• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PREZANTIM I REVISTES “ALBANIA”TE FAIK KONICES

January 16, 2016 by dgreca

Shkruan:Prof.as. Dr.KOLE TAHIRI-Bruksel/
Per prezantimin e revistes “Albania” te Konices kemi shfrytezuar koleksionin e saj te plote, ruajtur me kujdes nga Shoqata “Iliria” e Brukselit, me kryetar intelektualin shqiptaro-belg z. D. Duraku.
Njohja me kete reviste presticioze shtron disa pyetje te clat kerkojne pergjigje:
– Cilat kane qene kushtet politiko-shoqerore ne te cilat doli ne skene revista “Albania “-Kur dhe ku u botua kjo reviste?
– Cili ka qene qellimi kryesor i botimit te saj? Cfare tematike ka trajtuar gjate viteve te egzistences se vet?
– Cfare ndikimi ka ushtruar revista ne zgjimin kombtare te shqiptareve dhe ne levizjen mendore atdhetare? Sa i ka bere ajo te njohur Shqiperine dhe shqiptaret ne opinionin evropian dhe ate boteror? Ne ç’mase idete madhore kombetare te trajtuara ne kete reviste kane arritur te realizohen ne jeten kulturore dhe historine e shqiptareve? Ne problematiken e gjere atdhetare, te shtruar 110 vjet me pare ne kete reviste a vazhdojne te ndeshen ide dhe referenca politiko-morale rilindase, te cilat vazhdojne te ruajne aktualitet? A gjenden ne te ide dhe çeshtje te pa trajtuara ende, nga studjuesit tane?
– Ne fund te fundit, çfare vlerash dokumentare-historike perfaqeson “Albania” per kulturen, gjuhen e njesuar letrare shqipe, letersine artistike kombetare dhe historine tone?
– Ne ç’mase ia arriti “Albania “qellimit patriotik per te cilin doli ne drite?
Po perpiqemi te belbezojme diçka ne pergjigje te pyetjeve te me siperme.
Qe ne kontaktin e pare, me kete reviste te bie ne sy, se ke ne duar nje document serioz, te formuluar mjeshterishte, me kopetence profesionale, shije te spikatur artistike, simbole kombetare si dhe mjete e gjuhe lerare brilante te gjetura, nga nje mendje e holle atdhetare, ne momentin e duhur historik kombtare.
Rrethanat kombetare dhe nderkombetare, ne te cilat doli ne drite „Albania“ kane qene komplekse, te tensionuara e me rreziqe fatale per shqiptaret. “ I semuri i Bosforit“ po rreshqiste, pandalshem ne gremine.
– Shoviniste fqinje kishin mprehur „dhembet“ per coptimin e trojeve tona etnike. Reformat e Tanzimatit u kishin dhene te drejten kombesive jo-turke te hapnin shkolla ne gjuhet e tyre amtare. Vetem shqiptareve nuk u njihej nje e drejte e tillle, me preteksin se ata i perkisnin sepse kombesise turke.
– Me ritme te shpejta po perhapeshin shkollat ne gjuhet turke, greke, serbe, bullgare etj. Qellimi i tyre ishte asimilimi, zhberja dhe zhdukja e shqiptareve dhe e gjuhes se tyre amtare.
– Rindindasit kishin dhene kushtrimin, percaktuar referencat moralo-polike per bashkimin kombetare dhe hapur rrugen. Ishte formuar Lidhja e Prizrenit, flaka e se ciles u shua, relativisht shpejt.
– Egzistonte nje tradite e shtypit shqiptar, jashte vendit, por, shpesh afatshkurter, me rreze te vogel veprimi, por edhe me prirje te huaja: greko-file, sllavo-file, turko-file, italo-file etj.
– Ne trojet tona etnike idete kombetare perhapeshin fshehurazi, ne kushtet e perndjekjes dhe terrorit te eger osmanist.
– Forcat anti-shqiptare luanin role te pallogaritshme kombtarisht te rezikeshme.
– „Varka“ e vogel shqiptare lekundej ne dallget e „sunamit“ te perçarjes kobzeze. Drejtimi i saj humbja e identitetit kombetar dhe fshirja e Shqiperise nga harta gjeografike e Evropes Juglindote
Ne keto kushte asfiksimi dhe stanacioni historia thirri ne skene edhe atdhetarin, erudit dhe energjik, 21 vjeçarin, Faik Bej Konica, nga nje dere e shquar e Konices.
VESHTRIM SIPERFAQESOR DHE ILUSTRATIV I „ALBANIA“!
A. Ne faqen e pare te numerit 1, vellimi 1, te vitit 1897 lexojme:
¬ Viti i botimit: VITI I PARE
¬ Cfare eshte? E perkoheshme shqip, shkruan ç’do gje, del nje here ne muaj.
¬ Emertimi: “ALBAN IA”
¬ Merret me: LITTERATURE, LINGUISTIKE, HISTORI, SOCIOLOGJI.
¬ Numri, koha e botimit: Numer 1, 25 mars, viti 1897
¬ Permbajtja: dhene ne nje kuadrat ne shqip dhe frengjisht
¬ Dy tri fjale si parathenie……………… REDAKSIA
¬ Armiqt’ e Shgiperise……………….. THANK SPIRO BEG
¬ Vjersha……………………………… THOMA ABRAMI
¬ Lulia e malevet……………………… HASAN AGA
¬ Per Kasandren(frengjisht)…………… RONSARD
¬ Lajthimi…………………………….. NJE PERMETAS
♣ Per themelin e nje gjuhe letrarishte shqip T. S. B.
¬ Deftimshkruarat e vjetersise mbi rrenjet e kombit. HOMERI
Ne dy anet e kuadratit, ku eshte vendosur permbajtja e lendes, jepen dy citate: njeri greqisht(Asius Samos) dhe tjetri anglisht(Lord Bajron). Nen citatet e mesiperme jane vizatuar dy kallxa, gruri te cilat, perveç vlerave sombolike krijojne edhe harmoni estetike te fages se revistes. Vijojne:
> KRYE-SHKRONJES(Drejtori) THANK SPIRO BEG(anash,majtas).
¬ SHKRONJES-ARKETAR: VISKA BABATASI(anash, djathetas)
¬ Adresa e redaksise: “BUREAUX DE LA REVUE ALBANAISE:
87, RUE SAINT-BERNATD, 87
A BRUXELLES
1897
Qe nga numri 9 i vitit 1897, nen emertimet e me siperme, me shkronja te medha, rishpaloset qellimi i se perkoheshmes, bashke me nje lutje per memedhetaret:
“Qellimi i se perkoheshmes “Albania” eshte ky: te shuhen lufterat, te mos derdhet me gjak ne Shqiperi, po te kete paqe dhe bashkim, e me urdherim te Lartmadhesise Tij Sulltanit edhe me ndihmen e Zotit Math te behen shkolla shqip dhe kombi shqiptare te veje perpara ne dituri dhe ne miresi dhe te kuptoje ku jane interesat e tij te verteta”. (Shenim: Konica, ne fillim ka pasur nje fare besimi tek Sulltani, por me vone e ndryshoi kete mendim, aq sa u denua qeveria osmane me vdekje, ne mungese.( K.T.).
Kjo shpallje perseritet ne te gjith numrat qe pasojne, deri ne fund te vitet 1897. Ne numrat e viteve te mevoneshem, ky shenim eshte hequr nga redaksia.
B.BALLINA E NUMRIT PARE, VITI I DYTE I BOTIMIT 1898.
– Ne sfondin e nje balline me ngjyre jeshile te mbyllet, qendron figura e nje shqiptari toske, ne kembe, pak te hapura, ne doren e djathet mban pushken e gjate, mbeshtetur ne toke, perpara kembeve, doren tjeter e ka vendosur siper nje liberi, te hapur, ku gjenden, te vizatuar edhe 2-3 instrumente shkencore.Ne kostumin kombetare te luftetarit terheqin vemendjen fustanella e gjate, e bardhe, tipike shqiptare dhe jeleku karakteristik. Figura mbulon, pothuajse tere faqen e revistes.
– Ne sfond, pas kokes se luftarit, ngjeshur edhe me armet e brezit ndriçon dielli (personifikim i lirise), rrezet e te cilit valviten, ne formen e (flakeve)gjarperinjeve duke forrnuar nje kurore e cila mbulon tre te katertat e pjeses se siperme te ballines. Me germa te medha ne secilen rreze lexohet “ALBANIA”.
– Ne anen e djathet, siper paraqitet nje steme e familjes princerore te Kastrioteve.
– Ne kendin e poshtem, te po kesaj ane gjendet portreti i Skenderbeut me kostum kombetare, me perkrenare ne koke, i rruar, me mustaqe.
– Tabloja mbyllet me nje shirit te bardhe, i cili zgjatet qe nga kemba e luftarit, vazhdon perposhte kornizes dhe ngrihet deri ne lartesin e syve te portretit te heroit. Ne shirit eshte shkruar: Gjeregj Kastrioti i thanun SKENDERBEG.
– Ne anen e djathet, perpara luftarit te lirise duken, ne sfond (veshtire te dallueshme), male, nje lugine, dy ullinje, rrahur nga stuhiat dhe nje skice e vogel luftimesh me shpata,
– Terheqin vemendjen, ne keto dy portrete : pamja fizike dhe fizionomia : mimika, syte, veshtrimi, balli, nofullat, goja, muskulatura e fytyres, ne tere pamjen e tyre shprehin ndjenja : fisnikerie, butesie, humanizmi, harmonie, dinjiteti, bukurie etj., te denja per qyteterimin evropian. Te dy portretet, pa sforcim, apo ashpersi, (per te cilen akuzohen shiptaret), trasmetojne tipare te karakterit shqiptare: burreri e vendosmeri, siguri, perqendrim, qetesi, vullnet, besim ne vetevete, durim, trimeri dhe vetepermbajtje.
Pra, jane dhene me mjete figurative, mjetet kryesore te cilat u duhen shqiptareve per te fituar lirine: Armet, librat, dituria, heroi kombetare, simbolet dhe bota e pasur, e civilizuar e qytetarit te kohes.
– Ne kendin e majte siper, me shkronja te medha eshte shkruar frengjisht: REVUE, ne kendin tjeter, siper BJ-MENSUELLE.
Ballina paraqitet e mbingarkuar, por me proporcione perfekte e qartesi pamjeje, bere nga dora e artistit shquar belg, Paul Noucquet, sipas idese se Konices.
Siç eshte thene, çdo vellim eshte i perkthyer edhe ne frengjisht.
C. BALLINA E DYTE, NISUR NGA VITI 1900
Ballina e revistes, ne vitet e mevoneshme ka ngjyre te verdhe. Ne pjesen e siperme te saj jepen: Vellimi, p.sh. XI 1907 XI Volume. Me poshte, me shtrirje ne tere faqen eshte shkruar: A L B A N I A. Nen kete titull, ne dy kollona shkruhet ne shqip dhe frengjisht: “E perkoheshme shqip. Del dy here ne muaj. U themelua me 1896”.
– Ne qender, ne sfondin e zi te nje drejtekendeshi, me gjatesi nga lart-posht eshte vizatuar nje SHQYT(steme). Ne mesin e tij spikate shqiponja, midis krereve te se ciles ngrihet nje flakadan. Dorezen e tij e mbeshtjell nje shirit i vogel, ne te cilin eshte shkruar “UNITAS”. Thirrje per bashkim te shqiptareve te çfaredo feje apo krahine qofshin ata.
– Gjoksi i shqiponjes bulohet nga nje perkrenare, ne cepin e majte, siper te se ciles varet nje kryq i zi. Nje shirit i bardhe, siper perkrenares mbeshtjell trupin dhe perfundon ne te dy anet e qafes se shqiponjes, duke i lene krahet e lire, gjysem te mbledhur. Ne te eshte shkruar: „ALBANIA“. Ne te dy anet e shiriti aty prane qafes shkruhet , majtas: anno dhe ne te dhjathten: 1896 – Dy kthetrat e kembeve mbajne nje shirit te bardhe, varur, ne forme harku mbi te cilin eshte shkruar latinisht: “UNGUIBUS ET ROSTRIS”, i shqiperuar do te thote: “Shqiponja dykrereshe i ruan te drejtat e veta me sqep e kthetra”.
– Ne te dy anet e drejtkendeshit te zi lexohet ne shqip(majtas) dhe frengjisht(djathetas): “Te mbahet e rritet kombesia. Te lerohet e zbukurohet gjuha se gjuha eshte shenimi i kombesise. Te permiresohet gjendja e popullit, se, kur nuk eshte i vobeket populli kombesia mbahet e tere e forte dhe e lire”.
– Me poshte shenohet, po ne dy gjuhet e me siperme: Vjersha, kenge te popullit, gjuhesi, histori, shkence dhe te reja.
– Ne fund te faqes shenohet adresa e re ku duhet te dergohen: letrat, ndihma, pajtimet etj.“To the Editor of „Albania“ 3, Oakly Crescent, City Road, London, E. C.“
Ne secilin numer te volumi 2, viti 1898 eshte perdorur edhe nje gravure e veçante. Ajo gjendet ne kendin e majte te faqes se pare te revistes, larte, brenda nje katerkendeshi i cili ze nje te katerten e faqes. Aty jepet nje are-ugar, qielli i kalter me nje re te bardhe dhe kodra, prapa se ciles, dielli qe po lind shperndara rrezet mbi horizont. Keto elemente jane dhene prapa figures muskuloze te bujkut, figure e cila te kujton statujat e antikitetit grek. Bujku, me doren e djathet te shtrire anash, ne ecje e siper hedh faren ne are qe pret te mbillet. Figura shprehe shprese per korrjet e ardheshme. Siper ketij drejtkendeshi shenohet, me shkronja te medha titulli simbolik: “Mbillni qe te korrni“! Ne fund te tablos, majtas jepet emri i piktorit: P. Noucquet dhe ne krahun tjeter „A mon ami Faik beg Konitja. Po ne kete faqe, vazhdon kryeartikulli i numrit, e keshtu me radhe numtat e tjere deri ne fund te vitit 1898.
– Ne numrat e kesaj reviste ndeshen pak fotografi te disa personaliteteve kombetare, figurash historike, albanologesh,etj. si p.sh., Ismail Qemali, Fan S. Noli etj.
– Ne mbyllje te ketij prezantimi shtojme, se revista, ne vitin e pare, ne çdo numer ka patur nje fashikull e pak, d.m.th. 16 deri 24 faqe. Ne vitet e mevoneshme, çdo numer ka dalur me 2, ose me tre, e madje, ne ndonje raste edhe me 4 fashikuj, d.m.th., perkatesisht me: 32, 48 dhe deri 64 faqe. Formati i revistes, qe nga viti i dyte ka qene:23.5 x 17.5. Faqosja e secilit numer, qe nga numri i pari e deri ne fund mund te sherbeje si model imitimi edhe ne ditet tona per revista te kesaj natyre.
A.  VESHTRIM STATISTIKOR I REVISTES “ALBANIA”
¬ Viti i themelimit!- 1896.
¬ Data e daljes se numrit te pare!-25 mars 1897.
¬ Vendi i botimit! A. Nga 1897 deri ne prill te 1902 Ne BRUKSEL.
¬ Nga viti 1902 deri me 1909: Ne LONDER
¬ Ideator, drejtor dhe botues!rank Spiro Beg.
¬ Motoja e revistes: ” Mpron te drejtat e kombit Shgiptare”!
¬ Sa here dilte? Dilte nje here ne muaj. 
¬ Sa vite ka vazhduar te botohet? Eshte botuar 12 vjet pa nderprerje.
>Sa numra kane dale? 144 numra, me afro2500 faqe, secila ne dy kolona, ne 12 volume.
Rubrikat: LITERATURE, LINGUISTIKE, HISTORI, SOCIOLOGJI
¬ Nenrubrikat:
¬ Vjersha:Gjithesejt-307 me 3578 vargje.
¬ Kenge te popullit:Gjithesejt: 85 me 1444 vargje.
¬ Perralla dhe perralleza:Cope 30.
¬ Histori, filozofi:Studime historike: 73.
¬ Letratyre e huaj:Perkthime, shkrime 17.
¬ Letratyre dhe gjuhe: Krijime, studime, polemika etj.: 159
¬ Shkence, çeshtje ekonomike: Shkrime: 56.
¬ Propogande kombetare: Kryeartikuj (7) e shkrime te tjera: 223.
¬ Politike, lajme te reja, tetra etj. Gjithesejt: 334.
¬ Zera gjithesej: 605
– Nenrubrika, sipas rastit kane levizur ose kane munguar.
– Bashkepunetore: Mbi dhjetra e dhjetra autor shqiptare (me pseudonime), rilindas te shquar, perfaqesues te shquar te besimeve fetare, intelektual te rinje, nga te gjitha trojet etnike shqiptare dhe nga diaspora e shtrire ne kater kontinente. Midis tyre : Naim Frasheri, Gjergj Fishta, Luigj Gyrakuqi, Aleksander S. Drenova, Filip Shiroka, Hile Mosi, Kostantin Sh.Gjeçovi, Zef Skiroi, Murat Toptani, Fan S. Noli, Pashk Bardhi, Aleksander Xhuvani, Kole Kamesi, Ndoc Nikaj, Mit’hat Frasheri, Mati Logoreci, Anton Xanoni, K.J. Trebicka, Viske Babatasi, Kristo P. Luarasi, Ibrahim Temo etj.
Bashkepunetoret e huaj jane : belgj, francez, anglez, gjerman, kroat, polake, danez etj. Per te argumentuar origjinen e shqiptareve Konica u referohet autoreve te vjeter : Homeri, Herodoti etj., shkencetareve evropian bashkohore, albanalogeve te shquar etj ?
– Qendrat e shperndarjes: Bruksel, Londer, Lajpcig, Paris, Vjene, Trieste, Venedik, Athine, Filipopoli, Kairo, Aleksandri, Stamboll, Bukuresht, Halle(Gjermani)
Shtrirja ne kohe:Nga 1897 deri me 1909.

Hapsira gjeografike: Kontinentet e Evropes, Azise, Afrikes dhe SH.B.A.
Prof. Dr. K O L E T A H I R I
¬Bruksel, Mars-20- 07
***
R e v i s t a “A L B A N I A” D H E K O H A”*
– Paqitja, qofte edhe ne vija te trasha e qellimit, ideve themelore, permbajtjes, rrugeve e mjete-ve qe perdoren ne kete reviste per zgjimin kombetar te shqiptareve eshte nje ndermarrje e vesh-tire. Ajo do te kerkonte kohe te konsiderueshme studimi, nga specialiste te fushave te ndrysh-me.
– Qellimi i botimit te revistes formulohet ne menyra te ndrysheme, si, p.sh.: “Te mbahet e te rritet kombesia. Te lerohet gjuha se gjuha eshte shenimi i kombesise. Te permiresohet gjendja e popullit, se kur nuk eshte i vobeket populli kombesia mbahet e tere e forte dhe e lire”. Ne numrin 9, te vitit 1897 ndeshim: “Qellimi i se perkoheshmes “Albania” eshte ky: te shuhen lufterat, te mos derdhet me gjak ne Shqiperi, po te kete paqe dhe bashkim,…, te behen shkolla shqip dhe kombi shqiptare te veje perpara ne dituri dhe ne miresi dhe te kuptoje ku jane interesat e tij te verteta”. Diku tjeter percaktohet si moto e revistes: “Mpron te drejtat e kombit Shqiptare!” Me poshte, theksohet se: “Kombetaret Shqipetare kane nevoje per nje organ i cili te mbetet ne çdo ndodhje besnik tek ideali Shqiperia per Shqipetaret,- dhe kane aresye te shprehin se do te gjejne te “Albania” trupesimin e ndjenjave te tyre”.
– Problematika qe trajtohet eshte sa e gjere, aq dhe e pasur. Duke e pare ne teresi kete veper prej 12 vellimesh, me afro 2500 faqe, me shumesine e ideve e çeshtjeve qe trajtohen, me paraqitjen dhe analizen ne rrafshet sinkronik e diakronik rezulton, se kemi te bejme me nje encikopedi te vogel te botes shqiptare, te kultures dhe histories sone,
– Do te perpiqemi, te sjellim diçka:
a). Nga programi i “Albania”dhe ne ç’mase eshte realizuar ky program?
b). A ruajne aktualitet ato ide, tani qe kane kaluar 110 vite nga botimi i kesaj reviste?
Referencat do te jene autentike, ashtu siç ruhen ne koleksionin e “Albania”. Atehere:
1. Per gjendjen e mjeruar, injorances dhe varferise te cilen, pushtimi shumeshekullor osman i kishte katandisur shqiptaret Konica shkruante: “…, se gjumi qi na ka zene eshte kaqe i rende, sa dhe fasha nga kurrizi ne na nxjerrçin, nuke do t’i ndjejme”. Eshte ky shkaku qe ne “Albania” jepen thjeshte, qarte, lehtekuptueshem dhe sakte shkencerisht mjaft koncepte baze, ide, teori etj. si bie fjala: komb, liri, liri e vetedijes, bashkim, tolerance, qyteterim evroperendimor, mesimi politik etj, etj. Konica, p.sh., theksonte se: (?? **Te jepet edhe termi Komb mendaonje shenim) “Liria eshte te mundet njeriu: 1, te besoje ç’i do zemra; 2, te thote ç’i do zemra; 3, te shkroje ç’i do zemra; 4, te beje ç’i do zemra, veç ato qe jane kunder lirise se njeriut tjeter”. ( ! ** Te behet nje nderhyrje per shtemberimet e sotme: arbitraritetin, arrogancen, kriminalitetin, intolerancen, anarshine, shkeljen e ligjeve, cenimi i jetes dhe dinjitetit te te tjereve etj.
2. Problemet e medha me te cilat perballej kombi, jo vetem ngrihen, por jepen edhe rruget e mjete per zgjidhjen e tyre.
– Keshtu, p.sh.,ne “Albania” insistohet se: “Me e madhia nevoje per ne Shqiptaret sot per sot eshte bashkimi. Pa bashkim nuke vetem kurr s’kemi per te vajtur perpara, po as do te na quajne komp bota”.
– “…Eshte nevoje qe Shqipetare te mençur te kuptojne, qe feja eshte nje gje veç kombit, qe para te jemi te krishtere a muhamedane, jemi te gjithe Shqiptare, rrojme te gjithe ne Shqiperi, dhe perdorim te gjithe nje gjuhe. Dhe Shqiptaret e mençur e te urte qe kuptojne kete gje, kane per detyre t’u japin te tjere Shqipetareve t’a kuptojne dhe ata”….”Le te nisim pra, qe sot, gjithsekujt sa i mundet, kete bashkim aq te mire per perparimin tone. Te duhemi te gjithe si vellezer; te mos kursejme as voitje as te holla per te mbjelle dashurine midis bijeve te Shqiperise”.
– Ja se si u drejtohej revista shqiptareve me se 100 vjet me pare: “Vellezer Shqiptare! Miaft rrojti e gjora Shqiperia jeten e Kurmit(fizikut); duhet edhe ajo te nisi tani te roje jeten e mendes (la vie intellectuelle). Jeta e mendes eshte te hapim te tere zemrat tona, te flasim vellazerisht njeri kundrejt fjales se tjaterit, te kuvendojme si njerezit te qyteteruar qe mblidhen te leftojne me fjale per ideat e tyre. Mos besoni se keshtu do te largohi njeri tjaterit! Per kundre, do te qasemi me shume, se do te njihemi me mire, s’do te kemi mendime te fshehura, dhe do te kuptojme qe te tere jemi te lidhur me dy lidhje te arta: desherimi i se Vertetes e desherimi i Shqiperise”.
– Edhe revista, thoshte Konica duhet te jete e tille ku njerezit shkembejne mendimet e tyre: “ E Perkoheshmja, duhet te jete si pazar,- nje pazar ku gjenden njerez te pasur, njerez te vorfere, gra, burra, djem, te krishtere, muslumane, te pafe, te tere tok, dhe duke kuvenduar, mirren vesh per mbrothe’e punerave tyre”.
– Terheq vemendjen MODELI i shkelqyer i BASHKIMIT e BASHKEPUNIMIT te intelektualeve e memedhetareve shqiptare, qe arriti te realizoje Konica per nxjerrjen e “Albania” organ mbareshqiptare.
– Edhe me figuren, vepren, shembullin, krenarine per origjinen, me punen dhe tere jeten e vet, Konica dha nje model te shkelqyer prej memedhetari te perkushtuar, model i cili, ne gjirin e emigracionit shqiptare vazhdon te mbetet i pa arriteshem.
– Veshtroni, se ç’behet me Shqiperine e shqiptaret sot e gjithe diten! A nuk eshte rasti per te kujtuar profecite proverbiale te te madhit Faik Konica: “Armiqet me te medhenje te shqipetareve jane vete shqiptaret!”dhe “Shqiperine e formuan idealistet dhe do ta prishin politikanet e keqinje shqiptare”! (Nen vizimet K.T.) A keni ndjekur se ç’po bejme politikanet e sotem shqiptare (te majte e te djathet) per te realizuar nje pale zgjedhje per pushtetin vendor ne Shqiperi? Vezhgoni “kulturen e tyre demokratike” te komunikimit edhe tani qe kane kaluar 16 vite “demokraci”!
– Nuk mund te mos ndalemi pa iu referuar perseri Konices. Ne, insistonte ai duhet te punojme sipas mesimeve te histories: “ Shqiperia nuk eshte nje shkemb qe te beje ç’te doje, e pa-vene re dhe e pa-pyetur. Ndodhet ne Evrope, dhe nuk mund te rroje perveç ne u sjellte pas parimeve evropiane. Vetem sharlataner, pianecer, dhe te prishur mentsh, mund t’i keshillojne popullit shqiptare te sillet pas menyres se princ Tuanit dhe te grusht-dhenesve te Kines. Jemi ne Evrope. Jemi ne Ballkan. Si u çliruan popujt e tjere te Ballkanit? Duke thelluar historine e çlirimit te tyre, do te gjejme programn e çlirimit t’one.
– Tani,ne qofte se e kendojme me kujdes, dhe te shkoqitur, historine e zene ne goje, shohim se keta popuj u çliruan ne ate mase qe u treguan te pjekur ne mesim politik. Kur nisen patriotet grek, ne krye te shekullit te XIX-te, t’i luten Evropes t’i çliroje, gjithe bisedimi ish rreth e rrotul pyetjes: A jane Greket miaft te perparuar ne mesim politik (eduction politique) sa te jene te zotet te vete-qeverisen?” Duke vazhduar me poshte Konica theksonte, se Mesimi Politik eshte kudo dhe kurdohere paleca e çeshtjes”. (Nenvizimet jane te Konices). Pak me poshte vazhdon: “Ne qofte se i permbledhim te gjitha argumentet e vena perpara tash tri-dhjet vjet, kunder çlirimit te Shqiperise….munde t’i permbledhim ne nje: “Shqiperise i mungon mesimi politik.
– Na rezulton, sipas “Albania” rrugen e mesimit politik te qyteteruar e kane kuptuar drejt dhe zbatuar, vetem dy politikanet e medhenje shqiptare: Ismail Qemali dhe Ibrahim Rugova.
Te gjitha te sharat e armiqeve dhe qortimet e miqeve permblidhen po aty! Thene ne terminologjine e sotme na mungon kultura demokratike.
Keto i shkruante Konica ne revisten “Albania”ne vitin 1907.
3. Nje tjeter veçansi e revistes “Albania” eshte, se tematika e saj perseritet, pothuajse nga numri ne numer. Por, çdohere, rimarrja behet ne kendveshtrime, nivele te reja, me detyra e forma te tjera duke nisur qe nga formulimet ne tituj, si p.sh., C’eshte kombi?, Cka do me thane komb?, Kombi dhe feja etj. e deri tek permbajtja, argumentet qe sillen, problemet, rrugezgjidhjet etj. Aty, mjeshterisht shmagen perseritjet dhe zgjerohen e pasurohen idete si edhe mjete e realizimit te tyre.
4. Per thellesin, saktesine shkencore dhe pjekurine e mendimeve dhe rrygezgjidhjeve qe rekomandohen ne kete reviste deshmojne mjaft te dhena. Aty levrin mendimi i kualifikuar dhe talenti i mbi 120 intelektualeve nga te gjitha trojet shqiptare, me bagazhet e tyre kulturore, dhene brenda nje kohe 12 vjeçare.
Ne reviste terhiqet mendimi dhe pervoja e mendimtareve me te shquar te diasporas si dhe i miqeve te shqiptareve, albanologeve te mirenjohur, deri tek antropologet e medhenj etj.
5. Ne kete reviste trajtohen, jo vetem problemet e kohes midis dy shekujve, por edhe ato te nje strategjie te larget kombetare, p.sh., “Albania” insistonte qe, shtetit te ardheshem shqiptar i takojne te gjitha ato territore ku flitet gjuha shqipe, perfshire Kosove, Cameri etj., ose, p.sh., çeshtja e gjuhes se njesuar shqipe e te tjera probleme te cilat jane future ne rrugen e zgjidhjes, por, per nje pjese te mire te tyre zgjidhjet kane qene politike, gjysmake e shpesh te padrejta. Kujtojme ketu problemin e trojeve shqiptare te lena, padrejtesisht jashte kufijeve shteteror te Shqiperise etj.
6. Nder problemet me natyre sociologjike eshte edhe çeshtja e emancipimit te femres shqiptare. Konica jep ndihmes te shquar per kuptimin e drejte filozofik te problemit dhe hap horizont per zgjidhjen e tij? Per kete qellim Konica perkthen pjeset perkatese nga filozofi gjerman Shopenhauer dhe sjell plot shembuj nga lirite e te drejtat qe gezonte gruaja ne vendet e perparuara te Evropes, Amerikes etj. Duke folur per gruan shqiptare Konica theksonte: “ Ne komb t’one, duket se tere hollesia e mendjes dhe e zemres, tere bukuria e karakterit dhe sjelljes, i kane rene per meras(pjese) gruas”.
7. Le t’i referohemi bashkepunimit te fruteshem te Konices me miqet belgj per nxjerrjen e revistes dhe per çeshtjen kombetare.
– Skulpetori i mirenjohur belg, Paul Nocquet (bashkepunetor i se Perkoheshmes per fytyrat) ka punuar dy ballinat (kapertinat) e “Albania” te cilat jane perdorur ne te gjithe numrat e saj si dhe mjaft gravura, skica e pamje te tjera. Bashkepunimi ka qene i tille sa qe belgu, ne njeren prej gravurave, krahas emrit te vet shenon edhe” A mon ami Faik Konitza”.
– Me shume dashamiresi, drejtori i te fameshmit “Institut Geographique” te Bruselit, Zoti Elisee Reclus ndihmoi Konicen duke ngarkuar gjeografin z. Bertrand dhe kartografin M. Patreson, te cilet punuan tre muaj per te bere, te paren “Harte te Shqiperise”.
– “Zoti Maurice de Waleffe, nji pendetar i njohur, shkrues te gazetat e perditeshma “L’independence Belge” e “Le Messager de Bruxelles”, shpalli ne kete te funtme, me 27 te marsit(1900), nji artikll, nen titullin “Ata Shqipetaret e eger!- nji Shqipetare ne Brusel”. Ne kete artikull,qi eshte ne kuvent me kryeshkruesin e Albanies, Zoti de Waleffe tallet me ata qi thone se Shqipetaret jane t’eger, e rrefen pse ka mbetur mprapa Shqiperia e ç’te drejta kerkojne atdhetaret e vendit t’one.”, “… e i a dime per te mire qe u-mundua te rrefente te drejtat e kombit shqiptar”.
– Dihet, se z. Victor Henry, profesori i gjuheve orientale ne Unversitetin Katolik te Leuvenit arrin ne perfundimin, se perpara greqishtes se vjeter duhet te kete egzistuar nje gjuhe tjeter, me e hereshme, pellazgjishtja prej se ciles buron gjuha e sotme shqipe.
– Eshte faji dhe injoranca jone qe bejme, aq pak perpjekje per t’a njohur opinionin belg me Shiperine, Kosoven dhe shqipetaret qe banojne ne Belgjike! Ne kete mefeshesi tonen, gazetaret shkruajne per ato qe ndeshin ne rruge, d.m.th., per kriminalitetin shqiptare dhe per fatin e prostitutave shqiptare. A eshte e drejte qe te perfaqesohemi vetem me keto dy kategori tonat, te cilat, fatkeqesisht shqetesojne belgjit bemires e demokrat, ketu ne vendin e tyre? Mendojme se JO! dhe perseri JO! A nuk ka vend ketu per te mesuar nga shembulli i Konices dhe i “Albania”? Mendojme se PO! Madje, shume !
– Me revisten ”Albania” kane bashkepunuar edhe shkrimtare, albanolog, dijetare te huaj si Guillaume Apollinaire, Pierre Bayle, Emile Legrand,Tullio Erber, Jan Urban Jarnik, Theodor Ippen, Albert Thumb, Jules Oppert, Michel Breal, Max Muller, Julios Pisko, Holger Pedersen etj.

Na terhoqen vemendjen ne kete reviste:
a) Konica, per çdo ide, apo problem qe trajton zgjedhe edhe MODELET me te mira, te cilat ua rekomandon shqiptareve per arritjen e qellimit kombetar. Ai ndalet ne shembuj e fakte te llojllojshme, konkrete e bindese se bashku me mbeshtetjen historike e teorike. Modelet qe sje-lle Konica jane modele shtetesh te vegjel si Irlanda, Danimarka, Belgjika etj., modele qeverisjesh demokratike, modele mbreterishe te vogla, vendesh te cilat ecnin ne rrugen e zhvillimit, perparimit e qyterimit te kohes.
b). Shqiptaret, ne udhekryqet e tyre historike, per arritjen e çlirimit kombetare u gjenden perpara dy RRUGEVE, te kunderta, te cilat Konica i quan shkolla:
– a) Shkolla e rruges te armatosur. Per kete Konica thote: “E para shkolle nxe (meson) se po te vriten ata qe i kundershtohen lirise kombetare, ahere do te çlirohemi pa dyshim, se s’ka kush te na ndaloje. Ne te tjera fjale, kjo shkolle, nuk njeh tjater udhe per çlirimin, perveç se assassinate te veçanta per sot, dhe te gatiturit ne vrasje te pergjitheshme a massacre per nesre”.
Me poshte Konica vazhdon: Eshte e vertete se shkolla qe predikon, si nje systeme kombetare, assassinatet sot, nje massacre a vrasje te pergjitheshme neser, kerkon vetem te marre rendesie ne sy te guvernes turke duke derdhur gjakun çurke”. Per kete shkolle,- vazhdonte Konica jane karakteristike: “Ripi, burgu, syrgjyni, konfiskatsioni,…” dhe arrinte ne perfundim se : “Andaj,duhet t’a shikojme, jo si nje rrezik te koheshem i cili do te shuhet vetiu, po si nje rrezik te perseritur dhe te vendosur,- si nje rrezik, si nje turp, si nje plage, si nje murta te gjithenjeshme”. (Nenvizimi K. T.)
– b).“Ne kundershtim me kete shkolle katilesh dhe sharlatanesh, qendron nje Shkolle e Dyte, e cila beson se çlirimi i nje kombi, si çdo gje tjeter ne bote, mund te arrihet vetem me methudhe. Cila eshte methudha ketu? Jo tjater, se te punuarit pas mesimeve te histories”. Pra, eshte fjala per rrugen politike, paqesore, demokratike, te matur, diplomatike. Konica ishte i rrahur mire me keto probleme, sepse ne qender te vemendjes kishte çlirimin e kombit te vet.
– Prandaj theksonte: “ Trajtimi ( krijimi) i nje Shteti eshte nje e bere nerkombetare, “acte international”; dhe nuk arrin qe nje komb t’i thote vetes Shtet, po duhet t’a njohin edhe Shtete e tjera per te tille.
Te njohurit e nje Shteti te ri eshte nje ngjarje e madhe, se ngjet te cenet edhe interesat e shume kombeve te tjera”.
– Kerkesa imediate eshte qe t’i thuhet ndal rruges ushtarake, do te thonim Lindore, sllavo-komuniste, nga njera ane dhe te perqafohet, rruga e mençur, e ekuilibruar, paqesore, e kultu-ruar, polike, diplomatike, arsimore dhe demokratike, te rruges se propogandimit brenda vendit e te nderkombetarizimit te ceshtjes shqiptare, te gjetjes se miqeve, perkrahes te çeshtjes sone, d.m.th., te shfrytezimit te mundesive qe krijon rruga parlamentare, nga ana tjeter.
– I madhi Faik Konica, para më se nje shekulli, pa medyshje zgjodhi te dyten, d.m.th., rrugen e qyteterimit perendimor, qyteterimit evropian.
– Mbi te gjitha, veçanesia historike, monumentale, e revistes “Albania” qendron ne ate se: orientimi, fryma, qellimi, modelet, rruget qe duhen ndjekur, absolutisht gjithçka eshte e lidhur me qyteterimin perendimore. Ne çdo “qelize” te kesaj reviste shprehet, misherohet, analizohet e zberthehet mentaliteti, shpiri dhe bota e qyteruar perendimore.
Sa per ilustrim: Te veme ne flamurin tone,- kushtrimonte Konica,- parullat e medha franceze: “barazi, liri, vellazerim!”. Konica rekomandonte: rrugen paqesore, konsesusin, tolerancen, mesimin politik, shqiptarine mbi gjitheçka, lirine dhe te drejtat e njeriut, lirine e vetedijes, te shoqerise, gruas, etj. tipike per jeten e shoqerise perendimore. Konica, nepermes “Albania”, ju kujton shqiptareve mesimin, qe Victor Hygo u jepte francezeve: “ Shpetoni- si te dredhur nga terbimi- vendin tuaj nga roberia, emrin tuj nga turpi!”, u perseriste thirrjen e Dantonit: “Guxim, prap guxim, gjithenje guxim!”.
– Konica duke i njohur memedhetaret me kulturen perendimore i ftonte shqiptaret te mos derdhin me gjak me njeri tjaterin, te mos vriten me per dhjame qeni per te huajt, por t’u
kthehen puneve, paqes e qetesise. “ Duhet pune, pune dhe pune,- keshillonte Konica dhe shtonte me poshte: “ Fjales pune t’i lidhemi me mish e me shpir!”.
– Me “Albania”, – thoshte Konica synojme qe t’i bejme: “…bashkatdhtaret t’ane te kuptojne se ka ne jete pune me te bukura, se vrasja nga prapa, shtypja e te dobetit, vjedhja, çpifja, dinakeria;- me nje fjale, ne e perdoreçim kohen qe na mbetet, jo duke qyteteruar kombin shqipetar, po duke e vene n’ udhe te qyteterimit: atehere do t’a kemi vene ne udhe te çlirimit, dhe mund te kemi shprese se do te veje mbare”.
– Konica, ne “Albania” pa medyshje per gjitheçka i drejtohej qyteterimit Perendimor. Keshtu, insistonte per alfabetin latin, bazohej ne modelin e letersise franceze, keshillon qe te rinjet te shkolloheshin ne vendet perendimore. Ai orientohet, deri ne shpirtin e humorit anglez, sarkazmen franceze, lirizmin italian e keshtu me ralle.
– Nuk eshte e rastit qe, Konica mbeshtetej, aq shume tek Shkodra, kultura e historia e saj, si panteon i kultures perendimore. Jo me kot “Albania” mbeshtetjen me te madhe e gjeti tek kolonia shqiptare e Egjyptit, sepse Egjypti ishte me larg Stambollit dhe me afer Evropes.
Konica u bente thirrje bashkatdhetareve qe “te vime ne ment!”, te zgjoheshin nga gjumi i rende!, te ktheheshin e te perqafonin Qytererimin Perendimor! Per ndyshej, paralajmeronte ai, do te jemi te humbur.
– Konica, gjate atye viteve qe drejtoi “Albanian” ka kryer aktivitet te gjithaneshem, plot shpresa te suksesesheme ne favor te çeshtjes shqiptare. Ai ka shfrytezuar te gjitha mundesite, njohjet e shumeta personale direkte dhe organet e shtypit te huaj per te krijuar nje atmosphere, sa me te favorshme ne qarqet e huaja diplomatike per te drejtat e kombit shqiptare.
– Keto ishin disa nga deshirat dhe aspiratat e shqiptareve te shprehura dhe rekomanduare 110 vjet me pare ne revisten “Albania!”.
– Te nderuar lexues! Merrni ne duar, sipas perkatesise besimtare dhe deshires Biblen apo Kurhanin, se bashku me objektivitetin shkencore, logjiken e ftofet dhe zemren tuaj atdhetare, larg paragjykimeve politike e ideologjike dhe pleqeroni:
– Cilat nga keto ide e strategji te cilat permenden nga Konica ne “Albania” nuk jane aktuale, sot e kesaj dite per te gjithe shqiptaret kodo qe ndodhen?!!
– A nuk flasin ato per gjenialitetin e ketij shqiptari te madh, te mohuar nga diktatura enveriste ?!
– A i ka sherbyer çeshtjes kombetare angazhimi i tij atdhetar, se bashku me tere krijimtarine artistike e shkencore mbi gjysem-shekullore?
– A nuk kemi te bejme ketu me nje veper e cila, jo vetem duhet te rizbulohet, te ribotohet, si monument kulture, por edhe, mbi bazen e saj te hartohen programe e strategji afatlargeta kombetare?
– Akademite e shkencave te Tiranes e Prishtines a e kane hartuar ende nje platforme, me te plote mbarekombetare, se sa ajo, qe eshte dhene, me aq largpamesi ne revisten “Albania”?
– Per keto, e plot te tjera te kesaj natyre te fton dhe te nxit Konica me vepren e tij “Albania”, klasike ne llojin e vet.
– Nuk ka dyshim, se paraqesin vlera te veçanta edhe kendveshtrimet e natyrave: filizofike, sociologjike, etnografike, pedagogjike, psikologjike, dhe padyshim ato politike te revistes “Albania”. Analizen dhe vleresimet mbetet qe t’i bejne specialistet e fushave perkatese.

DITURIA, SHKOLLA DHE MESIMI NE GJUHEN SHQIPE*

– Pasi u konsultova me “Faik KONICA. VEPRA” te Shtepise botuese “Naim Frasheri”, Tirane, 1993, redaktuar nga Rozeta Uçi, Sabri Hamiti “Faik Konica: Jam une”, Shtepia botuese Onufri, Tirane, 1994 dhe me monografine e Prof. dr. Jup Kastratit “Faik K O N I C A” te “Gjonlekaj Publishing Company” NEW YORK, 1995, si dhe me shkrime te tjera per Konicen me lindi ideja qe mbi bazen e revistes “Albania” te ndalem ne dy probleme pak ose aspak te trajtuara ne studimet tona:
– a). Ne idete e shprehura ne kete reviste mbi rolin e diturise, shkolles shqipe dhe mesimit per ndergjegjesimin dhe perparimin e kombit tone drejt lirise e çlirimit kombtare, si dhe –
– b). Ne mendimin etno-psikologjik te Faik Konices dhe bashkepunetoreve te “Albania”.
Te permendim diçka per secilen prej ketyre dy çeshtjeve :
A) Ceshtja e shkolles shqipe dhe arsimimit te kombit.
Konica, si iluminist trajtonte gjeresisht dhe thelle problemin e shkolles shqipe, te arsimimit e kulturimit te shqiptareve. Keshtu, ai shpjegonte, pa u lodhur, ne çdo numer te revistes nevo-jen, domosdoshmerine e hapjes se shkollave shqipe, duke sqaruar teorikisht dhe me shembuj konkret vleren, dobine e shkolles, mesimit per zgjimin dhe kulturimin e kombit,
– Ndalej ne rrezikun qe paraqisnin mbi 3000 shkollat turke, greke, italiane, bullgare, malazeze etj.te hapura ne territoret shqiptare te fundshekullit XIX-te dhe theksonte domosdoshmerine mbylljes se tyre e zevendsimin me shkollen ne gjuhen shqipe.
Keto shkolla te huaja,- theksonte Konica,- bejne politiken e shteteve qe i kane hapur dhe i sherbejne perçarjes se shqiptareve midis njeri-tjetrit.
– Ne “Albania” i kushtohej vemendje e veçante shkolles se vashave ne Korçe dhe shpjegonte nevojen e shkollimit te vajzes shqiptare, argumentonte nevojen e dergimit te “… te rinjeve te squar te mesojne ne nje nga universitet e medha te Evropes, a ne Boston e ne Harvard”, jo per t’u bere nepunes, sherbyes te guvernes osmane, por per t’i sherbyer atdheut te tyre, Shqiperise.
– Konica kembengulte ne domosdoshmerine, qe çdo vater shqiptare te kthehej ne shkolle dhe çdo prind, çdo njeri i ditur te kthehej ne mesimdhenes.
– Ne revisten “Albania sillej pervoja e françeskaneve ne Shkoder, te cilet zhvillonin ligjerata me te rriturit per zgjerimin e horizontit te tyre kulturore. Ligjertatat mbaheshin nga intelektual te ndryshem, njohes te problemeve qe trajtonin. Gjithashtu, shkruhej per pervojen e shkollave te mbremjes, per te rritur ne Boston te cilat frekuentoheshin nga shqiptaret etj.

