• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

…Kur diktatura të vriste natën dhe të qante ditën…

March 13, 2017 by dgreca

…momente nga jeta e Dr. Federik Shirokes…/6 Shiroka ne sallen e operacioneve

Nga Pjeter Logoreci/*

Dr. Federik Shiroka, i konsideruar nga profesorët dhe kirurgët e huaj si një shqiptar me inteligjencë dhe talent të vecantë, përvec se në fushën e mjeksisë, luajti suksesshëm në teatër, zotëronte vegla muzikore dhe shumë gjuhë të huaja, por ishte i suksesshme edhe në sport.8 Shiroka e Dr Selaudin Bekteshi

Federik Shiroka si futbollist/7 Federik Shiroka e Zef Logoreci ne festen e flamurit

Në fillimin e karrierës së tij si futbollist, në adoleshencë, ai u aktivizua me ekipin e futbollit të shkollës së Jezuitëve e më vonë me skuadren e futbollit të Juventus-it, një shoqeri me të rinj katolikë, në Shkoder.

Në përmbledhjen “ Historia e Kulturës Fizike dhe Sportet në Shkoder në vitet 1900 – 1944, të autorëve Enver Bushati dhe Ibrahim Dizdari, një botim i Komitetit të Kulturës Fizike e të sporteve të rrethit Shkoder në vitin 1976, që për fat të keq nuk ka dalë në shitje, në kapitullin e 3-të, Krijimi i shoqërive nga viti 1922 – 1928 dhe aktiviteti i tyre fizkulturalo – sportiv, shkruhet:

Shoqeria “JUVENTUS”, me të rinjë katolike, ku një pjesë e sportistëve, pa marrë parasysh pasojat e rënda që do të kishin nga ana fetare, u bashkuan me shoqëritë laike, sic ishte “Studente Shkodra”. Këta sportistë ishin: Luigj Shala, Federik Shiroka, Anton Mazreku…etj…(faqe 35).

Shoqëria Juventus, ka zhvilluar edhe mjaft ndeshje ndërkombëtare sidomos me “Crnagoracin” dhe “BUDUCNOSTIN” e Malit të Zi, që ishin skuadrat e forta të kohës. Ndër lojtarët më të mirë të kësaj shoqërie përmenden: Pac Kovaci, Federik Shiroka, Lec Ndreka, Zef Kiri, Gac Gurashi…etj…(faqe 36)5 telegramet per vdekjen e Shirokes

Shoqeria “Studente Shkodra”. Kjo shoqëri në kundërshtim dhe në luftë të fortë me dogmat dhe demagogjinë fetare, pranoi që në themelim të saj, anëtarë me besime të ndryshme.  Kjo dha mundësi që aty të bëjnë pjesë elementë të shëndoshë dhe përparimtare pa dallim feje. Nga anëtarët e parë të kësaj shoqërie që punuan dhe kontribuan për mbarëvajtjen e sportit në qytetin tonë ishin: Ahmet Ashikja, Nikolla Verbica, Luigj Shala, Agostin Hila, Federik Shiroka, Anton Mazreku, Bahri Kopliku, Muhamet Halili, etj… Pjesa dërmuese e anëtareve të kësaj shoqërie ishin studente, të cilët ndiqnin shkollën në vendin tonë dhe jashtë atdheut. Në mes të tyre kishte edhe punëtorë. (faqe 37).

Skuadra e futbollit e kësaj shoqërie ka qenë një nga skuadrat më të para dhe më të fortat e asaj kohe, e cila ka zhvilluar shumë ndeshje lokale, kombëtare e ndërkombëtare. Përmendën si ndeshje të mira të saj, loja me shoqërinë “Juventus”, me “Djelmnia Shkodrane”, me “Sport Klub Tirana” dhe me “Ballshiqin” e Malit të Zi, ku dallohen si lojtarë të mirë: Rifat Rroji, Nikolla Verbica, Muhamet Hallili, Federik Shiroka, Refik Shpuza, Xhevdet Luloci, Mahmut Xhyheri etj… (faqe 39)

Edhe pse Dr. Shiroka i donte shumë fëmijët, fati e deshti që cifti të mos kishte trashëgimtare. Këtë mungesë Shiroka e vuante, prandaj ai mundohej kurdoherë që të ndihmonte prindërit në kushte ekonomike të vështira, ato me shumë fëmijë, në mëndyra të ndryshme humane. Shpesh qëllonte që mbas vizitës mjeksore në ndonjë familje punëtorësh me shumë fëmijë, ti zgjatnin para, të cilat gjithmonë i kundërshtonte me mirësi duke i këshilluar që me ato para të blenin ushqim për fëmijët.10 Shkodranet percjellin kirurgun3 diploma si gjinokolog nga Franca

Në dëshminë me shkrim “DISA KUJTIME ME DR SHIROKEN”, autori i saj

Aleko Dhima

…përshkruan miqësinë e tij me ciftin Shiroka me keto fjalë: “…cdo njeri në jetë është i rrethuar nga njerzit e tij, nga shokë dhe miq. Por nga të gjithë këta, më i afërt dhe i dashur është ai që të ndodhet pranë, që të vjen në ndihmë kur ti ke nevojë dhe je në hall, jo vetëm nga ana materiale, por edhe nga ajo shpirtërore. I tillë ka qënë dhe mbetet për mua Dr. Federik Shiroka. Me familjen e Federikut jam njohur për herë të parë në vitin 1948-të, kur isha vetëm 10 vjec, kur familjes time iu dha një hyrje në shtëpinë ku banonte doktori. Nuk më shlyhet nga kujtesa takimi i parë me të, i dashur, i thjeshtë, i qeshur e i afruar si prind i vërtetë. Unë atë kohë isha një djalë i vogël, që për arsye të ndryshme familjare isha i mbyllur, i pa veshur, i pa ushqyer, e mu ndodh pranë ky njeri. Ai më merrte shpesh me vete kur e thërrisnin për ndonjë vizitë urgjente, ku unë kisha dëshirë të mbaja cantën e mjeteve të vizitës. Pasi i vizitonte të sëmurët që i vinin në shtëpi ose u shkonte në shtëpi, të gjithë mundoheshin ti jepnin bakshish, por ky nuk i pranonte, e vecanërisht kur i shihte që nuk qenë mirë nga gjëndja. Për vizitë i vinin dhe shumë fshatar që mbanin qeleshe. Shumë herë kam qënë prezent, kur ata kërkonin ti jepnin bakshish, ky ia merrte, u hiqte qeleshen nga koka dhe jua fuste lekët nën qeleshe e duke ja vënë qeleshen i thoshte: bleja femijëve ndonjë send… Ai sillej shumë mirë me të sëmurët, por edhe me familjaret e tyre, i ndihmonte pleqtë duke ju mbajtur xhaketën, i mbante krahun dhe ngrihej i pari tua japë shkopin, dhe këtë e bënte jo për reklame apo për tu dukur, por se mbi të gjitha ishte njeri e pastaj mjek. Kam dëgjuar shumë pacientë të tij të thoshin…ai ishte shpirt njeriu… Gjatë gjithë kohës që kam jetuar pranë tyre, kanë qënë tepër të radha ditët kur Federiku nuk shfletonte libra mjeksorë. Kur kryente ndonjë operim të vështirë e të vecantë, pas buke, ulej dhe i përshkruante të gjithë veprimet në një fletore të posacme. …Shkruaj vetëm ato operacione, thoshte, që i bëj për herë të parë apo ato që patën dicka të vecantë… Biblioteka e tij personale qe e përqendruar në dy vende: në shtëpi dhe në dhomën e tij në spital. Librat i kishte kryesisht në dy gjuhë: në gjermanisht dhe në frengjisht, por kishte edhe në italisht. Në mes të librave vendoste fletushka të gjata me shënime: “Kryer ky operacion në 1948-ten në Tiranë”, “Operuar me sukses në Tiranë, me 1950-ten”, “kryer në Shkoder në 1945-sen”… Gjatë studimit të literaturës profesionale, nxirrte shënime në një fletore që e kishte kurdoherë me vehte. Aty shpesh bënte edhe skema duke përdorur lapsa me ngjyra. Cdo dy jave vinte në shtëpinë e tij një ish pacient nga biblioteka kombëtare dhe i sillte revista mjeksore në gjuhë të huaj. Tre vitet e fundit të jetës së tij, cdo të enjte shkonte që në mëngjes me bicikletë në sanatorium për të operuar të sëmuret nga bronket. Diten e enjte (kur kthehej heret) apo ditë të diele, lexonte literature artistike. Ai ishte i apasionuar pas Goethes, Heines dhe Viktor Hygoit, por krahas tyre, kisha parë të lexonte edhe poezi të Aleks Cacit e Llazar Siliqit, të cilin e kishte mik. Federikut i pëlqente shumë muzika, kryesisht muzika operistike e simfonike, por vecanërisht i pelqenin këngët shkodrane të kënduara nga Lucie Miloti e Xhevdet Hafizi. Njihte mirë kompozitorët e mëdhej si Verdi, Puccini, Rossini, Bahun, Mozartin, Vagnerin e Listin. Kam qënë shpesh me to në opera si Traviata, Rusalka, Ivan Susanin etj. Shpesh herë na u digjeshin biletat mbasi ai ose nuk vinte ose vinte me vonesë nga spitali. Në muajin maj të 1955-ses u caktua si anëtar i një delegacioni kulturor që do të shkonte në Moskë. Atje ai qëndroj mbi një muaj dhe gjatë kësaj kohe, kreu disa operacione në klinika të ndryshme dhe u cilesua nga specialistët atje si kirurgu me duar të arta. Kur u kthye, i tregonte me zell të madh ato që pa atje, tre shokeve të tij të afërt, Prof. Selaudin Bekteshit, Maksut Drrasës dhe Dhimiter Shytit. Një ditë të muajit gusht të vitit 1955-se, kur ishim në plazh në Hotel Hekurudha, nuk e ndjente vehten mirë dhe kur po delnim nga deti më tha: …mbaje mend Leko se unë do të vdes sivjet nga zemra… dhe ashtu ndodhi. Duke gdhirë 15 dhjetori, rreth orës 3 të mëngjesit dëgjova të shoqen që më thirrte me zë të lartë. Vajta te dhoma e tyre dhe pashë Federikun të zbehtë që me zor merrte frymë dhe me dorën e djathë mbi zemër. Familjarët e mi u nisën për të lajmëruar Dr. Mokinin dhe Feizi Hoxhën, të cilët rrinin jo larg shtëpis tonë. Pas 30 minutash erdhi Dr. Mokini, i cili pasi i dha ndihmën e parë duke i bërë një inxheksion, më përshpëriti vecmas …se Federiku ishte i mbaruar. Këto kujtime për Dr. Federikun më kanë mbetur të pashlyera dhe si fëmijë e kam konsideruar dhe do ta konsideroj gjithë jetën si prindin tim të dytë.”
9 varrimi ne RrmajDekorimet dhe Vlerësime ndër vite

Dr. Shiroka u dekorua, nga Kryetari i Kryesisë së Presidiumit të Kuvendit Popullor Omer Nishani,  me Urdhërin e Punës të Klasit të I-rë, me dekretin Nr. 922, datë 5 shtator 1949, me motivacionin: I dalluar në mëndyrë të vecantë për punë të palodhur frytëdhënëse, për merita të cquara në aplikacionin e shkencave të mjeksisë, për cilësira të radha teknike, që me reultatet e mira të operacioneve dhe mjekimeve kanë kontribuar në shkallë të gjërë në përforcimin e shëndetit të popullit. (Gazeta Zyrtare e RPSH, 22 Shtator 1949, Nr 71).4 Vorri i Shirokes

Po ashtu, duke lexuar një shkrim të Zërit të Popullit, të ditës së martë 7 Shkurt 1955, vërehet që:..Në sallën e konferencës të Institutit të lartë mjeksor, në prani të ministrit Medar Shtylla e zv/ ministres, shoqes Vera Pojani, e cila foli për punën e palodhur të punonjësve të shëndetësisë u shpërndanë dekoratat që presidiumi i kuvendit popullor, i akordoj punonjësve të shëndetësisë të cilët u dekoruan me Urdhërin e Punës së Klasit të dytë. Në mes të 166 punonjësve të personelit që u vlerësuan ishin dhe mjekët: Dr. Fejzi Hoxha, Dr. Xhavit Gjata, Dr. Federik Shiroka, Dr. Selaudin Bekteshi...

Përvec dekoratave dhe urdhërave për punë të palodhur, (pa orar e që shpesh flinte në spital),  me rezultate të shkëlyeshme në të mirë të njerzve të thjeshtë, Dr. Shiroka punoj gjatë periudhave të ndryshme në qytete të ndryshëm. Ai ka qënë edhe drejtues i reparteve të kirurgjise, gjë që ja shtonte në masë të madhe detyrimin për tu impenjuar me energji të tjera, ne administrimin e cdo problemi që dilte në repart. Në një shkrim përmbledhës të vitit 1962, mbi zhvillimin e mjeksisë në Shqipëri, nga Universiteti Shtetëror i Tiranës, Fakulteti i Mjeksisë, Katedra e Terapisë, me autor Prof. Fejzi Hoxhën, në kapitullin e 3-të shkruhet:…në vitin 1940, Dr. Federik Shiroka ishte Shef në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Shkodres..(faqe 88)…, ndërsa në përshkrimin e Përsonelit të Spitalit të Tiranës, shkruhet që: …erdhi nga Vjena me kontrate Prof. H. Hocke, i cili punoj prej vitit 1935 deri në 1937-tën si kirurgu kryesor, duke pasur si asistent Dr. Federik Shiroken…(faqe 93).

Me 1939, pak ditë para pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, Prof. Lehmann u largua nga vendi ynë dhe shef i kirurgjisë mbeti asistenti i tij, Dr. Federik Shiroka. Por menjëherë pas pushtimit të Shqipërisë, kirurgët italianë zunë vendet në repartin e kirurgjisë të spitalit të Tiranës, duke transferuar Dr. Shiroken në Shkoder…(faqe 107). Përsa i perket shërbimit të tij në spitalin e Shkodres, në dosjen përsonale  të Shirokës, egziston një dokument i lëshuar në Janar të 1950-ës nga Drejtori i Spitalit të Shkodres Dr. Tahsin Karagjozi ku shkruhet se:”…vërtetoj që Dr. Shiroka ka shërbyer pa nderprerje në Spitalin Civil të Shkodres me cilësinë e Kirurgut Primar, prej dates 1.12.1940 deri 7.4.1946-te”

 

Dr. Shiroka ishte qysh në vitin 1947, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në një njoftim  të ATSH-së të datës 27 dhjetor 1955-së shkruhet që: Ministria e Shëndetësisë, për të përjetuar kujtimin e kryekirurgut të vendit tonë (pas vdekjes) vendosi ti japë emrin dhe të paisë me bustin e Dr. Shirokes këto institucione:…Klinika Ospitaliere (pavioni i 14-të) që ishte drejtuar prej Dr. Shirokes, Sallës së Operacionit për klinikat e kirurgjisë në spitalin e përgjithshëm civil të Tiranës dhe auditorit për klinikat e kirurgjisë të Institutit të Lartë Mjeksor. 

 

Në DISPENCEN E I, te Kirurgjise se Pergjihteshme, të fakultetit të mjeksisë në Univetsitetin e Tiranës, me autor Prof. P. Gacja, R. Golemi, V. Zogu, S. Dede…në faqen 25 – 29, mbi zhvillimin e kirurgjisë në vendin tonë, shkruhet: “…Një barrë të rëndë mbajten në shpatullat e tyre gjithashtu ata kirurgë të pakët që kishte vendi ynë atherë. Ndërmjet tyre vlen të përmendën Dr. Federik Shiroka si themeluesi i vertetë i kirurgjisë shkencore në vendin tonë. Ky ishte kirurg i talentuar me një përgatitje të mirë shkencore e teknike dhe me një diapazon të gjërë dijesh në  lëmin e kirurgjisë. Ai zotëronte mirë Kirurgjinë Abdominale, Urologjinë, dhe që ndër të parët që filloi kirurgjinë torakale në vendin tonë.”

 

Me rastin e 30 vjetorit të vdekjes së Federik Shirokes, Seksioni i Shendëtësisë dhe Këshilli Shkencor i Shëndetësisë i Shkodres, në dhjetor të vitit 1985, organizoj në nder të tij, në sallën nr.1 të Institutit të lartë Pedagogjik, Sesionin Shkencor – MBI JETEN DHE VEPREN E DR FEDERIK SHIROKES.

Duke ju referuar revistave dhe gazetave të kohës, të 16-17 dhjetorit 1955 (Revistës Shëndetësia Popullore, Zëri i Popullit), në rastin e vdekjes së tij, i gjithë populli i Shkodres me dhimbje, nderim dhe respekt të thellë, e përcjelli Dr. Shiroken në varrezat e Rrmajit. Qindra telegrame ngushllimi i erdhën familjes nga të gjitha krahinat e vendit tonë, nga personalitete, por edhe nga njerëz të thjeshtë që kishin pasë kontakte dhe që e vlerësonin humbjen e një kirurgut të pashoq si ai.

Dëshëroj ta mbyllë shkrimin tim me fjalët e telegramit të ngushëllimit, që ministri i shëndetësisë i kohës Dr. Ibrahim Dervishi, i dërgoj familjes Shiroka me rastin e vdekjes së Dr. Shirokes:..”Me dhimbje të madhe marrim pjesë në hidhërimin tuaj,  për humbjen e papritur e të parakohëshme të birit tuaj dhe kolegut tonë të dashur Frederik. Vdekja e Dr. Frederik Shirokës është një humbje e madhe për shëndetësinë tonë popullore për të cilën ai punoj pa u lodhur duke shkrirë të gjitha forcat e tija mendore dhe fizike deri në momentin e fundit të jetës së tij…”

Si shumë intelektuale të tjerë edhe Dr. Federik Shiroken, rregjimi  komunist e përdori, e shantazhoj, e demaskoj si “antisovjetik”, e kërcënoj me burg, duke i shkaktuar një mbingarkesë psiqike (pas stërmudimit të punës pa orar), deri sa zemra i pushoj së rrahuri…, për ta mbuluar më pas me fjalë të bukura (si ato më sipër)…  Kjo ishte mëndyra që diktatura komuniste trajtonte qytetarët e intelektualët e vet… PASI I VRISTE NATEN, I QANTE  DITEN. Uroj dhe shpresoj që ky gjykim të mos vazhdojë edhe nga politikanët e sotëm të cilët po e nëncmojnë krejtësisht figurën e burrit që shpëtoj jetë njerzore e që i gjithë populli e mban për NDERI I KOMBIT.

 

Me, 7 mars 2017

Filed Under: Histori Tagged With: diktatura, Dr. Frederik Shiroka, Pjeter Logoreci, qante, vriste

DEMONSTRATA E VITIT 1981 NE LYPJAN ME RRETHINE

March 12, 2017 by dgreca

Demonstratat e vitit 1981, si lavë vullkani përfshinë të gjitha vendbanimet shqiptare në Kosovë. Ky ortek  nisi lëkundjen e zhbërjes së ish-Jugaosllavisë dhe zgjidhjes së çështjes  së Kosovës Në këto Demonstrata drejtpërdrejt, apo tërthorazi të motivuar nga vetëdija e ndërgjegjës së natyrshme e në kërkim të lirisë, u përfshinë të gjitha mjediset, grupmoshat, gjinitë e nivelet e shqiptarëve. Ishin, e janë edhe sot, të paqëndrueshme propagandat shpifëse, injoruese e delirante, se këto ngjarje ishin të herëshme dhe të nxitura nga nëntoka sërbe dhe KBG-ja/
1 Ismail Gashi-Sllovi
NGA Ismail Gashi-Sllovia/Në vargonin e kërkesave të natyrshme kombëtare politike e historike shqiptare në Kosovë, “Pranvera e madhe kosovare 1981”, është orteku më i fuqishëm dhe fillimi i fundit që lëkundi fortesën e okupimit shekullor serbë, filloi korigjimin e padrejtësisë historike shqiptare. Jo vetëm ndryshoi, por edhe filloi shembjen e ndërtimit të padrejt të shtetit të sajuar Jugosllav, ndryshoi edhe moralin e palogjikshëm të shtresimeve politike brenda vet shqiptarëve në Kosovën e asaj kohe. Ky vargon rrënoi padrejtësinë e gjitha botëkuptimeve të robërisë sllave-komuniste dhe padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve në veçanti. Demonstratat e Pranveres 1981, nuk ishin as spontane e as të parakohëshme. Ato ishin strategji e vazhdimësisë së natyrshme të kërkesave shqiptare. Ishin në kohën e nivelin e duhur, dhe arritën efektet e synuara politike e kombëtare. Masivizimi dhe shtrirja e këtyre ngjarjeve, për kohën e rrethanat shoqërore ekzistuese, befasuan parashikimet e politikës, jo vetëm në ish-Jugosllavinë e atëhershme, e cila trumbetonte se në Kosovë, pas plotësimit të disa nga kërkesat politike shqiptare të 1968, për shumë kohë nuk do të ketë trazira shqiptare me kërkesa politike e kombëtare. Sepse, Kosova kishte përfituar autorizime “gadi sikur republikat”, një parashikim të tillë, fatkeqësisht e kishte edhe politika ndërkombëtare.
Ndjenjat kombëtare shqiptarët gjatë i mbajtën si zharavë të fjetur, ato u shprushën pas vitit 1966. Morën rritë e lëshuan shtat në 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Formësim të veçantë shpirtëror morën me hyerjen  e literaturës kombëtare historike, letrare, skenike e muzikore në Kosovë, dhe me Konsultën për Njësimin e Gjuhës Letrare Kombëtare Shqipe 1968. Shumë pozitivisht ndikuan ardhje-vajtjet e profesorëve nga Tirana në Universitetin e Prishtinës. Studentët organizatorë të Demonstratave të 1968, ato vite ishin kuadro që drejtonin gjithë sistemin e pushtetit shpirtëror e material shqiptarë në Kosovë. Ata drejtonin entet dhe institucionet e arsimit e kulturës,  dhe ndërmarrjet ekonomike. Të gjitha pakënaqësi shqiptare u shprehen me veprimet e Grupit të Kamenicës, të prir nga Bacë Adem Demaçi, më 1975. Në vitin 1976 Metush Krasniqi, në reagim të denimit të 35 atdhetarëve në krye me Adem Demaçin, themelon dhe vihet në krye të Organizatës “Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi” LNÇKVSHJ. Organizatë që shtriu veprimin  atdhetar, si në shumë mjdise shqiptare, edhe në trevën e Lypjanit. Metushi Krasniqi, prietari I kësaj Lëvizjeje, falë konspiracionit të shokëve, me veprimet e tij politike arriti të hap rrugën Demonstratave të 1981, më 1979 nuk u   zbulua dhe i shpëtoi arrestimit
Lëvizjen Nacional-Çlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi“ (LNÇKVSHJ). Kjo Lëvizje gjeti shtrije ne gjitha trevat shqiptare në Kosove dhe jashtë saj.
Komitetin Qarkor të kësaj Levizjeje u formuar në fillim të vitit 1979 në Lypjan. Kjo erdhi kështu duke u mbështetur në bashkëveprimin e Isa Demaj, Avdi Kelmendit me Shefqet Jashrin, Sabri  Novosellën, Ramadan Pllanen. Në komunën e Lypjanit që nga viti  1975 ishte punuar  vazhdimisht, sidomos me shkollarët e mesëm në Lypjan, në drejtim të verpimtarisë kombëtare. Prandaj, ky vit rinin shkollore e studentore, bashkë me mësimdhënësit e Qendrës Shkollore në Lypjan, pavarësisht rrezikut e sacrifices, i gjeti të përgatitur për veprimtari atdhetare. Kështu në këtë trevë komunale kishte një numër të konsiderueshëm anëtarësh të Lëvizjes. Komiteti Qarkor i Lypjanit veproi shumirë në shtrirjen e Levizjes, jo vetëm në Lypjan me rrethinë, por edhe në trevën komunale të Ferizajit e gjetiu. Komiteti Qarkor në Lypjan kishte anëtarë të devotshëm, të cilët edhe më herët kishin dhënë prova e dëshmi, se janë të gatshëm për verpim konkret, si, Ismail Gashi, Beqir Lecaj Qemail Aliu, Banush Bytyqi, Vëllëzërit Adburrahman e Rabit Konjufca. Por, Qarkori kishte organizuar mirë dhe me kohë edhe celulat e veta me veprimtarë të shumët: Agim Ademin, Ali Zejnullahun, Aziz Hyseni, Muhamet Ademin, Refik Ymeri, Ali Ymeri. Isuf Kelmendi, Ekrem Llugiqi, Ilaz Zeqiri e shumë të tjerë, që kryenin aktivitet të
dendur në qelulat e tyre në këto hapësira. Komiteti Qarkor i Lypjanit, rinia atdhetare e kësaj hapësire shqiptare, u dëshmua natyrshëm, veprimtarinë e saj atdhetare që pati Jehonë të veçantë në ngjarjet e 1979, vizitës së fundit të titos në Kosovë, për të cilat  politika sllave,  nga shumë mjedise të Kosovës, denoi mbi 400 shqiptarë, në këto arrestime e burgosje u kapën dhe u denuan, me burgim kundërvajtës e me burgim hetues me kohëzgjatjeje me të gjatë, shumë veprimtarë lypjanas, ndërsa Isa Demaj e Avdi Kelmendi, në maj të 1980, u denuan dhe vuajtën nga katër vjet burg të rëndë. Treva e Lypjani në ngjarjet e 1979 ishte një epiqendër organizimit demonstruese kundër vizitës së titos në Kosovë. Kjo trevë shqiptare lozi rol të veçantë politik e organizativ në ato ngjarje të mëdha kombëtare.  Veprime dhe organizime politike të cilat, pas grupit të veprimtarëve atdhetarë të 1962, që ishin inicuar nga Ismail Gollakut, Ibrahim Kozhanit, Kamer Sylejmanit dhe Hivzi Lecajt, të cilët kishin formuar “Organizatën Nacionale” për veprime konkrete e zgjerim me anëtarë të ilegale dhe nën flamurin kombëtar kishin mbajtur mbledhjet e tyre në Topliqan, Ribar e Prishtinë. Organet e sigurimit më 1962 arrstuan dhe më 1963 i denuan këta veprimtarë nga 7 deri një vjet burg. Që nga ai vit, këtu në Lypjan, gjatë kishte dominuar një heshtje e thellë e pajtushmërisë politike me okupuesin, Ky shpëthim i vrullshëm veprimesh më 1979 i shqetësoi shumë organet e sigurimit të shtetit, sa hetuesit e verbër, edhe në hetuesi veprimtarëve tanë nga kjo trevë ju thanë hapur. Nuk kemi pritur në Lypjan veprime të tilla. Por, prej se keni ardhur, ju arsimtarët Isa Demaj, Avdi Kelmendi, Ismail Gashi e Beqir Lecaj, e keni trazuar krejt situatën, e keni indoktrinuar, jo vetëm rinin shkollore e studentore, por edhe masën shqiptare në tërë hapësirën komunale të Lypjanit. Komiteti i Qarkut të LNCKVSHJ i formuar në Lypjan në janar të vitit 1979, praktikisht prishi heshtjen e gjatë të kërkesave shqiptare, ngriten vetdijen kombëtare të rinisë shkollore, studentore e intelektuale, Shpirterisht e kombëtarisht e praktikisht përgatitën Pranverën e Madhe të 1981. 1979. Këto ngjarje në trevën e Lypjanit thyen epërsinë politike e shtetërore, që kishte dominuar gjatë, të faktorit serbë në këtë hapësirë shqiptare.
Sot e 35 vjet më parë, Demonstratat vitit 1981, këtu në Lypjan, të motivuar nga vlimet e 11 marsit, 1, 2 e 3 Prillit në Kosovë, të ndihmuara nga arsimtarët atdhetarë, nga studentët dhe rinia intelektuale e kësaj treve, mbi tremijë nxënësit e Qendrës së Mesme Shkollore dhe rini studentore të Lypjanit, me kërkesa politike e kombëtare, për disa orë demonstruan deri në qendër e qytetit. Demonastratat e 2 prill e 21 maj 1981, këtu shqetësuan qeverinë lokale  e cila ndërmori masa të egra policore, arrestoi dhjetra të rinjë dhe dhjetra të tjerë i torturoi fizikisht në stacion policor dhe nëpër rrugët e qyteti. Kishte edhe shkrepje armësh nga disa serb lokal. Nga të arretuarit Gjykata e Qarkut në Prishtinë më 6 gusht 1981, 10 nga demonstruesit Lypjanas i denoi me 65 vjet burg.  Edhe pse, këta të rinj nuk kishin vepruar ndaras, policia serbe për ti denuar më lehtë, sajoi dhe i ndau në tri grupe. Në Grupin i parë Organizatorët Demonstratave”Isa Boletini” të 21 maj 1981, ku denoi me vite burg të rëndë këta të rinj: Remzi Lushi me 8 vjet burg, Halil Ismaili e Sabri Lushi poashtu me 8 vjet, Bislim Ahmeti me 7 vjet, Milaim Dervisholli me 4 vjet dhe Xhemail Aliu me një vit burg. Për Grup të Dytë, u moren dhe u denuan organizatorët e demonstratave të 2 Prillit 1981: Nysret Reçica e Agim Blaca, tash i ndjer, me nga 6 vjet burg të rëndë, dhe Ibrahim Krasniqi me 6 vjet, i cili pas turturave barbare, pas një viti,  ndërroi jetë më 16 qershor 1982 në CZ të Beogradit, për vdekjen apo mbytjen e Tij policia dhe organet zyrtare serbe, prindërve ju thanë se vdiq nga vdekja e natyrshme, pa dhanë asnjë sqarim të vdekjes nga turtura. Ndërsa si grup i tretë u morën, Remzi Fazliu me 5 vjet burg të rëndë, të cilin e denuan për shkrimin e parullave me 2 e 24 prill 1981 në hapësirat mësimore të QAMO-së në Lypjan. Për Demonstratat në Lypjan, për vepër penale, organet e sigurimit e turturan shumë fizikisht e psiqikisht e denuanedhe Ismail Bahtiri me 5 vjet burg të rëndë. 
 Me denime kundërvajtëse për Demonstratat e 1981, nga kjo trevë komunale u denuan 76 shqiptarë. Kurse, me vepër penale për organizim e pjesmarrje aktive në demonatsrata u denuan 17 të rinj. Qindra të rinj nga kjo hapësirë shqiptare u trajtuan nga organet policore. Gjatë sundimit titist nga kjo hapësirë shqiptare me vepër penale u denuan 58 atdhetarë shqiptarë.
Në vazhdën e Demonatratave të 1981, u denuan shumë të rinj studentë e rini intelektuale, lypjanas që ishin angazhuar në kohë, vende e grupet të ndryshme të Kosovës, si : Ramë Buja, Fitim Selimi, Shemsi Reçica, Sherif Konjufca, Elmi Retkoceri, Abedin Hazrollaj, Ahmet Qiriqi, Agush Buja e të tjerë. Disa të rinj nga kjo trevë, u gjetën në grupet e veprimtarëve që u denuan në APJ, si, Rrahman Olluri, Refik Ymeri, Fehmi Metaj, Fatmir Ahmeti, Miftar Ahmeti, Afrim Shala e Aziz Kelmendi, i njohur që nga Grupi i të Rinjve Shqiptarë që me 2 prill 1982 në Lypjan tentuan të organizojë shenimin e përvjetorin të Demonstratave më 1981, Azizi u vra në kazermën e Paraqinit më 1987. Nga ky mjedis u trajtuan me burg izolimi disa shkollarë të rinj, si Shemsi Reçica, Ismail Gashi e Isa Bahtiri.
Ky vit i lavdishëm përkundër sakrificës na bashkoi e na bëri të qendrueshëm për veprime konkrete drejt çlirimit kombëtar. Në vazhdimësi të proceseve në Kosovë u hapën proceset demokratike. U ndërkombëtarizua pozita e rëndë dhe rrezikimi e qenies sonë kombëtare. Hapëm rrugë të zgjidhjes demokratike të problemit pa dhunë e konflikte. Dhe në fund. Gjenerata e 1981, që bëri ndarjen shpirtërore, me formimin e UÇK, filloi edhe ndarjen fizike nga okupimi. Veprimtarët nga treva e Lypjanit,  u rreshtuan në rradhët e Luftëtarëve të Lirisë, në gjitha nivelet e njësive ushtarake të saj, morën detyra drejtuese e komanduese  ushtarake, si Dr Fitim Selimi për sherbimit mjekësore,  dhe komandues në njësit ushtarake, si Heset Sahiti me nofkën, Komandant Bardhi e të tjerë. Gjenaral Major. Shukri Buja, Gazetari ishte Komandant i Zonës së Nerodimes, e Ramë Buja, antarë të SHP të UÇK-së. Praktikisht krijuan filozofi të re për çlirim dhe shpejt fitoi simpatinë e subjektit politikë e ushtarak ndërkombëtar NATO-s, arriti të krijojë mrekullinë monumentale. Shpëtimin e katastrofës njerëzore nga aparthejdi, gjenocidi e pastrimi etnik serb në Kosovë. Dëbojë dhunën barbare serbe nga trojet shqiptare të Kosovës. Sigurojë qetësi e jetë normale për të gjithë njerëzit në këtë tokë të djegur. Siguroi mjedis të shëndosh për formimin e institucioneve demokratike për këtë popull të ndjekur. Pranvera e madhe 1981, sot e tre vjet, pas shpalljes së pavarësisë së Republikes së Kosovës, shërben datë e përvjetor të madh. I shërben kujtesës sonë pozitive historike. Përkundër, si në “motin e madh” të 1981, edhe tash, Kërkohet të jemi të përbashkuar  për çështjen kombëtare. Gjithmonë, në çdo kohë e rrethanë, të jemi të përgjegjëshëm për ndërtimin e shtetit, me disiplinë e civilizim të lart demokratik.  Në të kundërtën, do të na fajësojnë breznitë. Dhe, të ndëshkohemi pafalshëm për moskonsolidimin tonë kombëtar në momentin vendimtar të historisë.
Gjithmonë t’i kujtojme me nderim gjithë veteranët e veprimtarisë atdhetare, organizatorët e pjesëmarrësve të Demonstratave 1981 e 1968. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. Nderim luftëtareve të Lirisë.

Filed Under: Histori Tagged With: DEMONSTRATA E VITIT 1981, Ismail Gashi-Sllovia, NE LYPJAN

Shkrimi i 1877: A kanë të njëjtën origjinë korsikanët dhe shqiptarët?

March 11, 2017 by dgreca

Nga Aurenc Bebja*, Francë-Mars 2017/

1 shkrimi 1877

Në librin e Charles de Susini « La Corse et les Corses, Opinions et Documents », botuar në Paris në vitin 1906, gjejmë në faqen n° 353 të tij, një shkrim, të shkurtër por mjaft interesant, me titullin « Corses et Albanais », i cili krahason korsikanët dhe shqiptarët.

Në fakt, ky shkrim është realizuar disa vite më parë, më saktësisht në 1877, nga doktori rumun, Miculu Georgiade Obedenaru, i cili hipotetizon se një pjesë e korsikanëve mund të jenë pikërisht me origjinë shqiptare.

Në vijim rrëfimi i doktorit :

« Në Korsikë kanë emigruar Pellazgët Trakë apo Pellazgët Shqiptarë ?

Duke marrë parasysh karakteristikat e racave të Korsikës, pranojmë se nuk janë Pellazgët Trakë, industrialistë, artizanë, tregtarë, por Pellazgët shqiptarë, ushtarë, mercenarë, shpatarë e plaçkitës, që erdhën të jetonin në Kyrnos-in e lashtë.Në fakt, ne e dimë mjaft mirë se disa korsikanë janë të guximshëm, luftëtarë të patrembur, por edhe mizorë dhe hakmarrës ; Shumë prej tyre janë të prirur në grabitje.Në qytete, profesioni i xhandarit, policit dhe rojes së burgjeve i përshtatet veçanërisht kësaj kategorie korsikane.

Nga ana tjetër, ne shohim shqiptarët të pushtuar nga dashuria për luftë dhe dominim, dhe ku mbështetja e fisit është parësore ; ata janë të gjithë kushërinj.Prandaj, ne besojmë se, duke pasur parasysh ngjashmërinë e tipareve funksionale dhe aftësive intelektuale mes shqiptarëve dhe disa kategorive të korsikanëve, do të gjejmë me siguri analogjinë më të madhe mes karakteristikave morfologjike dhe anatomike të të dyja popullsive, kur të kemi në dorë një numër të mjaftueshëm vëzhgimesh antropologjike të realizuara me mprehtësi.Ndoshta, me kalimin e kohës, do të vëzhgojmë tek disa korsikanë, karakteristika të tjera të ngjashme me shqiptarët. 

*  (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) :https://www.darsiani.com/la-gazette/shkrimi-i-1877-a-kane-te-njejten-origjine-korsikanet-dhe-shqiptaret/ 

Filed Under: Histori Tagged With: 1977, A kanë të njëjtën, korsikanët dhe shqiptarët ?, origjinë

Mithat Frashëri: “Partia ime është Shqipëria”

March 10, 2017 by dgreca

1-anton-cefa2-220x300

Nga Anton Çefa/*

2-Mithat-Frasheri

Njerëzit e mëdhenj shpesh e bëjnë veten të paharrueshëm edhe vetëm me një fjalë, një porosi, një thirrje, duke mbetur kështu të përjetshëm në kujtesën kombëtare.Mithat Frashërin e kujtojmë kështu me sentencën e famshme “Partia ime është Shqipëria”. Një devizë që të merr sytë me dritën e idealit dhe të ngrohë me afshin e dashurisë për Atdheun. Flakërimë e vetëtimtë ndërgjegjeje kombëtare dhe zjarr i pashuar atdhetarizmi. Sado ta mbulojë hiri i murmë i kohës, do të përshkënditë gjithnjë si shpuzë e zjarrtë.

Shqipërinë e krijuan njerëzit e mëdhenj si Mithati. Ajo ka qenë me fat. Nuk i kanë munguar kurrë. Shqipërinë e kanë prishur njerëzit e vegjël. Edhe këtu ka qenë me “fat”. Nuk i kanë munguar kurrë. Përkundrazi, i ka pasur me tepri. Edhe sot e kësaj dite prishanakët vazhdojnë zanatin e tyre të përjetshëm.

Në ato kohë kur Shqipërisë i mungonte çdo gjë, edhe vetvetja, kur ideja kombëtare në hauzin e errët e kaotik të kohës përpëlitej në dhimbjet e lindjes, kur kultura qe veç djerrinë e asgjë më shumë dhe kur organizmit politik shtetëror i kishte humbur emri prej shekujsh, Zoti i fali asaj, ndër të tjerë, edhe treshen e vëllezërve frashëriotë: Abdylin për t’i vënë themelet shtetit, Samiun për të ravijëzuar platformën ideologjike të lëvizjes kombëtare dhe Naimin për të ndezur flakëzën e qiriut të fjalës, flakëz fjale e flakëz shpirti, dhe për të kultivuar përmes saj farën e edukatës kombëtare.

Mithati  qe i vetëm. Duhej të kryente detyrat e të treve. Dhe i kreu. Qe i fundit. Duhej t’i kryente një herë e mirë. Dhe u përpoq tërë jetën pa kursyer asgjë. Me fjalë, si ideator i Shqipërisë së qytetëruar; me vepra, si demiurg i saj. Ai botoi një bibliotekë të tërë shkencore duke na mësuar të lexojmë abetaren e vetes, të kohërave dhe të popujve, shkroi një letërsi të tërë artistike, duke na shpirtësuar me frymën e shenjtë të idealit dhe të dashurisë dhe, kur Shqipëria rrezikohej të humbte në vorbullën tejet të trazuar e tejet të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore, i dha asaj alternativën e shpëtimit.

“Partia ime është Shqipëria”. Me këto fjalë mua dhe ju na troket në kujtesë dhe do të na trokasë gjithnjë, ai Mithati, filizi i fundit i trungut frashëriot, atij trungu që i dha aq rrënjë truallit tonë dhe aq e aq degë qiellit tonë. Ndoshta sepse në ato fjalë, më shumë se kudo tjetër, përmblidhet jeta e tij, ideali dhe dashuria, puna dhe veprat.

U lind më 1880. Nuk dua t’ia kujtoi vdekjen. Qe e errët. E errët, siç janë vdekjet që vijnë nga duar diktaturash. Jo pak njerëz të ndritshëm kanë vdekje të errëta.

“Partia ime është Shqipëria”. Ky qe ideali i jetës së tij. E lindi dhe e tharmoi që në fëmijëri të hershme, nën ndikimin e baba Abdylit, e urtësoi dhe e pasuroi me porositë e xhaxha Samiut, dhe e shpirtësoi e i dha flatra me frymën e xhaxha Naimit. E leçiti me dritë në Manastir për t’i dhënë shkronjat alfabetit të gjuhës dhe abetares së atdhetarizmit, e shpalli me bujë në Vlorë, në atë më të bardhën ditë  të 28-ës, përkrah Babait të Kombit, Ismailit,  dhe  e mbrojti gjithnjë  e gjithkund. Për hir të tij, iu kundërvu edhe Plakut, kur Janina rrezikohej prej të huajve, ashtu siç u rrezikua. Kështu iu duk, kështu e pleqëroi dhe kështu e veproi.

Dhe, më së fundi, e ngriti si një armë shpëtimtare, kur atdheu ra rishtas nën thundrën e të huajit. E ngriti si alternativën më të ndershme, kur të tjerë, të kulluar a të turbullt, i nënshtroheshin armikut me motivin për t’i shkyer një thelë sado të vogël për atdheun – duke folur për ata të shëndoshët,  – a për të xhvatur sa më shumë për vete, a edhe thjesht për lakmira kolltukësh dhe kotësirash; dhe të tjerë, prishanakë të çmendur, që futeshin qorrazi a edhe syhapur në luftë, nën flamurin e turpshëm të ideologjisë së një Internacionaleje pansllaviste, për ta kthyer atë në një kasaphanë vëllavrasëse.

Në atë gjendje të tallazitur udhëkryqi për fatet e Shqipërisë dhe të kombit – sepse ai gjithnjë mendoi e punoi jo vetëm për gjysmështetin, por për shtetin shqiptar të të gjitha trojeve të veta – si një tribun i vërtetë, zgjodhi atë më të ndershmën rrugë, atë të bashkimit kombëtar, larg dasisë, kundër pasioneve egoiste që sjellin vetëm koncepte, qëndrime dhe institucione dasie.

U bë prijës i rinisë, i popullit, pa e lënë për asnjë moment rolin e mësuesit, të edukatorit. Dhe rinia e admiroi dhe i shkoi pas.

I armatosur me kulturat e qytetërimet  e Lindjes e të Perëndimit, i rrahur me përvojat e jetës e të punës së dy botëve, në krahë politike dhe diplomacie, dhe i pajisur me një mendje të shëndoshë, me një zemër të madhe dhe me një vullnet të çeliktë, ai, dishepulli i idealeve demokratike, ai demokrati i vërtetë, nuk krijoi parti, siç pritej, sado që e njihte aq mirë shkencën e demokracisë dhe gramatikat e partive, por krijoi një organizatë. Paradoks? – Jo, nuk ishte kohë paradoksesh. Ishte shtjellë ideali dhe domosdoshmëri, nevojë e kohës.

Përballë të huajit, populli është e duhet të jetë një. Vetëm një, i bashkuar; prandej ai duhej rreshtuar në një organizatë, siç është rreshtuar gjithnjë, kur në qiellin kombëtar kanë vetëtuar kërcnueshëm flakët kobndjellëse të rrezikut.

E krijoi dhe e drejtoi. Në fillim, në ditët e para të errësirës së huaj, si një rezistencë e gjithmbarshme sabotimesh e protestash dhe, në një fazë të dytë, si një luftë e armatosur çetash e më vonë njësitesh më të mëdha luftarake.

Komunistët hodhën baltë mbi të; po, a mbulohet ari me baltë? E quajtën “një nga përfaqësuesit kryesorë të reaksionit në Shqipëri, intelektual liberal, pseudopatriot e tradhtar” 1), etj., etj. Dokrra! Gjykimin e artë e jep historia. Ndërsa ata përfunduan në fëlliqësitë e plehrave, qelbësirat e të cilave po na zënë  hundët edhe po na ndotin mushkëritë sot e kësaj dite, e nuk dihet se deri kur, historia e ngriti atë në piedestalin e Heroit Kombëtar. Qoftë i qetë në lavdinë e vet! Atdheu do të ketë nevojë gjithnjë për shpirtin e tij, për fjalën dhe veprën e tij; por atdheu është ende i sëmurë dhe nuk kujtohet se duhet t’i japë dy metër vend për t’i pushuar eshtërat e shenjta.

Pse të mos e themi: pati  edhe një “dobësi”: nuk mundi ta ngrejë dorën në luftën vëllavrasëse të imponuar nga komunistët. Kjo “hije” e ndriçon edhe më tepër madhështinë e personalitetit të tij. Si për të vërtetuar atë që thuhet shpesh: “Përjashtimi përforcon rregullin”. Më vjen mbarë këtu t’u kujtoj lexuesve një bisedë mes Hasan Dostit, mikut dhe krahut të djathtë të Mithatit, dhe Mustafa Gjinishit, fill mbas mohimit të Mukjes dhe shndërrimit të luftës çlirimtare në luftë për pushtet nga ana e komunistëve:

“Dosti: kush do të fitojë?

Gjinishi: Po të bashkohemi, do të fitojë Shqipëria.

Dosti: Po të mos bashkohemi, do të fitoni ju, sepse ju e dini dobësinë tonë, që ne nuk mund t’ju konsiderojmë armiq dhe t’ju luftojmë në mënyrë të paskrupullt ashtu siç na luftoni ju.

Gjinishi: po fituat ju, jam i sigurt se nuk do të më hyjë gjemb në këmbë, përndryshe s’dihet si do të vejë fati yt dhe imi bashkë.” 2). Dhe dihet se si shkuan fatet e të dyve.

Natyrisht, në kushtet që po jetojmë, do të ishte paradoksale të pretendonim prej politikanëve dhe diplomatëve tanë të sotëm të bëjnë të tyren thirrjen frashëriote “Partia ime është Shqipëria”, por na vret në shpirt nëse nuk u kërkojmë ose së paku nëse nuk u  kujtojmë që në veprimtarinë e tyre të mos nisen nga thirrje të kundërta.

Referenca

-Akademia e Shkencave e RPSSH: “Fjalori enciklopedik shqiptar”, Tiranë 1985, f.   289

-Dashnor Kaloçi: “Hasan Dosti-Historia e vërtetë si u formua Balli Kombëtar”, nga interneti.

***

*MITHAT FRASHËRI DO TË PËRKUJTOHET NË VATËR

Me insiativën e ish të burgosurit politik Pëllumb Lamaj, që përjetoi ferrin Spacit për më shumë se 11 vjet, autor poezish, essesh dhe i dokumtarëve historikë, si dhe një grupi nacionalistësh, grupim i Ballit Kombëtar, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” do të organizohet me 18 Mars 2017, në orën 11.AM në Sallën e Vatrës takimi përkujtimor kushtuar apostullit të Shqiptarizmit, Mithat Frashëri.

Veprimtaria Përkujtimore organizohet me rastin e përvjetorit të Lindjes të Mithat Frashërit, 25 Mars 1880.

Përmes kumtesash të shkurtëra, do të zbardhen edhe disa nga misteriet e fundit të jetës së Mithat Frashërit, si dhe do të diskutohet edhe për abandonimin dhe harresën që i ka bërë shteti dhe klasa politike shqiptare kësaj figure kombëtare në 25 vjet tranzicion.

Për pjesmarrësit do të shfaqet filmi dokumentar me autor Pëllumb Lamaj” MITHAT FRASHERI, FYTYRE E KOMBIT”. Një kopje do t’i dhurohet arkivit të Vatrës.

Hyrja e Lirë. Janë të ftuar të marrin pjesë adhuruesit e Mithat Frashërit. Për komunikim telefononi në Vatër: (718) 365-6852 ose (917) 254-61-03

ADRESA PËR PJESMARRËSIT

VATRA

2437 SOUTHERN BLVD

BRONX, NY 10458

 

Filed Under: Histori Tagged With: : “Partia ime, është Shqipëria”, Mit'hat Frasheri

DЁSHMITARЁT SHEKULLOR-1946 VITI, FATZI PER POPULLIN SHQIPTAR !

March 10, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

2 fritz

11  MARS  1948 – 2017- DOSJA  NR. 1302/II-A/

1946 VITI MA FATZI PER POPULLIN SHQIPTAR !/

■Fillon me mbylljen e vatrave arsimore dhe kulturore të Shkodres dhe me Gjyqin e disa grupeve të montueme nga Sigurimi i shtetit komunist, i cili, drejtohet dhe kontrollohet nder të gjitha hallkat nga agjentët e pranishem sllavokomunistë jugosllavë.

Mbas pushkatimeve të Grupeve të “tradhtarëve të Popullit”, vazhdohet me Grupin e Organizatës “Bashkimi Shqiptar”, per me shfarosë pak ma vonë disa qinda fshatarë, të akuzuem me “Lëvizjen e Postribës” me 9 Shtator.., tek fusha e aviacionit dhe tek një kanal mbas fabrikës së venës, që lidhej me kanalin mbas Vorrezave të Rrëmajit…

■Të gjitha kanalet e mbetuna të hapun nga Lufta… U mbushen nga të vramit tanë!

SHKODRA KISHTE 26 BURGJE…

TË MBUSHUNA ME BURRA E GRA PA VARREZA !..

■Me 15 Nandor 1946 Kuvendi i Fretenve në Shkoder, këthehet në Burg, ku torturohen, hetohen, masakrohen e gjykohen mbi 800 të burgosun, shumica pa dijtë “Pse”?!

Hetimet në zyret e Sigurimit baheshin me praninë e “shefave” jugosllav deri në 1948.

Nga viti 1945 që filluen arrestimet e Klerikëve Katolik dhe deri në Janar të 1948, kishte disa Klerikë që ishin të arrestuem dhe vazhdonin me u torturue se nuk pranonin akuzat.

■Grupi ma i madh ishte Ai i Fretenve, i akuzuem per “futjen e armëve në Kishën e Tyne” e, që duhet theksue se organizatorët e kësaj tragjedije Zoji Thëmeli, Hulusi Hako e Dilaver Sadikaj, të derguem në Shkoder nga Enver Hoxha vahdojnë me kenë “heronj”!

Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol vertetë u kthye në burg dhe thirrej Burgu i Kishës së Fretënve, por ky burg ishte ma i mnershëm i komunizmit në Shqipni, e pse jo, i krejt Lindjës komuniste.      Porosia jugosllave ishte: “Të shkatrroni kulm e thëmel çerdhën e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye FRANÇESKANËT!” …

■Mbas 16 muejsh tortura Gjyqi kunder Klerikëve Katolik filloi në vitin 1948…

“Pretenca e Prokurorit u dha me 8 janar 1948, ditë e enjte, në ora  9.00 para dreke u sollën të pandehurit nga burgu, u formua trupi gjykues si më parë duke qenë gati: Prokurori Kapiten Namik Qemali dhe sekretari Shaban Dautaj (deri këtu kemi një frazë fallco, se gjyqi u zhvillue në mensen e kuvendit dhe jo me praninë e popullit, pra krejt i mbyllun).

■Prokurori bëri pretencën me shkrim dhe përfundimisht kërkoi që të pandehurit të cilësohën fajtor si mbas nenit 2, 3 të pikës 1, 2, 7, 8, 14, të ligjës Nr. 372, dhe në bazë të  nenit 4 po të kësaj ligje kërkoi dënimin e të pandehurve. Po atë ditë vazhdoi gjyqi: 

NË EMËR TË POPULLIT SHQIPTAR:

            Këshilli i Gjykatës Ushtarake të Zonës Ushtarake të Shkodrës i formuar me:

            ■Kryetar Kapiten i I-rë  Misto Bllaci, Anëtar  N/Toger Anastas Koroveshi,

            Anëtar  N/Toger Xhemal Bejtja. Duke qenë gati Prokurori, Kapiten Namik Qemali dhe Sekretari, Shaban Qamil Dautaj.

            Në audiencën publike me datën 8 janar 1948, ka dhënë këtë:

■V E N D I M

Në çështjen penale të rregjistruar nën Nr. 17 të Radhorit Themelor për vitin 1948, kundra: 1. Për të pandehurit: Monsinjor Frano Gjini, Padër Mati Prennushi dhe Don Nikoll Deda nga Shkodra me Vdekje, dhe me humbjen e të drejtave politike dhe civile përgjithmonë dhe, me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të patundëshme.

  1. Për të pandehurin: Don Tom Laca nga Shkodra me privim lirije e punë të detyruar për jetë, dhe me humbjen e të drejtave politike dhe civile përgjithmonë, dhe me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të patundëshme.
  2. Për të pandehurit: Padër Gjon Karma e Don Ndoc Sahatçija me 15 vjet privim lirije e punë të detyruar, dhe me humbjen e të drejtave politike e civile për 5 vjet kohë, dhe me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të patundëshme.
  3. Për të pandehurin: Padër Mëhill Miraj me 7 vjet privim lirije e punë të detyruar, dhe me humbjen e të drejtave politike dhe civile për 5 vjet kohë, dhe me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të patundëshme.
  4. Për të pandehurin: Zef Haxhija nga Shkodra me 5 vjet privim lirije e punë të detyruar.
  5. Për të pandehurit: Don Nikoll Shelqeti dhe Zef Gjeto Pëllumbi nga 3 vjet privim lirije dhe punë të detyruar.Të dënuarve u ngarkohen 162 lekë shpenzime gjyqi.

■Ky vëndim i referohët Gjykatës Naltë Ushtarake për aprovim përsa u përket të dënuarve me vdekje, kurse për të tjerët mundet të bëhet ankim po në Gjykatën e Naltë Ushtarake, mbrenda tetë ditëve nga datë 8 janar 1948 që u çpall vendimi.

Shkodër, më 8 janar 1948.

Sekretari d.v.    Antari d.v.     Antari d.v.    Kryetari d.v.  (Vetëm firmat)”

■Përballë të arrestuemve do të shënoj disa nga bishat hetues të Sigurimit:    

Imzot Frano Gjini ishte përballë kasap kap. Lilo Zenelit e aspirant Ali Xhungës, At Mati Prennushi, përballë kap. Nesti Kopalit, At Çiprian Nika përballë kap. Nesti Kopalit, Don Nikoll Deda përballë kap. Fadil Kapisyzit, Don Tom Laca përballë aspirant Ali Xhungës e kap. Fadil Kapisyzit, At Donat Kurti përballë kap. Zoi Shkurtit, At Frano Kiri përballë major Zoi Themelit e kap. Zoi Shkurtit, Don Nikoll Shelqeti përballë kap. Zoi Shkurtit, At Gjon Karma S.J. përballë aspirant Pjerin Kçirës, Don Ndoc Sahatçija përballë toger Bilo Bregut, xhakoni Zef Pëllumbi përballë kap. N. Kopalit, At Mëhill Miraj përballë aspirant Pjerin Kçirës (nëpunës në Sigurim, që mbante rrjetin e spijunëve ), dhe Ali Xhungës etj. etj. Tek libri At Konrrad Gjolaj “Çinarët”, do të gjeni edhe detaje që ka tregue bashkvuejtësi i Fretenve të Shqipnisë per hetuesitë e burgjet e tyne.

■Dhe… porosia e mësuesëve jugosllavë po zbatohej perpikmënisht nga nxanësit e tyne…

11 MARS 1948, ora 5.00 e mengjesit, në Zallin e Kirit… Mbas Pendës së Kirit, në token e Zef SYLЁS, drejtë me çinarin e dytë të Rrëmajit…

U ekzekutue Grupi i Drejtuesve të Klerit Katolik: Imzot Frano Gjini, At Mati Prennushi, Imz. Nikollë Deda, At Çiprian Nikaj. Po atë ditë u pushkatuen edhe disa të dënuem…

■Për Lëvizjen e Postribës së 9 shtatorit 1946, Ata ishin Martirët e Nderuem : Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Rasim Gjyrezi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Abdullah Kazazi, Pjetër P. Pali, Gaspër Simon Gaspri, Xhelal Hardolli që, edhe sot nuk dij a figurojnë apo jo në rregjistrin e të pushkatuemëve…

***

■I vetmi njeri i penduem që kam njohtë në vitin 1982, pjesëmarrës i Sigurimit të Shtetit në këtë vepër të shemtueme asht kenë Zef Bardhoku, i cili më ka tregue krejt mënyrën si kanë hy në Kishë me armë dhe, si i kanë vendosë arkat aty. Tregonte se Fra Ndue Vila, nuk i kishte dhanë çelsat dhe ishte torturue mizorisht. Ai pohonte se dyshohej për armë përsonale ndër fretën, mbasi kishin informata nga xhakoni Ndoc Vasili. Në fund të bisedës, thonte: “Nuk dij sesi, Zoti nuk ka premtue për të gjithë ne që kemi futë armët në Kishë, me na varë populli katolik në traun e sipërm të derës së Kishës së Shna Ndout, për atë vepër të ultë që kemi ba, tue çue në plumb At Mati Prennushin e At Çiprian Nikën krejt të pafajshëm, e sa të tjerë, me vite të tana në kampet e burgjet e mnershme të shfarosjës ku edhe kanë vdekë. Kur rashë në burg vetë, kishte edhe priftën që më njifnin mirë, e dinin se shka i kam ba klerit dhe më jepnin cingare e bukë që ma shumë më mungonin, pa ua kërkue …” (Dishmi gojore 1982)

***

■Në ekzekutimin e këtij grupi, asht thirrë mjek ligjor Doktor Papavrami, i cili kur ishte në Shkoder, në vitin 1993… Më ka tregue:             

Dr. Papavrami shpjegonte se, atë ditë më 11 mars, rreth orës 04.30 të mëngjezit, kur po i lidhnin në Zallin e Kirit për t’ i pushkatuar, në mes të At Matisë dhe At Çiprianit kanë lidhur ingj. Fahri Rusin, 28 vjeç djalë. At Matia, i thotë Fahriut: “Fahri, je më i riu, qëndro si burrat dhe mos i turpëro të Parët e familjës sate!” – Fahriu i përgjigjet: “Nuk besoj se kush nga fisi em ka pasë këtë fat, me dhenë jetën mjedis dy shejtënve, për çfarë me u tremb?” Burrërisht u ngjitën tek stomi i një gropës 4 X 2 ml. E hapur mbas Pendës së Kirit, drejt me çinarin e dytë, vërtikalisht me Pendën, në drejtim Lindje-Përëndim. Mbasi i lidhën edhe ndër brryla me vargonj me drynjë aty maje atij stomi, i kërkuan “fjalën e fundit”. Nuk më harrohet kurrë, edhe pse kanë kaluar 50 vjet qëndrimi burrëror i klerikëve katholikë. Atyre nuk iu trembej syri nga vdekja, sëpse mbi jetën e këtueshme kishte triumfuar ideali i lartë i fitorës së Parajsës me vuajtjet e tyre që nuk mund të tregohën, madje, ato vuajtje nuk krahasohen as me Kalvarin.

■Shtinë me armë mbi ato gjokse burrash që dukeshin si lisa … Ranë andej stomit … kur u afrova për të vërtetuar vdekjën… nuk arrijta dot të vizitoj asnjërin, kishin rënë në gropë dhe ishin mbuluar nga gjaku i tyre. Nuk dukëj se jetonte ndonjëri … asnjë lëvizje në atë pellg gjaku. Mbas gjysëm ore i mbuluan me dhé. Atëherë, nuk dija me kuptuar si falët gjykatësi dhe toga e pushkatimit kur je i pafajshëm …

Krishti, Papa dhe Shqipëria ishin Ideali i tyre! …” (Shpjegim gojor në vitin 1993).

***

■Kur u interesova me gjetë këte Gropë “pa Emna”… Një fshatar i ardhun nga Lezha, me emnin Nikoll… që kishte ndertue shtëpinë dikund aty siper vendit ku pushkatoheshin Martirët e Shkodres, më tha: “Na prishe hardhijat…Po erdhe neser, do të vras!”…

Edhe pse ishte viti 1993… Ata kishin prap “të drejten” me vra… si sot!

■DERI KUR KЁSHTU PLOT ME VARRE PA EMNA, O SHQIPTARЁ… !? 

Melbourne, 10 Mars 2017.

Filed Under: Histori Tagged With: “Çinarët”, DISHMITARЁT SHEKULLOR, Fritz radovani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 364
  • 365
  • 366
  • 367
  • 368
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT