• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shtatorja e heroit kombëtarë Dedë Gjon Lulit në Tiranë, krenari kombëtare

April 1, 2016 by dgreca

Nga Prof. Lulash Nikë Palushaj/

Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 dhe Flamuri kombëtarë në malinDeçiq të 6 Prillit të atij viti, asht krenari për mbarë kombin shqipëtarë. Ma se nji shekull në Malësinë e Madhe dhe botënshqipëtareflitet, kujtohet brez pas brezie shkruhet e manifestohet nga vet malsorët dhe shqiptarë të tjerë nëAtdhe dhe me të madhe nëmërgim.Përheroizminemadh që treguenë Malet e Malësisë, apo shtatë bajraqet në luftë kundër Perandorisë osmane asht betejë legjendare dhe e paharrueshme.Për pesë shekuj kishte robënue kombin shqipëtarë dhe sjell në pyetje ekzistencën e këtij kombi në trojet e veta. Janë përjetime e vuejtje e masakrime me sa beteja të përjetueme e të lame me gjakun arbënorë për ruejtjen e Pamvarësisë të trollit etni Arbëniqë nga Gjon Kastrioti,iati iGjergjit – Skenderbe,e vet Gjergjit.Në lufta të vazhdueshme për vetëmbrojtje e rrezistencë të njipasnjishme dhe të vazhdueshme që përjetoi populli shqipëtarë në heroizëm për tu pamvarësue deri më 28 Nandor të shpalljes së Pamvarësisë së Shqipënisënë Vlorë më 1912.

Për të kujtue e kremtue nji ngjarje historike, e madhe dhe shumë krenare, ishte edhe Dita e 28 Nandorit të 2015 në Tiranë, kur në realizim të dy shoqatave Atdhetare Malësi e Madhe në Detroit dhe Njujork, e ndriti rrezja e diellit flamurtarin e lirisë dhe Pamvarësisë së Shqipënisë heroin kombëtarë Dedë Gjon Lulin, shtatorja e tij që iu vendospërballë heroit mbarëkombëtarë dhe me famë shqipëtare e europjane Gjergj Kastriotin – Skenderbe. Për ato ideale Dedë Gjon Luli kishte luftue me mbarë malsorë të Malësisë së Madhe kundër robënuesëve dhe dëshira e madhe e vet Malësisë dhe të vërtetës historike për të pa Shtatoren e Dedës në sheshin e Tiranës, gja që e kishte meritue shumë ma parë për hir të arenës mbarëkombëtare; e realizoivet mërgata e kësaj atdhetarie tue falenderue në bashkëpunim të ngushtë vetPresidentin, zotin Bujar Nishanin dhe Bashkinë e Tiranës.Të gjithë shend e verë, të gëzuemë dhe të entuziasmuemë nga Malësia e Madhe dhe Shtetet e Bashkueme të Amerikës, pra vet mërgata përfaqësuesedhe pjesmarrëse të dy Shoqatave Detroit dhe Njujork, që finansuenë me malsorët tjerë mërgimtarëpërfundimin e realizimit për vendosjen e shtatores të Dedë GjonLulit në atë ditë; pjesëmarrës nga Kryeqyteti me kreun e Këshilli bashkiakë, të pjesmarrësve të Këshillit organizativ; ligjëruesëve të doktoraturave shkencore në mbajtje të kumtesës për Malësinë e Madhe dhe historinë e saj në rrjedha historike kombëtare shqipëtare, shoqatave kulturore përprograminartistikë nga Malësia dhe qytetarë të tjerë nga vet Tirana, nga Lezha e Shkodra, nga Kosova të përfaqësuemë nga pasardhësit e heroit Adem Jasharit, meshtarë klerikë dhe qytetarë nga vet Malësia në vendlindje; të cilët së bashku në lulishten e bukur tëTiranës, përjetuenë,nën përkujdesin e zotit President të Shqipërisë BujarNishanit, krenarinë historike të Malësisë së Madhe dhe po aty dritën e diellit që ka shkëlqye dhe gjithmonë gazmon si krenarimbarëkombëtare shqipëtare Shtatorja eheroit Dedë Gjon Lulit dhe malsorëve tjerë nëpër shekuj. Të gjithë u gëzuemë dhe gëzimi spat kufi.

Nuk ka popull në këtë botë që nuk e feston apo kremton Ditën e Pamvarësisë, të të drejtës së vet nacionale e tokës Atdhe, prandaj në rrjedhat e këtyne betejave se çka ka përjetue populli shqipëtarë gjatë pesë shekujve robënimi e troturave me sa masakrime e tjetërsime, gja që nji robënim të tillë e ushtruenë me shekuj e shekuj të gjitha kombet që na rrethojnë si fqinjë, sllavë, maqedonas, grekë, bullgarë e të tjerë; e randuenë aq fortë dhe e çuenë në pyetjen e ekzistencës nji popull të rracës aq tëlashtë ilirjane tue shkatrrue çdo gjurmë të së vërtetës historike;sa në shkrimet e mija kam thanë se asht çudi që flitet a pak shqip dhe se ky popull ekziston ndopak nga robënimet që kanë përjetue. Na tjetërsuenë, na shanë, na fuenë njerëz me bishtaeinjoruenë, na vranë dhe në fund për tna eleminue e zhduk dalngadalë me Kongresin e Berlinit të 1878, fajtore kryesisht Perandoria Osmane turke, na ndanë në pesë shtete fqinje dhe na lanë të coptuemë që nga ajo ditë e sot përjetojmë shumë pasoja dhe vazhdimisht janë në luftë si Serbia me të tjerë përrreth për tna pa ashtu të shpërndamë dhe të pakosoliduemë si etni e përbashkët shqiptare në trollin tonë etnik shqipëtarë.

Në kalvaret e shumta që përjetoi kombi shqipëtarë dhe rrezistencat e vazhdueshme kundër çdo robënuesi qendron edhe Malësia e Madhe në shekuj, epiqendër e të cilave asht lufta heroike e malsorëve me 4000 pjesmarrës luftarakë nga të gjitha Malet e Malësisë, sbashku me Malet e Dukagjinit në Kryengritje të vitit 1911 dhe 6 Prillit të vendosjes së Flamurit kombëtarë të shqiponjës kuq e zi në majen e Malit Deçiq, I pari flamur që valon për të parën herë pasë vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skenderbe në trollin shqipëtarë.

Asht beteja legjendare e malsorëve me malsore bashkëluftare të burrave e trimave në krye me udhëheqësin e kësaj kryengritje heroin kombëtarë Dedë Gjon Lulin. U flijue Dedë Gjon Luli me mbarë familje dhe sa e sa familjetë tjera si kjo në Mbarë Malësi, në Kosovën kreshnike e heroike në krye me betejën lapidare e legjendare në Kaçanik kundër forcave osmane turke të Turgut Pashës që dogji dhe shkrumoi e shkatrroi mbarë Kosovën, pastaj Plavë – Gucinë dhe me atë pamëshirë e mixori iu lëshue Dukagjinit e mbarë Malësisë së Madhe.

Në pesë shekuj qendrese Malësia e Madhe asnjiherë nuk e njohti vazalitetin e Perandorisë turke, po në të gjithë shekujt nxorri bijtë e bijat ma të ndritun, të devotshëm dhe të përkushtuemë për të ruejtë kombin dhe trojet e përbashkëta.

E madhe dhe shumë e randësishme asht Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe 6 Prilli ivitit 1911 në luftë për Pamvarësi të Shqipënisë  dhe trollit të përbashkët shqipëtarë. Asht flamurtare me Flamurin kombëtarë të shqiponjës dykrenëshe kuq e zi me 6 Prill të vitit 1911 dhe në luftë të përpjekjeve për tu çlirue me rreth 1500 dëshmorëve dhe viktimave të asaj kohe.

Asht flamurtare e gur themelit për Pavarësi e shpallun në Vlorë më 1912 me Memorandumin e Greçës të mbajtun më 10 – 23 Qershor të vitit 1911, Kuvend dhe kërkesa për Pamvarësi të plotë dhe kundër tiranisë së ushtrisë të Turgut Pashës dhe Sulltanit me vezirë e pashallarë të tjerë.

Me burrat e urtë dhe trima, hero dhe dëshmorë si Dedë Gjon Luli, Nikë Gjelosh Luli, Çun Mula,Luigj Gurakuqi e Hil Mosi, Marash Uci, Mark Ujkë Gjetja eKolë Marash Vata,Palokë Traboini e Lulash Zeka,Smajl Martini, Bac e Prëkë Vuksani, Baca Kurti, Palokë Gjoka, Halil Haka,Om Haku e MemetMurati, Pllum Gjeka e Ali Zekue Kolë Dedë Mirashi, Mar Lula e Memet Shpendi,Ujkë Gila, Prël Mema ( MemiiSmajlit) Mirash Gjoka, Lucë Mark Gjeloshi, Fran PalLeka, Nikë Lekë Pepa e Prëkë Cali, DodëPrënçi, Zenel Shabani, Gjokë Doda, Keqa Prëla, Nish Gjeto Daka, Gjelosh Gjoka, Zef Tomë Nikolla, Shaban Elezi, Dasho Shkreli Marash Dashi, Bec Patani, Kaçel Doda, Kërrnik Gila, Ujkë Deli e Gjon Prëkë Gjika, Tomë Nika, Ndre Nika, Lul Nika, Margil Doshi Lekë Ivani, Nikollë Ivani, Dedë Husi, Gjeto Gjeka, Malotë Gjeka, Dul Gjeloshi, Martin Baci, Atanas Gegaj, Prëtash Zeka, Has Marashi, Pjetër Dreu, Pepë Leka, Dedë Prëçi, Lucë Maxhi e Millan Perkaj; heroinat Nora e Kelmendit, Tringa e Smajlit, Nora e Hotit me sa e sa burrnesha e trimnesha tjera nga të gjitha Malet e Malësisë.

Këtaemna që shenova këtu janë sa për të kujtue si simbole të krenarisë kombëtare; se me ta ishin tjerë e tjerë që mbetën dëshmorë për tokën Shqipëni. I madhi At Gjergj Fishta ika përjetësue me veprën lapidare të pavdekshme të eposit kombëtar; Lahuta e Malcis.

Paraprijëse e shumë ngjarjeve vendimtare për ndërrmarrje të çështjes kombëtare dhe ndalimin e coptimit apo ndamjestë tokave shqiptare ishte Lidhja e Prizrenit e vitit 1878. Nga Malësia e Madhe me urti dhe krenari dhe trimëni për ruejtjen e këtij uniteti dhe kundër barbarisë sllave për marrjen e tokave shqiptare dhe kundër Perandorisë osmane turke në Lidhje të Prizrenit nga Malet tona morën pjesë:

nga Hoti:

Çun Mula, Dedë Gjon Luli, Gjeto Mark Ujka, Lekë Alia, Muç Isufi, Lulash Mark Gjeka, Gjeto Mark Gjoni;

nga Gruda: Baca Kurti, Smajl Martini, Pllum Gjeka;

Nga Kelmendi: Nikë Lekë Pepa, Ujkë Gila, Mirash Gjoka dhe Lucë Mark Gjeloshi;

nga Kastrati: Dodë Prëç Broqi, Keqa Prëla;

nga Shkreli: Marash Dashi, Gjelosh Marash Mirashi;

nga Trieshi: Dedë Husi, Lekë Ivani.