– Nuk mund te presim, thuhej ne artikujt redaksional te drejtorit te revistes, deri kur te hapen shkollat shqipe, te cilat ende nuk i kemi, nuk kemi kohe te presim deri sa te rriten nxenesit e ketyre shkollave per te fituar lirine dhe pavarsine tone. Ajo kohe eshte e larget, prandaj ne duhet te hapim shkolla ne cilat te mesojne gjuhen amtare burrat me mustaqe te cilet do t’u dalin zot fateve te memedheut.
– Krahas kesaj, Konica u bente thirrje, atyre intelektualeve atdhetare te cilet kishin kryrer shkolla te huaja, qe t’i futeshin, me deshire dhe vullnet mesimit te gjuhes shqipe,
sepse keshtu do t’i sherbenin me mire çeshtjes kombetare.
A nuk eshte aktuale kjo ide largpamese edhe per ditet tona, per ata qe mbarojne shkollat e larta ne Europe, Amerike etj?. Shtetet tona lypset qe te gjejne format, mjetet dhe t’u krijojne atyre mundesite per t’i vene aftesite e tyre intelektuale ne sherbim te zgjidhjes te problemeve tona kombetare. Shembujt pozitiv nuk mungojne, por ata jane krejtesisht te pamjaftueshem.
– Jo vetem, per fundin e shekullit XIX-te, por edhe per ditet tona paraqesin aktualitet mendimet e Konices per mesimin e gjuheve te huaja, per raportin midis gjuhes amtare dhe gjuheve te huaja, per rendesine dhe vlerat e anglishtes dhe te gjermanishtes per shqiptaret etj.
– Ne “Albania” kembengulej ne pergatitjen e mesuesve te gjuhes shqipe, ne botimin e librave per te rriturit, te letersise artistike etj.
Problemet e shkolles shqipe, te mesimit dhe kulturimit te shqiptareve ne kete reviste jane te shumeta dhe me vlera, jo vetem historike. Ato kerkojne njohje te shumaneshme dhe trajtim te veçante.
Konica me revisten e tij ka dhene ndihmese te jashtezakoneshme ne zgjidhjen e problemeve madhor te arsimimit dhe kulturimit te shqiptareve, prej te cilave varej direkt hapja e shkollave ne gjuhen shqipe si:
– Per hartimin e alfabetit te gjuhes sone,
– Hartimin e ortografise se saj,
– Pasurimin e fjalorit te gjuhes shqipe,
– Krijimin e gjuhes letrare shqipe,
– Krijimi i letersise kombetare etj..
– Pergatitjen e bazes materiale didaktike, te librave te shkolles, harttave etj.
Qe ne fillimet e para, ne “Albania” hidheshin idete e debatohej rreth ketyre sfidave te medha kombetare, argumentohej domodoshmeria e trajtimit dhe zgjidhjes se tyre. Aty shpreheshin mendime per gjetjen e rrugeve te zgjidhjes dhe jepeshin ndihmesa seroze prej bashkepunetoreve te kesaj reviste.
Konica eshte ideator nismetar, por me vone, nje nga me te paret qe u futet seriozisht ketyre çeshtjeve duke botuar vepra qe perbejne kontribute serioze, te cilat, tashme njihen ne gjuhesine, letersine artistike dhe ne kulturen shqiptare
Keto do te perbenin guret themeltare te shkolles shqipe, kolonat e zgjimit kombetar. Pa keto baza, as qe, mund te behej fjale per hapjen e shkollave shqipe. Per zgjidhjen e ketyre detyrave kapitale te se ardhmes se kombit Konica ka dhene ndihmese prej lideri, prej rilindasi te madh, prej intelektuali te jashtezakonshem dhe atdhetari te shquar.
– Konica, ne shtypshkronjen e vet ne Bruksel, ne viti 1902 boton :
1. “Historia e Shqiperise” te Ndoc Nikajt, me 1902 me 416 faqe.
2. Me interesimin, kujdesin dhe ndihmen direkte te Konices arrihet te behet, e para “Harta Gjeografike e shqiperise”, per te cilen ai shkruan, se hodhem ne te pak emera qytetesh e katundesh per te lehtesuar punen e nxenesve etj.
Konices nuk i shpetonte, asnje rast i çeljes se shkollave per mesimin e gjuhes shqipe ne kolonite shqiptare. Me admirim, jepeshin herepashere, jo vetem informacione per punen e atdhetareve per mbajtjen e ketyre shkollave. Konica shkruante me konsiderate dhe lavderonte shoqatat dhe atdhetaret qe benin te mundur funksionimin e ketyre shkollave.
Gjithashtu, nuk harronte Konica qe te lavderonte militantet qe jepnin mesimin e gjuhes shqipe ne keto çerdhe te atdhetarizmit.
– Merite te veçante ka Konica per zbulimin dhe botimin e te dhenave per simbolet shqiptare qe do te perdoreshin edhe ne shkolle per edukimin e nxenesve me ndjenjen e krenarise kombetare, si p.sh..
1.Te flamurit te Skenderbeut,
2. Te Himnit kombetar,
3. Te te dhenave per jeten e heroit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu,
4. Te dhenave per armet dhe perkrenaren e heroit tone kombetar, vendndodhjen e tyre.
5. Per simbolet qe deshmojne identitetin historik e kombetar te shqiptareve,
6. Per lashtesine e races sone,
7. Lashtesine e gjuhes shqipe,
8. Per identitetin e veshjeve tona kombetare,
9. Te folklorit, kanuneve me doket e zakonet thjeshte shqiptare.
10. Kengeve e valleve tona te larmishme,
11. Te virtyteve shqiptare, nderit, beses, burrerise, karakterit shqiptare etj.
12. Te natyres se virgjer e te mrekullueshme shqiptare.
13. Te kushteve mjedisore, klimes e deri tek rrezet e diellit per kalitjen dhe ruajten e shendetit.
14. Te guzhines origjinale shqiptare etj. etj.
– Mendimet dhe idete e Konices dhe te bashkepunetoreve te tij te shprehura ne revisten presticioze “Albania”, nga 1897 deri me 1909, ne Bruksel dhe Londer jane nje zberthim dhe pasurim i metejshem i Programit te madh te Rilindjes Kombetare per ndergjegjesimin e baskeatdhetareve, per kulturimin dhe bashkimin e tyre. Ato perbejne preludin, parathenien ideore, arsimore e kulturore e shpalljes se Shtetit te Pavarur Shqiptare, me 28 nentor 1912.
Ne kete menyre revista “Albania” u kthye ne nje shkolle te madhe mbarekombetare, ndonse ne ilegalitet te thelle.
Veshtrim etno-psikologjik mbi vetit e mira e te liga te shqiptareve*
– Duke u ndalut ne problemin e veçorive etno-psikologjike, mendoj, se eshte veshtire te ndeshet edhe nje i dyte si Konica, qe te kete njohur aq thelle vetite e mira e te liga te shqiptareve, boten e tyre te brendeshme, veshtruar, kurdohere me syrin realist, kritik, me syrin e qytetarit te kulturuar evropiano-perendimor.
– Konica ben radiografine e shpirtit shqiptar. Ne emer te shqiptarit Konica “refehet” me sinqerite, sikur te ishte perpara Krishtit, apo profetit Muhamet. Sinqeriteti dhe ndershmeria e Konices jane te jashtezakonshme. Per nga thellesia dhe çiltersia e mendimit ato jane perla te etno-psikologjise shqiptare te kohes se vet. Ato meritojne analize dhe trajtim te veçante. Ketu po ndalemi ne ndonje perfundim duke sjellur edhe shembuj konkret.Pra, veshtrimi perqendro-het vetem ne kufinjet e revistes “Albania”. Ne vitet e me voneshme Konica mirret gjeresisht me kete teme, por kjo perben objekt te nje trajtimi tjeter.
-Nga analiza psikologjike qe i ben Konica shpirtit shqiptar mund te themi se:
A). Rilindasit para Konices, me qellim te caktuar atdhetar, gati i hyjnizonin vetite e shqiptareve duke dhene, jo shqiptarin, ashtu, siç ishte ne realitet, po, me teper shqiptarin ideal, ate se si duhej te ishte Ai. Ne dallim prej tyre, Konica e paraqet shqiptarin lakuriq, ashtu siç e ka bere nena, siç ishte ne realitet, pra, shqiptarin e vertete te kohes per te cilen shkruan.
– Po te doni shembuj i gjejme tek Konica me shumice:
– “Me te medhenjet armiqt e Shqiperise,- e thame,- jane Shqipetaret.
– Spiunet qe paguan Halldupi, spiunet qe paguan Greku, spiunet qe paguan Shqau, nuk jane Halldupe, nuke Greker, nuke Shqe – jane Shqiptare.
– Duhet me pak argjent per te bler nje shakull djathe, se per te blere vedijen e ketyre kafsheve te cilet me punet qe bejne- felliqin emrin shqiptar”.
– “ Te huajt na marrin per te poshter dhe per te eger; kane te drejte: jemi te eger dhe te poshter. Duket sikur na vjen turp t’i themi botes qe jemi Shqipetare”. Shqipetaret jane frikacake, kur duhet te jene trima dhe jane “trima” kur duhet te jene te matur, te permbajtur.
– Shqiptaret mund te akuzohen se jane kriminel, vrases, hajduter, grabites, hakmarres, genjeshtare,gjakmarres,telehtekorruptueshem, patriarkal, thashethemexhi, dembele,shpifarake, kokeforte, kuriozi te pa ndreqeshem, mendje medhenje deri dhe budallenj, etj. etj.
– Te gjithe keto, e plot te tjera kane origjinen dhe shkaqet e tyre. Ato lidhen me historine e traditat tona, me kushtet shoqerore dhe ekonomike, me pushtimet e huaja, me zonen gjeografike, me klimen, deri me ushqimin etj. por, fatkeqesisht, askush nuk eshte marre me trajtimin e tyre. Edhe kur jane bere studime, jemi perqendruar ne tiparet pozitive, duke lene ne harrese “semundjet”, ato qe rrezojne organizmin. Po a mund te vazhdohet me tej ne kete menyre? Gjithsesi, Jo!
– Paraqitja nga Konica e te ligave (aneve negative) te shqiptareve ka shpjegimin e vet.
– Njeri prej tyre mund te lidhet me formimin e thelle dhe kulturen evropiane te Konices. Ai nuk eshte per fshehjen e gjerave, plages i duhet vene gishti, bisturia. Po qe, se duam, qe plaga te mjekohet, te sherohet, te shpetoje organizmi ajo nuk duhet te fshihet, perkundrazi. A nuk bejne vendet demokratike te perendimit te njejten gje me “semundjet” e tyre bashkekohore? A nuk bente shtypi i lire i perendimit edhe ne kohen e Konices te njejten gje, demaskimin e cdo te “keqie” te kombit vet. “Mjeksia” perendomore u del “plageve” ballepereballe.nuk i fshehe, perkundrazi i zbulon, i demaskon dhe i lufton ato per te “sheruar” vetevehten.
– Aresye tjeter, mund te ishte pretendimi thjeshte atdhetar i Konices: t’i prekte shqiptaret ne seder, t’i ngacmonte, t’i orientonte, atje ku u dhemb me shume; t’i cyste, madje ne nderin e tyre, ne karater, me synimi qe t’i nxiste, t’i nxirrte nga hipnoza, nga iluzionet dhe t’u tregonte menyrat e futejes ne rrugen e qyteterimit evropian. Pra, ishte synimi i nje lideri te vertete, largpames, i cili me gjithe energjite e veta vihej ne rolin e udheheqesit shpirteror te kombit te vet.
– Nga ana tjeter, kurresesi, nuk duhet pranuar, se rruga kryesore e Konices eshte venia e theksit tek vetite e liga te shqipetareve. Perkundrazi, “artileria e rende” e tij mbeshtetet dhe u referohet aneva te mira (vetite pozitive) te shqiptareve, te kultivuara ne shekuj si: nderi, trimeria, guximi, besa, burreria, bujaria, mikpritja etj. virtyte te njohura shqiptare. Ato i trajton gjere e gjate ne “Albania” me qellim qe te nxiste tek shqipetaret ndjenjat e krenarise kombetare, te atdhetarizmit e te shqiptarise. Por, Konica nuk linte ne harrese anet negative (veset), te cilat beheshin pengese ne rrugen e clirimit dhe te qyteterimit te tyre.
– Mund te kete ndikuar edhe nje shkak i trete: per te qene sa me bindes, sa me te sinqerte, d.m.th., per t’i treguar botes, se jemi edhe ne evropian, si te tjeret me te mira, por edhe me te meta e dobesi. Per t’u tregua te tjereve, se ne i njohim te metat tona dhe kemi forca per t’i luftuar ato. Per te treguar se kemi bote te pasur shpirterore, moral te qendrueshem dhe karakter te forte. Pra, shqiptaret jane te çilter, te sinqerte, te ndershem, te hapur, por edhe kompleks dhe, si te tille duhet te na njohe e pranoje Evropa me te mirat dhe te ligat qe bartim, ashtu siç jemi ne realitetin tone historik dhe shoqeror.
– B). Konica per paraqitjen e botes shpirterore te shqiptareve me anet pozitive dhe ato negative, veshtruar ne rrugen e zhvillit tone shoqeror, sociologjik e psikologjik perdore rruge, forma e mjete nga me te larmishmet: Ngjarjet historike, kenget popullore, legjendat, gojedhenat, fjalet e urta, perrallat, vjershat epiko-historike, tregimet artistike, etj.
– Si forma (mjete) u referohet dilogjeve te shkurtera midis personazheve qe perfaqesojne te kundertat, polemikave, ironise, satires, groteskut, sarkazmes therese etj.
– Konica, me qellim per t’i bere shqiptaret te njohur ne bote u referohet shkencetareve, studjuesve, udhetareve, ushtarakeve, diplomateve, gazetareve etj. miq te shqiptareve si p.sh., Hanit, Lordit Bayron, Hobhausit, Likut, Zonjes Edith Durham, Baronit Nopça etj.
– U referohet albanologeve te ndryshem gjerman, austrak,francez, polake, danez etj. Ata kane sherbyer, vizituar, kane bere ekspedita studimore ne trojet shqiptare, i njohur direct e kane shkruar per shqiptaret.
– Disa prej tyre njohin dhe flsnin gjuhen shqipe. Ja nje rast i tille: Konica sjell ne “Albania” kujtimet e gazetarit shume te njohur francez, z. de Blowitz, “pervendes i “ Times “-t ne Paris. “z. de Blowitz u-poç me Virchoww-in me 1878, ahere kur mbahej ne Berlin mbledhja e madhe e Shteteve qe shkurtoj aq bukur Turqine.
“ Kur ndenjem,- refen z. Blowwitz- fjala ra hop mi Mbledhjen qe mbahej. Po flisnim per kekimet e kombeve te vegjel qe ziheshin kush t’ish me i pari ne turqine Europiane.
– Doktori Vitchov (antropolog i njohur gjerman? Nenvizimi K.T) u-ngrit me nje here ne kembe: “ Qeh! (ja), me tha, kio eshte randza (raca) me te vertete e pare e ketyre vendeve. “ E me vuri perpara sysh tri kotske-koke te gjitha te bera si njera tjatra. “ Nje nga shoket e tu (gazetar) me dergoi te paren, e me pastaj mora te dy te tjerat. Jane koke Shqipetaresh te vrare perj Anadollakesh. Pa shikoni keto kotske. Sa te bukura! Sa te hieshme! Kur mora kete, te paren, kujtonja se ish nje perjashtim i rregulles ( ecepton). Po jane te gjitha keshtu, koket e Shqipetareve. Qe randza me e pare, e shume me e pare, se te gjithe te tjerat.” (nenvizimet K.T.)
Me poshte Konica shprehte keqardhjen, qe kjo raca ishte lene qellimisht ne erresire nga pushtuesit e huaj, lene pa arsimuar, ndonse kultura dhe historia nuk i kishin munguar.
– Kur eshte rasti per te folur per trimerine e shqipetareve Konica, perseri u referohet te huajve: Lordi Byron ne vepren e vet “Carl Harold” shkruante: “Djemt’ e Shqiperise kane zemra te tmeruara; po nuk jane pa virtute. Kush eshte armiku qe i pa njonje here te ikijne? Besnike te zeri i mirebesise a trimerise, fluturojne burrerisht ne me te medhate rreziqe pas gjurmeve kryesorit tyre.”.
Lordi anglez i pa ata ne fushen e luftes, por edhe kur ra rob ne duart e tyre, per disa kohe. Per kete theksonte: “Ah! Sa te pakte jan’ ata njerez qe, si Shqipetaret, deftohen shpirtlarter ne te tilla gjendje (situata)”. Grumbkov pasha, nji ferik (gjeneral) gjerman, ka thane ne nje gazete te Nemces ( n’ Neue Frete Presse t’ 4 majit) qe, “” Shqyptart jan trima te çuditeshem.. Un s’ po njof trima ma t’lidhun se kta Shqyptart te cilt- tui ran plummet e topat posi bresher- niteshin perpjet kalas LLarises tui kinumun (kenduar)!”.
– Po shqiptaret si u kendojne trimerive te veta?
“Hajredin pasha po vjen Radikes;
Valle ç’u bon malet e Dibres?
Bajn hov n’ fush t’ Gorices,
Bajn hov e lidhin besen:
Hajredin pashen a dot’a presem?
Mun me Dri te gjithe do t’vdesim!
…………………………………….
Mustaf Yakini, nji kime bardhe,
Boni sulm e zu me Dardhe.
– Gjasht mij vorre kush i bani?
– Gryk-e Vogel e Sheh Zerçani!”.
– Ne forme sinteze Konica e jep legjenden e mirenjohur te shqiptarit perpara litarit te cilin kur e pyesin; ne se e kishte ndier vehten me ngusht, ndonje here ne jete, ishte pergjigjur: “Po, kur me erdhi miku ne shtepi dhe nuk pata buke me i dhane!” Aty kryeshkronjesi shton edhe dy detaje: Pyetja i drejtohet te denuarit me varje me porosi te vezirir, Mustafa Pashe Shkodranit, i cili ishte shqiptar. Pasi e mori vesh pergjigjen pashai urdheroi t’i falej jeta malesorit. E thirri Pashai dhe i dhuroi malesorit te varferi disa koke dele duke e porositur: “ Shko! ne shtepi, mbaji delet e puno aren, qe kur te vije miku, here tjeter te kesh buke me i dhane!”
– Te huajve qe kane njohur nga afer shqiptaret u ka bere pershtypje mikpritja shqiptare. Per te ata kane shkruar me admirim si p.sh., E. Durham, baroni Nopça etj, etj.
– Mund te themi se tri jane shtyllat bazament te konstruksionit psikik te personalitetit shqiptar, te vena re mire nga te huajt: nderi, besa dhe karakteri. Te tjerat si trimeria, mikepritja etj. jane derivate te tyre. Per anet e mira te shqiptareve ne “Albania” gjenden shkrime, poezi, kenge popullore, fjale te urta, legjenda e te tjera te cilat kerkojne analize e trajtim te veçante.
– Drejtori dhe kryeredaktori i “Albania” nuk ka qene psikolog i mirefillet, por shkrimtare i talentuar. Me intuite, me mendje e tij depertuese, me gjenialitet ka arritur te penetroje ne shpirtin njerezore, deri ne detajet me te thella dhe t’a paraqese boten shpirterore, karakterin shqiptar, me te mirat, e me te ligat qe bart.
– Per kete ai perdore me mjeshteri te ralle mjete, variacione te goditura artistike, sa qe, ato tipate apo vese per te cilat shkrua te fiksohen ne mendje, me mire, se po te lexosh relacione shkencore psikiologjike.
– Po i referohem, p.sh., formes sarkastike me ane te se ciles e jep ai, kurreshtjen negative te shqiptareve, sidomos ne takim me te huajt: Ja si u drejtohej bahkatedhetareve: “Po-sa u poçet me nje te huaj, t’i hidheni dhe t’a pyesni. T’a pyesni naten, t’a pyesni diten, t’a pyesni pa pushim dhe per ç’ do gje: ç’eshte, ç’ben, sa fiton, sa ka me vete, sa i kushtoi kjo, sa i kushtoi ajo, ç’ ngjyre kane breket e tija, ç’hengri dje, ç’do te haje ne dy muaj, etj. Me ne funt t’i luteni te ju tregoje kesulen t’a shikoni mire; pastaj te nemuroni sa qime ka ne koke, etj.”. Edhe ne plot raste te tjera Konica ilustron ato ane negative te shqiptareve, te cilat u bien fort ne sy te huajve, qe marrin kontakt me shptaret.
– Ne nje rast tjeter, ne forme shakaje Konica ironizon “trimerine” dhe “zgjuarsine” e labit dhe mirditorit, siç duket te dy te gardes se Kara Mahmut Pash Shkodranit: “Kur u-pushue lufta me Mal-te Zi, Mahmut Pasha ishte tui u-kthye ne Shkoder me ushterie te vet. Me nji patalok,u-nnalne per me u-shlodhe, e Kara Mahmudi pa nji foljet mi te tsillen grizhla( tosk. Lataska) kishte ngrehe çerdhen e saj. Grizhla ishte ne çerdhe sypri voeve. Pveti veziri i Shkodres: kush asht ma i holli viedhes qi munnet me shkue me i mare voet pa turit grizhlen. Nji Lap u-zotnue me e ba kete pune, bani nje bire nen çerdhe e i dzuni voete ka nji ka nji, e i shtini ne dshep (xhep) pa turit grizhlen. Po nji Mirditas, qe ish nit mas tij, i shqepi dshepin me thike pa nie tietri, e Labi tui shti voe ne dshep te vet e mirditasi tui i prite ne dore. Kur vojti Labi perpara Kara Mahmudit, e pveti Veziri per voet: Labi shtie doren ne dshep per me kerkue voete,- habi! Voete nuk ishin. Atehere Mirditasi doli e i a shpuni vezirit. E keshtu pra u-refye se Mirditasit jane edhe ma te holle se Lebet… ”.
– Se fundi, nje çeshtje nderi qe lidhet me Konicen: Sidomos, gjate periudhes 1945-1950, shtypi zyrtare, shkencor e letrar i historiografise shqiptare e akuzonte Faik Konicen si agjent te Austro-Hungarise.
– Dihet boterisht, se Ministria e Jashtme e Vjenes ka financuar, nje shume modeste, vetem per shpenzimet tipografike te revistes “Albania”, siç e ka bere edhe per financimin e ndonje gazete tjeter shqiptare. Per kete financim ajo i kishte vene Konices dy kushte: a) Ne faqet e “Albanias” te mos perkrahej asnje agjitacion per lufte te armatosur kunder Qeverise osmane, sepse kjo binte ne kundershtim me politiken e Fuqive te Medha e te vete Austro-Hungarise, njeherit rrezikonte coptimin e trojeve shqiptare nga shovinistet fqinje, dhe b). Ne reviste te botoheshin artikujt ne te dy dialektet e gjuhes shqipe, me qellim qe “Albania” te lexohej nga sa me shume shqiptare.
– Per te ndriçuar kete moment, prof. J. Kastrati ka studjuar Arkivin e Ministrise se Puneve te Jashtme te Perandorise se Austro- Hungarise, ne Vjene, te periudhes 1897-1907, materialet qe kane te bejne me Konicen. Ato, profesori i ka perkthyer e botuar.
– Mbi bazen e dokumentave te Arkivit te Vjenes, Prof. Kastrati arrin ne perfundimin se: “…figura e Faikut eshte e paster, e panjolle, e paperlyer. Ai del patriot i shquar qe gjithe qenien e tij, gjithe energjite e tij intelektuale, gjithe perpjekjen e tij i ka vene ne sherbim te çeshtjes shqiptare, te kultures kombetare, te pavarsise se Atdheut”.

Filed Under: Histori Tagged With: PREZANTIM I REVISTES "ALBANIA", Prof.as. Dr. Kole Tahiri, TË FAIK KONICËS

EDHE GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU KA DOSJE

January 15, 2016 by dgreca

*KU E KE VARRIN,O GJERGJ KASTRIOTI ?!/
*KISHA E VAUT TË DEJËS KU ASHT KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI U HODH NË ERË NGA FADIL YMERI ME 30 MAJI 1969/
A e dini se edhe Gjergj KASTRIOTI – Skenderbeu… ka “Dosje” ?!/
Nga Fritz RADOVANI/
Kandidati i KQ të PPSh, dhe sekretar i PPSh në hidrocentralin e Vaut të Dejës, një nga mbeturinat anadollake të Shkodres Fadil Ymeri, po ua shpjegonte një ditë një grupit të teknikëve të Fabrikës së Pelhurave, i ulun në një tavolinë të mencës së saj, sesi para pak ditësh, me urdhën të mikut tij “shokut” Ramiz Alia, kishte hjedhë në erë me dinamit një nga veprat e artit të shekullit XIII, Kishën e Vaut të Dejës ku asht kunorzue Skenderbeu.
Fadili po krenohej per këte “besim” që i kishte vue detyrë PPSh… Me madhështi po ua shoqnonte me lëvizje duersh “hudhjen në erë… si një dishka e mbrekullueshme… kur pa u shpernda gurtë, Kisha kishte shkue një cope në hava, mandej ra e u shkatrrue!..”
***
Tashti, me “ringjalljen”… Nuk dij se çfarë detyrash u ka ngarkue “partia dhe qeveria” në vazhdim të shkatrrimit të Atdheut, trashigimtarëve të “veteranëve” që presin urdhna!..
Qendra e Tiranës asht kthye në një livadh të bukur kullose, jo vetem, per kalin e Gjergj Kastriotit, po edhe per nëpunësit e ministrive… të cilët, vazhdojnë me “besnikëri” me i qendrue parullës Ramiz Alisë: “Edhe bar do hajmë, po parimet nuk i shkelim!”…
Qendra e Tiranës më kujton një parullë që qarkullonte shumë vite perpara në Shkoder:
“Të bëjmë qytetin si fshatin!”… Ishte ajo kohë kur u pat mendue me shkatrrue Pjacen dhe qendren tek Kafja e Madhe… Besoj, ju kujtohet, që aty afer u hap kafe “Shangai”…
Na ruej Zot mendjen e kokës!..
Me të drejtë më thonte At Konrrad Gjolaj: “Asht fat i madh që “akademikët” injorantë, as nuk kujtohen ku asht Varrosë Gjergj Kastrioti, se edhe ate e kishin hjedhë në erë!…”
Melbourne, Janar 2016.

Filed Under: Histori Tagged With: EDHE GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU, Fritz radovani, KA DOSJE

Duke kujtuar dhimbjet e heroit të Reçakut – Ambasadorin William Walker

January 15, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA – New York/
17 – vjetori i një prej ngjarjeve të përgjakshme në fshatin Reçak të Shtimes, masakrës kur forcat serbe, vranë 45 civile shqiptarë qytetarë të Kosovës.
NEW YORK : Dita e sotme shënon 17 – vjetorin e një prej ngjarjeve të përgjakshme në fshatin Reçak të Shtimes, masakrës kur forcat serbe, vranë 45 civile shqiptarë qytetarë të Kosovës. Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori William Walker, këtë ngjarje, me të parë në cilësinë e vezhguesit ndërkombëtar, e pati cilësuar pamëdyshje si një “krim kundër njerëzimit”.
Masakra e Reçakut – më pas do të njihet si një nga ngjarjet kryesore, që ka shënuar një kthesë të madhe qysh në atë kohë, në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë e asaj kohe dhe Kosovën, duke i paraprirë të gjitha tyre çfarë ndodhën – që çuan deri tek fushata e 78 ditore e bombardimeve ajërore të NATO-s.
Kosova, e lirë dhe e pavarur sot po e kremton me pietete këtë ngjarje, duke mbajtur ceremoni të ndryshme përkujtimore në nder të viktimave të pafajshme.
Sot, njofton Bota sot, nga Prishtina përkujtohet sakrifica e Reçakut, dhe nderohet lart figura e William Walker
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga duke folur në akademinë përkujtimore për masakrën e Reçakut se Reçaku shënoi kthesën e madhe historike për Kosovën duke shënuar bindjen e bashkësisë ndërkombëtare që ndërhyrja është e domosdoshme.
Sipas saj Reçaku është fundi i një historie të dhunës dhe dëshmon sakrificën e madhe të gjeneratave të tëra.
Jahjaga tha se Reçaku është gurthemeli i shtetit të Kosovës dhe fundi i një epoke të rëndë hegjemoniste.
Po ashtu Jahjaga duke përshëndetur ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë William Walker tha se Reçaku po ashtu është një rrëfim i pandarë i një miqësie të përjetshme me SHBA-të dhe një lidhje e fuqishme me Bashkimin Evropian.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë nderuar sot viktimat e Reçakut.
Presidentja bëri zbulimin e bustit të William Walker, i cili ishte bërë faktor që masakra e Reçakut të marrë vëmendjen ndërkombëtare.
Kjo masakër ishte cilësuar nga Walker si krim kundër njerëzimit.
Walker i cili sot ka qenë i pranishëm në Reçak është shprehur i lumtur se kjo masakër kujtohet në këtë mënyrë.
“Jam shumë i lumtur t’i shoh shumë njerëz këtu. Nuk e dija sa mirë përkujtohej Reqaku, por e di se ai e përkujton, unë e përkujtoj, por të shohësh kaq shumë fëmijë dhe njerëz këtu është shumë mbreslënëse dhe jam shumë i inkurajuar nga kjo”, tha Walker.
Në akademinë përkujtimore që po mbahet në Shtime, shkruan Bota sot, po marrin pjesë edhe krerë tjerë të shtetit, familjarë të dëshmorëve dhe personalitete tjera.
Duke kujtuar dhimbjet e heroit të Reçakut – Ambasadorin William Walker
Shqiptarët e Amerikës, sidomos ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, me luftëtar djemt e vajzat shqiptare nga nga Shtetet e Bashkuara e kan kujtuar për çdo vjet këtë ngjarje – me mikun e tyre të madh ish-Ambasadori Uilliam Uokër (William Walker), kryetar i OSBE-së në Misionin e Verfikimit të Kosovës në vitet 1998-1999.
Kurse, nga përkujtimet e shqiptarëve të Amerikës, në këtë 17 vjetor ua sjell dhe një kujtim nga Vatranët, të cilët në Bethesda – Maryland morën pjesë më 27 tetor 2007 në ceremoninë mortore në vdekjen e bashkeshortes së tij Aldeize Nery Walker.Kan qenë 9 vjet më parë një grup vatranësh, nën/kryetari i Vatrës, z.Agim Rexhaj, Zef Balaj, Sejdi Hysenaj, Zabit Bytyçi, Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, e Musli Mulosman, të cilët, në emër të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, shoqërisë më të vjetër në SHBA-së, Vatrës famëmadhe, i dorëzuan mikut të shqiptarëve një telegram ngushëllimi heroit të Reçakut, mikut të madh të shqiptarëve Ish-Ambasadori Uilliam Uokër (William Walker), kryetar i OSBE-së në Misionin e Verfikimit të Kosovës në vitet 1998-1999, ku në mes të tjerave thuhej se me këtë rast e përkujtojmë me dhimbje, edhe Masakrën e Reçakut. “Ata thanë se Perkujtojme me mall dhe dhimbje të madhe 45 dëshmorët e 15 janarit 1999, ditën kur rregjimi anti-shqiptar serbo-sllallvë në emër të urrejtjes masakroi 45 njerëz të pambrojtur dhe pafajshëm, mes tyre fëmijë, gra dhe pleq, vetëm e vetëm se kishin bërë një faj – që ishin shqiptarë. Me këtë rast thonë ata na lejo zoti Ambasador Walker, të shprehim edhe një herë ngushëllimet tona për humbjen e gruas suaj, njeriut të zemrës, zonjës Aldeize Nery Walker, e cila po shkon në jetën e amnueshme.”
Ish Ambasadori Uilliam Uokër (William Walker), kryetar i OSBE-së në Misionin e Verfikimit të Kosovës në vitet 1998-1999, është nga radha e atyre miqve të shqiptarëve, i cili vjen nga sferat më të larta të politikës së SHBA-ës.
Ambasdori Walker, ka qenë dhe mbete besnik i mbështetjes së plotë për pavarësinë e Kosovës.
Ai është një ndër ata, i cili është shprehur zyrtarisht se: “Nuk kam asnjë besim se udhëheqja aktuale serbe ka nxjerrë mësimet e duhura nga koha e Millosheviçit. Nëse ata(sërbët) kërkojnë që një popull t’i përkasë shtetit të tyre, atëherë ata të mos bëjnë çdo gjë që është e mundur për ta poshtëruar, për ta shtypur dhe për ta çrrënjosur nga faqja e dheut atë popull”.
Për mendimin e ish Ambasadorit Uilliam Uokër (William Walker), thuhet se çdo përpjekje e bashkësisë ndërkombëtare për ta rilidhur Kosovën me Serbinë, sado të dobëta të jenë këto lidhje, pavarësisht se federata nuk është më, pavarësisht zgjerimit të autonomisë, nuk ka asnjë shans për sukses. Kosova është e pavarur – sovrane dhe aspirante e bashkësisë ndërkombëtare dhe aspiron për tu bërë anëtare e familjes së madhe europiane.

Stuhia e Zjarrtë që erdhi pas Raçakut

Duke deklaruar skenën në Raçak «si skena më e tmerrshme» që ai kishte parë ndonjëhere, William Walker, shefi i Misionit Nderkombëtar të Verifikimit në Kosovë, mund të ketë menduar se ai po bënte një gjykim të drejtpërdrejtë dhe njerëzor të një realiteti të ashpër. Në atë kohë, duke ju folur gazetarëve në 16 Janar, ai ishte duke qëndruar përpara një grupi prej më se 20 trupash në një luginë të ngushtë. Ku mbi 45 trupa u gjenden mbi një kodër në këtë fshat të vogël në pjesën jugore të Kosovës, në mes tyre 3 gra, një fëmijë 12 vjeçar dhe trupi i një plaku 80-vjeçar.
Më 15 janar 1999, forcat serbe ekzekutuan 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, 25 km në jug të Prishtinës.Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, Wiilliam Walker pasi vizitoi vendin ku u bë masakra, tha se ajo që kishte parë ishte ngjarja më trishtuese në jetën e tij. Zoti Walker e cilësoi këtë ndodhi si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Në këtë masakër të forcave serbe u ekzekutuan 45 civilë shqiptarë. Viktimat e asaj masakre, tronditën botën. Për shkak të deklaratave të tij, që nxitën më pasë reagimin ndërkombëtar për të ndalur dhunën ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë, ish- qeveria e asj që ashtuquhej atëhere “Jugosllavi”, e cila u shkërrmoq, e shpalli zotin Walker “person non grata”.
Pas rreth dy muajsh, nga masakra e Reçakut, NATO filloi sulmet ajrore kundër caqeve serbe që zgjatën 78 ditë. Ndërsa ish presidenti i asj që ishte mbetje e “Jugosllavisë”, i cilësuar ndërkombëtarisht si kryekasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq – u akuzua nga Tribunali i Hagës, për krime kundër njerëzimit në Kosovë, përfshirë këtu edhe masakrën e Reçakut, u mbajtë në burg dhe nuk arriti të dënohet, pasi ai vdiq në burg pa pritur përfundimin e procesit gjyqësor, në një qeli të saj.
Mirpo, ja që dhimbjet janë dhimbje e hidhërime. Pjesë pandarë e jetës sonë. Edhe në një hap, të parë nga shqiptarët si hapi i fundit për pavarësinë e Kosovës – kur, po shënohej 9- vjetori i Masakrës së Reçakut, e cila, i hapi rrugën e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, kundër objektivave e caqeve serbe, heroi i Reçakut, miku i madh i shqiptarëve, kaloi një nga momentet më të hidhura të jetës së tij. Në moshën 59 vjeçare, atij 3 muaj më parë i vdiq bashkëshortja, zonja Aldeize Nery Walker . Ajo qe e lindur në Mandus të Amazonës në Brazil më 16 shtator 1948. Bashkëshortja e Ambasadorit William G. Walker (Uilliam Uolkër), ka ndërruar jetë në 23 tetorë 2007. Zonja Aldeize Nery Walker, vdiq pas një lufte dyvjeçare me sëmundjen e pashërueshme dhe vdekjeprurëse, atë të kancerit në kokë. Gruaja e Ambassadorit William G. Walker, e ndjera Aldeize Nery Walker, ishte një nënë, shembullore dhe e e devotëshme e katër fëmijëve Douglas Walker, Christopher Walker, Gordon Walker dhe Gillian Turner. Gjyshja e Madeline dhe Julia Turner. Ishte ajo që la pas vetes babanë Vivaldo Suarez De Souza dhe nënën e saj Maria Hortensia Nery De Souza.
Pikëllim i madh për vdekjen e bashkëshortes, “shoqes”, “dashurisë”, njeriut që nuk iu nda as në të mirë e as në të keq…
Megjithëse, kjo ishte një humbje e rëndë, e quajtur personale për Ambasadorin William Walker, shqiptarët e Amerikës, i u gjenden pranë dhe ndanë së bashku me të, atë pjesë të dhimbjes e hidhërimit që u takonte atyre me këtë rastë. Sipas traditës sonë, thuhet se në raste të tilla se: “Miku i mirë njihet në kohë të vështirë”. Ky kod i pashkruar moral i shqiptarve, ndoshta ka shtyrë edhe disa grupe shqiptarësh, të udhëtonin atë ditë me orë dhe klimoetra të tëra, nga shtete të largëta të SHBA-s, si nga Teksasi, Nju Jorku, e Nju Jersi, e tjer, për të marr pjesë në atë ceremonin mortore të zhvilluar në mjediset e shtëpisë mortore “Pumphrey Funeral Home” në rrugën Wisconsin Ave të qytetit Bethesda, në shtetin Maryland.
Patjeter, qe vdekja e saj ishte nje humbje e rëndë për ish diplomatin e shquar e të guximëshm, i cili në vitin 1999, i ngarkuar me drejtimin e Misionit Verefikues në Kosovë, i bëri të ditur botës mbarë krimet e rënda sërbe, duke i dhënë “dorë” NATO-s, se gjendeshin prova për ndërhyrjen ushtarake kundër serbëve dhe se ajo ishte e domosdodshme dhe plotësisht e justifikueshme. Aldeize Nery Walker, një veprimtare e njohur e të drejtave të njeriut, zyrtare e emigracionit. Së cilës, shqiptarët e Amerikës i dhanë lamtumirën e fundit, së bashku me bashkëshortin e saj, ish ambasadori amerikan në Salvador e Brazil, William G.Walker, nënën e babai i saj, fëmijët, nipat e mbesat, miq dhe dashamirë, kolegët e koleget të saj, njerëz të njohur të istitucionve të larta amerikane nga CIA, dhe Departamenti i Shtetit, njerëz të artit dhe kulturës.
Pjesëmarrës në ceremonin mortore, ishin edhe një grup përfaqësuesish të Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, dhe veprimtar të komunitetit :nën/kryetari Agim Rexhaj, Zef Balaj, Sejdi Hysenaj, Zabit Bytyçi, Lumi Hadri, Florim Krasniqi, Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj e Musli Mulosmani, të cilët, vendosën edhe një kurorë me lule të freskëta.Një grup luftëtarësh – ish anëtarët të Batalionit luftarak nga Amerika, Atlantiku, dhe ish- drejtori Egzekutivë i KKSHA, zoti Avni Mustafaj, si dhe përfaqësues nga disa organizata e shoqata të tjera, në diasporë, të cilat shprehen ngushëllime,e vendosën kurora me lule.
Ajo ishte gruaja e ambasadorit Walker – mikja jonë
Ambasadorin William Walker, gjatë ceremonisë së funeralit të bashkëshortes së tij – foli për jetën bashkëshortore, marrëdhëniet e mira, dashurinë, dhe sakrificat e gruas së tij – duke e quajtur atë si një grua burrëreshë, siç i themi ne shqiptarët. Pos, pjestarëve më të afërt të familjes në këtë ceremoni – një vend i veçantë tek fjalimet e lamtumirës, i u dha edhe shqiptarëve.
Folën: njeriu më i afërt nga shqiptarët me ambasadorin William Walker, veprimtari e biznesmeni i suksesshëm Florin Krasniqi, veprimtarët e aktivistët dalluar të komunitetit z. Harry Bajraktari znj. Lumi Hadri e Nora Kelmendi.
Në vitet e fundit, ndonëse në pension, ambasadori Walker, i ka qendruar pranë komunitetit shqiptarë në SHBA, i cili gjithmonë e ka pritur ngrohtë duke i shprehur mirënjohje për shëmbullin e tij. Nga ana e vet ambasadori Walker ka mbetur luftëtari i një të ardhme më të mirë për Kosovën e shqiptarët. Pjesmarrja e shqiptarëve në këtë moment të vështirë për mikun që u u gjend në çastete më të vështira për popullin shqiptarë, ishte një tjetër shprehje humane e bujare e mirënjohjes sonë për guximin që ai tregoi për ne.
Pjesëmarrja e shqiptarve në atë ceremoni mortore, la mbresa të thella nga fakti që aq shumë shqiptarët e Amerikës, e mbajnë mend atë që ndodhi nëntëvjet më parë. Atmosfera ishte prekëse, pikëlluese dhe ndjehej tek çdonjeri fryma e ndarjes së përbashkët të dhimbjes dhe hidhërimit të përbashkët.

Filed Under: Histori Tagged With: 17 Vjet, Recaku, William Walker

“A Republic in Spac”

January 14, 2016 by dgreca

By Lindita Karadaku/
Two professors of Tirana University Dr. Julian Bejko and Dr. Dritan Karadaku, together with their students have produced a documentary about Spac and what it represents in our collective memory of the past. One of the messages is that of recovery, hope, strengthening of democratic principles, tolerance, education and rational optimism. Despite the suffering, pain and sadness that Spac and our country embody, their message is: “Still we rise!” This is the only way!
“To be taken to jail because you write a poem, to be imprisoned because of faith in the existence of God, to be imprisoned because of not thinking about human beings as a clay ball that one can give shape as desired through the state. But what makes people be so unreasonable? What leads them to believe that prison and mine is a place of education? What makes them hope that through hatred, one can produce goodness? ”
Thus begins the documentary of the two professors and their students performed in what is left of the land of hell, the prison of Spac, a scary model of “education” during the dictatorship.
The professors were in a dilemma as to name it the Spac Republic or a Republic in Spac, a film or a documentary. They started from the prominent text of Plato, The Republic, which deals with the various philosophies that affect human life, society, state, economy, art and politics. From there they reached the title, and also screened the Allegory of the Myth of the Cave of Plato. It seems that the origin is Plato, whose basic ideas are explained through Spac and our history. It’s a film that derives from philosophical and humanistic ideas that culminate with the conviction and death of Socrates. This is the tragedy of human stories ever centuries, killing of thought, dignity and freedom. That is one of the main reasons why inhuman creatures like “Spac” are made possible.
Julian Bejko, professor of social sciences in Tirana University, Ph.D. Why should the students learn about Spac and what it represents?
Among other things, the students and the young generation, starting from a pragmatic approach, have to cope with the past to understand that part of their troubles and concerns are arising precisely from it. Their relation with the past is largely virtual and perfunctory. But a student of social sciences should start the first day of learning from this visit. Even more, every semester, they can have such visits in different places of that period. We wanted to make a visit, probably the first of a group of students-professors in these 25 years as much as we wanted to document Spac in its last days – there are rumors that it will be restored.
Why not previously done at the university?
After graduation, masters and Ph.D. in Paris, in philosophy, and return to Albania to work as lecturers at the Faculty of Social Sciences (UT), nearly for ten years now, we started showing films and documentaries integrated into the framework of lectures and university programs. Combination of philosophy, sociology, political science with cinema and involving arts was a novelty for the faculty, which continued with the creation of a master’s level course on the Albanian cinema during the dictatorial regime. Two volumes of books were published (Julian Bejko Society of Cinema I, II, 2012, 2013) which assist the student and the Albanian reader in gaining knowledge and reflections about the Albanian society of the XX century. In a word, we tried to start in the faculty some tradition as much profound as experimental of the social sciences with art, an experience that got us closer to the possibility of realizing this documentary.
They did not have any financial support to realize the documentary and used their salaries as lecturers and the students spend from their pocket to visit Spac. Screening this documentary is likely to be the largest gathering of students, teachers and other stakeholders, ever done in Albania on the topic of Spac and beyond. It’s like a scientific conference without the monotony that characterizes it, or better to say an opera in 15 acts, a cinematic journey into something that is so close, so alive and so within us still today.
Dritan Karadaku, professor of philosophy in Tirana University, Ph.D.
You belong to a generation that has lived a little or not at all the time of the dictatorship. Why is this interest of yours to do something like that for Spac?
Perhaps precisely because we have lived a little in the time of dictatorship and nothing connects us not personally to Spac, it was important to do something. This is the history and the events of the country and our people. Interest on Spac is an interest to understand the society and ourselves, the period in which our parents and grandparents lived, old days that come closer as soon as you enter Spac. We wanted to understand more and overcome the barriers of thinking, break the ordinary speaking about something without ever being there, without knowing it.
How would assist in the collective memory of the young generation education with the truth of Spac?
The intergenerational education must begin from reflection on such events where Spac is the chimney of an even larger and heavy smokescreen. This was the opinion of the philosopher Theodor Adorno after the horrendous and unprecedented events of World War II and the Shoah. But we as Albanians, should originally remember that Spac is there, that it exists, that it is an opened chapter, unwritten well or written with all kinds of calligraphies, whipped with overlapping meanings. Memory is something very fragile, even more so when it comes to the memory of a nation and society. The truth of Spac is one of the nodes that must be understood, that requires time and a lot of reading methods before starting to solve it. It is a node interconnected with many other joints and it cannot be strictly the work or job of different specialists. We believe that the establishment of a polyphony of fundamental truths is needed, from which we can consolidate democracy and the society.
Among others, the documentary owns a valuable documentation and inventory value. In addition to video images, they have composed about 100 pictures each with its own significance. The documentary has an energy of information, photographic evidence of Spac and the Spac of transition. Also, through philosophy and poetry, references on world personalities like Socrates, Plato, Naim Frasheri, Maya Angelou or Lincoln, they have strived to transmit their messages to the generations of young Albanians, who begin to care about their past and at the same time, build up their tastes and opinions starting from those personalities. One of the messages is that of recovery, hope, strengthening of democratic principles, tolerance, education and rational optimism. Despite the suffering, pain and sadness that Spac and our country embody, their message is: “Still we rise!” This is the only way!
Trailer of the Documentary “A Republic in Spac”
https://www.youtube.com/watch?v=kfmo_PamUs4&feature=youtu.be

Filed Under: Histori Tagged With: “A Republic in Spac”, Lindita Karadaku

Shënime për historinë e themelimit të Degës së Partisë Demokratike Shkodër

January 14, 2016 by dgreca

Shkruan:Dr. Eduard Grishaj/
I dekoruar me Medalje te Artë, Pishtar i Demokracisë/
Jehona e erës demokratike që fryu në vitin 1989 në Europën Lindore ishkomuniste, u ndie edhe në Shqipëri, dhe veçmas në Shkodër. Teksa rregjimet diktatoriale në vendet i ish traktatit të Varshavës, po shembeshin një e nga një, në Shkodër, një grusht burrash kishin marrë vendimin të organizonin një demostratë paqësore, me objektiv kryesor rrëzimin e bustit të dikatorit Stalin, që gjendej në mes të qytetit, si shenja më kuptimplotë e terrorit shtetëror komunist, i cili në Shkodër më shumë se kudo, për afro gjysëm shekulli, kishte vënë nën thundrën e përndjekjes një popull të tërë duke vrarë, burgosur e internuar, plaçkitur e sekuestruar, të gjithë elementin opozitar. Demostratës së 14 Janarit, Diktatura iu përgjigj me barbarinë e saj: mbi 160 qytetarë të arrestuar e torturuar, duke shkuar deri në dënime ekstreme me akuzën e veprimtarisë armiqësore kundër pushtetit popullor, ndërkohë që publikisht e kishte mohuar si fakt të ndodhur. Edhe pse nën terrorin e egër shtetëror i cili tashmë po mbante të angazhuar për patrullim e vigjilencë deri pensionistët veteranë, Shkodra vazhdoi të qendronte duke pritur rastin e rradhës për të demostruar edhe njëherë etjen e saj për liri dhe demokraci. Demostrata e 16 Qershorit, ishte një tjetër sinjal i qartë ndaj diktaturës, e cila, e mbetur pothuajse e vetme nuk kishte asnjë shans të mbijetonte përballë një ndryshimi rrënjësor të botës.
Diktatura nuk u ndal të reflektonte as para ngjarjeve të ndodhura në bllokun e ambasadave të huaja. Qytetarët që çanë hekurat e izolimit u quajtën jashtëqitje, ndërsa Shqipëria, as lindje as perëndim, duke dëshmuar se arroganca politike kishte mbërritur në fazën e fundit të degjenerimit, atë të shterpësisë.
Në të hyrë të dimrit, Shkodra i mbajti sytë e zemrat hapur ndaj ngjarjeve të pritshme studentore. Informacionet që vinin nga Tirana përcillnin shpresë se një lëvizje me përmasa mbarëshoqërore ishte në prag të shpërthimit. Dhe jo rastësisht, në krye të kësaj lëvizjeje, që në orët e para, do të shquheshin shumë studentë shkodranë: Tefalin Malshyti, Arben Broci, Shenasi Rama, Edmond Bushati, Adrian Paci, Alban Pici, Arben Lika, Arben Muça, Arben Okaj, Arben Ibro e dhjetra studentë të tjerë, jo më pak të rëndësishëm.
Shkodra, duke vlerësuar sinqeritetin e kësaj lëvizjeje, u gjend që në orët e para në mbështetje të saj. Që me shpalljen e themelimit të Partisë Demokratike me 12 Dhjetor, nga Shkodra merr pjesë në mitingun e organizuar në Qytetin Studenti Z. Pjetër Arbnori. Ai takon disa nga drejtuesit nismëtarë, duke parashtruar idetë e tij të mbështetura në kulturën dhe përvojën personale. Ditët në vijim marrin kontakt me drejtuesit e PD në Tiranë Zotërinjtë Xhemal Uruçi dhe Surri Dizdari, por i pari, ngarkohet nga Qendra si person kontakti.
Ndërsa në Shkodër, me 13 Dhjetor, zhvillohej demostrata antikomuniste që do të kulmonte me shembjen e bustit të diktatorit Hoxha, Z. Kolec Ndoja në emër të një grupi të rinjsh antikomunistë, merr kontakt me drejtuesit e PD në qendër. Krahas pajisjes me autorizim nga Azem Hajdari, ai ngarkohet të sjellë në Shkodër 50 kopje të Statutit dhe Programit minimal të PD, të cilat u shpërndanë nga Z. Eduard Grishaj në datat 14-15-16 ndër intelektualë me bindje antikomuniste në Shkodër. Po me 13 dhjetor, lexohet në mjediset e Shkollës Artistike Prenk Jakova një kopje e programit, sjellur në Shkodër nga studentët e Institutit të Lartë të Arteve Arben Muça, Adrian Paci, Vahid Çoku dhe Andi Hila. Të drejtuar nga Shenasi Rama, grupi i studentëve, nën terrorin e strukturave shtetërore zhvillojnë takime me studentë të Institutit Luigj Gurakuqi, me nxënës shkollash të mesme, me qytetarë dhe krerë të institucioneve fetare.
Diktatura edhe kësaj rradhe iu përgjigj egërsisht demostratës me arrestime pas mesit të natës të kryera nga forca të shumta policore të ardhura nga Kryeqyteti. Disa nga demostruesit, nisur nga përvoja e hidhur historike dhe agresiviteti me të cilën po kryhej operacioni policor, u fshehën; disa morën rrugën për t’u arratisur. Në tentativën për të kaluar kufirin me Jugosllavinë, vritet nga forcat e kufirit, Olsi Lorja, njëri nga demostruesit më aktivë. Gjykata, iu vu punës për të dhënë dënime të shpejta, me akuza nga më banalet.
Pikërisht në këtë klimë, me 14 dhjetor në kulmin e një terrori shtetëror, mblidhen për herë përpara Hotel-Turizmit nismëtarët Xhemal Uruçi, Kolec Ndoja, Fran Gjergji, Ilirian Idrizi, Eduard Grishaj, Surri Dizdari, Mark Mhilli. Zoti Alfons Grishaj, për shkak të ndjekjes nga organet e Degës së Mbrendshme, nuk mori pjesë në këtë takim. Megjithëse takimi u krye në qiell të hapur u morën disa vendime të pjekura:
1.Grupi nismëtar të mblidhej çdo pasdite.
2.Mbledhjet të zhvilloheshin në banesat private që ofronin kushtet e përshtatshme.
3.Meqënëse grupi ishte i pastrukturuar u kërkua që Komisioni Nismëtar i PD në qendër të autorizonte të deleguarit për të shoqëruar procesin strukturues në përputhje me statutin.
Mbledhjet u zhvilluan rregullisht në banesat e nismëtarëve Lilian Idrizi, Mark Mëhilli dhe Nikolin Thana, i cili iu bashkangjit grupit menjëherë. Në emër të parimeve demokratike, ishte i lirë të merrte pjesë çdo qytetar që shprehte vullnetin për të aderuar në Partinë Demokratike, edhe pse respektimi i kësaj norme shpesh shkaktonte probleme. Impulse akoma më të mëdha i dhanë veprimeve ardhja e studentëve nga Tirana Edmond Bushati, Arben Broci, ndërkohë që pranë grupit të nismëtarëve u atashuan si të deleguar Shenasi Rama dhe Tefalin Malshyti. Në vazhdim grupit i bashkohen Zhani Sekuj dhe Eduard Perjaku. Njëkohësisht dhe me shumë intensitet kanë bashkëpunuar Viktor Kasneci, Tefalin Malaj, Çesk Bici, Ibrahim Bilali, Paulin Ndoja etj.
Grupi nismëtar mori përsipër të zhvillonte me sukses mitingun ku do të shpallej themelimi i degës së PD Shkodër, në përputhje me axhendën e PD në qendër. Në funksion të këtij programi, me 28 Dhjetor, në shtëpinë e Lilian Idrizit, grupi vendosi të hartonte një dokument, i cili në përputhje me ligjin për partitë politike, bënte zyrtarisht të vlefshme kerkesën që i duhej drejtuar Degës së Punëve të Brendshme Shkodër për lejen e mitingut që u la të zhvillohej me 3 Janar 1991. Mbledhja përcaktoi edhe individët që do të përshëndesnin mitingun. Pjetër Arbnori u ngarkua të përshëndeste me një mesazh të veçantë, atë të pajtimit kombëtar. Dokumenti i datës 28, është tashmë i njohur publikisht.
Realizimi i mitingut përbënte një sipërmarrje të vështirë. Nga njëra anë, Sigurimi i Shtetit përhapte zëra se Mitingu do të përgjakej për shkak të një hasmërie; nga ana tjetër, zëra që vinin nga aktivistët e një subjekti politik që priste të legalizohej, e ashtuquajtura Partia Popullore e Bashkimit Fetar, po tentonin të përhapnin në popull, idenë se PD nuk ishte tjetër veçse një derivat i Partisë së Punës. Nismëtarëve të PD në Shkodër u vjen në ndihmë një kasetë me fjalimet e mbajtura nga liderët e rinj të PD në mitingun e zhvilluar në Elbasan, e cila u shumëfishua dhe fashiti çdo hije dyshimi.
Mitingu i 3 Janarit është një nga mitingjet më madhështore të realizuar ndonjëherë në Shqipëri. Mbi 75 mijë pjesëmarrës nga qyteti dhe mbarë rrethi. Ky sukses, i dha grupit nismëtar një shtysë të fuqishme për të hyrë në rrugën e zgjedhjeve me pretendimin e padiskutueshëm të fitores. Grupi në bashkëpunim me Qendrën, vendosi konstituimin me datën 12 Janar 1991. Të deleguar nga Tirana ishin Azem Hajdari, Arben Imami, Preç Zogaj dhe Arben Demeti. Disa nga aktivistët e pranishëm, Eduard Grishaj, Mark Mëhilli, në shtëpinë e të cilit zhvillohej mbledhja, Tefalin Malaj etj. vendosën të rrinin në pozitat e aktivistëve të thjeshtë, për t’i lënë vend kooptimeve të mëvonshme. I pari, megjithë insistimin e nismëtarëve të tjerë paraqiti argumentin e prezencës së vëllait të tij Alfonsit si të mjaftueshme në këtë komision, duke synuar të shmangej edhe imazhi se PD po klanizohej ende pa u ngritur mirë. Në mbledhje u diskutua gjithashtu nëse zgjedhja e Z. Pjetër Arbnori si Kryetarit i Komisionit nismëtar, me cilësinë e ish të burgosurit politik, shënonte një kalim në ekstrem, diskutim që u zgjidh nga parimi i votës. Në vijim, po me votë u zgjodh sekretar, Z. Surri Dizdari. Komisioni nismëtar përbëhej kështu nga 12 antarë: Pjetër Arbnori, Surri Dizdari, Xhemal Uruçi, Alfons Grishaj, Edmond Bushati, Arben Broci, Zhani Sekuj, Kolec Ndoja, Lilian Idrizi, Eduard Perjaku, Fran Gjergji, Nikolin Thana. Në këtë, mbledhje, me kërkesën e Z. Arbnori u diskutua edhe çështja e largimit të Z. Shenasi Rama nga Komisioni Nismëtar i Partisë Demokratike në Tiranë.
Komisioni nismëtar, bashkë me kooptimet që vijuan, udhëhoqi me sukses të gjitha detyrat që i ngarkonte koha: Ngritjen e strukturave bazë, takimet për shpalosjen e programit, përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë sipas parimit të hapjes, e mjaft të tjera, ndaj nuk ka qenë e rastit që PD e Shkodrës çoi në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e vitit 1991, 16 deputetë nga 19 zonat që kishte rrethi.

Filed Under: Histori Tagged With: Dr. Eduard Grishaj, Historia e themelimit, shkoder, te deges se PD

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 457
  • 458
  • 459
  • 460
  • 461
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT