Mbi 30 familje të fshatit Shëndëlli, pak kilometra larg Butrintit, jetojnë me të ardhurat nga shitja e suvenirëve dhe prodhimeve artizanale të traditës, që i tregtojnë në Parkun Kombëtar të Butrintit. Banorët, shumica nga Mirdita, por edhe nga zona të tjera të veriut të Shqipërisë, u vendosën këtu vite më parë, si punëtorë të plantacioneve me mandarina e fushave të mbjella me bostan, por më pas ndërtuan shtëpitë e tyre mbi kodrën e kishës së Shëndëllisë, duke krijuar edhe fshatin me të njëjtin emër. Andrea Ndoj, njëri prej djemve të rinj që merret me punime artizanale thotë se jeta është e vështirë dhe se kjo punë përbën tani të vetmet të ardhura për familjen e tij. Imitojmë mozaikët e Butrintit sipas stilit me pika, sqaron Andrea, i cili i ka studiuar me detaje mozaikët, sidomos atë të pagëzimores që shfaqen në shumë prej punimeve. Materialet, kryesisht gurë dhe dru, grumbullohen në natyrë, latohen dhe më pas hidhet motivi. Për një suvenir të vetëm Andrea shpenzon gati 4 orë. Ai thotë se koha dhe kërkesat kanë bërë që të shtohen motivet dhe përmasat e objekteve që tregtohen. “Mund të shiten 4-5 euro, varet nga madhësia dhe zbukurimi që ti bën”, thotë Andrea. Por, në Butrint, krahas mozaikëve të risjellë në copa guri, druri apo të qëndisura me dorë, vijnë edhe motivet e veriut të Shqipërisë në shalle, çorape dhe pjesë të veshjeve ceremoniale. Prena Mrruku thotë se të gjitha ngjyrat e natyrës mund t’i mbledhësh brenda një punimi me shtiza të çorapeve për gra të Mirditës. Ajo mësoi ta bënte këtë punim që kur ishte fëmijë, kohë kur në vend të shtizave ende përdorte thupra druri. 3 persona nga familja e saj punojnë për orë të tëra motive të vjetra e të reja. Prena thotë se objektet që ajo përdor për përpunimin e leshit janë mbi 200-vjeçare dhe i solli me vete nga Mirdita kur vendosi të jetonte në Shëndëlli. “Të huajt i pëlqejnë shumë këto punime. Ka dhe shqiptarë që i blejnë për njerëzit që kanë jashtë shtetit”, shprehet gruaja. Në Shëndëlli, fshatin e krijuar 2 dekada më parë me banorë të Mirditës, Dibrës e Pukës, mungojnë shërbimet elementare përsa i përket lehtësive të jetës së përditshme, por ndihma që ofroi një fondacion katolik krijoi këtu të parën qendër të trajnimeve në fushën e artizanatit. Pas krijimit të qendrës, pak vite më parë, gjithnjë e më shumë familje u prirën të ngrenë stendat me punimet e tyre në Butrint. Të ardhurat sipas tyre janë 3 herë më të larta se në fillim duke u dhënë shpresë se mund të jetohet me to. Marë nga shtypi i Tiranes
Arbanasi , fshati i shqipëtar në Bullgari
Nga Fahri XHARRA/
Nuk po qaj se se më ka marr malli- thot një këngë popullore, por më dhimbsen si sytë e ballit shqiptarët, të cilëve gjatë shekujve iu desht të ikin , dhe të shpetojnë vetëm kokën për t`iu lëshuar vendin barbarëve , gjuhën dhe fenë e të cilëve nuk e kuptonim dhe as që e donim.
Por ata si të tillë se paku i lane gjurmët e tyre , gjurmë të cilat ( jo gjithkund ) ,përmenden me devotshmëri . Ata, më nuk janë aty ; ikën, i përbiu koha ose u tretën në dhe të huaj.
Arbanasi , një fshat shqiptarësh në Bullgari , i cili edhe sot e këasj dite e mbanë emrin e themeluesve të vet , dhe gjurmët e tyre si një popull i civilizuar , me traditë ndertimesh , me pasuri shpirtërore dhe ndjenjen e të qenit Njeri .
Stili dhe mënyra e ndërtimit në Arbanasi ështe krejt ndryshe nga e tërë Bullgaria dhe sipas shkrimeve te tyre ishte “Koha e artë”, që fshati Arbanasi e arrijti në shek.17-18-të
Shumica e ketyre njerzëve- Shqiptarëve- ikën bga Arbanasi në shekullin 18-të , të kushtëzuar nga sulmet banditeske, dhe kuur ma nuk u kthyen . Që nga fillimi i shekullit 19-të,fshati u mbush me Bullgarë.
Si erdhën shqiptarët këtu? (Most of these people – Albanians– left Arbanasi during the bandit raids of the 18th Century, and never returned. By the beginning of the 19th Century, the village population was already predominantly Bulgarian. In spite of their general mediaeval feel, the Arbanasi murals often depict with charming naivety and vividness scenes from everyday life (by Dimana Trankova)
Gjithëse , historiografia e drejt dhe burimore e cekë se sikur emri Arbanasi , ashtu edh themeluesit dhe banuesit e parë ishqin shqiptarët. Pranitë e shqiptarëve në këto pjesë të Ballkanit nuk janë raste të izoluara, sepse shekulli i Mesëm me ardhjën e turqve e bëri që shqiptarët të lëvizin nëpër ato vende ku gjenin siguri dhe i formonin komunitetet e tyre “ vibrante”( e thot shkrimi).Por më vonë u shkrinë në bullgarë apo ikën ne Transilvani apo Ukarinë ( ju kujtohen shqiptarët e Ukrainës )
( Një sqarim , të cilin e kam mësuar nga Historia , se shqiptarët kur iknin shkonin atje ku kishte shqiptarë me kohë , se njeriu ikë leht vetëm tek i veti )
Bullgarët e shkruajnë që Shqiptarët e krishterë që e themeluan Arbansin sigurisht ishin nga Epiri , dhe u shpërngulën këndej pari pas ardhjes së Osmanëve.( The Christian Albanians who founded Arbanasi were probably people from Epirus, resettled here after the Ottoman invasion of the Western Balkans. Here, in their new home, they experienced several centuries of prosperity. )
Shqiptarët ishin të vyejshëm , e prodhonin leshin, mishin dhe stolitë nga ari .
Arbanasi churchesTransfiguration, Nativity Church
Details from an altarpiece, Nativity Church, ArbanasiDetails from an altarpiece, Nativity Church
The ceiling of the Nativity Church with depiction of the Holy Trinity, ArbanasiThe ceiling of the Nativity Church with depiction of the Holy Trinity
Ikjen e tyre nga atdheu, shqiptarët e shprehen edhe ne freskat e Kishave
Mjeshtërit e vizatimeve ishin nga Bullgaria , Selaniku, Bukureshti she Shqipëria (Arbanasi church Painters from Bulgaria as well as Albania, Salonika and Bucharest have decorated the old Arbanasi churches)
Nuk po qaj se më ka marr malli , por po më dhinsen të parët tonë që kurrë nuk ishin të qet në tokat e tyre. As sot!
Fahri Xharra, 03.08.15
Gjakovë
Dyshja gjeniale: Baroni Gjergj Sina dhe Arkitekti Karl Ghega
Miqësia dhe bashkëpunimi në mes dy kolosëve nga trojet shqiptare,/
Ne Foto:LokomotivaVindobona, tecilenGjergj Sina e ndertoj per Karl Ghegen/
Nga Pjeter Logoreci-Vjene/*
Me largpamësi, Baroni Gjergj Sina, kapitalin e fituare vendosi nëblerjepasurish të patundëshme, kryesisht në blerje tokash dhe ndërtesash(kjo rreth viteve 1840). Në mesin e shekullit të 19-të, ai njihej si pronari më i madh i tokave në Hungari, por jo vetëm. Edhe në Austri dhe Vjenë, ai arriti të blejë pjesë të mëdha tokash dhe trojesh, fshatra të tërë, si në Mauerbach pranë Vjenës, në Welehrad tëMoravi-së (Wellehrad in Mähren, që atëkohë ishte Austri), Gföll, Fahrafeld, Leopoldsdorf.Në vitin 1814, Gjergj Sina kishte blerënjë truall gjigand në Rappoltenkirchen, për të ndërtuar vëndqëndrimin e familjes, që ishte pjesëe ultësirës së Tulnit afër Vjenës. Aty ai ndërtoj residencën si dhe varrezën (Mausoleum) e famëshme të familjes.Egziston një listë e objekteve në pronësi të Baronit Sina në Vjenë, e formuluar në vitin 1841, e cila përmban rreth 12 objekte (pallate), adresat e tyre si dhe vlerat e blerjes.
Numri i madh i trojeve që Sina bleu nëVjenë, bëri të nevojshme krijimin enjë zyrje për admnistrim dhe ndërtim, ku Baroni punësoi si drejtor të firmës një arkitekt dhe ingjinier ndërtues të njohur, Josef Stauffer-in.
Si qëndër e kësaj firme shërbej ndërtesaqë në Vjenë njihej si Pallati Sina e qëngrihej në qëndër, në bashkinë e parë ose sic thonë vjenezët në “Innere Stadt” (qytetin e vjetër), në një zonë shumë të njohur të quajtur Hoher Markt, me numer 8. Ky pallat që më parë quhej Pallati Fellner u rikonstruktua nga arkitekti i famshëm Theophil Hansen me kërkesën Gjergj Simon Sinës dhe përfundoj së ndëtuari në vitin 1859. Për herë të parë në Vjenë,sipas kërkesës së Gjergj Sinës, arkitekti Hansen ndërtojkëtë pallat në stilin Neorenaissance për qiramarrës,gjëqëmë pas hyri si modënë ndërtimet nëkryeqytet. Pallati kishte një oborr ndërmjet dhe të gjithë katet ishin të stolisur me afreske nga piktorë të njohur si Karl Rahl apo Eduard Bitterlich. Sot ai nuk egziston, pasi u shkatrrua nga bombardimet e aleatëve gjatë luftës së dytë botërore dhe më vonë u shëmb për të ndërtuar një pallat të ri banimi.
Pronë tjetër shumëe njohur në Vjenëështë dhe pallati në Fleischmarkt 20-22, ku fillimisht Simon Sina i vjetri, kishte zyrat dhe filloj aktivitetet e tij tregtare dhe bankare, të cilin Gjergji e rinovoj në vitet 1825. Në vitin 1827 ai ndërtoj aty një Kafe – Restaurant me emrin “Zum weißen Ochsen” (Te Lopa e Bardhë), qëishte shumëefrekuentuarnga vjenezët, që sot mban emrin “Cafe Restaurant Vienna”.Pallati ishte i ndertuar për banim me qiradhënie. Në këtë pallat kishte dhe një sallë teatri që sot njihet si Drachengasse Theater.Shumë ngagodinat në pronësi të familjes Sina ishin në qëndër të qytetit, në“zonën greke”, pranë njëra tjetrës, për rreth kishës ortodoksetë ritit grek TRINIASHENJTE, e cila u ndërtua me financimin familjes Sina.
Për ne shqiptarët, ndërtesa me e rëndësishme që patën Sina-jt, që na lidhë me një prej figurave mëtë ndritura tëshqiptarve të Austrisë dhe konkretisht me figurën e arkitektit me famë botrore Karl Ghega, është pallati GROSSER FELDERHOF 1. Ky pallat është i vendosur në sheshin me histori të famshme Lugeck. Godina njihet historikisht që në vitin 1497 dhe dikur quhej Tirnahof (emër që vinte nga familja Tirna) dhe më vonë Federlhof, sipas emrit të tregtarit vjenez Georg Federl, që e zotëronte në vitin 1591. Ndër kohëra, ky pallat ishte vizituar apo banuar nga njerëz të mëdhej dhe shumë të njohur. Në vitin 1588 kishte jetuar aty kontesha Philippine Welser nga Dinastia e Habsburgëve, më pas Paracelsus njvmjek i përmendur nga Salzburgu që njihej edhe si Alkimist, Astrologe dhe Filosof. Edhe e dashura e Kaiserit Karl i V, Barbara Blombergkishte jetuar në këtë pallat. Më pas politikani Wallenstein (1633), akademiku Leibniz, historiani anglez William Robertson.
Pronari më i madh dhe më i pasur i shtëpive në Vjenë, Baroni Gjergj Sina, në vitin 1847 e rindërtoj krejtësisht këtë godinë të cilën e pat blerë në vitin 1825, duke e sjellë në pamjen që ka sot. Objekti gjindet në regjistrin e bashkisë në Vjenës me numër inventarit 768. Ajo që duhet të theksoj është se në këtë pallat ka banuar dhe miku i Baronit Gjergj Sina, arkitekti i hekurudhës së Semmeringut, ingjinieri me origjinë shqiptare Karl Ghega. Karli kishte një apartament në katin e parë të pallatit me pamje nga rruga kryesore (Rotenturmstrasse). Poshtë parvazit të dritares ndodhet një tabelë që tregon vendin ku vdiq burri i famshëm. Deri vonë qarkulluan fjalët që ai në momente depresioni dhe merzie u hodh nga kjo dritare për ti dhënë fund jetës, për shkak se presioni që pat duke pritur bashkimin e tunelit që po ndërtonte ishte shumë i fortë. Miqësia me Gjergj Sinen ishte arsyja që Karli banonte në këtë pallat. Njihen disa projekte në ndërtimin e hekurudhave austriake ku ato punuan së bashku, Karli si konstruktor dhe Gjergji si financues.
Autori J. Sachslehner në librin e tij mbi historikun e hekurudhave të Austrisë shkruan: ….mbretëria e Habsburgeve, për pak vite arriti vendin e parë ndër shtetet me hekurudha në Europë, falë personave si Franz Xaver Riepl, Carl Ritter von Ghega, Baroni Georg Simon Sina dhe arqiduka Johann…..(1)
Në një raport të UNESCO-s për hekurudhen e Semmeringut shkruhet:….historia do ju njohë me persona të cilët janë të lidhur ngushtë me ndërtimin e hekurudhës së Semmeringut si Arqiduka Johann, Kalorësi Karl Ghega, Franz Riepl e Baroni Gjergj Sina….
Pra dy burrat me origjinë nga toka shqiptare ishin miq, bashkëpunëtore si dhe shumë të përmendur për ndihmesën e tyre në të mirë të zhvillimit të Austrisë dhe tëshkencës në përgjithësi.
Dihet nga historia e ndërtimit tëhekurudhës më të famshem në botë, asaj të Semmeringut, që Karl Gheges i nevojitej një lokomotive e përshtatëshme, e fuqishme për tu ngjitur në lartësinë deri 898m. Lidhur këtë, në librin biografik mbi Karl Ghegën, autori W. Straub shkruan:…..Ghega shpalli një konkurs nga ku dolën 4 modele lokomotivash, ndër të cilat dhe ajo Vindobona të cilën Baroni Gjergj Sina mori persipër ta ndërtojënëfabriken e tij“Wien Gloggnitzer Eisenbahn Gesellschaft”. Lokomotiva u paraqit në takimin konkurrues të datës 31 korrik 1851 së bashku me tri të tjerat. Pas disa provave që u bënë nga 20 gushti deri me 16 shtator, u përzgjodh modeli Bavaria i prodhuar në Firmën Maffei në Mynih.
Për projektet dhe investimet e Baronit Gjergj Sina në fushën e hekurudhave, pozicioni i Karl Gheges si kryeinspektor i hekurudhave të perandorisë, si nënpunësi me i lartë përgjegjës për hekurudhat në qeverinë e Vjenës (pranë ministrit Baumgartner), ishte një mbështetje e vlefshme dhe e pakursyer.Le të mos mburren vetëm grekët me Gjergj Sinen dhe italianët me Karl Ghegen, pasi kjo dyshe gjeniale Sina – Ghega vjen nga viset shqiptare dhe është krenari legjitimepër cdo shqiptar kudo që ndodhet.
Shenime:
1.Libri: Auf Schinen durch das alte Österreich meautor Johannes Sachslehner
Vjene, me 23 korrik 2015
*Pjesa e dytë
Robërit grek të Provokacioneve të Gushtit 1949
Greqia pas riatdhesimit i shpërbleu vetëm me nga një batanije dhe pagesën e 15 ditëve të punës./
Shkruan:Arben LLALLA/*
Greqia pas mbarimit të Luftë së Dytë Botërore u përfshi nga një luftë qytetare në vitet 1946-1949, midis forcave të majta që udhëhiqeshin nga Partia Komuniste Greke (K.K.E) dhe ushtria Demokratike Greke (DSE) përballë forcave të djathta që mbështeteshin nga SHBA dhe Anglia. Kjo luftë e brendshme e Greqisë për pak sa nuk kaloj në një luftë të re Ballkanike midis dy kampeve, atij komunistë dhe perëndimor.
Gjatë Luftës Qytetare Greke (1946-1949), Shqipëria luajti një rol vendimtar për paqen në Ballkan duke mos u bërë palë luftuesve edhe pse u provokua disa herë që të ishte pjesë aktive në luftimet midis dy ushtrive greke.
Më 24.9.1947, Marko Vafiadhis vjen në Tiranë përmes Korçës si kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike, për të kërkuar ndihmë në qeverinë Komuniste të Tiranës. Markoja kërkon nga Enver Hoxha që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, që të luftojnë përkrah kryengritësve komunistë grek. Vafiadhis vjen pa ndonjë lajmërim paraprak në Tiranë, ndaj, Enver Hoxha nuk e takon, por ngarkon një person nga Byroja Politike të diskutojë me të. Ai i parashtron qeverisë komuniste shqiptare disa kërkesa, ndër të tjera të dërgoheshin 3.000-4.000, burra çamë për Ushtrinë Demokratike Greke, që jetonin në Shqipëri, të dëbuar prej forcave të Napolon Zervës në vitin 1945.
Pala shqiptare shprehu mendimin se çamët tani për tani nuk mund të përbëjnë faktor ndihme. U theksua se çamët nuk do të duan të shkojnë në luftë, tash për tash, kjo nuk është e mundur. Kryetari i Qeverisë së Përkohshme Demokratike, Marko Vafiadhis theksoi në takim me përfaqësuesit e qeverisë së Tiranës se ndihma që do të jepte shteti shqiptar i asaj kohe ishte me rëndësi. Enver Hoxha për ardhjen e Marko Vafiadhit vuri në dijeni Titon me anë të një letre.
Në verën e vitit 1949, në Malin Gramoz dhe Viçi u zhvilluan luftime të ashpra midis forcave komuniste dhe atyre të djathta që ndihmoheshin nga ushtria amerikane e angleze. Ushtria mbretërore greke duke përfituar nga kjo përkrahje bëri tentativa për të hyrë në territorin e Shqipërisë me pretekstin se po ndiqte forcat komuniste. Qëllimi i vërtetë ishte realizimi i Megalo Idesë për aneksimin e jugut të Shqipërisë-Veriun e Epirit, por ata ndeshën në rezistencë të fortë të ushtrisë shqiptare.
Në fund të vitit 1949, forcat komuniste u shpartalluan nga forcat e djathta greke që mbështeteshin nga ushtria e SH.B.A-së, dhe Anglia. Strategjia e izolimit të forcave të Ushtrisë Demokratike Greke në male ishte e gabuar dhe fatale. Ndërhyrja e aviacionit amerikan për asgjesimin e forcave të qëndresës komuniste ishte vendimtare. Mijëra kryengritës komunistë grekë gjetën strehim të përjetshëm në Shqipëri, Jugosllavi, Poloni, Çeko-Sllovaki, në Bashkimin Sovjetik, Hungari, Bullgari, dhe në vendet e tjera të Bllokut Komunistë të asaj kohe.
Gjatë tërheqjes së forcave komuniste greke për në Shqipëri sollën me vete edhe robërit që kishin zënë të Ushtrisë Kombëtare të Mbretërisë Greke. Këta robër u bashkuan me robërit që ishin zënë nga ushtria e Republikës Popullore të Shqipërisë gjatë provokacioneve të Gushtit 1949. Asnjë vend i bllokut komunistë nuk pranojë robërit grek të luftës qytetare greke, as edhe grekët e ushtrisë komuniste të cilët ndiqeshin nga ushtria e mbretërisë greke nuk u pranuan për disa vite. Kështu, ata mbetën në Shqipëri për një periudhë të gjatë. Shqipëria tashmë ishte bërë streha e të gjithë grekëve, të forcave komuniste dhe të djathta.
Nikita Agapitidhi, sot mjek-kirurg i njohur në Athinë ka qenë në grupin e robërve dhe në librin e tij “Vitet e robërisë 1949-1956”, të botuar më 1996, shkruan se ishin rreth 500 robër të ushtrisë kombëtare greke të cilët në fillim u dërguan në Korçë, më tej Valias, në fermën e Sukthit, Lushnje, Varibope, Zadrimë e Burrel. Ai jep emrat edhe të oficerëve të sigurimit shqiptar që i përkisnin minoritetit grek të cilët përktheni, Kosta Stathis e Manthos Mihilis. Në libër përmendet infermierin ushtarak, Haki Fasholari i cili ishte kujdesur dy muajt e fundit për të burgosurit.
Kirurgu Nikita Agapitidhi shkruan në librin e tij për njohjet me mjekët shqiptar në spitalin e Korçës, Sotiri Polena dhe Koço Gliozheni.
Bisedimet për lirimin e këtyre të burgosurve midis Shqipërisë dhe Greqisë ndeshën në vështirësi të mëdha sepse Tirana zyrtare i akuzonte për hyrje në territorin e Shqipërisë, ndërsa Greqia justifikohej se ata janë të burgosur që janë kapur në territorin grek nga ushtria komuniste greke. Pas disa muajve bisedimesh u ra dakort që robërit kishin hyrë gabimisht në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë prandaj duhet të riatdhesoheshin.
Më 19 Gusht 1956, grupi i parë i të burgosurve, 217 nga rreth 500 që ishin gjithsej prisnin në portin e Durrësit për të hipur në anija greken “ALIAKMON” e cila ishte vonuar disa ditë sipas programit. Në 22 Gusht, gjatë kohës që hipën në anijen ishte i pranishëm shefi i sigurimit shqiptar, Mihallaq Ziçishti. Anija me robërit mbërriti më 24 Gusht në portin e Pireas ku i prisnin të afërmit. Për disa kohë të gjithë këta të burgosur ishin nënvëzhgimin e sigurimit grek sepse dyshonin se në mesin e tyre mund të kishte agjendë të vendeve komuniste.
Këta robër do i ndiqte fati i keq edhe në Greqi pasi u riatdhesuan. Ata përfituan 300 dhrahmi nga Kryqi i Kuq Grek, nga një batanije dhuratë nga qeveria greke, 20 dhrahmi për ushtarët dhe 1.200 për oficerët. Të sëmurëve ju dha mundësia që të vizitoheshin falas në spital dhe një pension, ndërsa të tjerët për vitet e robërisë përfituar vetëm pagën e 15 ditëve të punës, asgjë më shumë.
Brenda një viti u riatdhesuan për në Greqi edhe dy grupe të tjera të robërve nëpërmjet kufirit tokësor greko-shqiptar të Kakavies. Periudha e gjatë e ndarë e tre grupeve për riatdhesim të robërve u bë nga ana e grekëve të cilët përgatisnin dosjet për çdo të burgosur. Greqia caktoj emrat se cilët robër duhet të riatdhesohet duke verifikuar qëndrimet politike për secilin gjatë periudhës që qëndruan në Shqipëri.
* Ne Foto, Roberit Greke te ardhur nga Shqiperia. Pire, Gusht 1956
VEZIR ADEMAJ….AI ËSHTË HEROI IM…!
NJË HISTORI E LAVDISHME E SHKRUAR ME GJAK NGA BIRI I KOSOVËS, VEZIR ADEMAJ/
SHKRUAN: AVNI KARAKUSHI-NEW YORK*/
1) “ME PUSHKË NË DORË NË BALLË TË FRONTIT, MUND T’A MBROJË FLAMURIN KOMBËTAR, FAMILJEN, PRAGUN E KULLËS, KËTA NJERËZ TË PA FAJSHËM E TË PA MBROJTUR, TOKËN E KOSOVËS, NDERIN DHE DINJITETIN E KOMBIT SHQIPTAR, SI DHE INTERESAT E SHENJTA TË ATDHEUT TIM”. – Vezir H. Ademaj -/
2) “Vetëm nëpërmjet shkollimit mund të arrijmë një hapë para tyre dhe vetëm nëpërmjet edukimit mund t’a gjejmë çelësin e humbur të lirisë”. – Vezir H. Ademaj –
3) “Këtu, zemra ime gjenë rahati dhe qetësi dhe nëse arrij ta shoh vendin e lirë, këtë flamur dhe atë shqiponje duke valuar në liri, do të jem njeriu më i lumtur në Botë”, u kishte thënë grupit të tij që po përgadiste për luftë, disa javë para se të bie Dëshmor i Kosovës.
4) Po betohem para varrit të Vezirit, se nga këtu do të nisem me këta trima, e do të shkojmë në Kallavaj, aty ku po zhvillohen luftime, dhe do të marrë hakun për Vezirin. Dhe, nëse vritem pa marrë hakë për të, mos më qoftë hallallë gjaku për Kosovë”. ~ Shaban Golaj.
5) “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem, betohem, betohem…!”. – Betimi i Ushtarit –
Përsëri erdhi data përkujtimore e atij korriku të nxehtë e të paharruar, që lëndoi shumë zemra shqiptarësh. Është, përkujtimi i përvjetorit të 17, të rënjes heroike të HEROIT TIM. Duke shfletuar albumin dhe ditarin e kujtimeve, hasa ne disa foto të kohës së luftës që më ngjallën shumë kujtime. Aq shumë kujtime, saqë për një moment edhe fytyra mu mbulua nga lotët dhe duke udhëtuar në mendime , fillova ti përkujtojë bisedat me të, momentet dhe veprat e paharruara të tij. Ishte ajo kohë kur deportimet e shqipëtarëve nga shtëpite e tyre, rrahjet, maltretimet, arrestimet, vrasjet dhe masakrimet ishin bërë temë qendrore e jetës aktuale.
Lufta e fundit në Kosovë ishte matësi më i mirë i unitetit të Popullit Shqiptar, duke provuar vërtetësinë në praktikë se thënja e popullit “Bashkimi bënë Fuqin” ka buruar nga praktika dhe se bashkimi i gjithë Popullit Shqiptar kundër pushtuesit serbë, mund të bëhet vetëm për një Flamur, Flamurin e Lirisë, Flamurin Kuq e Zi. Dhe, sepse Liria ishte më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër për ta dhe se ky flamur mund të valvitet, e Shqiponja mund të fluturojë në Shqipërinë e madhe vetëm kur është e lirë.
Pas shumë, e shumë tentimeve kundër pushtuesit serbë, disa herë të sukseshmne, e disa herë pa rezultate, Shqiptarët vetëm në fillim të viteve të 90’ta, e kuptuan se vetëm një organizim i mirëfillt mund të sjellte rezultatet e dëshiruara, kundër një armiku i cili ishte shumë i madhë në numër dhe shumë i pamëshirshëm.
Ky organizim, në fillim edhe pse ishte i përbërë nga grupe të vogla të përsonave, prapë se prapë ishte simbol i rezistencës popullore. Grupe të cilat pas disa viteve kaluan në një organizatë të mirëfilltë ushtarake dhe e cila ishte në mbështetje të plotë të popullit.
Kjo organizatë ushtarake kishte komandant Adem Jasharin, dhe ishte emëruar “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” (UÇK), e cila misionin e saj liridashës e shpalli publikisht pikërisht më 28 Nëntor, 1997, në Llaushë të Drenicës, në prani të mbi 20 000 njerëzve, të cilët merrnin pjesë në varrimin e mësuesit Halit Geci, të cilin e kishin vrarë forcat serbe.
Këtij misioni madhështor i’u bashkuan dhe për të kontribuan të gjithë ata që kishin gjak të pastër shqiptari. Lufta ishte rruga e vetme që kishte mbetur, sepse lapsit i’u kishte hargjuar ngjyra dhe sepse fjalëve kishte kohë që i’u kishte humbur kuptimi dhe vlera.
Luftuan, sepse për Liri ata ishin betuar dhe betimi i tyre ishte: “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im.
Betohem, betohem, betohem…!”.
Për këtë betim, Vezir Ademaj u kthye nga Gjeneva duke i lënë prapa të gjitha që i kishte arritur atje, bashkë me titujt e kampionit në Kick-Boks. U kthye, sepse Atdheu ishte i shenjtë për të dhe gjatë gjithë jetës së tij këtë ditë e priste, dhe se ato që kishte arritur në Gjenevë ishin kalimtare, lufta në mbrojte të Atdheut ishte e rëndësishme, luftë e cila i fali përjetësinë. Dhe, tani besoj që dëshmorët si Veziri nuk vdiqën, sepse vendin që ata lanë boshë, e zuri LIRIA.
Liri, e cila u arrit me luftën Heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me sakrificën dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve të Atdheut. Dhe, po të mos ishin këta trima, do të ishim ende të okupuar, duke na maltretuar, torturuar, vrarë e masakruar shkau, ashtu siç bënç gjithmonë. Nuk do ta kishim as përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe as ndërhyrjen e Aleancës Veri-Atlantike (NATO-s). Andaj, nuk është e lehtë t’i përkujtojmë ata që shkruajtën me gjak historin tonë të lavdishme.
Vezir Ademaj u lindë më 15 Mars, 1971, në Sheremetaj të Gjakovës dhe ishte një nga tetë fëmijët e Nënë Mejremes dhe Babë Hysenit.