Me qinda e mija burra e burrënesha kishin vleftë burrënore e besënikie, trimënie e fisnikie. Ishin të pathyeshëm ndaj anmikut sllavo serbo- malazezë dhe robnimit të Perandorisë turke. Burra urtiet e trimniet tëlogjeve dhe kuvendit, dyluftimeve e prijsave legjendarë. Në nji autonomi të vërtetë dhe të pashlyeme për ruejtjen e ligjeve dhe marrëdhanjeve fisnore të kompaktësisë, nderit dhe moralit, Kanunit të Maleve dhe të Lekë Dukagjinit. Ishin të urtë e të ndershëm ndër rracat ma të pastra krahinore të trojeve shqiptare. Kurrë skanë lejue të preket nderi ifemnës e të cenohet ajo dhe në rregullat e tyne femna nuk asht prek në asnjimënyrë për marrje haku a gjakmarrje dhe as fëmitë assesi. Kur flitte njani kanë ndëgjue të gjithëderisa e ka marrë fjalën tjetri. Prijsat e kuvendeve apo vet flamurtari apobajraktari asht nderue dhe pikë për pikë janë zbatue vendimet dhe rregullat e vendim marrjeve. Ato Kuvende në atë kohë zavendsojshin formën e parlamenteve, me ndryshim nga koha sot, me faqe të bardhë dhe respekt e mirëkuptim ndaj njeni tjetrit dhe prijsave të fiseve e bajraqeve. Ajo përpikëni, besëniki, Besëlidhje e sa besave të Malësisë së Madhe ndaj vetit dhe kundër robënuesëve,imbajti të fortë e me famë dhe deri në ditët tona për ta dhe ajo histori na banë të jemi krenarë. Vorret e tyne janë lapidarë e duhen të jenë lapidarë në tanë historinë tonë si të Malësisë së Madhe dhe asaj kombëtare.

Tue u bazue në vlera të cilësisë së naltë njerëzore e kombëtare të Malësisë së Madhe dhe për veprat madhore kombëtare të gjuhës, gjakut e ruejtjen e tokës arbënoree traditave, të veshjes kombëtare shekujsh të çakshirëve dhe xhubletës ilirjane nëpërshekuj,lindën ato nana bijë dhe bija të Malësisë së Madhe dhe për mbarë historinë e tyne madhore e krenare, PresidentiiShqipërisë zoti Bujar Nishani me rastin e Njiqindëvejtorit të Pamvarësisë së Shqipënisë, Malësinë e Madhe e dekoron me titullin: Malësia e Madhe – Nderi iKombit. Me krenari dhe përkushtim e meritë të urtisë, trimënisë, besnikisë, fisnikisë, besëlidhjeve, betejave e kuvendeve legjendare e historike, president Bujar Nishani me rastin e vendosjes së shtatores të heroit kombëtarë Dedë Gjon Lulit në Tiranë, më 28 Nandor, 2015,ijep titullin e dekoratës – Flamuri iartëlirisë. Nga e mbarë Malësia e Madhe dhe vet malsorët kudo qofshin nji respekt të madh ndaj PresidentNishanit dhe ndera iqoftë.Malësia e Madhe për këtë vepër kaq madhore falenderon edhe Bashkinë e Tiranës.

Në shenjë dhe emën të shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe në Detroit dhe asaj Atdhetare Malësia e Madhe në Njujork, që ngritën zanin tek të gjithë Malësorët e mërgatës që realizuenë nji vepër të madhe shtatoren e heroit kombëtarë Dedë Gjon Lulit në lulishten e sheshin ma të bukur të Tiranës, së bashku në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës dhe vet Presidentin zotin Bujar Nishanin, që ishte kryesori për realizim, kurrëmalsorët si të mërgatës, ashtu dhe të malsorëve të Malësisë së Madhe në vendlindje në krye me dy shoqata që realizuenë pamjen e historisë dhe shtatores të Dedë Gjon Lulit në Tiranë, simbol imbarë Malësisë së Madhe për krenarinë e historisë së saj dhe vet heroi ynë, sbashku me Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën, don Nikollë Kaçorrin e mija e mija të tjerë në çdo kandë të shqiptarisë, si përfundim,gjithë malsorët falenderojnë për mirëkuptimin, njohjen dhe rradhitjen e heroit Dedë Gjon Lulit me heroj tjerë në historinë kombëtare në Tiranë.

Presim dhe kërkojmë që fëtyrat eminente të historisë dhe poilitikës kombëtare, të rradhisin nëhistorinë dhe muzeumet kombëtare shumë çështje nga Malësia e Madhe dhe Dukagjini,që atotu shërbejnë gjeneratave sot dhe në vazhdim për nji histori të veretetë kombëtare. Dhe ata që dhanë jetën për pamvarësi, ti shpërblejmë nëpër shekuj.

Presim dhe tash sa vite kërkojmë: që Organet qeveritare të shtetit amë Shqipëni me veprim në Tiranë si dhe ato me veprim në Prishtinë, në çdo aspekt të jetës ti ndihmojnë Malësisë së Madhe të të dy anëve të kufinit, se nji tanësi kjo Malësi, moralisht e financiarisht për mosboshatisjen dhe shuemjen e këtyne pjesëve, sepse tash sa vite kulminante asht mërgimi, dhe tashti ka arrijtë kulminantën se pjesa ma e madhe e popullsisë ka emigrue.

Ata vepruenë vepra të mëdha dhe ne si breza të sotëm e kemi për detyrë të ndjekim vlerat e cilësisë së naltë njerëzore e kombëtare të Malësisë së Madhe me nji mirëkuptim, mirëqenje, të bashkuemë si njikombëipathyeshëm për nji gjak të përbashkët që kanë shqiptarët, për gjuhë e ambël dhe të kulluetë shqipe dhe për trollin Atdhe Shqipëni, për nji qytetnim shembull në Europë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të Malësisë së Madhe dhe heroinave burrnesha malësore nëpër plejada dhe gjithë dëshmorëve e herojëve të kombit Shqipëtarë. Rronoftë Shqipënia Etnike dhe Paqa në Botë.

Detroit, 31 mars, 2016                              Prof. Lulash Nikë Palushaj

 

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: e heroit kombëtarë Dedë Gjon Lulit në Tiranë, krenari kombëtare, Prof. Lulash Nikë Palushaj, Shtatorja

Bukuroshja e Durresit – 100 vjet nga zbulimi i mozaikut

April 1, 2016 by dgreca

-2016, viti i 50-vjetorit të zbulimit të Amfiteatrit/
Nga Gëzim KABASHI/
 Mozaiku i mrekullueshëm që tashmë njihet me emrin “Bukuroshja e Durrësit” është zbuluar 100 vjet më parë, në periudhën e Luftës së Parë Botërore. Viti 2016 bëhet kështu një përvjetor tjetër i rëndëshëm për monumentet e qytetit të lashtë, i cili pikërisht sivjet feston edhe 50-vjetorin e zbulimit të amfiteatrit antic. Këto zbulime mahnitëse lidhen me emrin e Vangjel Toçit, arkeologut emblem të qytetit bregdetar.
 -Bukuroshja 2300-vjeçare dhe arkeologu Vangjel Toçi-
 “Bukuroshja e Durrësit” është mozaiku më i shquar dhe më i lashtë i gjetur në Shqipëri dhe aktualisht ndodhet në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.
Për herë të parë ky mozaik, që i përket shekullit të 4-3 para erës sonë, u zbulua rastësisht në qendër të Durrësit gjatë punimeve të ushtrisë austriake për hapjen e një transheje fortifikuese në vitin 1916. Oficeri austriak Camillo Prashnicher, i cili qe dhe një arkeolog i shquar u kujdes që shtresa e mozaikut të ruhej. Prashnicher është i pari që e botoi fotografinë e mozaikut në një libër të tij arkeologjik për Shqipërinë duke e quajtur atë një kryevepër të artit figurative.
Më pas mozaiku u mbulua përsëri dhe humbi për 33 vjet.
Këmbëngulja e arkeologut të shquar Vangjel Toçi risolli në dritë në vitin 1959 një nga monumentet më të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore gjatë antikitetit.
Bashkëpunëtori i Vjetër shkencor Vangjel Toçi ndoqi me kujdes të dhënat e shkruara nga dy arkeologë austriakë Schober dhe Prashnicher në fillim të shekullit të 20-të, lidhur me praninë e mozaikut në një nga lagjet qendrore të Durrësit.
Për fat të mire, falë këmbënguljes dhe aftësisë së tij profesionale, në vitin 1959 arkeologu durrsak Vangjel Toçi e rizbuloi mozaikun 2300-vjeçar. Bashkëkohësit kujtojnë bisedat e gjata të arkeologut me të moshuarit e qytetit si dhe të dhënat e nxjerra prej tij nga libri i botuar në vitin 1920 nga arkeologët Shober dhe Prashniker. Mozaiku ndodhej në thellësinë 3.80 metra në themelet e një shtëpie dykatëshe, vetëm 150 metra pas godinës së teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit.
 -Dy përvjetorë të rëndësishëm për trashëgiminë historike-
Rizbulimi i mozaikut ngjalli interesin e shumë shkencëtarëve të huaj, të cilët megjithë kufizimet e izolimit të periudhës komuniste kërkuan ta shihnin nga afër veprën e lashtësisë.
Mozaiku ka formë eliptike me diametrin e madh 5.1 metra dhe ze një sipërfaqe afro 9 metër katrorë. Në qendër të mozaikut është figura e një gruaje të re dhe të bukur mes një peizashi plot kërcej lulesh, gonxhesh dhe petalesh. Mozaiku është mbiquajtur  “Bukuroshja e Durrësit”, një emër metaforik në nderim të grave të qytetit të lashtë, por edhe të mjeshtrave ilirë që e krijuan atë. Në lashtësi, ky mozaik ka zbukuruar për një kohë të gjatë një banjë luksoze private të qytetit antik.
Teknika e përdorur për krijimin e mozaikut është me gurë zalli natyrorë me ngjyra të ndryshme të ngjitura me njëra tjetrën me mjeshtëri shumë të madhe.
Në vitin 1982 mozaiku u zhvendos nga Durrësi dhe u instalua në sallën kryesore të Antikitetit në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Ende nuk ka një mendim të përcaktuar shkencor se kujt I përket figura qendrore e mozaikut. Sidoqoftë mozaiku vazhdon të njihet thjesht si “Bukuroshja e Durrësit”, duke i dhënë qytetit të lashtë një privilegj më shumë përballë turistëve vendas dhe të huaj.
Viti 2016 përkon me dy data të rëndësishme në trashëgiminë historike të qytetit. 100 vjet më parë me zbulimin e mozaikut të mrekullueshëm jepej sinjali i parë për nëntokën muze të Durrësit, ndërsa 50 vjet më vonë nga qendra e qytetit do të largoheshin 50 familje për ti hapur rrugë zbulimit të monumentit më të madh në historinë e vendit tonë, amfiteatrit 1900-vjeçar. Një rast shumë i mirë për të kujtuar punën kërkimore-shkencore të arkeologëve vendas dhe veçanërisht të pionerit të zbulimeve arkeologjike, Vangjel Toçi.

