Nga Kozma TAHO/*
Këto mbishkrime janë të gdhendura në gur e me sa duket në alfabetin e gjuhës greke . i pari që i pa , i kopjoj madje i mori dhe gurët me vete, ishte Qiriaku del Pizzicoli i Ankonës. Bëhet fjalë për nja dy mbishkrime të gjetura , s’dihet se ku në murin rrethues të Butrintit në ato mote, viti 1435, tejet të dukëshme. Punimet e Ekspeditës italiane nxorrën në dritë shumë mbishkrime.Ato u gjetën kryesisht në teatër , në shkallaret si dhe në hyrjen perndimore të tij, dhe po ashtu në një kullë e cila u emërtua edhe kulla e mbishkrimeve . Mbishkrime janë gjetur edhe në Faltoren e Asklepit po ashtu dhe në disa fragmente qeramike në një tempull të lashtë të pa emër në hyrje të portës kryesore . I mblodhi, i kopjoj dhe u mor me to epigrafisti i kësaj ekspedite Luigji Morrikone . Bashkë me të ngjan të ketë punuar edhe pionieri i arkeologjisë shqiptare Profesor Hasan Ceka, i cili na ka dhënë edhe disa mendime shumë të vlefëshme rreth përmbajtjes së tyre . Me to është marr edhe arkeologu Dhimosten Budina e historiani Koço Bozhori të cilët i kanë botuar në një libër . Në vitin 1965 kur ndodhej në Shqipëri ju dha nje kopje e tyre epigrafistit të shquar Europian Leon Robert. Leon Robert, ose nuk ka mundur ti dekriptoj, lexoj dhe përkthej ose nuk ka pasur mundësi të merret me to . L. Robert ja dorezoj ato Profesor Piere Cabane , që së bashku me Profesor Faik Drinin pretendojnë se i kanë dekriptuar lexuar e përkthyer plotësishtë. Me gjithë përpjekjet e mia nuk kam mundur ta siguroj punimin e tyre , kështu që nuk mund të paragjykoj. Sipas të gjithë këtyre autorëve mbishkrimet e Butrintit tregojnë :–
1— se janë shkruar në alfabetin dhe gjuhën greke
2—- se janë kryesisht akte që flasin për lirim skllevërish
3 — gjënden mbishkrime përkushtimore në tempujt etj
Rreth përmbajtjes së këtyre mbishkrimeve thuhet se : —
1— dallohen rreth 400 emra sklleverish ( prof. H. Ceka) ose 600 emra sipas Prof F.Drinit
2 — dallohen 60 emra të fiseve të Kaonëve Prasaib , banorë të tij , të cilët ishin emra tërësisht Iliro –Epirot,dhe aspaje helen siç pohon Profesor Hasan Ceka.
3 – prej tyre mësohet se nënpunesi më i larte i konionit ishte Strategu si udhëheqes ushtarak, i shoqeruar nga Prostati, si përfaqesues I autoritetit qëndror të Kaonëve . Shiko për kete faqen 24 të librit Butroti .
4 – mësohet se prifti I faltores se Asklepit zënte një vënd të rëndësishëm dhe zgjidhej sikurse të tjerët për çdo vit.
5 – Mbishkrimet tregojnë edhe pozitën e gruas në sistemin shoqëror Buthrotas, sepse dallohet ne mbishkrime se një grua liron njëherësh të tetë skllevërit e saj .
6— nisur nga këto mësohen edhe disa ligje apo rregulla që drejtonin mardheniet shoqërore të këtij sistemi shoqëror.
7 — Së fundi , dhe ky shënim që i referohet mbishkrimeve te Butrintit na vjen vetëm nga Prof Dhimiter Pilika . Këtë nuk e shoh të përmëndet nga autorët që janë marr me mbishkrimet e Butrintit, me gjithse dihej fare mirë prej tyre. Profesor Dhimiter Pilika thotë se në mbishkrimet e Butrintit janë pikasur shtatë –tetë nga emrat e muajve të një kalendari të lashtë Epirot- Pellazgë shpikje e qytetit të lashtë të Bunimës . Këto emra ,thotë Profesori, janë të pa njohura e të pa zbërthyeshme nga gjuha greke . Ato zbërthehen vetëm nepermjet shqipes pasardhëse direkte e pellazgjishtes. Dhe , kjo do të thotë që Epirotët jo vetëm që nuk ishin helenë por as edhe emrat e muajve të kalendarit helen nuk pranuan ti praktikonin .Për studimin tonë do të thotë se në kohën kur gdhëndeshin këto mbishkrime në Butrint nuk kishte as edhe një këmbë heleni.
Kur janë shkruar këto mbishkrime ? Profesor N. Ceka e ka vendosur shkrimin e tyre në nënkapitullin e tretë ku ai thotë se Butrintin e zotronin Prasaibët Kaon të cilët ja kishin marr Kaonëve , dhe këta të fundit ja u kishin marr korkyrasve. Historira , tip prrallash, por të mos ju vij aspak çudi se libri Butroti ndahet në këta nënkapituj , Butroti Korkyras, Butroti Kaon dhe Butroti Prasaibe . Bëhet fjalë për fillim shek e IV p.e.s. ( Ne Librin Butroti thuhet se teatri eshte ndertuar ne gjysmen e pare te shek . III pra rreth 275—250 p.e.s.), kur mendohet se është ndërtuar qendra kulturore e Butrintit e emrtuar Agora . Por disa mbishkrime , vështirësisht të dekriptushme , lexushme e përkthyshme , gurët e të cilëve janë vendosur në shkallaret e teatrit, duan të thonë se janë më të herëshme se ndertimi i këtij objekti e se duhet të jenë marr nga një vënd tjetër ku ato afishoheshin , të cilin arkeologjia nuk ka mundur ta përcaktoj ende . Sido qoftë në këtë periudh, edhe sipas Prof. N.Cekes në Butrint nuk kishte Helenë, Korkyras e Korinthas por vetem Kaone te Kaonise Epirote . Pikerisht këta, Kaonet Epirot “barbar” ndërtuan edhe atë qendër kulturore, të vogël por shumë të bukur , e të paisur me dhjetra shtatore, sipas shëmbullit të qyteteve më të mira që kishin parë ; duke gdhëndur edhe ato mbishkrime , me alfabetin grek , pranuar dhe përdoruar si më i miri i asaj periudhe jo vetëm në Iliri dhe Epir , por kudo në rreth brigjet e mesdheut e më gjërë.
Profesor Hasan Ceka , një autoritet i pa diskutushem i arkeologjisë shqiptare , edhe pse ka pranuar tezën e themelimit helen të Butrintit , në studimin e tij “ Epiri në Kohët e Lashta “ duke ju referuar mbishkrimeve , vërteton se të paktën në periudhën kur ato janë shkruar në Butrint nuk kishte Helen. Ai do të shkruaj se:-
Për origjinën Ilire të popullsisë së Epirit flet më në fund edhe pozita,
që zinte femra në shoqërinë epirote; gratë ashtu si tek fiset e tjera ilire,
gëzonin edhe në Epir disa të drejta që e vinin pothuaj në një shkallë me
mashkullin , siç ishte e drejta e trashëgimisë, dhe arrinin të hipnin deri në
fronin mbretëror; dhe kjo nuk ka ngjarë vetëm një herë. Një trajtim të tillë
të femrës nuk e njeh historia e grekëve të vjetër, ku gratë , me përjashtim
të hetereve ( grave të përdala) mbaheshin të ndrydhyra në katër muret
e shtëpisë dhe nuk merrnin pjesë as në jetën shoqërore, as në atë
Kulturore.” H. Ceka Në Kërkim të Historisë Ilire fq 272
Kështu Prof. Hasan Ceka , pranon se ndërtimi shoqëror i Buthrotasve nuk përputhet me ndërtimin shoqeror te Helenëve por me atë të Ilirëve e që do të thotë se Buthrotasit ishin i njëjti popull me Ilirët dhe aspak me helenët . Si përfundim Prof H. Ceka mendon se :–
“…..mund të them pra, me plot bindje, se epirotët jo vetëm nuk
kishin prejardhje greke, por as proçesi i helenizimit të tyre nuk
shkoj tek ata kurrë aq largë dhe u kufizua kryesisht në përdorimin
e gjuhës greke në dekumentet mbishkrimore, si dhe në pasurimin
e kulturës vëndëse me element më të përparuar të kulturës greke. “
Po aty fq 274
Nisur nga vështirësit që studiuesit e këtyre mbishkrimeve kanë hasur në dekriptimin, leximin dhe përkthimin e tyre në mënyrë të natyrëshme del pyetja ; Në cilën gjuhë janë shkruar këto mbishkrime, edhe pse kanë në përdorim alfabetin e gjuhës greke ? A janë këto në gjuhën e vjetër greke në atë kohë krejtësishtë të përsosur , apo mos valle shkruhet gjuha e folur në këto troje me alfabetin grek ? Në një studim që ndërmora duke pasur si qëllim të tregoja prejardhjen e popullsive rrënjese të paratokës se Butrintit më rezultuan disa gjëra tepër interesante në fushën e gjuhësisë , ku unë gjithsesi nuk jam specialist .
Për këtë studim harrita të ndërtoj një fjalor prej rreth 600 – 700 fjalësh të përdorimit të përditshëm i cili mund të rudhet apo të shtohet edhe më shumë .
E konsultova këtë fjalor me Fjalorët e gjuhës shqipe si , “ Fjalori I gjuhës Shqipe” (Cipo, Çabej, Domi, Krajni, Myderizi )Me W. Martin –Leak, Han, me Fjalorin dialektor Pano Tase , Me fjalorin e Marko Boçarit, Me studimet etimologjike të Shqipes, Çabej dhe Zheji, fjalori Greqisht Shqip I Hysen Sinanit etj , deri sa harrita në atë mbetje fjalësh.
Krahas përdorimit të diftogjeve KL dhe GL kjo e folur parapëlqen një përdorim të gjërë te kartrave “Γ “ dhe “ Χ” të alfabetit grek në vënd të G së alfabetit shqip si dhe Q apo QH të saj. Rezulton se kjo e folur është mjaftë e lidhur me gjuhën e sotme greke deri në masen 30- 35 % te fjalëve . Sa është e lidhur me gjuhën e vjetër greke? Të më falni. Këtë nuk mund ta them tani . Por më interesantja në këtë të folur është se dallohen një grup fjalësh që me sa jam konsultuar deri më tani nuk i përbajnë as fjalorët e shqipes dhe as ata të greqishtes . Cila duhet të jetë prejardhja e këtyre fjalëve ? Mos vallë ato vijnë nga gjuha e para helenëve të quajtur pellazgë e që i mbulonin të gjitha këto troje , Ilirisë Epirit e Greqisë ? Nuk mund të them asgjë deri tani . Por gjithsesi mendimi im i sotëm mbetet në mundësin e të shkruarit me alfabetin grek të gjuhës së para tokës së Butrintit , e cila duhet të këtë një ndërfutje të konsiderushme të greqishtes së vjetër.
Pamvarsishtë nga kjo , mbishkrimet e shumë përfolura për prezencën e kolonëve helenë në Butrint, jo vetëm që nuk e konfirmojnë një gjë të tillë, por e hedhin poshtë duke mos u dhënë asnjë të drejtë pretenduesve të kësaj teze , kushdo qofshin ata . E THEKSOJ EDHE NJEHER SE MBISHKRIMET E BUTRINTIT VERTETOJNE MOSQENIEN E BUTRINTIT KOLONI HELENE.
Kozma Taho- Clearwater, Florida
*Vijim i ciklit:”NERITAN CEKA PROFESOR ARKEOLOGJIE APO………?”- Pjesa e tretë.
Kë e pengon lashtësia shqiptare?
Nga Fahri XHARRA/
Në kodrinat e Rodopeve të cilat e rrethojnë fushëgropen e Preshevës ka gjurmë të pesë lokaliteteve arkeologjike. Të gjith i takojne tipit te vendbanimeve të fortifikuara. Në bazë të gjurmimeve të realizuara nga Enti Arkeologjik i Nishit është konstatuar se shumica e këtyre fortifikatave datojnë nga koha e bronzit. Po i shenoj të gjitha: Kështjella e Preshevës, Opidumi Dardan- Kacipupi tek fshati Rahovicë, Kështjella e Bushtranit, Kështjella e Gerajve- Dragushnica dhe Kështjella e Berçevcit. Dukuria e përbashkët e këtyre mbetjeve është forma e rrumbullakët e tyre…! (Sami Agushi )
Por qytetarëve , kur iu humbet ideali dhe rëndojnë vetëm pas të mirave materiale, sepse ashtu iu dikton pushteti në mënyrë jo te drejtpërdrejt , atëherë i humbin të gjitha cilësitë,për të cilat ishin krenar dhe të cilat i mbanin të pa tretur. Dhe , pasojat janë të rënda për kombin . Fqinjët dhe ata pak më largë se fqinjët duke e pasur një ideal më të fuqishë se ai i yni, ata po e “pushtojnë” popullin shumë më të qytetruar dhe po krijojnë një qytetrim të ri të tyre me ata që ne i përmbysim.
Kë e pengon lashtësia shqiptare? Po shihet qartazi . Nuk ka nevojë për udhërrëfyes : neve .
Në Serbinë e sotme në tokat joaq largë Kosovës po zbulohet e zbulohet pa nda. Po nëntoka e mëshef historinë tonë , gjithandej në tokat e Dardanisë .Dardani i thonin edhe asaj pjese që sot për fatin tonë historik është ndër Serbi. Mua më interesojnë fakte historike , arkeologjike të lashtësisë shqiptare , për ato po flas. Zërat kundështues janë shumë të mëdhenj ,
Nëse them që gjurmët pellazgjike janë gjetur edhe në murin kinez, atëherë vijnë “pismiletat” në vend që të ndihmojnë së paku moralisht me fjalë inkurajuese , ata shkojnë e na e shkurtojnë historinë ë 600 vjetët e fundit.
Por unë kam lajme edhe më të vjetra se kjo” U selu Poljne kod Trstenika hleb pekli pre 6000 godina (Autor:Rade Stanković )
Në një fshat afër Tërstenikut ( Serbi ) janë gjetë gjurmët që vërtetojnë që në këto anë buka është pjeku që para 6 000 vjete. Një civilizim i lartë e i herësëm. Kë po e pengon lashtësia shqiptare ? Vet neve.
Në fshatin Polnja ku janë gjetur gjurmët e kësaj lashtësia të madhe jetojnë 20 familje të ardhura , si psh. Vasiqët , Trnjakët , Bradiqët , Daciqët ( ardhacak të Toplicës ) . Shoshiqët .Një zot e di , se nga i kanë rrënjëtkëto familje .( http://www.poreklo.rs/2012/12/03/poreklo-prezimena-selo-poljna-trstenik/ )
Në lokalitetin Blagotin , aty ku janë gjurmuar vetëm 2,5 % të lokalitetit arkeologjik janë gjetur materiale të kohës së neolitit të cilat dokumentojnë që këtu ishte një qender e urbanizuar ,me plan urbanistik dhe ku piqej buka që para 6 ooo vjete.
_ Unë dua të tregoj që në Serbinë qendrore në kohën e Neolitit ishte një pasuri e madhe… Dikur mendohej që buka së pari është pjekur në Linjen e Afërme ., kurse fakrtet e tregojnë tjetrën që drith\rat jan\ kultivuar më herët në këto anë – e spjego Jelena Vikqeviq nga Muzeu i Tërstenikut (Serbi ) Për mohuesit pe e japi jë pjesëz të shkrimit edhe në serbisht (Hoćemo da pokažemo centralnu Srbiju iz doba neolitskog perioda, da se zna kakvo je bogatstvo ovde bilo. Sigurna sam da će naučni skup arheologa doći do nekih novih zaključaka, jer Poljna pomera granice saznanja. Ranije se, na primer, mislilo da je najstariji urbanistički plan negde na Bliskom istoku i da je star 5.000 godina ili 4.000, a ovde, u Poljni, stariji je za 2.000 godina! Ranije se mislilo da su prvi hlebovi pravljeni takođe na Bliskom istoku, a mi imamo dokaze da su se u Poljni gajile hlebne žitarice i pekli hlebovi i to pre 6.000 godina. To su važna naučna otkrića. Radovi dr Svetozara Stankovića, koji je doktorirao na temi o lokalitetu Blagotin, svedoče o neoborivim činjenicama, da je ovde postojalo tako važno naselje u doba neolita, a sada imamo i grupu mladih arheologa koji nastavljaju njegovo delo. Najznačajnija među njima je doktorand arheoloških nauka Ana Đuričić. Ona će u doktorskoj disertaciji koju sprema detaljno opisati arheološki eksperiment koji namerava da izvede. Uradiće i rekonstrukciju peći za hleb – objašnjava Jelena Vukčević, upravnica Muzeja Trstenik.)
Kë po e pengon lashtësia shqiptare ? më në zor jame bashkëkpmbasit e mi se me të huajt, që më lehtë iu binden fakteve .
Fahri Xharra, 12.04.15 Gjakovë
Syrja bej Vlora, një diplomat kalibri europian
Nga Ilir Ikonomi/
Syrja bej Vlora (1860 – 1940), djathtas, fotografuar në Vjenë me një diplomat tjetër. Syrja beu, i ati i Eqrem bej Vlorës, i vëllai i ish-Kryeministrit Osman Ferit pashës, ka qenë një figurë me ndikim tek qarqet politike evropiane. Mendoj se ai e përdori këtë ndikim në të mirë të Shqipërisë. Publiku është njohur më shumë me këtë figurë karizmatike këto 10-15 vitet e fundit. Para ca kohësh u botuan në shqip kujtimet e Syrja beut. Në turqisht ato ishin botuar në vitin 2009.
Më 1912, kur Perandoria Osmane po shpërbëhej, Syrja bej Vlora ishte ndër të parët që u përpoq për shpalljen e pavarësisë me ndihmën e Austrisë. Intervista e mëposhtme e Syrja beut është botuar në gazetën e Bukureshtit, Universul, të datës 25 nëntor 1912, vetëm tri ditë para se Ismail Qemal Vlora të shpallte pavarësinë e Shqipërisë.
——————————-
Ja deklaratat që bëri mbrëmë lideri shqiptar, i cili pranoi të më presë në pallatin e tij në Pera (të Stambollit) dhe të bisedojë me mua:
SYRJA VLORA: Dje më priti në audiencë ministri i Brendshëm dhe pastaj veziri i madh. I pari më deklaroi se qeveria është e gatshme të japë gjithçka për një Shqipëri autonome. I dyti, me të cilin pata edhe bisedën më të gjatë, më deklaroi se është absolutisht me mendimin e shqiptarëve, që Shqipëria duhet të jetë autonome, por do ta bëjë këtë pasi të jetë këshilluar me kolegët dhe do t’ia paraqesë çështjen për miratim Padishahut, i cili do të udhëzojë sesi duhet vepruar. Siç e shikon, ngurrimi tradicional i burrave të shtetit turk nuk mungon as në çastet më kritike, kur ngjarjet ndodhin me shpejtësi marramendëse, sepse derisa të vijë miratimi nga Padishahu, Shqipëria do të jetë gllabëruar plotësisht nga pushtuesit ballkanikë. Që këtej del edhe vërtetësia e thënies se diplomati më i mirë është bajoneta.
GAZETA UNIVERSUL: Çfarë kuptoni me Shqipëri autonome?
SYRJA VLORA: Unë, si gjithë udhëheqësit shqiptarë, që interesohen për fatin e Shqipërisë, kam qenë dhe jam kundër autonomisë. Ne kërkojmë shpalljen e Shqipërisë shtet të pavarur nga çasti kur nuk është më e mundur të ruhet statukuoja e paraluftës në Turqinë europiane.
GAZETA UNIVERSUL: Më duket se jo të gjithë shqiptarët e duan pavarësinë e Shqipërisë…
SYRJA VLORA: Po, keni të drejtë. Janë disa që duan të jenë shtojcë e Greqisë dhe shumica e tyre janë të krishterë ortodoksë. Të tjerët, janë ata që nuk gjejnë shpëtim përveçse te Kalifati dhe Sheriati, por nuk duhet harruar se të gjithë shqiptarët e vërtetë, pa dallim feje, e sidomos katolikët dhe gjithë intelektualët e larguar – dhe tek ata qëndron e gjithë forca e Shqipërisë – besojnë se nuk ekziston tjetër shpëtim përveçse shpallja e një shteti të pavarur. Kjo është edhe bindja ime. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi mbështetjen e Aleancës Treshe dhe në veçanti të Austrisë katolike dhe apostolike, e cila edhe me rrezikun e një lufte nuk do të lejojë që Shqipëria të ndahet mes pushtuesve. Në qoftë se Madhëria e Tij, veziri i madh Qamil Pasha do të më kishte dëgjuar që në fillim dhe do ta kishte shpallur Shqipërinë autonome, të gjithë malësorët shqiptarë, që sot luftojnë krahas malazezëve për qytetin e rrethuar të Shkodrës, do të ishin kthyer tani në shtëpitë e tyre për të treguar se me ç’guxim të madh rezistoi armiku.
GAZETA UNIVERSUL: A mund të na thoni se cilët janë udhëheqësit e shtetit të ardhshëm shqiptar?
SYRJA VLORA: Sipas meje, udhëheqësit e një Shqipërie etnografike janë të shumtë dhe do t’i shndërronin në hiç sukseset e serbëve në veri e lindje dhe të grekëve në jug dhe perëndim, por Shqipëria, ashtu siç është delimituar në kabinetet e Vjenës dhe të Romës, është një territor i kufizuar në veri nga Mali i Zi, në perëndim nga Deti Adriatik dhe me një vijë vertikale që fillon nga Prizreni. Italia dhe Austria, garantojnë se i gjithë bregdeti adriatik, deri përtej portit të Sarandës, do t’i mbetet Shqipërisë. Austria garanton gjithashtu edhe Pazarin e Ri dhe që serbëve nuk do t’u lejohet dalja ne det e as pushtimi i një pëllëmbe të vetme territori. Me pak fjalë, shqiptarët i kanë varur shpresat në mbështetjen e vyer dhe të dobishme të Austrisë dhe të gjithë botës katolike, e cila nuk e sheh me sy të mirë pushtimin greko-sllav të një toke të zotëruar prej mijëra vjetësh nga raca shqiptare.
GAZETA UNIVERSUL: Ç’mendoni për jetëgjatësinë e Lidhjes Ballkanike?
SYRJA VLORA: Lidhja Ballkanike është krijuar që prej një viti dhe do të zgjasë derisa koalicioni të bëhet zot i të gjithë Turqisë europiane. Sukseset e tyre besoj se i detyrohen edhe rënies së pritshme të Janinës dhe të Shkodrës.… Që ta mbyll, ne shqiptarët e kishim parashikuar këtë katastrofë dhe me kohë i kishim paralajmëruar dhe këshilluar qeveritarët të ishin më të sinqertë dhe më të shpejtë në zbatimin e reformave të vërteta, jo vetëm në letër. Por fatkeqësisht kemi folur kot. Mëkat që edhe sot, kur gjenden përballë një fakti të kryer, pra kur Turqia europiane është pushtuar nga aleatët, qeveritarët ngurrojnë të marrin masa për të shpëtuar aq sa mund të shpëtohet. Ndoshta ka qenë e shkruar që Perandoria Osmane, ashtu si ajo Bizantine, të bjerë nën barrën e mëkateve të bijve të saj.
Me këto fjalë plot hidhërim e mbylli intervistën lideri shqiptar.
ABAZ KUPI, I VLERESUAR DHE I ANATEMUAR NGA ENVER HOXHA
*Cila është e vërteta e rezistencës shqiptare në 7 prill 1939?/
* Replika e Faik Konicës në “The New York Times” për pushtimin fashist/
Nga Dalip Greca/
E fshehta e rezistencës shqiptare me 7 prill qëndron ende e kyçur në arkivat italiane. Media fashiste u përpoq që të fshihte të vërtetën duke u përpjekur që ta paraqiste pushtimin si një dëshirë të vetë popullit shqiptar.
Këtij qëllimi i shërbeu më pas edhe skenari i Asamblesë Kombëtare, ku Xhafer Ypi lexoi mesazhin, ashtu siç e kishin përpiluar italianët.Madje edhe kur iu dorëzua kurora Mbretërore Viktor Emanuelit, është i njëjti kujdes, “gjithëçka ka ardhur nga dëshira e shqiptarëve për t’u bashkuar me Italinë”.
Gazetat italiane, edhe ata që guxonin të kritikonin veprimet aventuriere të Duçes, e fshehin rezistencën. Ja se si e jep tablon e pushtimit shtypi italian : “Katër të shtëna, dhe operacioni “Shqipëria “arkivohet. Ishte një luftë pa luftë, por regjimi është në delir. “Bota duhet ta dinte,” bërtet Mussolini nga ballkoni i tij i famshëm, “se ne kemi fuqinë të shtyjmë përpara.” (ital. “tireremo diritto”).
Më 16 prill, Viktor Emanuali, disi i hutuar, pranon kurorën shqiptare. Shtypi i regjimit flet për “sukses pa precedent”, por fitimet politike janë zero.“ Pra gati asgjë për rezistencën shqiptare. Ajo injorohet me qëllim.”.Po cila ishte e vërteta?
Ka një polemikë interesante të Faik Konicës me botusin e gazetës “The New York Times” për vërtetësinë e përrallave italiane për bashkimin vullnetar të Shqipërisë me Italiane dhe për vërtetësinë e rezistencës së 7 prillit 1939.
Replika e Faik Konicës në “The New York Times” për pushtimin fashist
Me 31 maj 1939, Faik Konica, i dërgonte një letër botuesit të gazetës “The New York Times” të titulluar ”Pushtimi Italian i Shqipërisë, i rishqyrtuar”. Konica e falenderon botuesin për informacionin e botuar nga gazeta e tij më 30 maj 1939 prej korrespondentit të saj në Romë, ku shkruhej ”Forcave të armatosura shqiptare iu është kërkuar të bashkohen me forcat italiane”. Faiku shkruan:” Si në tekst, ashtu edhe në titujt ju vini, fjalët ”iu është kërkuar”,- në thonjëza-një shenjë pikësimi që nuk është përdorur kurrë më saktë se këtu.”Përmes stilit të vet të njohur, mjeshtri diplomat e publicist, sjell për lexuesit ngjarjet e pas perdes diplomatike të fashizmit, kur thotë se “Qeveria e Shqipërisë pa dyshim që s’flet me zërin e vet.Ajo është e detyruar të thotë se Poli i Veriut përputhet me Ekuatorin nëse kështu thotë Italia. Duke satirizuar qeverinë italiane dhe agresionin e saj, Faiku shkruan se “Unë mendoj se shumë njerëz duhet ta kenë ndryshuar mendimin që ka mbizotëruar deri më sot se italianët, si komb, janë inteligjentë, pavarësisht nga karakteristikat e tjera jo mikluese.” Fjala dominuese nëpër gazeta i paraqet ata të neveritshëm, shton Faiku.
Zemërgjërsia e tyre, sipas Konicës matet me agresionin që kryen në Shqipëri.Duke folur për qëndresën shqiptare me 7 prill dhe përpjekjen italiane për ta mohuar atë, Konica shkruan:”Italianët, në dëshirën e tyre të pashpresë për ta bërë botën të besojë se nuk ishin agresorë, por miq të thirrur nga populli për ndihmë, shpallin me paturpësi se nuk pati fare rezistencë.Nga ana tjetër, shqiptarët llogarisin rreth dymbëdhjetë mijë italianë të vrarë; dhe grekët si fqinjë të afërt dhe vëzhgues, janë dakort.
Megjithatë, arsyeton Konica, le t’i marrim këto shifra të ekzagjeruara nga emocioni. Ai shkruan se ka në dorë letra nga të huaj neutralë dhe të painteresuar, që u ndodhën në Durrës në kohën e agresionit.Nuk mund t’i bëj publike këto letra, por mund t’ia tregoj një përfaqësuesi të akredituar në Tiranë. Faiku thotë se ata e çojnë numrin e të vrarëve vetëm në Durrës, minimumi në një mijë ushtarë italianë.Por nga ana tjetër, italianët deklarojnë se në të gjithë Shqipërinë janë vrarë vetëm 25 ushtarë italianë dhe se këtë e kanë bërë “banditët” edhe pse ndërmjet të vrarëve kishte edhe studentë.Konica shton, për hirë të argumentit le të pranojmë shifrat e italianëve; por kemi të drjtë për disa konkluzione. Meqenëse zbarkimi u bë në katër pika, në çdo pikë duhet të jenë vrarë mesatarisht nga gjashtë vetë; dhe meqë dihet me siguri se italianët disa herë qenë të detyruar të tërhiqen në anijet e tyre, mund të themi me të drejtë se sa herë vritej një ushtar, të tjerët ia mbathnin.
Konica ironizon: Nëse kjo është e vërtetë , Italia duhet të ketë dërguar në Shqipëri kampionët e vrapimit, që e kishin treguar më parë veten në Guadalajara (Lufta Civile Spanjolle).
Qëndresa e 7 prillit
Historiografia komuniste thuajse e ka lënë anonime rezisitencën e 7 prillit. Ajo gati të gjithë rezistencën e lë pa emër. Është vlerësuar vetëm Mujo Ulqinaku, i cili është heroi i pa kontensuar edhe në ditët e sotme sepse me gjakun e vet dëshmoi rezistencën shqiptare. Mirëpo në jetëshkrimin e Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku, ai paraqitet gati i shkëputur. Mujo Cakuli(Ulqinaku) jepet si një nënoficer i shkëputur nga të tjerët, që nuk i përkiste asnjë ushtrie, madje ai qenkish vënë në krye të marinarëve të braktisur, që oficerat i lanë dhe ikën. Ai sipas Enciklopedisë shqiptare, vrau dhejtëra fashistë.
Asnjë fjalë për të tjerët në rezistencë. Injorohet kontributi i komandantit të 7 prillit, majorit Abaz Kupi.
Nga ana tjetër as italianët, nuk ia patën njohur qëndresën Abaz Kupit, por atë vetë, e patën shpallë si shumë të kërkuar, ndërsa familjen ia internuan.Anglezët e luftës së Dytë Botërore, përkundrazi, e kishin vlerësuar lartë qëndresën e Abaz Kupit.
Në një letër që Abaz Kupi i dërgonte pas luftës ministrit të Jashtëm britanik Anthony Eden, rezistencën e tij gjatë luftës e përshkruan me fakte që komunistët u përpoqën t’ia mohonin. Rezistencën ndaj sulmit fashist në Shqipëri ai e përshkruan kështu: “Kur anijet e armikut arritën pranë molos, i lashë fashistët të zbrisnin në tokë, madje dhe të na afroheshin nja 200 metra. Atëherë dhashë urdhër që të hapej zjarr kundër tyre. Kështu, në ora 4 të mëngjesit kishte filluar një betejë e vërtetë. Gjatë këtyre luftimeve, të tre sulmet e tyre të njëpasnjëshme i zmbrapsëm, duke i detyruar agresorët që të ktheheshin e të futeshin sërish nëpër anijet e tyre. Gjatë sulmit të katërt, armiku, duke vënë në përdorim të gjithë mjetet dhe forcat e tij luftarake që dispononte, u përqendrua në një sulm të përgjithshëm kundër krahut tonë të djathtë. Në këtë mes, ne, duke mos i pasur mjetet e nevojshme gjatë 6 orë luftimesh të përgjakshme dhe të pandërprera, qemë të detyruar që të tërhiqeshim. Në këto rrethana u largova nga vendi im dhe dola në Jugosllavi, ku u takova me kolonelin Oacly Hill dhe oficerë të tjerë britanikë, kolegë të mi, me të cilët kam pasur shumë raste bashkëpunimi”. Në letrën e Abaz Kupit flitet për qindra të vrarë nga italianët. Gjithësesi shifra nuk është e konfirmuar. Ndërsa Enver Hoxha, që fillimisht ia njohu qëndresën Abaz Kupit, shkruantë se ishin qindra të vrarë ditën e erzistencës. Nga ana e tij Zavalani, në historinë e Shqipërisë, nuk jep shifra, por pohon rezistencën.
Enver Hoxha e pat ngritur në qiell heroizmin e Abaz Kupit në vitet e para të luftës, por më pas ai e shpalli armik.
Enver Hoxha për Abaz Kupin (i paçensuruar)
Se kush ishte Abaz Kupi i vërtetë, para se Enver Hoxha të çensuronte veten e tij, mjafton që të sjellim të plotë, artikullin e shkruar nga vetë ai dhe botuar në gazetën “Zëri i Popullit” Nr. 13-14 shkurt 1943.
Artikulli mbante titullin” Bazi i Canes, Myslym Peza, Baba Faja Martaneshi”. Ky artikull u ribotua pas luftës në librin “Enver Hoxha-Vepra, Vell I, por pa pjesën që fliste për Bazin e Canes.Artikulli nuk ka nevojë të komentohet, majfton që të çojmë ndërmend kalvarin e Familjes Kupi, përplasjen e saj nëpër kampe internimi e burgje, më keq se ç ‘kishte vepruar fashizmi. Enveri ia mohoi Bazit të Canes edhe Durrësin, edhe Krujën, edhe betejat e tjera.
***
Në ditët e para të prillit 1939, ditë të zeza të historisë sonë, populli shqiptar ishte më këmbë; me një zemër, me një parrullë:Luftë invazorit fashist të urryer si bishë e Atdheut tonë të dashur, në fshatra dhe qytete të Shqipërisë, i madh dhe i vogël bërtiste në Durrës, Shëngjin, Vlorë për të mbrojtur Atdheun.
Në Durrës luftonte Abaz Kupi me djemtë e shqipes, luftonte me një grusht njerëzish kundër dëshirës së klikës dallkauke që ishte në fuqi, kundra mijëra dhe mijëra fashistëve që po zbarkonin në molo.
Bazi i Canes dhe djemtë e Shqipërisë, të frymëzuar prej një dashurie të madhe për Atdheun, me të vetmen pushkë të shqiptarit, e bënë armikun që të kthehej në vapore e të linte ne Molo me qindra të vrarë.
Major Bazi ishte kudo, në çdo pozitë, zëri i tij dëgjohej:Djema! Godisni armikun pa mëshirë se kështu e lyp ndera e Atdheut!”- dhe pushkët e shqiptarëve kërcisnin mbi fashistët e fëlliqur që turreshin valë-valë.
Nga çdo anë, nga çdo mur, derë, nga çdo penxhere e Durrësit vëlonte pushka. Bazi i Canes s’po ia lëshonte vendin, megjithëse armiku përdori topa e aeroplanë, djemtë e Shqipërisë s’termbeshin, sado që ishin një grup njerëzish.
Lufta vazhdoi me orë, armiku hidhte si në furrë, me mijëra bersalierë dhe përpara kësaj hordhi të madhe të veshur me çelik, Bazi i Canes u tërhoq, por i pathyer, i papërkulur, me zemrën plot dashuri për Atdheun dhe me urrejtje për okupatorin.
Në emigracion këtj s’i rrihej, ai e kishte zemrën në Shqipëri, në vëllezërit e tij që po luftonin me tërbim fashizmin dhe ky luftëtar çau malet me borë, çau bjeshkët e veriut dhe u fut në Atdhe, atje ku e lypte detyra, ku e lyp ndera e Atdheut, u fut me bashkue forcat e tij me atë të shokëve shqiptarë që ishin çue në këmbë.
Fashtrat e Krujës zienin, fshatarët rrokën armët, pse ora e hakmarrjes kish arritur, pse Bazi i Durrësit ishte kthye me marrë pjesë në LÇ e popullit shqiptar.
Mustafa Kruja u përpoq të kish zinxhirët, u përpoq ta bënte rajë të okupatorit, por Bazi i tregoi rrugën këtij korbi të zi, këtij birit bastard të tokës arbërore dhe si, patriot që ishte i shpalli luftë fashizmit, Merlikës dhe tradhtarëve.
Merlika i lëshua si një bishë me hordhitë e tij mercenare për me ndjekë çetën e Abaz Kupit, u derdh mbi miqtë e tij, mbi shokët e tij me i vra e varë.
Bazi i Canes i goditi fashistët pa mëshirë. Merlika e bëri sheshin e Krujës, shesh për varje për djemtë e Bazit. Por Bazi s’tutej dhe thoshte” Vallja vjen pas”.
Fashizmi dhe Mërlika i kanë milicët të lirë me pesë napolona kokën, kurse ne djemtë tanë i kemi vëllezër dhe shokë, por hakën s’e lëmë pa e marrë dhe për një njëqind.
Bazi i Canes që luftonte për një qëllim të shenjtë; çlirimin e Atdheut nga zgjedha e italianëve, e ka kuptuar fare mirë se trimi i mirë me shokë shumë, se ky hall i madh ka mbuluar gjithë Shqipërinë dhe se një bashkim i fortë e i shëndoshë i gjithë shqiptarëve në luftën kundër okupatorit do të jetë shpëtim i vendit tonë.
Patrioti i vërtetë s’lufton me fjalë, por me punë, me vepra dhe Bazi i Canes mendimet e tij i realizon në fushën e luftës dhe solidar deri në vdekje me të gjithë patriotët e tjerë shqiptarë, u hodh në Luftën NC, në luftë për Atdhe.
Me 10 tetor 1942, armiku i fëlliqur u godit nga të katër anët e Shqipërisë, kudo u goditën kolonat, depot, milicët e armikut, kudo në Shqipëri u prenë telat e telefonave.
Ky ishte rezultat i Kuvendit të burrave shqiptarë, që vendosën të luftonin me armë dhe pa pushim deri në fitore armikun e vendit tonë. Dhe Bazi i Durrësit, Bazi i Krujës, Bazi i Pezës dhe i 10 tetorit, po vazhdon dhe do ta vazhdojë deri në fitore luftën kundër okupatorit dhe tradhëtarëve.
Histori- Pushtimi i Shqipërisë ishte vendosë që më 6-7 shkurt 1939
*Në takimin e 6 shkurtit duket se u mor vendimi që Shqipëria të pushtohej.Konti Çiano shkruan në ditar:” I parashtrova Duçes pikëpamjen time për çështjen shqiptare; të shpejtohemi! Ai është dakord. Fillojmë menjëherë të thërrasim forca dhe të përqëndrojmë mjetet ajrore. Intensifikojmë përgatitjen.Koha e aksionit:Java e Pashkës!”/
* Në një takim të Duçes me Çianon me 7 shkurt vendoset që sulmi të bëhej mes datave 1 dhe 9 prill./
*Kur Mbreti shpalli mobilizimin më 16 Shkurt, italianët nisën të shqetësohen/
Përgatiti: Dalip Greca/
Kur u vendos që të ndërhyhet ushtarakisht në Shqipëri? Sipas ditarit të Çianos, është folur shpesh për këtë akt, por vendimi nuk ka qenë i formës së prerë. Në shënimet e 15 janarit 1939 kuptohet se zarët janë hedhur, por duheshin marrë masa që të mos reagonin fqinjët dhe të tjerët. Në bisedën mes Duçes dhe Çianos dilet në përfundimin se nuk ia vlente që të dobësohej miqësia me Jugosllavinë për shkak të Shqipërisë. Për këtë qëllim mund të bëhej një marrëveshje mbi këto baza:rrumbullakosje e kufirit jugosllav; çmilitarizimi i kufijëve shqiptarë; aleancë ushtarake; mbështetje për marrjen e Selanikut nga serbët. Duket se plani është diskutuar me detaje dhe i është përcjellë jugosllavëve me 19 janar gjatë një gjuetie të përbashkët me Stojadinovicin.Konti shkruan ne Ditar:”Në një moment të parë Stojadinoviçi duket i ngrysur, pastaj akulli shkrin e flet për ndarjen e Shqipërisë si zgjidhja më e mirë.”
Mirëpo gjërat nuk ecin si në vaj sipas parashikimeve të Çianos. Me 4 shkurt Stojadinoviçi jep dorëheqje. Manevër apo rrëzim i vërtetë?-petja mbetet ne ajer. S’ka pergjigje.
Pas kësaj vjen një bisedë mes Çianos dhe Duçes. Diskutohet problemi në kushtet e reja, pas rrëzimit të Stojadinoviçit. Përfundimi? Në ditar është hedhur ky pasazh:”Me Duçen fiksuam këtë formulë:Të marshojmë njësoj.Me Stojadinoviçin-ndarje e Shqipërisë midis nesh dhe Jugosllavisë.Pa Stojadinoviçin-pushtimi ynë pa Jugosllavinë,e po qe rasti kundra Jugosllavisë.”
Në takimin e 6 shkurtit në Palazzo Venezzia, Duçja thotë se rrëzimi i Stojadinoviçit ishte grusht shteti për të shmangur vendosjen e regjimit fashist atje. Bihet dakort që të shpejtohet plani për Shqipërinë.
Në takimin e 6 shkurtit duket se u mor edhe vendimi që Shqipëria të pushtohej. Çiano shkruan:” I parashtrova Duçes pikëpamjen time për çështjen shqiptare; të shpejtohemi! Ai është dakord. Fillojmë menjëherë të thërrasim forca dhe të përqëndrojmë mjetet ajrore. Intensifikojmë përgatitjen. Koha e aksionit:Java e Pashkës!”
Në një takim të Duçes me Çianon me 7 shkurt vendoset që sulmi të bëhej mes datave 1 dhe 9 prill.
Me 8 shkurt nga Tirana kthehet Jakomoni, i cili konfirmon kushtet opurtune për aksion.Ai raporton:”Qielli shqiptar është elektrizuar.Tashmë gjithë krerët janë me ne; por për sa kohë do të mund të mbahet sekreti?”
Me 14 shkurt, gjejmë këtë shënim në ditar:” Duçja thotë se për Shqipërinë duhet të priten dy ngjarje: Mbyllja e çështjes spanjolle dhe nënshkrimi i aleancës me Gjermaninë.Ndërkohë të ushqehet ndjenja e kryengritjes kundër Zogut e të përhapen zëra më të shumëllojshme:të turbullohet ambjenti…”…
Mbreti shpall mobilizimin, italianët shqetësohen…
Me 16 shkurt Duçja shqetësohet nga një telegram që i mbërrin nga Atasheu ushtarak në Tiranë.Në telegram shkruhej se Mbreti Zog kishte urdhëruar mobilizim të pjeshëm e se Jakomoni ishte nisë me avion për në Romë.Çiano shkruan:”Në të vërtetë situata nuk është aq dramatike. Lidhem me Jakomonin, që dukej shumë i qetë. Dje ka biseduar me Mbretin, i cili pasi ka dëgjuar ankesat tona ka thënë se kishte dhe ai diçka të thoshte nga ana e vet.Në Beograd ishte folë për ndarjen e Shqipërisë, por mbreti citoi hollësi që provojnë se ai ishte i informuar pjesërisht dhe josaktësisht.Pasataj përmendi përgatitjen të një lëvizje të brendshme, të mbështetur e gjitha në të arratisur, hollësi dhe kjo tërsisht fallso.Citoi dhe emra personash të kompromentuar,jo të saktë, përveç atij të Jak Koçit,( i cili siç dukte kishte marrë urdhër që të vazhdonte të ishte gati për aksion).
Shënimet e Çianos vijojnë: “Konkludoi duke rikonfirmuar vullnetin për t’u kuptuar me ne dhe dërgoi Jakomonin si të plotfuqishëm të tij për marrëveshje…Kur i rrëfeva Duçes me telefon, ai m’u përgjigj:”Po ta kishim firmosur paktin me Berlinin, mund të sulmonim menjëherë Shqipërinë.Tashti duhet ta zvarritim. Pastaj konfirmoi udhëzimet: Të mbahet gjallë agjitacioni në Shqipëri; të mos ngurohet të ulen dyshimet e Zogut duke i dhënë gjithë sigurimet që dëshiron. Të turbullohen ujrat në mënyrë që të përjashtohet njohja e qëllimeve tona të vërteta.”
Në ditarin e 21 shkurtit konti Çiano shkruan se Jakomoni në Tiranë është i paduruar për egzekutimin e ndërhyrjes; ai kërkon që të përshpejtohet plani.Por nuk mendonte kështu as Duçja, as Çiano.Ata prisnin një rast të favorshëm, kur askush të mos e kishte mendjen tek Shqipëria.
Madje me 3 mars, Duçja urdhëron një ngecje të planit për Shqipërinë, përsa kohë që s’ka përfunduar çështja e Spanjës.
Por çasti duket se nuk do të vonojë.
Urdhëri i Duçes:Të fillojnë trazirat në Shqipëri!
Me 15 mars, pas takimit Hitler-Hacha-Chvalkovski, trupat gjermane fillojnë pushtimin e Bohemisë. Italianët që janë ushqyer me propogandën fashiste janë të pakënaqur nga pritja e gjatë e Italisë. Çiano e ndjen se duhet të lëvizet drejt Shqipërisë…Ai shkruan në ditar se qytetarët italianë meritojnë një sadisfaksion, një kompensim-Shqipërinë!
Ciano shkruan në ditar:” 15 mars- Fola me Duçen. i thashë se sot do të ishte mirë t’ia fillonin pasi nuk do të gjenim as pengesa lokale, as komplikime serioze ndërkombëtare. Më autorizojë që t’i telegrafoj Jakomonit të përgatitë trazira loakle dhe personalisht urdhëroi marinën të mbante gati skuadrën e dytë në Tralanto.Lidhem me Dominico Cavagnari, nënsekretari i marinës fashiste…Përgatitjet intensifikohen. Urdhëri drejt mbretit Zog është i prerë: Ose të pranojë zbarkimin e trupave italaine e kërkon protektoart ose trupat tona do të zbarkojnë kundër tij.Bisedoj përsëri me Duçen. Më duket më pak i vendosur për planin shqiptar”…
Edhe në një takim që Çiano bën në mbrëmjen e 15 marsit me Duçen, shprehet një ndjenjë dyshimi për realizimin e menjëhershëm të pushtimit.Çiano përpiqet t’I përcjellë optimizëm, duke i argumentuar se një zbarkim i menjëhershëm do të rriste moralin e trupave fashiste.
Mirëpo Duçja i bënte ndryshe llogaritë. Me 16 mars ai e thërret Çianon dhe i thotë se ka vendosur që ta shtyj pushtimin e Shqipërisë edhe për pak kohë. Llogaritë e Duçes ishin të tilla: Druhet se pushtimi i Shqipërisë do të shkund strukturat jugosllave dhe do të favorizonte një pavarësi kroate nën mburojën gjermane. Duhet shtyrë pak më vonë Shqipëria, që të mos vijë Gjermani në Ballkani.
Në këto kushet Çiano urdhëron Jakomonin të ndalojë të gjitha veprimet. Mirëpo nuk kalon më shumë se sa një jave dhe Duçja urdhëron që të rifillojnë përgatitjet ndaj Shqipërisë. Kështu shkruan ministri i jashtëm fashist në ditarin e 23 marsit. Vetë Duçaj ka hartuar një projekt-marrëveshje të shkurtër me tre artikujt të thatë.Ka formën e një dekreti. Një të tillë përgatit edhe Çiano.Thelbi është një projekt, ku të ruhej forma, por ndërkoh realizohej një aneksim efektiv i Shqipërisë.Qëllimi është i prerë, shkruan Çiano:”Ose Mbreti Zog pranon kultet që i bëjmë ne, ose ndryshe ne do ta pushtojmë vendin me armë.Për këtë qëllim po mobilizojmë dhe përqëndrojmë në Pulia katër regjimente bersalierësh, një divizion fanterie, reparte ajrore dhe gjithë skuadrën e parë.”
Edhe në shënimet e 24 marsit në ditar shkruhet për bisedimet mes tij dhe Duçes për aksionin ushtarak në Shqipëri. Duçja përsërit ultimatumin, të nisin negociatat me Zogun, po nuk dëgjoi, përdoret forca.
Roma dërgon ultimatumin në Tiranë
Me 25 mars dërgohet në Tiranë baroni Carlo de Ferraris, sekretar i kabinetit të Çianos. Qëllimi i vizitës së tij në Tiranë është paraqitja e projektit-ultimatum Mbretit.Në fakt forma e ultimatumit është një projekt pakt për protektoratin italian mbi Shqipërinë. Italainët shpresojnë që Mbreti do të nënshtrohet. Shpresa e nënshtrimit mbështet tek gjendja e Mbretëreshës. Çiano shkruan:”Veç të gjithash është një fakt familjar tek i cili kam shumë besim:lindja shpejt e një fëmije.Zogu e do gruan, e në përgjithësi, gjithë familjen.Besoj se do të preferojë t’i sigurojë farefisit të vet një të ardhme qetësie. Dhe çiltërsisht nuk e imagjinoj Geraldinën, me barkun nëndë muajësh, të shtegtojë duke luftuar nëpër malet e Matit dhe të Mirëditës.”
Me 28 mars baroni kthehet nga Shqipëria me një raport të Jakomonit.Konti shkruan në ditar se raporti flet për një “rrëshqitje” të mbretit.Ai kërkon të fitojë kohë. Megjitahtë makian fashiste e pushtimit është në lëvizje të shpejtë; ajo nuk mudn të ndalet më.Pushtimi do të bëhet ose me mbretin ose kundër mbretit.
Roma feston në Piazza di Venezzia rënien e Madridit. Kjo do të thotë se tash Duçja është i lirë; ka ardhë radha e Shqipërisë.
Me 29 mars Çiano bën dy takime të njëpasnjëshme me Duçen, ku në qendër është aksioni mbi Shqipëri.Përcaktohet me detaje plani deri në pushtim. Ai përmban këto pika: 1- Ushtria të intensifikojë përgatitjet, të bëhen gati këmbsoria, marina, aviacioni 2.Jakomoni të vazhdojë presionin diplomatik mbi Mbretin Zog, çdo reagim ta raportojë në Romë.
3.Nqs mbreti nuk jepet, të dërgohen anijet në ujrat territoriale shqiptare e të formulohet ultimatumi: Ose firmoset pakti ose zbarkim..
4.Po insitoi mbreti për refuzim, të vihen në veprim bandat e armatosura
5. Të okupohet Tirana, të mblidhen krerët shqiptarë në një farë ansambeleje, që duhet ta kryesojë Çiano, e t’i afrohet kurora mbretit të Italisë.
Me 30 mars, Çiano shkruan se nga Tirana vijnë lajme se Mbreti ka ndërmend që të organizojë qëndresë të armatosur. Kjo e mërzit Romën.
Me 1 prill aprovohet nga Duçja projekti që ofron Çiano me të tjerët. Me 2 prill Jakomoni urdhërohet që të shkojë tek Mbreti Zog, dhe duke i treguar një projekt mirëkuptimi, duhej t’i përcillte atij ultimatumin se nuk kishte rrugë tjetër.Nëse Mbreti do të pranonte,atëhere do të shkonte në Tiranë Çiano, natyrisht i shoqëruar nga një skuadrilje e madhe aeroplanësh, të cilët bënin fakt të kryer aneksimin e Shqipërisë.Nëse vjen refuzimi, të enjten në mbrëmje hidheshin në veprim bandat, ndërsa të premten në mëngjes do të bëhej zbarkimi.
***
Ndërkohë, Serreqi vjen në Romë. E prêt vetë Duçja, i cili i përsërit ultimatumin.Konti shkruan në ditar”Sereqi vendos të kthehet në Tiranë bashkë me Jakomonin për të bindur Mbretin.Por në fund, me preteksin se nuk kish mundur të këmbente valutën, merr nga Jakomoni një bakshish të parë prej 15 mijë liretash…”
Në mbrëmjen e 2 prillit 1939 Çiano shkruan se ka thirrur sekretarin e Partisë Fashiste, Ettore Mutti, të cilin e ngarkon me misionin që të niset në Tiranë me një grup njerëzish për të krijuar incidente të enjten në mbrëmje nëse mbreti nuk ka realizuar “mirësjelljen” për të kapitulluar.Çiano shkruan:”I dhashë liri veprimi, me urdhër të prerë që të respektojë mbretëreshën e fëmijën e saj, nëse në atë kohë do të kishte lindur.Natën të shkaktojë terror, në agim të hidhet nëpër pyje në pritje të ardhjes së trupave tona., duke tentuar pengimin e tërheqjes së Zogut drejt Matit, ku mund të përpiqet të bëjë rezistencë.
Plani ecën me shpejtësi drejt fundit. Me 3 prill i dërgohet telegram Jakomonit, që të përqëndrojë në Durrës qytetarët italianë, gra e fëmijë dhe t’i çojë në Durrës për t’i mbrojtur nëpër anije.
Ndërkohë urdhërohen emigrantët politikë shqiptarë në Itali të mblidhen në Bari dhe të bëhen gati për kthim së bashku me trupat italiane.
Me 4 prill Jakomoni i dërgon Duçes një telegram, ku shpreson se mund të arrihet fitorja pa armë, por Duçja tashmë ka vendosë; kërkon të manifestojë forcën e ushtrisë fashiste. Por nuk duket shumë i kënaqur me ushtrinë pas një incidenti, që ndodh në sytë e tij. Në Bolonja një batalion besalierësh, i moblizuar për zbarkism në Shqipëri, ecte duke kënduar:”Duam paqe e jo luftë…” Oficerët nuk ndërhynë, Duçen kjo e tërboi fare. Por s’kishte tërheqje.
Me 5 prill bëjnë edhe një tentativë tjetër për të bindur mbretin Zog, por Jakomoni raporton se ai preferon rezistencën.Me një telegram Mbreti Zog kërkon edhe 24 orë në dispozicion.Duçja tërbohet dhe nënshkruan skadimin e ultimatumit pas 12 orësh., që i binte me 6 prill, e enjte, ora 12.Në agim lindi djali i Mbretit, prince Leka.
Me 6 prill gjithëçka është gati. Lajmet nga Tirana nuk pushojnë. Mbreti ka vendosur të mos e pranojë kapitullimin. Sereqi jep dorëheqjen.Anijet në Durrës dhe Vlorë ngarkojën normalisht qytetartë italianë që janë në Shqipëri.Duçja jep urdhër për nisje. Britania deklaron se nuk interesa ën Shqipëri….
Të nesërmen me 7 prill nisi zbarkimi. Konti Çiano në orën 7 e 45 minuta të mëngjezit të asaj dite ishte mbi Durrës, ku pa se ushtria e tij nuk po pritej me lule, edhe pse ai kërkon ta përcaktojë atë si”nje çikë rezistencë” pasi sic shkruan ai sheh skuadra besalierësh që qëndrojën të strukur pas pirgjesh me qymyr; nga ndërkohë që nga dritaret qëllohet me pushkë…(nesër do të lexoni më shumë rreth qëndresës shqiptare)
- « Previous Page
- 1
- …
- 527
- 528
- 529
- 530
- 531
- …
- 698
- Next Page »