Të asaj Gjakove heroike që gjindet në Rrafshin të Dukagjinit, që po me gjak vulosi historin e popullit Shqiptar dhe po ashtu me gjak e ndërtoi rrugën e lirisë.
Po, të asaj Gjakove që më 7 Shtator, 1912, njëri nga personalitetet më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare dhe njëherit hartuesi dhe nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Luigj Gurakuqi tha: “Mua nuk më mbetej gjë tjetër për të bërë përveç që të shkojë në Gjakovë e të mirresha vesh me atdhetarët e atjeshëm, të cilët qenë të vetmit që luftuan burrërisht e që mbrojtën gjer në fund të drejtat kombëtare e që janë edhe sot gati të bëhen therrorë për atdheun tonë të dashur…”
SHKOLLIMI/
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në fshatin Sheremetaj, në afërsi të Kullës së tij. Në afërsi të asaj kulle që i bëri ballë rrëbesheve të kohës e fatëkeqësive dhe pavarësisht të gjithave qëndrojë e fortë në këmbë dhe si e tillë do të qëndrojë gjithmonë.
Kullë, të cilën armiku provoj disa herë ta rrënojë, mirëpo nuk i’a doli. Nuk i bëri gjë, as dy here tentimi për ta djegur, ndërsa përderisa kërkohej me çdo kushtë që të rrënohej për shkak të historisë së saj të lavdishme që mbante në vete, ata i’u kthyen duke e granatuar, derisa arritën ta rrënojnë vetëm një pjesë dhe kulmin e saj, por jo edhe oxhakun.
Ndërsa, tani, pas 15 viteve të çlirimit të Kosovës, kulla qëndron gjysmë e rrënuar në këmbë, mirëpo nuk do të qëndroj gjatë ashtu. Atë, që është dashur ta bëjë gjatë këtyre 15 viteve, Qeveria e Kosovës, po mundohet ta bëjë vëllai i Vezirit, Dr. Hasani. Siç nuk kursej asgjë për t’a dërguar në vend amanetin e të vëllait, nuk do të kursej as kësaj here për ta dërguar në vend amanetin e gjithë Familjes Ademaj, sepse në këtë Kullë, u lindë, u edukua dhe u rrit.
Ndërkaq, mësimet në shkollën e mesme i vazhdoi në shkollën“Vëllezërit Frashëri” të Deçanit, ku moshatarët e tij e kujtojnë si nxënës shembullor dhe me shkathtësi fizike të jashtëzakonshme.
Pasi mbarojë me sukses shkollën e mesme, Veziri regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Natyrore, të Univeristetit të Prishtinës.
Studime këto, të cilat i’a ndaluan në vitin 1989, dhe nuk e lejuan që ti vazhdoj më tutje, për shkak të qëndrimeve të tij kundër pushtetit dhe të pjesëmarrjes së tij aktive në demostrata. Demostrata në të cilat kundërshtohej rrënimi i autonomisë së Kosovës.
Dhe kështu, po në të njëjtin vitë, e arrestojnë dhe e dërgojnë në shërbim të detyrueshëm ushtarak, në Armatën Ushtarave Jugosllave në Tivarë. Duke e detyruar kështu ta veshë atë uniformë që e urrente me shpirtë, ndërkaq, Tivari gjithashtu ishte edhe një arsye më tëpër për ta urryer më shumë. Sepse, në Tivarë forcat Serbe më 1 prill, 1945, kishin masakruar mbi 3500 Kosovarë.
Edhe pse kishin kaluar mbi 45 vite nga ajo masakër, politika e serbisë vazhdonte e njëjtë, rrahje, maltretime, vrasje, zhdukje, etj.
Sikurse edhe shumë shqiptar të tjerë më parë që i kishin eliminuar, edhe Vezirin tentuan disa herë ta eliminojnë për shkak të bindjeve që kishte, mirëpo falë shkathësive të tij fizike ai disa herë u shpëtojë këtyre kurtheve atje.
Pas maltretimeve të shumta nga Eprorët e Armatës Jugosllave në Tivarë dhe atëher kur po priste që t’a përfundojë shërbimin e rregullt ushtarak, mirret vendim që atij t’i shtyhet afati edhe për tre muaj, sepse me çdo kusht kërkonin likudimin e tij fizik, dhe mënyra e vetme për ta bërë këtë ishte që t’a mbajnë edhe disa muaj në Tivarë.
Vendim, të cilin as që e mendoj gjatë për ta pranuar, dhe kështu në natën e dytë të vazhdimit të shërbimit ushtarak, ai bënë planin e arratisjes dhe bashkë me disa shokë që i’u kishin bashkangjitur, ai tenton dhe arrin të arratiset nga Tivari i mallkuar.
Veziri, arrin të kthehet në shtëpi pas disa ditë e netëve udhëtimi, dhe kur arrin në shtëpi, nuk ishte në gjendje të qëndrojë aty, sepse shtëpia ishte bastisur disa herë nga forcat serbe, të cilat ishin në kërkim të tij.
Pas disa muajve gjërat filluan të qetësohen pak, mirëpo dëshira e zjarrtë për shkollim, nuk i mjaftonte Vezirit për t’i vazhduar studimet që kishte nisur në Prishtinë, sepse siç thoshte edhe ai vetë: “vetëm nëpërmjet shkollimit mund të arrijmë një hap para tyre, dhe vetëm nëpërmjet edukimit mund t’a gjejmë çelësin e humbur të lirisë”.
Për shkak të kushteve që ishin krijuar, ai nuk guxonte ti vazhdonte studimet e filluara në Prishtinë, sepse kërkohej nga shërbimi milicor i Serbisë.
Mirëpo, ai tenton disa herë dhe më në fund arrin të regjistrohet në Shkollën e Lartë “Bajram Curri” në Gjakovë, në drejtimin Pedagogjik.
Gëzimi i tij që kishte filluar studimet në Gjakovë nuk i zgjati shumë, për shkak të gjendjes së keqësuar atje, dhe si shumë student Kosovarë edhe Veziri u detyrua që ti ndërpresë studimet edhe një herë, kësaj radhe studimet që sapo kishte nisur dhe ti marrë rrugët e Europës, në mënyrë që ti ikë arrestimit nga milicia serbe. Nga regjimi okupues ishte i kërkuar për shkak të pjesëmarrjes në demostrata, ikje nga shërbimi ushtarak dhe mos pajtimit i tij me këtë regjim.
ARRITJA E VEZIRIT NË GJENEVË/
Edhe Veziri, si shumë atdhetar të zjarrtë në mërgim, të cilëve malli për atdhe u’a kishte djegur zemrën, por prapë mundoheshin me të gjitha forcat që kishin të kontribojnë në çlirimin e atdheut, dhe të gjithë të bashkuar sakrifikonin çdo gjë që kishin, që vendin ta shohin të lirë, sepse vetëm në atë mënyrë plaga e tyre e dhimbshme do të shërohej, njëherë e përgjithmonë.
Është, po e njëjta plagë si ajo e ASDRENIT, malli i mërgimit, për të cilin ai shkruajti këto vargje:
Me sa mallë e sa dëshirë,
Atë ditë po e pres,
që edhe unë atje i lirë
pranë prindërve të vdes!.
Sakrifica dhe dinjiteti i tij njerëzor e kombëtar dhe shquarësia e tij për trimëri e burrëri e bënte njërin ndër veprimtarët dhe atdhetarët më të kompletuar të çështjes kombëtare në mërgim.
Pasi kishte arritur në Gjenevë, ai fillon të mirret edhe me aktivitete sportive, saktësishtë me Kik-Boks, duke u pranuar kështu pas një kohe shumë të shkurtër edhe në Federatën Sportive Zvicërane të Kik-Boks, për shkak të shkathtësive të tij fizike. Nga aty arrinë të bëhet një mjeshtër profesionist i Arteve Marciale (Kik-Boks), me nofkën “ALFREDI”, duke u bërë fillimisht Kampion i Ligës Zvicëranë në Kik-Boks dhe pas disa viteve arrin të bëhet edhe Kampion Europian.
Kishte një karrierë të sukseshme profesionale atje, mirëpo pas suksesit të fundit, ai kërkojë nga Federata Zvicërane që ti lejojnë mbajtjen e flamurit shqiptarë, kërkese kjo e cila u refuzua kategorigisht nga ta. Pas këtyre mosmarrëveshjeve ndërmjet tyre, Veziri largohet përfundimisht nga Federata Zvicërane.
Veziri i edukuar dhe shkolluar në nëj familje të ndershme, bujare dhe atdhetare, u bë një veprimtarë dhe luftëtarë i denjë i çështjes kombëtare edhe në Zvicër, saktësisht në Genevë, duke i’u bashkangjitur kështu forcave Atdhetare që kishin për qëllim Çlirimin e Kosovës. Kështu, që përveç që ishte njëri nga organizatori i tyre, ai ndihmojë Lëvizjen për Çlirimin e Kosovës me qindra, mijëra franga zvicerane, për të blerë armatim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
KTHIMI NGA GJENEVA/
“Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë), por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona.” ~ Hasan PRISHTINA ~
Atëherë, kur Atdheu thërriste për ndihmë, Veziri, la të gjitha çka kishte arritur për ato vite në Gjenevë. La jetën shoqërore, jetën profesionale, jetën luksoze me të gjitha të mirat e Zvicrës, sepse këto për të nuk kishin shumë rëndësi. Rëndësi kishte që ti ndihmoi popullit të tij dhe për këtë erdhi dhe e vuri jetën e tij në rrezik, në këmbim që të shpëtojë jetën e njerëzve të pafajshëm, të pa armatosur, dhe të pa mbrojtur.
Në marsin e vitit 1998, kur kishte shpërthyer lufta në Kosovë, Veziri nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vjen me uniform ushtarake për ta kryer obligimin që kishte ndaj atdheut.
Erdhi nga Gjeneva, bashkë me disa shokë, në Kosovë i ngarkuar me armë, duke e thyer kështu edhe një herë kufirin, vetëm e vetëm për tu bërë edhe në front pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta kapur në dorë atë armatim që e kishte blerë atje dhe të dalë i pari në luftë.
Veziri, në ditët e para të kthimit të tij nga Gjeneva, përveç përgaditjeve tjera që bënte, ai ndërmerr edhe disa aksione. Njëri ndër to ishte edhe shkurja e tij te Shkolla Fillore në Sheremetaj, duke rrëzuar kështu bustin dhe duke hequr pllakën e cila mbante emër shkau.
Shokët, kur e kishin pyetur se përse e kishte bërë atë veprim, ai ishte përgjigjur kështu: “Sepse këtë ditë kohë të gjatë e kam ëndërruar, shumë ka ndejtë ai shkja aty, ai vendë si ka takuar asnjëherë atij”. Ndërkaq, kur të njëjtën pyetje i’a kishte bërë e ëma, ai ishte përgjigjur kështu: “Sepse nënë, unë kam ardhur që emrin e kësaj shkolle t’a ndërrojë me emrin tim…”.
Shkathtësia dhe qëndrimi i tij prej boksieri profesionisti e luftaraku, si dhe dashuria e madhe për Atdheun, ishin disa nga vyrtytet e tij që e ngrisnin moralin e Ushtrisë dhe i bënte të gjithë së bashku të pa mposhtur drejtë sukseseve në frontë përballë armikut.
Me rastin e formimit të batalionit të dytë, i cili ishte i përbërë prej katër kompanive ushtarake, ne fshatin Sheremetaj, Vezirin, për shkak të këtyre aftësive dhe shkathtësive që kishte, e emëruan si Komandant të Njësisë Speciale “KOMANDO” dhe mbante nofkën e luftës “ALFREDI”, të njëjtën nofkë që e mbante në Gjenevë.
Detyra e tij ishte që ti organizonte e ushtronte të gjithë djemt dhe vajzat e pesë (5) fshatrave të Rekës së Keqe dhe ti përgatiste fizikisht e psiqikisht për sulme kundër armikut.
“ME PUSHKË NË DORË NË BALLË TË FRONTIT, MUND T’A MBROJË FLAMURIN KOMBËTAR, FAMILJEN, PRAGUN E KULLËS, KËTA NJERËZ TË PA FAJSHËM E TË PA MBROJTUR, TOKËN E KOSOVËS, NDERIN DHE DINJITETIN E KOMBIT SHQIPTAR, SI DHE INTERESAT E SHENJTA TË ATDHEUT TIM”. (Pjesë e fjalimit të Vezirit, gjatë dhënjes së Betimit, në oborrin e Shkollës Fillore në Sheremetaj).
E emëruan Komandant të Njësisë Speciale “KOMANDO”, sepse kishte shpirt dhe mendje profesionisti, për punët e të cilit nuk flisnin fjalët e tij, sepse ato i kishte të pakta, por për punët e tij flisnin më së miri veprat e tij.
Fillimisht, ishte aktivizuar duke i ndihmuar fshatrat e Rekës së Keqe rreth organizimit dhe mobilizimit të tyre për luftë. Gjithashtu, kishte marrë pjesë në shumë luftime, si në Smolic, Molliq, Ponoshec, Junik, Baballoq, Gllogjan, Rahovec, Klinë, etj, deri në Drenicën heroike, duke treguar gjithmon shkathtshmëri dhe trimëri të rrallë në ato luftime, luftime të cilat ende mbahen mendë nga bashkëluftëtarët e tij.
Për shkak të pjesëmarrjes dhe rrezultateve të treguara të tij në këto vendluftime, ai emërohet edhe si ushtarak në Njësitin Diversant, në Gllogjan, nën komandën e Ramush Haradinajtë.
Në korrik, të vitit 1997, Veziri e shëndërroj Kullën e Familjes së tij, në Sheremetaj, në bazë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i ndihmuar kështu edhe me shuma të mëdha parash në blejren e armatimit, dhe duke kontribuar në luftë, bashkë me babain dhe dy vëllezërit. Babai i tij, Hyseni, ishte i angazhuar në luftë, si një njohës profesionist i terenit të asaj ane, ndërsa, dy vëllezërit e tij, Shaqiri dhe Rasimi, duke ndihmuar në bartjen e armatimit, nga Shqipëria për në Kosovë, dhe furnizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpër vendluftime me këtë armatim, si dhe duke marrë pjesë në mbrojtjen e fshatit.
Guximi dhe vendosshmëria e tyre për të rezistuar, i bënte këta të pa mposhtur në gjitha betejat, edhe pse ishin shumë të paktë në numër dhe të armatosur thjeshtë, kundrejtë armikut që kishte në dispozicion qindra ushtarë dhe të gjithë të pajisur me një armatim tepër modern. Mirëpo, në betejën e Kallavajit, në Junik, më 25 korrik, 1998, duke luftuar fyt për fyt, e gjoks për gjoks me forcat e armikut dhe ku vija ajrore në mes tyre ishte vetëm disa dhjetra metra, pa pritur Veziri goditet nga një pjesë e granatës, e cila i shkaktoi plagë të rënda, ku edhe ra si Hero i vërtet, me pushkë në dore duke luftuar, rezistuar dhe pa u dorëzuar asnjëherë përballë këtij armiku shekullor.
Duke mbyllur kështu një kapitull jete në moshën 27-vjeçare, moshën më të bukur të rinisë. Për këto vepra heroike mori epitetin “DËSHMORË I KOMBIT”.
Ata që na dulen Zotë në luftë, emrat e tyre janë shkruar në lapidar si Dëshmorë të Kosovës. Bota i njeh si pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ne i njohim si Heronjë.
“Vetëm kur e shohë këtë flamurë dhe këtë shqiponjë duke valuar e lirë, ndihem edhe unë i lirë, zemra ime gjen rahati dhe qetësi, ndryshe nëse ajo nuk është e lirë, unë asnjëher nuk do të jem i lumtur në jetë”. ~ Vezir Ademaj “ALFREDI”.
Dhe teksa rrëzohej për tokë sikur një kullë guri, që vetëm granata arriti ta rrëzojë në jetë, atij ndoshta vetëtimthi i’u kujtua përsëri betimi solemn i Hasan Prishtinës. “Mue, në idenë teme patrioke nuk ka mujtë as nuk do të mujë me më shtrue, ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqëve! Ka me më shtrue vetëm vdekja!”.
Të njëjtin betim e kishte bërë edhe Alfredi kur la Gjenevën dhe u kthye në Atdhe. Betim të cilin e mbajtën që të dy me nderë, deri në fund të jetës së tyre.
Ashtu siq kishte rrezikuar jetën e vetë Veziri për ta tërhekur trupin e Hysen Arifit që ishte plagosur një ditë më parë, në të njëjtin vend, ashtu edhe bashkëluftëtarët e tij kishin rrezikuar jete e tyre vetëm që mos ta lënë trupin e Vezirit të bie në dorë të trupave serbe.
Veziri kishte lënë amanet që nëse bie dëshmorë, trupi i tij të mbështjellet me flamurin Kuq e Zi, sepse, për shqiponjën dy-krenare ai ishte tëhequr nga Kik-Boksi, dhe kishte ardhë për të luftuar, vetëm që ajo të fluturojë e lirë. “Këtu, zemra ime gjenë rahati dhe qetësi dhe nëse arrijë ta shohë vendin e lirë, këtë flamur dhe atë shqiponje duke valuar në liri, do të jem njeriu më i lumtur në Botë”, u kishte thënë grupit të tij që po përgadiste për luftë, disa javë para se të bie Dëshmorë i Kosovës.
Flamurin e kishte gjetur vëllai i tij Shaqiri, dhe po të njëjtën ditë e bëjnë edhe vorrimin e ALFREDIT, në Fshatin Sheremetaj në prezencë familjes dhe të shumë bashkëluftëtarëve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me nderime të larta ushtarake për në pavdekësi, duke e mbyllur kështu një kaptitull jete në moshën 27 vjeçare, moshën më të bukur të rinisë.
Për veprat e tij heroike, ai mori epitetin e “DËSHMORIT TË KOMBIT”.
Babai i Vezirit, Hyseni, një patriot i lindur e i devotshëm, përveç dhimbjes dhe krenarisë që ndjente në ato momente, ai të pranishmëve u tha: “Biri im, ishte biri im deri atë ditë që u kthy nga Zvicra dhe e pashë me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga ajo ditë ai ishte shoku juaj, mbrojtësi jonë dhe biri i Kosovës”.
Në ato momente, Shaban Golaj, i ishte afruar dhe në prani të të gjithë atyre që ishin prezentë i kishte thënë babait të Alfredit: “Po betohem para varrit të shokut tim, Vezirit, se nga këtu do të nisem me këta trima, e do të shkojmë në Kallavaj, aty ku po zhvillohen luftime, dhe do të marrë hak për Vezirin. Dhe, nëse vritem pa marrë hak për të, mos më qoftë hallall gjaku për Kosovë”.
Po të njëjtën ditë, Shaban Golaj, kishte shkuar në Kallavaj, kishte shkatërruar një automjet të blinduar dhe kishte vrarë disa pjestarë të ushtrisë paramilitare të Sërbisë.
Pastaj, ai, bashkë me disa pjestarë të UÇK-ës, në mbrëmje arrijnë në Sheremetaj që ti’a komunikojnë këtë lajm babës së Vezirit: “Unë, hakun për gjakun e e shokut tim, Vezirit e mora, dëshmitar i kam këta trima, tash do të luftojë për Lirinë e Kosovës, sepse ky ishte edhe amaneti tij i fundit”. Të nesërmen, po në atë Kallavajë ku kishte rënë heroikisht Veziri, bie edhe Shabani. Ndërsa, Hysen Arifi, i cili ishte plagosur një ditë më herët, po në të njejtin vendë, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, ndërron jetë pas disa javëve.
Jeta e ALFREDIT, SHABANIT, HYSENIT, u shua, por gjithë thesarin e tyre, që kishin e lanë pas vetes. Familjes, i dhuruan thesarin më të qmueshëm që e kishin për ta, lavdinë dhe krenarinë. Kosovës, i falën lirinë të cilën gjithmonë e kishte ëndërruar, atë liri të cilën se kishte asnjëherë. Ndërsa, Botës, në hartën e saj, i’a shtuan një shtet të ri. Pjesa tjetër për shkak të guximtarëve si ta, mbetet histori…
Arrestimi i Rasimit/
Edhe Rasimi ishte inkuadruar në radhët e UÇK-së, ashtu siç kishte vepruar edhe babai dhe dy vëllezërit tjerë. Ndërkaq, disa muaj pas rënies së Vezirit, në një natë Bajrami, “musafirët” e paftuar nuk trokitën në derë, mirëpo duke rrethuar fillimisht shtëpinë në të gjitha anët, pastaj duke shkelmuar dyert e shtëpisë një nga një, u futën me forcë brenda.
Ata kishin dy kushte që kërkonin. Njëri kusht ishte: dorëzimin e meshkujve të shtëpisë, Hysenin, Shaqirin dhe Rasimin, të cilët ishin pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa, kushti i dytë ishte: të gjithë armatimin e Vezirit e kërkonin. E kërkonin armatimin e tij që e kishte blerë në Gjenevë, disa ditë para se të niset për Kosovë dhe të cilin e kishte bartur gjithmonë me vete që nga dita kur ishte nisur nga atje, e deri në ditën kur edhe bie dëshmor për të mos vdekur kurrë.
Ata kishin informata të sakta me vete dhe fotografi të cilat i kishin marrë, jo me dhunë por me dëshirë, falë tradhëtarëve shqipfolës, disa nga të cilët kishin qenë prezentë edhe në ditën e betimit.
Pastaj, e arrestojnë Rasmin, e dërgojnë fillimisht në stacionin Milicor të fshatit Ponoshec. Pas disa orë rrahje, maltretim, torturim, etj., atë e marrin dhe e dërgojnë në stacionin Milicor në Gjakovë. Stacion ky, në të cilin qëndroi disa ditë. Nga stacioni milicor i Gjakovës, Rasimin e transferuan në burgun e Pejës. Aty qëndroi disa muaj, pastaj nga burgu i Pejës, atë, bashkë me shokët e tij të burgosur, i kishin marrë pengë, për ti shfrytëzuar më pastaj si objekt mbrojteje nga frika e ndonjë sulmi kundrejt tyre nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo e NATO-s, derisa gjendeshin në territorin e Kosovës, për të kaluar më pastaj në Serbi.
Familja nuk kishte as një informatë për Rasimin, të cilin për herë të fundit e kishin parë në burgun e Pejës dhe që nga ajo ditë, ata nuk kishin as një informacion se a është i gjallë apo i vdekur. Ndërkaq, në ditën e parë të Çlirimit të Kosovës, motra e tij, Shasimja bashkë me bashkëshortin e saj Isenin, shkojnë dhe e paraqesin Rasimin si të zhdukur, në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, me seli në Gjakovë dhe gjithashtu tregojnë që për herë të fundit Rasimi ka qenë në burgun e Pejës.
Pas disa javëve pritjeje, më në fund përfaqësues të Kryqit të Kuq, e kishin shkuar te Familja Karakushi në fshatin Raçë, të Komunës Gjakovës, për ta kërkuar motrën e Rasimit, Shasimen, që t’ia kumtojnë asaj lajmin e gëzueshëm dhe të shumë pritur se vëllau Rasimi, gjindet gjallë dhe është i burgosur bashkë me mbi dy mijë Kosovarë tjerë, në burgjet e Serbisë. Si, dhe lajmi tjetër i mirë ishte se, që nga tani të gjithë këta të burgosur do të jenë në mbrojtjen e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Pas disa muajve, Kryqi i Kuq trokiti në derën e familjes Ademaj, në Sheremetaj. Kësaj radhe ata kishin shkuar për të i’u treguar se një anëtarë i familjes kishte drejtë për të shkuar nën përcjelljen e Kryqit të Kuq dhe ta vizitojë Rasimin në burg. Dhe, kush tjetër më shumë, se Shasimja kishte guximin që të thotë që unë dua të shkojë ta shohë Rasimin, duke dëshmuar edhe këtë herë se dashuria për ta parë vëllanë, ishte më e madhe sesa dëshira e saj për të jetuar.
Nën mbrojtjen e Kryqit të Kuq dhe UN-it, ajo bashkë me rreth 20-të nëna dhe motra, heroina kosovare shkuan në burgjet Serbe, për ti vizituar bijtë dhe vëllezërit e tyre të burgosur, që mbaheshin padrejtësisht në burgjet e Serbisë. Ato i lejuan që të qëndrojnë dhe të bisedojnë me ta vetëm disa minuta.
Ndërsa, kur erdhi koha për të shkuar, ajo derisa e përqafojë vëllanë në ballë dhe pastaj e përqafojë fortë dhe në veshë me një zë të vogël ajo i pëshpëriti këto fjalë: “Mbahu, vëllau im, mos u ligështo para tyre, kujtoje Vezirin që nuk u dorëzua asnjëher. E bëri për hatër të atdheut, e të lirisë. Të lirë do të jeni edhe ju, shpejtë…”
Kështu, edhe Rasimi bashkë me mijëra të burgosur tjerë me ndihmen e Kryqit të Kuq, të ndarë në disa grupe lirohen nga burgjet serbe. Ai në emër të lirisë vuajti burgjeve Serbe nga 14. 01.1999, deri më 27.09.2001.
Kur Atdheu lëshoj kushtrimin dhe i kërkoi trimat që aq shumë i duheshin, ata siç nuk kursyen më parë, nuk kursyen as tani. Ecën maleve me ditë e netë të tëra, shumë herë edhe të uritur ecnin në të ftohtë, borë, diell dhe shi. Ecën dhe qëndruan të fortë sepse ishin bërë shokë me shqiponjat.
Edhe pse këmbët e tyre ishin të gjakosura, duart e ngrira, fytyra të sfilitura nga të ftohti, prapë nuk dorëzoheshin, sepse kishin zemër të madhe, të cilën u’a ngrohte flamuri dhe ëndërra e tyre nuk u ndalte aty, por vazhdonte tutje, drejtë qëllimit…
Disa vite pas lufës, familja e dëshmorit Hysen Arifit, në bashkëpunim me disa bashkë vendas të fshatit Pacaj, kishin shkuar në fshatin Sheremetaj, te familja e Vezir Ademajtë. Ata kishin një kërkesë të vetme, që Hysen Arifin ta rivorrosin ne fshatin Shemetaj, saktësishtë pranë Vezirit.
Familja Ademaj, veçanërisht babai i Veziri, Hyseni, nuk i’u kishte nevojitur kohë e gjatë për të menduar, rreth asaj kërkese. Dhe, të pranishmëve i’u drejtohet me këto fjalë “Dasëm pa mishë e krushqi nuk ka, sikurse nuk ka Liri pa gjakë e dëshmorë. Hyseni e Veziri, ishin shokë të ngushtë qysh në rini, shkjau u shprëndau për disa vite, mirëpo prapë se prapë Liria i bashkoi, duke i bërë bashkëluftëatrë të ngushtë dhe nga atdhetarët më të shquar të kësaj ane, të cilët dhanë një shembullë të veçantë, sesi mbrohet Atdheu. Andaj e keni edhe lejen tonë, mundë ta rivorrosni Hysenin pranë Vezirit, sepse aty e ka vendin. Luftuan të bashkuar drejtë një qëllimi, ndërsa liria nuk vonojë shumë dhe erdhi.”
Pas disa javëve, Familja e Hysen Arifit, e bëjnë rivorrimin e tij, duke e vorrosur pranë Vezirit.
Sot, në përvjetorin e 17 të rënjes së tij heroike, përveç shkollës fillore në Sheremetaj që i mban të gravuar në shkronja të arta, emrat e dy dëshmorëve të Rekës së Keqe: “VEZIR ADEMAJ e HYSEN ARIFI”, po ashtu, me emërin e Vezirit, Kuvendi Komunal në Gjakovë ka emëruar vitin e kaluar një rrugë, në Gjakovë.
Për të mos harruar historinë dhe të kaluarën tonë, vellau Vezirit, Dr. Hasani që jetonë dhe punon në New York,, ka ngritur një muze në fshatin e tij të lindjes, në sheremetaj, duke ekspozuar të gjitha shkrimet, fotografitë, medaljet e ALFREDIT. Sepse siç thotë edhe ai vetë: “Historia nuk duhet të harrohet kurrsesi. Për veprën dhe sakrificën qindra vjeqare e trimave dhe trimneshave të Kosovës duhet shkruar historia dhe duhet përcjellur në gjeneratat e reja, nësë do të kemi një të ardhme të ndritur për ta, sepse themelet e shtetit të Kosovës u vendosën mbi eshtrat e tyre, dhe se Pavarësia e Kosovës u vulos me gjakun e tyre.
Veziri ishte një njeri i mrekullueshëm, një shokë besnikë, familjarë i dashur, dhe një hero i vërtetë i Kosovës, i cili e deshti vendin tonë, dhe i shërbejë me nderë, duke sakrifikuar edhe jetën për lirinë e saj. Ai ishte i admiruar nga shumë ushtarë të Rrafshit të Dukagjinit dhe për këtë arsye ai nuk do të harrohet asnjëherë. Ai ishte, është dhe do të jetë gjithmonë inspiruesi im në jetë, një shembull i një njeriu që nuk u gjunjëzua dhe dorëzuar asnjëherë, dhe i gatshëm për të sakrifikuar gjithqka, vetëm, e vetëm të që ne të jetojmë të lirë.
AI ËSHTË HEROI IM…
*BOTOI GAZETA”DIELLI” NE SHBA, KORRIK 2015
- « Previous Page
- 1
- …
- 513
- 514
- 515
- 516
- 517
- …
- 708
- Next Page »