Filed Under: Histori Tagged With: Bukuroshja e Durresit - 100 vjet, Gezim Kabashi, i mozaikut, nga zbulimi

Një korrespondencë me shkrimtarin francez Andre Malraux

March 31, 2016 by dgreca

Sami I. Repishti/

318 Washington Street/

Hempstead, New York, USA/

27 mars 1968/

Shkelqesise se tij/

Andre Malraux/

Minister Shtetit i Ngarkuar me Çeshjet Kulturore/

Palais Royal/

3, rue de Valois/

Paris 1-er, France/

Zoti Minister,

Me lejoni t’Ju drejtohem me kete leter duke qene se po punoj per nje teze te titulluar: Andre Malraux dhe dialektika e rendit dhe e unit te thelle tek njeriu. Kjo teze do te mbrohet ne Universitetin e Qytetit te Nju-Jorkut.(C.U.N.Y.)

Qekurse kam ardhur ne Shtetet e Bashkuara (ku jap mesim frengjishten ne nji shkolle te ciklit te mesem), i rihyra studimeve te nderprera prej kohesh dhe po rilexoj vepren tuaj me vemendjen qe i kushton nje i ri ne moshe nje me te madhi. Paradoksi ketu qendron ne faktin se ne romanet tuaja, ku heronjte luftonin per nje ideal komunist, has nje burim frymezimi per nje njeri si une, te cilit i eshte dashur te afirmoje dinjitetin e vet njerezor ne luften kunder komunizmit.

Gjithe rinine e kam kaluar ne vendin tim te lindjes, Shqiperia, ku kam pare tere skenat çnjerezore te tmerrit fashist te Luftes se Dyte Boterore. I ri, pjesemarres i Rezistences, u ndodha me 1945 perballe nje ideologjie totalitare dhe nje qeverie qe e quanin “pushteti i popullit”. Realiteti qe perjetova dermoi shpresat e mia, dhe me vullnetin per t’i qendruar besnik vetvetes, iu kundervura rendit te ri te vendosur. Me quajten “rebel”. E pranova kete cilesim dhe krejt pasojat qe rrodhen: dhjete vjet tortura, burg, kampe perqendrimi dhe pune te detyruar. Me 1959, kalova, me arme ne dore, kufirin.

Qe ne leximet e parate romaneve tuaja, nje jete e tere u shpalos para syve te mi. Gjate studimit, perjetova çaste te tera te pervojes sime te dhimbshme, dhe me se nje here poshteruese, prej te torturuari, te burgosuri, te stermunduari. Por nga ana tjeter edhe çaste ekzaltimi te luftetarit. Dhe pikerisht, tek has ate jete te pasur e te fuqishme, vendosa –nje pohim ky krejt i veçante e personal qe po bej- te ndryshoj programin e studimeve te mia, nga shkencat ekonomike ne studimin e letersise. Ndjeva se “udhetimi i shkurte qe me kish mbetur per te bere”, i filluar diten kur thashe me gojen plot nje “Jo!” te nderuar, e njekohesisht fatale, kunder rendit komunist, nuk mund te vazhdonte veç po qe se kthehesha ne nje bote ku mjedisi ushqen deshiren e thelle per solidaritet e vellazeri.

Zhvleresimi njerezor i organizuar nga komunistet ne kampet e perqendrimit te Shqiperise poshteroi te burgosur ne numer te madh; shume u vrane, u vetevrane, me menyra nga ma te llahtarshmet. I poshtrurar dite e nate, une vete, me se nje here, pyesja veten nese ata qe mbijetojne aty ishin pa moral. Sepse vetevrasja eshte nje akt. Te jete valle paburreri te mbijetuarit ne nje kamp perqendrimi? Nese nuk e leshon veten e mbahesh, te jete valle nje akt i padenje per nje njeri? Sepse te jetosh ne nje kamp perqendrimi eshte vete ferri. Te perballosh torturen, te sotmen e te nesermen, ta perballosh ate çdo dite qe pason, dhe kete per dhjete vjet me rradhe, eshte ne fund te fundit nje agoni shume me e thelle se ajo e vdekjes. Veç per te vdekur nuk arrin dot te mesosh, ndonese vetvrasja eshte ne çdo rast nje akt çlirimi. Dakord! Por ama, t’i besh balle ketij tundimi te forte, per mendimin tim, eshte me e veshtire.

Nje dite, pasi kisha bere pese vjet nga i gjithe denimi prej dhjete vjetesh, me shpune ne zyren e Sigurimit te Shtetit. Pas “pershendetjeve”, me vune perpara per te firmosur nje deklarate pendimi, me ane te se ciles duhej te pranoja “mekatin” tim se i isha “kundervene zhvillimit historik per krijimin e shoqenise shqiptare te lire e pa klasa”. Pas pergjigjes sime te menjehereshme mohuese, oficeri reagoi duke me pyetur:”Domethene, ti je gati te sherbesh gjysmen tjeter?” U pergjigja :”Po!”. Dhe keshtu do te ndodhte.

Jam i sigurte se ne ate çast, nuk isha plotesisht i ndergjegjshem per çka po ndodhte ne ate zyre. Por isha shume i bindur ngapese  vitet e burgimit qe kisha bere deri atehere, se çdo fjale, çdo veprim iardhur nga ana tjeter e barrikades duhej hedhur poshte a priori.Kjo duket e pakuptimte, veçse idejaper te mos rene ne ujdi me “murtajen”ikishte rrenjet thelle ne urrejtje dhe ushqehej nga neveria. Ishte shndrruar ne mesim te veçante, absolut, te paprekshem qe udhehiqte jeten time dhe me lejonte te mendoja e veproja. Pa dyshim, ate çast, njeriu nuk ka si peshon gjerat; thjesht vepron shpejt e energjikisht, gjer ne ekzaltim. Por ate dite –dhe me kujtohet shume mire- preka thellesite e lumturise sime tek veprova si njeri i lire. Kurre me pare nuk kisha zgjedhur me te tille vendosmeri kushtet rrethanore per shkaterrimin tim. Ndjeva per nje çast se isha zot i fatit tim. E me pas, serishe burgu…!

Po si mund te mos ushqesha me neveri! Ne nje bote te marre, ku degradimi dhe shkaterrimi i njeriut perpunohen me perkujdesje shkencore, kam pare si fshikullohen te lenet nga mendte, si mbyten pleqte, si i linin te vdisnin urie burra e gra. U thyenin gjymtyret, sidomos kembet, te denuarve me vdekje qe prisnin te ekzekutoheshin, dhekete, si “mase paraprake”. Kam pare fshatare te piqeshin si cope mishi mbi qymyr te prushte, gra te pashkolle gozhduar ne dysheme si mbi nje kryq, te rinj te tredhur, te gjymtuar, te sakatuar. Kam pa malesore madheshtore, te  detyruar te ecin kembezbathur ne oborrin e akullt, dy mije burra e gra qe nuk i linin te shkonin ne banje, nderkohe qe e vetmja  pompe uji merrte dite te tera per t’u ndrequr. Kampare kriminele ordinere se si nxiteshin per te rrahur e poshteruar “politikanet”, e sidomos intelektualet; kam pare nje ushtar me kryet e shtypur nga nje mase e madhe guri pesedhjete kileshe leshuar mbi te nga nji oficer, pasi u plagos fatalisht nga gardistet e kuq sepse u orvat te arratisej…, dhe po ashtu mizorine qe ndiqte pas cilindo qe mundohej t’i shkonte tjetrit ne ndihme.

Edhe vete e kam pervuajtur nje gje te tille, kur nje dite, me ndihmen e dy ish gjimnazisteve leshova ne qeline e nje te denuari me vdekje racionin  tim te kotheres se perditeshme. Me kapen ne veprim e siper. Dhe sa here qe me terhiqnin zvarre per ne qeli, pasi me kishin torturuar egersisht ne zyren e oficerit te ngarkuar per “rehabilitim”, sa here qe vija ne vete, degjoja shokun tim te denuar tek i lutej me pergjerim e me lot autoriteteve, se duhej te torturonin ate per pasojat e “krimit” te kotheres, dhe jo mua. Dhe ai ze –qe me kumbon i qarte dhe sot e kesaj dite ne vesh- me vinte qe larg si zeri i Shpetimtarit.Ishte pohimi me plot gojen dhe i pa krahasueshem i pranise se dashurise vellazerore e te perjeteshme, dhe e kam rinjohur e ndjere sa here qe poshtersia e “murtajes” merrte permasa te llahtarshme.

Nje dashuri e tille ka qene, mendoj, pika e nisjes se rikthimit tim ne jete, “pajtimi me faren njerezore”. Nena ime e moshuar kishte kaluar dy vjet ne nje kamp perqendrimi, e izoluar, dhe e vetmuar. E kam pare si keqtrajtohej nga gardistet e kuq sa here qe afrohej per te me pare permes shufrave te hekurt. Dhe e tille ka qene prane meje, tethemi, gjate gjithe kohes. Diten kur do lija kampin, hasa para portes nenene nje miku te burgosur. U afrua, dhe per here te pare pas dhjete vjetesh, ndjeva embelsine e nje dore nene tek perkedhelte te mijat; e nuk dija ç’t’i thoja te shkretes plake. Me kishte ngulur syte, e turbulluar dhe e permallur.

Me pas, nje shofer kamioni u tregua i gatshem per te me shpene gjer te qyteti me i afert. Nuk folem rruges; hidhte veshtrimin nga une, dhe une perpiqesha te buzeqeshja. Me ne fund, e falenderova. Atehere fillova te kuptoj se e tere pjesa tjeter e botes ishte tashme e huaj per mua.

Perveç nenes sime! E shterngova fort ne krahe. Qau. Nuk shkembyem nje fjale.Por e ndjeja aq prane meje. Qekurse isha ndare nga shoqeria, ajo kishte qene per mua personi i pare qe me mbante te permballur me pranine e saj, jo sepse ishte nena ime; edhe vellezerit e motrat e mija ishin aty; po gjithçka qe ndryshe me ta, me to. Kurse me te, me nenen time, kish ndodhur si me mua, kishte qene e burgosur se bashku me mua, permbrenda meje, ajo, nje banore e botes qe e vetme, kishte bere te mundur komunikimin njerezor; ajo nuk ishte si te tjeret, nje e huaj. Kishte tek ajo krijese e moshuar nje si aureole pafajesie, pafajesi e mjaftueshme per te perligjur revolten qe me ziente permbrenda, dhe qe ta merrja ne mbrojtje, revolte e drejte dhe sigurisht njerezore. E doja nenen siç donja perligjjen e aktit tim. Me te dhe permes saj fillova proçesin e “pajtimit”, pa mundur dhe pa dashur ta plotesoj.

Dy vjet ma vone, i shpetova mbikeqyrjes komuniste te qytetit ku banoja, braktisa nenen dhe çava kufirin. Nuk mund t’i nenshtrohesha nje gjendjeje qe kerkonte shkaterrimin tim per hir te jetes; parapelqeva te vdes, per te mos e pare veten te shkaterruar. Doja gjithashtu te arrija “pajtimin” ne nje bote te ndryshme, ku nuk do te kisha para syve figurat e urryera te xhelateve. Eshte tmerrsisht e mundishme te lexosh gazetat e te degjosh mbledhjet e detyrueshme dhe te perditeshme te nje propagande qe kerkon te mbaje fort ne dore monopolin e trajtimit njerezor, pasi ke jetuar ate gjendje per dymbedhjete vjet me radhe. Te pakten, te mbijetuarit e kampeve naziste e paten kenaqesine dhe sigurine per te mos i pare kurre me me sy xhelatet, nje kenaqesi kjo qe as une, as shoket emi, nuk kishim si ta shpresonim.

Ata qe me kane mbetur, jane shoket.Kur mendoj per ta, veç besoj, se bashku me Kassnerin* se “…shoket e Kines, varrosur te gjalle, miqte e Rusise me sy te nxjerre, miqte e Gjermanise perreth meje me litare ne fyt”, vellezerit e Shqiperise me kembet e thyera para se te ekzekutoheshin jane te vetmit banore te nje bote te pa shkalluar, dhe se zerat e tyre jane te vetmet te denja per t’u degjuar, te vetmet qe deshmojne per madheshtine dhe nderin e te qenit njeri……

Z.Minister,

Kam dy pyetje sidomos, te lidhuna ngushte me vepren tuaj qe me interesojne shume:

1) Marksizmi, a ishte per ju ne vitet e Fatit te Njeriut (1923) forma e vetme e protestes dhe e aventures, tashme te konsumuara, por simbolikisht te vlefshme per ate epoke?

  • Ne ditet tona, kur te gjitha doktrinat politikeduken te konsumuara, çfare do te ishte ajo qe do na shtynte per te vepruar apo shprehur simbolikisht protesten tone kunder Fatit te Njeriut? Çfare orientimi duhet te marrim ne sot per rikrijimin e njeriut?

Do te isha shume i lumtun ne se ju Zoteri, do te kishit miresine te me ndriçoni ne keto dy pika. E merrni besoj me mend gezimin qe do ndjenja nese do merrja nje pergjigje nga ana e juaj.

Ju lutem Z. Minister, pranoni shprehjet  e konsiderates sime me te larte.

(firma) Sami Repishti

Pergjigje:

Ministri i Shtetit per Çeshtje Kulturore

3 rue des Valois

Paris 1-er, France

 

17 prill 1968

Zotit Sami Repishti

318 Washington Street, Hempstead, New York, USA

I nderuemi Zotni,

Letra e juej me ka permallue.Ashte e para leter qe marr nga Shqiperia; nuk ashte e para qe pershkruen fatkeqesite. Por besoj se e kuptoni qe me iu pergjegje me terma te pergjitheshme pyetjes suej te dyte, nuk do te ishte diçka serioze. Do te duhej nji bashkebisedim i gjate, e ma shumenjohuni se ato qe kam sot per Fatin.

Per pyetjen e pare: po! Ne ate kohe, vetem vullneti revolucionar (jo vetem marksizmi) do te mundesonte mobilizimin e mbrendshem per te cilin bahet fjale.

Sinqerisht i jueji: (firmue) Andre Malraux

———————————————————————————————————-

(Shenim: Botue si “shtese” e volumit: Sami Repishti.Dialektika e rendit dhe e rebelimittek Andre Malraux. (Onufri, Tirane, 2011) Perkthimi shqip i origjinalit frengjisht ashte nga Z.Fotaq Andrea)

Filed Under: Histori Tagged With: Andre Malraux, korerspondence, Sami I. Repishti, shkrimtarin francez

Dëshmitë historike për një luftë çlirimtare

March 31, 2016 by dgreca

Shkruan:Prof. dr. Nusret Pllana/

 (Endrit A. Binakaj, Masakra e Belegut më 29-30 mars 1999)/

 Përkufizimi/

Nuk ka vepër që i kushtohet luftës për çlirimin e kësaj pjese të tokave shqiptare, që nuk ka rëndësi historike, qoftë edhe kur shkruhet për masakrat ndaj popullatës civile. I këtillë është edhe libri i dytë i Endrit Binakajt për Masakrën e Belegut të vitit 1999. Në faqet e këtij libri autori ka sjellë momente, ngjarje, emra njerëzish që me jetën e tyre, edhe pse të masakruar, janë bërë pjesë e lirisë sonë. Armiku i shqiptarëve, ka bërë përpjekje, kjo e fundit në fshatin Beleg të anës së Deçanit,  më 1999, që ta zhduk popullin shqiptar.

Hyrje

 Libri i Endrit Binakajt Masakra e Belegut më 29-30 mars 1999, është libri i dytë i tij për këtë ngjarje tragjike të kësaj pjese të popullit shqiptar. Tragjedia ishte e veçantë, sepse bëhej në një kohë kur Evropa po bënte më shumë se një gjysmë shekulli që nuk e dinte se çka është lufta. Por, Evropa e dinte se brenda saj kishte ende sisteme koloniale, ku shkeleshin të gjitha të drejtat e një populli. Ky vend ishte Kosova. Një pjesë e gjeografisë kombëtare shqiptare, copëtimin e së cilës nga trungu i shtetit amë, Shqipërisë e kishte miratuar edhe Evropa, me nënshkrimet e saj, në disa Konferenca evropiane, disa prej të cilave janë quajtur edhe paqësore.Autori duke u marrë edhe me këto çështje të historisë së shqiptarëve, ka vënë në thumb, jo vetëm pjesën tragjike të tokave shqiptare, por edhe heshtje oportune të Evropës, e cila për qetësinë e saj, për ruajtjen e lëkurës së saj, kishte shkelur mbi parimin  themelor  të gjëllimit të njeriut, që është liria. Pra, Evropës i mjaftonte liria e saj, pa i rënë në mendje se diku në skajin e saj, më shumë se gjysma e një populli të lashtë historik po jetonte në robëri.Prandaj, lufta për liri ishte e pashmangshme. Ishte e tillë, sepse edhe kjo pjesë e popullit shqiptar, më në fund e e kishte kuptuar se lirinë nuk ta falë askush dhe se ajo fitohet me luftë çlirimtare.

 Historia si mësuese e jetës dhe padrejtësitë e saj

Libri i autorit Endrit Binakaj, Masakra e Belegut më 29-30 mars 1999, ndahet në tre kapituj, ose thënë më shkoqur, si lëndë organizohet në tri njësi, që mëtojnë ta plotësojnë njëra tjetrën.

Autori nuk është ndalur vetëm në rrethanat dhe shkaqet që sollën ngjarjet e Masakrës së Belegut. Ai duke u marrë me fatin historik të popullit shqiptar gjatë një periudhe të gjatë kohore, ka ardhur në përfundim se tragjedia e Belegut dhe të gjitha tragjeditë e tjera, ishin pasojë e copëtimit të gjeografisë kombëtare, ishin pasojë e pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe ish-Jugosllavia, ishin pasojë edhe e qëndrimit të heshtur të Evropës, e cila kishte nënshkruar copëtimin e tokave shqiptare, ngase i konsideronte pjesë të Perandorisë Otomane, e cila po zhbëhej. Të gjitha këto të dhëna janë sistemuar në kapitullin e parë të librit Masakra e Belegut më 29-30 mars 1999, të autorit Endrit Binakaj.Por, vëmendje të veçantë autori i ka kushtuar qëndresës dhe luftërave të përgjakshme të popullit shqiptar kundër pushtuesit serb, që nga fillimi i procesit të kolonializimit të Kosovës e deri në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila jo vetëm ishte bërë dalëzotësja e lirisë së kësaj pjese të atdheut, por ishte bërë edhe çlirimtarja e Kosovës.

Lashtësia historike fillon që nga emri  

 Historia e trojeve shqiptare është shumë e lashtë. Këtë e thonë studimet historike, arkeologjike, gjuhësore dhe kulturologjike në përgjithësi. Por, këtë e dëshmon edhe autori i librit Masakra e Belegut më 29-30 mars  1999, Endrit Binakaj. Ai konstaton se vendi i kësaj masakre të përgjakshme, Belegu, shkon thellë në histori. Diku para Mesjetës shqiptare, ai ishte lokalitet i formuar. Fshati Beleg, sipas autorit, i cili shfrytëzon të dhënat arkeologjike dhe historike, dëshmohet i regjistruar që në vitin e largët 1330.Qoftë edhe vetëm marrja me gjithë këtë periudhë kohore, shkarazi dhe me kapërcime, deri në vitet e përgjakshme të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë vlera që meritojnë të lexohen, të mbahen mend dhe të ruhen si dëshmi e ngjarjeve të rëndësishme historike në jetën tonë.Përveç dëshmive historike autori sjellë edhe dëshmi të fushave të tjera të dijes, që nga toponimia, pra emërvendet e të gjithë rrethinës së Belegut, për të ardhur te fillet e lëvizjes ilegale në Beleg, diku nga vitet 1990-1991. Në këto vite, sipas autorit, janë shenjat e para të ardhjes së armëve të lirisë në këtë lokalitet, prandaj masakra që është bërë në Beleg, nuk është vetëm hakmarrje e pushtuesit serb, por është një plan i pushtuesit që e dinte saktësisht ku kishin filluar shkëndijat e para të luftës për liri. Andaj, në ato vende edhe hakmarrja, pra edhe përgjakja ishte më e madhe. Mbi të gjitha ishte çnjerëzore, sepse qëllimi i armikut ishte jo vetëm vrasje e individëve, por shfarosja e një populli të tërë. Dëshmi për këtë lëvizje ilegale për liri, si dhe dëshmi për sjelljen e armëve të lirisë në Beleg, autori ka sjellë edhe jetën dhe veprimtarinë e ushtarëve të parë, të cilët shumë vjet para Luftës së UÇK-së, bashkë me Komandantin Legjendar, Adem Jasharin, por edhe me të tjerë, kishin bërë ushtrimet ushtarake në Shqipëri. Luftëtarët, Saim dhe Sami Tahiraj, jo vetëm ishin veprimtarë të hershëm të çështjes kombëtare, por edhe ishin ushtarë të lirisë së kësaj pjese të atdheut të shqiptarëve.Pjesa e tretë e librit të Endrit Binakajt është e veçantë. Aty janë radhitur të gjithë të ekzekutuarit në Masakrën e Belegut më 29-30 mars 1999. Nuk është me rëndësi kush nga cili vend ishte, nga cili fshat kishte ardhur në Beleg, nga cila anë kishte hyrë në këtë fshat, pse kishte ardhur aty, por është me rëndësi se pushtuesi serb, duke mos kursyer as fëmijët, ka përgjakur dhe ka masakruar të gjithë ata që i ka zënë atë ditë të kobshme në fshatin Beleg.Emrat e të ekzekutuarve janë përcjellë me të dhëna të shkurtra biografike, që dëshmon për kujdesin dhe pjekurinë e autorit të këtij libri. Qoftë edhe vetëm për këtë fakt të vogël, kur autori është vënë në shërbim të ruajtjes së gjurmëve të kujtesës historike, dëshmon për rëndësinë e këtij libri. Sepse, duke qenë të robëruar, duke qenë të pushtuar, duke qenë të përndjekur brez pas brezi, përveç të tjerave, nuk është mundësuar që të ruhen shenjat e kujtesës sonë historike, qoftë edhe dëshmitë shkrimore për ngjarje kaq tragjike, siç ishte Maskara e Belegut më 29-30 mars 1999, të cilën autori e ka shndërruar në një dokument faktesh dhe dëshmish shumë të rëndësishme, edhe për kujtesën e brezave të shqiptarëve që do ta gëzojnë lirinë e Kosovës.

Deçan, 29 mars 2016

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: çlirimtare, Dëshmitë historike, për një luftë, Prof. Dr. Nusret Pllana

Prek Cali – Legjenda e Kelmendit

March 29, 2016 by dgreca

Nga Arber Gashi/

Preka (Hasanaj-Selmanaj) në Malin e Jushit (Rranzat e Bushatit), fëmija i parë i Cal Metit dhe Rudes. Kishin pasur një vajzë e tre djem. I pari ishte Preka, Toma, që nuk e pati jetën e gjatë, mbasi si fëmijë u mbyt tek po lahej në ujërat e ëmbla të lumit fushor Buna. Një tjetër fatkeqësi, rëndon familjen Cali, moshën 21 – vjeçare, djali i tretë, me armë zjarri aksidentalisht humbet jetën. Motra e vetme e Prekës, Lula, kur u rrit u martua në Rapsh të Hotit me Syn (Gjelosh) Mashin.

Preka gjatës jetës së tij u martua dy herë. Me gruan e parë, Dranden, jetoi shumë pak sepse ajo vdiq e re, nga sëmundja më e përhapur e kohës në Malësi, që ishte tuberkolozi, duke i lënë një vajzë të vetme Agen në moshën 4 vjeç. Kurse nga martesa e dytë me Pashkë Prekën, nuk pati fëmijë. Sikurse dihet Pashka, vinte nga dera e patriotit e luftëtarit të shquar Gjekë Selcës. Pas pushkatimit të kryetrimit kelmendas, u detyrua të braktisë kullën në Vermosh, të cilën e përvetësoi pa të drejtë regjimi, për nevoja të veta ushtarake. Pashka, mundi të gjente strehim në shtëpinë e malësorit Dak Lucit, gruaja e të cilit Gjystja, ishte mbesa e Prekë Calit, ku, qëndroi për shumë vite deri sa mbylli sytë në fund të viteve ’60.

Në Konferencën e Londrës të vitit 1913, Fuqitë e Mëdha të Europës, vendosën arbitrarisht kufijtë mes pjesës veriore të Shqipërisë e shteteve kufitare: Mali i Zi (Malësia) e Serbisë (Dardania). Marash Mali, sot i moshuar me banim në Florida (USA), sërisht kujton vendosmërinë e Prekës për çështjen e kufijve, duke iu dretjuar Komisionit, që kishte dalë në terren e po verifikonte kufijtë: “…Shtetet e Mëdha dhe ambasadorët e tyne, Komisioni Qendror i Kufijve edhe deri Gjykata e Hagës, Native American i ka njoftë si toka shqiptare. Ju si amanetqarë të Misionit, që keni marrë përsipër jeni tue e shpërdorue. Ato zhgarravina në hartë nuk i njofim. Me ne, nuk ka mujtë me luejtë as ushtria e Sulltanit turk. Këto troje i kemi larë me gjak, gjatë gjithë shekujve, kundra atyne që deshtën të Native American i marrin.

Edhe sot luftarët e Kelmendit, janë gadi të vdesin për trojet e veta, ashtu si dikur të parët e tyne. Prandaj ndigjoni fjalët që po ju them: Mos kërkoni të luani me kufijtë tanë, që janë aprovue se është tokë shqiptare, përndryshe…Mendohuni mirë se atë majë nuk e kaloni lehtë! Njeni nga të Komisionit tha: – “Zotni Cali, për pak çaste Komisioni don me bisedue mes vedi.” Ata u larguan në nji anë dhe nuk qëndruan shumë. Meqenëse i kuptuan intrigat e përfaqësuesve jugosllavë, vendimin e morën shpejt. Kur u kthyen njeni prej delegatëve iu drejtue Prekës, duke i folur: – “Zotni Cali, Komisioni, vendosi që ju bashkë me shokët që ju shoqërojnë t’i prini Komisionit, duke e shkel terrirorin tuej që keni pas me fqinjët.” Mjerisht Brada e Vezirit mbeti jashtë kufijve, se ishte tepër në thellësi të territorit jugosllav. Ajo ishte pronë e shkrelasit Gjon Nik Sykut, njeni nga familjet e njohuna shkrelase me banim në Breg të Matës. Ai çdo verë dilte në atë bjeshkë me kopenë e madhe të bagëtive, me autorizim të autoriteteve malazeze.

” Emri me veprën e tij mbushur me atdhedashuni, u bë simbol qëndrese, për malësorët, që e mbështetën, mbasi e deshtën me gjithë zemër. Popullariteti i Prekë Calit, ishte i padiskutueshëm. Ja disa pasazhe përshkrimi, të kryetrimit azgan: “Bile, ai qe i vetmi malësor, që u bë i njohur deri në selitë e krajlive europiane. Ndue Gjon Smajli, një plak shumë i vjetër kelmendas, i cili në vitet shtatëdhjetë ishte akoma i gjallë, kishte qenë njeriu më i afërt i Prekë Calit në veprimtarinë e tij për çështjen e kufijve veriorë. Ai më pati folur edhe për një dokument identiteti të Prekë Calit, të firmosur dhe vulosur nga shtatë krajla. Sipas këtij dokumenti, Prekë Cali konsiderohej njeriu i paprekshëm nga shtatë krajlitë. Një lloj imuniteti i veçantë, që zor ta ketë pasur ndonjë shqiptar tjetër. Mbase ishte pikërisht ky imunitet, tek i cili besonte Prekë Cali, që e shtyu të dorëzohej i gjallë, pas dështimit të Kryengritjes së Kelmendit.” (Spathari, f. 93).

E Preka, lëshoi kushtrimin ndër malësorë, se “gjallë a vdekun” tokat shqiptare si amanet brezash, do t’i ruaj përmes tytës së ngrohtë të pushkës.

Malësia në mote, ka mbrojtur trojet me dinjitet e krenari nacionale. “Vendasit ndër shekuj, kanë shkruar historinë me gjak arbëror, me një betim solem të quajtur ‘tabe’, që do të thotë besëlidhje e qëndrueshme, me moton: “Besa e Zotit, është besa e burrave, për Nder – Atdhe – Besë e Fe”. “Lidhja e Shkodrës”, e organizuar mes maleve më 13 maj 1944, erdhi si imperativ i kohës, kundërpesh e çerdheve me gretha të frontit komunist, që ishin krijuar (si kërpudhat pas shiut), për të ardhur në pushtet me krime e mashtrime ideologjike. E gjithë programi konkret nga fraza e parë dhe deri tek e fundit, përshkruante vendosmërinë luftës deri në fund ndaj komunizmit si terror i zi, nami i së cilës kishte marrë dhen si epidemi, e po synonte të trokiste drejt Veriut të Shqipërisë. Pjetër Smajlaj, sjellë nga kujtesa episode, që i ka rrëfyer babai Kolë Pjetër Smajlaj me miq, që kanë bujtur shpesh në familjen e tyre bujare. Preka, gjithnjë ka qenë i veshur me kostumin popullor tradicional të Kelmendit, me ornamentet e qendisura me kujdes nga vendasit. Ai, asnjëherë nuk e ndante nga brezi koburen e argjentë, që ia kishte dhuruar Mbreti Ahmet Zogu I. E pinte shumë duhanin e fortë të Sheldisë me çibuk. Mendimi i tij visar, përparimtar e i guximshëm, dallohet për mprehtësi e logjik të shëndosh në bashkbisedimet me të huajt e bashkatdhetarët e çdo krahine të Shqipërisë. Ai me Malësi, ka zbatuar me ndërgjegje normat ligjore kanunore, që buronin mirëfilli nga ‘Kanuni i Lek Dukagjinit’. Kanuni, mori emrin e Lekës si Princ i Veriut të Shqipërisë. Ai ishte mik i Gjergj Kastriotit, rival dhe zot i zonave të kufizuara me Kryetrimin e Krujës, që pas vdekjes së Gjergjit, për 10 vjet (1467 – 1477), rifilloj luftën kundër ushtrisë së Perandorisë turke. Ky ligj (Kanun), është një kompleks parimesh, ligjesh, normash, zakonesh, me të cilat rajoni malor është qeverisur gjatë, në epokën kur turqit zotëronin drejpërdrejt në pjesën tjetër të Shqipërisë. Për zbatimin e tyre, ka vendosur populli i krahinës… Preka, ishte e mbeti më i dëgjuari e i respektuari në kohën e vet në viset e Veriut. Ende sot, flitet e shkruhet me respekt nga autorët e rinj, që me dokumente autentike po venisin helmin e historisë deformuesve të kohës së absurdit totalitar. Kjo për më tepër, duket në stimën e lartë, që shfaqin kelmendasit dhe në tërësi e gjithë Veriu i Shqipërisë, shqiptarët në Mal të Zi e Dardania martire.

