 rifilloi studimet duke marrë masterin (1948 ) dhe doktoraturën (1954) nga Universiteti i Harvardit
Hamp ka shkruar me qindra në mos mijëra artikuj, studime dhe kritika, duke trajtuar thuajse çdo aspekt të rëndësishëm të linguistikës historike. Libri “Albanian and Its Dialects” është vepra e tij më e shënuar rreth shqipes.

Filed Under: Histori Tagged With: Astrit Lulushi, ne heshtje, Një humbje

KUJTESE- NJË VIT PA TY SALI ASLLAN SELIMAJ

February 20, 2019 by dgreca

Me rastin 20 Shkurtit, një vjetorit të ndarjes nga jeta të Sali Asllan Selimaj/1 Salih AsllaniNGA ISUF S. SELIMAJ/

2 Sali Asllani

Sali Asllan Selimaj 3 Shkurt 1940 dhe u nda nga jeta me 20 Shkurt 2018/

U mbush një vit që ndërrove jetë dhe u ndave nga ne, Sali Asllani. Ishte ditë dhimbjeje për të gjithë, veçanërisht për mua, familjen tënde, dhe për të gjithë farefisin SELIMAJ. Të gjithë e ndjejmë mungesën tënde.

Prej Sali Asllanit kam pasë shumë mirësi. Kam ndjerë ndihmën e tij në ditë të vështira. Jo vetëm unë, por ai ndihmonte këdo në nevojë, këdo qëi lypej ndihma e tij. Njeri me zemër të mirë, bujar në shpirt. Bamirësitë e tij janë të njohura në komunitetin shqiptar.

I dashur njeri i mirë, Sali Asllani; jeta nuk ka qenë e lehtë për ju, as e drejtë, madje ka qenë tepër e vështirë, por e ndritshme.Ti nuk u përule, por e ruajte moralin dhe karakterin e forte të malsorit.Veçanërisht në rininë tënde ti kalove të papritura dhe kurthe që të ngritën shërbimet sekrete me spiunë të shitur tek UDB-ja. Ishe vetëm 16 vjeçar kur UDB-ja e atëhershme malazeze nisi përndjekjet ndaj teje vetëm pse ti nuk pranove që të viheshe në shërbim të saj. Gjithçka ndodhi pse ti ishe i padëgjueshmi i UDB-së.

Strategjia dhe politika e UDB ishte që të largonte sa më shumë shqiptarë nga trojet e tyre të vendlindjes, veçanërisht malësorëtë Plavës dhe të Gucisë. Ata që nuk bindeshin keqtrajtoheshin.

Sali Asllani ishte në shënjestër të shërbimeve sekrete malazeze dhe ata prisnin momentin që ta fusnin në kurthin e tyre që t’i vinin prangat. Për të realizuar qëllimin e tyre ata vendosin ta fusin në kurth: I dërgojnë një spiun që e njihte Salihin. Spiuni i thotë : Ti Salih je në rrezik të madh, mund të arrestojnë shumë shpejt, prandaj duhet të ikësh.

Po ku të shkoj, ia ktheu Salihu.

Spiuni i propozon që të arratisej në vendin amë, në Shqipëri. Unë,i thotë spiuni, do të ndihmoj, do të udhëheq rrugën deri në kufi, që të shpëtosh nga UDB-ja. Unë e di rrugën mirë se kam ndihmuar dhe të tjerë. Ke besim se do të shpëtoj një here e mire nga këta. Salihu i beson dhe i thotë: Po mire, jam në dorë tënde, në besën tënde. Më drejto rrugën!

Caktuan ditën dhe u nisën.Për habinë e Salihut ai po e drejtonte në kah të kundërt, në drejtim të gabuar. Pasi ecën një copë rrugë, Salihu po e pyet:Pse po na çon në këtë drejtim? Kjo rrugë të çon në Plavë, jo në kufi me Shqipërinë. Spiuni ia kthen përgjigjen aty për aty:- Jo jo, e ke gabim, kjo është rruga më e shkurtër, e njoh mirë unë.

Spiuni e kishte lidhë fjalën me UDB-ën që të kalonte pikërisht në atë rrugë ku ata kishin ngritë pritën e tyre për ta arrestuar. Nuk kaluan veç pak minuta pas kësaj bisede kur u shfaq para tyre makina me policët UDB-ashëdhe u kërkoi që të ndaleshin në vend.

  • Ku po shkoni ju me kaq ngut?-kanë pyet policët, edhe pse e dinin mire nga bashkëpunëtori i tyre se ku po shkonin.

Përgjigjet spiuni:- Nuk du me ju rrejt, unë i kam dhanë fjalën Salihut me e përcjellë në Shqipëri sepse këtu nuk ka kërkënd , është fare i vetëm.

  • Ç’ka po thoni, a nuk e dini ju se është rreptësisht e ndaluar që kaloni kufirin dhe të shkoni në Shqipëri?

Në vend ia shtërnguan në duar prangat Salihut dhe drejt e në burg. Kur kanë shkuar në zyrat e policisë Salihu ka parë me sytë e tij se si qeshej spiuni me policët. E kuptoi se “bamirësi” i tij,ishte në shërbim të UDB-ës, por tash ishte tepër vonë për ta shmangë kurthin. Nuk ka më keq kur e kupton se të ka shitur ai që të hiqet si mik. Pas shumë torturash që i bënë në burgjet e Malit të Zi, destinacioni i fundit i tij ishte Gerova, një emër i njohur për vuajtje i shqiptarëve dhe i ballkanasve të tjerë. Duhet të kaloje aty pa të fitoje të drejtën për të kaluar në Perëndim, fshehurazi ose me leje. Salihu ishte me fat që vuajtjet i la pikërisht në atë kamp-burg dhe kaloi në Itali, në kampet e emigrantëve. Vuajtjet kishin sosur për Salih Asllanin sepse aty i buzëqeshi fati për të marrë rrugën drejt Amerikës, ëndrra e të gjithë atyre që kanë vuajtur dhe u ka munguar liria.

Këtu në Shtetet e Bashkuara ai u bë një aktivist i papërtuari komunitetit duke i shërbyer idealit Kombëtar duke u anëtarësuar në Klubin Patriotik”Jusuf Gërvalla”. Aktivist i papërtuar për çështjen shqiptare punoi me të gjitha forcat e mundësitë financiare për çështjen shqiptare.

Në luftën e Kosovës për liri Salihi ishte kontribues i Fondit Vendlindja Thërret. Në të gjitha fushatat ai nuk priste ta thërrisnin por ishte aty ku kërkohej ndihma e tij, për Kosovë  e Shqipëri.

I paharruari Salih Asllani, gjithëmonëdo të ndjehem krenar dhe do të mburrem me ty e me veprat e tua.Pushofsh në Paqë!

Kushëriri yt

Isuf S. Selimaj

Nju Jork, 20 Shkurt 2019

Në Foto: Sali Asllan Selimaj u lind me 3 Shkurt 1940 dhe u nda nga jeta me 20 Shkurt 2018

 

Filed Under: Histori Tagged With: Isuf Selimaj, Kujtese, nje vit pa Ty, Sali Asllan Selimaj

HISTORI: RRËFIMI NGA PARISI I ADILES, MOTRËS SË MADHE TË MBRETIT ZOG

February 12, 2019 by dgreca

RRËFIMI I ADILES, MOTRËS SË MADHE TË MBRETIT ZOG, NË MEDIAN FRANCEZE (1939) : “JAM E LUMTUR QË ARRITA NË FRANCË DHE KAM NDËRMEND TË QËNDROJ KËTU.”/

1 motrat

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Shkurt 2019//

1 adila

“Paris-soir” ka botuar, të mërkurën e 5 korrikut 1939, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me rrëfimin e motrës së madhe të mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Motra e madhe e mbretit Zog është nisur për në Paris

Marsejë, 4 Korrik.

Motra më e madhe e ish mbretit Zog të Shqipërisë, princesha Adile, mbërriti dje në Marsejë me dy vajzat e saj, kunatën e ish mbretit, gjyshen dhe vëllain e vogël të mbretëreshës Geraldinë, kontin Jul Apponyi.

“— Jam e lumtur që arrita në Francë dhe kam ndërmend të qëndroj këtu, tha ajo. Po nisem për në kështjellën e Mayes, pranë Versajës, e cila është marrë me qira për ne. Aty do të vijë edhe vëllai im. Nga Polonia, ai do të shkojë në Londër, ku do të bëjë një qëndrim të shkurtër. Pastaj do të vijë në Versajë.”

Princesha Adile dhe shoqëruesit e saj u larguan nga Marseja për në Paris me trenin e orës 14:40.

*Princeshe Adile (1893-1966) u martua me Emin Bej Agolli-Doshishti dhe paten tre djem ( Salih, Hysein, Sherafedin) dhe dy vajza (Teri, Danush). Ajo iu perkushtua familjes dhe te gjithe bashke jetuan ne Angli. Vitet e fundit te jetes i kaloi ne Paris prane djalit te saj te pamartuar, Salih.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja, E TË MBRETIT ZOG, MOTRËS SË MADH, RRËFIMI NGA PARISI I ADILES

Kryeministri Haradinaj: Mbrojmë Kosovën e 17 Shkurtit

February 11, 2019 by dgreca

-Kreu i Qeverisë: Po i hapem kufijtë e Kosovës, ne i hapim varret e atyre që i kujtojmë sot, Ai që cenon këta kufij, është armik i Kosovës/

1 b Ramushi 1

-Kryeministri Haradinaj, foli edhe për vendosjen e taksës ndaj Serbisë duke e theksuar edhe njëherë se ajo do të qëndrojë deri në njohjen e Kosovës nga Serbia/

DEÇAN, 11 Shkurt 2019- Gazeta DIELLI/“Nëse ne i hapim kufijtë e kësaj Kosove, atëherë i hapim edhe varret e atyre për të cilët jemi ardh për t’i kujtuar sot, plagët dhe vuajtjet e tyre. Ai që cenon këta kufij, është armik i Kosovës”,  tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij të mbajtur para familjeve të dëshmorëve të Komunës së Deçanit.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj,  pasi i ka përshëndetur të gjithë të pranishmit, tha se janë në javën e përvjetorit të Pavarësisë ku bëhen 11 vjet që Kosova u bë shtet sovran dhe i pavarur.

“ Kjo javë ka rastisur që të fillojë në Deçan, një rastësi e cila është me meritë. Pra Deçani dhe kjo trevë e Dukagjinit, vërtet janë me meritë për lirinë e atdheut tonë, pavarësinë”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se e drejta e shqiptarëve është studiuar e trajtuar nga shumë mendimtarë e njohës të zhvillimeve,  jo vetëm në Ballkan por edhe në botë.Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj tha se si populli më i vjetër në Ballkan, edhe historia e shqiptarëve është prej më të hershmëve  dhe se vërteta e tyre është prej më të parave në Ballkan, dhe kësisoj gjithë rrugëtimin e shqiptarëve deri këtu, sot askush nuk e konteston.

“Në luftën e ’98 e ’99 të UÇK-së me ndihmën e NATO-s të prirë nga Amerika, e për të cilën ne jemi mirënjohës ndaj tyre, u realizua një pjesë e të drejtës shqiptare e cila kishte mbetur peng me mijëra vjet përpjekjesh, e që ajo ishte Kosova”, theksoi kryeministri Haradinaj.Më tej, duke folur për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj e bëri të qartë se 17 Shkurti i 2008-ës dhe flamuri i saj ishte një minimum kompromis i të drejtës së shqiptarëve dhe se duke qenë kështu, çdo shqiptar e  ka obligim ta mbrojë këtë Kosovë, Kosovën e 17 Shkurtit, mbrojtjen e së cilës siç tha ai, e obligon edhe Kushtetuta.Kryeministri Haradinaj, foli edhe për vendosjen e taksës ndaj Serbisë duke e theksuar edhe njëherë se ajo do të qëndrojë deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.Nga një fjalë rasti mbajtën edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe kryetari i OVL – UÇK-së dega në Deçan, Abdyl Mushkolaj. Ndërsa, në emër të familjeve të dëshmorëve, Antigona Dabiçaj, i ndau mirënjohje kryeministrit Ramush Haradinaj./b.j/

Filed Under: Histori Tagged With: Kosoven e 17 Shkurtit, Kryeministri Haradinaj, Mbrojme

AKT- EKSPERTIMI MBI KRIJIMTARINE E VISAR ZHITIT

February 11, 2019 by dgreca

Agron Tufa publikon dokumentin: Ja shkrimtarët që i bënë ekspertizën Visar Zhitit/

Shkrimtari Agron Tufa ka publikuar sot disa dokumente, që sipas tij tregojnë dy shkrimtarët e tjerë që kanë bërë ekspertizën poetit Visar Zhiti, ekspertizë e cila e dërgoi në burg.

Në dokumente e publikuara nga Tufa, dy shkrimtarët që i bënë ekspertizën Zhitit ishin Pandeli Koçi dhe Ramazan Vozga.

“Nje pyetje qe duhet ngritur. Keta qe kane emrat poshte akt-ekspertizes, qe çoi në burg poetin Visar Zhiti, a u detyrohen lexuesve nje shpjegim, se si ndodhi? Meqe jane figura publike dhe i shohim neper tubime, apo jo? Te mos thone: i kemi sqaruar keto gjera me Visarin (kjo eshte tjeter gjë), por te na sqarojne njehere e mire ne, publikisht (dhe kjo eshte nje gjë krejt tjeter)… Perndryshe, pyetjeja mbetet e ngritur, sapo shfaqet prezenca e tyre ne publik”, shkruan në postimin  e tij Tufa.

 

E.XH

Filed Under: Histori Tagged With: Ja Akt-Ekspertimi, Visar Zhiti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 323
  • 324
  • 325
  • 326
  • 327
  • …
  • 738
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT