Mauthauseni pikon dhembje, përkujtim madhor gjithë evropian
* Ne Mauthausen gjetën vdekjen 133 shqiptar nga trevat shqiptare/
*Në Apellplatz u vunë kurora nga shumë vende të botës. Dhe, nga Ambasadori i Shqipërisë në Austri Roland Bimo; .Sami Ukelli, Ambasador i Kosovës në Austri. Promovohet “Libri përkujtimor i të vdekurve në Mauthausen dhe kampet përreth”. Gjithnjë e më pak pjesëmarrës nga ata që përjetuan kampin. Tregimet e përjetuesve bëjnë të qanë gjithë salla. /
Nga Vjena per DIELLIN: Hazir Mehmeti/
Në fillimmaj mbi kodrat e Mauthausenit retë sjellin shi që lagë çdo cep të kampit famëkeq ku muranat e mbuluara me teltherrërobëronin dikur mbi dyqind mijë njerëz nga gjithë globi. Gjysma e tyre mbetën aty hi i përjetshëm në ngacmimin e ndërgjegjes njerëzore, seçfarë sjell mbjellja e urrejtjes. Aty kishte vetëm krijesa njerëzore në përpëlitje me vdekje. Ata nuk kishin komb as gjuhë, as emër, kishin vetëm numër. Numër, numër, deri në pakufi ku emri harrohej, numër deri në frymën e fundit në dhomë gazi, shkallë vdekje, shkëmb parashutistëve apo në gjemba rrethojave të ftohta hekur.Ishte kjo njëra nga hijet më famëkeq në historinë e njerëzimit ku dhe zoti u turpërua deri në hiq. Manifestimi u mbajt nën moton “Solidaritet Internacional” e udhëhoqi DDR.BarbaraGlück, drejtuese në organizimin përkujtimor në Mauthausen. Me këtë rast u promovua Libri me emrat e 84.270 mijë viktimave të vërtetuara deri më tani nga 53 autor vendesh të ndryshme. Libri është i ndarë në tri pjesë. Organizimi u bë nën përkujdesjen e Komitetit të Mauthausenit., përfaqësueses i tij WilliMrrnyi, përkujtoj, se “Solidariteti mes të burgosurve brenda kampit ishte me rëndësi në mbijetim të të sëmurëve. Ata që përjetuan kampin na tregojnë se çka do të thotë Solidaritet Internacional. Dhe, në kohën e sotme refugjatët nga lufta që vijnë në Europë, na detyrojnë për solidaritet”.
Në përkujtim dhe promovimmori pjesë kryetari i AustrisëDr.HeinzFischer në fjalimin e tij emocionues përkujtoj: “Gjerat qe kanë ndodhe gjatë kohës se nacional socializmit, në kampet e Mathuazenit e rrethinës, ishin të nivelit të egërsisë, jo njerëzores”. Morën pjesë Ministri i Brendshëm Mag.WolfgangSobotka i cili mbajti fjalë rasti dhe dhe ministrat HansPeterDoskozil, WolfgangBrandstetter, AloisStöger. Nga Austria e Epërme ishin JosefPühringer, NikolausPrinz, GerdaWeichsler-Hauer.
Ish të burgosurit që përjetuan tmerrin nazist evokuan kujtime nga tragjikja e tyre të cilët u përcollën me lot nga të pranishmit. JanWojciechTopolowsik me rrobat e tij burgu dhe numrin e tij majtas në gjoks mes tjerash tha: “Ishim bashkë me tim et në kamp. Një ditë derisa bartnim gurë Shkallëve të Vdekjes, ditë e fundit e takimit, ishte disa shkallë para meje, u ndal dhe më priti duke me parë nën gurin e rëndë në kurrizin e lodhur që mezi e mbante.”Ndoshta nuk do të shihemi më, unë nuk kam forcë më tutje, takohemi para Pavilonit 24, aty ku takoheshim fshehurazi. Nuk u takuam më kurrë ai vdiq dhe unë vij këtu çdo maj të takohem ja aty para nesh si dikur” . E gjithë salla pikonte lot e dhembje. Jani u përcoll dhe nga kryetari deri në karrigen e tij, kurse duartrokitjet e sallës së ngritur vazhduan gjatë. Ish i burgosuri nga nga Franca HenriMaitre tregoi mbi peripetit e tij.” Trajtoheshim ma zi se kafshët. Pasi shpëtuam nga vdekja me lirimin nga ushtarët amerikan. Pas një kohe një prift më tha: “Do fitosh dëmshpërblim sa për të ndërtuar një katedrale”. Unë ia ktheva: “Ku ishte zoti që nuk e pash në Mauthausen?” Dëshmitari tjetër, Aba Lewit i cili tregonte përjetimet nga tri kampe naziste. Të njëjtën ditë vjenezi DanielChanoch, 84 vjeçar që kishte përjetuar tmerrin e Holokaustit në Aushvic nga mosha tetë deri dymbëdhjetë veç, deklaron: ”Nëse do kishte një zot, si do mundte që Hitleri, përkundër disa tentim atentateve, do mbetej aq gjatë në jetë”. Mllefi dhe ironia e tyre është e thellë sa Deti, dhe ne s’mund ta kuptojmë asnjëherë.
Në hapësirat e kampit tani ngrihen mbi pesëdhjetë monumente të vendeve viktima e aleate kundër fashizmit. Pllakat me 84.270 mijë emra të njohur deri sot, mes tyre dhe 133 nga trevat shqiptare që u mbyten aty në format më barbare. Mauthauseni shoqërohet me 49 kampe tjera jashtë tij, secili më i zi se tjetri.
Kampi i përqendrimit në Mathausen u ngrit nga njësia SS në vitin 1938. Reparte të tij ishin edhe Kampet në Gusen dhe Melk. Gjendet në Austrinë e Epërme afër qytetitLinz dhe ishte vend gurëthyese e cila i takonte Kampeve të kategorisë 3. Ky ishte lloji i vetëm i kësaj kategorie në hapësirat e Raichut, ku njerëzit mbyteshin nëpërmjet punës së rëndë. Deri më 5 maj të vitit 1945, kur u çlirua nga ushtria amerikane u mbyten në format më çnjerëzore rreth 120 mijë të burgosur, kurse kaluan nëpër tmerret e tij më shumë se 200 mijë njerëz nga 30 kombe të botës. Gratë e sjella aty nga Kampi tjetër Ravensbryk përbënin 2,5 për qind, u detyruan në prostitucion, ato shtatzëna u përdorën për eksperimente medicinave duke përdorur format shtazarake. Kishte po ashtu fëmijë e të rinj jeta e të cilëve nuk zgjate shumë brenda këtij ferri. Mesatarja e jetës në te 6 muaj deri në 15 muaj e jo më shumë. Në vitin 1944 kishte 128 komando të SS dhe 475 ushtarë mbikëqyrës.
Shqiptarët
Aty gjetën vdekjen 133 shqiptar nga trevat shqiptare, në mesin e tyre edhe Xhevdet Doda e KozmaNushi,hero të popullit. Në shenjë përkujtimi ndaj tyre do japim emrat: Abaz Dine, AbazSullaj, Abdulla Tabaku, AdilAlushi, AhmetRamzoti, Alem Tafili, AliAshimi, AliBiduli, Asti Gogoli, Azem Toska, BedriAgalliu, Beg Nushi, Besim Liku, Buharedin Mitarja, CaneÇaçi, CaneRapushi, DalipMeminaj, Demir Bardhi, Dervish Hoxha, DilaverKamberi, DhimiterKonduri, Dhimiter Kulla, EjupKondo, EmanuelHasdurian, Enver Velja, Faik Haruni, FaslliLelaj, Faslli Zoga, FeimMustafaj, Fejzo Toska, FerikBuzi, Fizo Spahiu, Gani Kokli, Gjysh Duraj, HajdarShameti, HajredinKerkova, HakimVeliu, HalilShyri, HamitRoseni, HamitXhyheri, Hamza Laperi, HasanDoci, Hekuran Novruzi, Hysen Shtufi, Ibrahim Skendaj,Ibrahim Xhatufa, Ilo Çomi, Isa Rapushi, IsmailZyma, Isuf Berberi, IsufIbershimi, IzetMema, Jani Kosta, JaniNathanaili, JaniPopa, Jano Maska, Jorgji Ziu, Koro Çoni, KostandinSimaku, KozmaNushi ,Late Bregu, MehmetDauti, MehmetSulo, Mihal Koçi, Mihal Pema, MinellaGogo, MuhamedVelaj, MuhametBino, Muhamet Dine, Muhamet Kabashi, MusaGorishti, Mustafa Kotherja, MustafaZahaj, MyslymNelaj, MystehatMalaj, NaunThanasi, Neim Gjoni, Nexhip Hekurani, NexhipHimçi, NovruzAbazi, Novruz Dine, NovruzHajdini, PandeilDimo, PavlloPapingji, PiroPapalilo, Qazim Çakerri, RamadanNebiu, RamadanRamo, Ramazan Myrto, Rapo Kapllani, RapushÇarçani, RasimHamzaraj, RefatIsmajli, Rexhep Bani, Sabri Habibaj, SadikAsnjoku, Sali Dibra, Sami Karriqi, SelimÇarçani, Senusi Nota, SofokliDhimitriadhi, Stavri Havale, SulejmanCenoimeri, SulejmanDoko, Sulejman Rukja, SulejmanZakja, SuloGorishti, Shefqet Leka, Shefqet Shyti, Sherif Nuredini, Shyqyri Buzi, TaqoDino, Tefik Skilja, Telat Noga, Teme Alushi, ThimioNathanaili, Thoma Kuqali, Vangjel Shkurti, VangjelVasili, Vangjel Xhani, Vasil Dushku, Vasil Gjata, VasilMojsiu, Vehbi Vrashtazi, Xhafer Kodra, Xhafer Skilja, XhaferZera, Xhemal Kasa, XhemalMyhdari, NuredinMemishaj, XhemalShasho, XhevdetDoda.
“FITORJA SI E PIROS” DHE QYTETI I NDËRTUAR ME URDHËR TË PIRROS
JU TREGOJ SE SI E CELËM SHKOLLËN E VITOMIRICËS(ARBNESHIT)
NGA REXHEP DEDUSHAJ, PEJË/
Këto ditë e vizituam shkollën fillore “7 SHTATORI” të Vitomiricës( ARBNESHIT), ku biseduame me zv.drejtorin e kësaj shkolle z.Xhavit Gashi.Mes të tjerash Gashi na tha:,,Së bashku me drejtoreshën e shkollës Draga Babaciq kemi arritur ti vemë punët për filli në një masë të madhe..Në shkollë këtë vit i kemi të rregjistruar 835 nxënës.Prej tyre 500 shqiptarë e 280 boshnjakë …E të tjerët romë,hashkalinj etj. Me ta punojnë 58 mësimdhënës ,që të gjithë të diplomuar përvec muzikantit.Ndërtesa ,një pjesë e saj e ndërtuar që nga viti 1936,e pjesa tjetër është e re.Kemi klasa të bollshme për momentin dhe funksionon edhe biblioteka .
Me këtë tablo binte në sy se gjendja ështe nje pasqyre e strukturës së popullsisë në fashat.Vërtetë,Vitomirica – një fshat në mes të Pejës e Drinit të Bardhë, ishte e banuar me kolonist serbo – malazez të instaluar aty që nga vitet e 20 -ta të shek.kaluar.. Pas rënies së xhelatit Rankoviq,në vitin 1966 një pjesë e këtyre kolonve i shitën pronate e veta të vetquajturve atëbotë, Muslimanëve ,sot boshjnakëve .E dalëngadalë filluan të depërtojnë edhe shqiptarët ,që nuk dihej numri i tyre gjer në regjistrimin e popullsisë në vitin 1971.
Gjatë atij rregjistrimit unë dhe studenti,Ferid Gjikolli arritëm ti rregjistrojmë 70 shtëpi shqiptare në Vitomiricë.Ndërsa në atë të vitit 1981 u rregjistruan 1100 shqiptarë.gjë që krijoi mundësinë për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe edhe në shkollën e atij fshati.
Vërtetë ne kishim kërkuar shkollë shqipe edhe më parë aty por ishte gjë e pamundur ta arrinim.Vido Knezheviqi – drejtor i atëherëshëm atje,i gjuante kërkesat tona në shportë,pa i rregjistruar fare.
Në fillim të vitit 1982 një delegacion nga shkolla e Trebaviqit shkuam të protestonim te Sadik Ukella,sekretar i Arsimit në Pejë,pse i kishte dërguar të hollat për ndërtimin e shkollës tonë nga Treboviqi në Vitomiricë.Gjë që e kishte imponuar situata politike në vend.Sadiku na premtoi se do ti hapin paralelet shqipe në Vitomiricë e ta zvoglonte numrin e nxënësve në Treboviq dhe më angazhoi ti mblidhja nënshkrimet e shqiptarëve të Vitomiricës për kërkesë për hapjen e shkollës. I mblodhëm 43 nënshkrime,e përpilova listën e nxënësve që shkonin nëpër shkollat fillore në Novo Selle,Ozrim,Treboviq,e Pejë. dhe ia dërgova Sadikut.Kërkesën ma shtypi në makinë gaz.Hajdar Mekaj.Sadiku kërkesën e dërgoi në 7 drejtime.Komitetit të LKJ,Kuvendit Komunal,Sindikatave,Lidhjes Socialiste,Entit Pedagogjik,dhe Shkolles e Bashkësisë Lokale në Vitomiricë.
Eksplodoi rasti si një bombë.Reaguane shumë keq serbët por edhe muslimanët e Vitomiricës.Ishte koha kur serbët pretendonin ti mbyllnin shkollat shqipe edhe në Prishtinë -pas demonstratave të vitit 1981 e jo të celnin shkollë në Vitomiricë- në MALLA MOSKVA sic e quanin ata .,, Nëse hapet ajo shkollë këtu,unë do të dorzoj librezën e partisë ,, -që e kishte që nga lufta,deklaronte Vidna Rakoceviq.
Pas shumë mbledhjeve në fshat e në komunë ,u muarr vendimi që shkolla të hapej. Në fillim klasat e larta e pas dy vitesh edhe të ultat- meqë ishte në Sigë shkolla 4 klasëshe.
Me 7 shtator 1982,në oborrin e shkollës fillore në Vitomiricë,për herë të parë në historinë e këtij fshati,u tubua një numër i konsiderueshëm i nxënësve shqiptarë.
Me rekomandimin i BVI se arsimit në Pejë,si tepricë teknologjike shkova edhe unë në atë shkollë.Drejtori serb më priti mirë.I mblodhëm nxënësit bashk me AFERDITA PELAJ ,që kishte dhënë gjuhën shqipe në paralelet serbe më parë,dhe i ndamë në dy paralele.Me kl.e V e Vi punoi AFËRDITA PELAJ, e me kl.VII e VIII punoi REXHEP DEDUSHAJ.
Të nesërmen,,ishin grumbulluar aqë shumë nxënës shqiptarë në oborr sa që i trembën mësuesit shovenistë sllavë.Drejtori më urdhëroi ti lëshoja në shtëpi deri të hënën ( meqë ishte e premte ) pasi s,kishim arsimtar..Sipas tij të hënën do ti kishim të gjithë.Atë ditë në mbrëmje,u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme e kolektivit .Gjë pa më thënë arsimtarët shkije s’lanë duke më fajsuar se gjoja unë i kisha sjellur ,, nxënësit irredentistë shqiptarë ,, aty.Në fund orët e mia ia dhanë Qerim Berdynajt, meqë ishte puntor i asaj shkolle në Sigë e unë u ktheva në shkollën e Treboviqit.
Duke u falenderuar organeve të arsimit në Pejë,dhe vet mësuesëve që punonin aty puna shkoi për mrekulli gjer në shtatorin e vitit 1990 kur shkijet i përzunë nxënësit shqiptar nga ajo shkollë dhe ata e vazhduan punën nëpër shtëpitë private se në cdo vend tjetër në Kosovë.
Andaj,sështë e drejtë të mos shënohet në historikun e asaj shkolle data 7 shtator 1982.Dita kur ka filluar punën për herë të parë shkolla shqipe aty.Mos shënimi i kësaj date historike i siellë këto pasoja.
Sllavët thonë se Shqiptarët janë vendosur në Vitomiricë vetëm pas Luftës së Kosovës,me që ska pasur shkollë shqipe më parë aty.Atëherë del se ati fshati ,, sllav -tash po thonë Boshnjak duhet ti njihet statusi i komunës etj,etj.
Të shpallet komunë Boshnjake Vitomirice me më shumë se 70 % Shqiptarë.Të futet një pykë sllave në mes të një krahine shqiptare.
Nuk thuhet kot. Historia që harrohet, medoemos përsëritet. I ftoj kolegët e mi në Shkollën e Vitomiricës që mos ta harrojnë historinë e asaj shkolle dhe të atij fshati.Janë 8 gjenerata nxenësish që disponojnë me dëftesat e asaj shkolle.Janë me dhjetra mësues ,disa punojnë edhe sot aty,qe me qefin në gji -sic thot populli ken shkuar përcdo ditë ,e kanë dhënë mësim aty e sot as s,iau pranojnë atë sakrificë.Po thuhet se shkolla shqipe në Vitomiricë ka filluar më 7 shtator 1990.O ZOTI IM,-thone amerikanet!…
AVOKAT MUZAFER PIPA- I MBYTUN MIZORISHT NGA TRADHËTARI ENVER HOXHA
Nga Fritz RADOVANI/
Ne Foto: MUZAFER PIPA (1914 – 1946)/
■30 SHTATOR 1946 : “ZHDUKET” DR. AV. M. PIPA… DHE DOSJA E TIJ…
Muzefer Pipa asht le në Shkoder në 1914. Mbaroi studimet per jurisprudencë në Padova.
Me 28 Janar 1946, mbronte At Gjon Shllakun në gjyq, me grupin “Bashkimi Shqiptar”…
Tue dalë nga kafe Bar’Impero, prokurori vrasës Aranit Çela i tha: “Hëëë, Muzafer Pipa, e kemi rajtur njëgjysëm leku edhe per ty!..” E arrestuen nga fundi i muejt Gusht 1946…
■LEGJENDA: Vazhdonte hetimet me kriminelin Zoji Thëmeli…Muzaferi, në mëngjesin e 30 Shtatorit 1946, vendosi me ikë nga hetuesia… U dëgjuen krisma armësh! Kryetari i Degës, Zoji, dergoi Elez Mesin me marrë një pulë, i këputën kokën… dhe shperndanë gjakun e saj në çimenton rrethuese të hetuesisë…Pra, “Muzaferi u vra nga rojet tue ikë”.
■E VERTETA: Me 29 Shtator 1946, Zoji Thëmeli dhe Vaskë Koleci, i kishin lidhë krahët mbrapa Av. Muzafer Pipës, per një karrigë të mberthyeme per dysheme. Skuqën një hekur dhe vendosën me ia kalue në muskujt e dy krahëve mbas shpine… Mbasi hekuri kaloi krahun e djathtë…nga dhimbjet e forta, Trupi i Muzaferit bani lëvizje që katilët nuk mujtën me i kontrollue… Hekuri i skuqun takoi per shtyllen kurrizore dhe Muzaferi, mbylli jetën në mënyrën ma mizore. Me 30 Shtator 1946, u perhap edhe “Legjenda”!
■Po, “shokun komandant” kush e njoftoi “për zbatimin e urdhërit tij dhenë K.Xoxes?”
■Në këte 70 vjetor të kësaj mbytje barbare të Dr. Avokat Muzafer Pipës, Shqipnia që Ai e ka dashtë aq shumë, nuk duhet t’a vajtojë… Po, perballë Një Monumenti të Muzaferit, shka janë Shkodranë e Libohovitë, të gjithë bashkë të këndojnë “Hymnin e Flamurit”!
Melbourne, Maji 2016…
Nga Prof. Arshi PIPA:
Elegjia Vllaznore
Ma thonte zemra e ngrâta
se jeta t’kishte lânë,
edhe pse miqt’ e shokët
nuk dojshin me ma thânë.
Der’sa mbi krye mandata,
kur s’e pritsha më ra,
dhe mora vesh çka në andërr
prej kohe m’ishte g’jâ.
E pau epileptiku
qi s’njifte mue as ty.
Po kapërcejshim lumin
kur befas ura u thye…
Un rashë… m’u turr vërtiku…
humba! Uluroi nji zâ…
Ti u hodhe, m’kape, m’qite…
por vetë nuk dole mâ!
Ti vuajte, ti rreziqe
durove simbas stinës
nga ishulli i Ventottenes
ndër telat e Prishtinës.
E pse përbuze vdiqe
terrorin bolshevik,
gjithmonë armik i shtypjes
e Bir’i Atdheut besnik.
Sot qi nga dita e mortit
Ka rrjedhë mâ se nji mot,
tue t’a nderue kujtimin,
o vlla, nuk derdhi lot.
Pse për vdekjen e t’fortit
i fortë duhet me u bâmë.
As i përmendi fajtorët:
nuk kam mâ çka me i nâmë…
Kur ndofta nga mizori
Po përgatitet ura
për mue kët herë e, kânga
e mbramë âsht kjo qi thura,
me gjakun tând Dëshmori
vulosi sot nji bè:
Përbuzi komunizmin
e truhem për Atdhè!..
■U shkrue në Burgun e Durrësit, në vitin 1948.
- « Previous Page
- 1
- …
- 427
- 428
- 429
- 430
- 431
- …
- 693
- Next Page »