Kelmendi, shkruan studiuesi e publicisti malësor Ndue Bacaj, në gazetën nacionale ‘Shqipëria etnike’ (Shkodër, 2004), nuk është shkelur nga asnjë këmbë italiani apo gjermani. Treva e lavdishme, nuk ka arritur të pushtohet asnjëherë nga ushtritë e huaja. Edhe sot, ekziston shprehja malaziase, për stërgjyshërit e Prekë Calit: “Pusho kangën o zogu i malit/Se po të dëgjon Memi i Smajlit”. Dhe është Prekë Cali, që ka kundërshtuar vendimet e qeverive të mëdha, që kanë qenë në dëm të Shqipërisë e trojeve tona. Ishte ai, dhe vetëm Prekë Cali, që apeloi vendimin e marrë prej tyre, që kufiri i vendosur nga Bishti i Krajës, Ura e Përroit të Thatë, Qafa e Grishajve, Thana Binoke në Shkrel, Qafa e Terthores të zhvendoset dhe fitoi kufirin e sotëm ekzistues me Malin e Zi. Prandaj, 820 partizanëve sllavo – serb, sulmuan kështjellën e tij në Vermosh, tre muaj para se të “çlirohej” Shqipëria. Ai u tërhoq nga Vermoshi e u vendos me shtabin e tij në Vukël. Serbo – sllavët, u larguan pa kryet e Prekë Calit, por të fituar nga ana e tjetër, sepse dy brigada shqiptare të shtetit amë luftonin gjoja për “çlirimin” e Kosovës.” Me ardhjen në pushtet të qeverisë së Mbretit Ahmet Zogu, ai herë pas here bën kërkesa dhe proteston pranë qeverisë, për të ngritur zërin për Vermoshin, pranë organizatave ndërnacionale. Në këtë kohë, përplaset Prekë Cali me Ahmet Zogun, mbasi ai ishte përkrahës i forcave të opozitës asokohe. Pas rënies së qeverisë së Fan S. Nolit, qeveria monarkiste, Prekën me disa të tjerë i internuan burgun e kalasë së Gjirokastrës. “Lirimi i Prekës, nuk ishte i rëndomtë. Qytetarët e Gjirokastrës, në sheshin e qytetit e përgëzuan me urime e ngrohtësi njerëzore, si të parakalonte një mbret. Preka, përmes gazetave, që e kishin intervistuar, falënderon për së tepërmi qytetarët e Gjirokastrës. Ai nuk u pajtua kurrë me pushtimin fashist dhe prej ditëve të para të pushtimit u vu në anën e forcave nacionaliste. Ishte kundërshtar dinjitoz edhe i komunizmit.” (Lajçaj, f. 70) Kur situata u qetësua dhe gjakrat e urretjes midis shqiptarëve ranë në qetësi, Mbreti i Shqiptarëve Ahmet Zogu I (1895 –1961), rishikoj vendimin e dënimit ndaj figurës së shquar të Prekë Calit. Ndonëse me vonesë, Mbreti e kuptoj, se nuk ishte ashtu sikurse i kishin thënë, mbasi kelmendasi me trima, kishte luftuar për çështjen nacionale të trojeve të Veriut. Mbreti u tregua fisnik, tek e liroi dhe ftoi në rezidencën e tij në Tiranë, për t’u takuar miqësisht. Qysh kur dy burrat e njohur i shtrenguan dorën njeri tjetrit, Mbreti Zogu I, i kërkoi ndjesë, duke i thënë se: “ – Të kam internue, se kam pas të dhana, se ju jeni marr me politik dhe je kundër meje. A asht e vërtet kjo? – Jo, iu përgjigj Preka, vetëm me politik as nuk jam marr as nuk merrem! – Po kundër meje a je? – ia ndërpreu Zogu I. – Vetë nuk jam kundër teje dhe nuk kam ken kundër shqiptarve. Un kam luftue e do të vijoi me luftue vetëm kundër atyne, që duan të na marrin trojet tona. Vetë jam vetëm shqiptar e për Shqipnin nuk më dhimbset jeta.” Pas bisedës së përzemërt e me sinqeritet, në shej patriotizmi e miqësie të re, Mbreti i Shqiptarëve Zogu I, e bëri Prekë Calin Kapiten Rezervë. Kreu i fronit mbretëror, i dhuroi heroit kelmendas naganin me dorezë të bardh me nënshkrimin: “Ahmet Zogu I”.

Preka me kelmendas, kishin një motiv më shumë e arsye, pse kishin dalë në fushë të mejdanit, për jetë a vdekje, sepse nuk donin, që tokat e tyre, të ishin pjesë e Perandorisë Sllave; nuk donin, që fëmijët të merrnin emra sllav, zakone e tradita të pushtuesit; nuk donin, që të harronin varret e të parëve të larë me lumenj gjaku trimash. Gjithsesi, shqiptarët etnik nuk donin asgjë, që ishte dhuratë e verbër e pushtuesve sllav. Edhe kur këta erdhën në pushtet, ai, nuk e ndërpret luftën në të mirë të popullit, duke iu kundërvu me armë në dorë satanait pa fe, atdhe, ide e shthurje morale, sa që shpesh thuhej, se gratë partizane ishin në përdorim kolektiv. Studiuesi malësor 85 – vjeçar Marash Kolë Mali (1920), ish – burgosur politik në kohën e diktaturës në Shqipëri (një familje e njohur vojvod në Dedaj të Shkrelit, shënimi im K.K.), në librin e fundit shkruar në Florida, Ngjarje historike dhe figura të shquara shqiptare, rikujton: “U ba nji Mbledhje e madhe me krenet e Malsisë së Madhe, nën drejtimin e Kolonel Mulo Bajraktarit, i cili ishte komandant i vullnetarve të Malsis asokohe edhe për malet andej kufinit. I deleguem i ardhun prej Shkodre ishte Ndoc Çoba, ish politikan dhe n/Kryetar i parlamentit Shqiptar. I ftum ishte edhe i deleguemi i partizanve i quajtun Ramadan Reçi, të cilët qendrën e tyne e kishin në Reç (mbi Koplik të Sipërm, shënimi im K.K.). Çun Junuzi, asokohe si komunist punonte ilegalisht, e me qendër ishte në Aliaj të Kastratit. Mbasi folën Mulo Bajraktari e i deleguemi i Shkodrës Ndoc Çoba (Ministër i Financave më 1920, Delegat në Kongresin e Durrësit, më 1918, të Lushnjës më 1920, shënimi im K.K.) fjalën e mori Ramadan Reçi: “Ju po e shifni se dy okupatorët italo – gjerman, pra Boshti po e humb luftën. Ne nuk duhet të kemi tjetër mbeshtetje e as lidhje me ta, për arsye, se fituesit e tjerë aleat, nuk duhet të na gjejnë të mbështetun me të humbunit, mbasi vetëm pasoja të këqija do të kemi. A nuk do të ishte ma mirë që ne, për hirë të vendit e popullit tonë t’u mbshtemi që tani fituesve? Unë them se po!”. Ndërsa Çun Jonuzi, tha: “Malësia e Madhe ka nji besëlidhje, që asnji parti dhe as aktivitet politik të mos zhvillohet në këtë krahinë. E pse atëherë bahet kjo mbledhje këtu në territorin e Kastratit, për të na lan ne sherrin tek dera e shpisë?!” Mul Delija, e kapi për krahu dhe e largoi Çunin nga mbledhja, e cila po përfundonte pa asnji vendim. I fundi, që e mori fjalën ishte Prek Cali, i cili me nji za të naltë e të shqerrun tha: “Ai djaloshi i Reçit, foli e deshi të na tregoj, se kush e humbi dhe kush e fitoi luftën. Ky tjetri kastratas, u ankue se me këtë mbledhje i paskena prue sherrin te dera e shpisë. Kjo nuk asht e vërtet, mbasi sherri i popullit tonë janë vetëm komunistët, që kan zanë vend këtu afër. Mua më duket, se sikur po rrim duarkryq ose në gjum, pa marrë asnji vendim. Prandaj, po u baj thirrje të bashkohemi dhe të dëbojm këta, sa nuk asht vonë prej andej, e nqoftëse ndonjenit nuk i pëlqen kështu, vetë me djemtë e Kelmendit, do t’ia tres farën e do t’i dëboj prej Rranxave të Malsis!…” (Mali, f. 340). Preka, sëbashku me trimat, në të cilin bënte pjesë i riu 26 – vjeçar Mirash Fran Rrukaj, kur morën vesh, se një batalion me ushtar partizan, Natën e Krishtlindjes, më 24 dhjetor 1944, kishte kaluar Rapshën e Hotit, e po synonte të futej në drejtim të Lugjeve të Kelmendit, kryetrimi me parinë e vendit e luftëtarët, kishte zënë pritat në grykat e dy luginave mbi Urë të Tamarës. Ai më parë, u çoi fjalë partizanëve, se: “Na nuk dona vllavrasje, shkoni ka keni ardh, se s’keni rrugë këtej.” Mirëpo komandanti nuk mori asgjë parasysh dhe filloi ofensiven. Për shumë kohë gjamët e pushkve ushtonin. Armët e Kelmendit pritën e thyen partizanët. Komandanti që kishte disa spijuna vendali, u mundue me çdo mjet trathtie t’i binde malsorët të dorzoheshin, por ata ishin në shpin e tyne dhe kështu luftimet vijun panderpremje. Partizanët, në panik filluen me pa, se Kelmendi nuk u dorëzonte pa vdek të gjithë. Atëherë, ai kërcnonte partizanët, se kushdo që do të tërhiqet asht dezertor e dihej se çfarë e priste…”, kujton i arratisuri nga burgu i Tiranës (1952), shkodrani me banim në Florida Kolec Pikolini, në librin me kujtime: “Rregjimi i hienave” (Shtëpia Botuese Camaj – Pipa, Shkodër, 2001, f. 51) Kryepatrioti, ishte infomuar me saktësi nga rojet besnike të Major Llesh Marashit, të cilët kishin zbuluar batalionin partizan, duke marshuar nga Lugina e Shkrelit me armë e municion drejt Kelmendit. Atdhetari ballist Llesh Marashi, urdhëron Kolë Nikë Prelën (Marçinaj) t’i bie kumbonëve të kishës. Sipas urdhërit (të firmosur nga terroristi “hero i popullit” Shefqet Peçi), që mori Komanda e Brigadës së I – rë (nga Shtabi i Korparatës së III – të) Batalioni i I – rë u nis në drejtim të Kelmendit. Batalioni, vendoset në formacion luftarak e vazhdon të tërhiqet në drejtim tjetër nga rruga, që të çonte në Vermosh, përmes kishës së Kastratit. Kryengritësit sulmuan batalionin, e arritën t’a shpartallonin për disa orë, duke e çarmatosur. Armët dhe municionin e kapur i dërguan në shtabin e Prekë Calit. Forcat e batalionit të ndjekjes, bashkë me forcat e poskomandës së Bajzës, që e kishin marrë informacionin, donin ta shtypnin kryengritjen pa filluar ajo, ndaj mësyne drejt Grishës, më 23 janar 1945, për të arrestuar Luket Marashin dhe krerët e tjerë të kryengritjes. Në këto rrethana, plasi kushtrimi në Grishaj. Vullkan u bë shtëpia e bë shtëpia e Luket Marashit, që ishte një poetencial i madh besë e burrërie në Malësinë e Madhe. Forcat kryengritëse, u gjenden përballë forcave ndëshkimore të Sigurimit të Shtetit e të ushtrisë, që sulmonin në ballë të gjerë. Praktikisht, lufta kishte filluar para kohe, pra, në mëngjesin e datës 24 janar. Në këto përpjekje u vra Pjetër Gjoka, i cili në krye të 40 burrave të Shkrelit, zbriti si ortek bore në poskomandën e Dedajt, e mori ate dhe, duke kaluar nëpër Zagore, i drejtohet vertik Bajzës. Grishajt e kishin zmbrapsur sulmin dhe ishin hedhur në kundërsulm. Në ballë printe oficeri i ri Zef Toma, që ra duke luftuar trimërisht. Atë natë luftimesh, do të binte edhe Lulash Cuku. Gjaku i tij do të shenjtërorente besën e do të nxirrte kushtrimin. U plagosën Pjetër Gjokë Hoti, që vdiq pas disa ditësh. U plagos nga forcat komuniste toger Gjosh Nikaj. Kryengritësit me në krye Llesh Marashin, u mblodhën në oborrin e kishës së Bajzës, ku, frati At Ciril Cani rreh kumbonën e kishës e i lutet Zotit, që bijtë e Malësisë, të fitojnë kundër pjelles së djallit të kuq. Kryengritësit sulmuan drejt Koplikut, nën drejtimin e Llesh Marashit. Mbas luftimesh të ashpra, ata morën postkomandën dhe spitalin dhe më pas krejt qytetin. Kontribut të veçantë dha familja e Shaban Binakut. Mësymja vazhdoi deri në Hanin e Dedë Zefit. Të ndaluarit, u liruan të gjithë, pasi iu morën armët. (Butka, f. 19) “Po në të njajtën kohë edhe me bekimin e famullitarit të Shkrelit, Dom Nikollë Gazullit, Kolë Nikë Prela Marçinaj (Çekdedaj – Bzhete), u bien kumbonve për me mobilizue Shkrelin për në luftë. Kështu burrat e Shkrelit, u nisën për t’u bashkue me forcat e kryengritjes në Koplik.” (Franz Llesh Grishaj, ‘Shkreli dhe roli i tij në Kryengritjen Antikomuniste e Malësisë së Madhe të vitit 1945, Revista KUVENDI, Shkurt, 2005, Michigan, USA, f. 24 – 49). I sigurtë në “historit” e veta, përfaqsuesi e historishkruesi komunist ushtaraku Ndriçim Plasari, në librin me trillime: Shpresë për popullin, tmerr për armikun (Tiranë, 1971), kushtuar Brigadës I – rë Sulmuese, duke i ndjekur luftimet nga shtëpia e vet shkruan: “… Kolona i kishte kthyer shpinën Brojës dhe pararoja porsa kishte shkelur mbi Urën e Tamarës, kur plasi pushka dhe çfarë pushke. Qëllonin nga kodra mbi urë, qëllonin nga Broja, qëllonin edhe nga Bardhaj. Batalioni kishte hyrë në një kazan të zjarrtë. Armiqtë qenë njoftuar për ardhjen e një reparti partizan në Kelmend, kishin llogaritur foecën e tij prej afro 300 vetësh, kishin llogaritur edhe rrethnat e tjera në dobi të tyre dhe qysh herët, në mëngjesin e 15 janarit kishin zënë pritë këndej dhe andej përroit, me qëllim të caktuar, ta godisnin dhe ta asgjësonin batalionin tonë. Një goditje e tillë partizanëve u ra krejt papritur. U krijua një gjendje kaq e vështirë sa më s’bëhet. S’kishte tjetër rrugëdalje, veçse të qëndrohej me çdo mënyrë në vend, duke kundërvepruar me të gjitha forcat. Ndihmë e shpejtë s’mund të pritej as nga një anë. Forcat e tjera të brigadës ndodheshin dy ditë larg, në Shkodër. Batalioni s’kishte ndërlidhje me radio. Reaksionarët kishin zënë vend nëpër shkëmbinjtë dhe që andej villnin zjarr kundër luftëtarëve tonë të rrethuar plotësisht. Partizanët përdornin për mbrojtje çdo send të rastit, shkëmb, gropë dru. Që andej qëllonin në drejtim të qerdheve të zjarrit armik. Sulmi për të çarë rrethimin ditën ishte i pamundur. Edhe lëvizja më e vogël kontrollohej nga reakionarët… Ishin vrarë komandanti i batalionit, Fejzi Micoli, dhe një numër luftëtarësh… Në të vërtetë bajraktarët trathtarë Preng Cali e Llesh Marashi me shokë kishin grumbulluar rreth vetes 300 – 400 burra të armatosur dhe përpiqeshin të shtonin gjithnjë e më shumë forcat e tyre. Ata kishin marrë lidhje me misionin ushtarak anglez në Shqipëri, i cili qe treguar i gatshëm t’u jepte çdo ndihmë dhe përkrahje. Aeroplanët anglezë i kishin furnizuar mbeturinat e reaksionit me armë, municione dhe veshmbathje. Me ndihmën e anglezëve trathtarët kishin hartuar planin e një kryengritjeje kundërrevolucionare. Do të sulmonin dhe të merrnin Shkodrën me Koplikun…” (Plasari, f. 566 – 567) Partizanët nga ana e tjetër, nuk e mendonin, se do të hasnin në rezistencë aq të fortë, prandaj po vinin të qetë. Kur filloj pushka, këta nuk kishin nga të shkonin, sepse ishin të izoluar në shtigjet e ngritura dhe nuk kishte forcë ushtrie t’i shkatërronte pozicionet mbrojtëse të malësorëve, që ishin fortifikimet natyrore shumë të sigurta. Malësorët kishin epërsi ndaj partizanëve, sepse sëpari bënin një luftëe mbarojtëse dhe njihnin shumë mirë vendin e tyre, ku, gjatë luftimeve u vranë, plagosën dhe ranë në lumë shumë partizanë. “Prekë Cali bashkë me me 15 burra, u ngujuan në shpellën e famshme mbi fshatin Vukël, që u mbiquajt Shpella e Prek Calit. Mark Luka dëshmon: “Na, ketë shpellë e zgjodhëm për me ba qëndresën e fundit, me e la vedin e me vdek per së mbari. Për shtatë ditë rresht, gryka e shpellës nuk ka pushue as natë as ditë prej plumbave e zjarrit të mitrolozave. Komunistët vendosën me na marrë me uri e me pabesi. Na u dorzuem me një kusht, që të vinte Frati i Vuklit, kryetari i këshillit, si dhe të mos dhunoheshim. Por komunistët nuk e mbajtën fjalën e dhanë. Dhe as besimin e Fratit. Kur na çuen ke shtabi i batalionit, në Rrapsh të Hotit, Mehmet Shehu, u ndodh ballë për ballë me Prek Calin: – E, Prekë Cali, – i tha Mehmeti, – të pat ardhur dita ta mbyllesh historinë tënde me shkronja ari, po të bëheshe me ne! Pse bëre kështu? – Zotni, – iu përgjigj Prekë Cali, – faji bie mbi ju, se ju u batë aleat me anmikun shekullor tonin, me Serbin.” (Butka, f. 16) Preka e besniku deri në fund Mirash Fran Rrukaj, e dinin se mbas kësaj që ndodhi, brigadat partizane do të dyndeshin nga Rapsha e Kelmendit, si dhe nga krahu tjetër i Gusisë, ku, kishin përkrahjen e vëllezërve siamez sllav. Në këto kushte, nacionalistët morën udhën e arratisë. Hienat e pangopshëm komunist, u lëshuan nga të dy krahët mbi krahinën e Kelmendit. Mehmet Shehu, me brigadën e vet ndeshkuese të inkuizicionit kundërmalësorë e kundërkatolikë, vendoset në fushim në fushën e Rapshës. Malësorët, prisnin gjëmen e madhe në shtëpitë e tyre. Nuk kishte informacion, se kush e kishte radhën: Kelmendi apo Kastrati. Në natën e 1 janarit 1945, kryexhelati terrorist Mehmet Shehu e përgjaku Kelmendin. Me urretjen patologjike të trashëguar nga koha e pushtimit turk, sulmi i hienave të kuqe ishte i befasishëm. Nga Gryka e Grabonit dy toga me “druzhe” (shok) sllavoserb, marshuan drejt Kelmendit. Ata hapën zjarr tek Ura e Tamarës mbi popullatën e pambrojtur, me synime të pastra spastruese pa mëshirë. Brigadat e Ndjekjes, të drejtuar nga kriminelët Mehmet Shehu e Fejzi Micoli, e forcat e Sigurimit të stacionuar në 26 kampet e burgjeve, hetuesisë, torturave etj., në Qarkun e Shkodrës, të mbështetur nga Ushtria Jugosllave, më 15 janar 1945 përfundimisht pushtojnë Vuklin. Sikurse pritej, menjëherë bishat partizane iu vërsulën luftëtarëve malësorë, i lidhën dhe ushtruan dhunë mbi ta. Si në kohën e skllevërve i lidhën me konop njëri pas tjetrit, duke i shtyrë, ndonëse ata mezi lëviznin, nga mundimet me ditët e tëra pa gjumë. Më pas i hypën në një kamion e shpejt i nisën për Shkodër. Njësitë partizane, që i shoqëronin ishin të vogla, pasi pjesa më e madhe e tyre qëndruan aty, për të filluar terrorizimin e tërë Kelmendit. Ata që janë dëshmitar të kësaj poshtërsie të pashembullt, e kanë parë me sytë e tyre, provuar mbi shpinën e vuajtur tërë torturat, që asnjëherë s’mund t’i parashikonte mendja e njeriut. Të gjithë të plagosurit i lidhën pas kalit dhe ashtu nën tortur, ata pothuajse ishin në prag të vdekjes së sigurt. Prekë Cali, me 15 trima kelmendas kapen rob, duke i kaluar gjyqit ushtarak, i cili i dënoi me pushkatim. Brigadat e Ndjekjes bënë kërdi, duke derdh gjak malësori shqiptar. Ata si të uritur vranë e shkatërruan, dogjën dhe prenë, e sëfundi pushtuan Kelmendin e papushtuar në shekuj. “Ishte mbasdite e unë po qëndroja me nji shok përbri zyrës së Posttelegrafës. Diku u dëgjuan të shtëna armsh. Njerëzit kishin marrë lajmin, se Prek Cali asht dorëzu e pritet t’a binin para Postës. U shihnin grupe individësh. Dikush në heshtje e të tjerë shakllabana që banin komente. Pas disa kohe u panë kamionat. Ato lëviznin ngadalë, saqë u afruan pak nga pak aty ku populli të mund t’i shihte shumë mirë “reaksionarët”, që s’mundën t’i përballonin ushtrisë. Ishin pikrisht këto komente që banin njerzit servila e katila, që asnjiherë nuk u ngopën me gjakun e sternipave ilirian. Binte në sy shtati i tyne si lisat e bjeshkve të Kelmendit, ku mes tyne dallohej trupi vigan i martirit Prek Cali. Disa fundrrina komunist filluan t’i pshtynin e përbuznin ashtu të lidhun. Kjo pamje e shemtum ma prekte shpirtin. Edhe unë, si kureshtarët që erdhen duke u shtu rrinim të ngrim në heshtje me keqardhje, që vriste me logjiken e përbuzjes ndaj masakruesve të burrit vigan kelmendas, që shikonte se ku po shkonte qyteti i tyne i dashtun Shkodra, e cila pretendonte se ishte qyteti ma i zhvillum në Shqipni… Grupi i Prek Calit doli në gjyqin komunist. Ai i zhvillua në nji ndërtes dykatshe, diku në veriperendim të Gjimnazit. Unë ndoqa tri seanca, si dëshmitar okular në at se çfar dëgjova e pash ndaj Prek Calit. Në fillim të seancës nuk lejohej me marr pjesë shumë popull, mbasi komunistët kërkonin që gjyqi të zhvillohej sa ma shpejt. Prek Cali, nuk ishte vetëm i pushkës, besës, traditës etj., por edhe nji trim që me gojën e vet nxirrte fjalë të matuna, i qetë, që mohonte pa frik të gjith akuzat e rreshtume kunder tij. “Unë jam këtu, – u shpreh Prek Cali – ndër të tjera, për me marr pergjegjesin e luftës kundra partizanve që u ba në Kelmend. Dhe për t’drejt tjetër nuk keni pse m’akuzoni. Kam luftue kundra shkjeve, kur deshten me na nda prej nanes Shqipni dhe kam mbrojt at çka asht e jona. Mundësi ma të madhe nuk kam pas. Vërtet jam malcor pa shkoll, por jam shqiptar. Ju m’keni marr ne bes e s’kam nevoj me ju kerkue falje. Un as Mbretit si kam kerkue falje, kur m’ka denue se isha opozitar…” (Pikolini, f. 55) Por këta, ndonëse përdoren barbarinë komuniste, nuk arritën me tutë (friksu) dhe mposht krenarinë e Malësisë. Malësori e pagoi, por kurrë nuk trathtoi truallin e shtëpisë së vet, duke mbrojtur lirinë nga ofensiva komuniste asokohe. Me shumë urretje, se nuk mundën të kapnin luftëtarët nacionalistë të lirisë, forcat terroriste partizane: “… banë nji kërdi të zezë, tue torturue deri edhe gra e fëmi. Ata mashkuj apo luftëtar, që gjendeshin në shtëpi i arrestonin, u digjnin shtëpitë, u merrnin pasuninë, ndersa familjet (e luftëtarëve në arrati) tyne i internonin në krahinat e vendit… Edhe Preka, me nji çetë luftarësh trima e besnik, vendosi e u ngujua në nji shpell, që ishte mjaft e ilzolueme e i përngjante nji fortese të vogël, me nji shprese fare të vogël, se mund të bante si dikur Kelmendi me ushtrin turke, të cilët zinin vende në ndonji luginë ose bregore, duke mos i ndjekur kryengritësit nëpër male. Me partizanët, ndodhi e kundërta: Ata i ndoqen çetat kamba kambës dhe kur u mirëinformuan, se ku ishin i rrethuan dhe i derguan njerëz për t’u marrë vesht me ta At David Picin, i cili, u tregoi se ishin të rrethum dhe se partizanët kërkonin të dorëzohen pa pushkë. Prek Cali nuk i trembej vdekjes, por ai mendoj, se nji vdekje me gjyqe, asht ma krenare për t’u njoh nga publiku, se për çka e si do të dënohen… Nga ana e tjetër, Preka kishte disa djem të rinj (Sipas tregimeve të Fritz Radovanit dhe Don Tomë Laca, kujtoj, se Preka, ka pas me vete në shpellë, një djalë të ri ,Gjelosh Tomë Biku-n,22 vjeçarë në atë kohë që ishte i vëtëm (dëshire) në familje, dhe komunistët i kanë thanë atij, se do t’ia falim jetën djaloshit të ri. Por në fakt, kur janë dorëzuar, duke i prerë në besë deshen ta vrasin pushkatojnë) Gjeloshin ,por Prëka u kundërshtojë duke mohuar se ai kishte lidhje me luftën për ti shpetuar jetën,dhe jeta ju fal por u dënua me 30 vite burgim.

Prandaj, u kërkoj partizanve, nëpërmjet Fratit disa kushte: – Meqë udhëtimi do të bahej me ecje në këmb nëpër Kelmend, të lejohen të kalojnë të armatosun; – Të mos i cënojnë (keqtrajtoj) kush me dorë; – Gjykata të bajnë punën e saj. Këto kushte komunistët ia premtuen, por si zakonisht nuk i mbajtën. Ata porsa kaluen nji copë rrugë të shoqnuem e të rrethuem me shumë partizan, i çarmatosën u lidhën duart, i ulën drejt e në Koplik, ndërsa ne e nesre në qytetin e Shkodrës, në të ashtequjtunin Burgu Gjerman… Prek Cali asokohe 66 vjeç, ishte i burgosun në nji dhomë më vete e kur të burgosunit ndryheshin në dhoma, ate e nxirrnin dhe shëtiste i vetëm. Ai kishte nji tjetër trajtim prej të burgosurve të tjerë.” (Mali, f. 341) Në mjedisin e Fushë Çelës, trimin legjendar, e ka rruar pa i njomur mjekrën me pastë rroje një partizane, që shihte nga afër stoicizmin. Skenat e dhunës ndaj Prekë Calit janë të papërshkruar, e ndoshta Shekspiri i madh anglez, do të ishte i pafuqishëm nga fantazia e torturave që kanë përdorur këta. Preka, ka qenë i bindur se do ta vrasin, por është prerë në besë nga komunistët, të cilët i kanë prmetuar në fillim, se do t’ia falin jetën Gjeloshit,të cilin e burgosën dhe ja pushkatuan nënën,Katrinën që refuzoj të tregojë vëndolljen e Prëkës dhe të birit të vet Gjeloshit.

Përpara momentit të pushkatimit, Prekën, e kanë mbështetur tek muri i Vorrezave Katolike të Rëmanit në qytetin e Shkodrës, të ulur ndjenjur me cigare në gojë (për tallje), i veshur me çakçirë dhe i prishur në fytyrë nga plumbat. Rrëfimin dhe vojimin kur është pushkatuar, ia ka bërë Don Tom Laca. Atë ditë më 25 mars të vitit 1945, në muret e qytetit të Shkodrës u shpërnda një afishe e madhe e cila kishte këtë titull: “Pushkatohen kriminelat e Luftës dhe Armiqtë e Popullit”.

Studiuesi e publicisti Mërgim Korça, gjatë hulumtimeve për përgatitjen e dorëshkrimit: Në përkujtim të Kryengritjes Armatosur të Malësisë Madhe, shkruan: “Si sot e kam parasysh, kur e pruene duer lidhë n’shehët t’Shkodrës kreshnikun Prenk Calin! Ecte kryenaltë, me mjekër t’dendun aj, si me kenë fitues. Por shkjau, brateja e partizanve ngjallnjyes, ia kish n’vesh t’vjerrun trimit inadin. E ndalne mjedis Fushës Çelë, e ulne n’gjuj e nji partizane e ekzaltueme ia rroi mjekrrën pa lagë atij. Mjes gishtave t’duerve t’mija me t’cillat kishem mlue ftyrën, kureshtja m’bate me e pa si i shkojshin lotët kreshnikut qi za nuk xirrte dhimbet! Kjo pamje e mbrame qi kam e prijsit maleve qi pat thye shkjetë n’luftimet e 1911 – ës e të 1913 – ës. Mbas kësaj veç kur ndjeva se e kishin denue me vdekje dhe me 25 mars njimij’ e nandëqind’ e katërdhet’ e pesë e kishin pushkatue Prenk Calin. Ksisoji komunistat shqyptarë e vrane animikun e betuem të shkjaut dhe e hapne rrugën m’u shkue uji n’mulli t’tyne!”

ARRESTIMI DHE VRASJA

“Në dokumenta arkivi figuron replika n’Rapsh t’ Hotit n’mjes t’lidhunit Prenk Calit edhe Mehmet Shehit, por ajo kurr nuk u ka ardhë për marë historianve lakej t’diktaturës t’a përmendshin… I tha Mehmeti: “- E more Prenk Cali, të pat ardhur dita t’a mbyllje historinë tënde me shkronja ari po t’ishe bërë me ne. Pse bëre kështu?” I gjegjet trimi legjendar burrnisht: “- Zotni, faji bjen mbi ju se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor, me Serbin!” (Korça, f. 5, 6) Por odiseja e të ngujuarve në shpellë, nuk do të përfundonte me dorëzimin e tyre. Të parët që u pushkatuan, ishin: Dedë Lulash Smajli dhe Dedë Gjon Deda, të cilit i kishin prerë me parë mishin dhe trupin me sopatë. Fran Zef Bajraktarit, ia nxorrën sytë dhe e varrosën të gjallë me gurët e malit. Luc Gjon Bajraktarin, e prenë në qafë me bajonetë dhe e hodhën në greminë. Fran Zef Bajraktarin e groposën të gjallë, pasi i dogjën kullën. Marash Vat Lumajn, e pushkatuan para popullit të Vermoshit, si agjitator kundër bolshevizmit. Dedë Prek Nikën, e sollën nga kampi i Tepelenës dhe e pushkatuan pa gjyq, në mes të kelmendasve. Uk Mark Biku (Bikaj), u pushkatua në mes të katundit Brojë, për të ngjallur panik. Nik Mark Rezaj, i cili qëndroi 21 ditë i varur në burgun e Koplikut, u pushkatua përsëri pa gjyq. Gjelosh Fran Pellumbi, vdiq në burgun e Kavajës nga torturat çnjerëzore, me fjalëte fundit: Poshtë komunizmi! Pas një gjyqi në Shkodër, u dënua me vdekje kreshniku i Vermoshit, plaku 70 vjeçar Prek Cali. Ky gjyq, do të dënonte plot 25 vetë, nga të cilët edhe 4 me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët kryesisht me 30 vjet burg. Kështu Kelmendi u përzhit dhe u ndeshkua përsëri. (Butka, f. 17 – 18) Këto janë kelmendasit, që kishin të ruajtur në gene prej gjeneratave virtytet më të mira, si mikprirës e bujar, trima sypatrembur e atdhedashës, njerëz të besës e fetar. Ata e donin meshtarin si antarë të familjes, duke i besuar fjalën e nderit… Malësia, humbi 137 bijë të saj, trimat e devotshëm në kryengritje. U burgosën 345 burra e u internuan 41 familje të shpallura reaksionare. Malësia, u vesh me petkun e zisë. Malësorët trima, denbabaden të patundur në trojet e tyre, u shpërngulën në kampet e internimit të Tepelenës, të Kavajës, të Vloçishtit, në burgjet e kampet e punës, më çnjerëzore që ka njohur historia. (Butka, f. 21) Në momentin, që do ta ekzekutonin toga e zezë e pushkatimit komunist, kërkojnë që të denuarit me pushkatim të kthehen mbara (me shpinë) dhe t’ua mbyllin sytë. Por Prekë Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë fjalët: “ – Nuk shkohet n’Parajsë me shpin dhe me sy t’mbyllun” dhe siç ishte duarlidhur, ngrehi kryet lart, hapi gjoksin, duke shkyer pullat e këmishës dhe u tha: “ – Kështu vdes shqiptari”. Para se të rrëzohej, ai trup si një lis, nga plumbat e shqiptarëve të armiqve të nacionit të vet, zëri i fuqishëm i malësorit të bjeshkëve, ushtroi si jehona e luginave: “ – Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Heret a vonë Shqipnia do të fitojë.”

Filed Under: Histori Tagged With: Arber Gashi, Prek Cali – Legjenda e Kelmendit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 444
  • 445
  • 446
  • 447
  • 448
  • …
  • 698
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Çfarë është një peizazh tingullor?
  • Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike
  • Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike
  • Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta
  • “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”
  • 106 VITE NGA KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES-THEMELI I PARLAMENTARIZMIT DHE VETËQEVERISJES SË PLOTË TË SHTETIT SHQIPTAR
  • Grenlanda “Molla” e Shekullit 21
  • Ne nuk harrojmë!
  • NË 20 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI, NDERIM DHE MIRËNJOHJE PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA
  • Pjesëmarrja dhe rezultatet e nxënësve nga Kosova në Neo Science Olympiad 2026 – Orlando, SHBA
  • IKJA E KORIFEUT APO BORXHI NDAJ NJI FJALE PER ISMET UKE BERISHEN
  • Dr. Ibrahim Rugova, emri që nuk shuhet
  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT